• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AMBASSADOR WOLLFARTH MEETS WITH ALBANIA’S HONORARY CONSUL,EKREM BARDHA

January 4, 2013 by dgreca

Ambassador Wollfarth met last month in Tirana with Ekrem Bardha, e well –known Albanian-American businessman and activist.

The German diplomat is the Tirana-based Head of the OSCE presence in Albania and maintains regular contacts with Albanian political actors and other  influential leaders.

Ekrem Bardha who is also Honorary Consul of Albania in Michigan and former publisher of Illyria Newspaper has been one of the first businessman to invest in Albania after the collapse of communism. He is still very active in the Country  of his birth with a sizeable and successful investment in wine-production, known as Kantina Bardha or Kantina Bardha  Vineyards.

Ambassador Eugen Wollfarth invited the Albanian-American leader for a working lunch lunch and they are both shown together in the accompanying picture. The meeting took place place in Piazza Restaurant, on of the most distinguished in the Albanian capital and coincidentally founded almost 20 years ago from Mr. Bardha(he hes sold it recently).

Albania is trying to move forward with its European Union integration while trying  also to attract foreign investment in the country.

Ambassador Wollfarth took office as Head of the OSCE Presence in Albania on 16 September 2010. He has worked as a diplomat for 25 years in the German Foreign Office and has profound  experience in the Western Balkans, as well as in political, international, and security affairs.( Courtesy:ILLYRIA)

Filed Under: Kronike Tagged With: Ekrem bardha, meets Ambassador Wollfarth

KOHA E MIRE DUKET QE NE MENGJES, VITI I MBARE DUKET QE NE START

January 4, 2013 by dgreca

Nga Arjan Th. Kallço/

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga trokitja e vitit të ri 2013 dhe ja ku gjendemi përsëri para kompjuterit që të fillojmë të shkruajmë letërsi sipas prirjeve. Dikush tjetër ndonjë koment për libra dhe poezi që ka lexuar nëpër faqet e panumërta të internetit. Kritikët si gjithmonë me majën e mprehtë, kështu më uronte një mike në rrjet, janë gati të thonë fjalën e tyre për veprat që janë në qarkullim, por edhe që në një hark kohor 360 ditë do të dalin. Pra puna tashmë ka filluar, ose më mirë të themi se pas një dite feste planetare, rifilloi me më shumë energji. Shmë prej nesh kanë kohë që e kanë përgatitur shprehjen : Viti i ri, librër i  ri dhe janë duke ideuar apo u dhënë dorën e fundit bocave para botimit. Por si do të veprojnë në një treg shqiptar të varfër dhe kaotik? A do të jenë shtëpitë botuese që do ta marrin përsipër riskun e botimit dhe të shpërndarjes, apo si gjithmonë do të jetë vetë autori që duhet të preokupohet për foshnjën e vet? Çfarë librash do të lexojmë këtë vit? Çfarë kritike do të kemi? Janë disa nga pyetjet që na shtyjnë të mendojmë shumë para se ta harxhojmë kohën plot apo kot. Nuk e di nëse tek ne shkrimtarët tanë në shekullin e kaluar guxonin e vepronin si kolegët e tyre në botë që me të dalë libri, nuk prisnin dhe të veshur ndryshe, të kamufluar, vizitonin të gjitha libraritë, jo për qëllime letrare, për ndonjë prezantim apo takim, por të “përgjonin” komentet e lexuesve dhe sjelljet e tyre në lidhje me librin e ri. P.sh e merrinin dhe e shfletonin të gjithin apo lexonin ndonjë faqe hyrëse dhe më pas mblidhnin buzët apo në sytë e tyre shihej një lloj tërheqje nga ngjarja. Një lexues i papërtuar ka dy momente të rëndësishme kur del një libër i ri: shkon në librari që ta blejë, në rast se autori nuk është ndonjë miku i vet, dhe nuk qëndron  vetëm një çast me librin e ri në dorë. Ka të tjerë që edhe pse janë të rregullt, nuk e kanë mundësinë që t’i blejnë dhe do të presin derisa autori ta dhurojë në bibliotekën e qytetit. Një prej shoqërive më të mëdha në internet që lidhet me editorinë, Amazon, ka menduar që të ndryshojë taktikë: t’i fshijë të gjitha komentet positive që shpesh shkruajnë të afërtit apo miqtë e shkrimtarit. Tregu i blerjes së sendeve, nuk përjashtohen dhe librat, kanë një ligj të zbatueshëm nga blerësit: do flas dhe do shpreh mendimin për mallin që bleva. Por kur bëhet fjalë për një tjetër mall që shpesh nuk është konsum për të gjithë, si kultura, atëherë mund edhe të lindin debate deri në artikuj pro apo kundër, shkrime fyese dhe denigruese midis vetë autorëve. Të mësuar me komentet pafund në internet apo me lajme shpesh të pavërteta, na lind në mendje mosbesimi lidhur me vërtetësinë e tyre. Rregulli thotë se jo gjithçka që gjendet në rrjet është e vërtetë. Vërtetësia virtuale është vetëm e mundshme. Interneti është shndërruar në një mjet njohës absolut dhe më e keqja se e kemi ngatërruar lirinë me qënësinë falas, kur dihet fort mirë se liria na kushton lodhje dhe sakrifica dhe arrihet gjithmonë me revolucione – shprehet një autor Italian.

Lexuesi e ka të drejtën që ta thotë gjithmonë fjalën e vet, edhe pse herë jo profesionale dhe kompetente, por sepse një vepër që sapo lexoi i pëlqeu, sepse autori është një mik i tij, sepse në mishmashin e komenteve dhe kritikave duhet ta bashkojë edhe ai zërin e vet me të tjerët. Kohë e humbur kot. Sa prej nesh e bëjnë pyetjen : sa kohë më kushtoi leximi i këtij apo atij romani? A ia vlente e gjithë koha e shpenzuar? Këtë pyetje duhet ta bëjnë edhe shumë të ashtuquajtur shkrimtarë që me vend dhe pavend botojnë gjithëfarë librash, pa më të voglin kujdes për një korrektim, redaktim. Përvoja e këtyre viteve të fundit më ka bërë të mundur që të lexoj dhe redaktoj shumë syresh, port ë paktë janë ata që ndihmën e mirëpresin dhe e vlerësojnë, pasi u duket e panevojshme në “shkëlqimin e veprës” së vet që do t’i japë mundësin ëtë hyjë në elitën e penëtarëve kombëtarë. Shpërblimi gjithmonë vjen edhe nga lexuesi edhe nga tregu, aq më tepër në vendin tonë si për shkrimtarin ashtu dhe për botuesin nëse i referohemi hyrjes së artikullit. Të hapësh një libër është një akt besimi, pra të jesh në duart e dikujt pa e ditur se ku do të të çojë ngjarja dhe nëse më në fund koha do të jetë përdorur mirë – vazhdon autori Italian. Shumë bukur. Pra kur i hyjmë një libri që ta lexojmë, i hyjmë si një i verbër që kërkon pak dritë të panjohur në faqet e librit dhe këndvështrimet e tij në ballafaqim me tonat. Do të na duhet shumë pak kohë që të shohim dhe kuptojmë se libri na duhet apo nuk vlen fare. Apo më keq akoma na sjell dëme të pallogaritëshme në kostelacionin e letërsisë. Një libër nuk është vetëm një numër faqesh që duhen lexuar, por ka më pas një sërë vlerësimesh që duhen marrë parasysh, nga ato estetike e deri tek ato filozofike. Ky mendoj se është një vlerësim i drejtë për librat që botohen. Shkrimtari Italian vazhdon më tej duke thënë: Unë nuk flas kurrë keq për librat sepse mund ta privoj dikë nga mundësia që të zbulojë në histori diçka që unë nuk e kam ditur apo nuk e kam gjetur. Kufizohem me ndonjë këshillë për ata që më kanë dhuruar diçka për të lexuar. Ka libra që nuk janë shkruar për ne, sepse janë për të tjerët. Një lloj tolerance dhe diplomacie e shkrimtarit Italian që lë shteg edhe për ndonjë “gabim” të mundshëm apo edhe për ndonjë “inat” personal me kundërshtarin tënd, nëse ai e merriton vërtet që të jetë i tillë. Viti 2013 do të jetë i gjatë sa dhe të tjerët dhe po t’i përmbahemi shprehjes se do të rrojmë dhe shikojmë, do të presim përveç vlerësimeve dhe kritikat lidhur me botimet, gjithmonë nëse do të zgjohemi nga e keqja që ka mbi dy dekada që po na godet: mungesa e kritikës. Urimi im për të gjithë ata që lodhen seriozisht me veprat që shkruajnë është : Një vit të mbarë dhe një penë të fuqishme.

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Arjan Kallco, koha e mire, vit i mbare

NJOFTIM PËR TË PAME

January 4, 2013 by dgreca

NË FOTO: GANI (BAJRAM) HOXHA(12 shkurt 1955-19 Dhjetor 2012)

-Lindur në Savër (Lushnjë, në Kampin e Internimit)/

I ndjeri u varros me nderime në Tiranë me datën 22 Dhjetor 2012.

Vëllai i të ndjerit, Beslim Bajram Hoxha me Familje me mixhën Avdullah Tahir Hoxha, motrat Servete Mulosmanaj, Myrvete Kotaj, me vllazninë Hoxha, nipa e mbesa, hapin të pame për burra e gra me datën 6 Janar 2013 (Ditë e Dielë) prej orës 10 AM deri në Ora 5 PM në restorantin “ROZAFA”, në adresën :

621 Crescent Avenue, Bronx, NY 10458

TELEFONI I FAMILJES HOXHA: (718) 882-8467 dhe Cel(646) 318-7164

 

Filed Under: Featured Tagged With: Gani Hoxha, Noftim per te pame

RRENJET SHQIPTARE NE SHBA I KERKOJNE TIRANES ZYRTARE T’I KERKOJE SPJEGIME ATHINES

January 4, 2013 by dgreca

Letër e hapur drejtuar Presidentit të Reublikës, z. Bujar Nishani

by Albanian Roots – Rrenjet Shqiptare on Friday, 4 January 2013 at 18:42 ·

Nr. AR 105 protokolli New York, 3 Janar 2013

Lënda: Letër e hapur drejtuar Presidentit të Reublikës, z. Bujar Nishani

Për dijeni: Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, znj. Jozefina Topalli

Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Sali Berisha

I nderuar z. President,

Në emër të organizatës Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots, ju kërkojmë që shteti Shqipëtarë të reagojë ndaj Athinës zyrtare me shpjegime për deklaratat dhe ofendimet fyese nga partia Agimi i Artë për kombin Shqiptar.

Organizata Rrënjët Shqiptare e shikon Publikimin e Deklaratës së Partisë Agimi i Artë si pjesë e vazhdueshme e propagandës reaksionare nga qarqe Greke kunder popullit Shqiptar.

Kjo vepër e shëmtuar e kësaj partie që është edhe pjesë e parlamentit Grek kurrësesi nuk duhet toleruar nga shteti jonë. Vëmë në dukje se Kombi Shqiptar në kundershtim me deklaratën fyese nga partia “fashiste” greke, është një nga kombet më të vjetër e më të qyteteruar të rajonit dhe është i orjentuar drejt vlerave demokratike perëndimore.

Organizata Rrënjët shqiptare vlerëson rolin parimor të politikave te shtetit shqiptar ndër vite për një rajon të stabilizuar dhe larg konflikteve etnike, por në të njëjtën kohë kërkon nga shteti shqiptar, në përputhje me të drejtat e reciprocitetit dhe të marrëveshjeve nderkombetare, të bëhët një zë i fuqishëm në mbrojtje të dinjitetit të kombit shqiptar.

Për sa më sipër ju bëjmë thirrje që si një shtet që sot bën pjesë në Organizatën më të fuqishme Ushtarake dhe Politike “NATO” dhe në të njejtën kohë aspiron të marrë statusin e vendit kandidat për “Bashkimin Europian”, të demaskohen këto qarqe anti shqiptare dhe t`i kërkohet Athinës zyratare t`i kërkojë ndjesë popullit shqiptar!

Duke shpresuar ne reagimin tuaj,

Sinqerisht,

Rrenjet Shqiptare – Albanian Roots

22 Windermere Rd,

Staten Island, N.Y 10305

Filed Under: Kronike Tagged With: albanian roots, presidentit, rrenjet shqiptare

SA I KA KUSHTUAR SHTETIT SHQIPTAR ANTISHQIPTARI VASIL BOLLANO?

January 4, 2013 by dgreca

Antishqiptari i betuar Vasil Bollano, ish kryetar i Bashkisë së Himarës, i ka kushtuar shtetit shqiptar 109 milionë lekë…/

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë publike dëmet që i ka shkaktuar shtetit shqiptari, antishqiptari Vasil Bollano. Sipas shtypit të Tiranës, KLSH do të kallëzojë penalisht ish- kryetarin e Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano pasi ka shkaktuar dëmin e konsiderushëm prej 87 milion lekësh duke mos menaxhuar ose duke lejuar shkelje me taksat vendore. Plus dëmit të parë, Bollano nuk ka zbatuar rekomandimet e KLSH duke shkaktuar një dëm prej 22 milion lekësh. KLSH ka kallëzuar edhe ish- Drejtorin e Urbanistikës në Himarë N.C.

“Ish-kryetari i Bashkisë Himarë, V.B., për periudhën që ka drejtuar 2008 deri më 30.06.2011 nuk ka menaxhuar, ka lejuar shkelje, nuk ka llogaritur dhe nuk ka vepruar për arkëtimin e detyrimeve në tatim-taksat për periudhën objekt auditimi në shumën totale 87,783,240 lekë, si taksë nga ndërtesat, taksë për tokën, taksë hoteli dhe taksë për zënie hapësire publike.

Gjithashtu, ai nuk ka zbatuar dhe ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme në refuzimin e paargumentuar të rekomandimeve të kontrollit të KLSH-së, të dërguara me shkresën nr. 187/4 datë 26.03.2008, shkresën nr. 372/6, datë 29.3.2010, dhe të rikërkuara me shkresën nr. 372/17, datë 22.10.2010, duke mos i dërguar Agjencisë së Prokurimit Publik rekomandimet e iniciuara nga KLSH, gjë që ka sjellë si pasojë mos arkëtimin dhe mos kërkimin në rrugë ligjore të dëmit të shkaktuar buxhetit të shtetit nga keqmenaxhimi i njësisë vendore, me vlerën 22,235,224 lekë.

Si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve të mësipërme penale dhe shkeljeve të tjera të legjislacionit në fuqi, KLSH ka konstatuar një dëm ekonomik në vlerën 40,753,136 lekë dhe të ardhura të munguara nga mosarkëtimi i taksave lokale në vlerën 87,783, 240 lekë,” thuhet në njoftimin e KLSH.

Rezultatet e auditimit

– Për 22 raste, lejet e ndërtimit janë shqyrtuar dhe miratuar mbas 6 muajve nga vendimi për miratimin e lejes së sheshit të ndërtimit, veprim ky në kundërshtim me nenin 46 të ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998 “Për Urbanistikën”;

– Për 59 raste janë pranuar kërkesa për miratim të lejes së sheshit dhe lejes të ndërtimit pa titull pronësie nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, por vetëm mbi bazën e formularit 6, Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi apo vendimit të gjykatës për njohje të faktit juridik të pronësisë në emër të kërkuesve;

– Nga Drejtoria e Urbanistikës e Bashkisë janë zbardhur leje ndërtimi pa u bërë më parë arkëtimi i tarifës së taksës së ndikimit në infrastrukturë në afatin brenda 30 ditëve të punës, për 47 raste me vlerë prej 5,332,306 lekë dhe 1 rast me vlerë prej 1,190,134 lekë

Si do të sillet shteti shqiptar më këtë njeri që nuk e njeh ligjin dhe as shtetin shqiptar dhe nuk ka lënë naziskin grek pa cuar në Himarë e pa i ngatërruar himariotët? Është koha që t’i jepet një mësim se ligji vepron njëllojë në Shqipëri

Filed Under: Opinion Tagged With: antishqiptari, shteti shqiptar, Vasil Bollano

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5631
  • 5632
  • 5633
  • 5634
  • 5635
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT