• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dorëheqja e Papës është një akt i guximshëm

February 13, 2013 by dgreca

Dr Gëzim Alpion, ligjërues në Sociologji në Departamentin e Shkencave Politike dhe Studimeve Ndërkombëtare në Universitetin e Birmingamit në Angli, i cili specializohet në sociologjinë e fesë, u intervistua mbi rëndësinë e dorëheqjes së papritur të Benediktit XVI-të nga Pete Morgan i radios BBC WM më 12 shkurt 2013.
Dr Alpion, i cili ka trajtuar në botimet e tij shkencore marrëdhëniet e Nënë Terezës me Vatikanin, temë të cilës i rikthehet edhe në librin që po shkruan tani për këtë misionare, dhe për të cilin do të zhvillojë së shpejti një turne leksionesh në Indi dhe Australi, e vlerësoi vendimin e Papës për të dhënë dorëheqjen si një akt të guximshëm. Kjo tregon se, ndryshe nga para-ardhësi i tij, Gjon Pali II-të, i cili nuk ishte në gjendje të drejtonte Kishën gjatë viteve të fundit të papatit të tij për arsye shëndetësore dhe si rezultat i moshës së thyer, Bendedikti XVI-të e kupton se në kohën tonë dinamike Kishës i duhet jo një figurë kukull, por një udhëheqës aktiv.
I pyetur nëse emërimi i papës së ri do të rezultojë në një Kishë Katolike të ndryshuar, Alpion u shpreh se Vatikani është nga natyra konservator dhe për pasojë, asnje papë, pavarësisht nga autoriteti i tij, nuk mund ta ndryshojë rrënjësisht një institucion thellësisht tradicional. Nga ana tjetër, dorëheqja nuk duhet të shqetësojë Kishën Katolike dhe besimtarët katolikë pasi largimi i Benediktit XVI-të nuk do të rezultojë në përçarjen e Vatikanit, sic mund të kishte ndodhur në mesjetë. Papa i ri do të ketë mbështetjen e Benediktit XVI-të.
Në lidhje me procesin e zgjedhjes së papës së ri, Alpion argumentoi se, edhe pse Benedikti XVI-të nuk do të ketë të drejtën e votës, ai do të luaj një rol të rëndësishëm, edhe pse në mënyrë indirekte, në seleksionimin e kandidatëve dhe emërimin e pasardhësit të tij. Vlen të përmendet se Benedikti XVI-të ka emëruar një numër të konsiderueshëm të kardinalëve të cilët i janë mirënjohës për përkrahjen që u ka dhënë dhe ndajnë me të të njëjtin vizion konservator.
Alpion përfundoi se Benediktit XVI-të nuk i ka pëlqyer kurrë publiciteti, gjë që shpjegohet pjesërisht nga fakti që ai është pikësëpari një dijetar. Disponimin e tij shkencore shtron pyetjen se përse ai pranoi të merrte drejtimin e Kishës në vitin 2005.
Intervista e Dr Alpion mund të ndiqet deri më 18 Shkurt 2013 në – http://www.bbc.co.uk/programmes/p014chwg – (2.34.00 – 2.39.55).

Filed Under: Interviste Tagged With: akt i guximshem, doreheqja e papes, dr, Gezim Alpion

Klubi i Patriotëve të Rinj denoncon zhvarrimet e rreme ne Korce dhe Hormove

February 12, 2013 by dgreca

Klubi i Patriotëve të Rinj ndjek me shqetësim vazhdimin e fyerjes së dinjitetit dhe inteligjencës së shqiptarëve, nëpërmjet proceseve maskaradë të zhvarrimit të eshtrave të rreme të ushtrisë pushtuese greke në Shqipëri. Kërkimi i eshtrave në qendër të qytetit të Korçës, ku nuk ka pasur asnjë luftim nga ushtria pushtuese greke, apo edhe më keq në Hormovë, ku ushtria greke ka masakruar me qindra shqiptarë përgjatë Luftës së Parë Botërore, përbën një akt të shëmtuar që nuk duhet toleruar. Klubi i Patrioteve te Rinj i kërkon shtetit shqiptar që të ndalojë çdo tendencë të tillë nga pala greke dhe kolaboracionistët e saj në Shqipëri. Klubi i Patriotëve të Rinj është i gatshëm për të mos lejuar përsëritjen e maskaradës së Kosinës, ku eshtrat e fëmijëve dhe pleqve shqiptarë u zhvarrosën dhe u “pagëzuan”si ushtarë grekë.

Filed Under: Featured

Ish-kryetari i PD-së Selami, “i gatshëm për t’u rikthyer nëse e ftojnë”

February 12, 2013 by dgreca

Në intervistën e tij në emisionin Opinion zoti Selami u shfaq me një qasje tjetër ndaj partisë demokratike dhe udhëheqjes së saj/

Në Shqipëri ish kryetari i partisë demokratike dhe një prej ish themeluesve të saj Eduard Selami i cili prej 15 vitesh jeton tanimë në Shtetet e Bashkuara tha mbrëmë se ai është i gatshëm të rikthehet në radhët e partisë demokratike nëse do të ketë një ftesë për t’u përfshirë në garën elektorale. Në një intervistë në emisionin Opinion në televizionin Klan, ai tha se për këtë kishte patur kontakte edhe me drejtues të PD. Në ndryshim nga qëndrimet e tij kritike në të kaluarën për zhvillimet në vend dhe në partinë demokratike, këtë herë zoti Selami foli me tone pozitive duke vlerësuar arritjet dhe sukseset që sipas tij mund t’I japin partisë demokratike fitoren për një mandate të tretë në zgjedhjet e qershorit të ardhshëm
Ashtu si shumë nga figura të larta të Partisë demokratike që në vite ishin shkëputur prej saj, por u rikthyen në prag të zgjedhjeve të 2005, edhe ish kryetari Eduard Selami deklaron se është I gatshëm ti bashkohet sërish forcës nga e cila u nda në mesin e viteve ‘90 përmes polemikave jo të pakta. “Nëse Partia demokratike do të kërkojë të më kandidojë unë me kënaqësi do t’I përgjigjesha”.
Në intervistën e tij në emisionin Opinion zoti Selami u shfaq me një qasje tjetër ndaj partisë demokratike dhe udhëheqjes së saj, ndryshe nga kritikat e tij publike të viteve të fundit kur ai kishte folur per mungesën e demokracisë së brendshme në këtë parti apo kur ishte shprehur për një demokraci jofunksionale në vend: “Mendoj se është një forcë progressive, tërësisht integruese, e cila akoma ka potencila për të kontribuar dhe ka një bilanc mjaft pozitiv në zhvillimin dhe progresin e Shqipërisë”
Zoti Selami tha se në zgjedhjet e ardhshme të qershorit partia demokratike ka arsye pse të kërkoj një mandate të tretë. Ndërsa ka vlerësuar se shfaqja në skenë e Frymës së re demokratike të ish presidentit Bamir Topi nuk rrezikon t’I krijojë probleme demokratëve, ai ka vlerësuar pozitivisht aleancën në 2009 me Lëvizjen socialiste për integrim. “Mendoj se i ka shërbyer Shqipërisë sepse ka bërë hapa më progressive në këto atër vjet, dhe ka futur një element të ri në kulturën politike shqiptare. Ka të tjerë që mendojnë se kjo është në kufijtë e pazareve politike, por unë e shikoj si shenjë maturie nga ana e partisë demokratike”
Zoti Selami ka vlerësuar pozitivisht mënyrën se si qeveria e kryeministrit Berisha përballoi krizën ekonomike: “Një nga të mirat e Partisë demokratike është që politikën e saj ekonomike, fiskale dhe financiare gjithmonë ka qenë productive. Eshtë identifikuar me biznesin me ekonominë dhe ka një politikë shumë të suksesshme ekonomike”.
Zoti Selami tha se ai vazhdon të jetë kritik rreth disa zhvillimeve, porse tani nuk ishte koha e duhur duke qenë se vendi ëhtë afër zgjedhjeve të ardhshme:“Kur vjen fushata elektorale, nëse unë dukem pak më blu është se unë i përkas PD. Në fushata elektorale, edhe në SHBA e vende të tjera, mbyllet kapitulli i kandidimit brenda, dhe dilet në një formacion. Përderisa ardhja ime ka përkuar më këtë nuk është vendi për kritika”.
Se cili do të jetë fati i ardhshëm i ish kryetarit demokrat, kjo i takon javëve që do të vijnë. Zoti Selami e bëri hapin e tij, Mbetet për t’u parë nëse vetëm kaq mjafton për t’i hapur atij rrugën e rikthimit.(Zeri i Amerikes

Filed Under: Featured Tagged With: Eduard Selami, gati kthimi ne PD

NJË AMERIKAN NË MINESOTA, NË KËRKIM TË “RRËNJËVE” SHQIPTARE…

February 12, 2013 by dgreca

-Ndërsa shumëkush kërkon “amerkanizim” sa më të shpejtë, një 30 vjeçar në jug të qytetit të Mineapolisit, pas dy gjeneratash,  hulumton për paraardhësit e vet shqiptarë….

Nga Shefqet Meko/Minneapolis/
Ishte  miku im Ridvan Hajrullahu, një shqiptar i suksesshëm nga Kosova, që në funjdjave më ftoi të pinim një kafe në verilindje të qytetit. “Dikush kërkon të njihet me  shqiptarë, të flasë shqip, të mësojë shqip, të diskutojë për shqiptarët…Thotë se është amerikan me gjyshe shqiptare dhe kërkon të pimë një kafe…” do të  më  dërgontë një mesazh mua dhe Uljan Çobos. Më  erdhi mirë nga kjo  ftesë e beftë e mikut tim  nga Kosova. Ridvani ka  vetëm 3 vjet në Minesota, por ka bërë  progres më  të shpejtë dhe të suksesshëm, se ata që kanë 10 vjet e më shumë. Ky djalosh kosovar, të bën të ndiesh mirë të ulesh e pish kafe me të, sepse thellë thellë është sa shqiptar  aq edhe amerikan moderrn me  një perceptim realist për hapësirën pa kufi që të ofron Amerika, por edhe  “Bateritë e karikuara” shqiptare… E kam njohur për herë të parë  në Festën e Pavarësisë,  ku me   kureshtje të plotë mori librin tim  “Unë, Ikanaku shqiptar..” Ai midis ishte midis atyre miqve të mirë që do të komentonte me pasion essen e atij libri per babanë. “Riktheju dhe bëje libër më vete Meko…është unike, është e shkruar plot ndjenjë…Botoje online, përktheje në anglisht. Do kesh sukses…” do të  më këshillonte ky djalosh që me pasion e këmbengulje të rrallë, ka krijuar një profil tipik intelektual shqiptar në Minesota.  Nxitja dhe sugjerimi i tij ende gëlon brënda meje…
Atë të shtunë, i gjeta të tre  miqtë në kafe. Pasi shtrënguam duart si miq e shokë, rufita kafen duke pyetur mysafirin në tavolinë për emrin. “Më quajnë Kesi  Kluge…(Gërmëzohet Kasey).Unë  e kam gjyshen nga Shqipëria…” do të më thoshte ky djalë i imët  rreth të 30ave me një fytyrë pak të hequr, me një shprehimi  ekspresive shqiptare. Ishte punë sekondash, që “akulli” i porsanjohjes të shkrihej lehtazi. Uljani dhe Ridvani duket se  kishin bërë  prezantimet e veta. Qysh në belbëzimin e parë të Kesit, munda të mësoja se “rrënjët” e tij do të ishin diku nga jugu shqiptar. Pak anglisht, pak shqip,ai do të më thoshte  se shqipja e tij  “ishte e ligë…” Qesha lehtë me këtë përpjekje modeste të bashkëkombasit të saponjohur. Ai e përdori   atë shprehjen  “e ligë” dhe më zhyti  papritmas në disa fjalëza  me konotacion krahinor shqiptar. “Duket se rrënjët e tua janë diku në jug të Shqipërisë…E them nga mënyra se si e përdor  fjalën “e ligë” i thashë Kesit. “Po, po,  unë e kam gjyshen nga Përmeti… Atë e  quajnë Margarita… Qysh femijë mi ka mësuar ca fjalë shqip dhe dua shumë të “zbuloj”  rrënjët e parardhësve të mi…” thotë qetësisht Kesi Kluge. Na tregon se familja e gjyshes së vet ka ardhur në Amerikë në fillimet e  shekullit të 20të, por erdhën  përmes Greqisë dhe perdorën mbiemra grekë. Madje edhe pashaporta greke. Por në të vërtetë janë shqiptarë të kulluar. Ata ishin  vendosur  diku në Miluaki të shtetit Uiskonsin dhe gjyshja ishte  martuar me gjyshin e tij gjerman. “Gjyshja ime gjithmonë më ka folur me dashuri për Shqipërinë, bile më ka mësuar edhe të bëj lakror, na tregon Kesi. “Unë gatuaj shumë mirë lakruar shqiptar…Unë do t’u sillja lakror që sot, por gruaja ime, që është me origjinë meksikane, më tha se është herët.Herën tjetër kur të pimë kafe, unë do sjell lakrorin shqiptar…”
Gati kërceva përpjetë nga një gëzim që më zgjon ky amerikan  me gjak shiptari. Mu kujtua lakrori që gatuante përditë nëna ime në fshat. Ai lakror  që e kapërdimin me  ndonë gotë dhallë, ishte thuajse ushqimi ynë i përdishëm… Lakror me domate, lakror me gjizë, lakror me hithra…. Ato dy petza të tërhollura nga nënat tona, të shtruara nëpër tepsi e çerepë, të pjekurra në nën saç dhe mbi prush, na rritën në atë varfëri mjerane  dhe ajo shije e djeshme duket se na zgjon aq ëndrra dhe nostalgji për sofrat  tradicionale shqiptare. “I dashur Kesi, i them. A e di se lakrori ka qënë  menuja jonë e përditshme… Shija e atij lakrori edhe tani na bën të na lëngëzojë goja…Do ta provojmë me dëshirë…”  Ai qesh  dhe nuk e beson se tema e lakrorit  na zhyti të gjithëve në një botë të shkuar, por edhe në një traditë gatimi të admirueshme.
Nuk e di se si kaluan  më shumë se dy orë biseda. Folëm për  këngët, gjuhën, politikën, traditën, të shkuarën dhe të  ardhmen shqiptare… Folëm të gjithë dhe dëgjonte secili. E pyes  Kesin se çfarë e shtyu të kërkojë “rrënjët” shqiptare.  “Kam mbaruar kolegjin dhe një grupi ynë mori një udhëtim studimi dhe njohje në Greqi dhe Turqi…Aty pyeta veten për herë të parë: “Kush jam dhe nga vij…Më erdhën në mendje  rrëfimet e gjyshes dhe ndieva emocion… Ishim diku në veri të Greqisë. Pyeta për Shqipërinë dhe dikush më tha: “Ai mali i lartë tutje është  mal shqiptar…Përtej është Shqipëri…” Mu kujtua gjyshja ime,  vajzë e re, e bukur, me ëndrra…Andej tutje, në ato pllaja malesh mbase ka luajtur si fëmijë…Aty janë rritur prindërit e saj, motrat, vëllezërit, kushërinjtë… Dhe kisha mall, emocion, dëshirë të madhe të  shkoja  deri atje, por nuk mundja… Atë moment vendosa të kërkoja më shumë për  përkatësinë time shqiptare…” Duket  se është edhe një arsye tjetër madhore që shtyn amerikanin e ri drejt “rënjëvë” shqiptare. Ai pret të bëhet baba për herë të parë, dhe kjo ndjesi pritje e të qënin prind, duket se e ka  zgjuar dëshirën e zbulimit të  pjesës së identitetit të tij shqiptar.
Biseda rrëmbehet nga  pyetjet dhe diskutimet. Është një “simpozium” miqsh që duan krenarisht  Shqipërinë, sikurse çmojnë Amerikën, që u jep shanse të tilla  emocionale. Uljan Cobo përpiqet të përshkurajë  tipiken mes burrave të jugut dhe të veriut, Ridvani flet për gjuhën dhe shpirtin patriot, për Skënderbeun dhe mbretin, për diktaturen dhe komunizmin. Po tani, është demokraci Shqipëria?- pyet Kesi, njeriu që kërkon rrënjët e veta shqiptare.Secili nga ne jep një gjykim ndërsa unë veçova: “ E keqja  e jonë më e madhe janë qeveritë tona…Historikisht  ata që vijnë në pushtet  dhe qeverisje në shoqërinë shqiptare, nuk e shohin veten si aktorë të përkohshëm të progresit, por duan të diktojnë përjetësi pushteti…Këtë bëri Zogu, Hoxha dhe vetë pushtetmbajtësit e sotëm…Gjithë lufta bëhet si të mbash pushtetin, jo si ti shërbesh pushtetit dhe shoqërisë…” Natyrisht Kesi  e ka të vështirë ta perceptojë këtë realitet të hidhur  shqiptar dhe  bën një pyetje të beftë: “ Çdo të thotë Xhaxhi në shqip?…”  Ridvan Hajrullahu drejtohet nga unë dhe më thotë jo pa shaka: “ I thuaj se xhaxhi,  dmth Enver….”
Duke qeshur me atë që thotë Ridvan Hajrullahu unë përpiqem të shpjegoj konotacionin e fjalës së pyetur:”Xhaxhi osa Xhaxha  përdoret në jug për të respektuar më të rriturit. Dmth një fëmijë nuk mund t’i drejtohet një 30- 40-50 vjeçari direkt me emër, por përdoret “xhaxhi” si respekt moshe. Në fakt  gjatë komunizimit (Në vitet e fundit) kur thoshim xhaxhi ( në politikë kuptonim Enver Hoxhën, si njeriun që diktonte çdo gjë…”

     “Unë pyes për fjalën xhaxhi, sepse ajo përdorej shpesh nga gjyshja kur fliste për xhaxhin. Ishte dikush në atë fis që të gjithë  i drejtoheshin me “xhaxhi”. Madje ky “xhaxhi” ka  përfunduar në Amerikë pa këmbë, dhe  gjithë familja i shërbente denjësisht duke e mbajtur në kurris e duke e ngjitur e zbritur në shkallë… Ky rrëfim më  është ngulitur si respekti dhe shërbimi më i madh ndaj të moshurave.  “Ky është virtut…” kam thënë që në moshë të hershme.  Kesi na tregon se ende ka një foto të “Xhaxhit” të vet me mustaqe spice, me veshje tradicionale dhe armë në brez…Është një foto e çmuar familjare që dua ta zbërthej më tej… “ pohon me emocion Kesi. Ridvani ndërhyn duke thënë se  “duhet kërkuar ky “xhaxhi” se mund të ketë qënë njeri i infulencës së asaj kohe…Të ishte në gjëndje të kishe foto në funded e shekullit të 19të, do të thotë se ishe dikush…Gërmo  për “xhaxhin” se mund të befasohesh nga ato që mund të gjesh” sugjeron Ridvan Hajrullahu.
Po rakija?  – pyet Kesi.  Si është zakoni se baba më ka thënë se kur shkonin në fundjave  tek njerëzit e gjyshes, fillohej e pihej që në mëngjes, dhe në drekë, thuajse gjithkush ishte i dehur, e flitej me zë të lartë, me zë diktues  e këndohej në shqip…
Natyrisht folëm edhe për rakinë. Folëm për gjellët dhe këngët, për dollitë dhe gjuhën tonë si gjënë më të çmuar trashëgimore. Ishte një  kohë kafe magjepsëse në Verilindje të qytetit. Të nesërmen prisnim stuhinë e borës. Fiollat e para po fillonin të binin qetësisht. “Unë kam shumë dëshirë të shkoj në Shqipëri… Unë do vete në Shqipëri…” bën premtimin e vet amerikani Kesi Kluge. “Por premtimi më i afërt është se herën tjetër do t’u sjell lakruar shqiptar që më ka mësuar gjyshja ime 88 vjeçare”…
Ishte një kafe e paharruar në verilindje të qytetit tim, Mineapolis. U ndamë plot mbresa dhe fill mbas ndarjes ne filluam t’i tekstonim njëri tjetrit: “Mirënjohje Rido që na fale këtë të shtunë të pashlyeshme në këtë ditë shkurti” dhe Ridvani komenton mbresshëm: “…ishte interesante  kur shikon dy anët e shqiptarëve, ata të cilët duan të “amerikanizohen” apo “evropianizohen” me çdo kusht, dhe ata që pas dy gjeneratave kërkojnë “rrënjët” shqiptare”.
Kesi Kluge: “Shumë famelinderit që më takuat sot. E çmoj pa masë… Mezi pres të shihemi sërish dhe të hamë lakror shqiptar…” Kjo  më bën të besoj se  nuk do lakojë shumë kohë kur ne do të mund të shtrëgojmë duart me  zonjë Margarita, shqiptaren më të hershme në Mineapolis, që mosha mund tj’a ketë fashitur kujtesën, por jo vetëdijen shqiptare. Margarita nga  Përmeti ynë,meriton një vizitë zakoni shqiptar… Ajo mund të jetë  “thesar” në Minesota… Më vijnë këto mendime në mendje dhe ja tekstoj  Ridos. Ai më përgjigjet: “Si jo  bre burrë…është nder për ne si shqiptarë të Minesotës…”
Dëbora vijon e dendësohet…Një furtunë dëbore po afrohet në Mineapolis. Nuk e di pse kjo “përleshje” në hapësirën gri qiellore të flokëve të bardha të borës, më kujton furtunat shqiptare,  rrugëkryqin historik shqiptar, mbijetesën  tonë triumfale ndaj atyre që kanë predikuar zhdukjen tonë, dhe luftën tonë me vetveten që nuk mbaron dhe nuk duket se do të mbarojë. Në gjithë këtë lëvizje shekullore dhe tragjike,  për fatin tonë të madh,“vektorët” e kombit tim gjithsesi kanë pasur një kah pozitiv triumfues…
Minneapolis, 10 shkurt 2013

Filed Under: Reportazh Tagged With: Nje amerikan kerkon, rrenjet shqiptare, Shefqet Meko

BOTA REAGON NDAJ DORËHEQJES SË PAPA BENEDIKTIT TË XVI

February 12, 2013 by dgreca

Nga Frank Shkreli /

Lajmi se Papa Benedikti i XVI  ka vendosur, që për arsye shëndetsore dhe të moshës, do të jap dorëheqjen në fund të këtij muaji, habiti dhe shokoi jo vetëm katolikët anë e mbanë botës, por edhe udhëheqsit politikë botërorë, të cilët menjëherë reaguan ndaj vendimit të paprecedencë të Papa Benediktit, i cili me vendimidn e tij u bë Papa i parë në pothuaj 600 vjetë që jepë dorëheqjen.

Udhëheqsit politikë botërorë, nga të gjitha kontinentet, shprehën admirimin e tyre për punën e tij pastorale, nënvijuan përvuajtshmërinë e tij dhe theksuan sinqeritetin e përpjekjeve të Papës Benedikt për të bashkuar popujt e e botës.   Shumë  prej tyre e shikuan vendimin e tij për tu larguar nga detyra e udhëheqsit shpirtëror të një miliard e 200-milionë katolikëve, si një vendim me kurajo, duke venë në dukje kontributet e tija jo vetëm për Kishën Katolike por për mbarë njerëzimin.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama me dashuri kujtoi takimin që kishte pasur me Papën në vitin 2009, duke e falenderuar Benediktin e XVI për ”bashkpunimin me të gjatë katër vjetëve të kaluar.”   Presidenti Obama, në reagimin e tij ndaj vendimit të papritur të Papës , tha se ”Kisha Katolike luan një rol kritik në Shtetet e Bashkuara dhe në botë, dhe u dëshiroj çdo të mirë atyre që së shpejti do të mblidhen për të zgjedhur  pas ardhësin e Shënjtërisë së Tij Papa Benediktit të XVI”, tha udhëdheqsi amerikan në deklaratën e tij.

Edhe Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry, në reagimin e tij ndaj dorëheqjes së Papa  Benediktit u shpreh se, ” Ai është një burr veprash dhe parimesh, i cili ka punuar për promovimin e të drejtave dhe dinjtetit të njeriut anë e mbanë botës, ku këto vlera e të drejta, shpesh u mohohen njerëzve….Siç pat thënë Papa Benedikti gjatë një meshe në Washington, pothuaj pesë vjetë më parë, Amerikanët mbeten një popull me shpresë dhe se Amerika është një vend i lirisë dhe i mundësive njerëzore.”    Sekreatri i ri amerikan i Shtetit, tha gjtihashtu se, ”Papa beson, ashtu siç besojmë edhe ne, se cilësitë që e kanë bërë të fortë kombin tonë mund të  kontribojnë dhe të ndihmojnë që edhe botën ta bëjnë më të lirë dhe më të drejtë. Jemi të nderuar për bashkpunimin me Selinë e Shënjtë gjatë këtyre tetë vjetëve të fundit që ai ishte Papë,  dhe presim të vazhdojmë këtë bashkpunim edhe në të ardhmen në fusha të interesit të përbashkët midis kombit tonë dhe të Kishës Katolike”, përfundon mesazhin e tij Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Edhe udhëheqsi i republikanëve në Dhomën e Deputetëve të Shteteve të Bashkuara,  John Boehner tha se vendimi i Papës për t’u larguar nga detyra e tij, ”tregon një përvuajtshmëri të jashtzakonshme dhe dashsurinë e tij për Kishën.”

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel tha se ka ”respektin më të thellë” për vendimin e Papa Benediktit, i cili me kombësi është gjerman.   Zonja Merkel, bij e një prifti protestan, tha se “fjalët e Papës do të qëndrojnë me mua për një kohë shumë të gjatë”,  dhe lavdëroi bashkombasin e saj,  për atë që ajo tha se ishte” interesimi i madh që ai kishte për procesin e bashkimit  evropian si edhe për promovimin e dialogut ndërfetar, në botë.  ” Kancelarja Merkel vazhdoi duke vlerësuar Papën Benediktin  si ”Njërin prej mendimtarve më të dalluar fetarë të kohës sonë’’.

Kryeminsitri britanik David Cameron tha se Papa Benedikti i XVI  ka punuar pa pritesë për të forcuar marrëdhënjet midis Britanisë së Madhe dhe Vatikanit, dhe shtoi se vizita e tij në Angli në vitin 2010 mbahet mend me shumë dashuri, nga populli britanik.  Kryeminsiutri britanik tha  gjtihashtu se mesazhi i Papës gjatë asaj vizite “për të punuar për të mirën e përbashkët”, bëri jeonë anë e mabnë vendit të tij.

Presidenti francez Francois Hollande  tha se nuk ka ndonjë koment të posaççm për të bërë për vendimin e Papës, vendim,  i cili shtoi ai, është i respektueshëm, një vendim që do të çojë në zgjedhjen e një pape të ri.  Republika franceze, tha ai, përshëndet Papën për vendimin që mori.

Ndër udhëheqsit e tjerë botërorë që reaguan menjëherë duke shprehur keqardhjen e tyre ndaj dorëheqjes së Papa Benediktit, dhe duke i uruar çdo të mirë e shëndet në të ardhmen,  ishin edhe Kryeminsitri i Kanadasë, Stephen Harper, Presidenti i Filipineve Benigno Aquino dhe shumë udhëheqës të tjerë politikë e fetarë nga e gjithë bota.

Bota mbarë u habit dhe u ”shokua” nga vendimi i Papës Benediktit të  XVI, për tu tërhequr nga detyra si udhëheqës shpirtëror, kryesisht sepse një gjë e tillë nuk kishte ndodhur në 600- vjetët e kaluara të  historisë së Kishës Katolike, megjithëse një gjë e tillë nuk ndalohet nga ligjet kishtare.   Guximi i Papa Bendiktit të XVI për të dhënë dorëheqjen pasi ”fizikisht dhe mentalisht” nuk e ndiente veten të aftë për të kryer detyrën në mënyrë efektive, është për tu admiruar.   Sikur edhe udhëheqës politikë dhe të tjerë, anë e mbanë botës, që mbajnë pozita të larta, do të kishin guximin  dhe kurajon civile të marrin të njëjtin vendim  kur për arsye të moshës ose për  arsye të tjera të të kenë kurajon që të largohen vullnetarisht nga detyrat e tyre, ndonëse  aftësitë e tyre mendore dhe fizike nuk janë të njëjtat me ato kur ata ishin në moshën 40-ose 50-vjeçare.   Vendimi i Papës Benediktit të XVI duhet të jetë një shembull i mirë për të gjithë se si duhet përballuar mosha dhe ngadalsimet mendore dhe fizike që sjellë ajo.

Filed Under: Kronike Tagged With: bota reagon, e papes, Frank shkreli, per doreheqjen

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5569
  • 5570
  • 5571
  • 5572
  • 5573
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT