• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Presidenti Thaçi pritet nga kryeministri japonez, Shinzo Abe

September 14, 2019 by dgreca

Tokio, 13 shtator 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me lartmadhërinë e tij, Perandori Naruhito i Japonisë, është pritur në një takim nga kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.Në këtë takim është biseduar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe për mundësinë e rritjes së shkëmbimit ekonomik, arsimor dhe kulturor.

Presidenti Thaçi ka falënderuar kryeministrin Abe për mbështetjen që Japonia i ka dhënë Kosovës, sidomos në fazën e shtet-ndërtimit, të forcimit të institucioneve, në fushën mediave, shëndetësisë, arsimit, kulturës dhe ambientit.

 “Këtë vit shënojmë 10 vjet të vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve. Është një lajm jashtëzakonisht i mirë që Japonia po rrit praninë e vet në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai, pas një konference për media me kryeministrin japonez. “Në Kosovë kjo konkretisht bëhet me hapjen e Ambasadës Japoneze në fillim të vitit të ardhshëm”, shtoi presidenti Thaçi.

Sipas tij, iniciativa e kryeministrit Abe për bashkëpunimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor është shumë inkurajuese dhe ka për qëllim krijimin e paqes afatgjate në rajonin tonë.

Nga ana tjetër, kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe ka thënë se në 10 vitet e fundit marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Japonisë janë rritur jashtëzakonisht shumë.

 “Sot kemi shkëmbyer pikëpamje të ndryshme për të gjetur mënyra për të avancuar këtë bashkëpunim”, ka thënë kryeministri Abe, pas takimit me presidentin Thaçi.

Në këtë takim është biseduar edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si parakusht për anëtarësimin e dy vendeve në Bashkimin Europian.

 “Në këtë drejtim sigurova kryeministrin Abe se Kosova mbetet e përkushtuar për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare paqësore, që nënkupton njohjen reciproke”, ka thënë presidenti Thaçi.

Edhe kryeministri japonez, Shinzo Abe ka folur për rëndësinë e arritjes të një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe krijimin e  parakushteve për të vazhduar ky dialog.

 “Japonia është duke promovuar paqen dhe stabilitetin në rajon. Ne  mbështesim dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Shpresoj të shoh lidershipin e Presidentit Thaçi për arritjen e këtij progresi në këtë dialog”, ka shtuar Abe.

Në këtë takim janë biseduar edhe mënyrat konkrete për investimet japoneze në Kosovë. Me këtë rast, kryeministri Abe ka mirëpritur iniciativën e presidentit Thaçi për krijimin e një parku të biznesit për kompanitë japoneze në Kosovë, duke kontribuar në shkëmbim të madh dhe zhvillim ekonomik për Kosovën.

Është folur gjithashtu edhe për shqetësimet për sigurinë e përgjithshme të Japonisë për shkak të sjelljes së Koresë së Veriut.

Presidenti Thaçi është shprehur se Kosova mbështet plotësisht qëndrimin e Japonisë dhe kërkon të vazhdohet dialogu për zgjidhjen e kontesteve e sidomos me prioritet të gjendet zgjidhje për kidnapimin e qytetarëve japonezë nga autoritetet e Koresë Veriore.

Pas takimit, kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe ka shtruar një darkë për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe delegacionin kosovar.

*Per me shume fotografi shihni ne fb dielli vatra

Filed Under: Analiza Tagged With: Presidenti Thaci-Pritje-Kryeministri Abe

DOSJET- SIMON MIRAKAJ : KOHA E SHFAROSJES-Një Libër Homazh për Viktimat e Diktaturës

September 14, 2019 by dgreca

Libri”Koha e Shfarosjes” Promovohet sot në Vatër, ora 11 e 30. Ejani ta shfletojmë së bashku këtë libër dëshmi për viktimat dhe aktakuzë për shkaktarët e tragjedisë ndaj shqiptarëve, të cilët ende nuk kanë kërkuar falje /

Nga Simon Mirakaj/*

Mbas fitores së forcave aleate mbi fashizmin, Shqipëria u gjend për fat të keq e pushtuar përsëri nga një diktaturë tjetër, ajo komuniste. Vendet e Europës Perëndimore mbas mbarimit të luftës së Dytë botërore filluan rindërtimin e vendit, ndërsa europa lindore e në vecanti Shqipëria filluan ndërtimin e burgjeve e të kampeve të intemimit. Shqipëria u kthye në një shtet-burg, një shtet i cili u rrethua me tela me gjemba. Historikisht popujt vuajnë nga pushtuesit, ndërsa ne, pra populli shqiptar u kap rob nga shqiptarët komunistë që torturuan një pjesë të madhe të popullit vetëm e vetëm se mendonin ndryshe, se donin një Shqipëri të lirë e demokratike. Instalimi i diktaturës komuniste u përball me rezistencën e nacionalistëve, me rezistencën e antikomunistëve, si kryengritja e Malësisë Madhe në 1945 me heroin legjendar Preng Calin, Llesh Marashin. Kryengritja Postribës me prijësin e saj Jup Kazazin, kryengritja e Zhapokikës në jug në Tepelenë. Këto kryengritje, kjo rezistencë u mbyt në gjak nga bandat e kuqe që kishin zënë popullin e vet rob. Nëse do kishte cmim për krime, Shqipëria duke marrë në konsideratë sipërfaqen dhe numrin e popullsisë do zinte vendin e parë.

Pas ardhjes së komunistëve në pushtet, ndëshkimi i parë iu dha inteligjencës që ishin të shkolluar në Perëndim, klerit katolik në vecanti, në mënyrë të vecante prifterinjve ne veri te Shqiperise ku binomi per fe dhe atdhe i shoqeroi kudo. Prifterinjte katolike dhe te shkolluarit ne perendim u goditen, sepse ishin te gjithe te shkolluar ne universitetet me te mira te evropes dhe se perfaqesonin familjet fisnike dhe patriotike. Pra, ky ndeshkim i padegjuar as nga pushtuesit ju dha familjeve, ku te paret e tyre kishin ndenjur me pushke ne krah kundra pushtimit otoman, qe kishin nje kontribut te madh ne pavaresine e Shqiperise dhe atyre familjeve qe kishin ndenjur me pushke ne krah kundra serbeve, kundra cdo pushtuesi. Shpata e padrejtesise dhe e ndeshkimit mizor ra mbi keto familje, se ato ishin kundra komunizmit, kundra diktatures komuniste qe e depersonalizoi njeriun. Por kishte dhe nga ata qe e sfiduan vdekjen me qendrimin e tyre dinjitoz. Po sjell ndem1end dy personalitete, Musine Kokalari, qe vinte nga nje familje intelektualesh e patriotesh nga Gjirokastra, qe ne gjyq iu drejtua trupit gjykues: -Une nukjam komuniste, por kjo nuk dote thote se une e dua Shqiperine me pak se ju. Ndersa Pader Anton Harapin, nje nder me te medhenjte e kishes katolike, kur po e dergonin me e ekzekutu te shoqeruar nga toga e pushkatimit, rruga duke shkuar per te vendi i ekzekutimit ishte gjithe balte, njeri prej policeve i thote: -Pse e ngre veladonin, ti po shkon me u ekzekutu. Pader Antoni i pergjigjet se edhe atje dua te shkoj i paster. Diktatura komuniste nuk mund te jetonte me inteligjencen, u mundua qe ta van-ose ate. Nga diktatura u ekzektuan me gjyq e pa gjyq gjashte mije njerez, kater mije jane pa van·. Pati mjaft patriote antikomuniste qe ju drejtuan popullit per t’i shpjeguar se kush eshte komunizmi, se per fat te keq njeriu eshte i predispozuar te shkoje e te kerkoje te panjohuren, sidomos ne vende te pazhvilluara si Shqiperia. Kole Bib Mirakaj i eshte drejtuar popullit ne nje takim: -Degjoni te dashtun pjesemarres! Nese do mbeshtesni komunizmin, dijeni se keni me kerkue pushke me vra veten e s’keni me e gjete. Koha tregoi se paska pase te drejte. Nje miku im prej Oroshit te Mirdites, Ded Gjon Markagjoni, i biri i Kapidanit me tregonte se kishte shku Mehmet Shehu ne Mirdite pasi e kishte mbytur ne gjak dhe mbledhe katundet perreth per te folur per sukseset e arritura. Mbasi mbaron fjalimin i drejtohet turmes se kush e don fjalen. Mbas disa minutash heshtjeje e merr fjalen nje burre i vjeter: Ndigjo or shoku Mehmet, erdhi turku e thame, turki te ikin e dreqi le te vije, erdhi nemcja e thame nemcja te ikin e dreqi te vije, erdhi taljani e thame italjani te iki e dreqi le te vije, tash ka ardhe ai qe kena kerku or ti.

Diktatura komuniste shkaktoi nje tragjedi te padegjuar ne historine shekullore te vendit tone, tragjedi mbi njerez krejtesisht te pafajshem, kete tragjedi do ta kishte lakmi dhe Shekspiri. I vetmi faj i ketyre familjeve ishte se ata donin nje Shqiperi te lire e demokratike. Diktatura komuniste zhduku ajken e kombit. Antikomunizmi, revolta kunder diktatures pati dhe ne vitet e mevonshme, si kryengritja e Spacit, ku te burgosurit therrisnin poshte komunizmi, poshte diktatura komuniste, !Rrofte Shqiperia e lire. Ne kete kryengritje per here te pare mbas tre dekadash u ngrit flamuri pa yllin e kuq. Kryengritja u mposht nga sadistet, duke vrare kater djem te rinj e duke riburgosur qindra te tjere. Diktatura na ndau nga njerezit me te afert, por nuk na ndau dot nga deshira per dije, na vrau, por nuk mundi me vra endrren per liri, na burgosen, por kurre nuk na burgosen shpirtin e lirise. Kauza jone fitoi. Perandoria e se keqes u shemb. Liria erdhi, por ne themelet e saj ka shume gjak, ka shume qe u martirizuan per liri e demokraci, ka shume jete te humbura ne burgje e kampe intemimi, ka shume qe jane pa varr. Mbas shembjes se komunizmit nuk degjuam as nuk pame nga keta, qe ishin drejtperdrejte fajtore per kete tragjedi te shkaktuar nga padrejtesia te kerkonin falje !

Mbas vitit ’90-te shume te burgosur, qofshin keta shkrimtare, apo njerez te thjeshte filluan te shkruajne, t’u japin intervista mediave vendase e atyre te huaja per torturat ne burgje, ne kampet e intemimit. Pati mjaft botime, te cilat vazhdojne te shkruhen edhe sot nga te burgosurit, apo nga trashegimtaret e tyre. Mendoj se eshte pergjegesi morale e detyre patriotike qe trashegimtaret e ketyre familjeve, tashme te shkolluar te shkruajne e te nxjerrin ne pah jo vetem vuajtjet, por edhe vlerat e tyre patriotike. Se, ne rast se ne jemi sot edhe pse te cunguar si territor nga fuqite e medha, jane perpjekjet, sakrificat e ketyre qe kane sfiduar edhe vdekjen per me mbrojte kufijte. Per mua eshte kenaqesi e madhe qe miku i idealeve antikomuniste, Sokol Paja ka marre persiper te shkruaje per familjen Paja prej Malesise se Madhe, qe e pagoi shtrenjte padrejtesine e shkaktuar nga diktatura. Kjo me jep kenaqesi te madhe se trashegimia vazhdon ne frymen e saj patriotike, atdheu mbi te gjitha.

Libri “Koha e shfarosjes” i shkruar prej gazetarit, Sokol Paja i cili ne familjen e tij pati te pushkatuar, te vrare me top, te burgosur, te internuar, pasuri te konfiskuar e njerez te persekutuar e perndjekur prej sigurimit per 30 vjet me radhe eshte nje liber homazh per familjaret e tij te pavdekshem. Keta tribune lirie dhane jeten dhe nuk u perkulen para komunizmit. Libri “Koha e shfarosjes” pershkruan hakmarrjen komuniste kunder ketyre familjeve antikomuniste. Represioni, agresiviteti dhe masivizmi i torturave ishte ne limitet e genocidit ku ne theme! te idese ishte shfarosja familjare e antikomunisteve. Ky liber eshte nje pasqyre e ferrit komunist qe shqiptaret jetuan per 50 vjet. Ky liber ben nje paraqitje te detajuar sesi u vrane, u persekutuan dhe u perndoqen familjaret e familjes Paja ne Rrjoll te Malesise se Madhe. Libri pershkruan sesi keta familjare edhe para plumbit komunist nuk u perulen e perkulen, por rane me nder, dinjitet e krenari per Shqiperine e lire. Shpresoj se nuk do jete e larget koha qe keta njerez, keta patriote qe umartirizuan, do ngjiten ne piedestalin qe meritojne. <;do popull ka heronjte e vet, heronjte jane guximtaret, jane luftetaret e lirise, disidentet e vertete, ata qe kundershtuan instalimin e diktatures komuniste, jane nenat tona heroike qe rriten nje brez plot dinjitet edhe pse ne kushte 9’njerezore e te perbuzuna nga padrejtesia komuniste. Keto jane krenaria e kombit. Librat qe risjellin ne vemendje te kaluaren tone te dhimbshme kane shume rendesi, jo vetem per te njohur te kaluaren e trishte, por ato japin mesazhe qe kjo histori mos te perseritet dhe te kemi nje demokraci te konsolidume, qe brezi i ri te kete nje te ardhme me te sigurt ne atdheun tone te bekuar.

Simon Mirakaj, Tirane, me 23.8.2019 -Parathenie e librit”Koha e Shfarosjes”

Filed Under: Politike Tagged With: Simon mirakaj-Koha e Shfarosjes-Sokol paja

KUR DHE PËRSE U HAP DOSJA E SIGURIMIT TË SHTETIT PËR VATRËN

September 13, 2019 by dgreca

-SIGURIMI: T’I BËHET PRESION FAN S. NOLIT QË TË DEMASKOJË REAKSIONARËT NË VATËR DHE TË JAPË DORËHEQJEN SI KRYETAR NDERI I VATRËS, NDRYSHE, NE  DO TA DEMASKOJMË ATË ….-

– ME 1962 SIGURIMI PO SHIHTE MUNDËSINË E E KRIJIMIT TË NJË VATRE TË RE ME BAZË DEGËN E PITSBURGUT…

– SIGURIMI SHQIPTAR:  Synimi i zbulimit amerikan ka qenë që ta kthente Vatrën përfundimisht në një organizatë të emigracionit reaksionar-gjë që e arriti në këto vjetët e fundit me hyrjen në masë të kriminelëve të luftës në radhët e Vatrës dhe me marrjen e drejtimit të saj prej tyre…

NGA DALIP GRECA*

Duket se Dosja e VATRËS ka nisë të sajohet që në fillim të viteve ’50 . Nisur nga koha kur u hap Dosja, pyetja e parë që mund të shtrohet është kjo: Si mund ta ndiqte Sigurimi që nga Tirana veprimtarinë e Vatrës, kur dihet se Shqipëria nuk kishte aso kohe në Nju Jork bazë vazhgimi pasi ende nuk ishte hapur Misioni Shqiptar pranë Kombeve të Bashkuara? Shqipëria u pranua në UN me 14 dhjetor 1955. Pra si do të ndiqej VATRA nga Tirana? Ndoshta me Misionet e aleatëve komunistë të Lindjes. Kjo ëshët hamendje, por le të kthehemi tek Dosja voluminoze e Vatrës.

Në relacionin e parë të Dosjes së Sigurimit për Vatrën shkruhet: Unë punëtori operativ I.Xh,efektiv i Drejtorisë së zbulimit, pasi shqyrtova materialet e Organizatës”VATRA”, themeluar më 1909(shiheni gafën historike të relatorit, në fakt Vatra është themeluar 3 vite më pas)…prej Fan S. Noli, Faik Konicës dhe të tjerë, dhe pasi gjeta se vitet e fundit ajo është vënë plotësisht në shërbim të zbulimit amerikan, dhe aktualisht zhvillon aktivitet armiqësor ndaj vendit tonë si nëpërmjet anëtarëve të saj, ashtu edhe nëpërmjet gazetës së saj DIELLI, vendosa të çel Dosjen e kësaj Organizate për të bërë përpunimin e mëtejshëm, për t’u informuar për aktivitetin e saj, mbi koordinimin me zbulimet armike, mbi divergjencat në radhët e saj etj etj.

Dosja ka në krye Siglën”Tepër sekret”, aprovimin nga drejtori i zbulimit Politik J.M si dhe nënshkrimin e punëtorit operativ I.XH dhe pëlqimin e firmosur prej kryetarit të degës së zbulimit H.L.

Çelja e Dosjes shoqërohet me një historik të gjatë rreth Vatrës, që nga themelimi, që sipas punëtorit operativ, drejtorëve që e kanë firmosur, nis në mënyrë të çuditshme me vitit 1909 dhe jo në vitin 1912, ndërsa në një informacion të gjatë prej më shumë se 20 faqesh, datat bëhen lëmsh dhe Vatra del sipas Sigurimit se është themeluar më 1920!!!!

Përshkrimi historik nis me komentin e tyre dashakeqës dhe shpifës se nuk ishin motivet patriotike të Nolit e Konicës në krijimin e Vatrës, por dëshira e tyre për t’u zhvatur para shqiptarëve! Pas vdekjes së Konicës, komenton historihartusi i Vatrës, Federata komandohej prej Nolit dhe agjentit të zbulimit amerikan Q. Panariti, që ishte sekretar i Vatrës dhe Editor i Diellit! Në relacion përshkruhen organet drejtuse të Vatrës:

– Kuvendi

-Komisioni qendror

– Këshilli…

Në relacionet informuse përshkruhen cilësitë e drejtuesëve të  Vatrës të zgjedhur nga Kuvendi i vitit 1950-51:

Kryetar Nderi: Fan S. Noli,

Kryetar i Vatrës: Vangjel Sotir

N/Kryetar: Thoma G. Sotir(Vithkuqi)

Arkëtar: James L. Keko

Anëtarë: Lambi Misho; Gregory Tite, Mike Adams dhe Sotir Adams.

Anëtar rezervë: Chris Theodore

Sekretar: Qerim Panariti( G. M. Panarity)

Anëtarë të Këshillit: George Katundi, Gregory Speares, Koli Veshio, Sabri Kumenica, Nevrus Qerim, Vito Nako, Mujo Alite, Musa Hajro.

Përpilusi i materialit analitik dhe informues krahason përbërjen e të zgjedhurëve me të mëparshmit, të vitit 1950-51, dhe konstaton se janë hequr disa persona; Dhimitri P. Luarasi-ish kryetar; Shefqet Bença-Ish sekretar, si dhe Jani Janollari, Tasi Moni, Mehmet Tosun, Imami(vlerësohet”i mirë”), si dhe Van Conary.

Sipas materialit analizues të relatorit, largimi i Sh. B dhe M. T, të vlerësuar si njerëz të mirë, të gjithë të tjerët e zgjedhur ishin  të rinjë dhe favorizojnë forcimin e sekretarit të Vatrës, Qerim Panariti, njëkohësisht edhe editor i Diellit.

Raporti i paraqitur ndalet edhe në zgjedhjet në degët e Vatrës, strukturat drejtuse, ku nuk harrohet të shënohen cilësitë për drejtusit e degëve. Në atë kohë raporti evidenton këto degë aktive: Dega nr. 1 me kryetar Mehmet Korça, dega nr. 5 me kryetar Chris Theodhore, dega nr. 7 me kryetar Miço V. Grabocka, dega nr. 8 me kryetar Van Conary, dega nr 16 me kryetar Husni Sejko, dega nr. 20 me kryetar Gus Lazar, dega nr. 33 kryetar Marko Adams, dega nr. 42 me kryetar Gregory Speros, dhe dega nr. 62 me kryetar H. S. Dolani.

Raportusi nuk harron të trajtojë dhe tentaivat për bashkimin e Vatrës me Shoqatën”Shqipëria e Lirë”, e cila ishte nën komandën e Tiranës zyrtare. Qëllimi ishte izolimi i Vatrës, mundësisht shkrirja e saj përmes nxitjes së divergjencave të brendshme.

Në këtë raport të gjatë prej 30 faqesh ka dhe një raport të detajuar për diasporën në Argjentinë dhe në Australi.

Lufta kundër Vatrës u bë më e ashpër në mes vitet ’55 dhe në shënjestër u vendos sekretari i Vatrës Qerim Panariti, i cili në dhjetvjeçarin e  parë të drejtimit të Diellit 1945-1955, ishte shquar për qëndrim mbrojtës të Shqipërisë së Enver Hoxhës, madje dhe të Bashkimit Sovjetik, duke mos kursyer kritikat për SHBA që nuk njihte Shqipërinë e Enver Hoxhës. Ndoshta Qerimi ishte idealist, por dhe demokrat liberal.Ai e donte Shqipërinë se për të kishte luftuar me armë në dorë kundër grekëve që në moshë të vogël. Mirëpo dikur dhe Qerimi u zgjua dhe filloi ta kritikojë ashpër Tiranën komuniste. Shtypi i Tiranës, përfshi radio Tiranën, apo Revistën e ilustruar”Shqipëria e Re” po e cilësonin Panaritin  si agjent i imperialistëve dhe si renegat i Atdheut. Në fund të viteve ’50, lufta u bë më e ashpër mes Tiranës komuniste dhe Vatrës. Vatra që kishte punuar aq shumë për të pranuar Shqipërinë në UN, kishte pritë e përcjellë delegacione të Qeverisë komuniste, kishte ndihmuar aq shumë edhe Shqipërinë e pas luftës me ushqime, ilaçe dhe dollarë, u habit fort kur Qeveria e Enver Hoxhës refuzojë ndihmën që ofroi presidenti amerikan Eisenhower. Dielli komentonte: Kjo është hera e tretë që Amerika i ofronte ndihmë Shqipërisë: E para me Presidentin Wilson në Konferencën e Parisit, së dyti me deklaratën e sekretarit të Shtetit Hull në Dhjetor 1942, kur deklaroi se “Indipendenca e Shqipërisë sigurohet nga Karta e Atlantikut”, dhe tani Shqipërisë, që aso kohe prodhonte vetëm 8 muaj bukë, iu afrua bujarisht ndihma nga vetë presidenti amerikan Dwight D. Eisenhower, por qeveria e Tiranës e refuzoi. Vatra që e kishte duartrokitur deklartën bujare të  Presiedntit Eisenhower, e kritikoi ashpër Tiranën zyrtare për refuzimin arrogant, ndërkohë që populli nuk kishte çfarë të hante. Dielli i drejtuar nga Qerim Panariti, komentonte refuzimin:

”O Zot, ndjejë se s’dinë ç’bëjnë”!

Dielli në emër të Vatrës dhe vatranëve,i kërkonte ndjesë me përulësi popullit amerikan dhe presidentit Eisenhower.

Me 6 prill 1955 Dielli botonte artikullin tashmë të njohur”NE ME GRURË ATA ME GURË”!.

Duket se paqa mes Vatrës dhe Qeverisë së Tiranës kishte marrë fund. Qeveria nisi të angazhojë dy ministri për të bërë zap Vatrën, Ministrinë e Brendshme me drejtoritë përkatëse dhe Ministrinë e Jashtme, veçanërisht me Misionin Shqiptar pranë Kombeve të Bashkuara.

Që nga viti 1958-59 dhe në fillim të viteve ’60 e në vijim Vatra dhe Qeveria ishin ballë për ballë.

Tashmë hartoheshin Plane-Masash Agjenturore-Operative në Drejtim të Federatës VATRA në SHBA. Për Sigurimin Shqiptar Vatra përdorej nga Zbulimi Amerikan. Në një ndër këta plane(1962-63) shkruhej: “Zbulimi Amerikan gjithëmonë është përpjekur që të tërheqë në veprimtari armiqësore kundër vendit tonë emigracionin shqiptar që ndodhet në SHBA. Një kudjes të veçantë i ka kushtuar Federatës VATRA për vetë faktin se ajo është një organizatë e gjerë dhe gëzonte një farë autoriteti në emigracionin  ekonomik shqiptar që ndodhet në SHBA. Sigurimi konstatonte: Duke shfrytëzuar paqëndrueshmërinë dhe lëkundjet e krerëve të Vatrës, zbulimi amerikan menjëherë pas çlirimit të Shqipërisë krijoi agjenturën e tij dhe punoi për vendosjen e agjentëve të tij më të sprovuar në krye të kësaj organizate, për ta patur këtë si levë në veprimtarinë e njohur armiqësore ndaj vendit tonë. Synimi i zbulimit amerikan ka qenë që ta kthente Vatrën përfundimisht në një organizatë të emigracionit reaksionar-gjë që e arriti në këto vjetët e fundit me hyrjen në masë të kriminelëve të luftës në radhët e Vatrës dhe me marrjen e drejtimit të saj prej tyre…”

Duket se Sigurimi shihte ëndrra me spiunë e agjentë amerikanë në radhët e Vatrës. Kundër Vatrës shteti komunist angazhoi një armatë njerëzish dhe leva të shtetit, u përdorën presione me të afërm në Shqipëri, u përdorën të riatdhesuarit, apo vizitorët, u frynë konfliktet e mosmarrveshjet e brendshme, u ngritën kurthe të sofistikuara etj. U hartuan për këtë qëllim edhe plane afat shkurtra e afatgjata.

Ja si do t’i kundëpërgjigjej Sigurimi Shqiptar Zbulimit Amerikan. Citojmë : I- Duke aktivizuar burimet agjenturore dhe miqësore, duke shfrytëzuar të riatdhesuarit e vizitorët dhe materialet legale, të zbulojmë:

 a- Qëllimet dhe planet konkrete që zbulimi amerikan ka në drejtim të Organizatës VATRA.

b-Kuadrot dhe agjentët e zbulimit dhe K/zbulimit amerikan që punojnë në radhët e Organizatës VATRA, format dhe metodat e punës së tyre.

Gjendja e tanishme reale në këtë Organizatë:

a-Të sigurojmë Listat e plota të anëtarësisë së Vatrës, të ndarë sipas degëve, organizimin me hollësi, Këshillin qëndror dhe këshillat e degëve,

b- Personat që lëkunden tani, e sidomos ata që largohen prej Vatrës, ose ata që hidhen në pasivitet tani, kur në krye të kësaj organizate janë vënë të arratisurit.

c-Marrëdhëniet e organizatës Vatra me organizatave të tjera të emigracionit reaksionar, sidomos me Komitetin Shqipëria  e Lirë.

Ç-Kontradiktat që egzistojnë në radhët e Organizatës: Në mes krerëve dhe masës së anëtarëve, në mes degëve të veçanta dhe qendrës, në mes krerëve me njeri-tjetrin, në mes kësaj Organizate dhe organizatave të  tjera të emigracionit reaksionar ose ekonomik dhe në mes të saj dhe zbulimit Amerikan, dhe të shihet mundësia si mund të shtohen këto kontradita.

II- Të punojmë aktivisht për shtimin e kontradiktave brenda Vatrës, të nxisim që të largohen nga Vatra sa më shumë patriotë, të bëjmë që Vatra e tanishme të demaskohet plotësisht si organizatë në duart e kriminelëve të luftës, e cila punon kundër interesave të Atdheut.

  1. Nëpërmejt miqëve ose duke marrë kontakte direkte me ta, t’i bëhet presion Fan Nolit që të japë dorëheqjen nga pozita e tanishme si “Kryetar Nderi” i Vatrës. T’i bëhet e qartë atij se në rast se do të vazhdojë në këtë post do të kompromentohet si përkrahës i kriminelëve, të cilët i ka pasë luftuar, dhe ne do të detyrohemi ta demoskojmë atë vetë(Nolin).
  2. Të demaskojmë me anë të shtypit , radios, dhe miqëve që kemi në radhët e shqiptarëve të Amerikës,
  3. Personat e arratisur që kanë hyrë në Vatër tani dhe në radhë të parë Editorin e Diellit Athanas Gegaj, për të cilin po grumbullojmë material se është agjent i zbulimeve të huaja.Po ashtu të demaskojmë edhe ata persona nga radhët e organizatave reaksionare që tani janë në organet drejtuse të Vatrës ose që shkruajnë artikuj në gazetën DIELLI.

– Të demaskojmë ata persona reaksionarë nga vatranët e vjetër si Peter Chikozi, Miko Kokalari, Vahit Çika e të tjerë, të cilët me tradhëtinë e tyre ua dorëzuan këtë organizatë patriotike kriminelëve të shitur tek të huajtë. Në demaskimin e këtyre të kemi parasysh që sipas situatave, të bëjmë ndonjë diferencim: Në radhë të parë , goditjen kryesore ta bëjmë kundër krerëve të arratisur që janë në Vatër dhe përkrahësve aktivë të tyre-Meqenëse Qerim Panariti tani është i pakënaqur mund të mos e godasim përkohësisht.

  • Të hedhim në luftë të hapur kundër Vatrës së tanishme ata vatranë të vjetër që janë larguar nga kjo organizatë, si dhe ata që do të largohen tani. T’u kushtojmë kujdes të veçatë  personave me rëndësi si ish kryetarit Th P, i cili tani dha dorëheqjen nga Vatra.Për këta persona të marrim masa që të punojë Rezidentura jonë në SHBA dhe gjithashtu të punojmë edhe në qendër, duke gjetur lidhjet e rëndësishme të tyre këtu në Shqipëri, me anën e të cilëve, me letra, të bëhet presion që të aktivizohen kundër kriminelëve, tradhëtarë të Atdheut.
  • Ç- Duke u konsultuar për këtë problem me Ministrinë e Punëve të Brendshme të vendoset se çfarë do të bëhet me Vatranët që do të largohen nga Vatra dhe me degën e Pitsburgut të kësaj Organizate, e cila po qëndron mirë:Do të punohet për krijimin e një Vatre të re apo do të nxiten këta  të hyjnë në Organizatën”Shqipëria e Lirë” dhe kjo të forcohet e të luftojë Vatrën?!.
  • d-Me anë të miqëve të shfrytëzohen me kujdes kontradiktat dhe pakënaqësitë e Qerim Panaritit ndaj udhëheqjes dhe  ky të hidhet në luftë kundër Vatrës duke zhvilluar aktivitet përçarës.

Për zbatimin e detyrave të mësipërme, Pasi të jetë vendosur edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme, t’i dërgohet Rezidenturës në Nju jork edhe një udhëzim me detyra konkrete me qëllim që ajo:

 1- Të aktivizojë në drejtim të Vatrës burimet agjenturore, qofshin edhe në radhët e emigracionit reaksionar.

2-Të aktivizojmë burimet miqësore dhe t’i shtojë këto, sidomos duke afruar persona të rinj,nga ata vatranë që lëkunden, ose ata që japin dorëheqje nga Vatra,

 3- Të studiojë 1 ose 2 persona nga ata që janë në pozita udhëheqëse të Vatrës dhe të shihet mundësia për t’i rekurtuar në shërbimin tonë.(Vijon)

     ***

Shënim: Editorit po i bëhen presione nga individë dhe ndonjë degë e Vatrës për t’ua dorëzuar atyre Dosjen. Siç sqaruam përmes Editorialit në Diellin e numrit të  Gushtit 2019: Dosja e Vatrës është tërhequr  nga Editori prej Autoritetit Për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, konform ligjeve të shtetit shqiptar dhe po përdoret sipas udhëzimeve në fuqi-Vetëm për qëllime studimore. Editori ka firmosur deklartën që e ngarkon me përgjegjësi ligjore se:”Ky informacion do të jetë konfidencial vetëm për atë dhe askënd tjetër….Ai deklaron se pas shqyrtimit të dokumenteve do të ruajë të dhënat personale sipas parashikimeve të nenit 36 të ligjit nr.45/2015 dhe dispozitave të ligjit nr. 9887/2008, të ndryshuar.”

Kushdo vatran që ka shqetësim se mund të ketë qenë objekt i ndjekjes prej Sigurimit të Shtetit Komunist ose është vënë në shërbim të Sigurimit, ka të drejtë të plotësojë formularin, dhe të marrë informacionin tek Autoriteti i Dosjeve.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Dalip Greca-Dosja e Vatres-Sigurimi-Kur dhe Pse -u hap

Promovohet libri nga lufta, i autores Fetnete Ramosaj

September 13, 2019 by dgreca

-Promovohet libri i autores Fetnete Ramosaj “Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit -Dokumente e raportime të luftës 1998-1999”/

-Kryeministri në detyrë Haradinaj:  Fetnete Ramosaj përmes veprave të saj ka faktuar një periudhë të lavdishme të jetës tonë/*

DEÇAN, 12 Shtator 2019-Gazeta DIELLI/ Në Deçan, në Sallën e Asamblesë Komunale, u bë sot  promovimi i  librit  të autores  Fetnete Ramosaj, “Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit -Dokumente e raportime të luftës 1998-1999”.

Në ketë promovim libri, që u bë nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, u tha: “Jemi këtu bashkë  në një datë të shënuar të 12 Shtatorit 2019 , ku po të ishte në mesin tonë Fetnete (Maxhun)  Ramosaj do të festonte ditëlindjen e sajë, por ja se ajo iku në amshim më 5 Prill të po këtij viti. Ajo iku vetëm fizikisht sepse la pas vetes shumë vlera, shumë gjurmë që do t’i shërbejnë gjeneratave në vazhdimësi”.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në promovimin e librit “Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit”  të autores Fetnete Ramosaj, tha se, “Edhe në kohën e UÇK-së, femra ka qenë pjesë e luftës, duke dhënë pjesën e vet edhe në front, në familje, në zona të lira, edhe duke lidhur plagë. Pra të gjitha detyrat e luftës femra shqiptare, femra e Kosovës i ka kryer”.

Në këtë promovim, që përkon me ditëlindjen e Fetnetes, kryeministri në detyrë Haradinaj tha se janë mbledhur për të shënuar një sukses, një të arritur të një vajze luftëtare, duke theksuar se në UÇK ka pasur edhe vajza, që kanë qenë në vijë të frontit, duke kryer detyra të ndryshme, si mjeke, kroniste, në informim, në menaxhim, deri në vijat e frontit.

Duke folur për autoren, kryeministri në detyrë Haradinaj tha se te ajo shihet një ndjenjë, një dëshirë që koha mos me e ndalë kujtesën për periudhën e lavdishme të luftës.
“Veprat e saj, qofshin vepra që dëshmojnë krimet e forcave serbe, qofshin shkrime tjera, kronikë e kohës, apo dëshmi të tjera, janë edhe një luftë tjetër, që e vërteta e luftës, e vërteta e UÇK-së, e drejta jonë në atë luftë të mbijetojë për gjithë kohën”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, duke shtuar se Fetnetja ka arritur që krahas veprave të saj në ditët e vështira të luftës tonë për liri, t’i jep Kosovës edhe suksese tjera, t’i jep dëshmi, materiale të cilat do t’i mbijetojnë kohës dhe do të jenë jo vetëm në përdorim të lexuesve, të atyre që janë të pasionuar dhe që ju intereson ajo kohë, por edhe të studiuesve, ngase aty ka faktografi, që ua mundëson studiuesve që t’i studiojnë dhe analizojnë nga pikëpamjet e ndryshme që i kërkon shkenca.
Më tej, kryeministri në detyrë Haradinaj, falënderoj autoren e librit dhe ata që iu kanë gjendur pranë për këtë sukses të arritur dhe këtë dhuratë që ia bënë Kosovës, duke faktuar një periudhë të lavdishme të jetës tonë.
“Fetnetja është e gjallë. Vepra e saj është e gjallë dhe do të jetoj me ne, dhe për këtë arsye familja e ka më lehtë ta përballojë dhembjen, mungesën e saj, por edhe bashkëluftëtarët dhe gjithë lexuesit do të jenë falënderues”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, duke falënderuar Fetneten për kontributin, veprën e saj e cila do të jetojë gjithmonë.

Kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se nëse e marrin shembullin e Fetnetes, e cila një jetë iu kushtua kauzës për liri, të drejtës së shqiptarëve, atëherë është shumë lehtë për brezat e ri që ta ndjekin rrugën e saj.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ia dhuroi medaljen e kryeheroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu familjes së Fetnete Ramosaj, me motivacionin – shërbimi ndaj atdheut.

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj,  tha se janë bërë bashkë sot për të promovuar një vepër unike të një autoreje unike për kohën tonë siç ishte Fetnete Ramosaj. Libri “ Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit” është një vepër unikate që paraqet lavdinë e luftës së UÇK-së. Ky libër është dëshmi që i shërben mbamendjen tonë historike, për të mos harruar kurrë rrugën kah kemi rënë”, tha kryetari Ramosaj.
Nga një fjalë rasti mbajtën edhe bashkëveprimtari i Fetnetes, Rasim Selmanaj, Gjeneral Kudusi Lame, profesor doktor Selim Daci, si dhe Faton Mehmetaj, recensent i librit./b.j/

*Per me shume fotografi nga Promovimi shkoni ne Facebook-Gazeta Dielli

Filed Under: Histori Tagged With: Behlul Jashari-Promovohet Libri- Fetnete Ramosaj

Reciprociteti juridik me Serbinë në akull !

September 13, 2019 by dgreca

a

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI/ –Derisa OKB-ja nuk e njeh Kosovën si subjekt juridik ndërkombëtar, zbatimi i parimit të reciprocitetit nga ana e Serbisë, do të jetë vazhdimisht problematik me gjithë garancitë politike të fuqive të mëdha evropiane dhe botërore.

Gjithashtu, derisa Beogradi zyrtar nuk e njeh Kosovën, reciprocitet juridikisht të detyrueshëm nuk do të ketë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Këtë difekt ligjor, duhet ta mbajnë parasysh si presidenti, qeveria, ashtu edhe parlamenti i Kosovës. Ndaj, do të ishte e gabueshme nëse pala shqiptare e Kosovës, do të lidhte ndonjë marrëveshje me Serbinë pa ndonjë garanci ndërkombëtare (Amerika, OKB-ja dhe BE-ja), sepse Serbia nuk do t’i përmbahej zbatimit të parimit të reciprocitetit, duke qenë se Kosovën nuk e njeh si shtet të pavarur dhe sovran ngase  kjo ende nuk nijeht si subjekt juridik ndërkombëtar nga ana e Kombeve të Bashkuara,  por edhe pas pavarësimit të saj(17 shkurt 2008), Serbia e trajton dhe e konsideron si krahinë të saj, ashtu siç figuron në Kushtetutën e vitit 2006, si dhe në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

 Pra, duhet të pranojmë faktin se, qëkur Kosova është njohur në mënyrë unilaterale nga Amerika dhe nga alaeatët e saj perëndimorë, si dhe nga 100 shtete të tjera të bashkësisë ndërkombëtare (17 shkurt 2019) ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, zbatimi i parimit të reciprocitetit ka qenë  i brishtë si  de fakto, ashtu edhe de jure. Këtë e provoi edhe përgjigjja formale e taksës së tarfiës doganore 100% ndaj mallrave  tregtare të Serbisë nga ana e ish-qeverisë së Ramush Haradinajt (nëntor 2018), e cila ende është në fuqi (shtator 2019), edhe pse është e kontestuar nga Beogradi zyrtar, vënien e së cilës po shfrytëzon si pretekst për bllokimin e Dialogut të Brukeslit (2011-2018). Me një fjalë, presidenti  Aleksandar Vuçiq,  kryeministrja e qeverisë Ana Bërnabiq dhe  ministrii i Jashtëm Ivica Daçiq të Serbisë, BE-së, përkatësisht bashkësisë ndërkombëtare i kanë vënë si kusht, që së pari, ta detyrojnë Prishtinën zyrtare ta heqë taksën doganore 100% ndaj produkteve tregtare të Serbisë, në mënyrë që të rihapet Dialogu i Brukeslit.  Mirëpo,  autoritet zyrtare të Kosovës nuk do të duhej ta pranonin një kusht të këtillë, para se Beogradi zyrtar ta njihte Republikën e pavarur të Kosovës, spese juridikisht në  frymën e së drejtës ndërkombëtare, vetëm pas njohjes së Kosovës si subjekt juridik ndërkombëtar të barabratë me Serbinë si dy shtete sovrane-anëtare të OKB-së, do të krijoheshin dispozitat juridike ligjore të detyrueshme, që të dyja këto shtete  në mënyrë  të ndërsjellë konskeuente të zbatonin parimin e reciprocitetit ndërshtetëror, duke u bazuar në konventat përkatëse ndërkombëtare  dhe në Kartën e OKB-së, si dhe në normat e  parimet  e së drejtës ndërkombëtare.

Traktat paqësor me Serbinë, pasi OKB-ja ta njohë Kosovën

Të gjithë shqiptarët e Kosovës duan të kenë paqe dhe bashkëpunim ndërshtetëror me Serbinë, por vetëm (kur të krijohen kushtet normale, ligjore dhe kushtetuese) mbi bazën e reciprocitetit si dy shtete të barabarta, të pavarura dhe sovrane. Kjo do të ishte esenca dhe kuptimi përmbajtësor i përfundimit të çdo traktati a marrëveshjeje paqësore me Serbinë.

Mirëpo, çështja është tejet e ndërlikuar ( se si të arrihet një paqe e tillë e ndërsjellë serbo-shqiptare), kur Serbia nuk e njeh Republikën e Kosovës, por sipas Kushtetutës së saj të vitit 2006, Kosovën e konsideron “pjesë territoriale të saj”!

Pikërisht mbi këtë “bazë juridike kushtetuese”, Serbia qe 19 vite ka pushtuar pjesën veriore të Kosovës, ku serbët e atjeshëm, të mbështetur nga Beogradi, nuk njohin institucionet legjitime, legale dhe kushtetuese të Kosovës, por vetëm Serbinë si shtet të tyre.

Logjikisht, derisa Serbia ushqen ambicie dhe pretendime territoriale ndaj Kosovës, si dhe nuk e heq këtë “klauzolë juridike” nga kushtetuta e saj në fuqi (2006), qeveria, as parlamenti, asnjë parti politike (pozitë apo opozitë) nuk kanë asnjë të drejtë morale, ligjore dhe kushtetuese, që të lidhin ndonjë traktat a marrëveshje paqësore me Serbinë. Këtë fakt, do të duhej ta mbanin parasysh si presidenti, qeveria dhe parlamenti i Kosovës.

Fundja, edhe sikur Serbia të njihte Kosovën, edhe sikur Beogradi zyrtar, të pranonte ofertën e Prishtinës zyrtare për lidhjen e ndonjë “traktati paqësor” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kosova nuk mund të jetë palë nënshkruese e atij traktati derisa nuk njihet nga ana e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ky është problemi i pakapërcyeshëm juridik ndërkombëtar, që hëpërhë Kosovës “ia lidh duart”, të lidhë dhe të nëshkruajë traktate ndërkombëtare me ndonjë shtet tjetër të bashkësisë ndërkombëtare, që nuk e ka njohur Kosovën, siç është edhe vetë Serbia.

Fantazma “paqja e përjetshme” !?

Pavarësisht nga dëshirat dhe nga objektivat e politikës iluzioniste të qeverisë së ish- kryeministrit Hashim Thaçi dhe të  ish-zëvendëskryeministrit të tij, Hajredin Kuqi, që në vjeshtën e vitit 20012, të lidhnin ndonjë “traktat paqësor” me përfaqësuesit e qeverisë së Serbisë, Kosova si shtet i ri, nuk e gëzonte një të drejtë të tillë, sepse ( as dje, më 2012 e as sot më 2019) sipas së drejtës ndërkombëtare, Kosova nuk mund të lidhë asnjë traktat dhe, asnjë marrëveshje juridike ndërkombëtare me Serbinë, sepse ende nuk është anëtare e Konventës së Vjenës mbi të drejtën e traktateve (1969), duke qenë se ende Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nuk e njeh subjektivitetin juridik ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, edhe pse atë e kanë njohur mbi 100 shtete të bashkësisë ndërkombëtare.

Ky është problemi juridik ndërkombëtar, mirëpo ish-profesori i së drejtës ndërkombëtare, ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-zëvendëskryeministri i qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi e pati anashkaluar atë, duke deklaruar të kundërtën, duke u mbështetur në gjendjen faktike se ” Kosova i ka kaluar dy faza, fazën e mbijetesës që ka ardhur me lirinë e Kosovës dhe fazën e pavarësisë që ka ardhur me 17 shkurt 2008. Kosova duhet të fitojë paqen e përjetshme, harmoninë me qytetarët e vendit dhe paqen e përjetshme me fqinjët. Dhe po e them kështu jo me i harruar armiqësitë e të kaluarës, por me krijua paqe për gjeneratat që do të vijnë. Dhe çdo vend në botë pas një konflikti ndërshtetëror përfundon me një traktat të paqes dhe vetëm atëherë ka kuptim paqja e përhershme”. (www.kosovapress.com/08/08/2012).

Mirëpo, shpërfillja dhe injorimi i së drejtës ndërkombëtare nga politika fiktive e qeverisë së Kosovës së dikurshme, të drejtuar nga Hashim Thaçi dikur kryeministër, sot president dhe nga “violina juridike” e tij shumëvjeçare, Hajredin Kuçi , nuk  solli kurrfarë “paqe të përjetshme” e as kurrfarë traktati paqësor me Serbinë (2008-2019),  sepse deri më sot në historinë e së drejtës ndërkombëtare dhe të marrëdhënieve politike ndërkombëtare, nuk figuron ndonjë shembull i dokumentuar i ndonjë “paqeje të përjetshme”, apo i ndonjë lufte a konflikti të përjetshëm , sepse sipas materializmit dialektik shkencor, nuk ekziston asgjë e përjetshme dhe, asgjë absolute, por relative dhe e ndryshueshme sipas ligjeve të dialektikës së natyrës.

Cila është baza juridike ndërkombëtare e “traktatit të përjetshëm paqësor”  sipas ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës,  Hajredin Kuçi?

Kjo është pyetja thelbësore, cila kërkon përgjigje të kualifikuar nga juristët e së drejtës ndërkombëtare në Prishtinë, në mënyrë që t’ia bëjnë të qartë ish-zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi se, Kosova nuk ka të drejtë të jetë palë e asnjë traktati ndërkombëtar qoftë dypalësh, qoftë shumëpalësh ngase ende Organizata e Kombeve të Bashkauara nuk e ka njohur cilësinë e subjektivitetit të saj juridik ndërkombëtar sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare, edhe pse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka dhënë  një opinion të saj pozitiv se pavarësia e Kosovës nuk është në kolizion me normat e së drejtës ndërkombëtare (22 korrik 2010).

Baza juridike e “traktatit të përjetshëm paqësor” mes Serbisë dhe Kosovës e deklaruar nga Hajredin Kuqi, më 2012,  de fakto dhe de jure,  do  duhej të ishte kjo: – Së pari, Kosova duhet të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara; së dyti, të jetë anëtare-palë nënshkruese e Konventës së Vjenës mbi të drejtën e traktateve (1969); së treti, pasi Serbia ta ketë njohur Republikën e Kosovës; së katërti, pasi Kosova t’i ketë të zgjidhura të të gjitha çështjet kontestuese me Serbinë kolonialiste, duke zbatuar edhe parimin postliminium, sepse pas përfundimit të luftës, në Kosovë, ende mungojnë mbi 1800 persona të zhdukur; së katërti, pasi Serbia t’i ketë paguar reparacionit e luftës për të gjitha dëmet e shkaktuara në Kosovë; së pesti, pasi Serbia t’i ketë tërhequr të gjitha strukturat kiriminele paralele nga pjesa veriore e Kosovës.

Në kuptim të ngushtë (Kosovë – Serbi) , kjo do të duhej të ishte ecuria metodologjike e pajtimit paqësor me Serbinë, kurse në kuptim të gjerë dhe të drejtë, pasi ajo t’ua njihte të drejtën e vetëvendosjes Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës së Shqipërisë etnike. Mirëpo, duke qenë se këto territore etnike shqiptare hëpërhë janë skairfikuar nga Kosova dhe nga Shqipëria, duke u pajtuar me statusin e tyre vasal kolnialist nën Serbi, hajredinë “pashëve” të Kosovës, edi ramëve dhe ilir metëve  “sulltanë” të Shqipërisë, nuk u ka ngel tjetër veç të “ngushëllohen” me vetën e tyre, duke shpikur ndonjë “traktat paqësor të përjetshëm” me Serbinë, që të gjejnë gjuhë të përbashkët me kolonialistët hegjemonë të Serbisë, duke u përqëndruar në devizën e turpshme dhe absurde të vetëkënaqësisë politike, thënçin paqësore “daj shto dash”! – E, “shumë dert i thellë” për shqiptarët e kolonizuar të Preshevës, të Bujaniocit dhe të Medvegjës, is dhe për pretendimet e Serbisë për copëtimin e territorit verior të Kosovës, në emër të ndonjë “shkëmbimi” a “korrigjimi” të kufijve sipas projektit të sajuar Vuçiq-Thaçi-Rama.

Filed Under: Analiza Tagged With: Prof.Dr. Mehdi Hyseni-Serbi-Kosove-Reciprocitet Juridik

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 885
  • 886
  • 887
  • 888
  • 889
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT