• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KALAJA E RRETHUNIT-“NË RRETHIM TË PLOTE”

June 4, 2013 by dgreca

Nga Msc GEZIM LLOJDIA*/

Qyteza antike e Olimpes, në fshatin Mavrovë, 20 km në juglindje të Vlorës . Në toponimet e hershme quhej Olympe i pagëzuar ndoshta për vajzën e mbretërit Pirro .Në një toponim tjetër gjendet Mavrovë-Fitorë. Ne ndërmorëm një ekspeditë, në lartësinë 285metra, ku gjendet qyteti i heshtur ilir i Olimpes. Sipas të dhënave që kishim nga periudha e antikitetit, në këtë zonë të njohur në luginën e Shushicës, ka qytete dhe fortesa te cilat ishin pjese konionit .Një ndër këto është Olympia qytet tjetër i Koinonit Amantia, rrënojat e të cilës ndodhen në fshatin e sotëm Mavrovë në anën e djathtë të lumit Shushica kur rrjedh lumi . Olympe shtrihej mbi një kodër me një sipërfaqe prej 13 ha dhe ishte qytet i pajisur edhe me akropol. Emrin Olympe, qyteti mendohet se e mori nga vajza e Mbretit Pirro, Olimpia. Këtë variant e hodhi për herë të parë arkeologu Olympe u zbulua nga arkeologu Burhan Dautaj, i cili gjatë gërmimeve të zhvilluara në vitet 1960 gjeti tetë monedha me mbishkrimin Olympiastan.Na ishte dhënë një këshillë e mençur, brenda kuadrit të Amantias të futej edhe kjo qytezë, gjurmët e të cilave në i gjetëm edhe pas kaq kohësh aty sipër rrugës automobilistike në kthesën e parë tek varrezat, kur vjen nga gryka dhe 100m më poshtë kur je nisur nga qyteti bregdetar. Fshati aktualisht sot mban emrin Mavrovë . Ndërsa toponimi i saj e hershëm Olympe që ka mbajtur qyteti me monedhën e vet është vetëm historik . Vendasit kanë filluar ti rivënë emrin Olympe shoqatës së fshatit të tyre, ndonjë lokali e magazinë dhe kjo është fare pak në krahasim me historinë e kësaj qendre ilire që i ka rezistuar rrebesheve. Muret e saj ne i gjetëm 285m lartësi mbi nivelin e detit. Poshtë është Shushica , që rrjedh në buronja të Kuce me gjatësi rreth 85 km me derdhje ne Vjosë . Përkarshi ka fshatin Lapardha . Poshtë në Sirokëmbë ka fushat deri tek ura në Sklap . Ka ullinj shekullorë . Aty nga vitet ‘88 kam takuar arkeologun Llambi Durollin në Mavrovë . Nga shkolla e fshatit zbritëm poshtë tek udha . Llambi më tregonte për vendbanimin e hershem dhe monedhën e saj . Në rrjedhën e Shushicës ka edhe një vendbanim si Cerja rerth 60 km nga qyteti i Aulonës dhe ka shërbyer më shumë si qendër e fortifikuar për kontrollin e rrugëve që mbronin nga largësia. Arkeologët thonë se një popullsi ilire ka jetuar pikërisht këtu prej epokës së bronzit. Mirëpo, ajo që na kishte tërhequr më tepër qe kalaja e Mavrovës. Rruga ishte përmirësuar nga qendra e fshatit, deri në lagjen Çakallovaj ku u ndeshëm me gjurmët e para të kalasë.

Kalaja shtrihet në një sipërfaqe të mëdha rreth 13 ha . Vendi dhe gjurmët e saj shfaqen diku heshtin dhe zhduken .Lagjja që ne shkuam në fillim kishte vetëm dy banorë ndërsa ndërtesat ishin ruajtur .Muret vijon brenda disa banesave të familjes Hoxha. Ferrat ishin mbizotëruese duke bërë që trakti i murrit vende-vende të humbiste. Gjurmët më të dhimbshme i kishte nekropoli. Vetëm ca shenja ku ishin gërmuar ndoshta 40 vjet më parë.Ca gurë të hedhur rastësisht. Shumë banorë kanë përdorur ndër kohëra gurët e kalasë për ndërtesat e tyre. Është i çuditshëm fakti se kur u tentua të filmohej nga ajri për të bërë foto të sajën rezultoi një dështim i vërtetë. Muret e kalasë ishin të pushtuar nga bimësia e cila prej vitesh të gjata mos ndërhyrje ishin kthyer në shekullore. Për Olympain nuk një giud turistike. Nuk ka vizitorë,nuk ka punëtorë që të pastronte. Nuk ka është e shënuar në asnjë manual,nuk gjendet kërkund nëpër botime. Nuk ka pasur asnjë ekspeditë arkeologjike pas viteve ’90. Një tentativë ne bëmë për ta marrë në kuadër të parqeve arkeologjike. Qëllimi ynë ishte i thjeshtë, por do të realizonim dy gjëra: E para; do të vendosnim një punëtorë për të përhershëm për të pastruar dhe mirëmbajtur i cili do të paguhej nga fondi 602. Së dyti :Vizitat në Olympe.E përfshimë në guitën e qendrave historike të lumit të Vlorës kur para se turistët të shkonin në Plocë,një vizitë në këtë qytet buzë rrugë do të ishte një mrekulli .Kishte shansin për të njohur,por edhe për të përfituar nga ekspedita arkeologjike të cilat do ti nxisnim për të shkuar atje. Realiteti tregoi të kundërtën. Nuk mjafton dëshira. Përpara ke një murr të madh dhe të pakapërcyeshëm zyrtarësh të rëndë që e bëjnë edhe më të vështirë nga se është.Duke vlerësuar potencialin historik bashkia e Vlorës e ka përfshirë këtë qytete në listën e objekteve historike me gjurme antikiteti dhe të vizitueshme .Të tilla janë ato të “Shpellave të Velçës”, “Shpellave të shkruara të Lepenicës” (nga më të rrallat në Ballkan e Mesdhe), “Shpellat e Spilesë” (Himarë) apo “Mozaikët e Mesaplikut”, pasuri e rrallë kombëtare. Vendbanimet tumulare të Vajzës, Dukatit, Mavrovës, “Pitosa” të Mallkeqit tregojnë për autoktoninë dhe vazhdimësinë etno-kulturore të ilirëve në periudhën e bronxit dhe të hekurit .E njëjta gjë dëshmohet edhe në vendbanimet e tjera të lashtësisë që janë qytete- si Amantia, Olympia, Kanina, Himara, Cerja, Armeni, Hadëraj , Triporti dhe vet.Ka marre statusin e trashëgimisë kulturore ne vitin 1963.

Kalaja ne Rrethun
Ndërkohë që të dhënat më të sakta për këtë kala, i gjetëm tek një shkrimi i autorit vendas Burhan Dautaj .Dautaj ishte arkeologu qe ka gërmuar ne këtë qytete kur u formësua mendimi për ekzistencën e tij . i cili shprehet kështu:“Kërkimet filluan ne dy pika: brenda mureve rrethuese te qytetit ne skajin me jugor te majës se Rrethunit dhe ne nekropol. Nga veri-perëndimi ndërpritet prej rrugës këmbësore qe lidh lagjen Ymeraj me Cakallovaj, deri sa bashkohet me traktin ne piken C.”Ky trakt i ruajtur ne lartësinë e tri radhëve (lartësi 2 m. dhe gjatësi 12 m.) është ngritur nga blloqe trapezoidal e katerkendesh, me faqe pak te sfumuara (fig. 3). Ne fasadën e tij dallohen gurelidhesit tërthore qe përforcojnë strukturën e brendshme te murit. Këtu muri bën një kthese ne kënd te drejte, për tu ngjitur përpjetë shpatit perëndimor te kodrës, ndërpritet nga rruga këmbësore qe lidh lagjen Shahaj me Cakallovaj, për tu lidhur me traktin ne piken
Trakti me gjatësi 21 m, lartësi 3.25 m dhe gjerësi 2.80 m, është ruajtur ne gjendje relativisht te mire, me përjashtim te mesit te tij ku ka çarje e shkarje nga themeli .Muresa është ngritur nga blloqe gur gëlqeror dhe shtufore, pjesërisht te punuar me faqe trapezoidale dhe katerkendeshe te gufuara ne pjesën e dukshme te tyre. Blloqet kane këto përmasa: 0.62 x 0.46 m; 1.08 x 0.60 m; 1.60 x 0.60 m; 1.80 x 0.60 m. Rreshtat ne përgjithësi janë ne linja te drejta me ndonjë shkallëzim qe u është imponuar ndërtuesve me sa duket, edhe nga pjerrësia e madhe e terrenit. Duke filluar nga fundi ne rreshtin e trete, shfaqen gurelidhsit tërthorë te vendosur ne distanca te ndryshme qe lëvizin nga 2.85 deri ne 3 m. Themeli i ngritur nga blloqe te papunuar ku duken qarte gjurmët e nxjerrjes se tyre nga gurorja, është lënë si thembrat me një dalje 0.15-0.20 m nga muri. Nga qoshja ku trakti merr kthesën nga lindja, muri me gjatësi 23 m i është nënshtruar një rindërtimi qe shkon deri ne themel. . Në vendin me emër toponimik “Çezma e plakës”, lartësia e murit sipas arkeologut, Burhan Dautaj “arrin në katër rradhë gurësh, ndërsa më tej kap lartësinë e 6-7 radhëve”. Në këtë zonë, forma e gurit është ruajtur mjaft mirë. Në vendin e emërtuar “Maja e rrethonit” gjendet masivi shkëmbor, ku sipas arkeologëve është marrë materiali për të ndërtuar muret e kalasë së qytetit antik. Bazuar në të dhënat e disa studimeve, ky mur ka ngjashmëri me muret e tarracimit në akropolin e Dimalit, të përdorur dhe për mbështetjen e çative në godinat e shekullit II para Krishtit. Gjurmët e para të kalasë hasen në lagjen e emërtuar “Cakallovaj”dhe vazhdojnë përgjatë kopshteve private, ndërsa sipërfaqja brenda mureve rrethuese të kalasë së Mavrovës arrin në rreth 13 ha, duke e renditur Olimpen mes qyteteve mesatare të antikitetit”. Ç’ka thotë studimi:”Shek.3 e gjen kryeqendrën ekonomike e kulturore të Koinonit, Matohasanajt, Cerjas, Hadëraj”.Janë të gjitha qëndra që shtrihen gjegjësisht,gjithandej si në veri dhe në lindje të kryeqendrës. Lajmi i S.Anamalit është:”Prova e sjelle nga Ugolini se ne afërsi te Plocës mungojnë rrënoja te tjera te lashta, sot nuk mund te përdoret si argument; ne vitet e pas çlirimit rreth Plo¬ces janë zbuluar tepricat e tre qyteteve te tjera te fortifikuara, bashkëkohës me atë te Ploces, dhe pikërisht ne Matohasanaj ne lindje te Ploces, ne luginën e Vjosës, ne Cerje (Brataj) ne juge dhe ne Olympe, ne perëndim, të dyja ne luginën e Shushicës. Por është edhe Olympe soe Mavrova e sotme me kalanë në “Majën e Rrethunit”,dhe kështu katër qytetet të radhitura në sira, Bylys, Amantia, Oriku dhe Olimpe .
Olympe.

*Autori ka drejtuar parqet arkeologjike të Vlorës

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Gezim Llojdia, kalaja e Rrethunit, ne rrethim

I dyshuari për postimin e letrës me helm Presidentit Obama rrezikon burgim të përjetëshëm

June 4, 2013 by dgreca

James Everett Dutschke i akuzuar në çështjen e letrës me helm ricin postuar Obamës – Nëse shpallet fajtor për akuzat, ai mund të përballet me burgim të përjetshëm dhe qindra mijëra dollarë në formë gjobe do të paguaj për dëmin./

Nga BEQIR SINA, New York/

JACKSON, Mississippi – Një juri federale në Misisipi ka paditur një njeri si të dyshuarin e vetem për dërgimin e-një letre me helm ricin-laced në zyrën e Presidenti Barack Obama, në Shtëpinë e Bardhë dhe disa zyrtarëve të tjerë, sipas një aktakuze të bërë publike të hënën, shkruan shtypi amerikan .
Sipas shtypit amerikan, padia e ngritur ndaj 41-vjeçarit James Everett Dutschke, e akuzon atë në 5 shkallë, duke përfshirë edhe prodhimin dhe magazinimin e helmit ricin-laced, ai ka kërcënuar jetën e Presidentit të SHBA, dhe të zyrtarëve të tjerë dhe se i dyshuari është duke u përpjekur të pengojë hetimin.
Gjithashtu sipas disa burimeve zyrtare, thuhet se “Nëse shpallet fajtor për akuzat, i dyshuari mund të përballet me burgim të përjetshëm dhe qindra mijëra dollarë në formë gjobe të paguaj për dëmin e shkatuar”.
“I dyshuari Dutschke, u arrestua në shtëpinë e tij në Tupelo – Misisipi në 27 prill. Ai është i dyshuari i vetëm që mbahet deri tani për postimin e letrave me pluhurin helmues ricin-laced drejtuar Shtëpisë së Bardhë më 8 prill, Presidentit Barack Obama, dhe disa zyrtarve të tjerë, në Shtëpinë e Bardhë,” ka deklaruar senatori Roger Wicker nga Mississippi dhe Gjyqëtari Sadie Holland, nga Gjykata e Drejtësisë së Prefekturës Lee County, e Misisipit

Shtypi amerikan nënvizon se Dutschke, vetë ka mohuar çdo përfshirje, në këtë çështje.
George Lucas, një avokat për Dutschke, tha se ai nuk kishte parë ende aktakuzën dhe nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm, rreth reagimit të klientit të tij, që mbahet në burg.
Dutschke është personi i dytë për t’u përballur me akuzat në këtë rast.
Paul Kevin Curtis, një 45-vjeçar, u arrestua më 17 prill, por akuzat kundra tij u hodhën poshtë gjashtë ditë më vonë, se ai u arrestua duke e lënë të lirë atë.
Curtis, tha dje se pas arrestimit të tij, ai besonte që akuza e ngritur ndaj tij ishte e kurdisur. Curtis tha se ai dhe Dutschke njohin njëri-tjetrin dhe se ai kishte një “gjakëmarrje”.
I akuzuari 41-vjeçari James Everett Dutschke, një ish instruktor i arteve marciale, ka drejtuar pa sukses një fushatë zgjedhjesh, në shtetin e tij, duke përfshirë edhe një sfidë të vitit 2007, në fushatën e djalit të kongresmenit të shtetit Misisisipi nga partia Demokratike Steve Holland.
Autoritetet thanë se ata kishin gjetur gjatë hetiemve një qese plastike me pluhur, që Dutschke, kishte provuar për ta larguar nga ish-studio e tij e arteve marciale dhe e kishte hedhur në plehra aty pranë. Hetuesit thanë se qesja ka testuar pozitiv për ricin-laced dhe ADN-ja e tyre tregon se dy njerëz ishin marrë me të, duke përfshirë Dutschke.

Autoritetet nuk kanë thënë se kush tjetër kishte “dorë” në qesen me helm (ricin-laced), por një agjent i FBI dëshmoi gjatë seancës paraprake se shumica e materialit gjenetik mbi atë i përkiste Dutschke, e cila ishte marrë nga provat e ADN-së.
Autoritetet thanë Dutschke, ka përdorur internetin për të bërë tre blerjet e produktit – të quajtur castor beans një bimë që prodhon ricinin. Ricini-laced, thonë hetuesit është helm, dhe se Dutschke ka hulumtuar se si të bëjë një helm të tillë me këtë lloj bime – të quajtur castor beans.
FBI nuk ka zbuluar ende detaje rreth asaj se sa vdekjeprurës është ky lloj helmi i cili quhet ricin – laced. Një zyrtar i Senatit ka thënë se ricin nuk ishte armë kimike, çka do të thotë që ajo nuk ishte në një formë që mund të hyjë lehtë në trup. Megjithëse, tha ai ajo të sjell probleme vetëm nëse e ke thithur, atë atëhere pluhuri ricin mund të shkaktojë mbylljen e rrugëve të frymëmarrjes, në mesin e simptomave të tjera.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Beqir Sina, i dyshuari per letren, kunder Obames, me helm

Kombi ynë, i humbur në kohë

June 4, 2013 by dgreca

*Para 600 vitesh u zhvillua beteja në Fushën e Mëllenjave,dhe deri  me sot ende nuk iu kemi përgjigjur se kush e fitoi dhe kush e humbi. Si është e mundur që në në të njejtë luftë vdiqën edhe Cari  i Serbisë e edhe Sultani i Turqisë , që të dy ushtritë u mundën dhe në të njejtën kohë që të dyjat dolën fitimtare?/

* Sipas kësaj që thot Lubonja ,atëherë duhet gjuajtur në mbeturina edhe Vaçe Zelen, Abdurrahim Buzën, Odhise Paskalin,Eqrem Çabejn, Fitnete Rexhën ,Mentor Xhemajlin, Aleks Budën . Jo ,Jo keq e keni Fatos Lubonja./

Shkruan Fahri XHARRA/

Sa më shumë po kalon koha ; sa ma shumë po i  afrohemi një errësimi të madh kombëtar aq më shumë po e shoh  se pse i gjithë ky mohim i vetëvetës .  Mos groponi se nuk duhet, mos i preni thonjt natën se nuk duhet , mos i  numroni yjet natën se nuk duhet ; kështu na thoshin.Dhe ne, ashtu pa menduar fare se pse ishin këto këshilla ,bënim atë që na thonin dhe i përkuleshim mosdijës , e përqafonim errësirën dhe dritën nuk na e donte syri.

Na janë mëshefur gjërat me shekuj ,e edhe vazhdojnë të na mëshihen. Prap rreth rrethit  dhe në rrethin pa dalje , dhe prap në frigën nga shpejtësia  e informimit ,mësimit dhe vetëdijësimit. Terr!

Buajt shkrryhen e bretkocat ngordhin : “Shkuarja ime në Siri ka qenë e bazuar në aspektin fetar, edhe e kam parë se në Siri është filluar lufta mes sunitëve dhe shiitëve cilët (luftë) e kanë filluar shiitët me alevit”.“Duke e parë, ndihmesën që i ka ardhur sektit alevit, nga sektet e tyre që janë shiitët, atëherë unë kam vendosur, i frymëzuar nga Kurani dhe Syneti i Pejgamberit S.A.S., të marr rrugën për t’i dalë në ndihmë atij vendi, ku Allahu dhe vetë Pejgamberi S.A.S., e kanë obliguar çdo mysliman që të marrë pjesë në luftë kundër një zullumqari dhe në luftën kundër qafirëve. Kur them qafirit, po flas për gjendjen aktuale në Siri”, nisi rrëfimin për Radion Evropa e Lirë, një shqiptar i Kosovës, që luftoi si vullnetar në Ushtrinë për Çlirimin e Sirisë, për tetë muaj.( Lufta në Siri dhe shqiptarët e Kosovës ). Sa jemi të informuar se çka dhe pse po ndodhë kjo në Siri?

Kjo është luftë buajsh e cila neve nuk na përket. Të rrijmë sa më largë këtyre shkrryerjeve ,se jemi shumë të vegjël t`iu  ndihmojmë apo t`iu ç`ndihmojmë . Pse dhe për kë? Dromca  që e bëjnë të perditshmën tonë.

Pjesëmarrja në luftë : “Thënë të drejtën, ashtu si nuk kam dashur te deklarohem për pjesëmarrjen në luftë, gjithashtu nuk kam dashur as te aplikoj për statusin e veteranit të luftës, sepse, sic thash, atë pune nuk e kam bërë per interesa te dynjasë, por thjesht për hatër te Allahut si permbushje të një obligimi ndaj popullit tim. ….une kam aplikuar që të më njihet statusi i veteranit te UÇK-së. Eshte dëshmi për kontribut dhe asgjë tjeter”, ka theksuar Krasniqi per Indeksonline.”  Pse tani “Statusi i veteranit”  , kur përditë e më tepër ballafaqohemi me papunësi në rritje , me ulje të standardit jetësor  dhe me … me …?

” Gazetat  raportojnë sot se kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës me disa bashkëpunëtorë kanë aplikuar për statusin e veteranit të luftës së UÇK-së. Myftiu i Kosovës Naim Tërnava dhe disa bashkëpunëtorë të tij kanë aplikuar për statusin e veteranit të UÇK-së, megjthëse siç shkruan “Koha ditore”, nuk kanë bërë as “bam” në luftë! Por myftiu Tërnava, si kontribut në luftë ka përmendur disa mijëra marka e ndihma ushqimore dhe sanitare për refugjatët shqiptarë në zona të ndryshme të luftës. Sipas myftiut, kjo është e mjaftueshme për të marrë statusin e veteranit të luftës.”
Standardi i jetës po bie përditë e më shumë dhe ne kemi kohë të kërkojmë: “Por sikur Tërnava për veteran ka aplikuar edhe kryeimami Sabri Bajgora, si dhe komplet Kryesia.”

“Unë e thashë, se është dasht që Shtabi i Pergjithshem i UÇK-së t’i ketë listat e sakta për ushtaret. Por, meqenëse ajo nuk e ka kryer punën e vetë si duhet, atëherë le t’i jepen meritat ashtu siç i takojne secilit për ta marr titullin veteran, edhepse ky numër i fryer krijon mëdyshje te medha. Le t’ua arkivojmë secilit meritat që i kanë për atë perudhë shumë të rëndesishme të historisë sonë. Nuk ka të drejtë askush që në emër të meritave të luftës të krijoj  përfitime politike, fetare e materiale në interes te vetin (per vete) apo qe te shkaktoi urrejte nderpartiake, nderfetare e aq me pak besimin fetar ta ngris mbi kombin.
(Dibran Idriz Gashi)

Pse Rexhep Boja i kishte  këshilluar kolegët e tij hoxhallarë që të mos bëjnë një gjë të tillë.?

Lufta dhe shkenca ”Vendi i pestë i botës  ku kishte observator ( Observatori megalit ilir-pellazg i para 4 000 vjete),prej nga vërehej qielli dhe lëvizja e yjeve dhe e Diellit ,edhe sot e kësaj dite banohet nga shqiptarët dhe është në bjeshkët e Kumanovës . Quhet Kokino. Kush e thot që Kokino ishte Ilire?  Sllavët e Maqedonisë  jo,por kjo është e vërtetë. Kemi pra të bëjmë me të parët tanë që kishin njohuri astrologjike , mjeksore ,anije ndërtimtarije; i kishin qytetet e tyre ,i kishin mbretëritë e tyre , i  farkonin monedhat  dhe shpatat e tyre (F.Xharra,  Observatori Megalit  Pellazgo -Ilir  afër Kumanovës ) .

Pse tani Kokino , kur përditë e më tepër ballafaqohemi me papunësi , me ulje të standardit jetësor  dhe me … me …? Por  ne duhet të dijmë se kush ishim dhe si të tillë ta rrisim krenarinë tonë kombëtare e të mos biejmë pre  e mashtrimeve ,vetëmohimeve dhe autozhbërjes.

Lubonja: Vepra e Kadaresë në shërbim të Enverit “E kam konsideruar si një vepër në shërbim të ideologjisë nacional komuniste të Enver Hoxhës. Domethënë ku në një anë glorifikohet e kaluara shqiptare, në një frymë nacionaliste dhe kam parasysh korpus veprash të tëra, dhe nga ana tjetër është edhe pasqyrë e ideologjisë komuniste në kuptimin e të ardhshmes po të kesh parasysh shumë vepra si “Ëndrra industriale”, apo romane si “Dimri i madh” etj, etj. Kjo është një ideologji e pushtetit dhe unë kam mendimin që një analizë serioze e veprës së Kadaresë të sjell tek fakti që vepra e tij ka ndjekur hap pas hapi propagandën, këtë ideologji dhe propagandën e kësaj ideologjie në rrjedhën e kohës me disa përjashtime ndoshta”- tha Lubonja.”

KADAREJA! E kemi nga ata margaritarët që bota na e ka lakmi .“ Shqipëria me Kadarenë, e ka jetën përpara” – Laurence Cosse (Le Quotidien de Paris,17.03.1982) Shkruanin në Europë . E ende shkruajnë. Po ju?

Sipas kësaj që thot Lubonja ,atëherë duhet gjuajtur në mbeturina edhe Vaçe Zelen, Abdurrahim Buzën, Odhise Paskalin,Eqrem Çabejn, Fitnete Rexhën ,Mentor Xhemajlin, Aleks Budën . Jo ,Jo keq e keni Fatos Lubonja.

E mëshehta e Luftës së Kosovës (1389) Milorad Dobriç (Милорад Дерић

Тајна Косовског боја )” Para 600 vitesh u zhvillua beteja në Fushën e Mëllenjave,dhe deri  me sot ende nuk iu kemi përgjigjur se kush e fitoi dhe kush e humbi. Si është e mundur që në në të njejtë luftë vdiqën edhe Cari  i Serbisë e edhe Sultani i Turqisë , që të dy ushtritë u mundën dhe në të njejtën kohë që të dyjat dolën fitimtare?

Shkruesin e këtij shkrimi(Milorad Dobriçin, pra) e kanë penguar shumë mëdyshje që të jepë përgjegje . Përgjegja të imponohet vetvetiu:-kjo s`ka mundur të ndodhë në një luftë të vetme? Duhet të kenë qenë dy luftëra- dy beteja , me dy fate të ndryshme lufteje.Kur dhe si? Dihet që ndeshja kishte filluar në orët e herëshme të mëngjesit me 28 Qershor 1389, dhe lufta kishte mbaruar në orët e pasditës të të njejtës ditë, dhe në atë mëngjes u mbyt sulltan Murati . E qau dysh jatagani i kalorësit serb  ”prej ushkurëve e deri në fyt”. Si mundi që ai kalon nëpër rojet tuke ,dhe askush të mos ia vëren atë ”armë të mëshefur”?Të mëshifet ka mundur vetëm ndonjë brisk i vogël. Por ”shkyerja e trupit deri në fyt” me brisk të vogël nuk bëhet. Si arrijti kalorësi vrasës tek Sulltani?Vrasja e një Sulltani , nga kalorësi që hyri  në  çadrën e Sulltanit për t`iu nënshtruar duke ia puthur dorën është pak e pabesueshme.”

Sidoqoft vetë serbët e vejnë në dyshim mundësinë e ”heroizmit serb”.

E na e shenjtërojmë atë vend të një ngjarjeje ,at vend të një konspiracioni që do të zbullohet herë do kur do.

Frankofonia ( me F të madhe)  e përshkruan botën e përbashkët frankofone,dmth vendet e ndryshme ku frengjishtja është gjuhë ëmtare apo gjuhë e dytë. Fjala është për shprehje gjeografike dhe një rigrupimi gjeopolitik;, kurse Gjermanishtje standarde apo Hoch Deutsch (Gjermanishtja e lartë) e grumbullon dhe e njëson të folmen e mbi  250 dialekteve gjermane ,të Gjermanisë ,Austrisë dhe Zvicrës. Bukur shumë. Një gjë më çuditë se si një popull aq  i madh me një përparim aq të madh ekonomik ,po ka nga (kohë) të mirret edhe me unifikimin e gjuhës.

Po tek ne ”Abetarje gjithëshqiptare” qenka kundër Kushtetutës së Kosovës.

02.06.13

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: Fahri Xharra, i humbur ne kohe, Ismail Kadare, Kombi yne, Rexhep Boja

Humanizmi ka vetëm një matës: shpirtin!

June 3, 2013 by dgreca

Të riut Leonard Bardheci i ardhur nga Gjakova i shpëtohet jeta falë ndihmës së shqiptarëve për ndërhyrjen kirurgjikale në zemër /

 Në foto: Marash Bardheci duke interpretuar në një aksion te Kafe ” KUVENDI”, Leonardi prapa dhe këngëtari Zef Duhani duke i mbajtur mikrofonin./

Nga Pjetër Jaku/

Ditën e enjte me 23 Maj 2013, realizohet ndërhyrja kirurgjikale në zemren e 17 vjeçarit Leonard Bardheci, djali i  rapsodit të njohur nga Gjakova, Marash Bardheci. Operacioni zgjati 9 orë e 30 minuta dhe, vetëm pas 24 orësh u konstatua se ndërhyrja kishte dalë e sukses’shme si dhe u premtua nga mjekët që, pas dy muajsh i riu do të jetë i aftë të luaj basketboll, sporti i preferuar i tij, falë gjatësisë dhe të dhënave fizike.

Djaloshi i lindr me defekt në zemër, e cila sa vinte e rritej dhe kishte arritur kufijtë që rrezikonin jetën e tij! Paraqitja e tij, si e vetmja rrugë e shpëtimit, ishte Kisha e Shën Palit, që falë përkushtimit human dhe të palodhur të famullitarit të kësaj Qendre, Don Fran Koles, si dhe shqiptarve bujar e të gjindshëm në kësi rastesh, u realizua që, në një kohë rekord të grumbulloheshin 94300 dollarë, ku nga këto, 80 mijë do të paguheshin për këtë operacion, ndërsa 14 300, si dhe pjesa tjetër që do mundësohet këto ditë, do të ruhen për nderhyrjen tjetër në sy, e cila kushton 20 mijë dollarë. Kisha e Shën Palit ndërhyri në spitalin e  njohur “ Childrens Hospital of Michigan. Co DMC int.s “ për ta zbritur shumën e kërkuar për këtë ndërhyrje, e cila normalisht kushtonte 170 mijë dollar. Ndërhyrja e kësaj Kishe bëri që të  zbritej në 80 mijë dollarë.

Bash për këtë ne takuam Famullitarin e kësaj Kishe, Don Fran Kolen. Pas sqarimit të tij me dokumenta të ruajtur dhe sistemuar në një dosje të veçantë, mësojmë për gjithë rrugën e ndjekur, deri në realizimin me sukses të shpëtimit të jetës së djaloshit.

“Fillimisht,- thotë Don Frani,- sapo u njohem me rastin, thirrem një komision të përbërë nga aktivistë të njohur, si: Kujtim Qafa, Donika Bardha, Zef Zeka, Gjon Marku, Luigj Gjokaj, Mondi Rakaj, Gjokë Gojani, Petrit Thaqi, Nikollë Pepaj dhe Gjon Oroshi. Hapi i dytë ishte komunikimi me qendren spitalore për të mundësuar uljen deri në kufijtë minimal të pagesës dhe sigurisë së ndërhyrjes se sukses’shme. Ishim  të lumtur kur arritem uljen në  80 mijë dollarë të  pagesës për ndërhyrjen kirugjikale dhe sigurinë, pothuajse të plotë të shpëtimit të djaloshit dhe normalizimit të jetës së tij në të gjitha parametrat  e një moshatari, pa asnjë problem mjeksor. Menjëherë pas kësaj, komisioni në drejtimin  dhe konsultimin tim iu vu punës dhe, falë bujarisë  e ndjenjës humane të shqiptarëve, veçanërisht malësorëve, u realizua që për një kohë rekord të mblidhej shuma e kërkuar, duke siguruar operacionin më të vështirë, atë të zemres.”

Don Frani, jo vetëm që ndjehej i lumtur, por edhe garantonte ndjekjen e procesit deri në normalizimin e plotë të jetës së djaloshit, megjithëse ishte në valen e punëve të tjera, në grumbullime fondesh për Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Ç’ndodh me ne shqiptarët?

Jemi aq të padurueshëm, sa të përgojojmë edhe ndihmat  humane, kur bëhët fjalë për shëptimin e një jete. Me paturpësinë më të madhe, thuhet lart e poshtë ( si gjithnjë! ) pa asnjë fakt, vetëm  sajime trilluese, se operacioni është paguar nga “X” apo “ Y” dhe drejtuesi i Kishës së Shën Palit i ka mbajtur ato para të grumbulluara, sa Don Fran Kola kërkon nga lteri sqarimin e secilit që do t’i paraqitej për këtë problem. Të gjitha paratë e grumbulluara për këtë rast janë dërguar në spitalin ku është kryer  ndërhyrja, ndërsa pjesa prej 14 e 300 dollarësh ruhet për ndërhyrjen e dytë, atë të syve. Si mund të punosh në një komunitet ku thashethemet janë në plan të parë? Përse ndodhin këto dhe kush i shpërndan kësi shpifjesh të turpshme? Në përgjithësi njihen nga komuniteti. Jo vetëm kaq, por ata veçohen nga komuniteti, duke mos pasë mundësinë më të vogël t’i bëjnë keq përsonit të cilin e  kanë vënë në shenjestër, vetëm pse dallohet në të gjitha aksionet kombëtare dhe fetare, njerëzore dhe humane. Don Fran Kola dha për këtë rast nga rroga e tij modeste 6 mijë dollarë, kur të tjerët kishin mundësi të jepnin shumë më shumë se ai, por ai i gëzohet edhe një dollari që jepet për t’i shpëtuar jetën dikujt, cilido qoftë ai! Sa japin këta që përgojojnë të jerët? Minimalizimin e mundshëm, edhe pse  paraqiten si biznesmen!

Don Frani, pa dashur të di për këto, falenderon të gjithë ata që ndihmuan këtë rast dhe në të gjitha rastet e paraqitura. Pokështu, familjarët janë deshmitarët më të mirë se si është vepruar dhe, falenderojnë nga zemra gjithë ata  që mundësuan shpëtimin e  jetës së djalit të tyre.

Filed Under: Kronike Tagged With: Leonard Bardheci, Pjeter Jaku

Federata Panshqiptare “ Vatra” krijon degën e saj në Toronto

June 3, 2013 by dgreca

Rëndësia historike e krijimt të kësaj dege/

Nga Pjetër Jaku/

Hapat e matur të Federatës Panshqiptare “ VATRA” po tregojnë rezultatet e para se ky organizem historik i të njohurve Noli dhe Konica, mund të jetë në të vërtetë çadra ku të fusin kokën shqiptarët. Pas përpjekjeve disamujore dhe kontakteve të vazhdueshme me aktivistë shqiptarë të komunitetit  të Torontos, ( ku flitet të jenë më shumë  se 40 mijë shqiptarë ), arrihet që me 02 Qershor 2013, në një drekë promovuese, të krijohet Dega e Vatrës, për të parën herë jashtë kufijve të Amerikës, me qellimin për t’u përhap në gjithë diasporën shqiptare edhe në kontinente të tjera. Missionerët  e përhapjes së  shkëndijave të kësaj vatre, më shumë se 100 vjeçare, kësaj herë qenë Pishtari i Demokracisë, Kryetyari i Degës së Vatrës së Detroitit, Alfons Grishaj që, pas kontakteve të vazhdueshme të Pjetër Jakut me  aktivistë të Torontos  dhe mbështetjes së Kryetarit të Vatrës Dr. Gjon Buçaj, të vijnë te kjo ditë.Nga Hoteli “ Best Western Primrose” në qendër të Torontos, deri te restoranti “  The Open Cork” me më shumë se gjysmen e punonjësve shqiptarë, ku ishte lajmëruar takimi, për shkak të trafikut tepër të rënduar vonojmë afro dy orë. Megjithatë , afor 20 vetë priten derisa të mbrrrinim ne. Në një mjedis komod, si në një dhomë pritjeje, aktivisti Tony Sufaj, i cili gjithë paraditen qëndroi me ne dhe, që kishte  njoftuar takimin, e  mori fjalën duke përshendetur  inicuesit e promovimit të kasj dege të organizates historike  Vtara, si dhe duke  prezantuar para  miqëve në Toronto, Alfons Grishajn, Pjetër  Jakun dhe Mondi Rakaj që kishin udhëtuar nga Detroiti. Në fillim takuam me  fjalët e ngrohta të kamerjeres më të re Silvana, ardhur nga Fani i Mirditës, vetëm para tri vitesh dhe tani e sistemuar me dokumenta.

Alfons Grishaj, përshëndeti të pranishmit dhe  ndihmesën e tyre për të krijuar Degën e Torontos, në emër të Kryetarit të Federatës Panshqiptare “ Vatra” Dr. Gjon Buçaj, (të cilin të pranishmit e dëgjuan në spikerfon) dhe të Degës së Detroitit.  Grishaj, pasi foli shkurtimisht për historikun dhe rëndësinë e kësaj Federate, një organizëm krejt ndryshe dhe shumë më i rëndësishëm se shoqatat krahinore dhe parcelizuese, të cilat edhe ato kanë  rëndësi në jetën komunitare, ua dha fjalën Pjetër Jakut dhe Mondi Rakaj, të cilët sqaruan pjesë të Kanunores se kësaj organizate. Përshëndetën takimin  nga telefoni i tyre edhe Kujtim Qafa nga Detroiti e Kolec Ndoja nga Florida, aktivistë të njohur të çështjes shqiptare. Anëtarët më të rinj të dëgës më të re, që për angazhime familjare nuk kishin mundësi të ishin të pranishëm, ose të prisnin aq sa pritën të tjerët, nëpërmjet thirrjeve aprovuan qënien e tyre në këtë degë, duke pranuar angazhimin e tyre edhe nëse u ngarkohen detyra.

Pas diskutimit të aktivistëve Zef Dekaj, Roland Isaj, Qamil S. Llashtica, Blerim Saraçi, Pjetër Stolaj u kalua  në zgjedhjen e kryesisë drejtuese të kësaj dege. Zef Dekaj, njëri nga aktivistët e njohur shqiptar të Torontos, nënvizoi faktin se kryesa e kësj dege duhet zgjedhur me kujdes, pasi komuniteti ynë ka  në mesin e tij përsonalitete të kultures dhe shkencës dhe, që të zgjerohet sa më shumë, kërkohet një drejtim cilësor. I prpozuar për drejtimin e kësaj dege, Zefi nuk e pranoi, pasi kishte dhe angazhime të tjera të kësaj natyre. Blerim Saraçi propozoi Tony Sufaj për detyrën e kryetarit dhe, ngaqë ishte takimi i parë i kësaj dege, zgjedhjet të bëheshin të hapura, por pas diskutimesh të sinqerta. Të konsultuar më Statutin  erdhën në vendimin që kështu të bëhëj. Pas diskutimeve u zgjodh  kryesia e kësja dege e përbërë nga:

Tony  Sufaj, Kryetar

Qamil  S. Llapashtica, Nënkryetar

Roland  Isaj, Sekretar

Zef  Dekaj, Arkëtar

Anton  Brungaj, anëtar

Imelda  Prifti, anëtar

Aurel  Vata, anëtar

Pas zgjedhjeve të kryesisë, të pranishmit  diskutuan lirshëm për takimet e ardhëshme dhe nevojën e bashkërendimeve të aktivitetve me degën e Detroitit. Zef Dekaj propozoi që Dega e Detroitit së shpejti të  vij në Toronto në një aktivitet të përbashkët për të parë konkretisht se si do zgjerohej dega më e re, në vetëm pak javë. Pjetër Stolaj vuri në theks nevojën e vëzhguesve për aktivitetet që do të zhvilloi dega, si dhe krijimin e fondacionit  të saj, ndaj edhe u vendos, që në Statut të ketë edhe vëzhgues. Artisti i fjalës dhe ish drejtuesi i radios së shqiptarëve në Toronto, Roland Isaj, gjatë fjalës së tij nënvizoi faktin se shqiptarët në Toronto, por edhe kudo në botë, meritojnë një vëmendje më të madhe nga Qeveria Shqiptare dhe ajo e Kosovës.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Kanada, Pjeter Jaku, Toronto, Vatar krijon dege

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5414
  • 5415
  • 5416
  • 5417
  • 5418
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT