• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqipëria në vitin 1922

October 16, 2025 by s p

Shqipëria ishte ajo që ishte. Të reformoje një administratë tipike orientale të korruptuar deri në qelizë, dukej një mision i pamundur. Në rrugët e Tiranës, ku s’kishe ku të hidhje mollën, shihje plot nëpunës, ushtarë dhe oficerë duke u sjellë kot, që të gjithë të paguar nga shteti.

Nëpër zyra, një duzinë nëpunësish rrihnin ujë në havan për një punë që kërkonte jo më shumë se dy veta. Kafenetë ishin vendi ku bëheshin pazaret e zyrtarëve, ku hartohej politika e brendshme dhe e jashtme e shtetit.

Hatëri, rryshfeti dhe miqësia zgjidhnin çdo problem, privat ose zyrtar. Mjerë ai që nuk kishte miq! Sipas një përshkrimi të Mid’hat Frashërit, në Parlament, në zyra, në kafene, në mbledhje, te miqtë, nuk dëgjoje veçse fjalë dhe ide gjithnjë të dështuara, kurdoherë të përzjera me inat, pasion, smirë dhe zili, mbase fare rrallë ose kurrë të thëna me qëllim të dlirtë.

Në atë kohë, Kryeministria dhe Ministria e Jashtme ndodheshin në të njëjtën ndërtesë me Parlamentin, aty ku sot është Akademia e Shkencave. Pak më tutje ishte Ministria e Brendshme e Zogut. Ndërtesat ruheshin tek hyrja nga burra trupmëdhenj me pushkë në krah. Brenda atyre mureve rrinin deputetët dhe ministrat, ata që duhej ta kishin mendjen dhe trupin tek interesat e Shqipërisë së varfër.

Të gjashtë anëtarët e kabinetit dhe kreu i tyre, Ypi, formonin një ekip ekzotik, që një i huaj do ta kishte të vështirë ta karakterizonte, sepse ishte një përzierje e çuditshme mes orientales dhe oksidentales.

Me përjashtim të Tatzatit shtatvogël me uniformë ushtarake, shumica ishin me kostum e kollare, në dorë mbanin bastunin ndërsa në kokë kësulën prej astrakani, që kishte zëvendësuar fezin turk. Noli dallohej për nga kapela e stilit country gentleman hat që e bënte të dukej edhe më i shkurtër.

Ypi, me kokën e vogël rrumbullake ku mbante rrasur qylafin gati deri te vetullat, dukej si karikaturë prapa mustaqes së trashë dhe syzeve pa skelet. I goditur ishte përshkrimi që i bënte Ypit Mid’hat Frashëri: Kësula mbi vetullat, vetullat mbi syzet, syzet mbi hundën dhe hunda përzier me buzët e me mjekrën, ai dukej sikur një grusht i dhënë majë kokës i kishte shtypur turinjtë dhe e kishte shkurtuar, përmbledhur.

Të gjithë visheshin mirë, por askush nuk ia kalonte Ahmet beut për nga kujdesi që i kushtonte paraqitjes, e cila ishte në harmoni me trupin e tij të hollë e të gjatë, me flokët e verdha, me fytyrën e bardhë e të pastër dhe me duart delikate. Për të pirë kafe, ministrat uleshin zakonisht në një qoshk të vogël, në mes të një bahçeje të lënë pas dore, përballë Kazermës Skanderbeg, ndërsa drekën dhe darkën e hanin në Restorant Internacional.

Para se të binte muzgu, ata dilnin të gjithë bashkë për shëtitjen e mbrëmjes. Ecnin në krah të njëri-tjetrit, zakonisht të heshtur dhe me duart pas shpine. Prapa tyre vinin shoqëruesit, edhe ata në varg. Nga konaku i qeverisë, shkëlqesitë e tyre kalonin përpara Shkollës Teknike Amerikane (aty ku sot ndodhet monumenti i Azem Hajdarit), vazhdonin në drejtim të Xhamisë së Et’hem Beut, hynin në rrugën e pazarit në mes të dyqaneve të vogla dhe merrnin drejtimin e Rrugës së Durrësit.

Pastaj ktheheshin nga kishin ardhur. Ndiqnin të njëjtin ritual të mbrëmjes si edhe turma e madhe e burrave të Tiranës, nga të cilët merrnin përshëndetjen “Ju ngjatë jeta” sa herë u kalonin pranë.

Qëllonte që pas tyre të ecte ndonjë kope e vogël bagëtish. Për raste të tilla, Noli, që njihej si shakaxhiu i grupit, kishte një shprehje: “Tirana është një qytet i veçantë. Në rrugët e saj shkojnë bashkë ministrat, deputetët, populli dhe bagëtia”.

Pas darke, meqenëse argëtimet e tjera ishin të pakta, ministrat luanin bixhoz, herë tek Eshref Frashëri, herë tek Zija Toptani, apo tek Tatzati, Hysen Vrioni e Sejfi Vllamasi. Zogu ishte i vetmi që nuk merrte pjesë.

Ndërkaq, nuk dihej që ministri i ri, Noli, të luante bixhoz. Ai ishte i dhënë pas gjërave më të rëndësishme në jetë, por i pëlqente të hante mirë dhe të ulej për ndonjë shishe verë në mbrëmje.

(Nga libri REBELI – Ilir Ikonomi)

Në foto, qeveria Ypi. Nga e djathta: Kolë Thaçi, Hysen Vrioni, Ahmet Zogu, Xhafer Ypi, Ismail Tatzati, Fan Noli, Spiro Jorgo Koleka, Mehmet Konica (ministër në Londër).

Filed Under: Histori

Teatri i Gjakovës vjen në New York

October 16, 2025 by s p

Teatri i Gjakovës vjen në New York.

Filed Under: Kulture

NGRITJA E MONUMENTEVE TË TURPIT NË MAL TË ZI 

October 16, 2025 by s p

Kohë më parë qeveria e Malit të Zi ka miratuar propozimin për ngritjen e monumentit të mitropolitit serb Amfillohije Radoviq (1938-2020). Kush ishte mitropoliti Amfillohije ?

Për një kohë të gjatë Amfilohije ka qenë prijës i Kishës Ortodokse Serbe (KOS) në Mal të Zi dhe i njohur për  qëndrimet e tij anti-shqiptare, përkrahës i fuqishëm i politikës serbo-madhe dhe të ish liderëve të serbëve të Bosnjës , Radovan Karaxhiq-it dhe Ratko Mlladiq-it, të tre këto të shpallur kriminel të luftës nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Kujtojmë lexuesit se me ardhjen e Slobodan Millosheviqit në pushtet në Serbi në vitin 1989 ,KOS-i ka qenë bartës dhe motivuesi  kryesor i politikës se tij luftënxitëse  e cila rezultoj me  shpërbërjen e pergjakshme të Jugosllavisë gjatë viteve ‘90-ta.Amfilohije e ka vizituar  Karaxhiqin  në burg kur ai ishte i arrestuar para se ta dërgonin në Hagë. Kurse nënën e tij, pra të Karaxhiqit ai e ka quajtur “nënë e heronjëve epik serb”.  Në  vitin 2005, kur Karaxhiq-i kerkohej nga Haga, ambasadori amerikan, Riçard Hollbruk , pat njoftuar publikun se ate e fsheh Kisha Ortodokse Serbe ,ndërsa gazeta “Monitor” e Podgoricës shkruante atëherë se Karaxhiq-in e fsheh mitropoliti Amfilohije.Amfilohije ka pasur mik të ngushtë edhe kriminelin tjetër të njohur serb, Arkanin, dhe ai i ka ‘bekuar’ gupet  e tija kriminele që kanë vrarë e masakruar mijëra njerëz në Bosnjë dhe në Kosovë. 

Shqiptarët në Mal te Zi e njohin mirë mitropolitin Amfiloje Radoviq i cili derisa ishte në krye të KOS-it në Mal te Zi ,( për rreth tre dekadave), ka udhëhequr fushata agresive në tjetërsimin e objekteve dhe monumenteve të kulturës shqiptare. Ai, bashkë me përkrahësit e tij, shpeshëherë edhe të armatosur, kohë pas kohe kanë zhvilluar të ashtuquajtura ‘ekspedita liturgike’, në vendbanimet shqiptare ,përmes të cilave ata kanë tentuar të bëjnë uzurpimin dhe përvetësimin e monumenteve të historisë dhe të trashigimisë tonë kombëtare, si p.sh. në qytetin e lashtë të Shasit, në malin e Rumisë ,në Krajë , në Martinaj të Gucisë e gjetiu.

Monumentet e figurave historike shqiptare zëvendësohen me ato kriminale serbe

Në vazhdimësi të asaj çfarë u tha më lart, afër qytetit të Beranit në Mal të Zi kemi të ngritur një përmendore tjetër e turpit, ate të komandnatit çetnik Pavle Gjurishiq ( 1909-1945). Të dhënat që tashmë janë publike, tregojnë se si Gjurishiq në fillim të vitit 1945 ,vetëm brenda tre muajve, trupat e tij kanë vrarë  dhe masakruar 10,000 burra,gra dhe fëmijë të popullsisë jo sllave ( pra bashnjakë dhe shqiptarë) në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Sanxhak.

Në ndërkohë, në Gusht të këtij viti, në bazë të një vendimi të Ministrisë së Kulturës së Malit të Zi, pushteti lokal i Gucisë zbatoi urdhërin për heqjen e monumentit të heroit kombëtar shqiptar të kësaj zone, Isuf Kamer Çelaj në fshatin Vuthaj.Isuf Çelaj është figurë e shquar e rezistencës shqiptare ndaj okupatorëve i cili luftoj dhe dha jetën e tij në luftë kundër çetnikve siç ishte Pavle Gjurishiq.

Vendimi për heqjen e monumentit të Isuf Çelaj,është sulm i drejtëpërdrejtë ndaj figurave historike të shqiptarëve por edhe tentim i pushtetit për të nën vlerësuar dhe anashkaluar ata që ishin në anën e drejtë të historisë.

Mali i Zi i cili ne vend që të distancohet një herë e përgjithëmonë nga figura të tilla të cilët kanë sjellë aq shumë vuajtje, dhunë e dhimbje popujve jo sllav të këtyre zonave, ata përmes ngritjes së këtyre monumenteve po ringjallin fantazmat e një të kaluare shumë të hidhur dhe kriminale, posaçërisht për shqiptarët dhe për këtë arsye ato nuk mund të karekterizohen ndryshe përveç si monumente turpi. Glorifikimi i kriminlëve të luftërave apo i përkrahësve të tyre, është një veprim i cili ka filluar dhe praktikohet në Serbi dhe tani këte dukuri të shëmtuar po e ndjek edhe Mali i Zi, çka tregon qartas se çfarë rruge kanë zgjedhur këto dy shtete të Ballkanit Përendimor për të ardhmen e tyre!?.

Subjektet politike shqiptare vazhdojnë të jenë pjesë e pushtetit..!?

Pas gjithë kësaj që u tha më lart,pyetja që nuk mund ti shmangemi dot është se ku janë përfaqësuesit politik të shqiptarëve në Mal të Zi ?. 

Shqiptarët janë të përfaqësuar me numrin më të madh të tyre në pushtetin qendror si dhe mbajnë pozita të larta qeveritare si asnjëherë më parë. Janë mbushur dy vite që kur dy subjektet(kualicione) politike shqiptare janë pjesë e pushtetit dhe gjatë këtyre dy viteve kanë ndodhur shumë ngjarje dhe veprime të inicuara nga ky pushtet të cilat janë kundër interesave të shqiptarëve në këtë shtet. Ngritja e monumentit të çetnikut Gjurishiq dhe plani i ngrtitjes së monumentit të mitropolitit Amfiloje, si dhe heqja e munumentit të Isuf Çelaj janë vetëm disa nga të fundit. Lidhur me këto ngjarje, vertetë  që ka pasur reagime nga ana e subjekteve dhe të përfaqësuesve politik të shqiptarëve në Mal të Zi, por reagimet (në formë të deklaratave), në vete janë për konsumin publik dhe si të tilla nuk kanë peshë dhe ndikim në ndryshimin pozitiv të këtyre veprimeve. Reagimet dhe deklaratat publike janë për organizatat jo qeveritare, kurse subjektet politike shqiptare, në veçanti ato që janë pjesë e pushtetit e kanë për detyrë dhe obligim që me veprime konkrete të ndikojnë  në vendim-marrjen e atij pushteti, gjithëmonë në favor të interesave shqiptare që ata do të duheshin ti përfaqësojnë. Mund të konstatohet se deri më tani subjektet politike shqiptare që janë pjesë e bashkëqeverisjes nuk kanë pasur sukses në ndikimin e atyre vendimeve dhe veprimeve të qeverisë  që kanë shkuar në dëm të shqiptarëve. Pasi bashkëqeverisje do të thotë  bashkëpërgjegjësi, atëherë subjektet politike shqiptare mbajnë përgjegjësinë e vet për çdo vendim të qeverisë i cili nuk përkon me interesat e shqiptarëve në Mal të Zi. 

Përkundër kësaj, ata (pra dy kualicionet  shqiptare) edhe më tutje vazhdojnë të jenë pjesë e një pushteti i cili në përbërjen e vet ka elemente të forta të klero-nacionalizmit serb me tendenca shoveniste, të cilët me veprimet e tyre e kanë dëmtuar dhe vazhdojnë ta dëmtojnë pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi dhe që i kanë kontribuar degradimit të të drejtave të tyre kulturore e kombëtare.

Xheladin Zeneli

Filed Under: ESSE

Me rastin e protestës kombëtare në Tiranë në mbështetje të UÇK

October 16, 2025 by s p

Me rastin e protestës kombëtare në Tiranë në mbështetje të UÇK.

Filed Under: Emigracion

1971 

October 16, 2025 by s p

Ilire Zajmi /

Jam dita e gjashtëmbëdhjetë  tetorit 1971

gëzimi i parë i prindërve të mi të hutuar,

loti i gjyshes kur dëgjon të qarën e foshnjës të birit të saj të vetëm 

pasqyrë e pritjeve ëndërrimtare, kukull dëshirash  

jam ajo që nuk ka emër dhe nuk ka gisht për atë që do të vijë. 

Çupërlinë rritur me mallin për babanë e burgosur  

vajzë e vogël e frikësuar të ulet në bankën e parë   

urrejtja e tabelës së shumëzimit e teoremave të Pitagorës 

ankthi që të ndal frymën nga testet kontrolluese 

e parullat “irredentiste” në sallën e fizkulturës 

jam edhe dashuria e ndaluar për vjershat lirike 

librat e listës së zezë, koncertin në fund të dimrit

shfaqjen teatrale me aktorë nudo të censuruar 

ngërçet e shoqeve të helmuara në klasën e njëmbëdhjetë 

alarmi i sirenave trishtuese të ambulancave në kupë të qiellit 

rrahja e zemrave të dridhura të protestuesve me pankarta në duar

era e  pështirë e gazit lotsjellës, fishkëllima e plumbave të gomës 

goditja e kërbaçit mbi kurrizin e njomë të shokëve. 

Po, jam edhe ajo studentja e përbuzur 

që ia mbyllën dyert e fakultetit me tanke e polici 

etja për dije në shkollat –shtëpi në lagjet e kryeqytetit 

puthja e parë fshehurazi në grevë urie 

flaka e tymi i zi i luftës

e mbijetuara e masakrave  

britma e nënës për çikën e dhunuar në luftë 

guri i Pashkës që kalli vdekjen

 e përndjekura nga shtëpia, strehuar në kamp refugjatësh 

shkëlqimi marramendës i gënjeshtrës 

se liria vjen e bardhë e dëlirë

sikur jetët e prera në mes në emër të një ideali.

Jam dita e gjashtëmbëdhjetë tetorit 1971

hyjnesha që kam ëndërruar të bëhem 

shija e athët e humbjeve, lavdia e betejave të fituara 

Zotnesha e dëshirave  të turpshme, 

lakmia e të gjithë burrave që më kanë dashur 

dashnorja e Adamit, molla e pa kafshuar 

nëna e të gjithë fëmijëve të mi të palindur  

vetmia e syve në shpirtin e errësirës   

safo e poezisë që rrjedh në gjakun tim 

zëri i mohuar ndër breza, krenaria e cunguar. 

Jam edhe ajo që më thonë se nuk jam, 

vajza e dikurshme, e ndrojtur 

që u bë Teutë ilire.

Filed Under: Sofra Poetike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 114
  • 115
  • 116
  • 117
  • 118
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT