• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUJTESË- GARA PËR KRYETAR TË VATRËS ËSHTË E HAPUR

December 24, 2019 by dgreca

– Listat e anëtarësisë dhe pagesat duhet të mbyllen me datë 31 Dhjetor 2019./

– Raporti i përfaqësimit në Kuvend: 1 delegat për 10 anëtarë.

– Kandidatët për Kryetar të Vatrës duhet të paraqesin me shkrim kandidaturën deri me 10 Janar 2020, shoqëruar me deklaratën se nuk kanë qenë anëtarë të Partisë Komuniste dhe as pjesë e shërbimeve sekreteapo të organeve të Diktaturës…Po ashtu duhet të dorëzojë kopje të diplomës të shkollës së lartë.

– Kuvendi fillon me 19 Janar 2020, në orën 9.00 A.M. në Sallën e aktiviteteve të Teqesë Bektashiane”Baba Rexhepi” në Tayleor, Michigan, ku do të jenë të pranishëm klerikë nga të gjitha besimet fetare.

Filed Under: Opinion Tagged With: Gara-Kryetari i vatres-Kuvendi

In the name of Love

December 23, 2019 by dgreca

By Merita McCormack*/ Washington DC/

On Sunday December 22nd, the last Sunday of Advent, The Holy Sacrifice of the Mass was offered for the Victims of Earthquake in Albania.  It was held at the Sacred Heart of Mary Catholic Chapel at MaryMount University in Arlington Virginia. We are grateful to both Fr. Joe Rampino, its Chaplain and the Office of Multicultural Ministries, especially its Director, Miss. Bridget Wilson for facilitating the venue and for their love.

 It was a large participation. Besides the Arlington Diocese Albanian Community, there were Albanians and Americans from our large community in Washington DC Metro Area. Top Albanian Diplomats in USA, both Ambassador of Albania H.E Floreta Luli Faber and her colleague, HE Vlora Citaku, Ambassador of Republic of Kosova in USA, attended the Mass. We are very thankful and grateful to both of them.  Joining the Mass was also Mrs. Alice Buttler Short, the founder and President of “Virginia Women for Trump”.

Mrs. Buttler-Short is a friend of Albanians and our community is very grateful to her who came to pray to God for our nation. There were many American friends of the musicians but also a good mix of ourselves too. There were Albanians from Albania and also Albanians from Kosova, most notable among them Mr. Shaqir Salihu and Mr. Arsim Cejku. Heads of other ethnic communities in the Diocese of Arlington were also present.  In particular in style and number were those of the Slovak Community. This Mass was celebrated by Reverent Scott Sina, a priest of the Diocese of Arlington and a friend of Albanians. Ehsen Zajmi a very talented Violinist, who has played professionally for a decade in Albania and now in USA, Laura Boci a very talented High School student and violinist and Sabrina McCormack, the Mass Music Chair at her work, were our Mass musicians, whose talent was so beautifully used to accompany our prayers to Almighty God. Denis Guma was a lector and also his family were gift bearers. The McCormack young men, K. John and E. Arber served at the altar.

Fr. Sina, the presider, during his Homily, spoke fondly and lovingly of the situation in Albania but he also tied it to the many difficulties that people have suffered through out the centuries and that there is always Hope. He spoke so eloquently about the difficulties that Joseph, the husband of Mary and foster father of Jesus faced at the time of Mary’s pregnancy. Yet nothing is impossible with God so as we trust God and prepare our heart, we offer our difficulties and trials to our Lord, who out of Love for us became man, came to Earth, lived among people, was crucified, died and rose again so we all may have life in eternity.  We celebrate the birth event soon, at Christmas.  

After Mass there was the Chamber Music Concert performed by four talented classically trained Albanian American musicians. That concert was offered in honor of the Earthquake Victims as well and served also as a fundraiser. An Initiative called “Women to Women and Children”, was born out of desire of many Albanian Women in our area to help Albanians facing the earthquake related difficulties. The five women that spearheaded the effort are Valbona Qerimi, Keida Kostreci. Mirela McDonald, Genta Arvoas and Evi Struble.

There is also an additional group of women, who work with these wonderful ladies and help with the efforts to fundraise and support. Thus, a significant of money has been raised to date, to serve this purpose. The four generous classically trained musicians that provided a pro bono beautiful chamber music concert are: Merzan Kostreci (piano) Frederik Spiro (viola), Enklejda Luzi Spiro (violin) and Kela Veshi (violin)

The Concert was an event of its own and started with Evi Struble, who was dressed in Albanian ethnic costume opening it and introducing the musicians and the program. She spoke of the initiative and welcomed Madam Ambassador of Albania in Washington DC to speak. Mrs. Floreta Luli Faber thanked the participants for being there and also expressed gratitude for all the efforts. She also spoke of the Albanian Government effort to alleviate the Earthquake caused pain. She spoke of the Albanian Embassy many efforts to raise awareness, to seek support and direct help as needed. The Artists performed a variety of music, from Limoz Dizdari to Moxart’s Quartet. At a certain point in the Program, Genta Arovas, made calls for donations and people responded generously. The organizers had taken care of details, the way they did the program, the way the presented, performed, explaining the cause and receiving the much-needed donations. After the Encore, Keida Kostreci, invited the people to stay tuned as such similar events are still coming and also to gather for a group photo. People socialized a little more and then everyone headed home wishing each other Happy Holidays. Merry Christmas, Happy Chanukah since the congregants were of all faiths, including Albanian American Jewish.

That concert was heavenly and there was a transcendent beauty that one cannot see but feels. Many commented afterwards and a lot of poetic messages were exchanged. I was struck by how Evi Struble spoke of the music and musicians. She spoke of the international language that they speak through music and how beautiful that is. We all want to be you-she said to the musicians.

I totally concur with my friend, and yes, of course, in the presence of God, reverent performers and reverend spectators, it could not be different. Indeed, it was a unique event that will be remembered for years to come. A last detail to illustrate, it was so beautiful that at the end the encore performance, the “Lulebore” Albanian song lyrics, were sung by the congregation, thus accompanying the instrumentalists. Sorry if we got off key! But I bet, at that moment, there was not a single eye dry or any pair of lips unmoved. And one can’t help but think, how poignant that an Albanian song praising love as it ought, was closing the unforgettable evening at a place where the Love of God is constantly revealed. God has His beautiful way of drawing people to his heart! Merry Christmas to Christians, Happy Chanukah to our Jewish Friends and Happy New Year to all!

*The Author is VATRA Member and Co-Founder of Albanian Catholic Community in the Diocese of Arlington. She works in Washington DC Metro area and can be reached at mmccormack@divinemercy.edu

Filed Under: Featured Tagged With: In the name of Love, Merita McCormack

SHKOLLAT ALBA LIFE- KONCERT FESTIV

December 23, 2019 by dgreca

– Koncert artistik për festat e fundvitit 2019-të nga Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, NY/

– Në këtë koncert morën pjesë nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” në Staten Island, Brooklyn, Queens dhe Bronx.

Nga Keze Kozeta ZYLO/* Si bletët që mblidhen pranë kosheres me mjaltë ishte dhe ardhja e nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” pranë shkollës publike amerikane PS:9 në Staten Island, mjediset e së cilës përdoren për mësimin e Gjuhës Shqipe.  Në fytyrat e tyre dukej sikur ishte dielli rrezeartë që i mungonte ditës së shtunë në këtë fund dhjetori plot thëllim.  Ata shkëlqenin nga gëzimi për të festuar së bashku SHQIP.  Gjuha Shqipe është ashti i Kombit tonë, dhe ajo na bashkon më shumë se kurrë këtu në Diasporë ku na hodhi fati të gjithëve. 

Salla e koncerteve u mbush plot e përplot së cilës aq shumë i shkonte shprehja se: “S’kishje ku të hidhje kokrrën e mollës”.  Prindërit, gjyshërit, nxënësit dhe mësuesit erdhën së bashku për të parë koncertin e nxënësve në fund dhjetori.  Nuk ka më bukur dhe ngazëllyese, kur shikon nxënësit e tu, nipërit dhe mbesat që të dalin në skenë dhe të japin shfaqje shqip më thoshnin prindërit duke më përqafuar me lot gëzimi.  Një gjyshe u shpreh se ishte shumë e lumtur që nipi i kishte shkruajtur për herë të parë kartolinën e Vitit të Ri në shqip, ja më tha shkrimi i tij, por do më falësh se fjala “Gëzuar” në kartolinë është me pak njollë se unë vërtetë qava nga lumturia kur e lexova me sytë e mi.  Një mama e re u shpreh se prindërit e saj në Tiranë ishin shumë të shqeësuar, kur ne erdhem në Amerike se fëmijët do të humbisnin shqipen, por ju nuk e dini se sa shumë ju falënderojnë që dhe këtu në New York ka shkolla shqipe… 

Ka shumë copëza bisedash me prindër, gjyshër, mësuese, nxënës, shqiptare, por ato kanë vend për njëshkrim tjetër, sot do të flas për kurorëzimin me sukses të nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” në koncertin e fundvitit.

Nderuan me pjesëmarrjen e tyre z.Lulëzim Krasniqi Këshilltar pranë Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në New York.  Përshëndetja e Tij plot dashuri për Gjuhën Shqipe dhe Kombin preku zemrat e mësuesëve, nxënësve dhe pjesëmarrësve.  Shteti, Konsullata e Kosovës dhe Ambasada ne Washington gjithmonë e kanë mbështetur Shkollën Shqipe “Alba Life” dhe për këtë ne ju shprehim mirënjohjen e pakufishme. Z.Krasniqi u ndal dhe në fatkeqësinë natyrore që shkaktoi tërmeti në Shqipëri dhe shprehu solidarizimin e plotë dhe mirënjohjen për gjithë diasporën që qëndroi në këmbë për të mbështetur vëllezërit dhe motrat shqiptare.  

Ndërsa Z.Marko Kepi kandidat për në Ansamblenë e shtetit të Nju Jorkut përshëndeti gjithë nxënësit, mësuesit dhe i frymëzoi ata qe të vazhdojnë ta mësojnë gjuhën shqipe dhe te mos e harrojnë kurrë atë.  Unë kam ardhur i vogël këtu vazhdoi z.Marko, por ndihem krenar që do të flas gjithë jetën shqip. Marko Kepi është një i ri që frymëzon si president i organizatës

“Rrënjët shqiptare” dhe njëkohësisht kandidimi i tij për të qenë i përfshirë në politikën amerikane është ogur i mirë për të ardhmen.  Z.Kepi foli në lidhje me fondet që u mblodhën për të dëmtuarit nga tërmeti dhe bashkëpunimin që vazhdon të ketë me gazetarin e shquar Marin Mema.  Ne po punojmë me transparencë për t’i shërbyer Atdheut tonë të dashur vazhdoi z.Kepi.

Aktiviteti u sponsorizua nga pronari i Grand Sahara Restaurant në Staten Island.  Z.Liman Koxha foli me emocion, përshëndeti gjithë pjesëmarrësit dhe ishte krenar që ndodhej pranë një shkolle shqipe në Staten Island ku nxënësit mësojnë të flasin dhe të këndojnë shqip. 

Në këtë aktivitet nderoi me pjesëmarrjen e tij z.Imer Lacaj n/kryetar i Shoqatës Shqiptaro Amerikane Skënderbej, Inc.

Programi i pasur për koncertin artistik dhe kulturor në prag të festave të fundvitit

Programiin e prezantoi me plot përkushtim dhe talent nxënësi i Shkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx Logridio Telallari, shkollë që është hapur për herë të parë këtë vit. 

Programi Logridio e filloi me këngën “Ty Flamur të duam shumë”

Sipas traditës të parët që erdhën në skenë ishin nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” në Staten Island shkollë që u hap para 12 vjetësh dhe vazhdon me plot sukses. Nxënësit e vegjël ishin përgatitur nën kujdesin e mësuese Vlera Thaqit, Brunilda Puli dhe Mada Canaj. Ata  interpretuan muajtë e vitit nga autori Latifi:

Elviana Çekovic, Matilda Shanaj, Briana Kasmi, Rines Beka, Sofia Sela, Ariel dhe Aaron Hoxha, Jennah Sela, Deny Hasankolli, Emma Hasankolli, Adam Rexha, Sabrina Pula, Ayla Lajka dhe Ilirian Thaqi

Dea Watkins intepretoi në piano “Ëngjëjt që kemi dëgjuar në tokë”

Nxënësit e mësuese Denisa Sinanit interpretuan si: Atdheut nga Gjergj Fishta – Arjon Rexha, Emma Watkins: Memedheu nga Gjerasim Qiriazi, Gjuha Jone nga Naim Frashëri – Antonio Kulla, Sa të dua o Shqipëri nga Asdreni – Lorian Kasmi, Bagëti e Bujqësi nga Naim Frasheri – Blin Beqiri, Korça nga Naim Frasheri – Suada Dema, Shqiperi o jetëgjatë nga Ismail Kadare – Albi Ujkashi dhe Rubin Beqiri.

Emma Watkins intepretoi: “Ty Flamur të duam shumë”

Nxënësit e mësuese Entela Muda interpretuan si: Onida Granica: Marigona Qendistare nga Laureta Dyrmishi, Loriana Thaqi: 28 Nëntori nga Fatime Gashi, DEA WATKINS  Gjuha Shqipe: nga At Gjergj Fishta “Nderi i Kombit”, Rilind Bardhi: Himni i Flamurit nga ASDRENI, Ariana Daci: I dashur Atdhe nga Asdreni, Natalia Sinani Ku kemi Lere nga Andon Z.Cajupi, Amina Shegaj:  Flamuri nga Faik Konica, Gloria Pula: Flamuri nga Faik Konica, Viktoria Kola, Sa të dua o Shqipëri, Asdreni, Erona Beka: Mëmëdheu, Andon Z.Çajupi.

Shkolla Shqipe në Brooklyn filloi me mësuese Adelina Lacaj.  Nxënësit interpretuan poezi nga poeti Kombëtar At Gjergj Fishta “Nder I Kombit”.  Nxënësit që interpretuan ishin si: Keldi Cekrezi, Elio Tahiri, Rrezon Mulolli, Rrezarta Mulolli, Rejana Mulolli, Erla Lamce, Kelvin Rustani, Jessica, Jonathan Ndregjoni dhe Eneo Rustani.

Kelvin Rustani interpretoi “Ukrainjan Bell Carol” në violinë.

Nxënësit e mësuese Gela Bulkut erdhën me dramën: “Zbukurimet e bredhit të “Vitit të Ri” dhe këngën “Të lumtur o fëmijë”.  Intrepretuesit ishin: Adisa Tahiri, Livia Abbate, Ikbale Xhika, Ema Metaliaj, Reijan Cekrezi, Jori Lamce dhe Enzo Rustani te shoqeruar në kitarë nga Eneo dhe Kelvin Rustani.

Dea Watkins: interpretoi:  “Zbukuroni sallat”

Shkolla Shqipe në Queens ishin përgatitur nga mësueset Alva Kananaj, Alda Ahmeti dhe Klaus Sharra me koordinatore Ardita Miloti Vadahi.

Interpretuesit ishin: Thomas Gjika: Gjuha jonë, Naim Frasheri, Era Vadahi: Kruj’ o qytet I bekuar  Naim Frashëri, Laurent Bardhi, Aurora Sema dhe Nevil Vadahi  Të flasim Shqip “Kozeta Zylo”

Kori përshëndeti me këngën “Gjuha Shqipe, Gjuha Jonë” që është dhe Hymn i Shkollës Shqipe “Alba Life”.  Emma Watkins intepretoi në piano: Joy to the world: Gëzimi i botës

Shkolla Shqipe “Alba Life” në Bronx filloi me klasën e më të vegjëlve përgatitur nga mësuese Mirvete Krasniqi Veselaj.  Interpretuesit ishin: Edion Shiqerukaj  Atdheu: Asdreni, Gretel Sadikaj (Ja na erdhi Viti i Ri , këngë).  Adrijana Dosti këndoi: Xhamadani vija vija

Nxënëset e mësuese Elda Gjongeci dhe Fatbardha Shiqerukaj recituan si: Fatjona Gjocaj, “Me vite jam larguar i dashur Atdhe” Selma Byberi  “ Gjuha Shqype” nga Ndre Mjeda, Lediana Hasanaj: “Ngjyrë të kuqe ka Flamuri”, Simelba Xhaferri: “Shqiponja ime e vogël”

Nxënësit e mësuese Majlinda Tafaj si Arelt Xhaferri interpretuan poezinë: “Kur kërcej unë vallen çame”, Kaltrina Mushkola “ Mëmëdheu “  Andon Zako Cajupi, Kejda Shiqerukaj “Sa të dua o Shqipëri”

Logridio Talellari “Gjuha Jonë ” të Naim Frashërit. 

Dea Watkins interpretoi në piano: Gjuetia e Dragoit.

Koncerti vazhdoi me korin e shkollave shqipe të cilët kënduan: “Ja na erdhi Viti i Ri”       

Programi u mbyll me Vallen e Tropojës përgatitur nga mësueset Adelina Laçaj dhe Majlinda Tafaj.  Shqipja gjëmoi në New York, sepse është siç thotë Ndre Mjeda:

E njat tok’ që je tue gzue/ e ke zan’ tash sa mij’ vjet/ shqiptaria, që mbet mblue/ sot nën dhe, edhe shqip flet.

Në fund të programit ka përshëndetur z.Qemal Zylo themelues dhe producent për TV “Alba Life” si dhe themelues dhe drejtor i Shkollës Shqipe “Alba Life” që operon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut.  Ai shprehu mirënjohjen e pakufishme për të gjtiha mësueset që bashkëpunojnë në harmoni për të realizuar programin serioz dhe me plot profesionalizëm si dhe nxënësit që vinë me kaq dëshirë pranë Shkollës Shqipe “Alba Life”.  Ai tha se Shkolla Shqipe “Alba Life” e mbyll me plot sukses vitin 2019-të.  Z.Zylo vazhdoi se Shkolla Shqipe “Alba Life” u laureua nga shteti shqiptar si “Ambasador i Kombit”, realizoi me plot sukses projektin për Çamërinë të cilën e demonstroi në paradën shqiptare në Manhattan organizuar nga “Rrënjët Shqiptare” hapi për herë të parë Shkollën Shqipe “Alba Life” në Bronx dhe dha një program të bukur artistik në Bashkinë e Nju Jorkut organizuar nga z.Mark Gjonaj, këshilltar pranë Bashkisë në nderim të 107-Vjetorit të Pavarësisë.  Së bashku me Dr.Valbona Zylo Watkins drejtore e programit mësimor iu shpërndau nga një dhuratë simbolike të gjitha mësueseve në shenjë mirënjohjeje pë punën e tyre gjatë semestrit të vjeshtës. 

Aktiviteti u filmua nga bashkëpunëtorët e TV “Alba Life” si Todd Watkins dhe Elton Xhaferri.

Kjo e shtunë do të ngelet gjatë në kujtesën e pjesëmarrësve të shumtë pasi ishte nje aktivitet kulturor dhe artistik realizuar nga nxënësit shqiptarë në New York të cilët mësojnë me dashuri dhe zell Gjuhën Shqipe, pasi ajo është identiteti ynë kombëtar.

  • Me shume foto shkoni ne FB dielli vatra

21 nëntor, 2019

Staten Island, New York

Filed Under: Featured Tagged With: Keze Zylo-Alba Life-Koncert

Ani Kosovë merru me veten nëse e do Shqipërinë

December 23, 2019 by dgreca

Nga Ilir LEVONJA/

Se sa të drejtë ka Edi Rama mbi këtë vetizolimin e Kosovës, se sa të drejtë ka ai kur ia quan gënjeshtar kryeministrin etj., ka vetëm një përgjigje, të shkonte sot në Prishtinë. Të shkonte sot dhe ta shihnin se si do ta prisnin shqiptarët e Kosovës atë. Në fund të fundit mikëpritja popullore është një barometër i mirë dhe që u shkon shumë për shtat liderëve qofshin këta të izolimit apo të hapjes. Deri sa ai thotë se fajin e ka Kosova që vetizolohet të shkoj e t’ia sqarojë, atje tek sheshi New Born, nën Skënderbeun tek ajo e Bill Klintonit, Madlen Albright a Ibrahim Rugovës. Prishtina ka plot sheshe dhe ai ka plot karrike plastike nga fushata e fundit. Ka hise në lirinë e Kosovës, se, kështu mendon ai. Në fund të fundit të shkoj edhe në Drenicë a Raçak, të shkoj e t’ua thotë në Prekaz etj. Ka plot Kosova sheshe. Për më tepër që është edhe i bindur katërcipërisht. Eshte një e drejtë publike që mund të na e demonstroj një lidër i përmasave të tilla si ai. Por nuk shkon. Prandaj edhe sot mes Shqipërisë e Kosovës ka sherr. Ka sherr fal Edi Ramës. Në Shqipëri ai që është me Edi Ramën çfarë nuk po  bën për të mbrojtur atë, ose më saktë çfarë tha Edi Rama për izolimin e klasës politike në Kosovë në emrin e marrëveshjes së madhe të mini Shengen-it Ballkanik etj. Ata që nuk janë me Edi Ramën çfarë nuk po bëjnë për ta nxjerrë atë si tradhtar etj., diçka që shoh se i shkon për shtat edhe një linje opinionistësh të tipit patriotë radikalë në Kosovë. Por nuk është i tillë, sepse nuk ka në dorë kohë të tilla. Apo nuk është koha e tillë. Eshtë koha e as mishit e as peshkut. E xhelistave me diploma droge dhe prostitucioni. Nuk e di sa çfarë emri tu vësh po një gjë është e qartë, që era e tritolit ka mbytur derën e shtëpisë së vllait karshi vllait e kujt nuk i është skuqur faqa. Kujt nuk i erdhi turp. Nuk mund të qush tradhtar një qenie as mish as peshk etj. Nuk mund të jesh tradhtarë kur ke shokë ta zëm një kryetar bashkie që ha e pi me bosët e drogës. Megjithëse përmendja me doza të larta e një lloj terminologjie të tillë nuk është asgjë tjetër por kulturë propogande, prapë ata ndihen komod. Shkurt në Shqipëri opinioni është si gjithmonë që njëshi është njësh dhe çfarë thotë ai është absolutisht e pa diskutueshme, në rastin konkret Kosova po izolon vetveten, liderët e saj gënjejnë dhe se tek lëvizja e lirë nuk shkohet kështu. Për mendjet e tilla në raport me Kosovën, Shqipëria me klasën politike të saj ka qënë dhjetë herë më e izoluar se Kosova. Kur Shqipëria e kishte Zyrihun dhe Parisin si të vetmit aeroporte për të dalur jashtë brigada e nomeklaturës, Kosova zbarkonte në çdo aeroport. Në raport me Kosovën Shqipëria po i rri pranë modelit izolim pavarësisht se shqiptarët kanë ”pushtuar” limanet portuale kudo, Kosova ka ndërmarrjet e investimit. Pra në këtë shërrnajë shqiptare, opinioni në Shqipëri është pas kulturës gjoja pluraliste, çfarë thotë njëshi është bum i vulosur në të thatë. Në rastin e Kosovës dozat e opinionit kundër politikës së Edi Ramës se si  e gjykon ai Kosovën, se si i etiketon ai liderët e Kosovës janë thuajse të unifikuara. Ky është një tregues i madh Kosovë dhe mos u merr me Edi Ramën. Merru me punët e tua nëse vërtetë e do Shqipërinë. Shqipëria e bjerr kohën e saj me ligje përmbi ligje, ashtu sikur hipotikon një apartament nën 5 pronarë, ashtu ka hipotekuar edhe vendin. Në Shqipëri nuk ka Shqipëria por ka një postulat më i fortë se çdo libër i shenjtë, kush leu mendjen e vet pëlqeu. Boll e hëngrëm njëri-tjetrin, boll. 

Filed Under: Analiza Tagged With: merru me veten

Kosovë-30 vjet LDK: Për Liri, Pavarësi, Demokraci

December 23, 2019 by dgreca

-Lidhja Demoratike e Kosovës-LDK shënon sot 30 vjetorin e themelimit/

-Më shumë se parti, LDK në fillimet e saj lindi si një lëvizje gjithëpopullore për Liri, Pavarësi e Demokraci, në rrethana të rënda okupimi e të dhunës së egër të Serbisë në Kosovë/

-Shtëpia ku u themelua LDK – Muzeu tani ka emrin “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”/

-Nga arkivi: Shqiptarët Vatranë nga Amerika aty ku u themelua LDK…/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari*

PRISHTINË, 23 Dhjetor 2019/ Shënon sot 30 vjetorin Lidhja Demoratike e Kosovës, e themeluar në 23 Dhjetor 1989, nga Ibrahim Rugova, derisa ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës i zgjedhur edhe në krye të partisë, dhe nga intelektualë të tjerë shqiptarë kosovarë.

Më shumë se parti, LDK në fillimet e saj lindi si një lëvizje gjithëpopullore për Liri, Pavarësi e Demokraci, në rrethana të rënda okupimi e të dhunës së egër të Serbisë në Kosovë.

Ishte koha kur po para 30 viteve, në rrethana tragjike terrori, Serbia në Kuvendin e saj në 28 Mars të vitit 1989 miratoi “kushtetutën e tankeve”, që përgjakshëm me forcë e në mënyrë kundërkushtetuese rrënoi autonominë që kishte Kosova me Kushtetutën e vitit 1974 si element konstituiv me të drejtë vetoje në federatën e atëhershme, nga shpërbërja e së cilës pastaj dolën 7 shtete të pavarura.

Në demonstratat  gjithëpopullore në mbrojtje të Kosovës nga sulmet e Serbisë, vetëm brenda dy ditëve, në 27 e 28 Mars 1989, në shtetrrethimin e hekurt ushtarako-policor të vendosur nga Beogradi u vranë 22 shqiptarë e plagosën qindra të tjerë në Prishtinë, Podujevë, Mitrovicë, Zhur e Dushanovë afër Prizrenit, Deçan, Gjilan e në anë të tjera të Kosovës.

Që në atë kohë, Rugova dhe LDK hapur përcaktonin pozicionin gjeopolitik kosovar dhe shpallnin idenë për shtetin e Kosovës, ndërsa theksonin se, “zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Shqipërisë e Serbisë dhe një administrim civil ndërkombëtar si fazë kalimtare”.

Formimi i LDK-së dhe disa partive tjera, e pastaj Deklarata Kushtetuese për Pavarësi e 2 Korrikut e Kushtetuta e Republikës e 7 Shtatorit 1990 dhe Referendumi për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur i zhvilluar nga 26 deri në 30 Shtator 1991 me pjesëmarrje 87,01% e votim pro 99,87%, u pasuan me zgjedhjet e para pluraliste parlamentare e presidenciale, të 24 Majit 1992, në të cilat Rugovau zgjodh president i parë i Republikës së shpallur, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, por megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit të popullit mbi 90 përqind shumicë shqiptare, si edhe pjesëtarëve të komuniteteve pakicë.

Në jubileun e 30 vjetorit të themelimit, Lidhja Demoratike e Kosovës sot në mesditë mbanë një manifestim festiv, ndërsa paradite Kryesia bashkë me strukturat e partisë i bëjnë homazhe themeluesit – Presidentit historik Rugova.

Para 14 viteve, në ditën e përvjetorit të themelimit të LDK-së, të fundit që Rugova e shënonte, ai ritheksonte se partia që e drejtonte që nga fillimi “objektiv qendror e ka njohjen e pavarësisë më të shpejtë të Kosovës nga miqtë tanë”.  Atëherë, me rastin e 16 vjetorit të themelimit të LDK-së, Rugova priti kryetarët e degëve të partisë në Kosovë dhe diasporë në Rezidencën në lagjen Velania të Prishtinës, në 23 Dhjetor 2005, më pak se një muaj para se të kaloi në amshim në 21 Janar 2006.

Pavarësia e Kosovës, në të mirë të gjithë qytetarëve të saj, dhe si i vetmi kompromis, theksohej e ritheksohej vazhdimisht nga Rugova.

 “I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon”, theksonte shumë prerë  Presidenti Rugova në  6 Tetor 2005, në takimin e parë  me Grupin Negociator, formimi i të cilit me përfaqësim nga maxhoranca e opozita dhe shoqëria civile ishte një moment me shumë rëndësi për unitetin në vend si dhe për bisedimet për statusin e Kosovës të udhëhequra nga i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, e pastaj edhe nga Treshja SHBA-BE-Rusi në angazhimet shtesë.

Si rezultat i lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci dhe i bisedimeve për statusin, Kosova pavarësinë e njohur ndërkombëtarisht deri tani nga 116 shtete të botës e ka shpallur në 17 Shkurtin historik 2008.

“Kur Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur kjo shtëpi do jetë muze”, thoshte  Presidenti Rugova në vitet e rënda të nëtëdhjeta të okupimit në shtëpinë e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, ku është themeluar LDK, e të shndërruar edhe në seli të institucioneve të Republikës së shpallur me Kushtetutën e 7 Shtatorit 1990.

 “Kjo shtëpi është shtëpi e Pavarësisë së Kosovës, shtëpi e lirisë, shtëpi e demokracisë, shtëpi e rezistencës së gjithanshme të popullit të Kosovës”, thoshte Rugova duke e përuruar muzeun më të ri të kryeqytetit të vendit, në Dhjetor 2002.

Shtëpia ku u themelua LDK – Muzeu tani ka emrin “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”.

NGA ARKIVI-6 Gusht 2016: VATRANËT E SHBA NË SHTËPINË E PAVARËSISË SË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA – aty ku u themelua LDK…/

Në Prishtinë, verë – 16 Gusht 2016: President i Lirisë e Pavarësisë së Kosovës përjetësisht…Përgjithmonë mirënjohës, falënderues…Shkruajnë vatranët nga SHBA në librin e pafund që shkruhet përditë nga populli në shtëpinë e vogël të punëve të mëdha e historike, e cila prej vitesh është e emërtuar: Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Këtë shtëpi-muze në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, e viziton nga mesdita e 16 gushtit 2016 delegacioni i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, kryesuar nga zv/kryetari Agim Rexhaj, ku janë edhe Laura Rexhaj, Marjan Cubi – arkëtar i Vatrës, Dila Cubi, Fran Marku, Mhill Gjuraj, Pashk Maksuti, Mëhill Velaj dhe unë-korrespondent në Kosovë i Gazetës Dielli – organ i Vatrës, pasi të gjithë së bashku u pritëm me shumë nderim e respekt në Ipeshkvinë e Kosovës dhe në Katedralen “Nënë Tereza” nga Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji, e me ftesën e tij ishim pjesëmarrës edhe në ceremoninë e promovimit të Pullës Postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë”…

Në Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova së pari hymë në dhomën e vogël që ishte zyrë e Presidentit historik, pastaj në sallën ku priste delegacione më të mëdha e mbante konferenca për shtyp, në dhomëzen ku ishte teknika e komunikimeve me botën e për shpërndarjen e informacioneve, duke kaluar nëpër korridorin një pjesë e të cilit ishte byfe…Shumë vjet të kohës së lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci, kam kaluar nëpër këtë shtëpi historike dhe në ditën e vizitës së Vatrës shqiptare nga SHBA flas edhe si ciceron…

“Kur Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur kjo shtëpi do jetë muze”, thoshte  Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova….  Këte e shumë momente tjera e zhvillime historike për shqiptarët e Kosovën, në këtë verë 2016, i përkujtojmë me Agimin-zv/kryetarin e Vatrës, mikun e bashkëpunëtorin e afërt të Presidentit historik Rugova, themeluesin e udhëheqësin e LDK-së në SHBA, derisa hyjmë në këtë shtëpi të ëndërrave e idealeve të mëdha, mbi portën e së cilës nga fundviti 2002 ishte vendosur mibishkrimi Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, e pastaj Shtëpia e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova…

Edhe të gjitha këto i biseduam e kujtuam me delegacionin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra derisa vizituam Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës e pastaj edhe derisa në ëmbëltoren e afërt ku pinte kafe Presidenti historik Rugova pinim kafe edhe ne…

*Per me shume fotografi shihni fb dielli vatra

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, LDK 30 vjet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 785
  • 786
  • 787
  • 788
  • 789
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT