• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PRESIDENTI BUJAR NISHANI KTHEN NE KUVEND AKTIN NORMATIV PER NEPUNESIN CIVIL

November 8, 2013 by dgreca

-Presienti i Republikës Bujar Nishani kthen për rishqyrtim në Kuvend aktin normativ të shumë debatuar nga politika për Nëpunësin Civil. “Me dekretin nr. 8383, datë 8.11.2013, në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani, ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend, ligjin nr. 161/2013 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr.5, datë 30.9.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, citon zyra për shtyp e Presidentit.

Njëkohësisht, Presidenti Nishani u është drejtuar deputetëve të Kuvendit me arsyet e kthimit për rishqyrtim të ligjit në fjalë.
ARSYET
Arsyet e kthimit të ligjit nr. 161/2013 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr.5, datë 30.9.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil””” 

Të nderuar deputetë,

Në seancën plenare të datës 17 tetor 2013, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin nr. 161/2013 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr.5, datë 30.9.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”””. Ky ligj është paraqitur për shpallje më datë 21 tetor 2013. Në bindje të Kushtetutës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të Kushtetutës, kam vlerësuar se ky ligj duhet kthyer për rishqyrtim Kuvendit, mbështetur mbi arsyet dhe argumentet e poshtë përmendura.
Arsyeja kryesore për të cilën vendosa të mos e shpall këtë ligj dhe t’ia kthej Kuvendit për rishqyrtim, bazohet në respektimin e parimit shumë të rëndësishëm të hierarkisë së normës juridike. Si akt me fuqi juridike të posaçme, ligji zë vendin më të lartë (pas Kushtetutës) në hierarkinë e akteve ligjore, ndaj si i tillë ai duhet ndryshuar apo shfuqizuar vetëm nëpërmjet një ligji tjetër, dhe aspak, në gjykimin tim, nëpërmjet një akti normativ. Krijimi i precedentëve të tillë, do të vinte në pikëpyetje rendin juridik dhe shtetin e së drejtës.
Në këto kushte, një akt normativ i qeverise, pra i njerit prej pushteteve nuk duhet që të modifikoje apo ndryshoje një ligj i cili është miratuar me shumicë të cilësuar, po ashtu nuk mund të shprehet rreth çështjeve të hyrjes apo jo në fuqi të një ligji kaq specifik si ligji nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të miratuar në maj me konsensus të gjërë parlamentar.
Neni 101 i Kushtetutës së RSH, në vlerësimin tim, duhet interpretuar stricto sensu, pra vetëm si përjashtim, i cili i jep Këshillit të Ministrave të drejtën për të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për të siguruar marrjen e masave të përkohshme. pasi vetë masat që parashikohen në keto akte normative duhet të jenë të përkohshme. Gjithesesi,edhe në rast se një ligj rishihet me anë të një akti normativ të Këshillit të Ministrave, mbetet taksative detyrimi i këtij të fundit të vrojtojë plotësimin e 3 kushteve: nevoja, urgjenca dhe marrja e masave të përkohshme. Plotësimi i këtyre 3 kushteve duhet te jetë kumulativ pasi mungesa e plotësimit të qoftë të njerit prej tyre, e kthen nderrmarjen e një akti normativ nga Qeveria në një veprim antikushtetues.
Nëse do ti hidhej një vështrim përvojës së vendeve të tjera, lehtësisht do të vërehej se aktet normative nxirren për të përballuar situata konkrete të cilat kërkojnë një ndërhyrje legjislative të menjëhershme apo kur ka boshllëk ligjor i cili duhet plotësuar po në mënyrë të menjëhershme. Në rastin konkret, Këshilli i Ministrave për të ndyshuar ligjin .152/2013, “Për nëpunësin civil”, përdori instrumentin e aktit normativ, duke iu referuar nenit 101 të Kushtetutës se Republikës dhe duke paraqitur një situate emergjence dhe nevoje. Në gjykimin tim si President i Republikës, 2 Këshilli i Ministrave gjatë kohës që kishte në dispozicion, duhej dhe duhet të përgatiste dhe nxirrte aktet nënligjore në zbatim të ligjit nr.152/2013, dhe jo të vinte në pikëpyetje qëndrushmërinë e ligjit duke e ndryshuar me akt normativ. Veprim ky që rezulton të jetë në shkelje të pikës 2 të nenit 81 të Kushtetutës, i cili ndër të tjera sanksionon se ligji për statusin e funksionarëve publikë, bën pjesë në grupimin e ligjeve që duhen miratuar me një shumicë të cilësuar prej tre të pestave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Akti normativ që ka fuqinë e ligjit dhe që nxirret nga Këshilli i Ministrave, kur miratohet nga Kuvendi sic eshte ky me dt 17 tetor 2013, shëndrrohet në ligj, pra bëhet ligj jo vetëm në kuptimin material por edhe atë formal, ndërsa para miratimit nga Kuvendi, është thjesht një ligj në kuptimin material. Dallimi midis aktit normativ me fuqi ligjore dhe ligjit, qendron vetem në proceduren e ndryshme të ndjekur për miratimin e tyre, ndërsa nga pikepamja e përmbajtjes nuk ka asnje ndryshim mes tyre.
Ky akt normativ pasi u miratua me 17 tetor nga parlamenti, mori fuqinë de iure e një ligji, pra fuqia që ligji gëzonte në mënyrë të përkohshme, me miratimin nga Kuvendi të aktit normativ u be një fuqi e përhershme, pavaresisht afatit 6 mujor që është lënë për shtrirjen e efekteve të ligjit. Për më tepër, akti normativ modifikoi dispozitat kalimtare te një ligji të miratuar me konsensus të gjërë të paleve.

Të nderuar deputetë,

Në rastin e miratimit të aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr.5, datë 30.9.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil””, vlerësoj se është shkelur edhe pika 4 e nenti 84 të Kushtetutës e cila parashikon marrjen e pëlqimit nga Presidenti i Republikës për hyrje në fuqi menjëherë të ligjit i cili miratohet për të përballuar një masë të jashtëzakonshme apo në rast nevoje e urgjence. Fakti që Presidentit të Republikës nuk i është parashtruar një kërkesë e tillë, provon se miratimi i aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr.5, datë 30.9.2013, i Këshillit të Ministrave, nuk ishte aspak një masë e jashtëzakonshme, një rast nevoje e urgjence. Por pyetja normale lind: a është paraqitur raporti që përligj shpenzimet financiare mbi buxhetin e shtetit dhe gjendjen ekonomike financiare? A është zgjidhje e drejte dhe e duhur shtyrja e efekteve të ligjit edhe për 6 muaj, nderkohe që kemi një ligj i cili tashme ka 7 muaj që eshte miratuar në parlament dhe ka hyre në fuqi që prej një muaji? A mund të jete argument i vlefshem “koha e pamjaftueshme për të bere rregullime ligjore” ndaj një ligji i cili eshte i miratuar jo me larg se para 7 muajsh dhe diskutimet mbi të cilin kanë vazhduar mbi disa vite madje të mbeshtetura dhe nga asistenca e partnerëve tanë ndërkombetarë?! Me besim se do të kem mirëkuptimin tuaj në rishqyrtimin e këtij akti,

Me respekt, PRESIDENTI I REPUBLIKËS BUJAR NISHANI

Filed Under: Featured Tagged With: aktin normativ, kthen ne kuvend, presidenti Nishani, te nepunesit civil

GJURMIME PËR EPIKËN HISTORIKE TË LUFTËS SË VLORËS NGA VROJTIMET DHE EKSPEDITAT NË TERREN

November 8, 2013 by dgreca

Nga Albert  HABAZAJ*/studiues/

 Në vrojtimet dhe ekspeditat në terren kemi përdorur praktikën e hapjes, e prurjeve e verifikimit dhe celebrimit të njësive origjinale folklorike që jetojnë e qarkullojnë në komunitete. Kemi takuar e kemi punuar me bartës, krijues, interpretues të folklorit burimor, të cilët mbajnë mend shumë vargje e këngë. Kështu, Feti Brahimi i njohur i Lapardhasë së “Janinës”, zotëron rreth 9 mijë vargje, nga të cilat 4 mijë krijime të tij tekstore e melodike. Vetëm në fshatin Kallarat kemi regjistruar 27 variante të EHLV, që bëjnë akoma jetë folkorike në hapësira të kufizuara banorësh dhe në raste të caktuara. Këtë e dëshmojmë dhe me regjistrimet e teksteve mbledhur në Kallarat, dhe me shkrimin original të bartësit Llambro Hysi, për të patur dhe një model të regjistrimit me dëshirën e vetë subjektit.

Nga njësitë e mbledhura vërejmë funksionin e këngës si institucion vlerësimi për figurat e shquara të LV dhe për bijtë e fshatit të rënë në atë luftë. “Futja në këtë lloj kënge –  na thotë Ll. Hysi, subjekti me të cilin punojmë – është futje në historinë e asaj luftës epope”. Më 23. 11. 2012  në qendër të komunës Kotë, në Lumin e Vlorës morëm pjesë në nderimin që u bëhej tre të rënëve në Luftën e Janinës, të cilëve dhe me rastin e 100 – vjetorit të Pavarësisë Iu ngrit një memorial. Pjesëmarrësit kënduan këngë të ndryshme trimash, si “Janinës ç’i panë sytë”, si dhe kënga “Kanan t’u prish bukuria/ Le të rrojë Shqipëria!”, që i kushtohet heroit të LV, Kanan Mazes nga Shkoza, me një nofull copa – copa, nga predha e armikut, aty në Kotë, 93 vjet më parë, etj.  Plaku 87 vjeçar nga Velça, Xhevit Ormëni, i biri i trimit të Njëzetës, Hasan Hyso Ormëni, këndoi këngën “Telat – o po ven’ e vinë,/ Telat -o”, një nga më të njohurat dhe më të përhapurat me temë nga Njëzeta, të cilën e kemi të regjistruar në DVD dhe e ruajmë po ashtu në USB, dëshmi konkrete të jetës folklorike që bëjnë disa njësi folklorike në mjedise tradicionale të caktuara. Siç trajtuam nga gjurmimet, që është me interes të theksojmë numrin relativsht të madh të varianteve të disa prej këtyre këngëve, që përfshijnë shifra të tilla si 14, 11, 8 (ashtu siç ndodhen edhe në sot AFIAKSA), mendojmë se ka jo më pak interes jeta folklorike që bën EHLV. Në këtë fokus, ndoshta do të ishte më e dobishme të evidentonim cilat janë ato njësi folkorike, në cilat hapësira, në ç’komunitete dhe si kohë kur e bëjnë këtë jetë kolektive. Bartësi i pasionuar, Ll. Hysi, që është dhe një studiues serioz, që mban mend shumë këngë të vjetra të Njëzetës, pasi na flet jo rastësisht për “Ultimatumin” e Petro Markos, që përveç vlerave artistike ka edhe vlera folklorike dhe etnologjike me peshë specifike, mësojmë se vetë shkrimtari ishte mik i Halim Xhelos e Ali Asllanit dhe mbante mend përmendësh gati të gjithë këngët e ciklit të EHLV.  Mendojmë se edhe kjo pikë lartësore kontakti ndikon që,  me të drejtë, e kemi cilësuar Halim Xhelon Abdyl Frashër të Epopesë së Njëzetës, jo vetëm për segmentin kohor luftarak të fiksuar në histori: 29 Maj – 3 Shtator 1920, sepse  ai me mundim Sizifi, me pjekuri Sokrati e temperament shqiptari, qe vërtet shpirti, zjarri, motorri i këtij vullkani popullor që gremisi në det Perandorinë.

Prurjet nga Kallarati, sipas gjurmimeve në terren dhe regjistrimeve që kemi bërë me subjektin e zgjedhur, që lidhen me ngjarjen e LV dhe personazhet e e saj, vijnë me variante dhe një pjesë për herë të parë, duke u bërë në fund të çdo teksti  shënimet sqaruese, (brenda kllapave katrore): 1) Ashkosun, moj Libohovë,/ Si çdo herë, ti me kordhë,/ Nxorre ca trima të sorrë,/ Trim si Sezai doktorrë,/ Gjezdis me armë në dorë,/ Në Lugarẻ, përmbi Vlorë. [Lugarẻ -Llogora, Lugarẻ, lugë, lugu; Shezai Çomo nga Libohova, delegat i Vlorës në KKL, mjek dhe luftëtar në LV, anëtar i shoqërisë “Bashkimi”, Fanolist në revolucionin e Qershorit, 1924]. 2) Në atë muajn Qershuar,/ Hyxhym shqipot – ë me duar,/ Majën e Shkallës e muar./ Canua e bëri forrë,/ E mori plumbi në dorë. [Shkalla e Mavrovës (Olimpia e lashtë, toponim në afërsi të Kotës;  Cano Rustemi nga Mavrova]. 3) Ky Çelo Mete Barjami,/ Burrë trim, zëmër stërralli,/ Në çdo luftë doli i pari,/ Trimërin’ ja pa Junani./ Në luftën me Itali/ E bëri prapë belỉ,/ Kaptoi telat me gjëmba,/ Seç ju fut armikut brënda,/ S’ju trëmp syri, s’ju droth zëmra,/ se një her’ e kish’ bër’ mëma.[Çelo Mete Bajrami, luftëtar në luftërat për pavarësi, kundër pushtimit grek; në Njëzetën kundër ushtrisë italiane. Me shumë gjasa nga fisi Bajramaj i Tërbaçit, zbritur mbi 100 vjet më parë në Drashovicë dhe Vodicë]. 4) O Flamur, Shqipe me derte,/ Të kërkuam e na gjete,/ Na erdhe i kuq me Shqipe,/ Erdhe dhe vëndin e ndrite,/ Na erdhe si ill karvani,/ Në Vlorë, ballë Sazni/ U mbit në det Italani. [Variant që e ka burimin në Qeparo, Himarë. Këndohet në fshat të vjetër, atje ku është një lagje, sipër mbi Qeparo, quhet Bragjin dhe janë shpërngulur të parët e tyre me Papa Nikën nga Mëhalla Bragjin e Tërbaçit në v. 1670 -‘ 80, si pasojë e trysnisë për ndërrimin e fesë,që bënë osmanët edhe në fshatrat e Labërisë së Brendshme. Qeparoi nuk i ka ndërprerë asnjëherë lidhjet dhe marrëdhëiet e mira reciproke me vendin e origjinës së të parëve. Kjo konfirohet në Historikun e Tërbaçit, në librin “Bragjinajt e Qeparoit” të prof. as Jorgo Dhrami, Tiranë, 2005]. 5) Istikam nën – ë Kaninë,/ Të rrallë dyfeqe binë,/ Vranë Haxhi Ismailë,/ Sinan Meten me Rakipnë,/ Skëndon dhe Amet Alinë,/ Hasan e Lamçe Selimë/ Dhe Zenelin me Tahirë,/ Bejko Numanin s’e dimë. [Të gjithë të rënë nga Tragjasi në LV]. 6) O të zestë pleqtë tanë,/ Nëpër vap’ e muar malë/. Në Gurr’ prishën Ramazanë,/ Van’ e zunë Llogoranë,/ U hodhë mi italanë,/ Mbenë dy trima të vrarë:/ Begë Lazja me Hasanë. [Të dy dëshmorët nga Gjormi. Tek kjo njësi shikojmë raportin Atdhe – Fe. Feja s’e lejon të prishet Ramazani. Atdheu kërkon bijtë e tij. Atdheu del kryefjala]. 7) Atë natën e xhumằ,/ Që ra topi nën kala,/ Velç’ e Ramica u vra./ Kush u sos në tel i pari?/ Caush Memet  kryetari,/ Bir, o bir Hakan Shabani,/ Xhafo Avdi rrënëjdali./ Xhafua, njëzet vjeç djalë/ Mori shtatë istikamë./ Yzeir, o rrënjëdalë,/ E le nënën- ë në shkallë./ Nënën në shkallë e le,/ Me tri motra kallogrẻ. [Emrat e përmendur janë luftëtarë nga Velça, me komandantin e çetës në ballë Caush Mehmet Sinani. Na bën përshtypje në tekst një fjalë: kallogre. Pse kallogre? A kishte myslimanizmi, shtresëzimi  i religjonit islam kallogre dhe kallogrinja? Mendojmë se kemi të bëjmë me mbijetoja të besimit të krishterë. Ndoshta kërkon një studim më të thellë, por i përket një angazhimi tjetër në të ardhmen]. 8) Kurvelesh e tatëpjetë/ Ç’u mbeti nderi përpjetë,/ Ua prunë trimat e shkretë,/ Ata që muar kalanë,/ Totua me Arif Rushanë,/ Sinua me të vëllanë,/ O Sino takëmergjëndi/ Edhe Toto zëmërshkëmbi./ Kush e nji Toto Haxhinë?/ I shkurtër, po vetëtimë,/ Rrëmba – rrëmba e kish synë. [Të përmendurit në tekst janë nga Bolena. Një variant tjetër e kemi gjetur në Bolenë, një tjetër si vajtim i të shoqes së Toto Hosit, Rubisë. Me heqje e shtesa fjalësh na vjen dhe ky variant i Kallaratit, që është fshat i Kurveleshit të Poshtëm. Sinua erdhi që nga Amerika, vulnetar për të shpëtuar mëmëdheun nga çizmja e kolonizatorëve italianë dhe i fali jetën Vlorës. Mendojmë se dhe piktori portret të tillë s’e bën dot, aq bukur i ka lidhur krijuesi popullor vargjet e kësaj kënge]. 9) U lumtë, o trimat tanë,/ Na nderuat Lazaranë,/ Muar dyfek’ e gjerdanë,/ U bashkuan me Selamë./ Luft’ e madhe në Babicë/ Me tela, me alitrikë,/ Aty nata bëhej ditë,/ I zut’ topçitë në grykë,/ M’u te bregu, te ullitë,/ Ishin futur breshkaxhitë. [Sipas Ll. Hysit, kjo këngë e ka zanafillën krijuese në Lazarat të Gjirokastrës; në  Kallarat e ka prurë një bijë e Lazarate e martuar në Hoxhaj të Kallaratit, që në v. 1965; sot tepër e moshuar, por e këndojnë nipat e mbesat e saj që janë nga 55 – 60 vjeçarë]. 10) Zyber Bejtua, trim i mirë,/ Në Hapsan’ ngriti dollinë:/ – Burra, ta mbytim qafirë!/ Dhe u hodh si vetëtimë,/ Dhe u hodh mbi italanë/ Me një shkop e jataganë./ I kullon gjaku në brinjë,/ Gjylet  plumbat e grinë. [nga Sevasteri]. 11) Gjëmon Boderi, Çipini,/ Thonë u vra Muhedini,/ Sojë trim, sua birbili./ Të vran’ o Muho, të vranë,/ Topëçiu past’ belanë,/ Të dha një gjyle në ballë,/ Ta hodhi poshtë gjerdanë,/ Ta humbi fare nishanë,/ S’tu ndodh as Demiri Pranë,/ Se një plump e kishte marrë,/ E nisën për në spitalë. [Demiri është vëllai i dëshmorit Muhedin Mystehaku nga Matogjini]. Një këtë këngë epiko – elegjiake s’përmendet fare vdekja, s’e përmend krijuesi, se s’do t’i prishë bukurinë, që i jep rënia për atdhe, trimit të lirisë. Te vargu: “Ta hodhi poshtë gjerdanë”, përdorimi me vend e me kursim i figuracionit stilistik na bën ta ndjejmë bukur  atë art të kulluar estektik, që na fal kënga e trimit të rënë. 12) Mato Robi, një trim djalë,/ Ngjeshur mezin me gjerdanë,/ Shqiponjë mbi italianë…/ Qante Dudia në shkallë,/ Për Toton dhe për Kafazë/ Dhe Sino Amerikanë/ Ruba me një kaçup dhallë,/ Bëri poshtë në Qishbardhë,/ Pyeti trimat me radhë:/ – Mo më pat’ burr’ a kunan?/ – Totua bashk’ me Kafazë,/ Të dy ata janë vrarë,/ Kur dëgjoi këto fjalë/ Hodhi kapuçin me dhallë,/ Ngjeshi dyfek’ e gjerdanë./ I veshi rrobat si djalë,/ Atje poshtë, në Qishbardhë/ U dëgjua zër’i sajë:/ – O burra, mbi italianë,/ Se na kan’ zënë vatanë,/ Ta hedhim në det të gjallë. [Edhe në këtë variant, gjetur nga gjurmimet në Bolenë, përmendet Sino Micoli, Amerikani, si i flisnin bashkëfshatarët, sepse ishte emigrant në Amerikë, i kthyer rishtaz për të luftuar. Dhalla është bulmet në lëkurë, kapuç, kacek, që pihej në stinënë e nxehtë të verës në Labëri për të shuar vapën, për t’u freskuar. Kënga flet vetë për veprimet e Rubi Hosit, e shoqja e Toto Hosit të rënë në luftë]. 13) Obobo, seç qënkej Kota/ Mbushur mitrolos e topa,/ Vjen Kanan Mazja nga Shkoza,/ Me një nofull copa  – copa./ Kanani bë trimërinë,/ Si përpara në Janinë,/ Kanan, të la bukuria,/ Plot me gjak t’u mbush shamia!/ – Nuk më duhet bukuria,/ Po të rrojë Shqipëria!”

*) Master Shkencor për Etnologji dhe Folklor,

Drejtor i Bibliotekës Qendrore “Nermin Vlora Falaschi”,

Universiteti i “Ismail Qemali”, Vlorë, Albania.

Tiranë, e mërkurë, 06.11. 2013

Filed Under: Kulture Tagged With: Albert Habazaj, Gjurmime per epiken, Historike, te Luftes se Vlores

“ Emigrantja” roman i Elvi Sidherit

November 8, 2013 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/

Nën përkujdesjes së Filozofisë Urbane -Libraria elektronike e Prishtinës u botua këto ditë romani  në formatin elektronik ,”Emigrantja” e autorit Elvi Sidheri ,publicist nga Tirana

“Emigrantja” nuk është thjesht dhe vetëm një histori e zakonshme emigrimi,jo se emigrimi në vetvete përbën dhe ngërthen diçka banalisht të cilësueshme si të thjeshtë.

“Emigrantja” është së pari historia e një gruaje shqiptare,e cila si shumë bashkëatdhetare të sajat,mori me vetëmohim dhe vetëdije të plotë udhët e emigracionit 20 e më tepër vite më parë,me bashkëshort në krah e bijën përdore,në kërkim të një jete më të mirë,të një të ardhmeje të re dhe më të gjallë e me perspektivë,sesa e tashmja që ajo dhe familja,jetonin në përditshmërinë e Shqipërisë së kolapsuar të post-vitit 1990-ë,një kohë tranzicioni,vështirësish të patregueshme,privimesh dhe arome lirie që vinte sa nga Perëndimi aq i ëndërruar,por aq edhe nga një vend fqinj,Helladha e ngarkuar vërtetë plot gjurmë shovinizmi anti-shqiptar,por po aq edhe e banuar në shekuj…dhe e ndërtuar nga e para disa herë nga shqiptarë,gjaku arvanitas,çam ortodoks etj.

Një libër që flet për Marianën,personazhin padyshim kryesor të një romani të tërë,kujtimet e saj të gjata dhe të rrjedhshme,që nisin nga Tirana e vitit 90-të,që dalin më tej edhe në kryeqytetin shqiptar të zhytur ende nën regjimin e egër totalitar,për të riardhur më pas në Greqinë e këtyre mbi 20 viteve emigrim masiv shqiptar,duke kaluar nga Naousa në Selanik,Athinë,Pire e Patra,për t’u gjendur më andej papritmas në Stambollin madhështor,ku takohet pashmangshmërisht me të tjerë shqiptarë të harruar,të kërcënuar sërish nga asimilimi gjuhësor dhe kombëtar,në periferitë e pluhurosura dhe tërë baltë të qytetit simbol të shtetit turk.

Është një libër i ndjerë,realist dhe që synon të tregojë faqen e vërtetë të emigracionit shqiptar në fqinjin tonë jugor,të na njohi me të vërtetën e pranisë shqiptare vendase dhe autoktone jo vetëm në Greqi,por na njeh edhe me një kapitull,shpesh të lënë në cepin e interesit tonë kombëtar,siç janë shqiptarët e shumtë të Turqisë.

Një libër që rrjedh mes lidhjes së fortë ndër-shqiptare të emigrantëve të rinj dhe elementit shqiptar vendas,aq sa edhe tregon se Ballkani është shpesh shumë i vogël për t’i njohur vetëm anën konfliktuale.

Libri është i formatit elektronik , shkarkohet falas http://www.librariaelektronike.com/libri/89

Filed Under: Kulture Tagged With: Elvi Sidheri, Emigrantja, Fahri Xharra, roman

Më në fund pa maskë

November 7, 2013 by dgreca

Nga Hajro Çini M.A./

Pas një përpjekje titanike për të mbuluar fytyrën e vërtetë, qytetari Bamir Topi kaloi haptazi në fushën që i përkiste prej kohësh. Jo se kjo nuk dihej. Aktiviteti i tij edhe pse tinzar dhe i kamufluar nuk linte rast për ekuivok, por të paktën ai pati sot kurajon civile të shprehet, për herë të parë, sinqerisht, se kujt spektri politik i përket. Shpresoj se akti i tij do të çlirojë nga dilema edhe ata pak pasues që realisht i përkasin shtresë së persekutuar, ish pronarëve apo të djathtëve të tjerë, që e kanë besuar deri tani.

Viktor Hygoi ka krijuar një personazh shumë të çuditshëm tek vepra e tij madhore “Njeriu që Qesh”, Barkilfedron. Ky personazh cinik, tinzar, i pabesë, i paskrupullt, i ulët, etj. etj. ka një karateristikë specifike. Ai urrente të gjithë ata njerëz që i kanë bërë atij ndere. Mosmirënjohja dhe urrejtja për bëmirësin  e bëjnë Barkilfedron ndyrësisht të famshën në llojin e vet. Mishërimi më i plotë real i këtij personazhi është edhe qytetari Topi.

Pasi u përkëdhel, u mbulua, u paraqit pikërisht ai që nuk ishte, ai u katapultua në postin më të lartë të republikës, prej ku, ai nuk la gur pa lëvizur për të dëmtuar atë parti që e ngriti në atë post. Me një tinzarllëk të pështirë.

“Bamiri nuk është injorant apo mëndje-shkurtër – këtë ta keni të sigurtë – por është një kalkulues shumë i zhdërvjellët i situatave politike. Ai hypi shkallët e PD duke luajtur me imazhin e “burrit mirë” në PD. Të përshëndeste, tregonte interes kur flisje me të, bënte “çmos” për të ndihmuar, po sic thoshte Bamiri: “këta nuk të hapin rruge” dhe normalisht nuk të mbaronte punë….. por për ironi të realitetit, Bamirit “iu hapnin rrugët në PD” – për veten e tij. Hmmmm!!! “ – Shkruan një demokrat i shquar.

Pse u kujtua në këtë moment qytetari Topi të tregohet kaq i sinqertë në qëndrimet e tija politike?! Ka disa arsye:

Së pari edhe pse u fry si gjel deti, edhe pse mori rreth 30,000 vota të zhgënjyerish, edhe pse PS u investua fuqishëm në Tiranë ti jepte vota shtesë, ai dhe askush nga partiçka e tij, e formuar në mënyrë ilegale dhe në shkelje të kushtetutës, në presidencë, nuk arriti ta nxjerrë atë antar parlamenti. Ai e di tani se pas një konsumi 8 vjeçar të pushtetit të PD-së ky ishte kulmi që ai mund të arrinte.

Pas këtij momenti, pas riorganizmit total dhe të plotë të PD-së, pas daljes së narkozës propagandistike të socialistëve si dhe një realiteti të hidhur që do të pasojë, figura e Topit në krahun e djathtë vetëm se do të zhvleftësohet, rrëgjohet, venitet dhe neveritet. Ky është momenti që Topi mund të paraqesë potencialet maksimale që do ti reduktohen çdo ditë. Pragmatizmi e detyron që ta luajë fort kartën që të marrë maksimumin e mundshëm.

 

 

 

Së dyti, pasi dështoi në uzurpimin e PD-së, pasi nuk arriti  të mbante me çdo kusht presidencën për një mandate të dytë, pasi e pa se nuk kishte asnjë vlerë elektorale ai, me të drejtë mendon, se ka një shans, edhe pse të vogël, që të katapultohet në krye të PS-së. Heqja e maskës e bën shumë interesante lojën në kampin e majtë. Atje ka pasur gjithnjë luftë bërrylash. Viktimë e kësaj lufte u bë edhe kryetari historik socialist, që nuk e pranojnë më as edhe në seli. Në këtë betejë të ashpër deri sot ka pasur të lojtarë të fuqishëm, Meta dhe Rama. Së fundi u shtua edhe Topi. Krahasuar me dy të parët, llogjikisht Topi ka disa avantazhe. Ndryshe nga Rama që ka qënë kritik i hershëm i komunizmit, me kulminacion librin “Refleksione” apo kur kërkonte vrasjen e të gjithë komunistëve, Topi nuk ka bërë ndonjëherë luftë kundër komunizmit, përkundrazi. Ndryshe nga Meta që ka bërë aleancë me Dr. Berishën, që për të majtën ishte një krim, Topi nga presidenca, pikërisht në këtë kohë i bënte luftën më të ashpër PD-së. Ndryshe nga Meta që është realisht prointegrim, Topit i nxinte fytyra në presidencë, sa herë që Shqipëria kishte progress në këtë fushë. Këto qëndrime i japin dorë të fortë Topit në krahun e majtë. Bile jo vetëm kaq. I gjithë aktiviteti i Topit në Presidencë dhe më pas i japin kredit të fortë atij në krahun e majtë, më konkretisht:

 

Propozoi në më shumë se 90 % të rasteve kriminelë, ish prokurorë, ish gjykatës të komunizmit për në Gjykatën Kushtetuese apo në Gjykatën e lartë;

Propozoi në krye të Prokurorisë së Përgjithshme të bijën e Sudes së Durrësit, një farë Ina Rama;

Dekoroi kriminelin Skënder Breca; (Vrasësin e Partiotit Xhelal Koprencka);

Dekoroi gjykatësen që kishte dënuar me varje poetin shpirtlirë Anzi Nela

Nuk dekretoi ligjin e lustracionit;

Kur në të drejtën e tij ligjore, po aspak profesionale, aspak konsekuente votoi për Edi Ramën;

E shumë e shumë të tjera. Topi nuk ka se çfarë të humbë më, prandaj doli haptaz. Ndoshta sinqeriteti, edhe pse jo në natyrën e tij, do të mund të bëjë disa pasues. Por siç është paradoks shpesh loja poltike në Shqipëri, shanset e Topit varen shumë nga lëvizjet e Metës. Këtij të fundit i intereson një Top deri kur ai erodon Ramën. Çdo lëvizje që redukton Ramën para elektoratit socialist është e mirëpritur për Metën. Por ky është caku, më tej Meta nuk mund ta tolerojë Topin, sepse edhe pse jo me kreditet e Topit në favor të së majtës, mënçuria, urtësia, pragmatizmi, vullneti dhe klasi i Metës, shumë më i lartë se ai i Topit, nuk lënë shumë rast për enthuziazëm. Meta është praktikisht afër objektivit të tij për tu bërë udhëheqësi absolute i së majtës.

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: bamir topi, Hjaro Cini, Pa Maske

Është bukur të punosh për paqen

November 7, 2013 by dgreca

Nga Kozeta Zavalani/

Në Sallën Unesco të Muzeut Historik Kombëtar u mbajtën zgjedhjet e reja për Këshillin e Lokal të Paqes për Tiranën. Kaluan dy vjet nga nëntori 2011 pas promovimit të librit “Si qytetar global e paqedashës”, dhe zgjedhjes së kryesisë së Këshillit të Paqes për Tiranën. Ndaj secili duhet të pyesë veten, se çfarë ka bërë për të merituar titullin “Ambasador për Paqen”- të krenohet apo të turpërohet, që nuk ka bërë maksimumin e mundshëm. Personalisht jam ndjerë e fat, që kam pasur bashkëpuntorë të tillë të përkushtuar për paqen si Bajram Ibraj, Ali Lacaj, Qemal Çejku, si Gani Roshi e Sokol Rexhepi, si Katarzina Minollari, Lavdie Ruci e Saemira Pino etj…  Titullin “Ambasador për Paqen”e marrin ata individë, jeta e të cilëve reflekton dukshëm idealin e të jetuarit për hir të të tjerëve dhe që i përkushtohen me punën e tyre promovimit të vlerave morale universale, duke pasur detyrë të jemi zëri i atyre që nuk kanë zë,  një dorë vëllazërore që zgjatet, për të shtrënguar dorën e tjetrit,  e kështu së bashku, të krijojmë një jetë me mirësi e harmoni, mireqenie  dhe  dashuri. Keshilli i Paqes së Tiranës, veprimtarinë e parë e ka zhvilluar në fund të dhjetorit  të 2011 në bashkëpunim me Bashkinë Kamëz, ku ka dhënë kontribut të veçantë nënkryetari Qemal Çejku, për ndarjen e dhuratave fëmijëve jetimë e atyre të dalluar, me rastin e festave të fundvitit. Drejtuesja e mirënjohur Silvana Braçe,  Ambasadore për Paqen,  moderoi veprimtarinë plot dashuri e passion, duke ngjallur emocione tek të pranishmit.

Një ndër parimet e Federatës për Paqe Universale është bashkëpunimi ndërfetar – thelbësor për paqen në botë. Siç e dimë të gjithë, traditat fetare janë themeli dhe pika fillimi i kulturave, ndaj edhe ne i respektojmë ato, duke zhvilluar vizita urimi në kishën katolike, me Imzot Rrok Mirditën dhe Vëllazërinë Ugjillore.

Dashuria është simboli i mëmësisë dhe bazamenti i Ambasadorëve për Paqen, ndaj dhe 14 shkurtin, ditën e dashurisë ne e kemi festuar së bashku. Ideali origjinal i Zotit ishte për një botë, të krijuar përmes dashurisë së vërtetë. Ndaj çiftet festojnë për martesa të forta e të gëzueshme, familje të shëndetshme dhe të qëndrueshme, që sjellin shoqëri në paqe; liri dhe dinjitet.Këto na bashkojnë në një vizion për të ardhmen. Ndaj dhe në themel të punës sonë është përkushtimi ndaj martesës dhe kërkesave të saj moralo-etike.

Në veprimtarinë e 8 Marsit, Gruaja si Ambasadore për Paqen,  u theksua se gruaja është themeli i shoqërisë njerëzore, është shtylla e moralit të përgjithshëm, ajo është lulishtja e njerëzimit e duke hyrë në lidhjen e shenjtë – ndërton familjen, që e shpëton njeriun nga egërsia, duke e çuar në udhën e qytetërimit. Gruaja lind rrit dhe edukon të ardhmen e kombit.   Më 17 maj  kemi festuar Ditën Ndërkombëtare të Familjeve. 15 maji është caktuar si dita botërore e familjes qysh në vitin 1993,  në bazë të konventës së OKB. Caktimi i kësaj dite tregon rëndësinë e familjes në jetë e shoqëri,  si siguri e lumturi për njeriun. Festimi i Dites botërore të familjes ishte një rast i mirë për të folur mbi specifikat e familjes dhe çështjet e saj në shoqëri, për të përmirësuar jetën familjare, e cila është baza e shoqërisë. Veprimtaria u organizua në bashkëpunim me Federatën e Grave.

Familja është krijuese e civilizimeve, transmetuese e trashëgimisë dhe talenteve të individeve, që kanë lidhje të veçantë me familjen. Shoqëria e shëndoshë formohet nga familje të shëndosha, si kemi shembull çiftin Vitore e Skënder Sallaku, që marrin pjesë në çdo veprimtari dhe janë shembull për brezin e ri.

20 maji, Dita e Fëmijve jetimë, ka mbledhur qindra fëmijë, të ardhur nga Shtëpitë e Fëmijëve Tiranë, Shkodër e Sarandë dhe Fshati “Sos”, së bashku me fëmijë jetimë të policëve të rënë në krye të detyrës, fëmijë romë dhe fëmijë të mbetur jetimë nga tragjedia  e Gërdecit. Ata morën pjesë bashkërisht në manifestimin e organizuar nga Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë. Gjithashtu, morën pjesë akademikë e profesorë, shkrimtarë e artistë të njohur, Ambasadorë të Paqes Universale, të moshuar pa përkrahje e tjerë. Ishte i pranishëm edhe ambasadori i OSBES-së në Shqipëri, Eugen Vollfarth i cili me bashkëshorten morën titullin “Ambasador për Paqe”.

23 shtatori  ishte dita kur Ambasadorët për Paqe zhvilluan ceremoninë e lamtumirës për Rev. Dr.Sun Myung Moon, themeluesin e Federatës së Familjes për Paqe dhe Bashkim Botëror, që është një lëvizje ndërkombëtare me në qendër Zotin dhe jo pa qëllim në drejtim të saj është një grua, bashkëshortja e tij zonja Moon. Nën shembullin e tyre ne  punojmë që në zemrat tona të ketë më shumë paqe, mirësi e dashuri.

Në takimin “Martesa e Familja në Shekullin e XXI  dhe Rëndësia e Ceremonisë së Bekimit” familjet e bekuara morrën pjesë në Ceremoninë e Bekimit në Hotel Tirana International, ku u mbajt Festivali i Familjeve dhe Ceremonia e Bekimit Kozmik. Ne duhet të kuptojmë se, ashtu siç nuk kemi lindur me dëshirën tonë, ashtu edhe nuk jemi krijuar për të jetuar për veten tonë. Prandaj përgjigja e pyetjes sesi duhet të jetojmë jetën tonë, është e thjeshtë. Ne lindëm prej dashurisë. Jeta jonë u krijua duke marrë dashurinë e pakufishme të prindërve tanë, kështu që dhe ne duhet të jetojmë tërë jetën, duke e kthyer atë dashuri. Në jetën tonë, kjo është e vetmja vlerë që mund ta zgjedhim ne vetë. Suksesi apo dështimi në jetë varet nga sasia e dashurisë që jemi në gjendje të paketojmë në vitet që na janë dhënë në jetë.

E premtja pasdite ishte një ditë e veçantë për Ambasadorët për Paqe dhe anëtarët e Federatës së Familjes, të cilët u mblodhën në selinë qëndrore të FPU në Tiranë, ose ndryshe në Ambasadën e Paqes, për të përkujtuar 1 vjetorin e ndarjes nga jeta tokësore e liderit të shquar botëror rev. Dr. San Miang Mun, që nga ndjekësit e tij më të afërt quhet edhe Baba i Vërtetë. Ceremonine e drejtoi z. Sokol Rexhepi, ndërsa referues ishin znj. Lavdie Ruci, z. Bajram Ibraj, z. Astrit Memia etj, të cilët vlerësuan Babanë e Vërtetë, si një yll polar për njerëzimin. E paharruar do të mbetet shërbesa në nderim të njëvjetorit të ndarjes nga jeta të Rev. Moon për mua, zotin Rroshi e çiftin Çipa, që ishim në Qendrën Botërore të Paqes në Çonpiong, rreth 50 km në verilindje të Seulit.  Ceremonia përkujtimore Seonghwa, ishte një shfaqje e mrekullueshme Gala ku Nëna Moon këndoi së bashku me dhjetra nipër e mbesa të familjes Moon dhe u lexua poezia ”Kurora e Lavdisë”.

Himni i Ambasadoreve për Paqen

Himni i Ambasadoreve për Paqen është ngritur mbi poezinë e Reverend Moon, titulluar “Kurora e lavdisë”:

Kur dyshoj tek njerëzit, ndiej dhimbje.

Kur i gjykoj njerëzit, është e papërballueshme.

Kur i urrej njerëzit, ekzistenca ime nuk ka vlerë.

Megjithatë, në qoftë se besoj, mashtrohem.

Në qoftë se dua, tradhtohem.

I vuajtur dhe i vrerosur jam sonte, me kokën midis duarsh,

E kam gabim?

Po, po, e kam gabim!

Megjithëse mashtroheni, vazhdoni të besoni.

Megjithëse tradhtoheni, vazhdoni të falni.

Doni tërësisht, madje edhe ata që ju urrejnë.

Fshini lotët nga sytë dhe i mirëprisni me buzëqeshje

edhe ata që s’dinë gjë tjetër veçse të mashtrojnë,

edhe ata që tradhtojnë pa ndier keqardhje,

nga dhimbja e dashurisë.

O, Zot!  Shiko duart e mia.

Vendose dorën në gjoksin tim.

Zemra më hidhet, eh, çfarë agonie.

Por kur desha ata që vepruan kundër meje,

Solla fitore.

Në qoftë se dhe ju keni bërë të njëjtën gjë,

Unë do t’ju jap Kurorën e Lavdisë.

Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, e cila festohet në të gjithë botën nën moton “Edukimi për Paqen”, Federata e Familjes për Paqe Botërore në kuadër të projektit në ndihmë të arsimit për fëmijët jetimë, në Hotel Tirana International shpërndau mjete mësimore falas për 100 fëmijë në nevojë, që filluan vitin e ri shkollor 2013-2014. Merrte pjesë edhe Ministrja e Arsimit dhe Sporteve Znj.Lindita Nikolla, njëkohësisht edhe Ambasadore për Paqen. Ky projekt është ndërmarrë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar për Integrimin e Fëmijëve Jetimë që ka identifikuar fëmijët që përfituan nga kjo iniciativë. FFPBB Shqipëri përmbylli kështu projektin veror, gjatë të cilit një grup prej 7 vullnetarësh udhëtuan nëpër disa qytete të Shqipërisë, për të mbledhur fonde për këtë qëllim për fëmijë të moshave 6-15 vjec, që u mungojnë njëri nga prindërit ose të dy. Gjithashtu pjesë e përfituesve ishin edhe 40 fëmijë të ngujuar për shkak të gjakmarrjes në qarkun e Shkodrës.

Gjatё pёrpjekjes pёr tё vendosur se çfarё duhet bёrё, duke pasur parasysh probleme të tilla të mëdha si kriza ekonomike apo papunësia, nganjёherё ne mund tё ndihemi tё pafuqishёm dhe t’i themi vetes se, personalisht s’mund tё bёjmё asgjё qё do tё sillte njё ndryshim. Megjithatë duhet besuar me pasion se, heqja dorё nga dhuna është njё forcë e madhe, tё cilёn çdonjëri nga ne mund ta praktikojë nё jetёn e tij tё pёrditshme, dhe se çdo individ mund tё ndikojë pёrmes fuqisё sё dashurisё e zgjuarsisë, si e vetmja forcë që mund të thyejë çdo barrierë.

Pata fatin të isha një prej 300 pjesëmarrësve Konferencën e Lidershipit Ndërkombëtar në Seul të Koresë së Jugut sponsorizuar nga UPF , në bashkëpunim me Federatën e Familjes për Paqe Botërore dhe Bashkim dhe Federatën e Grave për Paqe Botërore. Shumë nga pjesëmarrësit në konferencë ardhur nga 43 kombe, ishin zgjedhur nga Nëna Moon  për një fushatë shtatë -vjeçare deri në 2020, në Vizion t kombeve për promovimin e paqes në botë, e midis tyre edhe Shqipëria jonë, ndaj ne jemi krenarë për këtë kontribut.

Në mbyllje dua të sjell zërin e ngrohtë e miqësor të Çehovit nga  “Tri motrat”: “Unë besoj se  mbi tokë gjithçka do të ndryshojë dalëngadalë, madje ndryshimi ka filluar në sytë tanë. Ska rëndësi koha se kur, një jetë e re dhe e lumtur do të lindë. Ne natyrisht nuk do të arrijmë atë jetë, por për atë jetojmë sot, për atë punojmë,  vuajmë e krijojmë…”

Ne duhet të krijojmë njё botё, nё tё cilёn nuk ka tё panjohur, tё huaj e armiq, dhe kjo do tё kёrkojë një punë të jashtëzakonshme. E vetmja forcë që mund t’i thyejë barrierat, ёshtё fuqia e dashurisё, fuqia e sё vёrtetёs, e shpirtit. Nuk duhet të kesh fituar Çmimin Nobel pёr Paqe pёr t’u angazhuar pёr paqen. Kriteri i thjeshtё i dashurisë sё pakushtëzuar dhe heqja dorё nga dhuna, tё cilat nё mёnyrё aq tё mrekullueshme u sollёn nё jetё nga Gandi, Martin Luter King e Nënë Tereza, mund tё zbatohen nga tё gjithё. U mësoni fёmijёve tuaj vetёm kёtё. Nёse e bёni kёtё gjё kaq tё thjeshtё, sё bashku ne mund ta shёrojmё botёn. Ne jemi e ardhmja e kësaj bote. Një e ardhme e bukur, sepse çka do të jetë bota, është në duart tona e çka është në duart tona, duhet të jetë një shpresë për botën nesër…

Para se të zhvilloheshin zgjedhjet e reja, u bënë emërime të reja të personaliteteve nga fusha të ndryshme të jetës me titullin {Ambasador për Paqe, e konkretisht

1. Roza Anagnosti, aktore e shquar e Teatrit Kombëtar dhe kinematografisë. E filloi karrierën ne Teatrin “Migjeni” të Shkodrës dhe vazhdoi me kinematografinë për mbi 4 dekada me role te spikatura dhe kryesore, që mbeten në kujtesën e cdo shqiptari. Ka fituar disa medalje të festivaleve të filmave. Përveç shumë vlerësimeve e çmimeve për karrierën, Roza Anagnosti mban titullin “Artiste e Merituar” dhe “Mjeshtre e Madhe”. është dhe aktiviste e fondazioneve të ndryshme shoqërore si: Fondacioni “Nermin Vlora Falascki”, Unicef, Karitasi Shqiptar, etj. Me bashkëshortin Dhimitër Anagnosti Nderi i Kombit, ka dy vajza: Juna (mjeke pediatre) dhe Era (juriste) qё e kanё bёrё katёr herё gjyshe ( 3 nipa dhe 1 mbesё). Moto e jetёs sё saj ka qenё gjithmonё ndershmёria, familja, puna kёmbёngulёse, besimi nё vehten e saj dhe nё zot.

2. Ferdinand Samarxhi – kolegu, gazetar i mirënjohur. Kur ende ishte mjegullnaja Komuniste me inisiativën e tij, në agimin e flladit të demokracisë, në të vetmin ekran të atëhershëm u çel drita e besimit. Për shumë vite me përkushtimin e Z. Samarxhi, Zoti kumboi në ekran dhe ndërtoj në zemrat e besimtarëve një kishë, një xhami, një teqe, një Zot që s’do të humbë më kurrë. Fjala e Zotit paqtoj zemrat në një mirëkuptim tolerance, bashkëekzistence dhe harmonie, që gazetari e përcolli me shumë dashuri, përkushtim, profesionalizëm, e devocion, nën siglën e Televizionit Publik Shqiptar. Sot liria e besimit dhe gazetari ynë janë prezent në çdo veprimtari fetare të gjitha besimeve. 37 vjet gazetar, fitues i Antenës së Artë me rastin e 40-vjetorit të Radiotelevizionit Shqiptar. I vetmi gazetar që në 23 vjet në gjininë e tij, ësht i të gjitha besimeve fetare.

3.Profesor Gjovalin Shkurtaj, studiues i njohur i gjuhës dhe letërisë shqipe, lindur në Shkodër. Thuajse gjithë jetën e tij ia ka përkushtuar mësimit të gjuhës shqipe, veçanërisht në auditoret e universiteteve të Tiranës, Prishtinës, Kozencës etj, ku ka formuar me mijëra studentë të degëve të ndryshme. Krahas punës pedagogjike është marrë aktivisht me studimin e gjuhës shqipe dhe me botime të kësaj fushe, ku ndër të fundit vlen të përmendet Atlasi Dialektologjik Shqiptar, botim i vitit 2008.Është nder që të kemi mes nesh një personalitet të tillë, i cili ka dhënë një kontribut të paçmuar për Shqipërinë e shqiptarët.

4. Besim Ndregjoni, përfaqëson veten por edhe  gjithë të persekutuarit, që kan treguar me vepra, se dinë të falin. Asnjë krim e vepër hakmarrje nuk kanë kryer në këto 23 vjet, ndërkohë që të tjerët për një fjalë kanë vrarë. As politika nuk u ka kërkuar falje, ndoshta nuk i ka trajtuar me dinjitetin e duhur, por ata janë thellë në shpirt Ambasadorë për Paqen. Koha e tregoi se të burgosurit politikë  kishin të drejte, sepse komunizmi 70 vjeçar, dhe Lufta e ftohtë 45 vjeçare ranë, për të ardhur demokracia që  ata e kishin kërkuar me idealin e tyre, me gjakun dhe me jetën e tyre.  Z. Ndregjoni është  DEKORUAR ME “MJESHTRI I MADH” me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” dhe  është shpallur “Qytetar Nderi i Dibrës”.

Ne Ambasadorët për Paqe që kemi në themelin e organizimit tonë vlerat shpirtërore dhe jo ato materiale, në emër të vlerave shpirtërore të shqiptarëve që jetojnë në të gjitha trojet shqiptare, kërkojmë sot një falje të madhe publike. Kjo është edhe arsyeja që Kryetari i FPU zoti Bajram Ibraj ka propozuar dhe ftuar zotin Besim Ndregjoni në këtë veprimtari, për të bërë këtë falje publike edhe në emër të atyre që s[e kanë bërë, me qëllim që Këshilli Shqiptar i Paqes, i cili do të mblidhet pas 10 ditëve në Prizren, kërkon që pas 12 ditëve, nga krijimi i këtij Këshilli, më 28 nëntor 2013 ditën kur për herë të parë do të mblidhen edhe dy qeveritë së bashku, të fillojë 100 vjetori i dytë në paqe.

5. Agim Doci Fitues në 35 festivale kombëtare të Muzikës së lehtë në radio TVSH. Autor, skenarist i dokumentarëve televizivë,  fitues i Çmimit të Madh të Mediave nga Centre of Exellence e NATO-s.Fitues i Çmimit të madh poetik nën kujdestarinë e Papa Gjon Palit të II në Zvicër.

Ndjenja kombëtare dhe ajo që ka bërë për pavarësinë dhe paqen në Kosovë është shumë e madhe.Ndaj është Dekoruar nga Qeveria e Kosovës, Organizata e Veteranëve dhe Invalidëve të UÇK-së, Lidhja e Shkrimtarêve Kosovë. Sot e ftojmë të bëhet pjesëtar i familjes së paqes, pasi paqja ka qenë gjithmonë e shkruar në shpirtin dhe në vargjet e këngëve që ne i këndojmë me shumë dashuri dhe që 70% e tyre i japin TV tona.

6. Bashkim Zahaj – një nga skenografët më të shquar të skenës shqiptare. Për më shumë se 2 dekada – firmë e parë në Radiotelevizionin Shqiptar ku ka realizuar mbi 300 skenografi.

Është vlerësuar me çmime të ndryshme si: Skenografia më e mirë në 1986 dhe 2007, Antena e artë 2000, Çmimi i karierës në 2001.

Nga viti 2008 i është përkushtuar edhe mësimdhënies në degën e arkitekturës.

7. Z.Kadri Morinaj, jo vetëm sipërmarrës, modeli i një prindi shëmbullor, por edhe investitor e Filantropist.Ai e sheh bamirësinë si diçka të shenjtë. Zoti Kadri Morina, i prejardhur nga trevat e burrërisë, nga Kukësi i trimave të shquar për atdhetari është President i kompanisë së sigurimeve “Eurosig”sh.a, dhe i kompanisë së Ndërtimit Euro-Alba.EA. I pagëzuar “Kadri”- nga emri i shenjtë i natës që u lind. Kemi dëgjuar për mirësitë e tij njerëzore, sikurse ishte rasti i operimit të një fëmijë 3-vjeçar; për mbështetjen e madhe në restaurimin e Xhamisë së Et’hem Beut, në Tiranë; për sponsorizimet në fushen e artit, kultures, sportit, për mundësimin e aktiviteteve, konferencave e simpoziumeve nga bar-restorant “Piazza”, pronë e tij, si ditën që u shpall pavarësia e Kosovës dhe në disa përvjetore.

Shqiptaria e tij nuk ka kufij, Kosovën e ka në zemër e është gati të falë edhe shpirtin për çështjen e saj, e këtë e ka dëshmuar me vepra. Dëshmi e kësaj ndjenje është pagëzimi i djalit të vogël me emrin Wesli Clark, emri gjeneralit amerikan që drejtoi operacionet e NATO-s për çlirimin e Kosovës.Ai ka kontribuar në rehabilitimin dhe ndërtimin e 11 xhamive në Peshkopi, Marikaj, Zall Bastar, Durres etj.Jep kontributin e tij financiar për Fondacione të ndryshme, familjeve në nevojë, Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”në Tiranë etj.Për vlerat njerëzore dhe humanizimin e tij është vlerësuar me titullin “Fisnikërija e Tiranës” nga Shoqata “Tirana” dhe “Qytetar Nderi” nga Bashkia Durrës. Ai është edhe sponsor i veprimtarisë sonë.

 

8. Najada Fani –Aktualisht Koordinatore Programit Akademik, Universiteti New York, Tiranë. Me një eksperiencë kombëtare e ndërkombëtare si në arsim ashtu edhe në punësim. Ka fituar eksperiencë në nivel të lartë në konsulencë akademike, menaxhim të projekteve dhe burimeve njerëzore si edhe marrëdhëniet publike.Aktiviste  e dalluar në çeshtjet e të drejtave të njeriut, me projekte e vizion bashkëkohor e aksione vepruese.

9.Entela Safeti Kasi – Poete, shkrimtare, përkthyese dhe eseiste. Është autore e disa librave.Për veprën e saj janë shprehur kritikë vendas dhe të huaj.Është vlerësuar në  Finlandë nga Federata Ndërkombëtare e Përkthyesve të Letërsisë, (FIT), për “Përkthim letrar dhe të drejtat e autorit” në vitin 2005.

Është përkthyer në: Maqedonisht, Turqisht, Anglisht, Frëngjisht, Arabisht, dhe është botuar në antologji dhe revista letrare në vende të ndryshme të botës. Ka bashkëpunuar me Universitete te ndryshme në botë, si: Universiteti i Xhorxhias në Shtetet e Bashkuara, Universiteti i Haifas, Izrael, Universiteti i HANKUK, Seul, Univeristeti i Maltepe, Turqi, etj.

Presidente e Qendrës PEN International në Shqipëri, ka marrë mjaft vlerësime dhe çertifikime në fushën e përkthimit, letërsisë, dhe krijimtarisë:

Si përfaqësuese zyrtare në fushën e arsimit: këtë vit në Frankfurt 2013,  në Ceremoninë e çmimeve nga BID Europë, ka marrë – Harku i artë i Europës për 100 kriteret e cilësisë, akorduar Gjimnazit ‘Qemal Stafa, ku është nëndrejtore.

10.Freskida Miloti – Dhe tani do të ftoj Hyrremin shqiptar, por që ka edhe shpirtin e bukur ashtu si pamjen. Freskida Miloti ka lindur në Shkodër ku është spikatur në aktivitet artistike në qytetin e lindjes. së saj. Pasioni për radion nisi qysh në moshën 17-vjeçare në Radio Shkodra e zhvendoset nga Shkodra në Tiranë për të vazhduar rrugën me sukses në Radio Kontak. Punon redaktore e revistës për fëmijë “Pëllumbat”, në Radio Sot (Koha) e me pas ne Radio Tirana. Prezantuese e disa koncerteve me karakter kulturor në shumë qytete të Shqipërisë, I është dhënë “Mirënjohja” nga Fondacioni Arsimor dhe Kulturor i Turqisë “SEMA”. Skenariste, bashkorganizatore dhe prezantuese e koncertit të bamirësisë në Durrës për fëmijët jetim, me pjesëmarrjen e artistëve më të mirë Shqiptarë. Freskida Miloti ka kryer një sërë kualifikimesh/trajnimesh në fushën e gazetarisë nga Radio France International, në fushën e teknologjisë. Pjesëmarrëse në disa Konferenca, Seminare Mbarëkombëtare me fokus arsimin. Redaktore letrare është në proces të Masterit Shkencor si punonjëse në Institutin e Zhvillimit të Arsimit. Është e martuar dhe ka një djalë.

11. Flora Jushi– është zgjedhur Kryetare e këshillit Bashkiak Rubik,  Eshtë kordinatore e rrjetit për barazinë gjinore,  mbështetur nga DLDP( për decentralizimin e pushtetit vendor ). Trajnere për ” Bashkëpunim Ndërkomunal ” nga programi ” Forcimi i Strukturave të Qeverisjes Vendore dhe Rajonale në Shqipëri ” zbatuar nga Këshilli i Evropes me mbështetjen e Agjencisë Zviceriane për Bashkëpunim dhe zhvillim, si dhe pjesë e trajnimeve të shumta për rolin e gruas në vendimmarrje me mbështetjen e OSCE-së, pjesë e shumë projekteve për barazinë gjinore dhe përfshirjen e gruas në politikë.

12. Flamur Celaj, – ka mbaruar studimet në Akademinë e Rendit Publik me mesatare shumë të lartë dhe më pas ka mbaruar studimet për Ekonomi- Biznes. Rreth 15 vjet më parë ka themeluar Kompaninë Aulona Pol në qytetin e Vlorës dhe ka arritur ta konvertojë atë në një kompani Lider në tregun e sigurisë në Shqipëri.
Baba i 2 fëmijve por që nuk do të ndalojë me kaq…, pasi mendon se pasuria më e madhe e njeriut përveç emrit që le pas, janë fëmijët.
Filozofia e Flamurit për një impakt sa më të madh social, nuk ka qenë vetëm hapja e shumë vendeve të punës, por edhe rritja e sigurisë publike n mijra klientet e kompanisë Aulona Pol. Tashmë z. Flamur kërkon të japë kontributin e vet edhe në çeshtjet publike, duke u përfshirë në mënyrë aktive në jetën politike të vendit.

13.Alban Përmeti– studiues i ri i marrëdhënieve ndërkombëtare. Ka rol kyç në Akademinë e Diplomacisë Shqiptare. Pjesëmarrës në dhjetëra konferenca e simpoziume kombëtare e ndërkombëtare. Mbështetës i Federatës së Paqes Universale Shqipëri prej disa vitesh. Gjak i ri për FPU.

14.Margarita Muho ka kryer studimet e larta universitare në degën “Inxhinieri Matematike dhe Informatike“ dhe më pas ka marr titullin Master i Shkencave në të njëjtën fushë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë në vitin 2011. Aktualisht është  specialiste në Sektorin e Metodologjisë së Anketave Sociale, në Institutin e Statistikave. Redaktore shkencore dhe korrektore e Revistës Periodike Shkencore “Global Challenge”, botim i ADSH. Ajo është autore e disa botimeve shkencore dhe pjesëmarrëse në disa  trajnime brenda dhe jashtë vendit.

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: Keshilli lokal i Paqes, Kozeta Zavalani, zgjedhje

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5087
  • 5088
  • 5089
  • 5090
  • 5091
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT