• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TË QENURIT NJERI, KA BRENDA VETITË, QË TË JETOSH E TË PUNOSH SI QYTETAR

February 4, 2013 by dgreca

-thotë poeti, shkrimtari dhe gazetari Vlonjat në mërgim Arqile Gjata/

Nga Sokol Demaku/

 Të flasësh e të vlerësosh veten, mendoj se ka një kufi, përtej së cilës është mendjemadhësia dhe egoizmi!

Jeta, në çdo stinë të saja është e bukur dhe duhet jetuar dhe atëhere kur mendon se nuk ka më hapsira për ti shkelur! Këtij parimi i jam përmbajtur gjatë ecurisë së jetës time.Të qenurit Njeri, ka brenda vetitë,  që të jetosh e të punosh si qytetar.Kur të pyesin, apo dhe kur vetvetja të bënë pyetje, ‘’se si e ndjen veten në emigrim?’’, është shumë të thuash, shumë mirë, të thuash e të shkruash se po përjeton ditë të lumtura. Gënjen veten dhe opinionin po të pranosh se, tani ke gjetur një Atdhe si Atdheu që lam pas ikjes prej tij..!

Atdhe ka vetëm një!

Të qenurit ‘’Poet’’ nuk është titull, as relikte që blihet, apo shitet.Nuk them, as kam për ta pranuar se unë jam –poet, pasi nuk është dëshira dhe vullneti im që vendos.

Nuk do dëshëroja një bashkim mekanik të trojeve tona, por një ribashkim shpirtëror, institucional e demokratik me rrënjë të thella në traditat tona e duke mos lënë teritore bosh me pikësynime për të populluar zona të tjera për interesa të çastit e jo perspektive.

Shqiptarë janë krenarë për qenien Shqiptarë, mund të them, se ka kohë që Athina flet shqip, këndon shqip, botohen gazeta në shqip, fëmijët, në pjesën më të madhe flasin shqip! Në Athinë ka një jetë shumë aktive artistike, letrare e shoqërore!

Zoti Arqile Gjata, ju jeni i lindur në qytetin e Vlorës.Shqipëri, ju lutem një vështrim të shkurtër rreth vetes tuaj!

Arqile  Gjata:-Është kënaqësi e vlerë të bashkëbisedoj me Ju Zoti Sokol! Ju falenderoj që po më jepni mundësinë , që nëpërmjet këtij bashkëbisedimi të shpreh disa çaste jete, dhe pse janë jetuar, ato duhen të rizgjohen.

-Për ata që nuk më njohin…Unë jam Arqile Vasil Gjata, qytetar nga Vlora, lindur më 24-6-1942 në një nga lagjet më të vjetra të qytetit me emrin ‘’Vrenes’’, më saktësisht në Shenin e Kateqit. Rrjedh nga një familje qytetare me të kaluar zanatçinj! Dhe gjyshi nga babai dhe xhaxhallarët e nënës time provuan qysh në vitet 1914 emigrimin. Xhaxhallarëve të nënës time iu kanë ngelur eshtrat në Amerikë.

Keni ndjekur shkollën shtatëvjeçare dhe të mesmen, më pas Institutin e lartë të Shkodrës për Gjuhë-letërsi Shqipe…

A.Gjata:-Sigurisht, jam shkolluar në sistemin shtatëvjeçar të asaj kohe, më pas vazhdova Gjimnazin ‘’Ali Demi’’, të cilin nuk e mbarova normalisht, pasi nevojat ekonomike ishin të atilla, që unë të ndihmoja me punën time familjen, e cila nuk e përballonte dot jetën në ato vite.Gjimnazin e mbarova vite më vonë në sistemin pa shkëputje nga puna. Mbas përfundimit të gjimnazit dëshëroja të studjoja për gjuhë-letërsi në universitetin e Tiranës si student i zakonshëm, por për fatin tim jo të mirë, pas disa vjetësh më dhanë të drejtën të studjoja me korespondencë në Institutin e Lartë të Shkodrës, në degën gjuhë-letërsi shqipe. Këmbëngulja ime për të studjuar për letërsi e gjuhë shqipe ishte e përligjur,pasi kam ëndëruar(kisha pasion) për letërsinë. Në familjen tonë libri ishte pjesë e jetës së përditshme, ku vazhdimisht librat e ndryshëm mbushnin raftet dhe tavolinën ku rrinim ne, fëmijët për të lexuar.

Qysh në vitin 1958 fillova punën fillimisht si nxëns në ekonomi(ndihmës) në profesionin elektriçist dhe shkallë-shkallë u kualifikova deri në shkallën më të lartë profesionale në profesionin elektriçist. Kam punuar në disa ndërmarje në qytetin e Vlorës, 20-të vitet e fundit punova në Uzinën e riparimit të anijeve luftarake në Pashaliman. Gjatë dekadave të jetës, në çdo kohë kam qenë njeri punëtor i përkushtuar për profesionin, duke mos lënë mënjanë punën artëdashëse e letrare në shumë aktivitete të atyre viteve, sidomos puna me rininë më ka dhënë shumë energji, vizion dhe aftësi organizuese. Ato vite të jetës time kanë qenë të mbushura me dëshirë e zell për t’u pasuruar me kulturë, dije e për të lexuar sa më shumë. Kam provuar të shkruaj dhe vargje, artikuj të ndryshëm dhe reportazhe në gazetën lokale të qytetit të Vlorës, në gazetën ‘’Zëri i Rinisë’’. Ato pak vargje, që më mbetën i kam pasqyruar shumë vite më vonë kur iu qasa së afërmi artit të të shkruarit pas viteve 1996 e deri më sot!

Çka ju shtyti të emigronit nga Shqipëria dhe çfarë njohurish kishit për shtetin fqinjë Greqin ju atë kohë?

A.Gjata:-Nuk mund të them se jam i ardhur rishtas në Greqi.Kam afërsisht 18-të vjet që jetoj e punoj me familjen time në emigrim-Athinë. Erdha jo rastësisht, por me mendim dhe dëshirë që të ‘’largohesha’’ nga një fatkeqësi që na ndodhi! Pas humbjes së dhëndrit(ata ishin 10-të vet të ikur me varka të ndërtuara vet për në itali në Qershor të vitit 1991, që nuk u gjend deri më sot dhe nuk ka akt vdekje.) Për të ‘’harruar’’ sado pak dhimbjen e vajzës së madhe u nisëm për në Athinë me mënyra që na i diktoi koha. Shkalla e njohurive të mia për historinë, kulturën dhe artin nuk ishte e ulët përsa i përket gjeopolitikës së saja, kulturës dhe artit të antikitetit Grek. Po kështu kisha njohuri shumë të mjaftueshme gjeografike dhe ekonomike për shtetin  Grek. Natyrisht që e njihja, jo  shumë, por mjaftueshëm i kisha njohuritë rreth letërsisë dhe autorëve Grekë.

Jeni ardhacak në greqi, si e ndjeni veten  në këtë shtet fqinjë?

A.Gjata:-Dihet, që,edhe kur ndërron një vend banim nga një shtëpi në një shtëpi tjetër jashtë lagjes, do ndjesh vështirësi. Më e madhe është dhimbja, lodhja, shqetësimi, sidomos kur emigron matanë kufijve që realisht ishin ditë, javë e muaj shumë të vështira për t’u përshtatur jetës ndryshe…Nuk mund të them, se erdhëm në parajsë, as në një lumturi të përhershme, por me punë, me sakrifica, me ndershmëri dhe respekt ndjaj popullit grek mundëm të mbijetonim, të ndërtonim një jetë me dinjitet, me kulturë e të mira materiale, pa iu nënshtruar politikisht e shpirtërisht askujt!

Kur të pyesin, apo dhe kur vetvetja të bënë pyetje, ‘’se si e ndjen veten në emigrim?’’, është shumë të thuash, shumë mirë, të thuash e të shkruash se po përjeton ditë të lumtura. Gënjen veten dhe opinionin po të pranosh se, tani ke gjetur një Atdhe si Atdheu që lam pas ikjes prej tij..! Atdhe ka vetëm një!

Të qenurit Njeri, ka brenda vetitë,  që të jetosh e të punosh si qytetar. Qysh në muajtë e parë këtu në Athinë pas viteve 90-të rashë në gjurmë dhe në idetë e bashkëatdhetarëve të mi, disa dhe i njihja qysh në Vlorë.Ishte formësuar një grupim shoqëror e intelektual, të cilët kërkonin ura dhe forma lidhje midis emigrantëve. Nga fillimi i vitit 1996 i jam bashkëngjitur të parës Shoqatë të emigratëve Shqipëtare pas vitit 90-të, asaj me Emrin Shoqata Atdhetare ‘’Vëllazërimi’’. Shoqata ‘’Vëllazërimi’’ tashmë është një pjesë e jetës time. Si shumë të tjerë dhe unë kam dhënë ndihmesën dhe kontributin tim modest gjatë gjithë këtyre viteve dhe për këtë jam krenar. Shoqata ‘’Vëllazërimi’’ ka një histori të ngjeshur me suksese  për punën e saj ndër vite, për ruajtjen dhe promovimin e vlerave atdhetare, kulturore, të traditave më të mira të popullit tonë, në veçanti për të ruajtur e mbajtur gjallë gjuhën tonë Shqipe. Unë, familja ime dhe qindra e qindra emigrantë Shqiptarë janë krenarë për qenien Shqiptarë, mund të them, se ka kohë që Athina flet shqip, këndon shqip, botohen gazeta në shqip, fëmijët, në pjesën më të madhe flasin shqip! Në Athinë ka një jetë shumë aktive artistike, letrare e shoqërore!

Me çka merret sot A.Gjata?

A.Gjata:-Dhe pse në moshë ca të madhe, unë përsëri punoj kur gjej punë në profesionin tim si elektriçist.Në këto 17-18 vite kam punuar në çdo skaj të Athinës në profesionin tim. Këto dy vjetët e fundit kohën më të madhe ia kushtoj punës time modeste krijuese, duke pasur dhe si dëshirë të merem me organizimin e shumë aktiviteteve letrare e artistike.Nuk mund të mohoj se, mbi njëqindshkrime të ndryshme me tematikë të larmishme në gazetat që botohen këtu në Athinë në gjuhën shqipe janë frut vetjak . Jam munduar që krijimtarinë time letrare mos ta reduktoj  vetëm tek mesazhet që mund të përciell, por dhe të krijoj një realitet individual në fushën krijuese, që sigurisht sot, apo nesër do më gjykojnë. Dëshëroj të shpreh një të vërtetë, një dukuri timen që vazhdimisht e kam kultivuar. Më është rrënjosur thellë në ndërgjegjen time porosia e Anatol Frans se: ‘’Ligji i parë i artit është: në se ke gjë për të thënë, thuaje dhe mos gënje, në të kundërt hesht.’’ Koha është e rreptë me këdo, por më e rreptë është  në fushën krijuese. Them, se fjalët i mer era, e shkruara, e jetuara vizive mbetet.Por sa vlerë kanë ato çka një individë lë pas? I lumtur do isha të kujtohesha dhe si një gjethe e veçantë! Si kudo, dhe këtu në emigracion ndihet një mangësi, një formë jo e natyrshme për ti thënë gjërat.Do të doja ta bëja pjesë të punës time një mësim, një të vërtetë që ka thënë Abraham Linkolni, se si duhet të bashkëbisedojmë midis njeri-tjetrit. Kam parë tek njerëz të veçantë në sjellje vlerësuese me takt, ashtu si thotë A.Linkolni: ‘’Takt do të thotë ti përshkruash të tjerët në atë mënyrë, ashtu siç e shikojnë ata veten e tyre.’’

Ju jeni aktiv në jetën kulturore të emigrantëve(të Komunitetit) Shqiptarë. Si është përvoja juaj?

A.Gjata:-Të flasësh e të vlerësosh veten, mendoj se ka një kufi, përtej së cilës është mendjemadhësia dhe egoizmi! Nga kushdo, të folurit për vetveten duhet të jetë ‘’memece’’. Nuk është në natyrën e karakterit tim të flas për Unin tim, mjafton të citoj disa vargje nga krijimtaria ime:

‘’Në shumë vite mblodha një grusht me dritë. E dhurova…e shpërndava, por ende dritë nuk pashë!’’.

 Gjithëkush që krijon në letërsi duhet ta dijë mirë një aksiomë që thotë: ‘’Krijimtaria poetike (letrare) i ngjanë  vijës së horizontit, të cilës sa më shumë i afrohesh, aq më shumë ne (krijuesit) i jemi larg asaj’’. Botimet e mia janë në një periudhë kohore të shkurtër prej vitit 2000 mijë e deri më sot, ato jan në gjininë e poezisë, të prozës dhe të estetikës letrare. Kam gati për botim vëllimin e gjashtë me poezi, në se gjej mundësi finaciare për ta botuar.Vëllimi i fundit të porsa përgatitur ka një tematikë sa të ndryshme e të shumëllojtë, aq dhe të veçanta në problematika, të cilat kanë individualitet e pozicionime të qarta estetike e kompozicionale.

Sa për ta ravizuar realitetin që thashë, po paraqes për lexuesin një nga ato poezi.

NJË DITË FESTE ME TË ÇMENDURIT

Në nderim të kujtesës!

Unë e di…

ku e kanë derën e mendjes të çmendurit.

Ata,

janë kalimtarë të ëndrrave, shtratin e kanë të thyer,

brohorasin,

si epshorë tundin mendjen e tyre!

Nuk janë të dhunshëm,

me kokë poshtë e shikojnë kohën,

janë pa sy,

kujtesën e kanë të ngujuar në nervin e ballit!

Të çmendurit numërojnë kokrrizat e rërës,

nuk ndjejnë uri, as ngopje

festë kanë në çdo orë në mendjen e tyre.

Një ditë

më ftuan…

më gostitën me fjalë çmendurisht të bukura,

nuk ju gënjej, kanë fantazi e trillime reale!

Janë të besueshëm

e kanë njohur botën pa mëkate e dëshira seksuale!

Në kopsht,

aty ku dëfrehen, nuk shajnë

veç përgjërohen  për dashurinë.

Në gji,

kanë të palosur një letër

a fotografi të heronjve të tyre.

Qajnë e qajnë deri sa qeshin me  veten e të thonë:

-Nuk jemi të çmendur…

Ju të qytetit jeni të sëmurë, vidhni dashuri,

fëlliqni biblioteka e shtëpi publike!

Më dhanë shumë kartolina e letra…

më dhuruan nga një buzëqeshje pa maska!

Dy Nëntor 2012

Çfarë konsideroni si suksesin më të madhdhe si është nga natyra Arqileja?

A.Gjata:-Suksesi më i madh për mua do jetë: ‘’unë të jem deri në fund të jetës -Njeri!’’ e si një Shqiptar  dua më shumë Mëmëdhenë, Familjen dhe dinjitetin tim! Por, jo vetëm kaq, është koha të jemi aktivë e të përkushtuar për çështjet që janë madhore për jetën në emigracion. Dhe në këtë drejtim, këtu në jetën intelektuale e krijuese ka një dukuri shumë pozitive dhe të vazhdueshme.Bëhet jetë e mirëfilltë letrare e kulturore nga shoqatat, nga grupimet me drejtim letrarë  e individë të veçantë. Në këtë kënd vështrim, dhe unë kam një pjesë modeste të punës time si dhe shumë të tjerë ndër vite. Jam një njeri shumë i ndjeshëm, sakrifikoj e dua të nderoj më shumë shokun,mikun e të jem pjesë e atyre që kanë dëshirë e vullnet për ti dhënë komunitetit tonë në emigracion sa më shumë vlera dhe arritje!

Tham se jeni poet i shquar, nga vjen inspirimi juaj çfarë është temetika në veprat tuaja?

A.Gjata:-Të qenurit ‘’Poet’’ nuk është titull, as relikte që blihet, apo shitet.Nuk them, as kam për ta pranuar se unë jam –poet, pasi nuk është dëshira dhe vullneti im që vendos. Si shumë e shumë të tjerë, kam dhe unë ca vëllime të botuara me vjersha. Duke ndjerë peshën e moshës, nga një përvojë jetësore të përfituar nga koha jam munduar të mos përsërisë të tjerët, jam munduar të kem një mendim poetik ndryshe , por se sa ia kam aritur qëllimit… veç lexuesi e koha e di! Sapo kam mbyllur vëllimin e gjashtë me vjersha, kam besim se diçka do i përciell lexuesit…‘’Me krahë të hedhur mbi dritën e njohjes/pashë veten time aq të vogël,/sa një fije kashte.’’

Ku mendoni konkretisht që duhet ndryshuar diçka për të mirë?

A.Gjata:-Kur jeton në emigracion, për një intelektual, për një krijues detyrimet ndaj Komunitetit janë më të mëdha, sidomos në fushën e publicistikës, të informimit dhe detyrimit që ke ndaj jetës shoqërore për të dhënë maksimumin e mundshëm. Mundësitë dhe problematika e jetës sot është e atillë që duhet të veprojmë për të mbrojtur dinjitetin tonë Kombëtar, intelektual, artistik e në shtrirjen sa më shumë të mësimit të gjuhës shqipe tek fëmijët.Mendoj, se ky dhe kryesisht vëmendja e Komunitetit Shqiptarë duhet të përqëndruar tek gjetjet e rrugëve, mundësive dhe bërja realitet mësimi i gjuhës Shqipe nga fëmijët emigrant, jo vetëm hapjen e disa klasave me kontribut vullentar e me një numër të kufizuar nxësish, por në rrugë ligjore, të hapen klasa të mirëorganizuar e të ligjëruar nga Shteti Grek që fëmijët e Komunitetit të mësojnë  gjuhën e tyre amtare si një detyrim ligjor!

Çfarë kushte kanë krijuesit emigrant për krijimtari letrare e poetike?

A.Gjata:Gjithkush krijues duhet të jetë i ndërgjegjshëm se, krijimtaria e seicilit është vetjake, dhe si e tillë, në kushte të një ekonomie tregu ndaj pronës tënde krijuese do i përgjigjesh vet, nuk ka detyrim askush të botojë ato çka ka krijuar dikush. Në këtë këndvështrim dhe këtu në emigracion ndihet shumë pamundësia finaciare për të botuar. Askush nuk të pengon të shkruash, të krijosh e të botosh. Kjo ka sjellë dhe një det me botime letrare, ku një pjesë e madhe, që dallohen si zhurmuese e mediokre e kanë mbushur shtëpitë botuese dhe tregun e librit artistik.Mendoj se, disa Shtëpi Botuese janë ende shumë larg për të përzgjedhur botimet e tyre, ato janë kthyer në biznese jo të ndershme dhe aspak dinjitoze.

Sa jeni ju të kënaqur me punën në shkollat në emigrim për mësimin e gjuhës Shqipe dhe sa produktiv realisht është  mësimi i gjuhës Shqipe nga fëmijët?

A.Gjata:-Stadi i tanishëm i komunitetit Shqiptar në Greqi ka arritur në pika të përcaktuar mirë, të dallueshme dhe me problematikë të specifikuar.Dhe ajo më e qënësishmja, më e domosdoshmja është ndërgjegjësimi i tërë shtresës së intelektualëve, të Shoqatave dhe të vet Shtetit Shqiptar,por në veçanti  Shoqata e Mësuesve (që deri tani ka bërë një punë shumë të lavdërueshme me programe të hartuara e të miratuara dhe nga Ministria e Arsimit në Shqipëri.) Është detyrë e kusht i këtyre hallkave që, me punë të mirëorganizuar për ruajtjen dhe mësimin e gjuhës Shqipe në tër hapsirën ku jetojnë emigrant Shqiptarë të punohet sistematikisht e të bëjnë realitet që fëmijët e emigrantëve të mësojnë gjuhën e Nënës. Mendimi im është, që këtij objektivi i duhet një përkushtim dhe organizim cilësor, jo thjesht për të hapur kurse për mësimin e gjuhës shqipe…por ka ardhur çasti të bëhen përpjekje të mëdha për çeljen e shkollave shqipe në vendbanimet me shumicë shqiptare.Por, por, kjo nuk është thjeshtë çështje vullneti e dëshirash! Ky problem madhor për fatet e mijëra fëmijëve emigrantë në masën më të madhe varet nga politikat arsimore që shteti e Qeveria Shqiptare ka vullnet, kapacitete e vendosmëri politike për ta zgjidhur e për ta çuar realisht në rrugën e realizimit të një nga të drejtat kushtetuese e ligjore që ia jep Kushtetuta e vendit tonë!

Çka mendoni ju për gjendjen politike shqiptare në përgjithësi, parë në prizmin Shqipëri-Kosovë dhe troje të tjera!?

A.Gjata:-Sa për  gjendjen politike në Atdheun tim, shpreh indinjatën dhe revoltën time personale se, klasa politike në Shqipëri është e konsumuar moralisht, e korruptuar deri në qelizat e saja më të thella dhe më e keqja, atje nuk ka pavarësi pushtetesh, mbizotëron krimi, jeta në varfëri ekstreme dhe një kaos në institucionet qeverisëse në të gjitha nivelet.

Nuk do dëshëroja një bashkim mekanik të trojeve tona, por një ribashkim shpirtëror, institucional e demokratik me rrënjë të thella në traditat tona e duke mos lënë teritore bosh me pikësynime për të populluar zona të tjera për interesa të çastit e jo perspektive.

Krahas punës krijuese, si e kaloni kohën e lirë?

A.Gjata:-Jeta, në çdo stinë të saja është e bukur dhe duhet jetuar dhe atëhere kur mendon se nuk ka më hapsira për ti shkelur! Këtij parimi i jam përmbajtur gjatë ecurisë së jetës time.Krahas punës pak a shumë sistematike për të lexuar dhe krijuar kam detyrime familjare, sidomos në përkujdesjen ndaj nipërve e nbesave e familjes time. Vend të veçantë në jetën e përditshme ka dhe kontaktet e herëpasherëshme me shokë e miq, por sidomos për të qenë sa më pranë Shoqatës ‘’Vëllazërimi’’, por sidomos takimet e shpeshta me miq e koleg krijues ku bisedojmë për letërsinë. Ka kohë, që këtu në Athinë është krijuar një shtrat  krijuesish që tashmë njihen për vlerat e tyre  letrare në prozë, poezi e në gjini të tjera si: Myslim Maska, Murat Aliaj, Nase Jani, Novruz Abilekaj, Grigor Jovani, Stefan Martiko, Alush Avduli, Thanas Boçi, Filip Prifti, Gëzim Strora, Andrea Petromilo,Luan Xhuli, Leon Leka e të tjer!

Çka ju bënë të lumtur dhe çka ju mundon më shumë në jetë?

A.Gjata:-Të lumtur më bën realiteti i shëndetshëm i familjes time, i fëmijëve dhe nipër e mbasave, vëllezërve e motrave të mi! Dhe kundërta…ajo që më mundon…të këthehem në qytetin tim të lindjes e të shijoj deri në çastet e fundit lindjen dhe perëndimin e diellit, hënën përmbi Karaborun, këngët e pavdekshme të detit dhe aromën e këngëve popullore vlonjate!

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Arqile Gjata, gazetari, ne emrgim, poeti, Sokol Demaku

GURI MADHI- IMPULSE EKSPRESIONISTE E POETIKE QË SJELLIN SENSIBILITET ARTISTIK

February 4, 2013 by dgreca

Nga Blerim LUZHA/PRISHTINE/ Veprën madhështore “Dorëzimi i armëve” e kam parë për herë të parë në Galerinë e Arteve me l971, u mahnita dhe  kisha dëshirë ta njihja autorin e saj. Të madhin Guri Madhi e kam njohur pas tetë vitesh (kur e kisha ekspozitën përsonale në Tiranë). Madje pata fat të madh dhe çaste të paharrueshme, kur e kam shoqëruar disa ditë në vitin 1980, që pat ardhë me Kujtim Buzën për të pikturuar vendet historike të Kosovës. Pastaj ata së bashku realizua një ekspozitë fantastike, në disa qytete… 

“Maleve të larta u duhen miliona vite që të bëhen aq, edhe kur janë të kredhur në mjergull, nuk do të thotë se janë zhdukur. Kur mjergulla largohet nën efektin e faktorëve të ndryshëm apo të mbretit Diell, malet shkelqejnë më tepër me bukurinë dhe madhështinë e tyre. Po kështu ndodh dhe me artistët e mëdhenj të llojit të Guri Madhit. Atyre nuk u duhen miliona vite për tu bërë aq të fuqishëm, por brenda atij caku jetësor që u është dhënë, u duhet ta shumëfishojnë punën dhe përpjekjet e tyre në qindra vite. Talenti u jep këtyre njerëzve vetëm një avantazh të vogël, ndërsa puna e tyre titanike i bën të shquhen nga të tjerët madje edhe kanakaret e shoqërisë. Ndryshimet e epokave, artistët si Guri Madhi i bëjnë të rishfaqen më fuqishëm, me të gjitha vlerat e tyre”.(N Tozaj)

Piktori i njohur Guri Madhi lindi më 15 maj të vitit 1921, në qytetin e Korçes. Shkollën fillore e kryen në vendlindje. Si fëmij tregoi interesim për vizatim, vazhdimisht ishte me laps në dorë dhe letër duke vizatuar. Ai arrijti të tërheq vemenjen e piktorit të njohur Spiro Xega i cili e pranon në studion e tij, ku ai mori njohuritë e fillrstare për piktorin e ardhshëm. Gjatë pushimeve Guri i ndihmonte babait që kishte një restorant, ku shpesh herë ai vizatonte përpara tij, në trotuar. Fëmijtë mblidheshin rreth tij, dhe e admironin për talentin që kishte. Babai duke e parë interesimin e Gurit për vizatim, e veçanrisht me rekomondimin e Spiro Xegës i cili ndikon që pas mbarimit të shkollës fillore, të regjistrohet në Shkollën e Mesme Industriale në vendlindje. Kjo shkollë tregoi interes për talentin e Gurit dhe e ndimonte duke i dhënë materiale pune (letra ngjyra etj.), si dhe e stimulonin me çmime.  

Me qenë se Familja e tij ishte në gjendje të vështirë ekonomike, ai e ndërpret shkollimin dhe detyrohet të punësohet si piktor reklamash dhe afishesh, në kinematë e qytetit (“Lux”dhe “Majestik”). Kjo punë Gurit i dha edhe mësimet e para në kompozicion.

Në vitin 1944 Guri Madhi punon në Shtëpinë e Kulturës  në Korçë si piktor, ndërsa më 1947 në Teatrin e Qytetit si ndimës skenografije dhe më vonë si skenograf e koleg i piktorit të madh korçar Vangjush Mio. Aty ai debuton edhe si aktor ku interpreton shumë role kryesore, në disa drama (“Platon Kreiot”,”Nën gështenjat  e Pragës”, ”Kopraci” etj.).

Më l950 Guri Madhi studion për pikturë në Akademinë e Arteve “Rjepin”, në Shën Petërsburg (Leningrad në ish BRSS), në Atelien e prof. Joganson i cili në at kohë ishte president i Akademisë së Arteve në Moskë, Gjatë studimeve ai arriti rezultate të konsiderueshme.

Më 26 qershor 1956 mbrojti diplomën me kompozicionin “Bajram Curri në shpellën e Dragobisë”, I frymëzuar nga elegjia e Fan Nolit “Dir drago i Dragobisë”, kompozicon ky që u mirëprit me entuziazëm   nga profesorët  e akademisë, duke u vlersuar si një ndër tablot më të mira të studenteve. Kjo tablo u ekspozua në shumë vende të ish BRSS, por edhe në botë, në ekspozitat e studentëve të huaj të Akademisë Rjepin.

Në këte pikturë me dimenzione të mëdhe, autori ka përdor figuracionin kompozicional rrethor, ku në qendër paraqet Luanin e Dragobisë të veshur në të bardha, i cili me dorën e djathtë mban dylbitë, që simbolikisht paraqesin  idetë largpamëse të patriotit shqiptar Bajram Curri, kurse në dorën tjetër mban armën, që tregon se nuk ishte vetëm udhëheqës, por edhe njeri i aksionit. Edhe përsonazhet tjera të kuadrit janë pikturuar në mënyrë reale, të cilat artisti i ka realizuar pas shumë etydeve, që i ka bërë në Tropojë (duke qëndruar mbi tre muaj). Bashkëluftëtarët e kësaj kryengritjeje janë trajtuar me mjeshtri, ata janë në gjendje gadishmërije dhe vetëm presin urdhërin  e udhëheqësit të tyre, gjë kjo që këte kryevepër e bën tejet dramatike. Koloriti është i pasur, ku dominon ngjyra e përhimtë me të gjitha nuansat e sajë, posaqërisht në sfond ku parqitën luftëtarët, duke u shkrirë në shkambijtë e Dragobisë.

Penelatat e artistit në shumë tablo e posaqërisht në kompozicionin e Bajram Currit dhe disa portreteve, na kujtojnë veprat e njohura të Rembrantit.

Kur kthehet në atdhe emrohet inspektor i arteve pranë Ministrisë së Kulturës, ndërsa më vonë pedagog në Liceun Artistik “Jordan Misja”, në Tiranë. Në vitin l961 është ndër pedagogët e parë të Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve).

Piktori Guri Madhi për dhjetë vite (1964-1974) kaloi një periudhë të vështirë…Ai u transferua në Gjirokastër si piktor i garnizonit ushtarak (1967-1968). Është kjo koha kur ai vuajti shpirtërisht, mirëpo me ndihmën e miqve dhe familjes e tejkalon këte krizë, duke konsideruar si gjë normale (për kohen) dhe nisë jetën e qetë, për të rifilluar krijimtarinë edhe më me përkushtim. Pas një kohe në një plenum partie Enver Hoxha lëvdoi pikturat historike të Guri Madhit, andaj “shokët” e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë e kthejnë në Tiranë ku është i pa punë (1968), pastaj emrohet si piktor-ilustrator në Ndërmarrjen e Mjeteve Mësimore “H. Shijaku” në Tiranë.

Artisti Guri Madhi gjatë krijimtarisë së tij, si piktor ka relizuar afro 400 tablo në vaj, pastaj me qindra etyde dhe vizatime, me përmbajtje dhe ndërthurje  nga më të ndryshme, si janë ato historike, sociale, portrete, natyra të qeta dhe peizazhe nga vende të ndryshme të Shqipërisë.

Më l974 kalon si piktor në krijimtari të lirë. Tani  ate e angazhojnë që të realizoi dy tablo me dimenzione të mëdhe “Reforma agrare”(1974) dhe “Mbledhja e Moskës”(1974). Ishin këto porosi që kalonin në komisione për diskutime, kontrolla, verejtje e sugjerime, që nga fillimi i punës në skica e deri te korigjimet në sallat ekspozuese.

Me 1983 pensionohet, por njëkohësisht është edhe pedagog i jashtëm i lëndës së pikturës, pranë Akademisë së Arteve.

Piktura e titulluar ”Portreti i nënës”(l952), pronë e Galerisë së Arteve në Tiranë, është një studim ku artisti paraqet nënën e tij, i frymëzuar për njeriun më të dashur. Ajo është e vendosur në gjysmëprofil, ka një shikim nostalgjk, duart i ka të lidhura dhe mban një shami të bardhë që është i vetmi kontrast i kësaj pëlhure me ngjyra të  qeta.

“Dorëzimi i armëve” (1953) pronë e Galerisë së Arteve në Tiranë, është një kryevepër  arti, e realizuar me mjeshtri figurative dhe fuqi kreative, për ta bërë të pavdekshme këte epokë historike të kombit. Kjo tablo kompoziconale është ndër veprat më të suksesshme të artit shqiptar. Guri Madhi imagjinatën e tij e ka futur në veprim krijues, duke e pikturuar simbolin e lirisë dhe shpartallimin e turqve osman. Në kompozicionin e kësaj pikture historike mbretron  shprehja reale e veshur me petkun historik. Ideja qendrore e kësaj vepre është fituesi dhe humbësi. Skenderbeu në kalë, me bashkëluftëtarët e tij në një log të betejes së përfunduar, i shikojnë armiqtë e tyre duke i dorëzuar armët, të thyer moralisht. Janë të njohura dhe tablotë “Demostrata e Korçes”(1959), “Gratë e Kurveleshit” (l965),”Lufta e Mezhgoranit” (1968), “Lufton Idriz Seferi” ( ky kompozicion diagonal  i realizuar me1981 paraqet heroin kosovar duke luftuar me shokët e tij), si dhe shumë vepra tjera kompozicionale

Në muajt e fundit të jetës së babait të tij, ai i realizoi një portret “Baba i piktorit“(1986). Në këte tablo Guri paraqet shikimin e babait drejtuar nga ai. Është me rëndësi të themi se si në këte tablo, poashtu dhe në ate të nënës, autori nuk paraqet detaje të lumturisë… Ndoshta është arsyeja e pikëllimit, se ai nuk ishte i pranishëm në vdekjen e të dy prindërve.

Piktori gjithë jetën e tij kishte dëshirë të punonte i lirë. E admironte surealizmin e më së shumti i pëlqente Pikaso, Matisi dhe piktorët meksikan.

Në vitet e fundit pikturoi për shpirtin e  vet (jashtë rregullave dhe klisheve të asaj kohe), kështu që realizoi shumë natyra të qeta, portrete, piktura simbolike dhe peizazhe në mënyrë  ekspresioniste.

Ndonëse ishte 60 vjeçar ndihej i ri, fatkeqsisht vdiq në kulmin e krijimtarisë së tij, kur ishte në një fazë që mund të provonte të gjitha llojet e artit, sepse e njihte mirë artin botëror. Për këto njohuri meritë kishte vllau i tij i cili e furnizonte me revista (arti) frençeze dhe ruse.

 Ai qëndroi larg jetës shoqërore të atij mbienti, duke besuar se po mbijetonte veprimtarinë artistike, andaj tërhiqet në studion e tij, për të ruajtur interpretmin e tij origjinal në pikturë. Duke pikturuar tablo me tema historike, artisti gjendej para situatave absurde (koomisioneve vlerësuese – tavolinave me beze të kuqe), për të cilat nuk ishte i pregaditur artisti Guri Madhi, andaj ai atyre u përgjigj vetëm me pikturën e vet…  

Në fund të viteve shtatëdhjetë dhe në fillim të viteve tetëdhjetë, Guri realizoi afro pesëdhjetë tablo të cilat tani ishin në frymën e ekspresionizmit. Këto vepra paraqesin portrete të zakonshme të malsorëve dhe të luftëtarëve, pastaj natyra të qeta, enteriere dhe peizazhe.

Të kësaj periudhe janë pikturat “Autoportreti” (1986)dhe “Portreti i Abdurahim Buzës” (1986) i cili paraqet piktorin plak në profil para kavaletit në studion e tij më l986. Në sfond të kësaj pikture, artisti paraqet në mënyrë bashkëkohore  tablotë e vogla të vendosura në mur.

“Aida”(1986) është portret i realizuar në një apo dy seansa, në hormoni e kolorit të ndezur dhe të ndritshëm. Ajo është një mësuese e re, e fejuara e djalit të tij. Artisti u frymëzua për ta  pikturuar, kur ajo erdhi dhe solli një tufë lule për 7 marsin e vitit 1986. Këte çast gëzimi ai e bëri të pavdekshëm, për të treguar zotësinë edhe per vepra të relizuara në frymën e re bashkëkohore. Aida është në vajzë e bukur, e çiltër dhe gëzimplote, ndërkaq sytë e sajë të kaltërtë tregojnë lumturinë dhe seriozitetin e kësaj krijese. Portreti është vendosur në amfas e me duar mban tufën e luleve, që ajo solli. Pikturën e përshkon një atmosferë impresionuese me ngjyra të hedhura mjeshtrisht, ndërkaq sfondi është paraqitur i qetë dhe me kolorit të artë.

”Pranvera”(1987) është njera nga pikturat më të fuqishme të Guri Madhit. Tabloja paraqet një vajzë të re të bukur, por njëkohësisht të thuash monumentale e gracioze, por, megjithate, përmban kuptim të ri të hapsirës, të formuar nën frymëzimin e Matisit. Aftësia e artistit për analizën psikologjike dhe përqëndrimi i tij, me vrull shpirtëror, dhe me lëvizjet vringlluese të brushës, të hedh ngjyrat e shumëllojshme në pëlhurën e kësaj vepre. Prapavija është realizuar me penelata dhe të hedhura të pasura të ngjyrave të trazuara, vlera këto që kan vu  gur-themelin e pikturës bashkëkohore të Shqipërisë.

Në disa peizazhe…

Vdes nga një sëmundje e papritur më 13 Qershor l988. Për vdekjen e artistit të madh, biri i tij Pandi shprehet “Ne nuk e dimë akoma se si ka vdekur, dimë vetëm që është gjetur i vdekur, nuk e dimë si ka ndodhur.  Ai at kohë iku për tu operuar nga tivoidët (në Budapest) dhe nuk u shoqërua nga asnjë pjestar i familjes, se atëhere nuk u lejonin të sëmurëve të shkonin jashtë me ndonjë familjar“.

Guri Madhi ishte një ndër artistët më të shquar të Shqipërisë së gjysmës së dytë të shekullit XX-të, që me punën e tij të pandërprerë ka mundur të shprehë vetveteen në kushtet e vështira, për krijimin artistik të regjimit politik të kohës. Ishte pikrisht Madhi i vetmi artist shqiptar që u përjashtua  nga partia (1976) dhe pas nënd vitesh u  bë Artist i Popullit – rast unikal.Në disa peizazhe vërejmë impulse ekspresioniste e poetike duke sjellur senzibilitet autentik si në permbajtje, ritëm dhe ngjyra, andaj është ky peizazhi i artistit që shprehet me fjalor të qiltër piktural.”Peizazh nga Prizreni”(1970) dhe “Peizazh nga Kamza” (l988) janë vepra të rfealizuara mjeshtrisht dhe me përkushtim në një apo dy seansa me ngjyra vaji.Tabloja “Plazhi” (1987) paraqet një çift të porsadashuruarëve, të cilët janë nën një çadër të plazhit. Në sfond në mënyrë diskrete-thjeshtë dhe me mjeshtri është pikturuar mali, deti dhe rëra.

 ”Karakteristikat e tij më të mira shpirtërore, Guri i manifestonte në tablotë e tij. Kur shihja pikturat e tij, më bente përshtypje spontaniteti i penelateve të tij, por që gjithmonë ndertonin forma. Guri ishte kolorist i lindur. Jeta e artistit të vertetë nuk shuhet kurrë, ajo vazhdon me jetën artistike të veprave dhe me kënaqësin që na japin”. (Sali Shijaku, Piktor i Popullit). 

Opusi i veprave të Madhit, prek në zemër dhe në shpirt, jo vetëm njohësit e artit por edhe auditorin e gjërë. Ai është njohës i mirë i pikësynimit të ngjyrës e njëherit njeh mirëfilli efektin e saj. Artisti e objektivizon kolorin në tablotë e tij, të ngrohtë, të ftohtë apo në nuansa valeristike, duke e gjetur dhe  studjuar me pasion. Këto ngjyra fillojnë të ngjallen, kur ato i hellë të krijuar një formë të mrekullueshme artistike. Kështu pra forma e saj është në funksion të drejtëpërdrejtë të permbajtjes.(Botoi DIELLI, Janar 2013)

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Blerim Luzha, Imazhet e Guri Madhit

ALTERNATIVAT E PROFESORIT SCHMITT

February 4, 2013 by dgreca

NGA EUGJEN MERLIKA/Festimet e njëqindvjetorit të Pavarësisë kombëtare të Shqipërisë vazhdojnë të kenë jehonën e tyre në shtypin e huaj. Arsyeja qëndron në pohimin me zë të lartë të çështjes kombëtare nga përfaqësues të ndryshëm të politikës, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në trevat e tjera shqipfolëse, jashtë kufijve të saj. Shprehje, si ajo e kryeministrit Berisha nga Shkupi, “ U bëj thirrje shqiptarëve të punojnë çdo minutë, çdo orë, çdo muaj, çdo vit për bashkimin e tyre”, apo ajo e Xhavit Halilit : “Ne kemi një gjak, një gjuhë dhe një flamur” nuk kanë asgjë të jashtzakonshme apo “eksplozive”, por bëjnë bujë sepse, prej 70 vjetësh, nuk dëgjoheshin nga goja e autoriteteve zyrtare të politikës shqiptare dhe për opinionin publik të huaj quheshin koncepte t’atrofizuara e të papërfillëshme.

          Befasimi kapi dhe një firmë të njohur për publikun shqiptar, Oliver Jens Schmitt, një profesor i Historisë së Evropës Juglindore në Universitetin e Vjenës, autor i vëllimit “Skënderbeu”, botuar në shqip para pesë vjetësh. Profesori, në artikullin e tij “Një vetëbesim i ri i shqiptarëve në Ballkan”, ve në tehun e kritikës së tij pothuaj të gjithë klasën politike shqiptare, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë e Maqedoni, veçanërisht deklaratat e disa prej përfaqësuesve të saj në atë përvjetor. Madje ai e shton dozën e kritikës, duke rrjeshtuar dhe kundërveprimet e diplomacive të huaja, në rradhë të parë të fqinjëve, e duke pohuar se “dëmet në politikën e jashtme janë të mëdha”.

          Në të gjithë këtë paraqitje nuk ka asgjë të re, është një vazhdim i interpretimit të çështjes shqiptare në një vështrim kundërshtar të saj. Ajo që më duket se mungon në analizën e profesorit, apo të pikave të tij të riferimit në publiçistikën shqiptare, është fakti se prirja kombëtariste e shqiptarëve, dëshira e tyre për të jetuar së bashku në një shtet, interpretohet në versionet më të mundëshme të një logjike që funksionon në dritën e nevojave imediate të politikës, e jo në një kërkesë të brëndëshme individuale e kolektive të vetë qytetarëve. Pohimet e ndryshme të politikanëve interpretohen si shpalosje e një strategjie zgjedhore në kërkim të votave, e jo si paraqitje e një problemi që lindi në çastin historik të gjymtimit të shtetit shqiptar në dobi të fqinjëve. Madje Schmitt bën të vetin një arsyetim të Ben Blushit, që e quan “…nacionalizmin si një opozitë sistemi, ku armiku merr fytyra të ndryshme….” si një vlerë e ndryshueshme, e cila shfaqet në çaste të caktuara e në forma të ndryshme, duke synuar objektiva gjithashtu të ndryshme.

          Nacionalizmi shqiptar nuk është e nuk duhet të jetë një krijesë e tillë e shtirur, e lindur rastësisht në vartësi të rrethanave e të interesave të klasave drejtuese e përfaqësuesve të tyre. Ai përbën një strategji të një kombi që, në çastin e themelimit të shtetit të tij, është ndjerë i dënuar pa të drejtë, i ndarë për gjysmë pa asnjë motiv të vlefshëm historik apo moral. Autori i shkrimit përmend shprehjen “mit i viktimës”. Që Shqipëria u nda dysh në konferencën e Londrës 1913 nuk është një mit, një përrallë e shpikur nga shqiptarët, por është një fakt historik me pasoja të pallogaritëshme humbjesh shqiptare në jetë njerëzore, në pasuri e në shpërngulje të detyruara të qindra mijra qytetarëve të Kosovës e të Çamërisë.    

          Nacionalizmi shqiptar qe më i riu në Evropën e shekullit të njëzetë, nuk pati bazën e tij në madhështinë e perandorive apo mbretërive të fuqishme, nuk pati kurrë shfaqje agresiviteti ndaj të tjerëve, por mbrojtjeje të vetvetes. Nuk ka nevojë që këtë të vërtetë t’a pohojë me forcë kryeministri, ajo është në vetë logjikën e ngjarjeve të një shekulli, të cilën, profesori i nderuar i historisë së Evropës Juglindore, duhet t’a dijë më mirë se kushdo tjetër. Aspirata e shqiptarëve për të jetuar në një shtet të përbashkët është një kërkesë sa e drejtë aq edhe e ligjëshme, ajo nuk është një variabël e humoreve të politikës ndërkombëtare, por një e drejtë e patjetërsueshme e tyre, një kostante e qënies së tyre si komb e si shtet.

          Habit fakti që kjo dëshirë demonizohet në forma të ndryshme, duke i ngjitur dhe etiketat më t’urryera, duke i veshur dhe atë të komunizmit, me të cilin vetëm një verbëri e theksuar politike e historike mund t’a njëjtësojë. Komunizmi qe armiku më i egër i nacionalizmit shqiptar, qe ai që e varrosi termin dhe idenë pwr gjysëm shekulli, si për arsye ideologjike, ashtu dhe për interesa partiake e varësi nga P.K.jugosllave. Nëse tirania komuniste  në çaste të caktuara, u mundua të japë idenë se i shërbente interesave të Atdheut, ajo kurrë nuk mbështeti një strategji të bashkimit kombëtar, të cilin e bëri pluhur e hi sapo mori pushtetin, n’emër të internacionalizmit proletar e të “vëllazërimit” me grekët dhe jugosllavët. Përvoja e trajtimit të çamëve e kosovarëve në Shqipërinë enveristeështë një dëshmi e pakundërshtueshme e politikws komuniste në lidhje me shqiptarët e mbetur jashtë kufijvet dhe interesat e tyre.

          Cilido që ka lexuar në gazetën Shqiptarja.com “Përshpagimet shqiptare” është në gjëndje të bëjë dallimin ndërmjet qeverive nacjonaliste dhe atyre komuniste, përsa i përket qëndrimit ndaj trevave shqiptare, jashtë “shtetit amë” dhe interesave të banorëve të tyre.  

          Autori i shkrimit na ve një alternativë zgjedhjeje : “ose një Shqipëri më të madhe, ose një Shqipëri më të mirë”. Nuk kuptohet se nga çfarë autoriteti sot ne na shtrohet si komb kjo zgjedhje e mbi ç’bazë  morale apo politike mund të motivohet ajo. Shqipëria më e madhe do të jetë dhe Shqipëria më e mirë, sepse bashkimi i energjive dhe forcave të gjithë shqiptarëve, sigurisht, do të prodhojë më shumë të mira për shtetin e tyre. Se si do t’arrihet kjo aspiratë shekullore është e gjitha për t’u vlerësuar e përsiatur. Sigurisht do të arrihet nëpërmjet mjeteve paqësore, në marrëveshje me fqinjët dhe miqtë, në kuadrin e një Evrope që, nëpërmjet bashkimit të saj duhet të shmangë të gjitha padrejtësitë e shekullit të shkuar. Është e vërtetë se diplomacia ndërkombëtare, në njëqind vitet e shkuara, na ka detyruar të pranojmë ndarjen tonë, por nuk ka arritur të na bëjë të heqim dorë vullnetarisht prej bashkimit.

          Nëse sot qindra mijra qytetarë të Shqipërisë, Kosovës, Sërbisë, Maqedonisë e Malit të Zi, festojnë 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë shqiptare, nëse 1,5 milionë qytetarë vizitojnë, në 45 ditë, armët e Skënderbeut, simbole të kombit luftëtar të lirisë, ato diplomaci duhet të binden se dëshira për bashkim mbetet një projekt që kërkon sendërtim, që ruhet në thellësi të vetëdijes së secilit prej shqipfolësve, që nuk është zvetënuar nga koha, që nuk është tharë nga të gjitha stinët e flakëve që e kanë përzhitur prej njëqind vitesh. Ai projekt kapërcen llogaritë e politikanëve fqinj e të miqve të tyre, ashtu sikurse dhe konsideratat e intelektualëve të tipit Schmitt që tremben nga ky “…dimër nacionalisto-shqiptar”.

          Si i tillë ai duhet trajtuar me seriozitetin e duhur, pa hipokrizinë e kushtëzimit të pjesëmarrjes në bashkësitë dhe organizmat ndërkombëtare, pa arrogancën e “diplomacisë së kanonierave” e të logjikës së më të fortit, pa idolatrinë e tabuve të mos ndryshimit të kufijve. Ajo duhet të mbajë parasysh vetëm një gjë, respektimin e vullnetit të lirë të popujve për vetëvendosje, që do t’ishte edhe ngadhënjimi i demokracisë së vërtetë në marredhëniet mes shteteve.

         Në këtë vështrim, mendoj se hapi i parë do t’ishte një hulumtim i vullnetit të gjithë shqipfolësve, nëpërmjet një referendumi. Hapat e mëtejshme do të ishin rrjedhojë e përfundimit të tij, pra subjekte marrëveshjesh e kompromisesh që nuk do të cënonin as parimet e Evropës demokratike dhe as qëndrueshmërinë e sigurinë e rajonit tonë.

          Itali, Shkurt 2013                                                              

Filed Under: Histori, Opinion Tagged With: aleternativa, e Profesorit Schmitt, Eugjen Merlika

VOGELUSHJA NGA MITROVICA PER KURIM NE NEW YORK NEN KUJDESIN E ROTARY CLUB

February 4, 2013 by dgreca

 – Klubit Rotari – Dhurata e Jetës – në Bronks – New York – sjellë një vajzë 9 vjeçe nga Mitrovica –  për kurim 
– DioGuardi, dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane bëhen pjesë e një fushate për të mbledhur donacione për fëmijët e sëmurë nga Kosova me sëmundjet e zemrës/

New Roshelle  – New York : Persidenti i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, Joseph J.DioGuardi – Ish kongresmeni republikan në dy termin nga Nju Jorku, dhe gruaja e tij, Shirley Cloyes DioGuardi, Këshilltare e Çështjeve Ballkanike, të shtunën në New Rochelle – New York, ishin të ftuar speciale në një darkë për mbledhjen e fondeve, e cila u organizua nga një organizatë amerikane joqeveritare, Klubi Rotari i Qarkut 7230 ./ 

NGA BEQIR SINA/Ai mori pjesë në një darkë me një numër të anëtarëve të Bordit i Drejtorëve të  LQSHA-së, organizatën patriotike rinore Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots në Amerikë, anëtarë të Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës dhe të një grupi i të rinjve që kishin ardhur enkas për këtë darkë mbledhje donacinesh nga Houston- Teksas. Gjergjë Dedvukaj i cili është anëtarë i Bordit të Drejtorëve të LQSHA, u nderua me një çertifikat mirënjohje për mbajtjen në lokalin e tij të një vajze nga Kosova vitin e kaluar.

  Pavarësisht, kësaj darke për grumbullimin e donacioneve ku Lidhjes Qytetare Shqiptaro – Amerikane, dha një shumë mjfat të mirë,  Joseph J.DioGuardi – dhe bashkeshortja e tij, Shirley Cloyes DioGuardi, Këshilltare e Çështjeve Ballkanike – kan pasur lidhje të mira me “The Rotary Club of New York” , duke zhvilluar në të kaluarën takime për senasabilizimin e : Çështjes së Pavarësisë së Kosovës, – Problemet e shqiptarëve në Ballkan përfshirë çështjen Çame, : “Edukimin e amerikanëve mbi çështjen shqiptare, me anë të komuniteteve të fuqishme sidomos, ato të konsideruara “Headline” në SHBA.

  Joseph J.DioGuardi – dhe bashkeshortja e tij, Shirley Cloyes DioGuardi, me Lidhjen Qyetetare dhe komunitetin shqiptarë, kohët e fundit një rëndësi të veçantë po i kushtoin veprimtarive me Klubit Rotari – Dhurata e Jetës – Rotary Club’s Gift of Life në Bronks – New York, duke dhënë sadopak ndihmën e tyre me sjelljen e fëmijëve të sëmurë nga zemra nnga Shqipëria dhe Kosova.  

Kjo veprimtari vjen mbi të gjitha falë programit që praktikon në të gjithë botën me fëmijët e sëmurë me problemet e zemrës, Klubi i Rotary – Fondacioni Dhurata e Jetës, në Bronks – New York, me donacionet e  organizatave dhe të individve, filantrop dhe bamirësë të njohur , që kan bërë të mundur sjelljen e dhjetëra fëmijëve nga Kosova dhe Shqipëria në Shtetet e Bashkuara, për intervenime të vështira në zemër dhe kurimin e tyre.

   Me punën e madhe vullnetare që po bënë gjatë kësaj periudhe dhe një ish refugjate e kohës së luftës në Kosovë, Albana Krasniqi, si kordinatore me fëmijët nga Kosova, dhe pas përcaktimit korrekt të diagnozës, nga mjekët në Kosovë , dhe dy zyrat e Klubi i Rotary – Fondacioni Dhurata e Jetës, në Prishtinë dhe Gjakovë, kan sjellur dje një fëmijë 9 vjeçe nga Mitrovica e cila ka nevojë, patjetër, të operohet në Amerikë.

 

Për sjelljen e fëmijëve të sëmurë nga zemra në Kosovë, është arrit me ndihmën e autoriteteve në Kosovë, koordinatorit të Klubit Rotary – Dhurata e Jetës, në Prishtinë, Prof. Dr. Mazllum Belegu, dhe zotit Gani S. Abazi, MD, MPH , Këshilltar për Politikat e Shëndetësisë i Ministrit të Shëndetësisë, në Qeverinë e Kosovës.

  Kujdestar familjar me këtë gjest bamirësie për këtë vajzë, është bërë artisti i njohur i komunitetit Roko Markolovic, regjisor dhe producent filmash

Vajza është Dea Haxhiu, 9 vjeçe nxënse e klasës së 4-të, e shkollës Eqerem Çabej në Mitrovicë, e bija e Shkumbin dhe Ajshe Haxhiut . E cila prej se kur ka linduer është konstatuar nga mjekët dhe specialistët në Kosovë, se ka një “vrimë” në zemër 

Ajo ka patjetër të nevojshme, një ndërhyrje krirugjikale korrektuese, e cila bëhet vetëm në SHBA. Mbasi, në Kosovë, megjithëse e kan përcaktuar mjaft mirë diagnozën, nuk janë në gjendje për të marrë përsipër një operacion kaq të vështirë, ”..në një kohë që gjendja e saj shëndetësore ka vazhduar të përkeqësohet çdo ditë”, thanë mjekët. 

  Klubi Rotary – Dhurata e Jetës – është një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse i administruar nga Rotarians, të cilit duke mbledhur fonde, nga qytetarët, bizneset dhe organizatat humanitare, filantrop të njohur amerikan kanë arritur të sigurojnë shërbim mjekësor falas (operacione kryesisht ndërhyrje të vështira në zemër) për fëmijët në nevojë nga e gjithë bota.

 

Filed Under: Reportazh Tagged With: Beqir Sina, Joe DioGuardi, Rotary Club, vogelushja nga Mitrovica

“MOS ME SHIKO ME PERBUZJE”!

February 4, 2013 by dgreca

Një ekspozitë e suksesshme e artistëve nga Kosova në Bukuresht/

 Nga Baki Ymeri/

Aleksi nga Vlora, Luan Topçiu nga Poradeci (ministër-këshilltar i ambasadës sonë në Bukuresht, një thesar i pashtershëm i kulturës artistike dhe letrare shqiptare), Ambasadori Sami Shiba, miku i madh i shqiptarëve, Zoti Gjergj Bukura, dhe Xhemajl Mustafa nga Sllatina e Vitisë, na ftuan më 25 janar për të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës së fotografive me titull “Mos më shiko me përbuzje”, e realizuar nga fotografi Artan Korenica në bashkëveprim me producentet Blerta Bashollin dhe Armond Morinën, në Muzeun e Fshatarit Rumun në Bukuresht, në një godinë të vjetër impozante që gjendet përballë selisë së Qeverisë. Në sallë një numër impresionues pjesëmarrësish dhe massmedia rumune, pjestarë të komunitetit shqiptar dhe dashamirë të mëdhenj të Shqipërisë.

Ekspozita respektive përfshin gjithsejt 40 fotografi të komuniteteve rome, egjiptiane dhe ashkali nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi. Fotografi Artan Korenica filloi realizimin e projektit qysh një vit më parë, i inspiruar nga ngjarje të vërteta të diskriminimit të komuniteteve të lartëpërmendura. Ai ndjeu obligim që përmes punës së tij artistike të bëjë një hap të vogël kundër diskriminimit të njerëzve. Ekspozita qëndroi e hapur prej 25 janar 2013 deri më 1 shkurt 2013, e prezantuar në massmedian dhe televizionin e Bukureshtit. Përveç shoqatave të pavarura, kulturore, tregtare e turistike, shpresojmë se Ministritë e Republikës së Kosovës do të ndërlidhen drejtëpërsëdrejti me autoritetet rumune, që në ardhmëri të organizohen edhe ekspozita tjera, lansime librash dhe afirmimi i kulturës shqiptare në Rumani dhe i asaj rumune në Kosovë.

Zonja Blerta Basholli shprehu dëshirën dhe shpresën që shteti rumun ta njohë Kosovën. Shtypi i Bukureshtit i dha një publicitet të denjë kësaj ekspozite, duke e cilësuar si një eveniment të shkëlqyer, ku artisti ka arritur të kapë të gjitha përrallat që ëndërronte të na i rrëfejë përmes fotografive. Artan Korenica u lind në Gjakovë (1978), filloi të punojë si fotograf qysh ne shkollen e mesme, dhe pasi u vendos në Prishtinë (2000), u pregadit profesionalisht në fushë të fotografisë, duke realizuar disa filme, reportazhe dhe videoklipe, kohëve të fundit duke vepruar në linjën Kosovë-Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fjalën a hapjes, Zonja Blerta Basholli theksoi me fjalë të tjera faktin se takimet e këtilla që reflektojnë art, kulturë dhe miqësi, janë të domosdoshme për ta njohur njëri-tjetrin, para takimeve ndërshtetërore dhe njohjes zyrtare të Kosovës. Këtë manifestim e nderoi edhe prezenca e liderit historik të komunitetit shqiptar të këtij vendi, Dr. Xhelku Maksuti, si dhe përfaqësuesit e diplomacisë shqiptare që kanë respekt ndaj gjithë shqiptarëve, ngado që janë.

Vlen të përmendet fakti se British Council në Prishtinë, Ambasada e Norvegjisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës kanë përkrahur projektin dhe hapjen e kësaj ekspozite në Rumani, Në kuadër të kësaj përkrahjeje, ekspozita respektive do të hapet edhe në dy vende të tjera, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, përkatësisht në Greqi dhe Bosnjë. Realizimi i projektit “Mos më shiko me perbuzje”, fillimisht eshte mundesuar nga SOROS ne Kosove, Departamenti i Punëve të Jashtme të Zvicrës dhe Fondacionet per Shoqeri te Hapur – Me kontributin e Programit per kulture dhe art te Budapestit.

Me këtë rast u shpërndanë ekzemplarë të revistave Shqiptari dhe Kosova, të botuara përmes përkrahjes së Ministrive të Diasporës dhe asaj të Kulturës, që funksionojnë pranë Qeverisë së Kosovës. Kontribut të veçantë për mikpritjen e mysafirëve tanë, përveç sponsorëve dhe diplomatëve tanë, dha edhe Xhemal Mustafa me origjinë nga Kosova, që banon në zonën Bëneasa, atje ku dikurë delnin në piknik boboshtarët dhe drenovarët me Asdrenin në ballë, pronar i një kafeneje impozante me fotografi të Gjergj Kastriotit dhe Nënës Terezë, bashkëshortja e të cilit është femra e parë rumune që ka vizituar kompleksin e Adem Jasharit në Kosovë.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: artstre nga Kosova, Baki Ymeri, Bukuresht, ekspozite

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5585
  • 5586
  • 5587
  • 5588
  • 5589
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT