• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Auron Tare: Provat për Martin Camajn si agjent i UDB-së, do i marr kur të hapen dosjet e Beogradit-Pjesa 2

July 10, 2020 by dgreca

Nga Frank Shkreli/Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë/

Një ditë më parë kisha bërë një shkrim modest, si një reagim personal ndaj akuzave në të ashtuquajturin “studim”,  “Dritëhije në histori”, me autor Auron Tare dhe botuar në portalin “Peisazhe të Fjalës”, pronë e një grupi nga New Yorku.  Në atë shkrim dje, unë thashë se nuk kishte asgjë të re sa u përket akuzave të autorit, ku i paraqet Ernest Koliqin dhe Martin Camajn si poliagjentë dhe koloaboracionistë me perëndimorët dhe jo vetëm, për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës.  Në reagimin tim dje, nënvizova se megjithëse materiali na u paraqit si i “rrallë” dhe “origjinal” nga botuesi, nuk kishte asgjë të re në dokumentacionin e Tares, pasi këto informacione diheshin dhe nuk janë mohuar kurrë nga asnjëri prej këtyre burrave të Kombit. Po çfarë hulumtimi dhe çfarë provash të “rralla” dhe “origjinale”, na sillte në atë shkrim Tare? Mbrëmë në një intervistë në programin televiziv, “Provokacija” të Mustafa Nano-s, Auron Tarja e pranoi vetë se, në të vërtetë, ai nuk ka dokumente definitive që provojnë se Martin Camaj ishte agjent i UDB-s, por ai arrin në një përfundim të tillë, bazuar në hamendje dhe në mençurinë e tij për këto gjëra.  “Ti nuk ke ndonjë dokument  të qartë ku thuhet se Martin Camaj ishte agjent i UDB-së…”, e pyet Nano.  Tare: “Po, kur të hapet ajo e Beogradit, patjetër… do e kemi”. Në të vërtetë, edhe vetë  intervista në programin “Provokacija” m’u duk sikur ishte skenuar më parë, me qëllim që të hidhej më shumë baltë edhe në ekranet e televizionit shqiptar ndaj këtyre dy shkrimtarëve të dalluar të Kombit, Ernest Koliqit dhe Martin Camajt.  Tare ç’prej fillimit e rrëmbeu programin dhe “kidnapoi” pyetjet dhe përgjigjet, për të bindur shikuesin, se ai kishte të drejtë për ato që pretendon.  Ata që mund ta kenë parë intervistën duhet të kenë venë re se Tare bënte vetë pyetjet dhe përgjigjej, pastaj pyeste Nanon dhe përgjigjen e jepte vetë Tare.  Por më të bukurat ishin ndërhyrjet e Tares çdo 2-3 minuta me Nano-n, “Jemi dakort?”, duke  u siguruar për miratimin e Mustafa Nanos për ato që thoshte.  Tare as nuk e lejonte Nanon të bënte ndonjë pyetje të arsyeshme, megjithëse Nano u përpoq disa herë që të balanconte pak intervistën  ndaj deklaratave  absurde, por Tare nuk i jepte atij rast, as mundësi të fliste.  Një propagandë  aq e fëlliqët, sa edhe neveritëse, e padenjë për një program të tillë dhe për shikuesit shqiptarë. Është e qartë se me këto pretendime, Auron Tare, ka dalë nga shinat e ushtrimit të fjalës së lirë dhe është futur në fushën e shpifjeve të pakontrolluara  dhe të përhapjes së urrejtjeve midis shqiptarëve, sikur nuk kemi pasur mjaft urrejtje e shpifje  midis nesh për 50-vjet komunizëm  dhe  30-vjet të ashtuquajtur  post-komunizëm, megjithëse kjo intervistë si dhe shkrimi, nuk kanë të sharë po ta krahasosh me periudhën e Enver Hoxhës.  Shpresoj që pasardhësit e familjeve Koliqi dhe Camaj të jenë në dijeni të këtyre shpifjeve dhe denigrimeve që u bëhen të dashurve të tyre të vdekur dhe të marrin masat e nevojshme, duke i treguar Tares dhe portalit  “Peisazhet e Fjalës”, derën e gjykatës. Diçka nuk është në rregull me botën shqiptare sot.  Kohë më parë ishte rasti i dyshimeve për identitetin e familjes së  Gjergj Kastriotit Skënderbeut,  pastaj pikëpyetjet mbi identitetin  e Nënë Terezës, tani shpifjet dhe denigrimi i shkrimtarëve të mëdhej Ernest Koliqi dhe Martin Camaj.  Pas tyre kush e ka radhën?  Fishta?  Konica?  Klerikë të dalluar katolikë, si individë dhe si grup?  A mund të më thotë dikush se pse po ndodhin këto raste dhe kush mund të fshihet pas tyre?  Pse u turren njerëzve më të dalluar të këtij Kombi, me shpifje e mundohen për t’i paraqesin  në dritën më të keqe që është e mundur?  Cila dorë e huaj  ka gisht këtu dhe pse tani në këtë kohë?  Në interes të kujt është që të përhapen shpifje dhe urrejtje midis shqiptarëve dhe pse vetë shqiptarët bëjnë punën e të huajve në këtë mes?  Nuk është e rastit që sot konfliktet politike midis shqiptarëve anë e mbanë trojeve, janë në kulmin e së keqes. Quo Vadis Albania? Pse nuk del dikush t’i thotë mjaft kësaj situate? Ku është qeveria dhe organet shtetërore, ku është Akademia e Shkencave, ku është Ministria e Kulturës, ku janë të mençurit e Kombit? Ku janë shkrimtarët e dalluar dhe historianët e vërtetë të Kombit? Mos vallë ka mbetur historia e Kombit shqiptar  të shkruhet dhe të interpretohet nga aparatçikët dhe nostalgjikët e një sistemi të kaluar, shpifës dhe urrejtës, madje edhe 30-vjet pas shembjes së komunizmit.  Nuk del njeri që të shtrijë dorën e pajtimit, mirëkuptimit e vëllazërimit midis shqiptarëve?  Kush i mbron interesat dhe identitetin kombëtar, por edhe njerëzit e dalluar që gjithë jetën e tyre ia kushtuan, pikërisht, ruajtjes së identitetit, kulturës dhe traditave shqiptare. Ndryshe nga akuzat shpifëse të Auron Tares me shokë ndaj Koliqit dhe Camajt, Kombi shqiptar sot, më shumë se kurrë, ka nevojë për shembullin që kanë dhënë shqiptarë si Maritin Camaj një njeri i letrave, i cili, në veprat e tij “Lëshon nji kushtrim jo luftarak, por paqësuer, plot shpirtbardhsi dhe flakë dashunije vëllaznore”. Martin Camaj i bën thirrje sot Auron Tares, (i cili në të vërtetë nuk e meriton gjithë këtë vëmendje, por pasi ka dalë në ballë të shpifjeve dhe urrejtjeve edhe kundër vetë poetit e meritot këtë vëmendje negative), që “të dalë nga palci i urrejtjes” dhe të mos përhapë shqipfje dhe urrejte midis shqiptarëve:

“Avitu, njeri! Afrohuni shqiptarë!

Nga palci i urrejtjes dëshiroj me dalë

Si bima prej fare në pranverë”.

Është kjo një thirrje që del nga zemra dhe nga shpirti paqësor dhe jo hakmarrës i poetit dhe shkrimtarit Martin Camaj, që duhej të rezononte midis shqiptarëve edhe sot, sidomos në këtë periudhë konfliktesh dhe mosmarrëveshjesh politike, personale dhe partiake, që vazhdojnë të përçajnë dhe të ndajnë shoqërinë shqiptare dhe shqiptarët, në përgjithësi, për të cilën Camaj nuk do të ishte aspak i kënaqur.Është një thirrje kjo, e një shkrimtari e poeti shqiptar, i cili ndonëse, siç dihet, regjimi komunist ia  “kishte mbyllur portën” – ashtu siç shprehet Ismail Kadare për ‘të – Camaj prapë se prapë nuk mbante inat e hidhërim, por bënte thirrje për afrim midis shqiptarëve, madje edhe gjatë një periudhe  urrejtjeje dhe shpifjesh si ajo e komunizmit, kur në Shqipëri, vetëm të përmendje emrin e Martin Camajt ose të shkrimtarëve të tjerë si ai në mërgim, të priste qelia e burgut ose dënime të tjera të rënda. Megjithëkëtë trajtim të keq, ka shkruar Ismail Kadare, Camaj, “Nuk i lejoi vetes asnjëherë që, duke përfituar prej lirisë që i jepte mërgimi, të shkruante kundër si-vëllezërve të tij në Shqipëri. Ishte e vërtetë, se në kohën që ai kujtohej e bëhej merak për ta, ata nuk u kujtuan kurrë për të, por kjo nuk e shtyu asnjëherë (Martin Camajn) t’u mbante mëri për shpërfilljen apo harresën e tyre të gjatë.  Përkundrazi, është shprehur Kadare, Martin Camaj, “Ishte i ndjeshëm për gjendjen e tyre, për optimizmin e rremë e për ankthin e fshehur me kujdes midis festës po aq të rreme”, -ka thënë Ismail Kadare, në vlerësimin e tij për Camajn. “Në ngrehinën e përkorë të letrave shqipe, atje ku është duke zënë vendin e vet Martin Camaj, ashtu si në çdo panteon, hyhet vetëm prej një porte, asaj të madhes. E ajo portë, siç e tregon emri, nuk njeh veçse arsyet e mëdha”, -ka shkruar Kadare. Nafakzezët e realizmit socialist dhe nostalgjikët e komunizmit  të Enver Hoxhës, që shpifen sot ndaj Koliqit dhe Camajt, do të bënin mirë që të merrnin shembull nga “Shkrimtari i Lartësive”, siç e ka cilësuar Camajn, Ismail Kadareja, një person,  “që i ka strehuar ngjarjet dhe personazhet e veta në një lartësi që iu siguronte pavarësinë.  Ka kujtuar ndoshta se do ta mbronte artin e tij prej ndikimit të katrahurës shqiptare, asaj së cilës kujtonte se i kishte lënë lamtumirën”, -ka thënë Kadare. Katrahura, të cilës i referohet Kadareja, po e ndjekë të shkretin Camaj edhe në atë jetë.Fatkeqësisht, “katrahura shqiptare” , siç pohon edhe  “studimi” i Auron Tares –megjithëse Tare nuk është i vetëm në këtë fushatë aktuale — është ndoshta më e theksuar sot se kurdoherë tjetër ç’prej komunizmit.  Sot më shumë se kurrë, në këtë rrëmujë në të cilën ndodhet sot bota shqiptare, thirrja e këtij poeti për “Afrim të Shqiptarëve”, është tepër aktuale dhe ndoshta më e nevojshme se kurrë më parë, pasi – siç ka shkruar edhe miku i tij Ernest Koliqi—kjo thirrje e Camajt del me të vërtetë nga zemra e një, “Pjestari të një djelmënije të vrugosun në shpirt nga nji stuhi ngjarjesh tepër shqetësuese, të nji djelmënije që u randue me vuajtje të pameritueshme ç’se filloi me marrë mend”,dhe si i tillë, “Njohu mërgimin, fushat e përqendrimit, punën e përdhunëshme…”, e tjera.Me gjithë këto përvoja të këqija personale, Martin Camaj nuk shprehu kurrë urrejtje ndaj shqiptarëve, përfshirë regjimin komunist dhe as ndaj atyre të cilët i kishin mohuar të drejtën të jetonte dhe të punonte në Atdheun e tij të lindjes, për të cilin jetoi dhe punoi gjithë jetën në mërgim, gjithmonë i shtyrë nga dashuria dhe besnikëria ndaj vendit të origjinës të parëve të tij. Megjithë vuajtjet e tija dhe të familjes së tij nga komunizmi, Martin Camaj, prapë se prapë nuk ruante urrejtje as inat ndaj atij sistemi dhe as ndaj njerëzve që e mbështetën atë regjim, për pothuaj gjysmë shekulli. Me shembjen e komunizmit në Shqipëri, ai kishte filluar komunikimin me vendlindjen e tij, përfshirë Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Intelektualëve të pavarur shqiptarë , ku edhe u anëtarësua në radhët e kësaj organizate që u krijua në vitin 1991.  Duke komentuar pranimin e tij në atë organizatë, ai është shprehur se vlerësimi që i bëri atij Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë me atë rast, “na afron”.Në një letër dërguar Lidhjes së Shkrimtarëve të Pavarur Shqiptarë në vitin 1992, Camaj u ishte drejtuar atyre dhe “mbarë popullit shqiptar” vetëm disa ditë para se të ndërronte jetë, me fjalët, “Të dashunve miq e vllazën shqiptarë, intelektualë, artistë dhe mbarë popull shqiptar. Ndonëse të ndamë për një gjysmë shekulli, unë jam i jueji e ju jeni të mijt”, -ka shënuar Ardian Klosi në një shkrim për të, duke cituar letrën e Martin Camajt, dërguar Lidhjes së Shkrimtarëve e Intelektualëve të pavarur të Shqipërisë, në vitin 1992. Në këtë frymë vëllazërimi e afrimi me njëri tjetrin, nëpërmjet veprave të tija, Martin Camaj u bën thirrje shqiptarëve, por edhe ty Auron Tare me shokët  tu,  për afrim, për pajtim e bashkim midis nesh, pa marrë parasysh dallimet politike ose origjina nga vijmë, nga malet e nga fushat.  “Thirrja e Martin Camajt, “Afrohuni Shqiptarë”, sipas Koliqit, rrjedh nga “Fisnikërija e lashtë e malësorve, kalorësija e natyrshme që u pajisë atyre shpirtin, pikon papritmas edhe në vepër të këtij pinjolli të tyne, e i cili e di mirë harresën në të cilën bota e huaj dhe vendase i la malet tona.”  Si pinjoll i atyre maleve, ka shkruar Koliqi, Martin Camaj e kishte gjithmonë, “Parasyshë mospërfilljen e pavarëshme që shumica e qytetarëve ka dëftue për këta fatosa të lindun, e të cilët si kala e gjallë mbrojtën Kombin nga sulmet e sllavëve”.  Ne malësorët, kudo që jemi, të gjallë e të vdekur, fatkeqsisht, e kemi ndjerë me shekuj harresën në të cilën bota e huaj dhe vendase i la Malësinë tonë dhe banorët e  saj, por ama, mbi të gjitha, si individë ose si grup, të pësojmë sot në Shqipërinë e vetquajtur demokratike,  shpifje dhe urrejtje nga bashkvëllëzërit tanë, të një gjuhe e të një gjaku, kjo është pafalshme dhe anti-kombëtare. Megjithëkëtë, si një bashkkombas me origjinë nga ato male të Shqipërisë nga e ka origjinën edhe Martin Camaj, bashkohem me të në fisnikërinë e lashtë të malësorëve, duke bërë thrirje, para se të jetë tepër vonë: “AVITU NJERI! AFROHUNI SHQIPTARË”! Ka ardhur koha të dilni nga palci i urrejtjes!”

Filed Under: Politike Tagged With: Auron Tare, Camaj & Koliqi, Frank shkreli, UDB

Luginë e Preshevës-Fuqizim i rolit shqiptar në rajon

July 9, 2020 by dgreca

Ministrja Haradinaj – Stublla: Deputetët shqiptarë të zgjedhur nga Lista e Përbashkët e Luginës së Preshevës, janë shembull i mirë uniteti mbi të cilin duhet të reflektojë edhe Kosova/
PRESHEVË, 9 Korrik 2020-Gazeta DIELLI/ Unifikimi i faktorit politik shqiptar në Luginën e Preshevës ka sjellë rezultate shpresëdhënëse për fuqizimin e rolit shqiptar në rajon, tha Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Qeverisë së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, pas takimeve të ndara që zhvilloi me tre deputetët shqiptarë të Parlamentit të ri të Serbisë.
Kryediplomatja Haradinaj – Stublla tha se tre deputetët shqiptarë të zgjedhur nga Lista e Përbashkët janë mesazh dhe shembull mbi të cilin edhe Kosova duhet të reflektojë.
“Gurthemeli jonë janë luftërat për çlirim, por e ardhmja jonë është euro-atlantike, si komb dhe si rajon”, tha Ministrja e Jashtme, e cila të enjten udhëhoqi delegacionin në vizitën e parë zyrtare të Qeverisë së Kosovës në Luginën e Preshevës. 
E shoqëruar edhe nga Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, Ministrja Haradinaj – Stublla gjatë ditës është takuar me Kryetarin e Preshevës, Shqipërim Arifi, ish-kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragimi Mustafa, me fituesin e Zgjedhjeve në Bujanoc nga Partia Demokratike, Nagip Arifi, me studentët e kësaj ane që studiojnë në Kosovë, si dhe me përfaqësues të bizneseve të Luginës së Preshevës.

Filed Under: Rajon Tagged With: Faktori Shqiptare, ne Lugine

Dielli-Sport:Alarm i kuq. Goditet rende Partizani- 5 Lojtare me COVID-19.

July 9, 2020 by dgreca

E megjithate Derbi do te luhet…/

Nga Albano Kolonjari/

Dalin pergjigjet e testeve per Covid 19 te Partizani. Numri i te infektuarve me visuris Covid 19 ka arritur ne pese. Sipas klubit te kuq, Erald Çinari, Kristi Kote dhe Esat Mala kane rezultuar pozitiv, ndersa pjesa e tjeter e ekipit sipas pergjigjeve te  testeve eshte negativ. 24 ore me pare, Partizani, njoftoi se dy lojtare romuni Boldor, dhe shqiptaro maqedonasi Besnik Ferati, rezultuan pozitive me C-19. Kjo detyroi qe klubi i kuq te testonte te gjithe ekipin dhe stafin e Partizanit.
Derbi i Madherishem do te luhet.
Klubi i Partizanit njoftoi se do te zbrese sot ne fushen e lojes per te luajtur ndeshjen e rradhes me Tiranen. Partizani nuk do te kete ne formacion 5 lojtare kryesore, sulmuesin Erald Çinari, mesfushoret Esat Mala, Kristi Kote, mbrojtesit Ferati dhe Boldor, te cilet jane te karatinuar sepse kane dale positiv me vrirusin covid 19. Pavaresisht situates alarmante, dhe mungesave te kuqte shprehen se do te luajne dhe do te synojne fitimin e ndeshjes. Partizanit i duhet patjeter fitorja ne derbi ne menyre qe te synojne te marre pjese kete sezon ne kompeticionet europiane. Nga ana e saj Tirana, kerkon te fitoje takimin per te rruajtur distance prej gjashte pikesh me Kukesin per te qene me afer fitimit te titullit Kampion. 

NJOFTIM

FK Partizani njofton rezultatet e testeve të kryera nga ekipi për COVID-19. Në total janë kryer 50 tamponë dhe nga përgjigjet zyrtare të konfirmura nga ISHP (Insituti Shëndetit Publik), tre pjestarë të ekipit Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe janë asimptomatikë. Pjesa tjetër e skuadrës, stafi dhe punonjës të klubit kanë dalë negativ.
Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lojtarët janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës. Ekipi gëzon gjendje optimale dhe panvarësisht mungesave është gati për të dhënë maksimumin në derbin me Tiranën.

Filed Under: Sport Tagged With: 5 me COVID-19, albano kolonjari, partizani

Unifikimi i shqiptarëve në Luginë ndër hapat më të rëndësishëm politik

July 9, 2020 by dgreca

Prishtinë, 9 korrik 2020* –  Gjatë qëndrimit të tij në Luginë, Ministri Selimi së bashku me ministren Haradinaj–Stublla, pas një vale takimesh me përfaqësues të institucioneve dhe bizneseve, kanë ndaluar në  Bujanoc ku janë pritur nga Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, deputetet e zgjedhur nga “Lista e përbashkët” Alternativa Demokratike Shqiptare në Luginë si dhe fituesin e zgjedhjeve lokale në Komunën e Bujanocit, Nagip Arifi.

Ministri Selimi ka vlerësuar lartë aktivitetet e Këshillit Kombëtar dhe është shprehu i kënaqur me rolin unifikues të tij. Ai poashtu ka përshëndetur veprimin e deputeteve për një listë të përbashkët si dhe ka uruar fituesin e zgjedhjeve lokale në Bujanoc, z. Arifi.

“Ne Bujanoc  takuam Kryetarin e Këshillit Kombëtar, z. Mustafa ku diskutuam për unitetin që ka krijuar ky Këshill dhe mundësinë se si të tërhiqet paralelja e këtij bashkimi në këshillin e koalicionit fitues. Ky koalicion tashmë duhet të bëhet dhe ne duhet që të bëjmë sakrifica të vogla për ideale të mëdha. Këshilli Kombëtar është shembull i mirë se si të gjitha partitë ulen bashkë pranë një kauze, me një kauzë të vetme dhe kjo është për tu përshëndetur” tha Selimi.

Ministri Selimi sot ka takuar edhe kryetaren e degës së Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, Ardita Sinani me të cilën ka diskutuar për situatën e përgjithshme politike në vend si dhe gjendjen e shqiptarëve në Luginë.

Ministri Selimi ka bërë thirrje që të angazhohen bashkërisht në përmirësimin e jetës së qytetarëve, krijimin e kushteve më të mira për punë, shkollim dhe zhvillim të bizneseve me qëllim që Lugina e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit të jenë vende ku secili qytetar do të dëshironte të jetonte dhe të zhvillonte potencialin e tij.

Këto takime u vlerësuan shumë të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

*Me shume fotografi i gjeni ne FB Gazeta Dielli

Filed Under: Rajon Tagged With: Lugine, Unifikimi i shqiptareve

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi në kohë të pandemisë dhe politikës kleronacionaliste

July 9, 2020 by dgreca

Qytetarët e Malit të Zi, do të votojnë në zgjedhjet parlamentare me 30 gusht, në një kohë të krizës së dyfishtë si asnjëherë deri më tash,e para  nga pandemija e corona virusit dhe e dyta nga agresiviteti i KOS-it përmes politikës kleronacionaliste, duke dëshmuar se kemi të bëjmë me veprimtari politike më aktive se partitë opozitare serbe, që paraqet rast të panjohur deri më tash  në skenën politike në Mal të Zi, me pasoja në raportët shoqërore  në këtë mjedis multinacioanal e multikulturor, përmes retorikës dhe ikonografisë serbomadhe si para tri dekadave duke krijuar një atmosferë të tensionuar shoqërore. 

Shkruan: Nail  Draga

Ndonëse afati përfundimtar për mbajtjën e zgjedhjeve është data 18 tetor, në sajë të situates epidimiologjike, është vendosur që të mbahën më herët, pikërisht me datën 30 gusht të këtij viti.  Madje në këtë date do të mbahën votimet e rregullta edhe në disa komuna(Budva, Kotorri, Andrijevica, Gucia).

Në lidhje me këtë çështje bëhët me dije se  gjatë muajit korrik pritet sinjali i gjelbërt nga Komisioni i Venecias për ligjin zgjedhor të cilin deputetet e kanë  vendosur në procedure parlamentare.Një pritje e tillë duket se do të jetë formale, sepse për ligjin zgjedhor shumica parlamenmtare në Kuvendin e Malit të Zi, e ka ezauruar këtë çështje në fund të muajit dhjetor, pa praninë e opozitës.

Pa ndryshime në Ligjin zgjedhor

Është çështje tjetër se a do të marrë pjesë opozita në parlament dhe të votojë për ndryshimin e këtij ligji, sepse duhet 2/3 e votave të deputetëve. Si duket një çështje e tillë është e diskutueshme, sepse para vitit të ri kur është diskutuar për ndryshimet e këtij ligji opozita e ka bojkotuar, andaj do të ishte mrekulli që ata kësaj here të marrin pjesë dhe ta përkrahin një ligj të tillë. Këtij konstatimi i shkon edhe gjendja aktuale politike, me rastin e rrotacionit të pushtetit lokal në Budva, si dhe shetitjet e pjesëtarëve të qytetarëve  ortodoksnë mbeshtetje të KOS-it kundër ligjit të bashkësive fetare.

Andaj, janë të gjitha gjasat që në zgjedhje të shkohet me ligjin e vjetër zgjedhor, që nuk është në favor të demokracisë parlamentare në Mal të Zi, sepse shumë çështje kanë mbetur identike si më parë  pa marrë parasysh kërkesat reale dhe të arsyeshme të opozitës, sidomos kur kemi të bëjmë me listat e hapura, regjistrin zgjedhor dhe çështje të tjera të kësaj procedure.

Dilemat parazgjedhore

Në lidhje me pjesëmarrjen e subjektëve politike në zgjedhjet parlamentare  deri më tash nuk ka të dhëna zyrtare, por  në ditët në vijim nuk do të mugojnë lëvizjet në këtë drejtim.Deri më tash opinion është imformuar së Socialdemokratët e Malit të Zi(SD) do të dalin të vetëm në zgjedhje. Ndërsa partia më e madhe në Mal të Zi, DPS, siç duket do të dale e vetme në zgjedhje. Duhet cekur me këtë rast se nga viti 2012 DPS, nuk ka dalë në zgjedhje në koalicion,  edhe pse  në  sajë të vlerlsimit të situates, mund të ndryshojnë qendrim.

Deri më tash nga Partia Boshnjake  më parë janë deklaruar se do të dalin  vetem  në zgjedhje, nga del se në sajë të pjesëmarrjës në pushtetin qendror, kanë përfituar pozita duke punësuar kuadrat e tyre, andaj vlerësojnë se janë komod në këtë aspekt, sepse  puna e tyre pritet të vlerësohet e mbeshtetet nga elektorati i tyre votues, duke qenë  përfaqësuesi autentik i vetëm në mbrojtje të identitetit të popullit  boshnjak në Mal të Zi .

Opozita në disa kolona

Ndërsa në lidhje me pjesëmarrjën e opozitës në zgjedhje parlamentare  nuk ekziston një qendrim unik, sepse ajo është heterogjene dhe me koncepte të ndryshme programore e ideologjike.Ndonëse me herët ka pasur zëra se ka  mundësi që opozita të bojkotoj zgjedhjet parlamentare, por, duke njohur situatën e përgjithsme në skenën opozitare në Mal të Zi, gjasat për bojkot janë minimale, sepse kemi të bëjmë me opozitë heterogjene dhe animozitete brenda tyre.

Për momentin duket se opozita do të paraqitet në disa kolona, ku dominon opozita serbe e cila prezantohet përmes Fontit Demokratik(DF), ku mund ti bashkangjitën edhe subjekte të tilla me të vogla të cilat ekzistojnë në skenën politike në Mal të Zi.

Në rend të dytë janë Demokratët e Malit të Zi(DCG), të cilët  në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, ishin befasia e zgjedhjeve, por në sajë të qendrimit të tyre parimor, refuzuan të marrin pjesë në parlamentin e Malit të Zi.. Ndërsa se si do të jetë qendrimi I tyre, për pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare  si subject I vetëm apo në koalicion do të dihet në ditët në vijim. Situata aktuale nuk është në favor të tyre, sepse elektorati I tyre votues, është në vakum sepse bojkotimi I parlamentit dhe rrethanat aktuale politike nuk janë në favor të këtij subjekti politik, ku rrotacioni në pushtetin lokal në Budva, e tensionoj  situatën në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Dhe së fundi kemi të bëjmë me dy subjekte tjera opozitare Partia Social Demokrate(PSD) dhe URA, të cila janë promalazeze, por kritike ndaj pushtetit aktual i cili  ka marrë permasat e autoritarizmit, duke qenë I dëmshëm për qytetarët  dhe parimeve  demokratike. Në sajë të informative që janë publikuar PSD do të dale e vetme në zgjedhje. Do të jetë një sfidë e tyre, sepse pas ndarjës së brendshme të këtij subjekti politik në SD,  është një veprim I guximshëm i tyre për të arritur cenzusin e nevojshmëm për të pasur statusin e parties parlamentare.

Në pozitë jo të volitshme  gjindet URA e cila si duket do të mbesë e vetme, sepse nuk ka ndonjë subjekt tjetër që mund të jetë me program analog, sepse kemi të bëjmë me elektorat me numër të kufizuar, andaj  në sajë të  situates aktuale do ta kenë të vështirë me kaluar cenzusin për  të qenë  pjesë në parlamentin shtetëror.  Duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me zgjedhje në një situate të tensionuar, si ekonomike dhe politike, opozita do të jetë në pozitë të vështirë sepse pushteti ka përvojë dhe mekanizëm pëpr të përfituar elektoratin votues, që është dëshmuar edhe në zgjedhjet e kaluara.

KOS-i në mes  teologjisë dhe politikës

Zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen me 30 gusht, janë të 11-tat nga miratimi i pluralizmit dhe të 5-tat nga pavarësia e vitit 2006, do të mbahën në një situatë konfuze shoqërore, nga  dy aspekte; e para, shëndetësore nga përmasat e koronavirusit dhe e dyta politike, në sajë të veprimit publik të KOS-it. Nëse epidemia e koronavirusit ka përmasa globale,  veprimi kishtar ortodoks serb,  ka karakter ekskluziv politik, që është kundër pushtetit aktual në Mal të Zi. Madje në këtë aspekt Mali i Zi është rast i veçantë në Europën Juglindore, sepse këtu KOS-i vepron në dimensionin politik, si të ishte pjesë e skenës politike, si  në asnjë vend tjetër në regjion, duke harruar misionin e tyre teologjik.

Andaj, duke marrë parasysh veprimin e saj që më tepër është politik se sa teologjik, do të ishte e udhës të regjistrohej si parti politike dhe të marrë pjesë në zgjedhje. Një veprim i tillë nuk ka dilemë se do të sfidonte opozitën aktuale serbe, e cila deri më tash vazhdimisht ka dështuar në zgjedhje. Ndërsa në këtë aspekt nuk përjashtohet mundësia  që KOS-i të  mbeshtesë ndonjë grupim qytetar, që do të ishte risi në skenën politike në Mal të Zi.  

Shqiptarët  në dy lista zgjedhore(!?)

Ndonëse më herët kishte paralajmërime se shqiptarët do të përpiqen kësaj here të jenë në një listë zgjedhore, të premtën më 3 koorik 2020, një dilemë e tillë u eliminua, sepse mediat informuan së është formua lista zgjedhore e përbashkët në mes Partisë Demokratike dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve. Ky koalicion paraqet bashkimin e tyre në koalicion parazgjedhor, pas ndarjës në vitin 2011. Bëhët me dije se iu ofrojnë mundësi të gjithë subjektëve të interesuara  që ti bashkangjitën këtij koalicioni.

Pas publikimit të kësaj liste zgjedhore duhet të presim formimin e listës së dytë zgjedhore, ku duhet të bëjnë pjesë Forumi Shqiptar, Forca dhe ndonjë subjekt tjetër. Në këtë aspekt janë duke u zhvilluar biseda, dhe për marrëveshjen parazgjedhore  duhet pritur edhe disa ditë. Nëse çdo gjë do të shkojë sipas situates aktuale,shqiptarët do të kenë dy lista zgjedhore, por nuk përjashtohet të kemi edhe ndonjë listë të tretë, sepse nga përvoja e zgjedhjeve të mëhershme, duhet të jemi të rezervuar dhe të presim deri në ditën e fundit, kur bëhët dorëzimi I tyre në KQZ, me datën 4 gusht.

Mungoj dëshira për listë të përbashkët

Ndonëse unifikimi i votes në një listë zgjedhore garanton sukses ku rast tipik kemi  bashkimin e  subjekteve politike në Malësi, kur u bashkuan me rastin e votimit për komunën e Tuzit(mars 2019), ishte mesazh i qartë për subjektët politike shqiptare në skenën politike në Mal të Zi.

Por, siç duket në rend të parë ishin ambiciet lideriste dhe interesat personale, andaj u vepru me nxitim për të formu një listë zgjedhore e cila do të pasojë nga e dyta. Me një veprim të tillë shqiptarët humbën mundësinë praktike që sipas ligjit zgjedhor  të sigurojnë tre mandate të deputetëve, me kusht që të jenë të bashkuar në një list zgjedhore.

Zgjidhet përfaqësuesi autentik I shqiptarëve

Andaj me formimin e  dy apo me shumë listave zgjedhore, mundësitë janë të pakta, madje ka gjasa të fitohet një mandat deputeti. Rasti i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016, kur në zgjedhje u paraqiten tri lista të shqiptarëve, u fitu vetëm një deputet, duhet të jetë mesazh për të gjithë përfaqësuesit e subjektëve politike të shqiptarëve në këtë mjedis.Sepse kemi të bëjmë me  zgjedhjen e përfaqësuesit autentik të shqiptarëve në Mal të Zi, e drejtë e cila iu është rezervuar vetëm subjektëve politike të shqiptarëve, e jo  atyre të ashtuquajtura si qytetare.

(Korrik  2020)

Filed Under: Politike Tagged With: Nail Draga, Pandemi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 483
  • 484
  • 485
  • 486
  • 487
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT