• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Tmerri i Auzhvicit

January 27, 2015 by dgreca

27 Janari dita përkujtimore e viktimave të regjimit nazist/
Emri Auzhvic lidhet me krimet më të tmerrshme dhe vuajtjet e paimagjinueshme. Edhe sot e kësaj dite kampi i shfarosjes ngritur prej nacionalsocialistëve mban vulën e vet në historinë gjermane.
Fanfara buçet: Në Gjermaninë e vitit 1945 kushdo e dallon menjëherë ulërimën e bezdishme bombastike të fanfarës në revistën javore televizive. Spikeri çirret me zë propagandues sikur ka për të njoftuar një sukses dhe jo një betejë në tërheqje e sipër. “Këtu në tërë Frontin Lindor në mes të Detit Balltik dhe maleve të Karpateve sovjetikët po vazhdojnë në orët e para të 13 janarit ofensivën e tyre më të madhe deri tani. Fronti digjet në një gjerësi prej 1000 kilometrash.”
Si e nënshkruanin të sapoardhurit dënimin e tyre me vdekje/
Me çdo metër që Ushtria e Kuqe avancon në terren afron një hap më shumë edhe çlirimi i të burgosurve të mbetur në kampin e përqendrimit në Auzhvic. Por do të zgjasë edhe dy javë të vështira para se të ndodhë kjo. Më në fund, në pasditen e 27 Janarit 1945, në një ditë të shtunë, trupat sovjetike mbërrijnë në Auzhvic. Njësitë gjermane rezistojnë deri në fund. 231 ushtarë të Ushtrisë së Kuqe humbasin jetën në luftën për çlirimin e kampit të shfarosjes. Rreth 7.500 të shpëtuarit u ngjajnë më shumë të vdekurve se sa të gjallëve.
Se çfarë kishte ndodhur në Auzhvic nuk është publikuar menjëherë. Fillimisht në mes të prillit 1945 disa të mbijetuar i rrëfyen programit gjerman të BBC-së përjetimet e tyre gjatë qëndrimit në kamp. Edhe Anita Lasker përshkroi kujtimet e saj në radio: “Një mjek dhe një komandant prisnin ardhjen e transporteve të reja dhe para syve tanë bëhej seleksionimi. Kjo do të thotë: të sapoardhurit pyeteshin për moshën dhe shëndetin.” Shumë të sapoardhur nuk dinin dhe tregonin për ndonjë sëmundje, nga e cila vuanin. Kështu ata e vulosnin vet dënimin me vdekje. Rëndësi e veçantë i kushtohej moshës, pleqve dhe fëmijëve. Djathtas, majtas, djathtas majtas. Djathtas do të thoshte vazhdim i jetës, majtas do të thoshte në furrën e djegies”, përshkruan dëshmitarja okulare.

Organizatori i Holokaustit

Auzhvici është kampi më i madh dhe më i tmerrshëm i përqendrimit dhe shfarosjes. Organizator i vrasjeve masive është Adolf Eichmann. Ai kryeson departamentin e ashtuquajtur për çështje hebraike në Zyrën e Sigurimit të Rajhut. Me përfundimin e luftës, Eichmann me ndihmën e Vatikanit u largua për në Argjentinë.
Në maj të vitit 1960, Eichmann gjurmohet nga shërbimi inteligjent izraelit. Ai rrëmbehet dhe dërgohet në Izrael. Kundër tij zhvillohet një proces gjyqësor, në të cilin ai përpiqet të minimizojë rolin e tij gjatë Holokaustit: “Mua më vjen keq dhe e dënoj shfarosjen e hebrejve të urdhëruar nga udhëheqja e atëhershme shtetërore.” Ai deklaron se vet nuk ka qenë në gjendje të bëjë të pamundurën. “Unë kam qenë vetëm një mjet në duart e pushteteve të forta dhe forcave të fuqishme dhe të një ‘fati të pashpjegueshëm'”, përpiqet Eichmann ta minimizojë përgjegjësinë e tij. Por arsyetimet cinike dështojnë në gjyq dhe mbeten pa efekt. Gjykata e shpall atë fajtor dhe e dënon me vdekje. Eichman ekzekutohet në vitin 1962.

Adolf Eichmann kapet në Argjentinë në vitin 1960 nga shërbimi inteligjent izraelit

Kampi i përqëndrimit në Auzhvic, rreth 60 kilometra në jugperëndim të Krakovit u ngrit në pranverën e vitit 1940. Në shtator të vitit 1941, komandanti i kampit Rudolf Hess jep urdhërin që të përdoret gazi me helm “Ciklon B” për të vrarë të burgosurit. Ciklon B përdorej fillimisht si një mjet dezinfektues, tymi i tij shkakton vdekjen brenda disa minutave. Që nga viti 1942, trupat SS i deportojnë hebrejtë nga e gjithë Evropa në Auzhvic. Nga viti 1943, hebrejtë, romët dhe të përndjekurit e tjerë nga nazistët vriteshin në mënyrë “industriale”: Të burgosurit vriteshin në katër dhoma gazi dhe më pas digjeshin në furra të mëdha.

Përkujtimi i vuajtjeve të pakuptueshme

Holokausti, të cilin Eichmann gjatë gjykimit të tij e ka quajtur si një “fat të pashpjegueshëm” u kushtoi jetën më shumë se gjashtë milionë njerëzve: të paktën 5.6 milionë hebrejve dhe një gjysmë milioni sintive dhe romëve. Në mënyrë sistematike janë përndjekur edhe njerëzit me aftësi të kufizuara, homoseksualët dhe dëshmitarët e Jehovait. Në mesin e të vrarëve kishte 1.5 milion fëmijë. Që nga viti 1996, Republika Federale e Gjermanisë zyrtarisht më 27 Janar përkujton viktimat e regjimit nazist.

Filed Under: Editorial Tagged With: 27 Janari dita, perkujtimore te nazizmit, Tmerri i Auzhvicit

Monsinjor Mikel Koliqi – Kardinali të cilit iu gjunjëzua Papa

January 26, 2015 by dgreca

Nga Flora NIKOLLA/
Monsinjor Mikel Koliqi, Kardinali i parë shqiptar, qytetar i nderuar dhe meshtar me vlerë, figura e të cilit u rrit në heshtje pa asnjë krenari të vetëdijshme u nda nga jeta në 28 janar të vitit 1997, në moshën 94 vjeçare. Ai ishte njeriu që megjithë peshën e rëndë të vuajtjeve fizike dhe shpirtërore bëri për vete botën me buzëqeshjen e tij të ëmbël si të një fisniku mbi ndërgjegjen e të cilit nuk rëndoi pesha e mëkatit. Ai lindi në Shkodër, në shtator të vitit 1902 ku pasi kreu mesimet e para shkoi për studime të mesme dhe të larta në Itali. Ai studioi për teologji në Milano dhe u kthye në Shqipëri ku u shugurua meshtar kur ishte 29 vjeç.
Qëndrimi në Itali për disa vjet nuk do bënte që të harronte vendin e tij, përkundrazi ai do të ishte më i lidhur me tokën e të parëve. Në vitin 1936 Dom. Mikel Koliqi emërohet famulltar i Shkodrës dhe më pas Vikar i Përgjithshëm: bir i sigurtë i Selisë së Shenjtë.
Duke patur talentin me vlerë të muzikësm, Dom Mikeli formoi një kor të vogël në Katedralen e Shkodrës. Me notat e tij të përmallshme dhe të fuqishme në skenat e salloneve të atëhershme do të përtëriheshin zemrat e kombit për “fe dhe për atdhe” siç shprehej vetë Koliqi. Po në katedralen e Shkodrës ai themeloi, “Veprimin Katolik për rininë” , ndersa u bë drejtor i parë i revistës “Kumbona e së dielës”, një reviste fetare dhe kulturore ku shkruan pena të zgjedhura, deri në mbylljen e saj në dhjetor të vitit 1944.
Regjimi komunist e arrestoi Dom Mikel Koliqin dhe e dënoi me 4 vjet burg. Në vitin 1953 ai u internua dhe më pas u dënua përsëri me 15 vjet burg. Kaloi kështu 38 vjet të jetes së tij në burg dhe në internime, në kampe, në pune me lodhje te rënda, por megjithate diti ta kaloje jeten përmes vuajtjes , duke duruar dhe duke falur. Me ardhjen e demokracisë në Shqiperi Mikel Koliqi mori titullin “Monsinjor”, dhe u dekorua me titullin “Pishtar i demokracisë”, ndërsa mbajti detyrën e famulltarit te Shkodrës deri në vitin 1992.
Të shtunën e 26 nëntorit të vitit 1994, në sallën “Paolo IV”, kryesuar nga Papa Gjon Pali I Dytë , u mblodh Konçistori, për emërimin e kardinalëve të rinj, ndërsa të nesërmen, në Bazilikën e Shën Pjetrit u zhvillua ceremonia e dytë, gjatë së cilës, të emëruarit merrnin unazën e kardinalit.

Gjatë ceremonisë, kardinalët e rinj iu gunjëzuan Papës. Dom Mikelin nuk e linte mosha e shëndeti, kështu që qëndroi i ulur në karrige dhe Papa do ta bekonte.
Por në atë moment do të ndodhte diçka e papritur; për herë të parë në historinë 2000 vjeçare të Kishës, një Papë u gjunjëzua para një Kardinali!!!
Të hënën, me 28 nëntor, Papa e priti në audiencë Kardinalin dhe njerëzit e tij. Mediat botërore i kushtuan vëmendje të veçantë emërtimit kardinal të Dom Mikelit, jo vetëm si kardinal i parë nga Shqipëria, por edhe si 92 vjeçar. Por Dom Mikeli qëndroi gjithnjë i njëjti person, me thjeshtësinë e njeriut të madh, që e karakterizoi gjithë jetën. Ai tha: “Papa më ka zgjedhur mua për kardinal se isha më i moshuari” dhe “titullin e kardinalit e ka marrë gjithë Shqipëria.”
Në Shqipëri u bënë festimet e rastit, për kardinalin, ai mori pjesë me thjeshtësinë e tij të zakonshme. Populli e duartrokiti me zjarr dhe dëgjoheshin thirje nga turma, Dom Mikel, Dom Mikel…!!!
Shëndeti i tij u keqësua, dhe me gjithë kujdesjet e mëdha, nuk pati përmirësime. Me 25 dhjetor të vitit 1996 Presidenti i asaj kohe, Sali Berisha shkoi në shtëpine e tij dhe i dorëzoi dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”. I rrethuar me kujdesje të vazhdueshme dhe dashuri nga motra Margarita, nipi Berti, nusja Xhine, me 28 janar të vitit 1997 mbylli sytë përgjithmonë në shtëpine ku kishte lindur.
Në ceremoninë e varrimit të tij mori pjesë gjithë populli i Shkodrës. Morën pjesë edhe autoritetet më të larta të bashkisë katolike, të Shtetit Shqiptar dhe të qytetit të Shkodrës, përfaqësues të bashkive fetare dhe të shoqatave fetare humanitare. Papa dërgoi telegram ngushëllimi, kreut të konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe Arqipeshkvit të Tiranës dhe të Durrësit, Imzot Rrok Mirditës.

Filed Under: ESSE Tagged With: Flora Nikolla, iu gjunjëzua Papa, Monsinjor Mikel Koliqi – Kardinali të cilit

Mesila DODA: “Ky ishte projekti politik i Olldashit”

January 26, 2015 by dgreca

Mesila Doda një zë ndryshme vjen prej disa kohësh nga opozita ka rrëfyer gjatë një interviste marrëdhëniet e saj me PD-në dhe mikun e tij, ish-deputetin demokrat, Sokol Olldashi.
Gjatë një interviste në “Histori si ne” në emisionin “E Diell”, të drejtuar nga Alban Dudushi, ajo thotë se “projekti politik i Olldashit ishte vetëm PD-ja”.
Gjatë kësaj interviste, Doda ka treguar një sekret të saj atë që Universitetin e ka nisur në moshën 15-vjeçare sepse e kishte nisur shkollën në moshën 3 vjeç e gjysëm.
Alban Dudushi: Dua të kthehem pak në rininë tuaj të hershme, në vitin 1986 filluat Fakultetin, ju zgjodhët shkencat ekonomike, ishte zgjedhja juaj..
Mesila Doda: Tani…ju e mbani mënd që në atë kohë ne nuk zgjidhnim, në atë kohë të çonte partia.
Dudushi: Gjithsesi, një nga kërkesat ishte….
MESILA DODA: Jo, nuk ishte fare…
DUDUSHI:E drejta kërkesës…
MESILA DODA:Jo, jo..biles s’ka qënë kurrë prioritet dhe nuk e kam pasur ndonjëherë qejf ekonominë, madje sot kush më thotë ekonomi, nuk më pëlqen, nuk më… ndoshta sepse ishte zgjedhje e forcuar e partisë, mund të ishte dhe kjo. Unë kam filluar shkollën diku rreth moshës 15 vjeç, Fakultetin.
DUDUSHI:Fakultetin 15 vjeç?!
MESILA DODA:Po sepse kisha filluar shkollën fillore 3 vjeç e gjysëm. Po.
DUDUSHI:Me të vërtetë?! Këtë se dija.
MESILA DODA:Se ke dëgjuar..(qesh) Kaq vjet që njihemi dhe se dije këtë.
DUDUSHI:Çfarë ndryshoi jeta politike në jetën tënde?
MESILA DODA:Ka ndryshuar shumë jeta politike në jetën time, ka ndryshuar mënyrën se si menaxhohet koha, por dhe një sens konformizmi jo i vogël ka ardhur vitet e para, veçanërisht vitet e para kur ti je ende i vogël dhe mendon që kjo është mënyra se si duhet të rritesh në politikë. Më pas gjëja më e shtrenjtë që ke është vetja jote dhe pikëpamjet e tua, megjithëse shumë njerëz mund të mos ta pëlqejnë mënyrën tënde të të influencuarit, megjithëse shumë veta mund t’ju duket arrogante, mund t’ju duket e papërtypshme. Por tek e fundit nëse je mirë me veten tënde, nëse je mirë me aksionet që bën, nëse e di që nuk je nisur as nga ndonjë inat i vogël as nga ndonjë shtysë meskine, pot hemi për të bërë politikë… si mund të jetë lidhja ekonomike, lidhja me lekun. Sot ka filluar është bërë objekti kryesor është bërë rendja drejt një pasurimi të paimagjinueshëm të personave që merren me politikë, kjo është si një lloj kushti. Ndërkohë unë kujtoj vitet e para të PD-së, vitet tona të para, u ngrit mbi një vullnetarizëm shumë të madh dhe ne duhet ta riçojmë politikën drejt këtyre vlerave, drejt idealeve dhe drejt vullnetarizmit. Unë njoh me dhjetra ish-studentë të Dhjetorit që janë akoma të gatshëm të marrin përgjegjësi dhe t’i bëjnë gjërat dhe pa menduar kush do jetë gjëja që do fusin në xhep, sepse është një brez i tërë që u rrit në atë mënyrë. Megjithatë mënyra e keqe e të përdorurit të pushtetit dhe të fokusuarit të pushtetit në këtë pasurimin e shpejtë krijon problemet e veta dhe krijon problem morale në shoqëri.
DUDUSHI:Duket sikur me këto që thua në kontekst keni situatën e tanishme të PD-së…
MESILA DODA:Unë nuk e kisha me situatën e tanishme në PD, unë e kisha me situatën politike tani në vend.
DUDUSHI:Në përgjithësi po them…
MESILA DODA:E kisha për politikën, të majtë dhe të djathtë.
DUDUSHI:Flasim pak për PD. Me daljen në opozitë duket sikur shumë gjëra kanë ndryshuar dhe aty brenda. Flitet shpesh për krijimin e një fraksioni brenda PD-së, a ka të vërteta këtu?
MESILA DODA:Nuk ka grupe të strukturuara armiqësore brenda PD-së, nëse e çojmë drejt kësaj. Por fraksionet brenda së djathtës janë të shëndetshme….
DUDUSHI:Grupe armiqsore duken totalitare… janë një mentalitet totalitar.
MESILA DODA:Prandaj po e them se ka shumë raste që trajtohen si të tilla dhe prandaj e çova deri në ekstrem mënyrën e përdorimit të gjuhës sot. Dhe pse shumë herë konsiderohen të tillë njerëzit që e mendojnë ndryshe, që është mënyrë diktatoriale e shëmtuar, e njerëzve që kërkojnë të bëjnë pushtet duke shkelur mbi ca të tjerë… kërkojnë të bëjnë karrierë duke shkelur mbi disa të tjerë. Në të vërtetë fraksionet brenda së djathtës ekzistojnë në të gjithë spektrin e së djathtës. Dhe janë …por në Shqipëri e thashë dhe njëherë kjo konsiderohet si një qamet, sikur të ndodhte., sepse nuk jemi mësuar me këtë mentalitet….
DUDUSHI:A ka ndonjë tendencë tani?
MESILA DODA: Po do ishte krejt e natyrshme që të kishte, nuk besoj se ka diçka të strukturuar në këtë moment dhe jam shumë e sinqertë në këtë që them. Por do ishte mirë të ishte sepse është brenda filozofisë së djathtës çështja e fraksioneve. Nëse ti ruan individualitetin e dikujt, nuk ka pse të mos e pranosh që për çështje të caktuara dy persona mendojnë ndryshe. Nuk ka pse të armiqësohesh me njerëzit ndërkohë që ka shumë parime që të bashkojnë me to dhe shumë gjëra të tjera që ato persona i mendojnë ndryshe. Dhe fraksionet që sot janë në Europë si në Francë dhe në të gjitha vendet e tjera të EPP-së kanë pozicionet e tyre, përfaqësimin e tyre Brenda grupeve parlamentare, brenda pushtetit lokal, brenda organeve drejtuese të partisë, në të gjitha nivelet le të themi.
DUDUSHI: Është e trazuar PD-ja tani, me Lulzim Bashën e konfirmuar me të gjithë ekipin e tij të ri?
MESILA DODA: Do ishte mirë që të ishte e trazuar, ka një…
DUDUSHI: Po nuk është?
MESILA DODA: Jo. Ka një tendencë besoj unë, të shikojmë njëherë se kush janë këto personazhet e reja dhe se kush do jetë impakti që do të sjellin. Po trazimi do të thotë që ke akoma dëshirë që ti ndryshosh gjërat brenda, ndërkohë që ne folëm, folëm… unë të paktën nuk heshta, mëkatin e heshtjes nuk e bëra… dhe rezultati që pamë ishte… I lënies në heshtje të gjithë atyre gjërave që thamë, jo ndonjë respektimi i madh dhe i zgjedhjes së institucioneve drejtuese të partisë, të cilat u zgjodhën në mënyra që deri më sot nuk i kishim parë. Me sa duket edhe kjo është pjesë e risisë!
DUDUSHI: Në mënyra që s’i kishim parë?
MESILA DODA: Jo, asnjëherë! Nuk kishim parë që grupi parlamentar kuotohet dhe nuk zgjidhet. Duhet të ishte futur dhe duhet të ishte kuotuar njësoj, duhet të ishin futur dhe duhet të ishin zgjedhur. Pamë njerëz që nga një ditë në tjetrën bëheshin anëtarë të Këshillave Kombëtar dhe nuk i njihte njeri se kush ishin, nuk i njihte njeri 24 orë më përpara. Pamë tre mënyra të ndryshme të zgjedhjes së kryesisë. Disa ishin me emërim përpara, thanë a keni ndonjë gjë kundra dhe çuam dorën. Një pjesë tjetër u zgjodh me një listë tjetër… u zgjodhën me kritere të ndryshme që nuk kishin qenë derë në atë moment në fakt pjesë e proçesit. Por duke u zgjatur me këtë do i’a marrim kohën lajmeve të tjera që kanë më rëndësi. Por ajo që është më e rëndësishme është që shpresoj shumë që partitë shqiptare dhe këtu nuk e kam vetëm për PD, se PS-ja është në një gjendje akoma më disastër, nuk ka akoma kryetar të zgjedhur, e kam fjalën… është çështje parimi. Nëse mendojmë që do ketë një lloj kontrolli skrupoloz në zgjedhje apo në pjesën e institucioneve drejtuese një lloj autoritarizmi në drejtimet e partisë, nuk e di pse mendojnë këto njerëz që kur vijnë në qeveri bëhen demokrat. Pra nëse Edi Rama zgjedh në mënyrë autoritariste organet e PS, ose thotë nuk dua të zgjihem kryetar se jam kryetar, nuk e di pse mendojmë që kur të bëhet kryeministër do jetë më demokrat se kaq. Dhe kjo vlen për të gjitha rastet kjo që ju them. Pra nëse nuk ndryshon sistmemi dhe fuqinë ta marrin njerëzit në dorë dhe jo të kemi vetëm një kryetar, ne do vazhdojmë të mbetemi në të njëjtin problem dhe kjo nuk ka lidhje se është më I mirë apo më I keq një kryetar partie. Është difekt i sistemit.
DUDUSHI: Për ta mbyllur kapitulin me PD-në: A ka patur një analizë brenda PD-së për shkaqet e humbjes?
MESILA DODA: Po besoj që ka patur një analizë, të gjithë kanë folur…
DUDUSHI: Një analizë të sinqertë?
MESILA DODA: Unë e kam bërë të sinqertë analizën time, e kam bërë në Korrik pasi mbaruan zgjedhjet…
DUDUSHI: Cila është analiza juaj?
MESILA DODA:E kam thënë shumë herë. …..(nuk prononcohet)
DUDUSHI: Ajo që më bën përshtypje është se, PD ka qënë në qeverisje, z. Berisha ju ishit të reshtuar në të njëjtin pozicion me të. Mund të kujtojmë shumë raste… një ndër akuzat që i është bërë asaj qeverisjeje është arrogance e pushtetit. Dhe një nga rastet glamoroze ishte 21 janari, ku ju prapë ishit të rreshtuar në të njëjtin qëndrim të fortë me Berishën, pa asnjë lloj dileme, të bashkuar.
MESILA DODA: Ke absolutisht të drejtë. Ke shumë të drejtë me këtë gjë. Një ndër reflektimet e mëdhaja pas 23 qershorit do të ishte qasja me publikun, pra duhet të kishte një qasje tjetër, pasi njerëzit na thanë që nuk e donin më të kësisoj. Për sa i përket atyre momenteve që juve më flisni, ato janë moment jashtëzakonisht dramatike të shtetit shtetit shqiptar. Dhe të gjithë ata që kanë folur kanë pasur një dilemë nëse ne do të shkonim në anarki, apo do të ruanim shtetin ashtu siç ishte. Ne sot e kësaj dite vazhdojmë themi që duhet të respektojmë institucionet. Çfarë kam thënë unë gjatë gjithë kësaj kohe? Që institucionet duhet të respektohen. Dhe institucionet respektohen dhe kjo nuk ka lidhje me arrogancën, kjo ka lidhje me një parim, por futja dhe humja e jetëve njerzore ishte një moment jashtëzakonisht i dhimbshëm për të cilin unë nuk dua të flas këtu. Është një moment problematik dhe këtu nuk duhet tani të fillojmë dhe të bëjmë politikë për këtë. Moment i 21 Janarit, mos ta harrojmë, duhet të na mësojë që lojërat me institucionet janë tmerrësisht të dëmshme dhe jo vetëm për klasën politike, se klasa politike e harronka këtë pas ca kohësh, por dhe për njerëzit, për viktimat, për ata që e pësojnë këtë mënyrë të të bërit politikë.
DUDUSHI: Keni këmbëngulur për hapjen e dosjeve dhe kthehemi tek një temë që ju e keni për zemër dhe duket sikur nuk keni marrë shumë mbështetjen e forcës tuaj politike në fakt? Kujtoj që Paloka, ju ka quajtur marjonetë për qeverinë e sotme, ka thënë: “Hapja e dosjeve nuk mund të arrihet as nga duart e pista të ish-persekutorëve të regjimit, sot në qeveri dhe as me duar të tjera të përdorura për qëllimet e tyre”
MESILA DODA: Kjo është dhe njëherë një nga ato mënyrat që një politikan që i thotë vetes politikan duhet të reflektojë përpara se të flasë, sepse në takime që kam pasur dhe me kryetarin e partisë, z. Basha është shprehur pozitiv dhe është shprehur mbështetës ndaj kësaj nisme. Është shprehur që është një nisëm shumë e mirë, është absolutisht në përputhje me parimet që e djathta ka ringritur…
DUDUSHI: Kjo ka qënë qëndrim privat, jo qëndrim zyrtar?
MESILA DODA: Besoj se do jetë dhe qëndrim zyrtar në sallën e parlamentit kur të jetë, të jeni të bindur për këtë.
DUDUSHI: Çfarë ka ndodhur në fakt me këtë projektligj?
MESILA DODA: Për ta thënë me pak fjalë. Kanë filluar punimet rreth tre vjet më parë, sapo u rrëzua nga Gjykata Kushtetues nga një grup ekspertësh shqiptar dhe të huaj, persona që kanë qënë ish-prokuror në Gjermani apo persona që kanë qënë krerët për qendrën e hapjes së dosjeve. Dhe promotor ka qënë Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut, pra shoqëria civile. Një aksion shumë i madh. Unë e kam ndjekur vazhdimisht, kam pasur gjithmonë kontakte sepse është një nga ato parime për të cilat Lëvizja e Dhjetorit u ngrit. Jo thjesht hapja e dosjeve, por de-komunizimi i shoqërisë shqiptare. Të cilin e shohim dhe sot e kësaj dite që nuk është kryer si proces. Ishte një projekt i gatshëm që shoqëria civile e kishte bërë dhe ishin bërë 7-8 tryeza të rrumbullakëta se duhej marrë dhe mendimi se janë ligje që duhen konsultuar. Nis një draft, që nis një zyrë i bërë nga 3-4 persona që e bën Ministria e Mirëqënies Sociale, merret një ligj përkthehet, hiqen disa pjesë që nuk ishin të adaptueshme, pjesa tjetër u mor me ta mos. Ndërkohë kemi dy ligje që në pjesën e hapjes së dosjeve janë njëlloj dhe kot u lodhën se e kishin gati dhe ndryshojnë vetëm tek pjesa e lustracionit-përdorimit të informative. Pra nëse ne themi që duhet të dalin jashtë sistemit persona që kanë patur mëkatet e tyre në të kaluarën për dënimin e personave-përpozicionet që kanë pasur- drafit i ardhur nga qeveria, drafti paralel me këto tonin që të thuash, se çuditesh se në disa raste është një lloj kopje që është bërë-thotë që informatën mund ta kërkojë kreu institucionit, por mund edhe të most a kërkojë. Unë si kreu institucionit e marr këtë informatë dhe të shantazhoj ty për ca kohë e kam në dorë. E dyta nuk përfshin rrafshin politik. Ti sot ke krerët kryesor të së majtës, kryetarë komisionesh parlamentare që janë të prekur drejt për drejtë dhe janë ish-kuadro të regjimit. Ish-kuadro të lartë të sistemit të kaluar.
DUDUSHI: Për shembull?
MESILA DODA: E dimë që Ruçi, nënkryetar i grupit parlamentar të PS, ka qënë kryetar i komitetit të partisë, zoti Xhafaja kryetari i komisionit të ligjeve ka mbuluar një pozitë shumë të lartë në bashkimin e rinisë, z. Braho ka qënë ish-prokuror i dikurshëm i regjimit, etj….Ti marr me radhë se janë shumë këto që do të them, por janë dhe kolegët e mi dhe nuk…
DUDUSHI: Jo, kjo ishte për të kuptuar deri ku shkon projektligji juaj për lustracionin…
MESILA DODA: Ka dhe diçka tjetër, ky është një projektligj që është bërë duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk bëhet ndërprerja e mandateve, pritet përfundimi dhe më pas nuk bëhet ri-kandidimi. Këto që them unë janë shumë pak se ti ke sot njerëz në Gjykatën Kushtetuese që kanë dhënë dënime pa fund në kohën e regjimit dhe ende sot në pozicione më të larta.
Nëse ka një thembër Akili shoqëria shqiptare, ka klasën e drejtësisë. Unë vazhdoj ta them dhe vazhdoj ta përsëris, një klasë e magjistratëve që do të ishte me kurajo për ta pastruar përfundimisht shoqërinë shqiptare, do ishte ajo që do krijonte një impakt të jashtë zakonshëm. Nuk flet dot dekriminalizmi të politikës se do ikin vetë këto njerëzit që janë marrë me politikë sot. Pra duhet që të funksionojë sistemi, si ka ndodhur në Rumani, apo Kroaci apo vendet e lindjes. Sepse sot ke gjykatës që i kanë krimet palë dhe flenë me to dhe po e drejtojnë sistemin e drejtësisë me shkelje syri. Po e lënë politikën në mëkatet e veta dhe sistemin në mëkatet e veta. Dhë ndërkohë njerëzit janë të mërsitur me drejtësinë dhe me politkikën dhe me të gjitha kahet.
DUDUSHI: A kishte Z. Olldashi një projekt për të krijuar një forcë politike të re brenda të djathtës?
MESILA DODA: Përtej faktit të vendimeve politike që kishte marrë Sokoli, ai ishte një mik shumë i dashur dhe kishte shumë miq, shumë më shumë se ne të tjerët, unë për shembull kam miqësi me 3-4 persona po jo në atë shtrirje dhe të aq shumë shtresave të ndryshme që kishte Sokoli. Që do të thotë që ka dhuruar shumë nga natyra e tij. Që do të thotë, që përveç një politikani ai ka qënë një njeri i jashtëzakonshëm, një njeri i mrekullueshëm dhe për pjesën e tij artistike.
Përtej pjesës politike një homazh i madh i duhet bërë atij si qënie njerzore. Tragjedia që ndodhi është përkujtuar nga unë në fjalimin tim të parë në parlament, sepse është e pa pranueshme hipokrizia e keqardhjes ndaj fatkeqësisë që ndodhi. Vazhdoj të mendoj që vdekja e Sokolit nuk duhet të përdoret nga askush. Dhe mbi të gjitha nuk duhet të përdoret që disa që ishin miq të Sokolit janë armiq të dikujt dhe disa që ishin armiq të Sokolit do vazhdojnë të mbeten armiq të dikujt. Dhe kjo sepse është mjerane të mendosh që mund të marrësh frymë në politikë duke përdorur Sokolin. Por nga ana tjetër është imorale të thuash që ne i kishim marrëdhëniet e shkëlqyera, Sokolin e trajtuam mirë… Jo! Sokoli nuk ishte ky. Shkoni dhe shikoni kush është në delegacion parlamentar. Në asnjë delegacion parlamentar nuk ishte Sokoli. Sot nuk do e kishe në kryesinë e PD-së po të ishte gjallë Sokoli. Ai është një nga personat më të rëndësishëm të PD-së dhe të qeverisë dhe kur flasim për projektin e tij politike, projekti i Sokolit ishte… ishte PD sepse ishte partia e tij dhe nuk kishte asnjë arsye në ato moment të mendohej që gjërat do shkonin drejt një artificë në trajtimin e personave dhe grupeve, u ndjenë sinjalet e para, por mendonim se ishte shumë shpejt… dhe në atë kohë ishte e pamundur të themi që Sokoli kishte vendosur të çante PD, se ishte partia e vet dhe kujt më shumë se Sokoli i takonte ajo parti?! Ajo ishte partia e tij dhe si mund të mendontë që ta çante, i takonte atij si u takonte një brezi të tërë të rinjsh dhe të rejash që ishin rritur dhe të tjerëve që e përqafuan më vonë. Thënë këtë unë nuk përjashtoj asgjë se ça mund të ndodhte në të ardhmen. Ai ishte njeri politik dhe si i tillë do merrte vendimet e tij. Por është e shëmtuar dhe abuzive që unë të them se Sokoli do e kishte çarë Partinë Demokratike se nuk do e duronte dot këtë që ndodhi. Këto janë gjëra të shëmtuara dhe nuk merret dot me mend se çfarë do kishte bërë Sokoli. Për më tepër as unë dhe askush tjetër nuk duhet të mendojë se do rrojmë në politikë se kemi qënë miq e shokë të Sokolit.
Ka pafund njerëz që kanë patur miqësi dhe ato që nuk e votuan. Sepse ky ishte Olldashi, nuk merrte pushkën dhe i luftonte njerëzit, i pranonte me limitet e tyre sepse e tillë është shoqëria njerëzore, nuk mund të presim që të gjithë të rreshtohen me ne 100%. Madje kjo mënyrë e të menduarit o me mua o kundra meje, është një marrëzi e politikës, është një marrëzi e njerëzve që kërkojnë idhujtari. Vetëm Zoti lart në qiell është ai që duhet ta pranosh pa limit.

Filed Under: Interviste Tagged With: i Olldashit”, ishte projekti politik, Mesila DODA: “Ky

E DREJTA E MOHUAR E LIRISË PËR TË CILËN POPULLI SHQIPTAR LUFTOI E SAKRIFIKOI PA MASË

January 26, 2015 by dgreca

Nga Brahim Ibish AVDYLI/
“…E DASHUROJMË VËRTETË VENDIN TONË, POR AKOMA MË SHUMË DASHUROJMË TË VËRTETËN DHE DREJTËSINË”
VASO PASHË SHKODRANI/
Që nga periudha e “frymëmarrjes“ së re “në Kosovën e lirë dhe të pavarur“ – si ish Krahinë Socialiste Autonome e RSFJ-së, të cilën e patëm vënë disa herë radhazi në spikamë, sepse kishte më shumë forca kombëtare e ndërkombëtare apo multinacionale që duanin me çdo kusht të rikrijonin „të renë“ nga partishmëria e thyer „komuniste“, pa e humbur mundësisht spektrin e jashtëm të njësive administative, dhe, duke i parë për pesëmbëdhjetë vite vetëm këto vlime të shumta e të pandalura, ne i ndërpremë daljet tona publike e politike dhe iu kthyem krijimtarisë sonë të gjithëmbarshme, me shpresën se kombit shqiptar do ti dilnin në mbrojtje djemtë nga gjeneratat e reja dhe ne nuk do të kishin nevojë t`i dalim përkrah Kosovës, edhe ashtu e vogël, pa bashkimin e vërtetë kombëtar autoktonë e demokratik shqiptar për të gjitha trevat ku ai jeton përgjatë shekujve.
Evropa i merr shabllonet e “dijetarëve” të mëdhenj, që asaj ia kanë servuar të ashtuquajturit “kombe” uzurpatore të rajonit e botës së gjërë, sidomos të Gadishullit Ballkanik, e në radhë të parë të armiqve tanë të shumtë kombëtarë, të Rusisë, të Serbëve, të Malaziasve, të Makedonëve sllavë, të Grekëve, dhe, në fund të fundit, piedestalit të armiqëve tanë, Turqisë, që nuk lënë gurë pa i luajtur me gënjeshtrat e shumta pseudoshkencore, sikur ata “duhet t`i ndëgjojë” Evropa, e pastaj t`i shikojë ajo “shiftarët apo arrnautët”, duke e fshehur mirë të vërtetën shkencore me psedushkencë të tyre.
Nga vetë shkencat Serbët, Slavo-makedonët, Malaziasit e Grekët janë okupatorë të vendit tonë, historik e etnik, dhe territorit historik të shqiptarëve prej gjenezës se kombeve në Evropë, Azi e Vogël e Afrikë, e jo ne , sidomos prej marrjes së dhunshme të Perandorisë bizantine, që në të vërtetë ka qenë gabimi i parë i joni, në Kosntandinopojë (sot e quajnë Stamboll) nga Perandoria osmane, kur jep shpirt gjatë vrasjeve mizore të komanduara nga Sulltan Mehmeti i II-të, e marte, 29 Maj 1453, dhe e tërë familja perandorake, e në mesin e tyre më i riu, Kostantini i XI, Paleologu, që është i varrosur me simbole kombëtare, shqiponjën me dy krerë, si simbol e stemë në radhë të parë e familjes perandorake të Paleologëve , dhe askush nuk e kthen kokën për të parë simbolin shqiptar, pra shqiponjën me dy krerë, prej nga e kanë “marrur” Serbët e Malazezët, që kanë qenë në “krushqi” me Paleologët, sepse kanë qenë ortodoksë si ata. Pra, ruset, bullgarët, dhe sllavët kanë ditur të vjedhin ekskluzivisht këto simbole, siç ua thotë besimi e feja. Ne jemi bijë të ilirëve, nipa të pellazgëve dhe populli më i vjetër në Evropë. Këtë duhet ta dijë bota e gjërë dhe Evropa.
Por, pseudoshkencëtarët grekë, rus e sllavë, e shtrojnë shtrembët këtë punë në qindra vepra pseudoshkencore të Britanisë së Madhe, të Francës, të Italisë, të Spanjës e të vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, apo kudo qoftë. “Evropa ka lindur prej tyre”, thonë ata, me të pavëtetat e shumta apo gënjeshtrat. Atyre u mjegullohet shiqimi dhe koka, sikur ne, shqiptarëve. Ne jemi “zgjuar” nga “shkollat serbo-sllave”. Nuk i shohim armiqtë tanë të përbetuar: serbët, sllavo-makedonët, bullgarët, rusët, grekët, malaziasët dhe turqit. Gadishulli Ilirik apo Ballkani siç është quajtur më vonë kanë qenë përleshja e jonë më e madhe, me të gjithë këta armiqë. Grekët ishin nga brenda dhe tentonin të merrnin timonin e qeverisjes. Serbët dhe bullgarët u përpoqëm të kenë udhëheqjen, ndonëse luftonim për vdekje nëpër luftëra të pashpresë, deri te lufta e fundit e UçK-së. Ne nuk arritëm kurrë të marrim situatën në duar, as në këtë periudhë, të luftës e të krijimit të partive të reja në Kosovë, sepse në “komandë” e nëpër udhëheqje vinë të porositurit e UDB-së dhe politikës sllave dhe nuk të lënë aspak të jeshë udhëheqës i mirëfilltë i kombit shqiptar, madje aspak udhëheqës i njërës pjesë të vendit, Kosovës, alias Dardanisë, e cila duhet ti prishë tri shtete për rreth Kosovës, Serbinë, Madedonine e Malin e Zi. Kosova si shtet është krijuar sipas përkufizimeve të ish-Jugosllavisë dhe atyre të Perandorisë romake. Kjo paraqet “gabimin” e dytë e të qëllimtë edhe pse prej avionit mund të shihet se Kosova nuk është aspak “shtet multinacional”, sepse shqiptarët përbëjnë 82% të popullatës së saj dhe sado që do të “krijohen” artificialisht pakicat e tjera, si për shembull “egjiptianët”, që nuk është e vërtetë, sepse nuk ka të ardhur egjiptianë prej Egjiptit në Kosovë, por Rromë, dhe këtë shtet duhet ta udhëheqin shqiptarët, e jo “zëvendësministra” serbët apo malaziasit. Me shqiptarët, nuk mund të jenë “të barabartë” serbët, me fjalë të ndyta ndaj shqiptarëve, si Jabllanoviqi, i cili vjen nga “Lista Serbska”, i nxitur prej Serbisë e Beogradit, të “udhëheqë” Kosovën bashkë me Thaqin e Isa Mustafën. Dihet, ai nuk e ka hedhur poshtë as nga LDK-ja “Sejdo Bajramoviqin”, i cili ka qenë i madh për Kosovën kur vriste e plagoste shqiptarë Sllobodan Millosheviqi dhe nuk është i denjë për Kosovës që të jetë Kryeministër.
Ne refuzuam që të jemi pjesëtar të partive të shumta të Kosovës e Atdheut, sepse e dinim se ato nuk ishin ashtu siç na shiteshin e nuk pushonin së tumpetuari se kishin menduar „mjaft mirë për lirinë e pavarësinë e Kosovës“. Ato bënin përpjekje gjoja „për krijimin e shtetit të pavarur“ të këtij vendi me ligje e me organizata të shumta, kryesisht duke i shfrytëzuar për vete tenderët e duke ua shitur pronarëve grekë e serbë firmat e ndryshme, si p.sh. shkritoren e Feroniklit në Drenas, apo qindra e mija hektarë toke kishave ortodokse serbe dhe popullatës serbo-malaziase, të koncentruar në minierat e famshme të Trepçës. Këto luftëra e ngjarje të shumta të nxitura direkt nga Beogradi e lanë popullatën shqiptare edhe më të varfur se ka qenë. Po të themi realisht, 60% të kësaj popullate nuk mund të punojë e të fitojë as për ekzistencë, prandaj ia mësyen të vdesë nëpër dhéra të huaja, sepse nuk ka ku të kapet e të mbijetojë. Normalisht, po zvarriten kësisojit pesëmbëdhjetë vite në Kosovë me teritoret e paçliruara e të serbizuara, të udhëhequr direkt nga Beogradi armiqësor, i cili futet kur të dojë për dritare të këtij vendi me bandat kriminale e të armatosura fshehurazi, me flamujt e Serbisë, me targa të Serbisë, me tregëtinë e madhe që e leverdis ajo, ta bëje nëpër këtë tokë të vrarë, të dhunuar, të çnjerëzuar e poshtëruar, madje nëpër duar e qindra veglave të veta, të rinj e të vjetër, e ndihmuar nëpër qindra hyzmeqarë të tjerë ndërkombëtar, që vinin e shkonin me thirrjet e saj, dhe popullata shqiptare me barkun e zbrazët e gishta në gojë detyrohet të vdes e heshtur apo të arratiset kështu nëpër botë, pa e ditur se çka e pretë.
Partitë e reja të Kosovës, siç u vërtetua mirëfilli, janë të prirë nga ish-UDB-istë, ish-komunistë e socialistë dhe bijtë të tyre apo vartës të mirëfilltë të këtyre piunëve të djeshëm, që dinin mirë të na servireshin si të denjë e demokratë e liridashës, të përpunuar e komodë, modernë e evropianë. E konsideronim se të gjitha partitë e lejuara në Kosovë ishin e njëta alternativë politike, ishin një polifemi e të njëjtit krah apo spektër, të amputuar nga koka e ish-luftëtarëve të UçK-së, të cilat e patën marrë në duart e veta punën ushtarake nga përfaqësitë politike që nga periudha e luftërave, pak me dhunë e pak me dredhi, pak me krime e padrejtësi, nga ajo krijesë të mirëfilltë luftarake e liridashëse, me emrin e njohur “UçK”. Nesër, duhet të rishkruhen libra të tjera.
Pra, nuk do shumë mund të mendohet njeriu se si ka rastisur të jetë një „luftëtar i lirisë“ një ish pjesëtar i Unionit Studentor, që ka arritur edhe shpërblimin për arritje të karrierës, mes për mes të UçK dhe realitetit të ri të Kosovës, me gjysmës e vendit të stërshitur të Serbët dhe korrupsionit të majmë të parave për klikën e tij. Dhe, në fund, Isa Mustafën, që e ka pështyrë disa herë për tregëtinë dhe punën ditore në favor të padronëve serbo-sllav të Beogradit, ai u detyrua ta marrë me vete si Kryeministër të Kosovës dhe ta përqafojë. Kjo është një paradoks. A mos deshi me këtë rast Hashim Thaqi, siç u tha në bisedën rreth marrjes së shpërblimit në Vienë, të përmbyllë këtë punë në shenjë të pajtimit të radhëve papajtuara me shqiptarët e masakruar, të dhunuar, të vrarë të persekutuar, të çnjerëzuar në luftën e mbramë të UçK-së me serbo-sllavët, që të mund të rehabilitojë vendin me atë “ligj” special, i cili “do ta shpëtoj” pak ditë apo pak vite likuidimin e ndërrmarrjes së madhe “Trepça”.
Nuk do mund të dihet se vetëm Lëvizja e Vetëvendosjës e ka kundërshtuar këtë ligj për likuidim, siç ka qenë paraparë me tender, nga një ndërmarrje shoqërore e Republikës së Kosovës në ndërmarrje publike të pronarëve serb, malazez e grekë, në vitin 2011. Isa Mustafa arriti marrëveshje me Listën Serbe dhe atij iu deshën tre muaj që ta nënshkruajë marrëveshjen me VETËVENDOSJE-n, e cila kishte për qëllim ta ndërronte kursin e shtetit të Kosovës për ta nxjerrë atë nga negociatat e kompromiset e vazhdueshme me Serbinë, ndërsa vetëm 3 orë iu deshën Isa Mustafës që ta pranojë marrëveshjen me Listën Serbe përmes së cilës Serbia fiton peshë të jashtëzakonshme vendim-marrjeje në institucionet qendrore të Kosovës.
A do më tëpër koment se ky koment i shërbëtorit të Serbisë, argatit e mikut të pavdekshëm të Serbisë, jaranit të Sejdo Bajramoviçit! Ai dëshiron që të na kthejë në situatën e viteve të 90-ta, ndonëse kemi qenë në Serbo-Jugosllavi, e sot ndodhemi në Serbo-Evropë. Evropa ia jep krahun Serbisë, ndonëse ka qenë OKUPATORE në Kosovë, në një nga trevat e shumta etnike shqiptare me dhunën e paparë.
Pra, kombi shqiptar është nga të gjitha të drejtat i privuar! Ai nuk regjistrohet si shqiptar, por kosovar, edhe pse kosovarishtja nuk folet, sepse nuk ka gjuhë! Ai nuk ka të drejta pune dhe ndërmarrjet janë më së shumti private e publike, pa sindikata fare, dhe aspak shoqërore. Rrogat janë shumë shumë të vogla për ata që punojnë, ndërsa policia dhe politikanët i kanë disa herë më të mëdha.
Dihet, politika është mjeshtri e veçantë e njerëzve dinakë, të cilëve vështirë u shihen gjurmët. Politika është dredhi mjeshtërore, është art i mjeshtrimit të dinakëve, të cilëve i vardisen njerëzit e pafajshëm, të thjeshtët, të padijshmit, të ultët, të mjerët, cilët nuk duan asgjë me shumë se pak ujë e bukë. Ata i sjellë politika në maje të gishtit, tërë ditën, sepse sahanlëpirët i shpërlajnë edhe trohat. Rreth tij ngrihen një seri e vogël e brumbujve të shoqërisë. Pjesa e madhe e popullit ka qenë ashtu e varfër dhe ajo varfërohet edhe më tepër. Politika është gënjeshtër që të gënjen largë e ti vjedh për së afërmi gjepat, pa ia ditur e parë veprimin. Janë një lloj gjarpërinjësh në jetën e njeriut…
E njeriu ka mbetur të endet andej e këndej. Në vijë e parë, e drejta e votës i vjedhet politikisht dhe i uzurpohet e drejta e votës së tij nëpër gënjeshtrat e shumta. Ky është uzurpimi i të drejtës së popullit për vota, për liri, për mëvehtësi. Ai nuk ka kohë të mësohet, sepse i duhet punë për buke dhe ujë. Mendja është e lidhur me barkun. Kur barku është i thatë dhe kukatë, mendja rri te të hollat, si t`i ketë ato, si do t`i bëjë ato, me rrena apo me vjedhje, sepse me punë nuk bëhen kur punë nuk ka. Ai ka qenë nëpër të gjitha katrahurat e socializmit, nëpër të gjitha çnjerëzimet e vrasjet e shumta të Serbisë. Ajo që i ka bërë këto vrasje, këto persekutime të vazhdueshme, këto dhunime të pandalura e çnjerëzore, këto poshtërime të përditshme, është këtu, pranë, me të gjitha të drejtat nëpër Evropë, qoftë përmes Vuçiqit, edhe pse Kosovës i thotë nga territori i saj “Kosova i Metohija”, çoftë përmes mikut të flaktë të Thaqit, Kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, dhe nuk do ta njohë “Republikën e Kosovës”, dhe nuk dëshiron as të dëmshpërblejë viktimat e saj. Kështu është rrumbullaksuar dhe është mohuar e drejta e Kosovës për LIRI, sado që ka dhënë mjaft viktima gjatë luftës, mjaft dëshmorë e luftëtarë të denjë, dhe ka sakrifikuar pa masë deri më sot, deri në ardhjen tonë këtu, ditën e mbramë, kur na pritën me të këqija të pamohueshme. Aleksander Jabllonviqi mbërriti kulmin. Ai i ofendoi edhe nënat tona, motrat tona, vajzat tona.
Kjo e shprehi vetë fashizmin e Serbisë, të shprehur edhe përmes zëdhënësit të Listes Serbe. Dëshmoi se këtë urrejtje, këtë dhunë, këtë fashizëm të Serbisë e mbronë vetë Qeveria e Kosovës, duke pranuar të njëjtin si zëvendësministër.
Mua, më sillet nëpër mendje thënia e Vaso Pashë Shkodranit. Sado që ne e duam të drejtëm e lirisë, demokracisë, lirinë e shprehjes, te drejtën e punës, të drejtën barazisë, të drejtën e votës së lirë, “AKOMA MË SHUMË DASHUROJMË TË VËRTETËN DHE DREJTËSINË!” Prandaj, e vërteta dhe drejtësia i thonë padiskutim këto çështje, si më poshtë:

1. Me vetë marrëveshjen e Hashim Thaqit e Ivica Daçiqit po bëhen komunat në veri të Ibrit sikuse shtete, kurse shteti i Kosovës po bëhet si asociacion komunash.
2. Nëse Isa Mustafa nuk heq dorë nga Aleksandër Jabllanoviçi dhe Lista Serbe, atëherë duhet edhe Isa Mustafa të japë dorëheqje.
3. Nuk jemi kundër serbëve të Kosovës, por jemi për një Kosovë të pavarur e demokratike, të integruar direkt në Evropë, pa Serbi mbrenda dhe pa e lidhur me Serbinë në Evropë. Më parë duhet të bashkëpunojmë me tokat shqiptare dhe Shqipërinë, se sa me bisnismenët e Serbisë. Ky është një amanet i dëshmorëve të kombit, ideali i brezit tonë dhe interesi i brezave të ardhshëm.
4. Trepça është e jona dhe kurrë nuk është e Serbisë. Në këtë ndërmarrje ka filluar shkatërrimi i ish-Jugosllavisë.
5. Me Trepçën mundësohet ndërtimi dhe punësimi i Kosovës. Nëse falimenton Trepça, atëherë falimenton vetë ekonomia e Kosovës. Nese copëtohet Trepça, atëherë nuk mund të bashkohet as edhe Mitrovica. Institucionet në Prishtinë mbesin automatikisht të ndara. Më Kosova nuk do të bëhet rehat. Nuk mund të themi se Serbia e ka humbur Kosovën nëse Serbia e fiton Trepçën. Me ligjin që është aprovuar në Kuvendin e Kosovës, Serbia e fiton Trepçën. Ajo nuk guxon tu shitet serbëve dhe as të ndahen disa miniera të saj që ndodhen në rajonet serbe, por këtë duhet të zhvillohet një Ligj i Veçantë që ate e le një ndërmarrje publike të veçantë të Kosovës dhe e lidhë përfundimisht me Kuvendin e Kosovës, kështu që Trepça vërtetë punon, Mitrovica bashkohet, Kosova jeton dhe i tërë populli i saj përparon.
6. Kur nuk ia vëmë si kusht të veçantë Serbisë dëmshpërblimin e luftës, dëmin e të pagjeturve, fondin pensional, suksesionin e ish-Jugosllavisë, atëherë përfundon puna duke e ndarë e lidhur Trepçën me te. Kosovën duhet ta bashkojmë me Mitrovicën e Mitrovicën me Kosovën, tërë Kosovën me Trepçën e Trepçën me Kosovën, sepse Trepça është e jona dhe jo e Serbisë, pra e të gjithë shqiptarëve dhe e tërë shqiptarisë.
7.Politikanët tanë na flasin për mundësi të barabarta, por a janë gjasat e “barabarta” që të nxjerrin nga varfëria. Tu thuash në Kosovë njerëzve se kanë gjasa të barabarta është një lloj si tu thuash të burgosurve të sigurisë së lartë se të gjithë i kanë mundësitë e barabarta për liri. Neve na vyen një shtet i cili ua plotëson të drejtat e nevojat e qyetarëve, por jo me gënjeshtra politike, i nxjerr jo me fjalë por me punë prej varfërisë, iu gjen punë dhe e zhvillon Kosovën për interesin, vullnetin, liritë dhe mirëqenien e të gjithëve, pa dalim e diskriminim, sepse varfëria është e tmerrshme dhe e padurueshme. Njerëzia në Kosovë nuk ka me çka nxehet, me çka e nxe ujin, drekën as darkën dhe nuk e di çka tu apë fëmijve për të ngrenë. Liria e zgjedhjes është sa për sy e faqe. Mundesh të “zgjedhësh” ushqim për fëmijët, për ta ngrohë ujin, për tu bërë drekë ose darkë, e ku mund ti marrësh paratë? Shpenzimet janë të mëdha, të hola nuk kanë! Kjo liri e zgjedhjes që na ofrohet, është e padinjitetshme! Neve nuk na nevojitet liria për zgjedhje, kemi liri deri në infinit, por neve na nevojitet e drejta e mirëqenies, e drejta për jetë të dinjitetshme.
Dhuna më e egër është sot për sot varfëria e popullit të Kosovës. Varfëria është me të vërtetë dhunë, sepse kur nuk ushqehesh mirë të bie imuniteti dhe sëmurësh lehtë e mandej të dhembin organet e ndryshme. As higjienën e duhur nuk e ke dhe lehtë infektohesh e sëmurësh. Në varfëri nuk mund të ngrohesh dhe ftohesh e sërish sëmurësh kur nuk e ke dhomën e ngrohtë e rrobat e mira gjatë dimrit. Gjysma e popullsisë së Kosovës janë nën dhunë për çdo ditë, sepse janë të varfër ose skajshmërisht të varfër. Shteti duhet të ndërhyjë që ta nxjerr popullin prej varfërisë…
26.01.2015

Filed Under: Opinion Tagged With: Brahim Ibish AVDYLI, e drejta e mohuar, e popullit shqiptar

Doni të zbuloni kriminelët, merrni përvojën e Afrikës së Jugut

January 26, 2015 by dgreca

NGA ILIR HASHORVA, New York/
Këto ditë është rindezur diskutimi për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit Komunist. Disa e mbështesin atë veprim e të tjerë paraqesin shkaqe nga më të ndryshme se përse ato dosje nuk duhen hapur.
“Komisioni Mezini”, i vazhduar nga ai “Bezhani” disa vite më parë, të ngritura për hapjen e dosjeve, kishin për detyrë të hetonin dosjet e disa kategorive zyrtarësh të lartë, apo të pretendentëve për disa poste të rëndësishme në shtet. Veprimtaria e tyre u zhvillua në fshehtësi të plotë dhe ajo fshehtësi la shteg për dyshime. Asnjë nuk mori vesh se cilët persona qenë bashkëpunëtorë në krim të regjimit të vjetër, asnjë nuk mori vesh krimet e tyre.
Në vitin 2010, u kërkua një ligj i ri, i cili u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese, një ligj që i vunë emrin më të çuditshëm e më të pakuptimtë që mund të bëhet: “Ligji i Lustracionit”, i cili do të kishte përsëri për detyrë të mënjanonte nga detyra të rëndësishme një kategori tjetër personash, kryesisht të fushës së drejtësisë. Nuk e di se kush ia vuri emrin atij procesi “lustrim”, fjalë që përdoret më shumë në bojatisjen dhe shkëlqimin e këpucëve, por mund të them se ndoshta ai emër u vu që asnjë të mos merrte vesh se ç’do të kryente vërtet ai proces, apo që secili ta mendonte atë sipas qejfit dhe interesit të tij.
Edhe sot bisedohet për një ligj të ri të hapjes së dosjeve me të njëjtin emër: “Lustracion”. Por, a mund të pritet diçka me rëndësi nga ky ligj për ndarjen nga sistemi i vjetër komunist, për dekomunistizmin, për shpalljen e së vërtetës, për ndëshkim qoftë edhe moral të persekutorëve të djeshëm, për ngushëllimin e të persekutuarve të komunizmit, nga një regjim që dekoron sot Vito Kapon, një nga eksponetet kryesore të regjimit komunist dhe të terrorit të tij, apo mban në parlament ish-ministrin e Brendshëm të regjimit komunist, Gramoz Ruçin, të cilit nuk i jep dekoratë, por i ngre pagën si kryetar grupi parlamentar i PS-së?
Ligjet që u nxorën në Shqipëri, apo ato që synohen të nxirren tashti për trajtimin e atyre që qenë lidhur me sigurimin e shtetit komunist, synonin dhe synojnë vetëm eliminimin e konkurrencës për poste të larta e të preferuara në shtet dhe jo për të ndëshkuar në njëfarë mënyre, apo për të shpallur botërisht veprimet kriminale dhe personat që qenë lidhur me ato veprime të sistemit komunist. Veprimet që synon të bëjë shteti i sotëm, nuk do të kenë asnjë efekt real mbi popullsinë e vuajtur shqiptare, ndonëse ajo popullsi e mbështet në parim veprimin e shtetit. Shteti do të vazhdojë të tallet me popullin e tij, ashtu siç ka bërë edhe më parë, duke përfituar sidomos nga psikologjia e njeriut i cili, edhe kur vetë nuk përfiton asgjë, kënaqet kur i hiqet e drejta e përfitimit tjetrit. Ashtu siç mendohet se do të zhvillohet procesi i hapjes së dosjeve, shqiptari nuk do të njohë kurrë personin anonim që e ka persekutuar apo spiunuar atë apo familjen e tij.
Ç’është e vërteta, edhe në Evropë nuk pati ndonjë vend nga i cili Shqipëria të mund të merrte ndonjë shembull të vyer për këtë problem. Perëndimi u kujtua me shumë vonesë kur tha se duheshin parë dhe dënuar krimet e komunizmit. Kjo nuk mund të bëhesh dy dekada pasi ish-komunistët ishin konsoliduar në të gjitha vendet e Lindjes.
Ndonëse nga Evropa nuk pati ndonjë përvojë të vyer për të luftuar si duhej krimin, pati nga një vend afrikan, nga Afrika e Jugut, një përvojë shumë të vyer, shumë origjinale, shumë humane dhe shumë të urtë se si mund të veprohej me kriminelët e një regjimi mizor të përmbysur.
Në Afrikën e Jugut një pjesë e popullsisë shtypej egërsisht nga shteti, sepse ishte e zezë. Në Shqipëri një pjesë e popullsisë shtypej edhe më egërsisht nga shteti, sepse nuk ishte komuniste. Shtypja ishte e egër në të dy vendet dhe për koincidencë të dyja këto vende e hoqën qafe atë shtypje gati në të njëjtën kohë: Afrika e Jugut në vitin 1990 dhe Shqipëria në fund të vitit 1991.
Në Afrikën e Jugut, për të trajtuar problemin e bashkëpunëtorëve kriminelë të regjimit të vjetër, u përdor një mënyrë që nuk i shëmbëlleu as asaj të zbatuar nga komuniteti botëror kundër nazizmit, pra “drejtësisë së fituesit,” drejtësisë së gjyqit të Nyrembegut, drejtësisë retributive, drejtësisë shpaguese, drejtësisë hakmarrëse, drejtësisë proporcionale, drejtësisë “një sy për një sy, një dhëmb për një dhëmb”, e as modelit që u zbatua nga vendet e ish-Evropës Lindore në trajtimin e diktaturave komuniste dhe njerëzve të tyre, të cilët kishin kryer krime në emër të atyre diktaturave dhe për të cilët gati nuk u bë asgjë. Në këto vende, pas rënies së diktaturave, u fol në mënyrë abstrakte për krime, por nuk u morr kurrë ndonjë masë ndaj kriminelëve, nuk u shpallën kurrë zyrtarisht ata dhe nuk u njohën krimet e tyre. Në këto vende u bë dhe bëhet shumë zhurmë për dosjet e spiunëve, ndonëse spiunët ishin vetëm një hallkë, shpesh herë e mjerë, e një zinxhiri të gjatë kriminelësh e sadistësh që kryesohej nga ideatorët e krimit, që vazhdonte nga miratuesit dhe mbështetësit e krimit dhe, përfundonte nga një çetë sadistësh ordinerë që realizonin materialisht krimin. Për më tepër, ndoshta gjysma e atyre që konsiderohen spiunë, u bënë të tillë me kërcënime dhe dhunë çnjerëzore pikërisht nga hallkat e tjera më të rëndësishme të zinxhirit të krimit, të cilat sot nuk i prek asnjë ligj. A ka kuptim dhe a është e drejtë që të dëmtohet një njeri i bërë spiun nën torturë dhe ai që e bëri atë spiun të mbetet i qetë, madje të gëzojë edhe të drejtën të vihet në çdo post, siç ka pasur plot raste që ka ndodhur? Mua më duket se nuk është e drejtë. Përqendrimi i dënimit të krimeve të komunizmit vetëm te kjo hallkë, vetëm te zbulimi i informatorëve, nuk i jep fund larjes së duarve me krimin dhe kryen fare pak nga ai proces i vështirë, por i domosdoshëm i dekomunistizimit, në të cilin hapja e dosjeve duhet të jetë vetëm një hap në drejtim të tij.
Fill pas shembjes së aparteidit, një vit pasi Mandela u bë president, në vitin 1995, për t’u marrë me krimet dhe kriminelët e së shkuarës, për t’i evidentuar dhe për t’i dënuar, qoftë edhe moralisht ata, në Afrikën e Jugut, u krijua dhe filloi nga puna një komision hetimor që u quajt “Komisioni i së Vërtetës dhe i Pajtimit”, me qëllim për të paraqitur një pamje sa më të plotë për natyrën, shkaqet dhe përmasat e shtrirjes së dhunimit të të drejtave të njeriut si dhe për të hedhur bazat e pajtimit kombëtar, i cili do të vinte si pasojë e shpalljes dhe e njohjes së krimeve të kryera. Vini re! Emri i komisionit është zgjedhur me shumë kujdes, me shumë domethënie e me shumë inteligjencë. Ky komision, krejtësisht i paanshëm dhe krejtësisht i pavarur, kryesohej nga njërit prej personave më me integritet të Afrikës së Jugut, prej Kryepeshkopit të vendit, Desmond Tutu, laureat i Çmimit Nobel për Paqe.
Komisioni mori njëfarë karakteri fetar, kur u vendos që atë do ta kryesonin dy klerikë: Kryepeshkopi Anglikan, Desmond Tutu, si kryetar, dhe Alex Boraine, si zëvendës i tij, predikues metodist. Kryesimi prej tyre i atij komisioni si dhe përfshirja në të edhe e dy klerikëve të tjerë, i bënin seancat e punimeve të atij komisioni të dukeshin jo si gjyqe, por si një përzierje e gjyqit, konfesionit dhe e leksionit moral.
Në komision bënin pjesë njerëz nga i gjithë spektri i ngjyrave i një shoqërie të obsesuar mbas ngjyrës si dhe nga i gjithë spektri i feve. Njerëzit me orientime politike u përjashtuan.
Nuk ishin të gjithë të një mendje për dobinë e Komisionit. Kishte nga ata që mendonin se ai do të hapte plagë të vjetra e të thella që do të shkaktonin turbullira civile e hakmarrje të reja. Të tjerë, ata që e mbronin “Komisionin”, thoshin se Afrika e Jugut nuk duhej të mohonte të shkuarën për hir të së ardhmes, sepse shkalla me të cilën të bardhët e Afrikës së Jugut do të bëheshin pjesë e kombit të ri ishte e lidhur ngushtë me njohjen prej tyre të dhembjes që kishin krijuar ata vetë. Sipas Tutut, Komisioni duhej t’i hapte plagët në mënyrë që t’i pastronte.
Parimi i ngritjes së Komisionit të së Vërtetës dhe Pajtimit ishte: “Pajtimi varet nga falja dhe falja mund të jepet pasi të njihet e vërteta, pasi të njihet krimi,” apo siç e tha Mandela: “Vetëm duke njohur të vërtetën, mund të shpresojmë të shërojmë plagët e tmerrshme të hapura që janë trashëgimi e aparteidit. Vetëm e vërteta mund ta ndalë të kaluarën”. Komisioni do të zbatonte parimin e Gandit se e vërteta ishte parimi i të gjitha parimeve. Të vlerësoje më shumë të vërtetën, sesa drejtësinë shpaguese, do të thoshte jo vetëm urtësi, por edhe kurajë.
Komisioni e kryente punën në këtë mënyrë: secili, duke filluar nga Presidenti e deri te polici apo spiuni më i thjeshtë, që e dinte se i kishte shërbyer regjimit të vjetër me krime të çfarëdolloj natyre, do të shkonte vetë të dëshmonte për krimet e kryera para Komisionit, në prani të popullit, të televizioneve, të gazetarëve, të viktimave dhe të familjarëve të tyre. Në shkëmbim të të vërtetave që do të thoshte, do të siguronte ose jo amnistinë. Në hyrje të sallave ku zhvilloheshin procedurat e dhënies së dëshmive shkruhej: “The truth shall set us free“, (E vërteta do të na çlirojë), apo “The truth leads to reconciliation”, (E vërteta çon drejt pajtimit). Komisioni i filloi punimet në shkurt të vitit 1996. Në një poster të madh ishin shkruar fjalët e Ministrit të Drejtësisë, Dullah Omar: “Ju ftoj të bashkoheni në kërkim të së vërtetës, pa të cilën nuk mund të ketë pajtim real” dhe në një tjetër: “E vërteta dhemb, por heshtja vret.”
Në qendër të vëmendjes ishte e vërteta, jo dënimi, jo hakmarrja. Të gjithë, pasi bënin dëshmitë, që duhet të ishin të sinqerta e të plota dhe, duke qenë të tilla, ishin edhe shumë tronditëse, amnistoheshin. I gjithë procesi zhvillohej midis kriminelëve dhe viktimave të tyre. Shteti nuk kishte asnjë rol. Pasi jepej amnistia, keqbërësi zhvishesh nga çdo detyrim ligjor: civil apo penal. Viktima nuk kishte më të drejtë ta padiste keqbërësin dhe keqbërësi andej e tutje gëzonte të gjitha të drejtat si dhe çdo qytetar tjetër, atij nuk i ndalohej kryerja e ndonjë lloj pune. Ky ishte vërtet një çmim shumë i madh që duhej të paguante viktima. Proceset ishin krejtësisht transparente, nuk mund të kishte as mbulesa dhe as sajesa krimesh nga shteti, apo njerëz të rëndësishëm të tij.
Ata që kishin kryer krime dhe nuk paraqiteshin para këtyre komisioneve, në bazë të dosjeve të tyre, apo të padive të viktimave, dilnin para gjykatave penale dhe dënoheshin sipas shkallës së fajit.
Qëllimi i kësaj metode, ishte nisja e një jetë të re për të gjithë: për popullin duke falur, por duke mos harruar; për ata që kishin kryer krime, duke i njohur krimet, duke i deklaruar dhe duke shprehur pendesë për to. Metoda e përdorur do të ndihmonte në procesin e pajtimit kombëtar. Në të vërtetë, ajo do të ishte njëfarë sakrifikimi i drejtësisë për hir të së vërtetës. Çdo njeri i regjimit të mëparshëm që kishte kryer krime tashti e dinte se ishte falur, se ishte amnistuar, por jo se ishte shlyer, se ishte larë, se ishte pastruar, se nuk kishte kryer asgjë të keqe.
Krimineli, pas vetëdeklarimit të krimeve që kishte kryer, do të njihej botërisht. Ai nuk mund të mbulohej më me maskën e mbështetësit të pushtetit të ri, ai nuk mund të shëtiste më me kapadaillëk nëpër rrugët e vendit, ai nuk do të sillej sikur nuk kishte ndodhur asgjë, ai nuk do të mund të thoshte se kishte vepruar në atë mënyrë se ashtu ishte sistemi, se ashtu ishte koha, ai nuk do të kishte më fytyrë të pretendonte për poste të niveleve të larta të shtetit dhe, edhe sikur të ishte i pafytyrë, populli nuk do ta mbështeste. Ai nuk mund të vazhdonte të urrente dhe të luftonte viktimat e tij që ishin dëshmitarë të krimeve të tij dhe që, ashtu siç thoshte Ainshtaini: “Sa më mizore të jetë sjellja e dikujt ndaj një personi apo ndaj një populli, aq më e thellë është urrejtja dhe cinizmi i tij ndaj tyre”. Kriminel andej e tutje nuk do të ishte më vetëm spiuni, por i gjithë zinxhiri i krimit, që nga Presidenti e deri tek ai që tërhiqte këmbëzën e revoles për të vrarë kundërshtarin e regjimit, apo që mbante në dorë kopaçen për ta torturuar atë.
Komisionarët pranuan kërkesën e Kryetarit Tutu në takimin e tyre të parë, që të tërhiqeshin në një vend të ndarë, në një qelë, ku të mund të shtonin aftësitë e tyre shpirtërore dhe të mprihnin ndieshmërinë. Ata u ulën në këmbët e një udhëheqësi shpirtëror, dhe qëndruan aty në heshtje për një ditë. Komisioni pranoi, po ashtu, propozimin tjetër të Desmond Tutut që në fillim dhe në përfundim të seancave të bëheshin lutje. Kur viktimat dhe të mbijetuarit shkonin para komisionit për të dëshmuar, do të krijohej një atmosferë solemne me lutje, himne dhe me ritualin e ndezjes së qirinjve për të përkujtuar viktimat e vdekur. Desmond Tutu do t’i drejtonte seancat i veshur me rrobën e purpurt të kryepeshkopit. Kështu u krijua një atmosferë e ngjashme më shumë me atë të kishës gjatë rrëfimit, sesa të gjyqit apo hetuesisë gjatë një seance gjykimi të krimit.
Në vitin 1998, tre vjet pasi filloi punën, Komisioni i së Vërtetës dhe Pajtimit e përfundoi detyrën dhe botoi raportin e tij në pesë vëllime në të cilin dokumentoheshin të gjitha krimet e kryera nga njerëzit e shtetit. Raporti iu dorëzua fillimisht Presidentit Mandela dhe pastaj u shpërnda në publik.
Me rastin e dorëzimit të Raportit, Mandela mbajti një fjalim në të cilin, ndërmjet të tjerave, tha:
“Gjatë procesit të negociatave lidhëm një pakt për të zbuluar të vërtetën, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët dhe nipërit tanë, pa pasur parasysh racën, kulturën, fenë apo gjuhën. Sot ne po korrim frytet e asaj që mbollëm në fund të tragjedisë jugafrikane.
“Nderime për ata që ‘hapën plagët e fajit’. Ndërsa vrojtojmë këtë stad të procesit të Komisionit, duhet të nderojmë ata 20000 burra dhe gra që lehtësuan dhimbjet dhe humbjet e tyre duke i ndarë ato me ne; ata qindra që guxuan të hapnin plagët e fajit, në mënyrë që të shpëtonin trupin e politikës së kombit
“Në krye të të gjithë kësaj, ka qenë shumë i nderuari Desmond Tutu, një figurë e respektuar jo vetëm në vendin tonë, por edhe shumë më tej se kufijtë tanë, i cili, gjatë proceseve, përçoi dhimbjen dhe brengën tonë, shpresën dhe besimin tonë.
“Juve, të gjithë komisionarëve dhe stafit të Komisionit, në emër të të gjithë kombit ju themi: faleminderit për punën që keni bërë deri tashti.
“Raporti na zgjon “emocione tronditëse.” Edhe pse ai m’u dha mua formalisht si president, në të vërtetë është një raport për të gjithë ne. Për këtë arsye ai po shpërndahet në publik…
“Shumë nga ne do të kenë rezerva rreth atyre që jepen në këta pesë vëllime. Të gjithë janë të lirë të bëjnë komente dhe ne i ftojmë të bëjnë komente. Për ata që mendojnë se janë dëmtuar padrejtësisht, ka zgjidhje.
“Raporti na kërkon të lemë të shkuarën e tmerrshme. Plagët e periudhës së represionit dhe të rezistencës janë të thella dhe nuk mund të shërohen vetëm nga Komisioni, sado mirë të ketë vepruar ai. Raporti që sot do të bëhet pronë e kombit tonë, duhet të shërbejë si një thirrje për të gjithë ne që të festojmë atë që kemi kryer si komb, ndërkohë që lëmë pas për gjithnjë të shkuarën e tmerrshme”.
Me këtë mënyrë të trajtimit të krimit, në të cilën duhet të dalë me çdo kusht e vërteta, në të cilën e vërteta duhet njohur sado e hidhur dhe e shëmtuar që të jetë, në të cilën brezat e rinj duhet të njohin se ç’kanë bërë brezat e mëparshëm, në të cilën fëmijët duhet të dinë se ç’kanë bërë prindërit e tyre, në të cilën të dënohet kryesisht krimi dhe jo krimineli, në të cilën mjetet duhet të jenë po aq të mira sa dhe qëllimi, Afrika e Jugut i dha fund një të kaluare mizore si dhe armiqësive që mund të vazhdonin prej saj edhe për shumë kohë më pas.
Presidenti i Republikës Federale Gjermane në atë kohë, Richard von Weizsacker, në një simpozium në Berlin në vitin 1999, tha: “Bota nuk mund të besojë se ç’po sheh. Ju po krijoni shpresë për të ardhmen. Jugafrikanët arritën një tranzicion të jashtëzakonshëm, të arsyeshëm e paqësor nga mizoria e shtypjes, në një stabilitet relativ të demokracisë. Ju habitët të gjithë me mënyrën e re të trajtimit të së kaluarës mizore. Ju ndofta habitët edhe veten tuaj me qetësinë që treguat në disa nga rastet më tronditëse që nxorët. Kjo ishte një përvojë të cilën bota nuk mund ta lejë pas dore”.
Shimon Peres-i, ish- kryeministër i Izraelit, laureat i Çmimit Nobel për Paqe, e cilësoi procesin e pajtimit në Afrikën e Jugut si diçka unike në histori.
Nju Jork, janar, 2014
*Shënim: Ky shkrim është bazuar mbi librin e Ilir Harshoves “Nelson Mandela”, botimi “Toena”, 2012.

Filed Under: Analiza Tagged With: Doni të zbuloni kriminelët, e Afrikës së Jugut, Ilir Hrshova, merrni përvojën

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4142
  • 4143
  • 4144
  • 4145
  • 4146
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT