ALBANY NY: Mark Gjonaj, Assembleisti i Shtetit të New Yorkut, nga Distrikti 80 në Bronx – New York, me rastin e rizgjedhjes së tij në zgjedhjet e 4 nëntorit, i është drejtuar votuesve të tij me një notë falemnderimi.
Gjonaj, i cili është shqiptari i parë në historinë – e shqiptarëve të Amerikës që zgjidhet me vota në postin më të lart në SHBA- atë të asambleistit të Shtetit të New Yorkut, duke bër histori, thotë se :”Do të doja të me këtë rast të falenderoja të gjithë anëtarët e komunitetit shqiptar, ata që më votuan që përsëri të shërbej si Asembleisti(përfaqësuesi) i tyre, për një mandat të dytë në Asemblenë(Kuvendin) e Shtetit të New York”.
Dhe shtonë se gjtihashtu faleminderojë vullnetarët të cilët u angazhuan gjatë gjithë fushatës time, dhe stafin tim elektoral. Ndërsa, ndihem sinqerisht borxhli për çdo njerin nga ju për votën dhe mbështetjen tuaj kam një falenderim të veçantë, me të cilin dua të përcjell edhe për të gjithë ata që kontribuan me kohën e tyre dhe mbështetjen financiare – gjatë gjithë fushatës – time.
Kuvendari shqiptaro amerikan Mark Gjonaj, duke ju faleminderuar së pari shqiptarëve dhe më pa të gjitha komuniteteve thotë se “Kjo fitore nuk do të ishte e mundur pa Ju. Andaj jam i lumtur dhe i gatshëm që në Asemblenë e shtetit të New Yorkut – të përfaqësoj të gjitha komunitetet përfshirë edhe komunitetin shqiptarë të New York-ut, shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe kudo ku ndodhen në botë”.
Mark Gjonaj-Asambleist me prejardhje shqiptare dëshmon peshën e veçantë të Diasporës shqiptare në ShBA…kjo është dëshmuar edhe nga fjalimet e shumta në mbështetje të shumë përfaqësueseve në Senat dhe Asamble, nga zona të ndryshme të shtetit të Nju Jorkut në Asamblen e tij. Ai është pjesmarrës pothuajse në çdo veprimtari me shqiptarët e Amerikës/Beqir SINA/
KUJTESE- Në prag të 90 vjetorit të vrasjeve masive në Shahoviq të Sanxhakut
Për krimin në Shahoviq të Sanxhakut që ndodhi në fillim të nëntorit të vitit 1924 pothuajse askush nuk ka guxuar të flas apo të shkruaj. Ky krim është fshehur aq shumë sa që edhe sot dihet pak për te. Milovan Gjilas ishte ndër të rrallët që ka shkruar në librin e tij “ Bezpravna Zemlja”. Aty ai përshkroi Gjenocidin në Shahoviq duke bërë me dije se ky krim, i përmasave të gjenocidit, nuk ka qenë një hakmarrje spontane, siç e ka përshkruar shtypi serb e malazez, por i planifikuar në detaje.
Shkruan: Ismet Azizi/
Shqiptarët në vitin 1924 kanë përbërë gati gjysmën e popullsisë të vendbanimit të quajtur Shahoviq. Kjo popullsi është vrarë dhe dëbuar nga shtëpitë e tyre brenda 24 orëve nga malazezët. Kjo ngjarje jo e ndriçuar sa duhet, u jep mundësi historianëve të ndryshëm të japin shifra të ndryshme për numrin e viktimave.
Malazezët duke publikuar shifrën vetëm 80 viktimave, në shkrimet e ndryshme japin edhe arsyet e sulmeve malazeze ndaj fqinjëve të tyre.
Numri i saktë i viktimave të krimit në Shahoviq nuk dihet, por mendohet se është diku rreth 600-750 të vrarë. Në Shahoviq para kësaj ngjarje kanë qenë të banuara 576 shtëpi me malazezë, 1580 shtëpi me shqiptarë dhe boshnjakë, ose 26.8% serb e malazezë dhe 73.2 % shqiptarë e boshnjakë.
Vazhdimësia e krimeve kundër sanxhaklinjëve ka vazhduar nga luftërat ballkanike të vitit 1912, mandej krijimi i Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve në 1918 e deri në rënien e Mbretërisë së Jugosllavisë në vitin 1941 por edhe gjatë shkatërrimit të Jugosllavisë së Titos. Jeta e shqiptarëve dhe myslimanëve të Sanxhakut dhe më gjerë në Jugosllavinë e Parë, nuk kishte asnjë vlerë, sikurse edhe në viset tjera të banuara me shqiptarë dhe jo serb edhe në Sanxhak ishte tejet e vështirë.
Në Sarajevë, në vitin 1919 qëndroi gazetari francez i revistës Tempos, i cili është takuar me Reis-ul-Ulemanë Xhemaludin Çausheviqin. Gazeta në fjalë citon deklaratën e Reisit: Mijëra njerëz u vranë, gjashtë gra u dogjën, 270 fshatra u shkatërruan dhe u plaçkitën, ky është bilanci për ne myslimanët me rastin e krijimit të Jugosllavisë…
Masakra në Shahoviq, Pavino Pole, Vranesh dhe fshatrat përreth, ishte krimi më i madh kundër popullsisë të përkatësisë myslimane gjatë kohës së paqes në Mbretërinë SKS. Gjenocidi është kryer më datën 9 dhe 10 nëntor të viti 1924. Praprakisht më 7 nëntor të viti 1924, komitat malazeze kanë vrarë Boshko Boshkoviqin në një pritë në malin Cer. Është me rëndësi të përshkruajmë se kush ishte Boshko Boshkoviq dhe çka thotë në lidhje me te në librin e tij Milovan Gjilas “Vendi pa drejtësi”(anglisht: Land Without Justice), (serbisht: Besuda zemlja, 2005).
Boshkoviq ishte një toger i këmbësorisë në formacionin rezervë, inspektor i Ministrisë së Punëve të Brendshme, shefi i qarkut të Kollashinit, mbështetës fanatik i krahut të Pribiqeviqit të Partisë Demokratike. Ishte dalluar në shtypjen e lëvizjes së kaçakëve. Këto detyra i kishte kryer me arrogancë dhe mizori, duke i terrorizuar kundërshtarët politikë. Kjo ishte arsyeja që kundër tij në vitin 1921 është ngritë interpelancë në Asamblenë Kombëtare. Gjillasi e përshkruan në detaje vrasjen e vëllaut të plaqkitësit të famshëm Todor Duloviqit gjë që më vonë do të jetë shkak i likuidimit Boshkoviqit nga komitët malazezë. Sipas të gjitha gjasave Boshkoviq është vrarë nga vëllezërit Drago dhe Radosh Bullatoviq.
Krimi apo vrasja masive kundër sanxhalinjëve në Shahoviq është kryer më 9 dhe 10 Nëntor 1924
Togeri Boshkoviq me një batalion bënë krime të rënda, plaçkitje dhe vrasje në vitin 1912 në fshatrat e banuara me shqiptar në Peshter. Në fshatin Doliq ka vrarë 20 persona, pesë vetë u vranë nga ai në fashatin Uglla kurse në Tuzinje janë vrarë 10 veta. Në fshatin Rasnë një përson ka ekzekutuar katër anëtarë të familjes Kurtagaj kurse në Koritim u vranë 58 meshkuj dhe dy femra.
Për vrasjen e Boshkoviqit u akuzua komiti i njohur Jusuf Mehonjiqi, i cili në këtë kohë nuk gjendej në këtë anë. Varrosja e Boshkoviqit është bërë më 9 tetor në fushën e Kollashinit. Aty ishte një numër i madh i njerëzve, zyrtarë e qeveritarë, të cilët ishin ftuar nëpërmjet korrierëve. Vlerësohej se ka pasur rreth 2000 njerëz. Janë mbajtur fjalime që kishin ndezur masën duke akuzuar Jusuf Mehonjiqin dhe banorët e fshatit Shahoviq dhe Vranesh si përkrahës të tij, ku u kërkua hakmarrje.
Një ditë para se të kryhej varrimi i Boshkoviqit autoritetet urdhëruan popullsinë myslimane që të sjellin të gjitha armët e tyre për t’iu ndarë malazezëve. Kryeshefi i qarkut të Bjellopoles, Cemoviq, duke kaluar nëpër Shahoviq, dhe duke shkuar në varrimin e Boshkoviqit, xhandarëve u urdhëroi evidentimin e të gjithë myslimanëve të dalluar të Shahoviqit dhe rrethinës. Evidentuesi kishte mbledhur 32 myslimanë me pretekstin se jeta e tyre ishte në rrezik por në realitet u burgosën.
Kur kryeshefi Cemoviq ishte kthyer nga funerali dhe pa se ishin vetëm 32 pengje kërkoi më “turq “. Xhandarët me shpejtësi arrestuan edhe 20 të tjerë. Të gjithë këta njerëz janë kapur në mashtrim. Këto pengje, pranë varrezave myslimane, jo larg vendbanimit, në mënyrën më mizore janë ekzekutuar . Nga i gjithë grupi vetëm dy kanë shpëtuar. Një fëmijë 13 vjeç u shpëtua nga nji malazez i cili gati u vra për shkak të këtij veprimi. Sipas dëshmisë së Bahrës, bijës së myftiut të Bjello Poles, Mustafa Salihbegoviqit, i cili ishte në komisionin për hetim, tha se janë identifikuar 60 pengje të masakruara.
Në peticionin për mbretin Aleksandër Karagjorgjeviq, të 21 nëntor të viti 1924, të cilin e dërguan popullsia myslimane e Shahoviqit dhe Pavino Polës, thuhet se sulmi është kryer nga rreth 2000 malazezë të armatosur të Kollashint dhe nga viset tjera kurse fronti shtrihej në vijën prej 19 kilometra gjatësi. Hamdi Beg Hasanbegoviqi dhe Amir Musiqi u përpoqën personalisht ta informojnë mbretin në Beograd, por ai i refuzoi kurse ankesën ia kishin dorëzuar stafit të mbretit.
Gazeta “Politika” e Beogradit nr. 5947 e 13 nëntorit të vitit 1924 raporton se pas vrasjes së Boshkoviqit, gjatë ndjekjes së hajdutëve, kanë marrë pjesë fshatarët nga rrethina e Bijelo Poles, për dy ditë të plota gjatë 10 dhe 11 nëntorit. Gjithë ky aksion ishte nën zinxhirin komandues, i cili u ndërmor kinse ishin “lodhur” nga komiti Jusuf Mehonjiqi. Sikur mos të kishte reaguar xhandarmëria dhe ushtria, pasojat do të ishin edhe më të mëdha.
Kryetari i Xhemijetit Ferhat bej Draga më 14 nëntor të viti 1924 iu drejtua ministrit të Punëve të Brendshme me një mocion lidhur me mizoritë e tmerrshme në këtë rajon. Ky mocion u botua në “Pravda” të Sarajevës (nr. 262) të 18 nëntorit. Aty, në mes të tjerash, thuhet: Zoti ministër! Kjo masakër si një veprim i përbashkët i autoriteteve policore lokale dhe Vasojeviqëve, përgjegjës janë autoritetet policore, të cilët kanë qenë me kohë të paralajmëruara për rrezikun dhe nuk ndërmorën asnjë veprim për ta parandaluar këtë masakër. Në këto rrethana përgjegjësia është më e madhe e pushtetit se sa e bandave, sepse deri tash askush nuk është arrestuar …
Ndërsa gazeta “Politika” e Beogradit nr. 5949 e datës 15 nëntor 1924 raporton me titullin: Protesta e Ferhat Beg Dragës me rastin e hakmarrjes së Vasojeviqëve ndaj vrasjes së Bosko Boshkoviq. Mandej gazeta shkruan për veprimin e Ferhat beut, i cili i dërgoi një letër proteste ministrit të Punëve të Brendshme V. Maksimoviqit.
Gazeta “Politika”, kështu kishte parë të nevojshme të shkruaj në lidhje të një letër proteste të Ferhat Beut dhe krimet e kryera ndaj qindra burrave të pafajshëm, grave dhe fëmijëve. Më shumë ka pasur viktima se sa shkronja të harxhuara për këtë artikull të botuar në gazetën Politika. Krejt kjo flet për qëllimin e paramenduar të spastrimit etnik dhe fshehjes me qëllim që askush mos të thirret në përgjegjësi.
Përsëri duhet cituar Millovan Gjilasin: prijësve myslimanë u janë shkulur mjekrat dhe u është gdhendur kryqi në kokat e tyre. Në një fshat i kanë lidhur një grup të njerëzve me tela rreth stogut me kashtë dhe iu është dhënë zjarri. Pas kësaj njerëzit për një kohë të gjatë kanë folur për mënyrën e djegies së njerëzve në flakë. Një grup prej tyre kishin sulmuar një fshatar në shtëpinë e tij në një zonë të largët. Fshatari sapo kishte rrjep një qengj të varur në një kumbull. Ata kishin për qëllim ta pushkatonin edhe këtë fshatar, t’ia djegnin shtëpinë por qengji i rrjepur i kishte nxitur që edhe me fshatarin e gjallë të veprojnë njësoj siç kishte vepruar ai me qengjin. Njëri prej tyre e vari fshatarin në kumbullë kurse një një kasap me përvojë, me sopatë is përgjysmoi trupin.
Në librin e Gjillasit në gjuhën serbe “Vendi pa drejtësi” këto pjesë të dëshmimeve të krimeve janë hequr por ato gjenden në versionin anglisht.
Menjëherë pas vrasjes së pengjeve filloi një sulm i përgjithshëm, dogjën shtëpi, vranë të rinj dhe të vjetër, gra dhe fëmijë nga krahët e nënave të tyre. Numri i viktimave nga tregimet e njerëzve të cilët mbijetuan tmerret është mbi 500 kurse sipas disa tregimeve dhe të dhënave historike, numri është shumë më i lartë. Këto të dhëna u siguruan nga numërimi i të afërmve dhe fqinjëve të tyre. Derisa ndodhte tmerri autoritetet lokale nuk kanë ndërmarrë asgjë ndaj kriminelëve bile edhe në këtë krim kishin marrë pjesë edhe ata vet. Rasti i vetëm ishte kur shefi i qarkut Plevlës, Kreckoviq, iu vjen në ndihmë njerëzve të pafajshëm, duke iu kërcënuar se do ta angazhoj ushtrinë.
Sanxhaklinjtë të cilët i mbijetuan gjenocidit në Shahoviq dhe rrethinë kurrë nuk u kthyen në tokën e tyre. Shumë shpejt, kjo zonë mbeti e shkretë ndërsa tokën e mbetur e grabitën fqinjët e tyre malazezë. Askush ndonjëherë nuk është përgjigjur për këtë këtë vrasje masive.
Popullsia e mbetur u shpërngul në brendësi të Sanxhakut dhe Bosnjës. U shpërndanë nëpër tërë viset e Sanxhakut, trevave të Vishegradit dhe nëpër qytetet tjera por një numër i konsiderueshëm i tyre më tepër se 100 shtëpi emigruan në Turqi kryesisht në Izmir.
Sot vendbanimi Shahoviq quhet Tomashevo, sipas një komandanti partizan, në të nuk jeton më asnjë mysliman. Kolonët e tanishëm në Shahoviq thonë se shpesh gjatë natës nuk mund të flenë, sepse dëgjojnë zëra të thirrjes së ezanit për namaz, shkruan revista e Podgorices “Vjesnik “ e 25 janarit 2005. Për të njëjtin fenomen shkruajnë edhe Harun Crnovrshanin dhe Nuro Sadikoviq në librin e tyre “ Bijt e Sanxhakut”(“Sinovi Sandžaka” ).
Nje risi e re ne Ditet e Letersise Shqipe ne Michigan
Nga Ndue Gjekaj*/
Ditëve te Letersisë Shqipe në Michigan për vitin 2014, iu shtua edhe një ditë me tepër, “ Dita e librit, piktures dhe fotografisë”, e cila u realizua për herë të parë në Diasporen Shqiptare të Amerikës. Ishin promovuar libra, por jo panaire si ky, ishin ekspozuar tek-tuk piktura, por jo ekspozita te plota.
Edhe më parë ishin shitur libra, por jo ekpsozuar, ishin promovuar libra, por jo diskutuar, te cilat u arriten kete radhe, ne saj te punes krijuese te komunitetit letrar dhe organizatorve.
Per kete evenimet u ekspozuan punime te etnologes dhe poetes Bora Balaj, e ardhur enkas nga Kosova me Albumin e veshjeve tradicionale shqiptare te Kosoves, nje botim luksoz pas nje pune disa vjecare te autores. Pothuajse gjithe punimet e albumit, autorja i kishte pergaditur per ekspozim ne formatin e duhur, ne te cilat vizitoret mund te shihnin qarte bukurine e vlerave estetike te ketyre veshjeve, te cilat mbajne brenda tyre historine, traditen dhe kulturen mijevjecare te etnografise shqiptare ne Kosove dhe vise te tjera shqiptare.
Shumellojshmeria e tyre dhe punmet e realizuara nen drejtimin e autores, binin ne sy te vizitorve,
Nen nje perzgjedhje dhe finese te detajuar deri ne imtesi. Ne kete ekspozite vihej re edhe perzgjedhja e njerezve per ti rekalmaur keto veshje dhe, se bashku paraqitnin denjesisht bukurine shqiptare.
Piktori i njohur Muamer Malo, i cili ka hapur disa ekspozita ne qytete amerikane ketu ne Detroit dhe per te cilin jane bere dhjetra shkrime po ne shtypin amerikan, paraqiti ne kete ekspozite te perbashket vlerat me te mira te punes se tij krijuese disavjecare. Ne punet e tij do te shihjje edhe kullen pogradecare, por edhe tablo te absurditetit dhe fantazaise me pamje nga vendi ku jetojme, te realizuara ne vaj. Mendojme se kjo lloj krijimtarie duhet ndihmuar e perkrahur, jo vetem ne kesi evenimentesh, por ne te gjitha rastet, kur autori, ne pamundesi studiosh, sic i kishim ne atdhe, detyrohet te punoj ne kushtet e veshtira te nje apartamenti.
Aktivisti i njohur Mark Prele Gjokaj, Vasel Ujkaj dhe Engjell Mena, paraqiten punimet e tyre ne artin e fotografise , te cilat kishin nje rol hsitorik per veprimtarine e komuniteit shqiptar ne Detrori dhe me gjere.
Marku dhe Vasel Ujkaj jane ndodhur gjithemone ne vendin dhe kohen e duhur, sa i perket veprimtarise patriotike te shqiptareve ne Amerike, duke i ruajtur fotografite si nje fakt i historise se mirefillte.
Vec ekspozimit kete dite u realizuan edhe promovimet e librave dhe ekspozitave te tyre.
Per librin “Perseri perseritet” e te rese nga Kosova, Qendresa Halili, ardhur posaqerisht per Ditet e Letersise Shqipe, foli Alba Xifo, e cila vuri ne dukje disa nga vecorite krijuese te saj. Vete autorja u prezantua me 6 librat e saj edhe pse vec ne moshen 23 vjecare.
Per ekspoziten etnografike te Bora Balaj, paraqitur ne kete dite, si dhe librin e saj prej nga ishin marre pamjet, foli Pjeter Jaku dhe me pas vete autorja paraqiti disa detaje te realizmit te ktyre fotove si dhe rrobave kombetare, jo vetem si nje dukuri krahinore, por si nje vlere historike e ruajtur nder shekuj.
Per librin “ Fal, por mos harro” te autorit Gjon Kacaj, folen Dr Gjeke Gjelaj dhe Rita Gjelaj te cilet vune ne dukje vuajtjen e personazhit te gjalle, Ndreke Pjetri, neper burgjet shqiptare, por edhe per faljen, si nje Institucion njerezor qe ai po realizon ne jeten e lire te pas viteve 90-te. Ndersa i riu Valentin Lumaj, theksoi punen e bere ne realizimin e vepres ne gegnisht.
Po ne kete dite u promovua edhe libri “ Ne folen e shpirtit” te autorit Pal Rakaj, nje liber me poezi dhe pershkrime per vendlindjen, familjen dhe Panfederaten e njohur “ Vatra” te Amerikes, referoi Profesor Lualsh Palushaj, me nje theksim te vecante per dobine e ketyre lloj librash biografik dhe pershkrues.
Ne fund te aktivitet Pjeter Jaku falnderoi te pranishmit dhe beri analizen e ketyre diteve.
*Redaktor kulturor i ACTV
Shqetësohet edhe Ban Ki Mun për ngërcin e Kosovës
Prishtinës: Zgjidhni krizën!-ky ishte kumti qe u nis per kendej Oqeanit nga Selia e OKB.
A e degjuan ne Kosove Ban Ki Munin? Cfare po presin me teper? Teza Serbe se nuk mund te bejne shtet shqiptaret, u vertetua. He pra duartrokitni veten tuaj! Kjo per merite te Thacit, Mustafes, Haradinajt, Limajt, Albin Kurtit dhe te gjithe klases politike, qe nuk di te dialogoje! A jane te ndergjegjshem keta politikane se cfare po i bejne Kosoves me kokefortesine e tyre? Kush do ta njohe Kosoven si shtet me keta lloje politikanesh qe nuk njohin a-ne e politikes dhe et demokracise! Po a e dine ata se te besh politike do te thote te dish te dialogosh! Nuk ka mundesi te behen te gjithe Kryeminstra, dreqi ta haje! Nje karrige eshte per Kryeministrin!
Lajmi qe u percoll per mediat eshte ky: Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka shprehur shqetësim për ngërçin politik në Kosovë dhe u ka bërë thirrje autoriteteve që të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të gjetur zgjidhje.
“Jam veçanërisht i shqetësuar për bllokadën e tejzgjatur politike në Prishtinë dhe për pasojat e mundshme negative në përparimin e bërë deri më tani për forcimin e institucioneve demokratike në Kosovë”, ka thënë Ban në raportin që do të diskutojë Këshilli i Sigurimit i OKB-së më 13 nëntor.
Ban po ashtu u ka bërë thirrje zyrtarëve në Prishtinë që të vazhdojnë dialogun me Beogradin.
“Brezi i tanishëm i liderëve duhet të vazhdojë procesin historik të normalizimit të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë, të pajtohet me të kaluarën, të shfrytëzojë mundësitë që ofron Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe të vazhdojë reformat strukturore”, ka thënë Ban.
KOMBETARJA PERBALLE FRANCES DHE ITALISE- De Biazi grumbullon 6 lojtare nga Superliga
-Kuqezinjtë do të përballen me Francën dhe Italinë javën e ardhshme –
Nga Arbi Fortuzi/-. Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar sot listën e plotë të 27 lojtarëve të përfaqësueses shqiptare të futbollit që do të përballen në dy miqësoret e radhës gjatë javë së ardhshme me Francën dhe Italinë.
Ndër emrat kryesorë që bie në sy është pjesëmarrja për herë të parë në kuqezinjtë e Arlind Ajetit si dhe mesfushorit të Tiranës, Erando Karabecit. Në portë nuk do të jetë Alban Hoxha, portieri i Partizanit, i cili ka disa probelme familjare, ndërsa në vend të tij do të jetë gardiani i portës bardheblu Stiv Frashëri. Sakaq, nga Superliga do të marrin pjesë 6 lojtare.
Lista e lojtarëve të përzgjedhur nga De Biazi eshte:
Emer Mbiemer Ekipi qe aktivizohet Pozicioni qe luan
Etrit Berisha Lacio Portier
Orges Shehi Skenderbeu Portier
Stivi Frasheri Tirana Portier
Debatik Curri Tirana Mbrojtes
Mergim Mavraj Keln Mbrojtes
Lorik Cana Lacio Mbrojtes
Elseid Hysaj Empoli Mbrojtes
Ansi Agolli Karabak Mbrojtes
Andi Lila PAS Janina Mbrojtes
Ermir Lenjani St. Gallen Mbrojtes
Arlind Ajeti Basel Mbrojtes
Taulant Xhaka Basel Mesfushor
Ergys Kace Paok Mesfushor
Amir Abrashi Grashoper Mesfushor
Burim Kukeli Zyrih Mesfushor
Emiljano Vila Partizani Mesfushor
Herolind Shala Odds Mesfushor
Odise Roshi FSV Frankfurt Mesfushor
Armando Vajushi Liteks Mesfushor
Ledian Memushaj Peskara Mesfushor
Valdet Rama Munchen 1860 Mesfushor
Ervin Bulku Tirana Mesfushor
Erando Karabeci Tirana Mesfushor
Sokol Cikalleshi RNK Split Sulmues
Bekim Balaj Slavia Prages Sulmues
Hamdi Salihi Hapoel Sulmues
Edmond Kapllani FSV Frankfurt Sulmues