• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rally Against Unpunished Serbian War Crimes-Rape and Sexual Violence during the war in Kosova

October 19, 2019 by dgreca

Rally Against Unpunished Serbian War Crimes-Rape and Sexual Violence during the war in Kosova- 10/29/19

Dear Friends,

Join us to rally against the UNPUNISHED Serbian War Crimes of Rape and Sexual Violence during the war in Bosnia, Croatia and Kosova, Tuesday, October 29th, 11am-2pm in front of the Consulate General of Serbia, 62 West 45th St, NYC 10036. 

Justice delayed is justice denied! We need to support and be the voice of those who don’t have a voice. Share the flier, spread the word with friends, family and members of your organization. Share on social media with the hashtag #RallyforHERJustice(Mark Gjonaj)

Filed Under: Politike Tagged With: Serbian War Crimes-Rape-and sexual Violence-Kosova

LDK-VETEVENDOSJA NE NEGOCIATA

October 18, 2019 by dgreca

LDK-LVV, takim drejt marrëveshjes së koalicionit qeverisës

-Deklaratë e përbashkët nga takimi i grupeve punuese LDK – LVV/

Prishtinë, 18 Tetor 2019-Gazeta DIELLI/

Në vazhdimësi të takimit të dy liderëve të LDK-së dhe LVV-së, sot në Selinë e LDK-së është mbajtur takimi i grupeve punuese lidhur me marrëveshjen e koalicionit qeverisës. Dy grupet punuese u dakorduan lidhur me përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Në takim u shqyrtuan temat kryesore politike dhe reformat kyçe sektoriale të cilat e presin Qeverinë e re.

Palët u dakorduan për intensifikimin e takimeve dhe që takimi i radhës të mbahet të mërkurën nga ora 15:00 për të konkretizuar diskutimet e sotme, bën të ditur njoftimi dërguar sot nga LDK – Zyra për Informim./b.j/

Filed Under: Kronike

Anulojeni Çmimin Nobel- Peter Handke është një monstrum ideologjik….

October 18, 2019 by dgreca

NGA PROF.DR. MEHDI HYSENI/ Të anulohet Çmimi Nobel i Peter Handke-Sepse siç  shprehur me të drejtë në reagimin e tij, edhe filozofi i mirënjohur hebre francez, Alain Finkielkraut, “ Peter Handke është një monstrum ideologjik”.

S’ka asnjë dyshim se,  kush e hesht, e fsheh, e mbështet  dhe e justifikfon terrorizmin dhe gjenocidin qoftë në mënyrë verbale, financiare, propagandistike,  me shkrime të ndryshme letrare, me  vendime të ndryshme politike, diplomatike etj.,  nuk meriton kurrfarë Çmimi Nobel, por verdiktin e drejtësisë ndërkombëtare.

-Nëse  ndarja e Çmimit Nobël  “është e pakthyeshme” sipas rregullores së Komitetit përkatës vlerësues të Akademisë Mbretërore Suedeze, atëherë logjika racionale e ndërgjegjës njerëzore dhe parimi human si vlerë universale e thonë, që të  vetëdorëheqen anëtarët e atij Komiteti, të cilët gabimisht dhe verbërisht ia kanë akorduar atë shpërblim ndërkombëtar, Peter Handke-s, sepse mbajnë përgjegjësi morale, etike, profesionale dhe ligjore ngase kanë shpërblyer një psikopat proserb me ide, me pikëpamje, me qëndrime dhe me vepër nazifashiste, i cili e ka mbrojtur dhe justifikuar para gjithë botës gjenocidin dhe racismin serb të  Slobodan Milosheviqit, i cili, jo më pak se 10 vjet (1989-1999) ka terrorizuar, përgjakur, masakruar dhe vrarë me qindra e me mijëra njerëz civilë dhe luftëtarë të pafajshëm vetëm pse ishin kroatë, myslimanë boshnjakë dhe shqiptarët, të cilët mbronin identitetin, shtëpinë, territorin dhe lirinë e tyre nga pushtuesit okupatorë dhe agresorë gjenocidalë serbë.

Pavarësisht nga fakti se si janë “jusitifikuar” anëtarët e  Komitetit, të cilët kanë vendosur që Nobeli i sivjetëm për letërsi t’i jepet edhe Peter Handke-s, nuk vjen në shprehje vlerësimi dhe shpërblimi i një vepre qoftë letrare apo joletrare, nëse përmbajtja e saj ka karakter dhe mesazh fashist dhe racist, sepse nxit, ringjallë, ndez  dhe propagandon vlerëzimin pozitiv të hollokaustit antisemitist të Hitlerit, cili gllabëroi mbi 6 milionë hebrenjë dhe me miliona popuj të tjerë të Evropës. Krahas hebrenjve, nazifashizmin shfarosës më shtrenjti e pagoi populli rus me mbi “25 milionë viktima” dhe me shaktërrime  dhe dëme të pallogaritshme material dhe ekonomike etj.

Ballkani, Evropa dhe bota reaguan drejt dhe me një zë, JO çmime dhe shpërblime evropiane e as botërore fashizmit dhe gjenocidit serbomadh në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1989-1999) !

Si rrjedhim i qindra e mijëra reagimeve të opinionit ndërkombëtar kundër ndarjes së Çmimit Nobël për letërsi, shkrimtarit kontravers austriak, Peter Handke, edhe unë si viktimë e mbijetuar  e gjenocidit serb në Kosovë (tani, refugjat në Amerikë, jo më pak se 20 vjet) solidarizohem dhe, pa asnjë rezervë  u bashkohem të të gjitha atyre kundërshtimeve etike dhe plotësisht të pranueshme  kundër ndarjes së Çmimit Nobël, Peter Handke. Ky akt shpërblyes nuk përbën vetëm turp, por edhe provokim, edhe papërgjegjësi dhe iracionalizëm, sepse është  mohim dhe baltim i vlerave të njëmendta humane dhe shkencore universale  të përbotshme.

Pra, meqë  ra fjala për ndarjen e sivjetshme të Çmimit Nobël për Letërsi, Peter  Handke, e kam këtë pyetje për Komitetin e Nobelit të Akademisë Mbretërore të Shkencave të  Suedisë :

-Pse  qe  3 dekada, Çmimi Nobël nuk iu nda Ismail Kaderes, shkrimtarit  shqiptar më të shquar, më të frytshëm dhe më të lexueshëm në botë, edhe për nga cilësia, edhe për nga sasia e  krijimtarisë së veprave të tij letrare artistike,  por, ja së fundi, për habi dhe për befasi të gjithë Evropës dhe të gjithë botës, në tetorin e këtij viti (2019), Çmimi Nobel iu nda Peter Handke, një fashisti proserb që justifikoi gjenocidin e S.Milosheviqit ?!

-Nëse një “kriter vlerësues” i shpërblimit të Peter Handke, vlen edhe për konkurruesit e tjerë për Çmimin Nobël, atëherë, shkrimtari dhe akademiku shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, kurrë nuk po e fitoka Nobelin për Letërsi, sepse nuk i plotëson kushtet si Peter Handke, duke qenë se Kadareja ka kritikuar dhe, dot nuk është pajtuar me politikën gjenocidale fashistoide të Slobodan Milosheviqit  kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës.  Pra, Ismail Kadare është vlerë siprane e artit të letërsisë, është antitezë e antivlerave nazifashiste dhe raciste, që vrasin,  helmatisin, përçajnë dhe, që i fusin në grindje e në luftëra të ndyra fashiste  dhe hegjemoniste popujt e gjithë botës.

Tërheqja e Nobelit, shpëton autoritetin dhe  vlerat e Akademisë

Prandaj, Akademia prestigjioze botërore e Mbretërisë së Suedisë, pavarësisht  se çfarë thotë Rregullorja apo Statuti i Komitetit Vlerësues  për Ndarjen e Çmimit Nobel për Letërsi (se vendimi i anëtarëve të tij, është i pakthyeshëm), me procedurë të shkurtër, do të duhej që ta anulonte Çmimin Nobel për Peter Handke, sepse reagimet  ndërkombëtare, që pasuan pas ndarjes së këtij çmimi justifikojnë të kundërtën nga vlerësimi pozitiv në favorin e laurimit të Peter Handke, i cili,  botërisht ka mbrojtur dhe, ende po e mbron ideologjinë dhe politikën gjenocidale të Hitlerit serb të Ballkanit, Slobodan Milosheviqit (1990-1999).

Mirëpo, nuk mund të ketë Çmim Nobel   për fashistët dhe për racistët si Hitleri, si Gebelsi, si Milosheviqi, e, as për  adhuruesit dhe për mbështetësit e tyre, siç është Peter  Handke në rastin e mbrojtjes së kryekriminelit serb, Slobodan Milosheviq, që për “hesape” të tyre antihumane janë gjenjde, ta djegin  Evropën dhe Botën, me qëllim për të shpërfytyruar të vërtetën dhe drejtësinë.

Mirpëpo, Peter Handke (me gjithë opusin e tij letrar, politik dhe propagandistik) nuk ka asnjë gjasë, që  t’i murkullojë  3 gjenocidet serbe të Slobodan Milosheviqit, sepse këto kanë ndodhur  jo fort moti, por gjatë dekadës së fundme të shekullit (1990-1999).

Për këto krime monstruoze të gjenocidit serb, tanimë, është në dijeni e tërë Evropa dhe e tërë bota. Me dënimin e këtyre krimeve të gjenocidit serb, ende është duke u marrë, edhe Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, e formuar nga OKB-ja (1993-2019) , e cila  e pati procesuar edhe kryekriminelin Slobodan Milosheviq, por nuk arriti edhe për t’ia shqiptuar verdiktin e fundit me burg, sepse ai, pas 5 vitesh qëndrimi në burgun hetues të Shevingenit (2001-2006) pati bërë vetëvrasje.

 Sa më sipër, shtrohet pyetja racionale, si ndodhi, që Akademia Mbretërore Suedeze me renome ndërkombëtare botërore, ta lauronte  me Çmimin Nobël shkrimtarin austriak, Peter Handke, i cili në sy të Evropës dhe të botës, jo vetëm se e ka simpatizuar, por edhe e ka mbështetur verbalisht (me deklarata, me intervista të ndryshme, si dhe me vizita e takime tete a tete  idolin e tij, Slobodan Milosheviqi) dhe me shkrimet e me veprat e tij politikën fashiste dhe gjenocidale të kryekriminelit të Ballkanit, Slobodan Milosheviqi, i cili ishte pëgjegjësi dhe fajtori kryesor për kryerjen e tri agresionave luftarake dhe 3 gjenocideve të Serbisë kundër Kroacisë, të Bosnjës dhe të Kosovës (1990-1999).

Shpërfytyrimi dhe subjektivizimi për qëllime politizimi të së vërtetës nuk    i sjell asnjë dobi dhe, asnjë vlerë universale as shkencës e as qytetërimit të njerëzimit, por vetëm mjegulla të dendura dhe të padavaritshme, ku stërkeqet dhe humb çdo shenjë dhe çdo gjurmë e humanizmit, e drejtësisë, e solidarësisë, e barazisë, e  tolerancës, e mirëbesimit dhe e alturizmit në dimensione botërore.

Simpatia, mbështetja dhe justifikimi i 3 gjenocideve serbe nuk duhet mbështetur nga asnjë institucion në Evropë e as në botë.

Ndaj, as nga Akademia Mbretërore e Suedisë, Komiteti i së cilës në tetor 2019, Çmimin e Nobelit për Letërsi ia akordoi edhe fashistit proserb Peter Handke , nuk ka asnjë arsye, që të mos anulojë  e anulojë këtë çmim ndërkombëtar, sepse brendia dhe mesazhi i krijimtarisë letrare të tij flet ndryshe, d.m.th. justifikon dhe hymnizon politikën gjenocidale të Slobodan Milosheviqit, i cili për t’i rizgjeruar lufijtë territorialë të Serbisë së Madhe, ai ka kryer 3 gjenocide në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1990-1999). Këtë të vërtetë, tanimë e di e gjithë Evropa dhe e gjithë bota e sotme e qytetaëruar.

Nuk mund t’i jepet Çmimi Nobel Peter Handke-s,  sepse me bindje, me pikëpamje ideologjike, me qëndrime, me adhurimin, me mbështetjen dhe me jusitifikimin e krimeve të gjenocidit  serb të Slobodan Milosheviqit, të kryer në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1990-1999) ka dëshmuar para Evropës dhe para gjithë botës se është nazifashist dhe nacist sikurse Adolf Hitleri dhe Benito Musolini (1939-1945).

Madje, si ka qenë e mundur që Peter Handkes t’i jepej Çmimi Nobel për Letërsi nga Akademia Mbretërore e Shkencave e Suedisë, kur ai,  jo vetëm që hymnizonte dhe ngriste në piedestal  si kryepersonazh dhe kryehero të  shkrimeve dhe të veprave të tij, Slobodan Milosheviqin-Hitlerin çetniko-fashist serb të Ballkanit, të cilin qeveria e Serbisë , më 1 prill 2001 ia pati ekstraduar Tribunalit të Hagës në Holandë për shkak të kryerjes së krimeve të gjenocidit kundër kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe shqiptarëve në Kosovës(1990-1999). Mirëpo,  kjo nuk pati kurrfarë efekti pozitiv human njerëzor për lauretin e sotëm të  Çmimit Nobel, Peter Handke, sepse ky, edhe në burgun hetues të Shevingenit në Hagë (siç bëjnë të ditur me dhjetra dhe me qindra agjenci informative dhe masmedia ballkanike, evropiane dhe botërore) disa herë e ka vizituar Slobodan Milosheviqin, si dhe më pas, më 18 mars 2006, me rastin e varrimit të tij në Pozharevac të Serbisë, fashisti proserb dhe racist Peter Handke, jo vetëm që mori pjesë në këtë ceremoni varrimi, por edhe i kishte dhënë lamtumirën e fundit, duke i lexuar “testamentin” për “meritat” dhe për “kontributin” e tij, që kishte dhënë për 3 gjenocidet e Serbisë në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1990-1999).

Gjithashtu, si ka qenë e mundur, që racistit Peter Handke t’i ndahet Çmimi Nobel për letërsi, kur ky pa asnjë argument ka kritikuar Amerikën dhe NATO-n , që me plot të drejtë e patën bobardduar RFJ-në (Serbia+Mali i Zi) e kryekriminelit Slobodan Milosheviq (24 mars-10 qershor 1999)në mënyrë që të shpëtonin mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë nga terrori dhe gjenocidi i forcave çetniko-fashiste serbe (militare, paramilitare dhe policore), të cilat ia paten vënë zjarrin dhe flakën Kosovës, duke  i dëbuar mbi 1 milion shqiptarë dhe, duke i vrarë dhe masakruar  mbi 12 mijë sish të të gjitha moshave pa dallim.

-Po, Peter Handke kishte dëgjuar fare për gjenocidin serb, të kryer nga forcat militare çetniko-fashiste të gjeneralit Ratko Mladiq (i cili është dënuar me burg të përjetshëm nga  Tribunali i Hagës, më 22 nëntor 2017),  në bashkërendim dhe me urdhrin e Slobodan MIlosheviqit dhe të Radovan Karaxhiqit  ekzekutuan  mbi “8.000 myslimanë boshnjakë”, edhe pse gjoja “ishin të mbrojtur “ nga forcat paqësore të Kombeve të Bashkuara (  11 korrik 1995) ?

-Po, Peter Handke kishte dëgjuar për masakrën gjenocidale të Vukovarit në Kroaci, më 1991, ku forcat çetniko-fashiste serbe të astuquajtura “JNA” të Slobodan Milosheviqit kishin  okupuar dhe vrarë mbi  “ 2500 kroatë, prej tyre 1600 civilë dhe 900 luftëtarë”. Gjatë okupimit  (87 ditësh, gusht – nëntor 1991) forcat pushtuese serbe  kanë masakruar masovikisht lluftëtarët  kroatë të zënë robë së bashku me persoant e tjerë civilë. Thuhet se, nga Spitali i Vukovarit, forcat pushtuese serbe kanë kidnapuar mbi “200  pacientë të plagosur, dhe i kanë shpënë në lokalitetin e afërt të quajtur  Ovçara, ku të të gjithë i kanë ekzekutuar”. Kjo ishte tragjedia e Vukovarit kroat, i cili brenda 87 ditësh përjetoi masakra dhe krime të papara të gjenocidit serb.

Së fundi, po si mund t’i jepet Çmimi Nobel, Peter Handke, kur ai vetë  e ka mohuar vlerën  dhe rëndësinë e  Çmimit Nobel për Letërsi,   se  nuk është asgjë tjetër veçse “një kanonizim  i rremë prej të cilit nuk përfiton asgjë lexuesi” (!)

Filed Under: Analiza Tagged With: Prof. Dr. Mehdi Hyseni-Anulojeni Nobelin- Handake monster

Hezitimi ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do e përndjekë Bashkimin Europian

October 18, 2019 by dgreca

Nga Akri Çipa/

Kur Këshilli Europian të mblidhet më 17 dhe 18 tetor për të vendosur hapjen ose jo të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, do të jetë duke marrë një vendim edhe për të ardhmen e vetë Bashkimit Europian. Ky vendim ka pasoja të rëndësishme dhe do ndikojë shumë te taktikat, strategjia, por dhe vetë ndërgjegjja e bllokut europian.

Raportimet e fundit sugjerojnë se vendimi për hapjen e negociatave me dy vendet ballkanike do të shtyhet për vitin e ardhshëm. Problemi është se kjo gjendje po bëhet tashmë kronike. Një shtyrje e mëtejshme do të përjetësojë në sytë e popujve të Ballkanit paaftësinë dhe mungesën e dëshirës së BE për të hapur derën ndaj njërit prej rajoneve të fundit të Europës që nuk është integruar ende në projektin e përbashkët europian.

Vende si Shqipëria, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut i kanë drejtuar politikat e jashtme krah Bashkimit Europian, sikurse dhe kanë ndërmarrë reforma të brendshme të dhimbshme në bazë të pritshmërive të BE. Ky është normalitet për vendet të cilat aspirojnë dhe presin të bashkohen me unionin. Por, nëse tashmë BE i mbyll derën në fytyrë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të shumtë do jenë ata që do të fillojnë të ngrenë pikëpyetje nëse vendimet e dhimbshme dhe reformat e deritanishme ia kanë vlejtur.

Këto vendime të dhimbshme ishin të nevojshme për t’u afruar me Bashkimin Europian. Ky ishte rasti, për shembull, i tashmë-Maqedonisë së Veriut, e cila zgjidhi konfliktin disadekadësh me Greqinë për emrin zyrtar të vendit. Sikurse është dhe rasti i Shqipërisë, e cila po vazhdon akoma një proces transformues të sistemit gjyqësor. Nëse blloku shtyn përsëri hapjen e negociatave, do të konfirmojë në mënyrë indirekte se ka një distancë të pakapërcyeshme në të ardhmen e afërt ndërmjet BE dhe Ballkanit Perëndimor. Një vendim i tillë rrezikon aftësinë e BE për të ndikuar mbi vendet e Ballkanit.

Kjo në fakt do të përbënte një nga efektet negative të vendimit për shtyrjen e hapjes së negociatave: një gabim taktik. Si rezultat mund të shohim iniciativa të reja dhe vendime nga vendet e Ballkanit Perëndimor që nuk janë në vijë me pritshmëritë dhe interesat e Bashkimit Europian.

Pasojat e hezitimit të vendeve anëtare të BE tani do të përkthehen njëkohësisht edhe në llogaritje të dobëta strategjike. Vendimmarrësit në Bruksel dhe në kryeqytetet europiane i neglizhojnë influencat e aktorëve të tjerë të huaj në rajon. Në forma dhe nivele të ndryshme, vende si Rusia, Kina, dhe Turqia ndjekin agjenda në Ballkan që janë shumë larg asaj të Bashkimit Europian. Ndërhyrja ruse, investimet kineze dhe paternalizmi turk kundrejt rajonit janë sfida të rëndësishme për interesat e BE në Ballkan.

Duke shtyrë tani hapjen e negociatave – e cila, në fund të fundit, është vetëm një fillim, pasi hyrja në BE do të kërkojë vite – Bashkimi Europian do të dërgojë një mesazh për planifikimin afatgjatë strategjik. Do u thotë vendeve të rajonit se nuk janë në projektet e BE për momentin. Dhe mesazhi indirekt që këto vende do të marrin është se mund të fillojnë të shikojnë rreth e rrotull për mundësi të cilat në periudhën afatshkurtër do të zinin vendin e hezitimit të Bashkimit Europian.

Së fundmi, vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut thotë shumë edhe për aftësinë e BE për të mbajtur fjalën kundrejt vendeve të Ballkanit që e shikojnë me admirim projektin europian. Sigurisht, rajoni ka sfida të rëndësishme që lidhen me demokratizimin, korrupsionin, respektimin e shtetit ligjor, sikurse dhe me zhvillimin dhe konkurrueshmërinë ekonomike. Por, sikurse është thënë tashmë, hapja e procesit të negociatave nuk është një përfundim, por vetëm një fillim.

Nëse, eventualisht, Këshilli Europian vendos të shtyjë përsëri vendimin, do të diskreditojë gjithashtu edhe rekomandimin e vetë Komisionit Europian, që mbështeti hapjen e pakushtëzuar të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në maj 2019.

Mungesa e vendosmërisë së Këshillit Europian nuk do të jetë një goditje vetëm Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit që shpresojnë të hyjnë në BE në të ardhmen e afërt. Ajo do të zhgënjejë edhe shumë vende anëtare që e mbështesin fuqimisht angazhimin ndaj rajonit dhe premtimeve që u janë bërë vendeve ballkanike. Do të zhgënjejë njëkohësisht edhe vetë institucionet e BE. Do të tregojë një mungesë kohezioni të brendshëm të projektit europian në çështje të cilat, deri para një dekade, adresoheshin në mënyrë përcaktuese dhe me konsensus nga unioni.

Pasojat e hapjes së munguar të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të shkojnë përtej thjesht zhgënjimit që karakterizoi shtyrjet e mëparshme. Bashkimi Europian është ende në kohë për të mos i lënë ato pasoja të materializohen.

Filed Under: Analiza Tagged With: Akri Cipa-BE-Shqiperi-Maqedoni e Veriut

Mjaft mallkuat Francën, Pigalin e keni në Shqipëri!

October 18, 2019 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Aty nga mesi i shtatorit, u arrestua një nëpunës i kadastrës në Durrës. Nuk po e them emrin pasi nuk është thelbi personi, por ngjarja dhe metodat antiligjore të vet shtetit aktual apo qeverisë aktuale. Qe ky një arrestim i bujshëm që e bëri kryeministrin e vendit të bënte zbulimin e radhës KÇK-ën apo grupimin e gjyqtarëve ku sipas të cilit me që janë orët e fundit të vettingut, që nuk kalojnë atë, kapim çfarë të kapim, me një fjalë zhvasin ku të mundin dhe sa të mundin. Sipas tij viktima ishte ky punonjësi i kadastrës në Durrës. Dhe se për ta përforcuar këtë ca orë më pas në sallën e gjyqit do shfaqej gjithë vetulla e buzë shtrënguar zëvendësi i tij ose zëvendëskryeministri i shqiptarëve Erion Braçe. Një nga ato kërcënimet e hapura kur qeveria i fut duart me dhunë në punët e drejtësisë, megjithëse ka ardhur në pushtet me premtimin për një reformë rrënjosore të saj, por me paratë e Amerikës. Nga ana tjetër për gjithë ata gjyqtarë të rrëzuar ka sulmuar ashpër qeveritë e mëparshme qofshin ato të PD-ës apo të PS-ës, tranzistoret apo të shpëtimit a pajtimit kombëtar, si fabrika të prodhimit të gjyqtarëve të korruptuar. Sipas shtypit të sotshmen Gjykata e Apelit në Durrës e liron me kusht këtë punonjës të Kadastrës. Ndërhyrja e drejtpërdrejtë e km në një arrestim a gjykim flagrant me siguri na çon të mendojmë se ky nëpunës duhet të jetë një xhevahir. Sepse siç e dini një arrestim a një ndalim personi është punë në grup, fillon nga kallëzimi, organi i akuzës pastaj ai i gjykimit dhe i mbrojtjes. Them se duhet të jetë xhevahir pasi kanë ndodhur plot arrestime administrate, km ose ka heshtur, ose ka bërë ka deklaruar se nuk merret me organet e drejtësisë. E bëri këtë me ish ministrat e tij të brendshëm Tahiri e Xhafaj. Po me sa duket pesha e këtij nëpunësi kalon atë të ministrave. Gjithsesi sot në opinionin shqiptar kjo ngjarje nuk përbën aspak lajm. Ka një shfrymë pështymash karshi Francës dhe Makronit, një shfrymë me solidarizim sa shqiptarët po merren me karikaturat e zonjës së parë franceze dhe moshën e saj. Ka një shfrymë mallkimesh duke i kujtuar Francës të shkuarën se  ka qënë pikërisht ajo që i ka ndarë shqiptarët. Kanë filluar një dashuri të madhe me Gjermaninë, megjithëse kanë plot 30 vjetë që grinden për datën se kur e braktisi gjermani i fundit fushën e Shtojit në Shkodër, më 28 apo 29 nëntor 1944. E harruan Hollandën që ka gjithë vitin që deklaron një Jo të prerë etj. Ka një solidaritet të shfrenuar që i shkon kaq për shtat pikërisht dështimit të tyre, pa e kuptuar asnjëherë se ndërhyrje të tilla të drejtëpërdrejta të km e zëvendësit e tij, shto dhe fiaskot ekonomike, informalitetin, janë një fiasko e madhe për të qënë partner të komunitetit europian. Ka një shfrymë që bëjnë urra pas një Goliku nga Tepelena që mallkon me iso Europën, megjithëse forca më vitale, 80% e krahut të punës, 40% e shoqërisë jetojnë e punojnë aty. Madje edhe djemtë a vajzat, nipojtë e mbesat e këtij Goliku duhet të jenë aty. Dhe duhet ta kenë emrin të listuar në Western Unionin, bankomatet e të cilit janë kompesimi i ekzistencës së shqiptarëve baballarë dhe atyre të papunë e kokëçarë nga koha e kanakarëve të gjoja progresit shqiptar. Baballarëve me pencione thërrime megjithëse pretenduan se ndërtuan socializmin me plane 3, 4, apo 5 vjeçare, duke marrë si investime fabrikat e mbaruara të Kinës dhe platformat e luftës së klasave nga Bashkimi Sovjetik. Ndërtuan bunker të cilësisë së parë për një armik imagjinar dhe për vete parafabrikate apo hekuradha me aksion, me urra, me pështyma mallkimi karshi Perëndimit etj. Por kurrë nuk mallkuan liderët e tyre të dështimit, ashtu sikur edhe sot kurrë nuk po mallkojnë liderët e rënies dhe shpërbërjes kombëtare, por Francës dhe yonjën e parë të saj.

Madje me indinjatë nuk durojnë t’u kujtosh edhe besimin e tyre oriental të cilin e aplikojnë më shumë për inat të njëri-tjetrit, e aplikojnë për të thënë se kanë besim, duke vënë në kandar deri ekzistencën e tyre si shqiptarë. Nuk futesh në Europë me mallkime zotërinj. Jemi demode në kuptimin e plotë të fjalës. Vetëm në kohën e Enver Hoxhës bëheshin gjyqet me udhëzimet e njëshit. Mirëpo në Shqipërinë tonë janë dënuar njerëz për inkuizicionin dhe ne kemi heshtur, kemi duartrokitur. Ashtu siç heshtim dhe pranojmë tani që në postet kyçe vendosim ish ministra të Ramiz Alisë dhe ju prisni që Franca t’jua a fali. Kur Gramoz Ruçi vriste djemtë e Shkodrës, Makroni i Francës admironte protestat e lirisë së këtyre djemve. Dhe ju prisni të thotë po…? Eshtë absurd social të mendosh se një emigrant shqiptar në Francë, për shkak të luftës brenda llojit, si Edi Rama. Jo një emigrant ekonomik dhe për liritë a të drejtat e njeriut etj., por një emigrant nga nomenklatura, vjen e bëhet kryeministër, premton reforma dhe këtej dërgon zëvendësin e tij në sallën e gjyqit për një nëpunës kadastre etj., pret t’ju çoj në Europë. Mos mallkoni Francën por shkoni dhe zbytheni nga zyra se po vazhduat kështu edhe 20 vjetë të tjera aty e keni. Janë ca fiasko sociale që fillojnë me tolerimet, ministër, kryetra bashkie, kryetar partie, kryeministër, ca fiasko që po ju shtypin përditë dhe ju ka kthyer në gagarelë të mallkimeve karshi Europës. Por është thjeshtë, më përpara se t’i kërkohet llogari tjetrit, përpiquni e t’ia kërkoni vetes dhe do ta kuptoni se ku qëndron marrëzia e mallkimeve. Bëjeni këtë për veten tuaj se nuk ka kush ta bëj për ju. Ky që quhet opozitar ka rënë në gjumë dhe ka për të qënë i tillë, gjumash edhe kur të qeverisi. Nuk ka opozitarizëm pa marrë parasysh deri sakrificën, madje opozitarizmi i vërtetë aty rron, aty fillon, aty sfidon. Kësisoj zbytheni një të pafytyrë se zbythjet pjellin ndryshimin dhe liderin që u duhet, jo këtë lloj soji shushunjë që veç llomotit e kuturisët si patat e Pigalit.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja- Mjaft e shate Francen

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 852
  • 853
  • 854
  • 855
  • 856
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT