• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJE VATRANE E RE NE 109 VJETORIN E THEMELIMIT

April 28, 2021 by dgreca

MIRË SE ERDHE NE VATER FRANKA !

Sot ME 28 prill, në 109 vjetorin e themelimit të Federatës Panshqiptare të Amerikës”Vatra” fituam një vatrane të re,, studente e shkelqyer e Baruch College, Franklin Veliu, mbesa e Sekretares se Vatres, Nazo Veliu. Franka prej kohësh ishte pjesë e Vatres, një nga ndihmeset me të palodhura të gazetës Dielli se bashku me motren si dhe shoqen e saj Mirea Hasani. Mirë se erdhe në Vatër Franka!

Filed Under: Featured Tagged With: Anetaresim ne VATER, Franka Veliu

KUJDES

April 28, 2021 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Jemi popull shumë i dëmtuar gjatë eksperimentit mizor që tirania bëri me ne. Qëndrojmë të shtrirë, jemi nënkëmbë. Por nëse nuk përpiqemi të ngrihemi, nuk do ta dinim kurrë se çfarë mund të ndodhë. E meritojmë të bëjmë më të mirën për t’u shëruar. S’kemi vdekur, jemi vetëm të plagosur rëndë.
Nuk kanë rëndësi të drejtat që keni sipas Kushtetutës, nëse qeveria mund t’ju dënojë për ushtrimin e tyre. Dhe nuk ka rëndësi se çfarë kufizimesh vendos Kushtetuta për pushtetin e zyrtarëve qeveritarë, nëse ata mund t’i kalojnë kufijtë pa ndonjë pasojë. Me fjalë të tjera, Kushtetuta nuk mund t’ju mbrojë, nëse nuk e mbroni me votat tuaja kundër kujtdo që e shkel. Ata zyrtarë qeveritarë që duan më shumë pushtet dhe pa fund, nuk do të ndalen nëse nuk ndalen. Për sa kohë që njerëzit votojnë për një parti që u jep ushqime, para e gjëra falas, kërkojnë që liria e tyre – dhe e gjithë liria jonë – të shkatërrohet, pak nga pak. Sepse do të vijë një kohë kur fëmijët, mbesat e nipërit tanë mund ta lexojnë Kushtetutën si dokument të shkruar me fjalë të çuditshme nga e kaluara që njerëzit dikur i merrnin seriozisht.
“Kini kujdes! Mos humbni substancën duke ndjekur hijen” (Aesop: The Dog and Its Shadow)

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Kujdes

109 VJET- GËZUAR DITËLINDJEN VATRËR SHQIPTARËVE!

April 28, 2021 by dgreca

GËZUAR DITËLINDJEN VATËR SHQIPTARËVE!/

VATRA ËSHTË VLERË KOMBËTARE-TA RUAJMË!/

        Vatra krenohet sot në 109 vjetorin e Lindjes, me shumë punë të  mëdha Kombëtare që i kryen vatranët në kohët më kritike që prej dy dekadave të para atë shekullit XX:

  • I parapriu Pavarësisë së Shqipërisë dhe orientoi Kuvendin e Vlorës që të shihte nga Perëndimi.
  • Krijoi Trupat VULLNETARE të Mbrojtjes më 1916, i stërviti për 5 vite,dhe më 1920 i dërgoi në Shqipëri, ku djemtë e Vatrës i dolën për zot Atdheut, stabilizuan kufijtë jugorë dhe u bënë pjesë e Luftës së Vlorës. Ata u bënë pjesë e Gardës Kombëtare, paçka se Komandantin që i stërviti në SHBA dhe i udhëhoqi në Shqipëri, Aqif Përmetin, e pushkatuan. Pse? La Amerikën që t’i shërbente Atdheut.
  • VATRA, krijoi që më 1915 Bandën Muzikore të saj, që njihet si “BANDA KOMBËTARE E VATRËS” e cila në Shkurt 1920 shkoi në Shqipëri dhe ngriti frymën Kombëtare me koncertet nëpër Shqipëri. Banda e Vatrës u bë pjesë e Luftës së Vlorës dhe Hymni i asaj Lufte heroike ka për kompozitor dirigjentin e Bandës së Vatrës, Thoma Nasi.
  • Vatra organizoi më 3 Qershor 1917 Fushatën e madhe të ndihmave”Të shpëtojmë Shqipërinë”, ku u mblodhën 150 mijë dollarë(një punëtor merrte në ato kohë 5-7 dollarë në javë), janë miliona dollarë me kursin e Këto para u përdorën për të lobuar për Pavarësinë e Shqipërisë, pavarësi që e kishim humbur gjatë Luftës së Parë Botërore.
  • VATRA-Ndërhyri pranë Presidentit Wilson, që të shpëtonte Pavarësinë e Shqipërisë. Fan s Noli e takoi Presidentin amerikan më 4 Korrik 1918, tek bëheshin homazhet tek varri i Presidentit George Washington, dhe iu Lut, që të mbronte pavarësinë e Kombit më të vjetër në Ballkan, trojet e të cilit ishin uzurpuar nga fqinjët.
  • Vatra organizoi shërbimin e munguar diplomatik në mungesë të shtetit shqiptar: Emëroi delegatët e saj nëpër Europë dhe SHBA, duke i paguar ata me rroga përmes fushatave që thirreshin”Dita e Delegatit”. Delegatët vepronin në Kryeqytetet e Fuqive të Mëdha: Londër, Paris, Washington, Gjenevë etj. Kryedelegati Mehmet Konica paguhej me 1,600 franga në muaj. Delegatët diplomatik të Vatrës sensibilzuan shtetet e mëdha që të njihnin pavarësinë e humbur.
  • Vatra organizoi një Fushatë të madhe financiare më 1920 -1922, ajo që thirret Huaja e Parë e Shtetit Shqiptar, patriotin Mithat Frashëri, të deleguarin e Qeverisë që doli nga Kongresi Lushnjës, të kryesuar nga Sulejman Delvina, dhe arriti t’i siguronte shtetit shqiptar 198 mijë dollarë.
  • Vatra shtypi për nevojat e shtetit, zyrave, shkollave më shumë se 120 mijë libra që i dërgoi në Shqipëri.
  • Vatra i qëndroi me stoicizëm për gati një gjysëm shekulli luftës së ashpër që bënë kundër saj Tirana dhe Beogradi.
  • Në Nëntor 1969, në përvjetorin e 60-të gazetës së Saj”Dielli” Vatra” organizoi bashkimin e Diasporës shqiptare të Amerikës dhe asaj të Arbëreshëve të Italisë. Në atë veprimtari 10 ditore, Vatra u tregoi amerikanëve se kush ishin shqiptarët, cila ishte kultura dhe trashëgimia e tyre: Konferenca, ekspozita, Mesha të përbashkëta për të gjithë besimet, një paradë e madhe me 5 mijë pjesmarrës në Manhattan, etj…
  • Vatra, sot Vatra, duke ringritur degët e saj në shumë shtete të Amerikës së Veriu dhe Kanada si dhe duke organizuar”Miqtë e Vatrës” në trojet Kombëtare, vazhdon të jetë në shërbim të Kombit në shekullin e dytë të jetës së saj dhe mbanë gjallë traditat, kulturën Kombëtare, gjuhën, Historinë dhe gjithçka shqiptare.
  • VATRA ËSHTË VLERË KOMBËTARE-TA RUAJMË!

Le ta ruajmë Vatrën edhe nga vatranët që e duan atë për veten e tyre, për familjet e tyre, për lavdinë e tyre personale! Të ruhemi nga përçarjet dhe përçarsit!

Filed Under: Featured Tagged With: Gezuar ditelindjen, Vater

Shqiptaret – humbesit e medhenj te 25 Prillit

April 28, 2021 by dgreca

Nga Viktor VORFI/New York-USA/

 Deri tani jane evidentuar mjaft probleme me zgjedhjet e 25 Prillit ne Shqiperi . Me kryesoret jane : Blerja e votave. Para te dhena mbeshtetesve te opozites per te dorezuar kartat e identitetit qe te mos shkojne ne votime. Perdorimin e administrates shteterore me zgjedhje dhe presioni i pushtetit ndaj tyre per tu angazhuar ne fushaten elektorale. Patronazhistet qe kane perdorur te dhenat personale te votuesve pa lejen e tyre. Inagurimet e veprave publike ne prag te zgjedhjeve per perfitime elektorale. Angazhimi i personave me lidhje kriminale ne fushate. Dhuna e perdorur ne Elbasan, Kavaje , Tirane dhe Durres. Ndryshimi i ligjit zgjedhor dhe kushtetutes para zgjedhjeve. Nderhyrja ne kodin zgjedhor favorizoj partine ne pushtet. Kjo u be e mundur ne saj te presionit te ambasadoreve te huaj ne Shqiperi ndaj perfaqesuesve te opozites. Keto zgjedhje nuk i plotesuan standardet e “fair and free elections “ siq i meriton populli shqiptar dhe i kerkon integrimi europiane. I bejme thirrje : Qytetareve shqiptare te denoncojne cdo rast te blerjes dhe manipulimit te votave duke kontaktuar organizaten Vatra Manhattan Branch. Te gjitha provat e mbledhura do ti dergohen US Department of State dhe Keshillit te Europes. Partite politike te evidentojne te gjitha shkeljet dhe manipulimet zgjedhore dhe ti denoncoje ato publikisht. Mediave dhe intelektualeve shqiptare te denoncojne hapur pergjegjesit e blerjes se votave me 25 Prill 2021. Ne nuk mund te pranojme qe shqiptareve tu mohohet e drejta elementare e votes se lire. Nuk mund ta pranojme qe Shqiperia te mos arrijme qe edhe pas 29 vitesh sistemi pluralist te mos plotesoje standarde zgjedhjesh si vendet fqinje .Eshte turp per kombin, femijet tane do na gjykojne.

Prandaj kerkoj: 1- Ngritjen e nje komisioni hetimor te pavarur per te dokumentuar dhe analizuar problemet me zgjedhjet e fundit. Ne kete grup duhet te bejne pjese intelektuale te pavarur, gazetare , aktiviste te shoqerise civile , eksperte dhe perfaqesues te diaspores.

2- Ky komision i pavarur, jopartiak , duhet te paraqese brenda 30 diteve nje raport publik me rekomandime konkrete .

 3- Te gjitha rekomandimet te votohen ne referendum kombetar jo me vone se data 31 Tetor 2021.

 4- Te gjithe ambasadoret e huaj te mbahen larg ketij procesi, Shqiperia i ka kapacitetet e veta intelektuale per ta perballuar kete sfide. Shqiperia meriton te futet me dinjitet ne Bashkimin Europian, reflektimi dhe kontributi i te gjithe shqiptareve te ndershem do ta beje te mundur kete . Do ja dalim te gjithe bashke! Per te ardhmen e femijeve tane , per kombin!

 Viktor Vorfi New York, USA

Filed Under: Analiza Tagged With: Viktor Vorfi, Zgjedhjet e 25 Prillit

ALBANOLOGJIA NE UNIVERSITETIN E SOFJES

April 28, 2021 by dgreca

-ALBANOLOGJIA NË UNIVERSITETIN “SHËN KLIMENT OHRIDSKI” NË SOFJE TË BULLGARISË

Albanologe Ekaterina Tarpomanova, profesore e asociuar, përgjegjëse për gjuhën shqipe në Katedrën e Gjuhësisë së Përgjithshme, Indo-Evropiane dhe Ballkanike të Fakultetit të Filologjive Sllave në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, në një rrëfim ekskluziv dhënë gazetarit Sokol Paja për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, tregon historikun e gjuhës shqipe, interesin e të huajve për të mësuar shqip dhe lidhjet gjuhësore të shqipes me bullgarishten, rumanishten dhe greqishten. Qëllimi ynë sipas Prof. Ekaterina Tarpomanova është që t’i motivojmë studentët dhe të ndezim tek ata dashurinë ndaj Ballkanit, por një dashuri që buron nga kuptimi i thellë i proceseve që zhvillohen në këtë kënd interesant të Evropës.

GJUHA SHQIPE DHE LIDHJET GJUHËSORE ME BULLGARISHTEN, RUMANISHTEN DHE GREQISHTEN

Pasi u diplomova në degën e Ballkanistikës në Universitetin e Sofjes, nisa doktoraturën time me temë “Funksionet e përemrave në gjuhët ballkanike”. Mentorja ime ishte ballkanologia e shquar, prof. Petja Asenova. Studimi im përfshin katër gjuhët e lidhjes gjuhësore ballkanike – bullgarishten, shqipen, rumanishten dhe greqishten, të cilat kanë zhvilluar tipare të përbashkëta në strukturën e tyre gramatikore në sajë të kontakteve shumëvjeçare intensive midis popujve dhe gjuhëve të Ballkanit. Kjo bashkëjetesë e shoqërive dhe kulturave në Ballkan ishte shkaku që të formohet lidhja gjuhësore, ose Sprachbundi. Pra, studimi im është një pjesë e gjuhësisë ballkanike – fusha shkencore, e cila studion proceset në lidhjen gjuhësore ballkanike. Gjuha shqipe është një pjesë e rëndësishme si në punimin tim të doktoratës, ashtu edhe në gjuhësinë ballkanike në përgjithësi, sepse pa ditur proceset në këtë gjuhë, nuk mund të shpjegohen proceset në Sprachbund-in ballkanik. Nga ana tjetër, ajo është një sfidë e madhe për studiuesit. Meqë bullgarishtja është pjesë e gjuhëve sllave, rumanishtja – e gjuhëve romane, për greqishten kemi burime me shkrim shumë të hershme që datojnë para erës sonë, zhvillimi i këtyre gjuhëve gjatë shekujve është pak a shumë i qarte, ndërsa për shqipen punojmë gjithmonë me hipoteza. Por pikërisht kjo, sipas mendimit tim, e bën interesante dhe tërheqëse për studiuesit.

HISTORIKU I GJUHËS SHQIPE NË UNIVERSITETIN E SOFJES 

Dega e Ballkanistikës u themelua në vitin 1994, në kuadër të Fakultetit të Filologjive Sllave të Universitetit të Sofjes. Ideja e saj është të formohen specialistë me dituri të thella dhe të shumëanshme për historinë, kulturën, letërsinë dhe gjuhëve të Ballkanit. Studentët mësojnë të gjitha gjuhët e lidhjes ballkanike. Me qenë se bullgarishtja është gjuha amtare e shumicës prej tyre, ajo mësohet vetëm teorikisht. Tri gjuhët e huaja – shqipja, rumanishtja dhe greqishtja, mësohen me orare të barabarta. Studentët kanë mundësi për specializim në vitin e fundit, duke zgjedhur mësime suplementare të gjuhës së preferuar. 

GJUHA SHQIPE NË KATEDRËN E GJUHËSISË SË PËRGJITHSHME INDO-EVROPIANE DHE BALLKANIKE

Katedra e Gjuhësisë së Përgjithshme, Indo-Evropiane dhe Ballkanike është ajo që administron degën e Ballkanistikës. Jemi nëntë pedagogë, specialistë në fusha të ndryshme të gjuhësisë dhe të ballkanistikës. Kuptohet se kemi shumë bashkëpunëtorë nga fakulteti, universiteti dhe institucione të tjera, sepse programi i degës përfshin lëndë të ndryshme. Studentët njihen me historinë e tërë Gadishullit Ballkanik që nga kohët e lashta deri më sot në kontekstin e zhvillimeve në Evropë, gjuhët paleoballkanike dhe gjuhët e lashta klasike, si latinishtja dhe greqishtja e vjetër, letërsinë antike, letërsinë e Rilindjes, letërsinë moderne të vendeve të Ballkanit, gjuhësinë dhe teorinë e kontakteve gjuhësore. Për të siguruar cilësinë e këtij programi ambicioz, ne punojmë me specialistët më të shquar në vend. Qëllimi ynë është që t’i motivojmë studentët dhe të ndezim tek ata dashurinë ndaj Ballkanit, por një dashuri që buron nga kuptimi i thellë i proceseve që zhvillohen në këtë kënd interesant të Evropës. Pas rënies së regjimeve totalitare dhe pas hapjes së Evropës dhe të botës ka mundësi të shumta për mobilitet studentor. Kështu studentët kanë mundësi të vizitojnë vendet fqinje në Ballkan, të takohen vetë me kulturën e popuvje fqinj dhe të krijojnë kontakte me të rinjtë në moshën e tyre. Bashkë me studentët tanë organizojmë dhe shumë konferenca shkencore ndërkombëtare, në të cilat  zakonisht kemi shumë pjesëmarrës nga Shqipëria dhe Kosova. Kohët e fundit krijuam një shkollë për doktorantë shqiptarë dhe në gjuhën shqipe, disa prej tyre tashmë i mbrojtën me sukses doktoratat në universitetin tonë, para jurive ndërkombëtare.

BALLKANOLOGËT NJË KONTRIBUT PËR INTEGRIMIN EVROPIAN TË VENDEVE TONA

Tani për tani interesi ndaj degës së ballkanistikës është i qëndrueshëm. Çdo vit pranojmë 15 studentë, të cilët kalojnë ciklin pesëvjeçar të studimeve dhe marrin diplomën e masterit në fushën e ballkanistikës. Pastaj mundësitë për realizim profesional janë të shumta – në diplomaci, në gazetari, në shkencë, në administratën shtetërore, në institucionet evropiane. Specialistët në fushën e ballkanistikës janë të domosdoshëm në kohët tona, kur kontaktet ekonomike, tregtare dhe kulturore midis vendeve ballkanike janë të lira dhe mund të thellohen gjithnjë e më shumë. Ballkanologët mund të kontribuojnë edhe për integrimin evropian të vendeve tona. Kështu që unë mendoj se dega jonë do të vazhdojë të jetë tërheqëse për të rinjtë që dëshirojnë të krijojnë këto lidhje midis Ballkanit dhe Evropës.

KUSH ËSHTË ALBANOLOGE EKATERINA TARPOMANOVA?

Jam profesore e asociuar në Katedrën e Gjuhësisë së Përgjithshme, Indo-Evropiane dhe Ballkanike të Fakultetit të Filologjive Sllave (Universiteti i Sofjes Shën Kliment Ohridski). Unë vetë i bëra studimet në degën e Ballkanistikës. Atje nën ndikimin e pedagoges sime të gjuhës shqipe Rusana Bejleri fillova të merresha seriozisht me këtë gjuhë. Pasi mbarova studimet, punova disa vjet në redaksinë shqipe të Radios Kombëtare Bullgare. Në Universitetin e Sofjes fillova punë në vitin 2012. Aktualisht jam shefe e katedrës. Puna me të rinjtë më frymëzon dhe më provokon. Besoj se jam nga ata njerëzit e lumtur të cilët e duan shumë punën e tyre. Kur e do punën, kjo tashmë nuk është punë, është si hobi, diçka që bën për kënaqësi.

Filed Under: Featured Tagged With: Albanologjia, Sokol Paja, Universiteti i Sofjes

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 96
  • 97
  • 98
  • 99
  • 100
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT