• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ABC-ja

April 3, 2024 by s p

Astrit Lulushi/

Një herë e një kohë, njeriut “i erdhi goja”; filloi të fliste – për të shkruar nuk dinte ose e kishtë të ndaluar. Shkrimi ishte profesion i zgjedhur; shumë pak njerëz nga paria e mësonin, për të shkruar bëmat Zotit ose tê mbretit. Shkrimet ishin kryesish kode ose akronime, të pakuptueshme për kohën tonë. Kur një shkrim i lashtë deshifrohet, ngjarja zë vend në analet shkencore.

Pastaj dolën murgjit, të cilët mbylleshin në manastire dhe shkruanin akte ose kopjonin tabletat prej dheu të shkruara nga njerëzit e parë. Kështu feja mori përparësi. Në shekullin XV, Guttenbergu shpiku shtyshkronjën e parë dhe fjala e Zotit fluturoi. Për disa vende, Bibla është referencë gjuhën e tyre. Të gjithë u zgjuan dhe u hapën shkolla.

Disa popuj vazhduan traditën e vjetër, duke e folur gjuhën e tyre; shkrimin e konsideronin sakrilegj. Kjo traditë qëndroi deri vonë mes shqiptarëve, të cilën ishin mësuar ta përcillnin gjuhën gojarisht.

Në shekullin XIX dolën rilindasit (të edukuar në shkolla ne Europë).

Ata ishin mismëtarët e të shkruarit dhe përhapjes së kulturës; zgjodhën shkronjat latine ose ABC-në, larg nga ato të pushtuesit ose fqinjëve, për të shkruar gjuhën shqipe.

Filed Under: ESSE

Rrethi vicioz…

April 3, 2024 by s p

Ajet Delaj/

Për hir të së vërtetës Shqipëria ka hyrë në një rreth vicioz vetëshkatërrues që gjatë pushtimit ottoman kur fqinjët sllav fituan pavarësinë e ne morëm armët duke brohoritur “duam baben” e fatkeqësia vazhdoi dhe pas luftës së dytë botërore që na atashuan me botën sllave edhe për fajin tonë. Duhet theksuar se shqiptarët vazhdojnë të qëndrojnë brena këtij rrethi edhe sot e kësaj dite pasi historikisht jemi treguar të vonuar në kapjen e shanseve historike.

Historia e kombeve dhe e popujve është si historia e familjes dhe e vetë jetës së njeriut që përparon mbi bazën e asaj se sa e si njeriu i shfrytëzon shanset e tij. Nëse shqiptarët do kishin arritur të kapnin dorën e shtrirë të Kryeministrit të Bavarisë në 1986 me siguri jeta e historia e re e shqiptareve do ishte diçka krejt tjetër.

Vazhdojmë pastaj me të ashtuquajtur revolucion demokratik te 90-tës ku më së miri këtë situatë e përcakton i madhi Dritero Agolli ku thotë se revolucionin e beri rinia e parlamenti u mbush me pleq e më tej, ata që u hodhën në zjarre heronj në lista ata që i pane u bënë ministra.

Pranuam pluralizmin dhe bëmë çmos që ta tregojmë e te mos funksionojë. Pranuam sistemin kapitalist por nuk aplikojmë parimet dhe rregullat bazë të tij duke mos pranuar bazën e tij, pronën private.

Vetë dokumenti i fundit i sigurisë kombëtare të Shqipërisë i hartuar me ndihmen e partnerëve ndërkombëtarë thotë se kërcënimi më i madh i Shqipërisë e shqiptarëve janë korrupsioni e braktisja e Atdheut. Pra jemi ne e keqja më e madhe e vetvetes.

Korrupsioni e monopoli zhvillohen e lulëzojnë në kushtet e mungesës së drejtësisë duke prodhuar antishtet e oligarki.

Presioni ndërkombëtar për të instaluar sistemin e ri të drejtësisë duket se nuk po funksionon si duhet. Klasa politike edhe nëse nuk kanë arritur ta bllokojë me siguri e kanë ngadalësuar ritmin në mënyrë të frikshme duke arritur deri atje sa tërë vendimmarrja së bashku nuk zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuse duke bllokuar votën e diasporës e heqjen mandateve të kupolës së tyre.

Duhet theksuar se po në të njëjtën mënyrë bllokuan me Kushtetutë djemte e vajzat shqiptare që kane mbaruar universitetet me prestigjoze te perendimit ne jurisprudence duke e vendosur sistemin e ri te drejtesise ne karantine e nen monitorim të rreptë megjithse gjygjesori eshte pushtet i pamvarur apo ashtu duhet te jete.

Formalisht Shqiperia eshte vend demokratik por nje nder vendet me te korruptuar te Europes e pranuar nga vete klasa politike e institucionet shqiptare.

Ju lutem beni nje paralelizem te politikes e drejtesise shqiptare me ekipin kombetar te fudbollit qe me djem kryesisht te lindur e rritur ne perendim fizikisht e profesionalisht me menaxhim profesional her te nje italiani e tani nje brazilian po konkurojne denjesisht ne eliten e futbollit europian si ekip e si individe.

Historitë botërore kanë treguar qe kombet kane nevoje per energjine e tere antareve te gjakut te tije me vote, aftesi e pasuri.

Asnje nga keto elemente nuk gjejne aplikim me realitetin politiko – organizative ne shqiperine e sotme.

Analiza reale e gjendjes se demokracise ne Shqiperi nuk do te thotë që dorëzohemi por të gjejmë mundësi te reja që ai realitet të ndryshojë për mirë duke punuar se bashku me miqte tane perendimore.

Me ndihmën e drejtpërdrejtë të diasporës gjigande në raport me madhësinë e kombit shqiptaret duhet ta çajnë rrethin vicioz që kam bindjen se kemi mundesine e forcen për ta realizuar.

Shekspiri i madh ka thënë “bota është teater, njerëzit janë aktorë, mjerë ata që nuk dinë të luajnë rolin e tyre.

Filed Under: Komente

1942 / KUR MBRETI ZOG I DREJTOHEJ POPULLIT AMERIKAN NGA LONDRA NËPËRMJET GAZETËS “THE CHRISTIAN SCIENCE MONITOR”

April 3, 2024 by s p


Burimi : The Christian Science Monitor, e martë, 31 mars 1942, faqe n°8
Burimi : The Christian Science Monitor, e martë, 31 mars 1942, faqe n°8

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Prill 2024

“The Christian Science Monitor” ka botuar, të martën e 31 marsit 1942, në faqen n°8, letrën e hapur të Mbretit Zog drejtuar asokohe popullit amerikan, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Mbreti shqiptar u flet amerikanëve

Burimi : The Christian Science Monitor, e martë, 31 mars 1942, faqe n°8
Burimi : The Christian Science Monitor, e martë, 31 mars 1942, faqe n°8

Zogu flet për besimin e tij në rolin e rëndësishëm që Shtetet e Bashkuara luajnë në krijimin e një bote më të mirë pas luftës.

Roli i pasluftës i Shteteve të Bashkuara në lidhje me qeveritë aktuale – në mërgim dhe angazhimet e Kartës së Atlantikut është një çështje me interes të madh. Në deklaratën shoqëruese, Mbreti i Shqipërisë përcakton bazën e bashkëpunimit në shërbim të ndërsjellë të lirisë.

Nga Zogu I

Mbret i Shqipërisë

Londër,

Unë jam shumë i lumtur që kam mundësinë t’i flas publikut amerikan përmes The Christian Science Monitor.

Populli amerikan ka luajtur dhe do të luajë një rol të madh në organizimin e një bote më të mirë. Dashuria e tyre për lirinë dhe besimi i tyre në domosdoshmërinë e një drejtësie të vërtetë ndërkombëtare në përputhje me ligjin moral (në një drejtësi të pa gjymtuar nga konsideratat e interesit vetjak dritëshkurtër), përbëjnë një fuqi me të cilën njerëzit e Shteteve të Bashkuara do fitojnë për vete mirënjohjen e botës së civilizuar.

Për sa i përket vendit tim, tashmë në të kaluarën amerikanët kanë treguar simpatinë e tyre për të kur Presidenti Roosevelt kundërshtoi fuqishëm dhe me sukses propozimin që Shqipëria, për shkak të amputimit të pjesëve vitale të territorit të saj, të sakrifikohej më tej për të ashtuquajturin ekuilibër të pushtetit në Ballkan.

Presidenti Roosevelt ka treguar gjithmonë me guxim interesimin e tij për ne gjatë viteve të fundit të pavarësisë sonë, dhe ai ka vazhduar ta bëjë këtë duke refuzuar në asnjë mënyrë të njohë aneksimin e Shqipërisë nga Italia fashiste. Mendoj se mund ta interpretoj mirëpritjen që morën motrat e mia nga autoritetet dhe populli i Shteteve të Bashkuara, si një dëshmi e simpatisë së tyre ndaj popullit shqiptar.

E gjithë bota e qytetëruar kujton me tmerr (megjithë numrin e madh të krimeve ndërkombëtare që janë kryer që atëherë) sulmin e turpshëm të një vendi me 40.000.000 banorë mbi një komb prej vetëm 1.000.000 banorësh, i cili, pavarësisht gjithçkaje, ishte përpjekur të besonte në mundësinë e mbajtjes së marrëdhënieve miqësore. Kundër flotës italiane, ushtrisë italiane dhe skuadriljeve ajrore italiane të dërguara kundër nesh, ne nuk kishim rrugë tjetër veç besimit në të drejtat tona. Sulmi nisi pikërisht në ditën kur lindi djali im. Fakti që kjo ditë ishte e Premtja e Madhe (Shenjtë) nuk i pengoi operacionet ushtarake nga ana e një fuqie që e quan veten kampione të qytetërimit të krishterë.

Mbretëresha, e cila është krenare për gjakun e saj amerikan, vuajti shumë nga udhëtimi. Por që atëherë ne kemi vuajtur edhe më shumë duke mësuar për vuajtjet e bashkatdhetarëve tanë. Ata nuk kanë reshtur së kundërshtuari pushtuesin dhe jam i sigurt se do të vazhdojnë ta bëjnë këtë derisa ushtari i fundit i huaj të largohet nga territori ynë kombëtar.

Gjatë luftës italo-greke (të cilën e kishim parashikuar që në momentin e sulmit kundër nesh), shqiptarët bënë gjithçka që mundën për të ndihmuar grekët kundër armikut të përbashkët. Ne besojmë se do të shfaqen mundësi të reja bashkëpunimi.

Sigurisht që Deklarata e Atlantikut, e zbatuar sinqerisht, do t’i japë fund të gjitha pretendimeve territoriale që nuk bazohen në vullnetin e vetë njerëzve që banojnë në territoret në fjalë. Kjo Kartë do të ndihmojë në rivendosjen e drejtësisë së vërtetë për të gjithë njerëzit.

Ne jemi të gatshëm të shërbejmë në luftën për fitoren e lirisë dhe demokracisë për popullin tonë dhe për të gjithë ata kombe që po vuajnë si ne.

Shtetet e Bashkuara, nën Presidentin Roosevelt, janë të destinuara të udhëheqin këtë luftë për të mirën kundër së keqes. Kombet e vogla dhe sidomos shqiptarët, prej të cilëve disa mijëra jetojnë në vendin tuaj dhe janë të lidhur me marrëveshjet tuaja, kanë besim tek ju.

Filed Under: Reportazh

ALEKSANDЁR MOISIU (Alessandro Moissi)

April 3, 2024 by s p

(2 prill 1879 – 23 mars 1935)/

Në këtë ditë, plot 145 vjet më parë lindi në Trieste Aleksandër Moisiu (i njohur ndryshe si Alexander, Alessandro Moissi ose Moisi), aktori austriak me origjinë shqiptare që fitoi famë botërore. Moisiu ishte i biri i Moisi Moisiut, një tregtar nga Kavaja dhe Amalia de Radio Radis, një forentine.

Moisiu fitoi famë me interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann-it, të karakterit Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë, etj.

Në përvjetorin e lindjes së tij, po sjellim këtu, për kënaqësinë tuaj, zërin e Aleksandër Moisiut, duke lexuar poemën horror të Gëtes, në një stil unik që tashmë është praktikisht i zhdukur. (https://www.youtube.com/watch?v=WhV2WwEQj7U )

Moisiu u admirua nga kritikët, shkrimtarët dhe kolegët dhe performoi në të gjithë Evropën. Megjithatë, fatkeqësisht, për shkak të ndryshimeve të mëdha stilistike që ndodhën në të gjitha format e artit në gjysmën e parë të shekullit të 20-të, Moisiu është sot pothuajse i panjohur.

Njohësit e Moisiut, kryesisht bashkëkohësit e tij, kanë vënë në pah ngjyrimet e intonacioneve jashtëzakonisht shprehëse që përdorte ai për të përçuar dramën e poemës, por kjo nuk konsiderohet arritja e tij më e madhe. Nga këndvështrimi i muzikantëve, aspekti më i rëndësishëm i leximit të Moisiut është mënyra e tij kompensuese, se si ai e përdorte kohën gjatë leximit. Sepse, thonë ata, poezia është, si muzika, një formë arti që ekziston në kohë dhe si e tillë, ajo mund të vlerësohet dhe kuptohet plotësisht vetëm kur kryhet në kohën e duhur. Moisiu bënte pikërisht atë që bënë të gjithë muzikantët e mirë të lindur në shekullin e 19-të — ai merr kohën e duhur për të treguar strukturën e veprës dhe për të theksuar pikat me rëndësi të veçantë, por gjithmonë e kompenson më vonë me finesë kohën e marrë borxh.

Një anekdotë e këndshme, nga një shfaqe e dhënë në Berlin, shpreh edhe një këndvështrim tjetër të botës së Moisiut, atë të dashurisë dhe adhurimit të nënës ndaj tij. Thuhet se në Berlin, ku nëna 83 vjeçare kishte udhëtuar për të parë në skenë djalin e saj, Moisiu ishte duke folur pareshtur në njërën nga skenat e dramës “Jedermann”. Pastaj, krejt papritur një aktor tjetër fillon një monolog, dhe, mendohet se skenari kishte parashikuar që Moisiu të mbetej në heshtje. Thuhet se nëna iu drejtua personit të ulur pranë saj, i cili mendohet të ketë qenë një shkrimtar i njohur berlinez, dhe i shprehet: “Këtë skenë mund t’a kishin hequr fare. Kur Aleksandri nuk flet, skena nuk ka kuptim…”

#TëNjohimHistorinëTonë

Foto: Aleksandër Moisiu dhe nëna e tij (rreth vitit 1920)

–Administratori

Marrë nga “Mid’hat Abdyl Frashëri”

Filed Under: ESSE

2 Prilli 1981…

April 3, 2024 by s p

Ismer Mjeku/

2 Prilli 1981 ka pasur gjithmonë një domethënie të veçantë jo vetem për mua por për shumë në Kosovë.

Demonstratat e vitit 1981 padyshim janë fillimi i nji procesi që çoi në shkatërrimin e Jugosllavisë dhe nuk u ndal deri në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Pas protestave studentore të 11 dhe 26 marsit, demonstrata e 1 prillit në Prishtinë ishte demonstrata me e madhe qe kisha parë ndonjiherë e cila u shpernda nga forca të mëdha policore në orët e vona të mbrëmjes. Me 2 prill mu para menses së studenteve isha një nga të plagosurit e parë nga nji polic i cili qëllonte nga kiosku i Rilindjes përballë mensës së studentëve. Disa demonstrues më ndihmuan deri në parkingun salles sportive 1 tetori e pastaj studentët e mjekësisë më dhanë ndihmën e parë, por meqë e kisha plumbin në trup më dërguan menjiherë në spitalin e Prishtinës për operacion. Nuk kisha parë mobilizim aq të madh të personelit mjekësor për të ndihmuar të plagosurit që filluan t’i mbushnin repartet e spitalit të përgjithshëm. Meqë spitali kishte shumë të plagosur mua më vendosën në repartin e syve. Dhoma ku u vendosa pas pak u mbush edhe me të plagosur të tjerë. Njëri ishte Nazmi Maxhuni, punëtor i elektronomisë, i plagosur me plumb në kokë, një tjetër nga fshati Livadicë i komunës së Podujeves edhe ai i plagosur në kokë, pak më vonë e sollën nji student i cili edhe ai ishte plagosur në këmbë afër menzës së studentëve nga shtëpia famëkeqe e Delibashiqëve. Ai ishte Xun Çeta nga Rugova student Fakultetit të Kultures fizike e më vonë erdhi edhe nji polic shqiptar nga Gjakova i plagosur në krahëror.

Respekte për personelin mjekësor të spitalit, drejtoreshën Dr. Sadete Mekuli, Dr. Mehmet Maxhuni, Dr. Avni Mati, motrat Gashire, Sadete, etj…

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1056
  • 1057
  • 1058
  • 1059
  • 1060
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT