• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kroacia përkrah Kosovës, Hoxhaj takon presidentin Josipovic

February 22, 2014 by dgreca

Nga B.Jashari/.-Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vazhduar vizitën e tij në Kroaci, ku është takuar me presidentin e këtij vendi, Ivo Josipovic.Nga ana e tij, presidenti kroat Josipovic ka konfirmuar mbështetjen, duke thënë se Kroacia është në anën e Kosovës dhe do të jetë zë i fuqishëm në organizatat rajonale, evropiane e botërore, bëhet e ditur sot nga Zagrebi, në njoftimin e sapodërguar të MPJ-së kosovare.

Në këtë takim, Hoxhaj ka falënderuar presidentin për përkrahjen e vazhdueshme të Kroacisë si dhe e ka njoftuar me zhvillimet dhe progresin në Kosovë. Njëherësh janë pajtuar njëzëri për të vazhduar bashkëpunimin edhe më intensivisht veçmas në sferën e ekonomisë dhe tregtisë.

Pas takimit, Hoxhaj ka deklaruar se presidenti Josipovic mbetet një mik i madh i Kosovës dhe me të kanë diskutuar për të bashkërenduar dhe shtyrë përpara vendosjen e një partneriteti strategjik.

“Kisha një takim shumë të mirë me presidentin Josipovic. Presidenti kroat është një mik i madh i Kosovës, ndërsa dihet që Kroacia dhe Kosova kanë një bashkëpunim pothuajse historik për disa dekada me radhë, mirëpo pas anëtarësimit të Kroacisë në BE dhe pas konsolidimit të shtetit tonë të pavarur dhe sovran, shtrohet pyetja se si të kemi një partneritet më strategjik ndërmjet vendeve tona. Nga presidenti kroat mora mbështetje të plotë që Kroacia do ta mbështetë Kosovën në axhendën integruese evropiane, në anëtarësimin në organizata dhe investitorët kroatë do të jenë më të pranishëm në Kosovë”, ka thënë Hoxhaj.

Në kuadër të vizitës në Kroaci, shefi i diplomacisë kosovare ka mbajtur edhe një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Kroacisë, para një numri të madh të ftuarish, përfshirë ambasadorë, diplomatë, politikanë e akademikë.

Gjatë ligjëratës, Hoxhaj ka folur për integrimin evropian dhe fqinjësinë konstruktive në Evropën Juglindore

Filed Under: Featured Tagged With: Hoxhaj, kroacia perkrah Kosoves, takon presidentin Josipovic

Shqiperi-Futboll- Skënderbeu gjunjëzon Kastriotin

February 22, 2014 by dgreca

-Mbyllen 4-ër takimet e para të javës 20-të të superligës, mbizotërojnë vendasit-Lushnja mposht Ballshin, Laci-Teuten, Kukesi-Flamurtarin/

Nga Arbi Fortuzi/-. Skënderbeu fiton 2-0 në Korçë ndaj Kastriotit në javën e 20-të të superligës Shqiptare të futbollit dhe rrit diferencën në 10 pikë me ndjekësin më të tafërt, Laçi.
Vendasit shënuan nga një gol për çdo pjesë. Kapiteni Shkëmbi ka prishur bardhësinë e shifrave në minutën e 43-të, ndërsa Pero Pejic ka vulosur gjithcka në minutën e 78-të
Ndeshja e zhvilluar në strofullën e ujqërve të dëborës ka treguar forcën e Korçarëve të drejtuar nga tekniku Mirel Josa, që edhe pse nën ritëm gjunjëzuan skuadrën krutane, e drejtuar nga tekniku i sapo emëruar Nevil Dede.
Mysafiri i juglindorëve të Josës, Kastrioti e sheh veten në pozita kritike në klasifikim, Krutanët janë në vendin e 11-të me 21 pikë dhe rrezikojnë të zbresin në fund të klasifikimit në rast se Tirana mund Besën në ndeshjen e saj ditën e diel.

Sot u zhvilluan 4-ër takimet e para të javës së 20-të të Superligës të cilat u diktuan nga skuadrat vendase, ndëras nesër priten edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj jave, Tirana-Besa dhe Vllaznia-Partizani :

SKËNDERBEU-KASTRIOTI 2-0
Golat: Shkëmbi 43′, Pejiç 78’
Gjyqtarë: K.Meta, I.Tartari, O.Grabova

KUKËSI-FLAMURTARI 3-2
Golat: Shameti 50′, Hysa 71′, Cikalleshi 80′ (pen) / G.Lika 43′, Abilaliaj 85′
Gjyqtarë: L.Jemini, R.Alushi, N.Bregasi

LUSHNJA-BYLISI 2-0
Golat: Trashi 12′, Fonseka 88′
Gjyqtarë: O.Sokoli, D.Rexha, D.Agaraj

LAÇI-TEUTA 2-1
Golat: Cela 31′, Nimani 60′ / Nika 90+3′
Gjyqtarë: B.Pashaj, R.Avdo, E.Bicaku

Nesër, 23.02.2014
VLLAZNIA-PARTIZANI (13:00)
TIRANA-BESA (18:00)

Klasifikimi:

1 Skënderbeu————— 41 PIKË
2 KF Laçi—————— 31
3 Partizani—————- 30
4 FK Kukesi—————- 30
5 Teuta Durres————- 29
6 Besa Kavaje————– 28
7 Flamurtari—————-26
8 Bylis———————23
9 Vllaznia——————22
10 KS Lushnja—————22
11 Kastrioti—————-21
12 KF Tirana—————-19

*Tirana, Partizani, Vllaznia dhe Besa do të zhvillojnë ndeshjet nesër

 

Filed Under: Sport Tagged With: futboll, gjunjezon, Kastriotin, Skenderbeu

Përurohen punimet e autostradës Kërçovë-Ohër-Strugë

February 22, 2014 by dgreca

Në afërsi të Kërçovës u bë përurimi i fillimit të ndërtimit të autostradës nga Kërçova – Ohër – Strugë. Autostrada me një gjatësi prej 57 kilometrash do të jetë sipas standardeve moderne; Me gjerësi prej 23 metrash, nga dy korsi në secilin drejtim dhe hapsirë për t’u ndalur makinat. Do të ketë 19 mbikalime dhe nënkalime, 22 ura si dhe një tunel prej rreth dy kilometrash.

Zëri i Amerikës bën të ditur se projekti do të kushtojë 274 milionë Euro dhe do të realizohet nga kompania kineze “Synohidro Corporation Limited”, por në punime do të ketë mjaft kompani dhe punëtorë nga Maqedonia.

Autostrada që pritet të përfundojë pas katër vjetësh do të shkurtojë rrugën e tregtarëve dhe turistëve nga Maqedonia për në Shqipëri. Bizneset shqiptare dhe maqedonase e mirëpresin ndërtimin e kësaj pjese të autostradës që do t’ua lehtësonte atyre rrugën për në portin e Durrësit.

Por nuk ka përfunduar takimi pa një incident pasi kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari u largua në shenjë pakënaqësie nga ceremonia, ku merrin pjesë kryeministri Nikolla Gruevski dhe pjesëtarë të qeverisë së tij, për shkak të mungesës  së mbishkrimeve edhe në gjuhën shqipe në tabelat që shënonin fillimin e punimeve të autostradës.

Filed Under: Featured Tagged With: autostrades, Kërçovë-Ohër-Strugë, perurohet

JULIA Timoshenko: Të vdekurit në sheshin ‘Maidan’ janë heronjtë dhe frymëzimi ynë

February 22, 2014 by dgreca

Kreu i Parlamentit: Janukoviç u përpoq të largohej drejt Rusisë/ *Parlamenti njofton shkarkimin e presidentit Janukoviç/

Ish-kryeministrja ukrainase, Julia Timoshkeno, e cila u lirua sot nga burgu, në deklaratën e saj të parë pas daljes nga spitalit i një burgu në lindje të Ukrainës, u shpreh se ”diktatura ishte rrëzuar”.

“Diktatura në Ukrainë është rrëzuar”, deklaroi Timoshkenko, në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të partisë së saj.
“Diktatura u rrëzua jo falë politikanëve dhe diplomatëve, por falë njerëzve të thjeshtë të cilët dolën nëpër rrugë, të cilët ja arritën të mbronin familjet dhe vendin e tyre”, theksoi ajo.

Julia Timoshenko ka vendosur kurora me lule për të nderuar viktimat e sheshit ‘Maidan’, në Kiev ku u shpreh, gjatë intervistës së parë për një televizion të huaj, ”Itv”, ”ata janë heronjtë e mi”.

“Heronjtë nuk vdesin kurrë, sepse do të jenë gjithmonë frymëzimi ynë”, u shpreh Julia Timoshenko duke përshëndetur turmën e mbështetësve të saj në sheshin ‘Maidan’ në Kiev.

Presidenti ukrainas, Viktor Janukoviç është akuzuar sot nga parlamenti për shkelje të të Drejtave të Njeriut dhe rrjedhimisht është shkarkuar nga detyra e kreut të Shtetit në Ukrainë, njoftuan burime nga kryesia e parlamentit të vendi.
”Viktor Janukoviç ka shkelur të Drejtave të Njeriut dhe rrjedhimisht nuk mund të jetë më në detyrën e kreut të Shtetit në Ukrainë”, theksonin burimet nga parlamenti ukrainas.

Presidenti ukrainas, Viktor Janukoviç u përpoq të largohej me një avion drejt Rusisë, por u ndalua nga roja kufitare, deklaroi sot kryetari i Parlamentit, Olexandre Tourçinov.
“Ai u përpoq të largohej me një avion drejt Rusisë, por u ndalua nga Roja Kufitare. Aktualisht ai fshihet në një rajon të Donetskut, rajon pro-rus në lindje të Ukrainës, nga ku ai ka edhe origjinën”, theksoi ai kreu i parlamentit, i cituar nga agjencia ‘Interfax’.

Filed Under: Rajon Tagged With: heronj frymezimi, Julia Timoshenko, te vdekurit

Triptik poetik “ nga Fation PAJO

February 22, 2014 by dgreca

   Midis nesh…/

———————-

Nën mbrëmjen e qetë/

një siluetë në ardhje/

mjegulloi/
sytë e mi./

I përhumbur një çast mbeta/

shtrydha fort kujtesën./

Në dy kahje ishim/

rrënduar shilarsit kohë/

njeri-tjetrinshihnim mallisht/

karpet të kuq shtruam/

midis nesh/
pendesën./

Këtë natë

————–

Këtë natë vetminë s’e dua,

pa praninë tënde

atacioni m’u bë i huaj.

Treni i orës më la

u trishtova.

Nuk do shoh sytë e tu

s’do puth dot as buzët

më margaritarët në botë.

Plateja e heshtur

përgjon ëndrën

kthehem të dal në ajër të pastër

tunduar nga çjerrje sirenash

të zbus dhimbjen është e kotë.

  Sot

——–

Të harrojmë sot;

ç’punë bëmë, ç’mot është,

ç’thonë gazetat e ditës,

të një nate të mbrapshtë

mëritë.

Të ndryshojmë pak,

lule e puthje të dhurojmë

zemrën ta bëjmë të florinjtë,

është e Shën Valentinit ditë.

Fation  Pajo/  Shkurt, 2014

 

Filed Under: Featured Tagged With: Fation Pajo, Triptik

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4837
  • 4838
  • 4839
  • 4840
  • 4841
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT