• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mbretëresha e Popit Rita Ora me “ngut” u dërgua në spital gjatë një foto-xhirimi në Miami

November 18, 2013 by dgreca

Ajo po trajtohet për lodhje në temepraturë të lart dhe dehidratim – këputje – Rita Ora është në vetë-dije të plotë , pasi trajtimit të marrë në spital më herët sot gjatë një foto-xhirimi në Miami, të veshjeve të reja të firmës Madonna Material Girl./
Nga BEQIR SINA, New York/
Miami Beach – Florida : Ylli i muzikës Pop – Rita Ora, gjatë një sesioni fotografik në Miamy është alivanosur derisa është dërguar menjëher me ato-ambulancë në spital. Paparazët e shumtë që përcjellin si gjithmonë çdo aktivitet të këngëtares nga Kosova me pashaport britanike, kanë fotografur momentet e vështira të Ritës, gjatë dërgimit për në spital.
Pas tretmanit të pranuar në spital , mjeku personal i këngëtares ka sqaruar se gjendja e saj tashmë është stabile dhe nuk ka vendë për shqetësim pasi ajo është liruar nga spitali dhe nesër mendohet të rinisë foto-xhirimi.
Këto probleme siç duket këngëtares i kanë ardhur si pasojë e lodhjes dhe dehidratimit – këputjes
Kështu të paktën, trasmetoi televizionin amerikan E! Entertainment Television, kur tha se:” Këngëtarja 22 vjeçare nga Kosova, me pashaport britanike, Rita Ora, ishte në grupin e foto-xhirimit për fushatën e re të firmës Madonna Material Girl, të hënën, pasdreke në 18 nëntor në Florida ,, ku bukuria britanike – kosovare, dukej e vilanisur, të paktën ashtu si ishte e paraqitur nëpër disa fotografi të marra nga grupi i foto-xhirimit në temperaturën 90 Fahrenheit 32 gradë Celsius.”
Rita u zgjodh personalisht nga vajza e Madonës Lourdes, që të jetë fytyra e firmës Madona Material Girl. Vajza e Madonës, Lourdes ( e njohur si Lola ) , 16 vjeçe, ka thënë se ishte e ngazëllyer në mënyrën e spotit të realizuar nga Rita, duke komentuar në një deklaratë për shtyp, teksa shtoi se: ” Rita, është një bukuri e talentuar, që me të vërtetë na tërhoqi me bukruinë e saj – nëpërmjet muzikës së saj dhe ndjenjën e saj unike e stilit.”
Një burim për televizionin amerikan E! Entertainment Television, tregoj që Rita Ora dhe ekuipazhi i saj kishte ndalur pjesën “action” të foto-xhirimeve , kur Ylli i Popit, bjondia Rita Ora ishte duke reklamuar një fustan nga koleksioni i firmës “Women Summer – Madona Material Girl”, një fustan i lehtë verorë ky me një sfond të bardh i “spërkatur” i gjithë me shkrimin “Pace” dhe buzë me të kuq të ndritshme, the lule të vogla kur ajo papritmas u vilanos.
Mbretëresha e Popit – Rita Ora, ishte duke foto xhiruar në frontin e Hotel Avalan në Miami, edhe pse ajo ishte veshur me një kapelë të kombinuar me fustanin verorë në një fazë për të u mbrojtur nga dielli që flakëronte , ajo është parë duke kërkuar “ndihmë” si një e sëmurë .
Burmit e televizionit amerikan, thanë se një ekip emergjence, atuoambulancat dhe dy tre makina policie si dhe zjarrëfikset, kish arritur sipas tyre në qendrën ku po foto-xhiroheshin spotet publicitare, sponsorizuar nga firma e veshjeve “Women Summer – Madona Material Girl”.
Një personeli mjekësor privat, dhe policët patrullues plazh mbërritën në vendngjarje duke u kujdesur për shëndetin e saj – për rreth një orë, para se të transportonin Yllin e Popit në spitalin më të afërt në Mount Sinai , ku ajo u trajtua për ” lodhje e ardhur prej ngrohjes nga temeperatura e lart dhe dehidratim – këputje -alivanosje , ” sipas Robert Alonso ,VP i asociuar i Marketingut në spitalin Mount Sinai Medical Center në Miami Beach, të Floridës.
Paparacët, kan mundur të fotografojnë Mbretëreshën e Popit – Rita Ora, kosovaria me pashaportë britanike, duke u ngritur në një barelë të një ambulance , pasi thuhet ajo më parë kishte rënë sipas tyre kolaps në dhomën e saj portabël që mban me vete grupi i foto-xhirimit. Ajo ka për të marrë trajtimin primarë nga spitali , konfirmoi gjithashtu për për televizionin amerikan E! Entertainment Television, një televizion i cili i kushtohet botës së artistëve të Hollivudit dhe këngëtarëve më të famshëm amerikan .
Sa për ndonjë shpjegim të mëtejshëm për nga ana e papritur e shëndetit të saj deri tani nuk ka, tha i njëjti burim . Kurse një dëshmitar okular u tha gazetarve se ajo ishte ” jashtëzakonisht e nxehtë “, sot në Miami e bukur dhe flokëverdhë plot talent dhe intuitë .
Burime për televizionin amerikan E! Entertainment Television, gjithashtu, thanë se të fot-xhirimi pritet të rifillojë nesër, mbasi gjendja e saj është stabilizuar dhe po vjen gjithënjë e duke u permisuar .

Filed Under: Kulture Tagged With: Beqir Sina, Rita Ora ne spital

FITORJA E PIRROS

November 18, 2013 by dgreca

Nga Eugjen MERLIKA/
“Ne vetë, kur marrim vendime, shqyrtojmë me kujdes ngjarjet : jemi të bindur se nuk janë rrahjet e mendimeve që dëmtojnë veprimet, por mos grumbullimi i njohurive të nevojshme, nëpërmjet diskutimit, para se të kalohet në veprim.”
Perikliu : Bisedë me Athinasit në vitin 430 para Krishtit.
Java e shkuar qe ndër më të trazuarat e kohëve të fundit për Shqipërinë. Ajo u mbyll me një lajm që bëri punën e një bari qetësues mbi plagën e hapur : “Shqipëria e ka të pamundur të përfshihet në këtë operacion”. Këto ishin fjalët që mbyllën daljen e Kryeministrit Edi Rama në televizion, para bashkatdhetarëve të tij, e që qetësuan qindra mijra prej tyre që, prej disa ditësh shprehnin kundërshtinë e vendosur ndaj mundësisë së shkatërrimit të armëve kimike siriane në territorin e Vëndit të tyre. Lajmi kishte filtruar nga një deklaratë e Ministrit të Jashtëm, Bushati, në Paris.
Përhapja e tij krijoi natyrshëm një gjëndje shqetësimi që përshkoi gjithë shoqërinë shqiptare, që nga institucionet më të larta shtetërore e deri tek qytetarët e thjeshtë. Kundërveprimi qe i menjëhershëm, i prirë nga elementë të shoqërië civile, të jetës intelektuale, të botës studentore e të Opozitës kuvendore. Dalja e qytetarëve në rrugët e kryeqytetit me parullat “Jo armëve kimike” dhe mijra mesazhet në rrjetin elektronik, shprehnin një ankth që buronte nga frika e një dukurie tmerrndjellëse, ndotjes së ajrit me helme kimike, që do të kishte pasoja shkatërruese në jetën e shqiptarëve për sot e për t’ardhmen. Në këtë drejtim ata tubime shënuan një hap para në zhvillimin e koncepteve shtet – shoqëri, treguan ndërgjegjësimin e kësaj të fundit në mbrojtjen e interesave madhore të saj, në rastet kur i pari nuk është në lartësinë e detyrës, në pohimin e një të vërtete të madhe, se në një Vend demokratik, duhet të marrë pjesë populli drejt për së drejti, në vendime që i përkasin jetës e shëndetit të tij. Ky ishte morali dhe mesazhi i atyre ditëve.
Por ka diçka në historinë e tyre që le shteg për t’u thelluar n’arsyetimin, mbasi lind një mëdyshje, që na ve para pikpyetjesh, të cilave duhet të mundohemi t’u gjejmë përgjigjet me urtësi e gjakftohtësi sot e për t’ardhmen : A ishte real kërcënimi që ushqente shqetësimin, deri në dëshpërim, të qytetarëve shqiptarë ? Cili ishte motivi që përcaktonte propozimin amerikan, për të shkatërruar në Shqipëri armët kimike të Sirisë, ideja se Vendi ynë është “kazan plehrash” i Evropës, siç u shkruajt e u tha nga shumë anë n’ato ditë, apo një “partneritet ndërmjet SHBA dhe Shqipërisë”, siç u shpreh ish ambasadori Arvizu në televizion ? Çfarë dobie do të kishte Shqipëria në këtë operacion të një rëndësie të veçantë ? Cili qe roli i politikës, në tërësi, dhe i Opozitës, në veçanti, në këtë kuadër ngjarjesh ? A përputhet ai me parimet bazë të një demokracie të arrirë në përballimin e problematikave të tilla ?
Mungesa e informacionit të plotë e të tejdukshëm, lidhur me problemin, e vështirëson mjaft përgjigjen e këtyre pyetjeve, por do të mundohem të gjej “fillin e Arianës”, për të dalë nga ky labirint, duke u bazuar në ata elementë që na japin fjala e Kryeministrit më 15 nëndor dhe intervista e z. Arvizu më 14 nëndor. Thelbi i gjithë problemit, kyçi i tij, përmblidhet në përgjigjen e pyetjes së parë, që mund të coptohet në mjaft të tilla e që, së mbrami, përfundon në pohimin e një koncepti themelor : siguria e mbrojtjes së mjedisit nga ndotja kimike e, për pasojë, e shëndetit të banorëve të tokës shqiptare sot e në t’ardhmen. Kryeministri, në fjalën e tij, bën një pohim tejet të rëndësishëm, edhe se pak të vonuar :
“Ky ishte njëri nga mesazhet që u lexova partnerëve tanë gjatë diskutimeve dhe në fund, të gjithë ranë dakord se Shqipëria e meritonte me patjetër që ekspertët më të mirë të botës, bashkë me teknologjinë më të shkëlqyer për mbetjet kimike, të mos shkuleshin nga Shqipëria me të mbaruar punë me mbetjet e Asadit-po të vazhdonin punën në Patos-Marinzë, Ballsh, Fier, Elbasan, Rubik, Laç, Berat, Lushnjë, Bajzë, Rrëshen, Prrenjas, Burrel e me rradhë të tjera, për të mbaruar punë njëherë e mirë, edhe me mbetjet e rrezikshme të pesëdhjetë vjetëve komunizëm, plus njëzet vjet barbarizëm mjedisor….. “
“Shtetet e Bashkuara e shohin Shqipërinë si një aleat shumë besnik ; e në fund të fundit s’po kërkojnë asgjë nga Shqipëria përveç një pike mbështetjeje në tokë – një bazë ushtarake tërësisht të izoluar në dispozicion të tyre, ku lëndët vijnë, asgjësohen dhe ikin për t’u djegur e varrosur gjetkë. Jashtë Shqipërisë.”
Nëse kjo është e vërteta e mirëfilltë, paragjykimi e shqetësimi skajor për rrezikun e proçesit, zvogëlohet shumë, madje zhduket fare. Pra motivi i kundërshtimeve kthehet në një faktor tjetër : besueshmëria. A duhet t’i besojmë sigurisë që na japin SHBA dhe partnerët ndërkombëtarë,në lidhje me mjedisin tonë e mbrojtjen e tij ? Lënda është tepër teknike e opinionet mbi të nga njerëz profanë, që mund të bëjnë levë vetëm mbi panikun që mund të shkaktojë edhe vetëm mendimi i shlirimit të gazit sarin apo të tjerë produkte helmuese në mjedisin tonë, nuk janë të besueshme. Kryeministri, në fjalën e tij, është i qartë dhe vendimi përfundimtar i tij i kuptueshëm, edhe se jo plotësisht i justifikueshëm, më shumë rrjedhojë e emocioneve të çastit se sa e logjikës së ftohtë. Nëse ai ishte i bindur në sigurinë që merrte nga autoritetet amerikane, në nivelet më të larta, nëse shihte n’atë propozim një dobi për Vendin e tij, duhet të kishte qenë më këmbëngulës në sqarimin e situatës, edhe se mbeti mjaft i veçuar në qëndrimin e tij. Jo rrallë vendimet e rëndësishme, sidomos të kësaj fushe, nuk merren me miratime të shumicave dërmuese por, nëse janë dobiprurëse, marrin vlera historike.
Në kuadrin e këtij vendimi ka vend për të folur edhe për rolin e politikës, në përgjithësi, e të Opozitës, në veçanti. Në situata të këtilla, kur Vendi përballohet me një kërkesë lidhur me një gjëndje të ndërlikuar ndërkombëtare, për më tepër kur kjo kërkesë vjen nga “aleati strategjik” më i fuqishëm, por është mjaft e diskutueshme për brishtësinë e saj në opinionin publik, përgjigja e politikës, Shumicë e Opozitë, duhet të jetë e njëzëshme. Nuk u tregua pjekuri politike nga Opozita, në qëndrimin e saj, as në sytë e shqiptarëve, aq më tepër në ata të aleatëve e të botës së huaj. Ambasadori amerikan foli shkoqur për bisedën që kishte zhvilluar me Kryetarin e PD-së, prandaj prania e e tij në mes të tubuesve, i shërbente jo imazhit të Shqipërisë, as perspektivës së saj, por vetëm lojrave të ngushta politike të interesave të pushtetit. Nuk është e justifikuar kërkesa e ish Kryeministrit për dorëheqjen e Z. Rama, vetëm sepse ai kishte marrë në shqyrtim një propozim të aleatit kryesor. Ishte detyrë e Kryeministrit të ndante me udhëheqësit e Opozitës trajtimin e problemit dhe vendimin përkatës. Nuk e di nëse e ka bërë por, në një demokraci të vërtetë, kjo duhet të jetë etika e jetës politike, jo instrumentalizim vënd e pa vënd i problemeve, e paraqitje e tyre në mënyrë të shtrembër, vetëm në funksion të fitimit të votave.
Politika e jashtëme e një Vendi është e bazuar mbi një trategji të përpunuar mbi parimet kryesore të pranuara, por dhe mbi interesat e tij afatgjata. Kjo strategji, në Vende serioze, bëhet urdhëruese për të gjithë segmentet e politikës, pavarësisht se kush drejton pushtetin. Çështjet me rëndësi të politikës së Shtetit tonë të vogël në fushën ndërkombëtare nuk duhet të bëhen objekte të luftës provinciale të partive për pushtet, por duhet të kenë një trajtim të përbashkët, në përputhje me interesat kombëtare. Diskutimet në Kuvend, që i ngjante më shumë “Këshillit të ndrikullave”, se sa institucionit madhor të vendimarrjes, dëshmuan krejt të kundërtën e parimeve të mësipërme, duke shtuar tymnajën që zotëronte mjedisin politik.
Problemet e ndotjes së ambientit nuk kanë shqetësuar kurrë qeveritarët tanë. Përndryshe nuk do të kishim “31 zona të rrezikshme mbetjesh kimike të trashëguara nga e kaluara”, që përkojnë me të gjitha zonat industriale të regjimit komunist dhe qytete të reja të pajetueshme, ku është ndërtuar pa mbajtur parasysh asnjë kriter të detyrueshëm të raporteve njerëz – hapësira. Në atë drejtim, në këta 23 vjet, nuk është bërë asgjë, me përjashtim të vendimit të Qeverisë aktuale për të bërë të pavlefshëm një tjetër vendim absurd për importimin e plehrave nga Italia. Shpresojmë që vala e kundërshtimeve ndaj armëve kimike të shtrihet edhe në këta fronte të përherëshme të mbrojtjes së mjedisit.
Ngjarjet e këtyre ditëve kanë bërë të flitet për fitues e humbës. Secili, simbas këndvështrimit, i ka përcaktuar ata, përkatësisht në shoqërinë civile e në institucionet. Nëse premtimet ,për mbarështimin e proçesit të shkatërrimit të armëve kimike, janë të vërteta, pra nëse ai do të bëhej nën mbikqyrjen e ekspertëve më të mirë të botës (personalisht besoj se do të ishte kështu), nuk më duket se ka ndonjë fitues, sepse frikën tonë, që mund të jetë e ligjëshme, në kushtet e mungesës së informacionit dhe të besimit, do t’a paguajmë shtrenjtë. Jo vetëm me humbjen e besueshmërisë së aleatëve në nivel politik, pavarësisht deklaratave “qetësuese” të ndonjë zëdhënësi të huaj, me humbjen e rastit për t’u bërë pjesë në proçeset e rëndësishme të politikës botërore, por edhe me shkelmimin e mundësisë për të bonifikuar zonat e ndotjes kimike të mjediseve tona.
Nga ana tjetër, kemi fituar “qetësinë” që sjell shmangia e rrezikut, qoftë dhe hipotetik, e njëkohësisht, kënaqësinë që vjen nga ideja e “të qenit Zot në Vendin e vet”, së bashku me detyrimin e Shtetit, si rrallë herë në historinë tonë, për të mos marrë një vendim në kundërshtim me opinionin e shoqërisë civile. Madje ministri Tahiri sheh edhe një tjetër dobi se “me urdhër të Kryeministrit nuk do të ketë asnjë ndjekje penale për organizatorët e tubimevet”, a thua se është një gjë e zakonshme ndjekja e tyre. Ministri duket se nuk është i vetëdijshëm për funksionin që ka. Harron se në një demokraci normale, nuk mund të ketë ndjekje penale për manifestues paqësorë, cilido qoftë objekti i tubimit. Ngatërron dhe kompetencat e institucioneve kur i vesh Kryeministrit të drejtën të japë urdhëra në një fushë që është e Prokurorisë.
Në përfundim të bilancit të këtyre ditëve, nuk më duket se ka vend për entuziazëm. Nëse dikush sheh flamuj fitoreje, ajo më duket si fitorja e Pirros. Koha shpejt do të na thotë nëse sot ne e ndihmuam t’ardhmen tonë, apo e dëmtuam atë. Të tjerë, bëhet fjalë për Francën, Belgjikën apo Danimarkën, do të kryejnë në territoret e tyre shkatërrimin e armëve siriane. Ajo përvojë e të tjerëve do të na japë saktësisht përmasat e mënçurisë apo të mungesës së saj, në këtë ditë vendimi.
Nëndor 2013

Filed Under: Analiza Tagged With: Eugjen Merlika, Fitorja e Pirros

ELINDA KA LINDUR PËRMASËN E BUKURISË

November 18, 2013 by dgreca

Nga Novruz Xh Shehu/
Elinda Marku ka sjellë në botën letrare një vepër me përmasën e plotë të Bukurisë.Bija e Erës është një libër që të befason e të bën të kthesh kryet drejt saj.Është një poezi tronditëse, e ngritur mbi një metaforë që ka erëmim nga rapsoditë tërë tragjizëm të Mirditës veriore, e të poezisë moderrne latinoamerikane.Është një kryqëzim e lulim i një pemeje të re poetike,që me leximin e parë të huton dhe të shkon mëndja përnjë surealizëm apo futurizëm pa cak,në leximin e dytë kupton se të hysh të duhet të gjesh celësin e metaforës e herën e tretë të ndihesh si një princ në botën e cudirave duke studjuar e shijuar vlerat e sendeve për rreth.
Poezia e vërtetë nuk mund të asimilohet në leximin e parë,ato poezi anojnë më tepër nga bejtet (që dhe ato kanë vlerën e vet në një pjesë të rëndësishme të komunitetit që ende s’kanë marrë statusin e shijes së lexuesit bashkëkohor.)
”Janë burrëruar malet/plaka pritje jep e merr shpirt/buzë një lumi të shterur/matanë të cilave tymosin shtëpi të ulta/me hije shtatlarta brënda….Atje…/Mbështetur mbas një gardhi të krimbur/një derë pa shtëpi/më pret mua t’i trokas./”
Burrërim malesh,asfiksi pritjejeje për bijtë e ikur në të gjithë kontinentet,një lum që tani më nuk është lum dhe shtëpitë me shtatet e ulëta të mureve e me shtatet e larta të hijeve….Një derë pa shtëpi që prêt dorën ta godas me gishtin tregues të përthyer…
Një tablo rembradiane,që mund të arrihet vetëm prej atij që ka ndjesinë e Bukurisë,nderimin për të dhe rrezatimin e saj.Është një fshat në veri të Shqipërisë,por jo më pak në Jugun e saj e kudo në kushtet e një buisjeje të re nëpër glob,ku qytetërimit i shtohet një ironie tërë fatesh njerëzore …
Elinda kuptohet tek alfabeti metaforik,tek rrebelizmi dhe zhbirimi intelektual i realitetit,tek një farë sqime e lindur në veri, e rritur bujshëm nga limfa…:
“Jam lindur zbathur,/ndoshta që ti shpëtoj ndjekjes së personazheve,/…..Jam lindur zbathur,/në vënd të këpucëve mora –mbaj dhe ruaj,/Si krahët e mi një krah,/Një krah këmishe…/”(f.11) Retë krijuan gjuhët e tyre prej shiu,/për t’I hyrë tokës në gji./(f3i),në të ardhmen e vjetëruar mund të ndodhë/Të të pëlqejë se si do të më rris Eqeshura jote e habitur…”(F.37),Hëna është e bukur/Ngaqë nuk flet/Ose që ngaqë flet pa zë…”f.47,….Nëse do të shkoj në Ferr/do të shkoj me trëndafil në dorë,/Farën me të cilën do t’u mbjell parajsën/Të dënuarëve…”(f.55),”Unazën që ja bleva ditës”sonë”./Po e pi me ujë.Për të më pushtuar harresa e dobishme…/”(f.65),Pashë në andërr jasht gjumit/Një dash të bukur,që kërkonte kumbonën/si mbreti kurorën e humbun”.(f87).Absolutisht nuk duhet të mendoni se kemi të bëjmë me një radhitje metaforash apo shprehjesh metaforike..Poetja i vë mjeshtërisht në funksion të mesazhit.Metaforat saj janë si llambushka që ndriojnë shtatin e pëmës së vitit të ri për tjua treguar gjer larg kalimtarëve në qëndër të kryeqytetit,rreth e emrave të kryefamiljarëve në citofonët e pallateve,janë ndricues e saktësues të asaj koshience që mbart autoren nga një continent në kontinentin tjetër,duke u munduar të zbus Atllantikun jo pak herë të egër.
Në poezinë e Erlindës ka një arkitekturë drejt së përkryerës,ku filozofia e veshur me një pelerinë elegante artistike,të mbush e të bën më njeri,më pragmatist ndaj realitetit e më idealist ndaj asaj që nuk e duam.
Filozofia e saj të bën të përqëndrohesh.Thuajse ka marr përsipër të ngrjeë e të shpjerë drejt vdekatarëve mëncurinë e shekullit:
“Ah të të doja/Ca më pak/Oh,të mund të më doje /Ca më shumë/Më mirë që nuk ndodh/Sic dëshiroj/Mirë,se dhimbja ka emër/Kështu…?”(F.46).Kjo eshtë poezia “Bosht” dhe në leximin e parë vështirë të të tërheq vëmëndjen,edhe ndoshta do ta kalosh rrëmbimthi.Por poezia filozofike,e dalë nga bota e një mjeshtreje kërkon uljen e dytë mbi të dhe ti, i(e) dashur lexue(e) do të kuptosh që je pikërisht ti dhe ai(ajo) që ti e dashuron jo aq sa të dashuron dhe anasjelltas duke u përfshirë në këtë dhimbje të domosdoshme sa mëkati i dhimbshem e i domosdoshëm i Edenit.
“Kam kohë që lodhem të zbus/Tigrin e Borgesit./Nuk e di e kam,/a zbutur më ka/Përball meje rri ulur/ Në bisht,në trung të një peme,/të vjetër sa molla e ndalume/”(f54)
Dallohet qart këmngulja e autores,e vetdijshme për misionin e saj artistic,drejt retorikës dyshuese nëse ka arritur atë që duhet e nëse e ka kuptuar latino-amerikanin e famshëm me rrënjët në Ilirinë e largët…A nuk është fati I tërë emigrantëve,fati borgesian me ankthin e rimbirjes diku tjetër?!..
Natyrisht Elinda duhet lexuar Ajo shpesh ka kijuar jo imazhin real me poezitë e hedhura në Faecbouk.Nga këtu kuptova se poeti duhet të ketë kujdes me fjalën edhe kur e flet e jo më kur e shkruan…
Elinda ka lindur vërtet një model të bukurisë…

Tiranë ,17 nëntor,dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, ku i ashtuquajturi komision asqë e mësoi e vështirë ta mësojë se ajo ish aty…

Filed Under: Kulture Tagged With: Elinda Marku, Novruz Xh. Shehu, permasa e bukurise

Gëzuar ditlindjen e parë dega e Vatres ne Jacksonville

November 18, 2013 by dgreca

Nga Lek GJOKAJ/
Vetem dhjetë dita para festimit madhështor të njëqind vjetorit të Pavarsisë së Shqipërise në skajin verior të Florides në qytetin e Jacksonvilles qytet që i uron çdo turisti të botës mirëseardhjen në Florida disa shqiptarë më ëndrrën e Nolit e Konices, më ëndrrën e bashkimit të diaspores shqiptare formuan degen e shoqatës Pan Shqiptare Vatra.Ishtë kjo një foshnjë e sapo lindur që sot mbush një vit.Është rritur, ka ditlindjen dhe dëshirën e zjarrtë që të burrërohet.
Rruga e saj nuk ka kthesa, është e drejte , e njejte dhe kuptueshme si për një lares pjatash apo një inxhinier, avokat, mesues, shkëncar, pensionist apo të ri.Sigurisht që do të ketë ditë me shi dhe dite me diell.Dikush që interesin personal e vendos mbi interesat e Vatres do ta kuptoje së ka hyre gabim dhe nuk është i përgaditur për kete mision të shenjtë të Vatres dhe do kthehet pse jo edhe pak i turpërur andej nga erdhi.Vatra ka kapërcyr një shekull dhe çdo ditë mundohet që të kete një frymarrje sa me të mire jete.Ka një kanunore(Status) perfekt që me një figuracion artistik mund ta quash një “kushtëtute të vogel” amerikane që ka nevojë për ndryshime të vogla por jo radikale sepse ndryshe nuk vazhdojme dot ëndrrën e Nolit e Konices.
Gezuar ditlindjen e pare Vatra e Jacksonvilles sot me 18 Nentor.Edhe shekuj të tjete.Edhe qindra e qindra shqiptare që jetojnë në Jacksonvillë u befshim sa me pare pjese e familjes tende.Atdheu na do.Vertete jemi larguar për një jete me të mirë por nëna Shqipëri nuk i harron femijet e saj, loton nga malli per ne, loton së akoma Atdheu po vuan, loton kur sheh gjymtyret e saja të coptuera në pese shtete por edhe gezohet.Gezohët për cicerimat e femijeve, gezohët për shqiptaret mërgimtare që ia nderojne faqen Shqiperise kudo që jetojne neper bote.
Gëzohet dhe i buzëqesh shpirti sa here që degjon emrin e Vatres të ketij djepi të shqiptarizmit që ka ndihmuar pa cak Shqipërine , Kosoven në pika kyqe të historise se saj dhe tani në shekullin e ri po punon që kjo ndienje shqiptarie të mos shuhet, që brezi i ri të mos asimilohet por si Arbereshet e Italise te bashkoje bashkë edhe shqiptaret në diasporen e Amerikes qe të ruajnë kulturen, historinë dhe gjuhen e ëmbël shqipe.

Gezuar ditlindjen dega e Vatres së Jacksonville Florides!..Gëzuar !..

Filed Under: Featured Tagged With: dega jacksonville, Lek Gjokaj, pervjetori

Filmi Besa – “The Promise” në Festivalin Hebraik në Londër

November 18, 2013 by dgreca

LONDER : Ambasada e R.SH në Londër në faqen e saj të internetit(http://www.albanianembassy.co.uk ) thotë se datën 17 nëntor 2013 në kinemanë Triclycle Theatre Kilburn, Londër, u shfaq filmi Besa – Premtimi, nje produksion amerikan i cili sjell përpara publikut hebraik të Londrës një histori të jashtëzakonshme të marrëdhënieve midis shqiptarëve dhe hebrejve gjatë përiudhës së Holokaustit.
Ambasadori i R.SH në Londër, zoti Mal Berisha në njoftimin etij në facebook shkruan se :”Dje në Londër u shfaq filmi: BESA – THE PROMISE, një film i ndërtuar mbi dëshmi të gjalla të Besës dhe virtytit të shqiptarëve në përkujdesjen e tyre, ndaj kombit më të persekutuar të Europës së kohës së Holokaustit. Prania e mbi 300 pjesmarrësve, hebrej të brezave të ndryshëm dhe rrëfimi i pashembullt, e bëri atë një ditë të paharrueshme, shkruan ambasadori Berisha duke shtuar se për më shumë ai postojë linkun ku do te gjeni informacionin e duhur si më poshtë.
Ka shumë filma që tregojnë vuajtjet dhe mjerimet që hebrejtë kanë përjetuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë dokumentarë, kronika të kohës, dëshmi të dhëna nga ata që e përjetuan atë periudhë të errët të njerëzimit. Por zor se mund të ketë një film i cili të jetë një krijim artistik dhe përsëri aktorë të jenë personazhet e vërtetë të ngjarjes; të jetë krijim artistik, por të mos ketë asnjë sajesë apo devijim nga e vërteta; të jetë dokumentar dhe të ruajë një natyrë krejt artistike; të jetë një tregim i një ngjarjeje dhe tregimtarë të jenë vetë njerëzit e ngjarjes…
Kjo është historia e Rexhep Hoxhës, babai i të cilit jo vetëm që ka strehuar familjen e Aronit, hebrej nga Bullgaria, gjatë luftës por i ka lënë amanet të birit të përmbushë Besën që i ka dhënë mikut të tij hebraik: ti kthejë 3 librat e shenjtë të Torahut, libra të cilët ia besoi me shpresën se do të kthehej ti rimerrte kur lufta të mbaronte. Lufta mbaron. Shqipëria zhytet në izolim. Pas vitit 1991, Rexhep Hoxha vihet në kërkim të mysafirit të tij, Aronit, duke shfrytëzuar çdo lloj burimi. Udhëton edhe në Bullgari, atje prej nga familja vinte. Pas shumë përpjekjesh jo vetëm e gjen por edhe i dorëzon librat e të atit, në shtëpinë e tij në Jeruzalem. Filmi mbyllet me një mesazh shumë të fortë mbi Besën shqiptare.
Dëshmitarja e gjallë e Besës dhe mikpritjes shqiptare, Prof. Scarlett Epstein, në fjalën e saj tregoi për përvojën e saj në Shqipëri. Ajo tregoi sesi të gjitha konsullatat e huaja në Zagreb i mbyllën dyert në fytyrë përvec asaj shqiptare, në të cilën gjeti mikëpritje, kujdes dhe cfarë është më e rëndësishme, vizë për të hyrë në vendin që ishte kthyer në një strehë të sigurtë për hebrejtë. Njësoj si filmi, tregimi i saj shkaktoi një ndjenjë shumë të fuqishme emocionale dhe u duartrokit gjatë nga audienca.
Ky film ka marrë pjesë deri tani në shumë festivale prestigjioze nëpër botë duke filluar në Washington, Los Angeles, Dallas, dhe shumë e shumë vende tjera si dhe është vlerësuar me çmime të larta.
Besa – Premtimi, ashtu siç thotë në fund të filmit, fotografi Norman Greshman është eksporti më i mirë që shqiptarët kanë dhe që i nderon dhe i veçon ata nga çdo popull.
Hapjen e filmit e përshëndeti Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar z. Mal Berisha. Në fjalën e tij ai vlerësoi punën e mrekullueshme të producentëve të filmit duke nënvizuar sesa krenar janë shqiptarët për këtë histori kaq të mrekullueshme që tregon vlerat e tyre njerëzore. Në lidhje me besën ai tha se Besa është një “fe” më vete për shqiptarët e cila qëndron mbi të gjitha fetë e tjera.
Më poshtë website i filmit:
http://besathepromise.com/

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5065
  • 5066
  • 5067
  • 5068
  • 5069
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT