• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TAKIM “SUPRIZË’ I DORELËS, ME STËRGJYSHIN E SAJ 94-VJEÇAR, ZEF GJON ZHURI…

May 26, 2013 by dgreca

Ose… Mbresa të pashlyera, nga një udhëtim, në  Shkodër /

Nga: MURAT GECAJ/

Ne Foto: Përqafim i paharruar… Shkodër, 25 maj 2013/

1.

Kishte kohë, qëkur mbesa Dorelë na ishte lutur të bënim  një udhëtim për në qytetin e Shkodrës. Përveçse dëshironte të shihte qytete të tjerë, me bukuritë tyre dhe pamje interesante, e tërhiqte takimi me stërgjyshin e saj, Zef Gjon Zhurin, i cili e ka origjinën nga fshati Kajvall, i krahinës së Duzhmanit, po në atë rreth. Ai i ka mbushur 94 vjetët, në janarin e këtij viti dhe, megjithatë, ende mbahet i fortë.

Kështu, siç thuhet shpesh, na u bë për mbarë, që të niseshim për këtë udhëtim të shumëpritur: unë me bashkëshorten, Katerinën dhe motrën e saj, Lenën. Ndërsa kishim vendosur ta merrnim me vete edhe Dorelën, e cila në marsin e këtij viti mbushi 10 vjet, por që nuk e kishte parë ndonjëherë atë qytet të bukur veri-perëndimor të Shqipërisë. Ndërsa mjetin tonë do ta drejtonte vëllai i saj, Deivisi, i cili sapo është kthyer nga qyteti Kiel i Gjermanisë veriore, ku kishte shkuar për të kryer një kurs disamujor, për gjuhën e atij vendi.

Siç është e kuptueshme, kërshëria e Dorelës ishte e madhe, që të mësonte, gjatë autostradës, se cilët qytete kishim pranë. Kur dolëm nga kryeqyteti e kaluam Kamzën, shpejt arritëm në Fushë-Krujë. Ajo e drejtoi shikimin në rrëzën e një mali, ku ndodhet qyteti i Krujës, me kalanë e tij shekullore. Jo rastësisht, fëmijët e lidhin atë shumë ngusht me figurën legjendare të kryetrimit tonë, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Duke udhëtuar më tej, i treguam asaj se, në të djathtë, po linim pas Mamurrasin dhe, disa kilometra më tej, qytetin e Laçit. Në horizont dukej edhe vendi i shenjtë për besimtarët, katolikë ose jo, i njohur me emerin “Kisha e Laçit”. Dorela mbante mend, se atje kishte qenë i vëllai dhe për këtë fakt kisha shkruar në librin publicistik-letrar, “Dorela” (Tiranë, 2012). Aty, ku fillonte “Udha e Kombit”, pra autostrada, që të çon për në Republikën e Kosovës, pak më larg ndodhet qyteza e Milotit. Në anë të saj, rrjedhin ujërat e lumit të rrëmbyer dhe mbi të ndodhet një urë karakteristike, me emrin e lumit Mat, i cili rrjedh poshtë saj.

Dorela u interesua edhe se kur do të arrinim në Lezhë, qyteti ku kishte jetuar familjarisht, dajë Nikolla, vite më parë. I treguam se, gjithnjë në krahun e djathtë dhe në bregun e lumit, dukej mirë Vend-varrimi i Skënderbeut. Ndërsa, për ta parë kalanë e lashtë të tij qyteti, Dorelës iu desh të shihte në lartësi, përmes xhamit të veturës sonë.

Interesante për atë ishte edhe çasti, kur i treguam se në krahun e majtë tonën ndodhej fshati, me emrin Gjadër. Për atë vend, dikur me rëndësi ushtarake, i kishte folur asaj dajë Nikolla, pra se kishte shërbyer atje në armën e aviacionit. Por shpejt arritëm edhe në  afërsi të qytezës së Bushatit e më pas mbi Urën e Bahçallekut, poshtë të cilës kalon lumi Drin. Teze Lena i tregoi Dorelës se, diku përballë, kishte qenë fabrika e çimenrtos, ku ajo kishte punuar pak vjet, pasi kishte mbaruar shkollën e mesme të ndërtimit, në Tiranë.

Ashtu si pjesën e vjetër të qytetit të Shkodrës, në të djathtë dhe Kalanë në lartësi, por dhe shtatoren e Isa Boletinit, e cila ngrihet pak më larg e përballë, Dorela I shikoi me kureshtje të veçantë ndërtesat disakatëshe dhe njerëzit, të cilët udhëtonin me biçikleta, ndryshe nga kryeqyteti. Me interes e vështroi ajo edhe ndërtesën e Kishës së Madhe të Shkodrës. Ndër të tjera, i treguam se, disa vite më parë, aty kishin qenë Nënë Tereza e Papa Gjon Pali i 2-të. Në të majtë, ndodhet një ndërtesë dykatëshe, ku ishin strehuar fëmijët e vegjël jetimë. Këtë fakt, Dorela e lidhi edhe me nënë Katerinën e teze Lenën, të cilat i kishin treguar se, në vegjëli, kishin qenë disa vjet në Shtëpinë e Femijëve jetimë. Ajo ishte në qytetin e Shkodrës, ku funksionon deri sot, por në një vend tjetër dhe kishte patur drejtoreshë një nënë të mirë për të gjithë, me emrin Persa Grabova, tani “Mësuese e Popullit”.

2.

Në rrugën me emrin e vjetër “Koja” e më vonë edhe “Buzuku”, makina jonë u ndal. Dikush nga ne i ra ziles dhe në derën e jashtme të një ndërtese njëkatëshe na u shfaq teta Martinja. Ajo na uroi mirëseardhjen e na prini për më tej. Kur, sakaq, te dera e shtëpisë i moshuari u shfaq Zef Gjon Zhuri, me një pamje krenare dhe buzëqeshje të ëmbël në fytyrë. Ai nisi të na përqafonte me radhë e të na falënderonte për këtë vizitë. “Po kjo, cila është?”-pyeti ai, paksa i habitur. Se ne nuk i kishim treguar atij me telefon, se do ta kishim me vete Dorelën e vogël. Pra,  kështu ishte për të, një vizitë e papritur ose “suprizë”. Pa marrë ende përgjigjen, Dorela u turr me vrap, iu hodh në qafë dhe e puthi në të dyja faqet. “Po, cila qenke ti, moj vajzë kaq e bukur dhe e dashur, që e puthë një plak 100-vjeçar?”-bëri shaka stërgjyshi i saj, tashmë, duke e kuptuar se cila ishte ajo. “Jam Dorela, a nuk po më njeh ti, tatë?”-ia ktheu ajo, pa iu shkëputur nga duart. Me përqafime u takuam edhe me Tomë Gjinin, një kusheri i kësaj familjeje, i cili jeton në fshatin Bërdicë të atij rrethi. Nuk vonoi e aty erdhi bashkëshorti i Martines, nga fshati Kajvall dhe me një emër të njëjtë me të, pra me emrin Martin. Se nuk janë aq të rrallë këto raste. Ja, p.sh., unë kam të njohur edhe një çift dashamir, në Tiranë, të cilët e kanë emrin: Fatmir e Fatmiroshe.

Siç e ka në natyrën e saj, pra për të “zbukuar” çdo gjë të re e të panjohur, kështu bëri edhe në këtë banesë, të cilën tashmë Dorela e quante të sajën. Ajo i vështroi me kërshëri të gjitha fotografitë në korniza dhe të vendosura nëpër mure. U mvrenjet ca në fytyrë dhe i mblodhi pak vetullat, kur pa fofografinë e stërgjyshes së vet ose të “nëna Prandës”, siç e quante zakonisht mami Mirela. Për atë i kishim treguar, se ishte ndarë përgjithnjë nga jeta, disa vjet më parë. Por u largua nga kjo jetë, me një merak të madh në zemër, që nuk arriti ta shihte, qoftë një herë, stërmbesën e saj të mitur, Dorelën, për arsye se ajo kishte mbetur në shtrat.

Mbresëlënëse për Dorelën ishte edhe koha, kur bashkë me “lali” Deivisin e teze Lenën,  ajo hipi përmes shkallëve, në çatinë e një pjese të zgjatur të asaj shtëpie, e cila shërben për të future enë të të ndryshme e dru të prera ose për të ndezur zjarr, për gatime. Që atje, asaj i pëlqente, kur e hidhte vështrimin në oborr ose kur shihte degët e rrushit, i cli në fundverë mbushet me kokërra të pjekura. Njëri nga ata të dy i tërhoqi vëmendjen asaj edhe që të shikonte, se mos gjente ndonjë dredhëz a qershigël, të mbjellë nga stërgjyshi i saj nëpër vazo.

Në ato pak orë, kur qëndruam në shtëpinë e këtij afër shekullori, bisedat më interesante ishin ato, të cilat u zhvilluan ndërmjet atij stërgjyshi dhe stërmbesës së tij, Dorelës. Kjo donte të dinte për gjithçka, sa e “lodhi” atë, me pyetje të shumëllojshme. Ndër to, ishin pyetjet nëse ai kishte mall ta shihte vendlindjen e tij në Malësi, çfarë punësh kishte bërë gjatë jetës etj. Pa përtuar, Zefi i tregoi Dorelës se kishte marrë pjesë edhe në ndërtimin e tri hidrocentraleve mbi lumin Drin, pra në atë të Vaut të Dejës, Komanit  e Fierzës, të cilët i japin dritë gjithë Atdheut, tash disa vite me radhë.

Pas drekës, të cilën Dorela e shijoi mjaft, sidomos për mishin e derrit të thatë e me fasule etj., ca i lodhur, stërgjyshi i saj u shtri pak për të pushuar. Dorela shkoi në dhomën e tij, e mbuloi me kujdes, sepse po binte shi jashtë e ishte pak fresk. Pasi i dha atij një trëndafil erëmirë në dorë, e përqafoi fort, duke iu drejtuar buzagaze, me atë fjalë, që i thërtasin të tjerët: “Flej tani, tatë, bëj nani-nani!” Por nuk e ndiente veten të qetë, deri sa mori një mbulesë e u shtri edhe ajo, përkrah tij. Sigurisht, ky veprim tepër dashamirës e domethënës, i solli një kënaqësi tepër të veçantë këtij të moshuari, si për dashurinë dhe respektin, që po shfaqte ndaj tij, stërmbesa. “Qofsh me jetë sa më të gjatë, të gëzuar e të lumtur, moj Dorelë!”-e uroi ai dhe sakaq e zuri gjumi.

            3.

Nuk do ta përshkruaj më tej, kohën e qëndrimit në atë shtëpi shkodrane, deri sa morëm udhën e kthimit për në Tiranë. Mjaft i kënaqur, por dhe i përmalluar, Zef Gjon Zhuri doli te dera e jashtme e oborrit dhe na përqafoi të gjithëve me radhë, duke na uruar udhë të mbarë e duke na falenderuar për vizitën tone të përbashkët.

Kur arritëm në fundin e rrugicës, paparitas e rrëmbimthi, Dorela u shkëput  nga ne. Ajo shkoi e u ndal para stërgjyshit shumë të dashur të saj,  cili qendronte ende më këmbë dhe, me emocione të natyrshme, e shihte largimin tonë. Nuk e dëgjuam se çfarë i thanë ata njëri-tjetrit, por jam i sigurtë, se ai përqafim i ngrohtë dhe ajo puthje tjetër e stërmbesës Dorelë, ia ka mbushur atij krahërorin me kanaqësi e lumturi dhe, pse jo, me kranari të ligjëshme, që do të linte pas trashëgimtarë të tillë, të dashur dhe të respektueshëm, ndaj brazave paraardhës.

…Episodet e këtij udhëtimi, të cilët i përshkova fare shkurt më lart, i përkasin ditës së djeshme, pra 25 majit 2013. Disa nga ato, i kam të fikuara në aparatin tim fotografik dhe po ua paraqes lexuesve, vetëm  3 prej tyre.

Tiranë, 26 maj 2013

Filed Under: Reportazh Tagged With: i Doreles, Murat Gecaj, takim surprize

‘’Të jetosh për të punuar apo të punosh për të jetuar’’?

May 26, 2013 by dgreca

Nga Faik KRASNIQI/

Çfarë është demokratike dhe jodemokratike? Është demokratike çdo gjë e cila i konformizohet masës pasi vetë fjala demokraci nënkupton një sistem ku imponon masa. Nëse e shtrojmë në një rrafsh tjetër ‘’sa është i drejtë vullneti i masës?’’, nuk kemi të bëjmë me demokraci apo jo-demokraci, por me të ‘’të drejtën’’ në vetvete e cila është e tillë edhe nëse nuk e njeh shumica e demosit. Por është demosi që përcakton dhe vetëm kjo është mënyra e njohur si demokratike.

Jo domosdoshmërish demokracia duhet të përmbajë barazi, sepse ajo është shumë e gjerë dhe nënkupton forma sociale, politike, ekonomike etj – shpesh herë të parespektuara nga vendet që pretendojnë se janë demokratike – aq më tepër vëllazëri e cila është relative, po kështu edhe liri, që nuk ekzistojnë vetëm në sistemet ku vendos masa dhe jo gjithmonë në këto sisteme ka liri (provoni të shkoni pa rroba në punë, p.sh në një Ministri në Zvicër).

Problemi i shqiptarëve nuk janë politikanët, por shqiptarët që nuk janë në gjendje të prodhojnë përfaqësues të tjerë. E ku t’i gjejnë? Një masë që mendon se ‘’kjo është e shtetit dhe po e përvetësojë’’do të krijojë shtetarë të udhëhequr nga parimi ‘’merre’’, se unë nuk të shikoj nëse ma dërgon pjesën time tek shtëpia’’.

Për çështje që marrin jetë vetëm nëse janë kolektive (këtu hyn gjendja e përgjithshme e popullit tonë) faji është i brendshëm, në mos totalisht, të paktën pjesërisht. Duhet ndryshuar mentaliteti i fajësimit të ‘’tjetrit’’, kur flasim për komunitete të tëra individësh. Është edhe më absurde të fajësohet politika kur klasa e përfaqësuesve është elita e jonë, uzurpuese apo jo. Të ndryshojmë veten, më pas do ndryshojmë si masë dhe do prodhojmë edhe elitën. Të mos harrojmë që elita nuk është shëmbëlltyrë e popullit, pra një ‘’tjetër’’ dhe një ‘’e huaj’’.

Pyetja: ‘’Çfarë është demokratike e çfarë jodemokratike?’’ është fare e lehtë (teoritikisht) përgjigja: Çdo gjë që është kundër popullit është jodemokratike dhe anasjelltas.

 

Filed Under: Komente Tagged With: apo te ...koment, Fadil Krasniqi, te jetosh duke punuar

MERGATA SHQIPTARE NE SUEDI: DOJENI ATDHEUN SA E DUAN MERGIMTARET!

May 26, 2013 by dgreca

Në organizim të SHSHAKSH “ Papa Klementi XI Albani” në Landskronë të Suedisë  u mbajt sesioni shkencor “ Thesari kombëtar e krijues i mërgates shqiptare”/

Mërgata la jo vetëm gjurmë, por edhe vepra kolosale/

 *Pa kontributin dhe sakrificën e mërgatës nuk do të kishim pavarësinë e Kosovës, tha Prof. Dr Shefkije Islami, albanologe. – Në këtë tubim mori pjesë edhe ambasadori shqiptar Ruhi Hado, kryetari i komunës së Landskronës, Torkild Strandberg si dhe kryetarët e shoqatave të shkrimtarëve nga Gjermania, Zvicra dhe vendet tjera skandinave. – Në fillim të qershorit botohet libri i dytë kushtuar aktiviteteve të veprimtarëve në dobi të çështjes kombëtare/

 Shkruan: Xhavit ÇITAKU/SUEDI/

Landskronë, 26 maj- Shoqata e shkrimtarëve, krijuesve dhe artistëve shqiptar “ Papa Klementi XI Albani” në Suedi ka me çka të mburret, në rend të parë, për shkak të aktivitetit të vrullshëm që është duke bërë në hedhjen në dritë të tërë asaj pune të madhe që ka zhvilluar komuniteti shqiptar në këtë vend skandinav në dobi të çështjes kombëtare, aktivitete këto të cilat janë botuar në librin “ Thesari kombëtar 1” si dhe në të dytin që pritet të dalë në fillim të qershorit të këtij viti, tha në fillim të fjalës së tij z. Hysen Ibrahimi, kryetar, në Sesionin shkencor

“ Thesari kombëtar e krijues i mërgatës shqiptare”, që u mbajt sot në Landskronë në organizim të këtij asosacioni në kuadër të 600 vjetorit të formimit të këtij qyteti bregdetar. Ai më tej theksoi se deri me tash anëtarët e kësaj shoqate kanë botuar 134 vepra, 20 prej të cilave janë përkthyer në pesë gjuhë të huaja si në gjuhën suedeze, angleze, rumune dhe sllave. Edhe krijuesit e artit kanë punuar mbi 1550 piktura, skulptura, grafikë dhe vizatime tjera që janë vlerësuar me notë të lartë nga kritikët dhe nga opinioni i këtushëm. Po ashtu edhe aktorët shqiptar janë dalluar në realizimin e dhjetra filmave, pjesëve teatrale dhe dramave, tha pos tjerash  Hysen Ibrahimi.
  “Xhelozi” pozitive se kush bënë më shumë në interes të vendit

Isuf Bajraktari, kryetar i Këshillit organizativ, pasi prezentoi një historik mjaft interesant të 600 vjetorit të themelimit të qytetit të Landskronës, në Kumtesën e tij u përqendrua rreth aktivitetit të mërgatës shqiptare në këtë mjedis, i cili daton nga viti 1985, sidomos në sensibilizimin e çështjes së rëndë të shqiptarëve nën okupimin serb, grumbullimin e mjeteve materiale për të mbajtur gjallë mësimin shqip në Kosovë, për të ndihmuar familjet e varfëra, radio televizionin e Prishtinës, minatorët, sindikatat, shëndetësinë dhe kudo tjetër që e kërkonte nevoja. Punë e madhe është bërë edhe në organizimin e mësimit të gjuhës amtare, proces ky mjaft i dobishëm që e mundëson shteti suedez, tha ndër të tjera ai. Ndërkaq, në kumtesën e tij “ Arti i paraprinë Politikës” Hasan Qyqalla, kryetar i Shoqatës së shkrimtarëve në Gjermani tha: Duhet t’ia vëmë vetës detyrimin fisnik të organizohemi rreth një bërthame kaq kuptimplote, siç është arti ( qoftë ai muzikor, letrar, pamor apo i shkruar) që identifikohet ndryshe si, “ magji”, krijuese shpirtërore. Kushtimisht krijohet logjika se qëllimi është krijimi i veprave në një kontest më të gjërë i veprave artistike dhe qarkullimi i tyre në një kontekst më të gjërë socio- kulturor. E këtu në mërgim përmes kësaj fushe të larmishme duhet të identifikohemi si komb, si nacionalitet në mjediset e shteteve ku migrantet aktualisht punojnë e veprojnë. Duke folur rreth vendit ku ai jeton aktualisht , pra në Gjermani Qyqalla theksoi: Migrimi i paraendasëve tanë këtu la padyshim jo vetëm gjurmë, por edhe vepra kolosale, hapen shtigje duke sfiduar vështirësitë e rreziqeve të kohës së keqe të monizmit, përkatësisht regjimit jugosllav. I tillë ishte edhe fati i Martin Camajt, që u detyrua të braktisë vendin, por i cili arriti të hap Katedrën e gjuhës shqipe në Mynhen. S’do harruar edhe migracionin e viteve të 70’ta me karakter socio- ekonomik, për të prekur periudhën e trysnisë, dhunës e terrorit serbo- sllav ndaj intelektualëve. Ndër të tillët ishte intelektuali, poeti, krijuesi i letërsisë shqipe në Kosovë Jusuf Gërvalla. Gjurmët dhe frymën e Jusufit e gjetëm edhe në emigrantët e rinjë që i përkasin periudhës pas riokupimit nga regjimi serb. Pavarësisht strukturës sociale e shkallës përgatitore, filluan organizimet e para të emigracionit tonë, që nga shoqatat kulturore, klubet shqiptare, shoqatat humanitare e sportive, shkolla shqipe, nxjerrja e fletushkave, revistave e gazetave në gjuhën shqipe dhe forma ideologjike, qeveritare ( nisë nga qeveria në ekzil e trepërqindshit, Fondi “ Vendlindja thërret”, familja ndihmon familjen etj). Me një fjalë, çdo individ apo bashkësi organizative shqiptare, paralel integrimit socio- institucional,si detyrë parësore, sikur i shtruam vetës në formë të një “ xhelozie” pozitive, me gjithë mekanizmat e mundshëm, se kush bën më shumë në interes të vendit, duke modifikuar e kristalizuar edhe kërkesat e qëllimet e përbashkëta. Prandaj kam të drejt të konkludoj se ishim ne mërgimtarët bashkarisht, kompakt në veprime, ata që ekspozuam me dëshmi e fakte, qemë ne ata që sensibilizuam opinionin mbarë gjerman, me lajmet, shkrimet, afishet, fotografitë, qemë ne ata që botës ia plasuam të vërtetën dhe riroberimin e dhunshëm e të egër nga barbarët serb me vrasjet, torturat, burgosjet, rrahjet, izolimet pa dallim në moshë e gjini. Kështu arritëm të ndryshojm opinionet opinionet e palës gjermane ( kur dihet miqësia e ngusht me ish- Jugosllavinë) pa harruar se Kanunini, Besë e Flamur kishin doktrinën  e politikës rugoviane. Prandaj, drejtësisht them se shteti gjerman, paralelisht me vallëzimet e zhvillimeve të fundit, karshi mërgimtarëve, e njohu shtetin e Kosovës. Pra, mërgata shqiptare i fali shumë shtetit gjerman, sepse mërgata ishte dhe është pjesë e shtetit ku jetojmë dhe veprojmë, ndërkaq sot diplomatëve tanë në Republikën e Kosovës u mbetet të bëjnë detyrat e tyre ashtu si e kërkon Kushtetuta, gjithnjë sipas modelit perendimor.

   Dojeni atdheun sa e duan mërgimtarët

 Besnik Camaj, kryetar i shoqatës së shkrimtarëve të Zvicrës u përqendrua rreth mergatës shqiptare në këtë vend dhe krijimit të një miqësie në shkallë të dëshiruar shqiptaro- zvicerane duke theksuar: Rreth viteve të 90’ta pa dashjen tonë migruam në Zvicër, vend ky që kishte një sistem krejt ndryshe nga ai që kishim jetuar më parë. Këtë gjë e vërejtem që në fillim kur zviceranët i hapën dyert e interesimit tonë, na gjetën punë dhe me lehtësi filloi integrimi në të gjitha fushat e punës dhe të jetës. Këtë  përkrahje dhe mbështetje të fuqishme nuk do ta harrojmë kurrë. Pjesën më të madhe të jetës ia falem këtij vendi, por kjo u shpagua ngaqë patëm mundësi që ta ndihmojmë popullin tonë të përvuajtur në Kosovë si dhe luftën çlirimtare. Me punë të ndershme dhe sjellje korrekte kemi arritur të krijojmë një miqësi të thellë me popullin zviceran që është shëmbull i mirë edhe për komunitetin shqiptar të vendeve të tjera europiane se si duhet të punohet në këtë drejtim. Aktiviteti i disa intelektualëve ka filluar të bëhet i ndieshem edhe në sferën e krijimtarisë dhe shi për këtë në këtë vend është themeluar edhe Shoqata e krijuesve shqiptar, tha ndër të tjera. Sali Zogiani, anëtar i SHSHKASH “ Papa Klementi XI Albani”në Suedi, u paraqit me temën “ Anegdota- Margaritar i trashegimisë shpirtërore, që të lidhë dhe ta shuan mallin për atdhe”.

Me këtë rast ai tha: Mërgimtaret tanë më nuk janë sharrexhinjë e dikurshem siç përshkruante këtë kategori Esat Mekuli në poezitë e tij, por janë intelektual e veprimtarë në shumë fusha si gazetarë, shkrimtarë, piktorë, artistë e sportistë të dalluar. Të tillë e të frytshem jetojnë e punojnë sot edhe në njerin nga djepët e demokracisë, përkatësisht në Suedinë e largët. Në këtë vend të qytetëruar komuniteti shqiptar gjeti strehim, mikëpritje respekt e tolerancë. Duke patur parasysh këtë përkrahje nga shteti suedez u bë e mundshme që të hapen shkolla shqipe, të formoheshin shoqata e shoqëri dhe të zhvilloheshin aktivitete të shumta kulturore. Për të gjitha këto të mira që i gëzoi mërgata e këtushme, kjo i është mirënjohëse këtij vendi dhe e falenderon edhe për ndihmën që i ka bërë e po i bënë Kosovës. Mërgimtarët tanë kur shkuan në dhe të huaj, siç duket muarën me vete një pjesë të trashigimisë kulturore e shpirtërore- anegdotat, e ato sikur ua shuajnë mallin për atdhe. Një mërgimtar nga Amerika me pati thënë: “Edhe pse jetoj në këtë vend të largët që 25 vjet asnjëherë nuk shoh ëndrra në Amerikë, por vetëm në Kosovë” . Me qëllim të ruajtjes së gjuhës dhe traditës sonë të pasur, në mungesë të përkrahjes institucionale nga shteti i Kosovës, intelektualët mërgimtar formuan edhe Shoqatën e Shkrimtarëve dhe artistëve shqiptar “ Papa Klementi XI Albani” , e cila veprimtarinë e ka shtrirë në shumë fusha të punës dhe jetës shoqërore siç janë arsimi, kultura, shkenca. Duke kultivuar këtë trashigimi kulturore, materiale dhe shpirtërore, kjo është një thesar i çmuar pa të cilin nuk mund të shkruhet historia, prandaj është e domosdoshme që ky thesar të ngritet në piedestal, tha Sali Zogiani.

Do theksuar se në hyrje të librit “ Anegdota 5” të autorit Sali Zogiani shkruan “ Dojeni atdheuan sa e duan mërgimtarët “. Ky konstantim është nxjerr bazuar në kontributin dhe dashurinë e mërgimtarëve, shoqatave e shoqërive për atdheun në çdo kohë.

Mërgata jonë ishte dhe mbeti pjesa më atdhetare e kombit

 

Prof. Dr. Shefkije Islami, Këshilltare në Institutin Albanologjik dhe mësimdhënëse në Fakultetin e Edukimit, u paraqitë me temën “ Kosova, Suedia dhe shqiptarët e Suedisë”. Kjo kumtesë zgjoi një interesim nga të pranishmit ngaqë ishte aq e prekshme sikur të kishte përjetuar vet këtë plagë të rëndë mërgimtare dhe të ishte pjesë e gjithë atyre aktiviteteve të zhvilluara nga komuniteti shqiptar. Në të vërtetë, ajo pos tjerash tha: Pavarësia e Kosovës nuk ashtu një e arritur e rastit, as nuk është vepër e thjeshtë e realizuar prej atyre që jetojnë në Kosovë apo vepër vetëm e faktorit ndërkombëtar. Jo, nuk është kështu sepse çështja është shumë më e përbërë, shumë më e kuptimshme dhe shumë më e vështirë. Pavarësinë e një shteti, pavarësinë e një kombi, në të vërtetë dokumentin që përbën aktin juridik për këtë pavarësi, e nënshkruajnë një grup njerëzish, pa dyshim të meritueshëm, përfaqësues të atij populli a kombi, por ajo është gjithmonë, kurdo e kudo, vepër e përgatitur gjatë, shpesh me treguesin e shekujve, dhe brenda saj ka përpjekjen, sakrificën, vuajtjen, luftën, dijen, pasurinë, mbi të gjitha gjakun e atyre, që mbi çdo gjë kanë atdheun. Këto sakrifica, përpjekje, vuajtje, luftëra, dije, pasuri, jetë nuk janë vetëm të atyre që kanë fatin të jetojnë brenda kufijve tokësor të një populli, por janë të të gjithë atyre kudo qofshin ata. Fati i shqiptarëve ka qenë i tillë që këto përpjekje e sakrifica të kenë amën sidomos në mërgatën e saj që shtrihet edhe përtej kufijve të Evropës dhe përtej deteve e oqeaneve.

Mërgatës shqiptare kudo jeton ajo, edhe juve, të nderuar bashkëkombës, që jetoni këtu në Suedinë e largët, por në Suedinë mike, u ka rënë hise që për këtë pavarësi, ta tregoni përkushtimin, përpjekjen e gatishmërinë tuaj, ta derdhni djersën e mundin tuaj, por edhe të bëni sakrificën, ta bëni luftën për Kosovën. E mira e së mirës është se këto përpjekje e këto sakrifica nuk shkuan kot dhe sot Kosova mban emrin e shtetit më të ri të Evropës. Por, a ka qenë e lehtë kjo për ju, dhe për të tjerët si ju? Pa dyshim jo.

Ju e dini më mirë se kushdo tjetër se ardhja juaj këtu ka qenë nga halli, nga halli politik e nga halli ekonomik. Dhe këtë hall, jua ka zbutur shumë Suedia mikpritëse me strehimin tuaj, me përkujdesjen e saj morale, sociale, humanitare. Ajo që keni bërë ju fillimisht ka qenë përpjekja për të sensibilizuar mikpritësit tuaj, ata që i kishit fillimisht më së afërmi. Ju ia bëtë me dije popullit suedez hallin tuaj, hallin e njerëzve tuaj dhe hallin e Kosovës. Ky ka qenë kontributi juaj tepër i rëndësishëm, ose mund ta themi vendimtar, që sensibilizimi i çështjes së Kosovës të ngrihet shkallë shkallë deri në nivelin e institucioneve shtetërore suedeze. Më tej organizimi juaj për të sensibilizuar mendjen e forcën e Suedisë u zhvillua edhe përmes kontakteve me personalitete të politikës suedeze, me organizimin dhe me pjesëmarrjen në protesta e demonstrata, brenda e jashtë shtetit ku jetoni, kundër dhunës e shtypjes serbe. Por nuk është vetëm kjo. Ju keni bërë edhe shumë më shumë për pavarësinë e Kosovës. Çdo projekt i rëndësishëm dhe serioz sikur mund të quhet edhe projekti për pavarësinë e Kosovës, sado i përkrahur moralisht, sado i dëshiruar shpirtërisht e mendërisht, pa përkrahjen financiare, pa përkrahjen materiale dhe pa përkrahjen fizike-njerëzore, do të mund të dështonte. Projekti ynë për pavarësinë e Kosovës nuk ka dështuar sepse ju keni bërë të pamundurën që edhe nga ky aspekt ai të marrë udhën e realizimit të tij. E them me plot sinqeritet pa ju nuk do ta kishim pavarësinë e Kosovës.

Një shtet me vlera të mëdha demokratike siç është Suedia, i ka ndihmuar popullit shqiptar që jeton këtu që të sendërtojë çdo projekt të tij serioz – edhe projektet që lidhen me arsimimin dhe me edukimin në gjuhën amtare, edhe projektet me karakter kulturor, deri edhe të ato që lidhen me pjesëmarrjen aktive të shqiptarëve në jetën shoqërore, ekonomike e kulturore suedeze.

Ka shumë vërtetësi në thënien: mërgata jonë ishte dhe mbeti pjesa më atdhetare e kombit, sepse ajo ka krye me dinjitet detyrën e misionin e saj në kohën më të duhur për kombin, sepse përkushtimi i saj për atdheun, në kohë paqe e në kohë lufte i kalon kufijtë e një detyre morale e shpirtërore. Të mësuar e të edukuar në frymën e pararendësve përgjatë dy shekujve se atdheu duhet te ndihmohet pa kushte dhe pavarësisht ku, përmes organizimit kolektiv e individual, përmes shoqatash e lidhjesh, me kontributet intelektuale, materiale, financiare dhe fizike, ju treguat ndjeshmërinë e duhur në çastin e duhur. Ju e keni bërë punën tuaj, për çka duhet të ndiheni shumë krenarë. Por, krenarë duhet të ndiheni edhe për punën që bëni sot, në kushte krejtësisht të reja. Ju sot nuk shikoheni vetëm si potencial ekonomik, por edhe si potencial politik dhe intelektual. Veprimtaria juaj në të mirë të gjuhës e të shkollës shqipe, në të mirë të përgatitjes së brezit të ri, të fëmijëve tanë, përmes aktiviteteve të shumta njohëse, edukuese, letrare, muzikore, sportive, ka jehonën edhe në Kosovë. Me këtë që keni bërë dhe që po bëni, Ju jeni bërë pjesë e një historie të lavdishme, të historisë së shtetit të Kosovës e me këtë edhe e historisë së re të shqiptarëve dhe e së ardhmes së tyre në proceset integruese kombëtare e ndërkombëtare që na presin, tha në fund të kumtesës Shefkije Islami.

            Në kumtesën e Qibrije Hoxhës një vështrim i posaçëm iu dha aktivitetit të asosacioneve të organizuara shqiptare në Suedi, kryetare e të cilave ishte për disa vjet, në veçanti të alarmimit të organeve dhe qeverisë suedeze për tmerrin që po ndodhte në Kosovë, të cilin në heshtje po e përkrahte edhe Bashkësia Ndërkombëtare. Në këtë kumtesë ajo ja bëri një analizë një letre përmbajtësore dërguar Ministres së atëhershme të Punëve të Jashtme të Suedisë, Lena Hjelm Wallen, në të cilën shprehej indinjatë e thellë për njohjen që ky shtet ia kishte bërë krijesës së re të krijuar pas shkatërrimit të ish- Jugosllavisë, pra Serbisë dhe Malit të Zi, në kuadër të së cilës do të mbetej pa të drejtë edhe Kosova, duke tërhequr në të njëjtën kohë vërejtjen së përkundër përcaktimit të popullit të Kosovës për zgjidhje paqësore të problemit të tyre shekullor, edhe durimi i njërëzve paqësor në atë nënqiell ka një kufi, që u argumentua me vonë edhe me luftën çlirimtare, tha ndër të tjera kjo veprimtare e dalluar.

Muhamet Luma, anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve në Gjermani që, u paraqit me kumtesën ” Shpirti i një kombi është gjuha që flet”, me anë të së cilës vuri në dukje një varg argumentesh autentike të shkencëtarëve- albanolgëve të njohur për lashtësinë e gjuhës dhe popullit shqiptar, gjë të cilën e bënë edhe gjuhëtar vendas e të huaj jo vetëm në studimin e trashigimisë kulturore, por edhe në shumë aspekte të gjuhës shqipe si në Gjermani, Itali, Zvicër, për të përmendur edhe albanologun e shquar suedez Ulmar Qvick. Në saje të tyre, tha ai më tej, sot numërohen me qindra e mijëra vepra të përkthyera edhe në gjuhë europiane. Ndërkaq, shoqatat simotra në perendim përmes artit po përpiqen të shpalosin vlerat më të ndritshme si dhe të ruajnë gjuhën e shenjtë shqipe, që janë shtigjet më fisnike me vlerë të pakontestueshme.

Duke marrë fjalën ambasadori shqiptar Ruhi Hado tha ndër të tjera se vlerëson shumë punën e Shoqatës së Shkrimtarëve, krijuesve dhe artistëve Shqiptar ” Papa Klementi XI Albani”, aktivitetin e jashtëzakonshëm të komunitetit shqiptar që zhvilloi për pavarësinë e Kosovës, kultivimin e traditën shqiptare dhe mësimin e gjuhës amtare, që po ndikon pozitivisht në që fëmijët të mos shkojnë drejt asimilimit, por të integrimit në shoqërinë suedeze. Më pas ai shtoi se roli i mërgatës ka qenë i padiskutueshëm e fundamental i historisë son të lavdishmde, që mori barrën e organizimit dhe veprimeve konkrete për pavarësinë e Kosovës, për të ndryshuar atë situatë të rëndë, për të fituar lirinë që sot po e gëzon. Komuniteti shqiptar në Suedi ka një vend nderi aq më parë kur dihet se në raport me numrin e mërgimtarëve në shtetet tjera kontributi i tyre ishte i jashtëzakonshëm. Ambasadori shqiptar foli edhe rreth punës që zhvillon kjo përfaqësi diplomatike dhe për një bashkëpunim të frytshëm që kam e të gjitha shoqatat dhe format tjera të organizuara shqiptare që veprojnë në këtë shtet skandinav.

Torkild Strandberg, kryetar i komunës së Landskronës, pasi foli rreth formimit e zhvillimit të kësaj qendre komunale tash e 600 vjet më parë, përmendi edhe faktin së këtu jetojnë dhjetra nacionalitete nga mbarë rruzulli tokësor dhe se ato në masë të madh janë integruar sukseshëm në shoqërinë suedeze. Veçmas fjalë miradije tha për komunitetin shqiptar, me të cilin komuna kap pasur dhe ka një bashkëpunim shumë të mirë. Po të mos ishte kështu atëherë edhe unë si njeriu i parë i komunës nuk do të isha prezent këtu në këtë aktivitet tuajin sikundër edhe përfaqësuesit e partive tjera. Të pranishmit i përshëndeti edhe Niklas Karlsson, nga Këshilli Komunal i Partisë Socialdemokrate, të cilëve iu dëshirojë mirëseardhje në këtë qytet të lasht dhe i ftoj që të marrin pjesë në manifestimet kulturore e sportive të organizuara me rastin e 600 vjetorit të themelimit të kësaj qendre të rëndësishme në rrethin e Skonës.

Në vazhdim të sesionit shkencor me kumtesat e tyre u paraqitën edhe Zymber Çupeva, Osman Ahmetxhekaj, Bedri Paci, Bahtir Latifi, Rrahman Rrahmani, Idriz Gashi Miftar Havolli Zrafete Kryeziu– Manaj përfaqësues të grupeve punuese që kishin grumbulluar e përgatitur materialin lidhur me veprimtarinë e pasur e me përmbajtje që është zhvilluar në Suedi nga veprimtarë dhe nga komuniteti shqiptar në përgjithësi në dobi të çështjes kombëtare. I gjithë ky material do të botohet në librin e dytë ” Thesari kombëtar 2” që do të dalë në qershor të këtij viti.

Në këtë tubim u shfaq një pjesë teatrale kushtuar figurës dhe presonalitetit kombëtar të Dr. Ibrahim Rugovës, ndërkaq punimet e tyre poetike i lexuen Nuha Zullufi, Lebibe Zogiani, Remzi Basha dhe Idriz Gashi

                                                                            

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Mergata ne Suedi, Papa Klementi XI Albani, ShShAKSH, Xhavit Citaku

LETER DREJTUAR Z. JOSEPH DHE ZONJES SHIRLEY DIOGUARDI

May 26, 2013 by dgreca

Shumë i nderuari z. Joseph DioGardi,/

shumë e nderuara z. Shirley Cloyes DioGardi/

E kam lexuar mëse tri herë me kujdes letrën tuaj, z. Shirley Cloyes DioGardi, në rolin e Këshilltares për çështje të Ballkanit, Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve, Nënkomiteti mbi Evropën, Evro-Azinë dhe Rreziqeve të Reja, për të cilën gjë Ju dhe LQSHA-ja e keni meritën e denjë, sepse Ju e mbroni me përkushtim të veçantë raportin tuaj. “Marrëveshja” e nënshkruar në Bruksel/EU, e ndihmuar nga SHBA-ja, nënpërkujdesin e Baroneshës Ashton, nga Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, me 19/20 Maj të vitit 2013, si vazhdim i Projekt-marrëveshjes së dates 19/20 prill të vitit 2013 prej 15 pikash, e cila ka filluar nga rundi i shtatë i dialogut Kosovë-Serbi, po në Bruksel, me 19/20 Mars të këtij viti, tani ajo i ka nënshkrimet e dy anshme, Thaçi-Daçiq. Këtë “marrëveshje” Ju e jepni me intervistën e Faton Bislimit “Politika e kompromisit po e vë në rrezik të ardhmen e Kosovës”, sepse pikat e saj ia dhanë mundësinë Serbisë që futet në bisedime për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pa i shpërbërë strukturat paralele në Kosovën veriore dhe pa e njohur aspak sovranitetin e Kosovës. Baronesha Ashton i thotë kësaj “marrëveshje” në një bisedë për shtyp se kjo “është një pazar i madh”, ndërsa analisti dhe publicisti nga Prishtina, Shkelzen Gashi, me 20 maj 2013 për “Evro-Asinë” i thotë në intervistën e tij, se Kosova është në pragun e shpalljes së një “Republika serbska” në veriun e saj. Shikoni për këtë më mirë në: http://www.eurasia-rivista.org/intervista-a-shkelzen-gashi/19453.

Me këtë “Marrëveshje” Kosova nuk e zgjidhë konfliktin serbo-shqiptar mbi sovranitetin e saj dhe nuk është e lejuar që të bëjë anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian, ku, siç thuani Ju me të drejtë, zonja Shirley Cloyes DioGardi, pesë anëtarë të BE (Spanja, Greqia, Rumania, Slovakia dhe Qiproja) ende nuk e kanë njohur sovranitetin e Kosovës. Kjo është e qartë se ne nuk kemi bërë asnjë përpjekje për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare dhe kjo gjë nuk ka qenë as në agjentën e shteteve kryesore dhe të SHBA-së, por jemi vrarë e vriteshim pa pushim në kuptimin e politikës gjakpirëse kolonialiste serbomadhe shtetërore dhe kishëtare, sepse ishim nxitur kështu nga shtetet e mëdha të bënim një luftë për të drejta të barabarta civile dhe njerëzore, për shumicën e popullsisë shqiptare brenda ndarjeve të krahinës dhe të rebublikave të Jugosllavisë, e jo të synonim zgjidhjen e çështjes kombëtare në tërësi, në bazë të të drejtave legjitime e autoktone të shqiptarëve të të gjitha trevave, të banuara nga shqiptarët.

Shqipëria londineze është një pjesë e vogël e tokave shqiptare. Ajo qeveriset edhe sot gabimisht. Serbia ka ndjekur dhe po ndjekë kurdoherë qëllimin e saj të përhershëm për një “Serbi të madhe”. Kosovës i është stopuar “lufta çlirimtare” në të ashtuquajturën “Kosovë veriore”, për të mbledhur paramiltarët serbë që kanë vrarë e prerë në Kosovë, aty është pikërisht Tepça, dhe janë bërë gjithnjë manovrimet e tyre të pandalura për të njëjtat qëllime. Paramilitarët serbë janë mbledhur 14 vite me rradhë për t`u shpallur “të shpërblyer”, pikërisht këtyre ditëve, me miliona Euro nga Evropa, si “përpjekje për pastrim etnik dhe persekutim të shqiptarëve të Kosovës”, të shpallur nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg/Francë, dhe të publikuar në Londër, nga gazeta britanike “Daily Mail”, me 3 Maj 2013.

Kjo nuk do shpjegim më qartë se sa ky shpjegim, që secili njeri normal i shoqërisë njerëzore e kupton çka dëshiron me të vërtetë Evropa, e cila ka vite të tëra apo shekuj që e ndëgjon një çmenduri të tillë dhe i duartroket kësaj politike të rrejshme shtetërore e kishëtare serbe! Pra, çështja kombëtare shqiptare nuk ka gjasa të zgjidhet drejtë, aq më pak në këtë pjesë të trojeve dardane që e mbanë emrin “Kosova-Kosovo”, varianti që pretendohet për shumë kohë nga historiografia e rrejshmë serbe dhe ndërkombëtare, sepse Evropa është e krijuar dhe përbëhet nga tri blloqe të mëdha: 1) Anglo-gjermanët; 2) Latinët dhe 3) Sllavët. Nga shetet latine e kemi Italinë, Francën, Rumaninë, Spanjën dhe Portugalinë, që të gjitha janë kthyer kundër nesh, me përjashtim të Italisë, që është pjesërisht pro-sllave. Ndërsa, sa u përket “shteteve sllave”, në krye të cilave është Rusia, pastaj të gjitha të tjerat, me përjashtim të Kroacisë e Sllovenisë, pjesërisht të çekisë e Polonisë, dihet se janë të mobilizuara kundër nesh.

Një shembull po e nxjerrim nga “Veçernje Novosti”, në të cilën, këtyre ditëve, Kisha Ortodokse Ruse dhe kryepatriarku rus Kiril, thotë se “Nuk duhet të kthehet shpina nga Kosova. Ky vend i shenjtë, nuk bën të humbet”. Nga kjo gjë kuptojmë shumë. Këto shtete janë të motivuara me një politikë antishqiptare, rregullisht dhe pandërprerë. çështja shqiptare është e ndarë në copa-copa. Ajo është futur në një çorrsokak të pafund, ku kryet e saj e mbajnë ortodoksët, me Anglinë në kokë, Fancën, Spanjën dhe Rusinë, dhe me shtetet e tjera të ashtuquajtura “sllave”, që e kanë vjedhur nga shqiptarët katolicizmin ortodoks dhe me te duan tërësisht të na shkatërrojnë. Sepse, na kanë regjistruar si “islamist” dhe “fundametalistë”, të cilën e kemi të futur si “pykë” kundër nesh e midis nesh, sepse nuk jemi fare të këtillë.

Serbia, me Akademinë e “Shkencave” Serbe dhe Kishën Ortodokse Serbe (KOS), që e do Kosovën për vete, ashtu siç dëshmohet ajo, dhe këndon rregullisht këngë paranoide për te, e në anën tjetër e do edhe Evropën dhe dëshiron që ta ketë krejtësisht për vetvete. Këtë e dëshmon prej të gjitha luftërave të saj. çështja shqiptare nuk është zgjidhur drejt, ajo ka kaluar prej “luftës çlirimtare” të Kosovës, në “betejën e Fushëkosovës” që prej vitit 1389, sa e sa shekuj më parë, që është “ngopur” me klithjet histerike nga opiumi i nacionalizmit serb “o do ta fitojmë Kosovën, o do të zhdukemi”. Nuk e di shkenca botërore dhe shkenca evropiane se Serbia ka ditur të vrapojë qindra shekuj përpara dhe të manipuloj masat e gjëra të Evropës dhe Botës në mënyrë flagrante me të ashtuquajturën “fushëbetejë serbe të Kosovës”; me prijësat e fryrë “serb” të të gjitha periudhave të mëvonshme, për të “fituar” pjesën më të rëndësishme të Kosovës me xehe, minerale e pasuri të tjera të nëntokës, që kurrë nuk e kanë pasur. Kështu, enklavat serbe në Komunat e reja serbe në Kosovë ndahen në vetvete dhe përfundimisht formojnë “Associacionin e komunave serbe”, që ka si prapavijë krijimin e “rebublikës serbe” në Kosovë dhe fitoren e luftës së saj. Kjo është luftë stërzgjatur për 14 vjet, me miratimin e kontributin francez, pra vendosjen e Kontigjentit të KFOR-it francez në veri të Kosovës dhe në mesin e aleatëve të NATOS, të molepsur në propagandë anti-shqiptare të kohës dhe nga frika e përhapjes së kryengritjes në Maqedoni dhe në Kosovën Lindore. Lufta mbrojtëse në këto vise të nënshtruara nga gjenocidi i paparë anti-shqiptar ishte projekt i mirëfilltë i LNçVSHJ-së, që nga periudha e udhëheqjes së saj nga Jusuf Gëvalla. Enklavat sebe të paramilitarëve anë e mbanë Kosovës po forcoheshin kështu dhe këto “kushte të volitshme” i kishin vetëm në verinë e Kosovës, ku udhëhiqen nga Serbia dhe nuk i prekte dora e jonë. Atje e kanë pasur ata “djepin” e vërtetë dhe ne nuk kemi guxuar prej botës, KFOR-it, EULEX-it, etj. të kundërshtohemi me ta…

“Pavarësia e Kosovës” pra ka ardhur si “derivat” nga “KSA e Kosovës” dhe nga “lufta çlirimtare” në Kosovë, që stopohet në “Kosovën veriore” dhe futen francesët, dhe vie me të vërtete Ahtisari me “devizat marrëdhënieve ndërkombëtare” (14 dokumente), siç i thekson 3 herë radhazi Sheradin Berisha (shiko faqen e tij: http://www.pashtriku.org), deri te marrëveshja e Thaçit-Daçiqit, që është konkluzivisht humbje e Kosovës në politikë nga lufta e pakryer, apo, thënë më shqip bosnjëzimi i Kosovës, pas deklarimit të shpërblimit “të heronjëve” serbë dhe kryemilitantit-Patriarkut të madh serb-IRINEJ nga ana e Anglisë, apo deklarata (për ne e papritur!) e Zëvëndëspresidentit Joe Biden, se “serbët duhet tu këndojnë lavde serbëve pas Brukselit,… se ai e njeh historinë serbe”, etj, që nuk është aspak “histori e mirëfilltë” e serbëve, por pseudohistori, por që kthehet në “histori” me dhunë e me çdo kusht prej “betejës së Fushëkosovës” deri në Bruksel, gjë që kurrsesi nuk të pajtohemi!!

Kërkoj falje shumë prej Jush; kërkoj falje shumë prej popullit amerikan dhe kërkoj falje prej nënave tuaja të shpërdara në tërë Ameriken, por duhet t`i themi Zotërisë, NE dhe JU, se e ka vendin e një Zëvendëspresidenti të Amerikës, dhe nuk ka arësye të citojë thënien e James Joycet “historia është ankth i madh nga i cili përpiqem të zgjohen”, pasi në artikullin e tij të dhënë në gazetën “Epoka e Re”, e datës 19.05.2013, të transmetuar nga “Kurir”, ka dëshmuar se ai “e ka origjinën irlandeze”; se në qershor të këtij viti “Irlanda e ka presidencën e Unionit”; dhe “jemi popull krenar, ashtu si ju serbët”; se “serbët dhe irlandezët janë shumë të ngjashëm”; se “nuk ka Evropë stabile pa Serbinë në të”;se “fascinohet me betejën e Kosovës, këngët epike serbe dhe heronjtë si Kopiliqi“, se e ka vizituar “dy herë Manastirin e Deçanit”, etj. etj. që po e them edhe një herë, janë pseudohistori serbe dhe angleze, me rrena të kulluara si ato dhe se ai mund të shikojë sado pak nga faqja e ime e internetit (Webseite), nëse i gjëndet ndonjë përkthyes, qoftë edhe nga Ju, zonja e zotërinj të LQSHA-së, sepse është dobësi për një Zëdhënëspresindent të SHBA-së të bëjë deklarata të tilla në opinionin e gjërë., kur duhet vetë t`a mësojë historinë!…

Kam bërë një provë që të shpjegoj këtë çështje. Të mos harrohen artikujt e mi në vazhdime, studimet historike, me titullin përkatës “Armiqtë më të rrezikshëm të shqiptarëve gjatë rënies së perandorisë bizantine” apo ato “Kombi shqiptar, serbët dhe serbia” etj. që janë në faqen time, por ju keni mundësi ti shikoni rradhas dhe të nxirrni andej të vërtetën për serbët, pasi ju i keni përkthyesit më të mirë. Ai le të më kuptojë dhe Ju nga LQSHA-ja, që po detyrohem t`i pohoj këto gjëra, pasi është fjala për Zëvëndëspresidentin e SHBA-së, që ka kreun e politikës botërore dhe shqiptarët i ka përkahës të politikës së tyre…

Bashkëpunimi i serbëve dhe bashkërenditja e deklaratave sllavo-ortodokse serbe, me tërë botën ortodokse, pjesërisht të krishterë, së bashku me islamistët sunit, për zvogëlimin e “fitores” së shqiptarëve, deri në shpartallimin apo zhdukjen graduale të tyre, të cilët na bëjnë të përsëritim thënien e Martin Luther King: “Padrejtësia kudo që ndodhë, është kërcënim i drejtësisë në të gjithë botën”, dhe kjo ndodhë për herë të fundit në Bruksel, apo siç na e dëshmon Zëvëndës-presidenti i SHBA-së, nëpër deklaratat e tija të mirëfillta pro-serbe!!…

Kjo mjafton. Po i kthehemi edhe njëherë luftës sonë çlirimtare. Mua nuk më është dhënë rasti as mundësia fare të paraqitem si oficer i lartë i UçK-së, që prej vitit 1997 e deri në kohën tonë. Tërë kohën isha i detyruar të përballem me jetë a vdekje; kërcënimeve dhe përpjekjeve për likuidimin fizik nga radhet e kombit shqiptar, përkundër aftësive të mëdha ushtarke që i kam pasur, për të shpëtuar shpirtin në këtë vijë. Megjithate, nuk kam pushur, duke u përpjekur të punoj, sidomos pas “fatkeqësisë” së madhe të datës 01 korrik 2005. Pas kësaj “fatkeqësie”, unë u detyrova që t`i kthehem shkencës për të luftuar pseudoshkencën, sepse nuk më lanë burrat e botës asnjë hapësirë të lirë që të merrem me detyrat e mia politike. Kulmi u arrit midis viteve 2005-2010, sa isha duke u përpëlitur me çdo kusht për të lëvizur krahun e djathtë, tmerrësisht të paralizuar; gojën dhe fytyrën të shtembëruar po aq tmerrësisht në anën e majtë; tri unazave të kurrizit të plasura dhe dy prej tyre në qafë; tri brinjë të thyera, që unë i lash ashtu të ngjiteshin, sepse sëmundjen e diabetisit e kisha me vete, para fatkeqësisë; krahas infarkteve të zemrës që nuk më morën në jetën tjetër dhe mezi arrita të shpëtoj dikur prej mjekëve…

Tani, nuk do të flas më tepër për “fatkeqesinë” time. Në këtë periudhë kam një dëshirë sublime, që nuk kam mundur t`a largoj: t`ia sqaroj botës çka është shkencë dhe çka nuk është shkencë, pra pseudoshkencë, prej “fillimit të Serbisë” në fund të perandorisë bizantine, kur janë “shpikur serbët” duke marrë me “vete” pjesërisht ilirët e të tjerë vendas të Ilirisë së atëhershme, të cilën nuk e kanë gjetur “të lirë”, prej Kostandinit të Madh e këndej, e të cilët nuk janë harruar për atë kohë. Sado që e thonë “me gojën e mbushur” pseudoshkecëtarët, se “ilirët janë zhdukur” e që “e fshehin” cilën gjuhë e kanë folur ata, ne-shqiptarët e sotëm, jemi bij të ilirëve, nipër të pellazgëve, të thirrur më parë arbër, apo në latinisht albanë. Pra, jemi bijtë e tyre dhe shqipen kurdoherë e flasim, njësoj dhe vazhdimisht. Kjo është gjuha e ilirëve! Nuk ka më tjetër!…

Prandaj m`u nevojit të lexoja qindra vepra të mëdha, që nga fillimi i botës e deri më sot, e cila më ndihmoj të kthehem në jetë, siç kam qenë përpara, deri në korrik të këtij viti (2013), por vetëm pasi është nënshkruar marrëveshja e Brukselit, dhe janë shpalur “të shpërblyer” me miliona Euro paramilitarët serbë të Kosovës. Kryemilitanti ortodoks i Serbisë, Patriarkun e madh, IRINEJ, e “shoh” kurdoherë t`ia “puthin” duart njerëzit më të denjë të Përëndimit, pra të Anglisë dhe pjesërisht të Francës, pa e llogaritur se ne e e mbajmë mend para, gjatë dhe pas luftës, si kriminel të urryer serb! Nuk e kemi harruar OSBE-në që e ka “financiuar” kriminelin e njohur serb, ARKANIN, me mija Euro, që të eksekutojë qindra shqiptarë!….

Dhe prandaj nuk ka si ngritet në këmbë sot kombi shqiptar. Gjendja reale e jona është e mjeruar. Ai është i vetmi komb që nuk e ka të zgjidhur çështjen kombëtare dhe është i copëtuar në 6 shtete: Greqi, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri. Rreth e më rreth ai rrethohet me armiqtë më të urryer, që sulen të gjithë mbi shqiptarët, i cili vetë prihet nga disa “njerëz” që janë të njohur si “përçarës” të tij, pra djemtë e UDB-istëve të djeshëm; të KGB-istëve të djeshëm; të Sigurimit grek apo vetëm shqipfolës dhe jo shqiptarë!…

Autokracia apo pseudokracia e sotme botërore mbi ne është katastrofale; korrupsioni i botës është lëshuar mbi ne, duke llogaritur korrupsionet shqipfolëse të atyre që janë “ngritur” përmes “luftës çlirimtare”, i cili është mësuar tashmë me shitblerjet e pasurisë sonë legjitime për etjet e tilla të botës dhe të kundërshtarëve tanë. Ne po përpëlitemi më tutje!…

Në këtë kuptim dalin edhe të atillë që janë “të dokumentuar” si “luftëtarë” të “çlirimit të Kosovës” si Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, zoti Agim çeku, i cili, në një intervistë të dhënë për gazetën serbe të Beogradit “Nedenljik”, të datës 18 prill 2013, ka thënë ekskluzivisht se ai “e mbështetë idenë e një Jugosllavije të Re” (shikoni ju lutem këtë intervistë në faqen e internetit: http://www.pressonline.rs/18/04/2013/info/politika/269715/agim-ceku-podrzavam-ideju-nove-jugoslavije-.html). Shqiptarët gjoja të “çliruar” në Kosovë; ata banorë të vuajtur të Malësisë së Madhe, që kanë mbetur nga shpopullimi i dhunshëm i Malit të Zi; ata që janë ende të robëruar në Serbinë e vjetër (Presheva, Bujanovci dhe Medvegja); ata që poashtu thonë se janë “çliruar” në Maqedoni, banorët e të ashtuquajturës Iliridë; shqiptarët që janë okupuar tërësisht të Epirit të Jugut, në çamërinë- duhet me të vërtetë të çlirohen dhe të bashkohen në një Shqipëri të re, të ristrukturuar, natyrale dhe etnike shqiptare në Ballkan, nëse nuk i harrojnë sllavët dhe serbët idenë e tyre neokoloniale për një “jugosllavi të re”; dhe përpiqen kështu të ristrukturojnë “Serbinë e Madhe”, si ëndërr të vjetër serbe, nën të cilën nuk duhet të jetojnë shqiptarët. Ata dallojnë nga serbët si nata me ditë. Serbët janë fallsifikatorë të historisë; janë okupatorë të tmerrshëm të vendit tonë; të shpopullimit tërësisht të Kosovës veriore jashtë Kosovës, në Tregun e Ri (Novi Pazar) e deri në Nish(Njësh, qyteti i parë-shqip). Janë “vrapues” të shpejtë nëpër botë; të “shpikin” të gjitha ato rrena të paskupullta, dhe t`i shesin si “histori”…

Ju lutem, ju lutem, ju lutem, nëse Ju keni mundësi, intervenoni te pikat më të larta të vendosjes, që serbët tashmë të Kosovës veriore të mos e implementojnë një tjetër “republika serpsa” në Kosovë dhe as “automominë maksimale”, sepse përndryshe do të jemi të detyruar të bëjmë çmos për të mundësuar bashkimin legal e të natyrshëm të gjitha trojeve shqiptare jashtë Shqipërisë me shtetin amë-Shqipërinë, pra bashkim me Shqipërinë natyrale dhe etnike, që do t`ua vështirësojë edhe më shumë punën dhe pozitën gjeo-politike maft shteteve më të përparuara të Evropës dhe Botës.

Ju lutem shumë JUVE dhe jam me ndjenja të mirësjelljes për JUVE,

dhe mbetem me përshëndetje të mirëfillta-

i juaji, Brahim AVDYLI

http://www.brahimavdyli.ch/një-letër-e-veçantë/

 

Filed Under: Komente Tagged With: Ibrahim Avdyli, Joe DioGuardi, Shirley DioGuardi

MYRVETE MEHMETI, MJESHTRI E FJALËS SË SHKRUAR

May 26, 2013 by dgreca

Shkruan:Shaban Cakolli/

Myrvete Mehmeti është krijuese letrare dhe anëtare e Lidhjes së Shkrimtaëve në Norvegji. Ka lindur në Mitrovicë të Republikës së Kosovës.Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlindje. Si shumë shqiptarë edhe Myrvete Mehmeti mori udhën e mërgimit. Jetoi në Slloveni, pastaj në Austri, Holandë dhe Gjermani. Dhjetë vitet e fundit jeton në Norvegji. Është marrë me përkthime nga gjuha shqipe, boshnjake dhe gjermane në gjuhën norvegjeze.
Ka botuar librat me poezi ” Aty ku janë të ngujuara lumnitë”(2010) dhe “Kuajt e mjegullës” (2012).
Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë u nderua me cmimin ”Kosovë Rexhë Balaj” , të cilin e jep komuniteti shqiptarë i Malmes në Suedi.
Poezitë e saja janë përfshirë edhe në antologjitë:
«Lotët e virgjër» (Antologji për nënën) nga Fatmir Terziu,
“Një shekull dritë – 100 poetë, 100 poezi” nga Hasan Qyqalla,
”Zjarrë i pashuar” (shqip-rumanisht) nga Baki Ymeri dhe në
“Thesarin Kombëtar” që del së shpejti në Suedi nën redaktimin e Prof. Fetah Bahtirit.

LADY NORVEGJEZE*

Ti e bërë statujë të presësh,
me dorën strehë dielli
mbi bregoren e liqenit të njelmët!
Kë prisje vajzë deti?
Ørnuf Bast një burrë i rrahur nga jeta
psherëtinte: – Dyveke bijë, Dyveke…!
-nën ujëra të qeta fshihen apokalypset e vogla.
Ti këndoje një serenatë
dhe ç’të bëje tjetër më mirë
ku hëna binte e plotë mbi qytet bojë ari
e qentë mend bëheshin ujq,
hijet mend bëheshin njerëz.
Po ti si kishe frikë si orkanin Barbara
dhe përmbysjen e anijes ”Dictatori”
në Virginia Beach!
)*Norwegian Lady statues

 

NUK DITKE
Kërkon të më përdoret dore
një ëndërr, si vashëz e mitur
flokë erë, bregut të lumit Piedra

O fytyrë, mërtisur kujtimesh
zhytur gërshërësh të ujëra
Ti nuk ditke as të thërrasësh.

 

PUSHTOHEN QARQET
Në ndërrim motesh
ndezën të gjithë shandanët.
Dirigjohen flakët
e dy mijë e dyqind
fijesh shkrepëse!
Përdridhet tymi në vals
veshur në kostume lëkure
e shurdhëri Betoveni.
Janë nisur kalorësit e natës
vijnë vetmuar si zefiri.
Marsi në akrep të vonuar
afrohet
burimi i agut varë
rrëke…
Një etje trumcaku
pi strehëve nota që pikojnë,
prej pllaka gramafoni.
Pushtohen qarqet, pushtohen;
gërryerje rrathëve të jetës
diapazonit zë një gur
mullirit mbi një lumë.

(A)KE
Andej e këtej ikëm.
Ëndërrt: çfarë mbeti këtu
prej dy siluetash zemërake?!
Ujori, derdhë me shtambë
të pirën e detit në breg.
Rrumbullak më e madhe
bota në të ecur poet.

 

Poet poeti

Vështrim ti hedhësh
fjalë e Tij, përkujton Atë dhe majin!
Për vargun thukët pikon penda ar
prekë faqesh e pa shfaqura e kohës.
u mata t’u them, c’ka thënë poeti:
”Kur të flasësh fol të dëgjohesh në bjeshkë,
në shkretëtirë
…”.. e dinë
bërë pikë uji mbi gjithë këtë det epigrafi
zë s’më nxori vargu
Poeti shkoi poet me shkronje të vogël
e sa për dhembje bërtiti fjala
sa maja e lapsit thyhet
Si More Vdes Poeti, Si?!
i linduri flakëve të gushtit ’42
edhe i heshtur vazhdon e fletë
fletë …

P.s. Shenim i autores për botuesin/përkthyesin: – Titulli i kësaj poezie është lënë qëllimisht me shkronja të vogla!

BIE SHI

Atë vit vashat
thurnin kurora
cila mund ishte më e bukur
Ajo hoqi lule nga flokët
i la mbi një gur
stina mos plakej
Prapë erdhi prilli
dhe shi bie…
Sytë e engjëjve
qajnë vetëm
në tokë

 

 
SHIRAT MELODIK
Lëviz përtueshëm
kopeja e mjegullave të bardha
drejt muzgut të harrimit
derdhet violina paganine
në shira melodik
Mos i lëvizni retë
retë mos i lëvizni
e dua në heshtje
harkut të Robin-it
flokun e eshkët të vajzës
sa të nxjerr nën lëkure
dhe një pendël
për fletët e akullta

 

 

 

ORA E IKJES
Perëndo
i pa lindur si dielli
mbi zinxhirin e gurët
ku ti hap e mbyll
kalldrëmet vetë zhgënjimi
e koha bohemiane
s’rrotullon me asgjë
klesidrën e njëjtës grua

GURI I ZI
Para se
qenkam mysliman
isha krishterë,
po më tutje,.. tutje
isha edhe pagan…
Kaq afër dielli e yjesh
jam vetëm Ilir;
i lirë prej ndasive fetare,
dialektore,
partiake,
kufitare…
Po ti,
më quaj Shqiptar
dhe më jep nder
besimin tim
të ruaj si të parin
në Gurin e Zi të Shkodrës

RROTULL KOHE
..akrepi orës në njësh;
të errëta rrugët
më rreken nëpër këmbë
të marrë në thua
të grindem me dikë…
Ora gjashtë!
Diçka e munguar
fshehur botës i rri
e verdha e syrit reflekton
zgjidh gjarpërimin e horizontit.
Dielli orën dymbëdhjetë
marramendës mbi gozhdë;
shfletohen romane
vetëm fletët e pëlqyera.
Në orën pesëmbëdhjetë
flokët kërthinja shelgu
thurin fustanin e liqejtë;
shtegton mjellmë kënga e jetës,
mbushen sytë e tharë të vjeshtës
mbi fletët e kapërcyera
era e mbrëmjes shfletësore
të pa lexuarës së librit.
Pres.., e pres
rënien e dhimbshme të kambanave
shtyn dikush kohën me gisht
për një orë…

 

TANGO
Koktej gjumi e zgjimi
dua a s’dua
të shkelim rrugës
që tangoje lulëzon
Në bel mbaj
vallëzimin e fundit
si të parin pikturës lëvizëse
këndojnë taket kallëzimtare
të gruas vetmuar
joshës kostum i zi burri
Ngase nuk është ajo
rruga që e nis
që e tremb
ndalon…
E njohë këtë grua
doresh më del
gjallë më tradhton
sikur vdekur

 

KUR TË KËNDOJ NUK DI
Ç’është pranvera
Nëse nën hije qerpikësh
nuk shuajnë etje zogjtë
në qeska të murrme liqenet!
Vegjët brigjeve endin me erë deti
oborreve të ëndrrave
të humburit
sa kot të kërkojnë valëve
frymën që ka bari i malit
dhe kroi i kaprojve.
Zhvidhos degët e ndërthura
si roletët e pranverës
mund të gjeje një varg apo dy
këngën e natyrshme të zogjëve…

 

KËRKOJENI
Kërkojmë njeriun
kërkoni..
Njeriun pas xhamash të zinj syzash
me këpucët e veshjet e tij
pozon me stil urban
në rubrikat gazetë e përditshme.
Por prapë kërkojeni,kerkojeni njeriun…
Prej gjumit letargjik zgjojeni!

A E DI
Asnjëri se di
këngën e fshehur
të Atlantidës
Lëviz flladi perdeve
vagëllimë mëngjesore
vala han bregun
nëpër fije harpe
vijnë erërat
ndërrohen
mbi pentagram…
Deti nesër do t’ i përkund
të gjitha lëkundjet e kuptimta
ndërmjet brigjesh, pa ditur se
..se bënë shurdhërinë e botës
kjo qetësi e shprishur
prej këngës

ZGJIDH E MERR
Me vjen peshk i artë
të vallëzoj me algët,
muzikën e pa kënduar valësh
këndoja solo duet
as dënim as falje
zgjidh e merr
merr e zgjidh

 
SIKUR NË KTHIM
E kaluara
rrinë në shuplakë
që jep jeta
shkruar në linjën e zemrës.
Nisma e saj vijëzore ndërmjet
gishtit tregues dhe të mesëm
busulla ime
kusarit tim
në ndjekje pas tij
Kë quajmë egoizëm
lexo të pa harruarat
gërryer në linja të dorës
të pashkruarat e të ardhmet nesër do t’i dimë
mbaj në grusht çarçafët e purpurta të muzgjeve
si frymën rëniet ngrihen
labirinteve vizatuar bjeshkëve
ndiq shkëndijën përkujtimit përtej
ku për jetën s’kam thirrur
për dashuri mund thërrisja
ndjenjën tundim kusarësh
ikjesh sikur në kthim
kthimesh sikur në ikje
hap e mbyll një libër
ndrydh e shtrydh një frymëzim

 

HESHTUR

Sythësh
në kupola të blerta
i fle pranvera
kësaj zonesy.
I pa puthur poleni
rri nëpër buzë dimri
trishtimi i lexohet djalëror
dashuria fshehur vajzërisht
shfleton gjuhët e botës
dhe fjalor nuk ka
pranvera kështu vjen
e pa këputur, e ndjerë
mbledh flokët e vet të bujshme
mbështjell gruan
mbi veshjen intime
të heshtur të virgjër

 

PO UNË
Kur të vija
si fëmija pranë djepit
kërkon nënë, ngarend
vrapon peizazheve sa një troh malli
qepallës kërkon lindjet e reja varreve
gërmadhave ringjalljet e mëdha
oxhaqeve plagën e moçme
buzëqeshje të gjej
që ëmbëlson fytyrën
e fëmijëve të rritur pa lodra
me ëndrra pleqëroje në sy
në sy pyesin…
Po unë…
..kaq gjatë isha këtu
vend kujtimesh

 

NJOLLA AJRI
Mos u bëj gjurmë
netëve të bardha
këmbët mbathur kujtimesh
gërvishtin pikturat e mugëta
Do të fle një herë
dhe fërshëllima e uritur e zogjve
nuk do të gjejmë
as një grusht dallëndyshe
largësisë t’i prishet kuptimi
për disa njolla ajri

NJË MIKES
Më mirë pyet
ç’është koha
ku zë veten rrotull saj
hije vetëm e pëshpërimë
t’i thosha gruas në pritje
hijeshi është çlirimi
hijedritë drithërima që teptis fytyrën
kur hijohen çarçafët si letër e djegur
Kjo kohë duhet zhveshur
të fërgëlli mëndafsh
këmbësh zbathur të gruas
si hije ëndërr zgjuar shpurë te vetja
dhe vetë e dytë bëhet e gjitha
tersi falshëm falet në duar e pastra

 

GËZOF EMRASH
E madhe po më vjen
paraqitja e brendshme
pamjes dhe dukjes së çelur
më e vogël objektivisht
pika më largët
krijova për ta dashur
ta përthekoja me duar
sikur me sy
Po më vjen të them me piskamë
je përsëritje e madhe botës
për të ndje veçantë
Vishe timen heshtje
bëje gëzof emrash
që kurrë s’të thirra
bëje fjalë po deshe

 

Filed Under: Kulture Tagged With: mjeshtria e te shkruarit, Myrvete Mehmeti, Shaban Cakolli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5429
  • 5430
  • 5431
  • 5432
  • 5433
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT