• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LIDERI DHE NDRYSHIMI

April 20, 2024 by s p

Prof.Asc.Dr.Gëzim Mustafaj/

Çdo kohë është e ndryshme nga një kohë më përpara dhe është e natyrshme që njeriu, si individ dhe si pjestar i një organizmi të caktuar, do të duhet t’iu përgjigjet në mënyrë të përshtatshme ndryshimeve. Por ndryshimi midis realiteteve nuk është asnjëherë simetrik. Ndyshimet zhvillohen sipas një prirjeje që ndryshimet e sotme janë më të shpeshta në kohë dhe më të thella në cilësi sesa ato të djeshmet dhe ndryshimet e nesërme do të jenë shumë më të shpeshta në kohë dhe shumë më të thella në cilësi sesa ato të sotmet. Ndërkohë, me të njëjtin hap është rritur ndërvarësia. Askush në këtë botë globale nuk mund të operojë e të përfundojë me sukses asgjë i vetëm. Bota është bërë shumë më e vogël dhe shumë më komplekse. Asnjë problem nuk mund të jetë tashmë vetëm ekonomik, vetëm kombëtar etj. Nëqoftëse nuk ndiqen prirjet dhe ritmet e zhvillimit, madje nëqoftëse nuk u paraprihet atyre, atëherë ai e ka vetë përgjegjësinë dhe e ka përgatitur vetë dështimin. Kur është në pozita udhëheqësie që drejton, atëherë përgjegjësia është disafish më e madhe. Përgjegjësia e sotme nuk mund të jetë ajo e djeshme dhe përgjegjësia e nesërme nuk mund të jetë ajo e sotmja. Kemi e duhet të kemi arsyetim tjetër, shpejtësi tjetër. Për më tepër, nuk është më “gjeniu” që zgjidh të gjitha çështjet.

Çështja e çdo epoke është intensiteti i ndryshimit në kohë, thellësia në fushat ku zhvillohet dhe gjerësia në kuptimin e shkallës apo hapësirave të përfshirjes së sotme në raport me dje dhe atyre të nesërme në raport me sot. Në raport me këto ndryshime, njerzit, udhëheqësit e të gjitha fushave ideojnë e duhet të ideojnë strategjitë, politikat dhe qëndrimet, me qëllim që t’i udhëheqin këto zhvillime dhe jo të udhëhiqen prej tyre.

Nisur nga e shkuara historike e njerëzimit mund të shohim dy kategori të mëdha drejtuesish/liderë, atë të udhëheqësit të cilin e nxjerrin rrethanat historike të një populli e shteti, si dhe atë të kategorisë së drejtuesit modern, në kuptimin se në shoqëritë dhe shtetet moderne, përgjithësisht nuk ndihet më nevoja historike e drejtuesve të tipit të parë, por sot, më tepër është fuqia e institucioneve ajo që nxjerr drejtuesit e shoqërisë e të shteteve.

Për sa i përket kategorisë së parë, këto lloj drejtuesish i lind nevoja e brendshme historike e një vendi. Ata kanë dalë në skenat e njerëzimit pas problemesh të mëdha e të papërballueshme të popujve të vet dhe me fuqinë e tyre të vullnetit, të shpirtit e të mendjes së lartë, i kanë dhënë drejtimin e duhur njerëzve të tyre në momentet më të rënda të historisë së popujve të tyre. Kategoria e dytë janë njerëz të formuar nëpër shkollat më të mira të vendeve të tyre dhe më gjërë, në mënyrën më institucionale të mundshme, duke u përshtatur me nevojat e reja të shoqërisë moderne. Në shoqëritë e sotme nuk kërkohen më drejtues që të duhen të shpëtojnë nga vdekja e rreziku popujt e tyre apo gjeneralë që të fitojnë luftëra të jashtëzakonshme, përkundrazi, sot ka nevojë për njerëz, liderë të qetë, drejtues që punojnë e jetojnë nëpërmjet veprimeve të kryera mbi arsyetime të cilat gjithnjë marrin parasysh zhvillimet e botës moderne, ku në qendër të cilave gjendet gjithsesi njeriu dhe shoqëria jonë e shekullit të 21, me vlerat e reja të pranuara botërisht nga të gjithë.

Të gjithë kemi dëgjuar dhe dëgjojmë të flitet për drejtimin duke dhënë përcaktime të ndryshme rreth këtij problemi, por pavarësisht prej tyre, thelbi i drejtimit qendron në faktin se ai është një proces ndikimi tek njerëzit për të arritur një ose disa synime, objektiva, apo për të përmbushur një mision të caktuar pra, ai është diçka virtuale që duhet jetuar, duhet ndjerë shpirtërisht dhe duhet bërë pronë e drejtuesit, duke e përmirësuar çdo ditë. Parimet kryesore të drejtimit kanë të bëjnë kryesisht me kompetencat profesionale, njohjen e vetvetes, udhëheqja me shëmbullin vetjak, kujdesi për bashkëpuntorët, aftësitë komunikuese, bashkëpunuese, motivuese, krijuese e arsimuese, marrjes së përgjegjësive etj.

Ja si e përkufizon lidershipin Schwarzkopf,(Gjenerali që udhëhoqi luften në Gjirin Persik): “Unë ju them njerëzve se lidershipi është një kombinim i dy gjërave i karakterit dhe kompetencës”. Një drejtues i ri, fillimisht nuk ka shumë rëndësi se sa di, se sa i aftë është ai profesionalisht. Rëndësi kanë në radhë të parë marrëdhëniet që krijon drejtuesi me bashkëpuntorët. Më pas ndikimet vijnë e bëhen të ndërsjellta dhe është pikërisht personaliteti i drejtuesit, karakteri i tij, ai që luan rol vendimtar te bashkëpuntorët, që i orienton ata në aspektet e komunikimit, bashkëpunimit e besimit të ndërsjelltë. Parimisht, në shumicën e rasteve drejtuesit e mirë nuk lindin të tillë por ata formohen dhe bëhen si rezultat i punës së tyre të përditshme. Nëse ju keni dëshirën dhe vullnetin e duhur mund të bëheni një drejtues i suksesshëm.

Drejtuesi i suksesshëm kompletohet nëpërmjet një procesi të pafundëm vetëstudimi, edukimi, arsimimi, trajnimi dhe pa dyshim përvoja jetësore përbën bazën e suksesit. Drejtimi nuk duhet ngatërruar asnjëherë me detyrimin. Të drejtosh, para së gjithash, do të thotë t’i bindësh njerëzit, t’i frymëzosh ata në punë. Bindja dhe frymëzimi nuk mund të arrihen brenda ditës, javës apo muajit. Për të arritur këtë, drejtuesi duhet të ketë krijuar “emrin” e tij, karakterin dhe personalitetin e vet, duhet të ketë fituar njohuri të gjera e të thella për punën me njerëzit, duhet të jetë bërë i pranueshëm për bashkëpuntorët. Pra drejtimi është një proces kompleks me të cilin një person ndikon mbi të tjerët për plotësimin e një objektivi, detyre ose misioni të caktuar dhe drejton grupin, në mënyrë të tillë që e bën realizimin e këtij misioni më tërheqës dhe më koherent për grupin. Drejtuesi vë në jetë këtë proces duke zbatuar atributet e tij të drejtimit (besimin, vlerat, etikën, karakterin, njohuritë dhe aftësitë e tij). Dëgjojmë shpesh të thuhet që “x” drejtues është njeri me personalitet, me karakter të fortë dhe epitete të tjera pozitive, që rrjedhin nga emri i mirë i tij në punë. Sigurisht, kur këto opinione dëgjohen nga vartësit dhe bashkëpunëtorët e tij, pa i imponuar kush,(kjo është shumë e rëndësishme), sepse imponimi i drejtuesit tek vartësit sot është bërë moto e përherëshme, tregojnë se ai me sjelljen e tij me mënyrën e tij të drejtimit, ka lënë gjurmë tek ata. Dhe ky respekt, ky opinion do të ruhet nga vartësit edhe kur ky drejtues të mos jetë më i tillë.

Drejtuesi nuk duhet ta njehësojë veten me postin që i jepet. Ai lypset të ketë egon dhe personalitetin e tij si njeri. Mund të përmendim shumë emra drejtuesish të cilët, megjithëse janë në pension ose nuk janë më në poste drejtuese, ende kujtohen me respekt. Kjo ndodh sepse drejtuesi me personalitet është i prirur të krijojë marrëdhënie të tilla me vartësit e bashkëpunëtorët, që ata ta pranojnë atë jo vetëm si “autoritet zyrtar”, por edhe si “autoritet shoqëror”. Megjithse pozicioni si drejtues, të jep autoritetin të realizosh një sërë detyrash dhe objektivash, kjo fuqi nuk ju bën një drejtues të mirëfilltë, kjo ju jep ju vetëm pozicionin zyrtar shtetëror, duke ju bërë thjesht, udhëheqësin e nje populli, grupi, etj.

Kur një person është duke gjykuar në se ai ju respekton si një udhëheqës, ai nuk mendon rreth atributeve tuaja. Ai vështron çfarë ju bëni dhe kështu ai mund të njohë kush jeni në të vërtetë. Ai e përdor këtë vështrim për të treguar nëse ju jeni një udhëheqës i nderuar dhe i besuar ose, nëse ju jeni një person që i shërbeni vetes duke keqpërdorur autoritetin për t’u dukur dhe për të bërë karrierë. Udhëheqësit që i shërbejnë vetvetes nuk janë shumë efektivë sepse, vartësit e tyre u binden por nuk i ndjekin ata. Ata kanë sukses të përkohshëm në të shumtën e rasteve, sepse paraqesin një imazh pozitiv tek eprorët e tyre në kurriz të njerëzve që ata drejtojnë. Fatkeqësisht ky model po vërehet sot dhe është modeli më i shëmtuar i një udhëheqësi. Baza e një drejtimi të suksesshëm është ndershmëria e karakterit. Në sytë e bashkëpunëtorëve tuaj, efektet e të drejtuarit janë kudo, dhe ndikojnë jo vetëm në realizimin e objektivave por dhe në anën shpirtërore të tyre. Një udhëheqës i respektuar përqendrohet në atë se çfarë është në fakt, (besimi dhe karakteri) sa dhe si e njeh (punën, detyrat, natyrën njerëzore etj.) dhe çfarë ai bën (zbaton, motivon, siguron drejtimin etj). Çfarë e bën një njeri që të ndjekë një udhëheqës? Njerëzit duhet të jenë të udhërëfyer nga ata të cilët ata i respektojnë dhe të cilët kanë një ndjenjë të qartë drejtimi. Ndjenja e drejtimit është arritje e një vizioni të vazhdueshëm e të qendrueshëm për të ardhmen.

Lidhjet njerëzore përbëjnë pa dyshim aspektin më të besueshëm të një drejtuesi të suksesshëm. Sipas studjuesit Donald Klark i cili klasifikon si një aspekt shumë të rëndësishëm reagimin e drejtuesit ndaj vartësve të tij, ai arrin në përfundimin se: Gjashtë fjalët më të rëndësishme për një lider janë: “Unë e pranoj bëra një gabim”, pesë fjalët më të rëndësishme: “Ju bëtë një punë të mirë”, katër fjalët më të rëndësishme: “Kush është mendimi juaj”, tre fjalët më të rëndësishme: “Të lutem nëse”, dy fjalët më të rëndësishme: “Shumë faleminderit”, fjala më e rëndësishme: “Ne”, fjala më pak e rëndësishme: “Unë”. Kjo duhet të jetë motoja e një udhëheqësi apo drejtuesi të sotem me karakter dhe vision të qartë për të ardhmen e vendit të tij dhe popullit të tij.

Filed Under: ESSE

Vatra promovoi veprën e Prof.Rudina Mita (Todri) “Prefektura e Elbasanit 1925-1939, aspekte politiko-administrative”

April 20, 2024 by s p

Sokol Paja/

New York, 20 prill 2024 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra promovoi librin “Prefektura e Elbasanit 1925-1939, aspekte politiko-administrative” nga Prof.Rudina Mita (Todri). Në fjalën e mirëseardhjes sekretari i Vatrës Dr. Pashko Camaj përshëndeti në emër të të gjithë vatranëve dhe theksoi faktin se libri i Prof.Rudina Mita hedh dritë në historinë tonë kombëtare dhe politike. Prof. Dr. Roland Gjini në fjalën e tij shprehi mirënjohje e falënderim të veçantë Vatrës për bashkëpunimin dhe solli në vëmendje cilësitë shkencore dhe njerëzore të historianes Rudina Mita si historiane e cila sjell para lexuesit një vepër kërkimore me parametra të larta shkencore. Sipas Prof.Gjinit kjo është vepër e rëndësishme për historinë e Elbasanit dhe historinë politike të shqiptarëve në vitet 20-30-të. Autorja prof.Rudina Mita Todri e emocionuar falenderoi Vatrën për mikpritjen, bashkëpunimin dhe ndihmën ndaj kërkuesve shkencorë që hulumtojnë arkivat e Vatrës duke vënë theksin te rëndësia e evidentimit të fakteve historike dhe ekspozoi punën hulumtuese 8 vjeçare në arkivin e shtetit në përgstitjen e botimit të saj për të bërë interpretimin e duhur historiografik të ngjarjeve të kohës dhe plotësimin e burimeve dokumentare me burime të gazetave të kohës. Prof.Rudina Mita ekspozoi përmbajtjen e librit duke u ndalur te gjarjet e pas revolucionit të qershorit, gjyqet politike, atentatet, periudha e Mbretit Zog, reformimi e ndërtimi i shtetit ligjor, vlerat e Elbasanit në spektin arsimor, politik, ekonomik dhe personazhe si Aqif Pasha e Shefqet Verlaci, Lef Nosi etj. Akademik Beqir Meta në fjalën përshëndetëse të lexuar nga editori i Diellit, theksoi se monografia e Prof. As. Dr. Rudina Mitës është një vepër shkencore serioze dhe me vlera të gjithanëshme shkencore e njohëse për Prefekturën e Elbasanit gjatë njërës prej periudhave më të rëndësishme të historisë së saj, periudhës zogiste, kur shteti shqiptar njohu për herë të parë një proces konsolidimi, zhvillimi dhe reformimi të gjithanshëm. Në këtë kuadër edhe Elbasani, për të cilin autorja argumenton shkencërisht se pati një pozitë nga më të rëndësishmet midis prefekturave të tjera, njohu një zhvillim mbresëlënës të jetës politike e shoqërore. Z.Bashkim Shehu pyeti për enciklopedinë elbasanase për figura të shquara politike dhe Prof. Roland Gjini shpjegoi në detaje botimet dhe konferencat që janë bërë për Elbasanin dhe figura të shquara kombëtare të trevës së Elbasanit. Faton Zogejani vlerësoi punimin dhe kërkoi që dokumentet historike të botohen për të njohur historinë e kombit ndërsa editorja e anglishtes Rafaela Prifti pyeti rreth monografisë së Elbasanit ku autorja Prof.Mita sqaroi se dokumentet janë zyrtare shtetërore arkivore.

Promovimi vazhdoi me biseda miqësore rreth Vatrës, Diellit e shqiptarëve të Amerikës.

Filed Under: Featured

SHKOLLA E XHANDARMËRISË NË GJIROKASTËR, E PARA NË SHQIPËRI

April 20, 2024 by s p

(Në 105-vjetorin e themelimit të shkollës së parë të xhandarmëri/policisë së Gjirokastrës 1919-2024, me programe e instruktorë të Karabinerisë, me përvojë në fushën e policimit në Italinë fqinje)

Prof. Asoc. Dr. Zaho GOLEMI

Gjirokastra e arsimimit, kulturës dhe shkollës së parë të Xhandarmërisë në Shqipëri.

Një poet gjirokastrit e përcakton qytetin e gurtë në limitet e dashurisë njerëzore: “Po the Gjirokastra, i ke thënë të tëra”. Duke hulumtuar në dokumentat e fillimshekullit të kaluar, rezulton se Gjirokastra, qyteti i aristorkrat ka pasur etjen për dituri, arsim e kulturë, por edhe për rend, qetësi e siguri publike. Kështu rezulton se e para shkollë e Xhandarmërisë, me funksione policore në Shqipëri është hapur në fillim të vitit 1919 në Gjirokastër. Kjo dokumentohet edhe përmes fotove të gjetura në Gjirokastër nga koleksionisti i njohur gjirokastrit Girando Koti dhe Konsulli i nderit të Italisë në Gjirokastër Teodor Bilushi.

Në “Ballafaqime politike” të Sejfi Vllamasit, është viti 1916 kur autoritetet italianë krijuan Milicinë e Gjirokastrës me dy rregjimente me nga tre batalionenjë forcë prej 2800 vetësh nën komandën e gjeneral Ferreros, Çdo njësi milicie drejtohej nga një major italian dhe një nënkomandat shqiptar, ku nga shqiptarët ishinKasëm Radovicka, Riza Cerova, kapiten Zef Pali, kapiten Halo Kuci. Në gati dy vite oficerët e nënoficerët shqiptarë ishin trajnuar në Itali dhe ishin inkuadruar në milicinë shqiptare në Gjirokastër dhe zonën e vet të pushtimit, ku nga 45 oficerë nëntë prej tyre ishin oficerë akademikë. Gjithë organizimet e Xhandarmërisë dhe milicisë shqiptare në këtë periudhë lidheshin me Urdhërin e Komandës së Lartë të Forcave italiane në Ballkan që mban datën 19.1.1919, që hyri në fuqi si dekreturdhër më datën 15.2.1919. Këtu përfshihej edhe spektri i kurseve e trajnimeve të përbashkëta italo-shqiptare. Prurjet dokumentare dhe fotografike nga Gjirokastra, Shkodra, Vlora, Korça, Burreli, AQSH, AQSHF, etj., janë vlerë për themelet e arsimit të xhandarmërisë dhe policisë në fillim të shekullit të kaluar. Të dhënat për Shkollën e parë të Xhandarmërisë dokumentohen dhe përmes fotos së parë në kalanë e Gjirokastrës, për 120 kursantët e parë të drejtuar nga instruktorë italianë të Karabinerisë, por dhe shqiptarë, një përvojë e shkollave më të përparuara të perëndimit. Kursantët e parë të shkollës së Xhandarmërisë ishin gjirokastritë kryesisht nga fshatrat përreth, por edhe nga Delvina, Tepelena e Përmeti.

Në Gjirokastër dokumentohet gjithashtu aktiviteti i shkollës së Xhandarmërisë që në pranverën e vitit 1919, shkollë e hapur përpara shkollave të tjera në Shqipëri. Nga ana tjetër është edhe një fakt interesat, se edhe sheshi “Çerçiz Topulli”, rrëzë kalasë përpara se të merrte këtë emër të madh të historisë shqiptare quhej: “Sheshi i Xhandarmërisë”. Ky ishte sheshi historik dhe më kryesor i qytetit të Gjirokastrës, që pas përgatitjes nga Odhise Paskali (ishin kontaktuar edhe skulptori italian Givera dhe skulptori vjenez Bildshauer Perseshuer) dhe vendosjes së monumentit të Çerçiz Topullit më 1934, ndërkohë që emërtimi i sheshit “Çerçiz Topulli” ishte bërë pas Luftës së Vlorës, më qershor 1922. (Monumenti që kushtoi 3600 franga ari u ngrit me kontributin e gjirokastritëve nën drejtimin e kryetarit të bashkisë Sami Kokalari, si dhe u përurua më 18.3.1934). Sheshi i “Xhandarmërisë” (Policisë) u emërtua sheshi “Çerçiz Topulli” në qershor 1922 me nismën e Veli Hashorvës dhe Javer Hurshitit. Ideja e bustit ishte hedhur nga gazetari shqiptaro-amerikan Xhevat Kallajxhi, kur kishte vizituar statujat e mahnitshme italiane më 1927.(Revista “Minerva” e Nebil Çikës 15.5.1934). Rol luajtën edhe gazeta Demokratia si dhe Beso Gega, Galip Çano, Xhevat Kallajxhi, Vasil Lito, Aleks Çeçi, Xhevdet Xheneti, Sami Kokalari, Foto Tola, Elmaz Hajdëri dhe Bame Mezini. Shatorja është qëlluar nga një ushtar italian gjatë pushtimit italian gjatë LIIB. Pranë bashkisë, shtatores 2.6 m e lartë prej bronxi të Çerçizit, në ish-sheshin e Xhandarmërisë funksiononte lokali i njohur “Shqipja”, që më vonë do emërtohej edhe “Bela Venecia”. Por përtej etiketimeve të xhandarmërisë emri i dëshmorit dhe heroit të kombit Çerçiz Topulli do të bëhej nderi, krenaria dhe pjesa më e njohur e qytetit të Gjirokastrës bashkë me kalanë, kalldrëmete shtëpitë e njohura të qytetit të gurtë. “Qyteti dhe kalaja e ergjëntë duket se kanë dalë nga mali.. dhe një zgjatim labirintik i malit”, ose sikurse e quante Dervish Mehmet Zilli (Evlia Çelebi 25.3.1611-1682) më 1672: “Kalaja e Gjirokastrës është një kështjellë e pashembëllt”. Objekti i këtij shkrimi është pikërisht fillesat e arsimimit të Xhandarmërisë dhe të trajnimit të trupave xhandare si dhe atyre të xhandarmërisë me funksione policore. Megjithëse gjatë pushtimit osman kanë ekzistuar në Shqipëri si policia dhe xhandarmëria me detyra të ndara dhe me pika takimi midis tyre.Me vendim të QPVmë mbledhjen e 13.1.1913 e shkruar në osmanllisht në pikën I. Është shkruar “ësëhtë e nevojshme të bëhet një reformim në çështjet e financave dhe në ato të qetësisë publike” dhe në pikën II “Organika e xhandarmërisë dhe pagat”… “..ky organizëm do të vihet në zbatim më 1.2.1328/14.2.1913”.(AQSH, Fondi 254/II, 1912, Dosja 69/1 origjinali në osmanllisht dhe përkthim në shqip).

Pas Shkollës së Xhandarmërisë së Gjirokastrës edhe si nevojë e domosdoshmëri e kohës, vëmendja e elitës intelektuale shqiptare, dhe veçanërisht pas Kongresit të Lushnjës e Luftës së Vlorës, rithemeluan institucionet shqiptare, që në këndvështrimin historik mund ta quajmë dhe pavarësia e dytë e Shqipërisë. Edhe pse ka pak të dhëna dokumentare e fotografike përsëri është e njohur se në truallin gjirokastrit, vendit që është i etur për arsim, kulturë e dituri u themelua Shkolla e Xhandarmërisë që përgatiti, trajnoi dhe formoi plotësisht një trupë xhandarmërie të njohur, megjithë kufizimet e kohës nën pushtim. Kursantët kishin një trupë instruktorësh të Karabinerisë italiane si dhe oficerë shqiptarë që kishin mbaruar studimet në Turqi ose në shkollat e Perëndimit. Kursantët ishin prurje rajonale nga Gjirokastra, Libohova, Delvina, Tepelena e Përmeti. Përzgjedhja ishte veçanarisht për parametrat truporë. Pavarësisht se kohëzgjatja e shkollës së parë të Xhandarmërisë me funksione policore nuk ishte shumë jetëgjatë, ajo është një ndër gurëthemelet e arsimimit të Xhandarmërisë dhe policisë në Shqipëri. Shkolla e Xhandarmërisë së Gjirokastrës u pasua me hapjen e shkollës së xhandarmërisë në Vlorë dhe më tej me Shkollën e xhandarmërisë së Tiranës të hapur më 5.6.1919. Shkolla e Tiranës drejtohej nga major Ali Shefqeti dhe më pas nga major Ismail Haki Kuçi.

*

Përpjekjet e para të arsimimit policor. Qetësia dhe rendi publik parësore

Në luftrat ballkanike dhe në Luftën e Parë Botërore, Shqipëria ishte bërë shesh lufte ku shkeli këmba e mbi 250 mijë ushtarëve të shtatë ushtrive: italianë, austro-hungarezë, francezë, bullgarë, grekë, malazezë e serbë. Struktura e parë që në qeverisjen e Ismail Qemalit kreu funksione të rojes, xhandarmërisë e policisë por dhe të gardës ishin 400 luftëtarët shqiptarë të ardhur nga Kosova. Nuk është e rastit që Ismail Qemali i kërkonte Isa Boletinit dy djem besnikë nga shqiptarët e Kosovës që e kishin shoqëruar atë për në Vlorë, për t`i bërë roje tek dera e zyrës së qeverisë të porsaformuar. Fakt është se ai nuk e kishte menduar kurrë se me atë veprim, pa dashur po sanksiononte themelet e armës së Xhandarmërisë së ardhshme të shtetit shqiptar, fuksionet policore por dhe të Gardës shqiptare të ruajtjes e mbrojtjes së personaliteteve të shtetit. Kështu Isa Boletini, teksa urdhëronte ata dy djem të rij nga Kosova, që quheshin Ahmet Llapi (nga zona e Llapit) dhe Halim Bajgora (nga Podujevë), për të ruajtur kryeministrin e parë të qeverisë së porsakrijuar, po ashtu nuk e kishte menduar kurrë, se i kishte dhënë vetes atributet e Komandantit të Gardës, në qeverinë e parë të shtetit shqiptar. Fakt është se gjashtë javë pasi ishte shpallur pavarësia e 28 Nëntorit 1912, nga Kuvendi i Vlorës, më 13.1.1913, qeveria e Ismail Qemal bej Vlorës vendosi krijimin e forcave të rendit. Porosia e babait të Pavarësisë, për shtetin që po ngrinte për herë të parë për shqiptarët ishte pikërisht për ruajtjen e rendit, qetësisë: “Përpiquni të siguroni sa më mirë qetësinë e vendit dhe rendin publik…”. (AQSH, Fonde dokumentare, Viti 1912, Dosja 1, Dokumenti nr. 723/19 datë 28.11.1912). Qeveria e Përkohshme e Vlorës, nxorri Vendimin për Krijimin e Forcave të Rendit, që përbëheshin nga forca Policore dhe forca xhandare (AQSH. Fondi dokumentar nr. 245/II, dosja 69, faqe 1). Për herë të parë në një qeveri shqiptare nisi të funksiononte Zyra e Sigurimit Publik, që po të shqipërohet ishte “Drejtoria e Policisë shqiptare”. Të dhënat arkivore flasin se, Qeveria ngarkoi me detyra për organizmin e xhandarmërisë Alem Tragjasin, Hysni Toskën, Sali Vranishtin dhe Hajredin Hekalin, ndërkohë funksionet administrative i kryente policía. Drejtor i parë i plocisë ishte caktuar Halim bej Gostivarin. Në muajin qershor 1913, Xhandarmëria mori formë funksionale pasi u formuan tre batalione të drejtuara nga major Hysen Prishtina në Vlorë, kapiten Ali Tetova në Berat dhe major Ismail Haki Tatzati në Elbasan. Më 3.6.1913 u vu në zbatim rregullorja e Qeverisë së Vlorës “mbi formimin e Milicisë shqiptare” e shkruar në gjuhën osmane dhe e përkthyer në gjuhën shqipe. Qeveria e Vlorës më 20.12.1913, nxori dekretin e përkohshëm “mbi krijimin e xhandarmërisë së jugut”, ku misioni hollandez i Kolonel William I. H. De Weer-it, i ardhur në nëntor 1913 kontribuoi në formimin e katër reparteve xhandare me treqind vetë secili. Në muajin mars 1914 erdhën disa oficerë të tjerë holandezë, të cilët shpërndanë 4 detashmente të krijuara më parë. Oficerët hollandezë ishin të ngarkuar nga Fuqitë e Mëdha për organizimin e forcave të armatosura shqiptare. Me zhvendosjen e kryeqytetit nga Vlora në qytetin e Durrësit, në krye të policisë erdhi Veli Vasjari. Bazuar në statutin organik të 10 prillit 1914, ose kushtetutës së parë të vendit, kapitullit IX të Statusit Organik të Shqipërisë, në Forcat e Armatosura bënin pjesë Xhandarmëria e Milicia. Milicia ishte një “forcë ushtarake vendëse territoriale dhe sedentare” dhe në kohë paqeje mbështeste veprimet e xhandarmërisë.

Zanafilla e krijimit të arsimit të Xhandarmërisë, që nisi në kalanë e Gjirokastrës daton menjëherë pas përfundimit të LIB, rreth mesit të shkurtit të vitit 1919. Ishte koha kur Komandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë dhe organizator i saj ishte kolonel Ridolfi dhe ndihmës i tij major Banush Hamiti.

Por tendencat e para të shkollimit i gjejmë në Shkodër më 1916, me mbështetjen e komandësë austro-hungareze në Shqipëri përzgjodhi afro 40 djem, të cilët u dërguan në shkollat ushtarake të Austrisë. (“Shqipënija më 1937”, Veprimi shtetnor gjat njëzet e pesë vjetëve të parë të vetqeverrimit Vëllimi I (1912-1937), Tiranë, 1938, faqe 89). Më 10.12.1916, u krijua Republika “franceze” e Korçës, e drejtuar nga Themistokli Gërmenji dhe kapiteni francez Henri Descoins, u krijua prefektura e policisë dhe zyrat e policisë.

Pas përfundimit të LIB më 25.12.1918, qeveria e ngritur në Durrës, nën komandën e Major Ismail Haki Tatzati, organizatorit italian Ridolfo, e major Banush Hamdiu, formuan një forcë xhandarmërie dhe një vit më vonë u hap një shkollë për aspirantë dhe xhandarë në Tiranë, më 5.6.1919 me komandant Ali Shefqeti dhe më vonë Haki Kuçi. Në gusht 1919, u formuan batalione xhandarmërie në qendrat e prefekturave. Pas Kongresit të Lushnjës dhe formimit të qeverisë së Tiranës të Sulejman Delvinës u bë riorganizimi i forcave të rendit. Varësia e xhandarmërisë sipas rregulloreve ishte tërthorazi nga Ministria e Punëve të Brendshme për qetësinë dhe nga Ministria e Drejtësisë për zbatimin e vendimeve të gjykatave. Ndarja administrative teritoriale organikisht ishte bërë në qark (në çdo prefekturë), rreth (në çdo nënprefekturë), postkomanda (në çdo krahinë ose fshat). Xhandarmëria ndahej në 9 qarkkomanda, 40 rrethkomanda si dhe shumë post-komanda.

Aparati shtetëror, pas vitit 1925 u riorganizua dhe Xhandarmëria u nda në 4 zonëkomanda me qendër në Tiranë, Shkodër, Peshkopi, Sarandë që komandoheshin nga kapitenët Preng Previzi, Fiqri Dine, Muharrem Bajraktari dhe Hysni Dema. Por krahas xhandarmërisë, me 22.12.1925, u krijua si strukturë e posaçme edhe policia, e cila kishte zyrat e saj në Tiranë, Berat, Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Durrës. Policia kishte funksione gjurmuese dhe administrative dhe ishte në varësi të prefektit. Kjo vijoi përgjatë gjithë periudhës së Republikës së parë shqiptare, pra në vitet 1925-1928.

Në vitet e mbretërisë Xhandarmëria dhe Policia kishte specifikat e veta, pasi bazuar në ligjin e 18.5.1933, Arma e Gjandarmërisë Mbretnore ndahej në Komandën e Përgjithshme, Komandën e Shkollës së Gjindarmërisë, 10 komanda qarqesh, 31 komanda rrethesh, 253 komanda postash. Në pikëpamja ushtarake vartësinë e kishte nga Komanda e Përgjithshme. Rendi dhe qetësia publike varej nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa shërbimi i policisë gjyqësore nga Ministria e Drejtësisë. Policia, që u krijua më 22.12.1925 me tetë zyra në qytetet kryesore funksionuan deri më 1935, kur qeveria “Pandeli Evangjeli” me dekretligjin e 25 qershorit 1935, policia u shkri dhe në vend të saj u vendos xhandarmëria qytetëse, nën urdhrat e prefektëve, nënprefektëve e kryetarëve të komunave. Fakt është se bazuar në dokumentet zyrtare Komanda e Xhandarmërisë në dhjetor të vitit 1927 në Shqipëri kishte: 112 oficerë të xhandarmërisë, 562 nënoficerë xhandarmërie, 2441 xhandarë, 39 rrethkomandantë, 3000 armë austriake. Po në vitin 1927 emërohet atashe ushtarak në Tiranë koloneli Alberto Pariani, në krye të një misioni të madh ushtarakësh me rreth 200 ushtarakë italianë, që u mor me riorganizimin e ushtrisë shqiptare, duke marrë padyshim si model ushtrinë mbretërore italiane me një sistem pjesërisht i fortifikuar me 60 km vijë kufitare, për të qenë në gjëndje që ta vononte armikun, për t’u dhënë kohë trupave italiane të zbarkonin në Shqipëri. Më 1933, në krye të Xhandarmërisë ishte nënkolonel Shefki Shatku, i cili ishte një nga oficerët më të përgatitur të asaj arme. Në ndihmë të Xhandarëmrisë, gjeneralin anglez Jocelyn Percy, (që zvëndësoi kolonelin Frank W. Stering, që kishte ardhur në Durrës në Maj 1923) i cili dha një kontribut në forcimin e konsolidimin e asaj arme.

Në verën e 1937-ës nisi projekti për formimin e Policisë së Sigurimit Botnor dhe në provën e parë hynë 275 policë, të gjithë të moshës 23 – 33 vjeç me shkollë të posaçme policie. Ajo do të zëvendësonte xhandarmëritë e qyteteve në Tiranë, Shkodër, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Sarandë. Varësia e kësaj strukture ishte nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe në 1938-ën, Xhandarmëria Shqiptare kishte 3643 efektivë. Ndërsa ligji i miratuar më 19.1.1938 nuk mundi të provohej për shkak të 7 prillit 1939, të pushtimit fashist të Shqipërisë. Kursi i parë i policimit i ngritur i 21 Majit 1938 me komandant major Viktor Shantoja, nuk e pati mundësinë që të vihej në provë pasi pas një viti gjithë kursantët e këtij kursi i vijuan studimet në Itali. Në dekadat që pasuan dhe veçanërisht pas LIIB, përmasat e sistemit arsimor policor kishin një rrugëtim të diktuar, ku rutina e përditshmëria e problematikës së rendit, qetësisë e sigurisë nuk lejonin që të shikohej më tej, më shumë dhe më qartë mbi problematikat e sigurisë, ndërkohë që një maksima popullore për këto raste na kujton se, “nuk më lë pema që të shikoj pyllin e prerë”. Stacione të tjera të rëndësishme të arsimimit janë në vitin 1945, në 20 janar 1954 si dhe veçanërisht më 20 dhjetor 1971, kur u formua Shkolla e Lartë e MPB-së. Në 53 vite shkolla ka pasar një transformim të plotë dhe vjen më e plotë dhe më e kompletuar në akreditim, në konsolidim, dhe e gatshme për t’u përballur më sfida të reja. Edhe në tre dekadat e fundit po vërtetohet thënia proverbiale e Tomas Fuller se, “e sotmja është nxënëse e së djeshmes”. Misionarët e shkollimit të xhandarmërisë me funksionme policore, të edukimit policor vijon me mision e përgjegjësi të reja me trajnime e kualifikime bashkëkohore. Pritshmëria e publikut për ofrimin e sigurisë së brendshme, ruajtjen e rendit e qetësisë publike, garantimit të zbatimit të ligjit, vijon të jetë e madhe, prandaj sfida e edukimit policor si profesion i fushës së sigurisë ngelet në vëmëndje të qeverisë, por mbi të gjitha në gjykimin dhe vlerësimin e publikut. Shkolla e xhandarmërisë së Gjirokastrës si dhe shkollat e tjera që u hapën në shumë qytete shqiptare shtruan “pathet” e së ardhmes së shkollimit policor, që po konsolidohet sot në Akademinë e Sigurisë, tashmë të akredituar institucionalisht në bazë të vendimit nr. 7, datë 27.1.2023, “Për akreditimin për herë të parë të institucionit të arsimit të lartë Akademia e Sigurisë, me kohëzgjatjen prej pesë vjeçar.

Burime studimi: Fonde dokumentare të AQSH, AQFA, AQMPB; AQSH, Fondi 254/II, 1912, Dosja 69/1 origjinali në osmanllisht dhe përkthim në shqip; Teki Selenica, Shqipnia më 1927, “Shqipënija më 1937”, Veprimi shtetnor gjat njëzet e pesë vjetëve të parë të vetqeverrimit me parathënie të Dhimitër Berati, Vëllimi I (1912-1937), shtypsh“Kristo Luarasi” Tiranë, 1938; H. Shkëmbi, Zhvillimi i legjislacionit të PSH, Tiranë, 2004; Fletore Zyrtare mr.110, 5.8.1927, Fonde dokumentare të Komandës së Xhandarmërisë; Fletore Zyrtare nr.4 1938, Rregullore e organizimit të kursit policor, 21.5.1938, Piero Crociani, Shqiptarët në Forcat e Armatosura Italiane (1939-1943), Tiranë, 2005; Revista “Minerva” e Nebil Çikës 15.5.1934, Gazeta “Demokratia”; Historia e Shqipërisë, Vëll.III, 1984; VKM nr.545 datë 29.12.1992, “Mbi caktimin e datës së krijimit të Forcave të Rendit”.

Filed Under: Histori

Regjimi antishqiptar i Beogradit e shkarkoi si kryetar të Komunës së Preshevës, reagon Shqiprim Arifi:

April 20, 2024 by s p

Dje në mesnatë, pushteti autoritar i Beogradit, në mënyrë arbitrare dhe duke mos ndjekur asnjë procedurë ligjore, si dhe pa asnjë njoftim zyrtar, regjimi serb dhe antishqiptar duke vazhduar traditën e Millosheviqit të viteve të 90ta, në mënyrë të dhunshme më SHKARKUAN nga posti i Kryetarit të Komunës së Preshevës. Njëkohësisht, ky regjim antishqiptar dhunshëm instaloi një organ të përkohshëm deri në zgjedhjet e ardhshme.

Ka disa kohë që Vuçiq kërcënon publikisht shqiptarët e Luginës së Preshevës. SHKARKIMI i dhunshëm i imi, mesnatën e mbrëmshme, pa asnjë procedur ligjore dhe asnjë njoftim, ndodh menjëherë pas kërcënimit të fundit publik të Vuçiqit në këtë javë dhe 24 orë pasi u dënova nga Gjykata serbe për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar më 28 Nëntor.

Me këto veprime raciste antishqiptare që janë trashëgimi e politikave të regjimit të Millosheviqit, Serbia e sotshme e Vuçiqit dëshmon tani më 3 dekada e më shumë, se shqiptarët nuk i konsideron si qenie njerëzore dhe asesi qyetatarë të barabartë në Serbi. Diskriminimi ndaj shqiptarëve është agjend e pandërprerë e politikave të Vuçiqit dhe Serbisë së tij pro-ruse.

Pra, në boshtin shoqëror të Serbisë dhe në edukimin filozofiko-politik të Serbisë, ky shtet mbetet në thelb një regjim autokrat i cili nacionalizmin ekstrem serb e përdor kundrejt të gjithëve, në veçanti të shqiptarëve e sidomos ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

SHKARKIMIN tim të dhunshëm, nuk kishte mundur ta realizoj pa ndihmën e pakursyer të shqipfolësve serbofil siç janë: Ragmi Mustafa, Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Argjend Sherifi si dhe disa kompani lokale mafioze që bashkëpunojnë me qarqet e errëta në Serbi. Kjo klasë politike bashkëpunuese besnik të regjimit serb me dekada, janë bërë vegël e lehtë për Vuçiqin dhe serbinë për të realizuar agjendën e tij antishqiptare në Luginë të Preshevës.

Prandaj edhe kryetari i organit të dhunshëm që u vendos në mesnatën e djeshme nga Vucic, është Ragmi Mustafa i cili para 1 dekade i ka dhuruar pikërisht Vucicit “ZAHVALLNICËN – Mirënjohje ” menjëherë pasi e hoqi Vucic lapidarin me emrat e dëshmorëve të UÇPMB-së.

Për SHKARKIMIN tim të dhunshëm dhe për gjithë akterët të lartcekur, që në vazhdimësi po ndihmojnë Serbinë për të dëmtuar shqiptarët, kam njoftuar partnerët tanë ndërkombëtar SHBA dhe BE.

Me këtë SHKARKIM të dhunshëm nga regjimi serb i jap FUND politikës aktive në Luginë të Preshevës, por në anën tjetër dhe njëherë më shumë më ka motivuar që luftën ndaj padrejtësisë, diskriminimit, pasivizimit dhe luftën për të drejta elementare dhe avokimin e të drejtave të popullit tim, për shqiptarët autokton të këtyre trojeve, ta ngriti në një nivel më të lartë!

Filed Under: Opinion

Arbëreshi At Bellusci dhe “Vatra” 

April 20, 2024 by s p

Ornela Radovicka/

At Antonio Bellusci, është dëshmi e gjallë etnografike, letrare, folklorike arbëreshe e arvanitase, themelues i Revistës “Vatra jonë”, “Lidhja”, themelues i qëndrës albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe në 1980, si edhe autor i mbi 20 veprave mbi kulturën arbereshe. At Antonio Bellusci edhe sot në moshë të thyer nuk ndalet kurrë së punuari.

Jeta tij tkurret në zrën e tij, në bibliotekën e tij. Sot gjendemi në bibliotekë dhe shfletojmë revitën “Dielli” organ i shoqërisë “Vatra” në Amerikë. Me këtë rast i bëjmë edhe një intervistë.   

At Bellusci, kur filluat për herë të parë raportin me Federatën “Vatra” dhe gazetën e saj “Dielli”?

Përfundova studimet për filozofi dhe teologji në Universitetin Gregoriana në Romë, ku i mora të gjitha gradat akademike në vitin 1962, por gjithmonë më tërhiqte kurioziteti për tokën arbërore.Gjatë periudhës universitare në Romë u njoha me profesor Ernest Koliqin, i cili, duke parë aftësitë e mia në fushën e kërkimeve, më aktivizoi si bashkëpunëtor në revistën e njohur “Shejzat” Aty u informova, që ishte edhe një Shoqëri e madhe në Amerikë që quhej “Vatra”, dhe  që Profesor Koliqi mbante raport me ta.  

Pasi mbaroj studimet emërohem si  prift në një katund arbëresh në Basilikatë që quhet Shën Kostandini\San Kostandino Albanese dhe në 1965 themeloj një revistë kulturore, mbi gjuhën dhe kulturën arbërshe,“Vatra Jonë”. Më pëlqente ky emër “Vatra” më jepte ndjesinë e një shtëpie, e një ngrohtësie dhe intimiteti vëllazëror, kështu që “Vatra jonë”, ishte si një filizë e asaj “Vatre” e cila ishte themeluar në Boston. 

I shkrujatët ndonjëherë Federatës “ Vatra” në Amerikë? 

Ishte viti 1963  kur mendova që ti shkruaja, dhe ashtu bëra.  Më njihnin disi nëpërmjet “Shejzave”, dhe përgjigja prej  andej më erdhi direkt nga kryeredaktori i saj Xhevat Kallajxhiu. Që nga ai moment mbajtëm dhe ruajtën midis tyre një raport vëllazëror  mbi  kulturën dhe gjuhën arbërshe. Me profesor Xhevatin shkëmbenim, edhe tekste nëpërmjet postës.

Në vitin1983  Profesor Xhevat Kallajxhiu më rrëfen se kishte shkruar një libër në gjuhën shqipe mbi  vdekjen e Kenedit, si edhe një libër të tij me anektoda. 

Të dyja këto libra mi postoi dhe i ruaj në bibliotekën time. 

Miku im Xhevat Kallajxhiu ishte editorit të Diellit  si edhe të ish-redaktorit të Zërit të Amerikës, këtë gjë e mora vesh më vonë.  Kur e njoha unë kishte pak vite që kishte shkruar në shqipe librin “Linkoln“në Nju Jork-NY , nuk më kujtohej mirë se dy vjet para apo një vit para kishte dalë ky libër.  Megjithatë prof Xhevat Kallajxhiu e ruaj në kujtesë edhe si një nga njerëzit rigoroz dhe të sinqertë që kam njohur. (Në vijim letra për të cilin flasim)

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240417-WA0034.jpg

Kur u takuat për herë të parë me anëtarët e shoqërisë “Vatra”?

Ishte viti 1968, vit që përkonte me 500 vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit. 

Me këtë rastë, u organizua në Romë një manifestim i madh. Erdhën përfaqësues, nga Shqipëria, Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, diaspora si edhe përfaqësues të Vatrës. 

Për herë të parë u takova me disa anëtarë të vatrës dhe mes tyre  njëri prej personalitetit të “Vatrës” Zotin Antoni Athanas, një mik që unë  e kam në zemër

Jemi në vitin 1968, dhe në Shqipëri ishte rregjimi, Antonio Athanas nuk mund të shkonte vizitonte tokën ku ishte lindur, kështu që me rastin e përvjetorit të vdekjes së Skënderbeut kishte vendosur zyrtarisht  të vinte në Romë. Atë ditë, me mijëra arbëreshë, me peshkopin e Ungrës, Jani Satamati dhe priftërinjtë e tjerë,shkuan në Romë te Sheshi i Shqipërisë, për të festuar me diasporën në dhè të huaj. 

Kur i keni takuar për herë të parë miqtë të  “Vatrës” dhe mbështetësit e saj 

Ishte viti 1989 dhe unë mbrrijë për herë të parë në Amerikë, falë një djaloshi nga Mal I zi, i cili kishte lexuar revistën time “Lidhja”. Ai më bënë një ftesë dhe kështu unë  mbrrijë në Amerikë ku më priste ky djalosh  shqiptar i Mal të Zi , i cili jetonte në Toronto, punonte në doganë,  midis Kanadasë dhe Amerikës dhe që quhej Adrian Gjinaj. Fatkeqësisht ky djalë nuk jeton më.  

Gjatë qëndrimit tim në Amerikë lidhem me disa miq të mirë të cilët ishin anëtarë dhe mbështetës shumë të mirë të Federatës “Vatra”. Ishin katër  Vëllezërit Bytici; Serxho  Bytici, Xhani, Xhusepe, Majk, Bytici. Gjthshka nis tek këta katër vëllezër.

Bisnesin i tyre ishin risoranti në New Jork. Të katër vëllezër ishin mbështetës të Vatrës.  Më mbajtën në shtëpinë e tyre më trajtuan ashtu siç di shqiptari të mbajë e trajtojë  mysafirët. 

Në familje ishte edhe nëna Rush. Ajo ishte shumë e kënaqur për bijtë e saj. 

Pa prezencën e këtyre vëllezërve unë nuk mund të realizoja ato që munda të realizoja, për mbështetjen në çështjen e Kosovës. Të katër vëllezërit  më krijuan takime takime me anëtarët e tjerë të Vatrës, si Antonio Athanas, Baba Rexhepi, Artur Liolin, Elez Biberaj, e shumë të tjerë.  

Do ndalem pak tek këta miq, po e filloj me Antonio Athanas. 

Ishim parë që në vitin 1968 dhe më nuk u pamë. U desh vizita ime në NY  që ne të shiheshim. Ishte muaj gusht dhe ishte një nga ato takimet e shpeshta që bënim për të mbështetur Kosovën. E dija që do merrte pjesë.  Ndodheshim në sallën e Hotelit. Më therret që në distancë. Kthej kokën dhe menjëherë hapa krahët. U përqafuam si vëllai vëllanë. Në atë fytyrën e tij  të qeshur, Ai trasmetonte  një butësi ku shkriheshin vuajtja, mirësia, dashuria, inteligjenca, besimi, dhe një dozë e lehtë malinkonie  i këtij njeriu të madh sa i njerëzisë aq edhe i Perëndisë.    

Takime me miq të  tillë  të bëjnë që të hidhet zemra e të gufoj shpirti. 

Antonio Athanas më shoqëroi gjatë gjithë qëndrimit tim, dhe më foi në shtëpinë e tij në Boston.

Ndenja katër ditë dhe fjetëm të dy në të njëjtën dhomë.  Sikur të ishim dy shokë rritur që në fëmijëri. Ky gjest bëri që të kuptoja më thellë shpirtin e tij, të butë, fisnik, të dashur. Bisedonim deri në orët e vona për çështjen e Kosovës,për Shqipërinë që kishte nevojë të zgjohej, për arbëreshët që po asimilohen. Në ato vite ishin me dhjetra e dhjetra probleme. Vatra herë herë, kishte patur edhe sigzaket e saj, uljet e ngritjet,  kontrastete, por Vatra  gjithmonë ka qenë me kurajo në arenën ndërkombëtare për mbrojtjen e çështjes së kombit.

Çfarë kujtimesh keni nga ky mik?

Brezi im, është një brez që ka vuajtur, dhe të dilje në jetë duhet të ishe vërtetë shumë i zoti  Në kët grup të brezit që arritën suksese është edhe  Antonio Athanas  i cili ç’do gjë që zotëronte tani e  kishte ngritur falë  forcave dhe inteligjenzës së  e tij 

Antonio Athanas kishte qenë një djalosh i mbrekullueshëm. E kishte kuptuar herët se si çahej në jetë. Kam filluar punën në tregëti shumë herët- më tha një ditë ndërsa po darkonim tek resoranti i tij- Shkoja e shisja perime me babain.

 Erdhi një zonjë të blinte luleshtrydhe dhe unë i thashë: “Zonjë, ja ku janë luleshtrydhet. I keni gati për në kuzhinë. Dhe nëse  do shikoni qoftë edhe një të prishur ju nuk keni pse të më paguani”. I panë, dhe i morën. Unë i shita të gjitha. Aty kuptova që rruga e suksesit tim ishte tregëtia. Ndershmëria për të tregëtuar mall të zgjedhur,  ka qenë gjithmonë  kriteri i suksesit  tim.

Gjatë qëndrimit tim në atë banesë  vura re që mbi mure ishte varur një pikturë.

 Është një  kujtimi i bukur që kam për fshatin tim- më thotë Ai- Ky është fshati  i Trbickës  dhe janë dy lagje, jo më tepër se 60 shtëpia. Sa herë e shikoj më duket sikur nuk jam larguar kurrë prej tij. Kjo gjë më ka ndihmuar që të mbajë këmët për tokë. 

Eshtë nostalgjia- i them unë- Ne arbëreshet kemi 600 vjet që i këndojmë mallit për Morenë dhe që të parët tanë kurrë nuk e panë.  Mundën të mbanin vetëm gjuhën. 

Më shtynte kurjoziteti përse  kishte ndalur në Boston,dhe jo ndonjë qytezë tjetër. Më tha se shumë nga fshati i tij ndalonin këtu, ndoshte sepse ishin ortodoks dhe ishte kisha. I pari shqiptar që kishte shkuar në Boston ishte nga Radovicka, rezultonte që në 1880, por nuk kishte ndalur në Boston, por kishte përfunduar në Argjentinë . Atë epokë  nga Argjentina vinin në Amerikë dhe rrëfenin se shqiptarët  atje kishin  një gazetë Shqiptare – spanjolle,  dhe më vonë  shqiptaro-amerikane.

Kështu që, lindi edhe në Amerikë gazeta “ Dielli” në 1909,  cila  në fillim ishte në shqip pastaj dy gjuhësh Amerikane – shqiptare .  

Unë jam i besimit ortodoks -më tha- dhe besimin e kam në zemër, kështu që rreth viteve 1941 bleva  një piano, dhuratë kishës. Ortodokse.  Kur morën vesh që kisha shpenzuar disi shumë, iu përgjigja se vepra të tilla nuk kanë çmim. Unë jam devot i saj.

Ky ishte Antono Athanas, njeri që erdhi nga vuajtja, akademia e “jetës” e  bëri një nga bisesmenët më të mëdhenjë por  jo me shpirt tregëtari, sepse ai idetë e tij i mbajti deri në fund për të mirën e kombit. 

Ishim të dy toskë dhe nuk ksiha vështirësi të kuptoheshim fare.   

Në mitigjet që organizonit për sensibilizimin e çështjes së Kosovës sa prezente ishte Vatra? 

Në vitin 1989, në  New Jork pranë Hotel Sheraton u organizua një miting i madh për sensibilizimin e çështjes së  Kosovës, dha Vatra me anëtarët e saj ishin jo vetëm prezent por edhe mbështetës kryesor. Kam idenë se pa mbështetjen e Vatrës, pa mbështetjen e gjithë këtyre bisesmenve, apo popullit, nuk do kishte arritur Kosova atë që realizoi. Federata e Vatrës me prezencën e shoqatave të saj qe kyçi kryesor. 

Këto mitingje bëheshin jo vetëm për të sensibilizuar Senatin amerikan, por në të njëjtën kohë  edhe për të mbledhur fonde.  Dhe në këtë mision Vatra ishte në vijën e parë. 

Dua të  rrëfej  një episod të  atyre mitingjeve. Në këtë miting merrnin pjesë edhe senatori Josef Dioguardi me origjinë arbëreshe, figura të rëndësishme nga  Kosova si Rexhep  Qosja, si edhe Presidenti Rrugova. Gjatë viteve 1989  çështja e  Kosovës trajtohej si vend që i ishin shkelur  e të drejtave të njeriut dhe asgjë më tepër..

Atë mbrëmje ishim në podium, të një prej sallave të Sharaton,  dhe më afrohet senatori amerikan Josif Dioguardi dhe më thotë: Vëlla Ndoni, këta njerëz presin nga ne, kanë akoma dritën e shpresës ndër sy, prandaj unë do flas me gjuhën e mëndjes dhe ti do të flasësh me gjuhën e zëmrës . Dhe ashtu bëmë . Kur më erdhi rradha mua, dhe hodha vështrimin mbi ta pash në sytë a atyre njerëzve ematoma të shpirtit të tyre, dhe në ato momente goja ime si pa asnjë komand filloi të fliste: Kosova Republikë, Zëri im filloi akoma më fortë Kosova Republikë, ndjeva që zërit tim u bashkuan 30 vetë- 40- 100- Atë mbrëmje zërit timi u nashkuan 4000 mijë vetë në jehonën ;Kosova Republikë ! Kosova Republlike! Nuk harroj kurrë lotët e atyre burrava me plis në kokë që iu rridhnin ndër faqe e zërat e atyre grave që fshinin lotët me ngashërim. Kuptova që kisha prekur zemërat e këtyre vëllezërve dhe duhej mbajtur fjala!   

Gjatë asaj periudhe u bënë një sërë takimesh. Janë të shumta. Më kujtohet restoranti “Illiria” ku u shtrua një darkë nga klupi “ Jusuf Gërvalla”.  Ishin pothuajse të gjithë  pjestarë të Vatrës. I kujtoj me emra: Adem dervish Çelaj, nga Plava Gusia , një familje patriote. Ismail Zem Ballaj  Plagu Gusia, prej familjes Gjon Bllaj nga Klemendi, të cilët kishin ardhur 200 vjet përpara perj Shqipërie. Vasel Ivezaj nga Hoti \ Gruda Malësia e Madhe  dhe kishin luftuar për mbrojtjen e teeritoreve , ishte anëtar i klubit. Sadik rrugova , nga RRugova i cili gjithë pasurinë e tij e kishte shkrirë për kombin, Kosovën.  Gjithmonë përsëriste shprehjen: Kam lindur shqiptar dhe do vdes shqiptar. 

Të gjithë këta ishin pjesë e federatës së Vatrës së atëhershme. 

Federata “Vatra” ndihmonte dhe sensibilizonte me të gjitha format.

Jam çuditur një  mbrëmje në NY, ndërsa po shlodhesha në Hotel, kur dëgjoj një zë: 

Ju flet zëri i Malsisë! Ju Flet zëri i Malsisë!  Për një moment nuk po u besoja veshve, por shumë shpejt spikeri shtoi: Dëgjues të dashur, mirë mbrëma, dhe mirë se vini në radioprogramin e gjuhës shqipe çdo të hënë prej orë 18-19  të gjuhës sonë të bukur. Nuk kishte gjë më të bukur të dëgjoje shqip në mes të New Yorkut.  Për një moment ato kullat binjake që ishin në ato kohë mu shëndërruan si  malet e Sharrit, apo si Bjeshkët shqipatre . brenda meje ndjeja ato rapsodi të kreshnikëve që ndërthuereshin me këto vashëza dhe djemë të disporës. 

Një popull kaq i lashtë, kaq i vogël por kaq i madhërishëm që në madhështinë tonë na tkurrën në fatin e historisë. 

Më vonë mësova se kush e kishte krijur këtë radio që fliste shqip në qendër të N.Y.  Ishte një djalosh shqiptar, Gjeto Sinishtaj. Ishte me origjinë nga fashati Këshevë\ Grudë shqiptar i Mali të zi. Ai e kishte krijuar në vitin 1977 dhe ishte i ditëlindjes 1951. Edhe ai ishte anëtarë i federatës së Vatrës. 

 A keni takuar ndonjëherë Kancellierin Artur Liolin?

Një tjetër figurë e rëndësishme  e “Vatrës” është edhe Artur Liolin. Po kam patur disa raste. Por për herë të parë kam shkuar në Boston të shoqëruar  nga Xhon Bytici, Rexha Xhaklin, Antonio Athanas  si dhe senatori Dioguardi. 

Na priste në Kishën Ortodokse Shën Gjegji që ishte edhe kancellier i saj 

Pasi biseduam dhe qëndruam për një kohë të gjetë në atë atmosferë vëllazërie, duke folur e diskutuar, mbi  ç’ështjen për të cilën gjendej Kosova, sytë më shkuan te“Stola” e Fan Nolit.

Iu afrova, e preka, dhe në ato momente më thotë Liolin: “Vendoseni, dhe meqënëse do të shkojmë tek Varri i Fan Nolit mbhaheni. Askush deri më sot ka vendosur këtë Stolë. Jeni Fan Noli i kohëve moderne” 

Emozionet po më shtoheshin, kur  vendosa“Stolën”. Në ato momente, mbi shpinë kisha një mision të madh, në shpirt mu dha një kozmo drite për të shpërndarë dritën e Fan Nolit,  ajo ishte si një besë e dhënë ku unë betohesha se do të ecja në gjurmët e tij . 

 At Bellusci- jeni Fan Noli i kohëve modern – më tha Artur Liolin. E vështrova në sy, po ashtu edhe ai, ndoshto kishte lexuar emocionet e shpirtit tim në ato çaste 

Delegacioni qe me shoqeronte perbehej nga individe te te gjithave feve, cka tregon edhe nje here se per shqiptarin i pari vjen kombi dhe jo feja. 

Përpara atij varri ishim të bashkuar për një qëllim të vetëm: çështja e Kosovës, dhe  kombi ynë!  

Një tjetër mik i Vatrës ishte edhe Elez Biberaj. 

Ishim takuar gjatë  këtyre manifestime e konferenca,  dhe është disi e kot të shtoj e të flas se sa i zoti ishte ky intelektual që të gjithëve iu ka rënë në sy gjatë atyre viteve, por unë dua  të shtoj edhe një karakteristikë të tij të mikpritjes. Më 12 gusht 1992 shkova për të vizituar selinë qendrore të“Zërit të Amerikës” në Uashington, bashkë me dr. Elez Biberaj, drejtor i departamentit shqiptar në radio. Ngela i mahnitur me punën e tyre. Ishin seriozë dhe punonin shumë.  Në mbrëmje Mik Elezi më pyeti se nëse kisha ndonjë program, dhe më më ftoi në shtëpinë i e tij. Nuk u mjaftua me kaq por lajmëroi edhe koleget e tij të punës. 

Më shoqëroi me makinën e tij, dhe arritëm në banesën e tij që ishte jashtë qytetit. Një vend i bukur dhe një shtëpi e këndëshme ku ndihej shpirti i shqiptarit. 

Të gjithë këta miq ishin personalitete shqiptare shumë të arsimuar dhe ekspertë. Atmosfera në atë shtëpi më la shumë mbresa. Ishtegusht dhe na shtori në një tavolinë jashtë. Oborri kishte një lis që të kujtonin ato grafiket pellazgjike, ku paraqesin këtë lis, Zeusin , shqiponjën. Më krijoi një lirikë në shpirtin tim kozmik.

Atë mbrëmje çdo gjë ishte shqiptare; mes këngëve arbëreshe, gatimit me traditën shqiptare, këta njerëz, kaq të madhërishëm për punën që bënin, ishin edhe kaq të thjeshtë.Para se të dilja nga ajo shtëpi shumë mikpritëse, vizitova me admirim bibliotekën e mrekullueshme të dr. Biberaj, e cila është burim i mençurisë. U largova nga ajo shtëpi me përshtypjet më të mira të një mysafiri që shikon me admirim, por edhe me një moment reflektimi; derisa ka njerëz si Elez Biberaj, shpirti i Arbrit ndriçon edhe në diasporë.

Mbështetës të Vatrës në ato vite ishin edhe Vehbi Bajrami dhe Sinan Kamberaj

Gazetarë nga Prishtina, të cilët kanë dhënë më të mirën e mundshme në revistën “Iliria” në Nju Jork. I njoh nga afër, janë jo vetëm intelektualë të zot, por edhe shumë humanë. Vehbiu është nga ata gazetarë që ka vizituar të gjithë shqiptarët dhe arbëreshët të shpërndarë nëpër shtetet e Amerikës dhe ka botuar një vëllim të madh që përshkruan të gjitha aspektet sociale. Kujtoj shumë mirë ato periudha të flakta, gjatë takimeve të mia në Nju Jork dhe Vehbi Bajrami, si gazetar, ka përshkruar në revistën”Iliria” të gjitha momentet më të rëndësishme të takimeve të mia kulturore në Nju Jork. Gazetar i ri dhe i shkëlqyer, i lidhur me mua nga miqësi kulturore dhe nderimi i thellë. Sot ai është redaktor i “Ilirisë” në Nju Jork dhe është shkrimtar dhe gazetar produktiv në mes të shqiptarëve në diasporë. 

A e keni vizituar ndonjëherë Vatrën?

Vatrën e kam vizituar më përpara por edhe në vitin 2012. 

Gjatë atij udhëtimi u shoqërova  nga vëllai imTommaso  Bellusci me profesion avokat si edhe me mikun tim inxhinjer Tomaso Ferrari. 

Me këtë rast shkova në Boston. Kur Vatra u themelua  gjendej në rrugën Tremont në ndërtesën me numër 227,  në Boston, dikur një kishë, dhe një sallë, disa shoqata emigrantësh shqiptarë u bashkuan në një federatë, dhe krijuan Vatrën në 1912 që sot i reziston çdo stuhie.  

Në 2012 isha i shoqëruar edhe nga Persidenti i saj aso kohe Gjon Bucaj si edhe na anëtarë të tjerë të Vatrës. U futëm në ambjentet e saj. Brënda saj është një epope e gjallë. Çdo gjë frymonte në ato fotografi antike. Ata burra që donin kombin. 

Mos harrojmë që Jemi qënie humane,  nuk jemi të përsosur, bëhen edhe gabime,  por krimi më i madh është të shesësh atdheun! 

A morët pjesë me rastin e 100 vjetorit të “Vatrës”?

Për 100 vjetorin e saj kam qenë i ftuar  në  New Jork. Tashmë qëndra e “Vatrës” në 2012 nuk ishtë më në Boston por në në New Jork.  Në atë përvjetor kishin ardhur nga çdo trevë, shumë figura dhe personalitete, por edhe shqiptarë e katër besimet fetare.  Dua të theksoj faktin se u ndjeva shumë i nderuar se nga 15 krerët  që përfaqësonim botën e besimit, mu caktua  pikërisht mua Antonio Bellusci  ti përshëndetja  dhe të bëja një lutje për Vatrën në 100- vjetorin e saj. Isha shumë krenar për këtë xhest që më bënë! 

Kush iu ftoi për 100 vjetorin e saj ?

Unë isha i ftuar nga kryetari i aso kohe nga Z. Gjon Bucaj. 

Karakteristike e kësaj Vatrës është se ajo i ngjan një pike, nga e cila mund të krijosh  mijëra arkitekura dhe çdo skicë e saj shëndërrohet në një vatërz për shqiptarët e çdo besimi, të krishterë ortodoksë, katolikë ose muslimanë. Vatra  mbledh njerëz sa profana  edhe hyjnor, mbledh  njerëz që i shërbejnë të mirës së kombit dhe njerëzimit. 

Ku u zhvillua konferenca për 100 vjetorin e krijimit të saj? 

Konferenca  u zhvillua në një nga hotelet e njohura në Manhattan, The Helmsley Park Lane, më 28 prill u zhvillua Konferenca Shkencore “Federata Pan-shqiptare e Amerikës” VATRA, 100 vjet në shërbim të Kombit”. 

Ishte një pjesmarrje shumë e madhe. Në konferencë unë u paraqita me kumtesën time mbi tematikën Mbi raportet kulturore të revistës sime “Vatra Jonë” dhe shoqatës së madhe “Vatra”. 

Mbajtën  kumtesa studiues të njohur të botës akademike shqiptare. Merrte pjesë edhe,ish president i Republikës së Shqipërisë në ish Sali Berisha. Ishin profesor Naum Prifiti , Ilir Ikonomi. I kujtoj kët atë dy studiuesit sepse prekën temën Mbi Fan Nolin dhe mbi Faik Konicën. 

Cili ishte kryetar i Federatës “Vatra” në atë periudhë?

Jemi në 2012, dhe kryetar i Vatrës, në atë kohë  ishte doktor Gjon Buçaj i cili hapi edhe konferencën. Zoti Bucaj drejtoi “ Vatrën”nga viti 2010- 2017. 

Më kujtohet që gjatë periudhës që Ai drejtoi u rihapën disa degë në shtete të Amerikës e në Kanada, si edhe rritur numrin e antarëve. Dr Gjon Bucaj e njoha  herët sepse rreth viteve 1965, kur ai arratiset vjen në Itali dhe njihet me Ernest Koliqin, me të cilin në atë kohë bashkpunoja edhe unë. Ai studjonte për mjeksi në atë kohë dhe vetëm sa ishim parë me  njëri tjetrin. Nuk shihemi më  Gjon Bucaj niset në 1974 në Amerikë, dhe unë emërohem në atë kohë në Fallconara Albanese. 

Më vonë Bucaj më rrëfen se  menjëherë lidhet me “Vatrën” ku për rreth njëzet vjet ishte nënkryetar i saj për. Vite që Bucaj i konsideron të vështira edhe për federatën “Vatra”. 

Kishin kaluar vite dhe në nëntor 2021 më arrin një telefonatë. Ishte Dr Gjon Bucaj  i cili vjen me të birin e tij dhe më bënë një vizitë në Frasnitëa. Mbrrijnë rreth orës pesë mbasdite. Mbi ballkonin e shtëpisë time sistemova  flamurin kombëtar kuq e zi e shqiponjën dy krenare që e bëjë shpesh sa herë që më vijnë miq shqiptar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut  apo  trevat e tyre. 

Krahapur pret Motra Rinë, tashme 87 vjeç e nis e këndon vargjet sapo ata hyjnë në derë:

Kur dy arberesh  gjenden bashk 

Japini dorën o vëllër 

Skenderbeu vjen nga qielli vjen e rri bashk me na 

japmi dorën o vëllezer se na jemi gjaku shprisht..

Janë emocione të papërshkrueshme… 

Zoti Gjon Bucaj së bashku me të birin Leka preken, iu mbushen sytë me lotë, dhe menjëherë kërkon të mësojë vargjet e kësaj kënge. Ndenjën dy ditë dhe gjatë  

atij qëndrimi, Z Bucaj u njohë me katundet e tjera arbërore si Shën Vasili, Frascineto si edhe Ungra.  Në këtë qytezë të fundit ndodhet edhe selia e Eparkisë së besimit bizantin. Këtu Zoti Bucaj u takua, me istitucionin më të lartë, të botës arbëror, Eparkinë, përfaqësuar nga Peshkopi i Ungrës, Donato Olivieri,i cili e priti ngrohtësisht, vlerësoi  dhe falenderoi rolin e “Vatrës” si edhe të revistës “Dielli”. Më së fundi   

Dr Gjon Bucaj  u ndalë në  Bibliotekën  At Belluscit, dhe për orë të tëra shfletuan  revistën “Dielli”, rrezet e arta të së cilës kishin ardhur deri në Kalabri. 

C:\Users\iljas\Desktop\IMG-20211104-WA0006.jpg

Dr Gjon Bucaj ndërsa lë një kujtim në librin e përshtypjeve të bibliotekës 

C:\Users\iljas\Desktop\IMG-20211105-WA0001.jpg

Emcoionet nuk kishin të sosura, kur Dr Bucaj më dhuron  një foto me përmasa të mëdha , e shoqeruar me një  kornizë. 

Ndërsa më dhuron këtë fotografi shton: Arbëreshët në vite kanë folur për kombin shqiptar kur ende Shqipëria nuk ekzistonte si shtet, sepse kombi për arbëreshët është te rrënjët e tyre shpirtërore, në besimin e tyre, në gjuhë, zakone, në kujtimet e tyre.- përfundoi Bucaj 

Ngela pa fjalë, më shkelqenin sytë, dhe në ato momente shikimi im, rrëfente mijëra sy të atyre pjesëmarrsve të cilët sakrifikuan vetëm për një qëllim: Arbërinë e përjetshme, me historinë e saj e mbi të gjitha me gjuhën e saj.   

Gjatë atij takimi vura re që  Dr Bucaj ishte shumë i shqetësuar. 

Më foli në një shenjë dëshpërimi për momente mbi  punët e Vatrës dhe ma theksoi disa herë që nuk po shkonin mirë,  dhe se Ai  kurrë nuk kishte menduar dhe dashur një gjë të tillë.  

Më erdhi keq, dhe nuk dija se si qëndronin punët, por në identitetin tim jam edhe Prift, e në ato momente vura re se ky mik kishte nevojë për mua. Biseduam gjatë. 

Kërkova ti sillja ndër mend se “Vatra” në historikun e saj ka patur përplasje,  dhe mirë edhe që janë këto përplasje, sepse po nuk u turbullua nuk ndreqen gjërat, por mos harrojmë se “Vatra”në gjirin e saj  është dalluar për karakterin e saj sa demokratik dhe të lirë. 

Në të ka njerëz të mënçur, të zgjuar, kështu që edhe kur ka përplasje përsëri gjerat marrin rrjedhën e duhur, sepse “Vatra” gjithmonë i ka shërbyer kombit. 

Vatra do zë mbijetojë sepse në genin e saj ka njerëz, të mënçur e patriota. 

Para se të largohej, Dr Bucaj, me la  në rregjistrin e Bibliotekës  disa mendime e fjalë mirënjohje që i dilnin prej zemre. 

Një vit më vonë djali i Tij, Leka na sjell në shtëpi  botimet Vatra. 

U preka, sepse  pas një viti në 21 Maji  2022 Dr Gjon Bucaj na la fizikisht 

C:\Users\iljas\Desktop\IMG-20211105-WA0002.jpg

Po sot a jeni në dijeni për Vatrën 

I ndjek se ç’ndodh në vatër. Kam një pjesë të shpirtit atje.  Fillova me të në vitet 1963 dhe isha një 30 vjeçar sot jam një 90 vjeçarë. Shumë miq nuk janë më, si Xhevat Kallajxhiu, i cili nuk jeton më. Por jetojnë tek unë kujtimet. Jetojnë ato letra që unë i shkruaja dhe ai më kthente përgjigje. Kujtoj ato pritjet e postës kur nisja letrat dhe “pritjet” e  përgjigjeve. Shkëmbenim kulturën tonë shekullore. Vëllezër të të njëjtit gjak. Është pikërisht  ky kozmo që nuk harrohet dhe krijon ato vektor profumi të  letrave, të pullave të postës, daktilografia, ku cdo tingull frymonte, . një tjetër botë, ku i dhuronim tjetri “ Kohën” që sot nuk egziston, çdo gjë rrjedh, është e lënshme në këtë shoqëri. 

Vitet ikin shoqëria ndryshon, por kam akoma miq që më vizitojnë, Është Bityci Serxho, që më vijen dhe më gjejnë këtu në Frasnitë,  dhe unë i pyes për miqtë e vjetër të Vatrës. 

Vatra,  është edhe një pjesë e shpirtit tim.

Ishin lidhjet e mia të parat që unë si arbëresh mbaja me vëllezërit e një gjaku,  me me Shqipërinë e aso kohe që ishin të pa mundura edhe për ne arbëreshët. 

U informova që më 19 janar të këtij viti Federata Vatra mbajti në Michigan një Kuvend dhe kryetar zgjodhi  zotin Elmi Berisha. Më kujtohet, herën e fundit e kam parë në fotografi me vëllezrit bisesmen Bytici në New Jork.  Edhe Z. Elmi është nga Kosova, dhe deri më sot askush nga Kosova nuk kishte drejtuar Vatrën, kjo gjë më kënaq se edhe unë para pak muajsh u bëra qytetar kosova, presidentja më dhuroj nënshtetësinë kosovare, dhe i uroj suksese në këtë mision kaq fisnik por edhe shumë të vështirë  si Integrimi i Shqipërisë në BE dhe  Kosovë-Serbi që herë pas herë shohim akoma tensione.

At  Bellusci, ç’ mund të thoni për gazetën “Dielli”?

Vatra ka organin e saj, “Dielli”por nuk po zgjatem e të bëjë histori, por dua të shtoj vetëm kaq: Personalisht dua ta falenderoj Stafin dhe kryeredaktorin\ drejtorin, z. Sokol Paja, si dhe Staffi, që drejtojnë këtë gazetë të çmuar (edhe pse nuk jemi parë kurrë, falenderojmë që arrini të na kuptoni në misionin tonë mbi ruajtjen e gjuhës dhe kulturës arbëreshe), të cilët gjatë këtyre dy vjetve na ka mbështetur fuqishëm me artikujt tanë duke përhapur zërin, kulturën dhe hallet e arbërshit. Ju faleminderit me zemër dhe ju jemi Mirënjohës.

At Bellusci po mbyllim intervistën, keni diçka tjetër për të shtuar?

Jam ende gjallë e ndodhem në Frasnitë, mirëpresë si zotin Elmi Berisha po ashtu edhe kryeredaktorin e “Diellit”Sokol Paja e staffin. 

Të më vijnë se iu mirëpres krahapur. 

Ju faleminderit dhe ju jemi Mirënjohës. 

 Në vazhdim një album fotografi shkrepur pronë e Arkivi Biblioteca A. Bellusci, shkrepur nga Tommaso Bellusci, drejtor i bibliotekës A.Bellusci. 

Përgatiti materialin

Ornela Radovicka Qëndra albanologjike,

 gjuha dhe kultura arbëreshe themeluar nga A. Bellusci  1980

At Antonio Bellusci, pranë shoqatës Panshqiptare Vatra. 

Federata PanShqiptare anëtarët e saj në 1912

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240417-WA0006.jpg

Kryetari i vatrës GJon Buçaj, At Bellusci, arbëreshi ingenjeri Tomaso Ferrara etje

Kryetari i Vtrës Dr Gjon Bucaj, At Antonio Bellusci dhe vëllai i tij Avokat Tommaso Bellusci në ambientet e brëndëshme të Vatrës  etje në 

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240417-WA0027.jpg

Artur Liolin, Kancelliere e kishës ortodokse Shën Gjergji, Josif Dioguardi, Antonio Bellusci me Stolën e Fan Nolit, pranë varrit të Fan Nolit. 

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240417-WA0012.jpg

Antonio Bellusci, Tomazo Bellusci dhe anëtari i vatrës, dera nr 2437 

Nju Jork 1989.Anthony Thanas dhe Antonio Bellusci.

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240417-WA0034.jpg

Një nga letrat e Prof Xhevat Kallajxhiu 1983. Korrespondenza At A. Blelusci dhe  redaktori i gazetës Dielli . XH. Kallajxhiu  

Vatra në 100-vjetorin e saj 

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240417-WA0017.jpg

Kryetari i Vatrës dr Gjon Bucaj 

Nju Jork, 1990. Joseph Dioguardi, Antonio Bellusci, Ibrahim Rugova

Nju Jork, 1990. Joseph Dioguardi, Sami Repishti, Antonio Bellusci, Zef Prelaj, Drin Derti,

Rexha Xhaklli, Jim Xhema, Bruno Salihaj, Sergio Bytyçi dhe

At Antonio Bellusci dhe vëllezërit Bityçi. Mbështetës të Vatrës 1989

Nju Jork, 1990 – Kuvendi i parë për Kosovën: Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja, Antonio Bellusci, Idriz Ajeti.

1990. Te Teqeja Bektashiane, takim me Baba Rexhepin. Adrian Gjinaj, Antonio Bellusci,

Ekrem Bardha

 At Bellusci në restorantin e Vëllezërve Bytici. Mbështetësit e Vatrës. 

Në Bibliotekën A. Bellusci ruhen një numër i konsiderueshëm i gazetsë “Dielli”

Në Bibliotekën A. Bellusci kemi edhe librin” Vatra”, dhuratë nga i biri i Dr Gjon Bacaj 

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240417-WA0035.jpg

5 dhe 6 nëntor Sipas amanetit të ish Kryetarit të “Vatrës”  Dr. Gjon Bucaj, u botua libri i tij i fundit, me titull “Vatra në kapërcyell të shekujve”. Ky libër  u promovua nga familjarët në Qendrën Islamike Shqiptare në New Jersey dhe në Kishën Katoilike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”në Hartsdale në New York foto ylliria .  Një kopje të saj na i solli i biri Dr Gjon Bacaj në Bibliotekën A. Bellusci.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1021
  • 1022
  • 1023
  • 1024
  • 1025
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT