• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MASHTRIM DHE TE PAVERTETA NGA ISH AMBASADORI TARIFA

July 24, 2013 by dgreca

Nga Beqir SINA/ New York/

BENSONHURSTE BROOKLYN NY :Ish-ambasadori shqiptar në Amerikë, professor Fatos Tarifa, në kujtimet e tij, të cilat janë sjellë për lexuesit nga gazeta “Dita”, është ndalur edhe në faktin përse kryeministrat Fatos Nano dhe Sali Berisha, nuk u pritën kurrë në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht përpjekjeve dhe insistimit të tyre.

Në ato që shkruan profesori Tarifa, nuk është aspak korrekt, ai ka një dozë të shthurur të pa vertetash, dhe shkrimi është shkruar mbi teorin “gënjë e genjë se diçka do të mbetet”. Ose t’i bëjë pakëz “fresk” qeverisë që po pret të marrë shtetin në shtator. Por, në këtë “Polemikë me një manifikë” janë faktet kokëforte që unë të paktën mendojë se e vënë me “shpatulla pas murit” profesorin hileqarë – menafikë.

Së pari:  Në vitin 1991, takimet e Berishës dhe Pashkos në Uashington në Departamentin amerikan të Shtetit, janë të parat mbas shteti totalitar hapi dyert.  E organizuar nga Instituti Republikan Amerikan, vizita edhe pse jozyrtare ishte ndër më të rëndësishmet për politikën e shtetit që po dilte mbas 45 vjetëve nga vetë izolimi i tmerrshëm. Shqipëria, që nuk kishte as marrëdhënie diplomatike me SHBA-në, të ndaluara për një periudhë gjysmëshekullore, mbërriti e para në dyert e Uashingtonit. Dhe kush “trokiti” i pari! ishte Berisha, ai që “gjeti çelsin” e Uashingtonit. Berisha, është i pari dhe i vetmi lider shqiptarë që është pritur nga 2000 shqiptaro amerikan në Hilton Hotel në New York, në vitin 1992.

Së dyti : Berisha, është i vetmi President dhe Kryeministër i Shqipërisë, që takoi zyrtarisht katër  Presidentët e Shteteve të Bashkuara(George HW. Bush, William Jefferson Clinton, George W. Bush, dhe Brack H. Obama) dhe i vetëm lider i Europës Juglindore ish-komuniste, që ka vizituar zyrtarisht SHBA, si i ftuar nga një Presidenti i SHBA. Vizitë e cila është e shënuar në librin e protokollit të Shtëpisë së Bardhë.  Madje, Berisha President, është i vetmi që i është shtruar në Shtëpinë e Bardhë, edhe “reed carpet – qylimi i kuq”, dhe kjo ka ndodhur në vitin 1992 nga Presidenti i 42-të i SHBA, William Jeferson Clinton.

Së treti :  presidentët e Shqipërisë, Mejdani, Moisiu,Topi, dhe kryeministra Majko, Meta  janë takuar me Presidentin e SHBA, gjatë vizitave në SHBA, ose në evenimente ndërkombëtare, por deri tani asnjëri prej tyre, nuk ka marrë një ftesë zyrtare nga Presidenti i SHBA, për tu takuar në Shtëpinë e Bardhë, ashtu si është takuar deri tani me ftesë zyrtare, Berisha, dhe në nëshkrimin e Kartës së Adriatikut në Rose Garden Wihte House, ish kryeministri Fatos Nano .

Së katërti : Berisha, gjatë karjerës së tij do të mbahet mend gjatë si Kryeministri i parë dhe i vetmi që priti të parin President të Shteteve të Bashkuara në detyrë, në Tiranë, George W. Bush(qershor 2007). Madje në një vizitë historike për Presidentin e SHBA, që deklaroi pavarësinë e Kosovës në mes të Tiranës, vetëm 8 muaj para se Kosova të shpallte pavarësinë e saj më 17 shkurt 2008. Berisha, është i vetmi Kryeministër deri tani që ka shfrytëzuar të gjitha protokollet diplomatike, për të u takuar me Presidentin e SHBA, përfshirë ne takimet histrorike të pranimit në NATO-.

Së pesti:  Vetëm tre vjet mbasi ai ishte zgjedhur, Presidenti i Shqipërisë, ishte Berisha që kaloi Atlantikun për të takuar Presidentin amerikan. Ndoshta edhe “I përcaktuar, qysh atëhere si politikani i shenjuar i Departamentit të Shtetit – Hey You Never Know !”. Por duhet pranuar se megjithë “baticat dhe zbaticat” e lidhjeve të tij me Amerikën, Berisha, ishte në gjendje të rikthente lidhjet e tij me Uashingtonin në zenitin e tyre.

Mirëpo, do të thoja në këtë polemikë; jo se profesor Tarfia, nuk i kupton këto gjëra dhe nuk i di këto takime si organizohen dhe si bëhen në Uashington, dhe ai nuk është aq profan sa të mos njoh edhe politikën amerikane, e cila jo vetëm me Shqipërinë, por me asnjë vend të botës nuk ngre marrëdhënie mbi individët, qofshin ata të kalibrit, Mandela, Dalai Lama, Leh Valesa, apo Vaslav Havel.

Tarifa, lexohet menjëherë dhe kuptohet fare mirë se është në natyrën e një politikani të ideologjizuar – i mësuar me mësimit shpirtërore në Institutin Marksist – Leninist në Tiranë, i biri i njërit prej eksponentëve të njohur Enverit, duket qartë se me një “gurë do të vrasë dy zogjë” i thonë ma shqip. Ai duke futur edhe Fatos Nanon që i shërbej i i “shkonte shurra” para tij sa ishte në pushtet, tani kërkonë të shpërfilli dhe të shigjetojë edhe Berishën si gjoja i pa “dëshiruar” nga Amerikanët, dh mundohet me shkrimin e tij të minimizojë mardhëniet dhe lidhjet e Berishës me Uashingtonin,

Ish ambasadori i “deklasuar” Fatos Tarifa, ky professor menafikë, ka shfrytëzuar zgjedhjet e 23 qershorit, dhe largimin Kryeministrit Berisha, nga kreu i PD-së, me ç’ rast të bëjë spekulime, por edhe mashtrimet e tij tipike prej sharlatani mediatik. Ai madje aludon edhe në emër të Uashingtonin, se “përse kryeministrat Fatos Nano dhe Sali Berisha, nuk u pritën kurrë në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht përpjekjeve dhe insistimit të tyre”. Por, ajo çka shkruan Tarfia dhe ajo që është realitet – fakt, janë një gjë tjetër!.

Sepse, aq i pa skrupullt dhe hileqarë duket se është, Tarifa, sot sa bënë edhe rolin e të pa diturit në takimin e Nanos në SHBA, dhe takimin me Presidentin Bush, ku vetë ka qenë ulur krah Presidentit Bush së bashku me ish kryeministrin dhe ka shoqëruar Fatos Nanon në Uashington. Ai e di fare mirë Presidenti amerikan ftoi Kryeministrin shqiptar në Uashington, më 29 mars 2004, dhe pati biseda zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me krerët e qeverive të Maqedonisë e Kroacisë, ku edhe më pas ato bënë edhe fotgrafi.

Eshtë për të ardhur keq me gjithë  këto janë fakte, që Tarifa i di më mirë se unë dhe kushdo, të bjeri kaq poshtë në një shkrim të pa nivel. Kur mendon se përse Profesori menafikë bën pikërisht, tani mbas zgjedhjeve të 23 qershorit një mashtrim të llojit të marrëzisë së “tejskajshme”, kur thotë se vizitat e Presidentit dhe Kryeministrit Berisha, dhe Kryemnistrit Fatos Nano, nuk ishin zyrtare dhe “se përse  nuk u pritën kurrë në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht përpjekjeve dhe insistimit të tyre, Berisha dhe Nano”. ”

Presidenti i SHBA në Zyrën Ovale, ka prtiur në vizita zyrtare ose jozyrtare, edhe lider të ndryshëm anembanë botës, por asnjë herë nuk është ashtu si thotë Tarifa. Profesori dhe ish ambasadori Traifa është e çuditëshme dhe si mund të i lejojë vetes si diplomat dhe profesor që të flasë në emër të Uashingtonit, ça mund të kishte edhe ndonjë reagim nga ambasada amerikane në Tiranë -Hey You Never Know !” .

Nuk po e “kuptojë” nihilizmin e këtij ish diplomati, kur ai ishte dora vetë ai që u “kacafytë” në Seancën e Dëgjimore në Kongresin Amerikan në vitin 2004, kur përfaqësues të shoqërisë civile kanë paraqitur panoramën e realitetit të shetit shqiptar, në sundimin e socialistëve. Të thirrur në një Seancë Dëgjimore në Kongresin Amerikan, për të dëshmuar rreth situatës së atëhershme në Shqipëri, Erion Veliaj, Kreshnik Spahiu, dhe Fatmir Mediu u shndërruan atëhere në ambasadorët e shpresës për shqiptarët. Por, që u ballfaquan në atë sallë me kundërshtinë e fortë të ish Ambasadorit në Ushington Fatos Tarfisë, i cili u bë një avokat i shkëlqyer i ish Kryeministrit Fatos Nano,

Tani kujt Tarife duhet me i besuar ! : Atij kur në Uashington preferoi të mos t’a konfiguronte aq gri realitetin në Shqipëri në udhehqjen e socialistëve. Sipas tij Shqipëria ishte e zhvilluar, dhe kjo kishte ndodhur pikërishtë mjaft vitet e fundit( Kryeministër Fatos Nano ) si tha ai ishin  realizuar sipas tij një numër arritjesh që pjesa më e madhe e të huajve nuk i dinë. “Këto arritje, thoshte nëntë vejt më parë Fatos Tarfia mund të shihen në ekonomi, në ligjin e pronësisë si dhe përsa i përket tolerancës fetare, të drejtave të pakicave dhe në legjislacionin e zgjedhjeve, luftën kundra korrupsionit. Ndërsa korrupsioni, shtoi Tarfia, si fenomen nuk u shpik tani madje ju kujtoj dhe një serë masash që qeveria shqiptare(Fatos Nano) po ndermerrte në luftë kundër tij,” ka thënë Fatos Tarifa në Uashington në prill 2004.

Ndërsa , dje Profesori menfikë thotë se : “  Arsyeja kryesore, të cilën në mënyrë konfidenciale ma thanë në Këshillin e Sigurimit Kombëtar pak ditë pasi unë kisha lënë detyrën e ambasadorit në Uashington, ishte se, në Shtëpinë e Bardhë, ashtu si edhe në Departamentin e Shtetit, nuk besonin se Fatos Nano ishte një kryeministër serioz dhe i përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto dy fenomene, si edhe qëndrimi i qeverisë shqiptare ndaj tyre, kanë qenë dhe mbeten shqetësimet kryesore të çdo administrate amerikane në marrëdhëniet e saj me shtetin shqiptar.

Ish ambasadori i Nanos në Shtetet e Bashkuara, Fatos Tarifa, i biri i kryeservilit të Enverit Sevo Tarifa, kur flet me aq zell për korrupsionin dhe humbjen e besimit tek amerikanët, harron skandalin historik që ai ka bër vetë, kur ishte ambasdor në Uashington i Shqipërisë. Ai i ka kërkuar para një investitori ndërsa ky i fundit kishte shfaqur interes për të investuar në Shqipëri, në vitin 2004.

Skandali, në atë kohë është pasqyruar nga televizioni Klan, dhe jepej qartë ambasadori Tarifa duke i bërë propozimin biznesmenit amerikan. Ky ishte një nga skandalet e rradhës të pushtetarëve socialistë, që do të vazhdonin gjatë kësaj periudhe të razicionit të tejet të zgjatur. Tarifa, nuk është as i pari dhe as i fundit nga rradha e socialistëve, të cilët për të gjitha privatizimet kanë kërkuar hapur ryshfete, në atë kohë. Dhe kanë marrë 20 përqindshin e betonizimit të Tiranës, sa ishte Edi Rama kryetar Bashkie.

Megjithëse, nuk dihet ende se sa ministra dhe drejtorë ministrishë do të mbajnë poste në qeverin e Edi Ramës, koalicioni i majtë që në zgjedhjet e 23 qershorit ka fituar 84 mandate të deputetëve, kur vetë kryeministri i zgjedhur Rama, ndaj të cilëve ka dhënë me dhjetëra akuza për korrupsion e skandale përfshirë edhe “Elefantin e korrupsionit”, Illir Metën, për të cilin Rama ka thënë se ” E pamë me zë dhe figurë se si vidhet shteti “.

Por janë me dhjetëra rastet kur ish opozitarët apo drejtues të lartë të PS janë të përfshirë në afera korrupsioni, dhe ndaj tyre nuk është marrë asnjë masë, jo atëhere por tani ata janë të mbrojtur edhe me mnadatin e deputetit të koalicionit të majtë. Dhe këtë duhet ta dijë Fatos Tarifa, se :’Kjo është fytyra e vërtetë e korrupsionit, e qeverisë që na vjen në shtator, ata janë të gjithë të infektuar tërësisht nga korrupsioni”. Është ky korrupsion, i cili në të vërtetë buron nga vetë ai që dje ishte Kryetar Bashkie i Tiranës, dhe në shtator do të jetë kreu i qeverisë, pra çifti Edi Rama  Ilir Meta, dhe më pas shtrihet në të gjithë kapilarët e kësaj maxhorance që me zor po pret të vijë dhe t’a “rrjepë” edhe një herë shtetin.

Së fundi mendojë se Fatos Tarifa, nuk është një rast i shkëputur, i kësaj natyre, ai është thjesht një rast unik i rradhës së politikës së brumit komunistë, ku thuhet bërtit sa të mundesh: “Ujku Ujku! sepse Çakalli po bën namin!”. Ashtu sikurse dje Ilir Meta, bërtiste për korrupsionin dhe ai që ka bërë pazaret e tij në këto ditë të fundit për qeverisjen e re, që po na vjen në shtator, me Edi Ramën, për ndarjen tortës, që të krijojë më shumë vende pune për ministrat, drejtorët dhe pushtetarët e tjerë, edhe Tarifa, duket qartë se “po lëpihet për ndonjë llokëm ose kockë”. Dhe, kush e di në diplomaci ndhoshta!

Me sa duket ky menafikë, tani ka zgjedhur dhe ka vendosur që t’i përdorë shkrimet e fundit, pas 23 qershorit, duke menduar për “xhepat” e tij të “shkundura në këto tetë vejtë opozitë. Profesori ose ish ambasadori Fatos Tarifa, i biri kryeservilit të Enverit, Safo Tarifës, ambasadori që i bëri të gjithë shqiptarët të ndjehen të ofenduar para Uashingtonit, tani bënë lojën e “Elefantit të korrupsionit, ose atit të tij shpirtëror të korrupsionit, që është ideologjia e tij Marksiste Lenisniste, dhe njeriu që shpiku 20 përqindshin.

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: Beqir Sina, mashtrim dhe te paverteta, te ish ambasad Tarifes

JU TREGOJ OXHAKUN E BAJRAM HAZIR RROGAMIT

July 24, 2013 by dgreca

Shkruan Ramiz Lushaj/
Bajram Haziri (Rrogami), i vllaznisë Gjomakaj (Gjon Maka), u lind më 2 tetor 1885 në Rrogam të Epërm të Kolgecajve, në rreth 300 m. lartësi mbidetare. Trungu i tij familjar ndihet i prejardhun nga Shkreli i Malësisë së Madhe qyshse në shek. XVII. Ndoshta kësaj kohe erdhën vet Gjon Mark Papa me dy djemtë e tij: Markun e Hasanin. Në brezni gjaku, këta Gjonmakajt e Rrogamit, janë kusherinj me Marash Vatën, bajraktarin e Shkrelit, figurë e lavdisë historike. Dera e Madhe e Gjomakajve (Rrogami), tue fillue nga Qerim Zymer Lulashi, njihet si “Oxhak”  i madh, një nga dymbëdhjetë oxhaqet e Malësisë së Gjakovës (Malësisë së Mirë), i cilësuem edhe si ma i pari ndër këta oxhakë të kohës.

Kjo Derë e madhe e burrave të shquar, ky Oxhak i pushkës e i pleqnive, kjo familje e fisme e vitale në breza, krijoi lidhje të gjakut e pragut, miqësi e kumbari, me gjithato shtëpi me emër historik si me Abdullah Hoxhën e Gashit (var nga xhonturqit më 1908 në Gjakovë, sëbashku me Shaban Binak Alinë e Mulosmanëve), Mus Zenel Qelinë (vrarë nga malazezët në luftën e Moraçës), Grosh dhe Shpend Zeqir Haklaj të Gashit (nipa të Hazir Syl Rrogamit), Miftar Matoshin e Leniqit të Bytyçit (vra nga austro-hungarezët në Qafë të Luzhës), Tahir Bek Dini – bajraktari i Shipshanit (Bek Bajraktari – vrarë në Luftën e Nokshiqit), Col Isuf Agaj nga Hasajt e Babinës, Rexhep Uk Hysenaj nga Ahmatajt e Gashit, Elez Hysen Biberaj nga Shoshani i Krasniqes, Nikë Gjonin nga Gjonpepajt e Nikajve (kumar shpie), etj.

Bajram Hazir Rrogami u lind në vit lufte të përflakshme e të përgjakshme, kur në sythim të pranverës të vitit 1885 marshall Vesel Pasha ndërmori një ekspeditë ndëshkimore otomane kundër Malësisë së Gjakovës. Një nga prijësit e formacioneve me rreth 4.000 luftëtarëve aktiv të fiseve të saj ishte edhe Avdyl Qerim Zymeri i Rrogamit, që kishte në krah të tij edhe nipin e vet: Syl Qerim Zymerin, përndryshe: gjyshi i Bajram Hazir Rrogamit. Kontributi i tij luftarak u përjetësue në kangët historike:

Avdyl Rrogami n’armë të bardha,
Vesel Pashës po i del përpara:
-Ndalu Pashë, se k’tu s’ngreh çadra!…
…Avdyl Rrogami trim duhi,
Në nizamë po ban kërdi,
Shumë po i vret, shum’ po i mbyt n’Dri,
Mos me shkel turqit n’Malësi.

 

Me marrë nizam’, me marrë vergji…
Në këtë vit lufte (1885) otomanët e dogjën kullën e Gjomakajve të Rrogamit, por kësokohe kur zot shtëpie ishte Hazir Syl Qerimi, baba i Bajram Hazirit, kjo u ngrit edhe ma e madhe e ma e bukur, si një kështjellë malësore. Edhe dy herë të tjera u dogj kjo kullë: nga otomanët në vitin 1893 dhe nga sllavët në vjeshtën e vonë të vitit 1913.

Kulla e madhe e Bajram Hazir Rrogamit i ka ruajt në trupin e vet të gurtë gjurmët e predhave të topit të serbëve, që i kanë gjuejt nga Podi i Rasofës (Maja e Dhinë) kah koha e luftërave ballkanike, pasi brenda saj ishin prijtarë e luftëtarë të lirisë e pavarësisë shqiptare si Bajram Curri, Hysni Curri, Sali Man Mulosmani, Rexhep Abdullah Mulosmani, Cen Selimi nga Llugajt e Epërm, Osman Isuf Rrogami, Brahim Sadik Rrogami, Man Rexhep Zekukaj, Sadri dhe Bajrush Musnimanaj etj., të cilët kishin pesë ditë luftë të panderprerë në rrethim, derisa mundën me u tërhjek në drejtim të Shkodrës.

Historia e vlerëson pjesmarrjen e Bajram Hazir Rrogamit në Lidhjen e Dytë të Prizrenit (16-19 shtator 1943) si i vetmi delegat nga Malësia e Gjakovës.

Në dokumente të Kuvendit Themelues të kësaj Lidhjeje të ripërtrime figuron i njëzet e nanti në listën emrore, përkrah Sheh Musa Shehzade i Prizrenit, Rexhep Mitrovica nga Mitrovica, Xhafer Deva (mitrovicas, i ardhun nga Tirana), Lukë Simon Mjeda – delegat i Prizrenit, Asllan Boletini i Mitrovicës, Shemsi Ferri i Plavës – delegat i krahinës së Plavë-Gucisë, Bedri Bej Peja (pejan, me qëndrim në Tiranë),  dr. Xhelal Mitrovica (mitrovicas, i ardhun nga Tirana), Sheh Hasani nga Prizreni, Sylejman Kryeziu i Gjakovës, Maz’har Sopoti (i pranuem si delegat i Tiranës në Shqipërinë Londineze), Mentor Çoku nga Ohri (delegat i Strugës), Qemal Karahoda nga Prizreni, Tahir Zajmi i Gjakovës, Qazim Bllaca i Suharekës, Xhevat Begolli i Pejës, Adem Kurtaga i Rozhajës (sot – komunë në Mal të Zi), Mahmut Shabanpasha i Prishtinës, Mehmet Devaj i Gjilanit, Hasan Dashi i Gjakovës, Bejtullah Haxhiu i Rahovecit, Nuredin Haliti i Suharekës, Rexhë Metë Ulaj i Vuthajve – delegat i Plavë-Gucisë, Bahtjar Qaflleshi i Dragashit, Haxhi Xheledini i Shkupit, Nexhip Basha i Pejës, Jusuf Jahja i Tetovës, Safa Ulqini – delegat i Ulqinit (sot – komunë në Mal të Zi), Bajram Gashi i Pejës – delegat i Istogut, Halim Shuku i Gjakovës – delegat i Ferizaj, Ahmet Lusha i Tetovës, Esad Berisha i Gjilanit, Bedri Gjinaj i Mitrovicës, Shahin Cami i Dibrës, Lutfi Spahiu i Kolesjanit – delegat i Bicaj në Shqipërinë Londineze, Aqif Bluta i Pazarit të Ri – delegat i kryeqëndrës së krahinës të Sanxhakut, Hasan Zvediç nga Senica – delegat i Sanxhakut (krahinë etnike shqiptare, e pushtueme nga Serbia), Vehbi Hamzagaj nga Senica – delegat i Sanxhakut, Remzi Ragibi i Gostivarit, Jusuf Agushi i Prishtinës dhe Rrustem Ymeri i Dibrës.
Bajram Haziri Rrogami e ktheu kullën e tij në bazë të randësishme të LANÇ, pasi aty u strehuan antarët e Shtabit të Kosmetit (Kosovës e Metohisë – Kosovës e Rrafshit të Dukagjinit) si Ymer Pulaj, Mehmet Hoxha, Metush Grezda, Xhevdet Grezda, etj.; luftëtarë nga Shkodra që erdhën partizanë në Malësi të Gjakovës si Fahri Ramadani (Hero i Popullit), Bajram Hebovija,Muho Qamo, Isa Agoviku, etj.; disa partizanë në kohën e Operacionit Armik të Dimrit si Mehmet Dermani nga Vuthajt e Plavë-Gucisë – një nga firmëtarët e Konferencës së Bujanit, mjeku Vojo Kërçiku nga Durrësi, Teofik Meçja nga Pogradeci, etj.

Nga kulla e tij në vitin 1944 u nis çeta me krye aksionin e saj në Qafë të Morinës me Mehmet Mulosmanin, Rexhep Molikën e Gjongecajve (që u plagos në këtë betejë), Ram Qerim Bashkurtin, Bajram Gjonin, Haxhi Nikoçin, Brahim Zeqirin, Ukë Buçaj, Teofik Meçe, dy partizanë malazezë, etj.

Në shtator 1943 Bajram Hazir Rrogami e çoi djalin e tij, Rrustemin, partizan në batalionin “Bajram Curri”, “Rinia”, brigadën XXV-S, brigadën VII-S , duke luftue deri në trevat shqiptare në Maqedoninë Perëndimore, ku titullohet oficer (1944) dhe pas çlirimit (pushtimit komunist) kryen detyra të randësishme ushtarake në Korçë, etj. dhe nderohet me dekorata të larta.

Në maj të vitit 1953 forcat e sigurimit të shtetit komunist shqiptar e arrestojnë Bajram Hazir Rrogamin në kullën e tij, çka i befasoi të gjithë malësorët e Tropojës, pasi njihej në popull si luftëtar i lirisë dhe i pavarësisë kombëtare shqiptare. Tre ditë pas arrestimit, rreth 30 forca policore me toger Ramadan Gjokën, kryejnë përmbysje e bastisje në kullën e tij në Rrogam dhe ia marrin pjestarët e familjes dhe ia çojnë në kambë deri në DPB në Bajram Curri, ku i burgosin përkohësisht gruan e tij, Shemen dhe vajzën 18 vjeçare, Rushën. Ato lirohen prej andej vetëm kur e vrasin pa gjyq Bajram Hazir Rrogamin, të cilit ende edhe sot nuk iu ka gjet varri. Mbi familjen e tij dhe pasardhësit fillon persekutimi komunist, gjersa duan t’i internojnë për në Tepelenë, bashkë me familjen dymbëdhjetë antarëshe të mikut të tij, Sali Tahir Bajraktarin e Kasajve, një familje me histori epokale që mbajti lart në shekuj bajrakun e Shipshanit.

Filed Under: Reportazh Tagged With: i Bajram Hazir Rrogamit, Oxhaku, Ramiz Lushaj

Nje udhetim i paharruar ne Detroit

July 24, 2013 by dgreca

Leter Editorit te Diellit, nga mikja amerikane e shqiptareve, ambasadorja e kultures dhe gjuhes shqipe, Carrie Hooper/

Përshëndetje z. Editor!/

Shpresoj të jeni mirë si dhe unë jam mirë.  Kisha një fundjave të ngarkuar. Të shtunën e kaluar udhëtova për në Detroit të Michiganit me ansamblin Bashkimi Kombëtar, anëtare e të cilit isha bërë para pothuaj një muaji. Takova bashkëudhëtarët e tjerë në një dalje të caktuar në Pensilvani. Kisha dhënë një koncert në Towanda të Pensilvanisë mbrëmjen përpara dhe burri që e organizoi bashkë me shoferin e tij më çuan te dalja të nesërmen.Takova grupin pa problem dhe vazhduam rrugën për në Detroit.  

  Mbërritëm te hoteli rrethë orës shtatë dhe pas një pushimi të shkurtër, darkuam në një restorant, Johnny’s Grill, që pronohet nga një shqiptar. Pas darkës ansambli këndoi disa këngë në verandë për mysafirët shqiptarë që kishin ardhur në restorant.  Këndova Himnin e Flamurit si dhe dy këngë që i përcolla me cifteli: Mora testin dhe Shqipëria, nëna ime.  Një djalë dymbëdhjetë vjeçar me emrin Adem, këndoi dy këngë dhe ne e shoqëruam me cifteli.

    Gjithashtu Shaban Lajçi recitoi një poezi për Mëmëdheun. Grupi këndoi disa këngë të tjera që i shoqëruam me cifteli. Kaluam një mbrëmje të bukur.
   Të dielën e kaluar në mëngjes grupi ynë hëngri mëngjes në një restorant që pronohet nga i njëjti shqiptar që pronon Johnny’s Grill.  

     Pas mëngjesit shkuam në Meshë në Kishën Katolike te Shën Palit në Rochester Hills. Mbas Meshës kisha shtroi një drekë për ne ku u njoha me priftin, Don Fran Kolën si dhe me shqiptarë të tjerë.  Në pasditë ushtruam këngët që do të këndonim në koncertin e mbrëmjes.  

  Koncerti ynë u zhvillua në sallën e Kishës së Shën Palit. Tom Gjergji hapi programin duke shpjeguar veglat foklorike dhe nevojën për bashkimin e trojeve shqiptare ndërsa veglat u dëgjuan të regjistruara në sfond.  Pastaj këndova himnet amerikane dhe shqiptare.  Për më tepër djali 12 vjecar, Ademi këndoi dy këngë, një për Adem Jasharin dhe një me titull “Të pandarë në jug dhe veri “për të cilën kishte kompozuar muzikën, dhe ne i përcollëm me cifteli dhe sharki.  Gjithashtu një burrë i ra lahutës ndërsa disa burra të tjerë kënduan.  Më tej Agim Rugova dhe Toma Smajlaj ekzekutuan skica me humor.

 Këndova këngën “Mora testin “ që e shoqërova me cifteli ndërsa disa antarë të tjerë më shoqëruan me cifteli dhe sharki.  Gjithashtu këndova këngën “O popull i dashur”, që kompozova unë duke e shoqëruar veten me pianon elektrike.  Shaban Lajçi recitoi disa poezi dhe koncerti përfshiu këngë të tjera folkrorike.  Kjo veprimtari doli shumë bukur.
Pas koncertit u nisëm për në Bronx të Nju Jorkut.  Pasi udhëtuam gjithë natën mbërritëm atje herët në mëngjes.  Kalova ditën e së hënës me shoqen time, Violetën dhe burrin e saj, Shpëtimin.  Dje udhëtova me autobus për në shtëpi.  Kalova një fundjave të paharrueshme në Detroit.  Tani po mbyll duke ju uruar gjithë të mirat.

Të fala,
Carrie Hooper

Filed Under: Komente, Kulture Tagged With: carrie hooper, dalip greca, editorit, leter

KENI HARRUAR NJË MINISTRI PËR DIASPORËN, ZOTI KRYEMINISTER

July 24, 2013 by dgreca

LETËR E HAPUR/ Drejtuar  Zotit Edi Rama/Kryeministër i Ardhshëm i Republikës së Shqipërisë/

 Nga Artur Vrekaj,/

Kryetar i shoqatës Atdhetare Kulturore KOMBI/

Worcester,Massachusetts, SHBA/

24 korrik 2013/

 I nderuar Kryeministër i Ardhshëm i Republikës së Shqipërisë Zoti Edi Rama! Urojmë me qeverinë e re të çelni një etapë të re për ti dhënë frymë Ëndrrës Shqiptare në Europë që çdo shqiptar të rrojë në dheun e tij me dinjitet.

Duke parë se edhe Diaspora është në hall ashtu sikundër edhe Shqipëria, duke parë se edhe kombi shqiptar është në hall ashtu sikundër edhe ëndrra për përparim dhe qytetërim të shqiptarëve në trojet e tyre, duke parë se të dyja bashkë Shqipëria dhe Diaspora mund të bëjnë më shumë vetëm me një ngritje të nivelit përfaqësues në rang Ministrie të Diasporës Ju drejtohem juve shqiptarisht të përdorni autoritetin Tuaj, sepse keni vullnetin e popullit të shumëvuajtur që ka bijtë në mërgim për ta bërë realitet krijimin e dikasterit ministerial të Diasporës.

Përse i duhet Shqipërisë dhe shqiptarëve që jetojnë në Diasporë, Ministria e Diasporës?Mbi të gjitha për hartimin dhe vënien në funksion të një Strategjie Kombëtare për vëmëndjen që duhet ti kushtojmë Diasporës si pjesë vitale dhe integrale e kombit shqiptar.Ministria e Diasporës do të na ndihmojë edhe për bashkërendim dhe udhëheqje të punës atdhetare e kulturore, por më shumë për këto përparësi:1-Promovim të Identitetit Kombëtar shqiptar me veprimtari atdhetare e kulturore të programuara dhe të kordinuara midis shqiptarëve në Ballkan dhe Diasporës Shqiptare në botë sipas edhe një kalendari kombëtar për ngjarje e figura madhore të kombit.

2-Bashkim me bashkëkuvendim të Diasporës Shqiptare në Europë dhe Amerikë duke ruajtur modelet e sukseshme të organizimeve shqiptare me bazë qyteti a ndërqytetëse siç janë sot në SHBA për angazhimin e brezit të ri të shqiptarëve të shkolluar në Perëndim që janë sot për sot zëri i shqiptarëve në shtetet apo qytetet ku jetojnë, si e ardhmja lobuese dhe përfaqësuese në qeveritë lokale dhe qëndrore të vendeve pritëse.

3-Institucionalizim dhe mirëintegrim të agjencive të qeverive të shteteve shqiptare në Ballkan në rang Ministrie të Diasporës jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri si edhe ngritjen e një Bordi bashkëpunimi për Diasporën ndërmjet tyre me përfaqësim edhe të Diasporës.

 4-Punë më e kualifikuar dhe e studjuar nga institucionet arsimore shqiptare për trajnimin e mësuesve të Gjuhës Shqipe për specifikat që paraqet zhvillimi i mësimit të Shqipes në Diasporë sipas vendeve pritëse.

5-Hapja e qëndrave të Edukimit dhe Kulturës për Komunitetin shqiptar në Diasporë me bashkëfinancim të të dy shteteve shqiptare më shumë dhe të Diasporës në përputhje me mundësitë ekonomike të mbitokës dhe nëntokës shqiptare.

6- Perspektivë më e qartë për Investimin e Diasporës shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë e trojet ku ka shqiptarë me sipërmarrje direkte në bashkëpunim me qeveritë shqiptare dhe të vendeve pritëse.

7-Botimi i literaturës letrare apo shkollore e nevojshme kjo, në gjuhën Shqipe dhe të huaj sipas vendeve pritëse për promovimin e historisë dhe kulturës kombëtare shqiptare.

8-Ringjallja e një Ansambli Kombëtar me program muzikor perlat e këngës dhe valleve popullore, me artistë nga të gjitha trevat shqiptare që të promovojë në Diasporë trashëgimë e pasur dhe të ndihmojë ringjalljen e pasionit tek brezi më i ri për të ruajtur traditën kombëtare.

9-Aktivizimin e intelektualëve të sukseshmëm të Diasporës në shërbimin diplomatik të Shqipërisë dhe Kosovës që kanë potenciale edukimi dhe punësimi në fushën e politikës dhe marëdhënieve ndërkombëtare në Europë dhe SHBA për ta bërë më të besueshëm shërbimin diplomatik nga qeveritë e vendeve pritëse. 10-Hapësirë të nevojshme mediatike, në median e shkruar dhe atë elektronike për Diasporën në Shqipëri.

Duke ju uruar : Zoti ju ndihmoftë! për ta bërë Shqipërinë jepini një shans shqiptarëve të mërguar të përfaqësohen pas 100 vjetëve shtet edhe institucionalisht në vendlindje!

Nëse vërtet e doni Diasporën koha është e mjaftueshme për të shtuar në strukturën e Qeverisë së Re, Ministrinë e Diasporës!

Gjithë të mirat për Ju dhe Shqipërinë!

 

Filed Under: Komente, Opinion Tagged With: artur vrekaj, Edi Rama, kryeministrit, leter

JA STRUKTURA E QEVERISE RAMA

July 24, 2013 by dgreca

Kryeministri i ardhshëm Edi Rama ka paraqur sot strukturën e re të qeverisë së majtë. Rama u shpreh se kjo do të jetë një qeveri e re e bazuar mbi bazën e qeverisë ekzistuese por me mjaftë shkurtime. Të gjitha Ministritë nuk do të ndryshojnë në kompetenca por do të bëhen reforma të thella strukturore të brendëshme. “ Qeveria e re do të jetë një strukturë e ndërtuar mbi bazën e një analize mbi strukturën ekzistuese , që përbën një trup me shumë parazitë dhe që kërkon shkurtime. Qeveria është ndërtuar mbi bazën e prioriteteve të vendit, duke u konsultuar edhe nga strukturat e qeverive të reja në Bashkimin Europian. Do të ketë në fokus përgjegjesi mes sektoreve dhe për të krijuar kushte për një bashkëpunimsa më të mirë mes tyre. Do ristrukturojmë në mënyrë të plotë organikën e kryeministrisë, do të bëjmë shkurtim të kësaj organike, si dhe do të krijojmë një raport të drejtë dhe efikas, mes kabinetit të kryeministrit dhe degëve të ministrive,”u shpreh Rama. “Ministria e Financave nuk ndryshon në kompetenca por do të ketë reformë të brendëshme strukturore. Ministria e Brendëshme nuk ndryshon në kompetenca por do të ketë reformë të brendëshme strukturore Ministria e Mbrojtjes nuk ndryshon në kompetenca por do të ketë reformë të brendëshme strukturore Ministria e Jashtme nuk ndryshon në kompetenca por do të ketë reformë të brendëshme strukturore Do të krijohet Ministria e Integrimit Europian e cila do të marrë një forëm të re, në funksion të detyrave që do të ketë qeveria e re për integrimin në BE. Ministria e Drejtësisë nuk ndryshon në kompetenca por do të ketë reformë të brendëshme strukturore Ministria e Ekonomisë do të ndahet në dy ministri, në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarjes dhe në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë. Ministria e Punës do të ndahet në dy ministri, në Ministrinë e Transportit dhe Zhvillimin e Infrastrukturës dhe Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Ministria e Bujqësisë do të kthehet në Ministrinë e Bujqësisë Administrimit Ruraral dhe Ujrave Ministria e Arsimit do të bashkohet me Ministrinë e Sportit Ministria e Shëndetësisë nuk ndryshon në kompetenca por do të ketë reformë të brendëshme strukturore Fidel Ylli: Gati të lë mandatin për postin e Ministrit të Sportit Ndërkohë deputeti i PS-së Fidel Ylli është shprehur i gatshëm të lërë mandatin për postin e ministrit të Sportit. Sipas tij, një ministri më vete për sportin është një luks i madh por është edhe e domosdoshme. “Jam gati të lë mandatin për postin e Ministrit të Sportit. Kemi programin e duhur për sportin, investimet në këtë fushë, ulin shpenzimet për shëndetësinë. Misioni im është t’i shërbej zonës zgjedhore dhe Partisë Socialiste. Do të bëjmë ndryshime rrënjësore në sport, duke filluar me bazën ligjore” është shprehur Fidel Ylli.

Filed Under: Featured Tagged With: e qeverise Rama, Ja struktura

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5313
  • 5314
  • 5315
  • 5316
  • 5317
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT