• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AMERIKA, FATI I KOSOVËS

June 19, 2019 by dgreca

-Kryeministri Haradinaj: Kosova ka pasur fat që në rrugëtimin e saj historik ka vendosur partneritet strategjik me SHBA-në /

PRISHTINË, 19 Qershor 2019-Gazeta DIELLI/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim një delegacion të drejtuesve dhe profesorëve nga James Madison University dhe Mercer University, të cilët po qëndrojnë në vend për konferencën dyditore “Nga Paqja në Prosperitet- Transformimi i Shoqërisë Kosovare përmes Lidershipit të mirë”, organizuar nga Fondacioni për Lidership, mbështetur nga Ministria e Arsimit, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane.


Kryeministri Haradinaj falënderoi profesorët e këtyre universiteteve të njohura për organizimin e kësaj konference, që ka për qëllim ngritjen e njohurive të lidershipit dhe menaxhmentit si dhe zhvillimit të mëtejshëm të shkathtësive.


“Kosova ka pasur fat që në rrugëtimin e saj historik ka vendosur partneritet strategjik me ShBA-në. Mbështetja në shkollimin e të rinjve tanë është një nga fushat kyçe që Qeveria e vendit është e përkushtuar ta vazhdojë këtë bashkëpunim”, tha kryeministri Haradinaj.


Kryeministri Haradinaj shprehu vullnetin dhe gatishmërinë, që kjo eksperiencë të shndërrohet në rrugë afatgjate të bashkëpunimit, duke ua mundësuar fëmijëve tanë, shkollimin cilësor dhe praktikat më të avancuara të lidershipit.


Nga ana e tyre, delegacioni i drejtuesve dhe profesorëve nga James Madison University dhe Mercer University, e falënderuan kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe konfirmuan gatishmërinë e tyre për thellim të bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët./b.j/

Filed Under: Analiza Tagged With: amerika

SHQIPNIA DHE HUMNERA

June 19, 2019 by dgreca

Opinion nga Fritz RADOVANI/ Melbourne-Australi/

1997 Nana Tereza në Aeroportin e Rinasit në Tiranë, heren e fundit në Shqipni lutej: 

“O Zot, hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar!..” E Besoj, edhe sot lutet!

1912 – 1913 “Shqipnia duhej “eliminue” praktikisht si rrezik, pa kenë nevoja për pushtimin e saj ushtarak”. Ky ishte dhe asht piksynimi sllav shekullor…

2019 “Shqipnia” e “Ballkanit Perëndimor” po drejtohet nga Edi Rama, Ilir Meta, Lul Basha, Gramoz Ruçi dhe… A doni ma? – I keni naltë tue u mendue per “Popullin”… 

Per marrveshjet “demokratike” dhe klimen politike… Pa vetimë e bumbullima sllave… 

Gjithshka si na kanë mësue “vllezrit turq”… Dhe, shteti ligjor i Greqisë… Italia mike e atyne viteve, “mos qofshin harrue… e 1939”.., kur na trumhasi Mretin e, na la pa te !! 

Mbas shiut filloi breshni! Jalta e 1945 na siguroi “Shtetin, zgjedhjet e lira, Kushtetuten, demokracinë, barazinë, dialogun me sllav, pushkatimet pa gjyq, dhunen, varfninë, vrasje e varrosje me gropa pa Emna, kampet e shfarosjes, krimin e organizuem nga shteti, plaçkitjen, korrupsionin, mafien shtetnore, spijunimin e mikut, shkatrrimin e Besës dhe Burrnisë, e mandej, per familjen Shqiptare e Ateizmin..,mundet me ua shpjegue ma mirë se unë, “shoku” ose “shokët” që sot drejtojnë shtetin e kalbun… Të cilit, nuk dij sesi me ia vue emnin, mbasi vetem “shqiptar” ai nuk asht. Emni i “shtetit” hajdut që kerkohet perditë nder arkiva të ruejtuna nga “Akademia e antishkencave anadollake” e Toptanëve të Esatit të shkretë, që s’ po e lanë rahat as aty mjedis ushtarve sllav, që i siguruen  jeten. 

Madje, aty afer i zhgrehun në vaj… U pat varrosë edhe nipi, fukaraja i thesarit Tiranës…

Eh, moj Nexhmije…Ti mos vdeksh kurr per pa pa me sy tek ai kafazi nalt, çka keni ba … mbi këte Popull rrezikzi e të mjeruem qyshë se pat ra nder duert tua prej tiranësh… 

Nuk mjaftuen 47 vjetë që me provue sejcila shtëpi trokitjet e sigurimit tuej, arrestimet e loçkave të zemres dhe, kampet e shfarosjes apo varrosjet tek “qerrshija” e Burrelit… 

Po, u deshten 30 vjet të tjera me provue edhe ringjalljen e katilave shpirtzezë e vrasës të Shqiptarëve, tue fillue me Enverin tand, Ramizin, Haxhiun e të tjerë, që “emnat e tyne” mos kjofshin permendë nder Trojet Shqiptare persa të jetë jeta e Kombit Shqiptar, tue fillue nga Ata Bjeshkët e Atyne Katolikve të Lulzim Bashës dhe, deri tek brigjet e Detit Jon, ku kerkon me kullotë bagtitë Edi Rama me dekoruesit e tij grekë…E “vllaznit turq”!  

Rinia Shqiptare po shperndahet nepër Botë… Gjuha Shqipe e Maleve po shkallmohet ! 

Populli Shqiptar asht ba si Dallndyshat e Filip Shirokës së harruem…E s’ kthehet ma !! 

           Melbourne, 19 Qershor 2019.

Filed Under: Analiza Tagged With: Fritz Radovani-Shqipeira-Humnera

SHTETI I NJERËZVE

June 19, 2019 by dgreca

NGA SAIMIR LOLJA/ Kanada/

Liria e njeriut (jo e ariut) është hapësira midis të drejtave dhe përgjegjësive të tij. Domethënë liria e njeriut ka kufi të poshtëm e të sipërm, kurse liria e ariut nuk ka kufi të sipërm. Demokracia është liria e njeriut (jo e ariut) për të votuar i lirë dhe shprehur mendim të lirë brenda kufijve të lirisë së njeriut. Demokraci nuk domethënë të kesh lirinë për të ngritur krye kundër shtetit, për të dëmtuar mjetet dhe objektet e shtetit apo cënuar sigurinë publike. Demokraci nuk domethënë lajthitje (anarchy, ang.) politike, morale, shoqërore, publike, fetare, apo lajthitje në ide (pëlqime) dhe heronj.

Marrëdhëniet shtetërore nuk janë marrëdhënie personale ndërmjet personash me të drejta, përgjegjësi e liri të barabarta. Demokracia nuk është barazi (communism, ang.). Demokraci nuk domethënë që secili nga turma të ketë të drejtën të urdhërojë të parin e shtetit si të veprojë. Sepse është edhe e pamundur të kryhet edhe s’ka arsye të kryhet. 

Qoftë shtet demokratik apo autokratik në të dy rastet ka protokoll shtetëror i cili është i njëjtë. Shteti si kuptim e si makine nuk është personal, as krijim personal. Kushtetuta dhe ligjet e shtetit nuk janë personale. Detyrimisht të gjithë duhet ta respektojnë protokollin, mjetet dhe objektet shtetërore dhe as të mos i cënojnë ato.

Si në shtetin demokratik ashtu edhe në atë autokratik të gjithë urdhërohen nga shkalla më e sipërme e piramidës shtetërore si të veprojnë e çfarë të kryejnë. I punësuari në shtet është punonjës i shtetit dhe jo i ndonjë tufëze politike. Një vend pune shteti është detyrim shtetëror dhe publik për t’u përmbushur. Puna e shtetit kërkon njeri të pastër, të mirësjellshëm, profesional e të shkolluar. Shteti nuk është lopë për t’u mjelë apo lëndinë për të kullotur. Shteti nuk është hale ku njerëzit shkojnë me qejf e largohen me qejf. E njëjta gjë është si në një ndërmarrje private apo organizatë vullnetare.

Pushteti është fuqia për shtetin dhe jo pushtimi i shtetit. Pushteti është përgjegjësia e mbarëvajtjes së shtetit dhe qytetarëve. Shteti nuk është fusha ku tufëzat politike luajnë top me këmbë për tifozët. Shteti nuk është vendi ku piratët ndajnë plaçkën e grabitur.

Për ngjashmëri loja e topit-me-këmbë (football, ang.) bashkë me objektet dhe rregullat e saj që e krijojnë atë lojë nuk janë pronë e ndokujt. Të gjithë detyrimisht e respektojnë atë, qofshin tifozë, lojtarë apo stërvitës. Ajo ka kushtet dhe luhet sipas rregullave të saja, përndryshe nuk është më lojë topi-me-këmbë. Bie fjala, ajo nuk luhet pa porta ose duke qenë tifozët në fushë. Ato që kanë lidhje me lojën e topit-me-këmbë – lojtarë, kapitenë, portierë, stërvitës, mjekë, shërbyes, financierë, tifozë – nuk janë të barabartë midis tyre. Secili ka vendin e tij, domethënë hapësirën brenda gardheve përkatëse  të mendimit e veprimit. Bie fjala kapiteni i ekipit nuk mund të urdhërohet nga lojtarët e aq më shumë nga tifozët se si të luajë apo udhëheqë ekipin.

Shtet i qetë domethënë se për çdo njeri ka një vend e çdo njeri është në vendin e vet, dhe çdo njeri e nuhat, e sheh, e prek, e dëgjon dhe e shijon mirë këtë. Shteti i njerëzve është shtet i mirë-organizuar ku secili rëndon në vendin e vet, domethënë shteti ka organizim të organizuar mirë dhe jo çorganizim të organizuar mirë. Shtet cilësor domethënë shtet që mbron jetët, pasuritë, pronat e qytetareve, arshivat dhe të fshehtat shtetërore, trashëgiminë kombëtarë kulturore të tij, si dhe shton pasuritë e tij.

Shteti i njerëzve është i domosdoshëm për shkak të arsyes kombëtare të cilës i përket. Ai përdor arsyen shtetërore dhe arsyen kombëtare për të qenë i shëndetshëm, i siguruar, i qetë, i mbrojtur, i pastër dhe cilësor. Shtet i mbrojtur domethënë që shtetarët e tij të kenë qenë më parë ushtarë të ushtrisë së shtetit. Shtet i sigurtë domethënë shtet që ka vendosur vijat e bardha kudo dhe i var medaljen e duhur atyre që i shkelin. Shtet i shëndetshëm domethënë pastrim krundesh dhe njëtrajtësim brumi. Shqipëri pa shtet nuk ka. Bashkim kombëtar pa shtet të bashkuar shqiptar nuk ka.

(Pasthënie – Ka shqiptarë që për mërinë, domethënë emocionin e urrejtjes, ndaj një marinari ose brohorasin si tifozë ose e djegin tërë anijen me mall e njerëz për të djegur atë marinar që ato urrejnë. Çfarë ka ndodhur në këto raste pastaj? Mbesin vetëm anijet e armiqve. Përfitimi i kujt ka qenë pastaj? Vetëm i armiqve të shqiptareve).

Filed Under: Analiza Tagged With: Saimir Lolja

SITUATE E RREZIKSHME-NUK DUA TË NJELL ZI, POR…..

June 18, 2019 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Shumë vërejtës dhe ekspertë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, e konsiderojnë gjëndjen e sotëme politike në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe si rrjedhim edhe anë e mbanë trojeve shqiptare, ndoshta si periudhën më të rrezikshme ç’prej shembjes së komunizmit e këndej dhe ç’prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, 10-vjet më më parë.  Shpresat ishin të mëdha për shqiptarët kudo, se me rrëximin e Murit të Berlinit, historia — më në fund — do t’i ishte më njerëzore ndaj tyre dhe do t’i trajtonte shqiptarët, si komb, më mirë në të ardhmen e tyre.

Dhe pse jo! I shkatërruar nga dy luftërat botërore dhe pothuaj gjysëm shekulli i vuajtur nga komunizmi i imponuar sllavo-aziatik, kishim shpresë se ja më në fund erdhi rasti dhe mundësia për një ri-mëkëmbje të vërtetë të Kombit shqiptar në fillim të shekullit 21.  Madje disa prej nesh e kishim shpallur shekullin 21, si “Shekullin e Shqiptarëve”.  Megjithë pengesat në rrugën e shtet-ndërtimit gjatë këtij tranzicioni — me rënjen e komunizmit — Shqipëria siguroi më në fund lirinë dhe demokracinë e mohuar nga komunizmi për disa dekada.  Kosova, pas vuajtjeve e sakrificave shpesh mbinatyrore nga ana e shqiptarëve çlirohet nga zgjedha komuniste sllavo-serbe dhe pas një shekull robërimi, vrasjesh e shpërnguljesh të detyruara, nisur nga ideja serbe e spastrimit etnik të Kosovës dhe pas krimeve çnjerëzore nga forcat serbe kundër shqiptarëve, siguron mbështetjen ndërkombëtare dhe çlirohet më në fund nga fashizmi serb, duke shpallur pavarësinë e saj, sot për sot të njohur nga më shumë se 100-vende nga mbarë bota, përfshirë vendet më të rëndësishme perëndimore.

Është një skenë në rrjedhën e historisë së shqiptarëve, që patriotët më të shquar të Kombit, megjithse do ta kishin dëshiruar, ndoshta nuk mund ta kishin paraparë: shqiptarët ndonëse, fatkeqsisht, të cunguar dhe të ndarë gjeografikisht gjatë shekullit të kaluar, megjithëse jo të bashkuar në një shtet – aktualisht janë me dy shtete. Të lirë për të vendosur vet fatin e vet nën një sistem demokratik dhe të lirë, të udhëhequr nga vet shqiptarët — nën hijen e madhe gjithpërfshirse të Flamurit të Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.  

Megjithë këto bekime të cilat i gëzojnë sot shqiptarët, diçka nuk po shkon mirë.  Në të vërtetë aq keq po shkojnë punët në trojet shqiptare, si rrjedhim i veprimeve ose mosveprimeve të politikanëve aktualë, sa që vet shqiptarët përpiqen t’i bëjnë ball kësaj situate tragjike duke kërkuar rrugëdalje.  Shqiptarët, të papërgatitur për tu përballur me këtë ngërç politik dhe me korrupsionin që ka prekur nivelet më të larta shtetërore, kanë vendosur të largohen, legalisht dhe ilegalisht, nga trojet mijëra vjeçare të tyre, pothuaj në përmasa biblike. As armiqtë më të përbetuar të shqiptarëve nuk kishin mundur të parashikonin kurrë një shpërngulje të tillë të shqiptarëve nga hapësirat e tyre gjeografike.

Thuhet se rrallë kund mund të ketë një klasë politike më të ndarë dhe më të pëçarë se klasa e sotëme politike e shqiptarëve – në të dy anët e kufirit – të pakën jo në Evropë, pjesë e të cilës pretendojnë se duan të bëhen.  Çdo ditë jemi dëshmitarë të një shembulli ose një tjetri — konfliktesh personale e partiake, konflikte këto që po prishin jo vetëm rendin shoqëror dhe politikën e mbrendshme, por edhe marrëdhëniet historike të Kombit shqiptar me miqët, për mbështetjen e të cilëve shqiptarët kanë  gjithnjë nevojë.  Jemi dëshmitarë të një mungese të lidhjes aq të nevojshme morale dhe patriotike, jo vetëm midis përfaqsuesve të kësaj klase politike me njëri tjetrin, por mbi të gjitha, shohim se shumicës i mungon gjithashtu edhe përgjegjësia politike dhe morale madje edhe ndaj Atdheut dhe Kombit – një përgjegjësi kjo për të cilën ata janë betuar se do ta përfillin si  përfaqsues të zgjedhur të këtij populli.  

Sot për sot, shqiptarët kanë aq shumë probleme me të cilat përballen.  Unë do të dëshiroja të njell mirë për rrjedhën e zhvillimeve politike të Shqipërisë, të Kosovës dhe për të ardhmen e mbarë shqiptarëve.  Por, problemet që, kryesisht, janë të vet-shkaktuara nga një klasë politike që vetëm shikon interesat e veta politike dhe partiake, në kurriz të problemeve me të cilat përballen shqiptarët – është vështirë të zgjidhen ndërsa vazhdojnë përçarjet dhe konfliktet aktuale politike midis pozitës dhe opozitës në Shqipëri dhe në Kosovë.  Kështu, të ndarë e të përçarë, sfidat dhe problemet vetëm shumëfishohen dhe zgjidhja e tyre bëhet edhe më e parealizueshme.  Prandaj, si rezultat i gjendjes së krijuar, është i nevojshëm një fillim i ri politik, me njerëz të ri dhe ide të reja.  Mbi të gjitha bota shqiptare, jo vetëm që ka nevojë për një përtëritje politike, por për më tepër ka nevojë edhe për një ripërtëritje morale dhe shoqërore në të gjitha nivelet e jetës – jo vetëm në politikë, por në të gjitha fushat e veprimtarisë shoqërore.

Kemi nevojë gjithashtu edhe për politikanë që, mbi të gjitha, e duan Shqipërinë dhe të cilët punojnë për të mirën e saj dhe të gjithë shqiptarëve pa dallim.  Ekziston nevoja të kemi politikanë që mendojnë dhe punojnë për Shqipërinë, se për botën ka kush mendon.  Shqipëria dashurohet duke i ruajtur nderin e saj dhe emrin e mirë të shqiptarëve, mbrenda dhe jashtë vendit.  Mbështetja dhe mbrojta e kriminelëve dhe e të korrupturave nga përfaqsuesit më të lartë të qeverisë nuk është as dashuri për Atdheun as ndonjë akt heroik, me të cilin mund të mburret kush.  Përkundrazi, me këto akte po ia nxini fëtyrën Shqipërisë dhe Shqiptarëve, si asnjëherë më parë – sidomos në nivelin ndërkombëtar dhe në radhët e atyre që me të vërtetë ruajnë ndjenja pozitive për Shqiptarët në përgjithësi.

Nuk dua të njell zi, por pa dashuri të vërtetë ndaj Atdheut dhe pa respekt për njëri tjetrin — pa i shtrirë dorën edhe kundërshtarit politik — nuk ka zgjidhje të problemeve aktuale politike, ekonomike dhe shoqërore në Shqipëri dhe as nuk ka dalje nga ky qorrsokak, në të cilin e keni hedhur vendin.  Por çka është edhe më keq, si rezultat i këtyre konflikteve të vazhduesheme, bashkjetesa kombëtare bëhet shumë më e vështirë midis shqiptarëve, kur të merren parasysh konfliktet aktuale politike në radhët e partive dhe të politikanëve shqiptarë.

Larg nga këta njerëz që me qëllimet e tyre të errëta po cenojnë në thelb vëllazërimin kombëtar midis shqiptarëve dhe të cilët po e çojnë vendin në prag të një gremine.  Larg nga ata që duan të krijojnë një Shqipëri sipas qejfit të vet, ku duan të jenë – vet ali e vet kadi — vet shkruaj e vet vulos.  Në vend të këtyre, sot për sot, kemi nevojë për individë – si në politikë ashtu dhe jashtë politikës – për individë që kanë mundësitë dhe dëshirën që të mbjellin – jo përçarje, ndasi e konflikte — por harmonizim midis mendimeve dhe ideve të ndryshme në radhët e shqiptarëve.  Persona që, duke marrë parasysh debatin e sotëm në median shqiptare të përfaqsuesve të elitës shqiptare – fatkeqsisht, nuk shihen kund në horizont. Kjo është edhe arsyeja për pesimizmin tim, përball gjëndjes aktuale në Shqipëri, sepse nuk është vetëm politika që është mbërthyer në një konflikt të pazgjidhëshëm, por duket se e mbarë shoqëria është e ndarë dhe e përçarë, sipas vijave të caktuara nga politika.

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank Shkreli- Situate e Rrezikshme

Shkodër, opozita përplaset me policinë, digjet KZAZ-ja në shkollë

June 18, 2019 by dgreca

Mbështetës të opozitës, së bashku me punonjës të Bashkisë së Shkodrës dhe ish deputetë të PD-së, u mblodhën të martën mbrëma në oborrin e Shkollës se Mesme “Shejnaze Juka” të Shkodrës dhe, pas disa minuta konfrontimi me forcat e policisë, i vunë flakën njërës prej klasave të katit të parë të shkollës, ku ishte vendosur Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve të 30 qershorit, sipas dëshmitarëve dhe pamjeve nga vendi i ngjarjes. E gjithë baza materiale e sjellë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për përgatitjen e ditës së votimit u dogj.

Ish deputeti i PD, Bardh Spahija, i cili ishte mes protestuesve, tha se “Ishte vetëm fillimi i revoltës popullore, ndaj atyre që po u imponojnë shqiptarëve votime pa zgjedhje. Ishte një reagim i shpejtë i qytetarëve shkodranë. Kjo nuk është dhunë. Dhunë ishte tentativa e policisë së shtetit për të uzurpuar institucionet dhe duke iu imponuar qytetarëve të Shkodrës”.

Ndërsa Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila drejton edhe shoqatën e kryetarëve të bashkive të djathta, tha në mbrëmje se “Janë djegur vetëm kartonat e vendvotimeve. Materialet zgjedhore janë në mënyrë të paligjshme në mjediset e shkollës që administrohen nga Bashkia e Shkodrës. Bashkia ka kërkuar zyrtarisht prej tre ditësh që godinat ku janë vendosur KZAZ-të dhe janë në pronësi të saj, të lirohen”.

Ish deputetja e Shkodrës Jozefina Topalli u distancua nga kjo ngjarje.

“Djegia e shkollës nuk është historia e Shkodrës. E kundërta është historia e këtij qyteti. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në tri dekada. Një demokrat nuk djeg as mandate as shkolla. Një demokrat i vërtetë nuk hedh as molotov, as ka frikë nga zgjedhjet. Demokratët nuk kanë pasur frikë në ‘97 kur gjysma e territorit kontrollohej nga bandat. Nuk largohet Rama duke refuzuar parimet e vlerat e demokracisë. Partia Demokratike lindi si ëndërr e lirisë dhe e të drejtës me votu”, shkruan mes të tjerash zonja Topalli në facebook.

Ministri i Brendshëm Sander Lleshaj tha se kjo është një “përpjekje e turpshme e përfaqësuesve të PD-së për të djegur një shkollë në Shkodër”. Ministri ftoi qytetarët e Shkodrës që të distancohen nga ky “turp i pamasë dhe të izolojnë bijtë e dhunës”.

“Asnjë drejtues bashkie, – shtoi ai, – nuk mund të mbajë me dhunë dhe me zjarr mandatin që tashmë po mbaron. Nuk ka asnjë mundësi që dhunuesit t’i shpëtojnë ligjit. Pushteti mund të mbahet vetëm me votën e qytetarëve”.

Incidenti në KZAZ e Bashkisë së Shkodrës u parapri nga një tjetër ngjarje në Bashkinë e Tropojës, ku një grup mbështetësish të opozitës bashkë me zyrtarë vendorë dhe deputetetin e zonës u futën me forcë në mjediset ku është vendosur Komisioni Zonal i Admistrimit të Zgjedhjeve Vendore të 30 qershorit, siç tregojnë videot e filmuara në vendin e ngjarjes.

Megjithë ndërhyrjen e forcave vendore të policisë, mbështetësit e opozitës, me thirrje kundër Kryeministrit Rama, hodhën në rrugë bazën materiale të votimit, të dërguar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Incidentet në Tropojë dhe në Shkodër pasojnë kërkesën e kryetarëve të disa bashkive të djathta për lirimin e mjediseve të KZAZ-ve dhe qendrave të votimit. Përmes kësaj kërkese, bashkitë e djathta dhe mbështetesit e opozitës po synojnë pengimin e përgatitjeve për zhvillimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, ndërkohe që të majtët vazhdojnë të vendosur fushatën elektorale.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes një deklarate për mediat u shpreh pas incidentit të Tropojës se kërkesa e disa kryetarëve të bashkive për lirimin e menjëhershëm të ambienteve ku janë vendosur Vendet e Numërimit të Votave dhe ndërprerjen e veprimeve për afishimin e listave të zgjedhësve në mjediset në administrim dhe pronësi nga këto bashki, është në tejkalim të kompetencave dhe detyrave të njohura nga Ligji “Për vetëqeverisjen vendore”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tha se po vazhdon punën për përgatitjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit dhe paralajmëroi se çdo cenim i këtij procesi përbën vepër penale të ndëshkueshme.

Filed Under: Politike Tagged With: Shkoder-Opozita-Policia-Digjet KZAZ

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 977
  • 978
  • 979
  • 980
  • 981
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT