• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ZGJEDHJET NË KOSOVË: NJË “HUMBJE E FITUAR”

June 12, 2014 by dgreca

Nga Ramiz LUSHAJ/
1.
PDK e Hashim Thaçit, e cila po e qeverisë me mjaft arritje të shtyllta e disa problematika kyçe (korrupsion, etj.) shtetin e ri të Kosovës në 6 vitet e fundit, në këto zgjedhjet parlamentare 2014, ndonëse doli e para në renditje e fituese e kësaj elektoriade, për hir të së vërtetës duhet thanë se është humbësja ma e madhe e tyre.
Kjo parti, e themelueme në vitin e parë të lirisë së Kosovës, si Parti e Progresit Demokratik të Kosovës (PPDK), kryesisht me antarësi nga rradhët e UÇK, me objektiv themeltar, pas kryemjes së Luftës, për të ndërtue Paqen, për të ngrit Shtetin e ri të Kosovës, në ë e vitit 2000 kishte 79 për qind pjesmarrjen në votime. Rekord i mirë. Në elektoriadën tjetër – 2010, pjesmarrja në votime ishte 45.30 për qind. Sivjet, sipas të dhanave të fundme të KQZ të Kosovës, pjesmarrja në votime ishte 41.54 për qind. Një leksion për politikën në Kosovë. Njëherash edhe pësim i keq për Partinë Demokratike të saj.
Si parti në pushtet, PDK, në këtë ulje të elektoriatit votues e ka pjesën e vet të humbjes. Natyrisht “copën” ma të madhe të humbjes.
2.Kësaj here u rrit numri i votuesve në Kosovë. Gjithsej 16.153 ma shumë se në zgjedhjet 2010. Kjo ishte një arritje elektorale.
Sigurisht edhe humbje për PDK-në, pasi në vend që t’i rritej elektoriati votues në progresion të drejtë, pati rënie të thellë: 6.806 votues ma pak.
Në fakt, PDK e Hashim Thaçit, sipas përllogaritjeve të shifrave elektorale (përqindja e sivjetme në votime, etj.) duhet të merrte të paktën mbi 13 mijë vota ma shumë. Dhe jo të pësonte fiasko të tillë.
Sigurisht humbja e PDK-së duket edhe ma e randë kur e krahasimojmë me rivalen e saj politike kryesore, me LDK-më e Isa Mustafës, e cila mori 7.326 vota ma shumë se më 2010. Edhe Vetëvendosja tejet opozitare e Albin Kurtit ka marrë 5.734 vota ma shumë.

3.
Tashti për me e dit’ ma kjart se sa e madhe është humbja e PDK-së së Hashim Thaçit marrim në analizë treguesin tjetër elektoral: përqindjen e votave të saj.
PDK në vitin 2007 mori 34.30 për qind të votave për të qeverisë Kosovën që do të shpallte Pavarësinë (17 shkurt 2008). Ndërsa në vitin 2010 pësoi ramje elektorale: 32.11 për qind të votave.
Po sivjet? Vetëm 30.71 për qind. Pra, PDK ka ardhë duke i zbrit pushtetit nga kurrizi politik, ekonomik, elektoral. E ka konsumuar politikisht e moralisht pushteti, veçanarisht në vitet e fundme.
Partitë opozitare patën rritje në përqindjen e vet elektorale. LDK në vitin 2010 mori 24.69 për qind të votave, ndërsa më 2014 shkoi deri në 25.75 për qind. Pak, pak, po asht’ rritje progresive. Edhe Vetëvendosja u rrit si parti, nga 12.69 për qind në vitin 2010 në 13.31 më 2014. Kjo nuk është pak, pasi kjo parti ka vetëm katër vjet në politikë për pushtet.
Përqindja e ulët e votave ishte tjetër tregues i humbjes elektorale të PDK-së së Thaçit.

4.
PDK nuk ra e vetme nga “fiku i pushtetit”. Përkundrazi. Ra me gjithë “fikun qeverisës”. E, pse po them kështu?
E para, zv/kryeministri i parë i Qeverisë së tij, Behxhet Pacolli me AKR, deri më tani, nuk po mundet me e kalue pragun elektoral 5 përqindësh që të jetë e çertifikueme si parti parlamentare. Të kujtojmë një fakt: AKR e Pacollit në vitin 2007 kishte 12.30 për qind të votave me 70.165 votues, ndërsa në vitin 2010 ra në 7.29 për qind me 50.195 votues
Krejt ndryshe nga AKR paraqitet Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës (AAK) e Ramush Haradinajt, e cila në vitin 2007 mori 9.6 për qind të votave e kishte 54.116 votues, ndërsa më 2014 arriti qëndrueshmëri e progres. Siguroi 9.61 për qind të votave, për liderin e programin e soj votuan 67.113 votues në të gjithë Kosovën.

5.
Me thanë të vërtetën PDK e Hashim Thaçit ka ra nga pushteti politik, nga “fiku i pushtetit”, ende pa iu ngjit’ në kryet. Ajo iu rrgall pushtetit politik si koalicion pa dalë drita e të nesërmes së 8 qershorit 2014, sëbashku me aleatët e vet: me Partinë e Drejtësisë, me Lëvizjen për Bashkim, me Partinë Demokristiane të Kosovës, me Partinë Konservatore të Kosovës. Vet e pesta në koalicion.
Qysh duhet me kanë ndryshe humbja veçse me pësue rënie në tregues të tillë elektoral kryesor si pjesmarja në votime, përqindja e votave, numri i votuesve, etj. Kjo është një “humbje e fituar”, e cila i dha të drejtën morale e politike opozitës së saj të mos i bashkangjitej askush në qeverisje, ta bojktonin të gjithë, ta ulnin degarrënjë nga “fiku i pushtetit”, ta zbrisnin nga kali i shfrenuar i pushtetit politik në Kosovë.
Me kanë sadopak i drejtë me të dy palët politike, them se Opozita e sotme në Kosovë, pushteti moral i 8 qershorit 2014 dhe “pushteti politik” i 10 qershorit 2014, koalicioni ende i pa zyrtarizuar në finish, si LDK, AAK, Nisma e Limajt e Krasniqit, sëbashku me VV apo edhe me parti të pakicave në Kosovë, duhet me kujdes të detyruar e të duruar, me ecë me hapa euro-atlantik, me frymim shqiptarisht, që të mos zhgënjejnë vetëveten e elektoratin e tyre, pasi realisht, siç e kanë “pushtetin politik” në një dorë, e kanë edhe “humbjen e fituar” në tjetrën. Ende nuk i kanë dy duart në timonin e lodhur të pushtetit në pritje për gjallërim zhvillues e integrues të Kosovës.

Filed Under: Opinion Tagged With: “HUMBJE E FITUAR”, NË KOSOVË: NJË, Ramiz Lushaj, zgjedhjet

Votat e spicave dhe zgjedhjet në Kosovë!

June 12, 2014 by dgreca

Nga Rrezart Kalaja/
Bracoletë humoristike lidhur me ngjarjet politike aktuale në Kosovë!
Këto ditë Kosova i nxehu karriget e politikanëve pikërisht me rastin e zgjedhjeve .Partia ma e madhe e PDK -së i fitoj zgjedhjet elektorale u gëzuam të gjithë i madh e i vogël .Po duke hulumtuar doli se PDK-ja me shtylla i kish fituar edhe me spica . PDK-ja dhe votat e shtyllave dhe spicave e kishin bërë koalicionin ,e tri partive të talivabneve islamik të Kosovës , dmth të ekstremit xhihadist islamik të leshave!?.Aty ishin fut vjedhurazi me spicat e Behxhet Pacollit para shumë vitesh duke lobuar me ta .Pos ,këtyre do pyka me bërë PDK-në edhe ma të qëndrueshme ju bashkuan edhe Partia Demokristiane , që askund nuk përputhen me leshët taliban, po( parja e kthen ujët përpjetë), thotë një fjalë popullore. Pos, leshave edhe demokristianve do spica , pyka, ju vunë nga këmba e djathtë PDK-së edhe nga partitë e hashkalive , romëve, gabelëve, turqve, serbeve, po kot mezi arriti 30% .Me këtë 30 % bashkërisht dolën festuan me gojë vesh më vesh te gjithë Haradini i Kuqve, Feridi i Aganve Flora e Çitakve Fuadi i ramiqve kish mbet pak mbas shpine duke i palu kepucet xhemtit te vet ?. Kryetari i PDK-së ,Hashim Thaçi ishte i rrethuar me talibanet dhe votuesit e spicave , bile si ma afër i rrinte njëfarë Memli i biri i Milazim Krasniqit me buzë të çaraveshta me plot gaz duke i pëshpërit diç në vesh.
Me të marr vesh opozitarët se çka ndodhi e luajtën një lojë të fshehtë dhe ja bënë puç pas 24 orëve PDK-së.Bashkimi i koalicionit përmes AAK-së së Ramush Haradinajt , LDK-së e Isa Mustafës dhe Nismës për Kosovën e Fatmir Limajt , të shtyrë edhe këta me spicat e Vetëvendosjes së Albin Kurtit arritën ta nokautojnë me një goditje të rëndë PDK-në e spicave dhe shtyllave. Pra 3-eshja , PDK.në, leshat taliban, minoritarët serb, hashkalitë ,gabelët, romët, bëshnjaktë, partitë e rrencave,partine e bixhozgjive , të pëllumbagjive i qitën jashtë loje duke i sjell në një kolaps politiko-social,sa qe mbeten të gjithë pa punë .Bile Ramush Haradinaj ju ka kërcënuar që t’i fut në burg patinë e hajnave.Boll ju tregova ju i njihni cilët janë hahhahaha . Nga kjo dridhje dramatike të krizës politike në Kosovë , zoti Hashim Thaqi ish kryeministër i Kosovës i telefonoj Kryetarit te SHBA-ve pikërisht Obames për punë .
Po ju sjell tekstualisht bisedën si ma poshtë:
***
– Alo , Thaqi .
-Alo urdhëroni, Obama .
-Jam HashimThaqi zoti kryetar Obama.
-Po me kënaqësi zoti Thaqi respekt për ju çka ka ?
-A ki ndonjë vend t’lirë pune për mua se ma ngulen 3-eshja opozitare?
-Qysh …qysh ta kanë ngul aaa ?Ha ha ha ha… Çka me t’ba kështu e ka ,kur të nxënë tu vjedh .Hajt tash trus kepen rri siç e ke bërë e ke gjet , tung Hashim se kam thirrje edhe nga Behxht Pacolli !!!

Filed Under: Opinion Tagged With: dhe zgjedhjet, ne Kosove, Rezart Kalaj, Votat e spicave

Dhimitër Pilika – pellazgollogu i madh i harruar dhe i internuar

June 12, 2014 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Ju kujtohet dredhëza e ëmbël e cila e ka për “mëri “që t`i rris dhe t`i mbaj farërat e saja mbrenda në trupin të saj ? E po edhe ne jemi të atillë që farën më të mirë nuk e mbajmë mbrenda por me kënaqësi ia “falim” dikujt tjetër, një kombi tjetër apo një shteti tjetër. .
Fjalën e kam për një njeri shumë të madh i cili nga “ dashamirët e kombit dhe shtetit” internohet në fshatrat e Lushnjes, ku edhe atje vazhdon të punojë. Kur ndodhi kjo, Lasgush Poradeci, miku i tij, do të shkruante : “Bretkosat e ugarit se ç’vranë drenë e malit”. dhe i cili nuk do të “vyen” deri paas viteve të ’90-ta, ku do të vazhdojë aktivitetin e tij dhe do të jetë një nga emrat më të lakuar në sesionet shkencore.. Dhimitër Pilika , një shtyllë e madhe e kombit , një shtyllë e lartë e trashëgimisë sonë historike pellazge, një dren i fuqishëm i shqiptarisë e i “mbytur” nga bretkosat llomotitëse të kënetave. Tmerr!
Dhimitër Polika lindi në Korçë më 30 prill 1923. Pasi mbaron Liceun Francez të vendlindjes fillon studimet pranë Universitetit të Sienës në Itali. Merr pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare në drejtimin e njësiteve guerile. Pas Çlirimit, në 1945 zgjidhet kryeredaktor i fletores “Zëri i rinisë”, në Korçë dhe bashkëpunon ngushtë me gazetën “Përpara” të Korçës. Jep mësim në shkollat e mesme të Korçës, Tiranës, Vlorës, Gjirokastrës. Nderohet me dy medalje ari dhe i jepet titulli “Doktor” në histori dhe gjuhë shqipe pranë Fakultetit të Filozofisë, si dhe në romanistikë – helenistikë tek Fakulteti i Filologjisë pranë po të njëjtit Universitet të Pragës. Themelon dhe drejton “Seminarin shqiptar”, qendër e nderuar studimesh dhe kërkimesh albanologjike pranë Universitetit të Karlit në Pragë, ku ngarkohet si profesor me ligjërimin e mbarë disiplinave albanistike…. dhe vdes në spital në 31 dhjetor 2003, në mjerim dhe vetmi të plotë ( Vasil Qesari).

Do të lundroj me këtë shkrim t`imin ( me një lundër pra , sepse nuk kam më shumë mundësi ) mbi valët e një oqeani të madh të dijës dhe shkencës shqiptare . Një Oqean që të mbërthen dhe nuk të le të dalësh jasht , sepse është aq i madh , i qetë e plotë thesare , dhe shëtitja me një lundër është ndoshta edhe ofendim. Mbi këtë oqean të pellazgollogjisë , duhet ndërtuar anije të madhe e speciale për të nxjerrë nga thellësitë e tij , të gjithë thesarin nga një njeri i cili duhej të internohej nga bretkosat zë shterrura dhe llomotitëse.

Të flasësh për një njeri -njohës i shkëqyeshëm i 12 gjuhëve të huaja, mes të cilave 5 gjuhë të vdekura, si dhe i mjaft disiplinave shkensore., është përgjegjësi e madhe por edhe krenari.

“Gjatë qëndrimit afro 15 vjeçar në Pragë, nxjerr në dritë 64 botime me brendi arbërore, si monografi-dorëshkrime, tekste akademike, fjalorë, tekste për gramatiken, historinë dhe letërsinë, antologji të këngëve shqiptare, veprën “Shqipëria vend shqiponjash” në shqip, anglisht, frengjisht, rusisht etj…Gjurmon gjithçka që lidhet me Shqipërinë dhe sjell në atdhe 30 arka me dokumente të rëndsishme, apo siç i quante ai: “albanica”. Pas prishjes së marrëdhënieve kthehet në atdhe dhe fillon punën shkencore pranë UT. Boton plot studime e monografi, si dhe zbulimet e bëra në Çekosllovaki, deriska e internojnë pa motiv në Myzeqe”… PO e dij se pse e kanë internuar: sepse gërvishti në plagën e pa shërueshme te fqinjëve (mohimin) : e kaluara pellazge e shqiptare .

“Fakti i panjohur deri tani se Fjala, që njeriu i globit tokësor përdor, nuk është produkt i një procesi evoluitiv të zhvillimit të njeriut, por një proces ku nje-riu ka marrë gjuhën të gatshme në përdorim si mjet i transmetimit të me-ndimit nga një Dije që vjen shumë e plotë dhe e saktë mbi ekzistencën “…. thoshte Petro Zheji. Pikërisht ky zbërthim dhe lexim i këtyre fjalive të ngurtësuar brënda fja-lëvë të gjuhëve të globit arrihet në saj të faktit se këto rrokje në gjuhën shqipe kanë kuptim sipas pozicionit që zënë brënda fjalisë (si emër, mbiemër apo folje). Ёshtё ky fakt qё e vendos gjuhёn shqipe nё bazamantin prej tё cilave kanё rrjedhur gjuhёt e botёs. Pra ёshtё gjuhё e parё.
Tashmë mbas zbulimit të Petro Zhejit puna gjigande e një tjetër korifeu, e Dhimitër Pili-kës, gjen rëndësinë e vërtetë.

Pasi kemi mësuar se është një moment e parё ku Njeriu i Tokës merr në për-dorim mjetin e transmetimit të mendimit Fjalën, si një mjet i bazuar në vet të Vërtetën e Ekzistencës, vjen momenti i dytë që shoqëron në vazhdimsi zhvi-llimin e tё parёs.
Pra, kjo popullsi qё bart Fjalёn zhvillon dhe vet Jetёn ku e pёrdor kёtё Fjalё. Pra punon (vjel tё mirat materjale nga natyra), dashurohet dhe martohet me partnerin, lind fёmijё, gёzon, lodron, konkuron, lufton e kёshtu me rradhё pra jeton Jetёn nё Shoqёrinё Njerёzore duke zhvilluar kёshtu, ngjarje pas ngja-rjesh, tё rёndёsishme e tё parёndёsishme, historinё qё zёvend nё memorjen e brezave si shpjegim i fenomeve qё kanё tё bёjё me tё Vёrtetёn e Ekzistencёs. Dhe i gjithё ky proces trashёgohet nёpёrmjet Gojёdhanave, Miteve, Le-gjendave, Kёngёve, Valleve, Veshjeve, Zakoneve e Traditёs nё pёrgjithsi e cila e ka formatuar tashmё brёnda vetes Tё Vёrtetёn e Ekzistencёs qё nё Lёmin e Historisё quhet Mitologji.
Kjo ёshtё arsyeja qё shqyrtimi i etnokulturёs nё pёrgjithsi tё çon nё pasqy-rimin e Mitologjisё sё Lashtё nё jetёn e asaj popullsie etnokulturёn e sё cilёs merr nё shqyrtim. Sa mё e pasur tё jetё kjo etnokulturё aq mё pranё Mitolo-gjisё Origjinale ёshtё ajo popullsi. Kjo ёshtё arsyeja qё sigurisht popullsia qё bart gjuhёn e parё bart nё etno-kulturё Mitologjinё nё formёn mё tё plotё.( Shënim Nga Eva Brinja )
***
Dhimitër Pilika një Dijetar i madh dhe i heshtur -për të cilin mediat franceze shkruanin me gërma të mëdha “Shqiptarët pushtojnë Francën”, ndërsa për të “shqiptari që korrigjon të folurën e francezëve”. Kryevepra,”Pellazgët origjina e jonë e mohuar” ( Shkaku i internimit të korifeut)
Lum` e lum` që kemi pasur Dhimitër Pilikën.!

Filed Under: Kulture Tagged With: - pellazgollogu i madh i, dhe i internuar, Dhimitër Pilika, Fahri Xharra, harruar

VARSHAVE- FATOS ARAPI, POET I NJË NDJESHMËRIE TË JASHTËZAKONSHME

June 12, 2014 by dgreca

Nga Mazllum Saneja/Varshavë/
Në Varshavë të Polonisë, në ambientin e Amfiteatrit të Lidhjes të Shkrimtarëve të Polonisë dhe të PEN Club-it të Polonisë u bë përurimi i librit me poezi të zgjedhura “DAJCIE MI IMIĘ” (Më jepni një emër) e poetit dhe prozatorit tonë të mirënjohur Fatos Arapi, e përkthyer në polonisht nga Mazllum Saneja dhe Eva Śmietańska, të cilën vepër e botoi Shtëpia e njohur Botuese polake ‘Komograf’, Varshavë, tetor 2013.
Këto ditë, pikërsisht më 11 qërshor, në Varshavë u bë përurimi i librit me poezi të zgjedhura ‘Më jepni një emër’ e poetit dhe prozatorit tonë të mirënjohur Fatos Arapi.
Për veprën e poetit u mbajt një kumtesë, të cilën e paraqiti kritiku i njohur polak Andrzej Zanievski, i cili është edhe vetë poet dhe prozator i njohur në botë. Pastaj për veprën e Fatos Arapit folën kritikët e njohur polak si Marek Wavrzkievicz, redaktorja e librit Eva Śmietańska dhe përkthyesi i librit Mazllum Saneja, poeti dhe krijuesi ynë i njohur nga Kosova.
“Biografitë e shkrimtarëve i lexoj nganjëherë porsi poezi apo epose të përbëra nga shumë poezi. Ndërkaq, shpesh ndodh që të kuptosh në tërësi synimin dhe kupti,min e këtyre rrëfimeve dhe tregimeve, përpiqem të arrij tek skutat më të largëta të letërsisë së tyre kombëtare, në këtë rast, deri tek historia e gjuhës së krijuar përmes mijëvjeçarëve. Mbaj mend, në vitin e kaluar kanë kaluar 550 vite nga data e lindjes dhe e krjimit të Dokumentit më të vjetër shqip
‘Formula e pagëzimit'(1462) e peshkopit të Durrësit, Pal Engjëllit.
2-
Ndërkaq, i pari monument i madh i shqipes së shkruar dhe i pari libër i botuar është ‘Meshari’ i autorit Gjon Buzuku, i botuar më 1555, derisa Fjalori latinisht-shqip i Bardhit(1635) e cila ishte e para vepër e llojit të veçant për gjuhën shqipe me rreth tre mijë fjalë…’ kështu e filloi kumtesën e vet referuesi kryesor i përurimit të librit të Fatos Arapit, kritiku letrar Andrzej Zanievski, për të vazhduar më pas se “Së këndejmi, mjafton të vështrosh me vëmendje hartëpn e Shqipërisë bashkëkohëse dhe vendet përreth, për të kuptuar gjenealogjinë – a thua të gjuhëve? – popujt që jetojnë këtu, pastaj, historia e kulturës së tyre, arrij në deri tek periudhat më të largëta dhe, që janë të ndërlidhura ngushtë me lindjen e qytetërimit mesdhetar. Ndaj, këto janë kohët dhe epokat e Argonautëve e të Heraklitit, lufta e Trojes dhe e Homerit, Odiseut – Uliksit, Eneut, perëndive, titanëve, heronjve, nimfave. Këtej u zhvillua një lidhje tregtare, luftarake dhe natyrisht mitologjike, deri sot shumë hulumtues bëjnë zbulime në skajet e saj
Ogigie – Ishulli i Vdekur.
Harta fsheh sekrete, mijëra sekrete. Një çikë sepse tashmë sot dihet për Ilirët, Enkelejtë,, Molosët, Pellazgët, përveç sigurisë që mbrojtën me guxim dhe forcë selitë e tyre, brigjet e tyre shkëmbore para të huajve. Greqia arriti në rreth pak a shumë ku dhe sot. Mëtej fillonin tokat saktësisht të panjohura, shpella misterioze dhe tatëpjetë deri në nëntokë, male të egra, terrene gjuetie për robërit, sepse në punën e tyre e kanë bazuar fuqinë e vet.Helada demokratike dhe Roma krenare. Këto zona filluan të njihen pas Itakës së famshme dhe ishujve Leukos, Paksos dhe Korkira – Korfuzi i sotëm, i banuar përmes Feakëve , gjatë, po më kot duke mbrojtur pavarësine e vet.
Relativisht jo larg kësaj vije, në vendin ku Deti Jon është afër Detit Adriatik, shtrihet Vlora – dikur Aulona, ku lindi poeti, Fatos Arapi. Vendlindja zakonisht përcakton identitetin e poetit. Megjithate nuk vendos për talentin, prirjen, sepse për këtë vendosin zotat, koincidencat e shumë rrethanave.Megjithkëtë, me siguri, një ndikim të thellë kanë në jetë, në ngjarjet, në zgjedhjet e rrugëve.
Fatos Arapi – një poet i një ndjeshmërie të jashtëzakonshme, i pajisur, ndaj, me një dhanti nga vetë fati: shushurima e valëve të detit antik, ngurtësia e shkëmbinjve, në të cilat pushoi Odiseu dhe fiqtë e gjelbër, drurët e ullinjtë dhe korijet me lisa.Poetët gjithnjë i shoqëronin shqiponjat, ndoshta e shpendë grabitqarë, e me siguri pulëbardhat dhe grumbulli i zogjve shtegtarë, të cilat shtigje këtejpari shpiejnë.
3
Perënditë kanë dhënë shenja. Pjesa tjetër është varur nga poeti, shtegtari, këngëtari që zgjodhi fatin, drejtimin e udhëtimit, ndyshe fatin e vet. Duke lexuar këto poezi brilante, mendohem se çfarë shenja ka parë atëherë autori i poezive ‘Vëllezër Hamletë’ dhe ka ‘Stuhia’ :

‘Njërin krah të pulëbardhës
Tjetrin krah tramundana
Në gojë të dallgëve e reve
Klithje e zogut digjej nën shira.
Mbi mua e nën mua: shpirti
apokaliptik i një perëndie të egër’
(Stuhia)
Poeti polak Wladyslav Bronievski me të drejtë shkroi: ‘Dhe njëri krah i poezisë është vdekja / derisa krahu tjetër është dashuria’.Dhe menjëherë kam vënë re ngjashmëritë në dramatizimin e brendësisë së veprës – kësaj hapësire të ëndërrimit të autorit.Në veprat e Fatos Arapit na rrethojnë dhe, jo vetëm vizionet e stuhisë dhe, jo vetëm zogu që lufton me erën e fortë, edhe poeti ndien frymën ogurzezë dhe të tmerrshme. Dy forca, dy vektorë të qartë etik vigjiluakan mbi djaloshin nga Deti Jon, duke e shpënë atë në thellësirat e fatit. Kjo – një energji e pashtershme e Jetës dhe një nevojë e pamposhtur e Lirisë. Me një mirëkuptim të thellë e lexoj poezinë emblematike ‘Ti mos më ler vetëm’, e cila lexohet si një manifest kundër vetmisë, si lutje, si kërkesë mbi praninë e mikut të përjetshëm. Ajo është e bukur, ndonëse marrësi vë maskën.A thua mos vallë është Femra? Apo Zoti’ Apo Fati? Apço zogu mbi dallgët e detit? E parëndësi. Na mahnit kompozicioni dhe lutja e fashitur…
Një rol i jashtëzakonshëm dhe me dy kuptime në poezitë e Fatos Arapit i përket detit, sikur vetëdija e pranisë së tij të ia përtërij poetit forcën dhe guximin. Për poetin shqiptar dhe heroin antik si elementi më i rëndësishëm është deti – vetë deti. Tiresiasi ia paraljmëron vdekjen Odiseut, që vjen nga deti, pas shumë viteve të përhumbura në mërgim dhe, pas fitores përfundimtare. Për Fatos Arapin – deti është një substancë jetëdhënëse, një hapësirë iluyion i lirisë, duke i lejuar për mallin e ngashëryer, të ëndërrojë, të luftojë dhe të kujtoj
4
‘Përse paskam frikë t’i afrohem detit
Kaq kohë pa e parë… Kaq kohë pa u parë…
Unë e Joni… rritur me njëri-tjetrin…
Së largu më mbështjellin zëra të njohur
Gjëmimi i përmallshëm, hutues i detit’
(Përse paskam frikë t’i afrohem detit)
Dhe deti bëhet për poetin një qenie shumë e afërt dhe e rëndësishme, një lidhje e ngushtë, të cilin nuk e harron dot dhe askurre.
Nga poezitë e Fatos Arapit aq shum kam mësuar për Shqipërinë dhe Shqiptarët, për fatin e poetëve shqiptar dhe të jo poetëve, për emigrantët, që përshkuan shumë kontinente, duke mos harruar askurrë se nga e kanë prejardhjen dhe, mbi bukurinë magjepsëse të natyrës përreth, dhe gjithashtu për ‘zogjtë që urrejnë qiellin’, për ‘parazitë moçal dhe krime, për skajet e pista dhe zilitë e shëmtuara’. Filozofia e dëshpërimit e ngjashme me idetë dhe botëkuptimet e Jean Paul Sartre’s të ‘Rrugëve të Lirisë’ deri te bindjet e errëta të Mircea Eliade’s, këtu ballafaqohet dhe ndeshet me rezistncën e brendëshme te poetit të pamposhtur, me vetëdijen e trashëgimisë antike, që atë e krijoi.
Para pesimizmit, defetizmit, dekurajimit të pafuqishëm poetine mbrojnë brigjet e Detit Jon, hijet stërgjyshore, vargmalet e Vitoshes dhe ai zëri i përmallshëm i fyellit që arrin nga Tomori. Udhëtimet apo ndoshta bredhjet endacake bëhen universitete të letërsisë. Dhe kthehet e kaluara e thellë… Gjej Skënderbeun – Gjergj Kastriotin e famshëm, të njohur nga medaljoni në portën e Ndërtesës së Artë në rrugën “Długa” në Gdansk. Sulltan Murati bisedon me Shqiptarin me pranga të vëna në Fushë-Kosovë më 1389.Historia përhapet dhe zgjerohet përtej kufinjve. Kjo tashmë nuk është vetëm Shgqipëria, jo vetëm Gadishulli Ballkanik… Poeti vete, arrin edhe më larg. Deri te kampi i përqëndrimit në Dahau, deri te Ditari i Ana Frankut, dëshiron të takohet me poetin e vdekur francey Robert Desnon, me të burgosurin e Auschwitz – it dhe të Terezinit, sepse edhe i betohet dashurisë së vet… ‘Unë do të vi, do të vi, do të vi…/në jetën tënde të larë prej dielli’.
5
Fatos Arapi është një mjeshtër i rrallë i lirikës intime, i rrëfimëeve dhe lutjeve më subtile…Pastaj, na tërheq thellësia e këtyre mendimeve, pësiatjeve, rrëfimeve. E ndjejmë situatën dramatike, në të cilën lind dhe krijohet poezia dhe, njëkohësisht rritet para nesh ai muri i fshehtë i misterit. Poezi për familjen, për më të afërmit. Dhe klithma e brendëshme e poetit, përzier me dhembje e mall të lektisur, mbi varrin e babait, të nënës, të gjyshes, të gjyshit…
‘Të gjithë po hedhin nga një grusht dhe
Po unë mbi te hedh
Dy-tri copëra qielli…’
* * *
(Një grusht dhe mbi varr)
Dhe, dielli i vogël me luleshqerra në varrin e nënës. Poeti i vetmuar me arkëzën mbi supe duke shkuar.Dhe varri gjyshit, i gjetur në varrezat e Stambollit. Evokimi për poetët e vdekur Nazim Hikmetin dhe Orhan Veliun… Gjithnjë më kujtohen ato varreza në Stamboll, që vizituakam verës më 1975…E ndiej dhe e kuptoj dhembjen e thellë të poetit, sepse edhe babain tim e pushkatuan në Oswiecim më 1943, dhe varr nuk ka.
Poezitë e Fatos Arapit janë ese të ngjeshura intelektuale. Nuk mjafton vetëm t’i lexosh, para së gjithash duhet t’i përjetosh, të përsiatësh gjatë leximit.Sepse të kuptosh poezinë e Fatos Arapit duhet të kesh një përgatitje intelektuale. Sepse, çdo poezi mund të jetë si një fillim i shqyrtimeve të mëtejshme ekzistenciale, morale, filozofike.Zatën, poezitë e këtilla i lexojnë dhe i vlerësojnë njerëzit me një ndjeshmëri të thellë, që kanë një përvojë të madhe, me një bagazh përjetimesh, duke gjurmuar nëntekstet e fjalëve, që nuk pajtohen me botën e prapët dhe realitetin brutal dhe tragjik, e njëherazi duke ruajtur distancën kundruall ngjarjeve dhe qetësinë ndaj fjalëve, të cilat ata i plagojnë…
Artistët … ‘Poetët shpejtojnë përherë për diku…’ me besim dhe shpresë, se liria është pranë e pranë…
Dhe, në fund nuk bën assesi të lëmë më harresë pa theksuar rolin e rëndësishëm të përkthyesit tonë të mirënjohur Mazllum Saneja, një poet dhe përkthyes i shquar në botën e letërsisë, i cili me një mjeshtëri të përkryer ka bërë përkthimin e teksteve subtile dhe shumështresëse, që ndërlidh dhe afron në mes vete njerëzit dhe popujt…” tha duke e përfunduar kumtesën kritiku i njohur letrar Andrzej Zaniewski.
6
Ndërkaq, kritiku tjetër letrar Marek Vavrzkiewicz, duke folur për veprën poetike “Më jepni një emër” të Fatos Arapit theksoi se “Poezia e Fatos Arapit është një poezi e hidhur karshi një realiteti brutal, ku ndihet i zhgënjyer zëri i trishtë i poetit, fjala e një vetëdije tragjike, kocepte të afërta me dëshpërimin e justifikueshëm të poetit.Kjo nuk është dëshpërim i vrullshëm, po dëshpërim i shoqëruar me shqetësime të mëdha të poetit, që vihet në mbrojtje të dinjitetit dhe të vetëdijes kombëtare.Lirisht mund të themi se poezia e Fatos Arapit është një ngjarje e veçantë në letërsinë bashkëkohëse shqipe, sepse është ngjarje hidhur e dinamizmit të gjithanshëm të psikikës njerëzore”.
Për veprën e Fatos Arapit fjalën e mori edhe përkthyesja dhe redaktorja e vetë veprës Eva Śmietańska: „ Fatos Arapi është, para së gjithash, poet i dhembjes ekzistenciale, poet i dhembshurisë, i ndjeshëm në mënyrë të veçantë karshi padrejtësive dhe ligësive njerëzore. Gjatë leximit gjithnjë na magjeps guximi dhe forca e zërit, atenticiteti i rrëfimit poetik, qartësia dhe tejdukshmëria e komunikimit. Fati nuk e kurseu poetin nga dhembja, pikëllimi pas vdekjes për të afërmit, lamtumirat dhe vdekjet pa lamtumira.
Paralelisht me trishtimin, dhembjen dhe vdekjen, në poezinë e Fatos Arapit gjejmë edhe elementin poetik e të kërkuarit – të kërkuarit
e shpresës, ringjalljes të jetës, besimit dhe ngritjes të sistemit të vlerave njerëzore. Zatën kjo është kredoja e poetit Fatos Arapi. Dhe një ideal i tillë i artit në kohën e sotme më duket veçanërisht i çmueshëm dhe i bukur” tha Eva Śmietańska.
Duke folur në fund për shembëlltyrën dhe veprën në tërësi të Fatos Arapit, poeti dhe përkthyesi i veprës Mazllum Saneja vuri në spikamë se “Fatos Arapi është para së gjithash poet poet i dhembjes ekzistenciale, poet i dhembshurisë, i ndjeshëm në mënyrë të veçantë karshi padrejtësive dhe ligësive njerëzore.
Duke lexuar me vëmendje poezinë e Fatos Arapit kam përshtypjen se kjo poezi eshtë thellësisht poezi dëshpërimi si revoltë dhe protestë karshi realitetit brutal ne shoqërinë e shthurur, ku zëri dhe fjala e poetit të ndershëm nëpërkëmbet, i cili kërkon më kot një shoqëri të pastër dhe dinjitoze.Dëshpërimin e poetit e kuptoj si një rebelim të veçantë, si një kurajo intelektuale, që nuk pajtohet me realitetin, ku ‘Liria vret’ , ku poeti dendur pyet ‘Pastaj çdo të bëjmë me lirinë’. Vlen të vëmë në spikamë se, nga dy figura poeti ynë nuk do të ndahet kurrë: Vllasi dhe Deti. Figura e Vllasit është tragjika jo vetëm e poetit, i cili ndeshet me ligesinë dhe barbarinë njerëzore, derisa Deti simbolizon Lirinë, i cili e ndjek pas poetin nga çdo anë, sepse vetëm atij do ia rrëfej sekretin e vuajtjeve, sfilitjeve dhe dëshpërimeve të tij, që janë njëherazi edhe dëshpërimet tona. Për fund të them se që të kuptosh poezinë e Fatos Arapit duhet të kesh një pergatitje të veçantë intelektuale.Sepse poezia e poetit Fatos Arapi bën majet e poezisë jo vetëm shqipe” e përfundon fjalën e tij poeti dhe përkthyesi Mazllum Saneja.

Varshavë,
11 qërshor 2014

Filed Under: Kulture Tagged With: Fatos Arapi, I NJË NDJESHMËRIE, poet, TË JASHTËZAKONSHME/

Shqiptaret ne Nju Jork, ne mbeshtetje te Robert Astorino

June 12, 2014 by dgreca

NJU JORK: Një grup mbështetës i komunitetit shqiptar dhe amerikan në fushatën e Robert Astorino- Kandidat Republikan për Governator të Nju Jork-ut/
Astorino, në këndëvështrimin me raportet që ka ai me komunitetin shqiptarë, në prefekturën e Westchester County, ku edhe jetojnë një numër i konsiderueshem i familjeve shqiptare, në gjendje shumë të mirë ekonomike, shqiptarë të emigruara në kohë e rrethana të ndryshme, ato janë shumë të mira dhe të lidhura ngushtë me Astorinon/
Nga BEQIR SINA, New York /
SCARSDALE – NEW YORK : Një grup mbështetës, i komunitetit shqiptarë dhe atë amerikanë, të z. Rob Astorino – kandidatit republikan për governator të Nju Jork-ut në zgjedhjet e 3 Nëntorit 2014, u mblodhën për të mbeshtetur atë për garën kundër Governatorit demokrat Andrew Cuomo.
Anëtarja e këshillit së bashkisë , Pleasant Valley në New York, Zj. Lisa Milicaj, si dhe presidente e kompanisë “First Insurance Agency, Inc” në Pleasant Valley , organizojë të hënën, 9 Qershor 2014, një darkë për rritjen e fondeve(fundraiser) në lokalin”TuttaBella Trattoria” në Scarsdale. Kandidati republikan për governator, Rob Astorino, në 3 Nëntor 2014 do të përballet në garën për Governatorin e Nju Jork-ut, me demokratin Andrew Cuomo, i cili aktualisht qendron në postin e governatorit të shtetit.
Organizatoria e kësaj darke, për rritjen e fondeve(fundraiser), Znj. Milicaj tha “Ne u mblodhëm së bashku të hënën për të ndihmuar financiarisht fushatën e kandidatin republikan Astorino – për të bërë një ndryshim për shtetin tonë. Shteti i New York-ut, shtoi ajo i cili konsiderohet të jetë qendër e biznesit të botës, tani renditet në vendin e 50-të, vendeve më të keq për të bërë biznes. Kandidati republikan Rob Astorino – në Kuvendin Republikane të Nju Jork-ut, disa muaj më parë, është zgjedhur në mesin e shumë emrave, për të qenë ai kandidat për Governator nga Partia Republikane. Mbasi republikanët besojnë tek Rob Astorino, se ai ka për të bërë realitet të gjitha ato që ai ka premtuar të i realizoj. Republikanët, thonë se ai nuk ka “shkelur” asnjë herë mbi besimin e njerëzve dhe është i denjë për të qenë kandidat për Governator i shtetit të Nju Jork-ut.
Deri tani ka shumë prej nesh që janë të pakënaqur mbi tatimet, shprehet Zj. Lisa Milicaj – mbi ligjet, shkeljet e ndryshme, shkeljen e amandamentit të 2-të, shkeljet e të drejtave tona të pronës private dhe sistemit tonë shkollorë, të drejtuar nga qeveria federale. Zj. Milicaj sqaroi se Kushtetuta Amerikane lejon ç’do shtet te kete kontroll mbi sytemin e tij shkollor.
“Meqenëse, shumë prej nesh kemi bërë investime, kemi biznese, dhe familjet tona këtu në shtet; ne nuk kemi mundësi për të lëvizur larg tij – por do të qendrojmë dhe të ndihmojmë Nju Jorkun, thotë Zj. Lisa Milicaj dhe besonë se : “Në thelb, pra në esencë ne duhet të heqim me votë politikanët që bëjnë zgjedhjet e gabuara në qeverisje dhe si rezultat të veprimeve të tyre vuajmë ne”.
Më tej, anëtaria këshillit së bashkisë ,Pleasant Valley, New York, Zj. Lisa Milicaj, presidente e kompanisë “First Insurance Agency, Inc” në Pleasant Valley theksonë se :” Politikanët duhet të mos harrojnë se zgjedhjet e tyre që po bëjnë, nuk po na ndihmojnë por vetëm po na krijojnë dhimbje, dhe ja pse duhet t’a bëjmë të ditur, këtë Nentor me votat tona, se ata janë votuar si shërbyes të publikut dhe nëse ato nuk e mbështesin publikun, atëhere duhen të zbohen”. New Yorku, duhet të jetë shteti që shkëlqen në këto zgjedhje dhe t’a bëjë të qartë, se nuk do të na verdadallisin më njerëzit e padobishëm, ne jemi këtu për të qendruar dhe ti bëjmë të ditur politikanëve në Albany – se nuk mund të sillen siç dëshirojne ato”
Z. Rob Astorino , aktualisht ka shërbyer për dy mandate si kryeshefi ekzekutiv i kantonit “Westchester County” që ndodhet në veri të Nju Jork-ut, dhe tani ka pranuar zgjedhjen e Partisë Republikane, për të kandiduar për governator të shtetit të New York-ut, në Kuvendin Republikanë të mbajtur në Rye Brook – New York.
Z. Astorino , është një 47 vjeçar , i cili ka lindur në Mount Vernon te Nju Jork-ut, por u rritë në provincën Mount Pleasant, duke u arsimuar në Universitetin Fordham në Bronx të Nju Jork-ut . Rob Astorino, është i martuar me Zj. Sheila Astorino, dhe ka tre fëmijë. Z. Astorino është komentator në radio, ku aktualisht komenton për një radio televizion katolikë – Channel SIRIUS XM në satellitë , dhe ka mbajtur disa poste të zgjedhura në Westchester County . Ai u zgjodh Kryeshef Ekzekutiv i qarkut në vitin 2009 dhe fitoi rizgjedhjen vitin e kaluar .
Në shtetin e Nju Jork-ut, republikanët nuk kanë fituar një garë për Governatorë, që nga republikani George Pataki i cili la mandatin e fundit në vitin 2002.
Republikanët e shtetit të Nju Jorkut, tani pritet të përballen me sfida të ndryshme, si ajo me Governatorin Andrew Cuomo, anëtarë i Partisë Demokrate, ku njerëzit që janë të regjistruar si demokratë, i tejkalojnë republikanët 2-1 në gjithë shtetin e New York-ut .
Republikanët, shpresojnë qe Z. Astorino, mund të përsëris suksesin e tij – duke tërhequr votuesit e të gjithë spektrit politik . Ai ka disa avantazhe : Pas një karriere të gjatë të komunikimit me publikun në të gjithë shtetin e New York-ut, duke dhënë intervista dhe bërë komente çdo ditë në mbrëmje në TV Channel SIRIUS XM . Të enjten, ai mbajti një pjesë të shkurtër të fjalimit të tij në spanjisht .
Duke folur me gazetarët të enjten e kaluar, z. Astorino pranoi sfidat me të cilat përballen , siç janë për ngritje fondesh, për të “mposhtur” avantazhin e z.Cuomo – Por, ai tha se ka besim se do të ketë mbështetje për te mbledhur fonde të mjaftueshme për të qarkulluar anembanë Nju Jork-ut mesazhin e tij “Një luftë për të shpëtuar Nju Jork-un ”
Ndërkaq, duke e parë kandidimin e z. Astorino, në këndëvështrimin me raportet që ka ai me komunitetin shqiptarë, në prefekturën e Westchester County, ku edhe jetojnë një numër i konsiderueshem i familjeve shqiptare, në gjendje shumë të mirë ekonomike, shqiptarë të emigruara në kohë e rrethana të ndryshme, ato janë shumë të mira dhe të lidhura ngushtë me Astorinon.

Filed Under: Komunitet Tagged With: e Nju jorkut, kandidat, republikan, Robert Astorino, shqiptaret

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4555
  • 4556
  • 4557
  • 4558
  • 4559
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT