• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një ftesë për larg

October 8, 2013 by dgreca

Tregim nga Fation PAJA/

1.

Ishte mesditë dhjetori. Një kohë e kthjellë me erë të forte, që s’të linte të shkoje rrugëve i shkujdesur si zakonisht. Era e kishte ftohur mjaft atmosferën. Vitet e fundit ndodhte shpesh që pas saj të fillonte shiu. Në repartin “N” efektivi i kuadrove ndodhej në sallën e mbledhjeve. Bekim Lira, komandanti i njësisë, po drejtonte një analizë pune me shtabin. Ai po referonte me ton të prerë dhe herë pas here hidhte vështrimin nga kolegët. Ishte rreth të dyzetepestave, trup imët, me flokët të rëna mbi ballë dhe të prera shkurt. Në shoqëri reflektonte kulturë të gjerë dhe urtësi në mendime. Ngaqë vuante prej diabetit, shpesh gjatë ligjërimit bënte pauza të shkurtëra për të njomur buzët. Gjatë fjalës së tij mbisundonte një heshtje e plotë në sallë. Befas u ndjenë disa të trokitura në derë. Të gjithë kthyen kokën pas si me komandë.

-Hyrë! -ndërpreu fjalën Bekimi. Në njësi të gjithë ia njihnin “zakonin”, në mbledhje nuk dëshironte ta ndërsnin qoftë me telefona, qoftë dhe me të trokitur në derë. Me butësinë, sikur të hynte prindi në dhomën e motakut në gjumë, hapi derën Asimi, oficeri i shërbimit në shtab. Ata ishin të një moshe e së bashku kishin qenë në shkollat ushtarake. Dhe ja, pas plot dhjetë vjetësh janë përsëri bashkë.

-Më falni, zoti komandant, -mundi të bëlbëzojë Asimi dhe sakaq i bëri shenjë t’i afrohej.

Bekimi uli syzet, të cilat i përdorte për të lexuar e shkruar, i vendosi mbi tavolinë dhe paksa i mvrenjtur në fytyrë iu afrua.

-Hë, more Asim, ç’është?! -e pyeti duke mbyllur derën pas vehtes.

-Po ja, e kam pak të… -s’po përqëndrohej e kthjellohej para shokut të tij të rinisë.

-Nxirre të shkretën, ç’ka ndodhur?! -s’iu durua Bahriut. Nga mënyra si erdhi dhe si po i ngatërroheshin fjalët nëpër buzë, ndjeu se diçka e rrëndë mund të ketë ndodhur. “Jo Asim, vetëm për vrasje nuk dua të më thuash tani?!” Me vështrimin e ngulttë në fytyrën e përskuqur të vartësit kërkoi të mësonte sa më shpejt ç’kishte ndodhur.

-Po ja o komandant, -mori frymë thellë e pa e zgjatur hyri drejt e në temë, -duhet ta lini mbledhjen… Më morën nga spitali për…

-Kush ishte?! Kur kështu?! Për mua?! -ngriti në çast një mori pyetjesh gjithë ankth e për t’u siguruar se Asimi erdhi për të shtoi, -Mos është Monda! Hë-fol?! -fytyra i morri tjetër ngjyrë.

-Jo Bekim, jo. -uli sytë Asimi. Ai mezi po përballej me një fakt të tillë aq prekës. S’i bënte zemra të nxirrte atë fjalë nga goja. Por ja që duhej të mblidhte jo vetëm vehten e tij, por t’i jepte kurajo dhe eprorit. -Është Stiljana! -mërmëriti gati në humbje të zërit.

-Ssssi, si the?! Mos nuk e dëgjove mirë, o Asim? -e trembi jashtë mase pëshpëritja e emrit të vajzës së vogël nëntë-vjeçare. -Mbrëmë gjithë natën kisha Mondën sëmurë, e di ti vëlla, nga ai i shkretë tension. Ç’ne vajza?! Vërtetë?! -humbi në vetvete ai.

-Stiljana, po-po. Nga spitali na mori mësuese Zana. -ai bëri një fraksion të sekondës një pauzë të shkurtër dhe i spjegoi shokut mbi gjendjen e rrëndë të të bijës gjatë mësimit. -E ka sjellë menjëherë në urgjencë.

-Siii?! -nuk po u besonte veshëve nga ç’po dëgjonte gjithë këtë gjëmë thuajse brenda një minuti pas derës së sallës së mbledhjeve. Në moment iu errën sytë. Një ngërç iu mblodh në fyt dhe gati sa nuk ra në dysheme. U mbajt fortnë krahun e shokut. Për t’ia lehtësuar paksa barrën e rrëndë atë çast Asimi, tashmë si vëllai vëllait i flet me zë të ulët:

-Koha nuk pret. -e shtrëngoi në krah shokun për ta shkundur nga ajo mpakje që e kishte pushtuar. -Të lutem shpejto. Makina po ju pret poshtë. -porositi e shkoi në zyrën e shërbimit.

Bekimi s’kish ç’të priste më, u mbush me frymë e hyri brenda. Në fytyrën e tij shprehej qartë që diçka e rëndësishme kishte ndodhur. Mori syzet dhe iu afrua shefit të shtabit.

-Vazhdoni ju Bardhi. Duhet të shkoj urgjent në spital, -buza nisi t’i dridhej, -kam vajzën në… -ngriti dorën, i përshëndeti dhe me hapa të shpejtë doli.

Gazi “69-të” kapërceu gjithë zhurmë postbllokun e repartit duke lënë pas një re pluhuri që e shoqëroi gjatë gjithë luginës derisa hyri në rrugën nacionale. Vetë Bekimi e dinte si e bëri atë udhëtim deri në spital. I gozhduar në sendile dhe me duar të kryqëzuara në gjoks mundohej të përmbahej. Gati po i dilte zemra nga të rrahurat e shpeshta të zemrës. Brenda pak minutash ishte kthyer në njeri i heshtur, i demoralizuar. Pinte cigaret njera pas tjetrës pa shkëmbyer asnjë fjalë me mikun e tij. U përmend kur frenoi makina.

-Maksi, shko ti, nuk i dihet sa do zgjasë puna ime! –përshëndeti shoferin dhe me hapa të nxituara iu drejtua dhomës së urgjencës.

Një prej infermjereve e shoqëroi në katin e dytë, ku nuk kishte as gjysmë ore që e kishin sjellë në dhomën me numrin “6” –të vajzën. Në shtratin pranë dritares, vuri re Mondën, të shoqen, bërë thuajse njësh me të bijën. Stiljana, dhe në atë gjendje “koma” siç ndodhej, dukej si një engjëll. Pasi u njoh nga e shoqja me gjithshka rreth sëmundjes, vështroi për disa sekonda portretin e saj. Nuk i lëvizte asnjë nerv. Nën efektin e qetësuesve ajo kishte rënë në një gjumë të thellë. Mondës iu kyç goja. Në gjoksin e tij kishte mundur të shpërthejë në dënesje dhe kishte bëlbëzuar vetëm “Po na ikën vajza…?!” Menjëherë pas saj ishte platitur mbi shtrat. Ai shkoi pranë dritares dhe me cigaren e pandezur ndër gishtërinj u mbështet në parmak dhe treti vështrimin nga perëndimi i qytetit. Tek po mendonte për hallin që e kishte zënë, në dhomë hyri infermjerja e turnit, Merita, e cila pyeti për prindërit e Stiljanës. Monda, sikur të zgjohej prej një ëndre, brofi menjëherë në këmbë dhe njëkohësisht iu afrua.

-Unë… neve jemi, -ktheu kokën nga i shoqi, -si… -deshi ato çaste të mësonte diçka rreth gjendjes së të bijës.

Merita, gojëkyçur në raste të tilla, u buzëqeshi dhe i ra shkurt.

-Ju kërkon doktor Vehipi në dhomën e mjekëve. -instiktivisht shkoi pranë dritares e uli perden të mos i binin në sy rrezet e diellit vajzës, -Më ndiqni, ju lutem! –u foli dhe i priu duke ecur pa shtuar asnjë fjalë tjetër në koridorin e boshatisur të katit. Trokiti në derë dhe priti një moment. Ishin sekonda torture për të dy palët. Nga njera anë Merita, e emocionuar për atë që i priste prindërit e vajzës, nga ana tjetër tejet të tensionuar dhe të befasuar Bekimi me të shoqen për fatin e së bijës, të cilët të heshtur po shkonin të mësonin të vërtetën.

Në dhomën e mjekëve, doktori, një mesoburrë thatim, me pak thinja përqark veshëve e me gropëzat e syve të thella, u ngrit zhurmshëm nga karrigia, la syzet mbi tavolinë dhe me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë duke u prezantuar me ta u bëri shenjë të uleshin.

-Merita, -iu drejtua asistenses, -të lutem mos lejo të na shqetësojë njeri! –priti sa ajo doli jashtë, bëri disa hapa në dhomë dhe u kthye nga të sapoardhurit. Prej mëse dy vjetësh ishte shef i pavionit të neurologjisë, doktori për të fituar disa sekonda kohë të përmblidhte mendimet, futi dorën në xhepin e përparëses së bardhë e nxorri paketën “Slims” dhe çakmakun.

-Të më falni, bashkë s’na ka rënë rasti të njihemi, -hapi bisedën duke i zgjatur të merrte një. Si e ndezën, tymosi paksa gjatë duke ecur nëpër dhomë i heshtur, mori frymë e shtoi, -Zoti Bekim, -zëri po e tradhëtonte para miqve, -e vizituam gjatë bijën Tuaj, -dhoma iu zvogëlua ndër sytë e lodhur nga vizitat e ditës. Veç detyrës si mjek atij i duhej t’u fliste edhe si prind, por edhe si vëlla, pasi ishin gati të një moshe bashkë. -pa dashur t’u rrëndoj para kohe mendoj se kemi të bëjmë me një rast të rrallë të shfaqur në një moshë të tillë. -Vendosi grafinë e sapo dalë në dritë dhe e vështroi gjatë. -Në gjuhën e përditëshme jemi mësuar ta shqiptojmë si një paralizë, por në vetvete kemi të bëjmë me diçka më shumë se aq. Këtu me aparaturën që disponojmë, nuk mund të ndërhyjmë a të bëjmë eksperimente. Megjithatë ky nuk është konstatimi përfundimtar. –lëvizi karrigen dhe u ul karshi tyre.

Bekimit në moment i bie nga gishtërinjtë cigarja. Rajmondës, e cila mezi kishte shkuar në punë e ende s’e kishte marrë vehten nga sëmundja e saj, i iku gjaku nga fytyra, por s’reagoi.

-Vajza është tepër e njomë. -përqëndroi qetësisht vështrimin dr. Vehipi në sytë e lagësht të tyre. -Nga analizat paraprake që i bëmë si edhe nga kjo grafi rezulton se ka shumë mundësi të mos i funksionojnë si duhet damarët e gjymtyrëve të poshtme. -heshti për një farë kohe. U ngrit e pasi eci nëpër dhomë duke thithur cigaren vazhdoi sqarimin e tij, -Në sistemin qendror nervor një nerv ka mundësi t’i jetë dëmtuar. Ky është vetëm një obsion i imi tani, nga çpo vërejmë këtu, -ktheu kokën tek grafia e ndirçuar në mur. -Por është ende herët për të dalë në një përfundim të tillë. –u mundua të tregohet sa më i qartë me ta. -Na duhet të bëjmë akoma dhe disa analiza të tjera specifike, prej të cilave do dalim në një konkluzion. Gjithashtu po u them se sapo mbarova bisedën në telefon me Pr. Yllin në Tiranë. E njoha me problemin dhe e lame të zhvillojmë disa konsulta me të. Kjo do t’i marrë pak kohë Stljanës së vogël.

-Ju mendoni se…

-Sikundër u thashë pak më parë, -ndërhyri doktori tepër i qetë, -Ne dhe Ju duhet të ndihmojmë vajzën ta përballojë me pak durim këtë situatë. Pak kurajo dhe shpresë besoj duhet të bëjmë për hir të saj, apo jo?

-Ju faleminderit doktor. -disa pika lotë i shkanë nga sytë Bahriut duke u ngritur. Nuk e prisnin një përfundim të tillë për të bijën. Po ja, sëmundjet nuk pyesin kur vijnë në organizëm, ashtu sikundër nuk mbajnë rradhë moshe. E ndjeu se Monda po lëkundej, e kapi nga krahu dhe duke u sforcuar që në sy të tjetrit të mos e jepnin vehten, qëndruan para tij pa lëvizur. S’ishte e pakët ajo që po dëgjonin.

Doktori, me urtësi dhe falë experiencës së gjatë, u dha disa porosi të nevojshme për përballimin e situatës së krijuar, i shoqëroi deri pranë dhomës ku ndodhej e bija e pasi u nda me ta, vazhdoi vizitat ne dhomat e tjera.

Nga dritarja hapur gati përgjysmë hyri një fllad i lehtë duke freskuar mjaft dhomën. Po afronte ora tre e pasdites. Bekimi ndjeu pranë krahun e të shoqes, një krah të rrëndë, në mbajtje të ekuilibrit. Pa u kthyer nga ajo e ndihmoi të ulej në fund të shtratit të të bijës. Për një moment as vetë s’e kuptoi si i shkanë nga sytë dy pikëza loti dhe i mbetën nën qerpik, si dy sumbulla të ujshme jashtë diktatit të qendrës së rrëndesës. Ai kurrë në jetën e tij, megjithëse kishin ndodhur disa vdekje në familje, nuk kishte derdhur lotë. Po ja, qenka e thënë që vjen një ditë dhe burri u dorëzokërka. Vallë këtu fillon ç’burrëria tek njeriu? Kur bëhet fjalë për fëminë, aq më shumë për moshën aq të njomë, as që mund të mendohet si i tillë. Përkundrazi, e ndihmon në çlirimin nga mpirja totale që e pushton ato momente. E përgatit për sfida të mëdha. E bën më të prekshëm ndaj realitetit që rrethon. Ata lotë i dukeshin sikur po e shpinin në një buzë gremine, ku vetëm një prekje, a ndoshta një thirrmë e së bijës aq fare pranë, do ta zhysnin thellë e më thellë honeve të harresës. “Babi erdhe, -iu bë se dëgjoi zërin e hollë të së bijës, -m’i jep kapelen dhe xhaketën t’i var në varëse! Tani jam e rritur, vetë më ke thënë që pas mësimeve të bëj edhe punë shtëpie për të ndihmuar mamin. Apo s’është kështu?!… –mbylli sytë. Instiktivisht u kthye nga shtrati ku dergjej e bija. Nuk donte të largohej nga ëndra. -Ah shejtane, avash se më njome faqet nga të puthurat! Lermë tani, jam i lodhur sot. Bëmë një kafe t’më qetësosh….!” –kur hapi sytë ç’të shihte, nga vijëzat e lotëve të shkarë Stiljanës i ishte njomur jastëku. Vuri duart në supet e rënë të së shoqes dhe në moment iu bë një lëmsh në fyt, iu bë të vinte kujën. Shtrëngoi nofullat ta përballonte situatën e me shami fshiu dy pikëzat e lotëve të shfaqej para vajzës ai baba që ajo njihte. “Bekim, mbahu o burrë i dhéut! Nuk je i pari?! -iu drejtua vehtes nën zë. –Në vend t’i japësh forca të qetësosh Mondën e pamundur dhe çupën ti vete e dorëzohesh…! Çfarë ndodhi s’kthehet më, tani të përballojmë çdo na dalë përpara…!” Monda e ulur pranë kokës së të bijës kishte harruar dhimbjen dhe pagjumësinë e saj. E përqëndruar në fytyrën njomëzake të vajzës me kujdes i përkëdhelte dorën e shtrirë nën efektin e serumit.

-Monda, -iu afrua Bekimi të shoqes. Ndihej tepër i lodhur -po shkoj të marr diçka për të ngrënë. Të të sjell dhe ty?

-Jo, s’dua gjë… vetëm një ujë po munde. Nuk e di, pse po më thahen buzët. Mos u vono, mbase përmendet Jana. -lëvizi kokën dhe paksa e hutuar e shoqëroi të shoqin derisa doli.

Brenda disa minutave kishte ndryshuar koha. Në qiellin e murrmë retë e ngarkuara po zbraznin një shi të imët dhe me erë të lehtë. Monda ndjeu lagështi në dhomë. U ngrit të mbyllte dritaren e hapur. Në xhamat e saj trokëllinin pikat e shiut nën një ritmikë lodhëse. Poshtë dalloi siluetën e të shoqit duke nxituar për në kafenenë përballë portës kryesore. Me vështrimin nga ai në çast mendja i shkoi tek Agroni, djali i saj i vogël. Po afronte ora e mbarimit të mësimit për të. Me pëllëmbë fshiu xhamin e veshur nga fryma e saj. Kur i shoqi kapërceu portën u kthye dhe u ul përsëri pranë së bijës. Dhe pse kishte porositur Tritanin, djalin e madh, të merrte vëllanë, atë s’e mbante vendi. Instiktivisht dalloi të shkiste nga sytë e Stiljanës një rrëkezë loti, e njëherësh një dridhje e lehtë e gishtërinjve të dorës. Monda iu afrua edhe më pranë.

-Babi… mami kuuu jaaam? -puliti sytë dy-tri herë dhe zgjati dorën e djathtë në ajër. Nuk kishte asnjë pikë fuqie ta mbante lart, e lodhur i ra mbi batanije. Mërmëriti disa fjalë turbullt e u zhyt sërisht në përgjumje.

Mondën kjo mërmëritje e trembi. Ngriti kokën, u shkund nga përgjumja, e gati sa s’iu hodh mbi shtrat të bijës. Gjithshka përreth iu mjegullua në çast. I mori pëllëmbët në faqet e saj dhe tek po e përkëdhelte i pëshpëriti me zë të ngrohtë.

-Këtu jemi Jana! Hapi sytë shpirti i mamit! Babi është poshtë e vjen tani… -s’mundi të frenohej, ia dha të qarit nën zë.

Vajza lëvizi pak kokën, dhe si të kuptonte gjithshka po ndodhte me të hapi sytë. Po përmendej. Nëpër mjegull nisi të shihte një siluetë gruaje pas shpinës së të ëmës. I buzëqeshi një moment. Iu duk se kishte përballë mësuesen.

-Më… më fal që të mundova… le klassss… unë… -nuk mbaroi dot mendimin që kishte, nisi të lotojë me zë. Mondës gati i ra të fiktë nga ç’po shihte. Me shumë mundim u përqëndrua në sytë e vajzës. Kërkoi të ndërhynte, por në moment ndërhyri infermjere Aida duke e mbajtur nga shpatullat. Ajo sapo kishte nisur turnin e dytë dhe kishte marrë porosi të qëndronte pranë Stiljanës për disa orë.

-Zemër jam mami, hapi sytë! -s’pushoi së puthuri fytyrën e vajzës Monda. Nuk shihte dot të bijën tek stërmundohej.

Nuk vonoi dhe në dhomë hyri Bekimi. Nga shiu i imët rrugës nuk e ndjeu si supet dhe kapelen ushtarake i kishte të lagura. U përshëndet me dr. Kriston, gjinekologun e vjetër të spitalit e ngjiti shkallët me shpejtësi. I zgjati së shoqes shishen e ujit. Ajo e ftoi t’i qëndronte pranë.

-Symbyllur të kërkoi ty pak çaste më parë, -foli me zë të ulët ajo. –pastaj seç’ foli nëpër  dhëmbë për mësuesen…

-Po vjen në vehte. –u mundua ta qetësojë ai. –Nën efektin e qetësuesve ndodh që edhe të flasë. U përkul dhe i bindur se ishte koha për të reaguar i flet pranë veshit të bijës. -Jana, jam babi. Hapi sytë! –me ngadalë iu afrua dhe i puthi ballin. –Shpirti i babit, jemi këtu me ty. Si je?!

Vajza njohu zërin e tij. Hapi sytë dhe filloi të lëvizë gishtërinjtë e duarve futur në pëllëmbët e së ëmës. Vetiu nisi të dënesë. Një gulsh iu formua në brendësi të fytit e s’e la të shprehte qoftë dhe një fjalë të vetme. Ato çaste nuk po kuptohej të kujt ishin ata lotë, të Bahriut që kishte pushtuar tashmë faqen e së bijës, apo të Janës që po stërmundohej të fliste. Ishte Monda ajo që reagoi pas atyre lëvizjeve. Largoi të shoqin paksa dhe i tregoi duart.

-Babi…ti po qan?! -psherëtiu e trembur Jana. –Më merrni në shtëpi. Mos më lini vetëm këtu! -me vështrimin nga e ëma tentoi të ngrinte trupin, -Mami, oh! -por një therrje diku në fund të barkut s’e la të vazhdonte më tej, u shemb e platitur mbi shtrat. Ishte e pamundur të ngrihej. Bëri një sforco të dytë, por edhe kësaj here pa rezultat. Nisi të lotojë.

Gjthshka dukej se po shkonte ashtu si u kishte thënë doktori pak minuta më parë. Ata, burrë e grua, u panë sy më sy. Sëmundja e së bijës u shfaq aq e mënjëherëshme sa s’mund të besohej. Kthyen kokën nga vajza. “Duhet bërë një përpjekje! -thoshin sytë e Bahriut. -S’mundem!” -gjegjën të sajat. Për të vërtetuar plotësisht mendimin e doktorit ai së bashku me Mondën e ngritën nga shtrati të mund të vinte këmbët në tokë. Por jo, ajo s’mund të kryente asnjë veprim.

-Jana shpirt, -vendosi t’i fliste hapur së bijës Bahriu, pasi e rregulluan në shtrat, -xhaxhi doktori na këshilloi të qëndrosh disa ditë këtu. Do të bëjnë disa analiza për të përcaktuar kurën që do të marrësh. Ti mos u mërzit, ne këtu do të jemi vazhdimisht. -puthi të bijën në ballë e pasi u përtyp me vështirësi duke i folur me zë paksa të ulët shtoi, -çdo ditë unë ose mami do të jemi me ty. Hë si thua?

-Po vëllezërit do m’i sillni?

-Patjetër, zemër! -Monda kishte sjellë nga shtëpia arushin e saj të madh me të cilin flinte natën. -u ngrit shkoi në raftin e madh pas shpinës së saj dhe ia solli në shtrat. -Tani si thua Jana, ta lejojmë babin të shkojë t’u gatuaj djemve? Ata duan njeri pranë!

-Mirë, shko babi. -psherëtiu vajza dhe zgjati duart drejt fytyrës së tij. E puthi forttre herë në ballë e faqe. -Dy janë për ata, e treta është për ty! Ju dua shumë! -qeshi vajza dhe përshëndeti me dorë teksa po shkonte.

 

2.
Ora po shkonte shtatë e mbrëmjes. Autoambulanca e spitalit pas atij udhëtimi të gjatë u ndal para hyrjes ku banonte familja e Bekimit. Dr. Vehipi me Stiljanën e vogël bënë në Tiranë konsultën e fundit me Pr. Yllin, dhe tani po e shpinin në shtëpi. Pas tre muajve në spital ku iu nënshtrua një sërë analizash ajo do të qëndronte në shtëpi për të zhvilluar një terapi progresive sipas porosive të dhëna nga Profesor Ylli. Dy infermjeret dhe Monda vendosën në shtratin e saj  Stiljanën e të shoqëruar nga Bekimi dolën. Pra për vajzën e vogël e vetmja shpresë e mbetur për një përmirësim të mundshëm ishte mundësia e dërgimit për kurim jashtë shtetit. Gjatë kohës së qëndrimit në spital ajo mundi të përmirësohej pak. Gjithsesi për shëbime të tjera i duhej ndihma e një personi tjetër. Kjo ua vështirësoi punët si Bekimit, ashtu edhe Mondës.

Kishte kaluar një javë torturuese për familjen Lira. Gjithë ankth kishin pritur përgjigjen e konsulencës së Tiranës me Profesorin. Kishte ndodhur ajo që kishte konstatuar dr. Vehipi. Pasi rregulluan të bijën në dhomën e saj dhe u shtruan darkën djemve, ata të lodhur u ulën në divan të qetësoheshin për disa minuta. Megjithëse ishte pak vonë i pihej një kafe. Pas bukës djemtë i përqafuan si çdo mbrëmje dhe u nisën për në dhomën e tyre. Rruga e gjatë, ankthi i rezultatit të konsultës dhe sëmundja e së bijës s’mund të mos linin gjurmë në brendësi të shpirtit të tij.

-Tritan, na bëj një kafe, e kam kokën plumb të rrëndë! -iu drejtua të birit para se të dilte nga dhoma e ndenjies. Në moment ktheu kokën të pyeste Mondën në dëshironte edhe ajo, por sa hap e mbyll sytë, asaj iu var koka, sikur ta kishte goditur njeri me ndonjë gjë të fortë nga pas. Ishte gati të binte në dysheme. -Monda?! -thirri me zë të lartë dhe thuajse me një hap galopand iu gjend pranë. E tërhoqi pranë vehtes. -Tritan eja shpejt, merr kafenë dhe trinitrinat tek sirtari! Hë bir, luaji pak këmbët! I gjete? –ndërkohë nisi t’ia vrasë paksa damarët për ta sjellë në vehte. I dha menjëherë kokrën dhe e shtriu ashtu siç ishte. Vetë mori një karrige dhe iu ul pranë kokës. Djali, i vogël edhe ai, ndodhej klasën e tetë, i përgatiti të atit kafenë, i uli zërin televizorit dhe si çdo mbrëmje hyri në dhomën e motrës. Së bashku me Agronin do t’i rrinin pranë t’ia plotësonin kërkesat derisa ta zinte gjumi. Ai ishte i vogël për t’u marrë me punët e shtëpisë, po ja që situata nuk priste. “Po ç’është kjo hata, xhanëm?! -pëshpëriti me zë Bekimi pasi i biri i solli kafenë. Mori pëllëmbën e saj në të tijat dhe duke e përkëdhelur nën zë shau fatin e keq që i kish zënë. -Pse po më ndëshkon kaq rrëndë?! Oh, më mirë merrni hak tek unë në kam bërë ndonjë faj diku, jo tek ime-bijë aq e vogël e tek Monda!” -Ngriti sytë lart në tavan, dhe, si për të kërkuar diçka të munguar, ndoshta për herë të parë në jetën e tij, në heshtje e nën zë iu lut “Zotit” atje lart. Iu lut për vështirësitë që po kalonin. Mes gishtërinjve dalloi bulëza djerse në ballin e së shoqes. I mbështeti me kujdes kokën në jastekun e divanit, u ngrit e shkoi në kuzhinë, mori një pecetë dhe si ia fshiu ngadalë priti reagimin e saj.

Nata pa hënë mezi po shtyhej. Të gjithë kishin rënë për të fjetur. Bekimi pranë të shoqes shkonte në mendje situatën e ndërlikuar që ishte krijuar kohët e fundit. Veç gjendjes së vështirë në familje ai po përjetonte dhe një tjetër gjendje gati po aq të komplikuar. Situata në ushtri, me fillimin e pluralizmit politik, po bëhej gjithnjë e më e acaruar. Filluan reformat e para. Shumë shpejt do të reduktoheshin strukturat, për pasojë do të kishte shkurtime. Ai ndodhej vërtetë në një gjendje të vështirë. Nuk dinte si ta kalonte këtë gjendje. U ngrit dhe shkoi pranë dritares. Sa e sa netë e kishte gdhirë pranë të shoqes së sëmurë, megjithatë si këto netë dimri, s’e kish ndjerë vehten më ngushtë. “Monda, -nisi të mendojë teksa shiu i imët binte mbi trotuarin para pallatit me ritmin e tij të zakonshëm, -si do t’ia bëjmë zemër me hallet që s’po na ndahen?! Njeri tonin të na ndihmojë nuk e kemi. Vajza duhet dërguar për kurim jashtë. Mua nuk dihet se ç’më sjell e nesërmja…!” Hapi pak kanatën e dritares, ndezi një cigare dhe e thithi fort. Bashkë me frymën lëshoi dhe një ofshamë lehtësimi. Pemët e çveshura i sollën një boshllëk në trup. Befas pas shpinës ndjeu zërin e së shoqes. U kthye dhe i shkoi pranë.

-Monda, si ndihesh tani? -e pyeti.

Nën zbehtësinë e dritës së dhomës sytë e saj, edhe pse të lodhur e të rrënduar nga pagjumësia, tregonin qartë gjendjen emocionale. Ngriti në çast kokën dhe u përpoq të tregohej sa më e qetë, të paktën për hir të tij. Në fytyrën e të shoqit dalloi një stepje, një stërlodhje. Duke pirë duhan mendja se ku i fluturonte. Fytyra e tij këtë mbrëmje të vonë iu duk si një muzg qyteti në prag furtune. U ngrit mbi bërryla dhe pasi mori frymë disa herë gjegji:

-Sikur po më shkon. -nuk dëshironte tek ai vuajtje. -U bë vonë. Shko, nesër je për punë.

-Nuk kam gjumë. -gjegji ai dhe e ndihmoi të ngrihej. –Nuk e di po…

-Çfarë ke?! –e trembën Mondën ato fjalë. -Ti se si je bërë këto kohët e fundit. Mos po të lodhim ne me…

-Jooo shpirt, jo!-ia preu mendimet ai, -Ju jeni gjithshka për mua. Por gjetkë e kam hallin.

-Ku?!

-Tek puna… Pritet një reformë e madhe dhe nuk i dihet çdo bëhet.

Monda u mbajt fortnë krahun e të shoqit. Iu turbullua mendja e me hapa të lodhur nga dhimbja që kishte kaluar, pa i kthyer asnjë përgjigje e drejtoi për në dhomën e gjumit. Pas mesnatës dhe në pagjumësi çdo iluzion ishte i tepërt.

-Mos e vrit mendjen kaq shumë, o burrë xhani. Mbase do të bëhet diçka edhe për ne. S’e kemi ndjekur me gurë shejtanin, që! -kërkoi t’i japë kurajo Monda me zë të butë, ndërsa zgjati dorën të shuante dritën e abazhurit. Dukej disi më e lehtësuar ato çaste. Zgjati dorën e mori nga koka e divanit godën me ujë. Pasi piu pak u struk në krahët e tij, duke mos i dhënë shkas të vazhdonte më tej atë bisedë i dhuroi një të puthur dhe mbylli sytë.

3.

 

Vitet po shkonin dhe gjendja e vajzës vazhdonte të ishte po ajo e daljes nga spitali. Për të familja i kishte bërë të gjitha tentativat, por pa rezultat konkret. Nuk mjaftoi sëmundja e saj për Bekimin. Pas disa lëvizjeve në detyrë dhe në gradë, dhe atë si shumë kolegë të tij e zuri reforma. Pa asnjë lloj shprese për t’u punësuar endej pa shpresë rrugëve të qytetit. Ekonomia e familjes, bazuar vetëm në rrogën e Mondës dhe në atë pak “pension të parakohshëm” që i dhanë, po ua vështirësonin jetesën. Dikur u gjend dhe për të një shok i mirë, Lartimi. Ai kishte marrë me qera një dyqan pranë qendrës dhe pa u shkëputur nga puna shiste mallra të artikujve të ndryshëm. Ai duke ia ditur hallin e punësoi, në fillim me një orar të reduktuar, dhe më pas gjithë javën. Por gjithsesi, për kurimin e së bijës s’e zinte gjumi, pasi të ardhurat për jetesë nuk mjaftonin. Tritani si shumë shokë të tij maturantë, nisur dhe nga gjendja, la shkollën në mes e kapërceu kufirin për të ndihmuar dhe ai familjen.

-Nesër të jesh më pesë këtu, -një mbrëmje Janari teksa po mbyllnin derën e lokalit do ta porositte Lartimi, -do shkojmë bashkë në Tiranë. Unë do marr disa mallra tek shumica, ndërsa ti duku njëherë nga Ministria. Provoje një herë shansin. -i hodhi një vështrim të gjatë shoku. Sa e sa netë e kishin diskutuar së bashku çështjen e Stiljanës. Pa i thënë gjë, kishte përgatitur letrat si bashkëpronar të lokalit me qëllim që Ambasada e shtetit ku mund t’i dalë rruga të krijojë besim tek ai. Pa future ende çelsat në xhep u kthye, hyri brenda dhe si të ishte kujtuar për diçka, shkoi në banak. E shoqja kishte blerë një kostum sportiv enkas për Agronin e vogël. -Ta gëzojë Goni Ditëlindjen! -i dha pakon. -Ndërsa këtë, -zgjati një zarf të madh të verdhë e pa asnjë mbishkrim në të, -merre ta kesh me vehte nesër, nuk i dihet, mbase do të të duhet.

Bekimit iu drodhën duart një çast. Thuajse si një vit më parë në takimin tek bar “Rinia”, iu duk Lartimi ato momente. Ish-shoku çapkën i shkollës së mesme “Skënderbej”, por që s’e vazhdoi të lartën për ushtarak, pasi gjeti një bursë për zooveteriner, të cilën e mbaroi e u punësua në fermë. Në qytetin e tij do të punësohej pas plot dhjetë vjetësh. Kështuqë rasti e solli, ai ta afronte pranë vehtes. Ashtu të lodhur nga dita e gjatë në punë Ai do ta ftonte atë pasdite të vonë për një kafe. Me sjelljen e veprimet e njëpasnjëshme po i bëhej vëlla e shkuar vëllait.

-Të faleminderit! Në dasmë të Vjollcës, Larti! -uroi shokun dhe si pinë edhe ekspresin së bashku u ndanë kur mbritën pranë rrethit të policit.

Çuditërisht, ndonjëherë nata fluturon për njeriun, kur mezi pret ditën të kryej një punë të dobishme. Në gjendje të tillë ishte edhe Bahriu atë mbrëmje kur hyri në shtëpi. Vajzën e gjeti më të gëzuar nga herë të tjera. E puthi në ballë dhe tejet i lodhur u ul në divan të qetësohej pak. Në duar mbante një zarf, e brenda tij një letër, të cilën jo çdokush ta dhuron në një kohë të tillë ndryshimesh në vend. Lexonte e rilexonte aktin noterial të përgatitur nga shoku dhe s’i besohej. Si dikur në rini dhe tani, ishte po ai shok fisnik që s’shihte ndarje. Nuk po mbahej as Monda ato çaste. Pas punës së bashku me Tinën, gjitonen përballë, kishin zbritur në sheshin para pallatit Janën. Vajza u kënaq duke luajtur me shoqet.

-Monda, nesër bashkë me Lartimin do të shkojmë në Tiranë. Ai do të marrë disa mallra, ndërsa unë do mundohem mos takoj Ministrin. -theu heshtjen Bahriu.

-Ti shko, por në këtë situatë askush s’na e ka ngenë ne të gjorëve! -gjegji Monda. -Luhet para e madhe për këto punë! Sa ka si ne o burrë?!

-Ta nxjerrim njëherë merakun, o grua! Ne nuk kemi ç’humbasim më shumë se kaq. -nuk donte t’u besonte fjalëve të të shoqes. -Ku i dihet, mbase kemi dhe ne pak fat! -u ngrit ai e shkoi në tavolinë të përgatitë dokumentat e vajzës.

Monda e ndoqi pas. I ndrisnin sytë, po me sa dukej i shoqi ishte aq i lodhur e i trazuar në shpirt sa nuk e vuri re një ndryshim të tillë. S’i tha gjë për këtë. Përkundrazi e kapi nga duart e, për t’i kujtuar të shoqit se ç’ndjente në shpirt ato momente, i dhuroi një të puthur të shpejtë.

-Erdhi letra?! –njëherësh i shkanë lotët rrëke faqeve. –Biri i nënës, e nisi më në fund… Na puth forttë gjithëve. Urdhëro! -u bë me krahë ajo. Sëmundja kaloi në dorë të dytë.

Papritur nga zarfi i ranë të gjitha dokumentat e u shpërndanë në dysheme, si gjethe vjeshte nga erërat e jugës. Me duart që s’i komandonte dot hapi letrën e saj. Ç’të shihte, brenda i biri kishte futur dy kartmonedha 100-euro dhe një letër me katër faqe. Për të motrën kishte futur një foto të tij dhe një kartolinë urimi. Si mori frymë thellë harroi disa minuta dokumentat e shpërndara, u ul në divan, vuri syzet dhe lexoi e rilexoi për të disatën herë letrën e të birit. “U rrite, biri im, u bëre burrë tani!” Lexonte dhe lotonte. Monda e lumturuar sa s’kishte ku të vinte më, mblodhi me shpejtësi gjithshka të hedhur dhe i vendosi në këndin e komodinës.

-Biri i mamasë! -psherëtiu duke i drejtuar të shoqit, -U bë vonë, shkojmë, nesër do nisesh herët! -e ndihmoi të ngrihej, mori godën e ujit për natën e të lehtësuar më në fund nga ajo barrë e ankthit prej moskontaktit me djalin prej mëse pesë muajsh, shkuan në dhomën e tyre.

 

 

4.
Qielli i mëngjesit u zu nga retë e murrme. Nën atë mjegullimë e lëvizje të shpenguara të njerëzve nga të gjitha drejtimet, Tirana po zgjohej më herët. Urbanët e linjës së Kombinatit ishin larë nga shiu i vrullshëm që kishte nisur të binte. Bahri Lika e njihte mirë klimën e vendlindjes së tij. Me të zbritur në stacionin e Bankës, hapi çadrën, ndezi një cigare e shpejtoi hapat të mos e zinte shiu. E kishte marrë malli për Tiranën. Aty kishte kaluar vitet më të bukura të jetës, rininë e tij. Puna larg e kishte ndarë prej saj, ndaj dhe kishte aq mall sa herë do shkelte në rrugët e saj. Po shkonte të mundësonte një takim me Ministrin e Shëndetsisë. Sadoqë nxitoi, këtë mëngjes në hollin e pritjes gjeti dhjetra njerëz.

-Për tek Ministri jeni ju?! -pas shpinës ndjeu një zë gruaje të moshuar.

-Po.

-Shkoni tek ai sporteli atje, -tregoi dritaren e vogël në këndin e majtë, ku mezi dallohej koka e një plaku të shkurtër, duke iu fshehur fytyra nga leximi i gazetës. -shkruani atje edhe ju emrin në listë.

Bekimi përshëndeti heshtur zonjën e pasi regjistroi emrin u mbështet në këmbë pas një kollone diku në mes të hollit. Fillimi i orarit të pritjes donte një orë. Ishte i 56-i. Hezitoi për një moment. Ishte e kotë të qëndronte, megjithatë s’i bënë këmbët të largohej. Pas rreth gjysmë ore njerëzit, u vunë në lëvizje dhe zunë rradhën pas murit. Aty nga fundi, ose më mirë pranë hyrjes kryesore qëndroi edhe ai. Pak nga rruga e gjatë, e pak nga ankthi i pritjes, po i pihej një cigare e një kafé. Të dilte nga rradha s’ia vlente.

-Më falni zotni, -një djalosh tiranas i mbushur, rreth të tridhjetave, u shfaq para tij.

-Urdhëroni! -ktheu kokën Bekimi drejt të panjohurit. Fytyra menjëherë iu purpurua.

-Ju mos jeni gjë komandant Bekimi?! -pyeti zeshkani me një vështrim zhbirues, sikur po kërkonte fijet e një vrasjeje. Puliti sytë. -Më mban mend? -s’e la tjetri të vazhdonte.

-Joooo, -tundi kokën në shenjë mohimi. Nuk e shëmbëllente dot me dikë të mbetur në kujtesë. -kam kaluar shumë breza dhe s’mund t’i mbaj mend të gjithë. Ju të rinjtë na…

-Do të ta sjell unë kujtesën, -buzëqeshi tjetri dhe në moment hapi celularin. Ishin vitet e para të ndryshimeve demokratike kur hynë masivisht celularët edhe në vendin tonë. Ai pasi vuri gishtin tregues në mes të buzëve për t’i marrë leje, foli, -Baba, eja pak tek Ministria, do të të takoj me një mik të vjetër… Siii, aha nuk ta them dot. Po këtu do të jemi… Mirëardhsh! -mbylli  telefonatën, i futi krahun dhe e shmangu nga rradha. Pas gati dhjetë vitesh pa u parë fytyra e ish-komandantit të repartit iu duk e zbehtë e pa ngjyrë. Ata sy të bukur e të mprehtë çuditërisht ishin të përskuqur. Fytyra e hequr e me pak rrudha mbi ballë e tregonte dhjetë vjet më të madh nga ç’ishte në realitet. Të gjitha këto, së bashku me një mpirje të pakuptueshme të trupit, që nuk ishte mësuar t’ia shihte dikur, ato çaste sikur ia fashiti atë dëshirë të madhe të pak minutave më parë. Si fëmijë fërkoi sytë të thërriste kujtesën, dhe kur i hapi përsëri gjithshka ishte e vërtetë, ky burrë kishte ndryshuar shumë nga ato dy vite të njohjes. Dukej qartë që ishte tepër i shqetësuar. I futi krahun dhe iu drejtuan sportelit të regjistrit.

-Pse ke ardhur këtu? -e pyeti.

-Hm, eee… si gjithë këta që presin e kam edhe unë një hall, -mërmëriti Bahriu i zënë pak ngushtë para këtij djali të ri energjik, -kam vajzën e vogël sëmurë. Mbase më vjen rradha sot të futem tek… Ndoshta do të mund të më presë. -Nuk mundi ta pyes as për emrin. Një pikëz loti iu formua në cep të syve.

Djaloshi e vështroi në heshtje. Ai kurrë s’do ta harronte një thënie të mençur të këtij eprori prind në një nga muajt e parë të mobilizimit në ushtri. Ishte dita e parë e njohjes me ‘të. Kur mësoi se njërit prej shokëve të qytetit të tij i kishte vdekur i ati gati tre muaj para mobilizimit, do i afrohej e do i thoshte: “Njeriun në jetë biri im, dhimbja e çfarëdo lloji qoftë, e ve në provë. Sa më e madhe të jetë ajo, aq më të fortë e bën! Ne do të të gjendemi pranë në çdo kohë, biri im!” Ato fjalë dhe afrimiteti i tij u dhanë forca të gjithëve të rinjve, për kohën e shërbimit që do të kryenin. E donin pse pikërisht mbi gjithshka vinte logjikën, dhe pse kishte vizion ndryshe për jetën. Ndaj s’mund të harrohej ky njeri.

-Unë do të të fus aty. -papritur hapi krahët dhe e përqafoi fort. Megjithëse kishin shumë vite diferencë, i kapërceu atë çast ato. -Do kisha dëshirë të shiheshim ndryshe komandant, por dhe kështu mirë është, do të kemi pak kohë. -pëshpëriti dhe sakaq u kthye nga sportelisti.

-Mirëmëngjes xha Vani! -u përshëndet me të, vështroi në cep të syrit gazetën e ditës dhe për ta ngacmuar si ngaherë shtoi, -Ç’thonë këto? Kujdes xhaxhi, do sëmuresh e s’ka kush të të zëvendësojë këtu?

-Hë shejtan mos ma ndill sëmundjen. Kam vite që e kam flakur tutje. E di ti, shtyj kohën me këto palo letra. -qeshi me të burri flokëbardhë e hollak. -Mos kij merak biro. Si të ka xhaxhi sot, mirë?

-Mirë jam, -afroi kokën në sportel, -kur të vij babai t’më presë këtu. -përshëndeti shokun e të atit dhe si vështroi edhe njëherë nga hyrja me një nënqeshje të lehtë nën buzë së bashku me Bahriun ngjitën shkallët për në katin e dytë. -Ke bërë ca gabime në detyrë edhe ti. Ja këtu do të lahen! -iu qas pranë dhe i emocionuar vazhdoi shakanë, -Ke gjynahe Bahri Lika! -nxorri paketën “marlboro” e ia zgjati të ndizte një. Vetë nuk e pinte, paketën e mbante më shumë kur ulej me “shefin” diku për ta shoqëruar. -Ke fat, jemi në demokraci tani dhe t’i falim ato!

Ky djalosh muskuloz, me kokën të qethur “zero”, qoftë dikur edhe një ish-ushtar i tij, të kishte kaq influencë në këtë Dikaster?! Ishte e pabesueshme për Bahriun. Qetësia e gjithpushtetëshme kishte pushtuar godinën. Ndaloi hapat në krye të shkallëve dhe u kthye nga ai. Ngriti kokën e i hodhi një vështrim dyshues. “Ik o djalë merru me ndonjë tjetër! Pak halle kam, ti më duhesh tani!”

            –Unë jam shoferi i tij, komandant. Mos kij hiç merak për këtë. -e parandjeu tjetri këtë reagim të tij. Pas pak hapi një derë të madhe dhe i tregoi Bahriut kolltukun të ulej. -Më prisni këtu! Jo-jo, nuk je në ëndër komandant! -foli me zë të ulët dhe sakaq hyri në zyrën e Ministrit.

 

 

5.

 

-Babá, s’besoj të vijë sonte tek s’erdhi deri tani! -ngriti zërin Monda nga dhoma. Atë s’e mbante vendi, sidomos orët e fundit. -Tani s’ka më as furgonë të vijnë. -më shumë ngushëllonte veten, sa mundohej të mbante gjallë bisedën me prindërit e saj. Zënë ngushtë ekonomikisht së bashku me të shoqin, për hir të kurimit të të bijës, shitën shtëpinë dhe futën paratë me fajde tek firma “Vefa”. Por si mijra familje të tjera shumë shpejt morën zhgënjimin, i humbën paratë. Pas mëse gjashtë muajsh në një apartament të vogël me qera, u vendosën tek prindërit e Mondës. I vëllai i saj me familjen jetonte prej disa vitesh në Itali dhe janë stabilizuar më së miri.

-Mos ka ndenjur nga Avduli?! -u kujtua xha Andoni ndërsa luante domino me Agronin e vogël. Nga meraku s’po kujtohej as për darkën.

-Po të qëndrojë aty, do na dërgonte një lajm me Lirikën, gjitonen poshtë nesh! -gjegji ajo dhe hyri në dhomën e pritjes.

-Mbase është duke ardhur, -hyri në bisedë nënë Edija, e cila kishte vënë petrogazin në ballkon e po përgatitte kafenë. Po pa mbaruar mirë fjalën ajo u ndjenë hapa të nxituara nëpër shkallë dhe më pas të trokitura në derë. Të trokiturat thërmuan heshtjen e krijuar. Nënë Edijes gati sa nuk iu derdh kafeja ngaqë ktheu kokën nga dhoma.

-Erdhi, ai është?! -thirri Monda duke brofur menjëherë në këmbë. Rregulloi flokët dhe u shfaq në korridor. Ia njihte mirë hapat dhe të trokiturën të shoqit. Me të hapur derën i hodhi një vështrim të butë. -Hë Bekim, djalë a vajzë?! -e pyeti me mëdyshje. Kjo ishte për të dita më e gjatë e më e ankthshme e jetës.

Bekimi, pas kaq e kaq muajsh gjithë tension hapi krahët dhe pushtoi forttë shoqen. Mezi priste të shkonte e t’u shpinte lajmin. Ku ekzistonte fjala “lodhje” për ‘të këtë ditë të gjatë! E puthi në buzë, megjithëse dyert ishin hapur, dhe bashkë me të hyri në dhomën e pritjes.

-Më falni baba, -kështu ishte mësuar ta quante vjehrin pas humbjes së të atit disa vite të shkuara, -jam shumë shumë i lumtur sonte. -Kishte gati njëzet vjet i martuar dhe këtë mbrëmje e shkeli, duke puthur të shoqen para tyre. -Vij me djalë e çfarë djali se!

-Hë pra, hape të shkretën e fol?! -ndërhyri Monda duke u shkëputur prej tij. Nga natyra ajo, si të gjitha gratë, ishte shumë impulsive. Sidomos në raste të rëndësishme si ky i së bijës, ajo nuk mundi të frenohej.

-Lëre bijë të mbledhë pak veten. -ishte nënë Edija që hyri në dhomë me kafetë gati, -sillu nga një godë raki, ç’pret më! Kur të thotë “djalë” i ka thënë të gjitha, bijo. Hajde pra, luaj këmbët  tani! -fjalët i shoqëroi me një të lëvizur të kokës. Iu afrua dhe e përqafoi si birin e saj.

Monda s’prit më, shkoi në kuzhinë dhe pas pak erdhi me godat e rakisë e u ul pranë të atit. Sytë e të shoqit ndrisnin nga gëzimi. Kishte kohë pa e parë në gjendje të tillë. Nga emocionet e forta që iu krijuan, pa ia ndarë për asnjë çast vështrimin, instiktivisht mblidhte e shmblidhte këndin e mbulesës me gishtërinj.

-Epo, gëzuar Bekim! -iu mbushën sytë me lotë gjyshit.

-Gëzuar gjyshi! -iu muar goja tjetrit. -Më falni, po më duket sikur jam ende nëpër ëndër. -filloi ligjërimin e tij të gjatë. -Shpreson njeriu për pak fat në jetë. Disa ëndërojnë t’u sjellë pasuri, disa për një punë, -ktheu kryet nga e shoqja, -disa të kenë fat në bixhoz. Ndërsa ne, eh, ne duam shërimin e Janës. Dhe na erdhi atëherë kur nuk e prisnim. -ktheu pak raki dhe si kroi zërin duke ditur që sytë e të gjithëve ishin drejtuar tek ai vazhdoi, -E që thoni ju, u bë shkak ai djalë çapkën, një ish-ushtari im, pikërisht në atë godinë të panjohur, ku halli po më shpinte. -së brendëshmi iu zgjuan motorrët, nisi të tregojë gjithshka kishte ndodhur në atë takim të paharruar.

-Ti nuk e njihje atë? -u bë kureshtar xha Andoni.

-Të them të drejtën në fillim jo, nuk e shëmbëlleja dot me ndonjë që të kishte lënë gjurmë në vitet e mia të punës. -rrufiti pak kafe, -Ai më erdhi pranë dhe më foli me aq siguri, sa për një çast gati e humba fillin. Si po më fliste, dukej se do më shpinte diku të më hiqte qafe. Më trembi pak, pasi atje ndodhesha për tjetër gjë dhe ai po më largonte me marifet.

-Po pastaj?! -zgjati dorën e saj Monda dhe kapi të tijën.

-Pastaj Ai më mori me vete lart, më tha troç kush ishte dhe se do t’më ndihmonte. -duke përkëdhelur gishtërinjtë e Mondës tregoi si e kishte pritur Ministri. -Po nga zyra e tij Ai u lidh menjëherë me Profesor Yllin. Nga biseda mes tyre u pa qartë se Ai ruante respekt për atë burrë të shtruar e me një barrë shkollë. –ndezi një cigare dhe si i hodhi një vështrim të ëmbël vjehrës vazhdoi, -Ata vendosën që rastin e Stiljanës do ta veçojnë dhe do ta cilësojnë si një ndër rastet më prioritarë. –ktheu kokën nga xha Andoni, i cili mezi po mbushej me frymë nga gëzimi, -Më dha shpresa për të na ndihmuar…

-Oh sa mirë! -ofshami nënë Edija.

-Por, -ngriti sytë Bekimi dhe për disa sekonda treti vështrimin në sytë e vjehrit, -por për këtë gjashtëmujor nuk bëhet gjë.

-Presim, bir… -i dha kurajo xha Andoni, -Kur kaluan kaq kohë, si nuk mund të durokemi edhe pak! Boll që iu ra në dorë ky rast.

-Ashtu është, -u ngrit Bekimi dhe duke i dhënë xhaketën Mondës vazhdoi, -Ministri më bëri dhe një premtim…

-Pooo, -lëvizi nga vendi Monda duke picërruar sytë.

-Do të bisedojë me Ministrin tonë, -kështu ishte mësuar ta trajtonte veten edhe pas daljes në reformë, -të më ndihmojë për t’u riveshur, nëse gjen ndonjë rast.

-Pra, puna po merr rrugë të mirë. E sheh, bëre mirë që shkove atje. -vendosi të përmbyllë bisedën xha Andoni. Iu drejtua të bijës, -Hajde tani, luani këmbët, përgatitni tavolinën. Vjen nga rrugë e gjatë djali.

-Nuk kam uri. Së bashku me Avdulin na ftuan në shtëpinë e tyre Bashkimi me të atin. E kaluam shumë mirë. Na e bënë borxh për së dyti ata, moj Mondë. S’mungonte asgjë në tavolinë.

U kthye nga vjehri, i cili si dhe ai, mezi po e mbante vehten, duke ndezur të dy nga një “Slims” vazhdoi, -Nuk e di si do t’ua shpërblejmë. -përqafoi të shoqen dhe ndenjën ashtu bashkuar për disa çaste. -Mos ma vini re baba, jam i mbushur sonte. Po fluturoj, dëgjoni! -me sytë e mbushura me lotë së bashku me të shoqen hynë në dhomën e së bijës, ta ndanin me të gëzimin që kishin.

6.
Fundi i Pranverës ishte me ndryshime të vazhdueshme të motit. Herë binte stuhi shiu e herë dielli të piqte në mesditë. E tillë kishte nisur e po mbyllej edhe kjo ditë. Mëngjesi me erëra nga deti, dhe pasditja e kthjellët dhe e nxehtë. Bekim Lira, i rimobilizuar filloi në Prefekturë, në sektorin e mbrojtjes. I lodhur pas një shërbimi po shkonte për në shtëpi. Duke ecur me nxitim në trotuarin para sheshit qendror dalloi një dorë ta përshëndeste, tej nga bar-kafeneja e Raqit. Ishte i vjehri. Ktheu rrugë e iu afrua.

-Hë Bekim, u lodhe sot? -e pyeti ai kur iu afrua pranë.

-Nga pak baba, po ti?

-Mirë jam. E kisha lënë me një shok, po me sa duket u vonua e ndoshta nuk vjen. Do t’i ketë dalë ndonjë punë me ngut. –zuri mirë vend në karrige dhe ngriti dorën drejt banakut, -biro tani na i sill ato kafetë! -iu drejtua djaloshit të ri.

Nën tymnajën mbytëse të duhanit xha Andoni futi dorën në xhepin e brendëshëm të xhaketës me riga të holla dhe nxorri prej andej një zarf. -Në shtëpi nuk flasim dot lirshëm, ndaj të prita këtu. Mund të flasim më qetë.

-Po të dëgjoj baba. -u mbështet në shpinoren e karriges Bahriu. Shtypi fundin e cigares në tavëll dhe kryqëzoi duart. Diçka i ndolli zemra nga mënyra si e priste dhe po lëvizte duart plaku. Megjithëse i lodhur u mundua të përqëndrohej para tjetrit.

-Që thua bir, -nisi të flasë xha Andoni, -kam ditë që mendohem për punën e Janës. -mori në dorë filxhanin e ekspresit, rrufit pak, -Para një jave ne morëm një shpërblim nga Sigurimet. Po ashtu e bëra faqen shollë. U mbushën dy vjet dhe Fatriu, gjitoni ynë i vjetër, nuk po kujtohej të më kthente një borxh të vjetër. I shkova sot e ia mora. Qerratai ishte rregulluar për mbrekulli. -psherëtiu ai sikur të largonte një ngërç nga thellësia e shpirtit e në qetësi tepër të admirueshme u përkul pak para. -Urdhëro, këtu i ke, do të të duhen për çupën.

Pasditja e nxehtë e turbulloi paksa Bekimin. Fjalët dhe veprimi i vjehrit i prekën sedrën. E vunë papritur në një pozitë të vështirë. Një drithërimë emocionuese i përshkoi gjithë trupin. Nxorri paketën dhe i dyzuar nga situata e re e krijuar ndezi një cigare të dytë. Ato çaste s’gjeti dot fjalë për ta uruar. Mezi u përtyp. Ktheu atë pak kafe që i kishte mbetur e duke futur zarfin në xhep u shpreh:

-Kjo është më shumë nga ç‘mund të përfytyrohet baba! Juve ju duhen për hallet tuaja. -i shtrëngoi dorën vjehrit dhe u ngritën, lanë paratë në tavolinë e dolën.

Jashtë nisi të mbyllej qielli. Në shesh njerëzit nxitonin të mos i zinte shiu i beftë që pritej nga çasti në çast. Nxituan dhe ata të dy. Para hyrjes Bahriun e ndalon punonjësi i postës.

-Zoti Bahri, keni një letër rekomande, Urdhëroni!

Bahriu përshëndeti punonjësin firmosi dhe po aty e hapi ta lexonte. Letra vinte nga Ministria e Shëndetësisë.

“Zoti Bahri Lika, kërkesa Juaj, në bashkëpunim dhe me dikasterin e Ministrisë Tuaj, u aprovua. Ju lutemi ditën e Premte dt. 17 -të të këtij muaji të paraqiteni në Ministrinë tonë për të shoqëruar bijën tuaj për kurim jashtë, në shtetin mik “T”. Për çdo hollësi telefononi në sekretarinë tonë.

Ministri, dv.”

Bahriu ngriti sytë dhe vështroi nga i vjehri. Po lumturohej dyfish ato çaste. “Më në fund erdhi dita e bardhë edhe për ty bija ime…!” -mërmëriti i emocionuar nga ato rreshta që lexoi. Tundi zarfin në  drejtim të vjehrit.

-U aprovua më në fund vizita! -ngriti kokën lart në qiell. Fytyrën ia lagën pikat e para të shiut. “O zot, ç’lajm mora sonte!” -psherëtiu i lehtësuar dhe iu hodh në qafë.

Xha Andoni, edhe ai jo më pak nga Bahriu i mbushur me gëzim, pasi e shtrëngoi fort u kujtua për diçka dhe u shkëput menjëherë.

-Bir, mos u ngjit lart, hidhu nga posta dhe bisedo me Tritanin. -i rrahu shpatullat, -këtej ua shpie unë lajmin! Hë-de, nisu, koha s’pret më! -ai priti sa dhëndri humbi përtej rrugicës së lagjes dhe me hapa të shpejtë duke iu marrë fryma ngjiti shkallët.

 

 

7.
Vera kishte hyrë në pikun e saj. Nga hapësira qiellore Tirana dukej sikur ishte mbuluar nga një cohë e mëndafshtë gri, gati-gati e tejdukshme. Krahët e saj nga ndërtimet e shumta po shtriheshin përgjatë fushave, duke krijuar në sfond një pëllëmbë dore me gishtërinj që zgjaten e zgjaten luginave. Ora po shkonte tre e pasdrekës. Para godinës qëndrore të aeroportit të Rinasit ishin mbledhur një mori e konsiderueshme njerëzish. Nga momenti në moment pritej të mbrinte avioni i linjës. Nga gabina kapiteni njoftoi mbi uljen në pistë. Pasagjerët, një pjesë e mirë e tyre u shkundën, me vështrimin nga dritaret e vogla ndoqën uljen e tij. Së bashku me udhëtarët e tjerë ndodheshin dhe Bekimi me të bijën. Personeli i spitalit kishin bërë të pamundurën për kurimin e vajzës. Respekti i ofruar për pritjen e një ushtaraku nga vendi mik ishte i jashtzakonshëm. Ata mundën ta ngrejnë nga shtrati falë punës intensive e teknologjisë së re të aplikuar. Përmirësimi i dukshëm ishte një hap optimist për ardhmërinë e jetës së saj. Një përkushtim total, i cili tejkaloi gjithë parashikimet e Bekimit. Ata në shenjë mirënjohjeje përgatitën shumë dhurata, dhe mbi të gjitha një karrocë ku ajo të mund të ecte vetë e pa ndihmën e kërkujt.

-Babi, mos harruam gjësendi në spital?! -nuk e mbante vendi Janën sa të mbrinte pranë të dashurve që po e prisnin me padurim. Bashkë me pyetjen ajo zgjati dorën të shkundte të atin nga dremitja.

-Jo shpirt, të gjitha i morëm. -u shkëput nga mendimet ai dhe pa e ndërprerë vështrimin nga dritarja ndoqi uljen. Jana e qetësuar mjaft nga sëmundja, por dhe me më shumë kurajo nga më parë, mbështeti kokën në krahun e tij dhe si një mjelmëz, qetësisht dhe e lumturuar nga ç’ka kishin bërë për shëndetin iu mbushën sytë me lotë. Ishin lotë gëzimi e malli njëkohësisht. Mezi priste të takonte mamanë dhe Gonin e vogël.

-Babi?

-Hë Jana!

-Sa më ka këputur malli për Tanin. Dua të flas me të kur të mbrijmë në shtëpi!

-Patjetër zemër, patjetër do flasim. -i shpupurisi ondat e bukura Bekimi. -Mbahu tani. Po ulemi në pistë! -ngjeshi të bijën pranë vehtes dhe ashtu si një trup i vetëm qëndruan derisa filloi zhurma e njohur e marrjes së bagazheve nga pasagjerët.

Uturima e frenimit shkundi të gjithë të afërmit e pasagjerëve që po mbrinin. Si zakonisht para portës së daljes zunë vend ngjeshur pranë e pranë e mezi prisnin t’u shfaqeshin të afërmit. Mes tyre ndodheshin edhe Monda me të atin, xha Andonin, që s’po e mbante vendi të shihte të ngritur mbesën. Në çantë ajo kishte dy ditë që mbante letrën e Tritanit. Kishte fituar të drejtën e statusit të residences në vendin ku banonte. Nga qendra e punës do të vinte pas gati një jave të shihte të motrën.

Jashtë në këtë orë të kapërcimit të mesditës rrezet e diellit binin në xhamat e stërmëdhenj gati pingul. Ato reflektonin mbi to e mbi asfaltin e sheshit para godinës një fjollëz të avullt gati përvëlonjëse. Zhurmën e njerëzve në pritje e theu befas sirena e një autoambulance me targën e Tiranës. Nuk vonoi shumë dhe në këndin e djathtë të sallës së pritjes hynë me një karrocë për të sëmurët, një doktor i shoqëruar nga infermjerja me bluzë të bardhë dhe polici i shërbimit tek i drejtoheshin hyrjes.

-Baba, profesori i Janës më duket! –iu bë Mondës nga ai kontakt i shpejtë. Ajo vuri dorën në zemër. “Mos është Jana keq dhe i kanë njoftuar të vijnë?! E mjera unë çupa?!” -harroi të atin dhe me hapa të shpejtë u turr me vrap ta zinte. Nga trokëllimi i zhurmshëm i takave të saj të gjithë kthyen kokat.

-Profesor, Profesor Ylli?! –s’mundi të priste më ajo teksa u afrohej pas shpinës.

-Ou, Monda! Sa mirë që po u shoh! -i shkëlqyen sytë Profesorit sapo e dalloi. -Erdha dhe unë ta presim bashkë atë trimëreshë që na nderoi ajte duke mposhtur me sukses atë sëmundje! E pabesueshme, por ja që shkenca dhe duart e arta të kolegëve tanë bëjnë gjithshka të mundur. –nuk dinte si ta përgëzonte këtë grua që aq shumë ishte torturuar me sëmundjen e së bijës. -Pa dale, ti paske lotuar?! -i tërhoqi vëmendjen. -Të djija burrëreshë Monda!

-Mezi pres të dalë e ta shoh. Jam në…

-Është si kokra e mollës. –vështroi nga polici i shoqërimit. –Eja me ne brenda.

-Shkoni ju, kam babanë atje. -nguroi ajo dhe ktheu kokën pas nga turma e njerëzve. -S’e le dot vetëm. Shkoni, shkoni!

-Mirë, na prisni këtu. Nuk do vonohemi. -gjegji Profesori dhe si i rrahu lehtë shpatullën ndoqi infermjeren dhe policin.

Para portës së hyrjes së pasagjerëve të ardhur nga pista ata njohën menjëherë Bekiminn me të bijën. Ajo dukej si një shtojzovalle ato çaste. Thellësisht e malluar mundohej të ecte me karrocë. “Kjo është një mrekulli?!” thirri nën zë Profesori dhe në moment hapi krahët.

-Stiljana! –ngriti zërin dhe u përkul sakaq para vajzës së vogël.

-… -ato çaste ku ta dinte ajo se veç familjes do të mund të kujtoheshin dhe të tjerë për të! Krejt e shokuar u gjend në krahët e Profesorit. Me pak mundim u ngrit nga karroca me forcën e duarve dhe u mbështet plotësisht mbi patericat.

-Të lumtë bijë, e mposhte vërtetë mortajën që për pak të mori jetën! -e puthi në ballë dhe u kthye e u përqafua me Bahriun.

-Falë këmbënguljes suaj Profesor…

-Jo vëlla, jo. –iu shfaq para fytyrës tjetri duke tundur kokën i gëzuar pa masë për ardhjen e tyre, -gjithshka i takon kësaj lepurushes. Ndaj bëmë çmos për të. –nxorri paketën e si e ndezën nga një iu drejtua infermjeres, -Dorina, shoqëroheni Stiljanën për në autoambulancë.

-Ju faleminderit Pr. Ylli. Por ne na…

-E di, e di. –qeshi me të profesori, -Sapo u ndava me Mondën. –thithi cigaren dhe priti sa infermjerja me vajzën dhe policin kapërcyen derën. Kur ato u gjendën në skajin tjetër të hollit, aty ku i prisnin xha Andoni me Mondën, ai i futi krahun Bahriut dhe në ecje e sipër i kërkoi të shkonin në spital për disa minuta. -Na duhet të mbyllim dhe ne procedurat tona.

-Me gjithë qejf, pse jo! –ndjeu për detyrim edhe Bahriu të mos e refuzonte kërkesën e tij. Në sytë e Profesorit ai dalloi jo vetëm merakun e profesionit dhe përgjegjësinë ndaj pacientes, por mbi të gjitha të qenurit dhe vetë prind. Nën rrezet përvëlonjëse të diellit kapërcyen portën e brendëshme dhe pasi takuan xha Andonin dhe Mondën iu drejtuan autoambulancës.

 

 

Në vend të epilogut.

————————-

 

Nata ishte e freskët. Qetësinë e saj e thyenin lehjet e qenve të vegjël në oborrin e shtëpisë karshi. Ata lehnin vetëm kur e zonja e shtëpisë, një e moshuar rreth të tetëdhjetave, i nxirrte dhe i fuste brenda. Bekim Lira ende nuk kishte ardhur nga puna. Mbas një viti të daljes së Stiljanës nga spitali në vendin e huaj, Mondës për fat të mirë të tyre i doli llotaria amerikane. Ndonëse të pikëlluar, pasi Tritani ishte i madh në moshë, vendosën të largohen. Megjithëse në një moshë të madhe, për hir të fëmijëve, sidomos për ecurinë e mëtejshmë të Janës, lanë vendlindjen dhe u sistemuan në qytetin e bukur të Çikagos.

Ditët e dimrit ishin të vogla dhe tepër të ftohta në qytetin verior. Një klimë e ashpër ku për disa muaj të ndrydhte, të kufizonte disa privime, e megjithatë të bënte ta dashuroje. Aty u stabilizua Bekimi. Më shumë ishte dhe kërkesa e mikut të tij, Bashkim Çalit, ardhur disa vite më parë në këtë qytet. Me ndihmën e tij zuri një apartament, filloi punë si specialisht elektrik. Më pas, falë diplomës së inxhinierit elektrik bëri një kurs për të marrë liçensën e punës, dhe kështu filloi të punojë edhe privatisht mes miqve të komunitetit. Në apartamentin ku jetonin s’kishte kushte të përshtatshëme për lëvizjen lirisht në karrocë të Janës. Së bashku me Mondën bënë të gjitha ç’duhej që ajo të ambientohej me jetën e re. Pas një viti me disa ndihma dhe nga Tritani, stabilizuar tashmë në Milano, ata blenë një shtëpi jo shumë larg shkollës. Jana iu nënshtrua një seri vizitave mjekësore dhe e ndihmuar nga shteti hyri plotësisht në normalitet. Falë vullnetit të saj mbaroi shkëlqyeshëm dy vitet e para në gjimnaz. E stimuluar dhe nga mësuesja e artit, zonja Flobeer, ajo do të hapte një ekspozitë me piktura në shkollë. Me një prej punimeve konkuroi në bienalen studentore të vitit dhe u nderua me medalje. Në saje të punës këmbëngulëse mundi të klasifikohet në nxënësit më të mirë të shkollës për vitin. Lodhja, mundi e sakrificat e panumurta të saj bënë të krenohen jo vetëm Bahriu e Monda, por dhe shkolla. Një dritare e re po hapej për ardhmërinë e saj. Talenti në pikturë po e përgatiste t’i kushtohej një dege të re e të bukur, asaj të “stylist-disagno-s”

-Babi, -mezi kishte pritur Jana të atin të vinte nga puna, i thirri nga dhoma t’i shkonte atje, -hape, është për ty!

Bahriu ende pa hequr xhaketën u step nga zarfi i madh e i verdhë, të cilën e bija po ia zgjaste. E vështroi gjithë habi. Sytë e saj po ndrisnin në atë natë të kthjellët Koriku. Nuk e kishte idenë se ç’mund të kishte brenda në të.

-Babi, aty ke të gjitha dokumentat që duhen nga shkolla për ftesën e gjyshit dhe nënës në ceremoninë e hapjes së ekspozitës në shkollë.

-Ssssiiii, si the?! -iu bë sikur s’e dëgjoi dot ç’po i thoshte e bija.

-Po Bekim, ashtu është. -sakaq hyri me nxitim Monda dhe u përkul e pushtoi të bijën. Kjo ishte për të një natë e bardhë, nga më të gjatat e më të bukurat.

Bahriut papritur i shkau një lot. E kishte marrë malli për prindërit e Mondës. Dy vjet iu dukën ato çaste sa dy muaj. Hapi me kujdes zarfin, vështroi ashtu në këmbë siç ishte përballë karrocës së të bijës letrat dhe iu ul pranë.

-Eh, Mondë… -ngriti sytë drejt saj, -të kujtohet kur morëm përgjigjen e parë të llotarisë?

-puthi të bijën në ballë, -Ku do të shkojmë ne me këtë?! -tundi kokën majtas-djathtas dhe pas një heshtjeje të gjatë vazhdoi, -Erdhëm këtu, në vendin ku ëndra bëhet realitet. Këtu, ku bijën tonë e duan të gjithë, e respektojnë të gjithë dhe e mbështesin të gjithë. E pra bëmë mirë që erdhëm. Ja, për këta fëmijë! Pse jo, le të gëzojnë e të shohin me sytë e tyre dhe gjyshët e Janës, që ftesa është dhurata më e çmuar që u jep mbesa! -përqafoi të dyja dhe duke u ngritur porositi, -Që nesër t’i plotësojmë formularët e gjithshka duhet për vizë.

Korrik, 2013

 

 

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Fation Paja, Nje ftese nga larg, Tregim

Idriz Lamaj: “Xhafer Deva në dritën e letrave të veta dhe zbulesa të tjera të mërgatës”

October 7, 2013 by dgreca

Nga ANTON  ÇEFA/

Hulumtimi rreth ngjarjeve të së kaluarës dhe ndriçimi i figurave që kanë luajtur njëfarë roli historik, i jetës dhe veprimtarisë së tyre është i domosdoshëm, qoftë për ndërtimin e godinës historike kombëtare mbi themele të sakta-një detyrim qytetërues ndaj së kaluarës, qoftë për t’u orientuar në shtigjet politike të së tashmes-një detyrim i dyfishtë ndaj së sotmes dhe së ardhmes, qoftë për vlerësimin e veprimtarisë së tyre-një detyrim ndaj përpjekjeve, mundimeve e sakrificave të tyre, një detyrim që duhet ta lajë heret a vonë një komb i qytetëruar. Këtij qëllimi i shërben libri i fundit i studjuesit Idriz Lamaj mbi figurën e Xhafer Devës: “Xhafer Deva në dritën e letrave të veta dhe zbulesa të tjera të mërgatës”, botuar në NY, kohët e fundit.

Le të kujtojmë gjithnjë thënien e famshme të filozofit amerikan, Santayanës: “Ata që nuk kujtojnë të kaluarën, janë të dënuar ta përsërisin atë”.

            Duke qenë se për një kohë të gjatë historia jonë kombëtare, si në Shqipëri ashtu  edhe në trojet e robëruara, ka qenë mohuar, shtrembëruar, përbaltur, mallkuar, për ne shqiptarët, dritësimi i fakteve, ngjarjeve, personaliteteve ka një rëndësi të dorës së  parë.

            Duke medituar për gjendjen e sotme të rëndë në atdheun etnik, shkaktuar nga çatrafilimi i politikës shqiptare, autori hulumton me zell e durim “si një vëzhgues i akullt i kohës” shkrimet dhe letrat e personaliteteve, që hodhën vallen e politikës shqiptare në mërgim dhe u jep dritë atyre mbi bazën  e  kujtimeve të veta në marrëdhënie me to, duke sendërtuar kështu një shërbesë me vlerë për një trajtim sa më objektiv të jetës dhe veprimtarisë së tyre.

            Përveç njohjes e letërkëmbimit personal me Devën, përveç shkrimeve të botuara në shtypin e emigracionit, ku autori ka luajtur një rol aktiv, përveç letërkëmbimit për rreth 40 vjet të Devës me shokun e  mikun e tij të ngushtë, dr. Rexhep Krasniqin, Lamaj, me përpjekjet këmbëngulëse që e karakterizojnë,  siguroi  edhe korrespondencën që dispononte familja e Devës dhe që ia kishte dorëzuar z. Qefali Hamdisë.

            “Mbasi lexova pjesën kryesore të letrave, në ato gjuhë që i mirrja vesh, mora me vete më shumë se një mijë faqe të korrespondencës së tij, ku përfshihej një periudhë prej mbi 30 vjetësh, 1945-1978”-shkruan autori dhe sqaron: “Xhafer Deva foli dhe shkroi shtatë-tetë gjuhë. Korrespondenca e tij  është: shqip, anglisht, gjermanisht, italisht, frëngjisht, turqisht dhe serbisht”.

            Për trajtimin e kapitullit: “Marrëdhëniet e Xhafer Devës me Blokun Kombëtar Indipendent dhe misionet e tyre parashutiste në Shqipëri dhe Kosovë”, autori u vu në lidhje me vëllezërit Kapidan Ndue Gjomarkaj dhe Nikollë Gjomarkaj, të cilët përveç vënies në dispozicion të lëndës së nevojshme, i ndihmuan në shqyrtimin e dokumenteve dhe në deshifrimin, transkribimin dhe përkthimin nga italishtja të materialeve të papublikuara deri më sot dhe që u botuan në këtë kapitull.

            Libri fillon me një parathënie të shkurtër, mbas së cilës jepet një skicë  e jetës dhe e veprimtarisë së Xhafer Devës në mërgim, së cilës i shtohen disa të dhëna edhe për jetën e mëparshme në kapitullin “Xhafer Deva në SHBA.”; vijon parashtrimi me hollësi i veprimtarisë së Xhafer Devës në bashkëpunim me Blokun Indipendent për organizimin e zbarkimit të parashutistëve në Shqipëri e Kosovë dhe përpjekjet e tij për krijimin e një qendre sekrete informative në Kosovë në shërbim të amerikanëve dhe riorganizimin e Lidhjes së Prizrenit në Amerikë, (gjë që u bë me inisiativën e Grupit Kosovar me banim në NY, në emër të të cilit vepronte dr. Rexhep Krasniqi, megjithëse ishte kryetar i Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë), si një organizatë politike kosovare e pavarur në botën e lirë. Flitet për organizimin e kongreseve të saj, në vitet 1966 dhe 1971; për pjesëmarrjen e Devës, në vitin 1972, në mbledhjen e Madridit për koordinimin e veprimtarisë së partive politike shqiptare në megrim.

            Duke u mbështetur në frymën tradicionale të Lidhjes së Parë historike të Prizrenit dhe Lidhjes së Dytë, Lidhja e Prizrenit në Mërgim pati për qëllim realizimin e bashkimit të popullatës shqiptare që jeton në trojet e veta nën robërinë jugosllave me Shqipërinë, mbi bazën e së drejtës së popujve për vetëvendosje.

            Lidhja e Prizrenit në Mërgim, nën drejtimin e Xhafer Devës, u bë një organizatë e fuqishme që luajti një rol të rëndësishëm për të paraqitur gjendjen reale dhe kërkesat e drejta të popullsisë shqiptare të pushtuar nga Jugosllavia. Ajo krijoi disa degë në SHBA, dy degë në Kanada, degë në Bruksel, Paris, 3-4 degë në Gjermani, Stamboll dhe Australi.

            Nëpërmjet korrespondencës së Devës, autori ka dhënë edhe disa skica portretesh për disa nga udhëheqësit dhe veprimtarët kryesorë të Lidhjes së Prizrenit në Mërgim: Kalosh Hamdia, Hysen Terpeza, Ismet Berisha, Shemsedin Vendresha, Gjon Shtufaj dhe Zef Nekaj..

Deva, gjithashtu, luajti deri në njëfarë mase rolin e një katalizatori në lëvizjen politike shqiptare në mërgim. Ai ishte për një veprimtari të përbashkët të të gjitha forcave politike shqiptare, në përpjekje për rrëzimin e komunizmit në Shqipëri dhe çlirimit të trojeve të pushtuara nga Jugosllavia. Duke gëzuar një reputacion të tillë, ai u zgjodh për të drejtuar tubimin e Madridit.

            Libri mbyllet me kapitullin : “Shkrime të Xhafer Devës”, ku janë botuar : “Sfondi i depërtimit të suksesshëm të Bashkimit Sovjetik në Lindjen e Mesme” (një analizë politike që Deva e lexoi në Akademinë Ushtarake Amerikane në Ëst Point, material që botohet për herë të pare); një relacion i gjatë që Deva ia dërgoi Ministrive të Jashtme Italiane e Amerikane, nga fundi i vitit 1953 (i pabotuar) dhe një Fjalim i Xhafer Devës me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Blokut Kombëtar Indipendent.

            Forcat politike në mërgim mbështetën Lidhjen e Prizrenit në Mërgim. Që në Kongresin e saj të Parë, në vitin 1966, në emër të “Vatrës”, z. Antoni Athanas-kryetar i atëhershëm i saj, u zotua  se “do të ndiqte me besnikëri idealet e Lidhjes së Prizrenit në Mërgim për realizimin e Shqipërisë etnike”. Në letrën e falënderimit që Deva i dërgon z. Athanas, shkruan: “Pjësëmarrja Juaj në Kongresin e Parë të Lidhjes së Prizrenit ishte një nderim i veçantë për mua dhe një garanci e vazhdimit të idealeve të Vatrës ndaj realizimit të Shqipërisë etnike. Fjalimi i Juaj prekës dhe zotimi se, ‘do të mbështesni me vendosmëri të drejtat e popullsisë shqiptare të Kosovës për bashkim me shtetin e lirë shqiptar’, jam i bindur se do të dëgjohen në Ëashington me respekt dhe seriozitet…”

            Shtjellimin e lëndës, autori e përfundon me kërkesën për kthimin në atdhe të ështrave të Devës: “Është detyrë morale e kosovarëve, sot në Kosovën e lirë prej pushtuesit serb, ta kthejnë Xhafer Devën në Kosovë, sepse varri i tij në vendlindje do të ishte një piramidë kufiri, e cila do t’i bënte roje atdheut më shumë se një ushtar i mbërthyer në armë.”

            Libri është shkruar me një ndjenjë të ngrohtë dashurie e nderimi për personalitetin e Devës e veprimtarinë e tij politike dhe, përveç vlerës historike, aty-këtu ka pjesë të bukura letrare. Nuk mungojnë as fotografitë. Botimi i tij u bë i mundur me sponsorizimin e një grupi shqiptaro-amerikanësh.

Në emër të vatranëve përgëzoj autorin, z. Idriz Lamaj, anëtar i këshillit të “Vatrës”, për botimin e këtij libri dhe botimet e tjera me vlerë dhe i uroj shëndet dhe suksese në veprimtarinë e tij të mëtejshme krijuese e botuese.( Autori ishte editor i Diellit nga viti 1994-2009 Dielli-Arkiv)

 

 

Filed Under: Analiza, Kulture Tagged With: Anton Cefa, Idriz Lamaj, Xhaferr Deva

K U L A K…

October 7, 2013 by dgreca

By: Suela Nasufi/

When we read about things such as concentration camps, communism, and the Holocaust we always read about it from a teenager or adults point of view.  Here, is a story about my brother, Ervin Dine, when he was young.  Albania was a communist country from 1944 to 1999.  People who were against the party and it’s leader’s were immediately put into concentration camps.  The concentration camps were like fenced in towns.  The fences had barbed wires on it so that you could not try to escape.  Girls and boys as young as 13 and 14 were put to work in fields with the adults.  People were not allowed to attend college unless they were friends to the party.  Sometimes some people gave up their pride and became spies for the communists.

The concentration camp of Gjazë Albania was a small town of about 500 people with two roads each about 1/2 mile long.  This was not a good place to grow up in especially the way that I grew up.  I was born into an honest and hardworking family.  This was something I had known from childhood.  These were people who kept their heads up even after they had been stripped of property, money, and most importantly, human dignity.  Living in poverty was nothing new to me, it was just a normal part of everyday life.  That was the way I grew up.  As a child, I didn’t like going to school and especially hated doing my homework.  I would have rather been out playing with my friends, just like any other kid my age.  Being called “kulak” didn’t mean anything to me since I didn’t even know what the word meant.  Sometimes I thought it was because my father was in prison, that I was called that name.  My mother always told me that my father was a good man and that he was innocent. 
Sometimes I felt like asking the kids, “Why do you call me these names.  I have not done anything to you.”  I could never find the courage to do so because I knew they would gang up and beat me. 
I once went up to the teacher after school and asked “Why does everybody call me “Kulak”?”  Her answer came out in a firm and manly voice, “Because your father and whole family is an enemy of the party.”  Her reply put even more fear in my eyes.  Since I was only in the first grade, I still didn’t fully understand.  I just kept thinking to myself-am I weird? do I look like a girl? what did the teacher mean about us being the enemy?  These questions floated in my head day and night.  I did not see the difference between me and the other kids, since they were just as poor as me and had to go to the same school of which had broken windows and was in an extremely poor condition.
I could not talk to my father about my problem because he was not around.  He had been put into prison ever since I was the age of one for agitation and propaganda.  I was to ask my mother because since my father had gone, she was like both the male and the female of the household so she would ask who was calling me names, or she would come o school and embarrass me.
When I was in the second grade my mother was going through some hard times; and not being able to support me, she sent me away to another concentration camp where her parents and brothers lived.  I used to leave my mother upset because I would leave for months and I would be so upset to leave her that I would cry silently. 
In this new camp life was easier.  There was a thing there called a television which was only something I imagined from hearing what people said about it.  I was fascinated by movies and TV shows.  The people there were friendly and I was rarely tormented.  Even though I missed my mother very much I tried not to think about when the time would come when I would have to  go back to Gjazë.  I was now settled her and my grandparents and uncles were always there for me.  Uncle Joseph made sure I did my homework and kept up with my school work.  Uncle Luciano was the one who played with me. 
When I was young I didn’t know I was in a concentration camp I was living in.  I thought the whole world to be the same as Gjazë and Savër.  I pictured the whole world to have no radio’s and color TV.  Thee were things I only saw in foreign movies that were on once a week.  After two years in Savër my mother made the decision to move back to Gjazë because she was not able to deal with living by herself.  Although I was very happy to be back with my mother the first thing that came to my mind was the beast that was awaiting me in the classroom. 
That beast was my teacher.  Ever time I was her I would get goose bumps and my spine would turn cold.  I would try to avoid her whenever possible.  When school started, she was waiting at the half broken doors of the two room building.  She stopped me and said, “Ah, so I have you once again.” she said.  I tried not to look at her face and just shook  my head in agreement.  “Will you have any more stupid questions for me?” She asked sarcastically.  Again, I shook my head fearfully.  “So why are you back her e to cause me grief?” she asked as if I had come to torture her. I replied in a fearful tone, “I am here because my mother wanted me back.”
“I don’t understand you people.  Once here, Once there, you are lucky the party and comrade Enver give you that freedom.” she said.  Accidentally, I asked, “Why would comrade Enver want to stop me from living with my grandparents?”
“Here are the stupid questions again,” she sighed in disbelief.
Since I was a child I could not understand why she would say something like that.  I thought all families were supposed to be close.  Now, after two years, she had become even more fierce because now she had a stick in which beat me with, and would use it against me.
It took me a while to understand why people like that teacher treated my so harshly. 
When my father came back from prison he was like a stranger to me.  He had been arrested
before I could even remember.  When he came home it was like having a stranger in the house and I felt like he was taking away my mother.  Of course, this was only for a certain period of time, eventually I grew accustomed to him being around.  The point is not that my father was trying to take my mother away from me, the point is that this was what the communist regime did to innocent people and families.  When I tell people stories and show them picture, they don’t believe me, but this was the horrifying truth. (Dielli-arkiv)

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Dine, Kulak, Suela Nasufi

Nga Dibra Madhe,Peshkopia dhe Tirana, fushatë për të shpëtuar jetën e një vajze 17 vjeçare

October 7, 2013 by dgreca

Ambara : “Motra dhe vëllezër dibrane, nëse bëhem mirë, vellon e bardhë do t’a vesh së pari në qytetin tuaj, sepse dua që krushq të parë të jeni ju dhe më pas gjithë shqiptarët që më ndihmuan mua për jetën…Faleminderit DIBER E MADHE ME ZEMER TE MADHE!”
Nga Dibra e Madhe, Beqir Sina/

DIBER E MADHE : Pas një jave, historike në qytetin e Dibrës së Madhe, kremtimit madhështor të 100 vjetorit të Kryengritjes Dibrane, dhe 100 vjetorit të eksodit të madh dibran në Tiranë dhe Elbasan, Dibra e Madhe, i është përgjigjur pozitivisht ftesës për një pjesemarrje masive në një koncert humanitar, në ndihmë të një vajze që vuan tash sa javë nga një sëmundje e rëndë në një spital në Gjermani. 
     Koncerti i bamirësisë me moton: “Një Këngë për Një Jetë”, kishte për qëllim mbledhjen e mjeteve financiare të nevojshme për shërimin në Gjermani, të 17 vjeçares Ambra Meda nga Tirana, u mbajtë në Dibër të Madhe.    Organizatore të kesaj ngjarje bamirëse ishin vëllezërit dibranë, kryesisht një grup aktivistësh të dalluar të kësaj komune, bashkëmoshatarë të Ambarës, në bashkëpunim me komunën e Dibrës së Madhe, dhe personalisht të kryetarit të kësaj komune zotit Ruzhdi Lata. Ndërsa, kanë qenë present disa personalitete të njohura dibrane, të udhëheqjes lokale, biznesmen të susksesshëm, atrtëdashës, veprimtar, dhe  gazetarët e këtij qyteti si dhe mysafirë special dhe një grup artistësh nga Prishtina dhe Tirana.    Koncerti Humanitar “Një këngë një Jetë” u mbajtë këtë të shtunë (5 shtator), në Pallatin e Kulturës në qytetin e Dibrës së Madhe. Dibra e Madhe, e shquar në historinë  kombëtare, për patriotizmin, fisnikërinë, trimërinë dhe zgjuarësinë, është e shquar edhe për bujarinë e madhe të dibranit, duke dhuruar me këtë rast jo vetëm donacione në këtë  veprimtari tejet të bukur dhe emocionuese, por që dhurata më e madhë, e saj kësaj here natyrisht që ishtë zëmergjërësia e këtij populli me virtyte të larta.
     Koncerti Humanitar, që u mbajtë të shtunën, ora 19-të, në pallatin e kulturës së këtij qyteti, falë përkushtimit, Bajram Kllobçishta, Valon Marke dhe Evzi Kaja – Xiu, dhe nën kujdesin e të tyre solli këngëtarët më të mirë, nga Dibra, Tirana dhe Kosova, për koncertin “Një këngë, për një jetë”, të ardhurat e të cilit, i shkuan shërbimit dhe kurmit spitalor  të vajzës 17-vjeçare Ambra Meda në Gjermani.
Më shumë se 400 veta ishin në sallë atje në mbrëmje, por edhe qindra e qindra qytetarë të tjerë, nga Dibra e Madhe, iu përgjijgen thirrjes për ndihmë  dhe që t’i bashkohen kësisoj dhe me mbështetjen e tyre financiare, fushatës së ndihmave që të shërojnë plagët e sëmundjes së një engjulli, e cila tashmë po “përpiqet” prej disa javëve me “plagët e thershme” të një sëmundje tepër të rëndë.      Koncerti Humanitar “Një Këngë , Një Jetë”, dedikuar Ambra Medës, për shërimin e saj u mbajtë nën kujdesin e Qendrës Kulturore të Dibrës së Madhe, në bashkëpunim me Studio Magnum. Në këtë concert madhështor morën pjesë këngëtarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia si :Dritan Jashari, Liri Rasha, Hysi Hasani, Fitore Berisha, Evzi Kaja Xiu, Ingrid Jushi, Argjend Marku, Lundrim Paçuku, Daja Do, Klea Çutra, Bena Kërluku, Bora Tomini dhe shumë të tjerë.Ndërkohë, Defrim Methasani/gazetar I njohur në RTSH, shkruan – se ” Prej ditësh në medien e shkruar dhe vizive, është folur për një vajzë shqiptare, e cila në një moshë fare të re, 17-vjeç, është e detyruar të vuajë nga një sëmundje e rrallë tumorale që përbën rastin e 131-të në botë dhe ndodhet e shtruar në Mynih të Gjermanisë, në një prej spitaleve më të mira në botë.”     Sipas, kolegut tonë Methasanit, ditët e vështira të Ambrës në Gjermani, kanë kaluar me një tjetër problem të paparashikuar, duke iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale të paplanifikuar, por që si sqaron ai erdhi si pasojë e forcës së kimikateve të ilaçeve që realizuan kimioterapinë e parë. Gjithsesi, shton Methasani, njeriu i përfshirë totalisht me gjithë familje në këtë fushatë, ndërhyrja në kohë e mjekëve gjermanë, bëri atë që kjo ndërhyrje të rezultojë e suksesshme dhe të hiqet një pjesë tumorale që kishte zënë rrugët urinare. Por, ky është vetëm fillimi i një vazhdimi të madh problematik, që kjo vajzë fatkeqe 17-vjeçare, do të vazhdojë të përjetojë për muaj të tërë, thotë ai.      Në këtë kontekst shpjegon Methasani, i cili është edhe një nga të afërmit e Ambrës,(daja i saj) natyrisht që është e dhimbshme, por kur mendon se mjekët kanë dhënë një dritë të vogël në tunelin e madh, të gjithë kemi të drejtë të bëhemi optimistë. Gjithsesi, sipas tij pesha tjetër që po na rëndon prej ditësh, është ajo financiare……… 
Këtu duhet theksuar se prej mëse një javë, në këtë situatë sensabilizuese, për më shumë janë përfshirë  media këtu në Shqipëri, por edhe ajo në diasporë Amerikën e largët, tek bashkëatdhetarët tanë, atje, qytetarët shqiptarë në mbarë vendin,  familjarë dhe njerëz të afërm të saj, që i janë përgjegjur deri tani apelit të madh qytetar të një solidariteti dhe ndihme, për të shpëtuar këtë jetë, që tashmë, sytë dhe mendjen i ka nga të gjithë shqiptarët.Në një mesazh tepër prekës adiuo-vizivë nga shtrati – ku Ambra po sfidon jetën duke u drejtuar dibranëve dje në Koncertin Humanitar , “Një Këngë për një Jetë” të ndihmojmë Ambrën, ajo  plot shpres dhe kurajo, tha se “ Zemërgjerësia dhe bujaria juaj është ilaçi më i mirë i sëmundjes sime” duke shtuar se nëse Zoti më shëron “fustanin e nusërisë dhe dasmën do t’a bëjë në Dibër të Madhe”. 

Kurse,  në rrjetin social facebook, pjesëmarrës të kesaj ngjarje në Dibër të Madhe, shkruajnë: 

    Milaim Krasniqi gazetar nga Kosova, thotë se “Kur dibranët bëhen bashkë s’ka shqiptarë që ndjehet jashtë.Të gjithë për një jetë , një jetë për të gjithë ne – këtë thënje më së miri e verteton Dibra, thotë ai në Fb.     Mamica Hysaj Makishti, donatore nga Tirana, theksonë se “Jam shumë e impresionuar nga mikpritja ,bujaria ,dashamirësia e miqve që na pritën në Dibër të Madhe,për mua personalisht ishte hera e parë që vizitoja këtë qytet me kaq shume vlera, faleminderit të gjithëve për mikpritjen dhe sidomos për gjithë organizimin dhe solidaritetin që treguat për të shpëtuar jetën e Ambres. Zoti ja u shperblefte ne familjet tuaja” shkruan ajo.    

Ndërkaq, Luna Methasani, studente nga Tirana, shkruan facebookun e saj se :” Dibra e Madhe dha një shembull për t’u mbajtur mend gjatë… Një organizim që la gjurmë, një prezantim i denjë nga Valmir Lleshi, një nismë dhe realizim i shkelqyer nga Valon Marke, Bajram Kllobçisha ,Evzi Kaja Xiu, me ndihmën e kryetarit Rruzhdi Lata, por edhe shumë miq dhe dashamirë të tjerë për të mos harruar 400 pjesëmarrësit, që shënuan histori në një mbrëmje të finalizuar me sukses nën zërin e artisteve nga Dibra, Tirana dhe Prishtina ! Vërtetë që keni mbetur Jo vetëm në mëndjen por edhe në shpirtin tonë, sepse Dibra e Madhe ishte e para dhe e mbara, në këtë nismë humanitare që na mblodhi të gjithë bashkë! Dibra gjithmonë ka qenë në krye dhe si e tillë mbeti edhe këtë herë! Faleminderit moj Dibër, faleminderit që na bën të ndihemi krenare Jo vetëm për prejardhjen tonë, por edhe për vlerat që i ke treguar ndër vite ! Faleminderit të gjithve nismetarëve që u bënë lokomotiva e një karvani të gjatë njerëzish në ndihmë të Ambrës !” shkruan kushurira e Ambraës nga Tirana, bashkëmoshataria e saj Luna.    Daja i vjazës gazetari i mirnjohur Dëfrim Methasani, në rrjetin social facebook thotë se :”Pak ditë më parë, botova edhe një shkrim, që e titulloja “Lotët e burrit”, duke u nisur pikërisht nga dhjetëra e qindra raste, që po bëhen pjesë e kësaj mbështetjeje anembanë vendit dhe më gjerë. Gjithsesi, të duket se nuk mjafton për të qenë afër asaj shumë që duhet në të vërtetë, e cila shkon në 180 mijë euro, pa përmendur shumën e operacionit dhe mjaft detaje të tjera, që në një spital të tillë janë detyrime që duhen paguar në kohë. Edhe pse, sipas tij dy vëllezërit kampionë në sport, Ismail dhe Gjetan Keta, kanë paguar 20 mijë euro nga xhepi i tyre dhe do të zhvillojnë dy ndeshje për jetën e saj, edhe pse qindra njerëz janë solidarizuar dhe kanë dhënë diçka nga xhepi i tyre, sërish qëndrojmë shumë larg objektivit, që familjes dhe Ambrës t’ua lehtësojmë dhimbjen. “  Për Methasanin, këto shkrime janë një apel, jo vetëm i tij, por edhe i vetë Ambrës, e cila çdo ditë lutet për ne të gjithë nqë po e ndihmojmë në këto çaste të rënda për jetën e saj.        

     Dje u njoftua se edhe këngëtarja e njohur Aurela Gaçe, pikërisht  në Tiranë ne lokalin “Calvin” organizoi një mbrëmje live për Ambrën, ndërsa një tjetër lokal i njohur në Tiranë, “Pur-Pur”, bën të njëjtën gjë me të rinjtë dhe bashkëmoshatarët e saj, ndërsa Ambra vazhdon të qëndrojë atje në Mynih, bashkë me prindërit e saj, por edhe me shumë shqiptarë, që i qëndrojnë pranë, e sidomos vëllezërit Keta, të pashoq në humanizmin e tyre, apo Valon Marke, një shqiptar që jeton në Mynih; e pse jo, familja Ismaili nga Shkupi që banon po atje.    “Por, gjithësesi duke u nisur nga shuma e madhe që kërkohet,  Ambra ka nevojë për ne të gjithë, për një dorë, një fjalë dhe një mundësi financiare, që të paktën mos ngelë ky mision kaq i madh edhe i mjekësisë, edhe i njerëzve, për mungesë fondesh. Dora juaj, apo mendja juaj, duke iu faleminderuar çdo njerit, thonë të afërmit e saj :” shëron sot një plagë, rikthen një buzëqeshje dhe një jetë. Ajo ka nevojë për ne të gjithë, ndaj të nxitojmë, të bëjmë detyrën qytetare, sepse buzëqeshja e saj, nuk duhet të jetë e fundit. Ambra ka nevoje të jetojë dhe më shumë se kaq: ka nevojë për ju vëllezer dhe motra shqiptarë…”  Ndërkaq, thuhet se nuk janë vetëm dibranët, apo artistët, në krah të Ambrës dhe që po bashkohen me këtë në këto momentë të vështira. Perlat Musta, sipas komentatorit të njohur sportiv Defrim Methasani, një emër legjendë i portës së Partizanit dhe ekipit tonë kombëtare, beri një xhest tejet njerëzore, duke ndihmuar Ambren. Pra. mirnjohje kollosit të futbollit, vlonjatit që ndjehet më i lehtësuar se kurrë, pasi ka dhënë shpirtin e tij, si shumë sportistë dhe artistë të tjerë, për këtë vajzë që lufton me vdekjen në kërkim të jetës së saj, thotë ai.
    Gjithashtu, sipas tij  një mirnjohje dhe falenderim shkon me këtë rast edhe për artistët e mëdhenj, që kënduan jo me gojë, por me zemër, Lirije Rashen, Fitore Berishën, Hysi Hasanin, Dritan Jasharin, Ingrid Jushin, Evzi Kajen, (Xiu), Lundrim Paçuku, Argjen Marke, Daja Do, Bora Tomini, Bena Kerluku, Agon Çiçe dhe Klea Çutra, dhe gjithë të tjerët, që dhanë më të mirën e tyre në koncertin e bamirësisë:”Një këngë, për Një jetë”, në Dibër të Madhe. Nga ky aktivitet, u mblodhën të ardhura, shton Methasani, por mbi të gjitha aty u derdh loti dhe shpirti, fjala dhe zemra e atyre njerëzve, që kërkojnë të bëjnë mrekullinë për jetën e Ambrës. Pra edhe njëherë :”Mirnjohje arttsitëve dhe donatorëve dibranë me zemrën e madhe!Me tu kthyer në Tiranë i mbushur plot me mbresa të pashlyera Defrim Merthasani, në rrjetin e tij social Facebook, shkruan :” Sapo jam kthyer nga Dibra e Madhe në Maqedoni, qyteti shqiptar, që jo vetëm mbiemrin ka të madh, por edhe zemrën. Kam mbetur pa fjalë, bashkë me 40 miq dhe shok, gjak dhe njerëz që erdhën nga Tirana e Peshkopia drejt kësaj treve, që tashmë dha modelin e humanizmit dhe të solidaritetit. Falenderime pa fund, për kryetarin e Komunës, zotin Rruzhdi Lata, për djalin e shkëlqyer nga Dibra në Mynih, Valon Marke, që dha idenë e parë, për djemtë e mirë të Dibrës, Evzi Kaja (Xiu), Bajram Kllobçishten, Valmir Lleshin, Artin Spahiun, Dritan Lleshin e shumë e shumë të tjerë, që të gjithë bashkë na dhuruan emocione të pafund duke zvogeluar sadopak dhimbjen për Ambrën dhe duke shtuar besimin dhe shpresën për jetën e saj. Pallati i kulturës i mbushur plot, thotë ai, por edhe forca e fjalës së moderatorit Valmir Lleshi dhe zëri i këngëtarve të mirnjohur, oshëtuan fort, bashkë me lotët tanë dhe mesazhin shumë prekes të Ambrës që shkruajti nga shtrati. Ajo mes të tjerave thoshte:”Motra dhe vëllezër dibrane, nëse bëhem mirë, vellon e bardhë do t’a vesh së pari në qytetin tuaj, sepse dua që krushq të parë të jeni ju dhe më pas gjithë shqiptarët që më ndihmuan mua për jetën…Faleminderit

DIBER E MADHE ME ZEMER TE MADHE!”

    Ndërkohë, që daja i saj thotë se s’mund të mos jap edhe një mirnjohje për miqtë e mi, që më shoqëruan në atë udhëtim emocional drejt Dibrës së Madhe në Maqedoni, në koncertin humanitarë :”Një këngë, për Një jetë”, organizuar nga nje grup djemsh me shpirt të madh të atij qyteti dhe bashkia vendore. Kësisoj, Methasani, falenderon Milaim Krasniqin nga Prishtina, gazetari dhe komentatori i mirnjohur në Kosovë, bashkë me bashkshorten, këngëtaren po kaq të njohur Fitore Berisha, artistin e skenës dhe shpirtit human, Hysi Kasani, po nga Prishtina, nënë e bijë, artisten, Mjeshtre të Madhe Lirije Rashen dhe vajzen e saj të talentuar, Ingrid Jushin, Dritan Jasharin, këngëtarin popullor tashmë dibran dhe dhëndërrin e familjes sonë, si dhe gazetarët me emër, Beqir Sina nga SHBA dhe Halil Rama nga Tirana, miqtë dhe shokët e familjes sime, Agron Hoti, Artur Kurti, Hysen Uka dhe Bujar Karoshi, motrën Natasha, bashkshortin e saj Hazbi Kamberin, Luftim Hysa, daja i babait tim dhe djemtë e dajes sim, Bujar dhe Flamur Makishti me familjet e tyre, pa harruar edhe familjen time. Të gjithë bashkë, shkruan Defrim Methasani, krijuam një grup në emrin e Ambrës, që ju shprehëm mirnjohjen atyre njerëzve atje, që vajzën dhe mbesën tonë e kishin tashmë pjesë të familjes dhe shtëpisë së tyre…

Filed Under: Reportazh Tagged With: Ambra Meda, Beqir Sina, Defrim methasani

Eksperienca është emri me të cilin quajmë gabimet tona.!

October 7, 2013 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/

 1.“Matura Shtetërore”

Emri zyrtar është “Matura Shtetërore” (Matura Shtetërore), e cila u prezantua në vitin 2006 nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, bazuar te Provimet e Pjekurisë. Matura është provimi i detyrueshëm që  duhet të kalojë pas mbarimit të  gjimnazit (shkolla e mesme) të ketë arsimin  e njohur  zyrtarisht dhe të jepet e  drejtë të regjistrohen në universitete. Shkollat ​​profesionale janë pjesë e Maturës me një strukturë të provimit disi të ndryshme.Matura është një çështje e centralizuar, e  kryer nga AVA (Agjencia Qendrore e Vlerësimit) e cila është në krye të detyrave për zgjedhjen, emërimin kontrolluesit kombëtare, kategorizimin, fletët.  MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencës), bën administrimin e përgjithshëm dhe logjistikën e mbarë provimet. Një Agjencia e dytë (APRIAL), është përgjegjëse për pranimin në publik të gjitha universiteteve  shqiptare ku aplikantët kanë aplikuar.Të dy lëndët e detyrueshme për të përfunduar arsimin e mesëm janë në gjuhën shqipe dhe letërsi dhe matematikë si dhe zgjedhje.Për të u pranuar studentë të universitetit duhet të marrë dy provime shtesë të cilat ata i zgjedhin për veten e tyre nga një listë prej tetë subjekteve. Provimet e maturës mbahen në tre ditë të ndara zakonisht në periudhën qershor , korrik. Dy ditët e para janë për secilën nga lëndët e detyrueshme; ditën e tretë është për dy provime shtesë. Themelore për pranimet universitare pse një sistem më kompleks i quajtur MEP (Merite-Preference) është përdorur. Matura Shtetërore zëvendësoi një sistem të pranimit të kryer individualisht nga çdo fakultet, universitet e cila shihej si abuzive.

Diplomimi shtetit është një sistem i lidhur me provimet përfundimtare që të rriturit e rinj (të moshës 17, 18 apo 19 në fund të arsimit të mesëm në Shqipëri. Ajo u krijua nga Ministria shqiptare e Arsimit dhe Shkencës në vitin 2006, si një projekt që do të shmangte korrupsioni, mungesën e kontrollit dhe favorizimet  që kishte karakterizuar paraprakisht provimet në  sistemin e  maturës.

Ndryshe nga sistemi i mëparshëm, i cili përbëhej nga tre dypjesësh (provimeve me shkrim dhe me gojë Letërsi, Matematikë shkrim dhe me gojë, me shkrim dhe me gojë dhe Fizikë), Diplomimi i Shtetit përbëhet nga dy provimet e detyrueshme (matematika e shkruara dhe literaturën e shkruar) dhe dy provime të tjera. Këto dy të fundit provime janë zgjedhur nga studenti nga një përzgjedhje të subjekteve (Kimi, Biologji, Fizikë, Anglisht, Histori-Gjeografia dhe Sociologji-Ekonomi-Filozofi).

Megjithatë, ky sistem është kritikuar shumë për nivelin e lartë të vështirësisë, dhe subjektivitetit dhe kategorizimit të rreptë, duke rezultuar në mesataret me rezultatin ulëta.

Shqetësimet kanë qenë gjithashtu të ngritur rreth diplomimit të Shtetit për masat e sigurisë rigoroze. Për shembull, mësuesit që krijojnë testin janë të izoluar për një javë të tërë, pa ndonjë mjet të komunikimit me botën e jashtme. Fletët e provimit dhe fletët përgjigje janë gjithmonë të shoqëruara nga policia. Ata janë shpërndarë në zarfe gjatë orëve ndryshme të natës, sipas distancës së shkollës nga Ministria. Të gjitha zarfet janë menduar të hapet pikërisht në të njëjtën kohë, 10 jam i të gjitha provimet janë të dyfishtë kontrolluar për të shmangur çdo gabimet e mundshme. Megjithatë, mësuesit janë të zgjedhur rastësisht, dhe shumica e mësuesve jashtë kryeqytetit nuk kanë nivelin e duhur akademike.

…………………..

Kam ndjekur me vëmendje procesin, që  MASH e ka quajtur :”Matura shtetërore” ose ndryshe :”sanduic”  ditën kur ky sistem i diplomimit të maturantëve do të kalonte përmes këtij procesi të tejzgjatur dhe shumë të fryrë për nga fatura financiare.

Ja cilat janë rrugët në të cilat kalon matura shtetërore dhe ingranazhi  i saj financiar.

1-Nis procesi i ngujimit të përgatitësve të tezës së gjuhës shqipe dhe letërsisë. Sa është kostua?

2- Nis procesi i ngujimit të përgatitësve të tezës së matematikë. Sa është kostua?

 3- Nis procesi i ngujimit të përgatitësve të tezës së provimet me zgjedhje. Sa është kostua?

Faza e dytë

1-Fillon procesi i shpërndarjes së zarfit me tezën e provimit përkatës .Rreth orës 2 mëngjesit dalin nga Agjencia automobilat të cilat do të shkojnë nga jugu në veri në të gjitha qytetet ku gjimnazistët shtetërorë dhe privat do të fillojnë procesin e provimit shtetëror. Sa është kosto?2-Teza ka arritur në Drejtorin arsimore të rrethit. Do të duhet të kryhet një operacion tjetër i cili përfshinë shpërndarjen e tezës në të gjitha shkollat ku do të zhvillohet provimi. Sa është kostua?

Maturantët

Nëse do të ndjekin dinamikën  e procesit të maturantëve gjejmë këto lëvizje të kostueshme. Le ti hedhim një sy procesit në një rreth si është Vlora. a-Maturantët e shkollave jopublike zhvendosen nga shkollat e tyre drejtë atyre publike 9 vjeçare. Në qytetin e Vlorës janë këto shkolla publike :”Perla”,’Drita e Dijes”,”Internacional”,Ikeja,”Real’’,Nr1”,”Aulona”,’E gjuhëve të huaja”,”Bota e dijes dhe shkencës”.

b-Ora 6-7 e mëngjesit .Nis procesi i transportit të maturantëve të shkollave publike nga komunat dhe fshatrat në drejtim të qytetit. Vetëm në rrethin e Vlorës drejt qytetit në këtë orar do të  transportohen maturantët  e këtyre shkollave publike. Kuc,Vranisht,.Brataj,Smokthinë,Gjormë.Sevaster,Kotë,Vllahinë,Armen,Selenicë,Himarë,Dukat,Orikum,Novoselë. Sa është numri i nxënësve që do të transportohen,numri i mjeteve ,autobusë, furgonë etj dhe kostua e këtij operacioni?

Mirëpo i gjithë ky shpenzim përfshihet tek thënia:” Kush nuk ka kokë, ka këmbë”.

c-Vendosjen e administratorëve të cilët do të qëndrojnë në sallat e provimit gjatë kohës së zhvillimit të këtij procesi. Administratorët përzgjidhen nga Drejtorit arsimore duke zgjedhur mësuesit e ciklit të ulët dhe 9-vjecarë. Por sa  është numri i tyre në të gjithë vendin dhe fatura financiare?

d-Operacioni i përfundimit të provimit i cili tash lëviz në drejtimin e kundërt.

e-Ngujimi i korrigjuesve në disa qendra të ndara  për të gjithë vendin. Sa mund të jetë shifra e korrigjuesve dhe çfarë fature financier sjell ky operacion?

Këtu mbyllet vetëm provimi i parë gjuha shqipe dhe letërsia. Nëpër të gjithë këtë ingranazh të ndërlikuar qëllimisht shkojnë edhe dy provimet e tjera ku kosto financiare do të duhet të shumëzohet me dy.

Ky operacion nuk është sosur ende. Agjencia nxjerr librin e transparencës dhe fillon procesin e nxjerrjes së pikëve dhe më tej shpall fituesit tek ëebi i MASH.

I gjithë ky tunel, që në këtë vend quhet qorrsokak ose një rrugë e mundimshme për hiç mos gjë,ndërkohë që përzgjedhjen do ta bënte vet universitetit me kosto xero e në përmbajtje të kushteve dhe kapaciteteve që disponohen.

Një pyetje  e thjeshtë shtrohet:Përse shteti morri përsipër një faturë financiare kaq të madhe,ndërkaq që operacioni i nisur  me një numër të madh nëpunësish  e zhurmë shpesh përfundonte i zbuluar,sepse pa u shpërndarë teza nëpër bankat e shkollarëve, ajo përfundonte e publikuar në facebook dhe në mjetet tjera elektronike.

Matura shtetërore mbarte me vete një sërë procesesh të cilat janë quajtur të dështuara.

A do të vazhdojë më si proces Matura shtetërore?

Një proverb thotë: Moti i mirë duket që në mëngjes dhe më tej duke e përforcuar:  Fshati që duket nuk do kallauz.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Gezim Llojdia, matura shteterore, Ministria e Arsimit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5149
  • 5150
  • 5151
  • 5152
  • 5153
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT