• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

POROSI E PROF. ARSHI PIPËS…

February 20, 2014 by dgreca

Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë…/

Ne Foto:20 Shkurt 1991… Rrëzohet shtatoria e diktatorit në Tiranë…/

 Nga Fritz RADOVANI/

Shumë pak Shtete të vogla si Shqipnia kanë nxjerrë Personalitete të Mëdha sa né!

Mund të jetë kenë muej korrik ose gusht i vitit 1990, kur e kam degjue në radio “Zëri i Amerikës” tue porositë Popullin Shqiptar, pra plot 24 vjet maparë Prof. Arshi Pipa tha: “Pa u hjekë nga Sheshi Skënderbe shtatoria e diktatorit Enver Hoxha, kurrë Populli Shqiptar nuk mund të vendosin demokracinë…” E degjova, po mu duk e pamujtun! Prof. Petro Fundo shpesh persëriste mbas vitit 1985: “Diktator si ay, vazhdojnë per të sunduar edhe persëvdekuri.” Edhe këte kur e kishe degjue më dukej e pamujtun!

Me thanë të vertetën, mbas muejt janar 1990, kur u pat ba protesta e heshtun në Shkoder per heqjen e bustit Stalinit, dhe revolta e Burrave të Malësisë në korrik, me arkivolin e Djalit të rij Pllumb Pllumbaj, para komitetit partisë me thirrjet “poshtë Ramiz Alia!”, “Poshtë Nexhmije kurva!” etj… thirrje plot duf e urrejtje per vrasësit diktatorë, na dukej vetja se jemi tue jetue “dikund”…por, gënjejmë me dashtë me percaktue se ku?

Data 11 Nandor 1990 në Rrëmaji, vazhdonte me na u dukë një “anderr”… Edhe pse Don Simon Jubani, i këputi njëherë e pergjithmonë prangat e robnisë komuniste.

Na dukej një “vegim” ardhja e Tij nga burgu i shfarosjes së Burrelit, dhe ecja e Tij Burrnore drejtë Fitores per Ringjalljen e Fesë, kur shpresat tona ishin vyshkë…

Kush mund të besonte se pasuesi i diktatorit Enver Hoxha, anadollaku Ramiz Alia, strukej si qen i zgjebosun nga frika e një Don Simon Jubani, që e kishte mbajtë të pranguem mbi 26 vjet nder birucat e akullta e të pashpresë me pa me sy Lirinë?!

Popullit Shqiptar i kishte ikë frika, Ai po shihte Driten e Lirisë së dishrueme!

U zgjuen studentët…U zgjue Kavaja…U zgjue Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna të Shqipnisë…Shkodra edhe njëherë bastjon i Demokracisë…13 Dhjetori 1990 shembi perjetsisht diktaturen ma barbare që kanë kalue Shkodranët e Rozafes Heroike…Ata të parët e shkrryen perdhé surratin e pasardhësit të sulltan Mehmetit II, që zbatoi porosinë se: “Nuk duhet të mbesin i gjallë asnjë Shkodranë!” A ju kujtohet çka ngjau mbi bust?

Edhe pse këto ngjarje sollën Demokracinë në Shqipni…Po mundohen me u “harrue” dhe me kenë e mujtun me u “fshi” nga Historia e Lavdishme Shqiptare.

E nuk zgjati…U zgjuen minatorët e Valiasit…U zgjuen puntorët e fshatarët e të gjitha krahinave të Shqipnisë… E ky ishte fundi i diktaturës komuniste edhe në Shqipni!

E fundi i diktaturës komuniste kerkonte shpagimin nga vetë diktatori…

20 Shkurti 1991, ishte dhe mbetet në Historinë e Popullit Shqiptar “Dita e Fitores” mbi rrenojat 47 vjeçare të komunizmit gjakatarë e shperftyrues, Dita e Fitores mbi diktaturen komuniste që sundoi në Shqipninë Martire të Gjergj Kastriotit!

Asht Dita e Fitores kur as armët e diktatorëve nuk mujtën me ndalue hovin dhe guximin e minatorëve të Valiasit, që e terhoqen zvarrë bishen e ngordhun e të qelbun per të gjatë të Kryeqytetit të fundit…që shembi komunizmin, Tiranës Heroike.

Ndoshta, them ndoshta, se shpesh kujtoj humnerat neper të cilat kemi kalue tash 70 vjet, e në fund çoj mendjen tek të Parët tanë që më thonin: “Ju jeni të rijë e me siguri, një ditë keni me pa Ditët e Lirisë!..” Ishte Besimi i Tyne i vendosun tek permbysja e asaj ideologjije shkatrruese marksiste – leniniste që kishte plandosë miljona njerëz në Botë!

Po edhe né u plakem…dhe po ua trashigojmë disa kujtime Brezave ma të rij, mbasi me kohen po fshihen shumë fakte e ngjarje nga Historia e Shqipnisë.

***

Një Mik i nderuem nga ShBA, (VD, të cilit i mora leje per publikim), më shkruen:

          “Jeta e Shqiptarve nuk vlen aqsa jeta e Jahudijve! Pse? Asnji Jahudi nuk e levdon Hitlerin? Gjysa e Shqiptarëve (e ndoshta ma shumë) vazhdon edhe sot me e levdue dhe me e vajtue “shokun” Enver. Sikurse Enver Hoxha, do t’u konsideronte nji agjent serbo-rus, (ashtu si ishte) i vumë në pushtet per me shkatrrue elementin Etnik Shqiptar në Ballkan, atëherë, ndoshta, të gjithë Shqiptarët do ta urrejshin. Pra, duhet të identifikohet “figura” e Enverit me ata të Rankoviçit e Stalinit, me Çausheskun e Rumanisë, per me krijue në gjeneratat e reja urrejtjen që meriton. Gjeneratat e vjetra janë pertej mundësisë së shpetimit. Nuk e kuptojnë endè se të gjithë Shqiptarët janë persekutue prej Enverit. Pushkatimet dhe dënimet që janë ba prej tij, kishin per qellim me i shtij friken në palcin e çdo Shqiptari. Kooperativat e bunkerat kishin per qellim me e vorfnue gjithë popullin. Shkollat kishin per qellim me e mashtrue popullin që në fëmini. Interrnimi nder kampe ishte nji institucion skllavizimi që furnizonte krahë pune per me ushqye dhe me pasunue Bllokun e Tiranës dhe kryesisht familjen e Enverit. Fushat e Tepelenës e Lushnjës, Myzeqeja dhe minjerat e qymyrit, kromit dhe bakrit janë shfrytzue me skllavët që janë plakë në kampe pune per me i sherbye Enverit falas, por zyrtarisht, gjoja pse ishin “anmiqë të popullit”. Familja e Enverit asht pasune aq sa Shqipnia ka kenë e vorfën, pse Enveri, ka shitë edhe gjakun e Popullit Shqiptar.

          Duhet të përmblidhen statistika mbi sa vetë janë vra e pushkatue, sa u burgosën dhe ia shtetizuen shtëpijat e pasuninë e tyne dhe kush e çfrytzoi até, tue fillue nga Blloku i “udhëheqsave”? Sa kjenë interrnue, si dhe ku punojshin, në çfarë konditash dhe sa e çka prodhojshin, sa u paguejshin ata?

          Bota interesohet per fakte të dokumentueme me statistika, me pershkrime të kjarta e të sakta. Edhe pa u hapë dosjet mund të krijohet nji pershkrim i hatashem në kjoftëse çdo kush prej nesh, bahet dishmitar tue dokumentue informatat që ka.

          Jo Shqiptarët, po, edhe mbarë bota do të kerkonin hapjen e dosjeve, po kje se vehet në dritë në formë masive barbarizmi i diktatorit Enver.

          Me respekt, VD…” (Botohet pa asnjë ndryshim prej origjinalit. FR. 2014).

***

E perballë opiumit që po i jepet perditë Popullit Shqiptar, asht e domosdoshme që në çdo shtëpi Shqiptarët sot, duhet të mbajnë një Liber!

E ky Liber asht Libri i “Kujtesës së Historisë”!

Titulli i Librit asht: “TYRANTS” nga NIGEL CAWTHORNE.

Në librin “TIRANËT”, Historitë e 100 Despotëve dhe Diktatorëve, botue në vitin 2004, for Lifetime Distributors Pty Ltd Building G, 2 Hudson Avenue Castle Hill, 2154 Australia, kam gjetë në faqe 172 të shkrueme me shkronja të mëdha: “Enver Hoxha”.

Aty autori i Nderuem, ka paraqitë të vërtetën e pashkrueme deri tashti për Shqipninë dhe Shqiptarët. Bota e njeh E. Hoxhen, po Shqiptarët, vazhdojnë gjumin…

          Melbourne, 2014.

Filed Under: Opinion Tagged With: Fritz radovani, Porosia e Arshi pipes

Protesta e PD: Rama, dëgjo zërin e qytetarëve ose Largohu!

February 20, 2014 by dgreca

*“Surpriza” e protestës, djali i ish-presidentit Mejdani kundër Edi Ramës, ne mitingun e PD/

Mbyllet pas më shumë se 45 minutash protesta e Partisë Demokratike e zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Ora 14:00 e pasdites së 20 Shkurtit,  e ka gjetur Partinë Demokratike dhe mbështetësit e saj në sheshin “Skëndërbej”, aty ku 23 vite më parë do të rrëzonin bustin e Enver Hoxhës. Mbështetësit  me pankarta në duar ku shkruhej  “Konsensus jo tritol”, “Respektoni Gjykatën Kushtetuese të rikthehemi në punë” , “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ‘Rilindja doli rrenë”, “Rama mashtruesi” e nisën  marshimin  nga sheshi “Skënderbej”, për të vijuar më pas drejt bulevardit dhe për të ndaluar para godinës së Këshillit të Ministrave.Protesta e opozitës është zhvilluar e qetë në formën e një marshimi ku kanë marrë pjesë përkrahës të PD-së që kanë mbërritur në kryeqytet nga të gjitha anët e vendit.

Pikërisht përbara selisë së Kryeministrisë, pjesëmarrësit në protestë kanë ndalur për të zhvilluar një tubim të shkurtër. Tubimi është shoqëruar me dy fjalë hapëse të mbajtur nga dy të rinj dhe më pas e ka marrë fjalën kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha.

Kreu i PD-së ka akuzuar  qeverinë se nuk ka mbajtur premtimet e dhëna në fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Basha deklaroi se ky është mitingu më i madh që është zhvilluar në historinë pluraliste të Shqipërisë dhe i bëri thirrje qeverisë të reflektojë nga ky mobilizim I opozitës shqiptare.

Basha u shpreh se, “sot 23 vite më pas vendi është në një udhëkryq të rrezikshëm, po zhbëhen, cënohen nga Rama-Meta vlera të rëndësishme, vlera pa të cilat nuk ia vlen të jetohet, si liria e drejta, vota e lirë, shteti ligjor e demokracia. Përkeqësimi është ulur këmbëkryq në çdo shtëpi që kur erdhën këeta. Me këta horizonti i Shqipërisë vetëm mbyllet ditë për ditë.

“Kaq shumë sot këtu, më shumë seç ka parë ky shesh në vitet e luftës për demokraci. Jemi sot këtu para se e keqja të prekë fundin, para se të humbasim sërish statusin në qershor. Ja ku jemi, hapni sytë, barrikadë vendimtare kundër oligarkisë, kundër blerjes së pushtetit nga mafja dhe oligarkët e rinj, kundër kthimit mbrapa”, tha Basha në fjalën e tij.

Pas fjalës së Bashës, mitingu ka vijuar me shpërndarjen e qytetarëve duke u kthyer drejt sheshit “Skënderbej” Protesta nisi rreth orës 14.10 ku përkrahës së opozitës kanë nisur një marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt selisë së Kryeministrisë.

“Surpriza” e protestës, djali i ish-presidentit Mejdani kundër Edi Ramës

Protesta e Partisë Demokratike nuk ka kaluar pa surpriza, në radhët e qytetarëve të cilët demostruan pakënaqësite për qeverinë, ishte dhe djali i një prej figurave historike në të majtën shqiptare, ish-presidentit Rexhep Mejdani.Një foto, evidenton praninë e Denion Mejdanit në radhët e protestës, ndërsa i kontaktuar nga Ora Neës, ai thekson se kjo pjesmarrje është shprehje e solidaritetit  në përkujtimin e rrëzimit të komunizmit, por në të njëjtën kohë dhe protestë për veprimet tendencioze, arrogante e anti ligjore  të segmenteve të caktuara të kësaj qeverisje, të cilat sipas tij po pengojnë integrimin e vendit.Denion Mejdani, ka mbajtur post drejtues në Adminsitratën Shtetërore, gjatë qeverisjes Berisha, teksa muajt e fundit u bë mjaft mediatik falë  përplasjeve me Drejtoreshën e Doganave, çka solli dhe shkarkimin e tij nga puna.

 

 

 

Filed Under: Featured

Trupa e Baletit të Qytetit të New Yorkut, një histori e pashembullt botërore

February 19, 2014 by dgreca

Edhe një shqiptar në  Trupën e Baletit të Nju Jorkut , dhe shkollën amerikane të baletit – për herë të parë në historinë e tij,  një djalë shqiptar – ose, një kërcimtar i talentuar i “zbuluar” deri tani nga media shqiptare./

Nga BEQIR SINA, New York/

NEW YORK CITY : Baleti i Qytetit të New Yorkut, është një nga kompanitë më kryesore të vallëzimit – baletit në botë , me një regjistër të valltarëve spektakolare dhe me një repertor të pashembullt . Kompania është themeluar në vitin 1948 nga George Balanchine dhe Lincoln Kirstein , dhe shpejt u bë e njohur botërisht, për stilin e tij, atletikë dhe bashkëkohor . Jerome Robbins, u bashkua me New York City Ballet në vitin 1949 dhe së bashku me Balanchine , ndihmoi për të ndërtuar repertorin befasues, të vendosur në mënyrë brilante rreth kompanisë më të njohur në botë të Trupës së Baletit të Qytetit të Nju Jorkut.

Baleti i qytetit të New Yorkut, ka sallën e vet në Lincoln Center, e cila ka qenë gjithmonë baza e baletit amerikan ku kërcimtarë të rinj kan pasë mundësin për të u trajnuar dhe u shkolluar nën drejtimin e mjeshtrave më të mëdhenj të baletit. Në historikun e këtij baleti, thuhet se : “Kur ai u takua George Balanchine në Londër në vitin 1933 , Kirstein e dinte se ai kishte gjetur personin e duhur për ëndrrën e tij . Balanchin udhëtoi për në Amerikë me ftesën e Kirstein -, dhe në vitin 1934 të dy burrat hapën Shkollën e parë të  Baletit Amerikanë , ku Balanchine më vonë ka trajnuar valltarë – mejshtra të baletit në një stil të ri dhe teknikë të re, që përputhet me idenë e tij për një të lloj të baletit të klasicizmit .
Në vitin 1946 Kirstein dhe Balanchine formuan në Nju Jork, Shoqërin e Baletit, dhe prezantuan kompaninë e tyre të re në qendër të qytetit, duke formuar Dhomën e Muzikës dhe Dramës në Nju Jork . Pasi ata ishin duke parë një performancë të Shoqërisë së Baletit , atëhere, me kryetarin e komitetit të financave në City Center, kan ftuar Balanchin dhe Kirstein për t’u bashkuar kompaninë e tyre zyrtarisht që shfaqjet të jepeshin në qendrën e artit . Më 11 tetor, 1948, Trupa e Baletit të qytetit të New Yorkut, ka lindur me një shfaqje, që ka qenë titulluar “Concerto Barocco Balanchine”  e Orfeut , dhe simfoninë  “C”.
Balanchine, shërbeu si Master i Baletit në Trupën e Baletit të qytetit të New Yorkut, qysh nga fillimi i tij deri në vdekjen e tij , në vitin 1983 . Me një koreografi nga vepra të panumërta dhe duke krijuar një kompani më valltarë të njohur për “pastërtinë” e tyre lineare , mprehtësinë e “sulmit” , dhe shpejtësinë dhe e përgjithshëmja me plot muzikalitet . Në vitin 1949 , Jerome Robbins, u bashkua me Kompaninë si drejtor i asociuar dhe , me Balanchine , ata krijojnë një repertor të larmishm, që u rrit në çdo sezon . Në vitin 1964 NYCB u zhvendos në shtëpinë e saj të tanishme në “David H. Koch” Teatrin e famshëm Qendra Linkoln – (ish Teatrii i Shtetit në New York ) , ku aktualisht është në skenë për 21 javë të vitit .
Pas vdekjes Balanchine -së , në vitin 1983 , Jerome Robbins dhe Peter Martins, u emëruan Masters dhe Shef të baletit  , dhe, që nga viti 1990 z. Martins, ka marrë përsipër përgjegjësinë e vetme për drejtimin artistik të Kompanisë . Ashtu si Balanchine , z. Martins beson se eksplorimi koreografikë, është ajo që mban të gjallë kompaninë dhe formën e artit vetë , dhe NYCB vazhdon të paraqesë, si çdo herë punë të re si një pjesë e vazhdueshëm të stinëve të saj të performancës . Kjo trupë është gjerësisht e njohur për kontributet e tij të qëndrueshm në kërcime . NYCB, është i angazhuar për promovimin e përsosmërisë krijuese dhe është duke edukuar një brez të ri me kërcimtarë dhe koreografë .

Eshtë, mjaft interesantë fakti, që pjesë e kësaj Trupe Baleti , dhe shkollës amerikane të baletit për herë të parë në historinë e tij, është edhe një djalë shqiptarë – Ose, një kërcimtar i talentuar i “pangacmuar” deri tani nga media shqiptare.

Ai është Spartak Hoxha, i cili, është anëtar i trupës së Baletit të qytetit të New Yorkut. Ai ka lindur në Tiranë dhe ka filluar trajnimin e tij, si vallëtar në moshën nëntë vjeçare në Shkollën Teknike të Baletit në qytetin e Nju Jorkut, para se të ketë studiuar në Shkollën e Baletit Amerikan (SAB), shkollën zyrtar të Baletit në New York City në vitin 2002. Në gusht të vitit 2010, talenti shqiptarë Hoxha u bë një nxënës me rezultate të shkëlqyera në NYCB dhe gusht të viti 2011, pra tre vjet më parë ai u bashkua me Kompaninë më të madhe të baletiti në Shtetet e Bashkuara, si anëtar i trupës së baletit të qytetit të Nju Jorkut.    Gazeta më e madhe amerikane New Yorkt Times, ka shkruar për një profermancë të talentit shqiptarë, Spartak Hoxha tre vjetë më parë se ;” Shfaqja u dallua për cilësitë e shpejtësisë dhe të energjisë që NYCB është bërë pjesë integrale të stilit të tij të veçantë, që janë më kryesoret në “Valse,”, Dhe udhëheqësit e kësaj trupe Claire Kretzschmar dhe Peter Walker, ofruan publikut njujorkez një spektakël të magjeps të roleve qendrore. Me vallëtar të till si çifti Spartak Hoxha, me Bianca Bulle, ata kan treguarveten se jan të paparë në artikulimin e tyre të plotë për çdo lëvizje – jo vetëm teknike, por edhe të shpejtësin e vallëzimit, por edhekan një demonstrim të veçantë për çdo lëvizje në skenën e baletit.”

 

Filed Under: Kulture Tagged With: nje histori e pashembullt, Trupa e Baletit

Venizelos i uron Kosovës integrim, por nuk e njeh si shtet të pavarur

February 19, 2014 by dgreca

Kosova ka perspektivë evropiane dhe duhet të vazhdojë rrugën e integrimit euroatlantik – ka qenë mesazhi kryesor i ministrit të Jashtëm të Greqisë, Evangelos Venizelos, njëherësh kryetar i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian, gjatë vizitës së tij në Kosovë. Pasditen e së mërkurës, 19 Shkurt, ai është takuar në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në konferencën për media, pyetja kryesore e gazetarëve ka qenë se kur do ta njohë Greqia pavarësinë e Kosovës. Në këtë, ministri grek është përgjigjur duke thënë se “integrimi evropian i Kosovës është qëllimi kryesor”.
“Ky është një projekt me shumë sfida. Gjatë periudhës së tranzicionit, do të kemi kohë të shqyrtojmë të gjithë hapat e nevojshëm”, ka thënë Venizelos.
I pyetur nëse kjo do të thotë se Kosova mund të integrohet në BE edhe nëse nuk njihet, ai është përgjigjur:
“Në bazë të të ashtuquajturave kritere të Kopenhagës, integrimi i vendit të ri në BE do të thotë pranim i ‘acuqis’-it (struktura ligjore e BE-së). Në kuadër të ‘acquis’-it evropian, kemi mundësi t’i zgjidhim të gjitha problemet”.
Në nivelin dypalësh, Venizelos ka thënë se takimi me Thaçin ka qenë një mundësi e mirë për “freskim të marrëdhënieve”.
Thaçi, në anën tjetër, ka falënderuar Greqinë për ndihmën e deritashme dhe ka paralajmëruar se Kosova, në të ardhmen e afërt, do të hapë zyrë ndërlidhëse në Athinë.
“Ne do të hapim së shpejti në Athinë edhe zyrën ndërlidhëse të Kosovës, në mënyrë që të kemi një komunikim edhe më të shpejtë dhe më produktiv. Po ashtu do të kemi prezencën e shumë investitorëve grekë në Kosovë që kanë pasur sukses të plotë. Ne do të thellojmë bashkëpunimin tonë bilateral në mes të Kosovës dhe Greqisë”, është zotuar Thaçi.

Filed Under: Featured

STATUJA E PERDHOSUR QE KA ZEMRUAR SHQIPTARET

February 19, 2014 by dgreca

Nuk po e publikojmë statujën e përdhosur për të mos u shërbyer me naivitet prodhuesëve bastardë, sic ka vepruar një pjesë e medias shqiptare apo në rrjetet sociale/

Statuja e Skënderbeut e përdhosur ku shfaqet me bisht është krjuar nga një skulptor i cili akoma nuk është arrestuar, ndërkohë Policia ka identifikuar pronarin e tokes ku u gjet statuja. Ruhi Valiasi është shtetasi në pronën e të cilit u gjet statuja e deformuar e Heroit Kombëtar, Skënderbe. Por ai ka mohuar te kete lidhje me kete gje. Valisi ku u gjet statuja e Skënderbeut sqaron se skulptura u hodh nga një kamion që vinte nga Dogana e Tiranës. “Sapo pashë bustin e deformuar njoftova policinë, ndalova madje njerëzit që ta fotografonin bustin e deformuar. Policia bllokoi bustin, unë dhashë deponim”.

Ndërkaq hetimet e policisë janë shtrirë për gjetjen e skulptorit që ka krijuar statujën e Skënderbeut me bisht.

Fotoja e kësaj statuje e publikuar nga arkitekti Artan Shkreli ka ngjallur shumë zemërim, ndërsa fillimisht u mendua se ishte vjedhur dhe ishte shkatërruar më pas. Satuja e dyshimtë u gjet në anë të rrugës automobilistike në zonën e njohur si ‘Qafë-Kashar’ në Tiranë. Statuja, rreth 3 metra e lartë, është konstatuar mbrëmjen e djeshme, ndërsa policia ka mbërritur në Qafë-Kashar dhe ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes. Statuja i përket figurës së Skënderbeut dhe mendohet të jetë shkulur nga diku e më pas është hedhur në rrugë. Policia nuk ka lejuar mediat të afrohen në vendin e ngjarjes, ndërsa e ka zhvendosur statujën nga rruga. Ekspertë të policisë pritet të zbardhin detaje të tjera rreth ngjarjes, të cilat do të bëhen publike më pas edhe për mediat

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Skenderbeu, Statuja qe ka zemruar shqiptaret

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4845
  • 4846
  • 4847
  • 4848
  • 4849
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT