• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUVENDI I TETE ZGJEDHOR I LDK-SE NE SUEDI

February 23, 2014 by dgreca

Njoftim nga punumet e Kuvendit të VIII zgjedhor të Degës së LDK në Suedi/

Nga Qibrije HOXHA/

Sot me 22 shkurt 2014, në Landskrona të Suedisë,  Dega e LDK në Suedi mbajti kuvendin e VIII zgjedhor.Kryesia e punës e përbërë nga Qibrije Hoxha, Jusuf Bajraktari dhe Osman Ahmetgjekaj hapi punimet e kuvendit.Në fillim të punës së kuvendit u aprovua rendi i ditës i propozuar nga komisioni konsultativ i përbërë nga anëtarët e e kryesisë së Degës së LDK në Suedi.Menjëherë në vijim komisioni verifikues konstatoi legjitimitetin e Kuvendit të VIII zgjedhor të Degës së LDK në Suedi.U zgjodh Saranda Iseni për mbajtjen e procesverbalit si dhe dy verifikues.

Në fillim të punimeve të Kuvendit, ish kryetari i Degës së LDD në Suedi, Hysen Ibrahimi edhe formalisht njoftoi delegatët e pranishëm për aderimin e Degës së LDD në Degën e LDK në Suedi, ku  për dy dekada më parë e kishin filluar aktivitetin si veprimtarë të LDK.

Ky veprim u aprovua pa kundërshtime dhe me duartrokitje nga të gjithë të pranishmit.

Menjëherë u aprovua rregullorja e punës së Kuvendit Zgjedhor.

Në një frymë demokratike dhe konstruktive,  kuvendi  zgjodhi  kryesinë e re me kryetar Zymer Qupevën – veprimtar i shquar shumëvjecar i Degës së LDK në Suedi.

Nënkryetar u zgjodhën Qibrije Hoxha dhe Osman Ahmetgjekaj ndërsa sekretar Jusuf Bajraktari.

Arkëtar u zgjodh Avdi Rama.

Kuvendi zgjodhi edhe një përfaqësues per rini, Fitim Sejdiun. Ndërkaq Saranda Iseni u zgjodh përgjegjëse e komisionit për informim dhe Jusuf Bajraktari anëtar i këtij komisioni.

Rrahman Rrahmani u zgjodh kryetar i komisionit revizionues kurse anëtarë Naser Leci dhe Arif Ismajli.

Poashtu anëtarë të komisionit statutar u zgjodhën Saranda Iseni , Idriz Gashi dhe Rushit Imeri.

Kuvendi morri vendim që Qibrije Hoxha dhe Hysen Ibrahimin të jenë delegat për Kuvendin përgjithshëm të LDK.
Në mes tjerëve Remzi Basha dhe Shefqet Tafilaj poashtu u zgjodhën anetarë të Kryesisë së Degës së LDK në Suedi.  Duhet të përshëndetet edhe aderimi dhe zgjedhja i disa të rinjve në kryesinë e Degës së LDK në Suedi.

Në këtë kuvend zgjedhor morrën pjesë delegatë nga nëntë nëndegë të LDK në Suedi: Landskrona,  Lund, Kristianstad,  Malmö, Båstad, Höor, Halmstad,  Hässleholm dhe Stockholm.
Delegatët e Kuvendit përshëndetën Kryesinë e LDK dhe njëkohësisht shprehën gadishmëri për bashkëpunim me Kryesinë e LDK ne Prishtinë. Kuvendarët u zotuan se i mbesin besnik veprimtarisë institucionale gjë që gjithmonë ka qenë karakteristikë e degës së LDK në Suedi, duke punuar gjithmonë në vijën institucionale dhe demokratike të cilën e projektoi dhe e la amanet, Presidenti Historik, dr.Ibrahim Rugova.

Delegatët i shprehën mbështetje të plotë kandidimit të Kryetarit të LDK z. Isa Mustafa për Kryeministër të ardhshëm të Republikës së Kosovës, që është edhe vendim i Këshillit të Përgjithshëm të LDK.

Në një atmosferë konstruktive dhe demokratike të bazuar në Statutin e LDK, Kuvendi përfundoi punimet.

Fjalën përmbyllëse e mbajti kryetari i posagjedhur i Degës së LDK për Suedi, z. Zymer Qupeva.

_________________________________________________________________________________

Anëtarët e Kryesisë së Degës së LDK në Suedi:

Zymer Qupeve -Kryetar

Qibrije Hoxha -nënkryetare e parë Delegat

Osman Ahmetgjekaj- nëkryetar i dytë

Isuf Bajraktari-Sekretar-komisioni informativ

Avdi Rama-Arkëtar

Fitim Sejdaj -përgjegjës për rini

Hysen Ibrahimi-delegat

Remzi Basha – anëtarë

Rizah Zejnullahu-

Shefqet Tafili

Emin Rrustemi

Saranda Iseni-komisioni informativ

Idriz Gashi

Rashit Gashi

Adem Ahmeti

Bislim Zogu

Naser Leci

Filed Under: Politike Tagged With: Ldk ne Suedi

MBI EKZISTENCDEN E SHPIRTIT

February 23, 2014 by dgreca

Esse nga Bep Kuqani/

 Pa shtue asnji argument tjeter, por vetem tue u bazue mbi tri eset-ë e maparëshme “Kredoja e ime Filozofike “, “Kredoa e ime Religjoze” dhe “Bota Sensuale”, mund të vertetohet  me disa prova të thjeshta “ekzistenca e shpirtit” ose Pavdeksia e tij”.

Dihet se nji pjesë e konsiderueshme e njerëzimit nuk beson ne ekzistenecen e “Shpirtit”, ose në “Pavdeksinë e tij” dhe në vazhdimësinë e pafund të “jetës shpirtnore” në nji formë krejtësisht të ndryshme nga pikëpamja “cilësore” me ate të jetës Tokësore.

Kjo sepse njerëzit e zakonëshem besojnë ma shumë n’atë cka shohin, cka ndigjojnëtij”, cka prekin, cka nuhasin dhe cka shijojnë. Dmth besojnë vetëm n’atë pjesë të realitetit të kësaj bote që perceptohet nga shqiset tona. Besojnë gjithashtu edhe në realitetin e botës shkencore, megjithëse edhe këto nuk janë të verteta perfundimtare

Në këte mosbesim perfshihen jo vetëm individë të vecantë nga të gjitha vendet e kësaj Toke, nga të gjitha shtresat shqnore dhe nga të gjitha nivelet intelektuale dhe kulturale, por edhe “Besime Fetare”, tue fillue qysh nga feja ma e vjeter simbas “Biblës” : Judeizmi, e deri te feja ma e re : Jehovajt ; pa permendë fenë e fundit të Realianëve, që s’dihet në se besojnë ose jo në “Pavdeksinë e Shpirtit” që unë besoj se ata duhet t’a kenë zgjidhë me kohë këte problem, në favor të ekzistencës së “përjetësisë së shpirtit”.

Nji ndikim të madh në krijimin e frymës  së këtij mosbesimi kanë ushtrue edhe Kristianizmi dhe Islamizmi me shpikjen në jeten e pertejme te “ferrit” dhe “parrizit” (xhehnetit dhe xhehnemit) me mundimet dhe gëzimet e pa imagjinueshme, per nji kohë që s’merr fund kurrë, ku perfundojnë shpirtnat e njerëzve mbas ndrrimit të kësaj jete të shkurtë, varësisht nga veprat e këqija ose të mira të kryeme në këte jetë.

Në “Bibël” nuk permendet dhe nuk njihet fare ekzistenca e shpirtit dhe as e “ferrit” dhe e “parrizit” në boten tjeter. Per hebrejt, “ferri” e “parrizi” gjinden këtu, në këte jetë e mbi këte Tokë. Parrizi mbi këte Tokë ka kenë “Kopshti i Edenit” që Adami e Eva e humbën porsa hangren “mollen e ndalueme” e, bashkë me ‘ta edhe gjithë njerëzimi mbas-ardhës; ndersa me “ferrin’ kuptohej jeta e veshtirë dhe e mundimëshme jashtë këtij “Kopshti”.

Edhe “Deshmitarët e Jehovajt” mësojnë se ‘shpirti nuk asht i pa vdekshëm dhe i perjetëshem : KUR NJERIU VDES, NUK EKZISTON MA. Vdekja asht e kunderta e jetës -mësojnë ata-. Asnji pjesë e jona nuk ekziston mbas vdekjes. Ata mësojnë gjithashtu se “Jehovaj e dergoi Jezusin në Tokë që të vdiste per ne e të na faleshin mëkatet”. Këtu lindë pyetja : Pse duhej të vinte Jezusi në Tokë per ne e të na falesin mëkatet kur shpirti nuk asht i pa vdekëshem dhe kur me vdekjen e njeriut “ai nuk ekziston ma”, Pra “merr fund gjithshka”?

Asht fakt që edhe pse “Bibla” nuk e njeh fare ekzistencen e shpirtit, asht e gjithëpranueshme në tanësinë e vet edhe nga Kristianizmi dhe Islamizmi.
Dhe jo vetem Judeizmi (feja e hebrejve). por asnji nga besimet fetare të vjetra si Hinduizmi, Budizmi, Paganizmzi dhe cdo besim tjeter fetar që ka ekzistuje në lashtësinë e thellë të jetës mbi Tokë, nuk gjejmë asnji gjurmë të predikimeve të tyne mbi “Jetën e përtejme” dhe asnji gjurmë të besimit të tyne ne nji jetë tjetër përtej Varrit : Nuk ekzistojnë dy jetë, nji e këtejme dhe nji e përtejme, por ekziston NJI Jetë e Vetme, NJI GJTHËSI e Vetme dhe NJI ZOT i Vetëm pa Fillim e pa Mbarim.
Nji tjetër motiv që i largon njerëzit nga besimet fetare asht edhe fakti se në themel të doktrinave të tyne fetare qëndrojnë “të pa vertetat”,   trillimet dhe ngjarjet absurde, të pamdununa me ndodhë.
Dihet se burimet e para të dijes njerëzore mbi “Boten dhe Mendjen’ i kanë fillesat te “Feja” dhe te “Shkencat”.
Guri themeltar i dijeve fetare asht “Bibla” e Vjeter dhe e RE si dhe “Kurani”, dmth në pergjithësi “Shkrimet e Shejta” që pretendojnë  të jenë “të verteta absolute”, “të perjetëshme”, “të pagabueshme” dhe të “pa kundershtueshme”.
Ndersa guri themeltar i dijeve shkencore asht “Filozofia” : Fillesa e të gjitha shkencave të realizueme deri më sot dhe që na zbulon vazhdimisht gjana të reja mbi “Boten e Mendjen” të pa njohuna ma parë.
Pikrisht  këtu qëndron paradoksi i madh dhe absurditeti që edhe sot në shekullin e XXI-të, njerëzit

vazhdojnë me besue në dy burimet kontradiktore të dijes, asaj fetarë që ka si premisë “Zoti krijoi gjithshka prej asgjaje” dhe asaj shkencorte që ka si premisë “Asgja nuk krijohet, asgja nuk zhduket, cdo gja transformohet”.
Dhe kjo shpjegohet me faktin sepse besimi në dijet fetare ka kenë jashtëzakonisht i madh dhe ka dominue per nji periudhë të gjatë kohore prej disa shekujsh në shoqninë primitive të atëherëshme, si i vetmi burim ditunije i asaj kohe, kur filozofia ishte në hapat e para të saj dhe shkencat nuk kishin krijue ende bazat e veta te shndoshta; kështu që  ato  dije fetare nguliteshin mire në trunin e zbrazët të asaj shoqnije primitive, ku dijet shkencore mungonin pothuejse krejtësisht.. Per ta ba edhe ma të besueshme këte fe të re. ata trilluen edhe  historinë shumë tërheqëse të krijimit të botës dhe të jetës qysh prej njeriut të parë profetit Adam e deri te profeti ma i fundit i tyne Malakia, që vazhdon edhe sot të tërheqë dhe të besohet nga nji mase jo e vogel njerëzish sepse ishte kjo ndoshta shpikja e parë që trajtonte historine e krijimit të botës dhe të njeriut edhe pse jashtë cdo kriteri shkencor e real.
Feja p.sh. mësonte se Toka asht në qender të Gjithësisë; se ajo asht e sheshtë dhe e pa lëvizëshme; se dielli rrotullohet rreth tokës;e plot kësi absurditetesh rë tjera.
Por kur filozofia dhe shkencat filluen të thellohen dhe të pasunohen me njohuni të reja, atëherë filloi të duket kjartë edhe kontradikta e thellë në mes këtyne dy fushave të njohunisë. Zbulimet shkencore pergënjeshtronin komplet “shkrimet e shejta” mbi krijimin e botës dhe të Njeriut. Këto kontradikta, me zhvillimin dhe perparimin e dijeve shkencore, u kthyen në konflikte të ashpra dhe të pergjakëshme, aq sa shumë shkencëtarë  i paguen me vuejtje, me tortura dhe edhe me jetë zbulimet e tyne shkencore, vetëm pse binin
ndesh me “shkrimet e shejta”
Te ese-ja “Kredoja ima Religjoze” janë trajtue ma hollësisht këto ceshtje, prandaj nuk po zgjatem ma mbi këte argument.
Le të kthehemi tash te  argumentat mbi ekzistencen e shpirtit :
Besoj se nuk ka njeri që të më kundershtojë se kjo “Botë” që na rrethon nga të gjitha anët asht edhe e “dukëshme”, edhe e “pa dukëshme”; edhe “konkrete”, edhe “abstrakte”; edhe “objektive”, edhe “subjektikve”; edhe “e fundme”, edhe e “pa fundme”; edhe “e perkoheshme”, edhe “e perjetëshme”.
Pjesa e kësaj bote që në perftyrimin tonë na paraqitet “e dukëshme”, “konkrete”, objektive”, e “fundme” dhe e “perkohëshme”; asht pikërisht bota e kësaj jete tokësore “Bota e Ndijshme”, të cilen e kam trajtue te ese-ja  “Bota Sensuale”.
Ndersa pjesa tjeter e botës që në vetëdijen tonë na pasqyrohet e “pa dukëshme”, “abstrakte”, “subjektive”, e “pa fundme” dhe e “perjetëshme” asht “Bota Shpirtnore” bota e pa peceptueshme, prej
shqiseve tona; ajo Botë “misterioze” ose “Bota Mendore”, energjinë e së cilës e ndjene apriori cdo individ në qenien e tij. Asht kjo energji që mbanë gjallë jeten, vazhdimësinë e saj të pa fund : Jeta pa shpirt nuk mund të ekzistojë. “Shpirtin” Leibnitzi e perkufizon si nji “monadë”, si nji thermi jashtëzakonisht të vogel konsubstanciale me shpirtin e Gjithësisë, që asht vetë ZOTI.  Afersisht po kështu e perkufizon edhe Hegel-i: “Si nji moment i procesit të krijimit të Universales dhe shuma e këtyne momenteve perban ABSOLUTEN (Zotin) ”
Shpirti e mendja janë nji gja e vetme. Shpirti e ka seline e vet në trunin e njeriut, ndersa ndnjenjat ose sentimentet në zemren e tij.
Këto perkufizime të   dhana nga dy dijetarë të medhaj, nuk mund të mos konsiderohen si dy prova per ekzistgencen e shpirtit. Por këto nuk janë të vetmet prova. Per ekzistencen e shpirtit ka edhe shumë prova të tjera, nder të cilat unë do të vecoj tri ma kryesoret e ma bindëset :
1) RELIGJONIN; 2) ARTET dhe 3) SHKENCAT.

RELIGJONI :
Religjoni nuk asht nji objekt i “botës tokësore” të perceptueshme nga shqiset sic janë dielli, hana, hyjet, oqeanet, flora, fauna, etj. por asht nji subjekt i bashkëlindun me prejardhje nga “bota shpirtnore” në të gjitha qeniet e arsyeshme , kudo ku mujnd të ekzistojnë. Ai asht NJI I VETËM në të gjithë Universin. Edhe shkalla e ndjeshmënisë dhe e vetëdijes së pranisë të këtij Religjoni asht e njejtë në të gjitha qeniet e arsyeshme, pavarsisht nga niveli i tyne intelektual e kultural.
Te njerëzit e lashtë, në fillimet e jetës njerëzore mbi këte Tokë, niveli intelektual e kultural i dijeve fetare dhe shkencore ishte “zero” sepse nuk ekzistojshin as njena dhe as tjetra. Por Religjoni ekzistonte.
Besimi në “perjetësinë e shpirtit” ishte i pa tundun. Ata  ndjenin instiktivisht nji siguri absolute se njerëzit kur vdisnin nuk zhdukeshin, por pësonin nji transformim të kësaj jete në nji tjeter të ndryshme, ma të zhvilluerme dhe ma të naltë intelektualisht dhe se ky cikël transformimesh, zhvillimesh dhe ngritjesh perherë e ma nalt në sferen e ditunisë vazhdon pafundësisht.
Kjo intuitë, ky ndricim i mendjes dhe këte besim të plotë nuk kishte kush t’ua mësonte sepse n”ato kohna tejet primitive nuk ekzistojshin as “shkrimet e shejta” dhe as “vepra shkencore”, por ishte thjeshtë “Besimi ose Religjoni i lindun bashkë me ‘ta.

Pra Religjoni e ka origjinen nga nji botë tjeter krejtësisht të pastërt, predispozitat morale të së cilës janë të perjetëshmë dhe të pa ndryshueshme. Këto predispozita perbajnë esencen e Religjonit dhe janë të gdhenuna në ndergjergjen e cdo individi që vjen në këte botë. Respektimi sa ma i mirë i tyne garantojnë paqen, lumtuninë dhe mirëqenien në këte jetë.

ARTI
E njejta gja mund të thuhet edhe per Artin dhe per origjinen e tij. Le të marrim artin e “Muzkës.”
Në “boten objektive” të perceptueshme nga shqiset tona nuk ekzistojnë ‘tone”, “akorde” as “melodi”. Në këte botë kemi vetëm “zhurma”, nga njiherë të forta, të fuqishme, të frikshme e jo rrall katastrrofike. Të tilla janë zhujrmat e vullkaneve, të termeteve, të rrebesheve të shinave të rrëmbyeshem, të vetimave e bumbullinave, të ernave të shpejta dhe të fuqishme. që janë absolutisht të pa krahasueshme me tingujt melodiozë të muzikës.
Muzika, harmonia e tingujve, janë të hueja per boten shqisore. Burimi i të gjithë krijimtarisë në këte art  si dhe krijimi i dhjetra instrumentave të ndryshëm muzikorë, tingujt e mahnitëshem të të cilave nuk gjinden askund mbi këte rruzull, por na vijnë nga nji botë tjeter; nga bota shpirtnore. Ndryshe si spjegohet fakti i ekzistencës së dhjetra dhe qindra kompozitorëve dhe instrumentistave virtuozë në moshat adoleshente, pa asnji pervojë nga jeta e kësaj bote shqisore? Po fakti që BET’HOVENI kryeveprat ma të mëdha muzikore i krijoi mbasi u shurdhue komplet dhe s’kishte asnji kontakt me zhurmat e kësaj Toke ? Janë të pashterrëshme krijimet melodioze aq të mrekullueshmë, me nji bukuri të pa pershkrueshme të këtij Arti Suprem të supergjenive Bah, Bet’hoven, Vagner, Moxart e plot të tjerë; krijime të cilat do të vazhdojne persëri pafund,sa të jetë jeta në të gjitha gjinitë e këtij arti, sepse e bukur dhe e pafund asht edhe vetë bota shpirtnore.

Piktura dhe Skulptura nuk janë kopjime të thjeshta të Natyrës, por janë imazhe të nji bukurije ideale të saj, plot jettë e gjallni, plot dritë e hijeshi. Në boten e dukëshme na gjejmë vetëm shtatë ngjyrat e ylberiit ndersa në veprat e gjenive të mëdhej të pikturës e skulpturës:  të Mikelangelos e Da Vincit, të Raffaelos e Rembrandit,të Van Goghut e Picassos, të Rubensit e Samsonit e të sa e sa gjenive të tjerë të këtij Arti, na gjejmë nji pafundsi ngjyrash të krijueme nga nuancat e ngjyrave të ylberit. Asnji nga veprat e tyne, kjofshin piktura apo skulptura, nuk mund të identifikohen me asnji objekt të botës reale në sensin e bukurisë, të cilat janë të pa krahasueshme dhe inekzistente në boten reale: Ato janë imazhe fantastike të nji bukurije të persosun me origjinë nga bota shpirtnore.
Letersia asht nji tjeter Art i mrekullueshem që na pasunon boten shpirtnore me njohje në fushen e psikologjisë njerëzore. Janë të pavdekëshme dhe të pa arrijtëshme veprat artistike të Homerit, Shekspirit, Dantes, Gëtes, Servantesit e të sa e sa të tjerëve në të gjitha gjinitë e këtij Arti si në Poezi e në Prozë; në Epikë e Lirikë; në Tragjedi e Komedi.

SHKENCAT

Janë fushat e ditunisë që studjojnë e na mndësojnë njohjen e ligjeve të Natyrës. Arsyeja, Logjika dhe Kujtesa (Memoria) janë fakultete thellsisht shpirtnore. Shpirti asht ajo thermi e vogel konsubstanciale me Mendjen Universale që Leibnitzi e quente “Monadë”, ndersa Hegel-i e quente ” nji Moment i procesit të krijimit të Universales”, shuma totale e të cilave perban Mendjen Universale që ata e identifikojnë me Zotin.  Me zhvillimin e shkencave, me njohjen e saktë të  disa ligjeve të Natyrfës, Njeriu mrrijti të eci jo vetëm mbi Tokë por edhe nën Tokë; jo vetëm mbi det, por edhe nën det; jo vetëm të fluturojë në hapsinat për rreth Tokës por edhe të shkëputet fare nga gravitacioni i saj dhe të fluturojë në hapsinat e pa matëshme të Kozmosit  Asht merita e Gjenive të mëdhej të shkencave si Pitagora e Arkimedi,  Galileu e Koperniku, Dekarti e Paskali. Njujtoni e Ainshtaini, Leibniytzi e Maksëelli dhe i dhjetra shkencëtarve të shquar Astronome e Fizikantë, Matematicienë e Arkitektë, Filozofë e Antropologë, Arkeologë e Kimistë që me zbulimet e tyne bane të mundun arritjen e këtyne mrekullitë të verteta.
Të gjitha këto janë frute të prodhimtarisë shpirtnore që provojnë ekzistencen e shpirtit, i cili edhe pse asht vetëm nji thermi infinitezmale e SHPIRTIT ose e MENDJES UNIVESALE permbanë potenciale të
pakufishme në zhvillimet dhe aftësitë njohëse per ditë e ma teper të Botës dhe të Mendjes.
Keto tri Prova që heret a vonë do ti kuptojmë  dhe do ti përjetojmë realisht, mund ti quejmë edhe kështru :
Religjoni asht E MIRA;
Arti asht E BUKURA dhe
Shkenca asht E VERTETA
Pra Natyra na ka dhurue tri mundësitë absolute ma të mira per ta gëzue dhe per ta shjiue jeten trupore dhe shirtnore; në këte botë dhe në këte jetë.
Asht gabimi shekullor mija vjecar i njerëzimit me origjinë fetare që na privoi nga këto tri dhurata ma të cmueshme të Natyrës tue krijue diktaturen, dhunen, ligjet anti njerëzore, luften, burgjet, ndeshkimet me vdekje,
torturat, rrenat, mashtrimet e plot mundime të tmerëshme, per ti imponue njerëzve besimet e tyne fetare, të ushtrueme me egersi kjoftë nga Hebraizmi, Kristianizmi dhe Islamizmi.
Para ekzistencës së këtyne besimeve, jeta e njerëzimit ka kenë ma paqësore, ma shpirtnore ma e arsyeshme, ma dinjitoze e ma e lumtun . Sa ma shumë të ecim në thellësi të shekujve, aq ma e bukur ka kenë jeta; aq ma afer këtyne dhuratave të Natyrës.
Evolucioni i jetës njerëzore, potencialet e pakufishme të  botës shpirtnore dhe predisponibiliteti per tu zhvillue per ditë e ma teper në këto tri fusha, perbajnë bazen e krijimit në nji t’ardhme jo të largët të parajsës se vertetë tokësore, tue i ndrrue krejtësisht drejtimin  rrugës së gabueme të ndjekun prej mija e mija vjetësh, që  e shndrruen  në nji “ferrë” të pamerituem shejtninë e kësaj jete.

Filed Under: Kulture Tagged With: Bep Kuqani, Mbi ekzistencen e shpirtit

Shqiptarët e diplomuar në universitetet e Zelandës së Re

February 23, 2014 by dgreca

Nga Sabit Abdyl/Zelanda e Re/

Zelanda e Re është njëri prej shteteve më të largëta ku shqiptarët jetojnë. Migrimet në shtetin e përmendur janë të vonshme dhe datojnë që nga maji i vitit 1951 kur erdhën mbi 60 burra shqiptarë kryesisht me moshë të re. Mund të ketë pasur edhe përpara shqiptarë në ketë ishull të largët, por e sigurt është që me numër kaq të madh të ardhurish nga tokat shqiptare këta ishin të parët. Ardhjet në mënyrë individuale vazhduan deri ne vitet e 80-ta të shekullit të kaluar, kurse pas vitit 1990 për shkak të ndjekjeve, burgosjeve e vrasjeve të shqiptarëve në Kosovë, eksodit masiv në Shqipëri, rritet numri i atyre që vinin në Zelandë të Re. Vala e dytë, kjo e fundit, e imigrimeve masive u bë pas zhvendosjeve të dhunshme, gjenocidit në Kosovë, në pranverën e vitit 1999. Më, 22 maj 1999, erdhën refugjatët e parë shqiptarë, të cilët u morën në mënyrë të organizuar nga Qeveria zelandeze në kampet e refugjatëve në Maqedoni. Ardhjet vazhduan gjatë tërë vitit 1999. Të ardhurit kishin lidhje farefisnore me shqiptarët zelandezë. Pritjet qenë të ngrohta dhe emocionuese. Shqiptarët në qytetin e porsaardhur në mënyrë të organizuar filluan me kurse të gjuhës angleze, për të vazhduar pastaj me rikualifikime për profesione të ndryshme. Struktura kualifikuese e mërgimtarëve shqiptarë është e lartë. Të rinjtë vazhdojnë shkollimin në shkollat përkatëse, filloristët ndjekin mësimet në shkollat ku i kishin të vendosura familjet, kurse gjimnazistët vazhduan mësimet gati që të gjithë në shkollën e mesme “Selwyn College”. Shqiptarët, këtu në Zelandë të Re, respektohen si njerëz punëtorë e familjarë të mirë. Si kudo në botë edhe këtu shqiptarët po tregohen punëtorë të aftë e të zgjuar, sidomos në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Të ardhurit në vitin 1951 ishin kryesisht nga Shqipëria, kurse të ardhurit në vitin 1999 janë nga Kosova. Komuniteti shqiptar është i përqendruar në qytetin Aucklandit. Mundet që edhe në qytete tjera të ketë shqiptarë, por ne nuk i dimë. Në bisedë me mërgimtarët, që kanë ndjekur lëvizjet, ardhjet e shqiptarëve, del se në Zelandë të Re duhet të jenë diku 400 shqiptarë. Të ardhurit shqiptarë, fjalën e kam për imigrimet e vitit 1999, që të gjithë janë të përqendruar në qytetin e Auckland-it. Shqiptarët përbëjnë një pjesë të vogël, por të rëndësishëm të qytetit multikulturor. Them të rëndësishëm se komuniteti ndër më të pakët në numër ka shumë të diplomuar në universitet e këtushme. Që nga vitet e ardhjes, shkollarët shqiptarë treguan zgjuarsi në shkollat e mesme dhe në fakultete. Në universitetet që radhiten në mesin e universiteteve të njohura në botë, shqiptarët janë ndër më të mirët, më të suksesshmit në mesin vendësve, aziatikëve, evropianëve etj. Suksesi, mendoj unë, është rezultat i sistemit shkollor në Zelandë të Re që ofron kushte e mundësi për t’u shkolluar gjithsecili, është rezultat i interesimit të familjeve dhe vetë studentëve. Brenda pak më shumë se një dekade kanë kryer fakultetin këta mërgimtarë: (radhitur sipas alfabetit), lexo si më poshtë, Shënimet biografike janë dhënë nga vetë të diplomuarit. E bëj me dije lexuesin se një numër jo edhe i vogël nuk dhanë informacion edhe pse kanë kryer shkollimin superior, si psh. Drini, Hana, Miloti, Rilindi, Ylli etj. Agim Pireva

Agim Pireva e nostrifikoi diplomën e fakultetit te farmacisë të kryer në Sarajeve dhe u regjistrua ne Këshillin Farmaceutik të Zelandës ne vitin 1999. Në vitin 2003 i kreu studimet postdiplomike, ndërsa në vitin 2007 e kreu magjistraturën, të gjitha këto ne University.

Bekim Fusha-Bekimi kreu fakultetin e farmacisë në qytetin e Auckland-it. Pas mbarimit të studimeve kthehet në Kosovë dhe punësohet në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës.

Blerta Rakovica-Blerta – Bachelor of Graphic Design 2006 Whitecliffe College of Arts and Design Auckland

Donika Shabani-Donika kreu studimet në vitet 2004-2007: The University of Auckland; Bachelor of Arts, Major Psychology, Minor Spanish 2004-2007. Në të njejëtin universitet vazhdoi edhe për një viti: Post-graduate Diploma in Child Mental Health (Child Psychotherapy). Për temë të diplomës pati: Violence and Trauma Studies.

Flutura Veliu-Abdyli-Flutura kreu gjimnazin (drejtimi gjuhësor) dhe një vit të fakultetit, dega gjuhë letërsi në Prsihtinë. Me të arritur në Auckland (29 tetor1999) kreu së pari kurset të gjuhës angleze dhe diplomoi në Institutin Teknologjik të Manukaut (M.I.T) Early Childhood Education Degree (Edukim i hershëm i fëmijëve). Punon në Çerdhen për fëmijë, në qytetin e Auckland-it

Hana Xharra Bates-Me të arritur bashkë me familjen në Auckland 29 tetor 1999, Hana Xharra Bates fillon mësimet e gjuhës angleze në St. Helens Auckland Institute of Studies (AIS), pastaj vazhdon në Auckland Institute of Technology (AIT). Pas kryerjes së kursit për gjuhen angleze regjistrohet në Auckland Univesity (Univesiteti i Auckland-it). Diplomon me Bachelors of Arts (BA) me dy drejtime ose degë në Psikologji edhe gjuhë spanjishte. Pastaj vazhdon studimet në Auckland University of Technology (AUT) drejtimi Child Mental Health, pastaj regjistron magjistraturën në të njëjtin universitet në degën Child Psychotherapy (Psikoterapia e fëmijëve). Momentalisht jeton në Auckland me burrin dhe dy fëmijë.

Gentiana Shabani-Gentiana ka kryer studimet në Auckland University of Technology (AUT). Dega: Bachelor of Graphic Design (në vitin 2012) dhe Media Design School-Diploma in Creative Advertising (në vitin 2013). Jeton në Auckland.

Korab Hoxha-Korabi ka kryer fakultetin në University of Auckland Dega: Bachelor of Commerce Degree Major in Information Systems and Electronic Commerce (2001-2005) Momentalisht punon si: Information Systems & IT Manager në kompaninë FRAMECAD Limited, Auckland.

Kreshnik Pireva-Kreshnik Pireva ka kryer fakultetin e Shkencave në dy drejtime at të Shkencave Kompjuterike e të Kimisë në University of Auckland në vitin 2013.

Krenare Pireva-Krenare ka kryer fakultetin e farmacisë në University of Auckland, në vitin 2013.

Labinot Xharra-Bachelor of Dental Technology 2005 University of Otago Dunedin

Marigona Xharra Bachelor of Fashion Design 2006 Whitecliffe College of Arts and Design Auckland

Malisa Xhemshiti Govori-Malisa u diplomua në vitin 2009 në Uneversitetin Teknologjik të Auckland-it (AUT). Jeton në Prishtinë. Punon në shkollën e mesme American School of Kosova, ku ligjëron lëndën computer graphic design.

Majlinda Hoxha Majlindja u diplomua në Artet e Bukura në degën e fotografisë në Kolegjin e arteve dhe dizajnit “Whitecliffe” dhe në vitin 2008 e kreu masterin në Shkollën Elam të arteve të bukura në Universitetin e Auckland-it. Ka ekspozuar në Zelandë të Re dhe në Kosovë. Jeton e punon në Prishtinë.

Nita Jashari Nita – The University of Auckland, Auckland, New Zealand Bachelor of Arts – Major in Political Science – International Relations & Political Economy Bachelor of Business – Major in Management and International Business Punon ne TSB Bank në Auckland.

Pashtrik Hoxha Pashtriku sdudjoi në University of Auckland Dega: Bachelor of Architecture Studies (BAS) (Diploma e Studimeve to Architektures) dhe Bachelor of Architecture (Barch) (Hons) (Diploma e Arkitekturës) prej 2001-2005 (5 vite) Tash punon në kompaninë LIAM OCONNOR ARCHITECTS në Londër, ku edhe jeton.

Pajtim Abdyli Me të arritur bashkë me familjen në Auckland (29 tetor 1999) Pajtimi vazhdoi mësimet si shumica e shqiptarëve të ardhur ato vite në Selwyn College. Pas kryerjes së shkollës mesme regjistrohet në Auckland Univesity of Technology (Universiteti Teknologjik i Auckland-it). Diplomoi në drejtimin Graphic Designer (dizajn grafik) 2008. Pasi nuk gjeti punë në profesionin për të cilin ishte i kualifikuar me, 2 maj 2013 vendoset në Melburn të Australisë.

Rilind Tairi-Rilindi u lind në vitin 1985 në Shkup. Diplomoi në maj të vitit 2011, në Universitetin e Auckalnd-it, Fakulteti i Arteve: Dega filozofi – psikologji. Tash Rilindi punon e jeton në Argjentinë.

Shpend Jashari Shpendi – Massey University, Auckland, NZ Bachelor of Business studies with major in Financial Economics Jeton e punon në Melbourne, Australi.

Shkëlzen Ilir Hoxha Shkëlzeni u lind më, 07.03.1992 në Prishtinë . Shkollën fillore dhe Kolegjin e ka kryer në Auckland. Diplomoi në Fakultetin e Tregtisë – Dega Sistemi Informatikë dhe Marketing në Universitetin e Auckland-it

Taulata Gjerqeku Lindi në Prishtinë, në një familje të nderuar. Aty kreu tetëvjeçaren në shkollën fillore “Elena Gjika”. Gjatë kësaj periudhe ishte aktive në klubin Ambasadorët e Rinj, në Qendrën e Rinisë e të Sporteve, ku edhe për çudi vendosi të bëhej ambasadore e Zelandës së Re. Ndjek shkurt mësimet në shkollën e muzikës, si dhe kurset fillestare të gjuhës angleze. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin matematikor “Xhevdet Doda” në Prishtinë, prore me sukses shembullor. Gjatë kësaj periudhe ishte anëtare e Art Klubit organizuar nga shoqata Soros në Prishtinë. Studimet i filloi në Universitetin e Prishtinës Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës. Si studente e vitit të dytë, si shumë shqiptarë te tjerë, gjatë viteve te 99-ta, vendosi të shpërngulet jashtë atdheut fillimisht në Maqedoni e nga Shkupi në Auckland të Zelandës së Re. Pas ndjekjes së kursit të gjuhës angleze në AUT (Auckland University of Technology) që ishte i obliguar për studentët e ardhshëm të Universitetit të Aucklandit, aplikoi të pranohet në Universitetin e Aucklandit –School of Architecture, me po të njëjtat kritere sikur të gjithë kandidatët e tjerë, ku edhe u deshtë të përgatis esenë dhe portfolion e konkurrimit brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore. Aplikimi qe i suksesshëm dhe nga fillimi i nisi studimet pasi ”Shkolla e Arkitekturës” në Auckland kishte sistem krejt tjetër të studimit në krahasim me atë të Universitetit të Prishtinës. Në vitin 2008 i përfundoi studimet Bachelor of Architectural Studies (BAS) në universitetin më prestigjioz të Zelandës së Re, në Universitetin e Aucklandit. Gjatë studimit Bachelor, bashkë me katër student të tjerë, themeluan radio programin e parë në gjuhën shqipe në Zelandë të Re, të quajtur “Zëri Yt” në valët e radio stacionit Planet FM. Pastaj vendosi t’i vazhdojë studimet Master po ashtu në Universitetin e Aucklandit. Në vitin 2009 i fitoi dy shpërblime të dhëna nga Shkolla e Arkitekturës, pjesë e National Institute of Creative Art Industries “Excellence in Timber Design”, si dhe “1st Prize at Ken MacIntosh Timberlam”. Studimet Master i përfundoi në vitin 2010 dhe mori titullin Master of Architecture Prof. (HONS). Tani jeton dhe punon në Auckland në kompaninë “SHA Architecture LTD”, me titull Graduate Architect.

Trina Jashari Trina – Unitec, Auckland,New Zealand Bachelor of Landscape Architecture . Punon si landscape architect ne City Council, Auckland.

Tonin Gjerqeku
Tonini u lind në familjen me tradita qytetare Gjerqeku, e ardhur nga Gjakova dhe e vendosur në Prishtinë, në 21 nëntor 1980.
Kreu tetëvjeçarë në shkollën fillore “Elena Gjika” e pastaj u bë nxënës i gjimnazit “Xhevdet Doda” të Prishtinës, i njohur për kritere të ashpra, të cilin, për shkak të luftës, e ndërpreu para se të diplomojë. Si nxënës i fillores u regjistrua në klubin “Ambasadorët e Rinj” pranë Pallatit të Rinisë e të Sporteve, duke u zgjedhur njëherësh Ambasador i Finlandës. Ndërsa si gjimnazist, bashk me shokë, u përpoq të formojnë ekipin e basketbollit, për cka kishte shumë merak. Në prill të vitit 1999, bashk me të motrën, Taulatën, mërgoi fillimisht në Maqedoni e pas qëndrimit disajavësh aty, u vendos në qytetin e Oklandit Zelandë e Re, në këtë vend të largët, por të bukur. Me të arritur në këtë vend, i vijoi mësimet në “Selvin Kolegj”, aty ku ishte pjesa dërmuese e nxënësve shqiptarë. Menjëherë pas kësaj, u regjistrua në Universitetin e Oklandit, Shkencat Kompjuterike- Programim, studime që i kreu me shumë sukses. Tonini me një grup studentësh shqiptarë, formuan emisionin foljoro-muzikor “Zeri yt”, në valët FM. Me të kryer studimet, por me dëshirën e kahmotshme që t’i shohë shokët e shpërndarë nëpër botë, fillimisht shkoi në SHBA, vend që i pëlqeu shumë e që do të bëjë kthesë në jetën e mëtutjeshme të tij. Në Njujork qëndroi për disa vite dhe aty krijoi familjen Gjerqeku. Tonini tani ka një familje pesëanëtarëshe, bashkëshoren, Vesën dhe fëmijët: Malin, Lirin e Troin. Jeton dhe vepron në Prishtinë. Punon si kontraktor për kompani internacionale, kryesisht me seli ne SHBA.

Vesa Sahatçiu
Vesa ka kryer studimet në Universitetin e Auckland-it Bachelor of Arts, në vitet 2000-2003, kurse studimet postdiplomike në Kolegjin Goldsmiths në Londër në vitin 2008. Tash jeton e punon në kryeqytetin e Republikës së Kosovë në Prishtinë.

Filed Under: Kulture Tagged With: e diplomuar, ne Universitetet, Sabit Abdyl, shqiptaret, Zelanda e Re

NE FESTEN E PAVARESISE SE KOSOVES, VATRA NE JACKSONVILLE RRITI ANETARESINE

February 22, 2014 by dgreca

Kosova-shpirti i Kombit Shqiptar

 

*Dega e Vatrës në Jacksonville Florida festoi Përvjetorin e gjashtë të Pavarësisë së Kosovës . Shumë anëtarësime të reja në Vatër gjatë natës së festës./

*Në mbrëmjen e degës së Vatrës,mori pjesë edhe kandidati për Sherif i Qytetit të Jaksonville , Mr. James Holderfield……

Nga Gjergj LACUKU/

Përvjetori i pavarsisë së Kosovës tashmë është kthyer në një ndër kremtimet me një peshë të madhe historike të popullit shqiptar.Populli i kësaj treve Shqiptare , kaloj nji kalvar tragjik, veçanërisht në njëqind vjetëshin e fundit, të shekullit që shkoi. Ndaj Pavarësia e Kosovës, fitorja më e madhe e Kombit Shqiptar,  mbetet ngjarja më e madhe kombëtare. Dhe për këtë ka shumë arsye. Së pari Kosova është shtet, që do të thotë se ajo po ecën në rrugën e integrimit të institucioneve Europiane. Së dyti, me arritjen e pavarësisë , populli shqiptar i Kosoves ka realizur ëndrrën shumëshekullore duke e pa më fund veten zot i fateve te tij. Së treti , ajo çka ësht më e rëndësishmja, Pavarsia e saj është nji hap gjigand drejt ëndrrës ideale të Shqipërisë natyrale, siç e bëri Zoti vetë. E me këtë ëndërr të madhe, sot këtu në Jacksonville , Florida , shqiptarët e të gjitha trevave u mblodhën së bashku për të festuar gjashtë vjetorin e shpalljes së Pavarsisë së Kosovës. Në këtë atmosferë madhështore,ndjenja e shqiptarizmit është aq e fuqishme sa të duket se edhe heronjtë janë ngritur në kambë , sepse shpirtrisht ata janë të pavdekshëm. Në këtë natë të madhe, ne kujtojmë ata,që dhanë jetën për lirinë dhe pavarsinë e Kosovës, respekti dhe mirënjohja për ta është gjëja më e vogël që ne mund të bëjmë por jam i sigurtë se ato janë kthyer në engjëj mbrojtës të lirisë dhe kërkojnë nga ne dhe politikanët tanë një dashuri më të madhe për njëri -tjetrin, një tolerancë më të madhe për mendimin ndryshe, dhe një bashkëpunim të unifikuar drejt konsolidimit të shoqërisë civile që të jetë e gatshme me iu përgjigjë sfidave të reja që paraqet koha . “Në këtë mbrëmje të madhe ne kujtojmë legjendën e Kosovës, Adem Jasharin , rolin e madh të UÇK-së, arkitektin e pavarsisë , ish- Presidentin e parë , të ndjerin Dr. Ibrahim Rugova.”-u shpreh Kryetari i degës  së Vatrës në Jacksonville , z. Adriatik Spahiu. Pas tij , fjalën e mori Basri Jashari nga Gjilani,i cili foli për kalvarin shekullor të popullit të Kosovës për të arritë të dita e pavarsisë , mandej, zonja Remzie Baraku, recitoi një poezi për Pavarsinë e Kosovës , duke na mallëngjyer të gjithëve , zonja Shpresa Gallaj , foli në emër të shoqatës së grave Shqiptare në Jacksonville , duke i uruar gjthë popullit shqiptar gëzuar festën e pavarsisë së Kosovës….Kjo natë e madhe , na  kujton edhe një herë se Shqipëria e Kosova janë një, kanë një shpirt , një zemër, një trup. Ne kemi një gjak, një gjuhë e një komb…. Pas himneve kombëtare të  Amerikës dhe Shqipërisë, kënga dhe Muzika Shqiptare vazhduan për orë të tëra. Për këtë , duhen falenderuar me gjithë zemër këngëtarët popullor Sadete Shkodra e Besim Limani, të cilët nuk e ndalën këngën për asnji moment duke i dhënë kësaj mbrëmje magjinë e festës. Diçka e veçantë ishte edhe dhuratat e këngëtarit Besim Limani i cili në emër të shoqatës kulturore të shqiptarve në Tampa e Clearwater , i dhuroi “Vatrës” një punim në mermer të heroit tonë kombëtar , Gjergj Kastrioti- Skënderbut dhe një shall-flamur shqiptar me mbishkrimin “Kosova”. Me kalimin e orëve , këngëtarët dhe të pranishmit u bënë një. Tashmë të gjithë këndonin e vallzonin së bashku. E gjithë salla u njësua në një orkestër e stërmadhe artistësh, këngëtarësh e valltarësh,duke kënduar e vallzuar si në një zë i vetëm, si një trup i vetëm. Besoj se që të gjithë ne që ndodheshim këtu, edhe pse jemi në vendin më të bekuar të botës, dëshironim që për një çast të ishim atje ku kemi lindë, atje ku s’parit kemi qesh’ e folë fjalën e parë shqipe, atje ku si fëmi të vegjël sa herë këmi vrapu, tuj ndjek flutura nëpër ara, atje, kur dikur ëndrrat tona fluturonin si tufa zogjsh drejt shtigjeve të panjohura. Ne, mërgimtarët , jemi si dallëndyshe , që lajmërojnë pranverën , e për ne pranvera është simbolikë e lirisë. Ndaj e falenderojmë Zotin që e bëni të mundun lirinë që ne gëzojmë sot si popull me dy shtete por gjithëmonë me zemër e me shpirt jemi një. Për mbyllje të kësaj kronike zgjodha vargjet e poetit kombëtar At Gjergj Fishta:

“ Dersa t’mundem me ligjërue,
dhe gjallë me frymë un jam.
Kurrë Shqypni s’kam me t’harrue
edhe n’vorr me t’përmend kam.”

Në mbrëmjen e degës së Vatrës,mori pjesë edhe kandidati për Sherif i Qytetit të Jaksonville , Mr. James Holderfield……

Në këtë natë përkujtimore duhet të falenderojmë edhe antarët e rinj të Vatrës , që u antarësuan në këtë ditëfestë simbolike. Të abëtarësuarit janë: Shpresa Gallaj, Natasha Dovana, Rexhep Gabrica, Basri Jashari, Minderez Imeri, Shaban Shabani, Minir Bela, e Adnan Arifi e të tjerë.

.

Filed Under: Komunitet, Kronike Tagged With: Adriatik Spahiu, Gjergj Lacuku, NE FESTEN E PAVARESISE SE KOSOVES, VATRA NE JACKSONVILLE RRITI ANETARESINE

Silva –emri më i dashur i një profesioni të vështirë……

February 22, 2014 by dgreca

Intervistë ekskluzive me Silvana Bracen/

Gjithmonë jemi mësuar ta shohim sharmante intuitive, befasuese, spikeren që rrëzoi kornizat e kohës, prezantuesja e qeshur që zbukuron ekranin, artistja shqiptare që solli erë të re prezantimi në skenën  e Teatrit të Operas e Baletit, në Koncertet e dekadave të Majit, shfaqjet televizive e dhjetra e dhjetra aktivitete artistike me taban kombëtar e historik në Atdhe e Diasporë. Është një nga figurat femërore dhe intelektuale nga më të dashurat e të admiruarat në  artin e kulturën shqiptare për kontributin e saj shumëdimensional në harmoni relative të plotë me lirinë e shprehjes dhe dhuntisë të talentit e profesionalizmit të saj, përfaqësimit me dinjitet të binomit “Artist & Njeri! Cdo njeri ka  ëndrra dhe shpresa që reflektojnë besim të thellë e të patundur ndaj  forcës individuale e të inteligjencës, për të ndryshuar jetën dhe botën. E tillë është Silva në ekran dhe në jetën e përditëshme. Eksperiencat e tyre e kanë inkurajuar dhe ripërcaktuar pasionin dhe talentin të përballet me sfidat e pengesat e tyre, dhe  Silvana ka zbuluar se me vullnet, punë e dëshirë gjithcka është e mundur dhe e arritëshme. Në këtë intervistë prezantuesja e talentuar dhe mirënjohur Silvana Brace, rrëfen gjurmët e të shkuarës e së ta tashmes, jetësoren e artistiken dhe kush janë dashuritë e saj. Për më shumë ndiqni bisedën…

Bisedoi: Raimonda MOISIU

-Znj.Silvana, jeni një nga “show-girl” (moderatoret) shqiptare, më të admiruarat e të kërkuarat në shfaqjet televizive dhe në komunitet. Cilat janë kontaktet tuaja të para me botën e Shoë-t dhe medias televizive?

Më entuziazmon vlerësimi juaj. Ju faleminderit! Kontaktet e para me median vizive i përkasin fillim viteve ‘80. Ishte koha kur si adoleshente nisa të flas në mikrofonin e Radio Tiranës e shumë shpejt u gjenda edhe në studiot e Televizionit Shqiptar. Programet e Radios ku unë merrja pjesë ishin për fëmijë dhe të rinj, ndërsa ato të TV ishin për muzikën. Kalimi përmes Radios në TV edhe sot konsiderohet si mënyra më mirë për të siguruar suksesin, pasi përvoja radiofonike ka të bëjë me të folurën që është thelbi i komunikimit edhe për TV. Menjëherë u ngjita edhe në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë që ishte më e rendesishmja për kohen ku prezantova disa koncerte në dekadat e Majit, një aktivitet i përvitshëm dhe mjaft i ndjekur nga publiku. Pra, vite me një intensitet ngjarjesh dhe emocionesh, pikërisht në moshen më delikate  kur më duhej të projektoja profesionin e së ardhmes. Tashmë, ai ishte lehtësisht i perceptueshëm.

– Fillimet e karrierës tuaj a konsideroheshin thyerje e tabuve, për mentalitetin e kohës?

Jo, nuk ishte thyerje e tabuve perfshirja në jetën e TV, sepse vitet ’80 – ’90 nuk janë një periudhë kaq e largët. Unë jam e lindur dhe e rritur në Tiranë ku TVSH  ka hyrë shumë më herët, që në vitet ‘60 dhe femrat e ekranit që unë kam gjetur aty kanë qenë modele përsosmërie, të përzgjedhurat e shoqërisë. Pra s’ka patur vend për paragjykime përsa i përket TV-së.

– A mund të na përshkruani momente nga eksperienca juaj?  Si jeni ndjerë kur keni moderuar për herë të parë dhe cila shfaqje televizive është e para?

Po nis nga fundi i pyetjes tuaj. I pari ka qenë  programi ”Nga kënga në këngë”. Unë solla aty rubrikën me intervista të teleshikuesve për dëshirat e tyre muzikore, një formë e re kjo që përkoi me nisjen e udhës  time në TV. Fillimi ishte më i thjeshtë për shkak të moshës, ose, se nuk isha e ndërgjegjshme për dimensionin e profesionit që po fitoja, kështu që nuk kisha emocione apo frikëra. Kujtoj reagimin në mjediset e TV pas transmetimit të këtij programi. Thoshin, se isha e lirshme, interesante dhe veçonin buzëqeshjen, jo si ndonjë vlerë, por thjesht  ju bënte përshtypje, ngaqë, ndoshta, nuk ishin të mësuar me këtë lloj komunikimi. Deri atëherë  prezencat televizive ishin shumë serioze. Nisën kështu komentet e para e si dashur, pa dashur dhe lëvdatat, ndërsa dalje pas dalje mua po më pëlqente gjithmonë e më shumë TV. Tani po vinin frikërat… Më duhej ta mbaja patjetër trofeun e fituar pa mund e sforco, por që donte sakrifica dhe dedikim të jashtëzakonshëm për ta ruajtur.

4-Si ju lindi mendimi se ka ardhur koha për të qenë moderatore në një shfaqje? Si morën udhë projektet tuaja në këtë drejtim?

Në fakt s’më ka lindur mua idea për të moderuar, por autorëve të programeve TV si Ylli Pepo, Vera Grabocka, Osman Mula, Albert Minga, Leonard Gjata, Ilir Bega, etj. Pra moderimi i spektakleve nuk ka qenë një kërkesë imja, por më është ofruar kaq lehtesisht dhe natyrshëm. Ky ështe gjithmonë fillimi, se më pas kam ndenjur edhe pa gjumë për të arritur diku. Por ka mbetur deri këtu, gjithmonë duke pritur çastin fatlum, jo duke bërë luftra, përjashtuar ose zëvendësuar për të arritur aty. Dhe më ka mbetur kjo edukatë edhe në ditët e sotme ku morali është tjetër në botën e egër të shoëbizit. Pas një eksperience dhjetë vjeçare unë u bëra dhe autore e programeve të mia në TVSH, ku rendis qindra emisione në studio dhe disa dokumentarë e portrete artistësh.

-A ka ndonjë dallim mes moderimit të një shfaqje në skenë dhe asaj televizive? Janë këto të lidhura me njëra – tjetrën? Çfarë lloj trainimi keni pasur?

Po, mendoj, se ka dallim moderimi në skenë me atë në TV. Komunikimi me kamerat e ftohta televizive, ose me publikun gjithë jetë  në sallë janë dy situata të ndryshme që patjetër do influencojnë në gjendjen emocionale, kështu që të përshtatesh duhet fantazi dhe forcë shpirtërore edhe përvojë, padyshim të cilat vendosin drejtpeshimin e dëshiruar. Për të komentuar rreth moderimit në një shoë do t’ju ftoja të meditoni. E keni degjuar sa shpesh thuhet që… skena është e shenjtë? Mundohuni ta zbërtheni mesazhin. Për mua do të thotë që skena është për artistët, dmth në rastin e moderimit mund ta marrë përsipër këtë rol dhe gazetari edhe një miss, por duhet që patjetër  të veshë petkun e artistit. Nqs ky nuk i rri, suksesi nuk do jetë i sigurt, apo për shumë kohë. Moderatori në një spektakël, si ndërmjetës i publikut me protagonistët duhet të jetë në harmoni me atmosferën në përgjithësi, me pritshmërinë artistike ndaj ai duhet të zotërojë dhe të përcjellë emocion, ti japë fjalës peshën dhe bukurinë e artit edhe prezencës së tij, po ashtu, hijeshinë e artistit që me gjithë hyrje-daljet e shpeshta në skenë, moderatori të jetë i mezi pritur  dhe kënaqësia e pandalur në çdo rast. Sa për trainimet, s’kam patur ndonjëherë, përveçse  eksperiencën në TV. Kam mësuar nga gabimet e mia, dmth duke punuar, duke nxënë këshillat e profesionistëve dhe duke vrojtuar me shumë kujdes veten e të tjerët si në televizionet tona dhe ato të huaja. Kam qenë dhe jam kritikja më e rrezikshme ndaj vetes, kështu që vazhdimësinë ja dedikoj publikut dhe artistëve të TV që më kanë pranuar dhe inkurajuar që në ato fillime.

-Sa i vështirë është realizimi i standarteve? Ku jeni të fokusuar më së shumti me ato?

Çfarëdolloj standartesh të jenë përcaktuar ose mësuar ato kanë të bëjnë me dukjen, me formën, ndërsa esenca në një marrëdhënie artistike është vetëm ndjenja, dmth e vërteta që ngjall besim dhe adhurim më pas. Ky është talenti që të përfshin në lojën e bukur të ndjenjave dhe krijon atë lidhje fantastike e të pandashme të publikut me artistin e vet. Vetëm me një sensibilitet të dallueshëm artistik dhe bukuri shpirtërore mundet që të tërheqësh një masë aq të madhe njerëzish, siç është publiku i TV-së. Patjetër,  kjo dhuratë nga lindja duhet ushqyer e rritur edhe me dije të tjera për të qenë e pakontestueshme, e përjetëshme, dmth  pa kohë dhe modë.

-Falë kujt ka ardhur ngritja cilësore e niveli professional i juaji, cilës fushë profesionale ju i përkisni dhe a kishit eksperiencë më parë në median elektronike?

Rritja cilësore dhe profesionale, besoj të ketë ardhur sajë punës së përditëshme, e bërë kjo me përkushtim dhe me shumë sinqeritet, një punë e pastër si për vete, që ka merituar të ndahet me miliona teleshikues. Pra, TV ka qenë shkolla dhe praktika ime. Studimet e larta i kam kryer në Fakultetin e Ekonomisë, dega Financë në Universitetin e Tiranës, por me TV kisha nisur që në shkollën e mesme dhe me artin isha takuar që në moshën 7 vjeçare kur ushtrohesha si balerinë. Pra kam ecur në dy rrugë njëkohësisht. Zemra tek arti, mendimi tek shkenca dhe rezultati është ky produkt që shikoni. Shpresoj të mos kem gabuar.

-Cili është keqkuptimi më i zakonshëm në lidhje me profesionin tuaj? Çfarë “mëkati” i njihni vetes?

Nganjëherë, ose për dikë duken të pa-arritshëm njerëzit e TV, por nuk është gjithmonë kështu. Ka ndodhur dhe me mua që më kanë paragjykuar, por me kënaqësi tregoj se unë bëj pjesë tek më miqësorët, falë natyrës time tepër të dashur. Më pëlqen shumë komunikimi me njerëzit, shkëmbimi i ideve dhe përvojave. Dëgjoj me vëmendje dhe flas me pasion. Nuk mund të jetoj pa këtë relacion. Qoftë edhe një buzeqeshje, a përshëndetje është çast i jetuar bukur për mua. Në këto mijëra njohje e bashkëveprime të përditëshme më zbavit dhe inspiron zbulimi i karaktereve interesantë dhe i mençurisë  popullore, të cilat nuk mund ti gjesh nëpër skena e podiume, por të virgjëra ato i gjen vetëm  pranë tokës. Miqësitë e mia janë pikërisht këto, të zbukuruara jo nga luksi e salltaneti, por nga sinqeriteti dhe respekti. Artistët që ngrenë mure, ose hyjnë në kafaz nuk e di se ku e gjejnë frymëzimin, larg nga thjeshtësia që në të vërtetë përmbledh gjithë filozofinë e të jetuarit dhe të krijimtarisë, po ashtu. Mëkat! Ende s’di të kem ndonjë të tillë në jetën time profesionale, ndërsa në jetën private, ndoshta, po. Kam bërë mëkat me veten, e kam gjykuar rëndë dhe e kam privuar nga shumë kënaqësi të kësaj jete. Natyrës time me autokontroll të theksuar iu shtuan dhe prangat e famës, kështu që në njëfarë mënyre jetën ua fala të tjerëve, opinionit dhe publikut. Kur bëj analizën e viteve më rezulton se s’ka qenë kjo, më e mira mënyrë për të jetuar, por …..kur kujtoj sodisfaksionet e panumurta që më kanë falur familja, profesioni dhe miqtë, në këtë përpjekje të gjatë për tu bërë njeri dhe artiste, nuk do preferoja një tjetër jetë.

-Mendoni se gjatë këtyre viteve të aktivitetit tuaj moderues nën drejtimin tuaj keni jusifikuar jo vetëm përkushtimin, por edhe mesazhin që dëshironi të transmetoni nga ekrani në familjet e bashkëkombasve tuaj.

Patjetër e kam arritur këtë. Gjithë prezenca ime në ekran është një mesazh. Fjala, sjellja, paraqitja, bashkëbisedimi, përjellin, besoj, paqe, shumë dashamirësi dhe atdhedashuri njëkohësisht. Shpesh më kërkojnë intervista, të flas në ekran për veten, fenomene ose probleme të ndryshme, por e kam të vështirë të shprehem në mënyrë tjetër me teleshikuesit, përveçse me atë që di dhe jam mësuar, me gjuhën e prezantueses ku përmes mjeteve dhe elementeve ndihmëse të artit unë tregoj në ekran pikërisht modelin që vetë e pëlqej dhe e përfaqësoj. Pra më ka mjaftuar hapësira televizive që unë kam patur për të realizuar dhe atë ndjesi të natyrshme njerëzore që është komunikimi dhe përcjellja e mesazhit, e ideve dhe mendimeve të tua tek të tjerët, ose tek pasardhësit.

-Cilat janë raportet me stafin e SHOW TVdhe funksionit që ju keni në këtë program?

Si pjesë e një stafi ShoëTV, patjetër që falë përvojës, kam një vend të respektuar. Përgjithësisht, artistët me të cilët kam punuar kanë patur një besim absolut tek aftësitë dhe serioziteti im në punë. Ndonjëherë dhe më kanë rënduar duke mi lënë të gjitha në dorë me idenë që ia dal. Nuk  do ankohesha kurrë për këtë, pasi e konsideroj vlerësim të kolegëve, të cilët gjej rast ti falenderoj përsëri, ndërkohë që unë kam përfituar, të realizoj çfarë më së shumti më ka pëlqyer, zotërimin deri në detaje  të veprës ku vetë jam pjesë.

-Çfarë ju pëlqen dhe çfarë nuk ju pëlqen në lidhje me TV? Cili është reagimi dhe mbështetja e komunitetit për shfaqjet të moderuara nga ju?

Në lidhje me TV si mjet komunikimi më pëlqen gjithçka. Sa për shfaqjet ku unë kam moderuar mbështetja ka qenë maksimale, se kanë qenë shfaqje të bukura dhe me vlera. Edhe për pjesën time si prezantuese më kanë përshëndetur qoftë në programet e studios së TV edhe në shoë-t e mëdha nëpër  pallate koncertesh e stadiume. Edhe në diasporë kam qindra koncerte ku mikpritja e publikut është një kujtim i pashlyer në ndërgjegjen time. E kam kuptuar se në ato skena kanë duartrokitur jo thjesht  për mua, por për Shqipërinë tonë dhe më kanë përfshirë në detin e thellë të emocioneve ku malli për vendlindjen është zhurma e përherëshme e valëve të tij. Përvoja dhe dashuria pakufi për shqiptarët dhe Shqipërinë më kanë ndihmuar të dal në breg dhe të kryej me sukses misionin në këto raste.

-Na përshkruaj një Shoë TV. Çfarë bëni ju për të tërhequr audiencën e teleshikuesve?

Oh, koha e përgatitjes për një shoë TV është më e vështira për mua. E përjetoj disa herë të tërë shfaqjen, nga kreu në fund dhe e kap veten duke mërmëritur tekstin ose trupin duke mu dridhur nga emocionet sikur jam në skenë. Është një punë që e bëj me gjithë shpirt dhe me shumë përgjegjësi dhe këtë jo vetëm në emër të audiencës, por se kështu unë realizoj veten. Jam një kërkuese e palodhur e s’ndalem deri tek e përsosura. Perfeksioni është sëmundja që më stërmundon dhe s’më lë një çast të qetë. Gjithë jeta ime është një vibracion i pandërprerë përjetimesh artistike. Kur më shihni në skene dijeni… jam e lumtur.

– A e shihni rolin tuaj efikas jo vetëm në anën komerciale të tij por edhe atë të integrimit të kulturës shqiptare në Shqipëri e jashtë saj?

Patjetër që është efikas edhe në anën komerciale ky profesion. Jam vlerësuar herë pak e herë shumë, por në fund rezultati është i kënaqshëm. Ndërsa, përsa i përket kulturës shqiptare jashtë,  roli im në këtë pikë është modest. Megjithatë, ai pak publik i huaj që ka ardhur në koncertet tona nuk është kursyer të shprehet me simpati dhe kompliment. Vlerësimi më i madh ka qenë për gjuhën. Ju është dukur shqipja shumë e bukur dhe e kanë kuptuar atë, dmth e kanë ndjerë përmes melodicitetit, intonacionit, mimikës, etj. dhe këtë e kam marrë si një kompliment edhe për veten.

– Përveçse si një Show-girl, çfarë talenti tjetër keni shpalosur?

Asnjë tjetër. Thonë që vallëzoj bukur….edhe që shkruaj bukur…

– Një moment i vështirë i juaji gjatë moderimit?

Nuk kujtoj ndonjë tepër të vështirë, ndërsa çaste të vogla ka gjithmonë, harron ndonjë emër, të këputet sandalja, pengohesh nëpër shkallë, nuk e ke skenarin gati, nuk funksionon fonia e të tjera. Por, duke patur besimin në vete dhe në atë që bën, arsyetimin dhe përgatitjen e duhur,  marrëdhënien e afërt me publikun, atëherë ti zotëron atë ekuilibër që tejkalon çdo të papritur. Në fund të fundit gabimi është njerëzor e shpesh përmes lojës artisti e kthen në favorin e vet. Dikur ka qenë problem gabimi në skenë, se përjashtoheshe, por unë përgatitesha shumë përmendësh, madje ende ma kujtojnë memorjen si një cilësi të veçantë. Kështu kam dalë nga situatat e vështira në jetë duke u përshtatur dhe duke i zgjidhur ato në mënyrën më të mirë të mundëshme.

-Një moment mbresëlënës? Kë dëshironi të falenderoni për realizimin e ëndrrës tuaj si Show-girl?

Mbresat janë të panumërta në këtë udhëtim fantastik në universin e artit. Mund të bëhet një libër i madh me to, por unë asnjëherë s’pata kohën e mjaftueshme ta shkruaj atë. Tani që ju më pyesni nuk e kam të lehtë, por po nis me impresionet më të freskëta që më krijoi prezantimi në Tiranë i Ansamblit Mirdita. Pasuria e traditës, këngët, kostumet, instrumentat muzikor, vitaliteti dhe autenticiteti i mirditorëve më mahnitën. Gjithçka tregonte për shqiptarë të vjetër sa toka, një popull i stërlashtë që trashëgon mençuri dhe krenari. Kjo e fundit më pushtoi dhe mua. Ndërsa Vitin e Ri 2014 e prita në Londër mes bashkëatdhetarëve tanë. Ishte një mbrëmje madhështore, organizuar nga një djalë pukjan, Agron Xhauri, i cili lokalin e tij atje e kishte quajtur Tirana dhe e lexonte kushdo emrin e kryeqytetit tonë në mes të Londrës. Imagjinoni ndjesinë që provon në këto raste dhe mirënjohjen që ke për këta shqiptarë të shkëlqyer që mëmëdheun e marrin me vete. Unë shkova të çoja një copëz Shqipëri, por Shqipërinë e gjeta atje në këngët e vallet, në mikpritjen karakteristike, në gjuhën tonë të bukur që e flisnin të gjithë edhe fëmijët.  Po kthehem në kohë tek Festivalet e këngës në RTV. Për mua që gjithë jetën jam marrë me muzikën në TV prezantimi aty ka qenë pika më e lartë e karrierës dhe mendoj, ka qenë kostumi më i bukur që më është veshur ndonjëherë. Për ditë të tëra kam jetuar si në një sferë magjike, mbështjellë me fije arti, mes tingujve, dritave, poezive dhe zërave hyjnore, mes më të shquarve të këngës shqiptare. Ata këngëtare, kompozitore, poete, instrumentistë, dirigjente kanë thurur kurorën të cilën un kam patur fatin ta  mbaj në duart e mia për mëse tri herë në historinë e 52 festivaleve.Të tjera mbresa… Miss Albania është një spektakël ku gjithashtu kam qenë pjesë e moderimit ose jurisë për më se tri herë. I paharruar është për mua dhe sezoni TV “Koha në pentagramin tim” ku veçoj si çaste fatlume takimet me emrat e shndritshëm të artit tonë muzikor si Çesk Zadeja, Tish Daia, Pjetër Gaci, Kujtim Laro…Vazhdimësia e gjatë në skenë dhe TV ka bërë të jem pranë e të prezantoj edhe Vaçe Zela, Gaqo Çako, Limoz Dizdari, Agim Krajka, Aleksandër Lalo, Anita Take, Fitnete Rexha, Naile Hoxha, Luçie Miloti, Ibrahim Tukiqi…  emra që përbëjnë  fondamentin e artit tonë muzikor. Por talenti i popullit tonë është i pashtershëm dhe në këtë udhëtim me muzikën unë kam intervistuar e bashkëpunuar thuajse me gjithë eminencën tone artistike si Inva Mula, Ardit Gjebrea, Irma Libohova, Manjola Nallbani,Elsa Lila, Aurela Gaçe,Gjergj Leka, Sabri Fejzullahu, Kastriot Tusha, Gili, Mihrie Braha, Aida dhe Armend Rexhepagic, Adelina Ismaili, Parashqevi Simaku, Gëzim Nika, Eli Fara, Shkurte Fejza, Shyhrete Beluli, Ilir Shaqiri, Merita Halili, Bujar Qamili, Artola Toska, Poni… e është i pafund vargu i artistëve me të cilët kam ndërtuar filmin e jetës time në skenë dhe ekran. Besoj e kuptuat që një falenderim e mirënjohje të madhe e kam pikërisht për këta yje që kanë ndriçuar edhe për mua.Edhe dy raste të veçanta desha të rendis: Ana Oxa dhe Xhim Belushi. Anën e adhuroj si artisten më të shkëlqyer të skenës italiane dhe kam patur fatin ta prezantoj në Zyrih ku u vlerësua, si një nga shqiptarët që ka bërë famë në botë, me çmimin Skënderbeu në spektaklin e realizuar në vitin ’97. Ndërsa Xhim e kam takuar dhe intervistuar në Tiranë në ardhjen e tij të parë në vendin e origjinës  në ‘95 ku pas admirimit që kisha për të si aktori më i mirë amerikan, për mua, u shtua dhe vlerësimi për personalitetin e spikatur. Ai ishte një djalë tipik shqiptar që me sportivitetin, modestinë dhe thjeshtësinë e komunikimit më la një gjurmë të pashlyer, sikur e kisha njohur një jetë.Janë të shumta kujtimet, por s’mund të lë pa cekur edhe një kuptimplotë, prezantimin në Kosovë të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore në turneun e vitit ‘96 që tashmë e konsideroj si një medalion të artë në karrierën time. Publiku ishte i zjarrtë, i mbërthyer nga emocionet e mallit të madh për vëllezërit e ndarë padrejtësisht në dy anët e kufirit dhe ishin pikërisht këta artistë emblematikë të AKVP nga ato, të pakta pika takimi që kishin mbajtur ndezur  flakët e shpresës, që kishin ruajtur te zgjuar ëndrrën, se një ditë do të ishim përsëri bashkë. Aty bëja pjesë dhe unë sepse përmes valëve të TVSH kisha arritur të hyja në familjet e Kosovës dhe përfaqësoja për ta një pjesë shumë të rëndësishme të Shqipërisë, buzëqeshjen, rininë dhe besimin se duhemi.E pra, një jetë e kaluar përmes kaq shumë emocioneve, kontakteve, kujtimeve, kënaqësive duke prekur vetëm maja, një jetë që të fisnikëron, pasuron dhe përsos.

– Në opinionin tuaj si artiste me prirje të forta qytetarie, intelektuale e talenti, a ka ndonjë konfuzion që ndikon në marrëdhëniet njerëzore dhe në marrëdhëniet mes kulturave të tjera ballkanike e europiane, përsa i përket muzikës?

Jo, s’ka asnjë konfuzion. Kultura jonë ka një fizionomi tepër të qartë, origjinale, të papërsëritshme dhe të pangatërrueshme me asnjë tjetër. Ndërhyrjet fragmentare ose të përkohëshme të kulturave fqinje, unë nuk i keqkuptoj dhe as e ekzagjeroj rrezikun e tyre. Ato janë të natyrshme sikurse gjithë marrëdhëniet e tjera njerëzore, ne japim e marrim me njëri tjetrin. Unë besoj fort tek vlerat tona dhe krenaria s’më lejon të paragjykoj traditat dhe kulturat e popujve të tjerë, përkundrazi unë pëlqej dhe përshëndes gjithçka të bukur që shoh përreth, por duke e dashur me gjithë zemër gjuhën dhe trashëgiminë tonë do të doja që në vend të fjalëve të vazhdonim pasurimin e kësaj kulture, të këtij thesari që bujarisht na e kanë dhuruar gjysh, stërgjyshët tanë mijëvjeçarë. Dhe po ndodh në fakt, megjithë pretendimet dhe pakënaqësitë tona arti shqiptar po njeh rritje dhe suksese, madje edhe ndërkombëtare sajë talentit dhe energjisë së jashtëzakonshme edhe të brezit më të ri.

-Si nënë, bashkëshorte, intelektuale dhe artiste, si ndiheni kur dëgjoni për krimin në familje, apo veset e tjera që kanë përfshirë një pjesë të komunitetit, sikundër droga e krimi? Dhunë ndaj gruas? Si mund të reflektojë shoqëria shqiptare për lehtësimin e këtyre plagëve?

Jam tepër e ndjeshme ndaj këtyre problemeve dhe aspak e përjashtuar nga këto rreziqe, pasi jam pjesë e kësaj shoqërie. Do theksoja se këto s’janë vetëm problemet tona, por të botës mbarë. Unë do dëshiroja të zhdukja nga rrënjët sidomos dhunën, se më duket fare e papranueshne për kohët moderne, por edhe se mendoj që njerëz të dhunuar fizikisht apo psikologjikisht bëhen pre e drogës, e vrasjeve dhe vetvrasjeve. Nëse i hyjmë analizës, burimi do të jetë edhe më tutje, tek varfëria e papunësia, por jo në pak raste dhe tek genet e shtrembëra dhe injoranca në kuptimin e mungesës së shkollës dhe edukatës familjare. Sa mund të ndihmoj unë për këtë? Përveçse duke dhënë modelin tim të tolerancës, respektit, paqes dhe dashurisë në familjen time dhe tek miqtë e dashamirët që më rrethojnë, deri tani nuk kam patur asnjë iniciativë publike. Edhe për këtë çështje, siç më parë thashë, nuk do të preferoja fjalët apo mëshirën, por strategji dhe veprime konkrete. Roli im është si një pikë uji në oqean, po guxoj të citoj Nënë Terezën dhe unë nuk  kursehem për këtë, ndërkohë  jam e gatshme që sa herë shoqëria të më kërkojë, të jap më tepër nga vetja.

– Kush është Silvana Braçe? Çfarë është dashuria për ju? Kur e ndjen një grua se është e dashuruar? A keni shkruar ndonjë poezi dashurie?

Së pari jam nënë. Im bir, Fatjoni është kryefjala e jetës time. Përkujdesjet dhe dashuria për të kanë zaptuar pjesën më vitale timen. Jam bashkëshorte dhe më duhet të investoj e sakrifikoj për të ruajtur familjen dhe jam bijë me vëmendjen dhe preokupimin e natyrshëm për prindërit. Por jam dhe mike e shumë njerëzve që i dua me zemër, jam edhe prezantuese programesh televizive…Çfarë është dashuria…? Unë jetoj për dashurinë. Ajo bën dallimin me gjithçka tjetër që ekziston në këtë botë, është thelbi i egzistencës tonë si njerëz. Të tjerat vijnë më pas. Dashuria është himni, është kënga e jetës në këtë planet që s’do të ndalet derisa të jemi ne. Poezi për dashurinë!!! Jo nuk kam shkruar, se nuk  kam prirje për poezi, por e kam jetuar dashurinë si një poezi.

-A i keni mbledhur “Shfaqjet” që ju keni moderuar në DVD?

Jo, nuk i kam mbledhur programet e mia, se në ritmin e vrullshëm s’kam gjetur kohë të merrem me veten, pra me krijimin e një arkivi personal. Kam mijëra foto dhe regjistrime të TV që dhe po të dua, nuk i sistemoj dot më, se është një punë voluminoze, thuajse e përditëshme në 30 vite Ndoshta arsye e kësaj neglizhence ka qenë dhe mungesa e vetvlerësimit, ose edhe pse kam menduar shkurt, që do mbetem e njejtë, e pandryshuar, prezantuesja përgjithmonë. Kësaj i thonë të mos kuptosh që vitet  kalojnë, por të jetosh me aspirata e shpresa përherë të pashuara.

-Projektet tuaja në të ardhmen? Çfarë iu ka mbetur peng?

Projekte kam, të ofruara dhe të miat, të cilat shpresoj të marrin jetë së shpejti. Peng kam një rol, sado të vogël në një film. Është një dëshirë naive, e di, por ja që ai fëmija brenda shpirtit nuk u rritka asnjëherë e kështu unë luaj shumë edhe me veten. Pra jam një ëndërrimtare e pandreqshme që nga fëmijëria, gjë që më jep mundësi të shkëputem herë pas here nga realiteti dhe me lodrat e mia të jetoj bukur për disa çaste.

– Mesazhi juaj për inteligjencën e shoqërisë shqiptare sot….

Besoj që inteligjenca në shoqërinë tonë po e kryen me sukses misionin e saj, si një paraprijëse në gjithë zhvillimet. Ajo është aktive dhe prezente  në gjithë pikat kulmore ku kërkohen lider të mendjes dhe gjykimit. S’po flas për ekselencën shkencore, artistike dhe të biznesit shqiptar që po shkëlqen nëper  botë. Pra, s’ka vend për mesazhe nga unë, por vetëm për admirim dhe mirënjohje per inteligjencën tonë, për kontributin e vyer që ajo po jep në emancipimin, përparimin dhe lartësimin e nivelit të shoqërisë dhe kombit tonë.

Ju Faleminderit!

Ishte kënaqësi Raimonda të bashkëbisedoja me ju, një zonjë e paepur, që dhe pse larg mëmëdheut, nuk e humbët lidhjet.

Bisedoi:Raimonda MOISIU

Filed Under: Featured Tagged With: Interviste, me Silvana Brace, Raimonda Moisiu

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4836
  • 4837
  • 4838
  • 4839
  • 4840
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT