• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Sa vështirë është me jetue shqip!

December 4, 2014 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Nëse në botë flitej e shkruhej drejt për ne, neve nuk na mundësohej të kishim qasje në këto shkrime. Arsyet ishin të ndryshme, por të gjitha me një qëllim: “shqiptarët, nuk guxojnë të shkollohen, janë raca më e zgjuar e Ballkanit dhe nëse ata e njohin të kaluarën e tyre, paraqesin rrezik.” Vitet kalojnë, kohërat ndryshojnë dhe një rizgjim kombëtar është më se i nevojshëm. Ne nuk guxojmë të mbesim peng i të fshehurit të së vërtetës për ne. Ne duhet të vërtetën tonë ta qesim në pozita më të favorshme dhe ndriçimi i saj me njohjen e saj me pranimin e saj, me mburrjen tonë për të kaluarën tonë, do të na bënte më të preferuar nga ana botës së civilizuar, dhe në të njëjtën kohë do t`i thyenim hundët e fqinjëve të cilët na kanë sjell në këtë gjendje të alivanosjës
Nuk po kërkoj as që po lypi shqiptar në Mars ,nuk më shkon mendja se po e kërkojtë pamundurën -thjesht një thirrje për të u mos shkombëtarizuar ata që kanë mbetur në ato anë. Jemi një. Edhe pse historia ishte e pa mëshirëshme për ne: na ”ndanë e na coptuan”.Pse në thonjëza ”na ndanë e na coptuan”? Asgjë më tepër se një rivizatim në hartën gjeografike që u krye , një rivizatim me dhunë e me terror , një rivizatim grykësie..A mos është ky një nacinalizëm i imi? Jo, sepse edhe në kohërat e ndarjeve dhe coptimeve i kishim miqët tanë që nuk munden ndryshe të veprojnë përveq në ruajtjen e shënimeve për ne se ku ishim dhe ku mbetëm. Tokat ”lëvizin”.Nuk i dihet.
Është vështirë me jetue shqip ? “Nuk ka ligj më të fortë se ligji i popullit. Nuk ka shtet pa popull. Populli sheh. Populli dëgjon. Populli duron. Populli veneron. Populli njeh secilin nesh. Kush mund të dëshmojë para Zotit o para botës se populli s’i njeh kush janë kriminelët, kush janë çlirimtarët? Kush janë atdhetarët, kush janë hileqarët? Kush janë shpifësit, shkelësit e bukës, të moralit, të gjakut të dëshmorëve? Populli e njeh atë që sheh zi ditën, përpiqet për të bindur popullin e Kosovës, botën, Evropën, se sytë e tij shohin natën dritë. Përpiqet për të na bindur se rrenacaku nuk rren! Krimineli nuk vret. Hajduti nuk vjedh. Vrasësi nuk vret. Se atdhetari është kriminel, kurse krimineli është atdhetar, viktimë, i rrezikuar, i anashkaluar. Populli njeh dhe e di kush janë çlirimtarët, e kush janë tradhtarët.” ( Riza Greiqevci )”
“Se ç’më ra laku në fyt dhe gati ma zuri frymën; gati më ngufati kur e pashë të shkruar që nuk paskemi vazhdimësi nga ilirët, se qenkemi të mbirë mbi këta mijëravjeçarë nga farët e kërpudhave të sjella nga Azia në një vend që i “kishte” banorët e saj që moti. E ne si ardhacakë, të vendosur si për “gjynah” në malet dhe bjeshkët e Ilirisë “pritnim” leje që të vazhdonim jetën. “Mirësia e vendasve” si kundërshpërblim për shërbimet që i bënim na mundësoi të bëhemi ata që jemi. “Duhet t’ua dimë për nder” që na dhanë pak tokë, pak ujë dhe pak frymë’! A jemi ne në vete? Po kush e pranon këtë? Ne duhet të jemi plotësisht të shitur, plotësisht të pagjak që të alivanosemi nën ndikimin e aromës së joshjes për të mohuar çdo rrënjë tonën. Krim! I madhi Gjergj Fishta kishte për të thënë: “O Perëndi a ndjeve, po lanë pa Histori dhe e kishte për ta fajësuar Zotin: “E ti rri e gjuen me rrfé, lisat n’per male kot!”.

Është vështirë me jetue shqip ? “Nuk ka ligj më të fortë se ligji i popullit. Nuk ka shtet pa popull. Populli sheh. Populli dëgjon. Populli duron. Populli veneron. Populli njeh secilin nesh. Kush mund të dëshmojë para Zotit o para botës se populli s’i njeh kush janë kriminelët, kush janë çlirimtarët?
Në lutjet e tona të përditshme, shqiptarët nuk e përmendim atdheun. I lutemi Zotit, i kërkojmë falje për gabimet e bëra. I lutemi të na dhurojë pasuri, fat dhe mirëqenie. I lutemi të na shpëtojë nga e keqja, nga i mallkuari. I lutemi të na shpëtojë familjen; por vetëm lutje për veten vetjake. A e keni dëgjuar kënd të lutet për atdheun? Askush nuk na mësuar për një lutje të tillë. Nuk i lutemi Zotit që ai t`na shpëtojë kombin, atdheun. Nuk i lutemi Zotit të na shpëtojë nga zhbërja. Nuk i lutemi Zotit që të na ruajë kombin.
Viktimë është vetë historia
A është vështirë me jetue shqip ? ”Populli i vjetër,i nxjerrë njerëzit e mëdhenj,të cilët i dalin krah vendit të tij,krijimit të tij dhe historisë së tij. Ky është vetëm se fillimi .Kemi njrëz ne ! Kemi të dijtur ne! Historija e jonë gjatë shekujve na është vjedhur, na është përbaltur dhe na është përdhosur. Pa dëshirën tonë! ashtu na e diktonin dhe ne ashtu si të tillë ne e pranonim. E tani kur ne po e shkruajmë ashtu si ishte : Beogradi filloi të çmendet ! Tani kur ata menduan se fazën e përgjumjes sonë e kaluan me sukses,llogaritën në fazën e tretjës. Por Jo! I kemi të mëdhenjt tonë që as nuk flejnë e as nuk përgjumën,por shkëlqejnë nga lartësitë e kreshtave dhe i godasin me fakte përgjumësit tonë .
Viti 1999. Bota u trondit nga mizoritë serbe mbi një popull të pambrojtur. U nisën bombat e botës së civilizuar mbi një shtet halucinativ,mbi një shtet gjenocidal,vetëm e vetëm për të mbrojtur një popull të harruar,të lënur pas dore mbi 100 vjet. Instikti i së mirës i mblodhi të gjithë rreth një populli të pambrojtur,çdo gjë u bë Special për Kosovë.Edhe vaji i fëmiut kanadez ,atij japonez ,evropian e amerikan, si dhimbje për vuajtjet e moshatarëve të tyre në Kosovë,i mbushi sytë me lot të prindërve të tyre,të gjithë me një dëshirë: Të bëjmë diçka speciale dhe u bë speciale për Kosovë. Me jetue shqip !

Filed Under: Featured Tagged With: Fahri Xharra, me jetue shqip!, Sa vështirë është

Shtëpia e braktisur!

December 4, 2014 by dgreca

Tregim me motiv nga lufta e Kosovës në Gollak në fshati Dabishec/
Nga Asllan Dibrani/
Ai mbylli sytë për të pushuar pas një nate të fishkëllimave të pushkëve në Dabishec , fshat që përkufizohet me Serbinë e tashme. Çetnikët serb prapë synim e kishin Kosovën . Përsëri ky fshat po sinjalizohet nga sulme tinëzare sllave . Ashtu i mbante mend babai im forcat serbo çetnike edhe në Luftën e dytë botërore .Fshatin me dinakëri e futën në luftë me forcat gjermane që mbeten shumë të vdekur në vitin 1941 nga ushtarët gjerman. Tri ditë ma herët kishte udhëtuar drejt fshatit qe e kishim braktisur që shumë vite. Zjarri i ndezur në oxhakun lëshonte flakën shtëllunga shtëllunga të dallgëzuar. Sikur donin ti hynin thellë në trupin e lagur qe kishte udhëtuar mbi 35 km këmbë nga Prishtina e flakosur në luftë nga ana verilindore . Shiu ja kishte rrahur trupin me orë të tëra. Babai bënte përgatitjen e ushqimeve dhe druve për luftën që kishte përfshirë edhe anën e Gallapit (Gollakut) që t’i sjell familjarët e strehuar në shtëpinë tonë te fshatit. Ai mendonte që në fshat do të ketë një qetësi, por edhe këtu ishte një situatë alarmante!. Ju rikujtua që vet me duart e veta e kishte ndërtuar atë shtëpi në kushtet e asaj ane me dru dhe pallzina . Ai i kishte gdhendur me sëpatë, dhe me llaç e lyer. Në luftën e dytë ia kishin djegur me themel shtëpinë që e kishte ndërtuar gjyshi ynë Sahiti në truallin e vjetër! Nga një distancë shumë e afërt e flakës së zjarrit i thante rrobat e lagura nga shiu. Pak plaçka që i solli nga Prishtina ishin të qullosura. Pasi pushoj pak ,ju përthanë rrobat. Doli jashtë në oborr për vëzhgimin e luftës. Në vijë ajrore ishte hiq ma larg s e tri kilometra kufiri me Serbinë. Shtëpia jonë ishte në lagjen e Llapsidesë në Dabishec.
– Ishte në pikën e udhëkryqit dhe trekëndëshit, që ndante fshatrat Dabishec , Gllogovicë dhe Prapashticë. Aty jam rritur edhe unë dhe shkollën e mbarova aty. Edhe se doli jashtë nuk dëgjoj ndonjë bombardim, pos të lehurave nga qentë e fshatit. Ai u kthye në shtëpi . U ul pranë zjarrit ku e koti gjumi ulur skaj një dollapi të mbështetur kokën edhe në drutë e prera për djegëje për ditët në vijim. Në kujtesë babai kishte nënën time Sofijen qe kishte mbetur në Prishtinë duke u përkujdesur për shumë refugjat në shtëpinë tonë që kishin ardhur nga zonat tjera të luftës. Djalin e axhës Halilin me dy anëtar të familjes të sëmurë . Ai kujtonte edhe motrën qe kishte ardhur nga fshati Mramor me të gjithë familjen që iu dogj shtëpia para ca ditësh nga grupet paramilitare serbe në Mramor. – Babai, Feti Dibrani i rikujtoj shumë këto skena miq që ishin vendosur në shtëpinë tonë në Prishtine si strehim qe i kishte përfshirë flaka e luftës në vendbanimet e tyre nga Drenica , Llapi e Gollaku. Duke e ndjekur turmën në kolonë për Shqipëri dhe shtetet tjera u dëgjonte vaji i foshnjave te sëmurëve dhe pleq e plakave qe nuk i përballonin një terrori të tillë. Atë ditë ishte një terror në fshatin Makoc që u masakruan dhe u vranë mbi 50 veta . Turma që i kishin përfshirë nga fshatrat Dabishec ,Prapashticë ,Keqekollë,Koliq. Nishec Stallovë,Nishec, Brainë Hajkobillë Grashticë etj . Kështu i thelluar babai në mendime dhe rikujtimet e këtyre ditëve të ofensivës serbe e sollen deri nje gjysme gjumi. Aty kishin mbetur gjurmë të forcave të UÇK-së ,që disa dite bënin roje të fshatit, po në këtë shtëpi qe i shihte me kersheri babai im . Nga larg në errësirën e natës e panë qe dikush është në shtëpi përmes dritës së oxhakut qe lëshonte ndërkohë flaken sikur të ishte në prag të fikjes . U hamenden se kush është këtu që pronari Feti Dibrani e kishte braktisur që moti këtë shtëpi. Luftëtarët me një kujdes ju afruan shtëpisë . Armën për të pa priturën e natës baba Fetiu e shtrëngoj për mysafirët e vonshëm , por edhe të dyshuar në ketë kohë?
-Me tu afruar shtëpisë thirren në emrin e pronarit të kësaj shtëpie “Ooo Feti” ” Ooo Fetiiiooo”
Ai nuk pati kohë për të dalë jashtë , sepse ata ishin shumë pran rrugës me kalldrëme dhe e mbuluar me gurë për skaj shtëpisë qe vet babi i kishte rregulluar me kujdes.
-Ata pak minuta asgjë nuk ndodhi . U dëgjua një zë :
-Le të ngjitemi në shkallë dhe të shohim! U dëgjua një zë burri , zë i trash . 
Babai dëgjoj prapë të thirrurat. O Fetiiii! Babai duke menduar se çfarë të përgjigjen ju përgjigj:
Kush është në këtë kohë e lëshoj një zë ? Mori pozicionin e mbrojtjes dhe e përgatiti armen në drejtimin e tyre .
Ata ju përgjigjen jemi ushtarët e UÇK-së. O mire se ju ka pru zoti urdhëroni hyni brenda ju përgjigje Fetiu babai me buzë në gaz . Ushtarakët u përshëndeten me të me një gëzim qe s’ishin parë me kohë të gjatë .
-Po çka ka or Feti nga Prishtina e pyeten ? Babai u përgjigj: Ka terror dhe forcat serbe kanë hy në disa pjesë të Prishtinës. Babai vazhdoj rrëfimin ,nuk po kemi siguri nga se jemi në grykë të serbeve të Kolovicës fshat në verilindje të Prishtinës . Mezi dola të përgatis këtë shtëpi për strehimin e shumë familjareve nga të gjitha anët qe janë strehua në Prishtine në shtëpinë tonë. Ka të vrarë në çdo rrugë . Ushtarët hapen sytë dhe shumë me vëmendje po e përcjellin babain në të rrëfyer. Spitalet janë mbyll, shkollat po ashtu !.Dhuna po vazhdon shtoj ndër te tjera babai.
-Po këtu si është gjendja pyeti babai?
-Grup i ushtareve njerëzi thanë : Kemi marrë informacion është duke përgatitur një sulm nga të gjitha drejtimet për shkatërrimin e Dabishecit dhe kësaj ane që edhe në luftën e dytë botërore i ka pas barrikadat këtu. Po ashtu edhe popullsia e qytetit u kërcënuar çdo ditë dhe jemi të pasigurt ndërhyri babai edhe se ka organizime të UÇK-së edhe në Prishtinë. Shkolla , kopshte dhe institucione të tjera nuk po funksionojë . Qytetarët janë strehuar në bodrume pas sulmeve të forcave të armikut. Po ashtu forcat tona kanë pas ofensiva të shpeshta që armikut i kanë mbet shume ushtare ë vrarë shtoj babai .
Para se të keni filluar mobilizimin , ne ishin pothuajse unik që të armatosemi tha baba. Ata me vëmendje po e përcillnin , sikur iu dha zemër me qe ata ishin fare të paralizuar nga informimet qe e kishin ndërpre edhe energjinë elektrike! 

U ndjeheshin si në një varr , të shkëputur nga bota .
Ushtaret ishin te lodhur nga të shtënat e gjithë ditës nga të njëjtën llogore në drejtim të armikut qe ma kishin hyre në territorin e Kosovës drejt thellësisë së Dabishecit. Ushtarët edhe ata kryen formacionet e kontrollet. Ndezën zjarrin edhe një herë biseduan ashtu të lodhur derisa i nxuri gjumi pos rojës qe rrinte i zgjuar ne vëzhgimin e situatës.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Asllan Xibrani, Shtëpia e braktisur!

Albanian-Jewish Relations and the Contributions of U.S. Ambassador to Albania, Herman Bernstein (1876-1935)

December 3, 2014 by dgreca

December 14, 2014/
Ambassador Mal Berisha, Ambassador of the Republic of Albania to the United Kingdom and Ireland/
Admission: Free
RSVP Required: yivo.org/reservations | (212) 294-8301 x5167/
How did Albania save its Jews during the World War II? By the end of the War, Albania had tripled its Jewish population, sheltering Jews from Austria, Germany, and Yugoslavia. Since then, many U.S. organizations, as well as Albanian politicians, scholars, and ordinary individuals, have made efforts to disclose this history to the world. In this talk, Ambassador Mal Berisha focuses on a small part of this fascinating story: the life and work of U.S. Ambassador Herman Bernstein (1930-1933), his work championing positive Albanian-Jewish relations, and the implications of his efforts for Albanian Jews during WWII.

The Ruth Gay Seminar in Jewish Studies was established in 2008 in honor of Ruth Gay (1922-2006), the noted American Jewish historian and writer, with a generous gift from the family of Ruth Gay. The seminar series is given by scholars who have conducted research in the YIVO Archives and wish to share their work with the public. For inquires related to Ruth Gay Seminars, please contact Senior Archivist, Fruma Mohrer, at fmohrer@yivo.cjh.org or (212) 294-6143.
——————
Ambassador Mal Berisha is Ambassador of the Republic of Albania to the United Kingdom and presented his letters of credence to Her Majesty, Queen Elizabeth II on June 27, 2013; he is also Ambassador non-resident to Ireland. Ambassador Berisha previously served as a General Consul at the General Consulate of Albania in Istanbul and as General Director of the Consular Department and then of the Department of Regional Affairs and Initiatives at the Ministry of Foreign Affairs in Tirana. Before working for the United Nations Mission in Kosovo (UNMIK), Ambassador Berisha joined the Pan Albanian Federation of America, Vatra in 1998, contributing to the extensive efforts of Albanian Americans to resolve the Kosovo question. Ambassador Berisha is also a history scholar and has published many books and articles on Albanian history and culture. His latest publication, Charles Telford Erickson, A Life Dedicated to Albania (2012), in Albanian, is an extensive monograph on the life and work of the early 20th century American missionary, Charles Telford Erickson. He has also published articles and given talks on Jewish life in Albania and Jewish Albanian relations internationally.

Filed Under: Featured Tagged With: Albanian-Jewish Relations and the Contributions of U.S. Ambassador to Albania, Herman Bernstein (1876-1935), Mal Berisha

HUMBË RUSIA, HUMBË SERBIA!

December 3, 2014 by dgreca

Nga Frank Shkreli/
Rusia njoftoi se po heqë dorë nga ndërtimi i të ashtuquajturit projekti i gazsjellësit jugor, vendim ky që po cilësohet nga ekspertët dhe analistët si një humbje diplomatike dhe ekonomike për Moskën, e i cili njëkohësisht ka shqetsuar shumë edhe aleaten e saj të ngushtë në Ballkan, Serbinë. Presidenti rus, Vladimir Putin pohoi se është anulluar ndërtimi i këtij projekti pasi Bashkimi Europian vendosi ta kundërshtonte këtë projekt, sepse sipas shpjegimit zyrtar të Brukselit, projekti nuk ishte në përputhje me normat dhe standardet e BE-së për konkurim dhe si i tillë do t’i jepte Gazpromit rus një monopol ekonomik dhe do i garantonte Rusisë një kontroll politik mbi vendet që do të blenin gazin rus. Për anullimin e vendimit për ndërtimin e gazsjellësit jugor, Presidenti rus Vladimir Putin, fajësoi Bashkimin Evropian, por analistët janë të mendimit se pa marrë parasyshë shpjegimin zyrtar të BE-së dhe pa marrë parasyshë pohimet e Putinit — e vërteta është se, e pranon ose jo Vladimir Putin, ky projekt ra viktimë e politikës së tij ekspansioniste ruse në Ukrainë dhe e izolimit të vendit të tij në arenën ndërkombëtare.
Anullimi i këtij projekti është një lajm i mirë për kontinentin europian por edhe më i mirë për rajonin e Ballkanit, ku mendohej se përfundimi i këtij projekti rus do të shtonte edhe më shumë influencën dhe dominimin politik dhe ekonomik rus në vendet e Ballkanit perëndimor. Gazsjellësi do të kishte furnizuar me gaz rus Europën perëndimore dhe vendet e Europës jugore, nepërmjet Bullgarisë dhe Serbisë. Anullimin e këtij projekti nga Presidenti Putin, gazeta amerikane the New York Times, e cilëson si “një fitore të rrallë të Bashkimit Europian dhe të administratës së Presidentit Obama, të cilët gjatë këtij viti u dukën si të pafuqishëm për të bërë gjë kur Putini aneksoi Krimenë dhe ndërkohë që Rusia nxitë kryengritjen në pjesën lindore të Ukrainës.”
Është e qartë se me anullimin e këtij projekti humbi Rusia, jo vetëm në pikpamje ekonomike por edhe në pikëpamje politike, diplomatike dhe ushtarake, pasi mos ndërtimi i këtij projekti rajonal afekton drejtë për së drejti dominimin dhe influencën e Rusisë, sidomos në rajonin e Ballkanit. Por humbi edhe Serbia, e cila priste shumë nga ky projekt i Gazpromit rus. Serbia e cila priste përfitime të mëdha ekonomike nga ky projekt si dhe një përforcim të dominimit rus në rajon, shfaqi keqardhjen e saj të thellë nepërmjet Kryeministrit të saj Alekandër Vuçiq, i cili u shpreh për mediat se anullimi i projektit të gazsjellësit jugor ishte një lajm i keq për Serbinë.

Analistët thonë se tensionet politike në rritje e sipër midis Rusisë dhe Bashkimit Europian influencuan në anullimin e këtij projekti nga ana e Moskës. Kjo është venë re sidomos nga shqetësimet që ka shfaqur kohët e fundit Gjermania, vendi kryesor i BE-së, mbi rrritjen e influencës ruse në Ballkan. Ishte vetë Kancelarja gjermane, Angela Merkel e cila në mbledhjen ndërkombëtare të nivelit të lartë të grupit G20 në Australi ngriti zërin duke venë në dukje shqetësimet e vendit të sajë në lidhje me influencën ruse në rritje e sipër në Ballkan. Në këtë ndërkohë, javën që kaloi, Presidenti i Gjermanisë vizitoi Slloveninë në përpjekje, sipas medias për të venë në dukje interesimin dhe angazhimin gjerman për atë atë rajon, por edhe si një masë për të kundërshtuar influencën ruse në rritje e sipër në Ballkanin perëndimor. Gjithashtu kohët e fundit, Berlini dërgoi edhe në Kosovë një diplomat të lartë të çështjeve ballkanike, ish-ambsadorin e Gjermanisë në Kosovë, Ernst Reichel, “me qëllim për tu njohur me situatën”, sipas ambasadës gjermane në Prishtinë. Është e qartë se Gjermania dërgoi diplomatin e saj të lartë në Kosovë, si pjesë e përpjekjeve të miqëve perëndimorë të Kosovës, përveç shqetësimeve rajonale, njëkohësisht edhe për të bindur politikanët dhe partitë politike që ata përfqësojnë, që të zgjidhin sa më shpejt gërçin politik dhe të formojnë sa më parë institucionet qeveritare të vendit. Duket se Gjermania është me të drejtë e shqetësuar se Rusia dhe aleatja e saj Serbia mund të përfitojnë nga mos stabiliteti politik dhe ekonomik në vende të ndryshme të asaj zone, përfshirë edhe Kosovën. Dhe si rrjedhim Berlini, me politikat e tij dhe me vizitat e zyrtarëve të saj të lartë në Ballkan po përpiqet të vejë në dukje vendosmërinë e tij politike dhe ekonomike, se Gjermania mbetet e interesuar dhe e angazhuar ndaj rajonit të Ballkanit, me ose pa projektin e gazsjellësit jugor dhe se është e gatëshme të kundërshtojë dominimin rus në rajonin e Ballkanit perëndimor. Nga këndvështrimi i Berlinit, thotë revista gjermane Spiegel, Rusia nga një ortak i vështirë, brenda një viti, është këthyer tani në një vend kundërshtar dhe se Berlini tani është duke diskutuar mbi mënyrat për të ngadalësuar fushatën ekspansioniste të Rusisë — veçanërisht në Ballkan, një rajon ky në të cilin disa shtete nuk janë krejtsisht stabile, shkruan Spiegel. Revista e njohur gjermane citon gjithashtu Elmar Brock, anëtar i Partisë Demokristiane konservatore të Kancelares Angela Merkel dhe kryetar i Komisionit të Punëve të jashtme të BE-së, i cili ka shfaqur shqetësimin e tij mbi politikën ruse në rajonin e Ballkanit, duke thënë se ajo, “Është pjesë e një strategjie të përgjithëshme e Rusisë për të infiltruar ato vende politikisht dhe ekonomikisht”, ka thënë parlamentari gjerman.
Angazhimi më i madh ekonomik dhe politik i Gjermanisë në rajonin ballkanik, është një politikë që i shkon për shtat interesave strategjike kombëtare të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe si të tilla këto dy vende duhet të inkurajojnë dhe të mirëpresin angazhimet e vendeve perëndimore, e sidomos përpjekjet diplomatike dhe ekonomike të Gjermanisë ndaj rajonit të Ballkanit. Shqipëria dhe Shqiptarët kurrë nuk ia kanë parë hajrin influencës dhe dominimit rus në Ballkan as nuk do ia shohin as sot. Moska, përveç interesave ekonomike dhe diplomatike në Ballkanin perëndimor — në politikën e saj ndaj këtij rajoni — ajo nuk ka fshehur kurrë ndjenjat dhe interesat pansllaviste, që në vetvete përbën një politikë anti-shqiptare, veçanërisht përball Republikës së Kosovës. Për më tepër, interesat ruse në Ballkan janë të tilla që asnjë nga këto vende, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, të mos antarësohen në Bashkimin Europian dhe si të tilla të mbeten nën mëshirën e politikës ruse dhe pre e Serbisë dhe e interesave të saja, si aleatja më e ngushtë dhe më me rëndësi e Rusisë në Ballkan.
Anullimi i projektit rus të gazsjellësit jugor është lajm i keq për Rusinë dhe aleaten e saj Serbinë, por është lajm i mirë për vendet e Ballkanit, pasi nënkupton mundësisht ngadalësimin e një fushate për një influencë dhe dominim më të madh rus në atë rajon, që natyrisht do të afektonte edhe Shqipërinë e Kosovën në përpjekjet e tyre për integrim në organizmat euro-atlantike dhe për një përafrim të mëtejshëm, sidomos me Bashkimin Europian. A janë gati Shqipëria dhe Kosova që t’i përgjigjen seriozisht atij që duke se është një angazhim i ri i Gjermanisë për të kundërshtuar rritjen e influencës dhe dominimit rus në Ballkan si dhe premtimit të Berlinit për një përspektivë europiane për to?

Filed Under: Featured Tagged With: Frank shkreli, HUMBË RUSIA, HUMBË SERBIA!

Festa e Pavarsise u kremtua edhe ne Jacksonville , Florida

December 3, 2014 by dgreca

Nga Gjergj LACUKU/
Pervjetori i 102-te i Pavarsise , i organizuar nga Federata Vatra, ne qytetin veri-lindor te Florides, ku jetojne nje komunitet prej afro 12 mije Shqiptaresh, u festua a thu se ne ndodheshim ne nje qytet shqiptar.
Ne kete mbremje u kujtuan njerzit ma te shquem te kombit , qe çdo dite te motit e shkrinen per Atdhe , ku spikat figura e Heroit tone Kombetar, Gjergj Kastriotit,pastaj ajo e Ded Gjo’ Lulit qe i priu kryengritjes se Malesise se Madhe qe mbas 432 vitesh ngrit flamurin ne Bratile ne vitin 1911 ,i cili per here te fundit ishte valevite ne Shkoder me 1479, figurat e intelektualve dhe diplomateve Luigj Gurakuqi dhe Dom Nikoll Kaçorri, qe kunorzuan eShpalljes se Pavarsise me 1912.
Shpresoj qe verteta e pamohushme te nxirret ne drite nga historianet dhe ato duhet te marrin guximin te dalin nga guacka komuniste dhe anti-veriore per te i dhane figurava te anashkaluara vendin e duhun ne Altarin e Kombit.
Per te festu se bashku me ne , kishte ardhe nga Shqipnia edhe Kangetari i mirenjohur , bilbili i Jugut, Ylli Baka, si dhe Kangetaret e njohur ne Diaspore , zonja Entela Iliriani dhe Argjend Llogu, te cilet me zanin dhe kanget e tyne te mrekullushme e banen kete feste me magjepse .E veçanta e kesaj mbramje festive ishte prania e zonjes Pellai Ruopp, nji Shqiptare fisnike nga Vlona qe jeton ne Gjermani qe prej 20 vitesh . Ajo nepermjet dashurise dhe rrespketit per Shoqaten “Vatra” na kishte ndjekur vazhdimisht duke kriju me ne nji njohje virtuale , duke u ba pjese e familjes se madhe Shqiptare ne Diaspore.Gjitheashtu , ne kete mbremje na nderuan me pjesemarrjen e tyre edhe Kryesia e deges Vatra Orlando me Znj . Florisiana Metollari se bashku me bashkeshortin Ermal Metollari dhe dy vajzat e tyre te mrekullueshme , zoti Arben Shehu me bashkeshorten Fationa Shehu dhe z. Genc Lulo. Nga Tampa kishte ardhe nji ndër iniciatoret e krijimit te deges Vatra Tampa/Clearwater, z. Tahsin Ruka.
Duhet falenderu edhe Kryetari i Vatra Jacksonville , z. Adriatik Spahiu per prezencen e tij ne keto kohe te veshtira qe po kalon pas tragjedise familjare, ai gjeti forca dhe kurajo per te qene me ne jo vetem ketu ne kemtimin e festes ne Jacksonville por edhe ne Tampa per te hapur degen e re te Vatres si dhe ne Festimin madheshtor qe u ba ne Orlando nga Vatra Orlando. Aty u bashkuam te gjithe : Vatra Jacksonville -Orlando-Tampa. Ato dite festash tek udhetonim nga nji vend ne tjetrin per te festuar 102 vjetorin e Pavarsise, na dukej vetja se po udhetonim neper Shqipni sepse kjo feste Kombetare na mblodhi se bashku si ne Tampa si ne Jacksonville ashtu edhe ne Orlando.Flamuri jone Kombetar, ambjentet Kuq e Zi, kanget , vallet, bisedat dhe prania e TV Borova nga z. Piro Raspopi , na benë te ndjehemi fizikisht ne Shqipni se shpirterisht atje jemi gjithemone .

Filed Under: Vatra Tagged With: Festa e 102 vjetorit, Gjergj Lacuku, ne Jacksonville

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4252
  • 4253
  • 4254
  • 4255
  • 4256
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT