• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rilindja dhe liberalizimi i vizave me Ameriken

November 6, 2013 by dgreca

Shkruan: Ervin Shkulaku/

Korespodent ne Cihan/Stanboll/

Shqipetaret kane 23 vjet qe presin qe te titullohen nga Evropa si njeres qe kane kulture demokratike. Presim dhe vetem presim, por kemi 23 vjet qe ne, dhe politika jone nuk po bejme diçka qe kjo pritje te marre fund.

Per 23 vjet degjojme nga politika premtime pa fund. Per 23 vjet degjojme dhe shikojme politiken por nuk po degjojme dhe shikojme vetet tona. Nuk po shohim se si kemi jetuar keto vjet. Nuk po degjojme se çfare thote ne te vertete politika per ne. Pavaresisht se vazhdimisht kane dale video ku tregohet haptazi korrupsioni qe behet nga politika perseri shohim, degjojme, buzeqeshim, kometojme por nuk veprojme. Gjithçka pranojme dhe perseri te varfer jetojme.

Te gjithe e duam kombin, flamurin por nuk e nderojme ate. Ne çdo raport te Bashkimit Evropian jemi te paret ne korrupsion e krim dhe jemi te fundit ne zhvillim. Presim ndihma si personazhi i Migjenit nga Evropa, Turqia, Amerika, Rusia. Keto ndihma vijne dhe perseri nga politika gllaberohen, kete e di i madh e i vogel por perseri pranojme. Politikanet shahen mes tyre ne syte e Evropianeve sa mbledhjen e kaluar te Parlamentit Evropian me politikanet shqiptaret evropianet thane: MJAFT E AKUZUAT NJERI-TJETRIN! dhe ne, shikojme dhe pranojme. Edhe keto qe une po shkruaj ju do me thoni qe i dime dhe do me gjykoni sepse edhe ne gjykimin e te tjereve jemi te paret.

Vitet kalojne dhe brezat po ndryshojne por gjendja s’po ndryshon. Politikani po i le trashigimi te birit pasurine e korrupsionin ndersa qytetari po i le trashigimi te birit bindjen e varferine.

Habia me e fundit ishte ne zgjedhjet e 23 qershorit kur u fol qe “ Nese fitojme do liberalizojme vizat me Ameriken” Ne, shteti me i varfer i Evropes do shkonim pa viza ne Amerike. Por ne çfare beme- Shume prej nesh i besoi kesaj fraze… Perseri degjojme, besojme.

Por si mendoni pse na thane kete fraze? Sepse ashtu mendojne per ne. Mendojne qe ne nuk kemi llogjike por besojme. Pas zgjedhjeve u fol me rilindje. Do e shohim nese do realizohet kjo rilindje sepse ka 23 vjet me fjale te tilla.

Realizimi i rilindjes eshte teper i veshtire sepse pjesa derrmuese e shqiptareve jane mosha 30-50 vjeç. Kjo moshe eshte edukuar ne komunizem dhe ka shume mungesa ne arsimim. Nuk jane te pergatitur qe te perballen me demokracine. Kjo qe edhe arsyeja qe shume te rinj hyne ne instutucione te rendesishme por kjo nuk do mjaftoje. Pjese e kesaj rilindje eshte dhe nje parti e thyer ne moshe e cila nuk do lejoje rilindje.

Por çeshtja me e rendesishme eshte se si do edukohet rinia shqiptare. Çfare rruge duhet qe kjo rini te mos bjere pre e ideologjise se prapambetur te paraardhseve te tyre? Nese kjo çeshtje zgjidhet atehere do te kete Rilindje dhe do liberalizohen vizat me Ameriken.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Ervin Shkulaku, i vizave me ameriken, Rilindja dhe liberalizimi

A PO E DJEGIN SALI BERISHA DHE KLANET E PD-së LULZIM BASHËN!

November 6, 2013 by dgreca

Lulzim Basha, në fakt, është një nga figurat e pakta në PD me plot shanse që t’ia kthente emrin e mirë PD-së, të kohës së idealeve demokratike të 22 marsit 1992, si një parti e qendrës së djathtë, me një elektorat të gjërë antidiktaturë./

Opinion nga ELIDA BUÇPAPAJ/

Është normale që në një parti të tipit Perëndimor, lideri i saj historik të projektojë pasardhësin, fati i të cilit pastaj vendoset sipas parimeve e normave demokratike deri tek verdikti i votës. Si mund të ishte rasti i Lulzim Bashës, të cilit Sali Berisha pas një çerek shekulli timonier, t’i lëshonte vendin. Pas një mijë gabimesh, do të ishte veprimi i parë i tij i drejtë. Por Sali Berisha nuk ka ndër mend të ndryshojë kurs dhe po e përdor Lulzim Bashën si trampolin për t’u rikthyer dhe rimarrë frenat e partisë. Sali Berisha e ka shumë lehtë ta bëjë lolo PD-në, kur të gjithë deputetët ia dinë atij për nder karriken. Dhe për Sali Berishën është shansi i fundit.
Për t’u rithyer në krye të PD-së, Sali Berishës i duhet ta djegë njeriun të cilin, pas disfatës personale të 23 qershorit, e « zgjodhi » si pasues të tij. E vendosa në thojza fjalën « zgjodhi »- sepse në psikën e tij Berisha nuk pranon të ketë një lider më të mirë se vetja. Egocentrizmi, arrivizimi dhe komplekset e së shkuarës nuk kanë lejuar që në PD të ketë vend për njerëz të suksesshëm dhe me integritet, të cilëve Sali Berisha ua ka drojën. Mos hapja e Dosjeve, popullimi i PD-së me ish-Sigurimsa dhe sistemi zgjedhor që i jep liderit të partisë monopolin për të zgjedhur deputetët, është në funksion për të monopolizuar lidershipin e PD-së, të përqëndrimit të pushtetit në duar të njëshit, dmth të Sali Berishës.
Disfata e 23 qershorit me dorëheqjen e Berishës, në vend që të ishte arsye për të reflektuar e për të nxjerrë në pah shkaqet e humbjes, me qëllim gjallërimin e demokracisë inekzistente brenda PD-së, ishte në fakt një fiksion për të larguar vëmendjen e opinionit publik nga analiza dhe shkaktarët e saj. Sepse po të pranoheshin de jure humbësit dhe shkaktarët e humbjes, largimi i Sali Berishës do të ishte definitiv. Andaj katapultimi i Lulzim Bashës ishte zgjedhje më e mirë që bëri Berisha, por vetëm si një procedurë e përkohëshme e lidershipit historik. Sepse mentaliteti autoritarist i Sali Berishës nuk pranon as rivalë, as konkurencë fair dhe as të lëshojë pushtetin.
Për të realizuar skenarin e rikthimit, Sali Berishës i duhet që figura e Lulzim Bashës të konsumohet shterrshëm në atë farë grade sa të shkaktojë pakënaqësi si në bazë, në instancat e larta të partisë, mundësisht deri tek ndërkombëtarët. Për koincidencë, sot gazetat e Tiranës, botonin inkskenime protestash të PD në rrethe që e kërkojnë prapë liderin historik edhe de jure në krye.
Lulzim Basha, në fakt, është një nga figurat e pakta në PD me plot shanse që t’ia kthente emrin e mirë PD-së, të kohës së idealeve demokratike të 22 marsit 1992, si një parti e qendrës së djathtë, me një elektorat të gjërë antidiktaturë.
Lulzim Basha i takon gjeneratës së re, nuk ka qenë anëtar i PPSH, nuk ka qenë ish-Sigurims, është i arsimuar në Perëndim, me një profil të suksesshëm, i përfshirë në të gjitha projektet më të rëndësishme gjatë dy mandateve qeverisëse të PD-së. Ai ishte ministër Transporti në projektin e Rrugës të Kombit; ishte ministër i Jashtëm gjatë vizitës të Presidentit Bush në Shqipëri dhe anëtarësimit të Shqipërisë në NATO; ishte Ministër i Brendshëm gjatë reformave që kërkonte liberalizimi i vizave dhe kandidati i vetëm i PD-së që mundi Edi Ramën për kreun e Bashkisë të Tiranës. Ai është karizmatik, elokuent dhe është i mirëpritur nga faktori ndërkombëtar. Pra Sali Berisha kur e katapultoi, e kishte të qartë se me Lulzim Bashën efekti mediatik do të ishte i plotë, pasi do të thoshin se, të paktën pas disfatës, ai veproi si do të duhej.
Veprimi aktoresk i Berishës për t’ia dorëzuar çelësat e PD Lulzim Bashës është vetëm një manipulim. Sepse Sali Berisha synon rikthimin edhe de jure, dhe sa më të shpejtë. Ai ka dy muaj që e ka provuar shijen e të qenit pa pushtet, pa puthadorë, pa kamera 24 orë nonstop për të shqiptuar retorikën e tij pa proteina dhe pa jetë. Ai e ka shijuar hidhësinë se sa i parëndësishëm është në një shoqëri klienteliste pa norma dhe pa moral, të cilën e ka krijuar vetë.
Por që të ketë rikthim, si kusht sine qua non, atij i duhet që të djegë Lulzim Bashën. Qëllimi i tij bie në rezonancë të plotë me klanet brenda PD-së. Klanet në PD e urrejnë Lulzim Bashën, sepse tek ai shohin konkurentin real, çka përbën rrezik për kolltukët dhe pushtetin e tyre. Aq më tepër, kur Lulzim Basha, që i njeh shumë mirë se sa të pavlerë janë, do ta kishte si objektiv të tij vendosjen e partisë në shina demokratike.
Aktualisht Lulzim Basha gjendet në një pozitë shumë të vështirë. Në njërën anë atij i duhet të vendosë standarte demokratike në një parti që nuk e njeh demokracinë brënda vetes së saj. Pastaj i duhet të mbrojë veten nga Sali Berisha dhe klanet brenda PD-së, të cilët janë bërë të gjithë bashkë me objektivin për ta djegur Lulzim Bashën.
Djegien e liderit të ri ata po e bëjnë për çdo ditë, si mjeshtra diabolikë, duke mediatizuar njollosjen e integritetin e tij. Po të hapni gazetat dhe televizionet për çdo ditë dëgjoni për „aferën e pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës në Vlorë“. – Pra kësisoj Lulzim Basha paraqitet si njeri me lidhje nepotike, që e ka përdorur pushtetin për të përfituar privilegje e pasuri. Nga ana tjetër, në publik, shohim një Lulzim Bashë që ka dalë totalisht nga lëkura dhe nga fjalori i tij. Vokabolari që përdor Lulzim Basha sapo ka marrë në dorë partinë, nuk është i një lideri të qendrës të djathtë, por i një ekstremisti, aventurieri dhe anarkisti, i cili përbën rrezik për sigurinë jo vetëm të vendit, por edhe të rajonit. Sepse, sa herë del përpara kamerave, Lulzim Basha kërcënon me kobure, protesta dhe rebelim kundër një qeverise e cila nuk i ka mbushur dy muaj.
Edhe në daljen më të fundit, me rastin e humbjes të PD-së në Korçë, në vend që të përdoret për reflektuar, duke i denoncuar natyrisht shkeljet, Lulzim Basha akuzon mafien për blerje votash. Po lind pyetja, kjo mafie për të cilën ai flet nuk lindi për 60 ditë, ajo do të duhet të jetë fuqizuar pikërisht gjatë qeverisjes 8 vjeçare të PD-së. Pastaj pretendimi që ka PD është vetëm për efekte propagande, sepse unë jam dëshmitare se, sa herë në Shqipëri ka patur zgjedhje, kemi marrë ftesa për të udhëtuar gratis me avion, si simpatizantë të PD! Këta të PS kanë financuar udhëtimin e me autobuz të studentëve, ndërsa këta të PD-së udhëtimin me avion?! Bëjini llogaritë!
Në këto pozita ndodhet Lulzim Basha. Shumë të vështira. Po të kemi parasysh të gjitha vështirësitë ku ndodhet sistemi dhe shteti ligjor, të cilit do t’i duhej një opozitë dhe një lider opozite me nivel europinist. Lulzim Basha mund të jetë i tillë. Lulzim Basha mund ta bëjë, por nuk e lejon vetë Sali Berisha dhe klanet brenda PD-së, të cilat duan ta djegin, sepse kësisoj do të vegjetojnë brenda degradimit, pa analiza, pa shkaktarë të disfatës, pa shpresa për rimëkëmbje dhe për ringjallje deri në degjenerimin e PD në një parti me katër-pesë deputetë. Nëse nuk do të ketë shkundje dhe pastrim, mos u çudisni, kjo ditë do të vijë…

Filed Under: Opinion Tagged With: Elida Buçpapaj, Klanet, Lulzim Basha, Sali berisha

Letra e nënës greke: Tiranët më vranë motrën came

November 5, 2013 by dgreca

Meditime për një letër…

Kur në gjysmën e dytë të shek. XIX, engjëlli mbrojtës i shqiptarëve Naim Frashëri, do të shkruante në gjuhën greke poemën “Dëshirë e vërtetë e shqiptarëve” dhe pak kohë para tij Rigas Ferajo, poeti i madh ëndërrimtar dhe idealist grek, do t’i këndonte miqësisë së popujve ballkanikë, jam i bindur se përveç vetëdijes së lartë qytetare dhe emancipuese që ata jepnin për kohën, bëheshin edhe zëdhënës të popujve që u përkisnin, ose më saktë, zbërthenin kodet e popujve. Sepse popujt kanë kodet e tyre të komunikimit dhe mirëkuptimit, herë të qarta e të dukshme, herë-herë të mjegullta, me simbole nga më të çuditshmet….
Ballkani ynë i vogël, ky gadishull mitik, me popuj dhe kultura magjepsëse, që prej mijëvjeçarëve vazhdon të rrezatojë jo vetëm në Europë, pjesë e së cilës është, por edhe në botë një art të papërsëritshëm, ka qenë edhe i mbushur me grindje, sherrnaja nga më absurdet, luftëra, përgjakje…
Lexoni poezinë popullore ballkanase, rapsoditë, eposin e popujve të këtij gadishulli apo letërsinë e krijuar në të dhe do të gjeni të pasqyruara dramat ballkanase në shekuj…
E megjithatë, po t’u rikthehemi kodeve të komunikimit, popujt e Ballkanit, kanë ditur që përtej acareve të politikave përçarëse, ideologjive ekstremiste nacionaliste, stinëve të shpeshta të përgjakura që kanë shoqëruar historinë e tyre, të mirëkuptohen mes tyre…. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe… Ballkanasit e sertë, por edhe të mençur, kanë ditur të japin dhe marrin mes tyre…. Një këngë, valle, melodi, befas natyrshëm kapërcente kufijtë e një fshati të humbur malor dhe qindra kilometra më në jug, veri, lindje apo perëndim, bëhej pjesë e kulturës shpirtërore të atij vendi…
Kështu ka ndodhur edhe mes shqiptarëve e grekëve, veçanërisht në zonat skajore të tyre…
Shumë vite më parë, duke ndjekur në qytetin e Durrësit shfaqjen e një grupi popullor nga Greqia fqinje, kam ndjerë emocione të papërsëritshme, kur valltarët e talentuar grekë, kërcyen mahnitshëm vallen “çamiko”, pra vallen e çamëve të Thesprotisë… Unë mbaj mend që në dasmat çame në qytetin e vogël të Rrogozhinës, këndoheshin dhe kërceheshin edhe këngë e valle popullore greke… Në një nga kasetat me këngë e valle popullore greke, që unë e dëgjoj shpesh në shtëpinë time në Tiranë, më emocionon sa herë e dëgjoj, një këngë për valltarin çam dhe trimin kundër pushtuesit turk, Osman Taka.
…. Të gjitha këto përsiatje apo meditime, më shoqërojnë sa herë që lexoj një letër që vjen përtej brigjeve të lumenjve mitikë Kalama dhe Aheron. Letra është marrë nga libri “Margariti” (Athinë 1989, f. 125), shkruar nga Tula Stefanidhu (Malakata).
Është një letër tronditëse, e shkruar me dhimbje, dashuri, patos, humanizëm… Është një letër-mesazh, më e vërtetë se e vërteta, më tragjike se tragjikja. Atje shpaloset drama e një populli, që u bë pre e nacionalizmit ekstrem, që u penalizua në masë, që nga fëmija i pafajshëm e deri tek plaku i pafuqishëm dhe i sëmurë. Tula Stefanidhu (Malakata) u flet bashkëkombësve të saj, troket në ndërgjegjen e trazuar të atyre që bënë krime monstruoze, apelon për drejtësi e humanizëm, rikujton të pafajshmen, motrën e saj çame, miqësitë e ndërprera nga dhuna mizore… Tula Stefanidhu (Malakata) të drithëron me sinqeritetin e saj dhe zërin revoltues në fund të letrës: “O Zot! Sa të tmerrshëm, sa të neveritshëm gjakatarët, tiranët, paranoitikët, që vunë popujt të vriten dhe nuk i lanë të rrojnë me dashurinë e zemrën për njëri-tjetrin!”
Popujt tanë kanë nevojë për mesazhe si ajo e znj. Stefanidhu…. Unë jam nga ata që besojnë në miqësinë njerëzore… Unë jam nga ata që adhuroj kulturën e madhe greke… Në zyrën time në Muzeun Historik Kombëtar, në tavolinën e punës, mbaj dhe e rilexoj “Antologjinë e poezisë greke”, ndërsa në bibliotekën personale shumë vepra të autorëve grekë, që nga Homeri i madh deri tek Kazanzaqi, Samaras, Ricos, Kavafis etj., etj. Unë nuk urrej. Të parët e mi, që janë lindur e rritur pranë brigjeve të lumit Kalama, më kanë folur e më flasin për miqësitë me familjet ortodokse çame, familjet greke dhe ato vllahe të Thesprotisë… Unë nuk urrej… Sepse Tula Stefanidhu (Malakata) nuk urren… Popujt kanë nevojë për zëra si ajo e znj Tula… E ardhmja u përket këtyre mesazheve. Lum ata politikanë, intelektualë apo klerikë që i kuptojnë mirë kodet që vijnë nga brigjet thesprote dhe Greqia e demokracisë dhe e kulturës… Jetojmë në një epokë globale, të lirisë, demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut, qarkullimit të lirë të njeriut, respektit reciprok… Jam i bindur se zëri i Tula Stefanidhut (Malakata) nuk është i vetëm në Greqinë fqinje. Unë nuk e njoh këtë grua e nënë. Nuk kam parë në ndonjë foto as portretin e saj.. E megjithatë jam i bindur se ndonjë ditë, po të më jepej mundësia të kapërceja lumenjtë Kalama e Aheron, të shkoja në Margëlliç (Margariti) e më tutje, në Athinë, do ta njihja atë mes mijëra grave e nënave greke. Sepse Tula Stefanidhu (Malakata) është një nënë e mirë greke e ballkanase, siç janë edhe nënat shqiptare, edhe nënat serbe, boshnjake, malazeze, maqedonase, bullgare, rumune, turke… Ne, ballkanasit, kemi nevojë për këto zëra nënash, kemi nevojë për kodet e mirëkuptimit të popujve tanë. Letra që publikojmë është një zë tjetër nga Greqia fqinje. Është zëri i një nëne, që përcjell mesazhe dashurie e miqësie, por edhe që i mallkon ata, siç shkruan ajo në fund të letrës: “O Zot! Sa të tmerrshëm, sa të neveritshëm gjakatarët, tiranët, paranoitikët që vunë popujt të vriten dhe nuk i lanë të rrojnë me dashurinë e zemrën për njëri- tjetrin”. Ky zë tronditës, mendoj se është shumë e shumë herë më i fuqishëm sesa zërat anakronikë që po dëgjojmë sot.
Dhe në fund të këtyre shënimeve, do të kisha dëshirë që, në qoftë se është gjallë, doja ta takoja këtë grua fisnike, t’i shprehja mirënjohjen për mesazhet që përcjell, t’i puthja duart në emër të mijëra e mijëra çamëve…
Dhe në qoftë se ka ndërruar jetë, do të shkoja në vendin ku prehet e qetë, për t’i vënë një tufë me manxuranë apo vasilikua nga brigjet e Thesprotisë sime. Letra që po publikojmë, është përkthyer në gjuhën shqipe nga i ndjeri Petrit Demi.
NJË LETËR
Bashkatdhetar që kthehesh nga Shqipëria! Mos ke mësuar vallë për motrën time? Si ne, çame, nga vendet tona është. Jam e pikëlluar. Asnjë nuk di pas kaq shumë vitesh që kanë kaluar.
Bashkatdhetar! Ti, që je kthyer para do kohe nga Shqipëria, mos vallë e di nëse rron ende motra ime e dashur?
Ishte truppakë, sygështenjë. E bukur. E martuar së vogli. Bijë e vetme mes katër vëllezërve. Dhe s’kishte mbushur motin që kishte lindur një vajzë. E pamësuar ishte me vështirësitë e jetës.
Të vogla, ktheheshim në ovorua dhe loznim me guralecë. Në sterenë e madhe ulnim kokat dhe thërrisnim të dëgjonim jehonën e zërave tanë.
Motmoti besimi nuk na ndante, kisha dhe xhamia na bashkonin. Një miqësi e lashtë i lidhte familjet tona.
– Ta ketë duruar rrugën e mërgimit?
– Mendoj se po, jeton – përgjigjet zemra e përmalluar. Por, vitet kalojnë pa lajme dhe gjithçka e bren dyshimi dhe ankthi.
Dhe ja, dyzet e ca vjet më pas, nga Shqipëria vjen një letër e përmortshme, bukur shkruar nga vëllai i madh.
Në fillim për të afërmit pyet: Kush rron? Kush nuk është më? Dhe në fund vijnë vuajtje pa fund:
“Sapo lamë vatrat tona, rrugës na vdiq motra jote. Ishte vetëm njëzet vjeç. Dhe nuk vonuan ta ndiqnin e bija dhe i shoqi.
Vdiq edhe i ndjeri baba me gjyshen. Të pambaruara qenë lotët e hidhërimit para se të arrinim të çlodheshim diku.” Letër e kobshme! Kaq vjet zëmërdridhur, kaq vjet dyshimet largoja.
O Zot! Sa të tmerrshëm, sa të neveritshëm gjakatarët, tiranët, paranoitikët që vunë popujt të vriten dhe nuk i lanë të rrojnë me dashurinë e zemrën për njëri-tjetrin. (Marrë nga libri i Tula Stefanidhu (Malakata): “Margariti”, Athinë, 1989, f. 125).
Shënim: Letra është përkthyer nga Petrit Demi
*Autori është historian çam (Kortezi Gazeta Shqiptare)

Filed Under: Histori Tagged With: Letra e nenes Greke, motren came, tiranet me vrane

“The Chamerian Problem”*: A Need for Knowledge and Understanding

November 5, 2013 by dgreca

By  Sami  Repishti/

Ridgefield, CT.- On November 4 and 5,  the Honorable Karolos Papoulias, President of Greece, will be visiting Tirana, the capital of the Republic of Albania. The high Greek official is viewed as one the best Greek friends of the Albanians who helped the former Communist country come out of its self-imposed isolation., according to the Greek newspaper Kathimerini. Welcoming the initiative, the Greek newspaper wrote that  “Mr. Papoulias enjoys  great influence in the Albanian public opinion”.

I am confident that Mr. Papoulias will find a warm reception in Albania and a desire to advance the existing levels of public and private relations between the two countries, Albania and Greece. One wholeheartedly wishes that his visit will fulfill the  expectations of both sides, by dispelling the clouds of harmful suspicions  and  the undesirable incredulity of the skeptics. However, the burning subject that generates these suspicions is, and remains, the unresolved “Chamerian problem”.

I leave “the political” aspect of “the problem” to the politicians,   better prepared to solve it, (or mess it up!) and concentrate on “the moral aspect”  which is at the root of the problem itself.

***

The difficulty presented in understanding the tragedy of the Chamerian people derives mainly from our inability to make people believe “the unbelievable”. The breadth and the intensity of Greek oppression, persecution and “final solution” methods are, indeed, “unbelievable”; they go beyond one’s ability to grasp their monstrosity. Therefore, they still remain unaccountable,  not thoroughly explained, as they risk to be sidestepped by the unforgiveable march of time and a humanity fatigued of the tragic events of our era.

While there is never a justification per atrocities, there is an explanation for this unfortunate phenomenon: the years of WW2 and the ensuing destruction brought upon the victimized Greek population by the “Greek Civil War” that lasted until the Summer of 1949. It was a war caused by the Communist-inspired resistance movement. The final results were more blood and tears. The normal sensitivity of the local population was numbed by the view of atrocities occurring daily. It’s in the midst of these hellish days that Moslem Chamerians, Greek citizens of Albanian nationality, were wiped out or forcefully expelled to Albania in 1944 and 1945.

The surviving Chamerian victims never recovered; the Greek perpetrators never accepted the responsibility for it, nor attempted to apologize and compensate the victims…! That’s is immoral! Today, Greek governments claim that there is no “Chamerian problem”. There are, however, tens of thousands of “spared” Christian Chamerians still living in Greece. Having been denied  all national minority rights, they are heading for a complete forced assimilation,  due mainly to the pressure exercised by the Greek Orthodox Church. To fight this unfortunate and unforgiveable state of affairs, to dispel the clouds of neglect and forgetfulness is, and should remain for us, a first priority.

From a historian’s point of view it means that we should uncover and collect all evidence available piece by piece, every document possible related to the Chamerian tragedy, interview every witness, and make them public for everyone to see. Let there be light! For the simple reasons of clarity and justification, we should include them in the context of their  days and years the tragic events took place. All this in an honest effort to bring about “the truth and only the truth”.

“Truth” brings light; light creates a new world from the existing darkness and chaos. And, in this new enlightened world good willed people, may see and judge. Even the governments oftentimes listen to the voices of reason, and engage in dialogue and conflict resolutions which eventually end up in  reconciliation.

   The spirit of reconciliation is what the victims of the Chamerian tragedy seek and hope to achieve! We must bring back friendship and cooperation!

From the human rights point of view, the Chamerian tragedy and its denial with impunity by the Greek perpetrators is what Professor Samantha Powers, formerly of Harvard University, and now the US Ambassador to the United Nations, would aptly calls “a problem from hell”. Speaking about the Bosnian tragedy (1991-95) the former US Secretary of State, Warren Christopher, explained: “It’s really a tragic problem. The hatred between the (national and religious) groups is almost unbelievable. It’s almost terrifying, and it’s centuries old. That’s really a problem from hell”.

That’s the Chamerian problem, too!    Policy makers knew about the crimes, who did them and why, and remained silent. We knew for a long time and remained silent, shameful by-standers while the atrocities were being denied. One main reason is that “our” Heads of State never saw the Chamerian tragedy as a priority problem in their political calculations; they never questioned, or accused the perpetrators, or tried  to break that silence. We, too, all of us, are guilty by association…! And today, Albania still lacks a strong and effective civil society.

The Polish lawyer Raphael Lemkin, who lost 41 members of his family during the Holocaust years, puts it: ”It’s a crime to kill a man, but it is not a crime for the oppressor to kill more than a million people. That’s inconsistent!”  In Albania, such an attitude was reinforced by the fact that in that country it was never revealed the full scale of the Communist regime’s madness –even as of this day. In Albania, people became immune to suffering, almost insensitive to blood and tear after 45 long years of a Stalinist dictatorship of the worst kind. In addition, the Communist dictator Enver Hoxha removed Chamerian refugees from their refugee camps where they were assisted by the U.N.R.R.A., dispersed them all over Albania, summarily and arbitrarily removed their Greek citizenship in 1953, thus crippling their chances to return to their homes, and after 1959 initiated a relentless persecution of their leaders, killing many of them.

When the Convention on Genocide was adopted by the UN General Assembly, on December 11, 1946, the term “genocide” was defined as “…the denial to the right of existence of entire  human groups…(which) shocks the conscience of humanity”. It was only two years after the catastrophe in Chameria. Almost nobody said a word, raised a finger, or brought the painful subject to the attention of various foreign governments, or to the United Nations. The Albanian Communist Government was shamefully involved in dispersing the Chamerian refugees all over Albania, too busy in exterminating “the enemies of the people” and obediently serving Yugoslavia’s Tito interests in the war -ravaged Greece, as well…!

Article 2 of the Convention on the Prevention and Punishment of the Crimes of Genocide (June 12,1948) defines “genocide” as “…acts committed with intent to destroy, in whole or in part, a national ethnical, racial or religious groups, as such:

(a)  killing members of the group;

(b) causing serious bodily or mental harm to members of the group;

(c) deliberately afflicting on the group conditions of life calculated to bring about, its physical destruction in whole and in part….”

These definitions apply to Chamerian tragedy that took place under extra-judicial conditions. It was the physical destruction of ALL Moslem Chamerians.

In Albania, we know the experience; we have lived it. Similar methods, but within “a simulated judicial framework” were applied by the Communist Government in Albania against some religious and opponent groups. The almost total destruction of the Albanian Catholic clergy is a blatant example of a Government’s intention to physically annihilate it. To a large extent, the nefarious phenomenon can also be applied to the frightful persecution of the nascent Albanian intellectual class educated in the Western countries, the first real hope for a democratic transformation of that  country.

Chamerians were massacred by Greek Army regulars and irregular gangs of bandits, ordinary criminals, not for what they did, or had done, but because of what “they were”, “undesirable co-nationals” “Moslem Chamerians earmarked for extinction”. (To a large extent, the same holds also true for the Macedonians of Aegeus and the Jews of Greece).

The UN Convention holds responsible governments for attacking “internal” enemies, in “peacetime or wartime”. “Genocide can never be the exclusive internal concern of any country; wherever it occurs, it must be the concern of the entire civilized world”, wrote The Washington Post of November 9,1946. Speaking before the U.S. Senate, the Hon. U.S. Senator William Proxmire solemnly declared:” Our responsibility grows awesomely with the death of each innocent human life”, and warns us :” They are the most lethal pair of foes for the human rights everywhere in the world: ignorance and indifference”(S.Powers,84).

We, Albanians, with a long history of outside occupiers and domestic  oppressors should never allow these “lethal pair of foes” grow among us! We should work, study, explain and finally demand justice “until Hell freezes over!”  and  we should make public the incredible acts of official terror in Chameria with a credible evidence! That demands commitment and hard work.

That endeavor requires a mechanism as well. As a recent  experience in New York City taught me, the opening of a dialogue between good willed elements on both sides –politicians excluded- is a first step. Two narratives, Greek and Albanian, mainly unknown by non-professionals, will introduce the subject for discussion. The contradictions, and the ensuing confrontation are unavoidable. As a matter of fact, they are welcome. Passion brings energy! Many taboos from both sides will fall, but many irrefutable facts will be accepted, explained, understood, and used to advance the cause of reconciliation. It’s a practice used in 1993, in Oslo, Norway, by the Israelis and the Palestinians with an initial success.  It’s now being used  by Turks and Armenians, and in spite of the difficulties encountered, a new atmosphere, calm and contained conversation have prevailed. Traditional enemies are now the subjects of a civilized dialogue. Yet, it will be hard to penetrate governments  circles, and we should be aware of it.

Recent events indicate that the “Chamerian problem” is beginning to emerge. In the June 2013 elections, the political party representing the Chamerians in Albania ( now over 200.000) won five seats, for the first time. Yet, it remains a problem which requires a solution before it poisons the relationship of the two ancient neighbors, Albania and Greece.

Even worse, it may poison the minds and the hearts of the new and young generations on both sides. Therefore, it’s imperative to encourage an open dialogue, away from the  hands of the politicians, and of the sensationalized mass media of both countries.——————

* I prefer the use of the term “Chamerians”,found in American diplomatic documents., rather than Chams. SR

(Note: The author is a human rights activist.)

Filed Under: Analiza Tagged With: Konwledge and, Need, The Chamerian problem, understing

“Problemi çam” kërkon njohje të mirë dhe mirëkuptim

November 5, 2013 by dgreca

Nga: Sami Repishti/

Më datë 4 dhe 5 nandor,  Sh.T. Karolos Papoulias, President i Greqisë do të vizitojë Tiranën, kryeqytet i Republikës së Shqipërisë. Zyrtari i naltë grek shikohet si njani nga miqtë ma të mirë të Shqipërisë,  njeriu që ndihmoi ish-vendin tonë komunist me dalë nga vetizolimi i vetëkrijuem, simbas gazetës greke Kathimerini. Tue përshëndetë këtë iniciativë, gazeta greke shkruen: “Z.Papoulias gëzon nji influencë në opinionin publik shqiptar”.
Kemi besim se z.Papoulias do të gjejë në Shqipëri nji pritje të ngrohtë, si dhe nji dëshirë me zgjanue edhe ma shumë kufijtë ekzistues të marrëdhanjeve publike dhe private në mes të dy vendeve fqinje, Shqipëri dhe Greqi. Na urojmë me gjithë zemër që ky besim të plotësojë dëshirat e të dy palëve dhe të shpërndajë retë e dyshimeve të damshme, dhe mosbesimit të padëshirueshëm të skeptikëve. Megjithatë, subjekti delikat që krijon dyshime ashtë dhe mbetet “problemi çamërian”, akoma i pazgjidhur (preferoj termin “çamërian” gramatikisht korrekt dhe i përdorun në dokumentet diplomatike amerikane).
Le të mbetet në duert e “politikanëve” aspekti “politik” i këtij problemi. Ata jane ma të përgatitun se ne me e zgjidhë (ose me e ngatërrue edhe ma shumë!). Ketu do të përqendrohemi në “aspektin moral”, që për ne ashtë edhe thelbi i problemit.
* * *
Vështirësia që paraqitet në kuptimin e tragjedisë së popullit të Çamërisë rrjedh, në përqindje të madhe, nga paaftësia e jonë me bindë publikun të besojë “të pabesueshmen”. Gjanësia dhe dendësia e shtypjes, persekutimeve dhe metodave të “zgjidhjes përfundimtare” greke të problemit çamërian janë në të vërtetë “të pabesueshme”; ata tejkalojnë aftësinë tonë me kuptue plotësisht monstruozitetin e tyne. Prandej, ata mbeten akoma të pashpjegueshme plotësisht, të padënueme, dhe rrezikojnë anashkalimin e tyne nga ecja e pafalshme e kohës dhe nga nji njerëzim i lodhun prej ngjarjeve tragjike të ditëve tona.
Ndërsa masakrat nuk mund të justifikohen asnji herë, megjithatë nji lloj shpjegimi mund të gjindet në fenomenin e pafat të viteve gjatë Luftës II Botërore, shkatërrimin që ata prunë në kurrizin e popullsisë së viktimizueme të Greqisë dhe nga vitet e “Luftës civile” greke që zgjatën deri në verën e vitit 1949. Kjo “luftë” u shkaktue nga “lëvizja e rezistencës” me frymëzim komunist. Rezultati përfundimtar ka qenë ma shumë gjak dhe ma shumë lot. Ndjeshmënia normale e popullsisë vendëse u lëndue nga pamja e masakrave të përditshme. Ka qenë pikërisht në mes të këtyne ngjarjeve nga Ferri që çamërianët myslimanë, qytetarë grekë me kombësi shqiptare, u spastruen fizikisht ose u përzunë barbarisht nga Greqia për në Shqipëri, sidomos në vitet 1944 dhe 1945.
Çamërianët, viktima që i shpëtuen vdekjes, nuk e morën veten asnjiherë. Kriminelët grekë nuk pranuen asnjihërë përgjegjësinë për krimet e tyne, as që kërkuen falje. E aq ma pak me shpërblye sadopak viktimet e krimeve të tyne…! Ky qëndrim ashtë imoral. Sot, qeveritë e njimbasnjishme greke deklarojnë se nuk ka “nji problem çamërian”. Megjithatë, ka akoma dhjetëra-mijëra çamërianë të krishtenë që “u kursyen” nga masakrat e që jetojnë akoma në Greqi (Censusi i vitit 1951 tregon se 22.736 persona flasin shqip si gjuhë amtare). Meqenëse të gjitha të drejtat e minoriteteve kombëtare u janë mohue, ata i janë nënshtrue procesit të dhunshëm të asimilimit të plotë, sidomos nën presionin e randë të Kishës Orthodokse Greke.
Me luftue kundër nji gjendje kaq të randë e fatkeqe të çamërianëve, me shpërnda retë e paditunisë, mospërfilljes dhe harresës që i ka mbulue ata, ashtë e duhet të jetë përparësi e jonë kryesore!
Nga pikëpamja historike, kjo kërkon nga ne të zbulojmë dhe të mbledhim të gjithë evidencën që akoma ekziston pjesë për pjesë, çdo dokument të mundshëm që ka të bajë me tragjedinë çamëriane, me intervistue çdo dëshmitar dhe me publikue të gjitha për informimin e botës së gjanë. Le të hjedhim dritë mbi ata! Vetëm për arsyen e thjeshtë të qartësisë dhe justifikimit, na duhet të përfshijmë të gjitha në kontekstin e ditëve dhe viteve, kur këta ngjarje u zhvilluen ne Greqi. E gjithë kjo, në nji përpjekje të ndershme me zbulue të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”.
“E vërteta” sjell dritë; drita krijon nji botë të re që del nga errësina dhe kaosi i mashtrimit. Dhe në këtë botë të re e të ndritun, njerëzit vullnetmirë do të shohin për vete e do të gjykojnë. Edhe vetë qeveritë shpesh herë ndigjojnë zanet e arsyes dhe ndërmarrin dialogun, marrin rrugën e zgjidhjes së konfliktit dhe eventualisht arrijnë në pajtimin e dëshiruem.
Fryma e pajtimit ashtë ajo që viktimet e tragjedisë çamëriane kërkojnë dhe shpresojnë me arrijtë. Duhet rivendosë fryma e miqësisë dhe bashkëpunimit!
Nga pikëpamja e të drejtave të njeriut, tragjedia çamëriane dhe mohimi i paturp i saj nga fajtorët ashtë ajo që profesoreshë Samantha Powers, e Universitetit Harvard, dhe sot ambasadore e SHBA në OKB, e quen “nji problem nga Ferri”. Tue folë për tragjedinë e Bosnjës (1991-95), ish-Sekretari i Shtetit, Warren Christopher, shpjegon: “Ashtë me të vërtetë nji problem tragjik. Urrejtja në mes të grupeve (kombëtare dhe fetare) ashtë pothuejse e pabesueshme. Ashtë e tmerrshme dhe e vjetër, shekullore. Ky ashtë me të vertetë nji problem nga Ferri”.
I tillë ashtë edhe “problemi çamërian”! Politikanët në fuqi i dijshin të gjitha për krimet, kush i bani ata dhe përse, por mbajtën heshtjen. Ne e dijtëm për shumë kohë dhe mbajtëm heshtjen, dëshmitarë të turpshëm, ndërsa masakrat mohoheshin vazhdimisht. Nji arsye kryesore ashtë se “udhëheqsit tonë” nuk e shikuen asnjiherë tragjedinë çamëriane si nji përparësi politike në llogaritjet e tyne; ata nuk e shtruen problemin, nuk akuzuen fajtorët, nuk u përpoqën me thye heshtjen. Edhe ne, të gjithë ne, jemi fajtorë për mosveprim…! Akoma sot, Shqipëria nuk ka nji shoqëri civile të fortë dhe efektive për veprim!
Avokati jahudi, Raphael Lemkin, i cili kishte humbë 41 anëtarë të familjes gjatë viteve të Holokaustit, shkruen: “Ashtë krim të vrasësh nji njeri; por nuk ashtë krim kur nji shtypës vret nji milion njerëz. Kjo nuk i qëndron logjikës”. Në Shqipëri, nji qëndrim i këtillë ashtë përforcue fatkeqësisht edhe nga fakti se në vendin tonë nuk u publikue asnjiherë madhësia e plotë e marrëzisë së regjimit komunist – as edhe kësaj dite. Në Shqipëri, nga vitet e gjata të diktaturës staliniste në formën e saj ma të shëmtueme, populli u ba “lëkurë-trash” nga vuejtjet e mëdha që pësoi, pothuejse i pandjeshëm para gjakut e para lotëve mbas 45 viteve diktaturë. Për ma tepër, satrapi aziatik nxori çamërianët nga kampet e refugjatëve për të cilat kujdesohej organizata UNRRA, i shpërndau në të katër kandet e Shqipërisë, kolektivisht dhe arbitrarisht u hoqi atyne nënshtetësinë greke në vitin 1953, tue shkatërrue kështu shanset e kthimit në votrat e tyne stërgjyshore dhe mbas vitit 1959 filloi nji persekutim të pamëshirshëm të udhëheqësve të tyne dhe vrau mjaft nga ata.
Kur “Konventa për Gjenocidin” u adoptue nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 11 dhjetor 1946, shprehja “gjenocid” u përcaktue si “…mohimi i së drejtës së jetës për të gjithë pjesëtarët e nji grupi njerëzor…(që)…trondite ndërgjegjën e njerëzimit”. Vetëm dy vjet kishin kalue nga dita e katastrofës në Çamëri. Pothuejse askush nuk e tha nji fjalë, ngreu nji gisht, ose paraqiti këtë subjekt të dhimbshëm para qeverive të hueja, ose para OKB-së. Qeveria komuniste e Shqipërisë, në mënyrë të paturpshme ishte shumë e zanë me shpërndamjen e çamërianëve anekand vendit tonë, shumë e zanë me shfarosjen e “armiqve të popullit”, dhe shumë e zanë tue shërbye në mënyrë servile interesat e Jugosllavisë së Titos në nderhymjen e tij në Greqinë e shkatërrueme nga lufta, gjithashtu.
Neni 2 i Konventës për Pengimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit (12 qershor  1948) përcakton termin “gjenocid” si “…akte të kryeme me qëllim shkatërrimi, tanësisht ose pjesërisht, të grupeve kombëtare etnike, racore ose fetare, siç janë
(a) vrasja e anëtarëve të grupit;
(b)damtime serioze të trupit ose të mendjes së anëtarëve të grupit; dhe
(c)me shkaktue, me qëllim, për grupin kondita qe damtojnë jetën e grupit, të llogarituna me sjellë asgjasimin e tij fizik, tanësisht ose pjesërisht…”
Të gjitha këto përcaktime i plotëson tragjedia çamëriane që u zhvillue në kondita ekstrajudiciare. Qëllimi? Shkatërrimi fizik –asgjasimi- i të gjithë popullsisë myslimane të Çamërisë.
Në Shqipëri, na jemi familjarë me këtë përvojë, sepse e kemi përjetue atë. Metoda të ngjashme, por mbrenda “nji kuadri falso gjyqësor” u aplikuen nga qeveria komuniste kundër disa grupeve fetare e kundërshtare politike të regjimit shtypës.
Shkatërrimi pothuejse i plotë i klerit katolik shqiptar ashtë nji shembull i pashembullt i pikësynimeve të nji qeverie me asgjasue fizikisht këtë grup. Në nji përqindje të madhe, ky fenomen i mbrapshtë u zbatue edhe me persekutimin e frikshëm të klasës së posalindun të intelektualëve shqiptarë të arsimuem në botën e Europës Perëndimore, kjo shpresë e parë dhe e vërtetë për transformimin demokratik të vendit tonë.
Çamërianët u masakruen nga forca të rregullta ushtarake greke, si dhe nga çeta të parregullta banditësh, kriminelë ordinerë, jo për atë “që kishin ba”, por për atë “qe ishin” “bashkekombas të padëshirueshëm” “çamërianë myslimanë të dënuem me zhdukje” (Në nji fare mase, kjo ashtë e vërtetë dhe për maqedonasit e Egjeut dhe jahudijtë e Greqisë).
Konventa e OKB-së quen përgjegjës qeveritë që sulmojnë anmiqt e “mbrendshëm” në “kohë paqe e në kohë lufte”. “Gjenocidi nuk mund të jetë kurr nji çështje e mbrendshme e cilitdo vend qoftë”, shkruente “The Washington Post” më datë 9 nandor 1946. Tue fole para Senatit te SHBA-së, senatori William Proxmire deklaroi solemnisht: “Përgjegjsia e jonë rritet pa masë me humbjen e jetës njerëzore të secilit”. Dhe na lajmëron: “Injoranca e mospërfillja janë dy nga anmiqt ma vdeksorë për të drejtat e njeriut, kudo qoftë në botë”. (S.Powers, ‘81).
Na, shqiptarët, me nji histori të gjatë pushtimesh nga jashtë dhe shtypjesh nga regjimet e mbrendshme, nuk duhet kurrë të lejojmë që “injoranca dhe mospërfillja” të rriten në mes nesh. Na duhet të punojmë, të studjojmë, të shpjegojmë dhe përfundimisht të kërkojmë drejtësi “deri sa edhe Ferri të bahet akull”, si thonë amerikanët; Na duhet të publikojmë të gjitha aktet e pabesueshme të terrorit zyrtar në Çamëri me evidencë të besueshme. Kjo kërkon angazhim dhe punë e përsëri punë!
Nji ndërmarrje e këtillë kërkon edhe nji mekanizëm, gjithashtu. Ashtu si mësova nga nji përvojë këto ditët e fundit në New York City, hapi i parë për zgjidhjen e nji problemi ashtë fillimi i nji dialogu në mes elementesh vullnetmira nga të dy palët. “Politikanet dhe masmedia” nuk janë të mirëseardhun. Në rastin e Çamërisë, pjesëmarrësit shqiptarë e grekë paraqesin narrativën e tyne si subjekt për diskutim. Kontradiktat dhe ndoshta edhe konfrontimet janë të paevitueshme. Përkundrazi, ata janë të mirë-se-ardhuna. Pasioni sjell energji. Disa nga tabutë, nga të dy anët rrëzohen, por mjaft fakte të pakundërshtueshme do të pranohen, shpjegohen, kuptohen dhe shërbejnë për nji pajtim mendimesh. Kjo ashtë nji praktikë që u ndoq në 1993 në Oslo, Norvegji, nga dy ekipe izraelite dhe palestineze, me nji sukses fillestar. Tani, nji praktikë e këtillë po ndiqet nga dy ekipe, turke dhe armene. Me gjithë pengesat e mëdha, bisedimet bahen të qeta dhe në frymë ndërtuese. Dy anmiq tradicionalë janë bashkëbisedues në nji dialog të qytetnuem. Megjithatë, duhet të jemi të kujdesshëm: qarqet qeveritare janë të vështira në mirëkuptim.
Ngjarjet e fundit tregojnë se “problemi çamërian” ka fillue të ngrihet. Në zgjedhjet e qershorit 2013, në Shqipëri, partitë politike që përfaqësojnë interesa të çamërianëve në vend (sot ma shumë se 200.000), kanë fitue, për të parën herë, 5 vende në Parlamentin shqiptar. Përsëri, “problemi” mbetet akoma dhe kërkon nji zgjidhje para se të helmojë marrëdhanjet në mes të dy fqinjëve shekullorë, Shqipëri e Greqi.
Akoma ma keq: ai mund të helmojë mendjet dhe zemrat e brezenive të reja të të dy vendeve. Prandej ashtë imperativ inkurajimi i nji dialogu, larg nga duert e “politikës dhe të “mediave sensacionale” të dy vendeve.
*Autori ashtë aktivist për të drejtat e njeriut

Filed Under: Analiza Tagged With: njohje dhe mirekuptim, Problemi cam, Prof. Sami Repishti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5093
  • 5094
  • 5095
  • 5096
  • 5097
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT