• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LETER DREJTUAR Z. JOSEPH DHE ZONJES SHIRLEY DIOGUARDI

May 26, 2013 by dgreca

Shumë i nderuari z. Joseph DioGardi,/

shumë e nderuara z. Shirley Cloyes DioGardi/

E kam lexuar mëse tri herë me kujdes letrën tuaj, z. Shirley Cloyes DioGardi, në rolin e Këshilltares për çështje të Ballkanit, Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve, Nënkomiteti mbi Evropën, Evro-Azinë dhe Rreziqeve të Reja, për të cilën gjë Ju dhe LQSHA-ja e keni meritën e denjë, sepse Ju e mbroni me përkushtim të veçantë raportin tuaj. “Marrëveshja” e nënshkruar në Bruksel/EU, e ndihmuar nga SHBA-ja, nënpërkujdesin e Baroneshës Ashton, nga Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, me 19/20 Maj të vitit 2013, si vazhdim i Projekt-marrëveshjes së dates 19/20 prill të vitit 2013 prej 15 pikash, e cila ka filluar nga rundi i shtatë i dialogut Kosovë-Serbi, po në Bruksel, me 19/20 Mars të këtij viti, tani ajo i ka nënshkrimet e dy anshme, Thaçi-Daçiq. Këtë “marrëveshje” Ju e jepni me intervistën e Faton Bislimit “Politika e kompromisit po e vë në rrezik të ardhmen e Kosovës”, sepse pikat e saj ia dhanë mundësinë Serbisë që futet në bisedime për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pa i shpërbërë strukturat paralele në Kosovën veriore dhe pa e njohur aspak sovranitetin e Kosovës. Baronesha Ashton i thotë kësaj “marrëveshje” në një bisedë për shtyp se kjo “është një pazar i madh”, ndërsa analisti dhe publicisti nga Prishtina, Shkelzen Gashi, me 20 maj 2013 për “Evro-Asinë” i thotë në intervistën e tij, se Kosova është në pragun e shpalljes së një “Republika serbska” në veriun e saj. Shikoni për këtë më mirë në: http://www.eurasia-rivista.org/intervista-a-shkelzen-gashi/19453.

Me këtë “Marrëveshje” Kosova nuk e zgjidhë konfliktin serbo-shqiptar mbi sovranitetin e saj dhe nuk është e lejuar që të bëjë anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian, ku, siç thuani Ju me të drejtë, zonja Shirley Cloyes DioGardi, pesë anëtarë të BE (Spanja, Greqia, Rumania, Slovakia dhe Qiproja) ende nuk e kanë njohur sovranitetin e Kosovës. Kjo është e qartë se ne nuk kemi bërë asnjë përpjekje për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare dhe kjo gjë nuk ka qenë as në agjentën e shteteve kryesore dhe të SHBA-së, por jemi vrarë e vriteshim pa pushim në kuptimin e politikës gjakpirëse kolonialiste serbomadhe shtetërore dhe kishëtare, sepse ishim nxitur kështu nga shtetet e mëdha të bënim një luftë për të drejta të barabarta civile dhe njerëzore, për shumicën e popullsisë shqiptare brenda ndarjeve të krahinës dhe të rebublikave të Jugosllavisë, e jo të synonim zgjidhjen e çështjes kombëtare në tërësi, në bazë të të drejtave legjitime e autoktone të shqiptarëve të të gjitha trevave, të banuara nga shqiptarët.

Shqipëria londineze është një pjesë e vogël e tokave shqiptare. Ajo qeveriset edhe sot gabimisht. Serbia ka ndjekur dhe po ndjekë kurdoherë qëllimin e saj të përhershëm për një “Serbi të madhe”. Kosovës i është stopuar “lufta çlirimtare” në të ashtuquajturën “Kosovë veriore”, për të mbledhur paramiltarët serbë që kanë vrarë e prerë në Kosovë, aty është pikërisht Tepça, dhe janë bërë gjithnjë manovrimet e tyre të pandalura për të njëjtat qëllime. Paramilitarët serbë janë mbledhur 14 vite me rradhë për t`u shpallur “të shpërblyer”, pikërisht këtyre ditëve, me miliona Euro nga Evropa, si “përpjekje për pastrim etnik dhe persekutim të shqiptarëve të Kosovës”, të shpallur nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg/Francë, dhe të publikuar në Londër, nga gazeta britanike “Daily Mail”, me 3 Maj 2013.

Kjo nuk do shpjegim më qartë se sa ky shpjegim, që secili njeri normal i shoqërisë njerëzore e kupton çka dëshiron me të vërtetë Evropa, e cila ka vite të tëra apo shekuj që e ndëgjon një çmenduri të tillë dhe i duartroket kësaj politike të rrejshme shtetërore e kishëtare serbe! Pra, çështja kombëtare shqiptare nuk ka gjasa të zgjidhet drejtë, aq më pak në këtë pjesë të trojeve dardane që e mbanë emrin “Kosova-Kosovo”, varianti që pretendohet për shumë kohë nga historiografia e rrejshmë serbe dhe ndërkombëtare, sepse Evropa është e krijuar dhe përbëhet nga tri blloqe të mëdha: 1) Anglo-gjermanët; 2) Latinët dhe 3) Sllavët. Nga shetet latine e kemi Italinë, Francën, Rumaninë, Spanjën dhe Portugalinë, që të gjitha janë kthyer kundër nesh, me përjashtim të Italisë, që është pjesërisht pro-sllave. Ndërsa, sa u përket “shteteve sllave”, në krye të cilave është Rusia, pastaj të gjitha të tjerat, me përjashtim të Kroacisë e Sllovenisë, pjesërisht të çekisë e Polonisë, dihet se janë të mobilizuara kundër nesh.

Një shembull po e nxjerrim nga “Veçernje Novosti”, në të cilën, këtyre ditëve, Kisha Ortodokse Ruse dhe kryepatriarku rus Kiril, thotë se “Nuk duhet të kthehet shpina nga Kosova. Ky vend i shenjtë, nuk bën të humbet”. Nga kjo gjë kuptojmë shumë. Këto shtete janë të motivuara me një politikë antishqiptare, rregullisht dhe pandërprerë. çështja shqiptare është e ndarë në copa-copa. Ajo është futur në një çorrsokak të pafund, ku kryet e saj e mbajnë ortodoksët, me Anglinë në kokë, Fancën, Spanjën dhe Rusinë, dhe me shtetet e tjera të ashtuquajtura “sllave”, që e kanë vjedhur nga shqiptarët katolicizmin ortodoks dhe me te duan tërësisht të na shkatërrojnë. Sepse, na kanë regjistruar si “islamist” dhe “fundametalistë”, të cilën e kemi të futur si “pykë” kundër nesh e midis nesh, sepse nuk jemi fare të këtillë.

Serbia, me Akademinë e “Shkencave” Serbe dhe Kishën Ortodokse Serbe (KOS), që e do Kosovën për vete, ashtu siç dëshmohet ajo, dhe këndon rregullisht këngë paranoide për te, e në anën tjetër e do edhe Evropën dhe dëshiron që ta ketë krejtësisht për vetvete. Këtë e dëshmon prej të gjitha luftërave të saj. çështja shqiptare nuk është zgjidhur drejt, ajo ka kaluar prej “luftës çlirimtare” të Kosovës, në “betejën e Fushëkosovës” që prej vitit 1389, sa e sa shekuj më parë, që është “ngopur” me klithjet histerike nga opiumi i nacionalizmit serb “o do ta fitojmë Kosovën, o do të zhdukemi”. Nuk e di shkenca botërore dhe shkenca evropiane se Serbia ka ditur të vrapojë qindra shekuj përpara dhe të manipuloj masat e gjëra të Evropës dhe Botës në mënyrë flagrante me të ashtuquajturën “fushëbetejë serbe të Kosovës”; me prijësat e fryrë “serb” të të gjitha periudhave të mëvonshme, për të “fituar” pjesën më të rëndësishme të Kosovës me xehe, minerale e pasuri të tjera të nëntokës, që kurrë nuk e kanë pasur. Kështu, enklavat serbe në Komunat e reja serbe në Kosovë ndahen në vetvete dhe përfundimisht formojnë “Associacionin e komunave serbe”, që ka si prapavijë krijimin e “rebublikës serbe” në Kosovë dhe fitoren e luftës së saj. Kjo është luftë stërzgjatur për 14 vjet, me miratimin e kontributin francez, pra vendosjen e Kontigjentit të KFOR-it francez në veri të Kosovës dhe në mesin e aleatëve të NATOS, të molepsur në propagandë anti-shqiptare të kohës dhe nga frika e përhapjes së kryengritjes në Maqedoni dhe në Kosovën Lindore. Lufta mbrojtëse në këto vise të nënshtruara nga gjenocidi i paparë anti-shqiptar ishte projekt i mirëfilltë i LNçVSHJ-së, që nga periudha e udhëheqjes së saj nga Jusuf Gëvalla. Enklavat sebe të paramilitarëve anë e mbanë Kosovës po forcoheshin kështu dhe këto “kushte të volitshme” i kishin vetëm në verinë e Kosovës, ku udhëhiqen nga Serbia dhe nuk i prekte dora e jonë. Atje e kanë pasur ata “djepin” e vërtetë dhe ne nuk kemi guxuar prej botës, KFOR-it, EULEX-it, etj. të kundërshtohemi me ta…

“Pavarësia e Kosovës” pra ka ardhur si “derivat” nga “KSA e Kosovës” dhe nga “lufta çlirimtare” në Kosovë, që stopohet në “Kosovën veriore” dhe futen francesët, dhe vie me të vërtete Ahtisari me “devizat marrëdhënieve ndërkombëtare” (14 dokumente), siç i thekson 3 herë radhazi Sheradin Berisha (shiko faqen e tij: http://www.pashtriku.org), deri te marrëveshja e Thaçit-Daçiqit, që është konkluzivisht humbje e Kosovës në politikë nga lufta e pakryer, apo, thënë më shqip bosnjëzimi i Kosovës, pas deklarimit të shpërblimit “të heronjëve” serbë dhe kryemilitantit-Patriarkut të madh serb-IRINEJ nga ana e Anglisë, apo deklarata (për ne e papritur!) e Zëvëndëspresidentit Joe Biden, se “serbët duhet tu këndojnë lavde serbëve pas Brukselit,… se ai e njeh historinë serbe”, etj, që nuk është aspak “histori e mirëfilltë” e serbëve, por pseudohistori, por që kthehet në “histori” me dhunë e me çdo kusht prej “betejës së Fushëkosovës” deri në Bruksel, gjë që kurrsesi nuk të pajtohemi!!

Kërkoj falje shumë prej Jush; kërkoj falje shumë prej popullit amerikan dhe kërkoj falje prej nënave tuaja të shpërdara në tërë Ameriken, por duhet t`i themi Zotërisë, NE dhe JU, se e ka vendin e një Zëvendëspresidenti të Amerikës, dhe nuk ka arësye të citojë thënien e James Joycet “historia është ankth i madh nga i cili përpiqem të zgjohen”, pasi në artikullin e tij të dhënë në gazetën “Epoka e Re”, e datës 19.05.2013, të transmetuar nga “Kurir”, ka dëshmuar se ai “e ka origjinën irlandeze”; se në qershor të këtij viti “Irlanda e ka presidencën e Unionit”; dhe “jemi popull krenar, ashtu si ju serbët”; se “serbët dhe irlandezët janë shumë të ngjashëm”; se “nuk ka Evropë stabile pa Serbinë në të”;se “fascinohet me betejën e Kosovës, këngët epike serbe dhe heronjtë si Kopiliqi“, se e ka vizituar “dy herë Manastirin e Deçanit”, etj. etj. që po e them edhe një herë, janë pseudohistori serbe dhe angleze, me rrena të kulluara si ato dhe se ai mund të shikojë sado pak nga faqja e ime e internetit (Webseite), nëse i gjëndet ndonjë përkthyes, qoftë edhe nga Ju, zonja e zotërinj të LQSHA-së, sepse është dobësi për një Zëdhënëspresindent të SHBA-së të bëjë deklarata të tilla në opinionin e gjërë., kur duhet vetë t`a mësojë historinë!…

Kam bërë një provë që të shpjegoj këtë çështje. Të mos harrohen artikujt e mi në vazhdime, studimet historike, me titullin përkatës “Armiqtë më të rrezikshëm të shqiptarëve gjatë rënies së perandorisë bizantine” apo ato “Kombi shqiptar, serbët dhe serbia” etj. që janë në faqen time, por ju keni mundësi ti shikoni rradhas dhe të nxirrni andej të vërtetën për serbët, pasi ju i keni përkthyesit më të mirë. Ai le të më kuptojë dhe Ju nga LQSHA-ja, që po detyrohem t`i pohoj këto gjëra, pasi është fjala për Zëvëndëspresidentin e SHBA-së, që ka kreun e politikës botërore dhe shqiptarët i ka përkahës të politikës së tyre…

Bashkëpunimi i serbëve dhe bashkërenditja e deklaratave sllavo-ortodokse serbe, me tërë botën ortodokse, pjesërisht të krishterë, së bashku me islamistët sunit, për zvogëlimin e “fitores” së shqiptarëve, deri në shpartallimin apo zhdukjen graduale të tyre, të cilët na bëjnë të përsëritim thënien e Martin Luther King: “Padrejtësia kudo që ndodhë, është kërcënim i drejtësisë në të gjithë botën”, dhe kjo ndodhë për herë të fundit në Bruksel, apo siç na e dëshmon Zëvëndës-presidenti i SHBA-së, nëpër deklaratat e tija të mirëfillta pro-serbe!!…

Kjo mjafton. Po i kthehemi edhe njëherë luftës sonë çlirimtare. Mua nuk më është dhënë rasti as mundësia fare të paraqitem si oficer i lartë i UçK-së, që prej vitit 1997 e deri në kohën tonë. Tërë kohën isha i detyruar të përballem me jetë a vdekje; kërcënimeve dhe përpjekjeve për likuidimin fizik nga radhet e kombit shqiptar, përkundër aftësive të mëdha ushtarke që i kam pasur, për të shpëtuar shpirtin në këtë vijë. Megjithate, nuk kam pushur, duke u përpjekur të punoj, sidomos pas “fatkeqësisë” së madhe të datës 01 korrik 2005. Pas kësaj “fatkeqësie”, unë u detyrova që t`i kthehem shkencës për të luftuar pseudoshkencën, sepse nuk më lanë burrat e botës asnjë hapësirë të lirë që të merrem me detyrat e mia politike. Kulmi u arrit midis viteve 2005-2010, sa isha duke u përpëlitur me çdo kusht për të lëvizur krahun e djathtë, tmerrësisht të paralizuar; gojën dhe fytyrën të shtembëruar po aq tmerrësisht në anën e majtë; tri unazave të kurrizit të plasura dhe dy prej tyre në qafë; tri brinjë të thyera, që unë i lash ashtu të ngjiteshin, sepse sëmundjen e diabetisit e kisha me vete, para fatkeqësisë; krahas infarkteve të zemrës që nuk më morën në jetën tjetër dhe mezi arrita të shpëtoj dikur prej mjekëve…

Tani, nuk do të flas më tepër për “fatkeqesinë” time. Në këtë periudhë kam një dëshirë sublime, që nuk kam mundur t`a largoj: t`ia sqaroj botës çka është shkencë dhe çka nuk është shkencë, pra pseudoshkencë, prej “fillimit të Serbisë” në fund të perandorisë bizantine, kur janë “shpikur serbët” duke marrë me “vete” pjesërisht ilirët e të tjerë vendas të Ilirisë së atëhershme, të cilën nuk e kanë gjetur “të lirë”, prej Kostandinit të Madh e këndej, e të cilët nuk janë harruar për atë kohë. Sado që e thonë “me gojën e mbushur” pseudoshkecëtarët, se “ilirët janë zhdukur” e që “e fshehin” cilën gjuhë e kanë folur ata, ne-shqiptarët e sotëm, jemi bij të ilirëve, nipër të pellazgëve, të thirrur më parë arbër, apo në latinisht albanë. Pra, jemi bijtë e tyre dhe shqipen kurdoherë e flasim, njësoj dhe vazhdimisht. Kjo është gjuha e ilirëve! Nuk ka më tjetër!…

Prandaj m`u nevojit të lexoja qindra vepra të mëdha, që nga fillimi i botës e deri më sot, e cila më ndihmoj të kthehem në jetë, siç kam qenë përpara, deri në korrik të këtij viti (2013), por vetëm pasi është nënshkruar marrëveshja e Brukselit, dhe janë shpalur “të shpërblyer” me miliona Euro paramilitarët serbë të Kosovës. Kryemilitanti ortodoks i Serbisë, Patriarkun e madh, IRINEJ, e “shoh” kurdoherë t`ia “puthin” duart njerëzit më të denjë të Përëndimit, pra të Anglisë dhe pjesërisht të Francës, pa e llogaritur se ne e e mbajmë mend para, gjatë dhe pas luftës, si kriminel të urryer serb! Nuk e kemi harruar OSBE-në që e ka “financiuar” kriminelin e njohur serb, ARKANIN, me mija Euro, që të eksekutojë qindra shqiptarë!….

Dhe prandaj nuk ka si ngritet në këmbë sot kombi shqiptar. Gjendja reale e jona është e mjeruar. Ai është i vetmi komb që nuk e ka të zgjidhur çështjen kombëtare dhe është i copëtuar në 6 shtete: Greqi, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri. Rreth e më rreth ai rrethohet me armiqtë më të urryer, që sulen të gjithë mbi shqiptarët, i cili vetë prihet nga disa “njerëz” që janë të njohur si “përçarës” të tij, pra djemtë e UDB-istëve të djeshëm; të KGB-istëve të djeshëm; të Sigurimit grek apo vetëm shqipfolës dhe jo shqiptarë!…

Autokracia apo pseudokracia e sotme botërore mbi ne është katastrofale; korrupsioni i botës është lëshuar mbi ne, duke llogaritur korrupsionet shqipfolëse të atyre që janë “ngritur” përmes “luftës çlirimtare”, i cili është mësuar tashmë me shitblerjet e pasurisë sonë legjitime për etjet e tilla të botës dhe të kundërshtarëve tanë. Ne po përpëlitemi më tutje!…

Në këtë kuptim dalin edhe të atillë që janë “të dokumentuar” si “luftëtarë” të “çlirimit të Kosovës” si Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, zoti Agim çeku, i cili, në një intervistë të dhënë për gazetën serbe të Beogradit “Nedenljik”, të datës 18 prill 2013, ka thënë ekskluzivisht se ai “e mbështetë idenë e një Jugosllavije të Re” (shikoni ju lutem këtë intervistë në faqen e internetit: http://www.pressonline.rs/18/04/2013/info/politika/269715/agim-ceku-podrzavam-ideju-nove-jugoslavije-.html). Shqiptarët gjoja të “çliruar” në Kosovë; ata banorë të vuajtur të Malësisë së Madhe, që kanë mbetur nga shpopullimi i dhunshëm i Malit të Zi; ata që janë ende të robëruar në Serbinë e vjetër (Presheva, Bujanovci dhe Medvegja); ata që poashtu thonë se janë “çliruar” në Maqedoni, banorët e të ashtuquajturës Iliridë; shqiptarët që janë okupuar tërësisht të Epirit të Jugut, në çamërinë- duhet me të vërtetë të çlirohen dhe të bashkohen në një Shqipëri të re, të ristrukturuar, natyrale dhe etnike shqiptare në Ballkan, nëse nuk i harrojnë sllavët dhe serbët idenë e tyre neokoloniale për një “jugosllavi të re”; dhe përpiqen kështu të ristrukturojnë “Serbinë e Madhe”, si ëndërr të vjetër serbe, nën të cilën nuk duhet të jetojnë shqiptarët. Ata dallojnë nga serbët si nata me ditë. Serbët janë fallsifikatorë të historisë; janë okupatorë të tmerrshëm të vendit tonë; të shpopullimit tërësisht të Kosovës veriore jashtë Kosovës, në Tregun e Ri (Novi Pazar) e deri në Nish(Njësh, qyteti i parë-shqip). Janë “vrapues” të shpejtë nëpër botë; të “shpikin” të gjitha ato rrena të paskupullta, dhe t`i shesin si “histori”…

Ju lutem, ju lutem, ju lutem, nëse Ju keni mundësi, intervenoni te pikat më të larta të vendosjes, që serbët tashmë të Kosovës veriore të mos e implementojnë një tjetër “republika serpsa” në Kosovë dhe as “automominë maksimale”, sepse përndryshe do të jemi të detyruar të bëjmë çmos për të mundësuar bashkimin legal e të natyrshëm të gjitha trojeve shqiptare jashtë Shqipërisë me shtetin amë-Shqipërinë, pra bashkim me Shqipërinë natyrale dhe etnike, që do t`ua vështirësojë edhe më shumë punën dhe pozitën gjeo-politike maft shteteve më të përparuara të Evropës dhe Botës.

Ju lutem shumë JUVE dhe jam me ndjenja të mirësjelljes për JUVE,

dhe mbetem me përshëndetje të mirëfillta-

i juaji, Brahim AVDYLI

http://www.brahimavdyli.ch/një-letër-e-veçantë/

 

Filed Under: Komente Tagged With: Ibrahim Avdyli, Joe DioGuardi, Shirley DioGuardi

ARMIQTË MË TË RREZIKSHËM GJATË RËNIES SË PERANDORISË BIZANTINE (I)

February 18, 2013 by dgreca

Nga Brahim AVDYLI/

“FEJA E SHQIPARIT ËSHTË SHQIPTARIA”

(VASO PASHË SHKODRANI)

Cështja shqiptare është çështje e madhe kombëtare në Ballkan. Kombi shqiptar është njëri prej kombeve më të lashtë të Evropës. Ai ka qenë dhe mbeti një komb liridashës, me ndenja të kulluara të Atdheut e të Kombit, të luftës së pashkëputur të mbijetesës. Në vitet e tij më të liga dëshmon se ka ikur nga lufta deri në momentet e fundit, që të mos e rrezikojë askend.

Sipas mitologjisë, nëpër malet e larta dhe Alpet e Shqipërisë, jetonin nga gjeneza e lashtë gegët, gigantët, gjigantët e mëdhenj të malësorëve të sotëm, ndërsa në jug dhe nëpër bregdet jetonin toskët, toskanët, vëllezërit e gegëve, që sot janë zgjeruar bashkë me gegët nëpër botë.

Edhe njëhrë po e përsërisim, se pellazgët, në periudhat më të vjetra të historisë dhe të parahistorisë, si stërgjyshërit e shqiptarëve të sotëm, kanë jetuar në pjesën më të madhe të botës, duke zhvilluar një qytetërim shumë të rëndësishëm. Popullsia parahelene, autoktone e Greqisë, ishin pellazgët. Aty sundonte raca e bardhë, apo siç quhet raca e sotme evropiane, dhe flitej pellazgishtja. Ne jemi stërnipërit më autentikë të pellazgëve, të dardanëve dhe ilirëve të vjetër. Pellazgët-iliro-shqiptarët e ruajtën me mija vjet të papërlyer genin e vet me bukuri të virtytshme.

Në Greqinë e tanishme veriore jetonin shumë fise, që quheshin epirotë, si psh. ndër të tjera molosët, antintanët dhe kaonët, të cilët iu nënshtruan gjenocizmit shumëvjeçar të atyre që quheshin atëherë helen apo grekë. Gjatë një kohe të gjatë këto fise janë pothuajse greqizuar dhe ka mbetur vetëm një trevë e banuar nga suliotët dhe çamët. Procesi i asimilimit të shqiptarëve në Greqi vazhdon edhe më vonë në rrethinat e Athinës, të Peloponezit dhe të çamërisë së sotme. Epirët ose epirotët që janë shtrirë në 2/3 e Greqinë e sotme dhe kanë përmbledhur popullatën pellazge (ilire) që është shtrirë deri në Maqedoni (Macedones). Emri Macedones ka rrënjë pellazgo-ilire dhe ruhet në trajtën e vet origjinale. Aty kanë jetuar macedones, fis pellazgo-ilirë, para se të helenizohej (greqizohej) një pjesë e mirë në kohën e mbretit Filipi II. Maqedonët shtriheshin në një pjesë të Maqedonisë së sotme, kurse në jug deri në Detin Egje. Me maqedonët antikë, që nuk kanë kurrfarë lidhje me maqedonët e sotëm sllavë, kufizohej fisi peon në veri, në rajonin e mesme të rrjedhës së lumit Astribo, deri te lumi i Strumës Erigon (tani, Cërna-Reka). Në rethinat e Liqenit të Ohrit kanë jetuar dasaret, kurse në luginën e Drinit të Zi shtriheshin fiset penestët dhe pirustët. Në Shqipërinë e sotme shtrihej fisi i fortë i Taulantëve, që përbëhej nga disa fise të vogla, si psh. helidonët, sesaretët, partinët, arbrët, që mund të jetë edhe bazë e emrit të mëvonshëm etnik të shqiptarëve-arbër.

Ndër fiset më të mëdha ishin dardanët që shtriheshin në përëndim të Moravës deri te rrjedha e sipërme e lumenjëve Pek dhe Timok, dhe në viset lindore deri përtej Nishit. Dardanët shtriheshin në tërë Kosovën dhe një pjesë të madhe të Maqedonisë, në veri dhe përëndim. Ajo quhet Dardania. Dardania e vjetër ishte e tërë treva e Turqisë evropiane dhe ballkanike. Kështu quhet edhe sot një pjesë e vogël Dardanele. Në Evropë, ne jemi shumë përpara grekëve dhe latinëve, me një kulturë parahelene…

Mbi këto troje është krijuar Perandoria Bizantine dhe ajo ka rrjedhur prej Mbretërisë së Dardanisë. Toponimi Bizant ka dalur nga fjala biz-ë/bez, ana e bizëve, e brigjeve e kodrinave të vogla prej rëre pranë Konstatinopojës (Stambollit, Istanbul), që e ka marrë kështu emrin nga Kostandini i Madh, pellazgo-dardano-iliro-shqiptar nga Nishi, duke e bërë Perandorinë Bizantine me Konstantinopojën si Kryeqytet, që është ngritur mbi “shtat kodra rëre”. Ajo është ngritur njësoj si Roma e Perandorisë Romake dhe është quajtur “Pjesa Lindore e Perandorisë Romake”. Bizanti quhej Illirikum, pra Iliria (Ylliria) dhe banorët e saj nga pikëpamja e shtetësisë quheshin bizantinë dhe nga përkatësia etnike dhe kombëtare quheshin ilirë[1].

Emri ilirë gjatë shekujve XI-XV ndër shqiptarët si emër antik e mesjetar zëvendësohet nga sinonimet më të vjetra: alban (alb-an=malësor), arban (arb-an= fushor), arnavud (ar-na-v(u)d=kopshtar) dhe shqiptar (shqipe-t-ar= shqiponjë, shqipe), me kuptimin zotërues të vendit, të maleve, fushave, i kopshteve dhe i qiellit të tyre.[2] Qysh në gjysmës së parë të shekullin e XIV, në veprën e gjeografit iranian Bitlis shqiptarët regjistrohen si kavim-komb e jo si millet-popull. Udhëpërshkruesi turk Evlia çelebiu, i cili e vizitoj Kosovën, shkruan se popullsia e Kosovës ishte popullsia shqiptare, kurse lumi Llab, i cili rrjedhë pranë qytetit Kosovë, buron në Shqipëri (Arnavutlluk).[3] Kjo është baza historike pellazge, ilire apo shqiptare e Kosovës aktualle, e cila nuk përfshinë as gjysmën e shtrirjes së vet antike në Dardani. Kështu, e ashtuquajtura “Serbi”, si shtet dhe si territor etnik nuk ka ekzistuar.

Në shekullin e XV e deri në shekullin e XIX ka luajtur një rol të fryrë vetë Patrikana ekumene e Stambollit e krijuar në Perandorinë Bizantine prej Mbretërisë Dardane, pasi e ndanë Perandorinë Romake në Perandori të Lindjes dhe të Përëndimit, me shqiptarët ortodoksë. Në shekullin e XIX përkatësia kishtare filloi gradualisht të shndërrohej në përkatësi kombëtare. Shqiptarët ordodoksë u bënë gradualisht serbë, greke, malazias, bullgarë armenë; shqiptarët katolikë u bënë kroatë, italianë; shqiptarët mysliman u bënë boshnjak, turq e arabë[4]. Serbët avatarë (avarë) dhe sllavë, u vendosën në shekullin e VI në jug Danubit, në rrethinën e Smederevës së sotme. Avarët (avatarët) dhe peçenegët kanë qenë si kalorës mercenarë që ti shërbenin administratës bizantine, për të penguar dyndjen e barbarëve të tjerë në brendësi të Gadishullit Ballkanik. Numri i tyre i vogël u shkri me fiset ilire: mezët, tribalët, dardanët, etj. Avarët/avatarët, që më vonë e morën emrin serbë, e kanë prejardhjen nga Himalajet dhe i përkisnin fisit turk –avar. Ndonjëri flet për zhdukjen e avarëve, si psh. historiani amerikan mbi Ballkanin, Ferdinand Schevill, në veprën e tij “Ballkani-historia dhe qytetërimi”, në të cilën, për kundër Prof. Dr. Skender Rizajt, në fund të shekulllit të shtatë dhe të tetë, këtë gadishull ua lë në duar sllavëve, të ardhur nga territori-mëmë i sllavëve (apo i skllavëve) në Ballkan, djerrina e lumit Pipet, në veri të qytetit ukrahinas të Kievit[5], pa e llogaritur se sllavët që erdhën nga andej  u përzinë dhe u shkrinë me avarët dhe skllevërit e tjerë, etj. duke u kthyer nga grabitës në banorë që ngulën rrënjë nëpër territoret e pushtuara dhe territoret e zbrazura. “Serbët“ qenë armiqtë më të rrezikshëm për tërë perandorinë Bizantine,[6] siç i quan me të drejtë z. Ferdinand Schevill, e në veçanti qenë të tillë për shqiptarët. Këtë gjë e kuptuan të gjithë ata që e studiuan mirëfilli Ballkanin. Ne vuajtëm shumë kohë dhe iu nënshtruam gjenocidit të pamëshirshëm e të tmershëm të serbo-sllavëve…

Peçenegët vinin nga rrethinat e maleve Karpate. Schevill nuk i zë fare në gojë. Fiset e dyndura nga Azia Qendrore në Gadishullin Ballkanik nga shekulli VI e deri në shekullin e XIII, u takonin fiseve turke, si psh. avarët, peçenekët, oguzët, magjarët, gaguzët, etj. Nga oguzët i kemi turqit gaguzë të Rumanisë e të Bullgarisë, që janë ortodoks dhe flasin turqisht; nga magjarët i kemi hungarezët e sotëm dhe shtetin e tyre Hungaria (Magjaria); emri bullgar ka dalur nga fjala turke: të përzier; ndërsa emri vllah ka dalë nga fjala turke: kalorës nomad[7].

Antroponimet, toponimet dhe mikrotopnimet „sllave“ nga territoret tona nuk janë sllave, por janë ortodokse dhe bogumile (patarene) në faltoret e të cilave përdorej gjuha kishtare e formuar nga Qirili dhe Metodi. Në Ballkan kanë ardhur në mes të shekujve VI e XIII fiset avare, mongole, peçenegët, dhe sllavët dhe janë asimiluar e jo zhdukur, siç thotë pa arsyetim shkencetari i njohur amerikan, Ferdinant Schevill[8], me pakicën e skllavëve, të jevgjitëve, të ebrejve, të vllehëve, etj. në këto anë.

Serbishtja, si gjuhë kombëtare dhe letrare e serbëve është krijuar nga Vuk Karagjiqi, në shekullin XIX, ndërkaq përmendet ajo gjuhë nga gjysma e dytë e shekullit XII. Shqipja ka qenë gjuhë familjare dhe popullore deri në shekullin e XIX, e në disa familje serbe, deri në ditët tona. Gjuha kishtare u formua nga Qirili dhe vëllai i tij Metodi, në Moravi, në vitin 864, në një mision të veçantë. Këta dy murgj evrej nga Selaniku, për të përkthyer pjesë të Biblës dhe të liturgjisë, përdorën një gjuhë që mund të flitej në rajonet skllave të Maqedonisë, të cilën nuk e kuptonin “moravët e Ballkanit”.

Cirili dhe Metodi e quajtën „Gjuhë ilire“ (Illyrika Lingua) këtë gjuhë, sepse formohej për të krijuar kulturën dhe gjuhën sllavo-ballkanase nëpër territoret ku flitej gjuha ilire. Me “të drejtën e fituesit, të ngadhnjimtarit” justifikohej çdo pretendim territorial, i trashëgimisë, i origjinës, i pasurisë, asaj kulturore, arkeologjike, historike etj, e deri te ajo gjuhësore[9]. Më vonë nga pansllavizmi i lëshuar si „lëvizje e të gjithë sllavëve“, në të cilën u kyqën popujt e ballkanit që e mbanin veten si të këtillë, është quajtur „gjuha e vjetër sllave“. Vetë serbët kishin sjellur nga Azia Qendrore një sekt të krishterizmit, të cilën papati e quante „skizmë”. Ithtarët e kishës ortodokse ku përdorej „gjuha ilire“ quheshin serbë, pa marrë parasysh se në cilën pjesë të Ballkanit jetonin dhe vepronin, nëse etnikisht ishin shqiptarë, turq apo vlleh[10]. Emri serb nuk tregonte përkatësinë etnike dhe kombëtare, por sociale. Më parë, e quanin vetveten si skllavini. Shumë femra martoheshin me burra të tjerë. U deshën tre breza që popullata e krijuar nga martesat e vendasve me bullgaro-mongolët apo turko-skllavët të mos e fliste gjuhën e të parëve të vet, por të fliste gjuhën e nënave skllave.

Perandoria Bizantine në këtë periudhë sulmohej gjithnjë e më shumë nga fiset barbare. Për ti amortizuar këto sulme të fuqishme dhe të shpeshta barbare i vendosën fiset e cekura skllave që premtonin se do ti dëbonin këto sulme në Ballkan, në Anadoll dhe në Azi. Serbo-sllavët nuk kanë ekzistuar në tokat iliro-shqiptare gjatë kohës antike dhe nuk kanë pushtuar tërësisht as Kosovën para vitit 1283, aq më pak në vitet 1180/90, siç pretendon historiografia e rrejshme serbe[11]. As Greqia nuk ka ekzistuar në atë kohë, ndërsa bullgarët kanë ardhur në tokat thrake.

Përveç këtyre fakteve që i kam cekur në shkrimet e mëhershme dhe në punimin tim të mëparshëm, po e përmend një autore të lashtësisë, Averil Camerun, profesoreshë e lashtësisë së vonë dhe të historisë së Bizantit në Oksford, e cila ka thënë në veprën e saj “Bizantinët”, se “Bullgarët qenë në origjinë një popullsi turke që ishte shfaqur në sferën bizantine në shekullin e shtatë dhe u shkri me popullsinë eksistuese sllave në fundin e shekullit të shtatë…”[12], pa shkruar për “serbët”, madje nuk shkruan fare për ilirët, sikur të mos eksistonin. Shteti serb ka adoptuar dhe grabitur mjaft nga të mirat jetësore nga trevat e zëna me dhunë e dredhi, që nga kohërat e Rashkës. Rashka ishte shtet i ndarë nga Iliria. Ajo quhej Albani, jo kurrsesi Serbi. Kështu është imponuar edhe në “shkencën” botërore.

Stefan Nimani e shfrytëzoi rastin pas rënies së dinastisë njëqindvjeçare të Komnenëve (1080-1185) për t`u pavarësuar. Në “Kanunin” e vet, Stefan Dushani, shpalli sllavizimin dhe ortodoksizmin e dhunshëm të gjithë besimtarëve të besimeve të tjera. Dhuna shkonte deri në damkosjen me hekur të skuqur në fytyrë të atyre që nuk e pranonin konvertimin[13]. Neni i dhjetë i këtij “Kanuni” thotë: “në qoftë se ndodh që ndonjë heretik (besimtar jo ortodoks) të jetojë mes pravosllavëve, të damkoset me hekur të skuqur në fytyrë dhe të përzihet, dhe në qoftë se gjendet dikush që i jep strehim, edhe ai të damkoset.”[14] Kjo nënkupton dhunën deri në vrasje të shqiptarëve, kthimin e kishave katolike në kisha ortodokse dhe pjesëmarrjen nëpër manastiret pravosllave të shqiptarëve ortodoks me tesha dhe kostume shqiptare.

Peçenegët, të ardhur nga Karpatet, janë përballur me Aleks dhe Johan Komnenin, pellazgo-iliro-shqiptarë, nga Epiri, në periudhën paleologase, që janë gjithashtu pellazgo-iliro-shqiptarë, nga Epiri dhe në shekullin e XII serbët pranuan autoritetin bizantin[15]. Kjo është hera e parë në histori kur janë paraqitur serbët. Tradita e bashkëpunimit me sundimtarët fqinjë sllavë e grekë kundër sundimtarëve jashtëballkanik dhe tradita e bashkëpunimit me popujt jashtëbashkanik kundër sundimtarëve ballkanas sllavë e grekë, që po rritej vazhdimisht, nga shekulli në shekull, është krijuar gradualisht traditë te iliro-shqiptarët[16].

Nga fundi i shekullit të XII sllavo-turko-avarët (bullgarët dhe të tjerë të quajtur “serbë”) filluan dëpërtimin e njohur në Kosovën e sotme më 1190, pas një lufte që bënë kundër Bizantit. Fjala është se ata kanë qenë sllavo-turko-avarët. Kjo është e vërteta. Tjetër është ajo çka shkruajnë serbët për vetveten. Në fillim të shekullit XII, që më 1180, të ashtuquajturit serbë, për herë të parë okupuan Mitrovicën e Vuçiternën; me 1224 okupuan Prizrenin. Shpeshherë u detyruan këto treva prap ti lëshojnë. Pushtimet e Nemanjiqëve dhe të pasardhësve të tij do të jenë të përkohshme, dmth. ata pushtojne dhe tërhiqen, që nga viti 1190 e këtej. Këto treva dhe qytete nuk do të mund t`i mbanin e as nuk do të mund të vendosnin një pushtet të përhershëm[17]. Nëpër këto treva banonin shqiptarët dhe nuk banonin fare “serbët”.

Sulmet e Rashkës karakterizohen fillimisht me luftë për plaçkë, jo për okupim. Pushtimet e para kishin të bënin me pjesën veriore të Kosovës, e cila afër mëse një gjysmë shekulli do të njihet si zonë kufitare ndërmjet territoreve të sotme të Kosovës (tokave bizantine) dhe zhupanisë (krahinës) së Rashkës. Tentimpushtimet e Rashkës do të kufizohen gjatë linjës Hvosne (fshat afër Pejës), duke vazhduar mbi lumin Ibër (mbi qytetin e sotëm të Mitrovicës) dhe malet e Albanikut (Kopaonikut), duke kaluar mbi qytetin e sotëm Besianë (ish-Podjevë). Kështjella e Zveçanit (mbi Mitrovicë)  ishte në okupim të Rashkës, ndërsa qyteti i Lipjanit i takonte Bizantit. Pra, zona kufitare nëpërmjet Zveçanit dhe Lipjanit do të shihet kështu njësoj, deri në okupimin e tërë vendit. Siç na flasnin të dhënat dhe faktet historike, kjo zonë ka qenë disa herë arenë e luftërave dhe ato dëshmojnë se pas ardhjes së Millutinit, mbret i Rashkës, pothuajse i tërë territori i sotëm i Kosovës bie nën okupim, nga  viti 1282/83[18]. Me këtë hov serbet e okupuan Shkupin në vitin 1285, që ishte Kryeqytet i Dardanisë, e jo i Kosovës së sotme[19].

Por, të kthejmë edhe njëherë sytë nga prapa. Ndër të tjerë, perandorinë Bizantine e udhëheqnin ilirët (pra shqiptarët), si popull i përzier me popuj të tjerë, me kryeqytet Kanstantinopojën, sikur Roma, meqë Roma kërcënohej shumë më shumë nga okuptarë të ndryshëm, dhe gradualisht e ndanë në perandorinë Romake të Lindjes e të Përëndimit. Grekët ishin populli parë i perandorisë Bizantine, që hypën në vendet më kyqe të perandorisë kryesisht përmes fesë, me anë të së cilës dëshironin të dominojnë. Derisa sundimtarët romako-bizantinë shkonin e vinin, popujt e dyndur, kryesisht sllavët, erdhën  duke u shtuar dhe gradualisht u vendosën nëpër tokat e vendasëve ilirë, të cilëve ua vështirësonte punën gjuha greke, që e pranuan si gjuhë zyrtare, krahas latinishtes, në fund të vitit 1000. Gjer në vitin 1000, Greqia nuk mund të flasë si e ka zakon të flasë ajo, se gjoja ka qenë më kryesorja. As gjuhën e saj nuk e kishte tërësisht të lejuar, ndonëse merrej me fenë. Le të kujtojmë se lufta e ikonave (ikonoklastia) ka filluar që në shekullin e VIII. Përmas kësaj lufte ajo i detyronte shqiptarët të shkëpusnin lidhjet me Papën/Papatin dhe Romën, si dhe vendosjen e kishës ilire nën vartësinë e Kostantinopojës, që udhëhiqej pjesërisht edhe nga sllavo-grekët. Në fakt, presionin mbi ilirët dhe tërë Perandorinë Bizantine e organizuan ata dhe gradualisht po merrte masa që e favorizonin elementin sllav dhe grek. Si pasojë e kësaj, grekët ia dhanë bullgarëve dhe sllavëve fenë ortodokse, kur premtuan se do të bëhëshin ortodoks të bindur. Në vijë të kësaj po vendosej gjuha greke si gjuhë kishtare e Kishes Ortodokse. Ilirët, duke përqafuar fenë ortodokse gradualisht po shkombëtarizoheshin. Kisha ordodokse greke po bëhej kështu zëdhënsja e vetme e shtetit teokratik bizantinë.

Në shekullin e XI, filloi ndarja e madhe ideore, fetare e politike e ilirëve deri në kohët moderne. Ithtarët e Kishës Katolike Shqiptare e quanin veten albanë. Ata të cilët i qëndruan besnikë Kishës së Patrikanës së Konstantino-pojës, e cila si gjuhë kishtare e përdorte “greqishten” dhe më vonë gjuhën „sllavishte“, që sollën vëllezërit Ciril dhe Medodi, vazhduan ta quanin veten e tyre gradualisht “grekë e sllavë”. Kush ortodoksohej njëkohësisht greqizohej ose serbizohej.  Në shekujt XI e XII u rrit në përmasa jashtëzakonisht të mëdha presioni dhe procesi asimilues serbo-grek dhe rezultat i kësaj erdhi kijimi: në veri, i Mbretërisë së Rashës me Stefan Nimanin. Në atë kohë Albania quhej Kosova, Rrasia, Shqipëria dhe Maqedonia, deri në Selanik. Shteti Rrasia vinte nga emri Rrasë, i kryeqendrës së atij shteti, të Jeni-Pazari. Ata nuk ishin “serbë”, siç e pohon historiografia e rrejshme serbe, por ishin ilirë, triballë, pra shqiptarë, e nga Millutini, ishin skizmatikë, pra që kishin ndërruar fenë e gjuhën tjetër, e jo kombin. Kuptimin e fjalës “serb” mund ta shpjegojmë me anë të gegërishtes SHKJA (raje), që nuk do të thotë “komb”. Me emrin raje filluan  të quheshin besimtarët e një feje të krishterë, sepse fetë i kishin karakteristikat themelore të luftërave të pa shkëputura, që vinin nga njëri kënd i kontitenteve deri në kontnentin e Evropës. Pra, luftërat ekskluzive të Evropës, Azisë dhe Afrikës kishin vetëm  karakter fetar.

Feja e krishterë katolike e përëndimit luftonte rrebtë me fenë e krishterë ortodokse të lindjes, dhe që të dyja bashkoheshin në luftë të përbashkët me besimet apo fenë pagane, ose paganizmin, ngado që vinte ajo. Shteti militant osman i mori me dredhi nga perandoria Bizantine teknikat e mbrendshme të udhëheqjes shtetërore dhe i shpuri në përsosje më tutje në drejtim të fitores globale që e mendonte. Ajo e nxorri fenë muhamedane suni, përkundër mu-hamdanizmit sheii, që ishte i pari besim apo fe nga Muhamedi dhe që përfaqësohej në atë kohë nga shahu i Iranit, i cili bashkëpunonte me katolizismin katolik, me seli në Romë, në luftë me muhamedanizmin e osmanëve suni, si fenë e vetme të sultanëve osmanë. Në pamje të parë, synimet e muhamedanizmit suni përputheshin me parimet e orodoksismit grekë, sllav, armen, e më pastaj edhe të protestanizmit të Martin Luterit, ndërsa ato të katolicizmit të Papatit përputheshin me syimet e muhame-danizmit sheitë. Të gjitha luftërat e asaj periudhe mijëvjeçare kishin karakter fetar, ideologjik. Feja muslimane osmane kthehej kundër feve të tjera të krishterimit ortodoksë të lindjes dhe krishterimit katolik të përëndimit. Sipas ligjeve osmane të shekujve të parë raja e krishterë ortodokse kishte pozitë juridike më të lehtë dhe më të mirë se raja muslimane, e cila i linte shtëpitë, familjen, tokën të merrte pjesë në luftërat e pandërprera shekullore në të tri kontinentet. Krishterët që nuk e ishin pranuar vasalitetin e sulltanit, por e njihnin si epror të vetin Papën e Romës, ishin të detyruar të „skizmati-zoheshin“ dhe të bëheshin itharë të fesë katolike greke e sllave, me vonë të quajtur edhe serbe, se sa të muhamedanizoheshin në fenë sunite, pra, që ti shërbenin shtetit militarist osman..[20]

Armiqtë e pandryshueshëm fqinjë qenë kurdoherë grekët, bullgarët dhe serbët. Armiqtë pak më të largët qenë turqit, latinët- përderisa papati u detyrua të kthehet në kundërshtim me ne, dhe rusët, sidomos pansllavizmi i njohur. Veprimet e dëmshme do ti ndjekim në vazhdimet e këtij shkrimi… (Vijon)

 



[1] Prof. Dr. Skender Rizajt, “Falsifikimet e historiografisë serbe”, A-Print, Prishtinë 2006, faqe 15.

[2] shiko veprën e cituar, faqe 34.

[3] shiko veprën e cituar, faqet 24-25.

[4] shiko veprën e cituar, faqe 17.

[5]  Ferdinand Schevill, “Ballkani-historia dhe qytetërimi”, Eugen, Tiranë 2002, faqe 73.

[6] E njëjta vepër, faqe 97.

[7] Prof. Skender Rizaj, “E drejta historike…”, në faqet 25 e 26, në fusnotë.

[8] Vepra e cituar e Ferdinand Schevillit, faqe 71

[9] shiko shkrimin e Fatbardha Demit, “Ideologjia politike e historiografisë Europiane”, te www.pashtriku.org.

[10] Prof. Dr. Skender Rizaj, „E drejta historike…“, faqe 27, në fusnotë.

[11] Shiko shkrimin e Dr. sc. Enver Rexhës, të publikuar në www.zemrashqiptare.net/article/Speciale/6968/1

[12] Averil Camerun, “Bizantinët”, Dituria, Tiranë 2008, faqe 70.

[13] Hyasamedin Ferraj, “Skicë e mendimit politik shqiptar”, Pegi, Tiranë 2006, faqe 40-42.

[14] e njëjta vepër, faqe 42, perkthyer shqip nga Stojan Novakoviq, “Zakonik Stefan Dusana”, Beograd 1848.

[15] Averil Camerun, vep. e cituar, faqe 87.

[16] Hysamedin Feraj, vepra e cituar, faqe 39.

[17] Shkrimi i përmendur i Dr. sc. Enver Rexhës, te www.zemrashqiptare.net.

[18] Po aty, shkrimi i Dr. sc. Enver Rexhës,

[19] UNIKOMBI, “Libri bardhë, Lashtësia shqiptare dhe shtetësia e Kosovës si realitet historik dhe politik”, Prishtinë 1992, faqe 4.

[20] Prof. Dr. Skender Rizaj, „Shqiptarët dhe serbët në Kosovë“, Zëri,  Prishtinë 1991, faqe 45.

Filed Under: Histori Tagged With: Armiqte, gjate, Ibrahim Avdyli, renies se Bizantit

Artikujt e fundit

  • Qendra Kulturore dhe Artistike Shqiptare “Margarita Xhepa” në edicionin e dytë të Paradës së madhe të kostumeve dhe muzikës tradicionale shqiptare
  • SERBIA SULMOI KOSOVËN ME BANDA KRIMINALE
  • Aleksandër Xhuvani drejtor dhe autori i teksteve në Normalen e Elbasanit
  • Shqiptarët në New York kryen homazhe në nderim të heroit të Kosovës Afrim Bunjaku
  • NY Vigil Tribute to Officer Bunjaku
  • 150 VJETORI I LINDJES SË HASAN PRISHTINËS, NJË NGJARJE QË TEJKALON KUFIJTË KOHORË E HAPËSINORË
  • KALENDAR Kur Papa Pali III merrte nën juridiksion papal, Urdhrin e Jezuitëve
  • SHKOLLA SHQIPE E MICHIGANIT, GJUHA DHE IDENTITETI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE NË AMERIKË
  • Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier
  • Shtatori është dhembja dhe krenaria jonë, kujtimi për masakrën e Deliajve në Abri
  • KLARA  KODRA,  STUDIUESE  E  LETËRSISË  ARBËRESHE
  • Pyetje
  • Shqipëria po shitet, shqiptarët  rrijnë e vështrojnë
  • SERBIA – PROBLEM I BALLKANIT DHE JO ZGJIDHJE E TIJ
  • IL PICCOLO DI TRIESTE (1912) / FALË MARK KAKARRIQIT ARRITËM TË INTERVISTONIM NË QYTETIN TONË ISMAIL BEJ QEMALIN, PARA SE KY I FUNDIT TË NISEJ PËR TË SHPALLUR PAVARËSINË E SHQIPËRISË

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT