– Koncert artistik për festat e fundvitit 2019-të nga Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, NY/
– Në këtë koncert morën pjesë nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” në Staten Island, Brooklyn, Queens dhe Bronx.
Nga Keze Kozeta ZYLO/* Si bletët që mblidhen pranë kosheres me mjaltë ishte dhe ardhja e nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” pranë shkollës publike amerikane PS:9 në Staten Island, mjediset e së cilës përdoren për mësimin e Gjuhës Shqipe. Në fytyrat e tyre dukej sikur ishte dielli rrezeartë që i mungonte ditës së shtunë në këtë fund dhjetori plot thëllim. Ata shkëlqenin nga gëzimi për të festuar së bashku SHQIP. Gjuha Shqipe është ashti i Kombit tonë, dhe ajo na bashkon më shumë se kurrë këtu në Diasporë ku na hodhi fati të gjithëve.
Salla e koncerteve u mbush plot e përplot së cilës aq shumë i shkonte shprehja se: “S’kishje ku të hidhje kokrrën e mollës”. Prindërit, gjyshërit, nxënësit dhe mësuesit erdhën së bashku për të parë koncertin e nxënësve në fund dhjetori. Nuk ka më bukur dhe ngazëllyese, kur shikon nxënësit e tu, nipërit dhe mbesat që të dalin në skenë dhe të japin shfaqje shqip më thoshnin prindërit duke më përqafuar me lot gëzimi. Një gjyshe u shpreh se ishte shumë e lumtur që nipi i kishte shkruajtur për herë të parë kartolinën e Vitit të Ri në shqip, ja më tha shkrimi i tij, por do më falësh se fjala “Gëzuar” në kartolinë është me pak njollë se unë vërtetë qava nga lumturia kur e lexova me sytë e mi. Një mama e re u shpreh se prindërit e saj në Tiranë ishin shumë të shqeësuar, kur ne erdhem në Amerike se fëmijët do të humbisnin shqipen, por ju nuk e dini se sa shumë ju falënderojnë që dhe këtu në New York ka shkolla shqipe…
Ka shumë copëza bisedash me prindër, gjyshër, mësuese, nxënës, shqiptare, por ato kanë vend për njëshkrim tjetër, sot do të flas për kurorëzimin me sukses të nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” në koncertin e fundvitit.
Nderuan me pjesëmarrjen e tyre z.Lulëzim Krasniqi Këshilltar pranë Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në New York. Përshëndetja e Tij plot dashuri për Gjuhën Shqipe dhe Kombin preku zemrat e mësuesëve, nxënësve dhe pjesëmarrësve. Shteti, Konsullata e Kosovës dhe Ambasada ne Washington gjithmonë e kanë mbështetur Shkollën Shqipe “Alba Life” dhe për këtë ne ju shprehim mirënjohjen e pakufishme. Z.Krasniqi u ndal dhe në fatkeqësinë natyrore që shkaktoi tërmeti në Shqipëri dhe shprehu solidarizimin e plotë dhe mirënjohjen për gjithë diasporën që qëndroi në këmbë për të mbështetur vëllezërit dhe motrat shqiptare.
Ndërsa Z.Marko Kepi kandidat për në Ansamblenë e shtetit të Nju Jorkut përshëndeti gjithë nxënësit, mësuesit dhe i frymëzoi ata qe të vazhdojnë ta mësojnë gjuhën shqipe dhe te mos e harrojnë kurrë atë. Unë kam ardhur i vogël këtu vazhdoi z.Marko, por ndihem krenar që do të flas gjithë jetën shqip. Marko Kepi është një i ri që frymëzon si president i organizatës
“Rrënjët shqiptare” dhe njëkohësisht kandidimi i tij për të qenë i përfshirë në politikën amerikane është ogur i mirë për të ardhmen. Z.Kepi foli në lidhje me fondet që u mblodhën për të dëmtuarit nga tërmeti dhe bashkëpunimin që vazhdon të ketë me gazetarin e shquar Marin Mema. Ne po punojmë me transparencë për t’i shërbyer Atdheut tonë të dashur vazhdoi z.Kepi.
Aktiviteti u sponsorizua nga pronari i Grand Sahara Restaurant në Staten Island. Z.Liman Koxha foli me emocion, përshëndeti gjithë pjesëmarrësit dhe ishte krenar që ndodhej pranë një shkolle shqipe në Staten Island ku nxënësit mësojnë të flasin dhe të këndojnë shqip.
Në këtë aktivitet nderoi me pjesëmarrjen e tij z.Imer Lacaj n/kryetar i Shoqatës Shqiptaro Amerikane Skënderbej, Inc.
Programi i pasur për koncertin artistik dhe kulturor në prag të festave të fundvitit
Programiin e prezantoi me plot përkushtim dhe talent nxënësi i Shkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx Logridio Telallari, shkollë që është hapur për herë të parë këtë vit.
Programi Logridio e filloi me këngën “Ty Flamur të duam shumë”
Sipas traditës të parët që erdhën në skenë ishin nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” në Staten Island shkollë që u hap para 12 vjetësh dhe vazhdon me plot sukses. Nxënësit e vegjël ishin përgatitur nën kujdesin e mësuese Vlera Thaqit, Brunilda Puli dhe Mada Canaj. Ata interpretuan muajtë e vitit nga autori Latifi:
Elviana Çekovic, Matilda Shanaj, Briana Kasmi, Rines Beka, Sofia Sela, Ariel dhe Aaron Hoxha, Jennah Sela, Deny Hasankolli, Emma Hasankolli, Adam Rexha, Sabrina Pula, Ayla Lajka dhe Ilirian Thaqi
Dea Watkins intepretoi në piano “Ëngjëjt që kemi dëgjuar në tokë”
Nxënësit e mësuese Denisa Sinanit interpretuan si: Atdheut nga Gjergj Fishta – Arjon Rexha, Emma Watkins: Memedheu nga Gjerasim Qiriazi, Gjuha Jone nga Naim Frashëri – Antonio Kulla, Sa të dua o Shqipëri nga Asdreni – Lorian Kasmi, Bagëti e Bujqësi nga Naim Frasheri – Blin Beqiri, Korça nga Naim Frasheri – Suada Dema, Shqiperi o jetëgjatë nga Ismail Kadare – Albi Ujkashi dhe Rubin Beqiri.
Emma Watkins intepretoi: “Ty Flamur të duam shumë”
Nxënësit e mësuese Entela Muda interpretuan si: Onida Granica: Marigona Qendistare nga Laureta Dyrmishi, Loriana Thaqi: 28 Nëntori nga Fatime Gashi, DEA WATKINS Gjuha Shqipe: nga At Gjergj Fishta “Nderi i Kombit”, Rilind Bardhi: Himni i Flamurit nga ASDRENI, Ariana Daci: I dashur Atdhe nga Asdreni, Natalia Sinani Ku kemi Lere nga Andon Z.Cajupi, Amina Shegaj: Flamuri nga Faik Konica, Gloria Pula: Flamuri nga Faik Konica, Viktoria Kola, Sa të dua o Shqipëri, Asdreni, Erona Beka: Mëmëdheu, Andon Z.Çajupi.
Shkolla Shqipe në Brooklyn filloi me mësuese Adelina Lacaj. Nxënësit interpretuan poezi nga poeti Kombëtar At Gjergj Fishta “Nder I Kombit”. Nxënësit që interpretuan ishin si: Keldi Cekrezi, Elio Tahiri, Rrezon Mulolli, Rrezarta Mulolli, Rejana Mulolli, Erla Lamce, Kelvin Rustani, Jessica, Jonathan Ndregjoni dhe Eneo Rustani.
Kelvin Rustani interpretoi “Ukrainjan Bell Carol” në violinë.
Nxënësit e mësuese Gela Bulkut erdhën me dramën: “Zbukurimet e bredhit të “Vitit të Ri” dhe këngën “Të lumtur o fëmijë”. Intrepretuesit ishin: Adisa Tahiri, Livia Abbate, Ikbale Xhika, Ema Metaliaj, Reijan Cekrezi, Jori Lamce dhe Enzo Rustani te shoqeruar në kitarë nga Eneo dhe Kelvin Rustani.
Dea Watkins: interpretoi: “Zbukuroni sallat”
Shkolla Shqipe në Queens ishin përgatitur nga mësueset Alva Kananaj, Alda Ahmeti dhe Klaus Sharra me koordinatore Ardita Miloti Vadahi.
Interpretuesit ishin: Thomas Gjika: Gjuha jonë, Naim Frasheri, Era Vadahi: Kruj’ o qytet I bekuar Naim Frashëri, Laurent Bardhi, Aurora Sema dhe Nevil Vadahi Të flasim Shqip “Kozeta Zylo”
Kori përshëndeti me këngën “Gjuha Shqipe, Gjuha Jonë” që është dhe Hymn i Shkollës Shqipe “Alba Life”. Emma Watkins intepretoi në piano: Joy to the world: Gëzimi i botës
Shkolla Shqipe “Alba Life” në Bronx filloi me klasën e më të vegjëlve përgatitur nga mësuese Mirvete Krasniqi Veselaj. Interpretuesit ishin: Edion Shiqerukaj Atdheu: Asdreni, Gretel Sadikaj (Ja na erdhi Viti i Ri , këngë). Adrijana Dosti këndoi: Xhamadani vija vija
Nxënëset e mësuese Elda Gjongeci dhe Fatbardha Shiqerukaj recituan si: Fatjona Gjocaj, “Me vite jam larguar i dashur Atdhe” Selma Byberi “ Gjuha Shqype” nga Ndre Mjeda, Lediana Hasanaj: “Ngjyrë të kuqe ka Flamuri”, Simelba Xhaferri: “Shqiponja ime e vogël”
Nxënësit e mësuese Majlinda Tafaj si Arelt Xhaferri interpretuan poezinë: “Kur kërcej unë vallen çame”, Kaltrina Mushkola “ Mëmëdheu “ Andon Zako Cajupi, Kejda Shiqerukaj “Sa të dua o Shqipëri”
Logridio Talellari “Gjuha Jonë ” të Naim Frashërit.
Dea Watkins interpretoi në piano: Gjuetia e Dragoit.
Koncerti vazhdoi me korin e shkollave shqipe të cilët kënduan: “Ja na erdhi Viti i Ri”
Programi u mbyll me Vallen e Tropojës përgatitur nga mësueset Adelina Laçaj dhe Majlinda Tafaj. Shqipja gjëmoi në New York, sepse është siç thotë Ndre Mjeda:
E njat tok’ që je tue gzue/ e ke zan’ tash sa mij’ vjet/ shqiptaria, që mbet mblue/ sot nën dhe, edhe shqip flet.
Në fund të programit ka përshëndetur z.Qemal Zylo themelues dhe producent për TV “Alba Life” si dhe themelues dhe drejtor i Shkollës Shqipe “Alba Life” që operon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut. Ai shprehu mirënjohjen e pakufishme për të gjtiha mësueset që bashkëpunojnë në harmoni për të realizuar programin serioz dhe me plot profesionalizëm si dhe nxënësit që vinë me kaq dëshirë pranë Shkollës Shqipe “Alba Life”. Ai tha se Shkolla Shqipe “Alba Life” e mbyll me plot sukses vitin 2019-të. Z.Zylo vazhdoi se Shkolla Shqipe “Alba Life” u laureua nga shteti shqiptar si “Ambasador i Kombit”, realizoi me plot sukses projektin për Çamërinë të cilën e demonstroi në paradën shqiptare në Manhattan organizuar nga “Rrënjët Shqiptare” hapi për herë të parë Shkollën Shqipe “Alba Life” në Bronx dhe dha një program të bukur artistik në Bashkinë e Nju Jorkut organizuar nga z.Mark Gjonaj, këshilltar pranë Bashkisë në nderim të 107-Vjetorit të Pavarësisë. Së bashku me Dr.Valbona Zylo Watkins drejtore e programit mësimor iu shpërndau nga një dhuratë simbolike të gjitha mësueseve në shenjë mirënjohjeje pë punën e tyre gjatë semestrit të vjeshtës.
Aktiviteti u filmua nga bashkëpunëtorët e TV “Alba Life” si Todd Watkins dhe Elton Xhaferri.
Kjo e shtunë do të ngelet gjatë në kujtesën e pjesëmarrësve të shumtë pasi ishte nje aktivitet kulturor dhe artistik realizuar nga nxënësit shqiptarë në New York të cilët mësojnë me dashuri dhe zell Gjuhën Shqipe, pasi ajo është identiteti ynë kombëtar.
- Me shume foto shkoni ne FB dielli vatra
21 nëntor, 2019
Staten Island, New York