• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GRAVURË KOHES PËR E KËSHTJELLËN E KANINËS MË 1690

January 8, 2013 by dgreca

NGA GEZIM LLOJDIA

1. Gravura përmban elementët të sulmit venedikas përmbi kalanë e Kaninës. Gravura është punuar(nga P.Coronelli. Datimi saj në krahun e djathtë regjistron vitin 1690. Ndërkaq që ka të shënuar :Canina presa da Veneti a Turchi .Çfarë të reje sjell gravura e kohës ? Ajo paraqet në planin e përgjithshëm kala në qendër të saj si dhe kodrat që e rrethojnë atë. Punimi gravurës është një tregues për vërtetësinë historike të përpjekjeve për të sunduar kalanë shekullore gjatë luftimeve turko-venedike ,që i përkasin afërsisht shek XVIII.

2.

Ka të dhëna të cilat bëhen mjaftë të rëndësishme për një ndër objektet monumentale e cila është klasifikuar në grupin e kalave, që mbajnë përmbi shpinë, shekuj të tëra jete.

Kalaja e Kaninës është një pikë dominuese në gjirin e Vlorës. Dhe përndryshe është pagëzuar:”Ballkoni i Vlorës”. Akropoli i arrin në kuotën e 398 m. Panorama nga kjo hapësirë qiellore është mbresëlënëse deri mistike. Në jug të kalasë shtrihet katundi i cili është zhvillimi i varoshit të

vjetër mesjetar thonë Gj,Karaiskaj dhe S.Dashi në një studim për rijetizimin e saj. Nga banesat e vjetra kanë mbetur vetëm rrënoja guri si dhe disa prej tyre, që kanë qenë qendra kulti.

3.

Pasqyrim i plotë në përmbajtjen e gravurës është se:në luftën turke venedike te shek.XVII Kanina luan një rol te veçante por e paguan këtë rol me rrënimin e saj. Ne vitin 1691 venedikasit që e kishin marrë atë bashkë me Vlorën një vit më parë e hedhin ne erë me mina për të mos ua dorëzuar turqve në gjendje të shëndosh. Që prej kësaj kohe, pavarësisht riparimeve që iu bënë në shek XVIII kështjella e humbi funksionimin e saj të mëparshëm. dhe shërben kryesisht si rezidencë e e fortifikuar e sundimtarëve të qytetit të Vlorë,qendra e së cilës ishte spostuar më kohë në Berat. Kështjella fillon e shkretohet aty nga 1832 pas rënies së pashallëqeve aranute. Më 1919 mbi njërën nga kullat gjysmë të shkatërruara,aty ku kishin qenë sarajaet e Zenle Pashë Vlorës, u ngrit “sahati i katundit” me mekanizëm gjerman dhe një kambanore historike marrë nga kisha e Shën Onufrit aty pranë. Por sikurse dihet pjesa e mbetur e kështjellës kulla e sahatit dhe rrënojat e saj u shemben nga bombardimet që flota italiane i bëri Kaninës më 1920. Eqerem Bej Vlora sjell shumë të dhëna. Gravurë e kohës mbi sulmin venedikas në kështjellën e Kaninës më 1690(nga P.V.M.Coronelli) . Për punime restauruese afër saj nga komuna Qendër një vit më parë pati debate të mëdha lidhur me dëmtimin dhe marrjen e gurëve të saj. Debate të cilat u përgënjeshtruan nga IMK për dëmtimin e monumentit historik shumëshekullor.

4.

Kush ishte P.V.M.Corornelli. Njihet si Padër Vicenzo Maria Coronelli . Jeta e tij filloi më 1650 dhe zgjati deri në 1718. Ishte gjeograf, hartograf, shpikës dhe printer, ,murg venecian Vicenza Coronelli mund të konsiderohet si një nga globemakers më të famshme të shekullit 17: globusetka krijuar në vitin 1683 për pallatin Louis XIV e në Versajë më shpejt tërhoqi vëmendjen si objektet e mëdha .Coronelli vetë jetoi shumicën e jetës së tij në Venecia, në manastirin e Santa Maria dei Frari Gloriosa, ku ai themeloi Accademia degli Argonauti, konsiderohet të jetë një nga shoqëritë më të vjetra gjeografike në botë. Një shkrimtar palodhur dhe botues, në vitin 1690 botoi Coronelli Veneto Atlante tij (duke përfshirë “Libri i Globes ‘i famshëm), e cila konsiderohet atlasi parë që janë prodhuar në Itali. Cosmographer zyrtare në Republikën e Venedikut, Coronelli kombinoi edhe kartografi me punë në enciklopedinë e parë të “stilit modern ‘i gjeografisë, për fat të keq mbetur e papërfunduar. Doktor i Teologjisënë Shën Bonaventura në Kolegjiumin Romë në vitin 1673. Ai prodhoi një palë globuset për Louis XIV në 1683. Harta ka 27 harta (14 Gores Globe), dhe 2 globuset (njëqiellore, tokësore e) nga Coronelli në koleksionin e saj.

5.

Ka një të dhënë, që vërteton thënien se gurët e kalasë kanë ndërtuar jo pak ndërtesa përreth saj në kohëra të ndryshme të historisë. Ndër elementët urbanë arkitekturorë përmenden dy hapësira të mëdha që janë fortesa kalaja dhe kështjella ose Citadela. Fortesa përmbante tre hyrje,jugu, lindja dhe veriu sipas këtyre studiuesve ata kanë pasur emetimin: porta ose dera e fshatit,Porta e beut, dhe Porta e Mbretit. Në shekullin e XX janë prishur të tre porta ndërsa kishin ekzistuar deri atëbotë.Pallati i bejlerëve ishte një shtëpi e madhe me 4 kulla të tipit shtëpi Labërie.

Disa të dhëna:Godina ishte ngritur më 1701 nga Zejnel Pasha mbi banesën e të parëve ngritur nga Gjegju Sinan Pasha ,sanxhak bej i Vlorës më 1502,u dogj gjatë pushtimit venecian, E datuar në 26shtator 1690 të udhëhequr nga Daniel Delfino. Pukvil njofton: 1807 kalaja u meremetua. 1812 meret nga Ali Pash Tepelena.1848-1850 vendoset një garnizon turk. Banesa e ngritur nga Zenel Pashë Vlora shkatërrohet në 1832 dhe më 1919 dhe u shkatërrua nga bombardimet e vitit 1920 që bëri flota italiane në qershor të atij viti. 1916 italianët vendosin aty një garnizon.

Filed Under: Kulture Tagged With: Gezim Llojdia, Gravure, Kanine, per keshtjellen, Vlore

ME VUAJTJET E POPULLIT NË ZEMËR E NË SHPIRT

January 7, 2013 by dgreca

Të dashura familje të heronjëve dhe dëshmorëve të kombit! /
Të nderuara familje të të masakruarve dhe të të vrarëve nga dora gjakatare e kriminale pushtuese serbe dhe ish-jugosllave!/
Të nderuar të mbijetuar nga dhuna dhe barabaria serbe!/
Të nderuar të pranishem!/

Nga Ismet Sylejmani*/

Nusret Pllana,shekullin e pavarësisë së 100 vjetorit të shtetit shqiptar, e permbylli me perfundimin e shpërndarjes nëpër qendrat më të medha të globit,të librit të tmerrit dhe të vuajtjeve të pafund të popullit shqipar të Kosoves dhe viseve të saja,nga ish- Jugosllavia përkatësisht nga Serbia pushtuese.
Nuk ka as më të voglin dyshim,se këtë maratonë prej  heroi të gjallë të llojit të vet, të cilin historia e lavdishme e popullit shqiptar nuk e ka njohur deri me sot, emblema e radios luftarake çlirimtare,Kosova e Lirë,folësi legjendar dhe historik i saj Nusret Pllana,e sjellë me plotë madheshti të dhembjes kombëtare,si pasuri të historisë moderne të Kosovës së çliruar nga dhuna pushtuese  shekullore serbe.
Nusret Pllana,ky burrë i popullit dhe i Atdheut tonë,me vendosmeri  prej besniku të madh të idealeve liridashëse të qindra dhe  mijëra të rënëve për liri dhe të gjallëve çlirimtarë e veprimtarë të devotshëm,u bë zemra e çdo pjestari të popullit shqiptar dhe si bleta shkoi dhe e dergoi në çdo vend të botës,realitetin tragjik të cilin e kishte jetuar dhe provuar në kurriz populli i Tij i vuajtur e duarthatë,i cili kishte qenë pre e krimeve monstruoze të xhelatëve serb.
Gjak,masakra,vrasje,dhunë dhe terror permanent njerëzor e kombëtar,ka shkaktuar Serbia pushtuese më shumë se 100 vjet.
Këtë realitet nacional të hidhur e tragjik,e ka pasqyruar në librin e tij  tanimë të njohur” TERRORI  I  SERBISE PUSHTUESE MBI SHQIPTARET”,njëri prej më të mëdhenjëve të kombit tonë,zeri çlirimtarë,fatosi i maleve liridashëse të Kosovës së lirë, Nusret Pllana.
Të këqijat e mëdha që iu shkaktuan popullit tonë  nga Serbia pushtuese,erdhën valë- valë e kurrë pa pushuar e pa u ndalur.
Këtu në këtë libër të cilin pa e lexuar dhe shfletuar nuk bën,kurse po e lexove dhe i  shikove me kujdes fotot të tjetërson,të tmerron,të shterron e të cfilit,sepse aty sheh një e nga një,me fakte e argumente bindëse,se sa shume i ka shkaktuar gjakëderdhje,dhembje e vuajtje popullit tonë Serbia antishqiptare e antinjerëzore.
Në këtë libër sheh se sa shumë plagë i ka hapur Serbia popullit tonë,dhe ato nuk janë mbyllur por kanë mbetur të hapura,dhe përgjithmonë do të  kullojnë gjak.
Gjak të popullit tonë të pambrojtur e duarthatë,i cili vetëm në epokën e UÇK-së dhe me luftën e saj të lavdishme e me ndihmën e Shqiperisë dhe aleatëve si SHBA,Britania e Madhe,Gjermania, Franca etj., ka nisur jetën e re,të  lirë dhe të pavarur në  Kosovën Republikë,e cila po vazhdon të njihet e të pranohet nga shtetet e ndryshme të botës.
Çdo faqe e çdo fletë e këtij libri,të godet në palcë,të dërmon shpirtërisht,sheh aty se sa shumë e në mënyrë sistematike Serbia shfarosëse e antishqiptare,ka tentuar të  likuidojë perjetësisht çdo gjë që ishte shqiptare.
Por në këtë libër,që do të jetë një nga majat e memories së gjallë të të kqijave që i janë shkaktuar një pjese të kombit tonë,përnjëherë të ngjallet një forcë e madhe dhe një krenari enorme shqiptare dhe njerezore,sepse nga afër bindesh,se megjithë orvatjet dhe veprimet e pafund e të sinkronizuara politike,ushtarake e shteterore serbe,Serbia pushtuese,nuk ia ka arritur të shkatërrojë e ta  zhbëje nga faqja e dheut popullin shqiptar të Kosovës,trim e të papërkulur,që me luftë e heroizëm, perballoi shfarosjen e asimilimin dhe si feniksi u ringjall dhe ecë e përparon me sukses përkrah popujve të Evropës dhe botës demokratike.
Karla del Ponte,Dik Marti dhe tërë të ngjashmit sikur këta kudo nëpër botë, e veçanerisht disa prokurorë antishqiptar ndërkombëtar këtu te ne në Kosovë,duhet ta kenë këtë libër në bibliotekat e tyre, të mos e shkyejnë dhe të mos e djegin pasi ta kenë lexuar,por ta ruajnë në bibliotekat e tyre sepse u duhet pasardhësve, nipërve e mbesave që i trashegojnë,por edhe të marrin anën e popullit shqiptar,sepse populli ynë ishte ai që vuajti e heqi të zitë e ullirit;populli ynë ishte ai që u vra e u masakrua,që u djeg e u pjek në hell,që pjestarëve të popullit tonë pasi ua qane gjokset me thikë e sopatë, xhelatët ua mbushnin me prush,duke ua djegur e shkrumbuar zemër e mushkri, kështu nëpër histori na ka trajtuar Serbia pushtuese,por kurrë,kurrë nuk arriti të na e humbte farën,sepse ne dëshmuam se kishim komb e Atdhe,sepse një popull i tërë ishim vazhdues të denjë i kryengritsit dhe Komandantit, të madhit Skenderbe.
Të nderuar të pranishëm!
Imagjinojeni një njeri që për 10 vjet nuk u ndal kurrë!
Një shqiptar të përmasave heroike,që niset në rrugën e gjatë të udhëtimeve të ndryshme nëpër botë.
I vetëm në aeroplan,i vetëm nëpër aeroportet ndërkombetare, i vetëm në netët dhe ditët e 10 viteve,i vetëm me vuajtjet e popullit të Tij në zemër e në shpirt.
Nëpër qendra të ndryshme të globit,me valigje e libra në krah,mbi supet e Tij rëndonte pesha  e bagazhit të barbarisë serbe të 570.000,- mijë shqiptarëve të vrarë e të masakruar, gjatë më shumë se një shekulli,të cilët Serbia fashiste dëshironte t’i mbante përgjithmonë të pazbuluar.
I tërë ky udhetim historik nëpër gjeografinë e planetit,sa i vështirë aq edhe i rëndë,është bërë nga ky njeri me vendosmeri prej titaniku,të paparë e të padegjuar kurrë më parë,për ta derguar në çdo vend,e te çdo popull nëpër botë, librin e Terrorit të Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët,për ta informuar edhe në këtë formë  opinionin botërorë për ngjarjet dhe tragjeditë e shkaktuara  të xhelatëve serbë,mbi popullin shqiptar në Kosovë.

Washingtoni,New Yorku,Parisi,Roma,Shtutgarti,Nurnbergu, Dortmundi,Vjena,Zurichu,Ankara,Istanbuli, Stokholmi,Kopenhaga,Budapesti e Melburni,ishin disa nga metropolet e mëdha, në të cilat është promovuar ky liber,dhe aty përfundimisht është arkivuar në formë fizike dhe elektronike,në bibliotekat nacionale dhe universitare,për të mbetur e përjetshme dëshmia gjenocidale serbe  mbi shqiptarët e Kosovës.
Zonja dhe zotrinjë!
2.750  ekzemplarët, janë  6.875,- kg,  pesha totale e librit të shpërndarë anë e kënd globit tokësorë.
Ndërkohë që pesha e informacioneve të brendshme të përmbajtjes shokuese të këtij libri,është e përmasave antologjike.
Një ndër sukseset  e veçanta të promovimit të këtij libri,konsiderohet futja e tij në Bibliotekën botërore të Kongresit Amerikan,në selinë e OKB-së,në Bibliotekën  Shtetrore të Bajernit të  Gjermanisë,në Akademinë Ushtarake të Bundesvehrit të Gjermanisë,në Bibliotekën Shteterore Viktoria të Australisë dhe në bibliotekat kryesore nacionale dhe universitare të Evropës dhe botës. Prandaj edhe ky fakt e bënë të përjetshëm rëndësinë e këtij libri,jo vetëm për historinë shqiptare por edhe për atë botërore.
Këtë rrugëtim maratonik,e bënë përfundimisht edhe më të pavdekshëm fakti se e perjetëson në celuloid filmi dokumentar: RRUGTIMI I NJË LIBRI NËPËR BOTË,i përkthyer edhe në gjuhën angleze,e të cilin do të kemi rast ta shohim sonte së bashku.

Kështu duhet t’i kontribuohet popullit e Atdheut,edhe në këtë mënyrë,duke ua treguar tërë botës,se sa shumë Serbia ka ushtruar dhunë e terror mbi shqiptarët e Kosovës dhe viseve të saja!

Me siguri se autori i këtij libri,do të vazhdojë të sjelle vepra të reja,me këtë rast i urojme suksese edhe më të mëdha,kurse Folësit Legjendar të Radios së Luftës Kosova e Lirë,ish-ushtarit të UÇK-së, Prof.Dr. Nusret Pllanës,  shokut e bashkluftëtarit tonë,i urojmë jetë të gjatë sikur të bjeshkëve, atje prej nga  jehonte zeri i Tij, sa malet e berishes heroike.
Faleminderit!
* Fjalim i mbajtur në Sallën e Kuqe të pallatit të rinisë dhe sporteve në Prishtinë,me rastin e promovimit të filmit dokumentar:”RRUGËTIMI I NJE LIBRI NËPËR BOTË”.
Prishtinë,24 Dhjetor 2012

Filed Under: Kronike, Kulture Tagged With: Ismet Sylejmani, Nusret pllana

HOSSANA, BARJABA!

January 7, 2013 by dgreca

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ/

Është vërtet lehtësi stilistike ta shoqërosh mbiemrin Barjaba me atë të personazhit të njohur biblik, aq popullor tek ne nga poezia e famshme e Nolit, “Marshi i Barabajt”, ku thirrja “Hossana, Barabba” përsëritet disa herë në çdo strofë.Opozita vetë, në përpjekje për të kaluar në kundërakuzë, tha se Kosta që u kap në dyqanet e Kalifornisë duke vjedhur është Barjaba, ndërsa Barabbajt e vërtetë janë pushtetarët aktualë të Shqipërisë.Në Testamentin e Ri, në të katër ungjijt, Barabba përmendet si një i burgosur ose kriminel i liruar për ta kënaqur kërkesën e turmës para kryqëzimit të Jezusit. Barabba, në të gjitha shkrimet e shenjta, është përshkruar si një vjedhës apo si një i pabindur ndaj ligjit. Sipas zakonit të asaj kohe që në Pashkët të lirohej një i burgosur, Pont Pilati sugjeroi lirimin e Jezusit, por turma protestoi dhe kërkoi lirimin e Barabas. Pilati e liroi atë dhe e dërgoi Jezusin për ekzekutim me vdekje.

Do pranuar që, përveç ngjashmërisë tingullore, pra, personazhi Barjaba, ka edhe përbashkësi të tjera me personazhin biblik Barabba. Ai është kapur duke vjedhur, madje sende të shtrenjta, në një dyqan luksi, në një shtet luksi të Amerikës, në Kaliforni. Nëse Amerika është ëndërr për të gjithë, Kalifornia është ëndërr brenda vetë ëndërrës. Atje Barjaba ka provuar edhe prangat dhe arrestimin nga policia amerikane.

Në kontekstin e tillë, ngjarja nuk do të kalonte pa bujë as në rastin e një emri të padëgjuar. Buja do të ishte e veçantë kur Barjaba është anëtar korespondent i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Doktor i Shkencave Psikologjike dhe Sociale dhe Dekan i Fakultetit të Shkencave Politike e të Administrimit Publik në një universitet të Tiranës, (Universiteti Mesdhetar) emrin e të cilit nuk e lakon asnjë nga mediat e atjeshme, asnjë nga institucionet e atjeshme. Në një shoqëri dhe vend të komprometuar nga krimi në çdo qelizë është diçka normale që të mos ketë kurrë informacione të plota.

Falë ndjeshmërisë së qytetarisë së standardit të lartë që ka vendosur shoqëria amerikane, posaçërisht ajo kaliforniane, vjedhja e kryer nga Kosta Barjaba me të shoqen dhe të bijën, u publikua nga mediat e atjeshme. Dhe, falë mediave online, zllapat e lajmit erdhën edhe tek ne.

Kompleksin e fajtorit të kapur në faj e manifestuan menjëherë të gjitha palët në Tiranë, si ata që heshtën, si ata që bënë akuza e kundërakuza. Tirana ia ofroi televizionet e saj Barjabës për ta përgënjeshtruar lajmin e dhënë nga mediat amerikane dhe për të mashtruar opinionin publik, siç i thuhet ndryshe asaj pjese të popullit që është më e ndjeshme ndaj zhvillimeve.

Barjaba është anëtar korespondent i Akademisë, pra është emërtesë e vetë Kryetarit aktual të Këshillit të Ministrave. Akademia, pothuaj gjatë gjithë tranzicionit, është dalluar si institucion politik i çdo qeverie në fuqi. Akademia, normalisht, do të ishte adresa e parë ku mediat të trokisnin dhe të pyesnin: Ku e keni Kostan, dini gjë për të? Adresa e dytë do të ishte universiteti ku ai është dekan. Adresa e tretë Qeveria. Adresa e fundit -Partia Socialiste. Kjo e fundit do të ishte e pritshme të gjendeshin edhe njoftimet më të plota e më të sakta.

E vërteta, në kushtet e Shqipërisë, do të vazhdojë të mbetet e përciptë. Të dhëna nuk jep asnjë nga burimet e mësipërme. Në përpjekjet për distancime, për heshtje, apo për fajësime të ndërsjellëta, në fakt shihet përpjekja e të gjitha palëve për t’u treguar dorëjashtë jo aq ndaj individit Barjaba apo familjes Barjaba, por ndaj kategorisë sociale që përfaqësojnë ata dhe dukurisë që përfaqësojnë ata.

I përkufizuar nga disa analistë si një prej pehlivanëve më të shkathët të tranzicionit, që ka pirë në shumë nëna, Kosta Barjaba, në fakt, aktualisht, ndodhej shumë më pranë opozitës. Në shkrimet, qëndrimet, hulumtimet, studimet e tij, Barjaba ishte megafon i opozitës kundër shumicës, duke ia ngarkuar asaj kriminalitetin e lartë, varfërinë e lartë, papunësinë e lartë, sfera këto të fushinteresimit të tij si dijetar i sociologjisë.

Nga të dhënat e përdorura në shkrimet e këtyre ditëve, del se Barjaba është nga ata minoritarë (grek) që është pjesë e mirëfilltë e realitetit shqiptar. Nëse minoritarët tanë do të ndaheshin në tri kategori – ata që gjatë tranzicionit janë vendosur me të dyja këmbët në shtetin amë (Greqi etj.), ata që një këmbë e kanë atje dhe një këmbë në Shqipëri, dhe ata që janë me të dyja këmbët në Shqipëri – Kosta Barjaba duket se mund të klasifikohet në kategorinë e tretë.

Edhe nga analistë më pranë opozitës pranohet që Kosta iu përket atyre që kanë përfituar pa e merituar gjatë tranzicionit dhe është ndër të pasurit. Edhe fakti që festat e fundvitit i kalon në Kaliforni, që shopingjet i bën në dyqanet më të shtrenjta, që është me makinë private, kushedi – ka edhe vilë private në Kaliforni, e tregon se Kosta nuk është për t’ia qarë hallin.

Kosta nuk duket se është një ‘vjedhës që e bëri rasti’, siç e kanë një shprehje italianët. Jo se i doli përpara një çantë e bukur, i pëlqeu gruas apo vajzës dhe ia luajtën mendjen sa ta zgrapcte, por, siç thonë burimet hetimore kaliforniane, ishte vjedhje e planifikuar.

Meqë sendet e vjedhura, sado të shtrenjta, ishin të vogla, kjo edhe në mediat e Shqipërisë u quajt ‘vjedhje e vogël’, ndërsa autori ‘vjedhës xhepash’. Të tillë ka, në fakt, edhe tek njerëzit e pasur. Vite më parë Winona Rider, një nga hollivudianet më të talentuara, u kap duke vjedhur sende të zakonshme në një supermarket në Los Anxhelos. Kjo është tamam sëmundje e ‘kleptomanisë’, e ‘vjedhjes së vogël’ e ‘xhepistit’. Rëndom, sidomos në sferat e tilla të larta të shoqërisë, ata me vese të tilla iu nënshtrohen rehabilitimeve.

Si ‘vjedhës të vegjël pushteti’ janë cilësuar prej shumë vitesh vetë politikanët shqiptarë, madje nga një figurë e tillë e lartë amerikane si Robert Doll, i cili akuzonte për ‘kleptokraci’ dhe i quante ‘kleptokratë’ të padurueshëm. Pra, në një shoqëri ku ‘pushteti’ politik, ai ‘ekonomik’ ai ‘mediatik’, çfarëdo pushteti tjetër janë gjëra që vidhen dhe futen në xhep, edhe kleptomania e atyre që përbëjnë të ashtuquajturën ‘elitë’ të Shqipërisë është një gjë e rëndomtë dhe e legalizuar.

Këto ditë në Tiranë doli një listë për zyrtarët e lartë që nuk i kanë paguar taksat e makinave. Një nga më të ‘ndershmit’ prej tyre tha ‘kam harruar, thjesht është një shkujdesje njerëzore’. Nëse vjedhja e Kostës do të kishte ndodhur në një supermarket të Tiranës, pra, është e sigurt se ai mund ta hidhte me një ‘epo ishte një shkujdesje njerëzore’ apo ‘ishte një dobësi njerëzore’.

E vërteta është se të ashtuquajturat ‘shkujdesje’ apo ‘dobësi’ të të ashtuquajturës ‘elitë’ të Tiranës, janë ‘shkujdesje’ çnjerëzore, janë ‘dobësi’ çnjerëzore. Rasti Barjaba, tregoi se Barabajtë janë atje në çdo hap, në çdo zyrë, në çdo shkallë të pushtetit, në çdo rang të administratës. Kjo tregon se Kostat, edhe nëse bankat amerikane do të ishin sende që mund të futeshin në xhep, nuk do t’ua falnin sekondën. Kjo tregon se Barabbajtë e Tiranës, çdo gjë që ua përfshin rrezja e pushtetit, e shanseve që ua jep karrikja, e konsiderojnë të tyren dhe nuk ia falin sekondën. Dhe, një shoqëri që vetëm iu këndon hossananë Barabbajve të saj, ajo është e dënuar me vetëshkatërrim të pashmangshëm, sa dhe të pandalshëm.

Filed Under: Opinion Tagged With: Hosana, kosta barjaba, Skender Bucpapaj

AGIMI I “ARTE” GREK KA KRYEPESHKOP JANULLATOSIN

January 7, 2013 by dgreca

NGA AT NIKOLLA MARKU/

Deklaratat e mirfillta politike te agimi te zi neonazist grek kunder kombit shqiptar, si dhe mbeshtetja per Janullatosin, ishin tregues i qarte se misioni Janullatos eshte pushtimi fetar i ortodoksise dhe imponimi politik per Vorio epirin me fantazmat neonaziste. Mbeshtetja qe i japin ketij prifti, pa diskutim qe eshte ne kundershtim me misionin e tije fetar. Ndodh rastesisht apo ka nje strategji?. Kjo force politike, fatkeqsisht dhe parlamentare ne Greqi, na ben te mendojme thelle dhe te bejme kujdes me kete provokim te hapur nazisto-Janullatos.

Janullatos nuk kercenohet nga askush ne Shqiperi, por veprimtaria e tije shovinisto-naziste greke, ne dem te kombit shqiptar po e rrezikon vete ate. Shpesh here, punet qe ben njeriu i sjellin atij humbjen dhe rrezikun, te cilin ai e ndjen per shkak te koshiences qe ka personalisht vete. Kjo po ndodh dhe me Janullatosin.

Te merresh me ceremoni perkujtimore te ushtrise greke pushtuese ne Shqiperi dhe me mbeshtetje politike te nje partije me pikpamje raciste dhe sidomos anti izraelite si ajo e agimit te zi grek, patjeter qe ndjehesh i kercenuar nga veprimi anti shqiptar.

Te besh nje fushate te hapur per deklarimin greke dhe te atyre qe sjane te tille , patjeter qe ndjehesh i kercenuar nga veprimi anti shqiptar.

Te zhvarrosesh varret shqiptare dhe ti quash grek, patjeter qe ndjehesh i kercenuar nga veprimi anti shqiptar.

Te perdoresh shtetin grek si presion kunder emigranteve shqiptare, patjeter qe ndjehesh i kercenuar nga veprimi anti shqiptar.

Te tjetersosh kishen ortodokse te Shqiperise ne favor te helenizmit, patjeter qe ndjehesh i kercenuar nga veprimi anti shqiptar.

Te bashkpunosh me organizata antishqiptare dhe qeveri fantazem te Vorio-epirit, patjeter qe ndjehesh i kercenuar nga veprimi anti shqiptar.

Te kordinosh me kishes Serbe per veprime terroriste, ne dem te shqiptareve ne Mitrovice, , patjeter qe ndjehesh i kercenuar nga veprimi anti shqiptar.

Qe te mbetesh ne historine e kombit shqiptar, si rilindesi i besimit ortodoks shqiptar, duhet ta meritosh me veprime te drejtperdrejta ne dobi jo vetem te besimtareve, por dhe te kombit ne teresi, ju Janullatos e dini mire qe nuk e meritoni. Ju meritoni dekorate ne vendin tend, si oficer i helenizmit te paqene ne Shqiperi. Eshte bere nje gabim i tmerrshem me dekoraten qe te ka dhene presidenti Topi si dhe kreu i PS Edi Rama me titullin qytetar nderi i bashkise Tiranes. Ne shpresojme te kalbet sa me shpejte ne duart tuaja dhe te ndryshket dekorata ne gjoksin tend.

Ju Janullatos jeni nje prift i thjeshte per ate pakice greke ne Shqiperi, pakice qe ben mire te distancohet nga ju. Janullatos ti meriton vetem nje dekorate, ate te armikut tradicional te shqiptareve.

Perse nuk distancohet Janullatos nga deklarimet e agimit te zi, deklarime fyese dhe percmuese per shqiptaret ne teresi. Ketu ndryshojme ne si komb, sepse ne kurre nuk do te perdorim fjalore te tille per kombe te tjere dhe as per kend ne bote, kjo eshte kutura jone fetare dhe shoqerore.

Te trajtojme pak censusin e organizuar ne Shqiperi per personat rezident. Te gjithe e dime qe besimtaret ortodokse ne Shqiperi nuk jane as 6 as shtate e as tete perqind, besimtaret i kalojne 20 perqind por pjesa me e madhe jane ne emigracion. Propoganda e Janullatosit, Dules etj, per te shtuar numrin e grekeve ne Shqiperi, beri efekt te kundert ne deklarimet e shtetasve. Ortodokset shqiptare e kane te qarte strategjine e Janullatosit per greqizim dhe coptim te ri te Shqiperise me Vorio-epirin, prandaj ju shmangen deklarimit fetar. Ky veprim ishte nje shuplake per veprimtarine e Janullatosit. Tani ky prift po ben census besimtaresh vete! Ky veprim eshte akuze e drejtperdrejte ndaj shtetit, i cili organizoi kete census me insistim te greqise dhe shovinisteve. Shteti duhet ti ktheje pergjigje Janullatosit, si per censusin ashtu dhe agimit te zi per deget qe kerkon te hape ne jug te Shqiperise. Shqiperia e ka me kushtetute te cilen po e citoj; neni 9 “Partite politike dhe organizatat e tjera, programet dhe veprimtaria e te cilave mbeshtetet ne metoda totalitariste, qe nxitin e perkrahin urrejtjen rracore, fetare, krahinore ose etnike, qe perdorin dhunen per marrjen e pushtetit ose per te ndikuar ne politiken shteterore, si edhe ato me karakter te fshehte jane te ndaluara me ligj. Eshte e qarte. Agimi i zi nuk duhet te shkele ne Shqiperi sepse e ndalon ligji. Kush i fton dhe lejon te futen ne territorin shqiptar, kryen veper penale ndaj kushtetutes dhe sovranitetit territorial te atdheut.

Ne nje interviste ne tv grek me siglen net, Janullatos spjegon qarte se si ka ardhur ne Shqiperi, me nje telefonate te cudicme nga nje person enigem dhe me urgjence, se nuk priste puna! Cfar kishte qe nuk priste puna me aq urgjence, sa udhetoi menjehere per Evrope?. Eshte e kuptueshme, kishte ardhur dita per te futur agjentin shovinist ne jug te Shqiperise.

Janullatos genjen kur thote se, ne shkollat shqiptare mesohet urrejtja ndaj popullit grek. Kjo deklarate eshte nxitje e rrezikshme per popullin grek kunder kombit shqiptar.

Janullatos genjen kur thote se, ne Shqiperi u behet qefi per krizen greke. Seshte e vertete, nuk ka ne Shqiperi njerez qe u behet qefi per krizen greke, perkundrazi ne urojme qe ajo te kaloje sa me shpejte. Janullatos spekullon kur thote se, shqiptaret u priten krahe hapur ne Greqi. Jo, shqiptaret po ndertojne Greqine me djersen e ballit dhe paguhen te diskriminuar krahasuar me emigrantet e kombeve te tjera.

Nuk i lejohet nje kleriku te ofendoje njerez me epitete si; idiote, injorante,fanatike, dallkauke etj. Ben mire qe flet sepse tregon se kush je ne te vertet, epitetet qe perdor, jane shume afer me programin raciste te partise agimi i zi.

Dua ti kujtoj Janullatosit qe te mos behet bimbash i Gjirokastres apo i Tiranes Durrsit dhe gjith Shqiperise sepse, vetiu do te linde nje Cerciz Topulli. Teshtimat e Greqise urojme te mos jene nga gripi i derrit apo pulave.

Filed Under: Opinion Tagged With: Agimi i arte. grek, AT Nikolla Marku, Janullatos

Tjetër sulm me armë zjarri në KOLORADO

January 6, 2013 by dgreca

Një tjetër sulm me armë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara, që ka lënë 4 viktima, mes tyre edhe personi i dyshuar si autor i sulmit.
Sulmi ndodhi në shtetin e Kolorados, vetëm 6 kilometra larg vendit kur korrikun e kaluar ndodhi incidenti me armë zjarri në Qendrën tregtare Aurora, ku u vranë 12 vetë dhe dhjetra të tjerë u plagosën në kinemanë që po shfaqej filmi “The Dark Knight Rises”.
Sulmi ndodhi brenda në një shtëpi, ku u gjetën të vrarë dy burra dhe një grua, si dhe personi që mendohet se kreu vrasjet. Një fqinj lajmëroi policinë, që qëlloi me armë zjarri, duke e vrarë autorin e sulmit. Nuk janë bërë të njohura motivet e këtij sulmi.(VOA)

Filed Under: Kronike Tagged With: ne Colorado, sulm me arme, VOA

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5627
  • 5628
  • 5629
  • 5630
  • 5631
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT