• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHQIPTARI GJYKOHET PËR 2 VJEDHJE BANKASH NË NJU XHERSI

February 8, 2013 by dgreca

Akuzat për të cilat u vetëdeklarua fajtorë Mazari mund të ndëshkohet me një dënim maksimal prej 25 vjet burg dhe një gjobë prej 250.000 dollarë.Vendimi për dënimin është caktuar që të jepet në 20 maj 2013. Por atë e pret dhe një dënim 25 vjecar në Shqipëri për vrasje/

…Më 7 shkurt 2013 një raport nga Prokuroria njofton se Shpend Mazari ka pranuar vjedhjen në dy degë të bankës TD në Passaic dhe në Bergen.Ja njoftimi:
Newark, NJ – Një shtetas shqiptar, i cili jetonte në Clifton, NJ, ka pranuar në gjykatë federale sot (7 shkurt 2013) se ka grabitur dy degë te bankës TD. Ai ka qenë i armatosur. Prokurori Paul Fishman njoftoi se: Shpend Mazari, 30 vjeç, i njohur edhe si “Arlind Hyseni” dhe “Luie Belushi,” u deklarua fajtor për të dy akuzat e grabitjes të degëve të Bankës TD. Një vjedhje ndodhi në 2 nëntor 2011, në Clifton, Passaic County, NJ dhe tjera më 30 dhjetor 2011, në Bergen County në Wallington, NJ.
Mazari u deklarua fajtor para Gjykatës nga gjyqtari Salas Esther. Në seancën e tij të pranimit të fajit, ai pranoi se Arlind Hyseni është emri i tij i vërtetë. Ai u arrestua më 28 shkurt 2012, në New York City.
Sipas dokumenteve të paraqitura në këtë rast dhe deklaratat e bëra në gjykatë se vjedhja është bërë në këto rrethana:
Më 2 nëntor 2011, Mazari, i maskuar me një kapelë bejsbolli dhe me një maskë që mbulon pjesën e poshtme të fytyrës së tij, hyri i armatosur me një pistoletë në një dege banke TD në Clifton. Me armë në dorë ai urdhëroi kërcënushem dy punonjësit e bankësqë të vendosnin dollarët një qese najloni të errët.Ata iu bindën.
Mazari la bankën me 286.000 dollarë. Më 30 dhjetor 2011, Mazari hyrë në një degë të Bankës TD në Wallington menjëherë pasi ajo u hap.Ketë herë ishte maskuar me një maskë të skiatorëve dhe pistoletën e kishte në dorë. Ai përsëri urdhëroi punonjësit e bankës kërcënushëm që t’I dorëzonin dollarët. Këtë herë ai mori 182.000 dollarë.
Akuzat për të cilat u vetëdeklarua fajtorë Mazari mund të ndëshkohet me një dënim maksimal prej 25 vjet burg dhe një gjobë prej 250.000 dollarë.Vendimi për dënimin është caktuar që të jepet në 20 maj 2013.
Mazari ishte i kërkuar nga Interpoli për një vrasje  në 2004 në Shqipëri. Ai ishte dënuar në mungesë me 25 vjet.

Prokurori ka kërkuar që fillimisht Nazari duhet të shlyejë detyrimet që ka ndaj SHBA-së, pra të kryejë dënimin dhe të paguaj Shumën e detyruar në këtë shtet, pastaj të shkojë të vuaj dënimin për vrasje në Shqipëri.(Korresp i Diellit- Lajmi u shkrua ne baze te raportit te Gjykates.

Filed Under: Kronike Tagged With: bankash, denohet, dy vjedhje, NJ, Shpend Mazari

Prokuroria: Vendimi për 21 Janarin do të apelohet , GJYKATA AKUZON AMBASADORIN ARVIZU

February 8, 2013 by dgreca

Burime të sigurta konfirmuan se çështja do kalojë në Apel. Amb. Arvizu takon kryeprokurorin Llalla. Gjykata e Tiranës: Ambasada ndërhyn në proces…/

Nga Armand Mero/

Në Shqipëri burime të Prokurorisë së Përgjithshme i thanë sot Zërit të Amerikës se do të bëhet ankim në gjykatën e Apelit ndaj vendimi të djeshëm të Gjykatës së Tiranës e cila shpalli dje të pafajshëm komandantin e Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe përgjegjësin e njësisë speciale Agim Llupo të akuzuar për vrasjen e tre prej katër manifestuesve që u qëlluan me armë zjarri gjatë protestave të opozitës në 21 Janar të vitit 2011. Sot në mëngjes prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla pati një takim me ambasadorin amerikan Alexander Arvizu i cili rikonfirmoi qëndrimin ndaj vendimit të djeshëm të gjykatës, e cila përmes një njoftimi e cilësoi sot deklaratën e ambasadës amerikane si një ndërhyrje në proces. Por sipas ambasadorit Arvizu akuza të tilla ishin të pabaza.Prokuroria shqiptare deklaroi dje se ajo do të priste zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Tiranës për cështjen e 21 janarit, për të përcaktuar hapat e mëtejshëm që do të ndërmerrte. Sot burime nga Prokuroria e Përgjithshme, i thanë Zërit të Amerikës se vendimi që shpalli të pafajshëm dy drejtuesit e lartë të Gardës së Republikës, “do të cohej në Gjykatën e Apelit”, pavarësisht motivacionit mbi të cilin u mbështet dje Gjykata. Më herët në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm ishte ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu.
Dje ambasada u shpreh e tronditur nga vendimi i pafajësisë për komandantët e Gardës duke vlerësuar se një vendim i tillë sipas saj “ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi në mënyrë të paanshme dhe transparente”. Që në mëngjes herët Gjykata e Tiranës ishte kundërpërgjigjur duke theksuar se “deklarata e ambasadës amerikane në Tiranë është shqetësuese dhe ndërhyn në procesin e rregullt ligjor përmes komenteve mbi një cështje përpara zbardhjes së vendimit, përpara qëndrimit të prokuorirsë mbi hapat e mundshëm dhe përpara mbylljes së procesit” duke bërë thirrje që të “shmanget cdo qëndrim paragjykues ndaj këtij procesi”.
Por ambasadori Arvizu e kundërshtoi deklaratën e Gjykatës: “Me gjithë respektin për deklaratën e Gjykatës së Rrethit Tiranë sot në mëngjes, që sugjeronte se SHBA po ndërhyn në një proces gjyqësor, nuk jam dakord. Kjo akuzë nuk ka bazë. Përfshirja jonë rrjedh drejtpërdrejt nga një kërkesë specifike e Prokurorit të Përgjithshëm dhe kjo kërkesë u mbështet nga qeveria e Shqipërisë”, tha ambasadori amerikan duke ju referuar asistencës teknike që u ofrua për hetim. Laboratori Byrosë amerikane të hetimit, Fbi realizoi ekspertizën nga e cila rezultoi se tre manifestuesë ishin vrarë me plumba të dalë nga arma e komandantit të Gardës Ndrea Prendi dhe përgjegjësit të njësisë speciale Agim Llupo.
Ambasadori amerikan I bëri komentet e tij në përfundim të takimit me kryeprokurorin Adriatik Llalla i cili më pas pasdite u thirr nga presidenti Bujar Nishani. Për ngjarjen reagoi sot edhe ambasadori i delegacionit të Bashkimit europian në Tiranë Ettore Sequi. Ai i bëri jehonë komenteve të mbrëmshme të komisionerit për Zgjerimin Stefan Fyle, i cili edhe një herë kishte përsëritur se “një sistem gjyqësor i papanshëm që të sigurojë procese gjyqësore të drejta është një parakusht në rrugën drejt BE dhe kishte bërë thirrje për shmangien e cdo polarizimi”.
Edhe Komiteti shqiptar i Helsinkit përmes një deklarate u shpreh i shqetësuar për vendimin e gjykatës i cili sipas këtij Komiteti “nuk të bind për drejtësinë dhe paanshmërinë e tij. Në të kundërtën, rrit edhe më tej mosbesimin e qytetarëve ndaj organeve të drejtësisë”. Komiteti Helsinikit vlerëson të gabuar edhe faktin që Gjykata ju referua një vendimi të Gjykatës së Strasburgut për të motivuar vendimin e saj, duke bërë, sipas Komitetit të Helsinkit “interpretime subjektive dhe të kundraligjshme”. Gjykata sipas këtij Komiteti nuk ka mbajtur parasysh se sipas Kodit penal të vendit “zbatimi i ligjit penal me analogji nuk lejohet”.

Filed Under: Kronike Tagged With: ambasadori Arvizu, prokurori, vendimi do apelohet

AFIRMIMI I SUKSESSHËM I KOSOVËS NË GJUHËN RUMUNE

February 8, 2013 by dgreca

Romantik dhe lirik, ironik dhe fantastik në opusin e tij letrar, Sali Bashota ka realizuar disa poema të një hijeshie të rrallë kushtuar Zanës Shqiptare. Poezia e tij është një metaforë e nevojave të një kohe të ndershme, ndërsa rruga shpirtërore e metaforës nuk ka të sosur, për atë pelegrinazhi autoresk i temave të mëdha është i përhershëm dhe i papërsëritshëm. Sali Bashota krijon një poezi vlerash të veçanta që reflekton dhimbjen, trishtimin, thellësinë dhe ekzistencën kohore dhe hapësinore të kombit shqiptar.

 Nga Halil Haxhosaj/

 Ekzistenca e Kosovës vjen në vëmendjen e opinionit të huaj edhe nëpërmjet vlerave lirike të saj. Krijuesi, studiuesi, eseisti, shkrimtari dhe profesori universitar, Dr. Sali Bashota, tashmë është emër i njohur në letërsinë bashkëkohore shqipe, por kulmi i suksesit të këtij shkrimtari u arrit me përkthimin e poezisë së tij në disa gjuhë të huaja, si: frëngjisht, italisht, anglisht, polonisht, suedisht, në disa gjuhë tjera, dhe sidomos në gjuhën rumune. Këtij poeti i janë përkthyer dy vepra me poezi në këtë gjuhë: “Ekzili i shpirtit” (botuar më 2004 nga Editura e Muzeut të Letërsisë Rumune), dhe “Shiu pa ty”, botuar katër vjet më vonë (2008). Andaj poezia e Sali Bashotës është paraqitur më e kompletuar në gjuhën rumune, madje edhe është bërë e njohur në këtë anë, duke u prezantuar edhe në faqet e gazetave e sidomos të revistave letrare të Rumanisë. Përveç kësaj, për poezinë e këtij poeti të shquar, kanë shkruar disa nga penat më të njohura të kritikës letrare rumune si: Xhelku Maksuti, Dan Anghelescu, Marius Chelaru,  Ioan N. Rosca, Dimitru Velea, Monica Muresan, Octavian Mihalcea, Octavina Soviany, Marin Condreanu,  Daniel Marian, Adrian Majuru, Victoria Milescu, Magda Grigore, Mihai Antonesku, George Gibescu, Lucian Gruia e shumë pena tjera të njohura të kritikës, studimit, poetikës dhe të letërsisë bashkëkohore rumune. Madje secili prej tyre, në shkrimet për poetikën dhe poezinë e Sali Bashotës e analizojnë, e studiojnë dhe i qasen asaj, duke gjetur mënyrat, metodat dhe mjetet më të përsosura e më bashkëkohore.

Për t’u përmbushur, thekson një shkrimtar francez i shek. XIX, njeriu duhet të krijojë e jo të përsërisë. Sali Bashota krijon, kurse poezia e tij të impresionon dhe përmes rruge, poeti dhe Kosova jonë, krijojnë admirim gjithandej në botë. Të gjitha shkrimet, recensionet dhe vlerësimet kritike kushtuar kësaj poezie, shkrimtari dhe përkthyesi Baki Ymeri i mblodhi dhe i botoi në veprën bilingve “Sali Bashota i vlerësuar nga shkrimtarët rumunë”, që përbëhet prej dy kapitujsh. Kapitulli i parë i librit është në gjuhën rumune, ndërsa i dyti në gjuhën shqipe. Kjo vepër është voluminoze dhe pasqyron të gjitha aspektet e poetikës së këtij poeti të përkthyer në gjuhën rumune. Vepra është botuar nga Editura LIMES, Cluj-Napoka (2012) Kluzh-Napoka, në Rumani. Parathënia është shkruar nga Dr. Luan Topçiu, ndërsa autor i përkthimeve në gjuhën rumune është Baki Ymeri, doktorant i Universitetit të Bukureshtit.

Kështu, duke shkruar për poezinë e Sali Bashotës, këta studiues, por edhe të tjerë, e cilësojnë atë dhe e vlerësojnë me metafora tejet të pasura, por edhe funksionale, ashtu siç janë vargjet, struktura, forma, tematika dhe mesazhi i kësaj poezie. Në këtë vargëzim pasqyrohet haptas, përveç tjerash, edhe intelektualizmi dhe profesionalizmi krijues i zt. Bashota, i cili poezisë së sotme shqiptare i jep një karakteristikë të pasur dhe adekuate. Kështu, ai dhe poezia e tij e përbëjnë një profil modern dhe të avancuar të lirikës sonë që krijohet sot në Kosovë, por edhe më gjerë ku jetojnë e veprojnë shqiptarët. Ajo është një poezi vlerash të veçanta që reflekton dhimbjen, trishtimin, thellësinë dhe ekzistencën kohore dhe hapësinore të kombit dhe popullit shqiptar. Dhe kështu, me këto forma, qasje, idioma, figura e mjete të tjera poetike, poezia e Bashotës ngritet në piedestalin e vet për t’u pasqyruar edhe në gjuhët e tjera të Europës, në këtë rast në gjuhën rumune.

Për poezinë e Sali Bashotës, secili nga krijuesit, studiuesit, analistët, por edhe eseistët rumunë, që në tituj e shkrimeve, paraqesin qasjet e tyre që janë tejet specifike, të mbarsura me ide e analiza të mirëfillta, por edhe me krahasime e specifika tjera të poezisë së tij. Bile, disa nga konstatimet duket se janë aq të qëlluara sa përkojnë detajisht me mesazhin, nivelin, por edhe tematikën e strukturën e poezisë së këtij shqiptari të frymëzuar. Kështu, disa tituj janë funksionalë, sepse poetika defilon ndërmjet metafizikës, historisë e bashkëkohësisë, që si trinom korrespondon justifikon vlerat e këtij poeti. Madje, disa nga sintagmat e poetikës së këtillë, janë të shtrira edhe në gjerësinë e ballkanologjisë krijuese, thotë, ndër të tjera, Dan Anghelescu, poet, kritik letrar dhe profesor universitar.

Romantik dhe lirik, ironik dhe fantastik në opusin e tij letrar, Sali Bashota ka realizuar disa poema të një hijeshie të rrallë kushtuar Zanës Shqiptare. Këtë fuqi të gjeniut artistik e ka shtjelluar përmes një analizë të gjerë kritike, Prof. Dr. Dumitru Velea. Edhe shumë dimensione të tjera shprehen në disa shkrime që janë pasqyrim i begatisë, thellësisë, figuracionit, por edhe të të gjitha elementeve bashkëkohore dhe moderne të poezisë së Sali Bashotës. Studimet e këtilla nuk janë vetëm qasje individuale të kësaj poetike, por ato, madje, janë edhe një vlerësim për tërë poezinë bashkëkohore shqiptare në Kosovë e më gjerë. Kjo gjerësi mëton të shfaqë suksesin e inkuadrimit të poezisë sonë moderne në analet, madje, edhe në analet e Europës dhe botës poetike në përgjithësi.

 

Kushtrimi artistik për të qëndruar në zemër të historisë

 

Poezia e Sali Bashotës, e përfshirë në vëllimin poetik “Ekzili i shpirtit”, është e shtrirë në dy rrafshe që tekstit poetik i jep nuanca të ndryshme. Kështu në njërën anë, kjo është një poezi plot me tone dramatike që gjëmon nga pesha e rëndë e jetës plot plagë, dhimbje e ofshama, ndërsa në anën tjetër buron një lirikë intime plot tone ndjenjësore, dashurie, jete, frymëzimi, peizazhi, e të tjera. Në kufirin e këtyre dy anëve, rrjedh koha, ekzistenca, njeriu, teket dhe të gjitha rropatjet e tij në një nivel të lartë e hapësirë të gjerë të kësaj bashkëkohësie. Sipas kritikut dhe studiuesit Luan Topçiu, poezia e Sali Bashotës është një proces i lartë shpirtëror e estetik dhe nuk duron kurrfarë banaliteti as përçimi. Në vargjet e kësaj poezie shprehet kushtrimi metaforik, pse jo edhe artistik që ka mesazhin e qëndrimit tonë në “zemër të historisë”. Shpesh në figurat e poetikës së këtyre vargjeve  këtë e forcon mendimi i poetes dhe eseistes Magda Grigore, e cila ndër të tjera thotë: “Poezia e Sali Bashotës është një metaforë e nevojave të një kohe të ndershme, ndërsa rruga shpirtërore e metaforës nuk ka të sosur, për atë pelegrinazhi autoresk i temave të mëdha është i përhershëm dhe i papërsëritshëm: koha-kohët; dashuria-dashuriët; dhembja-dhimbjet; loti-lotët; shpresa-shpresat; vetmia-vetmitë; vdekja-vdekjet, poezia dhe përlindjet”.

Sali Bashota është poeti i parë i Kosovës të cilit iu organizua një përurim i suksesshëm në Bukuresht (2005). Dinamizmi, shtrirja, dimensionet dhe të tjerat e bëjnë edhe më të shtrirë këtë poezi, e cila tingëllon mirë poetikisht, por edhe figurativisht edhe e përkthyer në gjuhën rumune, andaj asaj i shtohet më tepër niveli dhe strukturimi modern i vargëzimit bashkëkohor. Edhe gjuhës poetike, poeti, pra krijuesi Sali Bashota, por edhe përkthyesi, poeti dhe eseisti Baki Ymeri, ja kanë ruajtur dhe zmadhuar nivelin e vlerën e saj artistike, kështu që ky vargëzim tingëllon bukur dhe shijohet ëmbël edhe në gjuhën e një vendi ku njeriu lind poet. Motivet dominuese të kësaj poezie janë: atdheu, poezia, nëna, babai, koha, hapësira, intimi, lirika, por edhe bashkëkohësia, pra koha e hapësira. Nëpër të gjitha këto hallka edhe të tjera të këtij zinxhiri, frymon poetika, figura, struktura, domethënia dhe mesazhi i saj. Kjo nuk bëhet dhunshëm e as zorshëm, por lehtë, haptas e plot lirizëm, melankoli e dhimbje, në anën tjetër.

Vepra “Sali Bashota i vlerësuar nga shkrimtarët rumunë”, e botuar në dy gjuhë, në rumanisht dhe e përkthyer në shqip, është një pasuri, jo vetëm për poetin, por edhe për poezinë shqipe në përgjithësi. E paraqitur dhe e strukturuar kështu, kjo vepër e ka plotësuar boshësinë e mospërkthimit dhe të paraqitjes së poezisë shqipe bashkëkohore në gjuhë të tjera të Ballkani, të Europës, por edhe më gjerë. Madje, vepra ka edhe peshën e vet, sepse lexuesi, shkenca, letërsia, por edhe krijuesit rumunë, njihen me këtë poetikë dhe me të gjitha nuancat, shtresat, qëllimet, vargëzimin, strukturën, figurën dhe vlerën e saj. Kjo vepër është një pasuri e patjetërsueshme për bibliotekat në Rumani dhe në të gjitha trevat e shqiptarisë.

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: afirmim i suksesshem, Halil Haxhosaj, i Kosoves, ne Rumani, Sali Bashota

NJOFTIM MORTOR PER TE NDJERIN ARBEN SMAJLAJ

February 8, 2013 by dgreca

Njoftojmë komunitetin Shqiptar se shërbimet funerale për të ndjerin Arben Smajlaj , i cili humbi jetën në një aksident me 6 shkurt 2013, do të organizohen në Farenga Brothers, që ndodhet në adresën : 920 Allerton Avenue, Bronx, NY 10469. Orari i paraqitjes së ngushëllimeve do të jetë: E Dielë, 10 Shkurt 2013, nga Ora 2 PM- 9 PM.

Mesha do të jetë të Hënën me 11 Shkurt 2013 në Orën 11 AM në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”.

Më pas kortezhi do të drejtohet  drejt GATE of  HEAVEN CEMETERY, Hawthorne, Neë York.

I ndjeri ishte në moshën 33 vjecare. Arbeni është i biri i Gjelosh & Lule Smajlaj.Ngushëllime Familjes! Shpirti në Paqë Arbenit! (Gazeta Dielli)

Filed Under: Kronike Tagged With: Arben smajlaj, Njoftim mortor

BORA KA FILLUAR, STUHIA E FORTE DO TE VAZHDOJE DY DITE

February 8, 2013 by dgreca

NEW YORK : Enti i Shërbimi Kombëtar i Motit dhe metereologë amerikan thonë se sot e nesër mbi shtetet e Bregdetiti Lindorë : Connecticut, Maine, Massachusetts, New Hampshire, Vermont dhe Rhode Island në verilindje të SHBA-ve do të ketë sipas tyre një stuhi të fortë e cila do të shoqërohet me rënie të dëdorës, e cila sipas parashikime nuk është parë gjatë 35 viteve të fundit, njoftoi sot në mëngjes Shërbimi Meteorologjik Kombëtar amerikan. Vendet që do të preken më shumë janë pjesët malore të New Yorkut dhe Bostonit ku pritet të bie deri në 60 cm dëborë.

Qysh sot heret në mëngjes janë marrë të gjitha masat në pritje të kësaj stuhie kalimtare. Është ndërprerë puna e disa aeroporteve të mëdhenj, duke përfshirë ata të New York-ut, Çikagos dhe Bostonit, ku për shkak të stuhisë janë anulluar rreth 900 fluturime.

Në Massachusetts është ndëprerë lëvizja e transpoprtit automobilistik dhe atij hekurudhor, dhe disa shkolla janë mbyllyr..Banorët e shteteve verilindore kanë filluar tashmë të blejnë ushqime, ujë, elektrikë dore, për ta kaluar stuhinë në shtëpi.Në Boston, Providence dhe në qytete të tjera do të mbyllen të gjitha shkollat.

Eshtë marrë masa nga qyteti i New Yorkut, që çdo qytetari që ka një telefon celular të marri një mesazh me tekst, “Emergent – Urgjencë – Alert – Kujdes ! Përgatitutuni të shmangi udhëtimet e panevojshme në rrugët e qyteti sidomos ata jashtë sajë – Kontrolloni në çdo moment në radio dhe televizion kanalin -NWS….”Kjo është për shkak se Shërbimi Kombëtar i Motit po punon me kompanitë e telefonave celular Cellphone për të shpërndarë këto mesazhe

Simbas Shërbimi Kombëtar i Motit : Bora ka filluar me një intensitet të ulët, qysh sot heret në mëngjes dhe zyrtarët lokal dhe qeveritarë në bashkëpunimet me autoritetet vendore janë duke marrë këtë njoftim si shumë seriozisht.Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Michael Bloomberg dhe stafi i tij dje vizituannjë Departamentet e Mirëmbajtjes së Rrugëve të qytetit, dhe kontrolluan gadishmërinë e tyre me mejetet e motorizuar për pastrimin të objekteve të kanalizimeve dhe atyre për pastrimine dëborës,

Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Michael Bloomberg u delkaroi gazetarëve se : “Ne jemi të gatshëm për të përballuar këtë stuhi dëbore dhe kemi në dispozicion 250.000 ton kripë të cilat do të shpërndahen dhe hidhen nëpër rrugët e qytetit me anë të 350 shpërndarsve të kripës dhe kemi në gatshëmëri për t’u vënë në në punë qysh sot 1.800 kamionë të pastrimit të dëborës. ”
Aktualisht, thuhet se në New York zyrtarët shtetërorë, dhe ata vendorë janë duke kërkuar nga njujorkezët për të shmangur udhëtimet të cilat ata i quajnë të panevojshme . Kjo masë duhet të aplikohet edhe në zonat bregdetare në Brooklyn, Queens dhe Long Beach se do të ketë një rritje jonormale prej 3-5 metra me valët e oqeanit – alternativ për një përmbytje të mundur.Kjo është vetëm ajo që zona ka nevojë!

Parashikimet ndryshme për stuhi të madhe nesër kanë filluar të konvergojnë në një skenar të ngjashëm, me atë që ndodhi me uraganin Sandi fundvitin e kaluar thotë Shërbimi Kombëtar i Motit. Ata thonë se stuhia dimërore për qytetin dhe rrethinat përreth New York, SuffolkCounty dhe më shumë Connecticut janë n?7 zonën që do të përfshihen nga kjo stuhi që do të zgjasë shumë pak. Mbasi javën që vjen temperaturat do të rriten deri në 42 degree. Megjithatë, thotë Shërbimi Kombëtar i Motit: “Ne duhet të paralajmërojmë se një ndryshim i vogël në qendrueshmërinë e motit këtë fund javë është e pritshme mbasi stuhia do të shkaktojë një ndryshim të madh në parashikimin mbasi pritet të ketë më shumë borë se bie zakonisht në këtë muaj.

Mbasi sipas saj janë dy sisteme të presionit të ulët të përfshira, si forca lëvizëse e stuhisë e cila rezulton dhe te pasiguria në parashikimin e tij.Ulët i parë është një Clipper Alberta lëviz mbi Liqeneve të Madh sonte. Nga vetë kjo do të jetë një stuhipavënë re, duke rënë një inç ose në mënyrë të dëborës në qytet gjatë natës sonte.Problemi është një Gjirit Bregu ulët shpejt do të ndjekë dhe të lëvizinnga mbi oqean nga premten në mbrëmje.Kur energjia e stuhisë së parë është shtuar në të dytë, stuhia kombinuar do të kthehet në një nor’easter egër.

Në New York pritet të bie deri në 60 cm dëborë sonte e cila do të pasohet nga një rënie e shiut nesër si ngritjen e temperaturës . Sonte në mbrëmje dëbora mund të mbërrijë të bjerë me intensitet të madh diku në mesditë dhe pasdite deri në mbrëmje . Gjatë ditë së sotme parashikojnë metereologët do të ketë në qytet dëborë deri 4-8 inç

Erërat nga Lindja-Verilindjedo të jenë nnga 20-25 mph në 50 mph drejtë një vale të lartë me hënën e plotë që do të shkaktojë përmbytje bregdetar në Long Island Sound dhe ndërmjet Long Island dhe Eastern Long Island .(KORTEZI: BEQIR SINA)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: ne Bregdetin Lindor, Stuhi bore

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5576
  • 5577
  • 5578
  • 5579
  • 5580
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT