• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Perandori i Japonisë Naruhito priti Presidentin e Kosovës

September 13, 2019 by dgreca

– Kosova, mirënjohëse për përkrahjen e Japonisë/*

-Presidenti Thaçi pritet nga Lartmadhëria e Tij, Perandori Naruhito, bisedojnë për paqen në botë. Mirënjohje Perandorit në emër të popullit të Kosovës, për përkrahjen që Japonia na ka dhënë gjatë dhe pas luftës/

TOKIO, 13 Shtator 2019-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot është pritur nga Lartmadhëria e tij, Perandori Naruhito i Japonisë.

I përcjellë nga zyrtarët e oborrit perandorak, Presidenti Thaçi ka arritur në pallatin perandorak, ku është pritur nga Perandori Naruhito me nderimet me të larta.

Në takim me Perandorin, Presidenti Thaçi ka biseduar për rrugëtimin e Kosovës që nga përfundimi i luftës.

Presidenti Thaçi e ka uruar për epokën “Reiwa” që ka filluar Lartmadhëria e tij, Perandori Naruhito, duke shprehur dëshirën që fryma e harmonisë të mbretërojë në Japoni dhe në tërë botën.

Presidenti Thaçi i shprehu mirënjohje Perandorit në emër të popullit të Kosovës, për përkrahjen që Japonia na ka dhënë gjatë dhe pas luftës.

“Jemi popuj dhe vende mike dhe kështu do të jemi për gjithmonë”, shtoi Presidenti Thaçi.

 Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të dielën ka udhëtuar për një vizitë zyrtare disa ditore në Japoni. Ai zhvilloi takime me krerët më të lartë shtetërorë për të shtyrë përpara axhendën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Kjo vizitë e presidentit Thaçi në Japoni vjen tash kur dy vendet janë duke kremtuar 10 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike. 

Vizita zyrtare ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit bilateral dhe zgjerimin e shkëmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve, Kosovës e Japonisë.

Gjatë vizitës u konfirmua pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në panairin më të madh në botë “Osaka Expo 2025”, ku vendi ynë ka siguruar një pavion për promovimin e mundësive investive dhe produkteve të bizneseve./b.j/* Per me shume fotografi shih ne Facebook Gazeta Dielli

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari-Presidenti Thaci-Perandori i japonise Naruhito

Europa dhe monopoli qeveritar

September 13, 2019 by dgreca

Nga Ilir Levonja/Pa u futur thellë në termat e ekonomisë, monopoli a monopolizimi ka lidhje të drejtë për drejtë me një artikull a produkt tregu, ku shpesh qeveritë investojnë për ta patur nën kontroll. E kanë bërë dikur ta themi përshembull me ullirin a duhanin. Dhe padyshim që po e bën kjo qeveri apo dhe disa të tjera më përpara, me çështjen e anëtarësimit të shqiptarëve a Shqipërisë në Europë. Nuk ka pak minuta që Edi Rama poston foto me diçitura inkurajuese për një ”po” nga kancelarja Merkel me qëllimin se është ai i cili po e fut vendin në Europë. Në të vërtetë shqiptarët kanë hyrë prej kohësh në Europë. Ajo që nuk ka hyrë aty është pikërisht ngrehina e shtetit të tyre, jo ata. Se ata kanë kohë dhe po vazhdojnë. Kurse ngrehina e shtetit të tyre ka ngelur në klasë. Më me dinjitet është një pastrues i banjove publike në Bruksel, se sa një nënpunës i admistratës së ngrehinës, se sa një kuadër dikund aty. Dhe normalisht auditori rreth saj nuk është asgjë tjetër, një tufë teserexhinjsh, të moshuar dhe zyrtarë që e shikojnë të ardhmen vetëm përmes perspektivës së partisë. Pjesa tjetër është dy a tri grupe interesi që katër vjet janë blu dhe katër të tjerë rosë a lejla. Ca fytyra të lodhura nga pushimet ekzotike dhe kakofonia e ligjëratave nëpër studio mbi të drejtën, ligjin, kushtetutën dhe referencat si e bëri dhe si ja bëra. Futjen e parë shqiptarët e bën më 2 korrik 1990, madje me forcë, pasi ngrehina e shtetit të tyre ua ndalonte me bajonetë tek koka. Pastaj e vijuan me malet e Greqisë, me pasaportat fallco ku shumë syresh që sot flasin studiove i shisnin sa frëngu pulën. Më pas me gomonet dhe trailerat e bananeve a rrobave të vjetra. Vijuan me llotot kanadeze dhe amerikane. Me bashkimet familjare sa u kërkojnë edhe llogari shteteve pritëse për ndihmën sociale a kartat ushqimore etj. E vazhdojnë me kontratat e punësimet në fushat sociale si në shërbimet me bluzat e bardha etj. Pra shqiptarët vet janë futur dhe nuk e di përse sot çështja e futjes a e anëtarësimit në Europë duhet të bekohet nga zyrtarët e ngrehinës shtet. Dhe përse duhet që këta të rrahin gjoksin duke thënë se po këputen duke dashur të anëtarësojnë vendin. Nuk është aspak meritë e Edi Ramës as e ndokujt tjetër. Dhe ta dini që se të gjithë e duan këtë anëtarësim një orë e më parë. Por e duan me mënyrën e tyre, për përfitimin personal e jo të shqiptarëve. Përshembull Edi Rama, me që është edhe kryeministër, nëse vërtetë e do Shqipërinë në Europë, e kishte futur me kohë. Mjafton ta kishte çuar vendin në zgjedhje të parakohëshme. Të garantonte zgjedhje të lira etj., si në Kosovë momentalisht, të jeni të bindur se Shqipëria do kish fituar. Eshtë fare e thjeshtë, hapi rrugën vendit tënd, jo vetes dhe Shqipëria në mos anëtarësim 100% do i kish çelur negociatat. Por kjo nuk ndodh pasi mendësia e monopolit tek ne është dominante, një mendësi arkaike e kulturës së diktaturës së proletariatit. Jemi në kufijtë kohorë ku më shumë shqiptarë ka jashtë se në Shqipëri, ndaj është qartësisht e kuptueshme që jemi në Europë, jemi parlamentarë. Dhe jo vetëm aty. Jemi plotësisht, ndaj futja në Europë e ngrehinës së shtetit nuk ka pse bëhet çështje. Nuk ka pse t’i ofrojmë kohës tonë heronjë fallco të tipit Rama. Heronjtë e vertetë janë shqiptarët që për tridhjetë vjetë vetëm ikin, janë bërë zogj shtegtarë, ikin. Ndaj dhe i gjen kudo ku shkon. Sikur në Zelanëdn e Re po t’iu bjeri rasti, ta dini se do gjeni shqiptarë. Pra Europa ka qënë dhe është monopol i juaj dhe jo i Edi Ramës me shokë.

Filed Under: Politike Tagged With: Ilir Levonja-Europa-monopoli qeveritar

PELIGRINAZHI I GREKEVE NE SHQIPERI DHE VARRET E ÇAMEVE NE GREQI

September 12, 2019 by dgreca

Grekët mund ta bëjnë pelegrinazhin në Shqipëri, ndërsa çamëve u ndalohet të vizitojnë varret e gjyshërve/

Nga Arben Llalla/

Prej 15 vitesh shoqata e veteranëve ushtarakë dhe policisë të Ksanthit organizon një pelegrinazh për të nderuar heronjtë grekë që janë vrarë në Shqipëri. Kjo shoqatë ushtarako-policore në emër të ndihmës për shkollat greke në jugun e Shqipërisë organizon katër herë në vit udhëtimin e pelegrinazhit të heronjve duke vizituar vendet ku adartët dhe ushtria greke që nga viti 1913-1949 janë vrarë në përpjekjet e tyre për të aneksuar jugun e Shqipërisë. Udhëtimi prej 5 ditësh me dy autobusë nis nga kufiri i Konispolit, me vizita në Delvinë tek vendet, ku kanë luftuar grekët më 1913-1914 për të shpallur autonominë e Veriut të Epirit. Më tej, ky rrugëtim vijon në Sarandë në takime me krerët e pakicës greke, kurse dhurohen ndihma shkollore si libra, fletore, atlase, në mënyrë që fëmijët e vegjël grekë të mësojnë, pasi shteti shqiptar “ushtron dhunë mbi ata”. Kjo është motoja e këtyre grupeve që na vijnë nga fqinji ynë jugor.

Ditën e dytë të këtij misioni këta ushtarakë e policë pensionistë, të cilët janë stërvitur me vite për sulme ndaj Shqipërisë vazhdojnë udhëtimin për të vizituar Himarën dhe fshatrat rreth saj, vende ku ka luftuar ushtria greke me në krye Jorgo Zografin për të përfunduar në shkollën greke “Omiros”.

Të tretën ditë programi është për të vizituar Tepelenën, Përmetin, Këlcyrën dhe lartësinë 731, ku janë vrarë me mijëra grekë gjatë luftës së 1940-1941, pa harruar vizitën tek Shën Kozmain për të përfunduar në Gjirokastër në takimet me përfaqësuesit e diplomacisë greke dhe Mitropolitin Dhimitrios. Ditën e fundit këta grekë pelegrinazhin do e vazhdojnë në Bularat për të vizituar shkollën e fshatit dhe varrezat e ushtarëve grekë. Por, sivjet programit të këtij pelegrinazhi i është shtuar edhe homazhe tek varri i Kostandin Kacifës, si dhe tek vendi ku mbeti i vrarë ky kriminel, i cili cënoi rendin publik më 28 tetor 2018.

Grupet paramilitare greke kanë ngritur iniciativën për të ndërtuar një kishë tek kodra, ku u vra Kacifas e për ta shpallur vend të shenjët me emrin “Shën Kacifas, martiri i flamurit të greqizimit”.

Këta grekë do të priten zyrtarisht më 24 shtator nga Mitropoliti Dhimitër i Gjirokastrës, nga Konsulli i Përgjithshëm grek Llambros Kakisis si dhe nga këshilltari  i Ministrisë së Arsimit të Greqisë për shkollat greke në Shqipëri, Vasilius Sotirudhas.

Por, përse shqiptarët nga Çamëria nuk kanë të drejtë të vizitojnë varret e të parëve të tyre, varret e çamëve që ranë dëshmorë për çlirimin e Greqisë në Luftën e Dytë Botërore? Ka patur mbi 3.000 çamë që luftuan në ushtrinë ELAS-EAM kundër pushtuesëve italianë dhe gjermanë.

Pra, grekët mund të vijnë të çirren të na fyejnë brenda në shtëpinë tonë, ndërsa çamët nuk mund të vizitojnë as si turistë, varret e gjyshërve dhe shtëpitë e tyre.

Është e qartë se më 22 shtator dogana e Qafë Botës nuk do i ndalë këta dy autobusë, si dhe qindra libra të propagandës greke kundër Shqipërisë që do sjellë Shoqata e ushtarakëve dhe policëve të Ksanthit. Me vete këta “turistë”-provokatorë do sjellin libra për t’i shpërndarë nëpër shkollat e Shqipërisë, ku mëson pakica greke si në Mesopotami, Delvinë, Sarandë, Gjirokastër e deri në Himarë.

Si është e mundur që shteti shqiptar lejon libra të tillë, madje pa paguar as doganë? Kur në nëntor 2016 u ndaluan dy shoferë të MPJ të Shqipërisë, sepse mbanin në bagazhin e tyre disa libra shkollorë për fëmijët shqiptarë që jetojnë në Greqi, dhe u dënuan me 30 ditë burg nga Gjykata e Janinës, vetëm pse dhjetëra Abetare në shqip. Shoferët e MPJ-së së Shqipërisë ishin Altin Tafa dhe Agim Asllani.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Arben Llalla-Peligrinazhi I grekeve ne Shqiperi-varret e Çameve en Greqi

Urime e të priftë e mbara Ermal Semini!

September 12, 2019 by dgreca

NGA KRISTAQ PAPA/

E kishim shtyrë vajtjen tonë në lokalin e ri të patriotit e bashkqytetarit tonë ,vetëm e vetëm që të ishim një grup e jo disa individë .Mësëfundi arritëm të bashkoheshim, në të shtunën e fundgushtit.Që të ishim sa më të qetë e vendosëm që të shkonim në orën pesë pasdite ,orë që e menduam se nuk do të kishte shumë klientë në lokal. E kishim fare lehtë për të shkuar se lokali i ri ishte tamam në të njëjtin vend ku ish edhe i vjetri veçse përballë tij, në 124 Rivigton Street, NY 10002,me të njëjtin emër ESSEX Restorant.Makinat u parkuan pranë lokalit”Kuq e Zi ” të Kristaq Fotos. Na mblodhi me makinën e tij Jorgji Dylgjeri, që e mban si”odën e miqëve “. Arritëm shpejt ,duke hyrë në Manhatan nga ura e re e Bruklinit. E parkuam tamam para ndërtesës ku qe lokali i vjetër,e që tani ishte në ditët e fundit të jetës tij, i vetmuar, i braktisur ,i nxirë dhe i kishte ditët e numëruara për t’i lënë hapsirën një godine tjetër të re e moderrne për banim .Jemi tamam përballë fasadës së madhe të lokalit të ri i trajtuar me një ngjyrë gri në të kaftë ,që të krijonte përshypjen si i realizuar në hekur të rrahur,e hapur kat më kat ,dukej sikur edhe bulevardi ish futur në lokal ,dhe ne që ishim akoma në rrugë na u duk vetja sikur ishim brenda ….

Përshtypja e parë që në rrugë …shumë njerëz ,duke u afruar filluam të ndjenim muzikën e lehtë dhe përplasjen e saj me zërat njerzor .Mendova se këtu do e kishim vështirë që edhe vetë Ermalin ta gjenim ,po jo ai u gjend pranë nesh dhe thjesht na zgjati dorën dhe se ç’tha nuk mundëm ta dëgjonim. Pati rastisur ta shikoja këtë sallë të madhe dy katëshe ,pa asnjë ndarje, sapo patën vendosur ,para gati një viti që ky do të bëhej lokali i ri .

Unë: -Nuk paska asnjë shenjë nga ajo që kam parë para nje viti ,në atë kohë mu duk si një hangar i madh për tharjen e duhanit …..paskeni bërë një trasformim radikal,paskeni bërë shumë punë dhe investuar shumë para…

Eri: -Edrejtë, është bërë shumë punë dhe shumë investim.Po besoj se ajo që është realizuar ,e ka justifikuar gjithë lodhjen dhe mundin tonë njëvjeçar.Gjithë punimi është udhëhequr nga profesionistë të vërtetë,Arkitket, Dizajn dhe Inxhinjer ndërtimi zbatus.

Une- Nga gjthë punimet e realizuara ,kush mendon ti Eri se i ka dhënë më shumë vlerë gjithë këtij transformimi dhe realizimi kaq cilsor ?

Eri-Nga ana ndrtimore do të veçoja ,urën ,kështu e quajmë ne të gjithë ,dëgjova që ti the ballkoni i madh ,po të gjithë ,mbase edhe pse qyteti ynë ka shumë ura të mëdha e të bukura .Ura është një zgjidhje ideale,sepse thyen monotonin që krijonte kjo sallë e madhe pa të ,sepse nuk pengon fare lishmërinë e lëvizjeve të të gjithë klientelës edhe kur janë mbi 2- 300 vetë brenda ,mos harro gjithashtu që kjo zgjidhje i ka shtuar sipërfaqes së shfrytëzur për klientë gati 130 m2,dhe që është shumë e preferuar prej tyre …kjo është e para nga zgjidhjet ndërtimore ,kurse cilësia ngjyrat e gjithçka e mirë është frut i dizajnimit profesional e jo amator .Ne i kemi parë në makete para se të realizoheshin dhe unë e dija se ku do të arrinim .Këtë e quaj shumë të rëndësishme .Ndërsa realizimi e punimeve është bërë kryesisht nga specialistë dhe kompani të miqëve tanë shqiptarë ……unë u jam shumë mirnjohës ,shokëve të mi Darjan Kacanja ,Shkëlzen Këllezi ,Thanas Shyti ,.Andi Taso e Klajdi Isufi ,për gjithë punimet cilësore që kanë bërë .

Unë – kush është e veçanta ,si spjegohet që ka kaq shumë njerëz ,u bë shumë ditë mbase edhe muaj që është inaguruar …

Eri-sot është e shtunë ,dhe ne për të shtunat dhe të dielat ,kemi një organizim më të veçantë .Lokali hapet që në orën 10 paradite dhe qëndron i hapur deri në orët e para të mëgjezit .Ne punojmë me prenotime.Ka një meny fikse ,pije alkolike koktel dhe paguhet vetëm 50% e vlerës reale të konsumit por e gjithë kjo për njësinë e kohës të caktuar që në prenotim. Pra më shqip ,klienti e di se çdo të hajë ,se çdo të pijë dhe e ka caktuar vetë se sa orë do të rrijë ,dy,tre apo katër. Këto tre elementë janë përcaktues të çmimit që do paguaj klienti .Kjo vazhdon deri në orën 19 dhe pastaj kthhemi në një shërbim normal jashtë kësaj skeme .Vetëm gjatë një dite të tillë, ne synojmë ti shërbejmë katër deri në pesqind vetëve .Po edhe gjatë pesë ditëve të javës përsëri ne e hapim në orën pesë pasdite dhe deri në orën 20 punojmë kështu.Me meny të përcaktuar ,me pije dhe me një çmim të reduktuar sipas ditëve . .Janë ditë jave ,ditë pune dhe njerëzit duan të hanë e të pijnë diçka dhe të ikin, të bëhen gati për ditën e nesërme të punës.Dhe e fundit, ne kemi në punë në lokal një shifër që lëviz midis 50 dhe 60 punojës.Këta janë stabël ,pjesa dërrmuse prej disa vjetësh dhe ata drejtohen nga tre menaxherë dhe udhëhiqen nga kryemenaxheri .Dhe punët duket sikur shkojnë mirë, sahat. Jemi mirë ,po problemi është se e mira ska fund dhe ne punojmë që të arrijmë gjithnjë, më të mirën. Une -Po Shqipërinë tonë nuk e pashë gjëkundi …

Eri -Duket që nuk e paske parë me vëmendje,shiko në punimet në dru në shumë vende do të gjesh të realizuar me gdhendje shqiponjën e flamurit tonë ….

Unë me shokët e mi :Urime e të priftë e mbara Ermal Semini!

*Per me shume foto shihni ne Facebook dielli vatra

Filed Under: Featured Tagged With: Kristaq Papa- të priftë e mbara- Ermal Semin!i

DI MAIO, MINISTRIA E JASHTËME DHE GAFAT PËR T’U HARRUAR

September 12, 2019 by dgreca

Nga GIAN ANTONIO STELLA/

  E përktheu Eugjen Merlika/

            Herkuli i vogël gjithënjë në këmbë, në shekull Luigi di Maio ia doli mbanë. I rrëzuar nga votimi në Abruzzo, në Sardegna, në Basilicata, në Piemonte dhe në Evropianet, në mes të gushtit dukej se kishte rënë nokaut një herë e përgjithmonë. Çfarë thua: si kukulla e Karoselit të vjetër, e veshur mirë e me kravatë si ai, ka dalë në shesh përsëri. Madje ka marrë ministrinë e Jashtëme. Urime. E sigurtë është se shkon në Farnesina mbasi ka unazuar një sërë shumë të gjatë rrëshqitjesh, kacafytjesh, gafash, shpërthimesh…. Për Zotin një gabim trashanik si ai që i shpëtoi mbi Amerikën e Jugut mund edhe të ndodhë. A e kujtoni? E kishte me Renzin të cilit i tha mjaft në facebook saqë bëri një kollotumbë të paharrueshme duke paditur Matteon e urryer se “kishte pushtuar me arrogancë gjënë publike si në kohët e Pinochet-it në Venezuelë”. Po si, u hodh përpjetë webi: ngatërron diktatorin kilian me ndonjë tjetër udhëheqës karaibas? Në Shangai, më 2018, shkoi më keq. Në dy mbledhje e quajti udhëheqësin kinez Xi Jinping kështu : “Ping”. Për t’u mbajtur mënd. Më pak zëmërdhemshur qenë izraelianët kur në petkun zyrtar të nënkryetarit të Dhomës së deputetëve, vizitoi me të besuarin Alessandro di Battista fshatin Bil’in, duke paditur qeverinë e Tel Aviv-it se i ndalonte delegacionit të tij të hynte në rripin e Gazës dhe u betua: “ “Atë që themi ne e bëjmë: nëse L5Y do të vijë në qeveri, do të njohim shtetin e Palestinës. Një nismë, për t’a thënë diplomatikisht, pak e nxituar. 

            I pajisur me një anglishte jo tamam në lartësinë e rolit të ri, por me një të folur të rrjedhëshme dhe tërheqëse (në Pomigliano d’Arco dikush e quan Giggi “gojëtari”) nuk duhet të ketë shumë probleme: Gianni De Michelis, i vendosur nga Bettino Craxi në Farnesina, u praktikua në gjuhën në dy muaj. Problemet mund t’i ketë më shumë për karakterin tymues, shpesh të treguar në këto vite, krejtësisht të papërfillshëm kundrejt kundërveprimeve të Vendeve të tjera. Siç ka ndodhur për ngulmimin me të cilin ka folur e stërfolur mbi daljen e Italisë nga euro, duke u shtyrë edhe dy vjet më parë, në dhjetorin 2017, katër muaj para votimeve që do të fitonte, të thonte në një intervistë televizive: “Nëse do të arrihej në referendum, të cilin e quaj si mjetin e fundit, është e qartë se un do të votonja për daljen sepse do të nënkuptonte se Evropa nuk na ka dëgjuar”. Për të mos folur për marrëdhëniet me “makinën evropiane”, të sulmuar në ballë të gjërë deri në majin 2018 duke bërë një front të përbashkët me Matteo Salvinin: “Ne kemi kundër eurokratët të zgjedhur nga kurkushi. Sigurisht qendra drejtuese ka frikë, i trembet ndryshimit. Lidhjet evropiane duhen rishikuar sepse n’Evropë luhet loja më e rëndësishme për të financuar të gjitha masat ekonomike që i japin të drejta shoqërore italianëve”. Sigurisht, mbas votës përcaktuese të dhënë nga Lëvizja në zgjedhjen e Ursula von der Leyen (në sajë të këshillës së Giuseppe Conte-s?) si kryetare e re e Komisionit evropian, është e mundëshme që Evropa të jetë më e gatëshme të hapë një fazë të re me drejtuesin e ri politik grilin. E të harrojë disa dalje të tij. Si ajo e vitit 2015 në dobi të Ukip-it të Nicholas Farage. Sigurisht ai mbulohej duke thënë se “do të jetë rrjeti ai që do të vendosë” se me kë do të rrijmë apo të mos rrijmë por ai ishte shumë i rrjeshtuar në krah të fanatikut më të madh të Brexit-it: “Do të jetë kryeministri i ardhshëm anglez e me të n’Evropë do të bëjmë një grup të përbashkët”.

            Veç pasojave të “mosmarrëveshjeve”, t’i quajmë kështu, me amerikanët mbi mos pranimin e njohjes së Juan Guaidò si president i Venezuelës e më shumë mbi hapjen ndaj Kinës nëpërmjet memorandumit të vetmuar dhe veç mërive të vjetra me Angela Merkel (e mërzitur, duket nga zgjedhja italiane mbi Farnezinën), ministri i ri i jashtëm duhet të  qepë, mbi të gjitha, marrëdhëniet me Francën e Emmanuel Macron-it. Nuk do të jetë e lehtë. Jo vetëm Di Maio ishte lidhur së bashku me mikun e tij më të mirë, Matteo Salvinin, me armiken më të keqe të presidentit francez, pra Marine Le Pen, por ishte mburrur në dhjetor: “Jam krenar: kërkesat e francezëve në sheshe kundër Macron-it ne i kemi vënë në ligjin e bilancit”. Sikur të mos mjaftonte kjo, në janar kishte hedhur një thirrje të frymëzuar nga kryengritja në sheshet franceze: ”Jelek-verdhë mos u tërhiqni! Nga Italia jemi duke ndjekur betejën tuaj nga dita që jeni dukur për të parën herë, duke ngjyrosur me të verdhë rrugët….”. Pastaj kishte zbrazur gjithë armët kundër ministrit të Brëndshëm parizian Christophe Castaner. Pra i kishte dhënë jelek-verdhëve, për inat të kazanave të plehrave të përmbysur dhe vetrinave të prishura, patentën e të qënit demokratë të sinqertë: “E dijmë mirë se lëvizja e juaj është paqësore”.

            Sikur të mos mjaftonte akoma, kishte dashur të takonte për t’i inkurajuar dy drejtues të lëvizjes përtejalpeve duke twituar: “Era e ndryshimeve ka kapërxyer Alpet!” Një e shtënë me të vërtetë e tepruar. Me një mea culpa përfundimtare para telekamerave të “Çfarë kohe bën” të Fabio Fazios: “Jo, nuk do t’i takonja më. Jam larguar prej tyre. Kur pashë se një pjesë e jelek-verdhëve donte të krijonte një listë shkova t’i takonja. Por zbuluam se kishin ide pak të dhunëshme dhe shkatërruese”. Na falni vonesën…. Çfarë do të bëjë tashti si drejtues i diplomacisë italiane? Kushedi…. Një gjë është e sigurtë: në rolin e tij tejet të brishtë, këshilla e parë i ngjet një fjale t’urtë të Venetos të dashur për alpinët: më parë se të flasësh hesht.

            Corriere della sera, 5 shtator 2019            E përktheu Eugjen Merlika

Filed Under: Politike Tagged With: -MINISTRIA E JASHTËME-Eugjen Merlika, GIAN ANTONIO STELLA-DI MAIO

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 886
  • 887
  • 888
  • 889
  • 890
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT