*“Surpriza” e protestës, djali i ish-presidentit Mejdani kundër Edi Ramës, ne mitingun e PD/
Mbyllet pas më shumë se 45 minutash protesta e Partisë Demokratike e zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Ora 14:00 e pasdites së 20 Shkurtit, e ka gjetur Partinë Demokratike dhe mbështetësit e saj në sheshin “Skëndërbej”, aty ku 23 vite më parë do të rrëzonin bustin e Enver Hoxhës. Mbështetësit me pankarta në duar ku shkruhej “Konsensus jo tritol”, “Respektoni Gjykatën Kushtetuese të rikthehemi në punë” , “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ‘Rilindja doli rrenë”, “Rama mashtruesi” e nisën marshimin nga sheshi “Skënderbej”, për të vijuar më pas drejt bulevardit dhe për të ndaluar para godinës së Këshillit të Ministrave.Protesta e opozitës është zhvilluar e qetë në formën e një marshimi ku kanë marrë pjesë përkrahës të PD-së që kanë mbërritur në kryeqytet nga të gjitha anët e vendit.
Pikërisht përbara selisë së Kryeministrisë, pjesëmarrësit në protestë kanë ndalur për të zhvilluar një tubim të shkurtër. Tubimi është shoqëruar me dy fjalë hapëse të mbajtur nga dy të rinj dhe më pas e ka marrë fjalën kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha.
Kreu i PD-së ka akuzuar qeverinë se nuk ka mbajtur premtimet e dhëna në fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Basha deklaroi se ky është mitingu më i madh që është zhvilluar në historinë pluraliste të Shqipërisë dhe i bëri thirrje qeverisë të reflektojë nga ky mobilizim I opozitës shqiptare.
Basha u shpreh se, “sot 23 vite më pas vendi është në një udhëkryq të rrezikshëm, po zhbëhen, cënohen nga Rama-Meta vlera të rëndësishme, vlera pa të cilat nuk ia vlen të jetohet, si liria e drejta, vota e lirë, shteti ligjor e demokracia. Përkeqësimi është ulur këmbëkryq në çdo shtëpi që kur erdhën këeta. Me këta horizonti i Shqipërisë vetëm mbyllet ditë për ditë.
“Kaq shumë sot këtu, më shumë seç ka parë ky shesh në vitet e luftës për demokraci. Jemi sot këtu para se e keqja të prekë fundin, para se të humbasim sërish statusin në qershor. Ja ku jemi, hapni sytë, barrikadë vendimtare kundër oligarkisë, kundër blerjes së pushtetit nga mafja dhe oligarkët e rinj, kundër kthimit mbrapa”, tha Basha në fjalën e tij.
Pas fjalës së Bashës, mitingu ka vijuar me shpërndarjen e qytetarëve duke u kthyer drejt sheshit “Skënderbej” Protesta nisi rreth orës 14.10 ku përkrahës së opozitës kanë nisur një marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt selisë së Kryeministrisë.
“Surpriza” e protestës, djali i ish-presidentit Mejdani kundër Edi Ramës
Protesta e Partisë Demokratike nuk ka kaluar pa surpriza, në radhët e qytetarëve të cilët demostruan pakënaqësite për qeverinë, ishte dhe djali i një prej figurave historike në të majtën shqiptare, ish-presidentit Rexhep Mejdani.Një foto, evidenton praninë e Denion Mejdanit në radhët e protestës, ndërsa i kontaktuar nga Ora Neës, ai thekson se kjo pjesmarrje është shprehje e solidaritetit në përkujtimin e rrëzimit të komunizmit, por në të njëjtën kohë dhe protestë për veprimet tendencioze, arrogante e anti ligjore të segmenteve të caktuara të kësaj qeverisje, të cilat sipas tij po pengojnë integrimin e vendit.Denion Mejdani, ka mbajtur post drejtues në Adminsitratën Shtetërore, gjatë qeverisjes Berisha, teksa muajt e fundit u bë mjaft mediatik falë përplasjeve me Drejtoreshën e Doganave, çka solli dhe shkarkimin e tij nga puna.
Sadik Elshani says
20 Shkurti i vitit 1991 eshte Dita e Clirimit te Shqiperise dhe jo 29 Nentori i vitit 1944.