• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fallsifikimi i politikave bujqësore të dështuara

July 19, 2013 by dgreca

Ne Foto: Illo Foto eshte autor i dhjetera librave per bujqesine dhe blegtorine shqiptare, botime keto pas viteve ’90, ku krahas evidentimit te vlerave dhe pasurive ne keta sektor ai ka kritikuar fort edhe tranzicionin shqiptar qe pasojat me negative i ka reflektuar ne Bujqesi dhe Blegtori/

Nga ILLO FOTO/Queens/ New York/

Ky materjal, që paraqes, nuk ka karakter informimi gazetaresk, se sa  është një denoncim, për  dëmin ekonomik, që i është shkakëtuar fshatarësisë  shqiptare, në këto vitre të tranzicionit. Në 23 vite  tranzicion , modeli Berisha , ka qënë hegjemon  në  të tërë jetën bujqësore shqiptare. Ku qëndron  homogjeniteti?  Qeverria  socialiste , ka ministruar me  Lufter Xhuvelin  dhe Agron Dukën, që nuk u bënë berishistë brënda ditës, por i përkasin ideollogjikisht këtij modeli.  Nën “Modelin Berisha “ , bujqësija as nuk u zhvillua dhe as nuk shënoi stanjacion, por u degradua.  Pse dhe si ? Prodhimi  i përgjithshëm bujqësor , i vitit 2012  dhe ai i pritshmi 2013 , rezultojnë rrreth  3  here  më  pak se 1990 .  Një gjë e tillë nuk ka ndodhur me homologët e Berishës , në historinë  100 vjeçare të shtetit . Ismail bej Vlora dhe Zogu , bujqësinë e zhvilluan me prioritet dhe e dorëzuan me nivel , më të lartë se sa e gjetën . Enveri , përjashtimisht nga politikat izoluse , e zhvilloi në mënyrë prioratire bujqësinë   dhe e dorëzoi , në 1990 , me një prodhim bujqësor  disa  herë më të madh , duke dyfishuar tokën nën kulturë dhe duke arrituur ujitjen 60 % , që është standart i lakmuar nga shtetet me bujqësi të zhvilluar .

Gjëja e parë , që bëri “ Modeli Berisha “ , qysh përpara se të vinte në pushtet , shkatërroi veprat monumentale bujqësore  , që kishte ngritur populli shqiptar, me djersën dhe gjakun e vet, nën drejtimin e bijve të tij më të mirë .U shkatërrua komplet rrjeti kullus dhe niveli ujitjes , nga 60 % zbriti në  30 % dhe kaq mbeti  .U  prenë të tërë pyjet , për qëllimi krejt komerciale dhe korruptive . Pyjet janë për t’u prerë , por u prenë  pa kriter  dhe  se nuk u zëvëndësua asgjë , nga ajo , që u zhduk .

Në këto 23 vite , bujqësija u rrudh , duke marrë pamjen e bujqësisë kopshtare . Importi i ushqimeve  , arriti një miliard dollar në vit . Ky import nuk duhet të ndothte , kur në 1990 , bujqësija siguronte të tërë ushqimin e popullsisë dhe popullsia ishte një milion frymë më shumë , që pas 1990 , janë në emigracion. “ Modeli Berisha “, konsiderohet totalisht i dështuar në bujqësi  dhe në zhvillimin mjedisor . Shifrat e më sipërme e dëshmojnë  këtë realitet dhe nuk besoj se do të ketë ndonjë sektor tjetër , ku dështimi të jetë kaq i  dukshëm  . Mund të parashtroheshin shumë shifra dhe fakte të tjera , por do ta mbyllim vetëm me një:  Në çdo vit , të kësaj periudhe 23 vjeçare , mbeten pa punuar 25 -28 % e tokës arë . Tokën djerr bujku shqiptar e lë vetëm , kur vdes vetë  aksidentalisht , ose  kur i ngordhin të dy qetë , brënda ditës .

Simbas traditës  fshatare , bujku gjithnjë e vlerëson dëmin , që i shkaktohet prodhimit bujqësor . Kur një kafshë futet në arë dhe shkatërron të mbjellat , çmusit , që njifen nga kanuni dhe nga ligji , çmojnë dëmin dhe e  paguan , i zoti i kafshës , që ka kryer  bastisjen . Një bastisje e ngjashme , ka ndodhur , në bujqësinë shqiptare  . Unë jam expert i fushës , në rrolin tradicional të çmusit të dëmit . Po ju parashtroj vlerën e  faturës së dëmit bujqësor , që u shkakëtua këto 23 vjet.  Vet shtetarët  , duhet ta kërkoni vlerësimin teknik të punës së tyre  , sepse nuk keni administruar çiflikun e Babait .  Në  vlerësimin tim , nuk përfshihet dëmi ekonomik , që është shkakëtur në pasuritë pyjore , ujore dhe kullosore .

Shuma totale e faturës së dëmit bujqësor , është rreth 30 miliard dollarë, natyrisht jo më pak, duke përfshirë dhe ato pak investime gjysmake të periudhës në raportim  . Në këtë shumë , 7 Miliard $  është vlera e rrjetit inxhinjerik  dhe 23 milard $ është vlera e ushqimeve të importuara , sepse është lënë toka djerr.    A e njifte Berisha dhe bashkpuntorët e tij  këtë situatë  katastrofike të bujqësisë ?

E njifte shumë mirë  dhe  mori të tëra masat , për ta fshehur këtë gjëndje , përpara medjave ,  ndërkombëtarve dhe  mbase edhe përpara vetë Partise Demokratike .  Ç’farë bëri, për ta fshehur gjëndjen ?  Shifrat , që lidhen me prodhim drithi , me rendiment kulturash dhe me gjëndjen e tokës , i hoqi nga raportimet  e tëtëra strukturave   . Ministri , Kryeministri , Funksionarët, nuk e përmëndnin kurrë tokën djerr ,as  drithin , as  rendimentet . Kosova arriti rezultate të shkëlqyera , për kulturën e grurit  dhe për zhvillimin bujqësor në tërësi . Ky lajm gazmor dhe domethënës ,kaloi heshtazi   .

Fshefja e shifrave  dhe e tërë realitit bujqësor u bë metodë pune e të tërë piramidës shtetërore   . Raportohej , për serra, frutikulturë ,  exporte , agrobiznese , por nuk përmëndeshin shifrat  për tokën   dhe  drithrat,  që janë përcaktuse , për një bujqësi  reale . Raportet ministrore , e paraqesnin fshatin e lulëzuar dhe bujqësinë në majat më të larta . Gjëndja reale ishte krejt ndryshe  . Nuk mbaj mënd ndonjë gazetar  , të bënte pyetjet direkte : Pse mbetet toka djerr dhe pse importojmë  një miliard dollar ushqime  ?  Pyetja e gazetarit ka vlerë zyrtare dhe  përgjithësuse, por ajo mungonte .

Njerzit  u pajtuan heshtazi me gjëndjen , që raportonte pushteti . Nuk reaguan as shkencëtarët , për  këtë  mashtrim  skandaloz .

Kur u siguruan se  u siguruan se mashtrimi i tyre u sanksionua, ekspozuan  teorinë   e pesfishimit të ullinjve  , mbjellja e   arrorvet  dhe shegvet .  Kjo pseudo politikë bujqësore  u bë prioritare , për shtetin  .  Kjo politikë bujqësore , pa as një bazë studimore  ,përbën kulmin e një politike  absurde  të ekonomisë së vëndit . Si për injorimin e
shifrave edhe për teorinë marramënshe të ullinj-arrorve , shkencëtarët heshtën .   Kundra kësaj politike  marroke shkruan , në shtyp  vetëm   profesorët  :   Mehmet Meta ,  Ago Nezha , Polo Çakalli  , Lush Susaj , Xhevat  Shima  dhe  Xhevdet Bashllari . Të tjera kundërshtime unë nuk kam parë në shtyp.

Unë kam shkruar 13 libra bujqësorë dhe dhjetra artikuj në shtyp  që lexusit dhe  specjalistë t i kanë vlerësuar, për zgjidhjet , që ofrojnë . Librat e mi përfaqësojnë një platformë  shumë afër  me idetë e shprehura në shtyp , nga Profesorët rebelë, që lart citova. Përveç publikimit , librat ua kam dërguar në zyrë , të tërë krerve politikë , në pushtet  dhe në opozitë, madje dhe ish Ministrit , Agron Duka , që ishte obliguar , për të hartuar programin e Qeverrisë , që pritej  . Ju kërkoja , që   zgjidhjet , që rekomandoj , të diskutohen nga një grup specjalistësh zyrtarë   dhe po qe se i gjejnë  me vënd , të përfshihen në politikat bujqësore të shtetit. Kërkesës time nuk i është përgjigjur askush, deri sot .Unë punoj falas . Ata nuk denjojnë të kryejnë detyrën , për të cilën populli i paguan si jo më mirë .

Ka mbi 70 vite , që politikanët shqiptarë e trajtojnë fshatarësinë si bujk robe : Komunistët  ja rrëmbyen pronën dhe e përdorën si skllav në pronën e saj . Pasardhësit e komunistëve  ja deformuan pronën  dhe zbatuan politika  , që i krijuan  dëmin ekonomik , që lartpërmënda .   Nuk mund të mbeten gjërat varur , siç u bë me krimet e Komunizmit .  I lutem prokurorisë , që  këtë shkrim expertizë ta kthejë në kallzim penal , për të çuar në gjykatë  fajtorët , që kanë abazuar me detyrën shtetërore .

Në rrolin e kallëzusit dhe vlerësusit të dëmit ekonomik, më shtyn ndërgjegja  qytetare , që kam ndaj popullit tim dhe pasurive të tij .  Qeverritë nuk kanë gabuar nga pa aftësija  , por   për interesa të ngushta . U bëj thirrje organizatave joqeverritare  në Atdhe dhe Diasporë  , të më mbështesin , në këtë nismë humanitare  .

Illo Foto / Studjus ,  në NY , Korrik  2013

Filed Under: Analiza Tagged With: bujqesore, fallsifikimi i politikave, Illo Fot, te dashtuara

Diaspora shqiptare e Amerikes dhe politika e Tiranes dhe Prishtines

July 19, 2013 by dgreca

Shkruan: ARTUR VREKAJ, WORCESTER, MA – SHBA /

Riorganizimi i Diasporës së Amerikës pas vitit 1992 është njëlloj si në Shqipëri dhe Kosovë. Ajo pamje. Lulëzojnë përmbi dyqind shoqata shqiptare por rreth 20 janë aktive. Ka shoqata edhe me një njeri përgjegjës dhe anëtar për përfitime personale. Edhe me bazë familje a fisi. Janë në çdo qytet amerikan ku ka shqiptarë. Asnjë organizim shqiptar në Amerikë nuk ka kontrollin e Diasporës në të gjitha qytetet amerikane ku banojnë shqiptarët dhe shqiptaro-amerikanët.

Nuk ka një program të përbashkët kombëtar të shoqatave aktive. As edhe një platformë të vërtetë mbarëkombëtare ( të të gjitha shoqatave bashkë) për të përmbushur çdo vit misionin kombëtar. Ajo që është më e rëndësishmja është fat që ka edhe shoqata aktive si në New York, Worcester dhe Boston,MA , Filadelfia, Dallas, Konektikut, Clevland, Detroit,Florida,Uashington apo edhe gjetkë që janë të pozicionuara në programin e Identitetit Kombëtar pa përkrahje palësh politike në Shqipëri. Sepse Diaspora duhet ti rrijë larg politikës. Por segmente të Diasporës së Amerikës, individë apo organizata shqiptare në Amerikë herë-herë përqafojnë hapur segmente të politikës shqiptare apo edhe politikanë me pushtet më së shumti në New York apo edhe në Washington duke e dëmtuar imazhin kombëtar. Kjo lloj sjelljeje e dëmton imazhin kombëtar të një shoqate atdhetare apo edhe të një veprimtari të Diasporës.

Shqip fut përçarje në Diasporë dhe në popullin shqiptar në vendlindje. Siç edhe nuk i kemi parë bashkë presidentin e Shqipërisë, kryeministrin dhe liderin e opozitës në Diasporën e Amerikës të japin duke qënë së bashku një mesazh bashkimi. Sepse edhe organizime shqiptare në New York herë-herë janë shfaqur se ja kanë mbajtur më shumë anën njërit krah. Pa qënë në ekuilibër atdhetar. Shqipëria me këtë klasë politike sot e mbi 70 vjet ka sjellë mesazhe negative në Amerikë. Edhe pse ka ardhur për qoka! Por, ka ikur koha e qokllëkut. Edhe e rregullimit të biografive të politikanëve shqiptarë me mbështetje krahinore apo fisnore sipas modelit të organizatës shqiptare apo degëve të tyre në Amerikë!

E dinë mirë në Shqipëri se po të bëhen të gjithë shqiptarët e Amerikës bashkë kanë fuqi më shumë për Çështjen Kombëtare, sepse ka një vendnumëro edhe në Diasporën e Amerikës. Sepse ende nuk e kanë në program një Kuvendim për RiBashkim të  gjitha shoqatat  atdhetare aktive të Amerikës sot sikur i bëri bashkë Noli dhe Konica 101 vjet më parë! Sot ne jemi të parcelizuar sipas qyteteve edhe të ndarë me shoqata. Vetëm në New York operojnë 160 organizime shqiptare!

Shqiptarët e Amerikës kanë protestuar kundër klasës politike të Tiranës, Nanos kur ishte në pushtet dhe Berishës muajin e kaluar para OKB-së por nuk e kanë bërë këtë më të organizuar për cilindo shtetar tjetër që ka bërë zullume krizash politike në dëm të integrimit në BE apo afera korruptive duke përfituar nga shitja e pasurisë kombëtare, apo kanë cënuar të drejtën e Lirisë së shqiptarëve në këtë tranzicion demokratik edhe pse Amerika ua ka dhënë qartë mesazhin çdonjërit nga këta!

Ne e duam si kombin, Shqipërinë edhe Diasporën të pastër në Amerikë! Sepse  Qeveria, Senati, dhe Kongresi janë tashmë në ndihmë të mirëfilltë për kombin shqiptar, demokracinë shqiptare dhe popullin shqiptar në veçanti!

Nëse Amerika thotë se, komunizmi vdiq edhe me përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri, kjo nënkupton se ai nuk është më rrezik për Shqipërinë – anëtare e NATO, e favorizuar më shumë nga vetë ajo!

Hapni sytë mirë shqiptarë të Shqipërisë dhe Amerikës! Diaspora duhet të jetë në një linjë me Amerikën që bën thirrje për zgjedhje me standarte ndërkombëtare që zgjidhjet e problemeve që ka sot Shqipëria të marrin përparësi.  Të mos ushqejmë asnjë krah politik me deklarata të papërgjegjshme! Të lëmë popullin të vendosë për fatin e tij! Dhe ta respektojmë zgjidhjen e tij! Ciladoqoftë ajo, sepse ne duam ta shohim Shqipërinë në BE siç është në Europë edhe gjeografikisht! Duam të shkojmë një zë! Të gjithë për ta ndritur kombin! Nëse duam ti shërbejmë ardhmërisë së Shqipërisë dhe jo të një krahu politik!

Nuk kemi shumë këllqe ne në Diasporë, në Amerikë për të ndrequr katrahurën e klasës politike shqiptare nëse nuk bashkëbisedojmë me palët përfaqësuese në Parlamentin shqiptar për të kthjelluar deputetët shqiptarë se e kanë gabim kur nuk janë të vetëdijshëm kombëtarisht për ardhmërinë e Shqipërisë!

Shqipëria filloi Asocim-Stabilizimin me BE me kusht varrezat greke në Shqipëri! Noli me Konicën që ne mburremi sot edhe pse s’u kemi bërë ndonjë shtatore as në Tiranë e as në Boston nuk do ta lejonte këtë gjë, as dhe Janullatosin të mbretëronte jo e jo! Kjo bie erë klientelizmi, e bërje e syrit qorr nga shqiptaro-amerikanë që drejtojnë organizime shqiptare në Amerikë.

Ja pra, sa bosh dalim ne në Diasporën e Amerikës! Sepse kemi mes nesh që janë në drejtim të organizatave shqiptare edhe nga ata që fshihen ende pas lavdisë dhe emrave të kollosëve si Noli e Konica! Tashmë, nuk mund të jemi më dritëshkurtër! Të biem pre e ndikimeve politike të Tiranës në pushtet apo edhe në opozitë! Kombëtare është të mos heshtim përpara zullumeve të klasës politike të Tiranës në Amerikë siç është bërë këto 23 vjet tranzicion demokratik edhe me farsën e zgjedhjeve jotransparente në numërim?

Ne në Amerikë si edhe populli shqiptar vërtet nuk duam që në Shqipëri të vegjetojnë praktika komuniste të lyera me interesa klanore a fisnore si deri më tani në 23 vjet .Tirana zyrtare kurrë nuk e ka parë me syrin e lobuesit punën e Diasporës në Amerikë, sepse lobuesit e vërtetë siç është Lidhja Qytetare e DioGuardit luftojnë praktikat komuniste dhe korrupsionin në Shqipëri në veçanti. Ndaj edhe Tirana zyrtare kurrë nuk e  ka nderuar punën e DioGuardit si i vetmi lobist dhe misionar përbashkues i Çështjes Kombëtare Shqiptare sot e 27 vjet në Amerikë .

Ashtu si edhe për Nolin dhe Konicën a për vëllezrit Frashëri edhe për DioGuardin ka patur një heshtje varri për tu dhënë vendin që u takon përgjatë ceremonive të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Tiranë, sepse këta nuk kanë qënë nga krahina e pushtetit! Ndryshe, do ti mbetej qejfi edhe Janullatosit që e ka pagëzuar pushtetin në Shqipëri ose bën sikur nuk e kupton pse shqiptarët besojnë më shumë tek SHQIPTARIA! Aq më keq që Tirana zyrtare e ka harruar për 23  vjet ku bie Frashëri i Përmetit të Shqipërisë!

Shtetarët shqiptarë me vdekjen e Antoni Athanas në Boston dhe zhvendosjen e zyrës së VATRA në New York shkojnë e bëjnë qoka në New York. Po shqiptarë nuk ka vetëm New York! Ka kudo e sidomos në bregun Lindor të Atlantikut.

Shqiptarët e Amerikës ja mbushën arkën shtetit shqiptar kur ishte në hall më 1917! Por shteti i sotëm i Shqipërisë ka shpenzuar miliona dollarë për lobim me angjeci amerikane lobuese private në Zyrat e shtetit , Kongresit apo Senatit Amerikan.

Le ta marrim se janë pak para të takspaguesve shqiptarë dhe se shqiptarët janë aq të pasur sa thonë televizorët e shtetit shqiptar sot e 23 vjet!  Po pse është anashkaluar  Diaspora e Amerikës nga shteti shqiptar  këto 23 vjet? Ku janë shkollat shqipe në Amerikë të hapura nga Shqipëria që brezi i ri të rritet me ndjenjë kombëtare?  Ku janë strategjia kombëtare për një Diasporë dhe komb të përparuar?

Pse ç’kujtojnë shtetarët shqiptarë me harxhimin e  miliona dollarëve për lobim privat në Amerikë? Mos vallë Kongresmenët dhe Senatorët amerikanë nuk e dinë se çfarë ata bëjnë dhe se çfarë ndodh në trojet shqiptare kur në stafet e përfaqësuesve amerikanë janë të punësuar shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës dhe trojeve shqiptare? Se kemi edhe dy rrugë të mirëfillta të informacionit publik për përfaqësuesit e lartë amerikanë. Njëra është ajo zyrtare në takime direkte me shoqatat aktive në veprimtaritë kombëtare, tjetra është takimet e lira të drejtëpërdrejta me shqiptaro-amerikanë, sepse ne tashmë jetojmë në Amerikë, por falë sistemit demokratik jemi votues, por edhe me të drejtën e plotë të përfaqësimit lokal, shtetëror apo edhe më lart.

Pra, e mira apo zullumi i qeverisjeve shqiptare në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup vjen ashtu siç është në Amerikë, e paredaktuar nga shtetarët shqiptarë, sepse ne shqiptaro-amerikanët që aspirojmë për një Shqipëri të të gjithë shqiptarëve jemi të përkushtuar për ta ndihmuar ardhmërinë e trojeve shqiptare duke u thënë të vërtetën përfaqësuesve tanë amerikanë ashtu siç ne e shohim kur vizitojmë vendlindjen apo edhe nga të afërmit tanë që jetojnë atje.

Ky mesazh ndihmon edhe përfaqësuesit tanë amerikanë në Senat dhe Kongres të qartësojnë më mirë Washingtonin që mbështet Shqipërinë e shumëvuajtur nga proceset zgjedhore me shumë probleme në Shqipëri.

Synimi dhe kapja e Diasporës së Amerikës nga segmente shtetërore apo politike të shqiptarëve të trojeve shqiptare kurrë s’do ta ndihmojë ardhmërinë e kombit! Ndaj të jemi vigjilentë që misioni kombëtar i Diasporës së Amerikës të mos korruptohet nga politikanët shqiptarë qoftë edhe me dhjetëra mijëra dollarë apo edhe me favore në vendlindje për individë që banojnë në Amerikë.

Shqiptarë të Amerikës hiqni dorë nga politika! Edhe nëse individë apo kushdo segment i organizatave të Diasporës ka përkrahur parti politike në Shqipëri apo kudo tjetër dje dhe sot,  është bërë largim i pastër nga misioni kombëtar.

Sepse Diaspora nuk është pronë e askujt. Nuk mund të përfaqësosh shqiptarët e Amerikës kur nuk ndjek frymën e Rilindasve, të Nolit, Konicës dhe DioGuardit që kanë treguar vërtet se janë të pastër për frymën kombëtare!

Prandaj, ka vend për një kthjellim të Diasporës! Sidomos shoqatat shqiptare të Amerikës kurrë nuk duhet të jenë vegla të partive! Kurrën e kurrës! Sepse liderët shkojnë e vijnë kurse kombi mbetet! E çfarë do lëmë pas? Pa vepruar shqiptarisht edhe në Amerikë? Sepse Shqipëria e vuan që korrupsioni është praktika më kanceroze pas komunizmit që po e ha edhe vetë shtetin dhe popullin e pambrojtur. Që institucionet janë bolshevikisht të varura në Tiranë! Që bota është ulur këmbëkryq në Tiranë dhe klasa politike bën lojën e pistë me shitjen e pasurive kombëtare, me tjetërsimin e pronës me ligjin famëkeq 7501, me vjedhjen sistematike të gurit të themelit të demokracisë – votës së bardhë të shqiptarëve, etj.

E ka parë mirë bota se e ardhmja e Shqipërisë mbahet peng nga kjo klasë politike që bën pazare ditën dhe natën që kapin miliona dollarë për klane e koalicione që kanë prodhuar deri tani varfëri e vendnumëro e pak përparim! Sepse nuk e kanë dënuar shtetarët shqiptarë a liderët partiakë komunizmin ndaj edhe  kanë katandisur Shqipërinë si jetime .

Në e duam Shqipërinë, Kosovën dhe trojet shqiptare se rrojmë me ëndrrën e tyre, që të jenë më mirë, më afër botës demokratike. Ne e ndihmojmë kombin vetëm me mision atdhetar për ta mbajtur Diasporën të kthjellët për Çështjen Kombëtare Shqiptare sepse edhe shoqatat i regjistrojmë me statute që kanë për mision shërbimin ndaj kombit shqiptar dhe vetëm atij! Ndaj, larg politikës së ditës në Shqipëri dhe bërjes vegël e partive shqiptare!

Shteti dhe institucionet e (pa)varura shqiptare të Shqipërisë  janë të kapura prej dekadash nga një grusht politikanësh që qeverisin ende. Urojmë kjo të mos ndodhë me Diasporën e Amerikës.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: artur vrekaj, diaspora e amerikes, politika e tiranes

FOLKLORI I KËNGËS BOLENASE- FRYMA E AJRIT ËSHTË PIKË VESË

July 19, 2013 by dgreca

SHKRUAN:GËZIM LLOJDIA/

 1.

Nertesi Asllani është një poet  lab. Djepet e labëreshave që kanë përkundur trima,kanë përkundur midis  tyre edhe  poet e rapsod. Dihet se të gjithë llojet krijesave janë krijuar në mjedise misterioze, që i përkasin ekstazës shpirtërore. Mirëpo krijesat që kanë shfaqur habi,pra  shpejtësi mendore në kohët e  hershme të fëmijërisë së tyre, çuditërisht  u rritën ,aty mes halleve, mizerjes, varfërisë nga pantallonat shkurta e flokët qethur me gërshërë dhish,nga trasta e librave  te çobani magjër me llabane nga  i zoti që tërheq       për dore gomarin e zëmëruar  keqas, një ditë i takon krejt të ndryshuar, i gjen  poet,rapsod,ushtarak,arsimtar pse ishin njerëz me palcë me vlera shpirtërore me vepra të mira .Dashuria njerëzore tek kjo pjesë ka lerë vet. Fryma e ajrit është pikë vesë.

                                                               2.

Ç’janë rapsodët. Në viset ku kemi lindur ,shkoza,panja,prralli, janë vargjet e këngës. Po rapsodi cili është? Rapsodi është ai bujku që mrih pleh në të vërtetë është kopshtari që mbjell trëndafilishte. Trëndafilishta lulëzon e kompozon lulërin . Cicërimat zogjve që shpojnë veshët. Ah i madhi Zoti kur lodron ëndrra  e shpirtit. Buke misri e bërë me hi,kulloshtër nga bagëtia. Pyjet që uturijnë nga bukuria, marrëzia e çmendur e gjinkallave,velesim shpirti me trëndelinë. Manaret uratat ku shkojnë kështu të uruarat të bekuarat…Rapsodët e kësaj treve u rritën në këtë vise,me det mali me retë qumështore,me ujë stere atje ku xixëllonjat shuhen në duar,gruri aty mblidhet në  duaj. Do të kujtojë flladin që të zilepsë dhe frymëzim që merr shpirti. I gjithë ky arsenal shpirtëror pikëzohet vetëm tek ata njerëz, që shpirti i tyre uturin netëve dhe ditëve. sepse mëndja bredh sëbashku me shpirtin nëpër këtë det hapësire.

                                                            3.

Ç’është në të vërtetë kënga e Bolenës Nertesi Asllani shprehet:Kënga e Bolenës:Jehonë malesh, /aromë trëndeline,/ dallgë Shushice, /iso burimesh, dashuri e krenari njerëzore./Brenda një shkrimi të vetëm shkruan ai, është e pamundur të trajtosh në imtësi, thellësi e gjerësi vlerat estetike dhe ideore të këngës polifonike qoftë edhe të një fshati të vetëm siç është Bolena. Një studiues i huaj thotë: është një veçanti e çuditshme ku kënga e çdo fshati bile e çdo lagjeje është e dallueshme dhe e ndryshme nga njëra te tjetra. Megjithatë për këngën e Bolenës zakonisht thuhet: “shtruar Bolençe”. Me sa duket kënga ngjan me hapin e shtruar dhe fjalën e shtruar të këtij fshati.“ Bolena me emër/Me ty jam në ëndërr/  Me viset e tua Det me dallgëzime

Mali me shpërthime/  Me këngët e virua”.Më shfaqen para syve ata burra si Haris Matua, Mico Trakua, Malo Razipi, Maze Hysi, Riza Koçiu, Sejko Zeneli, Hajro Dulja,etj. Pjesa më e madhe e tyre nuk jetojnë më. Ata jetojnë e kanë mbetur të gjallë me zërin e tyre, në këngët dhe vallet e tyre, në dollitë dhe shakatë e tyre.

                                                       4.

Cila është përvoja e grupit të Bolenës.Nertesi Asllani thotë:Në vitet e para të fëminisë time kujtoj me nostalgji të veçantë, unë dhe brezi i moshës time, grupin polifonik të oficerëve të Bolenës (siç u quajt) të cilët bënë incizimet e para në Radio – Tirana.Ishte aty nga mesi i viteve 60-të. Ishte krenari e madhe për ne kur dëgjonim spikeren që thoshte në orarin e Radio-Postës së asaj kohe “Këndon grupi polifonik i Bolenës”. Grupet e tjera polifonike të Vlorës e të jugut akoma nuk ishin dëgjuar. Më vonë do ti njihnim nga afër bashkëfshatarët tanë si Ysniun, Istrefin, Reshatin, Mullahun etj.etj.Aty nga vitet 70-të, kënga e Bolenës do të merrte një hov të ri. Erdhi një brez burrash e grash me dëshirë, pasion e talent, të cilët u dalluan dhe u vlerësuan edhe nëpër festivale zonale e rrethi. Davua, Rrapua, Razipi, Dilaveri, Idajeti, Lavdoshi, Petrua, Faizi, Votimja, Sheqerja, Zana, Qenerja, Durimja, etj.etj. U bënë edhe incizimet e para në Radio-Gjirokastra, ku shumë këngë e valle u bënë “Hite” për atë kohë. E ndiej për detyrë të përmend këtu poetin e mirënjohur popullor dhe folkloristin Kujtim Mici, i cili shërbente si drejtor shkolle në Bolenë dhe njëkohësisht furnizonte me tekste dhe drejtonte në atë kohë grupin e Bolenës .

                                                              5.

Pra dhe cilat ishin temat që realizoi ky grup polifonik:Nertesi Asllani shprehet:Ndihem sa i detyruar aq dhe i privilegjuar që mu dha rasti të punoja si drejtues i shtëpisë së Kulturës Bolenë në vitet 80-të e në vazhdim. Krahas detyrave të tjera më duhej të merresha direkt me këngën e fshatit. Kënga e Bolenës vinte që nga shekujt brez pas brezi duke shoqëruar këtë popull në dasma e gëzime, por edhe nëpër halle të mëdha e dramat e kohës. Ligjërimet dhe vajet e nënave heroina shamizeza, kishin fiksuar ngjarje tragjike e trima kordhëtarë që i kishin bërë hije e dhënë emër këtij fshati nëpër breza të pa dorëzuar e gjunjëzuar përpara hasmit.Si një jehonë e largët vjen kënga e rëndë me vargje brilante kushtuar Leskoduke pallëlarë që shkuan në Stamboll te Veziri dhe mbenë andej bashkë me kokën e prerë të Ali Pashait.

“…Leskodukaj të më ziri,/Rrathë në kokë tu viri,/Pisha në thoj tu shtiri,/Me duar prapa të lidhi,/Në Stamboll brënda ti biri,/Sadik Guxhë e Birçe Trimi./Shkuan trimat, shkuan tutje,/Në Stamboll të shtatë vanë,/Pallë e larë e Leskoduke,/Vetëtin mbi supet tanë.  .”

Cilat janë disa nga rritjet  këtij grupi folklorik ndër vire?Nertesi Asllani përgjigjet:Erdhi një brez tjetër djem e vajza të talentuar që përfaqësuan me dinjitet grupin folklorik të Bolenës në vitet 80-të, si Lavdoshi, Pajtimi, Vangjeli, Mirvetja, Vitoria, Fatbardha, Petrua, Harizi, Vasili, Davua, Selmani, Eqeremi, Totua etj..Për hir të së vërtetës dua të pohoj se grupi folklorik (miks) i Bolenës në ato vite u barazua me grupet më të mira të Vlorës e gjithë Labërisë. Nisën incizimet e filmimet e para në Radio-Televizionin Shtetëror, Tiranë e Gjirokastër. Doli fitues në të gjitha konkurrimet zonale, rrethi e ato kombëtare.Në vitin 1983 grupi folklorik i vajzave të Bolenës me soliste Vitori Hosi do të shpallej laurante e F.F. Kombëtar Gjirokastër, me vallen humoristike “Plaku me plakën ç’u zunë”. “Kënga ime mal e rëndë, kënga ninull fëminije, unë notoj në det me këngë, po s’këndova plas mërzija”- thuhet diku në vargjet e një kënge .Krahas grupit të burrave, grupi i vajzave apo grave të Bolenës ka dhënë një kontribut të veçantë dhe është vlerësuar si një risi edhe nga studiues të Institutit të Folklorit. Studiuesi i Folklorit Spiro  Shituni thotë në librin e tij se “Kënga grarishte e Bolenës për nga unifikimi dhe harmonia është një perlë e vërtetë”. Në vitin 1988 në Festival Foklorik Kombëtar të Gjirokastrës, ninulla e djepit :“Rritu se te pret martina” kënduar nga Fatbardha Hosi do të shpallej luante e këtij festivali dhe do të shkonte me numrat e zgjedhur në Koncertin qeveritar në Tiranë. Më vonë, në përbërje të ansamblit të Vlorës do të shkonte në Francë ku do të korrte një sukses të jashtëzakonshëm. Ninullat dhe logatjet në Bolenë janë një pasuri të cilat vijnë si pasojë e dramave dhe tragjedive që kanë ndodhur në shekuj. Ligjërimet e grave bolenase me zëra dhe vargje brilante janë thesare të rralla. Një vend të veçantë zë në reporterin e këngës së Bolenës edhe lirika baritore dhe ajo e dashurisë. Dua ta them brenda modestisë time se nuk mbaj mend ndonjëherë që ky grup të ketë dështuar në skenë. Në dhjetëra e dhjetëra koncerte e festivale grupi i Bolenës u shfaq me dinjitet të plotë. Ja një poezi e poetit Nertesi:

Çoban ta dëgjova zënë

Përtej në shullë

Kur i bjerje me të qarë

Natën culisë

Unë kam dalë në dritare

Se gjumi s’më zë

Desha të vija të tinë

Po nëna s’më lë

Për muhabetin që bëmë

Apo skemi gjë?

Filed Under: Kulture Tagged With: folkori bolenas, Gezim Llojdia, Nertesi Asllani

Kryeministri Berisha: Rama me bosët e drogës vodhën 706 vota në 10 kuti

July 19, 2013 by dgreca

Kryeministri dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar dje pas hapjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të 10 kutive të qarkut të Lezhës, nga ku doli se demokratëve u ishin vjedhur një numër i madh votash. Në një status të postuar në faqen e tij në Facebook, kreu i qeverisë thotë se Rama i vodhi PD-së 706 vota me bosët e drogës dhe të krimit. “Në 10 kuti, 706 vota të vjedhura. Ky është pushtet mbi vota të vjedhura! Të dashur miq, nga hapja e 10 kutive të votimit dhe nga verifikimi i tabelave të rezultateve të qarkut të Lezhës, doli se Edi Rama me bosët e drogës dhe krimit kishte vjedhur me falsifikim tabelash dhe mashtrim në numërim 706 vota. Ky është ndryshim! Vjedhje votash me drogë dhe trafiqe”, shkruan Berisha në rrjetin social. Gjatë ditëve të fundit, Kryeministri ka akuzuar Edi Ramën për revansh në institucione.


Ekspertiza e PS: Firmë nga një dorë, “votues” jashtë shtetit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë dje vendimmarrjen për ankimimin e PS-së dhe PD-së, që paraqitën pretendimet përfundimtare për qarkun e Lezhës. Dje, Partia Socialiste kërkoi nga KQZ që të shpallë pavlefshmërinë totale të zgjedhjeve në të gjithë qarkun e Lezhës, pasi nga provat e siguruara prej tyre faktohet se ka pasur manipulime në 6 qendra të zonës së Mamurrasit dhe Laçit. Rezultat që, sipas të majtëve, ndikon në humbjen e një mandati të deputetit. Ndërkohë që demokratët kërkuan nga ana tjetër që KQZ të pasqyrojë në rezultatin përfundimtar shifrat që dolën nga rinumërimi i 10 qendrave të votimit dy ditë më parë në KQZ, shifra që prodhuan një rezultat të ri në favor të koalicionit të djathtë. Nga 39 vota që ishte ky avantazh që kishte APMI, me hapjen e 10 kutive dhe zbulimin e manipulimeve, rezultoi se ky rezultat ka shkuar në 306 vota avantazh të koalicionit të djathtë mbi atë të majtë. Ndryshimi i rezultatit nuk mund të realizohet nga KQZ, pasi vendimi kërkon pesë vota.
Gjetjet e PS
Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjonçaj, paraqiti dje në KQZ ekspertizën që ka realizuar kjo forcë politike në listën e zgjedhësve të QV-së 0907 në shkollën e Shpërdhetit, që, sipas akt-ekspertimit të firmave, ka rezultuar se 50 firma janë hedhur nga e njëjta dorë. Po ashtu, PS pretendon se 156 votues të kësaj qendre kanë qenë jashtë vendit, ndërsa për 117 të tjerë është votuar nga persona të tretë. Akt-ekspertimi është realizuar nga dy ekspertët privatë të kriminalistikës, Dritan Zoto dhe Qemal Demaj, të cilët kanë paraqitur si konkluzion se “50 firmat e njëjta janë ekzaminuar me metodat e mikroskopit, stereoskopit binokular ‘SM XX’, i lidhur me sistem të kompjuterizuar, me ndriçim, me fibra optike në pamje grafike, nga ku u nxorën se nënshkrimet kanë karakteristika të njëjta me njëra-tjetrën”. PS kërkoi nga KQZ që të ndërmarrë një hetim administrativ të thelluar për 6 QV-të e Lezhës. Të majtët kërkojnë që të hetohet lista e zgjedhësve dhe të bëhet krahasimi i tyre me sistemin TIMS, për votuesit e QV-së 0907. Po ashtu dhe të hetohen nënshkrimet e votuesve në qendrën e Shpërdhetit. PS ka marrë si referencë rastin e komunës së Golemit në zgjedhjet e 2011-s, për të bërë krahasimin e listave. “Për sa më sipër, duke i analizuar në harmoni këto prova për 6 qendrat e votimit që u këqyrën materialet zgjedhore, konstatohen shkelje të hapura dhe të rënda të ligjit zgjedhor, për të cilat sipas kërkimit tonë për shpalljen e pavlefshme të QV nr. 0907, QV nr. 0910/1, QV nr. 0856, QV nr. 0856/1, QV nr. 0857, QV .nr. 0857/1, të ZAZ 15 dhe pavlefshmërinë e gjithë qarkut Lezhë, KQZ duhet të kryejë një hetim te plotë”, thuhet në kërkesën e PS.
Pretendimet e PD
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Niazi Kosovrasti, theksoi se KQZ duhet të përdorë tabelat e manipuluara për të dërguar para drejtësisë anëtarët e KZAZ-së Nr.13 dhe 5 grupet e numërimit të kësaj ZAZ-je. Kosovrasti kërkoi që KQZ të marrë një vendim për 10 kutitë, që rezultati i tyre të pasqyrohet në tabelën përfundimtare. Përfaqësuesi i PD-së theksoi se pretendimi për pavlefshmëri i kërkuar nga PS nuk qëndron, pasi shpallja e pavlefshmërisë në gjashtë qendrat e kërkuara nga të majtët nuk ndikon në cenimin  e një mandati.

Filed Under: Politike Tagged With: Berisha, Rama dhe boset e droges, vodhen votat

EDI RAMA NE BBC: Tony Blair do të na ndihmojë për të ngritur skemën e ndryshimit

July 19, 2013 by dgreca

Kryetari i Partisë Socialiste, Kryeministër i përcaktuar nga zgjedhjet e 23 qershorit, në një intervistë në emisionin “Hardtalk” në BBC Londër me gazetaren Sarah Montague, u është përgjigjur pyetjeve rreth 21 janarit dhe përgjegjësve të tij, marrëdhënieve me Ilir Metën dhe sfidën për të qeverisur vendin me programin e tij dhe me financa të dobëta./

Sarah Montague: Mirëserdhët në Hardtalk. Shqipëria është vendi i vetëm më i korruptuar i Europës, sipas Transparency International. I ftuari im i sotëm, Edi Rama, ka premtuar se do ta ndryshojë këtë kur të bëhet Kryeministër i vendit në shtator. Një artist modern, ai mori lavdërime ndërkombëtare për shndërrimin e kryeqytetit, Tiranës, kur ishte kryebashkiaku i saj, e jo më pak për shkak të lyerjes së ndërtesave gri me ngjyra të ndezura. Tashmë ai ka premtuar një rilindje për të gjithë vendin. Pra, a mund t’ia dalë një ish-artist aty ku politikanët e mëparshëm kanë dështuar?
Edi Rama: Faleminderit për ftesën.
Përse pretendoni të jeni më i suksesshëm se politikanët e mëparshëm në pastrimin e Shqipërisë?
Kjo mbetet për t’u parë, por besoj se është koha për një pastrim të vendit.
Pastrim të vendit… Flasim për një vend me probleme të jashtëzakonshme. Siç ju thashë, Transparency International deklaron se jo vetëm ju jeni vendi i vetëm më i korruptuar i Europës dhe po zbrisni në renditje, por ju jeni edhe një prej vendeve më të varfra në Europë. Si do t’i përballoni këto sfida?
Është një vend me reputacion të keq, dhe sigurisht, jo tërësisht të pamerituar, por në të njëjtën kohë është një vend me potenciale të jashtëzakonshme e me talente të pamata, që jetojnë brenda dhe jashtë vendit. Për t’ju dhënë një shembull, pas fitores në zgjedhje iu kam bërë thirrje të gjithë atyre që janë të rinj e të talentuar, që janë brenda dhe jashtë vendit, të cilët dëshirojnë të bashkohen me skuadrën e re për Shqipërinë. Përgjigjja ka qenë tejet pozitive. Tashmë kemi rreth 10 000 njerëz, të cilët kanë paraqitur aplikimet e tyre për t’i shërbyer vendit. Natyrisht, kjo do t’i nënshtrohet konkurrimit dhe një sërë procedurave, por reagimi është jashtëzakonisht pozitiv, dhe kjo nënkupton se ka shpresë dhe një vullnet shumë të fortë për të ndryshuar.
Ju flisni për një imazh, një imazh të tmerrshëm të vendit dhe që nuk është tërësisht i pamerituar. Dikur e keni përshkruar si imazhin e një toke prostitutash dhe emigrantësh të paligjshëm. A mendoni se ky vijon të jetë ende perceptimi për vendin?  
Kjo është diçka që e kam thënë në vitet ’90, kur…
… Raportohet se e keni thënë në vitin 2003…
… Ndoshta, por është shumë kohë më parë, kur kishte një stereotip konstant, që ish mjaft shqetësues për shqiptarët e për një popull, që nuk e meriton të përshkruhet si një vend prostitutash e kështu me radhë. Por, njëkohësisht, siç e thashë, nuk është tërësisht një imazh i pamerituar. Kemi bërë pak për ta zgjidhur këtë dhe në fakt, nën këqyrjen e Bashkimit Europian, në kuadrin e procesit tonë drejt integrimit europian, problemet dalin në pah qartësisht dhe na duhet t’i zgjidhim.
Duhet të më shpjegoni… I keni kërkuar tri herë Komisionit Europian ta konsiderojë Shqipërinë si kandidate, vetëm si kandidate, dhe ai i ka rrëzuar secilën prej të tria kërkesave, secilën prej herëve dhe efektivisht nuk keni arritur as të hyni në proces, pasi reformat nuk kanë qenë mjaftueshmërisht domethënëse.
Është e vërtetë, ashtu siç është gjithashtu e vërtetë se një nga problemet kryesore, ndoshta më shqetësuesi për bashkësinë ndërkombëtare, kanë qenë zgjedhjet dhe integriteti i procesit zgjedhor. Më në fund, pas një kohe të gjatë, një morie përpjekjesh e sakrificash nga ana e popullit shqiptar dhe opozitës, të cilën kam privilegjin ta udhëheq, ne arritëm të zhvillonim zgjedhje normale dhe mendoj se pasi e kemi kaluar këtë provë, tashmë mund të kemi arsye për të qenë optimistë që më në fund të marrim një përgjigje pozitive për statusin tonë të kandidatit.
… Që e prisni të ndodhë, kur?
Shpresoj se do të ndodhë në dhjetor ose pranverën që vjen.
Në rregull. Ka shumë probleme, e jo më pak edhe korrupsioni, të cilit do t’i kthehemi pas pak minutave, por le të flasim për zgjedhjet, sepse ju flisni për sfidat e jashtëzakonshme për ta transformuar vendin. Nuk është e qartë se publiku domosdoshmërisht mendon se jeni njeriu i duhur për këtë punë, sepse në fund të fundit keni qenë tetë vjet në opozitë dhe sërish, në këto zgjedhje fituat vetëm një mandat më shumë krahasuar me zgjedhjet e para katër vjetëve. Partneri juaj në koalicion, Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës, doli me rezultate mjaft të mira nga këto zgjedhje, ndërsa qeveria e Sali Berishës u rrëzua efektivisht si rezultat i rritjes së mandateve të partisë së Ilir Metës nga katër mandate në 16. Tani, ky është njeriu me të cilin, për të qenë të qartë, keni zgjedhur të qeverisni. Ai ka qenë pjesë e qeverisjes së mëparshme dhe për të cilin vetëm dy vjet më parë keni thënë se personifikonte çdo gjë të kalbur në Shqipëri.
Është e vërtetë se kemi pasur një të shkuar të vështirë në kuptimin e marrëdhënieve brenda familjes së majtë. Partneri i tashëm i koalicionit është një parti që ka lindur nga ndarja e Partisë Socialiste disa vjet më parë…
… Dhe ka qenë rivali juaj, armiku juaj kryesor.
Po. Dhe vendosëm të bashkojmë të gjithë të majtën për të hyrë së bashku në këtë fushatë në një koalicion që ishte i suksesshëm. Nuk do t’i hyja aritmetikës së mandateve, pasi ne kemi një sistem që ndryshon mjaft me të këtushmin dhe mendoj se numri i votave që morëm, secili prej nesh, e njëkohësisht së bashku, erdhi kryesisht për shkak të faktit se shqiptarët panë një forcë të bashkuar që kërkonte ndryshimin.
Ka shumë arsye, por një prej arsyeve që ju u ndatë dhe ishit kritikë të ashpër të njëri-tjetrit, ishte një moment i dy vjetëve më parë, i një videoje që dukej se e shfaqte atë duke folur për një ryshfet dhe të mburrej me ndikimin e tij mbi kryetaren e Gjykatës. Kjo ndodhi në kohën kur ai ishte ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër. Ai ka deklaruar gjithnjë se nuk ka bërë asgjë të keqe. Gjykata e Lartë rrëzoi akuzat dhe ju sërish deklaruat për median vendase se ky vendim ishte një tallje me qytetarët shqiptarë dhe se qëndronte në thelb të një hapi të mëtejshëm drejt një regjimi të padrejtë.  
Është e gjitha e vërtetë, ashtu sikurse është në të njëjtën kohë e vërtetë se na duhet të bëjmë përpara e t’i ofrojmë popullit shqiptar një alternativë për ndryshim, çka e bëmë dhe i fituam zgjedhjet në bazë të një programi për Rilindjen Shqiptare, me premtime mjaft të hollësishme dhe gjendemi tashmë në provë përpara popullin shqiptar…
… E di që doni të shihni përpara, dhe kjo është e rëndësishme, por po kaq rëndësi ka të trajtohen ngjarje vërtet domethënëse në historinë e Shqipërisë …
Është e vërtetë…
… Dhe ajo video shkaktoi mjaft shqetësim. Pati demonstrata antikorrupsion në të cilat katër persona u vranë nga Garda Kombëtare që qëllonte nga zyra e Sali Berishës dhe kishte disa pjesëtarë nga Garda dhe dy oficerë të lartë policie kundër të cilëve u ngritën akuza e u shpallën të pafajshëm në fillim të këtij viti. Ju deklaruat se vendimi është më barbari për krimin më barbar në Shqipërinë paskomuniste. E gjithë kjo e pati fillesën nga diçka e dy vjetëve më parë dhe vështirë të kuptohet sesi mund të mos merreni me këtë.
Mua më takon të marr përsipër sfidën për problemet e vendit, së bashku me çdokënd të gatshëm për ta bërë një gjë të tillë dhe siç e thashë, kemi marrë angazhime. Një prej tyre është për të ndjekur me gjithë vullnetin tonë procesin, që duhet të vendosë përpara drejtësisë dhe duhet të marrë vendimin e duhur kundër të gjithë atyre që ishin përgjegjës për 21 janarin…
Në rregull, pra Ilir Meta nuk ishte përgjegjës, edhe pse në atë kohë ishte në qeveri dhe zëvendëskryeministër, ai nuk ishte.
Jo! Vrasjet kanë përgjegjësi të qartë dhe përgjegjësitë duhet të përcaktohen nga gjykata.
Do të dal edhe aty për pak, por ky person me të cilin keni vendosur të hyni në qeverisje do të ketë poste në qeverinë tuaj. Ju jeni i bindur se ai është i pastër. Ky person është një njeri me të cilin ju mund të punoni, sepse është i pastër dhe ju jeni i bindur për këtë?
Sërish, besoj fort se kur duhet të merremi me korrupsionin dhe me problemet e thella të krijuara nga korrupsioni, duhet pasur gjithnjë parasysh se është sistemi që i korrupton njerëzit, dhe jo e anasjella. Unë besoj fort se lufta kundër korrupsionit ka të bëjë me modernizimin e sistemit dhe me bërjen gjithnjë e më pak të mundur për njerëzit, që të përfitojnë nga një sistem i rrënuar.
Lidhur me katër gardistët. Pati katër vrasje dhe ju deklaruat se siguronit çdokënd se ngjarjet e asaj dite, 21 janar 2011, janë ngjarje që nuk mund të harrohen pa pasur një proces të drejtë gjyqësor. Një nga gjërat që thatë ishte se do të kishte një proces gjyqësor të udhëheqësit të PD-së, Sali Berisha, në atë kohë Kryeministër, proces që do të fillonte pas këtyre zgjedhjeve. A po propozoni që të çoni në gjyq Sali Berishën?
Po them vetëm se këto ngjarje nuk mund të harrohen dhe as mund të gjykohen në mënyrën e vjetër me të cilën jemi mësuar, ku proceset shndërrohen në farsë. Ndaj do të marrim të gjitha masat që mundemi për t’iu ofruar ndihmesë reale familjeve të viktimave, për të ofruar një ndihmë reale për një proces që duhet të jetë i pavarur nga qeveria.
… Dhe pavarësisht nga ajo që keni thënë asokohe e deri tani, Sali Berisha nuk do të gjykohet apo nuk do të ketë një proces gjyqësor të asnjë lloji kundër tij për këtë?
Po kjo s’ka të bëjë me atë çka mendoj apo dua unë. Ka të bëjë me një proces të sistemit të drejtësisë dhe kur folëm për Sali Berishën, ju thashë se ai mban të gjithë përgjegjësinë, në kuptimin e përgjegjësisë morale e politike, dhe kur vjen fjala…
… A vlente kjo për procesin gjyqësor apo gjykimi ishte ditën e zgjedhjeve dhe kaq?
Jo, jo, gjykimi duhet të vazhdojë, por mbi bazën e një procesi të pavarur. Ajo çfarë mund të them edhe një herë, është se do të bëjmë gjithçka mundemi për të pasur një proces ku familjet të mbështeten ashtu siç duhet dhe ku merren të gjitha masat për të mos lejuar që kjo të shndërrohet në një tjetër farsë.
Le të vijojmë me korrupsionin apo të vijojmë të flasim më tej për të, pasi është një nga shqetësimet më të mëdha për Bashkimin Europian dhe për shumë shqiptarë. Një prej gjërave që kolegu juaj aktual në qeveri, Ilir Meta, ka thënë për ju pak vjet më parë ishte se ju e kishit shndërruar Tiranën në një lavatriçe të madhe për të pastruar paratë e pista. Sa të pastra janë duart tuaja në këtë sistem për të cilin thoni se korrupton këdo?
Jetojmë në një qytetërim ku janë akuzuesit ata që kanë barrën të provojnë akuzat e tyre, dhe jo të akuzuarit që të vërtetojnë se nuk i kanë bërë ato për çka akuzohen. Shumë thjesht do të thosha se ne kemi jetuar për shumë kohë në një proces politik të ngritur kryesisht mbi akuza, një lloj politike e vjetër që dua ta lë pas krahëve dhe që shqiptarët duan ta lënë pas krahëve, pasi është koha…
Po, por… ju thoni se është sistemi.
Është koha për të kaluar në një nivel tjetër. Zgjedhjet ishin prova që treguan se kur kaluam në një nivel tjetër, duke folur për platforma, duke folur si do të ecet përpara, njerëzit zgjodhën alternativën për ta lënë këtë pas krahëve.
Çfarë do të thotë kjo? Çfarë do të bëni ju për këtë, sepse ju thoni që është problem i sistemit dhe thatë më parë se nëse e çoni një nëpunës civil shqiptar në Gjermani, ata nuk do të korruptohen, pasi nuk kanë hapësirë për këtë, por nëse i vendos gjermanët në Shqipëri, ata do të bëhen të korruptuar për pak muaj.
Sigurisht…
Pra, nuk janë njerëzit, por është sistemi.
Saktësisht kështu.
Atëherë, nëse ky është problem i sistemit shqiptar dhe ky është një sistem në të cilin ju jeni brenda, a jeni edhe ju, për pasojë, i korruptuar?
Jo, jo, po them diçka kryekëput ndryshe dhe kam dhënë prova përgjatë drejtimit për 11 vjet të Bashkisë së Tiranës se me modernizimin e sistemit të administratës mund ta luftosh korrupsionin. Unë shpresoj që i gjithë vlerësimi që kam marrë edhe ndërkombëtarisht ka qenë dëshmi e funksionimit të kësaj. Pra, modernizimi i sistemeve…
Mirë, por po flisni për një kohë kur Transparency International raporton se gjatë viteve të fundit Shqipëria ka zbritur në renditje nga vendi i 95-të në vendin e 113-të mes 176 vendeve.
Po. Ky është një vlerësim i qeverisjes dhe unë nuk kam qenë në qeverisje.
Në rregull, atëherë çfarë do të bëni për faktin se njerëzve u duhet të paguajnë mjekun… dhe nuk janë vetëm mjekët, po i gjithë sistemi.
E di, e di…
Atëherë na shpjegoni çfarë ndodh? Për çdo gjë që ke nevojë të bësh në Shqipëri duhen paguar para që të shkojë mirë?
Po dhe ka përvoja shumë të rëndësishme të vendeve të tjera më parë, se korrupsioni nuk do të mbetet i pandëshkueshëm përgjithmonë. Ai është diçka që mund të luftohet e të zhduket. Më lini t’ju jap një shembull. Ne kemi një problem të madh me administrimin e doganave dhe mbledhjen e taksave, ku ka shumë korrupsion dhe për këtë arsye po punojmë fort për krijimin e një procedure të re. Ne do të kërkojmë ndihmë nga organizma ndërkombëtare, si për shembull, Crown Agents, agjencia britanike që ka pasur histori të suksesshme në Bullgari, Ukrainë, Slloveni, Maqedoni dhe të tjera, duke i shndërruar doganat bullgare, asokohe tejet të korruptuara, në dogana që funksionojnë normalisht.
Doganat tashmë në Shqipëri? Sa të pastra janë ato tani?
Këtë po them, janë të korruptuara. Ju më pyetët çfarë do të bëj dhe ju dhashë një shembull e mund t’ju jap shumë të tjerë të tillë. Na duhet të gjejmë rrugën për të kryer reforma në sistemin e kujdesit shëndetësor, për ta shndërruar atë nga një sistem i rrënuar në një sistem që funksionon…
Po Gjyqësori? Sepse ka analistë që thonë se një nga gjërat që duhet të bëni është efektivisht një spastrim i shërbimit civil, si fillim, për të larguar të gjithë personat që janë në poste të larta. Njerëzit thonë se po kështu flisni për Gjyqësorin dhe për ringritjen e Policisë. A do të bëni ju një pastrim masiv të njerëzve brenda qeverisë dhe administratës shqiptare?
Jo! Nuk kemi nevojë ta bëjmë një gjë të tillë. Unë besoj fort se ka njerëz me shumë vlerë edhe brenda sistemit të rrënuar dhe siç e thashë, ajo çka na duhet është të transformojmë sistemin. Ne nuk jemi në pozitën ku na duhet të shpikim çdo gjë nga e para. Na duhet vetëm të ndjekim historitë e suksesit jashtë. Ka mjaft histori të suksesshme, edhe në situata tejet të vështira, madje edhe më të vështira se në Shqipëri, që tregojnë se mund të fitosh kundrejt korrupsionit dhe ne do triumfojmë mbi të. Patjetër, kjo kërkon reforma shumë të thella, duhet një vullnet shumë i fortë. Ne i kemi të dyja. Kemi platformën për reformat dhe vullnetin.
Ju keni, gjithashtu, një ekonomi të rrënuar për momentin. Nuk jeni në krizë, ndërkohë që shumë vende janë. Ju nuk jeni pikërisht aty, por keni probleme serioze, të cilat kanë bërë që drejtuesja e Bankës Botërore për vendin, Kseniya Lvovsky, të deklarojë se financat tuaja janë në një gjendje kaq të keqe, sa duhet t’i kërkoni para FMN-së. A do ta bëni këtë?
Ne jemi aktualisht në pritje të një programi të posaçëm të FMN-së dhe Bankës Botërore, që mendohet se do të bëjë një vlerësim të stabilitetit të sektorit financiar. Kemi inkurajuar guvernatorin e Bankës së Shqipërisë që të ecë përpara me të. Shpresojmë që ky program të përmbyllet përpara se të hartojmë buxhetin e ri. Është një lloj programi që paraqet gjendjen reale të sektorit financiar dhe jep sugjerime. Njëkohësisht do të diskutojmë me mjaft hollësi mundësitë që do të duhet të na ofrojë ardhja e FMN-së.
Ajo ka folur për programin tuaj ambicioz. Ajo tha se mund të jetë ambicioz, por nuk ka hapësirë fiskale për investime madhore dhe për gjërat që flisni se do bëni, siç janë krijimi i 300 000 vendeve të reja të punës, heqja e taksës së sheshtë mbi të ardhurat prej 10% dhe futja e taksimit progresiv, çka do të nënkuptonte se 95% e njerëzve që punojnë do të jetonin më mirë. Është e vështirë të kuptohet si do ta përballoni këtë.
Prandaj jam zgjedhur, për të bërë gjëra të vështira, përndryshe, për ç’arsye do më zgjidhnin?
Ku do t’i merrni paratë?
Është shumë e vështirë, por jo e pamundur, pasi ashtu siç edhe ju këmbëngulët dhe mendoj jo pa arsye, ne duhet të zhdukim korrupsionin. Korrupsioni dhe evazioni fiskal thithin një sasi të konsiderueshme parash. Prandaj rikthimi i të paktën 50% të kësaj sasie do të na sigurojë një shumë domethënëse parash për t’i bërë këto gjëra.
Pra, paratë që do të paguajnë ndryshimet tuaja në taksa dhe kujdesin shëndetësor falas që ju premtoni…
… Ky është një përkthim mjaft fjalë për fjalë, por kur flas për kujdesin shëndetësor falas, kam parasysh Shërbimin Shëndetësor Kombëtar.
Shërbimi Shëndetësor Kombëtar nuk është i lirë, është sistemi shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar.
Jo, jo, unë them falas për njerëzit, jo falas për shtetin, se nuk ekziston. Në Shqipëri kemi një sistem që bazohet në sigurimet shëndetësore dhe praktikisht është plotësisht i rrënuar. Kemi një numër shumë të madh të njerëzve jashtë sistemit, pasi ata nuk mund ta paguajnë sigurimin shëndetësor, duke qenë se janë të papunë…
Sërish këto janë gjëra që kushtojnë dhe ju po thoni që këto para do të vijnë nga spastrimi i korrupsionit. Prej këtej do t’i merrni paratë?  
Kjo është një prej mënyrave për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje. Në të njëjtën kohë, spastrimi i korrupsionit do të thotë të krijojmë një mjedis më të mirë për investime, të kemi më shumë investime, të mbledhim më shumë të ardhura e kështu me radhë. Nuk jemi zgjedhur për të shpikur rrotën. Rrota është tashmë e shpikur e na mbetet të ndjekim rrugën e vendeve të suksesshme në luftën kundër korrupsionit dhe zhdukjes së tij.
Dhe ju keni marrë këshilla për këtë nga ish-kryeministri britanik Tony Blair?
Kemi filluar ta diskutojmë, po.
Për çfarë…?
Kemi diskutuar se si ai mund të na ndihmojë për ngritjen e të gjithë skemës. Si edhe për vendosjen e përparësive dhe për ecjen përpara në bazë të disa përparësive, për të mos humbur fokusin dhe për të kryer reformat.
… Që do ta shndërrojnë Shqipërinë në çfarë? Ne folëm nëse ishte një tokë prostitutash dhe emigrantësh të paligjshëm, por cili duhet të jetë perceptimi për Shqipërinë?  
Ai i një vendi mesdhetar të këndshëm, normal dhe shumë tërheqës; vend i vogël, por funksional. Kjo është absolutisht e mundur, pasi siç e thashë, nuk kemi një shtet funksional, por kemi njerëz që kanë dëshmuar se kur vendosen në pozita pune, ata ia dalin në mënyrë të shkëlqyer, ashtu si këtu, ashtu si në Itali, Greqi. Janë të njëjtët njerëz, janë po ata shqiptarë, që kur janë këtu respektojnë rregullat, kur janë atje, përpiqen t’i shmangin, sepse rregullat janë të shkruara, por nuk zbatohen.

Filed Under: Interviste Tagged With: Edi Rama, ne BBC, Tony Blair

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5326
  • 5327
  • 5328
  • 5329
  • 5330
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT