• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FLAMURI I BANDЁS “ VATRA”, DIҪKA NGA HISTORIKU I BANDЁS DHE NJЁ PROPOZIM

April 7, 2013 by dgreca

Nga Frederik Stamati/ Vite më parë u desh të merresha  për një kohë të gjatë me flamurin e Bandës     “VATRA “. E kisha gjetur poshtë dollapeve të fondit etnografik të Institutit të Kulturës Popullore, të futur në një qese plastmasi. Sapo kishte ndodhur një përmbytje. Flamuri kullonte ujë. Duhej shpëtuar. E mora në laborator. E shikoja  përditë. Nuk i a dija historinë. E panjohura kurioze më bëri të kërkoj shumë. Interesimi më çoi tek Ethim Dodona. E ftova në mjediset e restaurimit.

Flamuri kishte muaj që rrinte i shtrirë në një tavolinë të vogël të laboratorit. Në sfondin e kuq të pëlhurës së mëndafshtë vezullonte lira dhe shkrimi i  artë:

BANDA

KOMBЁTARE

VATRA

DHURATЁ

NGA SHOQЁRIA

DRENOVARE

BASHKIMI

1918

Ethimi u afrua, e pa dhe ra në gjunjë. Me dorën e djathtë kapi një cep të flamurit, e afroi me ngadalë në buzë dhe e puthi.

-Ёshtë flamuri i babait tim,-tha. Dukej i tronditur.

Ne rrinim të heshtur prapa tij dhe shikonim me sy të përlotur. Mbas pesëdhjetë e katër vjetëve harresë, apo gjashtëdhjetë, rizbulohej flamuri i bandës më të famshme shqiptare, historia e së cilës ka qenë një nga ato ngjarje që krijojnë në shpirt një akord ekzaltimi nostalgjik.

Për Bandën kombëtare “ VATRA” është shkruar disa herë, por për flamurin e saj jo. I nisur nga ato që vëzhgova në flamur dhe nga ato që më tregoi Ethimi, do të mundohem të shkruaj historinë e tij.

Historia e flamurit është historia e një simboli. Lavdia e tij ka rrëmbyer fluturimthi nga lavdia e bandës. Ai e shoqëroi bandën në të gjithë rrugëtimin e saj legjendar, prandaj është i pandarshëm nga historia e saj.(Te plote do ta lexoni ne Diellin e printuar)

Filed Under: Kulture Tagged With: Historia e flamurit, te Bandes vatra

NE KERKIM TE BASHKEPUNIMIT PER SHKOLLAT SHQIPE NE ZONEN E TRE SHTETSHIT

April 7, 2013 by dgreca

Hidhen hapat e parë për jetëgjatësinë e shkollës shqipe në diasporë; shtimin e nxënësve, ngritjen e kualitetit dhe nivelit të mësimit të gjuhës shqipe, kulturës, traditës, historisë, sportit , këngës dhe valles, kulturës e artit tonë kombëtarë, nëpërmjet mësimeve plotësese me fëmijët shqiptarë në diasporë/

NGA BEQIR SINA, New York/

NEW YORK CITY : Ka ardhur koha që të ndryshohet kjo praktikë. Shkolla shqipe në diasporë duhet institutionalizuar, ashtu si kan vepruar ose veprojnë edhe komunitetet e tjera . Deri më sot shkollat shqipe në emigrim janë krijuar me mbështetjen e shoqatave, kishës dhe xhamisë, ose edhe me inisiativa krejt personale, me numër tepër të kufizuar nxënësish,  mënyra të tilla – por që dihet se nuk kanë pasur asnjëherë sukses, për tja arritur qëllimit .

Vetëm në Nju Jork,( Staten Island, Brooklyn dhe Bronx), që mbahen si qendrat shqiptare ku gjithmon ka pasur shkolla shqip, në 50 vjetët e fundit janë hapur e mbyllyr disa herë shkollat shqipe. Të vetmet shkolla që kan pasur deri tani kountinitet dhe sukses, kan qenë shkollat e hapura pranë kishës dhe xhamisë, të cilat  duhet theksuar se nuk kan pasur vetëm karakter fetar, por edhe kombëtar; aty është bërë mësimi i gjuhës shqipe, , historia, arti e kultura, sporti, si dhe janë mësuar këngë e valle shqiptare.

Por, tash që kemi dy shtete shqiptare, Kosovën dhe Shqipërinë, ministritë përkatëse dhe dy konsullatat e përgjithëshme, të këtyre dy vendeve në Nju Jork, të cilat kan hedhur ide dhe inisiativa të përbashkëta që :” Vështirësitë fizike për ndjekjen e shkollave shqipe për mesimin plotësues, si fillim në zonën e ashtuquajtur e Tri- Shteteve, ( mungesa e kohës, sigurimi i plan programeve për fëmijët e diasporës, sigurimi i mjeteve mësimore, dhe ndoshta edhe ndonjë ndihmë finanaciare,pra mungesa e fondeve),të bashkëpunojnë   në një Trup Konsultative/Kordinuese të Shkollës Shqipe, ose si quhen ndryshe këtu në Amerikë “Board of Education”

Kjo, sipas dy përfaqësuesve të shteteve tona, Ambasadorit Bekim Sjediu – Konsullit të Përgjithshëm të Kosovës, dhe zotit Dritan Mishto Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë, në Nju Jork,:” Do bëjnë që ato( shkollat shqipe) të mos mbyllen, dhe të çelen sërish e kështu të tejkalojnë përballjen e tyre me vështirësi funksionimi, dhe mungesë të theksuar efekasiteti e cilësie. Përtej atij vullnetarizmit, apo ndonjëher edhe asaj egos personale, në emër të një patriotizmi folklorik, kërkohet që funksionimi të bëhet sipas një eksperience të përbashkët. Pra, institucionalizimi i këtyre shkollave dhe nismës për krijimin e një Brodi Edukativ ose një Trup Konsultativ/Kordinues të Shkollës Shqipe . Të cilat do të hartojn një plan program kërkesash i përbashkët, dhe me nivel i të gjitha këtyre shkollave, që do të orientojë në marrëdhënien së pari në mes këtyre shkollave dhe më pasë mes përfaqësuseve tanë të dy shteteve me këto shkolla, në diasporë.

Pikërishtë, për këtë qëllim u mbajtë në mjediset e Konsullatës së Përgjithëshme të Kosovës, në Nju Jork, të premten pasdite një takim bashkëbisedues me Drjetorë/përfaqësues të shkollave shqipe, të cilat veprojnë në zonën e Tri-Shtetshit, New York- New Jersey- dhe Connecticat.

Në këtë takim morën pjesë Zera Musliu dhe Gonxhe Meta nga bordi i Shkollës shqipe pranë Fondit të Përbashkët Shqiptar në qytetin e Patersonit në New Jersey, Mustafa Qose Drejtorë i Shkollës Shqipe në Bronx dhe Qemal Zylo Drejtorë i dy i shkollave shqipe AlbaLife, në Brooklyn dhe Staten Island.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi gjendjen momentale në shkollat Shqipe që veprojnë në këtë Tre-Shtetësh, nisma për themelimin e Trupit Konsultativ/Kordinues të Shkollës Shqipe të cilat veprojnë në zonën e Tri – Shtetshit – New York, New Jersey dhe Connecticat, vështrimet e paraqitura në pytësorin dhe rekomandimet e dhëna, plani i punës si dhe mbështetja nga Konsullata e Përgjithëshme e Shqipërisë dhe Kosovës.

Ambasdori Bekim Sjediu, Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork, i cili udhëhoqi këtë takim tha në fillim të fjalës së tij  se në radhë të parë, ai dëshironte të vlersojë rolin dhe kontributin e diasporës në ruajtjen e indetitetit tonë kombëtar. Dhe, njëhereshit të vinte në pahë atë punën e madhe që kan bërë deri tani këto shkolla të, cilat si u shpreh ai jan të vetmet që po punojn me gjenerata e reja në komunitetin shqiptarë.

Më tej ambasadori Sejdiu, sqaroi se :”Ideja jonë, është që këtë bashkëpunim të cilin e kemi pasur deri tani me mësimin e gjuhës shqipe në diasporë, nga dy shtetet tona – Shqipëria dhe Kosova, t’a konkretizojmë , dhe kjo do të varet më shumë nga ju ” iu drejtua ia pjesamrrësve në këtë takim.

Në këtë aspekt, nëvizojë ai ne si konsullata kemi një ide që të krijojmë një Trup Kosultativ ose Bord Edukativ me shkollat shqipe, në New Jersey, Connecticut, dhe New York , ku jeton edhe pjesa më e madhe e komunitetit shqiptarë të Amerikës.

Dhe, që nëpërmjet këtij Trupi Konsultativ dhe nëpërmjet një strategjie të re, të cilën do ta diskutojmë edhe në një takim që parashihet të mbahet më fund të prillit me Ministrinë e Diasporës, duam ta bëjmë edhe më rezultative mbarvajtjen e shkollave shqipe në diasporë.

“Ne mendojmë , u shpreh Sejdiu, se ka ardhur koha për të krijuar një mekanizëm që do formalizojë dhe do të koordinojë sadopak punën mes shkollave shqipe, të paktën në zonën që thirret e Tri-Shteteve, dhe që përfshinë New Jersey,dhe New Yorkun dhe Connecticut .Kjo, sipas tij do tua lehtësojë edhe më shumë punën e këtyre shkollave, por do të ketë edhe më shumë efikasitet, mbasi afektet e kësaj pune, tha ai do të jenë të varura nga shkëmbim eksperiencat e punës suaj me shkollat. Dhe ideja dhe qëllimi ynë pra i Konsullatës së Kosovës dhe asaj së Shqipërisë, është fare e qartë për të i ndhmuar dhe bërë sa më kualitative, dhe me jetëgjatësi këtë mision që keni marë për hapjen e shkollave shqipe” u shreh Sejdiu.

Më pas fjalën e mori Dritan Mishto, Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë, në Nju Jork, i cili tha se duke e ngritur në një nivel të till të komunikimit dhe bashkëveprimit shkollën shqipe në diasporë , ska dyshim që do të rritet efektiviteti i shkollës shqipe, por edhe prindërit dhe fëmijët do të jenë më të interesuar për të sjell fëmijët e tyre në këto shkolla.

Për këtë zoti Mishto, mendon se edhe shkëmbimi i eksperiencës mes shkollave, s.p.sh kemi shkollën shqipe të Patersonit që ka 25 vjet, apo edhe të shkollave të tjera që jan hapur 20 apo 30 vjet më parë në Bruklin, Bronx, e Staten Island, do të sjellën një risi të re në zhvillmin e shkollës shqipe në diasporë.

Kurse  krijimin një Trupi Konsultativ ose Bordit Edukativ , zoti Mishto e sheh si diçka krejt normale edhe nga ana administrative, për të siguruar edhe fonde por edhe libra dhe mjetet e tjera, që sipas tij, do të vijnë në rend të parë me kërkesa të përbashkëta.  Mishto, tha jo si po veprohet deri tani – kur secili ka kërkesat e tij dhe vepron jashtë këtij konteksti që mendojmë ne – Pra, mendon ai të krijohet Trup Kordinues ose Bord Edukativ që do të jetë ai i cili do të formulojë kërkesat dhe do të përgatisë sipas eksperiencës së tyre dhe plan programet e përshtatëshme për shkollat në disaporë.

“Unë mendojë, tha konsulli Dritan Mishto, se duhet dalë nga ai ngërçi që po punon aktualisht çdo shkoll këtu, sipas atyre karakteristikave që keni krijuar ju vetë, dhe pavarësisht se si i keni themeluar dhe se si funksiononi ju, mendojë se në këtë shkolla ne duhet të kalojmë tash të gjithë bashkë në një ide të tillë për të ia arritur edhe qëllimit. Dhe, për të patur një zë të vetëm për t’u përfaqësuar edhe para shtetit amerikan, me kërkesat për ambjent dhe ndoshta edhe për ndihmë financiare. Kjo ide, u shpreh ai gjithashtu lehtëson edhe dy shtete tona – ministritë përkatëse për të gjetur një “gjuhë’ të përbashkët komunikimi në rradhë të parë, mes vetit dhe pastaj për të vazhduar me një program më adekuate ashtu si e kërkon edhe koha.”

Në fund e morën fjalën edhe Zera Musliu dhe Gonxhe Meta, Mustafa Qose dhe Qemal Zylo të cilët folën për shkollat e tyre, vështërsitë që po përballen, dhe dhanë mendimet e tyre, lidhur me nismën e Konsullatës së Përgjithëshme të Shqipërisë dhe Kosovës, për themelimin e një Trupi Konsultativ/Kordinues të Shkollës Shqipe në zonën e Tri – Shtetshit –

Me, konkluzionin që bëri konsulli i Kosovës Fatmir Zjami, se :”Me themelimin e një Trupi Konsultativ përveç se do të mundësohet komunikimi më i mirë ndërmjet shkollave shqipe, gjithashtu, do të përfaqsohen në mënyrë më të denjë interesat e shkollave, nga mbështetja insitutucionale e Misioneve të Shqipërisë dhe Kosovës dhe Ministrive përkatëse, si dhe të auoriteteve lokale të këtyre shteteve”, u mbyll ky takim për t’ja lënë rradhën takimeve të tjera.

Filed Under: Kulture Tagged With: Beqir Sina, ne drejtimmit, ne zonen e treshtetshit, Shkollat shqipe

FINANCIERI REBEL I PERMETIT

April 7, 2013 by dgreca

Realitete të kryqëzuara në romanin“Financieri rebel i Përmetit” i shkrimtarit Muçi Fezga/

Nga Kujtim Mateli/

Muçi (Mustafa) Fezga, (lindur më 6 dhjetor 1939 në fshatin Xhanaj të Përmetit) njihet si studenti i shkëlqyer  i fakultetit të Matematikës të Universitetit “Lomonosov” të Moskës (MGU), si dhe   pedagog i matematikës së lartë në Institutin e Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani” në Tiranë. Si pedagog i  këtij Instituti, ai bëri botimin e parë të  tij në dy vëllime.

Ka botuar shumë tekste shkollore dhe vazhdon të shkruajë pa u lodhur për të plotësuar serinë e botimit online “Kjo është matematika ime” për klasat 1-5 të shkollës nëntëvjeçare.
Po talenti i tij do të shfaqej në një fushë tjetër që siç duket qëndroi i fjetur deri pak vite më parë. Ka shkruar disa tregime e novela ku mund të përmendim: “Vija e trëndafilave”, “E the bukur, Abas” apo  “24 orët e para…” si dhe novelat: “Mësuesi i Gorumit”,  dhe “Aksioma e pestë”.
Ka përfituar shtetësinë austriake.

Banon familjarisht në Baden të Austrisë.

Këto ditë doli para lexuesit me romanin e tij të parë:“Financieri rebel i Përmetit”.
****
Ngjarjet e romanit  zhvillohen në dy luginat më të bukura të Shqipërisë jugore: në atë të Drinosit ku qyteti i Gjirokastrës  ngjason me një shqiponjë që ngrihet në fluturim dhe në Luginën e Sipërme të Vjosës ku hijeshon Përmeti, që njihet si qyteti trëndafilave. Të dy këto lugina  dëshmojnë një qytetërim  tepër të lashtë. Mitologjia shënon për këto dy lugina se kanë qenë djepi i lindjes së shoqërisë njerëzore. Realiteti dhe mistikja ndërthuren me njëra-tjetrin duke na dhënë tablonë e një qytetërimi me rrënjë në disa mijëvjeçarë para lindjes së Krishtit.
Fill pas Çlirimit të vendit, Shehat Aliu, personazhi kryesor i këtij romani, do të vendosej në Gjirokastër me detyrën e shefit të Financave. Ishte në një nga pozicionet kyçe, nëpër duart e të cilit do të qarkullonin vlerat monetare të shtetit shqiptar për qarkun e Gjirokastrës. Me dashje apo pa dashje do të vihet në qendër të vëmendjes. Tregëtarë që do të tatoheshin, zyrtarë të lartë që donin të pasuroheshin. Shehat Aliu u gjend në shoqërinë e drejtuesve më të lartë të rrethit. Autori ka arritur që t`i individualizojë personazhet e romanit duke i tipizuar sipas cilësive të grupeve shoqërore që përfaqësonin. Në zyrat e shtetit po hynin gjithë ata që kishin qenë pjesë e formacioneve partizane. Po të tjerët?
Disa do të tatoheshin deri në shkatërrimin e tyre e do të burgoseshin si njerëz që i kishin pirë gjakun popullit. Pjesa tjetër do të mbante përjetësisht damkën e bashkëpunëtorit me armikun apo të indiferencës, kur të tjerët luftonin. E gjithë shoqëria shqiptare, megjithëse  e rralluar nga flakët e Luftës, dalëngadalë po kategorizohej dhe secili po e gjente veten në një grup shoqëror jashtë vullnetit të vet.
Në zyrat e shtetit, aty në Gjirokastrën e Çerçiz Topullit e Avni Rustemit, u bë i pari i vendit Rrapi, që nuk dihej se nga vinte, veç dinin për të se kishte luftuar. Rrapi, është mishërim i vijës së Partisë për të mbledhur të tijtë në tufën e vet. Të tjerët, jashtë tufës së Rrapit, do të luftonin vetveten gjersa të asgjësoheshin nëpërmjet luftës së klasave. Megjithatë, dogma që i vinte nga i pari, atje Lart, për luftë të ashpër klasore, nuk e thau krejtësisht shpirtin e tij njerëzor.

Sofia, një tjetër personazh i këtij romani, paraqet tiparet më të mira të gruas gjirokastrite dhe të asaj shqiptare. Ajo sakrifikon edhe veten, që të tjerët të mos bëhen pre e së keqes. Lidhja e Shehatit me Sofinë është lidhje e sinqertë midis kolegësh. Në një mjedis ku, për t`u ngjitur më lart, shkelej mbi njëri-tjetrin, figura e Sofisë do të mbetet shpirti i dëlirë i gruas shqiptare. Me këtë figurë, autori ka mundur të skalitë modelin e gruas që di të mbijetojë edhe në situata të vështira.Po nuk mungojnë edhe momente që do të bëheshin shkak  për një lidhje dashurie midis Shehatit dhe Sofisë. Po ajo njohje ishte shumë e vonshme për ta. Tashmë Shehati e kishte krijuar familjen e vet.
I kundërt me Rrapin dhe Sofinë na jepet kryetari i komiteti të Gjirokastrës, z. Mero.
Një njeri i parsimuar dhe që i mungonte dhe dëshira të shkollohej, ngjiti shkallët e pushtetit për luftën që bëri. Po teksa mblidheshin florinjtë e tregtarëve, një mendim i lindi nga skutat e errëta të ndërgjegjes, në fillim i mjegullt, gjersa më në fund u formësua në dëshirën që një pjesë të vogël të tyre ta kishte për vete.
Po si? Rruga e vetme nëpër të cilën do të kalonte, ishte ajo e bashkëpunimit me Shehat Aliun. Këtu fillon dhe ngjizet konflikti i Shehatit me këta shtetarë me të cilët do të luftonte pa bërë kompromis.  Kryetari Mero simbolizon njeriun e lidhur me pushtetin në të gjithë segmentin e tij deri në qendër. Rrjeti i lidhjeve të tij mafioze kishte depërtuar deri te Vila e Kuqe në qytetin e Përmetit. Brenda këtij segmenti, nga baza deri në qendër, do të zhvillohet një luftë e ashpër. Njerëzit servilë do të dinë të mbijetojnë. Të ndershmit do ta kenë të vështirë ekzistencën  brenda këtij segmenti me tipare mafioze. Në këtë segment, edhe pse është bërë pjesë e tij, nuk mbijeton dot  Shehat Aliu. E detyrojnë të lërë Gjirokastrën. Në Përmet do të gjejë të tjera monstra. A do të mbetet e pastër figura e tij në atë qytet kampion të tolerancës e mirëkuptimit?
****
Shehati e gjeti Përmetin në në një situatë të ndryshme nga ajo e Gjirokastrës. Këtu lufta klasore ishte e butë, por ishte e ashpër midis dy vilave që sundonin Përmetin: Vila e Kuqe dhe Vila e Bardhë. Vila e Kuqe përfaqësohej nga Theofani, Sekretari i Parë, ndërsa Vila e Bardhë nga Bekimi, Kryetari i Komitetit.   Kush do të fitonte në këtë dy luftim? Anën e kujt do të mbante Shehati?
Ngjarjet në roman e mbajnë gjallë kureshtjen e lexuesit për të ditur deri në fund , jo si do të përfundonte ky luftim midis dy vilave, por si do të përfundonte jeta e një njeriu të thjeshtë që jeta, pa dashjen e tij, e kishte përfshirë në vorbullën e këtij dy luftimi.
Një galeri e tërë personazhesh jepen në këtë roman. Njerëz të dyluftimit, por edhe njerëzit e thjeshtë që mbanin radhën e qumështit.  Bisedat e tyre ishin kronika e ditës që sapo kaloi në qytetin e bukur buzë Vjosës. Madje edhe Dumi, njeriu gjysmë i çmendur i këtij qyteti, nuk mbetej jashtë kësaj qerthulle  thashethemesh.
****
Po ata atje lart, që ishin maja e Olimpit për Shqipërinë dhe Përmetin, do të dinin që këtë dyluftim mes zotash (kujtojmë se shpesh edhe perënditë klasike luftonin me njëra-tjetrën) ta zhvendosnin në një drejtim tjetër. Përmeti nuk po e zhvillonte luftën e klasave, madje ky front nuk ishte hapur ende në Përmet. Kishte apo nuk kishte dhe Përmeti armiq?  Luftonin apo nuk luftonin komunistët në Përmet për të mbrojtur vijën e partisë? Duhej hapur fronti. Po ku do ta çelnin së pari?
Atje në Bregas, në atë fshatin e vogël që shtrihej në pjerësinë e shpatit kodrinor  të Tajlarës, ishte një njeri i dyshimtë. Dyshimi i parë ishte se si ai njeri kishte arritur ta priste dorën e të bëhej i rrezikshëm për pushtetin popullor. Ky ishte Ganiu i Bregasit.
Të rinjve të sotëm do t`u duket sikur autori nuk është shumë i besueshëm kur ka zgjedhur për armik një njeri që jetonte i vetmuar në një fshat të largët dhe madje me një dorë. Po realiteti i atyre viteve na thotë se armiqtë e Partisë nga kjo kategori njerëzish përzgjidheshin. Njerëz pa mbështetje që, me goditjen që do t`u bëhej, të mos dëmtoheshin shumë njerëz të tjerë.
Romani “Financieri rebel i Përmetit”, na sjell pamje të gjalla të atyre viteve. Janë pamje që të trondisin me pasojat e kësaj lufte klasore.  Kureshtja se si do të përfundojë kjo luftë mes dy vilave e mban gjallë kureshtjen e lexuesit dhe faqet e librit shfletohen njëra pas tjetrës në pritje të një përfundimi. Libri është i mbushur me skena e mbresa nga jeta duke paraqitur me realizëm realitetin shqiptar të pas Luftës.
Shkrimtari i talentuar Muçi  shtron para lexuesit  disa nga çështjet themelore të atyre viteve. Partia depërtoi thellësisht jo vetëm në jetën ekonomike të qytetarit të atyre viteve, por edhe në qelizën bazë të shoqërisë, në familje. Konflikti i dy vilave erdhi si rezultat i depërtimit të vijës së partisë edhe në çështjet familjare. Bekimi, Kryetari i Vilës së Bardhë kishte për grua motrën e Theofanit, Sekretarit të Parë të Vilës së Kuqe.
Ky pozion i Theofanit edhe në familjen e Bekimit u bë i padurueshëm dhe çoi në shpërbërjen e kësaj familjeje. Autori nëpërmjet këtij rasti, arrin të përgjithësojë të gjitha ato raste të shumta ku partia pyetej, nëse duhej të merrej për grua një vajzë apo jo. Partia pyetej nëse duhej ta ndaje gruan apo jo. Autori këto të vërteta historike të periudhës së pas Luftës ka mundur t`i kthejë në të vërteta artistike. Njeriu i pas Luftës i shtrronte shpesh pyetjen vetes si në tragjeditë e Shekspirit: kam apo nuk kam leje të bëjë dashuri?!
****
Një tjetër temë e rëndësishme që trajtohet në këtë roman është ajo e njeriut  karierist që, për të arritur dhe një ofiq më lart, nuk pyesnin as për të afërmit e tyre. I tillë është dhe Novruzi, Shefi i Policisë së Këlcyrës. Për ta vënë në provë për besnikëri ndaj partisë, i kërkojnë që një kushëririn e vet, atë Ganiun fatkeq me një dorë, atje në fshatin e vogël të Bregasit, ta shpallte armik.
Kjo ishte prova e parë për Novruzin. Provë e vështirë, por nuk ishte dhe fare pa përvojë. Në mbledhje të ndryshme, sa herë që të afërmit e tij kishin bërë ndonjë gabim, ishte i pari që ngrihej e i kritikonte duke mos u lënë gjë pa thënë për të treguar se ishte njeri i drejtë dhe njerëz si ai i duheshin partisë. Këto raste, Novruzi i mbante shënim që t`i paraqiste kur t`i jepej rasti si shembuj besnikërie. Po këto kishin qenë gjëra pa shumë zarar. Pas mbledhjes, secili shkonte në shtëpi dhe të nesërmen, fillonte sërish njësoj dita që vinte. Këtë herë ishte ndryshe.
Po porosia duhej zbatuar pa dhënë asnjë shenjë lëkundje. Kur i thanë zgjidh një biopis (njeri me biografi të pistë) po të jetë nga gjaku yt, nuk kishte dhënë shenja ngurimi.
Këto vite të pas Luftës kishin diçka të ngjashme me kohët e vjetra. Edhe atëhere ndërtonin kala dhe ura, por ato nuk u qëndronin pa bërë flijime. Ishin vepra të mëdha, ndaj dhe flijimet nuk kishin si të mungonin.  Kishte ardhur përsëri koha të përsëritej historia. Që të qëndronin themelet e pushtetit  që po ngrinin komunistët, duheshin flijime. Flijuesishit ishin të paracaktuar. Ata do të merreshin nga biopisët. Po kjo përzgjedhje nuk ishte pa kushte. Personi që do të përzgjidhte, ishte mirë që biopisi të ishte nga njerëzit e gjakut të tij.
Kish ardhur koha dhe për Novruzin të tregonte besnikërinë e tij. Tek njerëzit e gjakut të tij ndodhej një biopis. Si ta do ta flijonte?
Në roman jepen detaje të kësaj akuze dhe lexuesi ndjek me ankth fatin e flisë. A do të mundej ai, njeri i pafajshëm, të mbrohej apo më mirë, a do të gjendej ndokush në organet e drejtësisë që ta mbronte nga ato akuza të padrejta? Njerëzit e thjeshtë të Bregasit kishin shpresë. Këto gjëra i shikonin si shpifje të  njerëzve që nuk ia duan të mirën njëri-tjetrit. Si shpifje të njeriut shpirtzi me emrin Novruz. Flisnin nën zë, në atë Bregasin e drobitur nga dimri që shkoi, ata njerëz të mirë që e shihnin veten ta paftë për ta mbrojtur Ganiun e gjorë,  përzier kjo dhe me një frikë që u rrinte vazhdimisht përsipër si grumbulli i reve të zeza  që kur dilte mbi Tajlarë, u shkatërronin të mbjellat .
Megjithatë, ata e ndienin se shorti i ra Bregasit të bënte flijimin e parë në rrethin e Përmetit për themelet që po hidhte koha e pas Luftës.
****

Ata Lart, në Tiranën e Kuqe, besonin se me zhvendosjen e konfliktit nga brenda partisë në terrenin konkret të luftës së klasave  atje në Bregas, do të pushonte lufta e Vilave. Po nuk ndodhi prashikimi i ekspertëve të Tiranës. Vila e Kuqe që kishte në dispozicion dhe Kryetarin e Degës, Dautin me nam të Përmetit, nuk i ndërpreu sulmet ndaj vilës së Bardhë.
Theo dhe Dauti kishin ngritur një rrjet mafioz për të përfshirë në të edhe kuadrot kryesorë të Përmetit. Ashtu si në një rrjetë peshkatari, kishin rënë brenda kësaj rrjete disa nga kuadrot, midis tyre dhe një femër: Dodona bukuroshe e Përmetit.
Zhvillimi i ngjarjeve në roman e sjell grykën e rrjetës edhe tek Shehat Aliu. Si do të vepronte ai?

Shehati kishte kohë që nuk udhëhiqej nga dogmat.  Dogma se lufta e klasave e çon përpara shoqërinë bëri që shumë njerëz të përlesheshin me njëri-tjetrin, duke besuar se vetëm kështu do të ishte mirë për shoqërinë. Vetëm kështu do të vinte përparimi. Në këtë rrjet mund të kishte rënë dhe Shehat Aliu. Po para se të dëgjonte zërin e dogmave, ai kishte dëgjuar një zë që i erdhi nga larg, zëri i prindërve dhe gjyshërve të tij.
Ky zë iu shfaq në imazhin e një Babai. Babai i besimit bektashi që është besimi i vetë Shehatit. Shehati dëgjoi atë zë dhe iu largua dogmave komuniste, megjithëse edhe vetë ishte anëtar partie. Në momentet e një përsiatje të thellë, kur gjumi i kaplonte sytë e lodhur mbi dosjet e shumta tek zyra e financës, atij i shfaqej Babai që i thosh ca të vërteta që do të jenë të përjetshme për shoqërinë njerëzore.
Shehat Aliu u ndodh dy herë rresht në grykën e rrjetës që kishte hedhur Dauti, Kryetari i Degës dhe Theofani, Sekretari i Parë i Vilës së Kuqe.
Hera e parë ishte kur i propozuan që të sillte  ca dëshmi rreth Ganiut të Bregasit si armik i Partisë. Hera e dytë ishte kur i kishin propozuar, që në cilësinë e sekretarit të partisë në Vilën e Bardhë, të shkarkonte  nga partia Kryetar Bekimin, si njeri imoral.
Nga brendësia e Vilës së Kuqe doli opinion që u përhap në të gjithë qytetin: Shehati nuk është më yni. Ishte koha kur shoqëria ishte ndarë sipas vlerësimit të Vilës së Kuqe: në njerëzit tanë dhe në armiqtë tanë.
Romani jep jetën që zhvillohej në qytetin e Përmetit aty rreh viteve `50-të. Njerëzit pyesnin njëri-tjetrin aty tek radha e qumështit se cili do të ishte fati i njërit dhe i tjetrit. A do të dënohej ndonjë ditë Theofani për të gjitha ato mëkate që kish bërë? Po një ditë dëgjuan se shoku Theofan ishte vlerësuar për punën që kish bërë dhe ishte ngritur në detyrë dhe po nisej për një post të rëndësishëm në Tiranë.
Po Bekimi? Si njeri që kishte ndarë gruan, nuk kishte vend më në Përmet dhe u nis me një detyrë të re në një qytet të  Shqipërisë së Mesme.
Të gjithë personazhet e romanit, kanë një jetë njerëzore e cila lëvizte brenda skemës: yni dhe jo yni.  Martesat filluan të bëheshin brenda këtyre dy grupimeve të mëdha që u nda shoqëria e atyre viteve. Filluan dalëngadalë që anëtarët e njërit grup të mos përziheshin me antarët e grupit tjetër sa herë që kishte gëzime apo hidhërime. Vetëm në disa raste lejohej që këto dy grupime t`i prishnin kufijtë midis njëri-tjetrit. Ishin rastet kur vinin ata nga Lart në përvjetorë e festa të mëdha. Të gjithë do të luteshin që Ai, i Madhi, të merrte nga ditët e tyre e këtë do ta thoshin me gjithë zemër, do t`u qeshte fytyra e do të përpiqnin fort duart.
Po çfarë ndodhi me Shehat Aliun? Nëpërmjet kësaj figure autori ka skalitur figurën e përmetarit, një figurë paqësore që rrezaton mençuri dhe dashuri. Veç në përfundim të romanit, lexuesi do të mbetetet disa momente i trishtuar për fatin e këtij njeriu që nuk e meritonte këtë fund.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Financieri rebel, Kujtim Mateli, Muci Fezga, roman nga

JETË TË HARRUARA

April 7, 2013 by dgreca

PREFEKTËT E VLORËS NË 100 VITET E SHTETIT SHQIPTAR/ 

Nga Flori SLATINA*/-/ENVER MEMISHAJ NË NJË LIBËR TË RI./

 Sapo ka dalë në qarkullim, libri i studiuesit Enver Memishaj – Lepenica “Prefektët e Qarkut të Vlorës 1912 – 2012”.

Libri hapet me një vështrim të shkurtër historiko gjeografik të Qarkut të Vlorës, në kapitullin e dytë jepen jetëshkrimet e 43 prefektëve  që i shërbyen qarkut të Vlorës gjatë 100 viteve 1912 – 2012, në kapitullin e tretë jepet ligji mbi prektin dhe ne kapitullin e fundit jepen dokumenta historike.

*    *    *

Ky libër siç thotë autori në parathënie është shkruar:

Si një detyrim dhe nderim për shërbimet që nëpunësit e lartë të shtetit, prefektët i bënë vendit të tyre, pasi mungesa e kulturës e respektit dhe e vlerësimit të njeriut është shndërruar në një plagë të shoqërisë sonë.

Njëqint vjetori i pavarësisë ishte rasti më i mirë që autori të bënte homazhe të merituara ndaj 43 prefektëve që i shërbyen Qarkut të Vlorës gjate 100 vjetëve.

Autori pra u ka kthyer nderimin dhe vlerësimin e munguar 30 prefektëve, që i shërbyen vendit gjatë periudhës 1912 – 1944, jetëve të harruara nga komunistët.

Autori ka hedhur dritë mbi figura pothuajse të pa njohura nga publiku i gjerë si Refo Çapari nga Çamëria, Ahmet Durmishit, Vizhdan Risilisë, Vehip Runa, Lele Koçit etj

Autori gjithashtu është munduar jo pa sukses të ndriçojë jetën dhe veprën për ish prefektë për të cilët nuk është folur e shkruar, diku është mashtruar, diku është shpifur, diku janë mbuluar me heshtje dhe dijkut tjetër i janë dhënë vlera të pa merituara.

*   *   *

Libri fillon me prefektin e parë të emëruar nga Ismail Qemali, Refo Çapari nga Çamërie martire, që nuk arriti të merrte detyrën pasi shteti athershëm ishte rrethuar nga Greqia, vazhdon me Ahmet Durmishin, Nexhip Bashën, Fehim Leskovikun, Osmën Haxhiun, Seit Qemalin, Qazim Kokoshin, Qazim Koculin, Bajram Fevziun, Zenel Prodanin, Faik Bregun, Halim Gostivarin, Niman Ferizi, Qazim Bodinakun, Dulejman Çelën, Rustem Ymerin etj.Autori si ekonomist që është nuk ka harruar të bëje edhe një vështrim statistikor për 30 prefektët e periudhës 1912 – 1944, pra mbi fundin e pa meritur të prefektëve nga sistemi diktatorial komunist:Nga 12 prefektë që vdiqën në Shqipëri:

Dy prej tyre u burgosën: Zenel Prodani dhe Abedin Nepravishta, i internuar nga fashistët i burgosur dhe internuar nga komunistët dhe 7 të tjerë u internuan e persekutuan nga fashistët dhe komunistët: Fehim Leskoviku, Osmën Haxhiu, Faik Bregu, Rustem Ymeri, Rasim Kalakula, Abdurrahim Hoxha, Tafil Boletini etj.U pushkatuan me gjyq dhe pa gjyq 6 prefektë: Qazim Koculi, Niman Ferizi, Qazim Bodinaku, Zefa Kadare, Lele Koçi, Vizhdan Risilia.

Vdiqën në burgjet komuniste 3 prefektë: Qazim Kokoshi, firmëtar i Aktit të Pavarësisë, i dënuar tre herë me vdekje për Shqipërinë,  Ismet Kryeziu e Sadik Metra.

Vdiqën në emigracion 7 prefektë, tre prej të cilëve ishin shpalluar armiq populli:Vasil Kalluçi, Faik Quku dhe Vehip Runa.

Ranë dëshmorë për lirinë e vendit 2 prefektë: Seit Qemali u dogj në furrat e nazizmit gjerman së bashku me të birin dhe deri në vitin 2002 kur u shpall dëshmor, quhej armik populli dhe Dulejman Çela nga mati.

*   *   *

Në historinë e Vlorës kishte mbetur një boshllëk, jeta dhe veprimtaria e prefektëve boshllëk të cilin vjen ta mbushi Enver Memishaj me anën e këtij libri.Ky libër do të jetë edhe një apel për ta shpurë më tej punën e nisur nga Enver Memishaj për studimin e jetës së këtyre 43 burrave që i shërbyen Vlorës në kohë të vështira dhe kurdoherë u orjentuan nga e vërteta  dhe interesat e vendit të tyre.

Libri do të ngjallë interes për një masë të gjerë lexuesish dhe do të jetë melhem për plagët që sistemi diktatorila komunist u pati shkakëtuar pas ardhesve të ish prefektëve duke i vrarë, burgosur apo internuar ata.

Libri i z. Lepenica është një kontribut i rëndësishëm për njohjen e historisë së vendit tonë. Fare pak botime të tilla ka në fushën e njohjes së historisë  së institucioneve  dhe personaliteteve që kanë drejtuar shtetin shqiptar në nivele qëndrore dhe vendore. Z. Memishaj vendos kështu një tjetër monument në vargun e madh të studimeve që ai ka kryer gjatë viteve të demokracisë, të vlerësuara për seriozitetin shkencor dhe përkushtimin professional.

Libri është mbështetur mbi dokumenta arkivore, shtypin e kohës, kujtime të botuara, arkivi prefekturës dhe ish Komitetit Ekzekutiv i Vlorës, dhe është shkruar me këshillimin e autoriteve të njohura të kulturës si Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, Mjeshtër I Madh, Dr. Bujar Leskaj dhe Dr. Kastriot Dervishi si dhe reçenca  është bërë nga Prof. Dr. Alqi Naqellari, autoritet i njohur brenda dhe jashtë Shqipërisë.

*Gazetar e redaktor në gazetën 55 “, Tiranë

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Enver Memishaj, Flori Slatina, me liber te ri, Prefektet e Vlores

For observation and monitoring of the parliamentary elections 2013

April 7, 2013 by dgreca

For observation and monitoring of the parliamentary elections 2013/

Human Rights’ activist, Mrs. Kozeta Zavalani, together with the other observers, of IGFM Albania, is engaged in successfully fulfilling the mission of organizing, leading and managing the process of observation and monitoring of the parliamentary elections in June 2013. In the press conference held in one of the halls of Hotel Tirana International, on Saturday, April 6, 2013, she gave this press release:

PRESS RELEASE

International Society for Human Rights, Section Albania, is part of an International Human Rights Organization based in Frankfurt, Germany.

IGFM Albania is an NGO with membership from all strata of Albanian society, irrespective of their political views.

IGFM Albania was involved in the observation and monitoring of the parliamentary elections in 2009 with 217 observers, and in local elections of 2011 with more than 472 long-term observers.

We consider the elections of June 23, 2013 as crucial to democracy and Albania’s EU integration and the national government based on democratic standards and the establishment of law.

In the cadre of parliamentary elections in 2013, we are engaged with a particular interest in the work of the Central Election Commission and the two main Albanian political forces, DP and SP, to conduct free and fair elections.

We highly appreciate the great support which U.S.A., EU, OSCE, and NATO partners have given to Albania in the last two decades of transition, particularly for ensuring free and fair elections, the right counting of votes and acceptance of the elections’ result, as an essential condition for democracy and the state of law.

Our organization urges all the Albanian political parties not to see their close personal and party interests, but those which serve the welfare of the people, consolidation of democracy in Albania, and the Euro-Atlantic integration of our coutry.

The meeting of U.S. Ambassador Arvizu with the CEC members – has a tremendous impact in the spirit of understanding and awareness for relinquishing the narrow political interests and standing at the right level of their mission and the national interest’s.

IGFM Albania expresses its respect for this institution, which is working with dedication for an electoral process of the international standards.

We share our opinion, unlike some international and local organizations, and express our optimism and our firm confidence that this election process will be fair, principled and democratic.

As a part of civil society, we wish to maximally contribute to the process of monitoring and observation of the parliamentary elections in Albania, in order to fulfill the object of our mission. We aim to engage with our observers, who will monitor the electoral process in all polling stations, in the whole country.

We extend our special thanks to the U.S. of America for their great interest and concern regarding the free and fair election process in Albania and for the special fund they have awarded in disposal of the elections.

At the same time we urge the U.S.A, EU, OSCE and the civil society, to maximally contribute for the monitoring and observation of the elections, in order that they can be, fair, democratic and uncontested.

Kozeta ZAVALANI, Ramazan DERVISHI

 

Filed Under: Kronike Tagged With: and monitoring, electctions 2013, For observarion, Kozeta Zavalani, of the parlamentary

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5503
  • 5504
  • 5505
  • 5506
  • 5507
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT