• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

COVID-19 NË BRUKSEL DHE SHQIPTARËT NË BELGJIKË

May 8, 2020 by dgreca

Gazetarja Ledja Canaj rrëfen nga karantina për gazetën Dielli, Brukselin e izoluar, bashkëbisedim me gazetarin Sokol Paja/

Ledja Canaj ne studio.

Brukseli nuk është më si më parë. Kryeqyteti belg nuk është me dinamik. Kryeqendra institucionale europiane i ngjan një zbraztie të trishtë, të zymtë, të vakët. Covid-19 ka shëndërruar qendrat më të mëdha europaine në sheshe boshe që të ngjallin një trishtim të madh. Kudo ka frikë e panik. Jetohet me të panjohurën nëpër këmbë. Motori financiar i Brukselit është prerë, nuk ka më qarkullim, nuk ka më konsum, nuk ka më evente, maratona, apo koncerte. Universitet jane mbyllur, shkollat pjesërisht janë hapur sot, spitalet i kanë anuluar të gjitha konsultat dhe i kanë dhënë përparësi vetëm urgjencave, fluturime pothuaj nuk ka fare, udhëtimet me tren janë të limituara, institucionet Europiane nuk gëlojnë më nga diversiteti që hasje dikur. Duket se Europa ka marrë një goditje të fortë që do duhet kohë e gjatë për rimëkëmbje. Kjo pandemi botërore ka ka shkundur të gjitha shtetet dhe institucionet e vendeve të eurozonës sidomos. Më shumë se kriza e tanishme duket se të trishton e nesërmja që sdihet si do të jetë. Pasiguria është rritur kudo. Brukseli të plogështon edhe më shumë, kur mendon se sa shqiptarë janë në kampe refugjatësh në këtë periudhë. Sa e sa të tjerë jetojnë në menyrë ilegale dhe burim financiar kanë pasur vetem një punë në të zezë(pastrim apo ndertim) të tillë ka shumë, që janë me fëmijë e nuk e paguajnë dot më qeranë por në këto ditë karantine i janë drejtuar kishës për të marrë disa ushqime bazike. Nuk mungojnë dhe rastet kur disa prej bashkëatdhetarëve tanë e kanë humbur luftën me Covid -19, trupat e tyre gjenden ende në morg sepse amaneti ka qenë të varrosen në Shqipëri. Kjo pandemi botërore ka helmuar shumë zemra, dhe ka shokuar shumë të tjerë. Dikush më shumë, dikush më pak, të gjithë jemi të humbur nga kjo kohë e ngecur, nga kjo kohë e çmendur, nga ky vit i trishtë dhe i brishtë.   

Bruksel.

Gazetarja shqiptare Ledja Canaj punon dhe jeton prej 4 vitesh në Bruksel, Belgjikë. Pas një eksperience të gjatë në median vizive në Tiranë, në shtator të vitit 2016 Ledja zhvendoset në Belgjikë ku iu dha mundësia të moderonte në Radion Jehona e Shqipes-Bruksel. Më shumë se kenaqësi, është përgjegjësia që të lind në atë radio e cila fillimet i datojnë që në 20 shkurt të vitit 1986 tregon për Diellin Ledja Canaj. Një zë i lirë që artikulonte Shqip, në mes të Europës, e në një Shqipëri teresisht të mbyllur nga regjimi komunist. Të gjithë e dimë sfidën që mbartin ato vite. Veç këtij angazhimi në Radio për të promovuar gjuhë e kulturë –shqipe në Belgjikë, Ledja punon me kohë të plotë në një Organizatë Belge me staf Internacional. Quhet SeTis, laboratori i përkthyesve dhe mediatorëve kultural. Aty janë rreth 80 përkthyes nga e gjithë bota dhe shërbejnë në gati 47 gjuhë të ndryshme. Ata janë prezent kryesisht në të gjitha institucuonet shtetrore (gjykata, burgje, zyra pune, shkolla, spitale etj). Përpara datës 13 mars, ditë kur u komunikua nga Qeveria Belge–lockdoun, jeta jonë, aktiviteti ditor, interesat ndryshuan menjëherë shpjegon Ledja. Ajo na tregon jetën që dikur bënte përpara mbylljes në shtëpi. “Unë kisha një ditë të ngarkuar me 4-5 takime pune çdo ditë gjatë orarit 09:00-17:00, më pas merrja vajzën nga shkolla e çoja në Conservatuar e Brukselit-Balet Klasik. Ato 90 minuta /3 herë në javë i shfrytëzoja për të marrë pjesë në një seminar, aktivitet libri, arti apo sporti. Pas orës 19:00 hynim në banesë, e aty fillonte gatimi e përgatitja për ditën tjetër. Ditën e shtunë ia dedikoja fëmijëve Shqiptare të ardhur apo të lindur në Belgjike, për të transmetuar tek ta rëndësinë që ka gjuha e nënës në zhvillimin dhe formimin e personalitetit të tyre. Pra çdo të shtunë, 16:00-18:00. Në “Muntpunt” Biblioteka Nerlandofone, në qendër të Brukselit me fëmijët recitonim poezitë Mitrush Kutelit, Dritero Agollit e të gjithë autorëve që janë pjesë e trashëgimisë sonë kulturore. Projekti vullnetar quhet “Festivali Fjalës Artistike”, një mundësi shumë e mirë për ta përfshirë në “Meetup” dhe komunitetin Shqiptar. Dita e dielë është e radios 15:00 – 17:00. Por sigurisht që përpara se të dalësh në transmetim live e kur dëgjohemi në FM dhe internet, numri dëgjueseve është mbi 3000, të duhet dhe të mbledhësh informacion të përshtasësh të ftuarit me aktualitetin apo me çështjet me të rëndësishme për gati 70.000 shqiptare që jetojnë në Belgjikë. Çdo veprim ka qënë vrapim, ritmin ta imponon jo vetëm lëvizja e kryeqytetit por edhe injoranca që të duhet të mësosh e të vraposh tre herë më shumë se vendasit (sepse ti i thua vetes që nuk ke kohë të rritesh bashkë me fëmijën, por ke detyrime si prind) dhe duhet thënë se kjo sakrificë për fëmijët ne na identifikon kudo ku ndodhemi si popull, në Belgjike, Itali, Gjermani apo Amerikë. Duhet të mësosh gjuhën, kulturën, zakonet dhe filozofinë e vendit ku ke zgjedh ta nisësh nga zero gjithçka. Prandaj për ne të huajt që nuk jetojmë me të ardhura të trashëguara por që çdo ditë duhet të punojme për ta siguruar ekzistencën kjo pandemi na ka impaktuar jo vetëm të tashmen por dhe të ardhmen e afërt. 

Filed Under: Featured Tagged With: Ledja Canaj, Sokol Paja

LE VOLTAIRE (1911) / INTERVISTA EKSKLUZIVE ME ISMAIL QEMALIN NË KOSTANDINOPOJË MBI REVOLTËN E MUNDSHME NË SHQIPËRI

May 8, 2020 by dgreca

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Maj 2020/

“Le Voltaire” ka botuar, të mërkurën e 8 marsit 1911, në faqen n°3, intervistën e Ismail Qemalit në lidhje me zhvillimet asokohe në Shqipëri dhe Turqi, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Letër nga Turqia-Intervistë me Ismail Qemal Beun-Drejtuesin e Partisë Liberale të Moderuar /

(Nga korrespondenti ynë i veçantë)

Kostandinopojë, 27 shkurt. – Dje takova lsmail Qemal beun, deputetin e Vlorës (Shqipëri) dhe kreun e partisë liberale të moderuar. Ai do të jetë një nga deputetët e parë shqiptarë që do të flasë sot për buxhetin. Pas raporteve të shumta në gazetat evropiane për një revoltë të ardhshme në Shqipëri, mendova se do të ishte interesante të njihnim mendimin e njeriut shumë kompetent Ismail Qemali.

-Unë nuk e di, u përgjigj ai, se çfarë thonë gazetat perëndimore për çështjen e një revolte të afërt në Shqipëri. Asgjë nuk mund të sugjerojë për momentin një lëvizje kryengritëse midis popullatës sonë. Nëse kontrabanda e armëve praktikohet në rajonet tona, është ajo që është në të gjitha vendet, dhe jo siç do të donin ta tregonin ! Personalisht, nuk kam asgjë për të thënë në lidhje me Shqipërinë, pasi gjithçka është e qetë atje.

– Por flitet për dy pretendentë për fronin shqiptar…

– Kjo është një shaka, sepse nuk ka asnjë pretendent që ka të drejtë froni; ata që propozohen si të tillë janë aventurierë.

– A ka shumë nga ju në Parlament për të përfaqësuar Shqipërinë ?

– Rreth 27, nga të cilët vetëm 4 të krishterë; pjesa tjetër e deputetëve janë myslimanë.

— Sa ndarje gjeografike ka vendi juaj ?

— Shqipëria është e ndarë në Shqipërinë veriore dhe atë jugore. Ka myslimanë dhe të krishterë, katolikë dhe ortodoksë por të gjithë janë shumë të bashkuar, ndryshe nga seç ndodh në vendet e tjera. Bashkatdhetarët tanë kanë ruajtur zakonet e tyre të vjetra, sepse depërtimi i ndikimeve të jashtme është i vështirë, duke pasur parasysh konfigurimin e vendit; u është kushtuar shumë rëndësi disa incidenteve në kufi me Malin e Zi, si dhe disa grabitjeve. Fakte të ngjashme përsëriten në të gjitha kufijtë, por ne nuk flasim për to. Madje, këto telashe do të vihen në rregull : Na është thënë se Bedri Pasha, vali i Shkodrës së Shqipërisë, dhe gjenerali malazez Iancovitch (Jankoviç) kanë rënë dakord për masat që duhen marrë për të parandaluar incidentet në kufi; delegatët turko-malazezë do të takohen së shpejti për të hedhur themelet përfundimtare të kësaj marrëveshje.

Ndërsa i fola lsmail Qemalit për heshtjen e disa prej kolegëve të tij në lidhje me shtypin e huaj, ai u përgjigj mjaft shpejt (ashpër) :

 “– Shikoni, ditën e kaluar, në dalje të Parlamentit (Dhomës), papritmas një gazetar gjerman më pyeti : “Çfarë mendoni për dorëheqjen e Talaat beut ? Shkoni ta pyesni, u përgjigja.”. A mendoni se kisha vullnet të keq në përgjigjen time ? Në asnjë mënyrë. Nuk ka heshtje të qëllimshme (të dëshiruar), pasi ne, përfaqësuesit e kombit, nuk i dimë shkaqet e dorëheqjes së Ministrit të Brendshëm. Na ka mbetur, ashtu si të vdekshmit më të përulur, të bëjmë supozime. Gjithçka ndodh midis këtyre zotërinjve, Turqve të Rinj të Komitetit, të cilët e shohin të arsyeshme që të na mbajnë jashtë zhvillimeve.

Konceptimi qeverisës i Komitetit më bën për të të ardhur keq, por ne nuk mund të bëjmë asgjë në lidhje me të, pasi e shohin të arsyeshme të na lënë jashtë vendimeve të tij.

Ne nuk kemi asnjë vullnet të keq ndaj shtypit të huaj, por situata shumë delikate e politikës sonë na detyron të jemi të kujdesshëm.”

Intervista jonë mbaroi dhe mund të them se pakënaqësia e bashkëbiseduesit tim nuk ishte për mua diçka e çuditshme. Të shumtë janë ata që përshpërisin kundër regjimit aktual, si midis njerëzve ashtu edhe ndër intelektualëve, dhe, megjithë deklaratat optimiste të qeverisë, një informator i paanshëm duhet të dëgjojë (marrë parasysh) fjalët e opozitës.

A. DE ROCHEBRUNE

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja

VIRUSI PYET PO KETE A E DINI, SE SHQIPNIA KA EDHE HISTORI ?!

May 8, 2020 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

DY LIBRA… VETEM  DY  LIBRA  PRA,../

“VETVRASJA E NJË KOMBI” dhe, “RECETA pa KOMB” të dy Shqiptarve: 
I pari asht i Kol Bib MIRAKAJ dhe, i dyti i Prof. Saimir LOLJA… /

Pra, të dy i dedikohen Kombit… Atij Kombi që endè nuk a as “Histori”… Kështu thonë “ata” që me të vertetë nuk kanë as histori, as Atdhe e as një pikë Gjak Shqiptari. E pra “ata”, janë “dr., profesora dhe akademikë”… Kanë shkrue per “tituj e lavdi”… Emnat e “tyne” janë shumica në Fjalorin Enciklopedik të Akademisë Shkencave të Tiranës së vitit 1985… Pasuesit e “tyne” sot shkruejnë se duhet “korrigjuar historia”, po cila asht ajo “histori”, ate e dijnë vetem “ata” që, e kanë shkarravitë per 75 vjetë rresht, tue e zevendsue me shpifje e fallsifikime të pakenuna kurr!

Mbasi të lexoni edhe njëherë librin “Vetvrasja e një Kombi” të Autorit “panjohun” Kol Bib MIRAKAJ dhe, librin “Receta pa KOMB” me Autorin kohës sonë Prof. Saimir LOLJA, atëherë jam plotsisht i bindun se keni me kenë me mendimin tim: “Deri kur do të vazhdojnë injoranca tek ne?!” 

I Madhi At Gjergj Fishta tha dikund…: “Tradhtarët na lan pa Atdhe!”… 

– Jo At Gjergj! Jo, pa Atdhe! E, Ti atëherë pate vazhdue… O Perëndi…

Edhe unë po vazhdoj: Pa Atdhe po se po! E tradhtarët vrapojnë per me e shitë edhe at copë që ka mbetë… Ata tjerët andej Drinit po donë me luejtë vendit piramidat… Këta këndej deri dje “pa Fe”, sot edhe pa “gjuhë”, edhe pa vende pune, me universitete plot “injoranta”, shumica bash bijt’ e vrastarve të djeshem, po që “rrezikuen jeten e vet me shpetue Ebrejtë”.

Ku ka mërrijtë me u ngritë rrena e shpifja… Deri tek Ahmet Zogu, që i ka shkrue me doren e vet Hitlerit: “Ebrejt nuk mund ti marr në Shqipni, se na jemi vend Musliman, e unë shpejtë do t’ humbi edhe vendin tim…” 

Këta rreshta i keni në korespondencen e Zogut,1933; botue në ShBA.

“Një Popull pa histori, asht pa Atdhe!” Studjoni dy librat naltë!  

Po vazhdoi me sundue tradhtia Atdheut, pabesia, injoranca dhe hajnia,  Shqipnia shpejt nuk ka me kenë ma as në harten e Ballkani!

         Melbourne, Maji 2020.

Filed Under: Analiza Tagged With: Fritz radovani

Shoqata Shqiptaro Amerikane Skënderbej Inc. aktive dhe në Karantinë

May 8, 2020 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/

Kryesia e Shoqatës shqiptaro Amerikane “Skenderbej” Inc. edhe pse në kohë Lufte vazhdon të punojë dhe të jetë aktive dhe në kushte izolimi për shkak të Coronavirusit, Covid 19 të përhapur në të gjithë botën.  Kryetari i Shoqatës Shqiptaro Amerikane z.Mark Qehaja së bashku me z.Imer Laçaj n/kryetar mblodhën anëtarët e kryesisë së shoqatës si: Alketa Ktona, Arta Xhaferri, Faton Zogiani, Nikollë Nilaj dhe Glen Nutaj.  

Në këtë vidio conference ishin dhe z.Bashkim Shehu kryetar nderi i shoqatës dhe z.Qemal Zylo anëtar nderi i Shoqatës i cili e përgatiti dhe moderoi teknikisht këtë vidio conference. 

Në këtë vidio conference ishte pjesëmarrëse dhe znj.Adelina Laçaj një anëtare aktive e shoqatës të cilët në unanimitet i uruan për shëndetin e Imerit dhe kujdesin e madh që ajo tregoi për bashkëshortin e saj. 

Kam disa vite qe i ndjek gjithë veprimtaritë e kësaj shoqate, por ajo që më befason dhe më frymëzon është rregulli, korrektësia dhe drejtimi me kulturë që vazhdon të bëjë z.Mark Qehaja me gjithë anëtarët e devotshëm të kryesisë.  Ata erdhën në këtë konferencë me një platformë të caktuar dhe plot rregull.  

I pari që e mori fjalën ishte z.Bashkim Shehu ish zv/ministër i Mbrojtjes dhe kryear i parë i shoqatës Skënderbej i cili diskutoi rreth situatës dhe Coronavirusit në anëtarët e shoqatës.  

Ata e uruan z.Imer Laçaj që doli me sukses nga lufta me Covid 19 dhe ndiheshin të gëzuar që nuk ka deri tani ndonjëanëtar tjetër të infektuar.  

Z.Imer Laçaj foli rreth ndikimit ekonomik në shoqërinë tonë si dhe gjendja e papunësisë në shoqatë.  Kryesia njëzëri vendosi të japë një kontribut modest për një anëtar në nevojë në këtë kohë pandemike.

Znj.Alketa Veshi diskutoi se sa aktive është shoqëria jonë në këtë kohë të jashtëzakonshme dhe si e përballojmë ne si shoqëri këtë kohë tejet të vështirë dhe të paparë kurrë më parë.

Znj.Arta Xhaferri diskutoi se si duhet përmirësuar puna e kryesisë në marrëdhenie me anëtarët e shoqatës.  Në këtëconferencë diskutuan me plot dashamirësi dhe z.Nikolle Nilaj dhe Faton Zogiani.

Mbylljen e kësaj konference plot sukses e bëri z.Mark Qehaja.  Ai tha se do të jemi gjithmonë në kontakt dhe si konferencë e parë në këtë kohë pandemike botërore doli mjaft mirë. 

Z.Qehaja falënderoi të gjithë kryesinë si dhe tha se të gjithë anëtarët duhet të ndjekin dhe të zbatojnë me rigorozitet statutin e shoqatës  Ne do të zhvillojmë dhe konferenca të tjera për të parë detyrat që u lanë dhe së bashku e përballojmë dhe mëlehtë armikun e padukshëm Coronavirusin, Covid 19.

7 Maj, 2020, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Kozeta Zylo, Skenderbej INC

Dy-fytyrë

May 8, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/
Qëllimi dhe mjeti, lojtari dhe loja, njeriu dhe jeta, të gjitha përbëhen nga ndërthurja, dhe kanë nevojë për një arbitër për t’i pajtuar. Njeriu përpiqet të sheshojë kontradiktat, dhe kjo sjell absurditet në të menduarin dhe fjalën, sepse shpesh i duhet të thotë të kundërtën e asaj që mendon. Asnjë fjali nuk mban gjithë të vërtetën. Mënyra e vetme me të cilën njeriu mund të jetë i drejtë, është duke përqafuar gënjeshtrën; Fjala është më e mirë se heshtja; heshtja është më e mirë se të folurit; Këto janë, dhe nuk janë, në të njëjtën kohë; dhe të ngjashme. Gjithë universi ka vetëm një gjë, pamjen dy-fytyrëshe, krijues-krijesë, çështje-mendje, e drejtë-e gabuar, për çdo propozim mund të argumentohet për t’u pranuar ose hedhur poshtë, për t’u pohuar ose mohuar. Prandaj, çdo njeri është një pjesë, dhe natyra i jep një mendje, që e bën të justifikojë individualitetin e tij. Natyra është e pamasë; edhe njeriu është gjithashtu i gjithë botës, universalist, dhe, pasi Toka, ndërsa rrotullohet në boshtin e vet, rrotullohet gjithashtu rreth diellit. Kështu ndodh me natyrën e politikanit që për Diell ka postin; pa qenë i pushtetshëm dhe i pasur, ai përpiqet përtej mundësisë së një reformatori, radikali a revolucionari të mirëfilltë, premtimet i derdhen lumë, dhe turma e mban në supe a e ndjek pas me brohoritje; dhe kur merr pushtetin ai mbyllet në kullën e tij, harron fjalën e dhënë, dhe mbron me fanatizëm pjesën tjetër të ditëve në diell. Nëse e pyesin se si do të vepronte po t’a fillonte jetën përsëri, do të thoshte, se do të ishte i mallkuar, por të njëjtën gjë do të bënte.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 598
  • 599
  • 600
  • 601
  • 602
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT