Kur Enver Hoxha na paska qenë antifashist, pse nuk u arrestua edhe ai për në Ventotene, kur shume patriote te tjere u degdisen atje …?
Opinion nga Zyba HYSA/
Të kthehesh pas e të ecësh me mend nëpër rrugën e historisë, sipas historisë që na është mësuar nëpër shkolla, sigurisht që mbetesh pa mend, se nuk mund të konceptohen mendërisht ngjarje dhe data të ndërtuara në bazë skenareve politikë të mirëmenduara për t’ia rrëfyer një populli foshnjor, si gjyshet përrallat të vegjëlve për t’i vënë në gjumë.
Dhe nuk qe pak, për rreth 45 vjet dëgjuam përrallën e komunizmit që do na e sillte Partia e 41 –it , por ajo përrallë na vinte në gjumë e zgjoheshim me kazmën e lopatën në dorë dhe me trastën me bukë të misërt që se hanin as derrat.
Unë i bazohem parimit tim të së vërtetës: Për çështje kombëtare nuk ka parti polike, por ka patriotë që udhëheqin luftën për liri e pavarësi.
Sigurisht që populli ynë, më shumë se çdo popull në ballkan është ndeshur dhe përleshur dhëmb për dhëmb me pushtues barbarë dhe pushtues dhelpërakë. Pushtuesit barbarë kanë qenë sllavët dhe grekët, të cilët jo vetëm e kanë grabitur mizorisht popullin, por edhe kanë kryer vrasje masive për të shfarosur. Ndërsa pushtues dhelpërakë kanë qenë turqit, austriakët, italianët dhe gjermanët, të cilët me “dashamirësinë” e tyre, vendosnin pashallarë shqiptarë, bile deri dhe deputetë në parlamentin turk dhe më pas pushtuesit e radhës ngrinin dhe qeveri shqiptare që të nxirrnin gështenjat nga zjarri me dorën tonë.
Kohët kanë evoluar dhe armiqtë tanë kanë ndryshuar taktikat e tyre, por asnjëherë strategji: zhdukje të shqiptarëve dhe pushtim të trojeve me anë të popullimit me serbë dhe grekë nuk ka reshtur kurrë. Ajo vazhdon deri në ditët e sotme me një strategji në bashkëpunim të fshehtë të gjithë armiqtë tanë shekullorë, marrëveshje që ne i shohim dhe i ndjejmë vetëm kur na pritet një copë truall, kur na merret një pjesë det, kur bashkohet autostrada Durrës – Nish dhe maunet “kosovare” me mallra serbë hyjnë e dalin pa doganë, portet tona janë pushtuar nga anije të huaja dhe asnjë anije jonë nuk duket gjëkundi, kur tenderat i fitojnë firma greke, serbe, maqedone, italiane, si të mos kishte në Shqipëri njerëz që dinë të organizojnë e punojnë, kur nëpër dyqanet tona shiten fundërrinat e shteteve fqinje dhe prodhimet tona groposen, kur në pushtet vijënë e shkojnë mbështetës të armiqve tanë, kur nuk përkrahen njerëzit e ditur dhe të mençur, por vihen në poste drejtues njerëz pa nivel, që mund të manipullohen lehtë të punojnë kundër vendit të tyre pa e kuptuar se çfarë po bëjnë, apo njerëz pasardhës të antishqiptarizmës.
Po unë doja të thosha se si e shikoj sot PKSH?
Nuk e di nëse është e vërtetë që Enver Hoxha po rikthehet ne varrezat e dëshmorëve, bashke me disa shokë të tij, po nëse është e vërtetë, shqiptarët duhet të përgatiten sërish një katastrofe të radhës e dihet, përsëri jemi të humbur!
Luftrat heroike të popullit tonë janë udhëhequr historikisht nga patriotë të vërtetë, për të mos shkuar shumë larg, po përmend Luftën e Vlorës të vitit 1920, e cila bëri të mundur të mos coptohej edhe më kjo Shqipëri që kemi sot.
Më pas, sërish patriotët shqiptarë pa i dhënë vetes ngjyrime politike të kuqe apo të zeza, por në ngjyrat e flamurit kuq e zi filluan të organizojnë luftën për liri, se gjithmonë patriotët shqiptarë kishin për qëllim të vetëm mbrojtjen e atdheut të tyre, nuk prisnim të vinin misionarë të huaj për t’u drejtuar shtëpinë, kush u ndihmua nga të huajt vërtet bëri karrierë, por nuk ka mbrojtur interesat e popullit dhe të vendit tonë. Po të ecim më pas filluan të organizoheshin në rang kombëtar forcat patriotike për çlirimin e Shqipërisë, që nuk kishin emër politik dhe nuk ishte nevoja për emër, por për një qëllim.
Kjo vërehetohet qartë se Italia fashiste arrestoi dhe burgosi në Ventotene (nga fundi i vitit 1940)kokat e patriotizmit shqiptarë, në një kohë që zgjimi i popullit për t’u hedhur në luftë ishte kryer më së miri. Në këto situata, pak të çuditshme, por që na çojnë të besojmë për një strategji të përbashkët me Jugosllavinë, se Italia fashiste nuk arrestoi asnjë komunist, por u la shesh veprimi për të korrur punën dhe përpjekjen e patriotëve për ta hedhur popullin në luftë gjoja për liri dhe bashkim kombëtar.
Është për të theksuar, se përderisa Enver Hoxha na paska qenë antifashist, pse nuk u arrestua edhe ai për në Ventotene???
Për ta dëmtuar këtë lëvizje, Italia fashiste terhoqi dhe manipuloi duke u dhënë para disa personaliteteve në qeverinë “Shqiptare” të asaj kohe dhe ata që nuk mund të bëheshin vegël e pushtuesve i burgosi duke e lënë popullin pa mbështetje dhe udhëheqje. Pikërisht në këtë kohë përhapet komunizmi në Shqipëri, grupet komuniste, deri u krijua edhe PKSH në 8 nëntor 1941.
U krijuan të gjitha struklturat e partisë dhe të ushtrisë Nacionalclirimtare e në këtë kohë lirohen nga burgu patriotët e vërtetë të Ventotenes, të cilët përsëri dolën në ilegalitet.
Ishte e kuptueshme që populli u gënjye lehtas për të shkuar me partinë komuniste, edhe ata dolën me idenë e një lufte për liri dhe bashkim kombëtar, se në fillim nuk shpallën luftë të hapur nacionalistëve që kishin krijuar besim në popull.
Fytyra e vërtetë e të ashtuquajturit komunizëm, por në të vërtetë nën atë maskë fshihej serbizmi, doli, kur me ndihmen e misionarëve jugosllavë, u arrit prishja e Marrëveshjes së Mukjes dhe shpallja e vëllavrasjes…
Pasi mori pushtetin Partia Komuniste, filloi të spastronte radhët nga patriotët, të cilët nuk i duheshin më e në vazhdim ekzekutonte ata që e donin vendin dhe popullin. Vrau, burgosi dhe internoi gjithë patriotët shqiptarë, apo më mirë të them gjithë bijtë e familjeve fisnike dhe patriote ndër shekuj, vrau dhe persekutoi dhe mjaft nga radhët partizane e të Partisë Komuniste, por që kishin në shpirt çështjen shqiptare, ai vrau patriotët e çdo krahu.
Për të mos bërë shumë histori me data e me fakte, se kam shkruar shpesh, por nga çfarë kam lexuar dhe studiuar nga shkrime të ndryshme dhe dokumenta arkivore… Partia Komuniste Shqiptare, vetëm emrin kishte kështu, ajo ishte pjesë e Partisë Komuniste Jugosllave, krejtësisht antikombëtare. Ajo parti solli një shtet serb me qeveritarë shqiptarë, ku sapo diktohej ndonjë që ishte patriot, e shpallte tradhëtar dhe ekzekutohej. Kjo mbeti legale derisa u spastruan patriotët dhe siguruan këtë e më pas për farsë u prishën me jugosllavët, por marrdhëniet ekonomike nuk u prishën kurrë, se nuk ishte nevoja më për ideollogji, ajo e ngriti flamurin, tashmë shtetet e dy vendeve ishin vetëm për marrëdhënie ekonomike, për të cilën luftohet me pushkë e me ideollogji. Punonim, ndërtonim, fitonim me pikatore, se “ndërtonim komunizmin në rrethim” dhe “hidhnim valle në gojë të ujkut”, për këtë të dytën më se e vërtetë, po nuk hidhnim valle, por kafshoheshim nga dhëmbët e ujkut, të pa roba në trup, të pa ngopur një herë me bukë, të pa pushuar dhe një ditë djele, duke ndjerë kafshimet dhe duke hedhur fajin njëri – tetri e jo “ujkut” gojëmadh.
Krijimi i asaj partie solli dramën më të madhe të kombit tonë, dramë që pjell dramë pas drame për shqiptarët edhe në ditët e sotme.
Ne jemi një shtet i pavarur, po në të njëjtën kohë jemi të varur kokëposhtë nga padronët e politikanëve tanë. Jemi një vend i pavarur, por për fat të keq këtë pavarësi e paguajmë me një shfrytëzim të dyfishtë: nga krajlat tanë dhe nga të huajt.
Si përfundim, ne vetëm qeverinë e Ismail Qemalit kemi pasur shqiptare dhe të Fan Nolit, ndërsa, më vjen keq ta nxjerr nga goja këtë fjalë, por ne kurrë nuk kemi pasur qeveri për të parë zhvillimin e vendit në dobi të popullit. Qeveritë tona janë bandideske, terroriste, diktatoriale dhe shfrytëzuese deri në palcë të popullit.
Një grusht njerëz në mes të Europës, në shekullin XXI mendojnë për mbijetesë, ku shteti, pasues i diktaturës komuniste, as që e di e as do ta dijë, se sa shtetas ka dhe as që do të dije se ka punë dhe kur e nxjerr nga puna as do të dije se si do të ushqehet ky njeri, shkurt: ne jemi në dorë të armikut dhe në mëshirë të fatit.
Dhe populli “kënaqet” me lajmet bombastike për “forcën dhe vitalitetin e qeverive tona”, që kurrë nuk u morën seriozisht me zhvillimin e vendit, po me punësimin e mbështetësve të tyre, qofshin kriminelë, injorantë apo antikombëtarë, me lehtësimin e firmave të huaja duke e nxjerrë vendin në treg me ligjin “Shqipëria 1 euro” për shfrytëzim skllavi të popullit dhe ku ishim, asgjëkundi, ku do shkojmë , në rrjedhë lumi…
Eh, o popull sa më dhimses/ Kurrë nuk shkove atje ku nisesh/ Vetëm tradhtia s’të lë të ngjitesh/ E pse lufton, prapë gremisesh…
SHQIPËRIA DHE FQINJËT E SAJ
NGA BAHRI OMARI*/
Shtetet që ka Shqipëria reth e rotull, asnjë syresh nuk e ka të besës; që të gjithë shikojnë si e si të mahen duke ngrënë nga misht’ e Shqipërisë. Shqiptarët duhet të marin përpara sysh që do të hahen me gjithë fqinjët në Konferencën e Paqes. Se Sërbi nuk afrohet gjëkundi të heqë dorë nga Kosova, gjith’ ashtu dhe Mali i Zi nuk duket të heqë dorë nga Jakova. Po e keqja nuk është në kërkimet e paturpshme të këtyre, por është tek të mëdhenjtë që shikojnë t’u fërkojnë kokën për çdo që kërkojnë.
Aleatët e shikojnë me një sy tjatër Sërbin, të cilin e quajnë më besnikun e tyre. Sërbia sot ka fituar simpathinë më të madhe të Aleatëve, shtypi i të cilëve e përkrah gjer në pikën e fundit. Të mos gënjehemi dhe të pandehim se parimet për mprojtjen e kombësive të vogla do zbatohen pikërisht dhe për Shqipërinë.
Ta dimë sigur që interesat e Shqipërisë nuk kanë hyrë në një radhë me të së tjerëve. Fqinjët tanë shikohen me një sy më simpathik; me fjalë të tjera ne jemi të njerkës. Që t’i bëjmë Aleatët të na kujtojnë duhet diç t’u rëfejmë që t’u heqim vrejtjen. Fatkeqësia jonë na la pa Qeveri, pa mëmë, duhet si bonjakë t’i bëjmë gjithë punërat vetë. Po të vonojmë së pregatituri këto gjëra, ta dimë që jemi të humbur kurdoherë.
S’duhet të mallëngjehemi nga fjalët e bukura duke pandehur se do na i njohin të drejt pas parimeve që kanë dekllaruar. Parimet janë dekllaruar për të tjerët dhe jo për ne, të mos na gënjejë ajo mëndje.
Fqinjët dhe sidomos Sërbia është një rezik i math, se asnjë herë nuk është përfillur Kosova e mjerë, që iu dha peshqesh sërbëve. A ka zëmër shqiptari që të kujtojë Kosovën dhe të mos tronditet nga mjerimet e saj? Kosova ishte që e gjëmojti zën’ e kushtrimit për vetëqeverimin e Shqipërisë, ajo ishte e para që ngriti flamurin e kryengritjes dhe qëndroj e patundur përpara ushtërive turke.
Jo! Kosova është e Shqipërisë, për të cilën derdhi gjakun. Nuk do të ketë padrejtësi më të madhe se sa ndarja e Kosovës trime nga gjiri i mëmës së saj. Kosova është mëm’ e atyre luanëve që luftuan besnikërisht për Shqipërinë gjer në orët e fundit. Ajo Kosovë i ka ushqyer heronjtë shqiptarë Isa Buletinin me shokë. Po ajo Jakovë qe që u qëndroi gjyleve të anieve të luftës të Fuqive të Mëdha më 1878, kur Evropa kërkonte t’ia falte Malit të Zi në Konferencën e Berlinit. Nuk ishte Gusina, një cop’ e vogël e Jakovës, ajo që nuk e peshoj një vendim aqe të padrejtë të Evropës, nuk ishin një grusht trima të çquar me kryesin’ e Ali Gusinës ata që i vunë kraharorin lakmimit të knazit?
Mirëpo Evropa e pamëshirëshme nuk i mori nër sy dhe ia fali të gjitha fqinjëve tanë. Ne, pra, në kemi atë më të pakën mëshirë për vëllezërit tanë, le të përpiqemi me çdo farë mënyrë për të kërkuar të drejtat që kemi në ato vise.
* Bahri Omari, kunati i Enver Hoxhes, e drejtoi Gazeten Dielli qe nga viti 1914.Editoriali eshte marre nga Marrë nga libri në proces botimi: Bahri Omari – jeta dhe veprimtaria.)Editorialë nga gazeta DIELLI.Ky Editorial eshte botuar ne DIELLI ne -24 shtator 1917.
,
Albania’s Finest Hour
Ms. Francine Kiefers/
Editor of Op-Ed Page of The Christian Science Monitor/
By SAMI REPISHTI*/
Ridgefield, CT./
-On October 8,in Berlin, capital of Germany, an elementary school located in the district of Friedrichheim-Kreuzberg, was given the name of Refik Veseli (1926-2002) of Kruje, Albania. The late Mr. Veseli was a professional photographer who saved two Jewish families from Nazi persecution during the World War II. His name is inscribed in the Yad Vashim Museum, Jerusalem, as “a Righteous among the Nations”, in a growing list of many Albanians honored for similar actions.
The late Mr. Veseli learned the art of photography from his Jewish “master” before the Nazi occupation of Albania (September,1943). At the risk of his and his family’s lives, he protected his benefactor’s Jewish family hiding them in the attic of his house, with the full approval of his large family, until the liberation of Albania, November 28, 1944. “There are no ‘foreigners’ in Albania, only guests. Our moral code, as Albanians, requires that we be hospitable to guests, in our homes and in our country”, he was quoted to have said.
The little known fact of Jewish people rescued by Albanians during World War II is now becoming public, mostly by those who were saved and their descendants.
The first publication by Harvey Sarner, Rescue in Albania (1997), has the subtitle “One hundred percent of Jews in Albania rescued from Holocaust”. Sarner wrote: “Even before World War II started, Albania was a haven for Jews escaping from the Nazis…”. Albanian Jews, as well as escaping foreign Jews, seeking refuge in Albania were protected and saved by both Albanian Moslems and Christians. It was a great example of humanity and religious tolerance, little known to the outside world due to the self-isolation policies imposed on that country by the Communist regime (1944-1991).
A formal recognition of this courageous deed was made with a statement by the Israeli President Ezer Weizman: “The Israeli people will never forget that during the difficult years of World War II, they found in the Albanian people protection and genuine hospitality”. In 1992, the first Israeli diplomat to visit Albania, Leon Taman, greeting the participants at the opening ceremony of the Albania-Israeli Friendship Association declared:” …The humanism displayed by your people is unparalleled.
While in Europe, six million of my Jewish countrymen were exterminated, in the poverty-stricken and suffering Albania not one of them was handed to the Germans.
This is genuine humanity and the world should know about it”.
Presently, numerous reliable sources have reached the conclusion that there was no victimization of Jews in Albania, there was no expulsion of Jews from Albania; and there was no cooperation with the Nazis in Albania on the “Final Solution”. As a result, Albania was the only occupied country in Europe to have a larger Jewish population after the Second World War than before. This is even more impressive
considering that Albania is a Balkan country, and that the neighboring Nedic Serbia declared, in Summer of 1942, to have completed the cleansing of that country from the Jews; and Greece, had rounded up and delivered to the Nazis most of the 75.000 strong Jewish community of Salonika. Many of those from Salonika and Ioannina, who escaped capture, found refuge and were saved in Albania.
The most commonly used explanation for this phenomenon is the Albanian traditional “Besa” (the promise, the pledge), considered by them as a matter of national pride and a social value which stands above wealth, prudence, or knowledge. It’s a voluntary commitment to keep the given promise without any reservation. The breaking of “Besa” is an individual as well as a collective dishonoring of self, family , and even “the tribe”- the extended patriarchal family. It is an irreversible downfall, and the culprit is often punished by his or her own people, a concept of shame that derives from a break of the custom-based law.
Hospitality of the “stranger in need” (in Albanian “mik” -guest) is a traditional virtue, and is perceived as being one step higher than “aid” or “assistance”, as it involves a freely accepted sacrifice. The surviving leader of the Albanian Jewish community, Joseph Jakoel, wrote:” Not only the doors did not remain closed to those who knocked, but we have many examples indicating that local people tried to find
those ‘fugitives’ and shelter them to save their lives”. (Recently, a film on “Besa”, an Albanian-Israeli cooperation, was shown in the theaters of New York City)
The protection of Jews by Albanians was unique, “sui generis”, but not an isolated act. A similar hospitality was also displayed by Albanians in the days of World War II towards the Greek refugees caused by the Italian-Greek conflict in 1940-41, the prisoners of the defeated Yugoslav Army in April 1941, the Italian soldiers who escaped German captivity in 1943-44, and more recently, the sheltering of the Kosovar refugees escaping Serbian “ethnic cleansing” of Kosovo, in 1998-99.
There was no history of anti-Semitism in Albania; no teaching of contempt, no blood libel cases, no Christ-killer identification, no pogroms, and no distribution of the Protocols of the Elderly of Zion, or any similar venomous phenomena of anti-Semitism. “ There is no trace of any discrimination against Jews in Albania because Albania happens to be one of the rare countries in Europe where religious prejudice
and hatred do not exist”, wrote the Jewish scholar Stephen Schwartz. He added:” The remarkable spirit of tolerance that has been the hallmark of the interfaith relations in Albania, has played a major role in the treatment and the position of the Jewry in Albania”.
A similar judgment was passed recently by Pope Francis, during his September visit to Albania. He brought to the world’s attention the warmth and the spontaneous atmosphere of the reception by a majority Moslem population that surprised the Pontiff., as he was welcomed with a sense of gratitude for his visit to Albania, his first in a European country. Before him, Pope Paul VI and especially
Pope John Paul II had stressed the strength of religious tolerance in Albania.
Speaking from Seoul, Korea, Pope Francis called on other nations to follow the
example of Albania, when the told the press:” I am going to Albania, …. because they have displayed a sense of maturity to have a government – and, let’s not forget, we are in the Balkans!- of national unity, Moslems, Eastern Orthodox, and Catholics, and they have set an Inter-religious Council which greatly assists the process, a well-balanced one. This is good, and harmonious. The Pope’s presence aims at declaring for all that for peoples of the world it is possible to work together. I felt the need to help this noble population…..”.
The well-informed Pontiff was aware of the statements made by his predecessors.
On April 28, 1968, Pope Paul VI praised the spirit of friendship and co-operation among the Albanians, saying: ”….You have made yourselves the forerunners of modern ecumenism!” Twenty-five years later, on April 25, 1993, visiting a liberated Albania in his effort to reconstruct the heavily persecuted Roman Catholic Church for 45 years by the Communist dictatorship, Pope John Paul II, greeted the grateful
masses of believers:”…My visit (to your country) hopes to be an encouragement to pursue the respect for all, and to continue on your well-known journey of peaceful co-existence, open cooperation, and understanding among the various ethnic, cultural and spiritual elements of your society”.
It is not by chance that the national hero of the predominantly Moslem Albanian population is George Kastrioti, known as Skenderbeu, a Catholic knight, defender of Christianity against the advancing armies of the Ottoman Empire in Europe. Today, the most revered person among the Albanians is the Catholic nun, a sister of charity, Mother Theresa of Calcutta. Even here, in New York City, on November 2, 1997,
during a Solemn Mass in her honor, held at the Saint Patrick Cathedral, one of the main speakers was an Albanian Moslem Imam, praising a Catholic nun, to the surprise of several hundred worshippers looking on in disbelief.
A unique phenomenon in our troubled world! A splendid example of peaceful co-existence and religious tolerance. And, as Pope Francis put it: ”…do not forget that we are in the Balkans”, not far from Srebrenica, a tomb of Western civilization’s values.( November 6, 2014)
Sami Repishti , Ph.D. (French:1977) The Graduate Center of C.U.N.Y. is a retired educator. He is the author of several books, mostly on Albanian subjects and human rights. More recently, he wrote an Essay : ”Jews in Albania- A Story of Survival” published in “The Holocaust: Documents and Essays”, Ed. R.L,Braham (Rosenthal Institute for Holocaust Studies: C.U.P, 2009).
Presently, he and his family live in Ridgefield, CT
33 mijë votues në Connecticut shpallin Pizzën e pronarit Shqiptar më e mira e vitit 2014
* “New York Family Pizza”, pronë e nënkryetarit të VATRËS, z. Agim REXHAJ,shpallet më e mira për këtë vit!/
*Në listën e përvitëshme të votueseve të Radio Q105 – të Pizza – Restoranteve -Pizza – lokali i shqiptarit Agim Rexhaj,zv/Kryetar i Federates Pansqiptare te Amerikes VATRA, votohet si restoranti më i mirë me 33 mijë votues/
Nga Beqir SINA – Groton Connecticut/
GROTON CONECTICUT : Radio Q-105 është një radio mjaft e dëgjuar në qytetin Groton- New London dhe në Connecticut (Konektikët) – e cila e ka shpallur Pizza – Restorantin e shqiptarit” New York Family Pizza”, si pizzerinë më të votuar dhe më të mirë në South-Easter-Connecticut (Konektikët Jug Lindor) nga dëgjuesit e radios numër 1 në Konektikët me motivacionin :”New York family Pizza” voted Best Pizza South-Easter Connecticut by Q105 listeners”
Restoranti i shqiptarit “New York Family Pizza”, i cili gjendet në qendrën tregëtare në qytetin Groton – me pronarë shqiptarin nga Peja zotin Agim Rexhaj është një biznes i njohur në këtë zonë qe 25 vite, i cili këtë vit është tërsisht i rinovuar dhe i ndërtuar në stlin europian të lokaleve, të gastronomisë, nga firma e ndërtimeve LT Construction me pronar Eltion Seferin.
Kjo Pizzeri u votua si më e mira e vitit 2014 – për përgatitjen e pizzës dhe shijen e saj nga 33 mijë dëgjues, tha javën e kaluar Radio-Q105, në një emison special drejtëpërsëdrejti – realizuar për 2 orë nga lokali “New York Family Pizza” ku reporterët e radios Q-105 me këtë rast shpërndan me dhjetra dhurata falas për klientët që hynin në Pizzeri.
Lokali që ka bërë emër të mirë në fushën e biznesit të suksesshëm shqiptarë në Amerikë, menaxhohet nga dy djemtë e zotit Rexhaj – Labinoti dhe Pajtimi (Lot dhe Timmy Rexhaj), të cilët me sjelljen dhe shërbimin e tyre shëmbullor – kane bëre atë që Restoranti “New York Family Pizza”, të shpallet më i votuari në pjesën Jug Lindore të Konektikët – nga 33 mijë preferues të picës.
Pizza e “New York Family Pizza”, tha të ejten Radio Q105 – është e përgatitur nga picemen të talentuar me shije të veçantë, ajo dallohet për nga cilësia dhe niveli i lartë i shërbimit – pastërtia e lokalit dhe estetika – të cilat kan bërë atë që ky lokal të jetë për vitin 2014 Pizza–Restoranti më i mirë, për gjithë zonën Juglindore të shetit federal – Konektikët. “Kostumerët e saj udhëtojnë me kilometra – për të ardhur dhe shijuar pizzën thotë Lot Rexhaj duke shtuar se dhe kërkesat e klientëve të saj – janë të shumta për hapjen e lokaleve të reja”.
Lot Rexhaj – menaxheri i suksesshëm i kësaj pizzerie, i tha Radio Q105 se ” Natyrishtë, që jam shumë i kënaqur për këtë vlerësim nga 33 mijë dëgjues të radios tuaj , por, shtoi ai do të theksoja se esenca e asaj që ne përpiqemi të bëjmë, në këtë pizza restorant, është se duam t’i japim klientëve një sens vendi dhe shije të veçantë, të ushqimit tonë, për të lënë çdo klientë sa më të kënaqur – dhe që të vijnë përsëri”, tha ai–
Ndërsa, vëllai i tij Timmy Rexhaj që punon mbi 70 orë në javë, tha për Radion Q105, drejtpërsëdrejti tha:” Së pari dhe më unë do të doja të shpreh mirënjohjen time për të gjithë klientët, të cilët votuan për Pizza e “New York Family Pizza”. Ne së bashku – natyrisht kemi pasur një kënaqësi absolute për të shërbyer njerëzit e Groton për 25 vjet ‘ tha ai.
Në këtë Restorant Pizzeri thotë pronari i saj – vlen të theksohet edhe puna shumevjeçare dhe profesionale e Pizzamenit Fatos Hetemaj – i cili është një i afërt me familjen Rexhaj.
Pronari i saj zoti Rexhaj për këtë sukses të arritur në Pizzeri-Restorant si piceria më e mirë e pjesës Juglindore të Konektikët, tha me këtë rast ai e vlerëson lartë kontributin dhe përkrahjen e parezerve të bashkëshortes së vet Dr.Laura Rexhaj.
Agim Rexhaj – aktualisht, është Nënkryetar i Federates Panshqiptare te Amerikes-VATRA dhe ka qenë për shume vite kryetar i LDK-së dega e saj në SHBA, atdhetar dhe demokrat i flakët, i cili ka një kontribut të madh në komunitet.
CESHTJET E ARSIMIT TË LARTË SHQIPTAR NË NJË LIBËR TË HAPUR TË PROF. TONIN GJURAJ
1. “Ide të sistemuara për universitetin privat dhe publik” i prof. dr. Tonin Gjuraj është një libër idesh për të cilin kanë nevojë të ditës të gjitha nivelet e shoqërisë shqiptare: drejtuesit e arsimit pan-shqiptar, stafet akademike e studentët (para)universitarë; politikbërësit e shtetit e të kombit; shoqëria civile; ata që kanë një diplomë meritore të shkollës së lartë apo duan të rrisin breza të genit të vet deri me tituj e grada shkencore.
Pse e themi këtë?
Në kushtet e sotme të një shoqërie të hapur e promovuese idesh’, ky libër i prof. dr. Tonin Gjuraj vjen në kohën e duhur, pasi në një mënyrë apo tjetër, gjithë shoqëria shqiptare tashma është përfshirë në një realitet socio-politik, herë hamendësues, herë refuzues, herë dyshues për një nga gjërat më strategjike të një vendi, siç është arsimi i lartë.
I menduar mirë, selektiv në komunikimin me lexuesin e tij e nivelin universitar, prof. dr. Tonin Gjuraj në faqet e këtij libri ka ide të qarta për të sotmen dhe të ardhmen e arsimit universitar në Shqipëri në një mënyrë të integruar. Ai konfirmon qartazi debatin për njërën nga sfidat më thelbësore dhe më strategjike për Shqipërinë pas viteve 90-të, që ka të bëjë me arsimin, veçmas universitetet dhe arsimin e lartë. Në këtë kontekst të gjerë dhe debat gjithënivelësh të vendit, mësuesia, rinia shkollore, trupat pedagogjike, trupat akademike dhe institucionet, qartësimi dhe sistemimi i ideve merr një rëndësi të madhe. Është njësoj si strategjia për të fituar një betejë.
Prof. dr. Tonin Gjuraj, personalitet i botës akademike panshqiptare, tek ky libër ka sjellë një “relacion” të qartë për çështjet dhe strategjitë e kaluara e afërt dhe e ardhmja, prirjet dhe nevojat, pengesat dhe zhvillimet universitare shqiptare. Autori ka një këndvështrim të gjerë, pasi ai njeh mirë aktualitetin dhe përvojën shqiptare, tregun e punës dhe trendin e zhvillimit, percepton drejt kahet dhe nevojat e zhvillimit, njeh mirë traditën, reformat dhe aktualitetin nëpër të cilin ka kaluar dhe gjenden universitetet më të mira të botës.
Sigurisht prof. dr. Tonin Gjuraj, rektor i Universitetit Europian të Tiranës (UET), jep shembullin e mirë se si njerëzit me kontribute e ide të qarta, me nevojën e parashikimit dhe për të ardhmen, duhet t’i kontribuojnë një momenti të tillë, pasi sfida universitare në veçanti, kërkon të ketë një gjithpërfshirje përtej gardheve politike dhe ato të interesave të vogla.
Gati në gjithë interpretimet që prof. dr. Tonin Gjuraj i ka sistemuar në dhjetë çështje të rëndësishme të këtij libri ka një vëmendje të zgjuar të tij. Ai sensibilizon me argument se zhvillimi social-ekonomik i Shqipërisë dhe i çdo vendi qoftë, kërkon dhe një nivel po të tillë dhe në universitetet dhe shkollat larta. Realisht ky është thelbi i zhvillimit të një shoqërie dhe të një vendi. Përvoja perëndimore është një argument i pakundërshtueshëm për çështje të tilla. Shqipëria në “udhëtimin” e vështirë dhe dramatik të tranzicionit jo të zakonshëm të saj, më së pari është përballur dhe vazhdon të përballet me dis’harmoninë e niveleve universitare dhe nevojës për të krijuar dhe përballuar bashkëkohësinë, jo vetëm në mjedisin, tregjet, ekonominë dhe konkurencën e brendshme, por dhe në mjedise të hapura ndërkombëtare dhe konkurrencës globale. Gjithë kësaj tabloje aktive, i shtohen çështjet dhe nevojat kulturologjike, të cilat janë pjesë e rëndësishme e “aksionit” modernizues dhe bashkëkohorë.
Ky libër i prof. dr. Tonin Gjuraj, i shkruar mjeshtërisht me një gjuhë komunikuese të admirueshme, në thelbin e vet bën aktiv çdo lexues për t’i kuptuar qartë dhe për të reaguar për jo pak çështje, që kanë të bëjnë me arsimin e lartë. Mbi të gjitha zgjon interesim bashkëkohor të madh e të lartë disaplanësh, pasi në trajtesat e tij në cdo faqe e kapitull informon realisht e shumanshmërisht tue ba sintezë e prognozë, tue sjell shembuj e fakte; shtron drejtësisht ide të hapura, të sinqerta, me vlerë e visare; ndez debate për cështje aktuale dhe strategjike të arsimit të lartë si bashkëpunimin e ngushtë mes arsimit universitarë me trendin e zhvillimit të vendit, modeli anglo-sakson për arsimin e lartë shqiptar, liria akademike, etj.
2.E drejta për t’u arsimuar, ka qenë një nga kërkesat dhe sakrificat kapitale, që në krye të herës, kur u bë i njohur dokumenti më i rëndësishëm i shoqërisë njerëzore, ai për të Drejtat e Njeriut. Madje, pavarësisht mënyrës së paraqitjes dhe universalizimit të saj, ajo ka qenë bashkudhëtare e nevojës që njeriu ka pasur për lirinë, sepse në një lloj kuptimi ato plotësojnë njëra-tjetrën. Eseja ma e parë e librit të prof. dr. Tonin Gjuraj, ajo me titull: “Keqkuptime për arsimin e lartë në Shqipëri” (f. 15- 20), “replikon” një çështje fondamentale: mbi të drejtën për t’u arsimuar në universitet dhe në shkollat e tjera të larta të vendit. Modeli anglo-sakson, sipas autorit, si në Shqipërinë Londineze dhe përgjithësisht në vendet e tjera të zhvilluara të Europës dhe botës, i ka dhënë të drejtë këtij shqetësimi aktual ndërplanetar, i cili vazhdon të jetë fort prezent në Shqipërinë tonë, pavarësisht dukjes iluzive, propagandës politike, e cila në Shqipëri është me shumicë. Shkollimi, veçmas ai universitar, ka një marrëdhënie të madhe e dominuese me zhvillimin e shoqërisë, nëpër të gjitha stadet që ajo fiton kohëpaskohe.
Prof. dr. Tonin Gjuraj flet me shpirt shembëlltar e kompetencë realiste për një model anglo-sakson në ngritjen e nxënien e dijeve në sistemin universitar shqiptar publik e privat (kap. i dytë, f. 21-28), pasi ka përvojën e tij të vyer përgjatë kualifikimeve akademike si ato postdoktorale dhe kërkimi në St’Anthony’s College në Universitetin e Oxfordit në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, kurse kualifikimi në Universitetin Seattle në Uashington – SHBA, në kohën e kryerjes së detyrës ambasador i Shqipërisë në Izrael (2007-’09), etj. Tonin Gjuraj është një anglo-sakson i shquar i kohës shqiptare, i botës akademike, i të ardhmes. Ai është një zë që duhet dëgjuar nga të tjerët për gjithato që flet në kit’ libër pasi ka dhe një përvojë tjetër të dytë, të madhe, të cmuar, në rritje, si rektor ndërvite i Universitetit Europian të Tiranës (UET), i këtij institucioni me plot lartime e rrezatime përditësore, me risi e përvojë rrënjase, të kultivuar, konsoliduar, i certifikuar dhe ndërkombëtarisht si një institucion arsimor privat model në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Prof. dr. Tonin Gjuraj përmes një gjuhe bindëse, të aftë për të depërtuar në çështjet thelbësore me të cilat lidhet arsimi dhe zhvillimi demokratik i vendit, nivelet dhe premisat e zhvillimit, polemizon, shpjegon, interpreton, sjell referencë për nevojën e arsimimit universitarë, qartësisht duke “modeluar” dhe të drejtën për t’u arsimuar. Në Shqipëri, si e fokuson e spektron ky libër studimor, pavarësisht hapësirës së krijuar, vërehet një lloj zgjatimi, që lidhet me psikologjinë dogamtiste dhe totalitare të sistemit totalitarë, e cila shfaqet në “tautologji” të ndryshme, “hë mo se të gjithë u bënë arsimtarë”, “të gjithë u bënë ekonomistë”, “të gjithë u bënë juristë”, “s’mbeti kush të punojë në prodhim” etj lloje të kësaj “ideologjie” të prapambetur nga njëra anë, por e hidhur dhe kamufluese nga ana tjetër. Politika brenda vetëvetes ka mjaft “refrene” të tilla, cka nuk ka ndonjë pengesë për ta kuptuar. Kjo frymë lidhet me psikologjinë diferencuese të shtresave të popullsisë, të zonave urbane me ato rurale dhe kjo është absolutisht e kuptueshme. Sigurisht, në këtë “merak” të ditës shihet dukshëm një paaftësi për të kuptuar raportet dhe kushtëzimin që arsimimi masiv (i çdo niveli qoftë) ka me ritmin e zhvillimit. Kjo përbën një detyrë jo të lehtë për njerëzit e ditur, profesorët, akademikët, mësuesit dhe të tjerët që t’i afrojnë shoqërisë dije dhe argumente, sepse astenjëherë shoqëria nuk tejngopet me njerëz që mbarojnë shkollat e larta apo universitetet.
Prof. dr. Tonin Gjuraj e përvijon këtë debat, duke i afruar lexuesit një analizë të imët dhe analitike, referenciale, lehtësisht të kuptueshme, pasi gjëja më e lehtë në një rast të tillë është fakti. Fakti kuptohet nga të gjithë nivelet e shoqërisë. Autori shenjon:-“Megjithatë, vendet e Ballkanit, edhe pas hapjes së universiteteve private, vazhdojnë të kenë një përqindje më të ulët të numrit të studentëve në krahasim me vendet perëndimore. Shqipëria ka një numër edhe më të vogël, madje edhe në raport me vendet e rajonit. Për shembull, në 100 amerikanë, të paktën 42 prej tyre kanë një diplomë të shkollës së lartë, për 100 europianë, përafërsisht 32- 36 kanë një diplomë të tillë; kurse në Shqipëri më pak se 10 veta, ose 9 %, nga 100 njerëz, kanë diplomë universitare…” (fq. 17)
Tabloja është e qartë dhe leximi i saj është i rëndësishëm për të kuptuar jo vetëm atë që kërkon të thotë autori, por si është në të vërtetë realiteti në Shqipëri. Në një kontekst të gjerë, brenda kësaj statistike, pa asnjë lloj komenti, arrihet të kuptohet sa politikë agresive kërkohet për t’iu afruar sadopak vendeve të zhvilluara anglo-saksone, por dhe sa e nevojshme është të kuptohet drejt dhe të zbutet hendeku i thellë i të drejtës për tu shkolluar. Shkollimi e emancipon shoqërinë, ndërsa trendi i zhvillimit është më i lirshëm për të përparuar në të gjithë drejtimet.
3.Ese e pestë: “Pse universiteti privat është efikas në projektet kërkimore?”(f. 45-52) në të vërtetë ka diçka që duhet kuptuar përtej kësaj pyetjeje. Shoqëria e lirë dhe mundësia për të shkuar pa shumë pengesa në vendet e zhvilluara, i ka dhënë të drejtë dhe njeriut të thjeshtë, i cili nuk arrin ta kapërcej abstragimin e librave ekonomik, kulturologjik dhe të llojeve të tjera, se shoqëria e zhvilluar, vendet e zhvilluara si ato anglo-saksone ma së pari janë me nivele të larta të shkollimit maksimalisht të qytetarëve të vet. Pra, nuk ka vende të zhvilluar pa arsimim universitar të zhvilluar dhe të lirë për të gjithë qytetarët e vet. Kjo nënkupton mundësinë për të gjithë.
Pa dyshuar aspak në harmoninë dhe raportin fondamental, që zhvillimi, prodhimi intensiv, teknologjia, bashkëpunimi, të punuarit në grup, konkurrenca si nevojë e progresit dhe arsimimi i mirë, liria në ambientet universitare dhe akademike, mbetet një provë e rëndësishme e vektorit të progresit në universitetet e vendit.
A janë të gatshëm për ta kuptuar mirë, për ta mbështetur arsimin e lartë në këtë marrëdhënie, – kjo është një çështje tjetër.
Diferencat dhe opinionet në një masë të konsiderueshme të shqiptarëve në dallimin “universitet publik” dhe “universitet privat” janë të dukshme. Në këto diferenca ka gjithmonë dhe një lloj kundërvënie, e cila reflekton një frymë pupuliste, se një universitet i mirë kërkon kohë të ngrihet për një arsye apo tjetër. Në librin “Ide të sistemuara…” të Prof. dr. Tonin Gjuraj ka një interpretim konciz dhe të mundshëm për ta kuptuar mirë një çështje të tillë. Autori sjell një vështrim klasifikues të universiteteve më të mira në botë, të cilët janë të tillë për shkakun se sa ato i shërbejnë shoqërisë, sa janë të lidhur me trendin e zhvillimit, sa i shërbejnë tregut të punës (i cili më së shumti është privat), sa strategjik janë për zhvillimet e të ardhmes, sa i shërbejnë shkencës dhe niveleve akademike dhe ajo më e rëndësishmja, sa profesionistë nxjerrin nga auditorët e tyre. “Për shembull, për vitin 2011 (sipas Renditjeve të njohura të Times dhe Shangai-t), nga 50 universitetet më të mira të botës, 45 prej tyre kanë formën e pronësisë publike në kuptimin anglo sakson ose pronë private dhe vetëm 5 prej tyre janë shtetërorë…” (f. 23).
Prof. dr. Tonin Gjuraj sjell një sërë faktorësh dhe arsyesh pse ndodh kjo në botën e zhvilluar. Një ndër arsyet kryesore lidhet me trendin e zhvillimit dhe progresin e shpejtë teknologjik dhe inteligjent nëpër të cilin po kalon shoqëria njerëzore. Konkurrenca në të gjithë hapësirën globale, veçmas në gjigandët teknologjik dhe në gjetjen e burimeve elitare të prodhimit, ka shtruar nevojën për të iu përgjigjur kësaj konkurrence, pra ashtu siç ndodh veçmas sistemi i arsimit të lartë anglez, në përgatitjen e specializuar. Kjo do të thotë që arsimi i lartë të ketë aftësinë të nxjerrë profesionistë bashkëkohorë.
Arsimi privat, më së shumti ndryshe atij shtetëror, ka mundësinë të jetë më afër tregjeve të hapura dhe konkurrencës në të gjithë limitet e saja për një arsye të thjeshtë, se ai është më stimulues, ka më pak burokracira, është konkurrent në vetvete, d.m.th studentët stimulohen me bursa dhe mundësi të tjera për aftësitë e tyre dhe praktika e të qenët të barabartë, ka të bëjë me aftësitë e secilit. Prof. dr. rektorant, Tonin Gjuraj, kumton: ”Një nga vlerat themelore të demokracisë është barazia në kuptimin që garantohen shanset e barabarta, të mos imponohet barazia kushteve dhe e të ardhurave, gjë që ka qenë qëllim i regjimeve komuniste dhe i shumë komuniteteve ekstreme egalitariane…” (f. 27)
Në këtë kuptim universitetet private e sigurojnë realisht lirinë dhe barazinë e studentëve sipas aftësive të tyre, madje ata i stimulojnë aftësitë me shërbime në mundësi për të vazhduar rrugën universitare në nivele të larta dhe në shpërblim financiarë me bursa sipas rezultateve. Këtë praktikë e kanë disa universitete private në Shqipëri. Ndër ta cekim për mirë dhe Universitetin Europian të Tiranës.
Një meritë tjetër e autorit, prof. dr. Tonin Gjuraj: ndonëse libri është botim i “UET Press” dhe ai veprimtaron e kontributon si rektor i UET, kurrkund nuk e merr për referencë as me fjalë apo shifra Universitetin Europian të Tiranës. Mirë ia ban, se përndryshe do ia ngushtonte disi frymëmarrjen, krahët, udhën studimit të tij të natyrës akademike. Po dicka dihet, ndjehet, lexohet mes rradhëve, kuptohet se përvoja e madhe e UET në studimet universitare e pasuniversitare për Bachelor, për Mastër Profesional e Shkencor, për Doktoraturë, si dhe përvoja e Tonin Gjurajt si rektor i UET, gjendet pa fjalë – si shembëllim nga e para tek e fundit faqe e librit të tij tejet të vecantë.
4.Arsimi i lartë dhe universitar merr një rëndësi të caktuar jo vetëm pse ai sjell elitat, profesionet, ndërton dhe zbaton projektet strategjike të zhvillimit, jo vetëm se ai ka një akumulacion të madh dijesh që i shpërndan ato nëpër të gjithë gjeneratat, por dhe për sigurimin e të ardhmes, d.m.th. është gjeneratori që prodhon dije. Kjo duket thuktë në të dhjetë kapitujt boshtor të librit të prof. dr. Tonin Gjuraj. Kjo e përshkon krejt kit’ libër me mjaft peshë për tematikën, trajtesat, shembëllimet, idetë, vizionet e tij.
Historia e zhvillimit dhe progresit të dijeve në shoqërinë njerëzore, lidhet ngushtësisht me historitë universitare dhe progresin e tyre përmes trupave dhe individëve të vet. Pra, kërkimi shkencor merr një rëndësi të madhe, jo vetëm në memorien e një institucioni dijesh por dhe në kërkesën e zhvillimit dhe të konkurrencës. Natyrisht kjo lidhet me çështjet e barazisë dhe të drejtën për t’i bërë të dobishme dhe në shërbim aftësitë e çdo individi.
Një tregues fondamental, jo vetëm në botën anglo-saksone, por në të gjithë botën planetare është fakti se kërkimi shkencor vlerësohet parësisht. Prof. dr. Tonin Gjuraj në kit’ libër jo voluminoz po me mjaft peshë teme e trajtese analizë e vizion për aktualitetin e ardhmërinë shqiptare, argumenton se njëra prej arsyeve është ruajtja e nivelit universitar në cilësinë e punës shkencore, duke mbajtur një raport të hapur dhe aktiv me prurjet e reja dhe të qënit aktiv në zhvillimet shkencore. Ditë pas dite dhe herë pas here, shoqëria njerëzore njoftohet se në x universitet të botës, kryesisht ato amerikan, anglez apo gjerman, është zbuluar x sëmundje apo është shpikur x teknologji. Ky është një fakt i rëndësishëm për të kuptuar se universitetet janë gjeneratorë dijesh dhe qendra të zbulimit shkencor. Çështje të tilla praktikohen për të gjithë fushat e veprimtarisë njerëzore që nga prodhimi bujqësorë, industria, arsimi, kultura, fushat e veprimtarisë, psikologjia etj.
Universitetet prestigjioze në botë, sidomos ato anglo-saksone, thekson autori rektorant, Tonin Gjuraj, kanë një praktikë të suksesshme lidhur me kërkimin shkencor dhe hierarkinë akademike, e cila është shumë e rëndësishme në jetën dhe veprimtarinë e një universiteti apo arsimi të lartë. Aplikimi i konkurrencës, i projekteve ambicioze dhe të mirëmenduara, është real në ambiente universitare të hapura me diversitet mendimesh dhe argumentesh. Lidhur me një çështje të tillë universitetet private marrin një rëndësi të madhe, pasi ato aplikojnë bursa dhe donacione. Në një universitet privat, për shkakun e organizimit specifik të tij, sinjalet që vijnë nga terreni shkojnë më shpejt në rregullatorin e strategjive të zhvillimit dhe me tregun, pra ai nuk ka qëllim parësor të orientojë tregun, por ai i vjen në ndihmë atij.
Prof. dr. Tonin Gjuraj kumton: “Pjesëmarrja në projekte studimore nuk është thjeshtë angazhim apo përfshirje e stafit në një detyrë të caktuar, por një lidhje e afërt me shoqërinë, me jetën reale, me tregun e punës, ku përtej rutinës së përditshme të mësimdhënies, me anë të shembujve dhe rasteve studimore, përmirësohet më tej programi i lëndës dhe përditësohet me shembuj konkretë, duke kontribuar kështu në rritjen e të ardhurave të universiteteve dhe në përmirësimin e cilësisë së procesit mësimorë. Nëpërmjet projekteve studimore konstatohet se çfarë teorie apo aspekti teorik ka vështirësi në aplikim, apo nuk mund të aplikohet aspak në jetën e përditshme, ose çfarë është më shumë praktike, që është e dobishme për të pasuruar programe specifike, me profilet dhe nënprofilet përkatëse.” (f. 52) Pasazhi duket se e cek me rranjë e degë, me realizëm e me inteligjencë, raportin që universiteti, kërkimi shkencor në këto universitete ka me shoqërinë, prodhimin, përditësimin dhe larminë që ai afron për kërkimin shkencor. Në këtë mekanizëm dhe marrëdhënie që krijohet në mjediset e hapura universitare dhe të stimuluara për një punë të tillë, rëndësi të madhe merr aftësia për të kuptuar zhvillimin dhe liria për t’i aplikuar këto kërkime. Zakonisht universitetet private, pavarësisht traditës në krijim janë më “elegant” dhe më praktik në afrimin e profesionistit tek tregu dhe prodhimi. Në një mënyrë apo tjetër kjo ka të bëjë me një trend në kërkimet shkencore, si liri dhe gjenerator dijesh.
Libri i hapur dhe tejet i dobishëm për debatin mbi universitetet dhe arsimin e lartë “Ide të sistemuara për universitetin privat dhe publik”, i prof. dr. Tonin Gjuraj, personalitet i botës akademike, rektor i UET, ish-ambasador në Izrael, me kualifikime në Amerikë, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Itali, Norvegji, Holandë, Hungari, Poloni, etj. me plot eksperienca pune dhe në agjensitë (ndër)kombëtare, sigurisht ka sjell e përcjell në dhjetë esse-të të ndara në dhjetë kapituj dhe shumë ide të tjera të shtruara me një guxim intelektual brilant, të hapur dhe komunikues, i cili kësisoj i bën pjesë të gjitha nivelet e shoqërisë, pasi ai është i qartë, i lexueshëm, i kuptueshëm, idetë i selekton me një thjeshtësi të jashtëzakonshme, vizionet i ndrit’ me një llogjikë të admirueshme.(Ramiz Lushaj)