• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FAQE NGA HISTORIA E MARRËDHËNJEVE AMERIKANO-SHQIPTARE

May 12, 2014 by dgreca

MESAZH DREJTUAR POPULLIT SHQIPTAR 13 MAJ, 1951/
Nga Frank Shkreli/
Ne Foto: Sekretari amerikan i Shtetit,Dean Acheson./
Ishte viti 13 maji i Vitit 1951. Lufta e dytë Botërore kishte marrë fund më 1945. Por Lufta e Ftohtë që filloi menjëherë pas mabrimit të Luftës së dytë botërore ishte në ashpërsim e sipër midis dy blloqeve kundërshtare – Perëndimit demokratik të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe Lindjes komuniste të udhëhequr nga Bashkimi Sovjetik. Ishte një luftë kjo që zhvillohej në të gjitha sferat e jetës, përfshirë edhe median. Në këtë frymë acarimesh dhe kërcënimesh në marrëdhënjet ndërkombëtare, mosbesimi midis palëve ishte i thellë. Pjesë e kësaj lufte ishte edhe roli i medias, sidomos i radio transmetimeve ndërkombëtare të kohës, të cilat përcillnin programet përtej oqeaneve, fillimisht, kryesisht nepërmjet valëve të shkurtëra.
Në këtë atmosferë tensionesh, më 13 Maj, 1951 rifillon radio transmetimet edhe Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe, transmetime të cilat kishin filluar më 1943, por që ishin ndëprerë më 1945. Ishte ky një rifillim i shërbimit shqip të VOA – 70-vjetori i të cilit u festua vitin që kaloi — i cili qe inaugurua me një mesazh të posaçëm drejtuar popullit shqiptar nga Sekretari amerikan i Shtetit në atë kohë, Dean Acheson. Ishte ky një mesazh i ngrohtë i cili ritheksonte miqësinë tradicionale dhe të herëshme midis popullit amerikan dhe popullit shqiptar, mesazh ky i cili përsëritej shpesh, pothuaj çdo vit, nga zyrtarë të lartë amerikanë, megjithë vrerin anti-amerikan që vinte nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Mesazhi i Dean Acheson-it më ra në dorë nga miku im Albert Lulushi, i cili e kishte zbuluar atë në arkivat amerikane ndërsa po bënte hulumtime për librin e tij me titull, “Operation Valuable Fiend”, ose në shqip, “Operacioni kundërshtari i dobishëm”, i cili do botohet muajin që vjen.
Megjithëse ishte kulmi i Luftës së Ftohtë, mesazhi i ish-Sekretarit amerikan të Shtetit, Dean Acheson, për nga theksi i miqësisë amerikano-shqiptare, nuk ndryshon as nga deklaratat e mëparshme as nga ato të ditëve të sotme të zyrtarëve amerikane, gjë që le të nënkuptohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur dhe kanë vazhduar të kenë një politikë pro-shqiptare, konsekuente megjithë armiqësinë e regjimit komunist të Tiranës, për pothuaj një gjysëm shekulli ndaj Shteteve të Bashkuara. Andaj ia vlenë të sillet në vëmendjen e lexuesit në këtë përvjetor të kësaj deklarate që ishte bërë në kulmin e periudhës më të errët, të marrëdhënjeve midis dy vendeve.

Pason mesazhi i Dean Acheson drejtuar popullit shqiptar me rastin e rifillimit të transmetimeve të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, me 13 Maj, 1951.
“Është një kënaqsi e madhe për mua që me këtë rast t’i dërgoj një mesazh popullit Shqiptar në emër të Qeverisë dhe të popullit të Shteteve të Bashkuara. Me rihapjen e programeve të Zërit të Amerikës në gjuhën Shqipe, Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe populli amerikan edhe njëherë shprehin interesimin e tyre tradicional për popullin shqiptar. Lidhja midis nesh, po ripohohet; miqësia e jonë e herëshme do të marrë fuqi dhe rëndësi të re. Kjo miqësi është një rezultat i natyrshëm i identifikimit të Shteteve të Bashkuara me përpjekjet e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi. Gjatë viteve, Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan i kanë konsideruar këto përpjekje me simpati dhe mbështetje, duke ditur se ato pasqyrojnë aspiratat e juaja të vërteta.
Ç’prej Konferencës së Versajës më 1919, kur Presidenti Woodrow Wilson mori përsipër duke treguar interesimin e tij personal për ri-vendosjen e një Shqipërie të pavarur, Qeveria e Shteteve e të Bashkuara ka mbështetur përpjekjet e patriotëve Shqiptarë.
Gjatë periudhës midis dy luftërave botërore, Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar marrëdhënje të ngushta dhe miqësore me popullin Shqiptar. Shtetet e Bashkuara kanë inkurajuar institucionet humanitare dhe arsimore private, siç janë Kryqi i Kuq Ndërkombëtar për të Rinjtë, Fondacioni për Lindjen e Afërt dhe Fondacioni Rockefeller, për të ndihmuar shqiptarët në përpjekjet e tyre në themelimin dhe në zhvillimin e institucioneve të veta. Shtetet e Bashkuara ishin të parat nga fuqitë aleate të Luftës së Dytë Botërore, të cilat bënë deklaratën e parë zyrtare për rivendosjen e një Shqipërie të lirë, duke deklaruar se një gjë e tillë ishte në përputhje me parimet e Kartës së Atlantikut.
Por kjo tani është pjesë e historisë, e së kaluarës suaj. Tani e tutje, Zëri i Amerikës do t’u flasë juve mbi të tashmen dhe mbi të adhmen. Tani për tani, ju e dini më mirë se unë se shpresat e juaja për një vend të lirë dhe sovran, nuk janë realizuar. Me qëllim për t’u ndihmuar që të realizoni një të ardhme për veten tuaj, si një vend i lirë dhe i pavarur dhe anëtar i komunitetit të kombeve, Shtetet e Bashkuara, nepërmjet kësaj radioje do ju sjellë mjetet ose instrumentet për të gjykuar dhe vlerësuar gjërat — dmth, faktet. Zëri i Amerikës do ju sjellë atë që u është mohuar për një kohë të gjatë — të vërtetën nga bota e lirë. Me këtë rast, Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe populli amerikan u dërgojnë përshëndetjet e tyre dhe Zëri i Amerikës u dëshiron mirëseardhjen në radhët e dëgjuesve të tij.”
Ky mesazh nga ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Dean Acheson pasqyron ndjenjat miqësore, simpatinë dhe mirëkuptimin që Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan kanë treguar gjatë dekadave për aspiratat e kombit shqiptar për një ekzistencë kombëtare të lirë dhe të pavarur. Janë këto aspirata të ngulitura thellë në traditën dhe psikozën amerikane, por njëkohësisht janë edhe pjesë e idealeve universale për liri e demokraci dhe njëherazi janë edhe burimi i qytetërimit perëndimor të shqiptarëve. Andaj, gjatë dekadave të regjimit komunist në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë, pritshin me ankth dhe me shpresë ditën kur Shqipëria dhe kombi shqiptar do të jetonte në liri, i zoti dhe i lirë për të vendosur vet fatin e tij. Por fatkeqsisht, ndaj këtyre deklaratave miqësore, nuk kishte asnjë inkurajim për normalizimin e marrëdhënjeve shqiptaro-amerikane nga qeveria komuniste shqiptare e asaj kohe. Përkundrazi, vihej re se pas deklaratave miqësore për popullin shqiptar nga Shtetet e Bashkuara, propaganda anti-amerikane nga regjimi enverist sa vinte e ashpërsohej si për nga cilësia e inatit ashtu edhe nga niveli i urrejtjes ndaj Amerikës. Por sidoqoftë, Shqipëria dhe Shqiptarët sot janë ndër popujt më pro-amerikanë, ashtuqë më në fund, vizioni i Dean Acheson-it më 1951 — për “një Shqipëri të lirë e të pavarur, anëtare e komunitetit të kombeve”, sot anëtare e NATO-s — është bërë realitet dhe roli që ka luajtur Zëri i Amerikës në realizimin e këtij vizioni ishte i konsiderueshëm, sepse sipas Dean Achesonit, VOA gjatë 70-vjetë histori, u solli shqiptarëve të vërtetën dhe faktet, si mjetet dhe instrumentet e nevojshme për të vlerësuar dhe gjykuar drejtë.

Filed Under: Histori Tagged With: AMERIKANO-SHQIPTARE, E MARRËDHËNJEVE, FAQE NGA HISTORIA, Frank shkreli

Statusi- Fyle: Qeveria dhe opozita të bashkëpunojnë

May 12, 2014 by dgreca

Komisioneri për Zgjerimin dhe Politkat e Fqinjësisë, Stefan Fyle, u shpreh sot gjatë takimit të 6-të të Këshillit të Stabilizm Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së se, “Qeveria dhe opozita duhet të bashkëpunojnë për çështjet e përbashkëta”.
Fyle u shpreh se raporti I Komisionit Evropian për Shqipërinë është drejt finalizimit dhe do t’u jepet vendeve anëtare.
“Kemi mbajtur shënim hapat e ndërmarra nga qeveria në një sërë fushash, veçanërisht sa i përket shtetit të së drejtës, reformën në gjyqësor dhe luftën kundër krimit të organizuar. Është në dorën e Shqipërisë që të vazhdojë të ndërtojë mbi progresin e bërë dhe të konsolidojë momentin e reformave”, tha Fyle.
Komisioneri Fyle është shprehur se nuk do i zbulojë ende detajet e raportit. “Duhet të japë rezultate konkrete, bindëse sa i përket fushës së prioriteteve, të cilat janë jetike për progresin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit. Gjithmonë kam besuar se që procesi i integrimit të jetë i suksesshëm, duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës”, tha komisionari Fyle.I pranishëm në takimin e 6-te të Bashkimit Europian-Shqipëri në Bruksel, ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Evangjelos Venizelos. Ai tha gjatë fjalës së tij se, “sot kemi nënvizuar se BE është e angazhuar në rrugën e saj drejt integrimit. Kujtojmë politikanët e dy palëve që të punojnë së bashku.
“BE konsideron se dialogu i qëndrueshëm dhe konsutrikv është jetik që Shqipëria të adresojë axhendën e BE se lidhur me reformat dhe bën thirrje për përpjekje të vazhdueshme në këtë aspekt”, tha Venizelos.
Sipas ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Venizelos, axhenda e reformave duhet të ndiqet në frymën e kompromisit dhe gjithëpërfsshirjes të cilat do të cojnë në rezultate konkrete. “Gjatë takimit të sotëm kemi theksuar nevojën për reforma, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Venizelos

Filed Under: Politike Tagged With: Statusi- Fyle: Qeveria dhe opozita, të bashkëpunojnë

Basha: Të enjten fillon protesta për rrëzimin e qeverisë Rama

May 12, 2014 by dgreca

Në emër të PD-së dhe opozitës, Kryetari Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama për implikimin e drejtëpërdrejtë të fshehjes së skandalit dhe mbështetje politike të trafikut të drogës dhe i kërkon të japë dorëheqjen.
“PD dhe mbarë opozita kërkojnë sot dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij, ky është imperativi i ditës për të ndalur revanshin e narkotrafikut. Populli nuk pranon të qeveriset nga një qeveri kukull apo e bërë njësh me narkotrafikun” tha Basha duke shtuar se “PD do të udhëheqëë protestën e pandalshme deri në dorëheqjen e qeverisë Rama.”. Basha doli në një deklaratë për median pak pas përfundimit të mbledhjes së grupit PD. Protesta e parë do të jetë të enjten në orën 10:00 para Parlamentit.
Deklarata e plotë
Avioni i radhës i drogës nuk u ngrit, siç janë ngritur të tjerë pas tij, nga Gjadri, Kardhiq. Po të ishte nisur, po të mos kishte pësuar avari, sot do ishim sërish në një beteje të madhe përballë një kryeministri deh një qeverie bojë dalë, e cila do të tallej sërish nga akuzat e opozitës. Po mos të ishte prishur njëra nga fuoristradat e drogës, do kishte ikur dhe ajo bashkë me makinat e tjera. Por faktet u lidhën në atë mënyrë sa të mos linin asnjë shteg trafikut të drogës.
Avioni i drogës iu ra në prerë, droga iu ra në derë. Dorëheqja e kryeministrit është e nevojshme, trafiku është bërë normal. Dorëheqja e qeverisë do ishte normale, për publikun sa i takon kuaj ngjarje të jashtëzakonshme. Kryeministri nuk foli për dorëheqje, madje nuk foli as me ndjesë, për të gjitha turpet që foli për avionët fantazim. Tani që iu plasi në kohë, Rama dhe Tahiri flasin se ndaluan dhe bënë një operacion të suksesshëm. Folën për bllokimin e dhunshëm të mediave, folën dhe po flasim me presione dhe kërcënime që po u bëhen mediave, gazetarëve, për tu mbyllur gojën dhe tu bëjnë iso. Kështu kanë bërë që prej fillimit, heshtën, refuzuan, u tallën me akuzat tona. Nuk lëvizën gishtin për të mbrojtur dëshmitarët, por i lanë të terrorizoheshin. Ata heshtën, sepse e dinin.
Kjo sepse janë brenda, sepse përfitojnë, po bëjnë lekë droge, dhe duan të rrënjosin pushtetin e parave të drogës. Rënia, pas gjithë zhurmës, dhe rënia e drogës në prehrin e Ramës, tregon qartë se këto kanë qenë në funksion për narkokartelin për shtimin e këtij trafiku me bazë në Shqipëri. Opinioni i shëndosh publik akuzon sot me të drejtë Ramën dhe kupolën e krimit.Si opozita e vendit jemi përballur me beteja të vazhdueshme me këtë qeveri. Me shkeljen e saj të Kushtetutës, ligjit, konsensusit, me reprezaljet në administratë, me oreksin për pushtete që nuk i takojnë dhe politika të gabuara ekonomike.
Po kjo e drogës nuk është betejë mes opozitës dhe qeverisë, ky është fundi. Drejtësia po heton ne i kemi ofruar gjithë mbështetjen tonë. Përgjegjësia politike e Edi Ramës është sot evidente në dritë të diellit për çdo shqiptar. Partia Demokratike kërkon sot dorëheqjen e Edi Ramës. Për të ndalur marshin ogurzi të narkotrafikut. Populli shqiptar nuk pranon të qeveriset as nga një qeveri kukull e krimit të organizuar as nga një qeveri e bërë njësh me narkotrafikun.
Nuk mund të pranojë shndërrimin e vendit në një kartel të drogës. Qytetarët shqiptarë janë gati të ngrihen pa kursyer asnjë gjë për lirinë dhe sovranitetin. PD do udhëheqë protestën e pandalshme popullore deri në dorëheqjen e Edi Ramës. Këtë të enjte në orën 10:00 ftojmë qytetarët në një protestë popullore. Të ngrihemi në protestë për të ndalur kursin kriminal të oligarkisë së drogës. Të ngrihemi në këmbë më të bashkuar se kurrë për të çuar në shtëpi qeverinë e narkotrafikut.

Filed Under: Politike Tagged With: Basha: Të enjten, e qeverise Rama, fillon protesta, për rrëzimin

Trafiku i drogës, Pse u zgjodh Divjaka

May 12, 2014 by dgreca

Vendosja e blloqeve të betonit ka prishur planet e pilotit Giorgo Riformato dhe Saimir Bajramit, për ulur avionin Piper në aeorodromit e Gjadrit.Sipas dëshmisë dhënë në prokurori, Saimir Bajrami, plani fillestar për të kryer lëvizje e drogës nga Shqipëria drejt Italisë ka qënë pikërisht baza në afërsi të qytetit të Lezhës.Pas kësaj të dy bashkë ata janë nisur drejt Divjakës,në datën 9 maj,ku pas kqyrjes së bregdetit piloti ka vendosur të bëjë uljen dhe të marrë në dorëzim mallin.
Sipas të riut krutan, ai e ka pritur Riformaton në datën 8 maj në Rinas dhe më pas kanë shëtitur më automjetin e tij me destinacion të parë Gjadrin dhe më pas Divjakën.
Nga grupi hetimor është bërë me dijë se gjatë udhëtimit të kthimit për në Itali,Riformato ka kërkuar edhe 30 minuta leje për të shëtitur vijën bregdetare të vendin tonë.
Ka qënë pikërisht kjo periudha ku ai ka fikur motorët dhe ka humbur lidhjen me pikën e kontrolli të Rinasit.Por piloti nuk ka mundur të bëjë një ulje të sukseshme në rërë dhe ka dëmtuar rrotën e avionit dhe kja ka ëbrë që ai most ë ketë mundësi ngrittje.
Por Sajmir Bajrami ka vazhduar me dëshminë e tij me atë çka ka ndodhur në kohën kur do të dorëzonte drogë.Ai ka parë që nuk ka qënë i vetmi person, i cili kishte për të çuar porosi, duke aluduar se edhe persona të tjerë do të trasportonin lëndë narkotike me avionin e pilotuar nga Riformato.Por sigurisht që kjo dëshmi e dhënë nga ai ka nevojë për hetime të mëtejshme, për të vërtetuar nese ka patur porositës të tjerë në bregdetin e Divjakës.
Megjithatë deri në këto mente piloti është shprehur se është punonjës i një frime turistike dhe se është hera e parë që vjen në shqipëri.
Pritet edhe një përgjigje nga sistemi TIMS për të vërtetuar pretendimet e Riformatos.
Ndërkohë që nesër paradite Saimir Bajrami dhe Girogia Riformato të dalin para gjykatës së krimeve të rënda,për tu njohur me masën e tyre të sigurisë

Filed Under: Kronike Tagged With: Pse u zgjodh Divjaka, Trafiku i drogës

Shqiperi-Greqi; deklaratë për çështjen e toponimeve

May 12, 2014 by dgreca

Gjatë takimit tonë të fundit në Selanik, më 8 maj 2014, në kuadër të takimit të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ne u përqendruam në trajtimin e çështjes së pasqyrimit të emrave gjeografikë (toponimeve) të njërit vend në dokumentet e vendit tjetër. Natyrisht, është e qartë se përdorimi i ekzonimeve, sipas praktikës së derisotme, nuk paragjykon sovranitetin apo integritetin territorial të vendit fqinj.
Sot në Bruksel, ne u pajtuam në mendimin se është e nevojshme që këto toponime të shprehen në një mënyrë uniforme, me qëllim që të shmanget konfuzioni që mund të krijohet nga format e ndryshme të përkthimit ose shqipërimit të emrit të një vendi të dhënë. Për këtë arsye, ne ramë dakord se një adresim tek katalogët zyrtarë që secili vend ka paraqitur tek mekanizmat përkatës në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare dhe, veçanërisht, standardet ICAO, janë mënyra më e sigurt dhe e duhur për zgjidhjen e kësaj çështjeje, që, megjithëse e thjeshtë, ka rezultuar me probleme të shprehura administrative për një numër të konsiderueshëm shtetasish. Gjatë periudhës tranzitore, deri në përgatitjen e dokumenteve të reja, do të lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve në kufirin e dy vendeve bazuar në praktikën ekzistuese të “moratoriumit”. Ministrat angazhohen të ndërmarrin të gjithë hapat/masat ligjore dhe administrative për zbatimin e kësaj procedure, jo më vonë se data 1 janar 2015.

Filed Under: Mergata Tagged With: çështjen, e toponimeve, Shqiperi-Greqi; deklaratë për Shqiperi-Greqi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4626
  • 4627
  • 4628
  • 4629
  • 4630
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT