• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Takim me Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës, Ambasador Frymëzim Isufaj

May 28, 2021 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Manhattan gjithmonë ka qenë si shtëpia jonë e dytë për shkollën Shqipe “Alba Life” në New York./

Pas lehtësimit të masave nga pandemia botërore për shkak të Covid 19-të, themeluesit dhe drejtuesit e Shkolles Shqipe “Alba Life” patën një takim të frytshëm me Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Manhattan Ambasador Frymëzim Isufaj. 

Ndonëse prania e tij është ndjerë si për stafin e Shkollës Shqipe Alba Life po ashtu dhe për nxënësit në festimin e Ditës së shenjtë të Flamurit Kombëtar si dhe të Pavarësisë së Kosovës, takimi fizikisht dhe për të biseduar më shumë rreth mësimit të Gjuhës Shqipe në Diasporë dhe  çështjeve të tjera ishte i domosdoshëm.

Ne u mirëpritëm ne hyrje të derës ngrohtësisht nga kolegja jonë e nderuar znj.Vlera Sela Thaqi e punësuar pranë Konsullatës se Kosovës si dhe diplomatja Albesjana Iberhysaj. 

 Ambasadori Frymëzim Isufaj vlerësoi lart punën e drejtuesve dhe mësuesëve të shkollës Shqipe “Alba Life” si dhe përkushtimin maksimal ndaj çështjes së mësimit të gjuhës shqipe në Diasporë.  Vazhdimisht ka qenë preokupimi ynë për të bashkëpunuar me shkollat shqipe kudo ku janë në Diasporë dhe me sa mundemi të shpërndajmë abetaret dhe librat shqip ndër shkolla.  Ne bashkëpunojmë me ministritë përkatëse për shpërndarjen e librave dhe për të qenë më pranë jush. Ne duhet të organizojmë ekskursione dhe vizita midis nxënësve të Diasporës dhe Atdheut për të njohur më mirë dhe më thellë historinë e Mëmëdheut tonë.  Unë kam qenë shumë i emocionuar kur dëgjoja nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” pasi ata interpretonin poezi në shqip për Atdheun, Flamurin, Kombin, Adem Jasharin në festimin e Ditës së Flamurit që u realizua në Online.  Ishte kënaqësi shumë e madhe për mua dhe ju inkurajoj ta vazhdoni këtë punë dhe mos u ndalni kurrë në misionin kombëtar. Shpresoj që të hapen klasat nëpër shkolla në muajin shtator dhe do t’ju vizitojmë dhe marrim takime direkte me nxënësit dhe mësuesit. 

Ambasadori Isufaj vlerësoi lart gjithë Diasporën që në momentet më të rëndësishme historike ka qenë pranë Kombit.  Ne ndihemi shumë krenar me Diasporën që asnjëherë nuk i harron rrënjët e saj. 

Me mjaft dashamirësi dhe plot inkurajim përshëndeti dhe diplomatja Albesjana Iberhysaj duke diskutuar më shumë rreth punës me nxënësit për t’ju  mësuar gjuhën shqipe dhe për të mos u ndalur kurrë në këtë mision atdhedashës.

Z.Qemal Zylo themelues dhe drejtues i Shkollës Shqipe “Alba Life” që operon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut falënderoi përzemërsisht Ambasadorin Isufaj.  Ai shprehu mirënjohjen për mikpritjen e tij dhe gatishmërinë për të mbeshtetur shkollat shqipe si dhe pjesemarrjen e tij në Online në festimin e Ditës së Flamurit dhe të Kosovës.  Ne gjithmonë kemi pasur lidhje të vazhdueshme me Ambasadorët e Kosovës në Manhattan dhe në Washington dhe e kemi ndjerë nga afër mbështetjen e tyre morale dhe me libra sipas mundësive. Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Manhattan gjithmonë ka qenë si shtëpia jonë e dytë. Eshtë kënaqësi të bashkëpunojmë së bashku si shqiptarë dhe të ndihmojmë njeri tjetrin, pasi na lidh Kombi dhe gjuha shqipe. Ne kemi ardhur disa herë në aktivitetet që ka organizuar Konsullata dhe i kemi mbuluar dhe si media “Alba Life”, të fundit kanë qenë me Ambasadoren Teuta Sahatqija e cila organizonte herë pas here festat kombëtare.  Gjejmë rastin ta falënderojmë pasi siparin e 10-të Vjetorit të Kosovës në Diasporë e hapi me aktivitetin madhështor të realizuar nga nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life”.  Z.Qemal Zylo foli gjithashtu dhe për unifikimin e abetareve midis dy vendeve, të librave të mësimit shqip pasi njëkohësisht po punon dhe si anëtar i Kryesisë së Këshillit Koordinues të Arsimtareve në Diasporë. Ndonëse shumë gjëa nuk janë të lehta, por në bashkëpunim me mësueset e përkushtuara ne ja kemi dalë me plot sukses dhe do ta vazhdojmë këtë mision kombëtar pa u ndalur asnjëherë.   

Në fund bëmë një fotografi të përbashkët si kujtim pranë Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës dhe takimit me Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës z.Frymëzim Isufaj.

28 Maj, 2021

Manhattan, New York

Filed Under: Politike Tagged With: Ambasador Frymzim Isufaj, Keze Kozeta Zylo

Albania’s Inquiry Commission Final Report and Presidency Reaction

May 28, 2021 by dgreca

The Inquiry Parliamentary Commission for the impeachment of President Ilir Meta voted today on its final report, ending three weeks of evidence gathering and witness testimonies. The Chairman of the Commission, Alket Hyseni, stated that the final report will be unanimously voted and presented to Parliament within 7 days. According to the ruling party, the president has violated the Constitution in multiple public addresses and appearances, during and after the electoral campaign.

Spokesperson of President Ilir Meta, Tedi Blushi responded on a social media post by saying: “No comments and zero concern for any null decision or unconstitutional and illegal activity of the one-party Parliament, which desperately tries to divert attention from the public debate on the proven electoral crimes of April 25, the perpetrators and their inspireres, engaged in this farce against the only institution that respects and protects the Constitution of the Republic of Albania and its sovereignty. The President of the Republic Ilir Meta will continue to exercise his duty until July 24, 2022, with the same high responsibility, only in respect and protection of the Constitution and the national interest.” 

Three weeks ago, the ruling majority established an Inquiry Commission to discharge the head of state, an initiative launched by the Socialists and endorsed by 49 lawmakers. Albania’s President Ilir Meta has refused to appear in front of the Inquiry Commission. Following a second call to appear at the hearing, Mr. Meta stated that he doesn’t recognize the authority of this commission that he deems to be voted by an illegitimate legislative body. 

“The Assembly lost the opportunity to have a hearing with the President of the Republic, that was to take place in respect to his request, on the tenth of May 2021, rejecting this request arbitrarily and politically oriented”, read a statement sent by the presidency to the commission.

Mr. Meta emphasized that a “head of state cannot be discussing, nor be heard, by a body established from an Assembly that lacks legitimacy and should not exist according to the Constitution”. He reiterated his appeal to MPs to “reflect” on the decision, and perform their duties in compliance with the internal judicial order recalling that their mandate will be terminating soon. 

The Inquiry Commission proceeded to meet and did not call the president again.

Following the submission of the Commission’s report, there will be a debate session in Parliament, the date of which is still awaiting confirmation by the Conference of Leaders, and finally it will be voted by the MPs of Albania’s Parliament.

94 votes in favor are needed in order to discharge the President of the Republic. Previously, the party in power has shown that it has been able to acquire votes from the parliamentary opposition, in order to pass important laws.

It will up to the Constitutional Court to have the final say on the claims of the opposition and determine whether violations were indeed committed. 

Summary of EuroNews and Albanian Daily News Reports

Filed Under: Analiza Tagged With: Commission, Final Report, President. Meta

Kosova, raporte të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

May 28, 2021 by dgreca

-Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti biseduan me drejtuesit agjencisë qeveritare amerikane, Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit: Bashkëpunimi me agjencitë shtetërore amerikane është dëshmi e orientimit strategjik të Republikës së Kosovës për raporte të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës/ PRISHTINË, 27 Maj 2021-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/ Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani bisedoi me drejtuesit agjencisë qeveritare amerikane – Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC),  Mahmoud Bah, ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv dhe Alexia Latortue, zëvendës kryeshefe ekzekutive, të cilët e uruan atë për zgjedhjen si Presidente e Kosovës dhe shprehën gatishmërinë për të shtuar bashkëpunimin dhe mbështetjen për Kosovën.

Presidentja Osmani potencoi se bashkëpunimi me agjencitë shtetërore amerikane si Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit është dëshmi e orientimit strategjik të Republikës së Kosovës për raporte të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidentja Osmani theksoi se prioritete të institucioneve të Kosovës janë reformat në shuma fusha të qeverisjes që do të mundësojnë krijimin e vendeve të reja të punës dhe sundimin e ligjit.

Drejtuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, Bah dhe Latortue, nënvizuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit mes institucioneve të Kosovës dhe MCC për realizimin e programeve që kontribuojnë në tranzicionin energjetik drejt burimeve të pastra energjetike. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani theksoi se njëri ndër prioritet kryesore te saj është adresimi i çështjeve mjedisore dhe energjetike ne mënyrë që Kosova të jetë pjesë e agjendës globale mjedisore dhe luftimit të ndryshimeve klimatike.

Presidentja Osmani dhe drejtuesit e agjencisë qeveritare amerikane, Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, u pajtuan që të shtojnë bashkëpunimin gjatë këtij viti drejt finalizimit të programit të ri disavjeçarë të MCC të mbështetjes për Kosovën. Programi i deritanishëm i MCC ka ndihmuar Kosovën në dy fusha të rëndësishme të rritjes ekonomike dhe zvogëlimit te varfërisë përmes realizimit të projekteve për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike dhe promovimit të qeverisjes transparente dhe llogaridhënëse.

Edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe shefin e stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim virtual me Mahmoud Bah, Kryeshef Ekzekutiv në detyrë i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe anëtarët e ekipit menaxherial të MCC.

Duke e uruar kryeministrin për fitoren dhe duke i dëshiruar suksese në qeverisje, z. Bah shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me Qeverinë.

Kryeministri Kurti theksoi vizionin e tij për ta bërë Kosovën me energji të pastër, furnizim të sigurt dhe çmime të përballueshme. Ai foli për synimin e Qeverisë për të siguruar konsensus kombëtar mbi politikat e nevojshme energjetike dhe reformat institucionale që do të nevojiten për të arritur këtë vizion.

Gjatë takimit u bisedua edhe për procesin e hartimit të strategjisë së energjisë dhe planit kombëtar për energji dhe klimë.  ​

Filed Under: Featured Tagged With: Kryeminstri Kurti, Milenium, Presidentja Osmani

A duhet të ketë një vend nderi për Rauf Ficon në Ministrinë e Punëve të Jashtme?!

May 28, 2021 by dgreca

 (Konsiderata për një diplomat shqiptar të kalibrit evropian)

Shkruan:Melsen Kafilaj*/

Në njërën prej “Biblave të Diplomatëve”, në veprën e tij kardinale “Diplomacia” Sir Harold Nicolson duke folur për cilësitë e vyera që duhet të ketë një diplomat shkruante: “E vërteta, saktësia, përpikmëria, qetësia, durimi, karakteri i mirë, modestia dhe besnikëria.Këto janë cilësitë e një diplomati ideal.Por nëse më kundërshtoni duke thënë se kam harruar pa përmëndur këtu inteligjencën, njohuritë, mprehtësinë, maturinë, mikpritjen, sharmin, punën sistematike, kurajën dhe taktin, më lejoni t’ju them se nuk i kam harruar por i kam marrë ato si të mirëqena.”(Nicolson 1939:126)

Ndërsa lexoja këtë pasazh nga Sir Nicolson, mendja më shkoi menjëherë tek një figurë specifike kombëtare e cila i mishëronte më së miri ato; diplomati i kalibrit evropian Rauf Fico. I edukuar në Vjenë dhe në Mekteb-i Mülkiye për shkenca politiko-administrative (kjo e fundit e themeluar nga Sulltan Abdulmexhidi I në vitin 1859 dhe e cilësuar si “L’École Normale Supérieure” e Otomanëve, do të nxirrte një sërë elitash intelektuale dhe politike, përfshirë këtu edhe personalitetet e shquara të jetës politike shqiptare si Mehdi Frashëri, Sulejman Delvina, etj) Rauf Fico, ky personalitet me vizion perëndimor është pa dyshim  një prej ministrave të punëve të jashtme më të kulturuar dhe më i dekoruari ndërkombtarisht në krejt historinë e shtetit shqiptar. (Ai fliste 8 gjuhë të huaja dhe i ishin akorduar plotë 16 dekorata ndwrkombtare, 12 prej tw cilwve ishin urdhëra të lartë mbretëror) Këtë fakt mbi peshën e tij kulturoro-intelektuale, sipas akademikut Kopi Kyçyku, e pohonin si gazeta gjermane “Diplomaten Zeitung” po ashtu edhe ajo hungareze “Pester Lloyd” teksa shkruanin se “Rauf Fico është një njeri i kulturuar dhe një nga burrat më të aftë jo vetëm të Shqipërisë por edhe të Ballkanit.”

Gjatë gjithë jetës, “Boazi dhe Jakini”- dy shtyllat kryesore përmes të cilave e ngriti tempullin e vet Rauf Fico qenë Patriotizmi dhe Interesi Kombëtar. Patriotizma ishte “raison d’etre” e tij dhe ajo ishte e pashembullt; në mendime, në qëllime dhe në veprime. Gjatë Kongresit të Manastirit (1908) në të cilin ai ishte caktuar si delegat për Gjirokastrën, kur e pyetën në mënyrë provokative në lidhje me shkronjat e alfabetit nëse duhet të ishin arabe apo latine, përgjigjia e tij qe me ton solemn zemre: “Unë jam shqiptar dhe si i tillë jam pro alfabetit shqip.” Në shërbim të kësaj patriotizme dhe të interesit kombëtar Rauf Fico rrezikonte të vinte në lojë edhe dinjitetin e tij vetijak.Mjaft të përmëndim këtu gjestin e tij kalorsiak më 1913 ku ju gjunjëzua Princit Pietro Lanza Di Scalea, atëherë në funksionin e Sekretarit të Shtetit për Punët e Jashtme të Italisë dhe ju drejtua atij me një frëngjishte elegante: “Excellence! Sauvez nous la Tchamerie!” (Shkëlqesi! Na e shpëtoni Çamërinë!) 

Rauf Fico e nisi karrierën diplomatike në vitin 1926, kur u emërua si ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Turqi.(Për ata që glorifikojnë sot marrdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, më lejoni që t’ju rikujtoj se qe pikërisht ky burrë i madh i cili e theu akullin diplomatik midis Ataturkut dhe Zogut, i cili nuk nuk e honepste dot këtë të fundit dhe vendosi urat e miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve.) Por merita kryesore që i takon Rauf Ficos gjatë marrjes së detyrës si Ministër i Punëve të Jashtme në vitin 1929 është se ai miratoi Ligjin e Parë Organik të Ministrisë së Punëve të Jashtme (hartimi i të cilit kishte nisur qysh më 1925) dhe atë Konsullor.Fico përcaktoi gjithashtu edhe juridiksionin e konsullatave shqiptare dhe Konsullatave të Nderit të Shqipërisë jashtë vendit dhe i dha përparësi meritokracisë në rekrutimin diplomatik.

Një çështje jetike për të ishte padyshim edhe ajo e Kosovës.Gjatë akreditimit të tij si diplomat në Jugosllavi përgjatë viteve 1933-36, Fico falë network– ut të vet personal u mundua që ta bënte të njohur përmes shtypit botëror gjëndjen e rënduar të popullit shqiptar në Kosovë. Nëse do të flasim me termat e ditëve tona, ai ishte një model i shkëlqyer i të bërit “public diplomacy.” (diplomaci publike) E gjej me vend këtu që të përcjell gjithashtu këshillën që ai i jepte një studenti shqiptar i cili studionte për gazetari në Jugosllavi teksa i thoshte: “Kur të vish herën tjetër, sill edhe ndonjë student të huaj, shok ose mikun tënd se kemi plot gjëra të bukura që t’iu tregojmë nga Shqipëria dhe kultura e saj e lashtë. Miqtë – gazetarë na duhen se ata janë posta më e mirë e lajmeve të vërteta.”  Për çështjen e Kosovës ai kishte një dobësi të veçantë. Aq e vërtetë është kjo saqë edhe kur i paraqiti letër-kredencialet Kancelarit të Gjermanisë në vitin 1938 megjithëse Joachim von Ribbentrop, atëherë me funksionin e Ministrit të Punëve të jashtme, e konsideronte “tepër të papërshtatshme si çështje”, ai e gjeti mënyrën dhe formën sesi ti’a shpaloste këtë çështje Hitlerit duke e bërë që të lëshonte nga goja në fund të takimit këtë frazë emocionuese: “Shqipëria ka burra përderisa ka dërguar këtu një burrë të tillë!” 

Një aspekt tjetër që vlen për tu përmëndur prej aktivitetit të tij diplomatik është gjatë viteve 1936-38 në lidhje me fqinjin tonë Greqinë. Ai i vuri pikat mbi “i” me këtë vend, duke i kërkuar herë me takt dhe herë të tjera në mënyrë të kushtëzuar Athinës zyrtare që ti respektonte të treja parimet themelore të diplomacisë moderne evropiane; Parimin e Fqinjësisë së Mirë, Parimin e Reciprocitetit dhe Parimin e Bashkëpunimit. Një shembull që vlen për tu përmëndur këtu është që në kuadër të parimit të reciprocitetit, ai i kërkoi qeverisë greke se nëse ajo është e interesuar që të hapë shkolla në gjuhën greke për minoritetin e saj në Shqipëri, duhet të respektoj gjithashtu të drejtën e popullsisë çame për të hapur shkolla në shqip dhe t’u jap të drejtën për tu arsimuar në gjuhën e tyre amëtare.Qe pikërisht insistimi i këtij diplomati brilant që pas disa vitesh mohimesh dhe hezitimesh, gjatë viteve 37-38 qeveria greke të  hapte 10 shkolla shqipe në Çamëri.

Teksa reflektoja mbi këtë burrë shteti, këtë diplomat të pashoq dhe aktivitetin e tij diplomatik, të udhëhequr përherë nga arsyeja shtetërore, patriotizma dhe interesi kombëtar; “këtë shqiptar të vërtetë i cili ishte i tillë edhe kur nuk kishte Shqipëri” (Po citoj këtu Faik Konicën), mëndja më shkoi natyrshëm tek Ministria e Punëve të Jashtme, si institucioni kyç në hartimin, përpunimin, organizimin dhe zbatimin e politikës së jashtme të shtetit shqiptar. 

Por a do të ketë një vend nderi në këtë institucion, për një personalitet të papërsëritshëm si Rauf Fico, i cili jo vetëm që ju dha me mish e me shpirt mbrojtjes së interesave të shqiptarëve kudo ku u akreditua por gjithashtu i çeli dyert e mbyllura të legatave, duke i kthyer ato në vatra të ngrohta për bashkëkombasit e vet dhe në oaze mikpritjeje për përfaqësuesit diplomatik apo edhe individët e tjerë të huaj me influencë të gjerë shoqërore dhe politike. Teksa ka vetëm një rrugë jetime në Tiranë e cila mban emrin e tij, përse Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme të mos mbaj emrin e nderuar “Rauf Fico?!”  Kjo do të ishte diçka domethënëse, jo vetëm për të nderuar kujtimin e këtij kolosi të diplomacisë moderne shqiptare por gjithashtu edhe për t’iu shërbyer si kompas moral diplomatëve të rinj në të ardhmen.

Mendoj që Rauf Fico ka bërë shumë për këtë komb dhe në këtë kuptim ne i mbetemi borxhlinj një figure si ai.Duke kryer një akt të tillë simbolik, nuk jemi ne që e madhështojmë atë si figurë.Përkundrazi, është ai që e madhështon këtë institucion me emrin, staturën dhe veprën e tij!

                                                                                                                            © Melsen Kafilaj– Studiues

Filed Under: Analiza Tagged With: Melsen Kafilaj, rauf Fico

20 Pyetje Diasporike Për Lulëzim Bashën

May 28, 2021 by dgreca

NGA VALENTIN LUMAJ/ U be tabu kjo në mentalitetin e politikes shqiptare qe kur kritikon kryetarin apo kerkon shpjegime per te qartesuar gjerat, perkthehet si sulm personal. Nuk kam asnje sulm ne adrese te Lul Bashes e asnje interes personal perveç deshires qe ta shoh PD-ne në ate nivel qe duhet dhe e meriton qe te jete, me lart se ku eshte tani se ç’ishte kur u largova nga Shqiperia. Thjesht si nje demokrat i bindjeve te djathta qysh nga fillimi dhe ndjekes i politikes shqiptare dhe asaj amerikane, kam nje varg me pyetje, pergjigja e sinqerte ndaj te cilave, jo vetem me kthjellon mendjen mua dhe ata te cilet mendojne si une, por ndihmon edhe vete kryetarin Basha ne prag te rizgjedhjes. 

1.    Me kerkesen Tuaj per t’u rizgjedhur se s’ben kryetar i PD-se, perse mendoni se jeni i pazevendesueshem. 

2.    Mbas 8 vite ne opozite dhe humbes, a e pengon pathosi yt per te qene perseri në krye te PD-se qarkullimin e elitave brenda saj?

3.    Doreheqja e Berishes nga PD-ja në 2013 mbas humbjes edhe pse mbas 8 viteve te suksesshme si kryeminister, a shenoi kjo nje standard demokratik qe duhet respektuar?

4.    A mendoni se në 8 vite opozite keni dhene provat dhe maksimumin tuaj qe rezultoi me humbje dhe në qofte se jo perse nuk e dhate maksimumin tuaj në kohe?

5.    Në qofte se kater pale zgjedhje i humbet sepse ua vodhen votat, sikurse në vazhdimesi keni deklaruar (dhe ua kane vjedhur), pra dukshem keni qene në dijeni te kesaj dukurie, perse nuk i ruajtet votat e qytetareve qe ua besuan?

6.    Në qofte se zgjedhjet e fundit i humbet sepse PS-ja i bleu votat, a nuk do te thote kjo se ju z. Kryetar nuk prodhoni me fryme tek masat, sepse me nje logjike te thjeshte njerezit  mund te mendojne “ me mire gje se asgje”?

7.    Perpara se te kerkoni voten per t’u rizgjedhur, perse nuk mendon se eshte e nevojshme dhe e drejte qe te beni analizen e kater viteve te fundit dhe te ndani pergjjegjesite e humbjes?

8.    Perse nuk mendoni z. Kryetar qe te jepni doreheqjen perpara se te rikandidoni, ne menyre qe gara te jete e ndershme dhe te gjithe garuesit ta fillojne garen ne pozita te barabarta? A u afrua data e zgjedhjeve per kryetarin e ri te PD-se, me qellim qe kandidatet e tjere apo ata qe jetojne ne Diaspore te mos kene kohen e nevojshme per t’u pregatitur

9.    Në qofte se dalja pa nje strategji suksesi nga parlamenti dhe dorezimi absurd i mandateve si dhe dorezimi në tavoline i pushtetit lokal në 2019 ishin fatale dhe ndikuan negativisht në aktivitetin e PD dhe rezultatin e zgjedhjeve, ju si Kryetar a ndjeni pendese per keto akte dhe a merrni ndonje pergjegjesi?

10. Meqenese Shqiperia ka Diasporen me nje numer me te madh se vete popullsia vendase, perse ne 8 vite si drejtues i pushtetit te opozites, nuk bere asnje tentative per te ftuar dhe bashkepunuar me Diasporen ne menyre qe edhe ajo te ushtroje te drejten e votes apo jete pjese e integruar e proceseve politike dhe drejtuese në strukturat shteterore?

11. Kur nje qeveri deshton ne misionin e saj per t’i sherbyer popullit te saj dhe per te krijaur nje jete me te mire e te sigurte, dhe realisht kjo qeveri ka deshtuar me kohe, njerezit shikojne opoziten si shpresen e vetme per ndryshim. A mendoni Juve z. Kryetar me perseritjen e humbjeve Tuaja, se eshte opozita e cila po vret shpresen e shqiptareve ne Shqiperi, prandaj shqiptaret po ikin?

12. Po ashtu, a mendoni Juve z. Kryetar se me perseritjen e humbjeve Tuaja, se eshte opozita e cila po vret shpresen e shqiptareve ne Diaspore per t’u kthyer ndonjehere ne vendin ame?

13. Kur nje gazetar te pyeti se nese humbni zgjedhjet, a do te dorehiqesh, Juve i nderuar Kryetar me kenbengulje dhe krenari disa here u pergjigjet “nuk do te ndodhi”. Tani qe ndodhi a mendon se e genjyet elektoratin, dhe pse mendoni se duhet qe t’ju besojne prape?

14. Pertej retorikes se krenarise dhe te vete-kenaqesise edhe mbas humbjeve a ndiheni i ngarkuar me moralin e nevojshem dhe te domosdoshem per te udhehequr masat drejt fitoreve?

15. A mendon se procesi i perjashtimit nga gara i kandidatit per Kryetar te PD, Ibsen Elezi, me voten Tuaj dhe te kandidateve te tjere perben konflikt te drejteperdrejte interesi dhe si i tille ishte i padrejte dhe ilegal? Cilin vend demokratik apo jodemokratik te botes keni marre si shembull per kete akt?

16. Perse mendoni se aplikimi i listave te mbydhura eshte akt demokratik dhe a behen listat e mbyllura shkak per skualifikime te padrejta apo akte korruptive? 

17. A mendoni se PD realisht perfaqeson shtersat e djathta konservatore, shtresat e persekutuara dhe biznesin e madh, apo ajo gradualisht po zhvendoset drejt qendres se majte, si në program ashtu edhe në anetaresi?

18. A keni ndonje lidhje direkte apo indirekte bashkepunimi me globalistin Soros? Nese po, a jeni i gatshem qe t’i shkeputni te gjitha keto lidhje dhe te jeni i pavarur dhe i painfluencuar prej tij?

19. Akuzat ndaj Dr. Berisha a ju ndihmojne apo ju pengojne në detyre, qofte se rizgjidheni edhe nje here Kryetar i PD, dhe a do te ndermerrnit ndonje aksion politike per pastrimin e figures se Dr. Berisha nga akuzat politike te pabaza?

20. A e gezoni perkrahjen e liderit historik Dr. Sali Berisha në rikandidimin Tuaj

Ju lutem z. Kryetar per nje pergjigje asgje me pak se te sinqerte, ose perndryshe jeni ne te drejten tuaj per te mos u pergjigjur. Deri at’here, te pakten jeni ne dijeni se shqetesimet egzistojne. Me respekt nga nje demokrat me i flakte dhe me i hershem se sa Juve z. Kyetar.

Valentin Lumaj, 

Michigan me 28 Maj 2021

Filed Under: Analiza Tagged With: diaspora, Valentin Lumaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 63
  • 64
  • 65
  • 66
  • 67
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT