• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

QENTUNDËSI DHE TË TJERA KOMEDI POLITIKE TË ZEZA PARATHONË TË ARDHMEN

February 16, 2024 by s p

Rafaela Prifti, Ardian Murraj/

Ndarja midis skicave humoristike, subjekteve të trilluara dhe ‘skenarëve’ të vërtetë politikë po bëhet përherë e më “e hollë”. Duke qenë se arti ka dalë parashikues i realitetit në politikë mund t’ia vlejë të përqendrohemi tek disa momente nga të dyja kategoritë për të ndjerë prirjet e pranishme në Shqipëri. Ky shkrim kërkon përgjigjen e pyetjes se çfarë kanë të përbashkët Qendtundësi, çështja McGonigal, aferat e qeverisë shqiptare, kodi i mafias dhe rrobaqepësi. Sa për fillim, dy prej tyre janë tituj filmash të shfaqur ndërsa të tjerët intrigojnë për t’u bërë filma. Në shkallë të gjerë publiku reagon si ndaj komedisë së politikës ashtu dhe ndaj politikës në komedinë e zezë.

Njëzetepesë vjet më parë komedia e regjisorit amerikan Barry Levinson e pasuroi fjalorin e Anglishtes me shprehjen “të tundësh qenin” (wag the dog) modifikim i ‘tundjes së bishtit’. Fraza, që zuri vend shpejt në leksikun e shkencave politike dhe në atë të përditshmin, nënkupton krijimin e një realiteti fiktiv për të shmangur një problem aktual. Kur satira politike i kapërcen kufijtë e kohës së vet, ajo arrin te realiteti i hidhur i të ardhmes, i një të ardhme kur faktet nuk kanë epërsi mbi fshehjen e realitetit dhe vërtetësia është alternative. Rrjedhimisht marrëdhënia me realitetin dhe të vërtetën bëhet përherë e më relative.

Në komedinë Wag the Dog, lufta imagjinare, e cila ka si synim të zhvendosë vëmendjen nga një skandal i bujshëm presidencial në një vit zgjedhor, trajton me humor, por me mendjemprehtësi marrëdhënien e politikës me artin, më konkretisht Hollivudin. E para çon popujt në luftëra, e dyta i bën luftërat të besueshme në ekran. Në politikë zhvendosja e vëmendjes krijon hutim dhe zhgënjim te publiku, por e njëjta teknikë është zbavitje në komedi. Fabrikimi i një lufte në dobi të interesave politike ishte ideja frymëzuese nga libri me të njëjtin titull. Në vitin 1998 ideatorët e përshtatën skenarin e filmit dhe sa për kureshtje Klintoni ishte president kur filmi u shfaq në ekranet e kinemasë. Për ta bërë sa më të besueshme idenë se “vendi ka hyrë në luftë” thirret me urgjencë një ekip me kineastë dhe regjisorë të zotë. Por janë detajet historike që e pasurojnë ngjarjen, qoftë edhe vetëm për ekranin si p.sh. dhoma e vogël pas Zyrës Ovale që ishte një nga sugjerimet e diplomatit Richard Holbrook për mikun e tij De Niro, pasi aktori dhe producenti ia dha të lexonte skenarin. Nga aktorët, Xhim Belushi luan vetveten në film sepse Shqipëria është në qendër të ngjarjes. Për atë rol, ai ka thënë se përsëriti në shqip shprehjet a sharjet që mbante mend nga gjyshja e tij, dhe nga si film, origjina e tij shqiptare mori përmasa të papara deri në atë kohë. Historia u ndërtua e thjeshtë: një operativ i regjur i Uashingtonit vjen në kryeqytet me kërkesën urgjente të Këshilltares së Marrëdhënieve Publike të Presidentit në kohën kur kanë mbetur 11 ditë nga zgjedhjet presidenciale. Ata rekrutojnë një producent Hollivudi që të sajojë “një gjoja luftë me Shqipërinë” për ta larguar vëmendjen e opinionit nga skandali që ka dalë në media për ngatërresën e presidentit me një vajzë minore.

Premisa e komedive me temë politike nuk ngjall ndonjë entuziazëm ngaqë publiku ndjehet i ngopur me farsën e fakteve për të justifikuar politikën e elitës apo veprimet e ndërmarra në emër të saj, përfshirë madje edhe shpalljen e luftërave. Por në art edhe një përmbajtje traumatike mund të sjellë një përjetim sa zbavitës aq edhe reflektiv te shikuesit të cilët në fund të dhjetorit 1997 shkuan në kinematë e përzgjedhura për të parë filmin Wag the Dog. Një vit më pas Amerika vihet në krye të Aleancës EuroAtlantike në luftën e Kosovës dhe rasti me shqiptarët nga filmi në realitet doli profetik. Madje gazetarët amerikanë shkuan në shtëpinë e regjisorit Levinson pas shpërthimit të luftës për ta intervistuar atë: Çfarë kishte ditur ai një vit përpara? Boris Yeltsin, presidenti i Rusisë, në librin e tij shkruante se kineastët i kishin rënë pikës me atë film. (Kulmi i ironisë!) Në të vërtetë filmi Wag the Dog ishte i trilluar dhe nuk kishte të bënte as me Kosovën, as me Klintonin.

Media dhe Politika 25 vjet pas – Përfituesit e Mëdhenj të Realitetit Fiktiv

Pas njëzetepesë vjetëve të daljes së filmit manipulimet e ngjarjeve reale janë më në sipërfaqe se kurrë falë mediave sociale dhe teknologjisë së informacionit. Skandalet ndodhin para syve tanë dhe kufiri midis asaj që shohim jashtë dhe brenda ekraneve bëhet gjithmonë e më i padukshëm. Ku është kufiri i medias dhe politikës, sa përfitojnë të dyja nga koha e sotme dhe opinioni publik? Rreziku që paralajmëroi Wag the Dog nuk është se në politikë bëhen dhe ka manipulime sepse kjo dihet, por të dëmit që sjell falsiteti në besueshmërinë e çdo lloj informacioni. Humbja e besimit çon në përfundimin se çdo lajm është i rremë dhe prej këtej vihet në pyetje e vërteta, vihen në dyshim faktet, zbulohen dhe fshihen rrugët për tek e thelbi dhe pak nga pak arrin në konkluzionin se e vërteta nuk ekziston. Pyetja është se cilët janë përfituesit më të mëdhenj në një realitet që nuk ekziston?

Komedia e Politikës dhe Politika në Komedinë e Zezë

Në kinemanë amerikane filmat me subjekte Shqipërinë dhe shqiptarët kanë hyrë në zhanrin e komedisë së zezë, aksionit, krimit dhe trafikut njerëzor, prostitucionit, drogës, shitjes së armëve dhe pastrimimit të parave në produksione si Wag the Dog, Taken, Dogs of War, Run All Night, My Mom’s NewBoyfriend dhe në forma më tangente edhe në disa filma të tjerë si Inside Man, Jackie Brown, dhe seriale policore si The Blacklist, Law and Order etj.

Shqipëria në mbi tre dekada tranzicioni ushqen idetë e kineastëve, është një vend me një shoqëri ku ligjet zbatohen me dy dhe me më shumë standarte, ku demokracia është një fasadë që mezi mbahet në këmbë dhe vendi ku varfërimi i shtetasve pasuron një elitë në pushtet dhe korrupton ndërkombëtarët. Pushteti autokratik që ka si synim vetëm jetëgjatësinë prandaj bën zgjedhje dhe jetës politike zgjidhjen të njëjtat figura. Në përmbajtjen gjeografike Evropa Juglindore përkatësisht Ballkani është terreni i preferuar jo thjeshtë i skenave tërheqëse për xhirimet, por trualli i krimit ku fermentimi i kalbësirës-shtet kthehet në minierë ari dhe parajsë për lojtarët që pasurohen me shumë rritëm prej saj. Kur protagonistët e lartë përfundojnë përpara drejtësisë ndjekja e lidhjeve me krimin të shpie në portat e një shteti. Në këtë rast çelja e një lajmi do ishte “qeverisja dhe partia-shtet i kontrollon të gjitha pushtetet” ndërsa në filma tema do kishte trajtime subjekti të zhanrit kriminalistik-psikologjik si produksioni amerikan The Outfit (2022).

Edhe këtu krahasimi ka rëndësi për kuptimin leksikor meqë emërtimi i plotë i një bande krimi të organizuar ishte Chicago Outfit, referencë edhe për kodin e veshjes së gangsterëve të familjes italiano-amerikane në 1910. “I mbështetur në një ngjarje të vërtetë” ndodhia në Çikago e rrobaqepësit me klientët gangsterë mund t’i takojë Shqipërisë rreth viteve 2000 si kapërcimi i pragut mes dy shekujve deri në ditët tona. Ja si do ishte ideja për film Rrobaqepësi Shqiptar. Aktori kryesor që përfaqëson kryeministrin pak kohë para ditës së votimit mban një qëndrim modest kur gazetari në studio i bën një pyetje provë për të parashikuar reagimin në rast të humbjes. Politikani që synon kreun e qeverisë shprehet se; “do t’i kthehej pasionit të stilimit të veshjeve, pra të një rrobaqepësi në mbyllje të karrierës politike” duke nënkuptuar qetësinë familjare dhe riafrimin me artin e pikturës të cilin e ushtron dhe e trashëgon. Kaq mund t’i duhej gazetave apo portaleve që çdo gazetar dhe gazetare të shprehnin gatishmërinë për të rendur pas të resë dhe për të ndarë pak para zgjedhjeve ose për t’u marrë me një realitet absurd atëherë, por të rëndësishëm tani kur malli stok i copave është mbi dhjetëvjeçar. Një stok që barazohet me vitet e pushtetit si dhe me veshjen dhe ndryshimin e përshtatshmërisë që shpreh një gjallesë zvarranike si kameleoni. Primitiv për atë që kërkon zhvillimi, por efektiv në përshtatshmëri për të gjetur prehën, ushqimin dhe mbijetesën. Ideja e filmit mban intrigat dhe emocionin e një subjekti të jetuar dhe në proces para syve tanë. Në Shqipëri, aty ku gazetaria e përdor fjalën “skenar” për realitetin politik ose kontekstin e ngjarjeve politike ndjekja e fakteve sugjeron se si ky term u përshtat dhe vijon përdorimin gjatë përcjelljeve të lajmeve si dhe jo pak në dialogun e tryezave të studiove televizive ku flitet për rolin e drejtësisë dhe çështjet hetimore ku shpesh përmenden dosjet në proces si “të kopsitura”, “qepura”. Vetë kryeministri i sotëm thoshte se në “rast se ai do të dilte nga politika do të merrej me stilimin si një rrobaqepës”.

Sa Qentundës i Duhen një Politikani Rrobaqepës si Rama për Zgjedhjet e 2025?

Në pritje të vendimit final të datës 16 shkurt për dosjen shqiptare të Charles McGonigal, gjykatësja e kësaj çështje ka rënduar akoma më shumë pozitën e ish-agjentit të lartë të FBI, të akuzuar për korrupsion për llogari të Edi Ramës. Gjykatësja Colleen Kollar-Kotelly ka dhënë vendimin e saj të fundit përpara se të japë dënimin për pretencën e kërkuar nga prokuroria, e cila thotë se McGonigal duhet të vuajë edhe 30 muaj burg për dosjen shqiptare. Përveç kësaj, McGonigal duhet të paguajë edhe 95 mijë dollarë gjobë. “Rrobaqepësit” Rama i duhet që dalja i paprekur nga çështja McGonigal, ai të jetë një agjent i tre-katërfishtë falë mediokritetit qeverisës dhe i shpallur qëndrimit të pafajshëm nga drejtësia për një “happy ending” të stilit të Hollivudit. Personazhi që ka pranuar fajësinë, McGonigal ka bërë një jetë të dyfishtë familjare dhe profesionale prej më se 20 vitesh. Në qendër të vendimit të fundit të gjykatëses është fakti se akuza ndaj McGonigal është rënduar me tre nivele. McGonigal e ka pranuar fajin për akuzën e ‘fshehjes së fakteve materiale’ por avokatët e McGonigal thanë se niveli bazë i këtij krimi, përllogaritur në ligjet penale amerikane, është 6. Për shkak të rrethanave rënduese, prokuroria thotë se ky nivel ka shkuar në 16. Avokatët e McGonigal e kanë quajtur përllogaritjen të gabuar, dhe kanë kërkuar nga gjykatësja rrëzimin e kërkesës së prokurorisë. Megjithatë, gjykatësja thotë se përllogaritja është e saktë dhe se niveli total i krimit të McGonigal është 16 dhe jo 6 duke dhënë arsyetimet mbi baza ligjore të përgjegjësisë penale për aktet e shkeljeve përfshirë ndërhyrje në zbatimin e drejtësisë dhe shpenzime të panevojshme të burimeve të konsiderueshme qeveritare ku hyn edhe një rishikim i brendshëm për ‘të siguruar se nuk kishte komprometim në radhët e agjencisë FBI. Ndërkohë që pritet vendimi më 16 shkurt, prokuroria amerikane ka pranuar për herë të parë se qeveria shqiptare e Edi Ramës ka korruptuar një agjent të lartë të FBI për llogaritë e tij politike. Aq sa po zgjat gjyqi aq duket se po vazhdon edhe dëmi ndaj kundërshtarëve politik. Një qëllim i përkohshëm ku korrupsioni dhe frika nga dyshimet ka copëtuar opozitën shqiptare.

Në mediat shqiptare lajmi “i huq faktet” dhe çfokusohet, ndërsa në kinema faktet e ushqejnë trillimin madje edhe atë komik. Dosjet e drejtësisë mund të bëhen filma “mbështetur në ngjarje dhe karaktere të vërteta”. Njëzetepesë vjet më parë zhvendosja e problemeve për të mbuluar skandalet u quajt me një shprehje që hyri nga libri dhe u përshtat në filmin Qentundësi. Ashtu si në Outfit, kodi zbulohet aty ku financa depozitohet, pikërisht aty ku klientët shik vijnë për të dhënë ofertat. Rrobaqepësi ynë Kryeministër me VKM-t e tij, me një shkumës në dorë dhe me gërshërë pret copa nga Shqipëria për paguesit dhe klientët me xhepa të mëdhenj. Nëse fantazia e hetimit ashtu siç e shohim në filma kërkon provat, prokuroria dhe drejtësia shqiptare mund të ndërtojnë besimin te qytetarët se të pakorruptueshmit e kryejnë detyrën duke ndëshkuar të paprekshmit me para dhe me pushtet. Aferat korruptive politike dhe dosjet hetimore japin subjekte të gatshme për të kaluar drejt e në produksion filmi të zhanrit policor apo nëse trajtohen me humor në komedi të zezë të përditshmërisë ku, sipas gjasave, parathuhet e ardhmja.

Filed Under: Analiza

16 vjetori i pavarësisë së Kosovës në New York

February 16, 2024 by s p

16 vjetori i pavarësisë së Kosovës në New York.

Filed Under: Komunitet

Kryeministri Kurti takoi senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen, Pete Ricketts, Chris van Hollen dhe Chris Murphy

February 16, 2024 by s p

Mynih, 16 shkurt 2024/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen, Pete Ricketts, Chris van Hollen dhe Chris Murphy.

Gjatë takimit u fol për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kryeministri tha se për Kosovën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat dhe partner i pazëvendësueshëm.

Në mesin e temave që u diskutuan ishin Rregullorja e Bankës Qendrore, mungesa e llogaridhënies për sulmin terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit nga Serbia dhe zbatimi i Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.

Kryeministri Kurti theksoi se rregullorja nuk e ndalon dinarin, por parasheh valutën euro si mjetin e vetëm të pagesës në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi dhe në të njëjtën kohë rrit transparencën financiare dhe zvogëlon mundësitë e financimit të aktiviteteve kriminale.

Përveç kësaj, ai i njoftoi për periudhën tranzitore të përqendruar në informim më intensiv të publikut dhe lehtësimin e zbatimit të lehtësuar të rregullores. Ai përmendi rastin e konvertimit të targave në tabela RKS, si shembull të gatishmërisë së integrimit të serbëve të Kosovës dhe dëshmi të mirë të kapaciteteve të institucioneve tona për të mundësuar dhe lehtësuar çdo proces në shërbim të tij.

Gati pesë muaj pas sulmit terrorist dhe paramilitar në Banjskë të Zveçanit, autorët vazhdojnë të jenë të lirë në Serbi. Mbi këtë fakt, kryeministri Kurti theksoi nevojën për llogaridhënie nga Serbia, shqetësim ky që u nda edhe nga senatorët në takim.

Filed Under: Ekonomi

Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha u takua me kryetarin e Prishtinës z.Përparim Rama dhe kryepolicin e Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha

February 16, 2024 by s p

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra z.Elmi Berisha u takua në Prishtinë me kryetarin e Komunës së Prishtinës z.Përparim Rama dhe kryepolicin e Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha. Z.Berisha në emër vatranëve dhe shqiptaro-amerikanëve përgëzoi punën e shkëlqyer të forcave të sigurisë së Kosovës në ruajtjen e rendit, sigurisë, stabilitetit rritjes së kapaciteteve menaxhuese dhe përballimin me sukses të sfidave të sigurisë së brendshme me të cilat përballet Kosova. Z.Berisha siguroi Kolonel Hoxhën se Vatra e ndjek me shqetësim të shtuar dhe vëmendje të veçantë situatën në Kosovë dhe do të jetë kurdoherë në mbështetje të institucioneve shtetërore e popullit të Kosovës. Kryepolici i Kosovës Gazmend Hoxha vlerësoi Vatrën me mirënjohje për kontributin e dhënë për shtetin e Kosovës dhe rolin e saj si lider historik i proceseve atdhetare në mërgatën e Amerikës. Në takimin me kryetarin e Komunës z.Përparim Rama, kryetari i Vatrës z.Berisha e përgëzoi për transformimin rrënjësor, stilin europian, konceptimin urban dhe arkitekturor modern të qytetit të Prishtinës. Nga ana tjetër z.Rama e përgëzoi z.Berisha për punën atdhetare të Vatrës dhe vëmendjen e posaçme në promovimin dhe lobimin për Kosovën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Filed Under: Vatra

Protesta, helmime dhe burgje: Jeta dhe vdekja e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny

February 16, 2024 by s p

Përgatiti Rafael Floqi/

Alexei Navalny, i cili luftoi kundër korrupsionit zyrtar dhe organizoi protesta masive kundër Kremlinit si armiku më i ashpër i Presidentit Vladimir Putin, vdiq të premten në koloninë penale të Arktikut ku po vuante një dënim 19-vjeçar, tha agjencia ruse e burgjeve. Alexei Navalny, lideri më i lartë i opozitës ruse dhe armiku më i ashpër i Presidentit Vladimir Putin, vdiq në burg të premten, thuhet në një deklaratë nga Shërbimi Federal i Ndëshkimit. Navalny, i cili po vuante një dënim 19-vjeçar me akuzat për ekstremizëm, u ndje mirë pas një shëtitjeje dhe u rrëzua, tha ai. Ekipi i politikanit nuk kishte asnjë konfirmim të menjëhershëm për vdekjen e tij. Navalny u zhvendos në dhjetor nga ish-burgu i tij në Rusinë qendrore në një koloni penale “regjim special” – niveli më i lartë i sigurisë së burgjeve në Rusi – mbi Rrethin Arktik. Në një hark kohor prej një dekade, ai u shndërrua nga armiku më i madh i Kremlinit në të burgosurin politik më të shquar të Rusisë.

Zyrtarët perëndimorë dhe kritikët e Kremlinit fajësojnë Putinin dhe qeverinë e tij për vdekjen e Navalny në burg Ja një vështrim në ngjarjet kryesore në jetën e Navalny, aktivizmin politik dhe akuzat me të cilat ai është përballur ndër vite:

4 qershor 1976 – Navalny lindi në një pjesë perëndimore të rajonit të Moskës.

1997 – I diplomuar nga universiteti RUDN i Rusisë, ku u diplomua në drejtësi; fiton një diplomë në ekonomi në vitin 2001 ndërsa punon si jurist.

2004 – Formon një lëvizje kundër mbizhvillimit të shfrenuar në Moskë, sipas faqes së internetit të fushatës së tij.

2008 — Fiton famë për akuzat për korrupsion në korporatat shtetërore, si gjiganti i gazit Gazprom dhe gjiganti i naftës Rosneft, përmes blogjeve të tij dhe postimeve të tjera.

2010 — Themelon RosPil, një projekt kundër korrupsionit i drejtuar nga një ekip avokatësh që analizon shpenzimet e agjencive dhe kompanive shtetërore, duke ekspozuar shkeljet dhe duke i kundërshtuar ato në gjykatë.

2011 – Themelon Fondacionin për Luftimin e Korrupsionit, i cili do të bëhet platforma kryesore e ekipit të tij për ekspozimin e korrupsionit të supozuar në radhët më të larta politike të Rusisë.

Dhjetor 2011 — Merr pjesë në protestat masive të shkaktuara nga raportet për manipulime të gjera të zgjedhjeve parlamentare të Rusisë dhe arrestohet dhe burgoset me 15 ditë për “sfidim ndaj një zyrtari qeveritar”.

Mars 2012 – Pas rizgjedhjes dhe inaugurimit të Presidentit Vladimir Putin, shpërthejnë protesta masive në Moskë dhe gjetkë. Navalny akuzon figurat kryesore, duke përfshirë zëvendëskryeministrin e atëhershëm Igor Shuvalov dhe liderin e fortë të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, për korrupsion.

Korrik 2012 – Komiteti Hetues i Rusisë akuzon Navalny për përvetësim që përfshin Kirovles, një kompani shtetërore e drurit në rajonin e Kirov, ndërsa vepronte si këshilltar i guvernatorit lokal. Navalny i hedh poshtë akuzat si të motivuara politikisht.

Dhjetor 2012 – Komiteti Hetimor nis një tjetër hetim për përvetësim të dyshuar në një nën rus të lidhur me Navalny, filial i Yves Rocher, një kompani franceze kozmetike. Navalny përsëri thotë se akuzat janë të motivuara politikisht.

2013 – Navalny kandidon për kryetar bashkie në Moskë – një lëvizje që autoritetet jo vetëm e lejojnë, por e inkurajojnë në një përpjekje për të vënë një lustër demokracie në garën që është krijuar për të rritur profilin e kryetarit aktual, Sergei Sobyanin.

Korrik 2013 – Një gjykatë në Kirov dënon Navalny për përvetësim në çështjen Kirovles, duke e dënuar atë me pesë vjet burg. Prokuroria kërkon lirimin e Navalny nga paraburgimi në pritje të apelit të tij dhe ai rifillon fushatën e tij.

Shtator 2013 — Rezultatet zyrtare tregojnë se Navalny përfundon i dyti në garën për kryebashkiak pas Sobyanin, me 27% të votave, pas një fushate të suksesshme zgjedhore dhe mbledhjes së fondeve që mblodhi 97.3 milionë rubla (2.9 milionë dollarë) të paprecedentë nga mbështetësit individualë.

Tetor 2013 – Një gjykatë i jep Navalny një dënim me kusht në çështjen Kirovles.

Shkurt 2014 — Navalny vendoset në arrest shtëpiak në lidhje me çështjen Yves Rocher dhe i ndalohet përdorimi i internetit. Blogu i tij vazhdon të përditësohet rregullisht, me sa duket nga ekipi i tij, duke detajuar korrupsionin e supozuar nga zyrtarë të ndryshëm rusë.

Dhjetor 2014 – Navalny dhe vëllai i tij, Oleg, shpallen fajtorë për mashtrim në çështjen Yves Rocher. Navalny dënohet me 3 vjet e gjysmë me kusht, ndërsa vëllai i tij është dënuar me burg. Të dy apelojnë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Dhjetor 2015 – Fondacioni i Navalny për Luftën kundër Korrupsionit publikon videon e tij të parë të gjatë – një dokumentar në YouTube i quajtur “Chaika”, që do të thotë “pulëbardhë” në rusisht, por është gjithashtu mbiemri i Prokurorit të Përgjithshëm të atëhershëm Yury Chaika. Videoja 44-minutëshe e akuzon atë për korrupsion dhe lidhje të dyshuara me një grup famëkeq kriminal dhe ka grumbulluar 26 milionë shikime në YouTube. Chaika dhe zyrtarë të tjerë rusë i mohojnë akuzat.

Shkurt 2016 – Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendos se Rusia shkeli të drejtën e Navalny-t për një gjykim të drejtë në çështjen Kirovles, duke urdhëruar qeverinë të paguajë shpenzimet e tij ligjore dhe dëmet.

Nëntor 2016 – Gjykata e Lartë e Rusisë anulon dënimin e Navalny dhe e kthen çështjen në gjykatën fillestare në qytetin e Kirov për shqyrtim.

Dhjetor 2016 – Navalny njofton se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të Rusisë 2018.

Shkurt 2017 – Gjykata e Kirov rigjykon Navalny dhe lë në fuqi dënimin e tij pesë-vjeçar të pezulluar nga viti 2013.

Mars 2017 – Navalny publikon një dokumentar në YouTube duke akuzuar kryeministrin e atëhershëm Dmitry Medvedev për korrupsion, duke marrë mbi shtatë milionë shikime në javën e parë. Një seri protestash kundër korrupsionit në të gjithë Rusinë tërheqin dhjetëra mijëra dhe ka arrestime masive. Navalny viziton vendin për të hapur zyrat e fushatës, mban mitingje të mëdha dhe burgoset vazhdimisht për demonstrata të paautorizuara.

27 Prill 2017 — Sulmues të paidentifikuar i hedhin një dezinfektues të gjelbër në fytyrë, duke i dëmtuar syrin e djathtë. Ai fajëson Kremlinin për sulmin.

Tetor 2017 – Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e gjen dënimin e Navalny-t për mashtrim në çështjen Yves Rocher si “arbitrar dhe haptazi të paarsyeshëm”.

Dhjetor 2017 – Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë e ndalon atë të kandidojë për president për dënimin e tij në çështjen Kirovles, një veprim i dënuar nga BE-ja duke hedhur “dyshime serioze” mbi zgjedhjet.

Korrik 2019 – Anëtarëve të ekipit të Navalny, së bashku me aktivistë të tjerë të opozitës, u ndalohet të kandidojnë për këshillin e qytetit të Moskës, duke shkaktuar protesta që shpërndahen dhunshëm, me mijëra të arrestuar. Ekipi i Navalny përgjigjet duke promovuar strategjinë e “Votimit të zgjuar”, duke inkurajuar zgjedhjen e çdo kandidati, përveç atyre nga partia Rusia e Bashkuar e Kremlinit. Strategjia funksionon, me partinë që humbet shumicën.

2020 – Navalny kërkon të vendosë strategjinë e Votimit të zgjuar gjatë zgjedhjeve rajonale në shtator dhe bën turne në Siberi si pjesë e përpjekjes.

20 gusht 2020 – Në një fluturim nga qyteti i Tomsk, ku ai po punonte me aktivistë lokalë, Navalny sëmuret dhe avioni bën një ulje emergjente në Omsk aty pranë. I shtruar në spital në koma, ekipi i Navalny dyshon se ai ishte helmuar.

22 gusht 2020 — Një Navalny në koma është dërguar në një spital në Berlin.

24 gusht 2020 – Autoritetet gjermane konfirmojnë se Navalny u helmua me një agjent nervor të epokës sovjetike. Pasi shërohet, ai fajëson Kremlinin, një akuzë e mohuar nga zyrtarët rusë.

17 janar 2021 – Pas pesë muajsh në Gjermani, Navalny arrestohet pas kthimit të tij në Rusi, me autoritetet që pretendojnë se rikuperimi i tij jashtë vendit ka shkelur kushtet e dënimit të tij të pezulluar në rastin Yves Rocher. Arrestimi i tij shkakton disa nga protestat më të mëdha në Rusi në vite. Me mijëra janë arrestuar.

2 shkurt 2021 – Një gjykatë në Moskë urdhëron Navalny të kryejë 2 vjet e gjysmë burg për shkeljen e lirimit me kusht. Ndërsa është në burg, Navalny organizon një grevë urie tre-javore për të protestuar kundër mungesës së trajtimit mjekësor dhe mungesës së gjumit.

Qershor 2021 – Një gjykatë në Moskë shpall jashtë ligjit Fondacionin e Navalny për Luftimin e Korrupsionit dhe rreth 40 zyra rajonale si ekstremiste, duke mbyllur qendrën e tij politike. Network. Bashkëpunëtorët e ngushtë dhe anëtarët e ekipit përballen me ndjekje penale dhe largohen nga Rusia nën presion. Navalny mban kontakte me avokatët dhe ekipin e tij nga burgu dhe ata përditësojnë llogaritë e tij në mediat sociale.

24 shkurt 2022 — Rusia pushton Ukrainën. Navalny dënon luftën në postimet e mediave sociale nga burgu dhe gjatë paraqitjeve të tij në gjykatë.

22 mars 2022 – Navalny dënohet me një dënim shtesë nëntë-vjeçar për përvetësim dhe përbuzje të gjykatës në një rast që mbështetësit e tij e refuzuan si të sajuar. Ai transferohet në një burg të sigurisë maksimale në rajonin perëndimor të Vladimirit të Rusisë.

Korrik 2022 – Ekipi i Navalny njofton rinisjen e Fondacionit Kundër Korrupsionit si një organizatë ndërkombëtare me një bord këshillues duke përfshirë Francis Fukuyama, Anne Applebaum dhe anëtarin e Parlamentit Evropian dhe ish-kryeministrin belg Guy Verhofstadt. Navalny vazhdon të ngrejë padi në burg dhe përpiqet të krijojë një sindikatë në objekt. Zyrtarët përgjigjen duke e vendosur rregullisht në izolim për shkelje të supozuara disiplinore, të tilla si dështimi i kopsimit të duhur të veshjes ose larja e fytyrës në një kohë të caktuar.

2023 – Mbi 400 mjekë rusë nënshkruajnë një letër të hapur për Putinin, duke kërkuar t’i jepet fund asaj që ai e quan abuzim me Navalny, pas raportimeve se atij iu mohuan mjekimi bazë pasi u sëmur nga gripi. Ekipi i tij shpreh shqetësimin për shëndetin e tij, duke thënë se në prill ai kishte dhimbje akute në stomak dhe dyshonte se po helmohej ngadalë.

12 mars 2023 – “Navalny”, një film për vrasjen e liderit të opozitës, fiton Oscarin për filmin dokumentar më të mirë.

26 Prill 2023 — Duke u shfaqur në një lidhje video nga burgu gjatë një seance dëgjimore, Navalny thotë se po përballej me akuza të reja për ekstremizëm dhe terrorizëm që mund ta mbanin pas hekurave për pjesën tjetër të jetës së tij. Ai shton me sarkazëm se akuzat nënkuptojnë se “po kryej sulme terroriste ndërsa jam në burg”.

19 qershor 2023 – Gjyqi fillon në një sallë gjyqi të improvizuar në Koloninë Penale Nr. 6 ku mbahej Navalny. Menjëherë pas fillimit të tij, gjyqtari mbyll gjyqin për publikun dhe median, pavarësisht kundërshtimeve të Navalny.

20 korrik 2023 — Në fjalën përfundimtare, prokuroria i kërkon gjykatës të dënojë Navalny me 20 vjet burg, raporton ekipi i tij. Navalny thotë në një deklaratë të mëvonshme se ai pret që dënimi i tij të jetë “i madh … një term stalinist”, duke iu referuar diktatorit sovjetik Josef Stalin.

4 gusht 2023 – Navalny dënohet për ekstremizëm dhe dënohet me 19 vjet, dhe ai thotë se e kupton se “po vuan një dënim të përjetshëm, i cili matet me kohëzgjatjen e jetës sime ose jetëgjatësinë e këtij regjimi”.

13 tetor 2023 — Autoritetet arrestojnë tre avokatë që përfaqësojnë Navalny pasi kontrolluan shtëpitë e tyre dhe aleati i tij Ivan Zhdanov thotë në mediat sociale se masa është një përpjekje për të “izoluar plotësisht Navalny”. Bastisjet që synojnë Vadim Kobzev, Igor Sergunin dhe Alexei Liptser janë pjesë e një çështjeje penale me akuzën e pjesëmarrjes në një grup ekstremist, thotë Zhdanov. Zëdhënësi i Navalny thotë se nëse lideri i opozitës nuk ka akses te avokatët, “ai do të përfundojë në izolim të plotë, llojin që askush nuk mund ta imagjinojë me të vërtetë”.

2 dhjetor 2023 – Ndaj Navalny ngrihen akuza të reja. Në komentet e kaluara për bashkëpunëtorët, Navalny thotë se ai është akuzuar sipas nenit 214 të kodit penal, që mbulon vandalizëm. “Unë as nuk e di nëse t’i përshkruaj lajmet e mia të fundit si të trishtueshme, qesharake apo absurde,” shkruan ai në rrjetet sociale përmes ekipit të tij. “Nuk e kam idenë se çfarë është neni 214 dhe nuk ka ku të shikoj. Ju do ta dini përpara se ta bëj unë.”

7 dhjetor 2023 — Ekipi i Navalny ngre tabela në të gjithë Rusinë me kode QR që çojnë telefonat inteligjentë në një faqe interneti të fshehur duke u kërkuar rusëve të marrin pjesë në një fushatë kundër Putinit, i cili pritet të kandidojë për rizgjedhje në mars 2024. Ekipi i Navalny thotë se votimi është i rëndësishëm për Putinin si një referendum për luftën e tij në Ukrainë, sesa një garë reale për presidencën.

11 dhjetor 2023 – Navalny ishte planifikuar të paraqitet në gjykatë me anë të lidhjes video, por nuk shfaqet, dhe zëdhënësja e tij thotë se zyrtarët e burgut po përmendin probleme me energjinë elektrike. Aleatët e Navalny shprehin shqetësim, duke thënë se as ata as avokatët e tij nuk kanë dëgjuar prej tij në disa javë.

25 dhjetor 2023 – Aleatët e Navalny thonë se ai është vendosur në një koloni burgu në qytetin Kharp, në veri të Rrethit Arktik, i njohur për dimër të gjatë dhe të ashpër. Është rreth 100 kilometra (60 milje) nga Vorkuta, minierat e qymyrit të së cilës ishin ndër më të ashprat e sistemit sovjetik të kampeve të burgjeve Gulag.

10 janar – Navalny shfaqet përmes lidhjes video nga Kharp për herë të parë. Mediat ruse të lajmeve publikojnë imazhe të tij me rroba të zeza burgu, në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv nga kolonia penale e “regjimit special” në Kharp, rreth 1,900 kilometra (1,200 milje) në verilindje të Moskës. Në seancën dëgjimore, Navalny bën shaka për motin në Arktik dhe pyet nëse zyrtarët në ish-burgun e tij organizuan një festë kur ai u transferua.

16 shkurt — Shërbimi Federal i Ndëshkimit të Rusisë thotë se Navalny vdiq në burg në moshën 47-vjeçare. Ai thotë se ai nuk u ndje mirë pas një shëtitje dhe u rrëzua. Një ambulancë mbërriti por nuk mundi ta ringjallte. Ekipi i Navalny thotë se nuk ka konfirmim për vdekjen e tij dhe se avokati i tij është rrugës për në koloninë penale Kharp.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1146
  • 1147
  • 1148
  • 1149
  • 1150
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT