• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NEW YORK : Artistët prefermojnë tw nudo në mes të sheshit Times Square

July 12, 2013 by dgreca

Arti bëhet në shumë mënyra interaktive dhe bashkëpunuese, dhe duke bërë atë në mjetet publike, ne jo vetëm nuk ndajnë këtë proces, por përfshijnë publik ” shprehet artisti njujorkez Andy Gloub./

 Nga BEQIR SINA, New York/

TIMES SQUARE – NYC : Duke pretenduar se edhe kështu mund të bëhet art, ata kan tërhequr vemendjen e mijëra turistëve vendas dhe të huaj dje në mes të New Yorkut, Në pikun e lëvizjes së njerëzve në sheshin Tmies Square, dje tre persona dy vajza të reja dhe një djal i ri, modelë të artit të zhveshur – lakuriq, për kostume e tyre në Ditën e Lakuriq në New York – zgjodhën për të pikturuar në lëkurën e trupit të tyre, madje edhe të organeve gjenitale, ngjyrat bojrave të ujit me pastel nga artisti i njohur njujorkez për preformanca të tilla Andy Golub në zemër të Times Square pasditen e mërkurë. Njujorkezët, të cilët janë mësuar me këtë lloj preformance gjysmë lakuriq – të shikojnë çdo ditë nga Robert John Burck, nuk ishin mësuar për të parë si kjo lakuriq fare e artistit Andy Golub. Mbasi 43 vjeçari Burck, i cili ka lindur më 23 dhjetor 1970 në Ohio, i njohur më mirë si Cowboysi i zhveshur, është një interpretues i përditëshëm, ose amerikani të cilin e gjenë çdo ditë lakuriq, në borë, shi, breshër, dhe akull, diell apo ngricë në sheshin Times Square në New York. Ai ka arritur të “fitoi” të drejtën të dalë gjysmë lakuriq dhe të “bëjë biznes” me trupin e tij (5 dollar një foto) teksa mban çdo ditë të njëjtën veshje : vetëm çizmet e bardha kauboji, një kapelë të bardhë, dhe brek banjoje të bardha, ku mbrapa shkruhet “Naked”.Dhe, me një kitarë me simbolet amerikane, qëndron për çdo ditë i vendosur strategjikisht për të dhënë iluzionin e lakuriqësisë.

Këtë iluzion – të lakuriqësisë, e ka preformuar dje dhe artisti njujorkez Andy Golub, i cili jeton dhe punon në Nyack, disa mile larg qytetit të New Yorkut, teksa ka “zhveshur” lakuriq në mes të sheshit Times Square, një vajzë të re e të bukur Gianna James, 21 vjeç, Marla Mera 22 vjeçe dhe Ethan Itzkow, 23 vejç. Ai duke përdorur një furçë ka ngjyer ato me bojë në të gjelbër, vjollcë, portokalli dhe e bardhë gjatë tre orëve , duke tërhequr dhjetra mijëra turistë kurioz – shumica me kamerat dhe telefonat celularë-në-dorë, kan marrë nga një foto-kujtim ndoshta për ta “të paharruar” nga New Yorku.

Performanca e tij kësaj rradhe përfundimisht shkaktoi shumë pak probleme me policnë e cila e vështroi atë në distancë pa ndërhyrë në punën e tij. Kurse Naked Cowboy, sillesh për rreth tij megjithë njerëzit që endeshin gjatë për një vështrim, pasi kishte njerëz që dëshironin të pozonin me një njeri i veshur si Kauboj me një kitarë, dhe si indian “Naked Cowboy”.

“Unë jam i ngacmuar në mënyrë për të bërë këtë – “Është për hir të artit. Kjo është një përvojë exhilarating.” u tha gazetarve Gianna, e cila jeton në Murray Hill dhe kohët e fundit u diplomua në Shkollën e Arteve Pamore, teksa qëndronte lakuriq fare në mes të sheshit duke u pikturuar nga Golub e rrethuar nga një grup i fotografëve të shtypit njujorkez dhe mijëra turistë të rrethuar rreth tyre.

Andi Golub, i cili për vete kishte veshur një bluzë T-shirt, pantallona të shkurtra dhe kapele shoferi me strehë të kthyer përpjetë ka pikturuar modele lakuriq në publik për gjashtë vitet e fundit, megjithëse ai, ka edhe një ndjekje nga policia kur përfundoi për pikturat lakuriq në vendet publike në burg në gusht 2011. Ishte viti kur NYPD e pati akuzuar artistin njujorkez me akuzën e shthurjes së etikës morale në publikë dhe ekspozim për modele në pikturë të femrave lakuriq.

Akuzat u tërhoqën dy muaj më vonë, kur ai dhe Departamenti i Drejtësisë – Gjykata e Manhattanit, arritën një “marrëveshje joformale” që ai do të “zhveshi që të pikturojë femra e djem lakuriq” vetëm gjatë natës, dhe në vende jo publike. Ai thekson shtypi njujorkez e ka respektuar marrëveshjen në “pesë ose gjashtë albume,” por tha ai, se ka kontaktuar me Unionin e Lirive Civile në New York për ndihmë heqjen e kufizimit.

“NYCLU është duke punuar me NYPD për të arritur një kontrat për piktorin Andy Golub – një marrëveshje jashtë ligjeve që vetëm ai mund të pikturoi njerëzit e zhveshur lakuriq – por duke njoftuar më parë policinë,” tha një zëdhënës i NYCLU në një deklaratë “, në të cilën NYPD thotë se nuk do të ndërhyjë me pikturat e Andy Gloub, për aq kohë sa ai nuk do të pikturoj në frontin e shesheve dhe lokalve ku ka shumë fëmijë dhe janë vende të frenkuentura nga fëmijët
Muajin e kaluar, Andy Golub përsëri filloi të bë piktura nga dita në ditë, duke mbajtur shfaqje të paparalajmëruara në frontin e Muzeut Guggenheim, në Times Square, dhe në afërsi të rrugës së njohur në SoHo – High Line. Performanca e së mërkurës, tha Golub, shënoi pikturën e tij të parë publikisht – për tëpromovuar Ditën Lakuriq në qytetin e Nju Jorkut.
“Unë nuk jam vetëm për të bërë pikturë në trupin lakuriq të një vajze apo djali për të bërë erotizëm,” tha ai në një intervistë të markurën për kanalin 7 -të New Yorkut. “Unë me këto piktura tha Andy, jam gjithashtu në lidhje me personin dhe ndjenjat e tyre, energjinë dhe të ushqyerit, Arti bëhet në shumë mënyra interaktive dhe bashkëpunuese, dhe duke bërë atë në mjetet publike, ne jo vetëm nuk ndajnë këtë proces, por përfshijnë publik ” shprehet artisti njujorkez Andy Gloub.

Filed Under: Kulture Tagged With: Beqir Sina, Nudo ne Times Square

Kultura ka nevojë për një manifest të ri

July 12, 2013 by dgreca

Nga Arjan Th. Kallço/

Tashmë gjithëkush e ka të qartë se globalizmi po kalon një krizë të dyfishtë, krizë ekonomike për të cilën nuk kemi çfarë të shkruajmë më, janë thënë e stërthënë shumë gjëra, por më e rëndësishmja se është krizë e sistemit. Kriza e dytë që është pasojë e drejtpërdrejtë e të parës, është kriza në kulturë e cila po godet pa mëshirë çdo aspekt të saj. Në këtë udhëkryq ku nodhet sot kultura, e braktisur totalisht nga strategji politike afatgjata me karakter kombëtar, nuk mund të rrijë duarkryq, pasi kështu do t’ia afronte ngadalë fundin vetes. Shoqata Ndërkombëtare e Kritikëve Letrarë ka një mision të lartë për të kryer dhe po e kryen më së miri me konferencat e saj të përvitëshme me synimin që jo vetëm të evidentojë letërsinë e vendeve të ndryshme me autorët e saj më të njohur, por edhe të shërbejë si urëlidhëse midis kulturave. Konferenca e fundqershorit që u mbajt në Leçe, Itali, nga data 28 – 29 qershor 2013 është dëshmia më e madhe e këtij kontributi. Nëse e shohim me kujdes temën e konferencës, Mesdheu në origjinën e letërsisë së udhëtimit, do të bindemi plotësisht se ky deti që lag shumë shtete, është një mundësi më shumë, ku këto kultura të komunikojnë mes tyre. Në deklaratën e përbashkët të të gjitha institucioneve që organizuan këtë konferencë, nuk janë pak, por 11, thuhet shprehimisht se Mesdheu është deti që në shekuj i ka bashkuar popujt dhe kulturat, djepi i qytetërimit dhe frymëzuesi i kohëve të historisë, të njerëzve dhe heronjve që e kanë eksploruar, të shtyrë nga dëshira për  njohje në kërkim të kuptimit të jetës dhe të ballafaqimit me njëri-tjetrin.

Në konferencë gjatë përshendetjes së zv/kryebashkiakes Carmen Tessitore na bëri përshtypje një nismë sa e bukur aq dhe humane. Kriza e përhershme e shoqërisë e ka bërë njeriun gjithnjë e më human ndaj tjetrit, populli është gjeniu më i madh i zgjidhjeve praktike, duke dashur gjithmonë të mendojë edhe për të varfërit, pë rata që nuk kanë mundësi të pinë qoftë edhe një kafe në lokalet e shumtë të qyteteve. Varfëria është plaga më e rëndë që mbart bota dhe para saj askush nuk duhet të soditë ata njerëz që nuk kanë asnjë mundësi për të jetuar me dinjitet jetën. Legjenda napolitane flet për njerëz të mirë që mëngjeseve dhurojnë një kafe për të varfërit, në anonimatin më të plotë, në respekt të dhuratës, ai që e bën nderin, nuk e tregon kurrë atë. Kjo legjendë e kishte shtyrë zonjën që të ndërmerrte një nismë të klonuar, por mjaft të dobishme. Në vend të një kafeje, do të dhurohet një libër për të gjithë ata që nuk e kanë mundësinë që ta blejnë atë. Jemi në periudhë vere dhe shumë njerëz do të shkojnë me pushime, të tjerë do të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për arsyet e krizës që thamë më sipër, por të bindur se është koha më e çmuar për të lexuar libra nën çadrat buzë detit, ose pasditeve në pauzën pas dreke. Një nismë që mendoj ta marrim të gjithë, aq më shumë tek ne, kur duket se libri është braktisur nga shumica e shqiptarëve, të cilët rendin në mënyrë masive, të paktën të rinjtë, drejt teknologjisë, internetit.  Siç e kam theksuar edhe një herë, bamirësit më të mirë janë dhe do të mbeten vetë shkrimtarët dhe poetët, që edhe për shkak të tregut të librit në Shqipëri dhe kompleksitetit të kushteve, pjesën më të madhe të botimeve, ua dhurojnë miqve dhe shokëve. Besoj se edhe këtë verë botimet e shumta që do të dalin do të kenë të njëjtin fat, pra do të përfundojnë në duart e njerëzve të cilët pasi e fjetën mendjen nga zgjedhjet, tash duhet t’i rikthehen punës dhe kulturimit. Nuk e di nëse është bërë ndonjë sondazh këto javët e fundit tek ne, ku të merren përqindje për numërin e librave të lexuar nga çdo shqiptar në muajin qershor. Vështirë do të mendojnë shumë qytetarë, pasi një impenjim jetësor ia zuri vendin kulturimit. Dhe tek ne është plotësisht e drejtë, duke parë sesi preferencat në punësim nuk ndjekin rregullin e përcaktuar në një shoqëri demokratike, por bazohen ende tek militantizmi, korrupsioni më i madh i shoqërisë sonë. Dua ta shtrij këtë nismë, pikërisht mes donatorëve që edhe tek ne nuk mungojnë, me qëllim që kjo verë të mos kalojë lokaleve duke e vrarë kohën kot për të rinjtë, por të rifillojë një proces riedukimi, duke e kthyer të gjithë vëmendjen tek kultura. Kultura është e shumëfishtë, prandaj duhen gjetur mënyra dhe forma që secili element përbërës i saj të gjejë rrugën e drejtë të të startit, kryerjes dhe përfitimit. Nuk ka përfitim më të madh sesa pajisja me dije dhe kulturë. Ka ardhur koha që të gjithë njerëzit e vërtetë të kulturës, të ndihmuar edhe nga Ministria e Kulturës, uroj që ministër i ri të jetë një njeri që i përket asaj, ta drejtojnë shpirtin dhe mendjen tek e gjithë trashëgimia jonë. Ka shumë pasuri që duhen evidentuar, promovuar dhe stimuluar, e thënë më qartë, politika të qarta ku të bashkohen interest tona më të gjera kombëtare. Institucionet lokale në Leçe e kishin prioritet, pasi shohin tek kultura një prej burimeve më të çmuara edhe të lehtësimit të krizës ekonomike që e ka përfshirë Italinë. Poeti italian Bruno Rombi, të cilin tashë e njihni përmes një cikli poezish që sollëm bashkë me revistën Obelisk dhe organe të tjera, priret drejt një risije tjetër që duhet ta sjellë vetë kultura: një manifest kombëtar të secilit vend dhe më pas një botëror, ashtu si shumë manifeste apo deklarata që kanë vlefshmëri europiane dhe botërore. Në stadin aktual të shoqërisë së sotme, një manifest i ri për kulturën është domosdoshmëri, duke iu referuar edhe vetë gjendjes ku vegjeton kultura sot, e parë në të gjitha llojet e mediave, në skenat e teatrove,  kinemave dhe ekraneve televizive. Kultura e mediokritetit e propoganduar si modeli i shekullit të ri, nuk ka moment kur kjo të mos e shfaqë fytyrën e vet, duhet t’ia lerë vendin një kulture tjetër, asaj të mbrujtur me një frymë të re, me një koncept të ri, me një vizion të ri. Pra nga njerëzit e kulturës kërkohet një revolucion i madh gjithpërfshirës ku antikultura t’ia hapë rrugën asaj kulture që nuk i çedukon të rinjtë, por përkundrazi i edukon, i mëson ta duan kulturën kombëtare, ta mësojnë, ta përhapin, ta ruajnë, ta respektojnë atë. E gjithë kultura jonë, edhe e shekullit të kaluar, sado e vogël që të jetë, është kultura e një populli që diti ta krijonte, ta shprehte, ta përhapte kudo, edhe nëpër botë, por tash po rrezikon që të zhduket, e mbërthyer fort nga mania e shkatërrimit të gjithçkaje të kaluar, për ta zëvendësuar me një të re në dukje moderne. Bota nuk është kaq e papërgjegjëshme ndaj së shkuarës, mjafton të shkoni dhe të vizitoni Leçen, qyteti që shumë mirë i gërsheton disa kultura të qytetërimeve që dominuan në shekuj.

*Anëtar i SH.N.K.L

Filed Under: Kulture Tagged With: Arjan Kallco, Kultura, nje manifest i ri

Po na e sjellin murtajën ! Nuk jemi talebanë!

July 12, 2013 by dgreca

Shkruan: Fahri Xharra/

“Po u sollëm ne ,si ZOTËR të denjë të tokës dhe të kaluarës tonë,atëherë do jemi edhe në lartësinë e Aleksandrit,Pirros apo Kostandinit dhe ashtu kjo tokë do mbetet e jona,pa na e çarë kush kokën më. ( Elvi C Sidheri)”/

Historia shkelë, historia të ndërron , historia është e pamëshirëshme. T`i bësh ballë historisë në ruajtjen e vetvetës është një fat i madh. Historia është “Lufta ndermjet territ dhe drites  që është  e përherëshme (Z.P). Ndërrimi i trajtave që mund te paraqiten  si filozofike, shoqërore, fetare, krahinore.,në të vërtetë është po ajo luftë e gjithmonshme e njerezimit mes dritës e territ, mes dashurisë e dhunës, mes dijes e padijes, mes së mirës dhe të keqës” ( nga Zef Pllumbi).

Afganistani  është një shtet  malor i rrethuar vetëm me male ,i cili e formon një pjesë të Azisë Qendrore; i populluar me mbi 30 milion banorë .Ka qenë një pike qendrore e Rrugës ë Mëndafshit  dhe migrimeve të ndryshme.Këtu janë gjetur gjurmët e njrëzimit që nga koha e Paleolitikut të Mesëm,ndërsa civilizimi urban daton shumë herët 3000 deri 2000 vjet prK.. E keqja e këtij vendi ishte që si vend strategjik i tërthonte rrugët në mes Lindjes së Mesme ,Azisë Qendrore dhe nënkontinentit Indian.. Historikisht emri “Afgan” e ka paraqitur popullin Pashtun ,njeë grup shumë i madh dhe më i madhi në Afganistan.( “Popujt e Azisë Qendrore.” Faculty.washington.edu. 2007). Populli i Afganistanit ka kaluar shumë religjione ; duke filluar nga ai i Zarathustres, Buddhismit  Hindus ,Musliman , Kristian ( ”Mbreterit e Kabulit” Sir H.M.Eliot),. Muslimanët arab e sollën muslimanizmin në vitin 642 psK,duke e përhapur ate deri në ditët e sotit. Kurse Buddhismi si fe u soll nga India dhe i kontrollonte anët në jug të Hindu Kushit dhe jetoi në Afganistan përafërsisht  deri në vitin 185 prK.

Kësaj rradhe do të flasim për një trashëgimi të Budizmit në Afganistan e posaqërisht për dy statujat e Buddhas, të cilat edhe u rrënuan dhe e revoltuan botën e qytetëruar dhe artdashësit në botë,objekte kulturora të mbrojtura si trashëgimi Kulturore Botërore nga UNESCO..

Këto du statuja më të famëshme në botë ishin statujat gjigante të Buddhas Vairoccane dhe Sakvamuni ., dy statuja të Buddhas me qëndrim  në këmbë.me një lartësi pre 58 m dhe e vogla me lartësi 38 m

”Buddhat e Bamijanit” ,ishin dy nga stutujat monumentale që qëndronin të gëdhendura në bjeshkë , përballë luginës së Bamijanit, në Afganistanin Qendrore në një lartësi mbidetare 2500m  ,të ndërtuara pasK dhe te cilat e paraqinin artin Gandhara ….Por  njeriu nuk i trembet atyre qe i ka zëne murtaja, por atyre të tjerëve që nguten ti zëre, e ta perhapin.    …Statuja e Buddhas ishte e madhe ,e lartë 58m ..Statuja e vogël ,me 38 m lartësi, ishte nërtuar në mes te viteve 544 dhe 595 .

Pelegrimi kinez Xuanzang i kishte vizitur këto anë në vitin 630 psK, dhe kishte shkruar  se ato ato e paraqisnin lulëzimin e Buddhizmit ” më tepër se  dhjetë manastire e më shumë se një mijë murgjë” Pra , çdo pushtues e lavdëronte të vetën,  i jepte shkëlqim kohës së vet, dhe e errësonte të përparmen.  ..Ashtu si te na !. ,

Xuanzang -u i përshktuante statujat e Buddhas që ishin në atë kohë ” të zbukuruara me ari dhe gurë të çmuar ”.Ato u shkatërruan me dinamit në Marsin 2001 nga talebanët me urdhërin e Mullah Mohammed Omar-it, sepse qeveria Talebane i kishte shpallur si idole të huaja.

Në atë kohë ,sipas Drejtorit gjeneral të Unescos – Koichiro Matsura ,ishte mbajtur një mbledhje e ambasadorëve të të 54 shteteve të të Konferencës Islamike – ku merrnin pjesë edhe Pakistani ,Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara të cilat e kishin njohur qeverinë Talebane- dhe e kishin kundërshtuar rrëzimin e kësaj trashëgimia botërore,Bile  Arabia Saudite dhe EBA e kishin përshkruar aktin si  ”të  egër”.

” Statujat e dëmtuan me dinamit me javë të tëra duke filluar nga 2 Marsi 2001 . ( Giant Buddhas Confirmed”. AFP. March 2001) .Fillimisht ato ishin gjuajtur  me armë anti-avion dhe artileri..Këto sulme i krijuan disa dëmtime por edhe jo më shumë.Talebanët e vazhduan krimin e tyre ,dhe Ministri Taleban i Informatave Kudrullah Xhamali  deklaronte “ kjo punë nuk është aq e thjeshtë si e mendon populli. Sa do që po gjuajmë nuk po arrijmë të dëmtojmë më shumë se pse staujat janë të gdhendura në zemër të gurit”

Pastaj ata i përdorën armët anti-tank që bile t`i prishin këmbët e Buddha-ve..Bile edhe sulmi me raketa kundër ajrore ishte përdorur.

Data ,6 mars 2001 gazeta Times shënonte se Mullah Mohammad Omar-i kishte deklaruar se” Muslimanët duhen të jenë krenar që i shkatërruan Idolet, duke iu falënderuar Zotit”. Me 15 mars 2001 ,ne gazeten japoneze Mainichi Shimbun, ministri i jashtëm taleban Uakil Ahmad Mutauakel-i  kishte deklaruar: ‘ Ne jemi duke i prishur      statujat në bazë të Ligjit Islamik dhe e tëra bëhët për qëllime fetare.” Mos të harroj të them ,se afganët janë 100% musliman.

Menjëherë në vitin 2002 një skulpturë e njejtë e Buddha-s u  bë ne Sri Lanka. e cila  i përngjante atyre të Afganistanit..  Qeveria e Afganistanit e kishte angazhuar më vonë artistin japonez Hiro Jamagata  që të me anë dritave laserike të krijonte figurat e Buddhas në shkëmbin e lënduar.Sistemi laserik ishte i furnizuar me energji diellore dhe  frymat e forta.. Guvernatori i krahinës Bamijan Mawlawi Mohammed Islam Mohammadi edhe pse vet ishte taleban por ishte kundër rrënimit të skulpturave ,me 26 janar 20007 u vra në Kabul. “. Ne tëvertet asht po ajo lufte e gjithmonshme e njerezimit mes drites e territ, mes dashunise e dhunes, mes dijes e padijes, mes se mires dhe te keqes”-do të thoshte  At Zef Pllumbi.

 

Kombi është një bashkësi e madhe solidare, që e lidh ndjenja e vetëflijimit të kryer dhe vetëflijimeve për të cilat është i gatshëm edhe në të ardhmen. Kombi shqiptar është i tillë.

Por edhe tek  ne thoshte poeti : ”nuk u trembem atyre qe i ka zëne murtaja, por atyre të tjereve qe nguten ti zë, e ta perhapin. Fundi, fundit nuk mund te akuzosh gjithmone vetem minjte per perhapjen e saj, por ata që të sëmuret i sjellin qëllimisht këndejpari..

Ç `po ndodhë tek ne? Neve me kalimin e kohës na i kan shkatërruar  gati të gjitha trashëgimitë. Secili ardhës e lavdëronte të vetën dhe e prishte ate që qe gjente në  tokat tona.. E edhe më e keqja, na futnin në krye që po e kryejnë një të mirë për hatër dhe dëshirën e zotit të tyre. Po sot?

 

Serbia e ka ndërruar mendjen , nuk shkatërron asgjë nga e kaluara e jonë ,i ruan i konservon ,i bënë publike dhe  e thirrë botën që të vizitojnë ”trashëgimin e tyre” Në Malin e Zi dhe në Bosne  po zbulohen me mijëra mbetje të së kaluarës sonë ilire. Ata po janë më të drejtë  se asgjë nuk e shkatërrojnë dhe e tregojnë përkatësinë e tyre ilire. As në Turqi ,;turqit janë mbushur mend ,gjetjet arkeologjike ”greke” dhe më të reja po rezervohen, gjithësesi edhe pse  nuk i takojnë tashëgimisë turke

Po na ? Nëse unë them që “KISHAT NË TREVEN E DRENICËS (mikrotoponimet):

Abria e Ulët -Arat e Kishës, Lugu i Kishës, Kroni i Kishës, e sipas popullit, aty ka qenë një kishë e vjetër katolike. Aqarevë – Kisha, Kroni i Kishës, Kodra e Kishës.

Abria e Epërme – Kodërgjon, Guri i Kuq, Brija, Kisha, Ara te Kisha. Gurët e Kishës . Melimeri-arë e mbjellur me mel .Arllati – në lagjen e Xhamisë kishë e vjetër iliro-shqiptare. Afër kësaj kishe janë gjetur varreza të moçme me skelete të varrosur në’ mënyrë horizontale.Arqipeshkv Pjetër Karagiqit në vitin 1725, shkruan se në Prizren famullitar dhe misionar apostolik është studenti i Kolegjit Ilirik të Loretos, don Pjetër Bytyçi. Këtij misioni i takon edhe fshati Orlatti me 5 shtëpi të besimit katolikë .Baks -Kisha, Lugu i Kishës.( z. Ismet Sopi.)” do të marr me dhjetaëra “ofendime” se jam katolik , nacionalist katolik  dhe fjalë tjera që nuk janë për shtyp.. Por nëse e shtoj edhe këte nga .radio-drenasi.om se” “Vasileva – në mes të fshatit afër kronit Çeshmja, janë gjetur themelet e një kishe të vjetër, parasllave. Sot janë ruajtur mikrotoponimet Ara e Kishës, Lugu i Kishës etj. Këtu ka pasur edhe mullinj të erës, çka edhe sot është ruajtur mikrotoponimi Kodra e Mullinit të Erës.”.” Vojniku – Ara e Gjarpive, Ara e Kishës, Kodra e Vorreve. Në lagjen e Dragajve, në vendin Kukavica janë gjurmët e varrezave të vjetra, të dimensioneve të mëdha që populli i konsideron ilire. Aty janë gjetur skelete, vorba e disa gjëra tjera. Jo larg atyre varrezave, poashtu në lagjen Dragaj, ka qenë një kishë e vjetër katolike, pranë disa burimeve shumë të forta të ujit. . Është ruajtur toponimi Arat e Kishës. Të parët e ”serbëve” kanë ardhur para 150 vjetëve nga fshati Turiçefc dhe ishte 1 shtëpi. Këta ” serbë ”janë të fisit Hot.” etj. etj. etj. : . Amos është kjo blasfemi?

 

Po kjo ,na bindë për të kaluarën tonë: ”Turiçefci – Kryqi i Popit ose i Udhëve. Në këtë fshat është gjetur mbishkrimi “gjeniu i vendeve ilire” – Iovi Optimo Maximo et Genio loci Illyrici. Në vendin Lloburet janë gjetur tri shpata. Po aty dhe në Kulina dhe Baricat janë gjetur themele të shtëpive, gurë mermeri të stilit jonik dhe dorik. Është gjetur një statujë monumentale mermeri e dëmtuar, e figurës së femrës, ku shihen pjesë të trupit, sidomos prehni, këmbët etj.”( Ismet Sopi) . ” Syrigana – Ekzistojnë themelet e nëntë kishave.”.  Po kjo gjetje : “Tica – në lagjen Bekaj, janë varrezat e moçme, me dimensione të mëdha, me gurë të bardhë me shkrim latin. Edhe në varrezat e sotme të fshatit ka gurë të tillë. Gjatë hapjes së një pusi në lagjen Bekaj është gjetur një stoli – gjarpër argjendi, që gjendet në Muzeun e Kosovës.”

Të mohojmë të kaluarën tonë? në emër të çkafit dhe të kujt?

 

Fundi i fundit nuk mund te akuzosh gjithmonë vetem minjtë per perhapjen e mutajës, por  më shumë ata që të sëmuret i sjellin qëllimisht këndejpari..

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, nuk jemi talebanebudha, po na sjellin murtajen

ENDRRA E PLISIT

July 11, 2013 by dgreca

Me rastin shpalljës së Pavarësisë të dy korrikut të vitit 1990/

Ne Foto: Poeti Neki Lulaj ne Vater, Maj 2013/

Nga Neki Lulaj/ Gjermani/

Korbat mbyllen në vete majë Kalasë/
e bilbilat në kor këndojnë mbi themele të reja/
… për kupolën e ëndrrave të plisit./

Metropolet brrylohen nga vegjëlia/
Rishfaqje Dardania/
… gjaku e historia./

Bebëza e Ditës së re
përplasë djajtë në kthina myku
… all, shkëlqen sot Plisi

I bekoi Perëndia
Deri në shtegëtim
***
… kur do agoi bardhësia
Të rifrymoj Dardania
***
Thyen kornizat e Ferrit
Ditën e dytë të tmerrit

Natën me yje
Mëngjeset me dije

t’agoi bardhësia
t’ringjallet Dardania
përtej diellit të Lirisë
përtej mitit te Plisit…

 

Filed Under: Featured Tagged With: Endrra e plisit, neki Lulaj

EDHE PSE MORI KARTON TE KUQ, KUKESI KUALIFIKOHET NE EUROPA LEAGUE, TEUTA KTHEHET DUARBOSH

July 11, 2013 by dgreca

Edhe pse mori një Karton të kuq para përfundimit të ndeshjes, edhe pse nuk shënoi gol në fushën e vet, por as nuk pësoi, 0:0, ekipi debutues në kategorinë superiore të futbollit shqiptar, Kukësi, ka arritur të marrë një kualifikim historik, duke kaluar në turin e dytë të Europa League, pasi ka kaluar qysh në raundin e parë ekipin e Flora Tallinn të Estonisë me gol në fushën kundërshtare në atë barazim historik 1:1 në Estoni.

Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 0 me 0, por Kukësi është kualifikuar falë golit në fushë të kundërshtarit.Ndeshja e zhvilluar në Estoni ka përfunduar me rezultatin 1 me 1.Kukësi luajti më mirë në ndeshjen e zhvilluar në Shqipëri, por shanset e shumta nuk u konkretizuan dot.Minutat e fundit kanë qenë drithëruese, pasi Kukësi mori edhe një karton të kuq.

Teuta e Durresit kthehet duarbosh pasi ka pesuar humbje te paster, 2-0  në Kishinev nga Dacia. Skuadra durrsake ishte pothuajse inekzistente në fushë gjatë gjithë takimit, aq sa në përfundim të takimit dhe shifrat flasin qartë, 14 goditje drejt portës për moldavët dhe asnjë përpjekje nga ana e durrsakëve që mesa duket e kishin marrë shumë seriozisht mbrojtjen e rezultatit edhe pse këtë detyrë nuk ditën ta kryenin aq mirë. Fillimi mbi të gjitha i bëri lojtarët e Dacias të dukeshin të gjithë si Mesi në fushë, sigurisht duke marrë parasysh lehtësinë me të cilën depërtonin në mbrojtjen durrsake. Goli megjithatë vonoi deri në minutën e 21-të pasojë dhe e disa ndërhyrjeve të Rizvanit, që u mposht nga Stoleru. Ky I fundit nuk e pati aspak të vështirë të shënonte krejtësisht i lirë në zonë. Teuta sërish u limitua në mbrojtje dhe goli i dytë ishte në ajër. Në fraksionin e dytë, Pavlov në minutën e 75-të mundi të gjejë dhe golin e 2-0, atë të kualifikimit të con moldavët në raundin tjetër e nxjerr jashtë Teutën, që në transfertë bëri vërtetë shumë pak për të marrë kualifikimin, aq sa moldavët ishin superiorë në gjithcka, përfshi dhe ndërhyrjet e parregullta që në fund të 90 minutave u regjistruan 13-6 në favor të moldavëve, tregues që dhe në agresivitet Teutës i mungoi dicka.

 

Filed Under: Sport Tagged With: Kukesi kualifikohet, Teuta skualifikohet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5347
  • 5348
  • 5349
  • 5350
  • 5351
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT