• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Romani “Lindja, fëmijëra dhe rinia e klonit Nicolaus Bonadei” i mjeshtrit Shpend Sollaku Noé

February 5, 2024 by s p

Nga Maksim Rakipaj,

shkrimtar e përkthyes, Itali

Afërmendsh, çdo libër i një autori si miku im i nderuar Shpend, librat e të cilit janë botuar gjithandej, ngjall interes të madh kudo. Sidomos i fundit, sfidues, gërricës për shumëkënd, një thriller që të mban në ethe deri në faqet e fundit. Nuk është libri i parë që lexoj prej tij, por ky libër veçanërisht, më bën të krenohem që e kam mik. Kompetent në gjithçka shkruan e përshkruan, në çdo temë që shtjellon, saqë edhe në mos qofsh në një mendje me autorin, detyrohesh ta lexosh me përqendrimin më të madh dhe do s’do do ta miratosh, pastaj të përsiatësh me vete dhe të nxjerrësh kushedi sa përse…

Me dy fjalë brendia: shkencëtari italian Alfio Bonadei bashkë me të shoqen beratase, mjeken Nevia Kapinova, klonojnë Leninin. Autori na shpie në Moskë, ku njihemi me Otar Kutais, njërin nga bashkëpuntorët, pastaj gjendemi te mauzoleu i Leninit, në Milano, Bolzano, Shanghai, Londër, Romë, Durrës, Berat…

Është koha kur në një konferencë shkencore në Londër shpallet klonimi i parë i një gjitari: në Skoci është klonuar delja Dolly. Shtypi fillon spekullimet: si do ta presë Vatikani, po bota? Është etike kjo gjë? Do të ketë klonim njerëzor? Do të lejohet? Shkencëtarin italian e bren zilia: ai ka kryer i pari në botë klonimin njerëzor, madje ka klonuar Leninin! Po sikur dikush tjetër të kryejë një klonim të një njeriu çfardo dhe të marrë meritat si pionier i klonimeve njerëzore?Këtë Alfio Bonadei nuk mund ta pranojë kurrë!

E shoqja nuk është në një mendje; ka pranuar të jetë nëna e klonit, por e ka mbajtur ajo në bark për 9 muaj! Duke qenë nëna natyrale e tij, ajo trëmbet nga zhurma që mund të shkaktohet, sepse kështu mund të humbasë të birin! Klon apo jo klon, Nicolaus Bonadei është djali i saj, jo i shkencëtarit Bonadei!

Por ambicja dhe padurimi i Alfios e bën të vetën. E keqja ndodhi…

Si? Ju ftoj ta lexoni sa më parë këtë roman. Pastaj mbylleni librin dhe hapni mendjen tuaj. Sepse, mendoj, ky është dhe qëllimi i autorit, që rreket të çfaqet i paanshëm në roman.

Autori mund të kishte zgjedhur ndonjë figurë tjetër për ta klonuar: artist, këngëtar, poet, ushtarak, shkencëtar, supermodele… Përse pikërisht Leninin, që shkon e le në Shqipëri në fund të romanit? Cili është mesazhi i tij?

Vladimir Iliç Lenin është njeriu që udhëhoqi revolucionin bolshevik, që krijoi kampet e përqëndrimit; ishte krijuesi i asaj ideologjie që i shkaktoi njerëzimit mbi 100 milion viktima; ishte ai që shndërroi Rusinë në një laborator të madh ku u eksperimetua komunizmi, i cli më pas u eksportua nëpër botë dhe dështoi kudo dhe në të gjitha trajtat e tij.

Shqipëria ishte një minilaborator ku u eksperimentua trajta më e ndyrë e këtij komunizmi. Eksperimenti atje u mbyll ashtu si u mbyll. Tani po e mbyt korrupsioni, mafia. Tjetër eksperiment ky.

I dashur Shpend, mos është ky roman një kumt i koduar yti, se dhe ky eksperiment do të dështojë si të tjerët?

Faleminderit, mik. Meriton shumë ti. Të gjitha çmimet e mundshme. Sepse je njerëzor dhe artist i madh.

Maksim Rakipaj, Lucca, 4 shkurt 2023

Filed Under: Analiza

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

February 5, 2024 by s p

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit shkencor, me theks të veçantë për Botimin e Revistës Shkencore, Kosova Journal of Surgery.

Kjo marrëveshja e cila në emër të Kryetarit të KKK-së dhe njëherit Kryeredaktorit të revistës ‘Kosova Journal of Surgery‘, Prof. Dr. Rifat Latifi, u nënshkrua nga Drejtori Ekzekutiv, i KKK-së, Dr. Sadik Llullaku, dhe nga Rektori i UP-së, Prof. Dr. Qerim Qerimi.

Marrëveshja përcakton se Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, dhe Universiteti i Prishtinës, përpos bashkëpunimit shkencor, do të punojnë edhe në promovimin e njohurive në disiplinat kirurgjike dhe fushat tjera në Kosovë, rajon dhe më gjerë, dhe për të përgatitur revistën për aplikim për t’u indeksuar në platformat e njohura ndërkombëtare si Pubmed, Scopus, Web of Science, etj.

Në një lidhje virtuale, nga Etiopia Prof. Dr. Rifat Latifi, kryetar i KKK-së dhe kryeredaktor i KJS-së, vuri në dukje rëndësinë e këtij bashkëpunimi dhe theksoi se ky memorandum shënon fillimin e një kapitulli të ri akademik për UP-në dhe KKK-në, dhe falënderoj përzemërsisht Rektorin e UP-së, Prof. Dr. Qerim Qerimi, për gatishmërinë e tij dhe të bashkëpunëtorëve për të ngritur nivelin e shkencës kosovare.

Prof. Dr. Latifi, tha se fillimi i bashkëpunimit shkencor midis KKK-së dhe UP-së, si dhe botimi i përbashkët i revistës tonë kirurgjike ‘Kosova Journal of Surgery’ ka një rëndësi të jashtëzakonshme edhe për Universitetin e Prishtinës (universitetin tim), por edhe për KKK-në.

“Me këtë marrëveshje de fakto fillon një kapitull i ri akademik duke u bërë një platformë e rëndësishme për shkencëtarët klinik kirurgjik dhe të tjerë të universitetit tonë, si dhe të gjithë rajonit dhe më tej, por edhe të shkencave bazike me të cilat kirurgjia ndanë aq shumë elemente mes vete, tha ai duke shtuar se pa fiziologji të shëndoshë nuk mund të kemi rezultate të mira kirurgjike, pa patologji të fortë dhe të avancuar nuk mund të kemi kirurgji të avancuar.

Prandaj, shtoi më tutje Prof. Dr. Latii, të gjitha shkencat bazike tash e kanë një platformë botuese të nivelit të lartë, një revistë shkencore të nivelit të lartë akademik dhe universitar.

Ndërkaq, rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Qerim Qerimi, thekoi se është i përkushtuar për zbatimin e përpiktë të këtij memorandumi të bashkëpunimit me Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës.

Në takimin zyrtar, të pranishëm ishin edhe prof. Sefer Avdiaj, prorektor për kërkime, projekte, inovacion dhe informacion, dhe prof. Gentrit Berisha, të cilët kanë përcjellë me interes zhvillimet e këtij bashkëpunimi dhe kanë shfaqur mbështetjen e tyre për suksesin e kësaj nisme të rëndësishme për mjekësinë dhe arsimin e lartë në vend.

Filed Under: Analiza

Në Parlamentin Evropian në Strasbourg Mbahet Akademi Ndërkombëtare Përkujtimore për Presidentin Rugova

February 5, 2024 by s p

Strasbourg, 5 shkurt 2024—Sot në Parlamentin Evropian në Strasbourg mbahet Akademia Përkujtimore Ndërkombëtare për Presidentin Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ne nderim te 80 vjetorit të lindjës dhe 18 vjetorit të vdekjës së tij. Kjo ngjarje shënon përkujtimin e parë ndërkombëtar në kupolën e demokracisë evropiane, pra në ambiente të Parlamentit Evropian. Dr. Rugova, si themeluesi i Republikës së Kosovës, u nderua me Çmimin Sakharov në vitin 1998 nga Parlamenti Evropian. Vizioni i tij për shtetin e Kosovës mbetet rruga më e sigurtë e zhvillimit tonë si republika më e re e Evropës.

Në këtë Akademi Nderkombëtare Përkujtimore do të marrin pjesë personalitete të shquara ndërkombëtare si dhe dhejtra eurodeputetë. Me një fjalë rasti të pranishmëve do t’iu drejtohet Eurodeputeti Lukal Mandl, njëherësh nikoqir kryesor i kësaj ngjarje, bashkë edhe me Raportuesën për Kosovën Viola Von Cramon, si dhe Shefin e Grupin për Ballkanin Perëndimor, Franz Romero. Po ashtu, një fjalim rreth figurës së Dr. Rugovës do e paraqes Don Lush Gjergji, kurse me fjalimet e tyre Akademinë do e nderojnë edhe ish-Presidenti i Kroacisë z. Stipe Mesic, ish-Kryeadministratori i Kosovës Joachim Ruecker, si dhe ish-Eurodeputetja Doris Pack. Një fjalë përshëndetëse do ta ketë edhe ish-Kryeministri i Kosovës në kohën e Presidentit Rugova, Ramush Haradinaj, si dhe Dr. Ekrem Hyseni nga LDK.

“Të nderojmë personalitetin e Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Rugova, është të nderojmë vizionin mbi të cilin u ndërtua shteti i Kosovës. Presidenti Rugova dhe vizioni i tij shtetndërtues, i mbështjellur me vlerat euroatlantike, dhe me thelb miqësinë unike dhe permanente me SHBA-të, mbeten rruga e vetme për zhvillim të mëtutjeshëm të Kosovës,” ka thënë Dr. Bislimi, bashkëkryesues i Këshillit Organizativ të kësaj Akademie në Parlamentin Evropian. “Neve jemi më shumë se krenar sot. Kjo është një ditë historike për një ngjarje historike, në një vend historik, për një figure historike të shqiptarëve,” ka shtuar ai.

Në këtë Akademi historike që nderon jo vetëm figurën emblematike të atit themeltar të Kosovës, por edhe vet shtetin e Kosovës, Dr. Bislimi do të sjellë edhe një mesazh përshëndetës nga kryeqendra e SHBA-ve, Washington, DC, respektivisht nga Senatori Chuck Schumer, Lider i Shumicës në Senatin e SHBA-ve dhe përkrahës i vazhdueshëm i Kosovës dhe popullit shqiptar.

Filed Under: Analiza

16 VJETORI I PAVARESISE SE KOSOVES- FESTE NE NEW YORK

February 5, 2024 by s p

Filed Under: Analiza

VATRA DHUROI ABETARE E LIBRA SHQIP PËR SHKOLLAT SHQIPE “MËSO SHQIP” DHE “FOL SHQIP” NË STATEN ISLAND DHE QUEENS

February 5, 2024 by s p

Sokol Paja/

New York, 4 Shkurt 2024 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra dhuroi abetare, libra shqip dhe kopje të gazetës Dielli për nxënësit e shkollës shqipe “Mëso Shqip” dhe “Fol Shqip” në Staten Island dhe Queens, New York. Delegacioni i Vatrës i kryesuar nga sekretari i Vatrës Dr.Pashko Camaj, anëtari i kryesisë së Vatrës z.Ilir Cubi dhe Editori i Diellit u mirëprit prej aktivistëve e vullnetarëve të cilët shprehën vlerësim të lartë për Vatrën e gazetën Dielli si ikona të shqiptarizmës. Vatranët shprehën falenderim të përzëmërt për punën e shkëlqyer patriotike, edukative dhe kulturore të mësuesve, prindërve dhe drejtuesve të shoqatave të cilët mbështesin shkollat shqipe.

Në shkollën shqipe “Mëso Shqip” të dërguarit e Vatrës u pritën nga kryetarja e shoqatës “Kraja” Venera Gjenashaj, nënkryetarja e shoqatës “Ulqini” Tina Lula dhe mësueset Merita Gjokaj dhe Arlinda Suka të cilat bëjnë një punë fenomenale për ruajtjen e gjuhës shqipe, historisë, traditës, kulturës kombëtare dhe identitetit kombëtar shqiptar në mërgatën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në vizitën në klasat e gjuhës shqipe të shoqëruar nga patriotët Sami Kanaqi e Hysen Kraja binte në sy një interes i jashtëzakonshëm i fëmijëve e prindërve, një kordinim mbresëlënës dhe një garanci për të ardhmen e gjuhës shqipe në familjet shqiptare në diasporë.

Në shkollën shqipe “Mëso Shqip” mësojnë gjuhë shqipe dhe vallëzim shqip nën drejtimin e koreografit Sebastjan Tinaj rreth 200 nxënës shqiptarë. Kjo shkollë mbështetet nga shoqata “Kraja”, “Ana e Malit” dhe “Ulqini”. Mësuesit dhe drejtuesit vlerësuan aktin dhurues të Vatrës si një mbështetje e fuqishme në misionin e tyre fisnik për gjuhën shqipe dhe kulturën kombëtare.

Në shkollën shqipe “Fol Shqip” në Queens e drejtuar nga shoqata “Besi”, Editori i Diellit u prit nga z.Nexhad Xhaferaj nënkryetari i shoqatës “Besi”, Halil Hoxha sekretar, Sejdin Xhaferaj aktivist dhe Fatmir Hasanaj vullnetar. Në vizitën në klasa, mësueset e gjuhës shqipe Segi Gjylsheni dhe Ema Çokaj shpjegonin me profesionalizëm e pasion, ndërsa në klasën mësueses së vallëzimit Miranda Murataj që asistohet nga Ajla Hoxhaj e Amella Xhaferaj, zemra të bëhej mal nga fëmijët që kërcejnë e këndojnë shqip me një pasion të veçantë. Kjo shkollë synon hapjen e klasave sportive për të bërë më tërheqëse për fëmijët shkollën ku mësojnë 70 fëmijë shqiptarë. Ishte një ditë mbresëlënëse ku shpirti atdhetar i patriotëve, puna profesionale e mësuesve, pasioni i tyre, këmbëngulja e prindërve e mbështetja e drejtuesve të shoqatave përbëjnë një garanci për të ardhmen e mësimit shqip në mërgatën e Amerikës.

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra, nëpërmjet gazetës Dielli është kthyer në promotorën më të fuqishme të shkollave shqipe në diasporën e Amerikës e Europës.

Zoti i nderoftë të gjithë patriotët e mbështetësit e mësimit shqip, kulturës kombëtare dhe identitetit kombëtar shqiptar në mërgatën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Është e jashtëzakonshme ndjesia që përjeton në shpirt teksa sheh gjeneratat që flasin, mendojnë, studiojnë, vallëzojnë e jetojnë shqip.

Filed Under: Politike Tagged With: Sokol Paja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1164
  • 1165
  • 1166
  • 1167
  • 1168
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT