Nga Brahim AVDYLI/
“FEJA E SHQIPARIT ËSHTË SHQIPTARIA”
(VASO PASHË SHKODRANI)
Cështja shqiptare është çështje e madhe kombëtare në Ballkan. Kombi shqiptar është njëri prej kombeve më të lashtë të Evropës. Ai ka qenë dhe mbeti një komb liridashës, me ndenja të kulluara të Atdheut e të Kombit, të luftës së pashkëputur të mbijetesës. Në vitet e tij më të liga dëshmon se ka ikur nga lufta deri në momentet e fundit, që të mos e rrezikojë askend.
Sipas mitologjisë, nëpër malet e larta dhe Alpet e Shqipërisë, jetonin nga gjeneza e lashtë gegët, gigantët, gjigantët e mëdhenj të malësorëve të sotëm, ndërsa në jug dhe nëpër bregdet jetonin toskët, toskanët, vëllezërit e gegëve, që sot janë zgjeruar bashkë me gegët nëpër botë.
Edhe njëhrë po e përsërisim, se pellazgët, në periudhat më të vjetra të historisë dhe të parahistorisë, si stërgjyshërit e shqiptarëve të sotëm, kanë jetuar në pjesën më të madhe të botës, duke zhvilluar një qytetërim shumë të rëndësishëm. Popullsia parahelene, autoktone e Greqisë, ishin pellazgët. Aty sundonte raca e bardhë, apo siç quhet raca e sotme evropiane, dhe flitej pellazgishtja. Ne jemi stërnipërit më autentikë të pellazgëve, të dardanëve dhe ilirëve të vjetër. Pellazgët-iliro-shqiptarët e ruajtën me mija vjet të papërlyer genin e vet me bukuri të virtytshme.
Në Greqinë e tanishme veriore jetonin shumë fise, që quheshin epirotë, si psh. ndër të tjera molosët, antintanët dhe kaonët, të cilët iu nënshtruan gjenocizmit shumëvjeçar të atyre që quheshin atëherë helen apo grekë. Gjatë një kohe të gjatë këto fise janë pothuajse greqizuar dhe ka mbetur vetëm një trevë e banuar nga suliotët dhe çamët. Procesi i asimilimit të shqiptarëve në Greqi vazhdon edhe më vonë në rrethinat e Athinës, të Peloponezit dhe të çamërisë së sotme. Epirët ose epirotët që janë shtrirë në 2/3 e Greqinë e sotme dhe kanë përmbledhur popullatën pellazge (ilire) që është shtrirë deri në Maqedoni (Macedones). Emri Macedones ka rrënjë pellazgo-ilire dhe ruhet në trajtën e vet origjinale. Aty kanë jetuar macedones, fis pellazgo-ilirë, para se të helenizohej (greqizohej) një pjesë e mirë në kohën e mbretit Filipi II. Maqedonët shtriheshin në një pjesë të Maqedonisë së sotme, kurse në jug deri në Detin Egje. Me maqedonët antikë, që nuk kanë kurrfarë lidhje me maqedonët e sotëm sllavë, kufizohej fisi peon në veri, në rajonin e mesme të rrjedhës së lumit Astribo, deri te lumi i Strumës Erigon (tani, Cërna-Reka). Në rethinat e Liqenit të Ohrit kanë jetuar dasaret, kurse në luginën e Drinit të Zi shtriheshin fiset penestët dhe pirustët. Në Shqipërinë e sotme shtrihej fisi i fortë i Taulantëve, që përbëhej nga disa fise të vogla, si psh. helidonët, sesaretët, partinët, arbrët, që mund të jetë edhe bazë e emrit të mëvonshëm etnik të shqiptarëve-arbër.
Ndër fiset më të mëdha ishin dardanët që shtriheshin në përëndim të Moravës deri te rrjedha e sipërme e lumenjëve Pek dhe Timok, dhe në viset lindore deri përtej Nishit. Dardanët shtriheshin në tërë Kosovën dhe një pjesë të madhe të Maqedonisë, në veri dhe përëndim. Ajo quhet Dardania. Dardania e vjetër ishte e tërë treva e Turqisë evropiane dhe ballkanike. Kështu quhet edhe sot një pjesë e vogël Dardanele. Në Evropë, ne jemi shumë përpara grekëve dhe latinëve, me një kulturë parahelene…
Mbi këto troje është krijuar Perandoria Bizantine dhe ajo ka rrjedhur prej Mbretërisë së Dardanisë. Toponimi Bizant ka dalur nga fjala biz-ë/bez, ana e bizëve, e brigjeve e kodrinave të vogla prej rëre pranë Konstatinopojës (Stambollit, Istanbul), që e ka marrë kështu emrin nga Kostandini i Madh, pellazgo-dardano-iliro-shqiptar nga Nishi, duke e bërë Perandorinë Bizantine me Konstantinopojën si Kryeqytet, që është ngritur mbi “shtat kodra rëre”. Ajo është ngritur njësoj si Roma e Perandorisë Romake dhe është quajtur “Pjesa Lindore e Perandorisë Romake”. Bizanti quhej Illirikum, pra Iliria (Ylliria) dhe banorët e saj nga pikëpamja e shtetësisë quheshin bizantinë dhe nga përkatësia etnike dhe kombëtare quheshin ilirë[1].
Emri ilirë gjatë shekujve XI-XV ndër shqiptarët si emër antik e mesjetar zëvendësohet nga sinonimet më të vjetra: alban (alb-an=malësor), arban (arb-an= fushor), arnavud (ar-na-v(u)d=kopshtar) dhe shqiptar (shqipe-t-ar= shqiponjë, shqipe), me kuptimin zotërues të vendit, të maleve, fushave, i kopshteve dhe i qiellit të tyre.[2] Qysh në gjysmës së parë të shekullin e XIV, në veprën e gjeografit iranian Bitlis shqiptarët regjistrohen si kavim-komb e jo si millet-popull. Udhëpërshkruesi turk Evlia çelebiu, i cili e vizitoj Kosovën, shkruan se popullsia e Kosovës ishte popullsia shqiptare, kurse lumi Llab, i cili rrjedhë pranë qytetit Kosovë, buron në Shqipëri (Arnavutlluk).[3] Kjo është baza historike pellazge, ilire apo shqiptare e Kosovës aktualle, e cila nuk përfshinë as gjysmën e shtrirjes së vet antike në Dardani. Kështu, e ashtuquajtura “Serbi”, si shtet dhe si territor etnik nuk ka ekzistuar.
Në shekullin e XV e deri në shekullin e XIX ka luajtur një rol të fryrë vetë Patrikana ekumene e Stambollit e krijuar në Perandorinë Bizantine prej Mbretërisë Dardane, pasi e ndanë Perandorinë Romake në Perandori të Lindjes dhe të Përëndimit, me shqiptarët ortodoksë. Në shekullin e XIX përkatësia kishtare filloi gradualisht të shndërrohej në përkatësi kombëtare. Shqiptarët ordodoksë u bënë gradualisht serbë, greke, malazias, bullgarë armenë; shqiptarët katolikë u bënë kroatë, italianë; shqiptarët mysliman u bënë boshnjak, turq e arabë[4]. Serbët avatarë (avarë) dhe sllavë, u vendosën në shekullin e VI në jug Danubit, në rrethinën e Smederevës së sotme. Avarët (avatarët) dhe peçenegët kanë qenë si kalorës mercenarë që ti shërbenin administratës bizantine, për të penguar dyndjen e barbarëve të tjerë në brendësi të Gadishullit Ballkanik. Numri i tyre i vogël u shkri me fiset ilire: mezët, tribalët, dardanët, etj. Avarët/avatarët, që më vonë e morën emrin serbë, e kanë prejardhjen nga Himalajet dhe i përkisnin fisit turk –avar. Ndonjëri flet për zhdukjen e avarëve, si psh. historiani amerikan mbi Ballkanin, Ferdinand Schevill, në veprën e tij “Ballkani-historia dhe qytetërimi”, në të cilën, për kundër Prof. Dr. Skender Rizajt, në fund të shekulllit të shtatë dhe të tetë, këtë gadishull ua lë në duar sllavëve, të ardhur nga territori-mëmë i sllavëve (apo i skllavëve) në Ballkan, djerrina e lumit Pipet, në veri të qytetit ukrahinas të Kievit[5], pa e llogaritur se sllavët që erdhën nga andej u përzinë dhe u shkrinë me avarët dhe skllevërit e tjerë, etj. duke u kthyer nga grabitës në banorë që ngulën rrënjë nëpër territoret e pushtuara dhe territoret e zbrazura. “Serbët“ qenë armiqtë më të rrezikshëm për tërë perandorinë Bizantine,[6] siç i quan me të drejtë z. Ferdinand Schevill, e në veçanti qenë të tillë për shqiptarët. Këtë gjë e kuptuan të gjithë ata që e studiuan mirëfilli Ballkanin. Ne vuajtëm shumë kohë dhe iu nënshtruam gjenocidit të pamëshirshëm e të tmershëm të serbo-sllavëve…
Peçenegët vinin nga rrethinat e maleve Karpate. Schevill nuk i zë fare në gojë. Fiset e dyndura nga Azia Qendrore në Gadishullin Ballkanik nga shekulli VI e deri në shekullin e XIII, u takonin fiseve turke, si psh. avarët, peçenekët, oguzët, magjarët, gaguzët, etj. Nga oguzët i kemi turqit gaguzë të Rumanisë e të Bullgarisë, që janë ortodoks dhe flasin turqisht; nga magjarët i kemi hungarezët e sotëm dhe shtetin e tyre Hungaria (Magjaria); emri bullgar ka dalur nga fjala turke: të përzier; ndërsa emri vllah ka dalë nga fjala turke: kalorës nomad[7].
Antroponimet, toponimet dhe mikrotopnimet „sllave“ nga territoret tona nuk janë sllave, por janë ortodokse dhe bogumile (patarene) në faltoret e të cilave përdorej gjuha kishtare e formuar nga Qirili dhe Metodi. Në Ballkan kanë ardhur në mes të shekujve VI e XIII fiset avare, mongole, peçenegët, dhe sllavët dhe janë asimiluar e jo zhdukur, siç thotë pa arsyetim shkencetari i njohur amerikan, Ferdinant Schevill[8], me pakicën e skllavëve, të jevgjitëve, të ebrejve, të vllehëve, etj. në këto anë.
Serbishtja, si gjuhë kombëtare dhe letrare e serbëve është krijuar nga Vuk Karagjiqi, në shekullin XIX, ndërkaq përmendet ajo gjuhë nga gjysma e dytë e shekullit XII. Shqipja ka qenë gjuhë familjare dhe popullore deri në shekullin e XIX, e në disa familje serbe, deri në ditët tona. Gjuha kishtare u formua nga Qirili dhe vëllai i tij Metodi, në Moravi, në vitin 864, në një mision të veçantë. Këta dy murgj evrej nga Selaniku, për të përkthyer pjesë të Biblës dhe të liturgjisë, përdorën një gjuhë që mund të flitej në rajonet skllave të Maqedonisë, të cilën nuk e kuptonin “moravët e Ballkanit”.
Cirili dhe Metodi e quajtën „Gjuhë ilire“ (Illyrika Lingua) këtë gjuhë, sepse formohej për të krijuar kulturën dhe gjuhën sllavo-ballkanase nëpër territoret ku flitej gjuha ilire. Me “të drejtën e fituesit, të ngadhnjimtarit” justifikohej çdo pretendim territorial, i trashëgimisë, i origjinës, i pasurisë, asaj kulturore, arkeologjike, historike etj, e deri te ajo gjuhësore[9]. Më vonë nga pansllavizmi i lëshuar si „lëvizje e të gjithë sllavëve“, në të cilën u kyqën popujt e ballkanit që e mbanin veten si të këtillë, është quajtur „gjuha e vjetër sllave“. Vetë serbët kishin sjellur nga Azia Qendrore një sekt të krishterizmit, të cilën papati e quante „skizmë”. Ithtarët e kishës ortodokse ku përdorej „gjuha ilire“ quheshin serbë, pa marrë parasysh se në cilën pjesë të Ballkanit jetonin dhe vepronin, nëse etnikisht ishin shqiptarë, turq apo vlleh[10]. Emri serb nuk tregonte përkatësinë etnike dhe kombëtare, por sociale. Më parë, e quanin vetveten si skllavini. Shumë femra martoheshin me burra të tjerë. U deshën tre breza që popullata e krijuar nga martesat e vendasve me bullgaro-mongolët apo turko-skllavët të mos e fliste gjuhën e të parëve të vet, por të fliste gjuhën e nënave skllave.
Perandoria Bizantine në këtë periudhë sulmohej gjithnjë e më shumë nga fiset barbare. Për ti amortizuar këto sulme të fuqishme dhe të shpeshta barbare i vendosën fiset e cekura skllave që premtonin se do ti dëbonin këto sulme në Ballkan, në Anadoll dhe në Azi. Serbo-sllavët nuk kanë ekzistuar në tokat iliro-shqiptare gjatë kohës antike dhe nuk kanë pushtuar tërësisht as Kosovën para vitit 1283, aq më pak në vitet 1180/90, siç pretendon historiografia e rrejshme serbe[11]. As Greqia nuk ka ekzistuar në atë kohë, ndërsa bullgarët kanë ardhur në tokat thrake.
Përveç këtyre fakteve që i kam cekur në shkrimet e mëhershme dhe në punimin tim të mëparshëm, po e përmend një autore të lashtësisë, Averil Camerun, profesoreshë e lashtësisë së vonë dhe të historisë së Bizantit në Oksford, e cila ka thënë në veprën e saj “Bizantinët”, se “Bullgarët qenë në origjinë një popullsi turke që ishte shfaqur në sferën bizantine në shekullin e shtatë dhe u shkri me popullsinë eksistuese sllave në fundin e shekullit të shtatë…”[12], pa shkruar për “serbët”, madje nuk shkruan fare për ilirët, sikur të mos eksistonin. Shteti serb ka adoptuar dhe grabitur mjaft nga të mirat jetësore nga trevat e zëna me dhunë e dredhi, që nga kohërat e Rashkës. Rashka ishte shtet i ndarë nga Iliria. Ajo quhej Albani, jo kurrsesi Serbi. Kështu është imponuar edhe në “shkencën” botërore.
Stefan Nimani e shfrytëzoi rastin pas rënies së dinastisë njëqindvjeçare të Komnenëve (1080-1185) për t`u pavarësuar. Në “Kanunin” e vet, Stefan Dushani, shpalli sllavizimin dhe ortodoksizmin e dhunshëm të gjithë besimtarëve të besimeve të tjera. Dhuna shkonte deri në damkosjen me hekur të skuqur në fytyrë të atyre që nuk e pranonin konvertimin[13]. Neni i dhjetë i këtij “Kanuni” thotë: “në qoftë se ndodh që ndonjë heretik (besimtar jo ortodoks) të jetojë mes pravosllavëve, të damkoset me hekur të skuqur në fytyrë dhe të përzihet, dhe në qoftë se gjendet dikush që i jep strehim, edhe ai të damkoset.”[14] Kjo nënkupton dhunën deri në vrasje të shqiptarëve, kthimin e kishave katolike në kisha ortodokse dhe pjesëmarrjen nëpër manastiret pravosllave të shqiptarëve ortodoks me tesha dhe kostume shqiptare.
Peçenegët, të ardhur nga Karpatet, janë përballur me Aleks dhe Johan Komnenin, pellazgo-iliro-shqiptarë, nga Epiri, në periudhën paleologase, që janë gjithashtu pellazgo-iliro-shqiptarë, nga Epiri dhe në shekullin e XII serbët pranuan autoritetin bizantin[15]. Kjo është hera e parë në histori kur janë paraqitur serbët. Tradita e bashkëpunimit me sundimtarët fqinjë sllavë e grekë kundër sundimtarëve jashtëballkanik dhe tradita e bashkëpunimit me popujt jashtëbashkanik kundër sundimtarëve ballkanas sllavë e grekë, që po rritej vazhdimisht, nga shekulli në shekull, është krijuar gradualisht traditë te iliro-shqiptarët[16].
Nga fundi i shekullit të XII sllavo-turko-avarët (bullgarët dhe të tjerë të quajtur “serbë”) filluan dëpërtimin e njohur në Kosovën e sotme më 1190, pas një lufte që bënë kundër Bizantit. Fjala është se ata kanë qenë sllavo-turko-avarët. Kjo është e vërteta. Tjetër është ajo çka shkruajnë serbët për vetveten. Në fillim të shekullit XII, që më 1180, të ashtuquajturit serbë, për herë të parë okupuan Mitrovicën e Vuçiternën; me 1224 okupuan Prizrenin. Shpeshherë u detyruan këto treva prap ti lëshojnë. Pushtimet e Nemanjiqëve dhe të pasardhësve të tij do të jenë të përkohshme, dmth. ata pushtojne dhe tërhiqen, që nga viti 1190 e këtej. Këto treva dhe qytete nuk do të mund t`i mbanin e as nuk do të mund të vendosnin një pushtet të përhershëm[17]. Nëpër këto treva banonin shqiptarët dhe nuk banonin fare “serbët”.
Sulmet e Rashkës karakterizohen fillimisht me luftë për plaçkë, jo për okupim. Pushtimet e para kishin të bënin me pjesën veriore të Kosovës, e cila afër mëse një gjysmë shekulli do të njihet si zonë kufitare ndërmjet territoreve të sotme të Kosovës (tokave bizantine) dhe zhupanisë (krahinës) së Rashkës. Tentimpushtimet e Rashkës do të kufizohen gjatë linjës Hvosne (fshat afër Pejës), duke vazhduar mbi lumin Ibër (mbi qytetin e sotëm të Mitrovicës) dhe malet e Albanikut (Kopaonikut), duke kaluar mbi qytetin e sotëm Besianë (ish-Podjevë). Kështjella e Zveçanit (mbi Mitrovicë) ishte në okupim të Rashkës, ndërsa qyteti i Lipjanit i takonte Bizantit. Pra, zona kufitare nëpërmjet Zveçanit dhe Lipjanit do të shihet kështu njësoj, deri në okupimin e tërë vendit. Siç na flasnin të dhënat dhe faktet historike, kjo zonë ka qenë disa herë arenë e luftërave dhe ato dëshmojnë se pas ardhjes së Millutinit, mbret i Rashkës, pothuajse i tërë territori i sotëm i Kosovës bie nën okupim, nga viti 1282/83[18]. Me këtë hov serbet e okupuan Shkupin në vitin 1285, që ishte Kryeqytet i Dardanisë, e jo i Kosovës së sotme[19].
Por, të kthejmë edhe njëherë sytë nga prapa. Ndër të tjerë, perandorinë Bizantine e udhëheqnin ilirët (pra shqiptarët), si popull i përzier me popuj të tjerë, me kryeqytet Kanstantinopojën, sikur Roma, meqë Roma kërcënohej shumë më shumë nga okuptarë të ndryshëm, dhe gradualisht e ndanë në perandorinë Romake të Lindjes e të Përëndimit. Grekët ishin populli parë i perandorisë Bizantine, që hypën në vendet më kyqe të perandorisë kryesisht përmes fesë, me anë të së cilës dëshironin të dominojnë. Derisa sundimtarët romako-bizantinë shkonin e vinin, popujt e dyndur, kryesisht sllavët, erdhën duke u shtuar dhe gradualisht u vendosën nëpër tokat e vendasëve ilirë, të cilëve ua vështirësonte punën gjuha greke, që e pranuan si gjuhë zyrtare, krahas latinishtes, në fund të vitit 1000. Gjer në vitin 1000, Greqia nuk mund të flasë si e ka zakon të flasë ajo, se gjoja ka qenë më kryesorja. As gjuhën e saj nuk e kishte tërësisht të lejuar, ndonëse merrej me fenë. Le të kujtojmë se lufta e ikonave (ikonoklastia) ka filluar që në shekullin e VIII. Përmas kësaj lufte ajo i detyronte shqiptarët të shkëpusnin lidhjet me Papën/Papatin dhe Romën, si dhe vendosjen e kishës ilire nën vartësinë e Kostantinopojës, që udhëhiqej pjesërisht edhe nga sllavo-grekët. Në fakt, presionin mbi ilirët dhe tërë Perandorinë Bizantine e organizuan ata dhe gradualisht po merrte masa që e favorizonin elementin sllav dhe grek. Si pasojë e kësaj, grekët ia dhanë bullgarëve dhe sllavëve fenë ortodokse, kur premtuan se do të bëhëshin ortodoks të bindur. Në vijë të kësaj po vendosej gjuha greke si gjuhë kishtare e Kishes Ortodokse. Ilirët, duke përqafuar fenë ortodokse gradualisht po shkombëtarizoheshin. Kisha ordodokse greke po bëhej kështu zëdhënsja e vetme e shtetit teokratik bizantinë.
Në shekullin e XI, filloi ndarja e madhe ideore, fetare e politike e ilirëve deri në kohët moderne. Ithtarët e Kishës Katolike Shqiptare e quanin veten albanë. Ata të cilët i qëndruan besnikë Kishës së Patrikanës së Konstantino-pojës, e cila si gjuhë kishtare e përdorte “greqishten” dhe më vonë gjuhën „sllavishte“, që sollën vëllezërit Ciril dhe Medodi, vazhduan ta quanin veten e tyre gradualisht “grekë e sllavë”. Kush ortodoksohej njëkohësisht greqizohej ose serbizohej. Në shekujt XI e XII u rrit në përmasa jashtëzakonisht të mëdha presioni dhe procesi asimilues serbo-grek dhe rezultat i kësaj erdhi kijimi: në veri, i Mbretërisë së Rashës me Stefan Nimanin. Në atë kohë Albania quhej Kosova, Rrasia, Shqipëria dhe Maqedonia, deri në Selanik. Shteti Rrasia vinte nga emri Rrasë, i kryeqendrës së atij shteti, të Jeni-Pazari. Ata nuk ishin “serbë”, siç e pohon historiografia e rrejshme serbe, por ishin ilirë, triballë, pra shqiptarë, e nga Millutini, ishin skizmatikë, pra që kishin ndërruar fenë e gjuhën tjetër, e jo kombin. Kuptimin e fjalës “serb” mund ta shpjegojmë me anë të gegërishtes SHKJA (raje), që nuk do të thotë “komb”. Me emrin raje filluan të quheshin besimtarët e një feje të krishterë, sepse fetë i kishin karakteristikat themelore të luftërave të pa shkëputura, që vinin nga njëri kënd i kontitenteve deri në kontnentin e Evropës. Pra, luftërat ekskluzive të Evropës, Azisë dhe Afrikës kishin vetëm karakter fetar.
Feja e krishterë katolike e përëndimit luftonte rrebtë me fenë e krishterë ortodokse të lindjes, dhe që të dyja bashkoheshin në luftë të përbashkët me besimet apo fenë pagane, ose paganizmin, ngado që vinte ajo. Shteti militant osman i mori me dredhi nga perandoria Bizantine teknikat e mbrendshme të udhëheqjes shtetërore dhe i shpuri në përsosje më tutje në drejtim të fitores globale që e mendonte. Ajo e nxorri fenë muhamedane suni, përkundër mu-hamdanizmit sheii, që ishte i pari besim apo fe nga Muhamedi dhe që përfaqësohej në atë kohë nga shahu i Iranit, i cili bashkëpunonte me katolizismin katolik, me seli në Romë, në luftë me muhamedanizmin e osmanëve suni, si fenë e vetme të sultanëve osmanë. Në pamje të parë, synimet e muhamedanizmit suni përputheshin me parimet e orodoksismit grekë, sllav, armen, e më pastaj edhe të protestanizmit të Martin Luterit, ndërsa ato të katolicizmit të Papatit përputheshin me syimet e muhame-danizmit sheitë. Të gjitha luftërat e asaj periudhe mijëvjeçare kishin karakter fetar, ideologjik. Feja muslimane osmane kthehej kundër feve të tjera të krishterimit ortodoksë të lindjes dhe krishterimit katolik të përëndimit. Sipas ligjeve osmane të shekujve të parë raja e krishterë ortodokse kishte pozitë juridike më të lehtë dhe më të mirë se raja muslimane, e cila i linte shtëpitë, familjen, tokën të merrte pjesë në luftërat e pandërprera shekullore në të tri kontinentet. Krishterët që nuk e ishin pranuar vasalitetin e sulltanit, por e njihnin si epror të vetin Papën e Romës, ishin të detyruar të „skizmati-zoheshin“ dhe të bëheshin itharë të fesë katolike greke e sllave, me vonë të quajtur edhe serbe, se sa të muhamedanizoheshin në fenë sunite, pra, që ti shërbenin shtetit militarist osman..[20]
Armiqtë e pandryshueshëm fqinjë qenë kurdoherë grekët, bullgarët dhe serbët. Armiqtë pak më të largët qenë turqit, latinët- përderisa papati u detyrua të kthehet në kundërshtim me ne, dhe rusët, sidomos pansllavizmi i njohur. Veprimet e dëmshme do ti ndjekim në vazhdimet e këtij shkrimi… (Vijon)
[1] Prof. Dr. Skender Rizajt, “Falsifikimet e historiografisë serbe”, A-Print, Prishtinë 2006, faqe 15.
[2] shiko veprën e cituar, faqe 34.
[3] shiko veprën e cituar, faqet 24-25.
[4] shiko veprën e cituar, faqe 17.
[5] Ferdinand Schevill, “Ballkani-historia dhe qytetërimi”, Eugen, Tiranë 2002, faqe 73.
[6] E njëjta vepër, faqe 97.
[7] Prof. Skender Rizaj, “E drejta historike…”, në faqet 25 e 26, në fusnotë.
[8] Vepra e cituar e Ferdinand Schevillit, faqe 71
[9] shiko shkrimin e Fatbardha Demit, “Ideologjia politike e historiografisë Europiane”, te www.pashtriku.org.
[10] Prof. Dr. Skender Rizaj, „E drejta historike…“, faqe 27, në fusnotë.
[11] Shiko shkrimin e Dr. sc. Enver Rexhës, të publikuar në www.zemrashqiptare.net/article/Speciale/6968/1
[12] Averil Camerun, “Bizantinët”, Dituria, Tiranë 2008, faqe 70.
[13] Hyasamedin Ferraj, “Skicë e mendimit politik shqiptar”, Pegi, Tiranë 2006, faqe 40-42.
[14] e njëjta vepër, faqe 42, perkthyer shqip nga Stojan Novakoviq, “Zakonik Stefan Dusana”, Beograd 1848.
[15] Averil Camerun, vep. e cituar, faqe 87.
[16] Hysamedin Feraj, vepra e cituar, faqe 39.
[17] Shkrimi i përmendur i Dr. sc. Enver Rexhës, te www.zemrashqiptare.net.
[18] Po aty, shkrimi i Dr. sc. Enver Rexhës,
[19] UNIKOMBI, “Libri bardhë, Lashtësia shqiptare dhe shtetësia e Kosovës si realitet historik dhe politik”, Prishtinë 1992, faqe 4.
[20] Prof. Dr. Skender Rizaj, „Shqiptarët dhe serbët në Kosovë“, Zëri, Prishtinë 1991, faqe 45.