• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“NOLI FILM FESTIVAL” NË BOSTON, VATËR REFERENCE PËR KRIJUESIT, SKENARISTËT, REGJIZORËT, KOMPOZITORËT DHE OPERATORËT SHQIPTARË QË JETOJNË NË AMERIKË

April 29, 2024 by s p

437937855_829900999177646_5635756175948343939_n.jpg
IMG_4539.jpg

Aktori dhe producenti Erand Sojli në një rrëfim ekskluziv për gazetën “Dielli” organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra në New York, dhënë editorit Sokol Paja, analizon festivalin shqiptar të filmit “NOLI FILM FESTIVAL” që do të zhvillohet në Katedralen Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit në Boston nga data 31 maj – 2 qershor 2024. Sipas Sojlit festivali eksporton te shoqëria amerikane vlerat tona kombëtare, është festival unik në bote pasi është i vetmi që zhvillohet në një katedrale dhe është një kompeticion dinjitoz artistik si një vatër reference për krijuesit, skenaristët, regjizorët, kompozitorët, operatorët shqiptarë që jetojnë në Amerikë.

“NOLI FILM FESTIVAL” NË BOSTON

Faleminderit fillimisht për vëmendjen që i kushtoni një ngjarjeje të tillë artistike. Është vështirë këtu në emigrim të thithësh vëmendjen e bashkombasve dhe aq më tepër mediave. Idea lindi nga një nevojë e brendshme shpirtërore për ti krijuar komunitetit shqiptaro-amerikan një lloj tjetër formati ku të kishin mundësi të eksportonin te shoqëria amerikane vlerat tona kombëtare të cilat shpërfaqen më së miri vetëm në krijimtarinë kinematografike. Gjithashtu ishte dhe propozimi i Bob Tochka, një nga eksponentët e shquar të Librarisë Fanolit dhe Kishës së Shën Gjergjit i cili më ofroi të bashkëpunonim për të promovuar vendin ose më saktë shtëpinë ku mori dritë dhe zanafilla e emigracionit shqiptar në Amerikë. Pra kishën dhe librarinë e themeluar prej tij. Në fillim biseduam për Nëntorin si një muaj i shqiptarëve ku çdo fundjavë do të organizonim nga një event kulturor. Më pas unë mendova se kjo gjë mund të kishte përmasë dhe me të madhe dhe i propozova Robert Tochkes bashkë me Dhimitër Demiraj një koreograf që mban gjallë traditën e komunitetit me vallet tradicionale, që ta bëjmë festival filmi. Dhe nëpërmjet filmave ti jepnim komunitetit shqiptaro-amerikan një panoramë të plotë të Shqipërisë në dekada ku të përmblidheshin të gjitha kohërat. Dhe më pas Bobi e përqafoi këtë ide dhe vendosëm ta bëjmë në Maj, pasi në nëntor nuk do ishim gati për një event kaq të rëndësishëm. Dhe që atëherë kemi punuar ngushtësisht për këtë qëllim dhe ja ku jemi sot. Të stresuar se si do shkojë ku mundi  madh me qëllime të larta. Pikërisht për këtë arësye ne arritëm të bëjmë bashkë disa figura të rëndësishme të komunitetit që jetojnë dhe punojnë këtu si Bujar Alimani i cili është dhe Drejtori artistik i festivalit. Po kështu dhe disa shqiptaro-amerikanë të suksesshëm në karrierat e tyre që na u bashkuan pa asnjë mëdyshje duke marrë në dorë timonin e këtij festivali sipas kontekstit amerikan dhe duke na drejtuar për të marrë më të mirën tonë në organizim. Siç janë juristi i palodhur i kudondodhur Pavli Permeti. Producenti ekzekutiv Nikolin Gace, kordinatorja Elisabeta Andrea dhe i gjithë bordi i festivalit i përbërë nga njerëz me integritet profesional dhe kulturë të rralle. Jam shumë i lumtur që arritëm të bëjmë bashkë gjithë këta individë të suksesshëm të komunitetit për një qëllim kaq të madh siç është Festivali i Filmit Noli.

NOLI, KISHA DHE LIBRARIA E TIJ JANË SIMBOLI I SHQIPTARISË

Duke qenë se Noli, Kisha dhe libraria e tij janë simboli i shqiptarisë dhe integrimit në gjithë USA, dhe Noli si një figurë multidimensionale me kontribute sociale artistike letrare deri ato muzikore, të drejton vetvetiu me një nisëm të tillë. Dhe cila gjini do mund të ishte më ideale për të përfaqësuar dhe eksportuar të gjitha këto vlera njëherazi përveç kinematografisë? Pra emri i festivalit është në habitatin e vet.

NJË FESTIVAL PËR SHQIPTARËT NGA SHQIPËRIA, KOSOVA, MAQEDONIA E VERIUT, MALI I ZI DHE DIASPORA

Ne jemi ende në fazën e selektimit të filmave pasi kemi një dyndje të kërkesave për pjesëmarrje që nga regjisorët e mëdhenj shqiptar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora sa që ende nuk i dijmë cilët filma do të fitojnë në këtë fazë të parë të selektimit. Pasi janë të gjithë shumë të veçantë dhe me tema të spikatura që është vështirë ti thuash jo.

ORGANIZATORËT, BASHKËPUNËTORËT DHE MBËSHTETËSIT E FESTIVALIT

Festivali do të zgjasë 3 ditë dhe do të mbahet në Katedralen Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit. Mbështesin festivalin Noli Libraria dhe Qendra kulturore Fan S Noli të mbështetur nga organizata shqiptare e mjekëve kundër kancerit ALBANIAN FIGHTING CANCER për të cilët do të shkojnë dhe të gjitha dhurimet duke e bërë edhe më të rëndësishëm këtë festival i cili kategorizohet si një festival unik në bote pasi është i vetmi që zhvillohet në një katedrale. Organizatorët e festivalit janë “SojliArt Production” në Amerikë dhe 90 Production.  Sigurisht me mbështetjen e pakursyer të vullnetarëve që me thënë të drejtën na kanë ndihmuar shumë. 

NJË FESTIVAL PËR KRIJUESIT SHQIPTARË TË AMERIKËS

Festivali “Noli Film Festival” në Boston sigurisht që synon të vazhdojë çdo vit dhe të jetë një kompeticion dinjitoz artistik i cili jo vetëm do të bëjë bashkë komunitetin por do të jetë dhe një vatër reference edhe për krijuesit, skenaristët, regjizorët, kompozitorët, operatorët shqiptarë që jetojnë në Amerikë. 

“NOLI FILM FESTIVAL” NË PLOTËSIM TË AMANETIT TË FAN NOLIT

Thirrja nuk është e jona por e Nolit. Udha që ai nisi me fuqinë e tij intelektuale nuk duhet lënë në mes. Ne jemi artistë që kemi një mision dhe këtë mision mendoj që duhet ta përcjellim në format më të mira që transmetojnë kulturën identitetin dhe artistët tanë. Falë Zotit jemi në një vend që na jep mundësinë dhe lirinë të praktikojmë të gjitha vlerat tona më të mira pa u ndjerë emigrant pa u ndjerë të huaj. Zoti e bekoftë Amerikën.

PËR NJË TREG FILMIK SHQIPTAR NË AMERIKË

Amerika në këto kohë mban brenda një Shqipëri edhe më të madhe në vlera dhe në njerëz. Ndaj le të angazhohemi të krijojmë dhe ne tregun tonë filmik për ti përfaqësuar shqiptarët dhe sakrificat e tyre këtu. Do ishte shumë mirë që të krijonim një bërthamë kinematografike për projektet dhe të kërkonim mbështetje njëzëri për këto prodhime artistike. 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Sokol Paja

KISHA KATOLIKE “ZOJA E SHKODRËS” NË NEW YORK FESTOI 25 VJETORIN E SHUGURIMIT

April 29, 2024 by s p

Sokol Paja/

Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” në New York bashkoi shqiptarët e Amerikës në një festë madhështore në 25 vjetorin e shugurimit. Klerikë, aktivistë të shquar të komunitetit shqiptar në Amerikë, diplomatë, ambasadorë, media, kryetarë shoqatash, organizatash e shqiptarë të ardhur nga Shqipëria, Kosova e trojet etnike e bënë këtë përkujtim shumë të veçantë e të paharrueshëm. Mbrëmjen e hapi Diakoni i arshshëm shqiptar në New York z.Orsin Turmalaj i cili ftoi për fjalën kryesore kryetarin e Këshillit të Kishës z.Nrek Tonaj i cili në fjalën e tij falenderoi besimtarët e famullisë për mbështetjen ndaj Kishës e Famullisë.

Ekspozoi punën e jashtëzakonshme të Dom Pjetër Popaj me famullinë prej 4 dekadash dhe bëri thirrje për një angazhim më të fuqishëm të besimtarëve në mbështetje të aktiviteteve fetare, atdhetare e kulturore me qendër Kishën Zoja e Shkodrës në New York. Nën prezantimin brilant të Dr. Elisabet Peraj e cila pasi prezantoi të gjithë të ftuarit e nderit ia dha fjalën famullitarit Dom Pjetër Popaj. Prijësi i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj në fjalën e tij tha se Kisha dhe qendra e kishës “Nana Tereze” kanë shërbyer si një forcë bashkuese për shqiptarët nga afër dhe nga vendlindja, brenda mureve të kishës sonë, ne kemi gjetur një bazë, një identitet të përbashkët fetar e kombëtar. Kisha jonë ka qenë një fener drite, që na ka udhëhequr drejt një kuptimi më të thellë të vetvetes tonë. Na ka ofru një platformë për të kultivu trashëgiminë tonë të pasur. Përveç shërbimeve fetare në qendren “Nana Tereze” kemi programe edukative për të rinjtë tonë, kemi klasa të gjuhës, muzikës, vallzimeve, festivaleve, karnavaleve, festimeve të ndryshme fetare e kombëtare. Të gjitha këto i përcjellin traditat tona brezave të ardhshëm dhe nderojnë sakrificat e paraardhësve tanë” tha ndër të tjera Dom Pjetër Popaj.

Imzot Dodë Gjergji – Ipeshkëv i Kosovës përgëzoi punën e famullitarit Dom Pjetër Popaj dhe veprimtarinë e shkëlqyer të shqiptarëve të Amerikës.

Takimin festiv e përshëndeti kryetari i Prishtinës Përparim Rama i cili vlerësoi Kishën dhe Federatën Vatra, zv.ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës së Kosovës Liza Gashi dhe letër përshëndetëse nga ish kryetari i Westchester County Andy Spano.

Programi festiv vazhdoi me fëmijët e shkollës shqipe pranë Kishës me këngë për “Zojën e Shkodrës” shoqëruar nga Donika Ukshini dhe fjala e z.Mark Shkreli që riktheu në kujtesë 25 vite veprimtari fetare e atdhetare të Kishës Zoja e Shkodrës. Poezitë e poetit të shquar kombëtar At Gjergj Fishtës “Zoja e Shkodrës” dhe “Shkodra e Zojës” u recituan me shumë emocion nga Gabriel Gojcaj dhe Mary Camaj. Soprano Donika Ukshini e baritoni Kreshnik Zhabjaku të shoqëruar nga kuarteti i harqeve emocionuan të pranishmit me një përformancë të shkëlqyer artistike me këngë të njohura të atdheut tonë si: “Luleborë”, “Pranvera filloi me ardhë”, “Kur perëndon dielli”, “As aman o trandafil i çelës” etj. Kënga kushtuar 25 vjetorit të kishës Zoja e Shkodrës titulluar “Kisha jonë rreze shpërnda” me tekst të poetit Gjovalin Lumaj, muzika Kreshnik Smajlaj, interpretuan Vasel Shkreli, Luigj Tinaj, Tom dhe Kreshnik Smajlaj, shoqeruar nga Lindon Ivezaj u mirëprit me duartrokitje të shumta.

Grupi “Rozafati” me koreografen e shquar të kombit tonë Angjelina Nika “Mjeshtër i Madh” interpretuan magjishëm valle shqiptare me motive çame, me motive malësie dhe me motive nga Tropoja duke emocionuar të pranishmit. Një tjetër performancë e jashtëzakonshme e “Rozafatit” dhe shfaqje e përkryer realizuar nën kujdesin e ambasadores së kulturës shqiptare në Amerikë znj.Angjelina Nika. Festa vazhdoi deri në mesnatë nën tingujt muzikor të Vjollca Lukës e artistëve që nderuan festimet kushtuar 25 vjetorit të shugurimit të Kishës “Zoja e Shkodrës”.

Foto: S.Paja

Filed Under: Opinion Tagged With: Sokol Paja

70 VJETORI I THEMELIMIT TË TEQES SHQIPTARE BEKTASHIANE NË MICHIGAN

April 29, 2024 by s p

Fjala e mbajtur në emër të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra nga nënkryetari z.Alfons Grishaj.

Në emër të Federatës Pan-Shqiptare Vatra, kryetarit, Dr. Elmi Berisha e të gjithë vatranëve, ju urojmë nga zemra për 70 vjetorin e kësaj qendre fetare e atdhetare, ku punuan dhe punojnë klerikë të mençur dhe patriotë, besimtarë të devotshëm dhe atdhetarë të dalluar! I nderuar Baba Eliton Pashaj, të nderuar Klerikë, të nderuar besimtarë të Bektashizmit, fenerit të paqes, përvujtërisë dhe shpirtit të pastër besimtar. Të nderuar Vatranë, bashkëpuntorë të Vatrës, drejtori i Degëve, z.Mondi Rakaj, Franz Llesh Grishaj anëtari i vjetër i Vatres dhe Teqes Bektashiane. 70 vite më parë në Michigan u hapën portat shpirtërore dhe institucionale të Teqes Bektashiane, e para Teqe në Kontinentin e Amerikës Veriore dhe, besoj dhe Latine… Institucion fetar që u ngrit nga besimtarët Bektashi, Suni dhe të Krishterë. Siç njihet dhe në histori, Vatra , kontriboi me në krye Fan Stilian Nolin. Në krye të Teqes u vendos, Dervish Rexhep Beqiri, (Baba Rexhepi).

Baba Rexhepi, afroi Dervish Bajram, Dervish Lutfi, Dervish Arshi, Dervish Bektash. Teqja Bektashiane e Michiganit , u bë kryeura e bashkësisë feve dhe nacionalizmës, u bë dera e madhe ku u lutën Muslimanë e të Krishterë, ku u bë dhe bekimi i disa nismave të demostratave nacionaliste të iniciuara nga patriotë, ndërsa bekimi jepej nga Baba Rexhepi. Sigurisht, në këtë kontekst, nuk duhet lënë prapa Xhamia e Imam Vehbi Ismailit, që ishte busull e nacionalizmës … dhe, më vonë Kishën e Shën Palit, që u bë promotor i lëvizjeve të mëdha sëbashku me Kisha Zoja Pajtore, me në krye Priftin-poet, Dom Prekë Ndrevashaj. Filozofi Baba Rexhepi u kujdes për gjithçka që lidhej me dijen, botimin e librave dhe përhapjen e kulturës, besimit dhe nacionalizmit. Baba Rexhepi shkrojti në vitin 1970, librin e papërsëritshëm, “Misticizma Islame dhe Bektashizma” Libër, me dedikim: “ Klerikëve të të gjitha feve në Shqipëri , që u–bënë fli për lirinë dhe pavarësinë e saja, si dhe klerikëvet që u torturuan dhe humbën jetën nën terrorin komunist, sepse nuk pranuan të mohojnë idealet e tyre fetare dhe kombëtare, autori ua kushton me këtë vepër me nderim te thellë!”. Prandaj, ne sot, duhet të përulemi me respekt për Shenjtërinë e Tij, Baba Rexhepi dhe pasuesit e Tij që e bënë këtë Institucion gjeneratorin shpirtëror dhe nacional të shqiptarëve në Amerikë dhe më gjërë. Poeti ynë kombëtar Naim Frashëri, shprehet për Bektashizmin: “ Besojnë Zotin e Madh e të vërtetë, Muhamed-Alinë, Hatixhen , Fatimene, Hasanin e Hysejnin. Besojnë në dymbëdhjetë Imamët : Imam Aliu, Imam Hasani, Imam Hysejni, Imam Zejnel Abedini, Imam Muhamed Bakiri, Imam Xhafer Sadiku, Imam Musa Qazimi, Imam Ali Rizaj, Imam Muhamed Tekiu, Imam Ali Neiku, Imam Hasani Askeriu, Imam Muhamed Mehdiu.

Naimi vazhdon: “ Të gjithë Bektashinjtë kanë At Alinë dhe për Nënë Fatimenë. Besojnë të gjithë të “Lumturit”, të tanishëm dhe të shkuar. Besojnë, sidomos në mirësi, të cilën e adhurojnë. Përveç Shenjtorëve, që u përmendën më sipër, të cilët i dashurojnë me shpirt, Bektashinjtë besojnë gjithashtu, Moisinë, Shën Marinë, Krishtin dhe shërbestarët e tij. Kjo është dhe simbioza që Naimi lidh dhe lartëson shpirtin e Bektashizimit, duke nënkuptuar se, besimi dhe Shenjtëria ka një portë për të gjithë besimtarët momoteistë, siç është porta e kësaj Teqeje që na mblodhi sot për të festuar muajin e lindjes. Gjatë këtyre viteve të rritjes së Teqesë, kontribuan shumë patriotë e besimtarë, duke pëfshirë Konsullin Ekrem Bardha, i cili la një pjesë të jetës tij. Baba Eliton Pashaj, një lider shpirtëror i thirrur nga misticizmi islam, i prirë nga urtësia, kurajo, maturia, drejtësia dhe patriotizmi, na bën fatlum që është në krye të këtij tempulli shpirtëror dhe kombëtar. Këshilli i kësaj Teqeje, me në krye mikun tim, Mynyr Nazifi, vatran i motçëm, patriot dhe besimtar… dhe të gjithë ju… e brezat që do vinë… duhet ta mbani të gjallë pishtarin e Hazreti Aliut dhe Baba Rexhepit, për të festuar përvjetore të tilla sa të jetë fryma njerëzore mbi Alem.

Filed Under: Politike

U PËRKUJTUA 112 VJETORI I KRIJIMIT TË FEDERATËS PAN-SHQIPTARE TË AMERIKËS “VATRA” NË BOSTON

April 29, 2024 by s p

Fuat Memelli/

Organizatore e veprimtarisë ishte dega e Vatrës në Boston.

U quajt konferencë shkencore pasi me atë seriozitet ishte përgatitur, por kjo veprimtari e shqiptarëve të Bostonit, i ngjante një feste. Dukej e tillë që ne veshjen e bukur të 100 ca pjesëmarrësve, në sallën e qëndisur te një mjedis shqiptarësh në qytetin Pipëdi ku u mbajt konferenca, në fotot dhe dokumentat që u paraqitën e mbi të gjitha në frymën patriotike që rezatonte në fjalët e të gjithëve, në dëshirën për të thënë disa fjalë edhe persona të tjerë që nuk ishin në programin e konferencës, që si të thuash e “thyen protokollin ” por e zbukuruan atë. Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i degës së Vatrës në Boston, z.Mentor Maksutaj. Ai falenderoi të gjithë ata që kontribuan për organizimin e kësaj veprimtarie dhe veçanërisht dy nismëtarët e saj, Artur Vrekaj dhe Subi Cako, djemtë që kanë krijuar shoqërinë “Çunat e Bostonit”, etj. Pastaj u dëgjuan dy himnet ai i Amerikës dhe i Shqipërisë. Në nderim të kryetarit të parë të Vatrës për Bostonin, Kristo Kirka, që ndrroi jetë në burgun famëkeq të Burelit në vitin 1955, dënuar nga diktatura komuniste, u mbajt një minutë heshtje. Në vazhdim e kishte rradhën dëgjimi i në audio i një fjalimi të Fan Nolit, mbajtur në vitin 1962, me rastin e 80 vjetorit të lindjes së tij. Kjo vidjokasetë i ishte dhuruar Bibliotekës Noliane nga vatrani, Thanas Laska. Duke folur për kontributin e tij dhe të Vatrës ndër të tjera, Noli theksoi themelimin e Kishës Autoqefale Shiptare, kontributin e Vatrës për mos coptimin e trojeve shqiptare, duke e çuar zërin e saj të presidenti amerikan, Willson dhe fuqitë e mëdha të kohës, pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, botimin e gazetës Dielli, etj. E mori pastaj fjalën përgjegjësja e Bibliotekës Noliane, Neka Doko. Duke punuar vullnetarisht për disa vjet me këtë punë, ajo është një arkiv i gjallë për kontributin e Fan Nolit, të Faik Konicës, për kishën e Shën Gjergjit dhe gazetën Dielli, etj. Ajo parraqiti edhe dy kanunoret e vjetra të Vatrës. Ka kohë që po punon edhe për dixhitalizimin e materialeve të kësaj biblioteke si dhe të materialeve të tjera me vlerë. Për historikun e Vatrës foli veprimtari Artur Vrekaj. Ndër të tjera ai theksoi për disa takime që janë bërë nga grupi i bashkimit, siç ishte ai i 31 mrsit 1912, i përbërë nga Fan Noli, Kristo Floqi, Faik Konica dhe Paskal Aleksi si dhe delegatët pjesëmarrës: Ilia Tromara, Llambi Çikozi, Kristo Kirka, Kosta Vasili dhe Kosta Kota. Bashkimi në Vatër edhe i Shoqërisë “Besa-besë” më 28 prill 1912, shënon themelimin përfundimtar të Federatës Vatra. Kjo mbeti edhe data zyrtare e themelimit të saj. Andrea Pani, pasardhës i vtranëve të shhquar, Josif e Vasil Pani, foli për kontributin e tyre. Të dy ishin miq të ngushtë të Nolit e Konicës. Vasili ka qënë 15 vjet kryetar i Vatrës dhe ka kontribuar financairisht për të. Andrea kishte sjellë edhe materiale dokumentare siç ishte një flamur i vjetër shqiptar që e kishte ruajtur Vasili në Dardhë dhe e solli në Amerikë i jati i Andreas, Sotir Pani, kishte sjellë edhe fotografi e dokumenta me vlerë,etj. (Një fotografi me shumë vlerë të Vatrës kishte sjellë edhe Petrit Alibej e cila kishte përfunduar e hedhur në një kosh plerash në qytetin Cape Cod, ku shihen rreth 300 pjesëmarrës. Fotua tregon piknikun e parë organizuar nga Vatra në Marlbord, më 2 gusht të vitit 1931.) Me duartrokitje u prit fjala e 94 vjeçares, Mery Thomas, e cila ka njohur nga afër shumë vatranë të vjetër, foli për kontributin e familjes saj në Vatwr për 40 vjet me rradhë, etj. Autori i këtij shkrimi foli për figurën e biznesmenit të shquar, vatranit të përkushtuar dhe filantropistit të madh, Antoni Athanas. Vatrani Faton Limani, ligjërues i gjuhës shqipe në Universitetin e Havardit, foli për studentët shqiptarë që mësojnë aty, për çeljen e gjuhës shqipe dhe domosdoshmërinë e mësimit të saj nga fëmijët e lindur e ritur në Amerikë. Mentor Maksutaj foli për punët e bëra nga dega e Vatrës së Bostonit nga dita e rikrijimit të saj më 17 dhjetor të vitit 2023 e deri sot, ku veçoi shtimin e rradhëve të saj duke aritur në 108 anëtarë, veprimtarinë për ditën e çlirimit të Kosovës, takimin me shoqata të tjera shqiptare në Boston, atë me një ish këshilltar të presidentit Klinton, tjetrin për holokaustin e hebrenjve, etj. Në fund ndal dhe në disa ovjektiva që ka dega për vitin në vazhdim. Në emër të grupimit “Çunat e bostonit” foli Artian Rëza, ndërsa në emër të degës së Shoqatës Labëria e krijuar kohët e fundit, foli kryetarja e saj, Rudina Bardhi. E pranishme ishte edhe kryetarja e shoqatës shqiptare “Albanians Fighting Cancer” Roberta Panariti Nashi së bashku me anëtarët e bordit Enkela Pance, Ardian Murraj dhe doktor Agim Aliaj. Ky i fundit foli në emër të “AFC-së duke shtuar ndër të tjerash se secili nga ne duhet të ndjekim rrugën e patriotëve të tjerë para nesh për të mbajtur gjallë kulturën dhe traditat tona! Veprimtari Subi Cako, lexoi përshëndetjet e ardhura nga degë të Vatrës si dhe individë të ndryshëm. Përshëndetjen e kryetarit të Vatrës, Elmi Berisha, e lexoi sekretari i degës, Flamur Vezaj. Jashtë protokollit por që morën duartrokitjet e të parishmëve folën edhe i moshuari Sami Hajdini, historiani Aristotel Mici, poetja Lata Hajdini Musabelliu dhe Vasil Pani, pasardhës tjetër i kësaj familje. Në ditën e themelimit të Vatrës u bënë edhe tre pranime të reja. Me një foto kolektive u mbyll kjo veprimtari e bukur.

Foto: Nazim Salihu – Noli.

@highlight 𝘧𝘰𝘭𝘭𝘰𝘸𝘦𝘳𝘴 Everyone

Filed Under: Featured Tagged With: Fuat Memelli

Advanced societies speak up against violence and injustice. Are we there yet?

April 29, 2024 by s p

Rafaela Prifti/

Djellza Pulatani, President of F’Oda, was devastated that for the third time in a matter of months, she and her partners rallied against Femidice. Last week’s rally came on the heels of loosing Erona Cokli and Gjyljeta Ukella, two more women of our community in Kosova at the hands of their husbands. “Their deaths, within days of one another in April, are a stark reminder of the epidemic that plagues our society – femicide – the killing of women because they are women,” said Djellza.

The rest of the speakers at the rally, most of whom young Albanian women, echoed her remarks. Yet each one reflected upon the complexities of the issue by drawing on their specific disciplines from international studies, photography, performing arts, to politics and more. The speakers are partners, Dora Nano of NYU, Ariela Ziu, a rising freshman law student, Vanessa Marku, Legal Intern, Greta Rustani, Performing Arts student, Alma Stafa and Dita Dreaj, respectively F’Oda Vice President and Secretary, Beti Tale, a supporter of the advocacy group initiated by young Albanian women in the diaspora last year, designed to be a platform for girls, by girls. They believe that “Any advanced society should be able to critique the violences and injustices of their culture and correct them.”

F’Oda speakers call for change. In order to get there, they think that the force of law has to go hand in hand with the public support that is currently lagging. One of the frustrations of the organizers are the posts on social media platforms, showing patriarchial style responses instead of condemnations of the violent acts against women by their domestic partners. F’Oda organizers recognize the risks of a society “that is desensitized by violence” while at the same time call upon the justice system to hand down severe sentences and harsher punishment for the perpetrators of such crime.

F’Oda aims to bridge the gap between homeland communities and the diaspora. The rally in midtown New York was called as a tribute to two young Kosovar women killed within days of one another to echo the protest march held in Ferizaj following the death of Erona Cokli at the Center for Social Work, in Kosova, two weeks ago. Shortly before starting the rally, the F’Oda team made the executive decision to instead enter the physical space of the Kosova General Consulate to debunk the anti-state allegations regarding prior rallies, according to the statement on their Instagram.

At the Consulate reception area, F’Oda activists delievered an emotionally charged and a moving discussion highlighting the continual silencing of violence against women and the importance of breaking the veil of shame that often surrounds it. Furthermore, the event practically made the case for coordinating between activism and government, a collaboration to help implement effective solutions and enact meaningful change, rather than operating on opposite sides of the spectrum.

In the end, the organizers brought their signs outside the building and onto the corner of Second Ave and 43 Street. They conversed somberly while taking a group picture at the spot where the rally was originally called. Suddenly, there is was: a presentation of the different roles of activism and politics which can and often do overlap, or even collide. Activism is defined as actions called for the purpose of changing a public policy or law. Politics is driven by a general ideology or a specific agenda on which it promises to act.

From the F’Oda rally to the recent police arrests of the pro-palestinian student protesters on campsus around the country, is politics entering a new phase of interfering with activism? I pose the question to Djellza. She says that “politics and activism have and will continuously intersect. It is the unequivocal responsibility of any government to not only acknowledge the concerns of community activism, but confront them with meaningful and collaborative solutions. All forms of silencing are completely contradictory to the fundamental basis of governance”.

Her activism was underscored at a meeting with Kosova Consul General Ambassador Blerim Reka that delved into topics of gender-based violence, the impact of Albanian women in the diaspora, and the importance of government representation in advocacy efforts like The F’Oda Summit.

The upcoming summit this July is the second meeting of the advocacy group focused on girls’ empowerment for high school students in Kosova. She anticipates a positive reception from the political actors and even hopes for enthusiastic support. Understandably, the President of F’Oda is driven by the notion that activism plays a crucial role in effecting change, adding that “a society that disregards the voices of its people is not realizing its full potential.”

Filed Under: Reportazh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1005
  • 1006
  • 1007
  • 1008
  • 1009
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT