• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SKANDAL! GREQISHTJA GJUHA ZYRTARE NË KOMUNËN E ALIKOS

August 16, 2014 by dgreca

Historiani dhe publicisti Arben Llalla denoncon publikisht Titullin Qytetar Nderi të Anastas Janullatos dhënë nga Komuna e Alikos. Ai thotë se ky titull nuk vlen juridikisht, por është një tallje e madhe që i bëhet në rradhë të parë Hirësisë Anastasit, sepse i është dhënë atij në gjuhën greke, kur dihet se shqipja është gjuha zyrtare e Republikës së Shqipërisë. Në bazë të nenit 14, pika 1 thotë se Gjuha Zyrtare në Republikën e Shqipërisë është shqipja. Prandaj mendoj se organet kompetente duhet të ngrenë procedurë gjyqësore ndaj kryetarit në ikje të Komunës Aliko, Kristo Kaishit i cili zyrtarisht në dokumentet zyrtare të kësaj komune përdor vetëm gjuhën greke. Bile ai para disa ditësh për mediat e Athinës pati deklaruar se ska burrë nëne që e arreston dhe ia ndali përdorimin e gjuhës greke të shkruar në dokumentat e komunës Aliko sepse ajo i përket Greqisë. Më vjen keq të them se si Anastas Janullatos si Kryepeshkop i Shqipërisë ka pranuar një Titull të tillë që bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë, ky është një Titull Ilegal. Është tragjike të shikosh se dëshmitar i këtij skandali janë edhe diplomatët grek të cilët që në vend ti hedhin ujë zjarrit, ata i hedhin beznis, u shpreh historian Arben Llalla.

Filed Under: Opinion Tagged With: arben llalla, SKANDAL! GREQISHTJA GJUHA ZYRTARE NË KOMUNËN E ALIKOS

PLAGËT E REJA TË PLAVË-GUCISË

August 16, 2014 by dgreca

-Intervistë me ing. Tahir Gjonbalaj, një nga personalitetet e shquara të botës e kohës panshqiptare; një kreshnik kombëtar modern i trevës së Plavë-Gucisë; një ndër themeluesit e nënkryetar në dekada i të parës parti politike shqiptare në Malin e Zi – i Lidhjes Demokratike (1990); një ndër veprimtarët ma të hershëm të Pavarësisë së Kosovës (4 tetor 1991); antar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi; takime me presidentin Bill Klinton, me presidentë e kryeministra të shteteve të Ballkanit, etj.; kryeorganizator i katër simpoziumeve për historinë e kulturën e Plavë-Gucisë; nismëtar e kryefjalë i Manifestimit tradicional panshqiptar “Alpet Shqiptare” (Vuthaj, çdo 1 gusht), i dekoruar nga AFCES me Çmimin e madh “Pjetër Bogdani”; prej 16 vitesh zyrtar profesional në komunën e Plavës, etj.
-Ing. Tahir Gjonbalaj, prej kohësh në Plavë-Guci kryefjalë e ditës janë rrugët e shkurtëra ndërkufitare panshqiptare e ndërkombëtare që e lidhin krahinën tuaj me Kosovën e Shqipërinë, po edhe me vet Malin e Zi si me Podgoricën, Tuzin, Ulqinin e Tivarin. Ju, në këto tri dekadat e fundit, pa mëdyshje, jeni një ndër “promotorrët” e hapjes së këtyre rrugëve, përndryshe: një nga flamurtarët e tyre. A po më kallxo’ shkurt për historinë e gjatë të rrugës së vështirë e përparësore Plavë-Deçan?
-Komuna e Plavës, që përfshinte edhe Gucinë me Vuthaj e Martinaj (komuna Plavë-Guci) qyshse në kohën e krizave të shpërbërjes së Jugosllavisë Avnojiste Federaliste (RSFJ), në vitin 1990, i ka pri’ vet andrrës, objektivit e punës sipërmarrëse aktive për hapjen fizike të kësaj rruge nacionale në 45 km gjatësi të saj, nëpër bjeshkë, pa tunel, në kushte jo ideale, po të pranueshme. Gjithashtu, komuna e Plavës, po në vitin 1990, kryesisht me inisiativën e vet, ndërmori edhe një hap tjetër: përgaditjen e Projektit (Vijadukte) të rrugës moderne Plavë-Deçan në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Sarajevë (BH). Ky Projekt cilësor parashikon rrugën e asfaltuar me 33 km gjatësi, me një tunel 4.450 metra, me ura, etj. të kalueshme edhe në stinën e dimrit.
Pas Luftës së Kosovës (1999) u riaktivizua çështja e hapjes së rrugës, e cila pas shpërbërjes së Unionit Mali i Zi-Serbi (2003-2006) dhe shpalljes së Pavarësisë së Malit të Zi (2006) e të Kosovës (2008) trajtohet si “rrugë ndërkufitare”, ndërkombëtare. Kjo rrugë është çështje e përbashkët ndërshtetërore për t’u zgjidhur në mes dy shteteve të reja ballkanike: qeverive të Malit të Zi e të Kosovës, ndoshta me shtysë, fonde, mbikqyrje edhe të Komunitetit Ndërkombëtar si Bashkimit Europian, etj.
Kryeministrave të Kosovës, Ramush Haradinaj, Bajram Kosumi, Agim Çeku e pothuaj në çdo mandat qeverisës Hashim Thaçit, ua kemi ngrit’ çështjen e rrugës Deçan-Plavë, si nga ana ime, Tahir Gjonbalaj, në cilësinë e një prej përfaqësuesve të partisë së parë shqiptare Lidhja Demokratike në Mal të Zi (e me veprimtarë të kësaj partie të Plavë-Gucisë e Tuzit), si një nga veprimtarët e Pavarësisë së Kosovës, si një inxhinier e në 16 vite zyrtar profesional komunar i Plavës. Shpesh në këto takime kemi qënë sëbashku me titullar të komunës së Plavës. Herën e fundit, sivjet, ishim me kryetarin e komunës së Plavës, Orhan Shahmanoviq në takim pune me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin. Takime të tilla kemi krye edhe në Tiranë dhe në Podgoricë.
Prej kohësh kemi krijue lidhje të mira mes komunës së Plavës (Plavë-Gucisë) e të Deçanit. Ka një vit që dy komunat jemi binjakëzua ndërveti. Kemi pasë takime pune e marrëveshje të përbashkëta edhe për rrugën. E kemi, si po thoni edhe ju: kryefjalë. Në fillim, sëbashku me kryetarin e komunës së Plavës, Adem Jaseviq, jemi takuar me kryetarin e komunës së Deçanit, Ibrahim Selmanin. Vitet e fundit kemi pasë disa takime në Plavë-Guci e në Deçan në mes kryetarëve Orhan Shahmanoviq e Rasim Selmanaj, deri edhe në rang delegacione pune nga dy komunat fqinjë.
Para disa ditësh, më 1 gusht 2014, ministri i Kulturës i Kosovës, nënkryetari i PDK, Memli Krasniqi, në fjalën e tij përshendetëse në Manifestimin “Alpet Shqiptare. Vuthaj, 2014”, siç e ndigjuat edhe ju, tha e dha në emër të Qeverisë së Kosovës premtimin e madh se rruga Deçan-Plavë është paraparë në planin pesëvjeçar të shtetit të Kosovës, ku çdo vit ka të detajuar fondet e veta.
Manastiri i Deçanit e detyron rrugën me u ngjit pak ma lart, po edhe ne, në Plavë-Guci, presim që kjo rrugë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Të paktën Qeveria e Kosovës të hapin rrugën deri tek vija e demorkacionit Mali i Zi-Kosovë…
-Zoti Tahir, një atdhetar luftëtar i këtuhit, këto rrugë në shtypin në Amerikë i cilëson si “damarë të zemrës”. Tashti po due me të dvet për “damarin” tjetër tejet të randësishëm: Guci-Vermosh-Hani i Hotit apo, si i thonë këndej në traditë: “Rruga e Shkodrës”, e cila në fakt të çon edhe në Tiranë, po edhe në Podgoricë, në Ulqin e Tivar.
-Rruga Guci-Shkodër po kryhet pas shumë viteve kërkesa e përpjekje, projekte e marrëveshje mes qeverive të Shqipërisë e të Malit të Zi. Interesim të lartë ka dëshmuar edhe komuna e Plavë-Gucisë, si dhe shoqëria civile e personalitete nga diaspora shqiptare në Amerikë e në Europë. Sëbashku me kryetarin e komunës të Plavës, Orhan Shahmanoviq, kemi shkue dy herë në Tiranë gjatë dy viteve të fundit, në takime pune me sukses me ish kryeministrin Sali Berisha e me kryeministrin e sotëm, Edi Rama, ku e kemi pasë kryefjalë bisede rrugën Guci-Shkodër. Për këto takime kanë folë mediat shqiptare e të huaja.
Kjo rrugë drejt Shkodrës ka përfunduar në territorin e komunës së Plavë-Gucisë në parametrat e caktuar prej nga qyteti i Gucisë në Doganë – tek Pika e Kalimit Kufitar Mali i Zi-Shqipëri, kufi që ndan komunat e sotme Guci e Kelmend. Edhe në pjesën e Shqipërisë Londineze, rruga nga Pika Kufitare-Doganore Guci deri në Vermosh (7 km) është krye. Punohet me ritme jo të shpejta në segmentin prej 27.2 km nga Tamara (Kelmend) në Hani i Hotit (Shkodër). Deri tani kanë mbaruar mbi 30 km të rrugës ndërkufitare panshqiptare e ballkanike Guci-Shkodër, e cila ka pasë mbi 26 milionë USD financim nga Tirana e Bashkimi Europian. Në takimin me ish kryeministrin Sali Berisha na është thënë se segmenti rrugor nga Vermoshi në Tamarë njihet si “rrugë ndërkufitare” e, si e tillë, është projekt i përbashkët i dy shteteve: Shqipërisë e Malit të Zi, ka një marrëveshje të firmosur mes dy qeverive përkatëse qyshse në vitin 2012. Pala shqiptare e Tiranës, me vendim qeverie, e ka miratuar projektin, e ka akorduar pjesën e fondit të vet. Tani çështja mbetet për t’u krye nga Qeveria e Malit të Zi në Podgoricë. Në takimin e para disa muajve me kryeminstrin aktual Edi Rama na është premtuar se ky segment rrugor do të përfundoj së shpejti, në parametrat e duhur, në mirëkuptim të plotë dypalësh.
-Zoti Tahir, tue iu shpreh mirënjohje për kontributet e tua për këto rrugë kryesore ndërshqiptare e ndërkombëtare, po due me të dvet’ edhe për një rrugë të tretë: atë Plavë-Çerem (Margegaj) që kalon nëpër Qafën e Vranicës, lidhet me luginën e Valbonës, kalon rrugës ujore liqenore e tokësore përgjatë Bregut të Drinit e bie në Portin e Shëngjinit, që me gjasa, do të jetë “Porti i Kosovës”.
-Komuna e Plavës i ka hap 12 kilometrat e udhës në pjesën e saj. E ka krye detyrën e vet.
Në anën e Shqipërisë, në komunën fqinjë të Margegajt, nga Qafa e Vranicës deri në Dragobi, rruga ka përfunduar me kohë në 14 km e saj, e në disa segmente ka pasë rikonstruksione prej dëmtimeve nga sheu e bora. Prapë në këtë rrugë të projektuar me 6 m. gjerësi ka punë të pambylluna deri tek asfaltimi i saj.
Kjo rrugë ndërkufitare mundëson lidhjet farefisnore, ekonomike, kulturore e turistike të luginës së Valbonës e të rrethit të Tropojës me komunat e sotme të Plavës dhe të Gucisë. Po edhe i lidh Alpet me Detin Adriatik.
Dy kryeministrat: Sali Berisha i Shqipërisë dhe Milo Gjukanoviç i Malit të Zi, para disa vitesh kanë nënshkruar një marrëveshje të përbashkët për hapjen e Pikë-Kalimit Kufitar të Qafës së Vranicës. Pritet zyrtarizimi i saj, përurimi. Koha po ecën. Puna po vonon.
Në mes dy komunave kufitare, të Plavës (Mali i Zi) e të Margegajt (Shqipëri) kemi pasë takime pune të përbashkëta në vite, deri këto më të fundit në mes Orhan Shahmanoviq dhe Rexhë Biberajt, i cili ka katër mandate si kryetar i kësaj komune të luginës së Valbonës.
Këto tri rrugë, nga Plavë-Gucia drejt Deçanit, drejt Shkodres, drejt luginës së Valbonës, e përgjysmojnë kohën e udhëtimit, krahasuar me rrugët e derisotme rreth e rrotull nga Plava në Rozhajë-Pejë-Deçan dhe nga Plava në Kolashin-Podgoricë-Shkodër apo nga dy krahët e këtyne rrugëve për të shkuar deri në qytetin Bajram Curri të Tropojës.
Para së gjithash, këto rrugë ndërkufitare panshqiptare e mes tri shteteve ballkanike, janë korridore të integrimit euro-atlantik, të paqes ndërshtetërore e ndëretnike, të zhvillimit ekonomik e kulturor, të ruajtjes së shqiptarëve etnik të trevës tonë nga asimilimi sllav e mos shpërngulja e tyre nga trojet e veta.

-Zoti Tahir Gjonbalaj, prej vitesh ka lind e gangrenon një tjetër shqetësim i madh politik, etnik, pronësor, ekonomik në krahinën e Plavë-Gucisë lidhur me të ashtuquajturin “Parku Nacional”. Si është e vërteta e ecurisë së tij zyrtare, e problematikave të tij kundërshqiptare?
– Pesë vjet kemi pasë bashkëpunim të mirë me amerikanët e anglezët, dy miq të mëdhenj të tri shteteve ballkanike: Kosovës, Malit të Zi e Shqipërisë, për me e shpall “Parkun Kombëtar të Paqes”. Me inisiativën e asistencën e tyre ndërkombëtare u mbajt në Prishtinë në fund të vitit 2006 një takim pune final i përbashkët i të gjithë kryetarëve të komunave ku shtrihej ky Park, prej nga Istogu (Burimi) afër Pejës deri në liqenin e Shkodrës. Aty u firmos një marrëveshje. Nënshkruan të gjithë kryetarët e komunave: Skënder Sharkinoviq i Plavës (Plavë-Gucisë), Rexhë Biberaj i Margegajt (Lugina e Valbonës), ai i Pejës, i Deçanit, i Rozhajës, i Tropojës (Ast’), i bashkisë së qytetit të Bajram Currit, etj.
Aty, në atë takim ndërshtetëror të rëndësishëm, u ngrit Zllatko Buliq, përfaqësues i Malit të Zi, e doli me deklaratë zyrtare: “Nuk do të lejojmë të ngrihet “Parku Ballkanik i Paqes” për arsye se e kontrollojnë shqiptarët…”. Ky, me të shkuar në Podgoricë, ua nisi përgaditjeve institucionale zyrtare për copëtimin fragmentar të Projektit. Mbeti vetëm në bjeshkët e Nemuna, që përfshinte disa komuna në trekëndshin kufitar Mali i Zi-Shqipëri-Kosovë si komunën e Plavë-Gucisë, Margegajt, etj. Ky Projekt do të pagëzohej si “Parku Hapësinor Prokletje” apo “Parku Nacional Bjeshkët e Nemuna”.
Ky Park Nacional i okupon pronat e shqiptarëve etnik, i pengon shqiptarët në shfrytëzimin e menaxhimin e pronave të veta private të trashëgueshme e të ligjshme, të njoftuna zyrtarisht nga shteti jugosllav i kohës, edhe nga Jugosllavia e Parë e krajlëve. Gjithashtu e pengon edhe zhvillimin e turizmit alpin veror e dimëror në këto troje të shqiptarëve autoktonë, mbajtjen e blegtorisë, shfrytëzimin e kullotave e pyjeve, etj.
Parku Nacional Bjeshkët e Nemuna është i madh. I kap 16 mijë hektarë ose 160 km2. Domethanë sa sipërfaqja e komunës së re të Gucisë (157 km2). Në shtrirjen e tij kap gjithato territore gjeofizike tërësisht etnike shqiptare në shekuj: Hotin (Hotin e Vendit), Zabelin, Jasenicën, Vojnosellën, Hakajt, Vishnjevën, Kukajt, Krushevën (Dardha), Kolinën, Vuthajt e Dolin.
-Zoti Tahir, një ndërhyrje, ju lutem, një ndërhyrje: E, ju, heshtët përballë kësaj situate kundërshqiptare, kundër praktikave të tilla shovene qeveritare të Malit të Zi?!
– Jo. Kush u ka thënë se kemi hesht. Kemi ngrit zërin tonë shqiptar. Vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e shqiptarëve etnikë të rrezikuara nga Parku Nacional, puna për ngritjen e të cilit, siç u thashë më lart, ka nisë në vitin 2006.
Vet personalisht, si nënkryetar i Lidhjes Demokratike Shqiptare në Malin e Zi, si qytetar i Gucisë e i Plavës, si zyrtar profesional komunar i Plavës, si një ndër të prekurit familjarisht e farefisnisht nga ky Park Nacional, kam shkue në janar të vitit 2007 në kryeqytetin shtetëror të Podgoricës. Aty e takova ambasadorin e Bashkimit Europian. Ia kam hap e dorëzuar në zyrën e tij dokumentacionin e plotë, ku dëshmohet se pronarët e sotëm të territoreve ku shtrihet Parku Nacional janë shqiptarët etnik. Ia kam kallxuar dokumentet ku Gjykata e Jugosllavisë qyshse në vitin 1933 ua kishte kthye këto prona qindpërqind shqiptarëve vendali në shekuj, të rritun në ato troje brez pas brezi.
Më 13 shkurt të vitit 2007 e kemi ba një Tubim Proteste tek dhoma e kulturës në qytetin e Plavës, ku e ngritëm zërin qytetar e politik kundër Parkut Nacional Bjeshkët e Nemuna, pasi ky dëmtonte interesat jetike të shqiptarëve autokton, shqiptarët nuk munden t’i shfrytëzojnë pronat e veta, etj. si pasojë shkaktojnë edhe shpërngulje të shqiptarëve nga tokat e fshatrat e veta, i hap rrugë asimilimit e pushtimit të pronave të shqiptarëve.
Kurrkush nuk e ka ndie deri në fund e plotësisht zërin tonë shqiptar. Kërkesat tona kanë lanë gjurmë, po problemet tona nuk kanë marrë zgjidhjen e premtuar prej asaj dite janari 2007 e deri më sot, në gusht 2014. Pra, po bëhen 8 vjet. Veprimtaria kundërshqiptare me Parkun Nacional ka mbet’ pothuaj e njëjtë. Më shumë se problematike.
Më 16 prill 2008 Kuvendi i Malit të Zi (Parlamenti) e miraton “Planin Hapësinor të Malit të Zi”, në të cilin përfshihet edhe “Plani Hapësinor – Prokeltje” (Parku Nacional Bjeshkët e Nemuna). Për miratimin e këtij Plani i dhanë votat e tyre edhe tre deputetët e Plavë-Gucisë dhe Ferhat Dinosha, deputet i Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Malin e Zi.
Për të disatën herë dua të theksoj edhe një problem tjetër tepër shqetësues për shqiptarët në dy komunat e sotme: Plavë e Guci. Ligji mbi shfrytëzimin e Parkut Nacional është një ligj diskriminues ndaj popullatës vendore autoktone shqiptare në hapësirat e Parkut Nacional.
Në elaboratin e Parkut Nacional thuhet se 92 për qind e pronave të territorit të tij janë shtetërore. Në fakt këto janë prona të uzurpuara popullit shqiptar autokton në shekuj, si të kelmendasve, hotjanëve, etj. pasi edhe vendimet e Gjykatës të Mbrëtërisë Serbe-Kroate-Sllovene (1933) e dëshmojnë qartë pronësinë shqiptare nga vet shteti jugosllav i krajlëve e, më vonë, edhe nga ai i Jugosllavisë së Dytë.
Parkun Nacional në Plavë-Guci e menaxhon një firmë shtetërore me seli në Podgoricë. Punëtorët i ka të vetët, jo plavë-gucias. I bien nga larg. Çdo e mirë natyrore e materiale i shkon kësaj firme shtetërore në Podgoricë. Asgjë nuk mbetet për banorët lokal, për shqiptarët etnik në Plavë-Guci.
-Pra, zoti Tahir, shteti malazez me Parkun Nacional paska një strategji oktapode, të kahershme, të thellë, të egër, krejtësisht kundër shqiptarëve të krahinës etno-historike të Plavë-Gucisë.
– Po. Kjo histori për keq ka nis nga fillimi i viteve ’90, në kohën e shpërbërjes federaliste të Jugosllavisë (RSFJ).
Zona, ku sot shtrihet Parku Nacional Bjeshkët e Nemuna (Prokletje), në ato vite u kthye në zonë ushtarake jugosllave. Ishte e dyta qendër komanduese e shtetit jugosllav për Malin e Zi. U shpall zonë e ndaluar në 5 km vijë ajrore përgjatë kufirit të Plavë-Gucisë me Shqipërinë. Nuk lejoheshin shqiptarët me dal as në bjeshkët e veta.
Në disa raste pata debate me autoritete civile e ushtarake, lokale e të qëndres, e ngrita shpesh çështjen në rrugë institucionale politike, partiake, etj. Disa zyrtarë edhe dëgjonin, po nuk reagonin në interes të së drejtës, pasi e shihnin veçse një e mirë në interes të shqiptarëve.
Pasi u krye “Lufta në Kosovë” (1999), nën trysninë e Bashkësisë Ndërkombëtare, Ushtria e Malit të Zi u detyrua me u tërhjek në kazermat e veta, në të tjera baza ushtarake të saj.
Shteti i Malit të Zi e ndërmori aktin tjetër: kësaj ushtrie ua ndrruan formën e emërtimit të saj, uniformën e saj, etj., po jo misionin e saj. Vendi ku sot shtrihet Parku Nacional u kthye pothuaj tërësisht në “Polici Kufitare Malazeze”. Njësoj si të parët. Këta qëndruan disa vjet. Edhe këta, prapë, vendosën disa kufizime të ndryshme për shqiptarët etnik të atyshëm. Kjo “Polici Kufitare” u largua vetëm me trysninë ndërkombëtare. Ishin miqtë tanë euro-atlantik të NATO-s e të BE-së që na u gjetën pranë në të dy rastet. Plavë-Gucia mori frymë më lirisht nga kufizimet e ushtrisë jugosllave (malazeze) dhe nga policia kufitare malazeze.
Kohët e fundit u gjet diçka tjetër: Një shpikje ndryshe në formë. Misioni po i njëjtë. U ngrit “Policia e Parkut Nacional”, e cila ka kompetenca më të forta se ato të parat.
Më 19 maj 2013 u miratua Plani Hapësinor i komunës së Plavë-Gucisë. Aty nuk u trajtua Parku Nacional Bjeshkët e Nemuna. U la jashtë. Për një herë tjetër. Gjatë debateve në mes antarëve të Komisionit për Planin Hapësinor të Plavë-Gucisë, në këtë mbledhje të nxehtë, prapë Zllatko Boliq lëshoi deklaratën tjetër: “E kemi shpall Parkun Nacional të Bjeshkëve të Nemuna për t’u forcuar kufijtë shtetërorë të Malit të Zi dhe për të bërë të pamundur lëvizjen e lirë të shqiptarëve nëpër këto bjeshkë”.
Në Parkun Nacional Bjeshkët e Nemuna, firma menaxhuese e ardhur nga Podgorica, siç ua thashë, nuk ka të punësuar asnjë shqiptarë plavë-gucias. Shqiptarët etnik e kanë Parkun Nacional në tokat e veta, në derën e shtëpisë së vet dhe nuk i lejojnë të jenë pronarë, po nuk i lejojnë të jenë as punëtorë. Kjo ndodh rrallë kund në botë. Ky është diskriminim etnik.
Sikur të mos mjaftonte kjo po ndodh diçka tjetër e jashtëzakonshme: Kjo firmë podgoriciane i ka marrë policët e Parkut Nacional nga Kolashini, Berana, Bijello-Polje dhe i kanë çue në Podgoricë për me u mësua gjuhën shqipe e këta me ardhë mbasandejna në krye të detyrës në Plavë-Guci. Asnjë prej tyre nuk është shqiptar.
Parku Nacional Bjeshkët e Nemuna po fuqizohet çdo ditë e më shumë duke i dobësuar shqiptarët etnik të Plavë-Gucisë në fuqinë e tyre ekonomike, pasi iu kanë marrë pronat e të parëve, mundësinë për administrimin pronësor e zhvillimin e tyre për turizëm, blegtaori, tregëti, etj.
Ne, në Plavë-Guci, do të bëjmë prapë kërkesa, ankesa, përpjekje për mos dëmtimin e shumanshëm të vazhdueshëm të shqiptarëve nga Parku Nacional, por presim ndihmë e ndërhyrje edhe më të shumta e më të forta, të drejtpërdrejta, nga diaspora jonë në Amerikë e në Europë, nga Tirana e Prishtina zyrtare, si dhe nga Uashingtoni e Brukseli.
-Zoti Tahir Gjonbalaj, ju jeni ndër themeluesit e të parës parti politike shqiptare në Malin e Zi, i Lidhjes Demokratike. Njëherit, ju jeni edhe nënkryetari i parë i saj. Asokohe grupi i veprimtarëve nga krahina e Plavë-Gucisë kishte peshë të madhe në këtë ngjarje historike politike. Përveç kësaj, me sa di unë, ju me shumë të tjerë, në gusht 1990, u shkëputët nga nisma për krijimin e Forumit Demokratik – si organizëm i shoqërisë civile dhe dolët protoganistë të krijimit të partisë politike, pasi e shihnit si detyrë historike, nevojë të kohës. Diçka nga kjo ngjarje panshqiptare, me jehonë ballkanike, euro-atlantike?
– Inisiativa e parë, shpallja e parë publike e organizimit të shqiptarëve në Mal të Zi u ba në shkollën fillore të Tuzit (Malësi) më 1 korrik 1990, në 20 vjetorin e Beslidhjes së Malësisë.
Kuvendi i parë themelues publik i Lidhjes Demokratike në Malin e Zi u ba më 16 gusht 1990 në shtëpinë e Nuho Kurtit. Kryetar i parë i saj, i Këshillit Nismëtar të saj, u zgjodh Lek Lulgjuraj. Kishte përfaqsues nga Plavë-Gucia, Ulqini, Tuzi, Tivari, etj. Nënkryetar më zgjodhën mua (Tahir Gjonbalaj) e Ragip Shaptafa.
Kuvendi themelues i Lidhjes Demokratike në Malin e Zi, në mbledhjen e tij të 9 shtatorit 1990 zgjodhi për kryetar Mehmet Bardhin, nënkryetar Lek Lulgjuraj e Tahir Gjonbalaj dhe, me propozim të Lek Lulgjurajt u zgjodh sekretar i LD , Nikollë Camaj.
-Zoti Tahir Gjonbalaj, një sekret që po due ta baj publik: një miku im diplomat më ka tregue në ekran të televizionit të tij një video disaorëshe të rregjistruar në mesnatën e 4 tetorit 1991 deri në ag të ditës tjetër, ku ju u zgjodhët në presidiumin e një kuvendimi kombëtar për Pavarësisnë e Kosovës. Në sallë pashë të jenë kryeministri i sotëm Hashim Thaçi, Azem Syla, Kadri Veseli, ambasadori i pritshëm i Kosovës në Tiranë, etj. Për lexuesit, a mund të thoni diçka ma tepër rreth kësaj ngjarje historike e veprimtarisë tuaj për Pavarësinë e Kosovës?
-Një herë tjetër do të kemi rast të folim për këtë kuvend, për ata burra, për atë ditë.
-Zoti Tahir, një tjetër kryefjalë e ditës në Plavë-Guci, një tjetër plagë e hapur, është ndarja territoriale. Ju lutem, cili është komenti juaj?
-Në vitin 1992 i janë marrë Plavë-Gucisë një pjesë e territoreve të saj: bjeshkët e Martinajve. Ato janë disa si Zeletina, etj. Ua dhanë komunës fqinjë të Andrejavicës. Po e them që ta dinë edhe të tjerët në treva shqiptare e diasporat shqiptare: Martinajt janë një fshat i madh krejtësisht shqiptar, si territor e popullsi janë etnikisht shqiptare. Ndërsa Andrejavica, sipas rregjistrimit shtetëror të popullsisë më 2011, pothuaj nuk ka shqiptarë etnik të deklaruar. Kjo i tregon qartë synimet shovene të Malit të Zi në ndarjen administrative të këtyre dy komunave, me grabitjen shtetërore të bjeshkëve të Martinajve.
Parlamenti i Malit të Zi, më 26 shkurt 2014, e ndau komunën e Gucisë nga ajo e Plavës. Tani kemi dy komuna. Gucia me 157 km2 është nga komunat më të vogla në krejt Republikën e Malit të Zi. Ajo ka dy bashkësi lokale: Guci e Vuthaj, ku edhe “Krojet e Vuthajve” kanë kaluar me Gucinë (!)
Komunës së Plavës i mbetën “komunat kadastrale” të Hotit (Hotit të Vendit), Rijeka e Gjyriqit (Gjyriqi), një pjesë e Vojnosellës.
Burimet e sotme financiare për ekzistencën e komunës së Gucisë mbetën me komunën e Plavës, si pyjet e larta ekonomike, ujësjellësi i Plavës – i cili e merr ujët nga Jasenica, pyjet e Hotit, Trokuzit, Riblakut, etj.
Komuna e Gucisë, ende pa filluar punën zyrtarisht, po përballet me vështirësitë e fillimit – nga mungesa e selisë së saj të papërfunduar plotësisht, nga mungesa e burimeve financiare të saj, etj.
-Ju, zoti Tahir Gjonbalaj, kryehere ishit kundër ndarjes territoriale të Gucisë nga komuna e Plavës, kundër komunës së re të Gucisë. Cilat ishin shkaqet dhe arsyet?
– Shënoje aty në letër. Numri 1: Mbajtja e pjesës dërmuese të pronave të shqiptarëve në komunë të Plavës. Numri 2: Hupja e ndikimit politik të shqiptarëve në komunën e Plavës. Numri 3: Shkëputja direkte e këtyre qyteteve me Kosovën. Numri 4: Në rast bashkimi me Shqipërinë të bashkohet vetëm komuna e Gucisë (!)
-Zoti Tahir Gjonbalaj, ju jeni një ndër personalitetet kombëtare panshqiptare që luftoni për të drejtat kombëtare etnike, politike, kulturore e ekonomike të shqiptarëve. Para se të vija në takimin e dytë për kit’ intervistë, një miku ynë i përbashkët në Guci, më dëftoi gazetën “Novosti” të 4 dhjetorit 2013 që iu akuzonte si përkrahës e protogonast i “Shqipërisë Etnike”, etj. Një vit ma parë, pas tubimit tuaj në Plavë kundër ngritjes së komunës së Gucisë, pata lexue se shtypi boshnjak, etj. iu sulmonte për përdorimin e parullave që flisnin për Shqipërinë Etnike në manifestimin tuaj, të cilit i pata kushtue edhe një poezi. Ç’ka mund të thoni lidhur me këto komente të shtypit në gjuhët sllave?
– Shtypi kryen detyrën e vet, ka misionin e tij. Ne kemi tonin. Jemi shqiptar etnik të këtyre trojeve. Jemi qytetar të lirë të këtij vendi në një kohë demokratike, njerëz të mendimit e fjalës së lirë, të besimit e veprimit të lirë. Jemi qytetar e vend euro-atlantik, që po ecim drejt integrimeve në BE e NATO… Kush e don me fuqi magjike vendlindjen e tij, kush punon me fuqi biblike për vendlindjen do të thotë të kapësh lartësi hyjnore, të lidhesh me Zotin.
-Ju, i nderuari Tahir Gjonbalaj, si rrallëkush, më shumë se çdo institucion shtetëror apo i shoqërisë civile në shtetet e trevat shqiptare në Ballkan apo në Diasporë, keni organizuar çdo 31 korrik nga një simpozium shkencor për historinë e kulturën e Plavë-Gucisë. Katër simpoziume në katër vjet. Si po mundeni kështu? A jeni ju “mbinjeriu” apo “heroi i kohës sonë”?!
– Konferencë, simpozium, sesion, akademi përkujtimore, sipas rastit, i kemi thirr’ veprimtaritë tona shkencore në Plavë-Guci. Nuk janë vetëm simpoziume, si po i cilësoni në pyetjen tuaj.
Në 100 vjetorin e Pavarësisë organizuam veprimtarinë shkencore “Plavë-Gucia në shekuj dhe Çështja Kombëtare Shqiptare” (2012), “Masakra e Previsë” (2013), “Komiteti Kombëtar Mbrojtja e Kosovës dhe Plavë-Gucia” (2014). Në to kanë referuar e kumtuar personalitete shqiptare e të huaja si akademikët Jusuf Bajraktari, Beqir Meta, Marenglen Verli, profesor doktorët Pëllumb Xhufi, Nevila Nika, Mevludin Dudiq, Seit Mancaku, Frashër Demaj, Zymer Neziri, Admira Muratovica, Isa Bicaj, Izber Hoti, Muhamet Shatri, etj. etj.
Më 31 korrik 2015 do të organizojmë veprimtarinë shkencore të katërt, Akademi Përkujtimore për figurat historike të krahinës së Plavë-Gucisë në shekujt XIX-XXI me kumtime të lira për Ali Pashë Gucinë, Jakup Ferrin, Ahmet Zenelin – Gjonbalaj, Murat Osmani i Hotit, Bali Demën – Martinaj, Ismail Nikoçin e Gucisë, Alush Smajli i Hotit, bajraktarët e Martinajt, Hysen Efendi Vuthaj, Bali Bajram Nokshiqi, Hasan Ferrin, Mulla Agan Koja, Mushak Haxhia – Selimaj, Xhemë Bajraktari i Arzhanicës, Hasan Isufi Kukaj, Avdyl Pepaj, e të tjerë e të tjerë deri tek Jeton Dedushaj, dëshmor i UÇK për lirinë e Kosovës.
-Zoti Tahir Gjonbalaj, më keni dhanë listë të gjatë me emra e kam me i hjek disa për arsye vendi, tue e dit se çdo kullë në Plavë-Guci ka histori e trima që e nderojnë historinë e kombin shqiptar. Prandaj, së fundit, pak fjalë për veprimtarinë tashma panshqiptare, për Manifestimin “Alpet Shqiptare, Vuthaj”, me organizator shoqatën joqeveritare “Alpet Shqiptare” e shoqërinë kulturore “Maja e Karafilit”, ku ju, si e kam thanë edhe diku tjetër, jeni nismatër e kryefjalë i tij.
– Kjo veprimtari ka arritë atë stad që ne e kemi dëshiruar prej fillimit, qyshse në fund të vitit 1996 kur Lidhja Demokratike në Mal të Zi mori vendim për organizimin e saj. I pari manifestim nisi më 10 gusht 1997, ndërsa i dyti më 1 gusht 1998. Ka 16 vjet që ky manifestim kryhet me 1 gusht. Ju e patë sivjet, që ishin mbi 2.000 vetë nga Plavë-Gucia, Kelmendi, Kosova, Shqipëria, Tuzi e Ulqini, Tivari e Rozhaja, nga Amerika e Zvicra, Belgjika e Britania e Madhe, etj.
Kjo veprimtari tradicionale organizohet në Begllek të Vuthajve, ku me ndihmën e USAID-it Amerikan u ngritën tribuna për koncertin festiv, terrene sportive, etj., ku organizohen edhe gara me kuaj, ndeshje sportive, hedhja e gurit, etj.
Në përmbyllje të kësaj interviste të gjatë, i nderuari Tahir Gjonbalaj, po të them se ju folët për të tjerët e mue më mbetet tua qëndis një portret për veprimtarinë tuaj të formatit të madh. Në se do të banim një intervistë tjetër, pos kësaj, për çfarë do të më flisnit më së shumti, ma së forti?
-Për ato që iu thashë në fillim e fund të kësaj interviste: për hapjen e rrugës Plavë-Deçan, për përfundimin e rrugës Guci-Shkodër, për Pikëkalimin kufitar të Qafës së Previsë e rrugën e Çeremit, për Parkun Nacional, për ndarjen territoriale administrative të Plavë-Gucisë, etj. Do të flisja për projektet e parealizuara dhe plagët e reja të Plavë-Gucisë, për këtë “Ballkon të Alpeve” apo si e thotë Fishta i madh, si vendi ku rri “Ora e Shqipërisë”.
Intervistoi: Ramiz LUSHAJ
Guci, gusht 2014

Filed Under: Interviste Tagged With: PLAGËT E REJA, Ramiz Lushaj, Tahir Gonbalaj, TË PLAVË-GUCISË

QYTETI I MAJAVE

August 16, 2014 by dgreca

Rrënoja që flasin për një kulurë të lashtë dhe interesante/
Reportazh nga: Avdulla Kënaçi/
As më kishte shkuar ndërmend se një ditë do të ndodhesha ne qytetin e Majave. Populli Maja është pjesë e një kulture të mahnitëshme që lulëzoi në rajonet më të ulëta të Meksikës dhe shtetet pranë saj. Ata ndërtuan piramida dhe tempuj, zhvilluan një formë të shkruari përmes hieroglifeve dhe ishin shumë të aftë në matematikë dhe astrologji. Kisha lexuar për kulturën e tyre të lashtë, për saktësinë me të cilën matnin kohën, kalendarin pesëmijëvjeçar dhe parashkimet e tyre për fundin e botës. Kisha parë foto të zbulimeve arkeologjike dhe gjithashtu kisha ndjekur disa dokumentarë shkencorë. Por është tjetër gjë të gjëndesh, të shohësh me sytë e tu e të prekesh me dorë rrënojat e qytetit të Majave. Dhe ja ku jam, i vetmi shqiptar nga gjithë ajo turmë turistësh që sulej drejt një porte të ngushtë, tetë metra të gjatë ku mund të ecte vetëm një njeri më këmbë, jo më e lartë se 1.70 metra. Porta nuk ishte ndërtuar me qemer, as me prag guri drejtëkëndësh sikundër tek ne, por me rrasa guri të ngjeshura njera mbi tjetrën në formën e shkronjës së madhe A. Nga çasti në çast ata gurë të hollë e të gjatë dukej sikur do të nguleshin në skalpin e kokës. Midis disa guidave, nga që u ndodha për pushime në Meksikë, zgjodha qytetin Tulum, sepse ai është i vetmi vendbanim maja i ndërtuar buzë detit.
Na thanë se mund të hipnim në “tren”, për të arritur më shpejt, por preferova të eci më këmbë përgjatë xhadesë që çante përmes xhunglës. Vapës përvëluese të Tropikut nuk i shpëton dot edhe nën kurorën e pemëve me të cilat mbulohet rruga gjer në rrënoja. Tabani është gëqeror, balta tek-tuk është hedhur midis gurëve me shumë kursim. Nga të dy anët e rrugës harlisen rrënjë të përqafuara e të mpeksura me njera-tjetrën për jetë a vdekje, bimë të panjohura për mua, të cilat bëjnë një garë të çmendur për të nxjerrë kokën mbi njera-tjetrën duke kërkuar rrezet e diellit përvëlues të Tropikut. Gati çdo ditë aty bie shi i rrëmbyer, shi në të kthjellët, siç thonë, i cili vjen befasisht e me rrebesh. Por ajo tokë e paktë me origjinë humusore, nuk u jep pemëve mundësinë të rriten më të larta se katër pesë metra. Xhungla është një habitat i shkëlqyer për llo-lloj zogjësh me ngjyra-ngjyra dhe kafshë të egëra që nuk i njeh Europa. Më i rrezikshmi është tigri, formën e të cilit e ndesh edhe në përkrenaret e luftëtarëve Maja.
Nga të tria anët, qyteti Tulum ka qenë i rrethuar me mur guri të thatë, rreth 7 metra të gjerë dhe 5 metra të lartë. Ja ku duken pesë kullat e rojës dhe rrënojat e murit, ndërsa nga jug-lindja ka qenë i rrethuar nga deti me breg shkëmbor pas të cilit gjendet një liman i fshehtë. Gjatësia e gjithë vendbanimit është 400 metra dhe brinjët anësore janë nga 170 metra secila. Godinat më të rëndësishme gjenden nga ana e detit, por me front nga ana veri-lindore. Vetëm njera, ajo e patriarkut ose e mbretit ka qenë e mbuluar me material të ngurtë, ndërsa të tjerat me çati të mbuluara me gjethe kokoje të prera rripa-rripa. Sipas hamendësimeve, këtu nuk kanë banuar më shumë se 1500 vetë. Duhet të kenë qenë banorë të rëndësishëm, apo të përzgjedhur. E gjitha është një ultësirë në formë govate, jo më e lartë se 12 metra nga niveli i detit. Si e siguronin ujët? Në anën veriore gjëndet një shpellë në fundin e së cilës vezullon një pellg uji. Eshtë një cenote, apo sterrë. Vendi i gjithë është i mbushur me të tilla të cilat lidhen me njera-tjetrën me sistem kanalizimesh e diku-diku ngjajnë me pishina natyrale që mbajnë ujë të ëmbël, të kthjellët e të pastër, safir blu. Janë si oazet në shkretëtirë, më saktë, oaze në xhungël. Në një prej tyre që lidhet nën tokë me detin nga ana e gadishullit Jukatan, besohej se aty përfundonte shpirti i Majave pas vdekjes i cili sa largohej nga trupi, hynte në botën e krimit.
Po varret ku janë? Ja ku përpara shtëpisë më të madhe gjendet një pllakë në formën e një kudhëre ku brenda saj vendoseshin vazo me hirin e trupave të të vdekurve. Disa shtëpi e kanë të pozicionuar varrin direkt në qendër të dyshemesë. Me sa duket ata besonin dhe i nderonin të vdekurit si shpirtëra të gjallë dhe i mbanin gjithënjë afër, pa i zbuar kurrë nga shtëpitë.
Përpara na zbulohet një pamje mahnitëse që nuk ka të bëjë fare me kështjellat tona. Objektivët e gjithë aparatëve fotografikë të turistëve janë përqëndruar mbi Piramidën të cilën e admirojnë për madhështinë dhe arkitekturën origjinale. Ka mijëra vjet aty dhe qëndron e pamposhtur ndaj rrebesheve dhe stuhive që vijnë nga deti i Karaibeve. Koha i ka dhënë një ngjyrë gri të errët duke e bërë njësh me shkëmbijtë që mbajnë pa lëvizur peshën e saj. Që larg nga hapësirat blu, ajo duket si një kështjellë dhe kolonizatorët e parë spanjollë e thirrën El Kastello, ndërsa emrin Tulum ia vunë duke u nisur nga muret rrethues. Këtë vend majat e thërrisnin ndryshe, Zama e që do të thotë Agim. Për herë të parë spanjollët shkelën këtu më 1518. Vendasit më shumë trembeshin nga kujat që nuk kishin parë kurrë se sa nga kalorësit kuiskadorë.
Në frontin e Piramidës dallohet qartë Tempulli i Afreskeve, i ndarë në tre seksione. Niveli i parë përfaqëson botën e të vdekurve të majave. Seksioni i mesëm përfaqëson Botën e të Gjallëve, pra vetë majatë. Seksioni i tretë, që është edhe niveli më i lartë, është vendi i Krijuesit dhe Perëndisë së Erërave. Në qendër është një shtyllë me motive të gjarpërit të gdhendur. Po ajo që të bën më shumë përshtypje, në anën lindore është observatori për ndjekjen e lëvizjeve të diellit. Dallohet një kamare e cila ulërin si një sirenë kur nga deti afrohen stuhitë. Është mënyrë alarmi për t’u mbrojtur nga uragani që vjen i papritur.
Bazorelievi i Krijuesit apo Venusit, është kokëposhtë prandaj edhe e quajnë Zoti i Zhytjes sepse ai zbret nga qielli, por mund të zhytet edhe në det. Këtë figurë e gjen kudo në vendbanimet Maja. Është figura më e adhuruar, e ruajtur dhe e mbrojtur më së miri. Deri para 30 vjetësh, popullsia rrotull këtë vendbanim e ruante si vend të shenjtë dhe nuk ua zbulonin të huajve. Ishin arkeologët amerikanë ata që këmbëngulën për ta kthyer në një muze gjigand ku mund ta vizitonte e gjithë bota. Por përsëri, brenda Piramidës nuk lejohet të hyjë asnjë vizitor. (Me sa kuptohet arkeologët shpresojnë të zbulojnë të tjera sekrete të Majave). Më tej është altari ku janë bërë rituale dhe sakrifica për të fituar favore nga zotat. Në sakrificat e gjakut jo gjithmonë humbisnin jetë njerëzish, me përjashtim të atyre që me dëshirë kërkonin të falin gjakun. Kjo quhej një sakrificë personale. Shumica afronin lule, ushqime dhe objekte të ndryshme arti.
Një nga ciceronët, duke na spjeguar afresket, simetrinë dhe gdhëndjet në një shtëpi arhondi, nga ana ballore, na tregon aty pranë një pemë tropikale me lule ngjyrë gjaku. Duke përzier këto lule me pluhur qymyri në një havan përgatiteshin bojërat për afreske dhe tatuazhe, thotë ai.
Interesant ishte Sheshi i kuvendit të burrave; si nja dy metra i ngritur nga toka, në formë rrethore, ku uleshin në ledhe pjesëmarrësit, ndërsa në qendër mbi një pirg dheu qëndronte prijësi i cili drejtonte kuvendin. Gjithëçka këtu të ndez imagjinatën dhe të detyron të bësh qindra pyetje. Tulumi nuk është kot një nga destinacionet më të kërkuara në Amerikë. Korrik, bënte shumë vapë, dielli po ngrihej në zenith dhe gjithë vizitorët u tunduan nga era e freskët që vinte nga deti, poshtë këmbëve të Piramidës. Si nga një hinkë shkëmbore, një nga një zbritëm në plazh ku dallgët kishin hedhur me bujari rërë të bardhë si niseshte. I vetmi vizitor që mbante këpucë, isha unë. Tek kundroja një pemë arre koko që kishte mbirë në një të çarë shkëmbi, tek këmbët m’u përplas një dallgë. Ujët e kripur hyri brenda këpucëve. U detyrova të zhvishem dhe të zhytem në ujë, si gjithë të tjerët. Tutje shtrihej pa kufi deti i Karaibeve, dimër verë i ngohët si ujë dushi. I ktheva përsëri sytë nga gjiri i mbrojtur nga erërat dhe dallgët. Me siguri, mendova, pas atyre shkëmbinjve si qilivurë ankoronin majatë kanoet e tyre të famëshme. Dhe mallin me siguri e ngjitnin dhe e zbrisnin nga sipër me litarë. Kristo Kolombi, zbuluesi me famë botërore, 700 kilometra larg që këtej, në Honduras, hasi një kanoe që kishte ardhur prej këtej. Ky ishte një port i rëndësishëm ku këmbehej bakër, ushqime, pupla e pendë zogjsh, artefakte stërralli, objekte ari, kripë, prodhime tekstili, etj.
Tulumi ka lulëzuar nga 300 para Krishtit e deri në 900 pas erës së re. Ka pasur një rënie të lehtë në periudhën post klasike, ndërsa me pushtimin spanjoll u braktis plotësisht. Disa duan të thonë se thatësira e zgjatur i detyroi të largohen. Ka mundësi që edhe kuiskadorët i shkatërruan duke i grabitur e duke u kërkuar me dhunë arin e fshehur. Banorët vendas flasin me dhimbje e veneracion për një pllakë të shenjtë të gdhendur me një yll në mes dhe datën 564. Kur të kthehet ajo pllakë në Kankun, do kthehet edhe begatia, shpresojnë Majat e sotëm që jetojnë në gjithë Kankunin e gjer në El Salvador. Pllaka gjendet sot në Muzeun Britanik, por arkeologët thonë se ajo ka qenë e sjellë në Tulum prej diku gjetkë… Tulumi është një rrënojë arkeologjike që flet shumë.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Avdulla Kenaci, QYTETI I MAJAVE, Toronto

Rezarta Reçi, një jetë e “arratisur”….

August 16, 2014 by dgreca

Intervistë me gazetaren dhe moderatoren e emisionit në TV News24, “Arratia e peshkut të kuq”/
Bisedoi Raimonda MOISIU/
Në mesin e komunitetit të gazetarisë shqiptare dhe në arkivin e Televizionit News24, një vend të veçantë zë profili i gazetares, publicistes dhe moderatores të emisionit “Arratia e peshkut të kuq”, e intelektuales, Rezarta Reçi. Një zë femëror, krijues, qytetar dhe intelektual, e spikatur në gazetarin shqiptare, që në vitet ’90-ë dhe deri më sot me një karrierë brilante, që karakterizohet nga një gjuhë e pastër, rëndësia, përkushtimi, moderatorja që investigon shpirtrat njerëzorë, duke buzëqeshur. Gazetarja modeste me një antikonformizëm çudibërës, Rezarta Reçi, e qetë në pyetje e thellë në mendim, promovon lirinë dhe vlerat e botës dhe shoqërisë shqiptare ngado, hulumton vlerat njerëzore, kombëtare e historike të jetës kulturore, artistike, intelektuale, sportive shqiptare, të cilët, me jetën e tyre kanë pasuruar dhe kontribuar në evoluimin mendor dhe intelektual të një shoqërie në ndryshim dhe progres. Moderatorja e emisionit të mirënjohur tashmë në TV News24, për gati një dekadë, i titulluar “Arratia e peshkut të kuq” , është shndërruar jo vetëm në hulumtuese e vlerave njerëzore, por ajo “arratiset” në identitet mistike të personazheve që ajo interviston. Në këtë intervistë me urtësinë, modestinë, mençurinë dhe buzëqeshjen që e karakterizon, Rezarta na rrëfen, përkushtimin, pasionin e përgjegjshmërisë morale, qytetare e intelektuale, profesionale, përvojën dhe eksperiencat e jetës, dhe afirmimin me vizion të gjerë profesional, si gazetare dhe moderatore e emisionit. Për më shumë ndiqni intervistën.
***
Përshëndetje dhe ju faleminderit Rezarta, për këtë intervistë. Si iu lindi ideja për të qënë pjesë e gazetarisë, ishte dëshirë, sfidë apo detyrim moral i rëndësishme nën ndikimin e kulturës, historisë e fenomeneve sociale, ekonomike dhe politike në komunitet, apo diçka e papritur, që ju zgjodhët të jeni gazetare?
Në fillim ishte dëshirë, e herëshme, e pakonkretizuar, por shumë e fortë, më pas u bë edhe sfidë personale por edhe një detyrim i rëndësishëm për t’i shërbyer komunikimit të kulturuar, mënçuror dhe të domosdoshëm për një shoqëri si e jona,e trazuar dhe në evoluim të përditshëm e të përvitshëm .

-A mund të na përshkruani momente nga eksperienca tuaj? A ju kujtohen ditët tuaja të para si gazetare?

Çdo gjë ka filluar me mikrofonin e shënjtë të Radio Tiranës, pas viteve 90.E them këtë pasi post ‘90 edhe për gazetarinë shqiptare të shkruar, radiofonike dhe vizive solli një përmbysje dhe rikrijim.E meqënëse me kërkoni, dua të kujtoj që jam pranuar në Radio Tirana në një konkurs ku kam marrë pjesë më një ese radiofonike që shoqërohej dhe me intervista të gjalla me temen “ A duhet të pimë kur jemi të mërzitu?”
Që ngriti dhe siparin e shumë trajtesave të mëvonshme të tilla nën sigletën Tema dhe Dilema. Juria përbëhej vetëm nga zotërinj gazetarë të cilët përveçse pëlqyen trajtimin tim filozofik të kësaj teme kanë qeshur me të madhe me intervistat që kisha realizuar me meshkuj pijedashës që përpiqeshin të spiegonin varësinë e tyre ndaj pijes. Nëse do ta realizoja tani pas 22 vitesh, me siguri do të kisha edhe femra të intervistuara. Ky ishte fillimi, dij që nuk më ka ardhur asnjëherë turp të mbaja manjetofonin e rëndë Uher dhe të bëja rolin e reporteres në rrugë, por gjithmonë jashtë politikës. Probleme sociale, mjedisore, mjekesore, kulturore, bujqësore, artistike pafund tema dhe intervista, të gjithë ishim në transformim, të gjithë donim të mësonim, sebashku me ne edhe dëgjuesi radiofonik që duhet ta pohoj me zë të fortë, na ka ndjekur me shume interes dhe vëmendje per shumë vite me rradhë.

-Ju lutem, na përshkruani shkurtimisht Tiranën si zemra e inteligjencës shqiptare, por edhe ku ndërrthurren ngjarje, aktivitete të ndryshme nga jeta socia-politike-ekonomike-kulturore, dhe juve iu duhet të jeni aty ku është lajmi, informacioni, për ta përcjellë atë në kohë dhe saktë?

Tirana tashmë përbën vëndin ideal ku ka jetë.Të jetosh në Tiranë tashmë është privilegj dhe kënaqësi për afro një milionë banorë që përpiqen të ndërtojnë dhe realizojnë ëndrrat e tyre. Profesioni im si gazetare dhe moderatore e një emisoni artistik të titulluar “Arratia e peshkut të kuq” më zhvendos totalisht nga sfera e informacionit politik dhe më dërgon në salla shfaqjesh e promovimesh, në Teatrin Kombëtar apo Teatrin e Operas, në Akademinë e Arteve apo në galerinë e Arteve, në panaire Librash apo në sfilata mode, në premiera filmash apo ekspozita gasronomike. E nga kjo pikpamje jeta ime është e pasur me shumë libra të lexuar, me shumë shkrimtarë dhe përkthyes të takuar, me shumë tinguj të dëgjuar, me ngjyra dhe stile veshjeje, që në fund të fundit pasurojnë ditë pas dite shpirtin tim, por i japin kolor, atmosferë , mënçuri dhe kulturë, edhe emisionit tim, pasi personazhet e Arratisë vijnë nga këto fusha.

– Si jeni ndjerë, kur jeni çfaqur për herë të parë në Televizion? Cili ka qënë keqkupimi më i ndjeshëm gjatë karrierës tuaj si gazetare?

Të them të drejtën, në mos do të kisha qënë e detyruar nga rrethanat, për dëshirën dhe qejfin tim do të isha akoma e fshehur në studion radiofonike. Aq shumë e kam dashur dhe vazhdoj ta dua Radion dhe magjinë e komunikimit radiofonik. Por më ka ndodhur që kam thënë në vitin 2000: “Nuk duhet të kthehem pas, duhet të provoj Televizionin”! Fillesat kanë qënë në televizorin Teuta në Durrës. I dhashë atij Televizioni fytyrën time profesionale në fushën e problematikës sociale dhe kulturore sa ende vazhdojnë të më dinë se isha një gazetare e lindur në Durrës, kur realisht kam lindur në Shkodër, kam krijuar familjen në Tiranë dhe kam punuar disa vite në Durrës!
Dalja e parë në Televizion të duket e çuditshme, tani pas afro katërmbëdhjete vitesh them që jam mësuar me shfaqjen time në ekran dhe hera herës më pëlqejnë çfarë dua të përçoj. Të jep një status tjetër prezantimi në televizion, por mendoj se njerëzit më ndjekin për fjalën që them dhe personazhin që sjell dhe si e sjell. Keqkuptime të them të drejtën nuk kam pasur, ndofta ngaqë përpiqem të jem korrekt qoftë me të ftuarit, qoftë me teleshikuesit, por edhe me stafet e televizionit ku jam prej dhjetë vitesh , News24.

-Kam lexuar diku se ju kanë cilësuar si gazetarja profesioniste,-“ikona e intervistimit”, veçmas me emisionin simpatik e mbresëlënes “Arratia e Peshkut të Kuq” në studio apo në terren. Parasëgjithash përgëzime të sinqerta. Si lindi ideja e këtij emisioni të intervistimit, -si pjesë narrative jetësore e personazheve që iu përzgjidhni të vijnë në jetën e përditëshme, apo thjesht dëshirë? Pse këtë titull?

Me vjen mirë nëse e kam përftuar këtë cilësim! “Arratia e Peshkut të Kuq” në Janar të 2015 mbush 10 vite nga krijimi si emision. Është i lidhur ngushtësisht më News24 dhe jam e kënaqur dhe hera- herës edhe e lumtur për rrugëtimin e qetë, të pabujë, por cilësor që ka bërë ky emision për të trokitur si imazh, mendësi, cilësi, kulturë, përçim dashurie në ekranet shqiptare. Jam me shumë fat që në filtrin e ARRATISË kanë hyrë dhe dalë shumë personazhe, ikonë të jetës kulturore, artistike , intelektuale, sportive shqiptare, të cilët, me jetën e tyre kanë pasuruar dhe kontribuar në evoluimin mendor dhe intelektual të një shoqërie në ndryshim.Tashmë numërohen rreth 450 personazhe, femra dhe meshkuj të moshave të ndryshme, të profesioneve të ndryshme dhe secili prej tyre, në ARRATI ka besuar fragmente dhe nuance të jetës personale dhe profesionale, rrëfyer me sinqeritet, dashuri, humor, zhdërvjelltësi dhe elegancë…

-Si jeni ndjerë kur keni intervistuar për herë të parë, ku dhe kush ka qënë ai/ajo? Na tregoni si arrin ta bëni intervistuesen, procesin e mbledhjes dhe vënien së bashku e të gjitha elementëve intervistuesë? Cilat janë disa nga sfidat?

ARRATIA ime e parë është realizuar me prezantuesen e Televizionit Publik Shqiptar Aulona Minga, është realizuar gjatë muajit dhjetor 2004 dhe është transmetuar me 8 janar 2005 duke ngritur kështu dhe siparin e transmetimeve të Arratia e Peshkut të Kuq që vazhdon. Do të doja të kujtoja këtu operatorin e parë me të cilin kam realizuar xhirimet e para Erind Vogli dhe montazhierin e talentuar Trim Radoja, të cilët konceptuan dhe përpunuan idenë që kisha unë për Arratinë.
E nëse do të rrëfeja për proçesin tim të punës, gjithshka fillon nga bashkëbisedimi kokë me kokë me personazhin paraprakisht. Dhe ajo që është e rëndësishme të them është që unë nuk intervistoj njerëz të panjohur, ne kuptimin që ose i kam ndjekur në skena interpretative , ose i kam lexuar një vepër, ose kam parë një ekspozitë pikture apo skulpture, etjetj. Pastaj duhet të shtoj që është një process i gjatë kualifikimi dhe vetëkultivimi për të qënë një dëgjuese dhe respektuese e mirë e personit që ke përballë duke intervistuar, për të marrë nga ai/ajo, përmes pyetjeve, copëzat më interesante, më domethënëse, më të kulturuara dhe që vlejnë per teleshikuesin që të ndjek. Mendoj që kam një target teleshikuesish që di, që vlen, që të gjykon dhe është i vëmendshëm për çfarë afron dhe që duhet respektuar pafundësisht.

-Para se të bëni intervistën tuaj me personazhe të profileve të ndryshme, a bëni kërkime në sfondin e tyre? A e keni të vështirë për të artikuluar pyetjet?

Kësaj pyetjeje iu përgjigja për sa më sipër. Mendoj që edhe roli i intervistueses është profesion, emisionet dhe vitet e rrugëtimit profesional më kanë pasuruar vit pas viti, stad pas stadi dhe rrezikoj që edhe në biseda normale me miqtë dhe kolegët e mi të vendosem sërish në rolin e intervistueses.Do të doja të kujtoja këtu Arratinë me të mënçurin Amik Kasoruho me të cilin e kam realizuar a prima vista Arratinë. E vërtetë që takohesha për herë të parë me të, por kisha lexuar përkthimet e tij, kisha dëgjuar shumë për të dhe të dy jemi ndjerë në atë bashkëbisedim pa pyetje te shkruara , sikur të ishim takuar një jetë të tërë.

-Sa shpesh ju merrni e-mail nga autorë, intelektualë, shkrimtarë, poetë, këngëtarë, publicistë, personazhe publikë të profileve të ndryshme, që kërkojnë të intervistohen, apo anasjelltas..?

Jo, do të thoja që gjithë këto që përshkruani më sipër i marr vetëm nga njerëzit që i kam intervistuar përmes mesazheve të falenderimit , vlerësimit, komenteve të cilësuara…kurse personazhet zgjidhen nga unë në bazë të kontributeve të tyre në jetën shqiptare sipas fushave që ata përfaqësojnë. Për fatin tim të mirë është vendosur dhe është ruajtur ky kod komunikimi…

-Në emisionin tuaj vital “Arratia e Peshkut të Kuq” trajtoni tema nga jeta e njerëzve të letrave shqipe, botës së artit e kulturës shqiptare, por edhe figura publike të profileve të ndryshme, që kanë dominuar shoqërinë shqiptare në të kaluarën dhe të sotmen? Si jeni ndjerë për këtë dhe cili është mesazhi, që iu dëshironi të përcillni?

Nuk e di pse, por brënda meje kam një respekt dhe adhurim të plotë për të gjithë atë plejadë njerëzish që kontribuan intelektualisht, secili në fushën e vet . Kam një ndjenjë mirënjohje dhe nderimi të thellë për ato njerëz që lirinë e tyre të cunguar internimeve dhe burgjeve të diktaturës ia dedikuan ëndrrës së tyre për një liri inteligjente dhe dobiprurëse. Këto ndjesi ma bëjnë më të lehtë shtrirjen dhe vazhdimësinë e ARRATISË në dy kohë, e bindur se asgjë nuk fillon nga HIÇI.

– A ka ndonjë moment paralel gjatë eksperiencës tuaj, që si rrjedhojë ka sjellë edhe këndvështrimin paralel mbi përvojën jetësore, social-politike e historike? Me këtë dëshiroj të di, se si ju harmonizoni aktualen mbizotëruese historike, sociale e politike, në kurriz të pavarësisë tuaj intelektuale. A mund të na përshkruani momente nga eksperienca tuaj e gazetarisë intervistuese?

Përgjigjen e ketyre pyetjeve po e përmbledh ne një. Ndofta nisur nga optika e emisionit që unë realizoj, kam qënë realisht larg politikës dhe problemeve apo shqetësimeve që lidhen me të apo që shkaktohen për shkak të saj. Kjo më ka ndihmuar të ruaj edhe pavarësinë time intelektuale dhe në fund të fundit të kem lirinë e zgjedhjes së personazheve për t’i prezantuar vërtetësisht siç janë .Gjithmonë mendoj se gazetari moderator e ka për detyrë të nxisë të intervistuarin të shprehë ato çfarë i duhen emisionit dhe këtu mbaron detyra e të intervistuarit.Më pas secili personazh i intervistuar mban përgjegjësi morale për vërtetësinë e mendimeve, koncepteve, ideve, fjalëve që thotë.

-Në kapacitetin tuaj krijues një vend të shquar zenë edhe dokumentarët. Çfarë ju ka tërhequr për realizimin e dokumentarëve me vlerë tradicionale historike e kulturore? Si kini arritur t’i realizoni?

Do të thoja që pothuajse çdo ARRATI e imja është një copëz dokumentar që fikson një fragment jete të një personazhi të caktuar. E në funksion të kësaj do të doja të citoja vlerësimin që më ka bërë kineasti Nexhati Tafa pas realizimit të një Arratie më të. Më tha: në 30 minutat e emisionit të transmetuar isha unë, portreti im intelektual dhe shpirtëror, njoha vehten, më ka impresionuar dhe e çmoj këtë vlerësim sepse vjen nga një njeri që është marrë me filmin.

-A keni përjetuar fëmijëri të lumtur? A ka pasur në fëmijërinë tuaj se një ditë do të bëheshit gazetare profesioniste dhe një nga më të kërkuarat e më të pëlqyeshmet me emisionin “Arratia e Peshkut të Kuq”, i vlerësuar tashmë në të dyja kahjet e kufirit Shqipëri- Kosovë, nuk e ekzagjeroj nëse them në Ballkan e Diasporë?

Falë fatit dhe prindërve të mi kam përjetuar një fëmijëri të bukur. Jam lindur dhe rritur në qytetin e Shkodrës. Dëshira ime fëmijërore ishte të kisha në dorë një shkop magjik i cili të kishte fuqinë të më ndryshonte librat që kisha rreshtuar në të parën bibliotekë modeste timen të krijuar me kujdes nga unë e të lexuar e rilexuar disa herë. Por edhe mungesës së librave ia gjeta zgjidhjen. Kur dilja nga shkolla e muzikës ndaloja tëk Libraria afër Kafesë së Madhe ku ishtë e ëmbla dhe e bukura librare Miriam, e cila më lejontë të fshihesha pas banakut të librarisë dhe më lejonte të lexoja librat që i zgjidhnim së bashku. Kohë ë bukur! Ndërkaq edhe luaja në oborrin e pallatit tonë me shoqe dhe me shokë, mësoja biçikletën, bëja pazare, ecja shumë përdore me gjyshen duke dëgjuar historitë e rrëfyera nga ajo, recitoja këndoja, mësoja shumë.Po ! Kam dashur të bëhem gazetare! Përse do thoni ju? Sepse e mbaj mënd vehten fare të vogël në mjediset e Radio Shkodrës duke ecur zbathur, me çorape mbi tapetin e shtruar, për të mos bërë zhurmë, i jam afruar mikrofonit magjik dhe kam recituar një vjershe, zëri më dridhej, zemra më rrihte fort dhe dëshira ka qënë e ëndërrt: ah sikur të rikthehem sërish këtu! Sa herë rikthehem në studio e Radio Tiranës më kujtohet ajo Rezarta e vogël që ecte në majë të gishtave në studion magjike të fëmijërisë së saj.

-Si ndiheni kur dëgjoni për krimin në familje, apo veset e tjera, që kanë përfshirë një pjesë të komunitetit, sikundër droga e krimi? Dhunën ndaj gruas?Si mund të reflektojë shoqëria shqiptare për lehtësimin e këtyre plagëve?

Si duhet të ndihem? Ngandonjëherë më duket sikur gjithka na ka rrëshqitur nga duart dhe rrokulliset me shpejtësinë e një orteku marramendës. Një shoqëri jomirë e organizuar dhe jo shumë e kulturuar dhe e kultivuar ku ligjin e bën shpesh befasia dhe instikti. Krime të paimagjinueshme, që mund t ‘i kemi lexuar apo parë nëpër filma, por kur gjaku dhe lotët janë prej vërteti, at’here çfarë presim? Nuk heq dorë nga ideja dhe bindja se edhe media edukon dhe kultivon !A e kemi bërë misionin tonë? Secili përpiqet në mënyrën e vet, por jo shumë fort, jo shumë bindshëm, pasi ditë-netët vrapojnë më shpejt se ne dhe ne nuk po gjejmë kohën e duhur, kohën e mjaftueshme për të qënë të vetëdijshëm për rolin tonë, të fjalës sonë, të mikrofonit tonë. Që në emisionet e dikurshme radiofonike dhe sidomos me rubrikën “Një fletë nga ditari im” kam qënë e vetëdijshme për çfarë ofronte jeta e lirë dhe a mund të bënim ne diçka.Më kujtohet Marsi i 97/ ës. Një Radiotelevizion pa zotër deri në darkë, por një grup kolegësh në Radio dhe më pas në Televizion që i drejtoheshin një auditori pa qënë të bindur në na ndiqnin apo jo, në na dëgjonin apo jo: “Ulini armët, mos vrisni vëllezërit tuaj”, fjalë të dala nga shpirti që të duket sikur përplasen në një bosh. Por Jo! Reagimet filluan, sensibilizimi motivoi.Në një farë forme ne realizuam një mision që u transformua në ditët e mëpasme.
Edhe përzgjedhja e personazheve të Arratisë për mua e ka nje mision.Të shpërfaqë atë punë gjigande e të mundimshme që duhet për të mbrritur për të qënë dikush, për të lënë një emër, një gjurmë, për të dëshmuar dhe frymëzuar, për të kontribuar dhe dashur një vënd të cilit i takojmë.

-Si jeni ndier përballë botës së frikëshme të mediokritetit, klaneve, hipokritëve dhe inferioritetit? Çfarë kuptoni me shprehjet “vetëgjymmtim dhe vetëvrasje intelektuale’?

Punojmë në një terren të hapur , të lirë dhe ku lëvrohen të gjitha fenomenet. Secili, në mënyrë instiktive apo edhe të menduar shumë thellë zgjedh mënyrën e rrugëtimit. Unë e kam zgjedhur timen, udhëtoj me këmbë në tokë dhe me mënd në kokë , duke dashur të përmbush misionin tim profesional brenda parimeve të mia, duke përballuar tundimet joshëse që të ofron paraja e tepërt dhe liria e ekzagjeruar. A do pendohem ndonjë ditë ? Ndofta! Realiteti shqiptar siç është konceptuar dhe krijuar, të bën të ndjehesh çdo ditë e turperuar nëse nuk ke marrë para të pameritueshme, nëse ke kërkuar të jetosh ndershmërisht.

-Si gazetare dhe intelektuale, cili është koncepti tuaj për kombin, për pushtetin, për partitë politike dhe për demokracinë` në vëndin tonë?

Ndjehem e zhgënjyer.Por edhe fatlume që më ra të jetoj dhe kontribuoj në një kohë të tillë të trazuar ku secili përpiqet të gjejë vehten, ta ridimensionojë atë. Jetojmë në një kohë pa modele, secili e ka në kokë modelin e vet por i duhet ta vendosë në kohë e hapësirë në një realitet shqiptar që transformohet së jashtmi dhe së brëndshmi. Të gjitha konceptet tona të atdhedashurisë, të vlerësimit të intelektit, të shpirtit, të mirësisë, të dashamirësisë, të respektimit të vlerave , të parasë, të pasurisë dhe të varfërisë, të hajdutllëkut apo ndershmërisë, pra të gjitha janë nën efektin e një tërmeti shumëballësh. Mirë kush ka mënd dhe është koshient çfarë do të thotë të jetë i vdekshëm në këtë botë, e ka të qartë se si mund të orientohet në këtë stinë tërmetesh të njëpasnjëshme. Po ime bije si do të orientohet?Nuk jam pesimiste, udhëtoj me varkën e kohës duke u përshatur pothuajse si gjithë udhëtarët e hipur në të, për të mbërritur secili në destinacionin e ëndërruar…

-Kur shprehemi “brezi i mëparshëm”, kë keni ndërmend sipas jush? Cilët janë autorët tuaj më të preferuar, shqiptarë e të huaj?

Më mahnit dhe adhuroj kontributin shumëplanësh të të gjithë njerëzve të kësaj toke që me dijen dhe veprën e tyre vunë një gur në ardhmëri duke besuar tek ajo që bënë, duke transformuar, duke ëndërruar, duke shpresuar, duke punuar. Urrej luftrat! Kurse për letërsinë….i jam mirënjohëse autorëvë të panumërt me të cilët jam miqësuar hershëm dhe të cilët më kanë ndihmuar, secili sipas mënyrës së vet, që unë në kohë të ndryshme dhe në momente të ndryshme të rrugëtimit tim jetësor të jem në paqe me vehten, e ridimensionuar çdo dite, e dashuruar me të jetuarin çdo çast,e mirëkultivuar për të kuptuar në thelb të jetuarin, përkohëshmërinë tonë, vlerën e gjërave, sendeve, koncepteve.Jam fatlume që kontakti im me shkrimtarë të gjallë dhe të vdekur vazhdon, jam me fat që ai shkopi magjik i fëmijërisë sime të ëndërruar ma ka bërë bibliotekën shumë të pasur me libra, por ma ka pasuruar shpirtin pakufijshmërisht.

-Çfarë është dashuria për ju? Kur e ndjen një grua se është e dashuruar? A keni shkruar ndonjë poezi dashurie?

Është një pyetje që unë ia bëj të gjithë personazheve të ARRATISË, nga të gjithë kam marrë përgjigje të ndryshme, të bukura, të thella, të çastit…Për mua dashuria është frymë! Ta përqafosh botën me këtë frymë është përtej misionit, është ekzistencë..Poezi nuk shkruaj të them të drejtën….

-Cilat janë aftësitë profesionale që gazetaret e reja kanë nevojë sot? Ndonjë këshillë për ata që aspirojnë gazetarinë?

Të dëgjojnë shumë, të lexojnë akoma më shumë, të udhëtojnë dhe shohin e mbi të gjitha të respektojnë auditorin që i ndjek dhe secilin person që kanë përballë me të gjitha të vertetat përkatëse.

-Projektet tuaja në të ardhmen? Çfarë iu ka mbetur peng?

Njeriu mendoj qe vdes me pengje, është e pamundur ndryshe, pasi çdo ditë sjell një ëndërr, një dëshirë, krijon disa mundësi, sfumon të tjera, vetë jeta është shpikje e bukur që shndrrohet në peng….

– A është i lirë shtypi sot?

Liria absolute është iluzion, liria jonë e brishtë është akoma më shumë iluzive, le të shkojmë drejt ëndrrës së paraardhësve tanë për të shijuar lirinë duke mos harruar sentencën që të kujton se nuk ka liri absolute përderisa nuk duhet cënuar liria e tjetrit!

-Mesazhi tuaj për inteligjencën e shoqërinë shqiptare sot….
Realiteti shqiptar ka nevojë për intelekt, mendim cilësor, arësyetim, llogjikë,mënçuri, kurajo për të jetuar bukur dhe me dashuri.Mos u dekurajoni por jeni vetvetja në prmbushjen e misionit dritësues që nuk shitblihet me asnjë lloj paraje. Une besoj tek fuqia e intelektit njerëzor dhe besoj akoma më shumë tëk dashuria, dashamirësia, mirësia, mirënjohja dhe respekti dhe prapë te dashuria.Sado akronike të dukem…

Ju faleminderit!
Bisedoi:Raimonda MOISIU

Filed Under: Interviste Tagged With: -një jetë e “arratisur”, me peshkun e kuq, Rajmonda Moisiu, Rezarta Reçi

Franklin D. Roosevelt : Biblioteka e parë dhe Muzeu presidencialë në SHBA

August 16, 2014 by dgreca

Presidenti Roosevelt bëri vizitën e tij të fundit në Hyde Park në mars 1945 dhe vdiq më 12 prill 1945 në Warm Springs në Gjeorgjia, në moshën gjashtëdhjetë e tre vjeçare. Ai ka një fakt interesat që duket paksa i pa besueshë ngaqë se askush nuk e ka ditur deri sa ai vdiq se Presidenti Roosevelt ishte i paralizuar dhe lëviste me karrocë paraplegice/
Nga BEQIR SINA, New York/
HYDE PARK – NEW YORK : Franklin D. Roosevelt Biblioteka në Hyde Park, New York është biblioteka e parë presidenciale e ndërtuar në Shtetet e Bashkuara. Ajo është konceptuar dhe ndërtuar nën drejtimin e PresidentitFranklin Delano Roosevelt në vitet 1939-1940. Historia :
Objektit është ndërtuar afër shtëpisë së familjes Roosevelt në Hyde Park, New York. Ndërtuar nga një kontraktues nga Filadelfia John McShain. Ajo u ndërtua në një spirfaqe 16 akra (6.5 ha) tokë të dhuruara nga Presidenti dhenënën e tij, Sara Delano Roosevelt. Biblioteka ka rezultuar nga vendimi i Presidentit se një strukturë e veçantë është e nevojshme për të strehuar edhe mbledhur së bashku në një muze një sasi të madhe të të gjitha dokumentave letrave historike, si libra, dhe relikeve që Presidenti Rosssevelt kishte akumuluar gjatë një jetë të shërbimit publik dhe jetës së tij private.
E Para Bibliotekë Presidenciale në SHBA
Kjo ka qenë e para Biblotekë presidenciale e cila iu dedikua Presidencës Roosevelt, e cila përmban disponimin e fundit i letrave presidenciale, që ishin lënë në dorë të fatit. Edhe pse një pjesë e çmuar e trashëgimisë së tij, ishin nëpër gazetat e kryeshefave ekzekutiv ato ishin pronë private të cilat morën me vete gjatë largimit nga detyra të Presidentit Roosevelt. Disa thuhet se janë shitur apo janë shkatërruar dhe në këtë mënyrë ose janë të shpërndaraose të humbura përgjithmonë, nëpër SHBA. Të tjera i kishin mbetur anëtarëve të tjerë të familjes, por qenë të paarritshëme për të rënë në duart e dijetarëve për periudha të gjata kohore. Disa nga koleksionet, më interesante përfat të mirë gjetën rrugën e tyre në Bibliotekën e Kongresit dhe magazinat private.
Roosevelti ishte i pari për të bërë gazetat e tij që i vuri në dispozicion të publikut duke i dhuruar letrat dhe dokumetat e tij dhe ato të qeverisë, publikut amerikan mbas lëshimit të Shtëpisë së Bardhë. Në ngritjen e bibliotekës së tij, Roosevelt, u tha se pati krijuar një institucion për të ruajtur të pandryshuar të gjitha letrat e tij. Këto dokumente të përfshira në të gjitha postet e tij në zyrat e tij politike, gjatë gjithë karjerës prej atij të senatorit shtetëror në New York (1911-1913), ndihmës sekretari i Marinës (1913-1920), Guvernatori i New York-ut (1929-1932), dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara (1933-1945 ) dhe koleksionet e tij private të letrave, libra, dhe relikeve nëhistorinë e marinës amerikane dhe Dutchess County, New York.

Vendndodhja dhe ndërtesa muze Bibloteka Presidenciale Roosevelt

Biblioteka ishte e mbipopulluar kur përfundoi, sepse Rooseveltin nuk e presnin për të shërbyer si president për më shumë se dy mandate. Në vitin 1950 simbas vlerësimeve u tha se biblioteka përmbante 50 milionë artikuj, duke përfshirë 16.000 libra, 15.000 fotografi, 275,000 metra të filmit, dhe 300 regjistrime zanore. Ndërtesa është e ndërtuar në zonën bregun e lumit Hudson Valley në stilin që të kujton ndertimet lokale koloniale të holandezve.Arkitekturën të cilën ai vetë në atë kohë e kishte favorizuar. Ajo është një skemë e bërë nga Presidenti Roosevelt, konkretisht mban datën 12 prill 1937, dhe paraqet ndërtimin e propozuar të vendosur në bazë, të afërt me vendin, dhe ka qenë zgjedhur në fund të fundit si një plan në terren, përafërsisht sa më afër të jet me ndërtimet kryesor sot, në atë zonë. Ai e ndërtoi atë me fonde të dhuruara private, me një kosto prej 376,000 dollar e cila ka sot 100 fishin e asaj vlere dhe u ndërtua me kredite të cilat i janë kthyer qeverisë federale më 4 korrik 1940 për të t’u operuar nga Arkivat Kombëtare. Me veprimet e tij, Roosevelt pati siguruar që gazeta e tij do të bëhen pronë e kombit dhetë jetë vendosur në një bibliotekë në bazë të pasurisë së tij Hyde Park, ku ato pa ndonjë censurim do të jenë në dispozicion të studiuesve. Robert D.W. Connor, arkivist i Shteteve të Bashkuara në atë kohë, tha se Presidentit,”Franklin D. Roosevelt është përgjigjja e kombit të lutjes e historianëve.”
Arkivat e tjera….
Në planifikimin e hershme për Bibliotekën, Presidenti Roosevelt, shprehu shpresën se gazeta e tij dhe e Eleanor Roosevelt-, përfundimisht do të gjente një vend këtu në këtë Biblotekë. Në 1942 Presidenti Roosevelt, e bëri një skicë të përafërt për krahë duke shtuar më të veri dhe jug anët e ndërtesës që duhej të i vendoseshin hapësirës shtesë për letrat e saj. Në kohën e vdekjes së saj në 1962 gazeta zonjës Roosevelt arritën tre milionë faqe.
Biblioteka përmban dokumentet e dhuruara edhe nga të tjerët që lidhen me Roosevelt, të tilla si Henry Morgenthau, ditari Jr me 840 vëllime.

Bibliotekat presidenciale Akti Records

Veprimet e Ruzveltit që ka shërbyer si precedent. Kur Kongresi miratoi Aktin për Bibliotekat presidenciale në vitin 1955, ajo paraqiti rregulloret dhe procedurat e iniciuara nga Presidenti Roosevelt për të ndërtuar privatisht dhe bibliotekat, dhe ato të mirëmbahen me shpenzimet federale për të ruajtur dokumentet e Presidentëve të ardhmen. Edhe pse gazeta zyrtare presidenciale janë pronë tashmë publike si rezultat i Aktit Records prej vitit 1978, dhenuk ka një legjislacion të kufizuar mbi madhësinë dhe financimin e muzeve, qëllimet origjinale që la Presidenti Roosevelt nëpërmjet letrave dhe ruajtjen në një vend dhe duke e bërë ato të përdorshme për gjithë kombin endembajnë një të vërtetë, e cila ndiqet edhe sot e kësaj dite me presidentët e SHBA kur lënë Shtëpinë e Bardhë.

Muzeu

Roosevelti shpresonte qysh atëhere se biblioteka do të bëhej një qendër e rëndësishme kërkimore dhe për të tërhequr vizitorë në muze. Seksionet e ndryshme në Muzeun Roosevelt u hapën për publikun më 30 qershor 1941Megjithatë, fillimi i Luftës së Dytë Botërore ndryshoi planet e Roosevelt, dhe hapja zyrtare e bibliotekës si një strukturë kërkimore ishte shtyrë mbasi Presidenti shërbeu edhe një mandat të tretë dhe më pas u zgjodh në një term të katërt. Në vitin 1944 ai vizitoi bibliotekën shpeshehr gjatë luftës për të zgjidhur dhe të klasifikojnë të dhënat e tij dhe relikeve; dhe nga studimi i tij në bibliotekën që ai mbajti disa nga fjalimet e tij të famshëm në radio ose “biseda rreth Shtëpisë së Bardhë”.
Presidenti Roosevelt bëri vizitën e tij të fundit në Hyde Park në mars 1945 dhe vdiq më 12 prill 1945 në Warm Springs në Gjeorgjia, në moshën gjashtëdhjetë e tre vjeçare. Ai ka një fakt interesat që duket paksa i pa besueshë ngaqë se askush nuk e ka ditur deri sa ai vdiq se Presidenti Roosevelt ishte i paralizuar dhe lëviste me karrocë paraplegice
Renovimi i parë në biblotekë ndodhi në shekullin e 21
Muzeu është rihapur kohët e fundit mbas një pauze dy-vjeçare pas një rinovim të madh. Muze tani përfshin një sipërfaqe prej 12.000 metra katror të hapësirës, e cila ka ekspozitën e përbërë nga objekte personale dhepresidenciale me një teknologji të re.
Vendndodhja në kantonin Hyde Park – Dutchess County, New York
Fillim i ndërtimit 1939
Data e përfundimit 1940
Dedikuar 30 qershor 1941
Me emrin e Franklin Delano Roosevelt
Madhësia 16 akra (6.5 ha)
Kosto 376.000 dollar (atëhere)
Menaxhimi nga Arkivat Kombëtare dhe nga Kujtimet e Administratës
Website www.fdrlibrary.marist.edu

Filed Under: Kulture Tagged With: : Biblioteka e parë, Beqir Sina, dhe Muzeu, Franklin D. Roosevelt, presidencialë në SHBA

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4465
  • 4466
  • 4467
  • 4468
  • 4469
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 115 vjet nga Kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e flamurit në Deçiq
  • GEORGE POST WHEELER, AMBASADOR I SHBA-SË NË SHQIPËRI (1934) : “SHQIPËRIA DHE BURRAT E SHQIPONJËS…”
  • Përshtypje nga Bashkëbisedimi i AFC-së dhe Mjekëve Gastroenterologë AAGA
  • Një princeshë evropiane përballë traditës shqiptare
  • Arkeologët shqiptarë nën vlerësimin e studiuesit anglez Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond
  • E drejta për përdorimin e gjuhës amtare në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut
  • Calling all young dancers! Registration is in person on April 11. Looking forward to seeing you!
  • Ekspozita e ndaluar…
  • Themelimi i orkestrës së parë në Shqipëri
  • 2 PRILLI, 1991 NË SHKODËR – PLUMBAT QË VRANË SHPRESËN DHE DREJTËSIA QË ENDE HESHT!
  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT