• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ku mbeti marrëveshja e Helsinkit 1975

March 4, 2014 by dgreca

Opinion nga Kastriot Bushi /

Bota shqiptare sot është vënë në koordinatë të ndryshimeve të mëdha politike  ekonomike, gjeografike, demgrafike, migruese, arsimore e kulturore etj, që kanë shtrirje të gjerë dhe strukturë të ndërlikuar . Megjithëse jemi një nga kombet më të lashta të Evropës, njëkohësisht jemi dhe shteti më i ri në Evropë. Është një çështje paradoksale që jo vetëm kërkon përgjigje por të vë edhe në mendime.Mendimi politik shqiptar,po përjeton një periudhë të veçantë,kur edhe pse ka më tepër retorika ,koleksione e luftë deklaratash,herë euforike e herë disfatiste,lind nevoja që të përpunojë jo vetëm një program unik mbarëkombëtar,që na mungon,por  edhe aspektet teorike të programit që do ta bënin çështjen e bashkimit kombëtar më vizionare ,më solide dhe më bindëse jo vetëm për tavolinat dialoguese . Theksojmë se njohja e lirive dhe të drejtave të njeriut e përfshinë edhe atë kombëtare dhe për më tepër e zgjidhë atë.

Mirëpo ,sikur me çështjen shqiptare ,sot duhet të Mirren të gjitha vendet e Bashkimit Evropian,në mënyrë të veçantë qeveritë e shteteve të mëdha të këtij bashkimi,të cilat edhe e përcaktojnë politikën e tij.Gjermania Federale, Franca , Anglia . Po me çështjen shqiptare sot posaçërisht merren SHBA-të, të cilat kanë rrol të veçantë,prijës, në marredhëniet ndërkombëtare. Institucionet e njohura ndërkombëtare sikundër janë Këshilli i Sigurimit i OKB-së;Bashkimi Evropian; Këshilli i Evropës;OSCE-etj Me çështjen shqiptare vazhdon të merret edhe Rusia .

Edhe ne, në mënyre të pashmangshme jemi pjesë e procesit të ndërtimit të Evropës së re dhe të Rendit të ri botëror,themelet e të cilit janë vendosur pikërisht,në Helsinki. Me të drejtë kujtojmë dhe shprehim parimet demokratike dhe të drejtave të njeriut të përfshira në dokumentet e Konferencës mbi Sigurinë dhe Bashkëpunimin,e para së gjithash në Aktin final të Helsinkit dhe të Kartës së Parisit. Cili është pozicioni i çështjes shqiptëtare në Ballkan,apo cili është pozicioni i çështjes shqipëtare në politikën ndërkombëtare sot ?

Deklarata e KSBE tani më OSCE përmban edhe tri principe të reja,të përcaktuar në mardhëniet ndërmjet shteteve: së pari, principin e moscenimit të kufijëve,me të cilin shtetet-pjesëmarrëse të Konferencës,konsiderojnë – të pacënueshëm të gjithë kufijtë e vetë,si edhe kufijtë*(shih, aprovimin e Dokumenteve)e të gjitha shteteve në Evropë -; së dyti , principin e respektimit të integritetit territorial, me të cilin shtetet pjesëmarrëse,obligohen që të –përmbahen nga ajo ,që territorin e shtetit tjetër pra pjesëmarrëse ,ta bëjnë object të okupimit ushtarak,ose të masave tjera, ose ta përvetësojnë …,së treti ,principin e respektimit të të drejtave njerëzore dhe të lirive themelore, me të cilat shtetet pjesëmarrëse obligohen se do ta –përparojnë dhe inicojnë realizimin e plotë të të gjitha të drejtave dhe lirive ,që dalin prej dinjitetit të personalitetit të njeriut . Kujtojmë me plotë të drejtë ,në Katërmbëdhjetë Pikat e tij të famshme,Udrou Uillsoni u tha Evropianëve se tani e tutje sistemi ndërkombëtar duhet të bazohej jo në ekulibrin e forcës,por në vetëvendosjen nacionale ,se sigurimi i tyre duhet të bazohej jo nga aleancat ushtarake ,por në sigurimin kolektiv dhe se diplomacia e tyre nuk duhej të zhvillohej në mënyrë sekrete nga ekspertët,por mbi bazën e “marrëveshjeve të hapura,të arritura në mënyrë të hapur”.

Siç e shprehëm më lartë se edhe Rusia,vazhdon të merret me çështjen shqipëtare,gjithnjë duke u munduar ta mjegullojë dhe humbë nervin kombëtar me të kaluarën e hidhur të saj që e mbanë si peshë historike . Në marshimin e saj,Rusia rrallë ka qenë e përmbajtur ;kur gjente pengesa ,ajo përpiqej të tërhiqej e fyer dhe e dëshpëruar .Në pjesën më të madhe të historisë së saj,ajo është përpjekur të mos i shpëtonte rasti. Shembulli i fundit , që lëvizi botën e qytetëruar ngjarja në Krime, edhe pse , kemi bindjen që në fund do të tërhiqet e humbur,dhe ,Rusia duhet të shpërbëhet sikur se BRSS-ja, për të mos e penguar Paqen në Botë.

Dhe në fund, pakti NATO duhet të intervenojë për t’i mbrojtur parimet e veta të pranuara dhe , të nënshkruara . Për Shqipërinë, për popujt e lirë në botën  Demokratike.

Filed Under: Opinion Tagged With: 1975, Marreveshja e Helsinkit

Kombi, një etni, tri fe!

March 4, 2014 by dgreca

Nga Faik KRASNIQI/Prishtinë/

Amerikanët idenë e kombit e kanë, madje shumë më të theksuar se ne, bashkë me patriotizmin që vjen me të. Retorika dhe koncepti i kombit amerikan, “american nation” është prezente kudo në jetën publike amerikane, sidomos gjatë fushatave zgjedhore e vetmja gjë që ndëgjon në lajme është sa i veçantë është kombi amerikan, sa shumë meriton kombi amerikan, dhe sa ka rënë kombi amerikan dhe sa e papranueshme është kjo. Dhe për sa kohë mijëra të rinj amerikanë janë gati të shkojnë të japin jetën për kombin e tyre, vënë re kombin, jo qeverinë, unë nuk shoh se ku mund të shkojë më lart ideja e kombit.

Sigurisht që koncepti i kombit amerikan është ndryshe nga i yni, por edhe i yni është ndryshe nga të tjerët. Jam i sigurt se serbët e grekët e gjejnë qesharake idenë tonë të kombit. Për ta, ashtu si për tërë popujt e Ballkanit, kombi është një etni, një fe. Për ne kombi është një etni, tre fe. Ndërsa për amerikanët kombi është shumë etni shumë fe. Thjesht një koncept tjetër i kombit pra, por jo më pak i vlefshëm apo më pak perfekt.

Përsa i përket luftërave fetare në Francë,  edhe ato vërtet shumë të ashpra kanë qenë. Por ato kanë ndodhur gjatë mesjetës dhe obskurantizmit kishtar që e shoqëronte atë periudhë, ndërkohë që tek ne në atë periudhë luftëra fetare nuk kanë ndodhur, edhe pse peisazhi ynë fetar po fragmentohej me hyrjen e islamit. Kjo më bën të mendoj që me formimin e kombit dhe shtetit shqiptar në hyrje të shekullit 20, në një kohë që luftërat fetare kishin kohë që ishin ndalur në Evropë, gjasat që luftëra të tilla të ndodhnin tek ne ishin akoma më të vogla.

Unë thjesht nuk e kuptoj konkluzionin logjik se po të kishim vazhduar të ishim një shtet i lirë multi-fetar pas 1944 ne do kishim pasur konflikte fetare. Shqipëria ishte shtet i lirë multi-fetar nga 1912 në 1944 dhe shenja për konflikte të tilla nuk pati. As ato 523 vjet që jetuam nën Perandorinë Osmane në besime të ndryshme konflikte fetare nuk patëm. Është ajo thënia e famshme që përdoret tek ne shqiptarët; ”një shqiptar mysliman ishte gati të vriste 10 turq për një shqiptar katolik, apo anasjelltas”. Prandaj nuk e shoh si arrijnë disa opinionistë në konkluzionin, për mua të frikshëm, se ndalimi i fesë me dhunë në 1967 në Shqipëri paska qenë diçka e mirë apo e domosdoshme, ndryshe ne do ishim bërë copë për shkak të fesë. Kjo për mua është totalisht e gabuar, sepse shqiptarët ndër shekuj e kanë dëshmuar tolerancën ndërfetare, dhe fatmirësisht vazhdojnë akoma ta bëjnë një gjë tillë.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: etni, faik Krasniqi, kombi, tri fe

Bëhët funksionale Biblioteka e parë shqiptare në Michigan

March 4, 2014 by dgreca

Nga Pjetër Jaku/

Këto dite përfundoi skedimi i gjithe librave që disponon Qendra e Shen Palit ne Rochster Hills, duke e kthyer atë në Biblioteken e parë shqiptare në  Michigan, e cila do funksionoi sipas ligjeve të përdorimit të librit.

Për të arritur deri këtu ka ndihmuar shumë  Famullitari i kësaj Qendre, Don Fran Kola inisiativë e të cilit është arritja e këtij objektivi, që sado pak të ndihmojë shqiptarët që deshirojnë të lexojnë dhje të kulturohen përmes librit, një mundësi kjo më shumë edhe për të ruajtur gjuhën shqipe këtu në emigracion.

Librat janë sistemuar në disa seksione, të ndarë sipas llojit të letërsisë, si:Letërsi politike, ku përfshihet edhe publicistika e filozofia

Letërsi artistike, ku përfshihen veprat më të mira të botuara nga autorë shqiptarë, si:  Marin Barleti, Bichikemi, Buzuku, Bardhi, Skiroi, De Rada, Dara, Frashëri,Fishta, kompleti I tij në disa kopje,Mjeda, Migjeni, Çajupi, Poradeci, Asdreni, Noli, Konica, Camaj, Kadare, Agolli, Kongoli, Zhiti, Qosja, Shkreli e Podrimja, etj etj nga letërsia shqipe. Në këtë letërsi nuk mungojnë edhe disa kopje të krijuesve shqiptarë që jetojnë  aktualisht në Amerikë, sidoms në Michigan

Gjithashtu, kjo letërsi ka edhe letërsinë e huaj, autortë më të mirë, duke filluar nga Homeri e Shekspiri e deri të  mobelistët e viteve të fundit, si: Homeri, Shkespiri, Hygoi, Balzaku, Cvajku e Remarku, Kafka, Koelho, Pamuk etj etj…

Nmë letërsinë historike përfshihen veprat e para në gjuhën shqipe dhe studime histroike të niveleve akadamike me shumë të dhëna  të marra nga arshivat e njohura ndërkombëtare. Këtu prfshihen Barleti e Bichikemi, Dom Ndoc Nikaj e At’ Doçi, Gjeçovi, Çabej, Frashëri, Shuteriqi, Godo etj…  Në këtë bibliotekë gjindet edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit, nga botues të ndryshëm si dhe studime të rëndësishme rreth tij e për të, si dhe albume historike dygjuhëshe.

Në letërsinë gjuhësore, Biblioteka ka afro 700 libra të ndryshëm përfshi fjalorë e metoda të gjuhës, revista gjuhësore e studime të niveleve akademike.

Librat në gjuhen angleze kanë një seksion të veçantë dhe zënë një vend të rëndësishëm, për vet faktin e të qënit në Amerikë. Përveç literatures politike dhe shkencore, në këtë seksion ka edhe shumë libra artistik e monografi përsonalitetesh të njohur në fushen e artit  dhe politikes ndërkombëtare.

Letërsia dokumnetare dhe biografitë zënë një vend  të mjaftueshëm që dashamirsit e librit të këtij lloji të njihen me figurat më të rëndësishme  të shqiptarëve të të gjitha kohrave.

Poashtu, një vend te veçantë zë letërsia për fëmijë, nga e cila, fëmijët që deshirojnë të mbajnë gjallë gjuhen shqipe, mund të lexojnë, poezi e fabula, përralla e histori të ndryshme shqiptare të përshtatura për nivelin e tyre.

Një seksion tjetër është ai i literatures fetare,  që përfshi të gjitha besimet. Në këtë  seksion do të gjeshë libra për fenë katolike, atë myslimane dhe  bektashjane

Në këtë Bibliotekë e cila ndahet në 8 seksione do të ketë një rregullore për funksionim normal të aktivitetit të saj. Në përgjithësi, librat me një e dy kopje nuk do të lejohen të dalin jashtë saj. Lexuesit mund të gjejnë kohën e përshtatshme për t’i  lexuar në sallë këta libra. Librat për më shumë se tri kopje mund të jipen për një periudhe të caktuar, e cila shënohet në kartelën përsonale të lexuesit, duke u nëshkruar prej tij dhe punonjësit  të  Bibliotekës.

Në këtë Bibliotekë me rreth katër mijë libra, përfshihen më shumë se njëmijë tituj,  një masë e mjaftueshme për ta bërë funksionale, për të parën herë në Komunitetin shqiptarë  të DETROITIT, një shërbim të tillë , i cili ka munguar deri tani, jo se kanë munguar librat, por organizimi në rang biblioteke nukë shtë mundësuar deri tani.

Nuk duhet lënë pa përmend ndihma që ka dhënë ish famullitari i kësaj Qendre, Dom Anton Kçira, i cili i ka dhuruar kësaj biblioteke, biblioteken e tij përsonale prej më shumë se  200 titujsh.

Poashtu, kjo Bibliotekë mirëpret vazhdimisht donacione të ndryshme për shtimin e titujve dhe botimeve të reja dhe për funksionimin normal të saj. Sipas Don Fran Koles, një adhurues I librit dhe  të pune të sistemuar, së shpejti do të   krijohet një këshillë i posacëm për funksionimin normal të këtij aktiviteti, ku do të përfshihet I gjithë komuniteti shqiptar i Detroitit, pa dallime besimi e krahine.

Kjo Bibliotekë, – thotë Don Frani,- do t’u shërbej gjithë atyre që duan librin, kun ë brendësi të saj do përpiqemi t’u krijojmë kushtet sa më të mira edhe të sherbimeve të tjera.

Mendohet që funksionimi i Bibliotekes të jetë:

E premte:   4:00 Pm   deri ne  9:00 Pm

E shtunë:    8:30 Am deri ne 1:00 Pm    dhe,  4:00 Pm deri në 9:00 Pm

E dielë:       8:30 Am deri ne  8:00 Pm.

Në raste aktivitetesh mbahet hapur deri në mbarim te aktivitetit.

Gjatë kohes që Bibiloteka është hapur, mbahen edhe disa libra të Kishes për t’u shitur  në llogari të saj ( disa kopje për autor )

Gjatë kësaj kohe, në Bibliotekë mund të kryhen edhe punë të tjera , si:promovime, botime, mesime te gjuhes shqipe, etj…

 

Filed Under: Featured Tagged With: Biblioteke, ne Michigan, Pjeter Jaku

Sot rreth Ukraines:BE-ja kërcënon me rishikim të marrëdhënieve me Rusinë

March 3, 2014 by dgreca

BRUKSEL- Bashkimi Evropian kërcënoi sot me rishikim të marrëdhënieve bilaterale me Rusinë, në rast se nuk do të kishte një qetësim të situatës dhe zhvillimeve në Ukrainë.“Në mungesë të masave qetësuese nga ana e Rusisë për situatën në Ukrainë, Bashkimi Evropian duhet të vendosë rrjedhimisht rishikimin e marrëdhënieve bilaterale mes Brukselit dhe Moskës”, bëhej e ditur në një deklaratë të ministrave të Jashtëm të Unionit.Deklarata kërcënuese u bë menjëherë pas përfundimit të një takimi emergjent që kryediplomatët e vendeve të BE-së zhvilluan po sot në Bruksel lidhur me krizën ukrainase.

UKRAINË – BE – Takim mes Catherine Ashton dhe Sergei Lavrov/

BRUKSEL, 3 mars  – Kryediplomatja evropiane, Catherine Ashton do të zhvillojë nesër një takim, në Madrid, me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov lidhur me krizën në Ukrainë, njoftuan burime nga BE-ja.“Catherine Ashton do të zhvillojë një takim me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov nesër, në Madrid dhe të mërkurën do të niset drejt Kievit”, njoftonte Michael Mann në një postim në faqen e tij të rrjetit Twitter.

Ndërkohë Bashkimi Evropian ka kërcënuar sot me rishikim të marrëdhënieve me Rusinë në rast se nuk ka një qetësim të situatës dhe zhvillimeve në Ukrainë.
“Në mungesë të masave qetësuese për situatën nga ana e Rusisë, Bashkimi Evropian duhet të vendosë rrjedhimisht rishikimin e marrëdhënieve bilaterale mes Brukselit dhe Moskës”, bëhej e ditur në një deklaratë të ministrave të Jashtëm të Unionit.
Deklarata kërcënuese u bë menjëherë pas përfundimit të një takimi emergjent që kryediplomatët e vendeve të BE-së zhvilluan po sot në Bruksel lidhur me krizën ukrainase

UKRAINË – Takim emergjent i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

STRASBOURG/ Ambasadorët e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku anëtare janë edhe Rusia edhe Ukraina, zhvilluan sot një takim emergjent lidhur me krizën ukrainase, njoftoi organizata ndërqeveritare.
Sipas Daniel Holtgen, zëdhënënsi i sekretarit i organizatës panevropiane, Thorbjorn Jagland, takimi u organizua me kërkesë të Ukrainës.
“Integriteti territorial i Ukrainës duhet të respektohet dhe po ashtu duhet të përmbushen angazhimet ndërkombëtare”, theksohej në një deklaratë të përbashkët pas takimit.

Filed Under: Featured Tagged With: Ashton, Be, Lavrov, Rusi, Ukraine

Mungon kujdesi për objektet e kultit !

March 3, 2014 by dgreca

Nga Harilla Koçi/.-Rreth 1 vit më parë, persona të panjohur vodhën Kishën e Gjithë Shenjtorëve në Himarë, një objekt kulti me një histori rreth 300 vjeçare, ndër më të ruajturit dhe të mirëmbajturit në shkallë vendi.Kisha e Gjithëshenjtorëve, që ndodhet në Himarë Fshat, disa dhjetra metra larg rrugës kombëtare dhe pranë Kështjellës, ka qenë disa herë objekt i tentativave për grabitje. Vetëm gjatë vitit 2012, është tentuar vjedhja e saj edhe në dy raste të tjera. Këtë rradhë, objekt i vjedhjes ishin 9 kolona të ikonostasit që mendohet se i përket shekullit XVIII. Ky ikonostas, është ndër të paktët e këtij lloji origjinalë në shkallë vendi, çka i jep atij vlerra të veçanta e të jashtëzakonshme. Ai ishte bërë pjesë e një restaurimi, së bashku me vetë kishën, në vitet 1999-2000, sipas një projekti të Kishës Ortodokse Autoqefale. Kjo ngjarje, shtron nevojën e ruajtjes dhe rivlerësimit të objekteve të kultit në rrethin e Vlorës, të cilat cilësohen si resurse të jashtëzakonshme në funksion të turizmit religjioz, që po njeh zhvillime të jashtëzakonshme sot. Aq më tepër që, rajoni i Vlorës, numëron dhjetra objekte të tilla, disa prej të cilave unikale. Specialisti Gentian Stratobërdha, thotë për ATSH-në se, objektet e vjetra të kultit, si pjesë e “arkivës” së monumenteve historike në rrethin e Vlorës, përbëjnë vlera të veçanta për zhvillimin e turizmit religjioz në këtë zonë. Sipas studiuesve, kjo kategori e turizmit po shtrihet me mjaft intensitet por, për zhvillimin e saj kërkohen investime për mirëmbajtjen apo restaurimin e objekteve respektive.

-Objektet e kultit, emrat e piktorëve të shquar shqiptarë-

Monumentet e kultit dhe ato historike flasin  për madhështinë e arkitekturës, afreskat dhe ikonat, punimet e gurit, punimet e drurit etj. “Në secilin prej këtyre objekteve, gjatë periudhave të ndryshme kanë punuar piktorë dhe mjeshtra, që kanë përjetësuar artin e kohës kur kanë jetuar”, thotë prof.dr.Bardhosh Gaçe. Ai përmend dy nga piktorët e shquar europianë, Mikelin e Vlorës që ka lënë disa nga pikturat e rralla në kishat e Napolit dhe të Venecias, si dhe David Selenicasin, që, siç shkruhet në afreskat e malit Athos në Greqi, ishte me origjinë nga Vlora. Sipas tij, piktori i madh shqiptar Onufri, në shek. XVI ndërtoi dy kisha në Jonufër, në njërën prej të cilave ai grumbulloi 9 piktorë të vegjël, të cilët, si nxënës të tij prodhonin ikona dhe mësonin në fushën e pikturës murale.

 

Nga ana tjetër, arkeologu i njohur italian Pietro Marcone, që në vitin 1929 ka bërë gërmime në zona të ndryshme të Vlorës, ka shkruar mes të tjerash se, “Veprat e artit që ruhen në Shqipëri kanë një rëndësi të madhe… por ato kanë një vlerë të madhe edhe për historinë botërore të arteve, ato do të plotësojnë boshllëqet në zinxhirin e zhvillimit të artit mesjetar në Shqipëri”.

Aktuaisht, në zonën e Himarës, gjenden mjaft kisha, një pjesë e madhe e të cilave rrezikojnë të shemben, për shkak të mungesës së investimeve për riparimin e tyre.

Specialistët ngrenë shqetësimin e mungesës së investimeve në këto objekte, të cilat rrezikojnë të shkatërrohen duke shytur në harresë vlera të jashtëzakonshme të krijuara në shekuj.

“Këto kisha që evokojnë një histori shumëshekullore, përfaqësojnë vlera të mëdha për zhvillimin e turizmit religjioz, që është mjaft i përhapur sot dhe ku ne mund të konkurrojmë me sukses me vende të tjera të rajonit”, thotë specialistja Mirela Koçi. Sipas saj, objektet e kultit që u përkasin periudhave të hershme qindravjeçare, veçanërisht kishat dhe manastiret, duhet të shndërrohen në një potencial real për këtë kategori turizmi. Aktualisht, ka një shembull shumë kuptimplotë; manastiri i Zvërnecit dhe kisha e Shën Mërisë në këtë objekt, apo Kisha e Vasiliqisë në Porto Palermo(Himarë), që janë shndërruar në destinacione turistike dhe përfshihen në paketat që ofrojnë agjensitë për turistët e huaj

Vlora është e pasur me vlera të tilla, çka premton për një perspektivë optimiste të turizmit. Kjo reflektohet edhe në faktin se, mjaft prej tyre me vlera të spikatura arkeologjike e etnokulturore, kanë përftuar statusin e veçantë nga shteti shqiptar si Monumente Natyrore apo Monumente Kulture. Në rajonin turistik të Vlorës në këtë listë objektesh përfshihen 77 të cilat përfaqësojnë vlera të rralla shkencore, estetike, kulturore, historike, didaktike, kulti dhe turistike.(Ne Foto: Kisha e Shen Merise se Athalit ne Himare Foto Harilla Koçi)

 

Filed Under: Featured Tagged With: Harilla Koci !, Mungon kujdesi. për objektet e kultit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4808
  • 4809
  • 4810
  • 4811
  • 4812
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT