• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fantazma e Enverit

December 6, 2013 by dgreca

Nga Rafael Floqi/

Në foton e botuar e të përzgjedhur me kujdes nga kryeministri Rama në Facebook që të dukej diku për mbi kokën e tij, si një aureolë e që në pamje të parë të krijonte përshtypjen e një montazhi, dukej si një fantazmë vetë portreti i madh i Enver Hoxhës.  Jo më kot manifesti i Partisë Komuniste fillon me një fantazmë mendova.

Por kur pashë se të  ftuar dhe lejuar nga protokolli i shtetit ishin një dorë komunistësh që manifestonin me Enverin, madje dhe me yllin bolshevik e drapërin e çekanin, kjo vërtet i kapërcente kufijtë e vetëm një provokimi.

Nuk besoj që as Rama dhe as Meta kanë dëshirë të ngjallin Enverin. Megjithatë ai ishte i pranishëm aty. Po të mos deshin ata ai nuk do të ishte. Pasi ky është një demonstrim i paligjshëm.  Dhe jo vetëm ishte. por Rama kishte dëshirë që të ishte.  Çfarë letër lakmuesi ishte portreti? Pse po përdorej?. A ishte postimi i këtyre fotove një provokim i Ramës për popullin, apo me tepër provokim për demokratët për qëndrimin e tyre për 29 Nëntorin? A synoi Rama të bënte atë që thotë Berisha në Facebook. Burrë i mirëfilltë shteti dhe jo kulim, siç thonë shkodranët, është ai që di të bashkojë popullin dhe jo ta përçajë popullin e vet.  dhe kjo vlen për Ramën dhe për Berishën.

Dhe Facebooku, që është bërë për t’u marrë seriozisht dhe jo seriozisht sot është mejdani i trimave te Rilindjes dhe të Anti-Rilindjes. Berisha thotë se vendosja e fotos së ceremonisë në Facebook nga kryeministri Rama, ishte një provokacion I rëndë dhe të papërgjegjshëm. Dhe këtu ai ka të drejtë . “Me pas, vazhdon Berisha, Edi Rama, për të dëshmuar autorësinë e këtij skenari, zgjodhi me kujdes dhe vendosi ne Facebook fotot e ceremonisë ku spikatnin portretet të atit të tij shpirtëror(propagandë bajate). Me këtë provokacion të rëndë, të papërgjegjshëm, jo thjesht nostalgjik por më shumë simbolik, Rama – Meta ekzekutuan për së dyti të rënët dhe heronjtë tanë”. Por ku gabon Berisha . Unë nuk mendoj se ku ishte një provokim i Ramës për popullin me gjithë rezonancën qe ka, po për Berishën dhe të tijtë.  Përgjigja e Ramës në Parlament është vërtet sa për të qarë dhe aq për të qeshur. Përdorimi apo përtallja me moshën dhe uturakët është një reagim diversiv i atij që është kapur në faj.

Dihotomia historike “28- 29” që tani është shndërruar në një paradoks jo historik, me gjithë simbolikën dhe arsyen pro jugosllave të caktimit të Enver Hoxhës gjatë luftës. Vetë fakti që kjo datë ka vazhduar gjithë keta vjet t’i ndajë socialistët nga demokratet, vjen nga shkaku i një mungesës së një katharsisi të shoqërisë shqiptare. Gjatë gjithë tranzicionit PD-ja ka bërë sikur ka luftuar enverizmin dhe PS-ja sikur nuk e ka dashur enverizmin. Dhe kjo është bërë jo pa qëllim.

Por shfaqja e tanishme e fantazmës së Enver Hoxhës tregon edhe një herë se shoqëria shqiptare nuk ka arritur emancipimit as të atij gjermanit, babai i të cilit kishte qenë pjesëmarrës në Masakrën e Borovës që erdhi në Shqipëri i padetyruar nga askush, e u kërkoi ndjesë në emër të humanizmit, shqiptarëve  të Borovës. Sa kohë do të nevojitet që shoqëria shqiptare ta bëjë këtë katarsis. Pak kush apo askush, prej ish-komunistëve shqiptarë që kanë mbetur gjallë dhe të atyre që u shërbyen, edhe tani që duken qartë krimet e luftës apo pasluftës nuk ka bërë ndonjë Mea culpa, për të qetësuar shpirtin.  Në Shqipëri përpjekjet e demokratëve për dekomunistifikimin e vendit kanë qenë sa për motive politike, apo sa për fasade. Dhe deklaratat e zëdhënëses bukuroshe të PD-së s’prekin  as nënqeshjen e Ramës e jo më ta bëjë atë të kërkojë ndjesë. Ky është antikomunizëm me gjoja. Kjo është luftë me Facebook. Një luftë bajate që duhet të ishte mbyllur me kohë. Fajtor për këtë është Berisha, vetë ai që akuzohet nga pyetja. Pse në Shqipëri nuk ndodhi lustracioni dhe dekomunistifikimi i mirëfilltë, pavarësisht se “kur u largua gjermani i fundit”.  Nga ana tjetër, “Për cilët “dëshmorë’ e ka fjalën Rama dhe Meta?

Politika shqiptare të korrigjojë “shënjestrën” dhe të kërkojnë falje për llafologjinë boshe që përsërisin çdo 29 nëntor, si në asnjë vend tjetër ish-komunist në Ballkan dhe Evropë. Në një kohë që e gjithë Evropa ka fshirë nga kalendari i festimeve 9 Majin, ditën e pushtimit të Berlinit nga Ushtria e Kuqe”. Atëherë për çfarë feste bëhet fjalë dhe për çfarë vajton pushteti aktual shqiptar bashkë me opozitën e Sali Berishës, kur Shqipëria ka deklaruar se kërkon t’i bashkohet parimeve dhe idealeve perëndimore të BE-së.

Kjo është njëra anë. siç është dhe ana tjetër. E atyre që besuan tek ndershmëria e Luftës Nacional Çlirimtare, pavarësisht krimeve të Enver Hoxhës ndaj të tijve. Sa vetë nga ata dëshmorë janë vrarë nga partizanët me plumb pas shpine? Kush nuk është i bindur për këtë të shikojë dokumentet Pleniumin e Beratit të PKSH-së. Shumica e atyre dëshmorëve kanë pasur idealin më të pastër për liri. Ata nuk janë fajtorë për atë çka bëri Enveri më tej. Dhe për këtë sqaroj se vetë jam nipi i një dëshmori nga ata që ngriti Vlorën më këmbë më 1939, dhe humbi jetën në kampet e shfarrosjes naziste, por që arriti ta merrte këtë titull vetëm pas demokracisë, edhe pse me një familje të lidhur me Luftën. Mendoj se duhet që Lufta e II Botërore në Shqipëri, të shihet me dokumente dhe paanshmëri politike. Dhe kjo lipset të bëhet nga historianë të painfektuar nga çfarëdo ideologjie.

Kjo nuk mund të arrihet vetëm me vetkorrigjim të historianëve, pasi rrënjet ideologjike janë të ngulituara. Ja një shembull. Gjatë simpoziumit të fundit për “Hotin në rrjedhat e shekujve” në Michigan një historian që vetëm emrin e Stalinit nuk e kishte si pjesë të emrin e vet, kritikonte si gjoja shoqërisht një historiane të re që ndriçonte me fakte rolin e komunistëve shqiptarë dhe atyre jugosllavë në Mal të Zi.

“Historiani” përpiqej që të kritikonte fjalorin e koleges së re të painfektuar nga metodologjia dhe dogmat e vjetra, kur thoshte se komunistët shqiptarë “toleruan” krimet ndaj popullsisë shqiptare të Malësisë. Një vërejtje si duket me takt por që fshinte një mendësi komuniste.  Nga kjo ngjarje m’u forcua besimi se pa një katarsis të historianëve nuk ka si të ketë një katarsist të historisë. Ndersa një tjetër historian, një xhaketë e kthyer, nuk la llaf pa thënë kundër një historiani tjetër që e pat kritikuar diku një punim të tij për dëmet naziste gjatë luftës dhe i kishte kërkuar për të qenë i paanshëm të jepte edhe dëmet e partizanëve. “Thuaj se ka bërë një shkrim të poshtër”, më thoshte. Fakti që Historia e Luftës së II Botërore në Shqipëri është e përçudur në masën më montruoze  e tregon shifra e fryrë e gjoja 28 000 dëshmorëve  kur sipas Ne Arkivin Qendror Shtetëror ku nuk mungojnë edhe pasqyrat përmbledhëse për të rënëve në luftë me të cilat kanë qenë njohur edhe organet më të larta të partisë-shtet. Nga një dokument të vitit 1946 del se numri i të vrarëve në luftë ka qenë 2.519 vetë.  AQSH, Fondi 14/AP STR, viti 1946, dosja 40, faqe 159.) dokument i Arkivit të ish- KQ te Partisë se Punës.

Ndaj figurën përbindëshe të Enver Hoxhës nuk e bën më të drejtë e më të pastër lufta , pavarësisht se luftoi në krah të kualicionit fitues. Se Enver Hoxha nuk e meriton të jetë mes dëshmorëve. Ai vërtet luftoi fashistët dhe kjo është pozitive, por ai i punoi popullit të vet poshtërsi, që nuk do të guxonte t’ia bënte atij as pushtuesi më zemërzi, cinik e i pafytyrë.  Prandaj Enver Hoxha ka mbetur dhe do të vazhojë të jetë etaloni, me të cilin do të matet shkalla e ligësisë së çdo tirani, dhe turpi i Shqipërisë dhe këtë nuk ka natë të bardhë që ta zbardhë.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: fantazma e Enverit, Rafael Floqi

NGRITJA E FLAMURIT SHQIPTAR NE YONKERS

December 6, 2013 by dgreca

Nga Halil MULA/

Per nder te 101 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise, kryebashkiaku i qytetit Yonkers te New York-it, Michael Spano para Bashkise se qytetit, se bashku me keshillin e qytetit, organizoje ceremonine e ngritjes se Flamurit kombetar shqiptar dhe urdheroj qe per 24 ore Flamuri Shqiptar te valoj krahas Flamurit te SHBA-ve para Bashkise se qytetit Yonkers, qytet ky ku jetojne dhe veprojme shume bashkekombas qe eshte qyteti i 4 per nga madhesia ne shtetin e New York-ut, Ceremonia e ngritjes u zhvillua nen intonimin e himnit kombetar shqiptar dhe ne te merrnin pjese edhe kryetari i keshillit te qytetit, anta r te keshillit, Asembleisti Mark Gjonaj, I perndershmi Dom Pjeter Popaj, veprimtaret Henri Gjonbalaj, Isuf Ugrinaj, Xhon Nikqi, Halil Mema e shume te tjere. Me kete rast kryebashkiaku I qytetit te Jankersit ndau nje mirenjohje/proklamate komunitetit shqiptar dhe kishes katolike shqiptare Zoja e Shkodres.

Filed Under: Featured Tagged With: Halil Mula, Ngritja e Flamurit, shqiptar, Yonkers

Njujorkezët, mblidhen të kujtojnë Mandelën, qirinjë, lule dhe këngë në kujtim të tij

December 6, 2013 by dgreca

Njujorkezët, thanë se do të mblidhen sot në  vendet ku Mandela qendroi për herë të parë në Amerikë, në New York, kur  vetëm disa muaj pasi u lirua nga burgu në vitin 1990 , Mandela vizitoi qytetin e New Yorkut, me gruan e tij , Winnie , për të mbledhur para për gjyqin e tij./

Nga BEQIR SINA, New York City/

FORT GREENE BROOKLYN NY :- Afrika e Jugut dhe bota mbarë kanë filluar t’i bëjnë homazhe Nelson Mandelës, heroit të luftës kundër apartheid-it dhe presidentit të parë të zi të Afrikës së Jugut demokratike, i cili vdiq të enjten mbrëma në moshën 95 vjeçare.
“Njeriu ynë fort i dashur Nelson Mandela, presidenti themelues i kombit tonë demokratik, na la. Vdiq në paqe, i rrethuar nga familjarët e vet, rreth orës 20:25 (…) Kombi ynë humbi birin e vet më të madh”, deklaroi presidenti Zuma në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv.
Që kur doli lajmi i vdekjes së atij që u vlerësua nga mbarë bota si simboli i pajtimit racial, qindra njerëz me çfarëdo prejardhje filluan të mblidheshin para shtëpisë së Mandelës në Johannesburg.

Njujorkezët, thanë se do të mblidhen sot në  vendet ku Mandela qendroi për herë të parë në Amerikë, në New York, kur  vetëm disa muaj pasi u lirua nga burgu në vitin 1990 , Mandela vizitoi qytetin e New Yorkut, me gruan e tij , Winnie , për të mbledhur para për gjyqin e tij.

Kur Alexa Burneikis , një prodhuese e muzikës botë nga Brooklyni, ka dëgjuar lajmin për vdekjen e Nelson Mandelës , ajo u drejtua për të tërhequr mbas vetes fansat e saj, dhe ata së bashku u drejtuan drejt për nga restoranti që mban emrin Madiba .
Një restorant ky në lagjen Fort Greene, në Brooklyn i emëruar me këtë emër Madiba për të qenë simbol i mesazhit anti- aparteidit që la Mandela, dhe kujtuar me këtë rast liderin fitues të çmimit Nobel për Paqe – Nelson Mandelën, i cili vdiq të enjten në moshën 95 vjeçare,

Ky restorant ka qenë një vend tubim për afrikanët e jugut, që prej kohës që ai u hap në 1999, shkrujan gazeta e New Yorkut .

Pra , Restoranti Madiba ishte një vend i natyrshëm për njujorkezët për të u mbledhur , të këndojnë këngë ndezin qirinjë vendosin lule dhe të reflektojë mbi trashëgiminë Mandelës,.
Denis Du Preez , një  37 vjeçar , administrator i përgjithshëm i Restorantit Madiba dhe vëllai i pronarit , tha se restoranti është emëruar sipas emrit të Mandelës, për të nderuar ” mesazhet e tij të dashurisë dhe unitetit -” Unë mendoj se Mandela, është një nga burrat më të mëdha që ka parë ndonjëherë bota . ” tha ai.
” Ne kemi ardhur në Amerikë, nga një familje e bardhë. Dhe, falë Zotit ne patëm një fat që nuk e patën prindërit tanë nga padrejtësit, sepse ishin njerëz me ngjyrë ishin të zi . Por, ata të bardhët që na bënë garacinë ne e panë që ne të gjithë rrjedhim nga një gjak i kuq dhe kemi të gjithë një Zot mbi kokë pavarësishtë ngjyrës apo rracës fesë apo kombit,” tha ai duke shtuar se ” Nelson Mandela ishte i vlefshëm për të treguar më së miri këtë dhe frymëzuar njerëzimin. ”    Shtypi njujorkez, sot shkruan se Mandela ndjeu një lidhje familiare të fortë me njerëzit e New Yorkut. Ai erdhi në këtë qytet ku jetojnë 140 kombësi dhe të gjitha racat e botës – një botë e tërë në minijaturë, gjatë një turneu botëror, pasi kaloi rreth 30 vjet në një burg të Afrikës së Jugut për të kundërshtuar me forcë brutale politikën e segregacionit të ndjekur atëhere prej qeverisë të bardhë të Johanesburgut.     Vetëm disa muaj pasi u lirua nga burgu ku ai kaloi në qeli 30 vjet erdhi në New York në vitin 1990. Mandela vizitoi qytetin metropol i botës me gruan e tij , Winnie , për të mbledhur para për të paguar shpenzimet për gjyqin e tij .      Dhjetëramijëra njyjorkez, të – të gjitha ngjyrave dhe racave u dyndën në sheshin “afrikan” Harlem në zemër të qytetit të New Yorkut, në rrugën e 125 St. dhe Adam Clayton Powell Jr Boulevard , për të dëgjuar atë duke folur rreth padrejtësisë, racizmit dhe shpresës, e cila tha ai” nuk vdes kurrë ose vdes e fundit” shkruajn sot të përditëshmet njujorkeze, për të kujtuar imazhin që ka lënë në këtë qytet figura e tij . Mandela gjatë vizitës së parë në New York, kishte shetitur  duke vizituar Stadiumin Yankee në Bronx, dhe duke ndjekur një ndeshje Bejsbolli të skuadrës Yanki- Yankee, e cila është njëkohësit skuadra e zemrës së pothuajse të gjithë njujorkezve. Atë ditë u bë edhe një fushat mbeldhje parash për Mandelen nga shitja e biletave për mëse  5 dollar dhe 25 dollar. Vetë Mandela doli në mes të fushës i veshur me një fanell dhe një kapele baseballi, duke i thënë turmës : ” Unë jam një Yankee . ”

Nju Jorkezët kan lajmëruar sot artistët më të mirë të New Yorkut të preformojnë në Stadiumin Yankee në Bronx, në bulevardin Adam Clayton Powell Jr Boulevard dhe në restorantin Madiba ,dhe në kinemanë e famshme Apollo në Harlem, për të kënduar këngë afrikane dhe kujtuar Nelson Mandelën në vizitën e parë në New York 23 vjet më parë” .

” Është inkurajues imazhi që ka lënë pas Mandela. Ai është një person i cili më bëri të kem shpresë për njerëzimin . ” Unë kam qenë i lumtur që jam këtu “, tha Carl Lokiski , 40 vjeç , i cili ka ardhur në Bruklin – New York, nga Zimbabve . Ndërsa  Denis Du Preez , 37 vjeç, nga Afrika e Jugut , e ka quajtur  fituesin e çmimit Nobel – për Paqe, Nelson Mandelën “Fanarin e paqes në botë – ikonën e luftës kundra apartaeidit”.

Filed Under: Featured Tagged With: Beqir Sina, Mandela, njujorlezet

SONTE NE MONROE COLLEGE- VATRA DHE KONSULLATA E KOSOVES

December 6, 2013 by dgreca

Promovojnë librin  “Intervenimi Ushtarak Humanitar i NATO-s në Kosovë” të autorit Astrit Zemaj me 6 dhetor 2013 – Monroe College, New York/

R e n d i  i  D i t ë s Per Veprimtarine Promovuese:

Hapja nga Kryetari i “Vatrës” dhe paraqitja e drejtueses, Dr. Ermira Babamusta

Hymnet: i Amerikës, Shqipërisë dhe i Kosovës

Një minut heshtje për dëshmorët

Përshëndetje nga Presidenti i “Monroe College”, Mr. Stephen Jerome

Përshëndetje nga Asemblisti i Shtetit të New York-ut, z. Mark Gjonaj

Fjala e ra sit për librin nga Ambasador Bekim Sejdiu,
Konsull i Përgjithëshëm i RK në New York

Fjala e autorit, z. Astrit Zemaj, Konsull i RK në Frankfurt, Gjermani

Mirënjohje Autorit Astrit Zemaj dhe Asemblistit Mark Gjonaj
nga Presidenti i “Monroe College”

9. Shpërndamja e librit me autografe, takime të lira me autorin.

Filed Under: Featured Tagged With: MonroeCollege, Vatar dhe Konsullata e kKosoves

PO TI KUSH JE?… JAM POET!

December 5, 2013 by dgreca

NGA GËZIM LLOJDIA*/

Miliano Stefa,një zë i bekuar në poezinë tonë,aty nga fillimi i viteve ‘80 u zhduk nga radhët e librarive. Orët për Miliano Stefën u ngurosën pa pasur më parë një dekret shtetëror ose të fshehtë. Njeriu i mësuar me gjuhën e poezive,me fjalët e bukurisë hyjnore e parandjeu se orët e territ do të binin në dyert e shtëpisë së vetme botuese,nga shenjat paralajmëruese që solli koha dhe poezia e tij nuk do të gjente më vend. Cikli i lodhur me redaktorët e kohës nuk mund të kapërdiheshin me aq lehtësi. Nganjëherë koha sillet pa mëshirë me poetët. Në perëndim, i quajnë të marrosur sigurisht pas fletëve,të hutuar gjithë kohës dhe të  tjetër soji njerëzor Aq i fuqishëm është potenciali i tyre shpirtëror  dhe pjellja e tyre shpirtërore,pra poezia e atij soji saqë  shpesh quhet si produkt i frymës hyjnore. Në oborrin e krijuesve poezia  është lulja erëmirë,lulja erëmirë nxori polenin e artë,por era i nxori shenjtoret nga kahu i lindjes në perëndim,herë me era jugore të bardha,herë me shtegtarë të hutuar,që  në thelb  përbënin shenjtorët e ndërlikuar,që si fundmi  u thërrasin shkurt poetë.

Miliano Stefa, 79 vjeç iku nga bota e njerëzve të dukshëm. Nga ajo strehë shkon e vjen përherë shpirti  i tij. Si gurët e rrallë të smeraldit,që shkëlqejnë në errësirë,dritëza e poetit ndriçoi vende, që  nën mjegull bënin jetën  me shpirtin në errësirë.”Minierat e shpirti ,prodhojnë diamante  të rrallë”.

Mbaj mend se më përzgjodhi për të shkruar jetën e tij. Më priste çdo ditë tek lokali ‘Lë petit” pranë portit. Ulur në karrige duke shfletuar ndonjë libër. Kujtoj se në ngrysjen e tij mistike ,ka vështrimin e thellë. Dorën  e djathtë të zgjatur me 5 gishtërinjtë e hapur. Ç’farë deshifron ashtu?Një shprehje  mistike. Ky është poeti i dukshëm. Sepse është portreti fizik i derdhur. Është poeti i gjallë si dikur,përtej peshës dhe muzgut shfaqet i papërballueshëm me muzën e tij të shpirtit ,por këtu është i fiksuar në kujtesë. Një rikujtuese na kanë sjellë kohërat me këtë portret. Njerëzit këtu,brezat duke qenë vdekatarë të zakonshëm kanë vdekur përgjithmonë dhe janë harruar,ndërkaq poeti rron,dhe ka për të rrojtur,deri në historinë e fundit të kësaj toke.

Intervista e bere 3 vjet me pare me Miliano Stefwn:

Kam lindur në Varosh. Në një ditë të shënuar 16 gusht 1933. Në Manastrine Zvërnceit kjo ditë është e ngjarje që shënohet në çdo kalendar,të çdo stine vere .Banesa ku unë linda ,ishte dy kate e lartë,ishte banesë e Irfan Shukes. Një banesë që ndonëse kohët i kanë perënduar vajtueshëm ende qëndron. Te vendi, sot është kapelja ishte shtëpia jonë dy kate me gurë,me moshë 250 vjeçare. Në katin e parë ishin dyqanet. Një dyqan ishte rrobaqepësi,tjetri fotograf dhe I fundit pastiçeri.

Prindërit kujtoj tim atë që ishte shkolluar tek gjimnazi “Zosimea” tek mësuan edhe frashëllinjtë . Imë më kishte bërë shkollë italiane. Në këtë ngrehinë qëndruam gjatë periudhës nga vitet 1933-44. Një ditë aty mbritën me dy makina të zeza motrat e Zogut,Sanie,Mexhide dhe Rukie të veshura ushtarake. Ato i priti poeti dhe kryetari  i bashkisë Ali Asllani. Ndaluan tek sheshi i Flamurit. Imë atë, Panajoti  kishte miqësi me Ali Asllanin,Harilla Kucullin,Jani Mingën,Xhevdet Kofinën. Tri klasat e para i bëra italisht,ku do tw thoni ju, aty në Muradie tek banka qw shkruhej : Banka di Napoli.

Me ndihmën e patriotit tw njohur Jani Mingës dhe mësuesit kucjot Mustafa Lucit babai mësoi shqip dhe nëna madje punoi edhe si mësuese. Imë atë ka qenë fanolist. Por çfarë dua të them. Imë atë luftonte në manastirin e Ardenicës,vëllai tjetër  i tij ishte në krahun e Zogut,kur u takuan e pyetën njeri-tjetrin:Ku ishe ti.Pwrgjigjia – tek manastiri.

-Po ti edhe unë ndonëse kundërshtarë dhe njeri godiste me mitraloz e tjetri hidhte ujë për tu ftohur mitralozi.

Si ratë në kontakt me poezinë dhe më qartësisht përse zgjodhët të futeshit në letrat shqipe?

Qyteti ynë detar ka emra të në fushën  e letrave. Gjurmë të thellë,ndoshta një brazdë më kishte hapur  në thellësi Petro Marko. Imë atë e kishte mik. Ai njeri  i jashtëzakonshëm,shkrimtar i  madh më thërriste poet për çudi për mua ndonëse unë botoja në vitet 50 në të gjitha gazetat që kishte koha. Petro Markon e zbulova kur shkrova poemën:”Një ngjarje në gjimnaz”.

Çfarë do të thotë pikërisht kjo ngjarje nw qytetin e Gjirokastrës?

Përpara ardhjes së mëngjesit të shifruar të ëndrrës për shkollim,i  hipa një autobusi të vjetër. Në dorë mbaja një valixhe druri.Veshur luks .Kur mbrita në dyert e konviktit një farë A.V më pa shtrembër. Unë kam ardhur për studime.

Mesazhi i tij :”Ke ardhur si një cjap i lëpirë”.

-Ke këpucë me shollë,këtu ka me opinga.

– Unë do të bëjë terbiet,më tha.

Në qytetin e gurit zhvilloheshin zgjedhjet .Javën e parë nuk më kapën,por javën e dytë nxënësit që kishin ardhur nga mali mbanin ende pistoletat në brez.U bë një mbledhje,ata thërrisnin:”kriminelët në litar…

-”Një shoku im N.Kokalari më tha:”Këta do të të shqyejnë,por pas teje është një deriçkë,dil prej andej dhe valixhen  e ke tek sopati i Qadhimajve .

Kadareja

Ika në të vërtetë kjo ikje shprehte kohë ndryshimin tim. Atje në atë gjimnaz njoha Kadarenë,sepse Agolli pritej të nisej jashtë. Njohja me Kadarenë më ka befasuar. Ismaili ishte  i njohur sapo kishte botuar”Frymëzime djaloshare”.Ai ishte diku në vitin e dytë,unë në maturë. Isha në parvaz kur pashë Ismailin duke lexuar  një libër kimie .I thashë :”

-Çfarë po mëson ?Ai ma ktheu:Ja këto formulat e shpifura. Po ti kush je më pyeti? I tregova emrin. Me Kadarenë kemi folur për letërsinë e rilindjes .Ai e njihte mirë. Flisnin për letërsinë e viteve ‘30,ai e njihte mirë,por nuk kishte ndonjë konsideratë. Na lindi pikërisht një ide për të bërë letërsi të re moderne.Kadare vishej pastër. Mbante një xhaketë ,këpucë të bukura. Nuk mbante kollare,unë mbaja. Ishte mospërfillës kundër të gjithëve. Kur pimë një herë kafe në Gjirokastër ai më tha:”Shënoje në ditarin tënd,se ke pirë një kafe me njeriun më të madh të kombit”. Kadare e ndjente se ishte absolute. Mësuesit e donin shumë. Shokët e ngacmonin se ishte i dobët dhe i shëmtuar. Flokët  nuk i krihte asnjëherë. Ismaili buronte poezi .Ai shoqërohej me Agim Shehun,Bekim Harxhin. Por më tepër qëndronte i vetmuar. Kur ishte i vogël kishte bërë një mulli,për të bluar kallëzat e grurit. Në oborrin e shtëpisë,një pjesë e miellit e merrnin,ata që sillnin miell,dy  pjesë,kuptohet thotë me të qeshur :”millonai”,këtu besoj se lindën edhe këngët e millonait dhe poema “Ëndërrime”.Këtu, poeti Stefa mbyll një kapitull nga guaska e rëndë e harresës, nga qyteti u gurtë kur iku mëngjesin e parë, që e përgjonin me një kamion qymyri deri në Memaliaj ndërsa shoferi nuk i morri parat por i tha :”ik lahu se je bërë arap. Dhe priti sa erdhi korriera për të zbritur në qytetin e tij buzë detit.

-Shkuat në universitet por  atëherë,çfarë ndodhi me poetin ?

Shkova në Universitetet për veterinari. Universiteti gjendej diku aty në Laparakë,aty gjendej shkolla e partisë deri në vitet 1990. Atje gjeta njeriun e mirë A. Xoxa,vëllai i shkrimtarit Jakov Xoxes .Jakovi u kthye nga Bullgaria dhe u vendos tek “Fleta letrare”. Në vitin 1959 botova poemën “Ushtarët”.Për këtë poemë mora medaljen e artë “Naim Frashër” klasi I parë dhënë nga Qendra e Ushtrisë. Ndonëse kisha shkuar në veterinari në vitin e tretë,fillova vitin e parë për letërsi. Me financat, që më dhanë nga poema bleva kostum,këpucë,kollare,dhe latat e tre muajve. Rreth fillimit të viteve 1960 përfundova shkollën.

Rastësisht në konferencën e Tiranës

Në konferencën e Tiranë,hyra rastësisht si korrespodent i jashtëm i “Luftëtarit”Aty dëgjova çfarë ishte kulti i individit dhe se si E.Hoxha  shtypi. Nga figurat, që tash njihen  më shfaqet përpara Xhemal Broja,drejtori i teatrit të shtetit,që u ngrit kundër. Kur erdhi E.Hoxha gojët u kyçën,u ndje një lloj mpirje. Të gjithë u tulatën.

Në Zagor të Shkodrës

Shkolla në Zagorë ishte fillor,më vonë më transferuan mësues gjimnazi në Patos. Jepja letërsi në vitin  e parë të gjimnazit të sapo krijuar .Atje në atë qytet që ende thirret Patos vinin ende gazetat ruse si”Kosmolja pravda”,”Pravda”,Literaturnaja gazetë”,”Ogonjen”,nëpërmjet këtij shtypu mësuam idetë e Hurshovit. Sekretar i naftës ishte djali i Riza Cerrovës,një ditë më kujtohet kur më tha,-”Mos e  mpreh kalemin se do të veshë në të satëme”.Nuk ishte ekstremist më dha dhomë ,radio,kolltukë,shkruaja nëpër gazetat e Tiranës. E priti mëma te birin,mund te quhet kthimi pas dy vitesh ne qytetin tim,pas një mërgimi nëpër shkollime dhe punësime nga veriu ne qendrën e naftës. Më kanë pyetur se më dinin dramaturgun teatrit,asnjëherë nuk kam punuar si rrogëtar. Mësues ishte punësimi dhe dalja në pension te shkolla:”Jani Minga”.

Konflikti me kritikët e poezisë

Në hapësirat që lejonin ,poezia nuk mund të ecte. Në një kuptim më të qartësuar ,vështirë e kisha të çaja. Kisha ndihmën e një njeriu brilant si Jakov Xoxe,por konfliktohesha përherë me Razi Brahimin. Në vitin 1960 isha anëtar i lidhjes me një kontribut 3 libra në poezi dhe një dramë.Gradualisht po më viheshin në skenën  teatrove profesionist,dramat në Vlorë,Fierë,Durrës,Korcë ,Elbasan.Me një bilanc të këtillë shprehet M. Stefa,16 drama në teatrot profesionistë .Dhjetëra drama të tjera u shkruan dhe u vunë në skenat e teatrove amatore,të tillë kishte çdo ndërmarrje. Si lindi konflikti. Ftohtësi e  akullt e këshillit artistik,aspak profesionist,por mediokër dhe jashtë çdo profesionalizmi. Asnjëherë dhe asgjë nuk i lidhte me dramën dhe artin e të shkruarit dramaturgji. Në Vlorë,këshilli artistik që u jepte udhë dramave dhe pjesëve që viheshin në skenë përbëhej nga :”1 punëtor i fabrikës së çimentos”,marangozi i teatrit A.P(anëtar partie).kryetari i BP i teatrit(këpucar).Drejtori i teatrit teatrit A.P(anëtar partie. Sekretari i partisë(llogaritar),ardhur si aktor nga lëvizja amatore. Konfliktet plasën kur dramën “Vëllezërit”ma quajtën me gabime ideore. Këtë dramë e shpura në teatrin e Elbasanit të cilët  e vunë menjëherë në skenë dhe çuditërisht suksese të madh,ndërkohë Ministria e Arsimit e bllokoi dhe pas një muaji u rilejua me një kalavar historish tepër qesharake,ndalime e lejime,më në fund edhe teatri i Vlorës e vuri në skenë. Në vitin 1980,libri :”Nëse gdhend varg”u ndalua në shtypshkronjë ,përmbante rreth 200 faqe poezi. Në këtë kohë kërkova divorcin me autoritete e regjimit komunist,në një farë mënyre një vetë-përjashtim,kisha lënë pas copëra mendimesh,copëra mashtrimi,zhgënjimin pa masë,në shpirtin tim gjithçka në copëra. Shkova në Lidhjen shkrimtarëve .Në katin e parë ishim ulur Dritëroi,Dalan Shapllo,Endri Keko

.Dritëroi në prani të tyre i thashë:”Me dëshirën time largohem nga Lidhja e Shkrimtarëve,duke i dorëzuar triskën,lejet krijuese etj ndërhyri Dalani po dale ta shikojmë këtë punë,ndërsa Endri tha:’Do të iki le të iki në punë të vetë”.Humba të gjitha lidhjet,ngriva të gjitha marrëdhëniet. Nga viti 1980 deri në vitin 2008 nuk botova asnjë germë. Në vitin 2008 gjithë prurjen time ,malin me poezi dhe krejt krijimtarinë time e botova në 12 vëllime. Kolana quhet “Shtrati i prokursit”10.000 vargje poezie. Duke më pyetur a u ndëshkuat për vetë përjashtimin tim,sigurisht që jo,ndonëse poezinë time  e fshehëm mirë për të mos gjetur deri në vitet 90. Një pjesë e stivosëm në shpirt,tjetrën e kallëm nëpër ca vende kolltukësh për të mos e zbuluar,sepse punonte frika më shumë se kushdo.

*Msc.Anetar i Akademise Evropiane te Arteve

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Gezim Llojdia, Miliano Stefa, Po ti kush je

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5031
  • 5032
  • 5033
  • 5034
  • 5035
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT