• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Engjëj” të ujërave detare shqiptare

August 10, 2019 by dgreca

Nga Shefqet Kërcelli/

Nëntë  vite më parë, në 9 gusht të vitit 2010, u futën në përbërje të Rojes sonë Bregdetare, 3 “ArchAngel”, (01, 03, 05), ndërsa më datën 14.03.2013, mbritën në portin e Durrësit dhe 2 anije të tjera “ARCH ANGEL”, (Me nr.bordi, 02, 04), dhuratë e Departamentit të Shtetit të SHBA për Rojen tonë Bregdetare. Këto anije të reagimit të shpejtë me një vlerë 5.3 milion $, sipas Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes, (ODC) në Tiranë, ishin nga fondi i koalicionit kundër terrorizmit të SHBA. “ARCHANGELAT”, kanë qenë tepër aktive në mjaft operacione detare gjatë këtyre viteve si, në operacionet e kërkim shpëtimit, zbatim ligjshmërie dhe operacione humanitare në cdo kordinatë të ujërave tona detare. E ku s’janë futur këto anije, e për cfarë si kanë përdorur?!

Deri në cuarjen e miellit e ujit në Velipojën e përmbytur, midis zhukave e pisllëqeve.

Paralel me mbritjen e anijeve, ekuipazhet e para të 5 anijeve u aftësuan plotësisht për ti drejtuar këto anije. Kjo pasi në verën e vitit 2010, një ekip trajnues i Rojes Bregdetare të SHBA, zhvilloi në Portin e Durrësit trajnimin e personelit shqiptar që po i përdor ato, kryesisht për ndërtimin e anijes, instalimin dhe mirmbajtjen e motorrëve, sistemet elektronike dhe elektrike, pajisjet e komunikimit dhe lundrimit, etj. Pesë anijet kanë qënë të gatëshme e në lëvizje për çdo emergjencë detare në portet tona dhe bazat kryesore të Forcës Detare nga jugu në veri, duke rritur ndjeshëm kapacitetet operacionale të Rojes sonë Bregdetare, veçanërisht në operacionet kërkim-shpëtim dhe ato për zbatimin e ligjit në det.

Më vjen keq që shumica e personelit që u trajnua posacërisht për këto anije, djem të mirë, janë larguar nga Forca Detare, sidomos Komandantët e anijeve.

 Kush janë “ARCH ANGEL”?

Tip i ri i 2010, erdhën në qese, në përdorim vetëm Roja Bregdetare e SHBA, Shqipëri, Izrael e Pakistan. Kanë një  gjatësi-13 m, gjerësi-4 m, lartësi-3.8 m, peshkim nga 0.3 deri 0.8 m, peshë-9.5 t, shpejtësi-35 deri 44 nyje, shpejtësi ekonomike-30 nyje, starton në 13’’ një shpejtësi 30 nyje dhe është e pajisur me 2 motora 500 KF Caterpillar. Përballon deri në 6 ballë det dhe është e pajisur me aparaturat më moderne të kohës. Mban në bord shtrat për vendosjen e mitrolozave të rëndë deri 20 m/m. Me këto karakteristika kjo anije në kuptimin figurativ është një “ëngjëll” për hapësirën tonë detare.

Duhet theksuar se në këto 28 vite të bashkëpunimi dypalësh midis dy vendeve tona, Departamenti i shtetit i SHBA, ka dhënë ndihmë të veçantë për Rojen tonë Bregdetare, që nga trajnimi i personelit, pajisja me mjete speciale për bordim, deri tek dhurimi i 5 anijeve të shpejta “ARCHANGEL”.

Në këtë përvjetor një mirënjohje e vecantë shkon për ushtarakët amerikanë të Rojes Bregdetare, të Pentagonit dhe përfaqsuesit në Shqipëri, që bënë të mundur sjelljen e këtyre mjeteve të shpejta në vendin tonë.

Gjetëm mirëkuptimin, kur unë i coja email pas emaili, përfaqsuesit në Pentagon, për të sjellë dhe dy ‘Archangelat”,-02-04, që erdhën mbas një kohe për arësye transporti.

Falenderoj Kapiten Ed Safe, një oficer tepër i aftë i Rojes Bregdetare të SHBA, që më la timonin e anijes, 9 gushtin e 2010, kur e ulëm “Archangel-01”, në basenin e portit Durrës.

Gjithashtu një urim shkon dhe për të gjithë detarët që u bënë pjesë e ekuipazheve të këtyre Motovedetave, i zotëruan ato në perfeksion. Shpresoj që ti kenë lënë dijet dhe eksperiencën e tyre për këto anije, brezave pasardhës.

-Navigatori i vjetër dhe “zhapiku” me uniformë detari…

Një navigator i vjetër me kontribut real në Flotën Detare, një dite duke ndrruar një cigare më thotë,-o Ceto, me ato 5 milion$ që i keni futur Flotës bashkë me ushtarakët Amerikanë, tani duhet të rrije gjithë ditën, kafe dhe limonatë, sa për ato 270$ që të japin. Nuk mund të rrij ja ktheva, po të llogaris mijëra faqe shkrime për detarët, reportazhe, dossiera, portrete, lajme, tregime, foto, etj…produkti im ndaj Flotës e shtetit shkon mbi 1000$…e kush do tja dijë.

Ndërkohë një zhapik i ardhur rishtas në Flotë, pa ditur cështë milja detare, që ditën e parë veshi uniformën e detarit dhe tha:- tani jam u..këtu…tani fillon historia e degës sime e Flotës…

I dukej vetja si komandant fregate kokëboshit…të nesërmen po më thoshte:- po ti cfarë kë bërë?…ndërsa produkti i tij ndaj ushtrisë dhe Flotës është zero… medet…Dhe Flotës bashkë me ca të tjerë ja bërejti dhe kockat.. Kur bashkohen injoranca me –izmat, e vuajnë të gjithë, por sidomos këto anije që vuajnë difektet e shkaktuara dhe moseleminimin në kohë të tyre.

Nostalgjia dhe “Archangelat”…

Dikush këto anije i quan dhe gomone. Hë mo, se gomone janë…Vërtet ato kanë anash gomë, por ato janë anije të vërteta lufte. Tashmë detarët e dinë se sa punë kanë bërë ato në Flotë, skanë lënë kordinatë gjeografikë të Jonit e Adriatikut pa zgjidhur një detyrë konkrete.

Mund të jem nga të parët që dua që flota jonë të pajiset me anije më të mëdha. Por, kam qënë dhe jam partizan i asaj, anije po, por mos me e lan popullin pa bukë. Duhet edhe buka dhe anijet. Se me mbajt një fregatë na kushton shumë..sa për gjysmën e Durrësit. Vërtet i mbanim dikur, por punonte gjysma e popullit për ato.

Ndaj derisa të forcohet ekonomia, le të përdorim anije të këtij tonazhi. Se dhe këto na i kanë dhuruar. Por, ne kemi dhe atë, që kur bëhemi me lekë, i blejmë tek të tjerët, jo tek ai që na ndihmoi në ditë të vështirë.

Mirëmbajtja…

Në këto anije kanë kaluar të gjithë navigatorët me të drejtë lundrimi.

Por, ajo që më shqetëson është mirëmbajtja e tyre. Trishtohem kur shoh gunga në bash, apo difekte të tjera. Cuna,- janë të reja, na vret zoti mos i mirëmbajmë. Se Amerikanët bënë shumë dhe për mirëmbajtjen e tyre, plus pagesës së doganës. Doganë, për një mall të dhuruar?!

Shoh cdo ditë cfarë bëjnë simotrat e saj në SHBA, nga Atlantiku në Paqësor. Spektakël të vërtetë. Dhe ato janë prodhim i 2010. Një ditë do e bëj krahasimin. Janë vetëm 9 vjet anije, ndaj le ti mirëmbajmë ato anije si dritën tonë. 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Shefqet Kercelli-Engjejt-e deteve shqiptare

USHTRIA E KOSOVËS, REALITET- BETOHEN 347 REKRUTË TË RINJ

August 9, 2019 by dgreca

-Në Kosovë 347 ushtarë-rekrutë  të rinj të FSK-së betohen solemnisht për shërbim ndaj Atdheut/

-Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli para Ushtrisë së Kosovës: Kufijtë e shtetit tonë janë të shenjtë dhe të paprekshëm/

-Ministri i Mbrojtjes,  Rrustem Berisha në betimin e rekrutëve të rinj: Ju jeni gjenerata e parë e ushtarëve që keni nderin t’i bashkoheni FSK-së me mandat të ri ushtarak/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 9 Gusht 2019/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të rinj të Ushtrisë së Kosovës, tha se shteti ynë nuk e kërcënon askënd, por as nuk do të lejojë askënd ta cenojë atë. 

Ai tha se integriteti territorial dhe kufijtë e shtetit tonë janë të shenjtë, të paprekshëm, sot dhe përgjithmonë. 

Para kadetëve të rinj, kryeparlamentari Veseli e konsideroi ditën e sotme ditë krenarie për të gjithë, ndërsa të qenit pjesëtarë të ushtrisë më të re në botë, ai e cilësoi privilegj për të cilin do të kenë lakmi gjeneratat që do të vijnë pas. 

“Ju jeni pjesë e një force mbrojtëse, të lindur e zhvilluar në partneritet me NATO-n, Aleancën më të fuqishme në botë, garantuese e vlerave të lirisë dhe demokracisë. Ne sot ndihemi krenarë me ju. Ne besojmë në përkushtimin atdhetar dhe profesionalizmin tuaj. Ju e keni nderuar atdheun kudo që keni marrë pjesë në garat ndërkombëtare, njësoj si sportistët tanë. Ju u keni dëshmuar aleatëve tanë seriozitetin dhe gatishmërinë tonë për të qenë pjesë e misioneve të përbashkëta në të mirë të paqes e njerëzimit. Me ju Kosova ndihet më e sigurtë në të tashmen dhe të ardhmen e saj”, theksoi Veseli. 

 Ai shtoi se Kosova po ndërton një ushtri e cila pasqyron shpirtin liridashës të popullit tonë, vlerat mbi të cilat qëndron shteti i pavarur e sovran i Kosovës dhe vizionin tonë për të marrë vendin që na takon në strukturat politike dhe ushtarake perëndimore. 

“Ushtria e Kosovës është sot element i domosdoshëm i stabilitetit dhe paqes në rajon. Ushtria e Kosovës do të vazhdojë procesin e fuqizimit e profesionalizimit të saj, për tu bërë gati për fazën e anëtarësimit në NATO”, theksoi Veseli, duke paralajmëruar rritjen e buxhetit për ushtrinë. 

Kreu i Kuvendit tha se ka një ëndërr për ta bërë Kosovën vend të zhvilluar, e të begatshëm për të gjithë qytetarët e saj.

Në kazermën “Adem Jashari” të Forcë së Sigurisë të Kosovës në Prishtinë, në prani të ministrit të Mbrojtjes,  Rrustem Berisha dhe komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhanë betimin solemn për shërbim në FSK 349 rekrutë të rinj, pas përfundimit të Trajnimit Bazik nëntë-javorë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj.

Në ceremoninë e betimit të rekrutëve të rinj, gjenerata e parë e FSK-së me mandat të ri, ishin të pranishëm edhe zëvendësministri i FSK-së, Kadri Kastrati, drejtori i Ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s për FSK-në (NALT), si dhe gjeneralë të FSK-së, KFOR-it, atashe ushtarakë të akredituar në Kosovë dhe familjarë të rekrutëve të rinj.

Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha foli për rëndësinë e betimit të ushtarit për shërbim ndaj vendit. “Kjo është një datë me rëndësi për karrierën dhe jetën tuaj, për FSK-në, Ministrinë e Mbrojtjes dhe shtetin e Kosovës. Nuk ka detyrë më të ndershme se sa t’i shërbesh vendit dhe të kontribuosh në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend dhe më gjerë. Ju jeni gjenerata e parë e ushtarëve që keni nderin t’i bashkoheni FSK-së me mandat të ri ushtarak. Si Ministër i Mbrojtjes, jam krenar  me vajzat dhe  djemtë  tanë ushtarë, nënoficerë dhe oficerë, të cilët me sukseset e tyre në shkollat dhe trajnimet e përfunduara në akademitë e  ndryshme të vendeve të NATO-s, kanë treguar performancë të shkëlqyer dhe kanë përfaqësuar me nder FSK-në. Pres që edhe ju ta ndiqni shembullin e tyre”, u shpreh ministri Berisha .

Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama para ushtarëve të rreshtuar, u shpreh: “Kam kënaqësinë  dhe nderin që si Komandant i FSK-së të ju drejtohem juve ushtarë të nderuar, për përfundimin me sukses të Trajnimit Bazik. Ky trajnim, i cili ka zgjatur 9 javë, ka vendosur themelet bazë për karrierën tuaj ushtarake. Ky profesion fisnik kërkon angazhim dhe përkushtim maksimal për t’i shërbyer vendit me nderë dhe dinjitet. Prandaj, unë sot jam shumë i lumtur që ju jeni ata të cilët me angazhimin tuaj keni dëshmuar se Forca e Sigurisë së Kosovës,  nga sot, në radhët e veta do t’i ketë djemtë dhe vajzat më të zotë e këtij vendi”.

Komandanti i FSK-së në fund pati edhe një këshillë për ushtarët e rinj;  “Gjatë karrierës tuaj, ju do të ballafaqoheni me sfida të ndryshme, andaj nga ju pritet që të jeni të disiplinuar, të përkushtuar, dhe gjithmonë të përgaditur t’i kryeni detyrat sipas udhëzimeve të eprorëve tuaj”.

Me Lavdatë për sukseset e lartë të arritur gjatë stërvitjes u shpërblyen rekrutët: Shpetim Halilaj, Luan Gashi, Diar Statovci, Donika Rexhepi, Blerta Veliu, Edmond Thaçi, Altin Krasniqi, Ermeka Muja, si dhe për shkathësi të lartë fizike u shpërblyen Gentrit Gashi dhe Doruntinë Cana.

Rekrutët të cilët sot u certifikuan dhe bënë betimin për shërbim janë gjenerata e parë për vitin 2019. Gjithsejtë 337 rekrutë, prej tyre 52 të gjinisë femërore dhe 22 pjesëtarë nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

Filed Under: Featured Tagged With: Betohen Rekrutet e rinj-FSK-Behlul Jashari

Erdoganizmi i Shqipërisë nga Xhonturqit shqiptarë

August 9, 2019 by dgreca

  • Heronjtë e Kombit tim bien, ndërsa heronjtë turq ulen këmbëkryq…/

Nga Keze Kozeta Zylo/ DIELLI

Duket sikur erëra të çmendura po fryjnë rreth Atdheut tonë të shumevuajtur, erëra që shqiptarët mjerisht s’po i bëjnë ballë, sepse kokëministri me brekushe të zeza Edi Rama e ka lënë vendin han pa porta.  Vendi është kthyer në një varrezë NDERI të të huajve, në një varrezë që ndonëse kanë qenë pushtues ata kthehen në heronj të Kombit tim!   Drithëruese ta mendosh, shokuese kur lexon dhe i shikon konkretisht lajmet se çfare oguri i zi po mbillet ndër zemrat e shqiptarëve. 

Më 15 korrik, 2016 Sulltan Erdogani i mbështetur nga xhonturqit politikanë të qeverisë Rama kanë ngritur një memorial në Tiranë, kushtuar dëshmorëve turq.  Ambasada turke ka festuar madhërisht këtë ditë që në Turqi është vendosur si ditë zyrtare e demokracisë, ditë kur kundërshtarët e Erdoganit u ngritën për ta përmbysur pushtetin diktatorial të tij.  Sidoqoftë s’po futem në politikën e Turqisë të Sulltan Erdoganit, ajo që më therr gjer në eshtër është memoriali që ka urdhëruar Sulltan Erdogani të ngrihet në mushkëritë e Tiranës, në Liqenin Artificial, duke vendosur 251 emrat e dëshmorëve turq që dhanë jetën, më 15 korrik, 2016 në Turqi gjate grushtit të shtetit për përmbysjen e presidentit të tyre.  Po ç’i intereson popullit tim të vendosen emrat e dëshmorëve turq dhe të zënë tokën jeshile të Liqenit Artificial, Liqenit të ëndrrave tona rinore! Është drithërurese, kur mendon që Liqeni Artificial i Tiranës, një pasuri kombëtare e ndërtuar aq bukur që në kohën e diktaturës, e shfrytëzuar nga rinia studentore tiranase dhe e gjithë Kombit, të pushtohet nga turqit e gjakosur dikur pushtues për 500 vjet të Kombit tim.  Është shokuese që ish Liqeni i Mjelllmave shqiptare që me aq delikatesë dhe dashuri rinore të pastër, me cicërrimat e zogjve, drurët e gjelbër, ujin blu, urat e vogla të drunjta të mbytet nga rënkimet e punonjësve të ambasades turke dhe xhonturqit e politikës së qeverisë Rama duke ju bërë temena egove te shfrenuara dhe grabitqarëve turq të Kombit tim.  Sot në këto mjedise të helmuara me shkrues të verbër, Heronjtë e vërtetë shqiptare duan t’i fshijne nga historia, ndërsa heronjtë turq ulen këmbëkryq në oxhakun shqiptar.

Nuk është hera e pare qe po luhen këto drama në vendin tim.  Para pak kohësh ndodhi me varrezën greke, ja aty pranë Mezhgoranit tim me një histori të jashtëzakonshme, legjendë e rrallë.  Nuk kam heshtur për këto drama, para pak kohësh shkruajta se: “Jo vetëm si shqiptare e bijë shqiptari që s’mund të hesht, por kam dhe të drejtën morale dhe legjitime si bijë e Mezhgoranit të flasë dhe te rrëfejë tmerret e luftës italo greke që na treguan prindërit dhe gjyshërit sa ishin gjallë, meqënse një pjesë e tragjedisë ka pasur për skenë Mezhgoranin që rri buzë Trebeshinës dhe që lag këmbët nga uji i bekuar i lumit Vjosa.

Kur dëgjova se do të ngrihet varreza madhështore për ushtarët grekë, ose “vendprehje” meqënse grekët e kanë shumë për zemër këtë shprehje, u drodha, u trishtova pamasë, por nga ana tjetër mora fuqi Anteu se një ditë shqiptarët do t’i çojnë në vendprehjen greke atje ku kanë atdheun e tyre.  Mora fuqi si Anteu se nuk do të mposhtem ose s’do të mposhtemi për sa kohë ne të Diasporës kemi kontakt me tokën, nënën tonë, Kombin.

Ndonëse pabesia greke tentonte ta vriste Anteun me kundërshtarët e tij, ai dilte fitimtar dhe ndërtoi tempull me kafkat e tyre.

Vëllezër dhe motra shqiptare, ju që keni në gjak shqiptarizmin, kurrë s’duhet harruar pushtimi turk 500 vjeçar!  Nga ky pushtim doli Heroi ynë Kombëtar që luftoi si trim i rrallë në 25 beteja kundër Sulltan Muratit pushtues dhe barbar.  Si mësuese shqiptare aty në Tiranën tone ku ushtrova profesionin për 20 vjet tmerrohem, kur mësoj nga historia jonë se: “Më 1887, në Shqipëri kishte 3000 shkolla. Prej të cilave 1200 shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, 300 shkolla bullgare, serbe dhe vllehe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin, të cilin e vranë pas katër vitesh dhe shkollën e mbyllën…”

A nuk duket se “flladet” dinake të lehta turke pas 90-ës jane kthyer në suname përfshirëse për Kombin tim sjellë nga Sulltan Erdogani me xhonturqit shqiptarë të drejtuara nga Kokëministri me brekushe të zeza, ngjyrë ndjellakeqe dhe ogur i zi për edukimin e rinisë?

Larg duartë nga Shqipëria Sulltan Erdogani me xhonturqit shqiptarë!

9 gusht, 2019

Staten Island, New York

Filed Under: Analiza Tagged With: Keze Zylo-Erdoganizmi i Shqiperise

Edhe Kina mund të lejoj zgjedhje të parakohëshme, asesi Shqipëria e Edi Ramës

August 9, 2019 by dgreca

Nga Ilir Levonja/ Disa webe shqiptare e kanë bërë si lajm faktin që Italia po shkon në zgjedhje të parakohëshme. Nuk ka asnjë skandal, veç mosrakordime mes palëve në koalicion dhe kaq. Kjo ndodh pas një serie situatash të tilla si në Austri, Greqi, Kosova dhe së fundi Italia. Në një farë mënyre shumë habiten se përse nuk ndodh kështu edhe me ne. Dhe gjasat nuk janë aspak si në vendet e mësipërme. Shqipëria është totalisht në një krizë sa politike, sociale, ekonomike. Por zgjedhjet e parakohëshme as nuk çohen nëpër mend. Megjithëse do ishte zgjidhja më optimale kjo edhe për të vendosur standartet europiane që fatkeqësisht vetëm tek ne nuk po instalohen. Përse vallë e kemi kaq të tmerrshme të aplikojmë standartin më elementar të një demokracie? Përse momentalisht të krijohet përshtypja se edhe Kina mund të lejoj zgjedhje të parakohëshme, asesi Shqipëria e Edi Ramës? Dhe u duhet çukitur koka opozitarizmit duke ua kujtuar me dhunë se Edi Rama pushime mund të bëj, por të dorëhiqet as mos e çoni nëpër mend. Në raport me demokracitë e tjera, përfshi edhe këto rreth nesh, ne kurrë nuk ngritëm shtet, por vetëm parti. Merrni rastin konkret të presidentit, nga njëra anë partia në pushtet ngre komision hetimor me qëllim shkarkimin e numrit një të shtetit, nuk njeh dekretimet apo anulimin e dekreteve, nga ana tjetër çon ligje pambarim për t’i dekretuar presidenti. Ky është rasti më flagrant që shqiptarët duhet të pyesin veten se perse e paguajnë një institucion me emrin presidencë? Kurrkund nuk e bëjnë? Ose ta lavderojnë deri në qiell sa e emërojnë, pastaj ta demaskojnë deri në gropë sa ta varrosin për së gjalli. Shqiptarët nuk e kanë krijuar kurrë shtetin e duhur, ndofta kjo ka qënë arsyeja që kanë dështuar sistematikisht dhe vazhdojmë të dështojmë duke mos u bërë asnjëherë. E vumë partinë mbi shtetin me Enver Hoxhën për 45 vjetë dhe morën si shpërblim arratinë. Megjithëse i luftuam plot 45 vjet kapitalistët, perëndimin dhe demokracinë e tyre, i pushtuam për dy ditë, po i pushtojmë dhe do vazhdojmë t’i pushtojmë duke thënë po të njëjtin refren, rroftë partia. E vumë partinë mbi shtetin edhe tani në demokraci, ndaj mos u habisni se sikur nesër Edi Rama ta shpalli non grata Skënderbeun, për një aeroplan a një xhami nga Turqia e Erdoganit, shqiptarët do grinden me njëri-tjetrin duke qënë pro ose kundër Skënderbeut. Dhe rastin konkret e keni me këtë muralin në parkun Tiranës të kundërshtarëve të regjimit të Erdoganit. Prisni ndonjë ditë kur të ngrejnë edhe ndonjë mural për kundërshtarët e regjimit të Putinit. Kurrë pra nuk kemi për të bërë shtet dhe kurrë nuk kemi për t’u bërë si austriakët jo e jo, as mos e çoni nëpër mend këtë, po as si italianët, as si grekët e as si shqiptarët në pjesën e epërme të kombit, ata që shtypi i quan dendur kosovarë dhe jo shqiptarë. Jemi soji o i infektuar nga genet, por mbi të gjitha nga kultura otomane, nga universitet e socializmit e deri tek këta të demokracisë që prodhuan kuadro me tezga nga gjithëfarësojet. Si ka mundësi që Italia shkon kaq kollaj në zgjedhje të parakohëshme? Eshtë thjeshtë, duan Italinë dhe jo Salvinin apo Conten, Legën a 5 Yjet, partitë. Dhe kur do shtetin, kur do vendin, do edhe vetveten. Kurse shqiptarët duan njëshat, partitë, e për rrjedhojë nuk kanë se si duan veten. Për më tepër italianët nuk e kanë problem nëse është vapë, a ftohtë, kohë pushimesh etj. Ngrihen e dalin, të zbythin. Kurse shqiptarët pushojnë, i kanë të gjitha, eksitohen nga Rai, nga narkotika shqiptare. Dëgjojnë pallavrat e Edi Ramës kur kërcënon europën me intervista të blera se po futët Maqedoninë do destabilizoni rajonin etj. Ca broçkulla hajvanësh shqiptarë, që na kanë rënë për pjesë me shumicë.


Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja- Edhe Kina-Por Jo Edi Rma- zgjedhje te parakohshme

BORIS JOHNSON, DREJTUESI I NJË VENDI SHKULARAK

August 9, 2019 by dgreca


Nga BEPPE SEVERGNINI/ E përktheu “Corriere della sera” Eugjen Merlika/… An amusing Prime Minister, një kryeministër zbavitës. A do të mjaftojë? Çështja është e gjitha këtu, por është një çështje me përgjegjësi. Duke përjashtuar stërkëmbësa të pamundëshme parlamentare – shumica e konservatorëve në Dhomën e Komuneve është e cunguar – Boris Johnson do të jetë kryetari i ardhshëm i qeverisë britanike dhe do të hyjë në numurin 10 të Downing Street. E njëjta adresë e Winston Churchill-it, e Harold Wilson-it, e Margaret Thatcher-it, e Tony Blair-it. Çfarë e dallon Boris Johnson-in nga paraardhësit? Nuk respekton kodikët, pritjet dhe hipokrizitë elegante të lidhura me detyrën. Është oportunist, hutaq, me hënë, i padisiplinuar, vagëllimthi i pabesueshëm. Kundërshton vetveten e mburret për të. Ka patur një karrierë aventureske dhe një jetë sentimentale të çrregulltë: nuk dihet madje as sa fëmijë ka. Njeriu që, si kryetar bashkie, ka drejtuar ngjitjen ndërkombëtare të Londrës – që kulmoi në Olimpiadën e 2012 – u rrjeshtua befas me “Anglinë e vogël” dhe në 2016 u martua me mallin e Brexit. Pastaj u shmang. Pastaj u rikthye, si ministër i Jashtëm. Pastaj u zhduk përsëri. Së fundi, mbas dorëheqjes së Theresa May-t, është rikthyer, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
            Por burri – e përsërisim – është zbavitës: e ka treguar edhe dje, në fjalën e pranimit. Është i zoti: arrin të bëhet i falur për shumë gjëra. Njerëzia e dëgjon dhe ka përshtypjen se kupton çfarë thotë. Papërsosmëritë e tij gjykohen si siguruese. Kur hyn në një dhomë – si Ronald Reagan, Bill Clinton, Silvio Berluskoni, Donald Trump – e mbush me buzëqeshje, kujdesje e anekdota. Është autoironik e ngushullues: i bën të ndihen mirë me vetveten bashkëbiseduesit. Dje nga tribuna e fituesit tha se “konservatorët janë të zot të kuptojnë instiktet e natyrës njerëzore”. Partia, ndoshta, ai me siguri. Thjeshtësia e tij cek prirjen për t’i thjeshtuar gjërat, por Borisi – kështu e thërrasin të gjithë – është një orator i përkryer. Në Eton dhe në Oxford ka mësuar të flasë me dobi e bindje për gjëra që nuk i njeh, ose i njeh pak. Fizikisht është i ngathët e luan me të. Qëndron i varur në një teleferik të Londrës me një helmetë në kokë e një flamurth në dorë. Theresa May do të ishte futur në dhe nga turpi, ai e ka kthyer aksidentin në një vegël propagande.
            Çfarë ka të çuditëshme e shqetësuese atëherë? Që e gjithë kjo për anglezët është e re.Pregatitja, parimësia dhe saktësia ishin quajtur cilësi të domosdoshme për një drejtues. Që nesër, me shumë mundësi, Mbretëria e Bashkuar do të ketë një kryetar qeverie të papërshtatëshëm e tërheqës, si demokracitë e tjera. Sigurisht: në ndryshim nga të tjerët zgjedhja është bërë jo nga ndonjë votim i përgjithshëm, por i ka takuar 92.153 antarëve të partisë konservatore. Mbetet habia e, bashkë me të, vetëdijësimi: jemi bërë si të tjerët. Një Vend shkularak, ja se ç’është Britania e Madhe më 2019. Shkularak dhe i zënë  ngushtë. Çështja Brexit – tre vite dhe asnjë zgjidhje në dukje – nuk është humoristike: është komike dhe dramatike, sepse rrezikon të çojë në rrënim ekonominë dhe në shpërbërjen e Mbretërisë së Bashkuar (Skocia e ka ndërkaq një këmbë jashtë derës). Sigurisht mbarështimi ka qenë i padenjë për një komb i cili, për shekuj, ka besuar se mund t’i mësonte demokracinë botës (me ndonjë titull, duhet t’a themi). Flisni me anglezët: do t’a pranojnë. Bindja krenare se zotëronin klasën më të mirë politike i ka lëshuar vëndin poshtërimit të përbashkët. A do të mjaftojë një kryeministër simpatik të ndryshojë së pari humorin e më pas historinë e Vëndit shkularak? E urojmë. Sepse Britania e Madhe prej kohësh ka pushuar së qëni një fuqi e madhe, por mbetet një komb i madh i Evropës. Edhe kur të dalë nga Bashkimi Evropian: e kjo nuk duhet të kishte ndodhur.
          “Corriere della sera”                                        E përktheu Eugjen Merlika






Filed Under: Analiza Tagged With: Beppe Severgnini-Corriere della Sera-Eugjen Merlika

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 919
  • 920
  • 921
  • 922
  • 923
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT