• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ZOGU, SHQIPERIA KERKON NJOHJE NGA SHBA

January 27, 2024 by s p

Rafael Floqi/

Commonwealth. (Skotia Neck, N.C.) 17 qershor 1922

Tiranë, Shqipëri, Qershor 1922

“Na njihni ne” i thotë Ahmet Bej Zogu, Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, agjencisë Associated Press në një intervistë të fundit.

“Nëse Amerika na njeh dhe dërgon një përfaqësues diplomatik në Shqipëri, kjo do të jetë shtytja më e madhe që mund të ketë Shqipëria”, tha ai.

“Ne jemi një racë e lashtë dhe krenare. Kemi tradita para epokës së krishterë. Kemi vuajtur nën thembërin e tiranit. Jemi të shtypur nga popujt aziatikë dhe evropianë. Ne kemi ëndërruar me shekuj një ëndërr lirie. Ne jemi raca më homogjene në Ballkan dhe dëshirojmë shansin që ta përcaktojmë vetë fatin tonë.

Amerika, faqet e historisë së cilës shkëlqejnë me vepra të lavdishme në kauzën e lirisë njerëzore, duhet ta riorganizojnë Shqipërinë, sepse është një vend që ka vuajtur në shekuj të gjatë robëri dhe tani, e rilindur si komb, dëshiron ta ruajë lirinë për aq gjatë sa ta mbajë” –

Ahmet Bej Zogu trung i një fisi fisnik luftarak. Traditat fisnore dhe grindjet në Shqipëri-kanë ngjallur tek ai një shpirt luftëtari të trashëguar. Sot ai është heroi i Shqipërisë dhe spikat me dukshëm e guximshëm teksa kombi i ri po përpiqet të nxisë mundësitë për ekzistencën e tij kombëtare. Ai është një i ri jo më shumë se 28 vjeç dhe konsiderohet si sundimtari i vërtetë i Shqipërisë. I imët shtatlartë, bjond, me sy të kaltër të mprehtë, ai ka një pasion dhe ai do ta ngrerë Shqipërinë në këmbë dhe t’ë vendin e vet.

Intrigat depërtojnë në jetën politike, të shtetit të ri që po ngrihet me vështirësi, por Zogu ka qenë gjithmonë në gjendje t’i kapërcejë ato qysh në fillim dhe të ruajë respektin për autoritetin e krijuar.

“Shqipëria është larg sherrit të brendshëm.;”, tha ai për korrespondentin. “Ne kemi një ushtri të vogël prej 9000 burrash. Këto duhen përdorur për të mbajtur rendin. Kur kombet e tjera thonë se Shqipëria po i sulmon, është absurde, sepse Shqipëria nuk ka as mjete dhe as forca për të sulmuar dikë.

Ne kemi një popullsi që llogaritet mbi 1.000.000 dhe të gjithë shqiptarë. Nuk ka asnjë fis, soj apo grup të huaj brenda kufijve tanë. Vetëm për këtë, ne kemi të drejtën për të pasur kombësinë tonë”.

Filed Under: Mergata

Presidentja Osmani emëron Vehbi Miftarin ambasador në Vatikan

January 27, 2024 by s p

F.S / RTKlive/

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar Vehbi Miftarin ambasador në Misionin e Posaçëm në Vatikan.

Nga 1 shkurti, Miftari do të udhëheqë misionin e sapothemeluar të Kosovës në Vatikan, duke lënë pozitën e këshilltarit politik të presidentes Osmani.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook.

“Sot, pas tri vjetësh angazhimi si këshilltar politik i Presidentes Vjosa Osmani, e përmbylla angazhimin tim në Zyrën e Presidentes së Kosovës. Ka qenë përvojë fort e vyer në shërbim të Republikës”.

“E falënderova Presidenten për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe besimin e saj dhe të institucioneve të vendit që nga 1 shkurti të udhëheq misionin e sapothemeluar të Kosovës në Selinë e Shenjtë/Vatikan”, ka shkruar Miftari në Facebook.

Ndryshe, Osmani dy javë më parë ka dekretuar hapjen e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Selinë e Shenjtë në Vatikan. Ajo ka thënë se dekretimi formal i Misionit të Posaçëm të Kosovës në Selinë e Shenjtë vjen pas dy vite përpjekjesh intensive së bashku me lidershipin e Vatikanit.

Filed Under: Ekonomi

Përse Vlora duhet ta kujtojë Holokaustin

January 27, 2024 by s p

Bujar Leskaj/

Fjala Holokaust përdoret për të emërtuar gjenocidin e Gjermanisë naziste ndaj hebrejve në Europë nëpërmjet një aparati shtetëror, mbi të gjitha ushtarak, që nuk ka precedentë në histori për nga përmasat dhe vecoritë organizative. Hebrejtë përdorin termin Shoah, që do të thotë katastrofë. Zhdukja e dy të tretave të hebrejve të Europës në kampet famëkeqe naziste të shfarrojes në Dakau, Mathausen dhe Aushvic, është një tragjedi, e cila duhet ndricuar dhe përkujtuar për të mos harruar dhe për të mos u përsëritur më e kaluara. Ne vlonjatët duhet që mbi të gjithë të tjerët ta kujtojmë këtë pjesë të errët të historisë së Europës sepse Holokausti ndaj hebrenjve nga nazistët hitlerianë ka ndodhur paralelisht masakrat dhe krimet e paprecedenta, që ata kanë kryer edhe ndaj kombeve jo hebrenj, duke përfshirë këtu ne shqiptarët, aq më tepër ne vlonjatët, që lamë pothuajse 400 djem e burra në ato kampe të tmerrëshme të shfarrosjes në masë. Dhe për ta bërë më konkret këtë fakt, po kujtoj baballarët e dy piktorëve tane të shquar si Nestor Jonuzi dhe Hilmi Bani që nuk u kthyen të gjallë nga kampet e përqëndrimit dhe mbetën dhimbje dhe për shpirtin dhe telajot e bijve të tyre. Jo vetëm kaq. Por Vlora jonë, është qyteti , i cili që prej vitit 1492 e deri në vitin 1992, ka pasur brenda vetes këtë komunitet, me të cilin ka bashkëjetuar dhe bashkëndarë hallet dhe gëzimet e tij. Këtu në zemër të Vlorës ndodhet Rruga e Hebrenjve, si një kujtesë për një bashkëjetesë dhe nderim reciprok, gjë të cilën shpreh më së miri dhe D. Anna Kohen te libri saj “Lulja e Vlorës”, ku shpreh jo vetëm mirënjohjen për vlonjatët dhe shqiptarët si mbrojtësit më të mëdhenj të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore me anë të kodit të besës, por dhe për dashurinë e saj për Vlorën dhe vlonjatët.

Para tre ditësh, në këtë mjedis të Muzeut Kosova, ne përkujtuam 180 vjetorin e lindjes dhe 105 vjetorin e ikjes në amshim të Ismail Bej Vlorës, i cili jo vetëm ne shqiptarëve, por dhe gjithë Europës u ka lënë si testament ngritjen e zërit kundër padrejtësive sepse e ka parandjerë me largpamësinë dhe humanizmin e tij, atë se cfarë do të ndodhte më vonë. Ja se çfarë shkruan Ismail Qemal Vlora te “Memorie”, faqe 72 :“Në Rumani hebrenjtë ishin dënuar për të njëjtat gjëra si ata në Rusi… Duke filluar që nga viti 1866, këto persekutime u bënë kaq të shpeshta dhe kaq mizore, sa më në fund u trondit ndërgjegjja e botës së qytetëruar. Ne, që ishin dëshmitarët më të afërt të këtyre tmerreve, nuk mund të qëndronim indiferentë ndaj vuajtjeve të këtyre krijesave fatkeqe dhe ndjemë detyrën njerëzore për t’i ndihmuar. Është poshtërsi dhe krim që të nëpërkëmbësh dhe përndjekësh një popullatë të tërë vetëm për shkak të prejardhjes dhe racës së saj.” Për këtë nderim, jo më kot personaliteti hebre Joseph Louis Baron (1894-1960), do të përfshinte në antologjinë prestigjoze “Stars and Sand” krahas njerëzve vullnetmirë, sidomos shkrimtarë si Honore De Balazak, Viktor Hygo, por dhe shtetarë si De Gol, Bismark, Gandi, Ataturk, Wilson, Tomas Xheferson, Xheorxh Uashinton, etj, edhe emrin e ndritur të Ismail Qemalit, sepse këta personalitete pavarësisht nga raca besimi dhe prejardhja, kanë ngritur zërin e tyre kundër padrejtësive që u janë bërë hebrenjve.

Ne, e kujtojmë Holokaustin dhe për të mos harruar spastrimit etnik të bërë në trojet tona, Kosovë e Camëri, por dhe kampet dhe burgjet e komunizmit. Dhuna, vrasja , krimi, pavarësisht se kanë emra të ndryshëm, kanë një substancë: vrasjen për shkak të urrejtjes.

Në nuk duhet të harrojmë !

Kjo është arsyeja që për dy vjet rresht Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko, në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Politike “Ismail Qema-Vlora” , po e kujtojmë Holokaustin, për të mos harruar të shkuarën dhe për të treguar se nuk është urrejtja, por dashuria dhe nderimi që na bën njerëz dhe ndricues të së ardhmes.

Filed Under: ESSE

Arbëreshët dhe hebrenjtë e kampit të përqëndrimit të Ferramontit

January 27, 2024 by s p

Hebrenjtë nuk ishin pushtues, dhe shqiptari ka qenë i egër vetëm me pushtuesit ! 

Për shqiptarët hebrenjtë nuk ishin “të huaj”, ata ishin “Mysafir” ndoshta se shtëpia e shqiptarit  ka patur një status dhe ligji në banesën e tij ka qenë: 

Shtëpia është e Zotit dhe e mikut!

Jo më tepër se rreth 7 km  kilometra prej Mongrassano-Cervicati, si dhe jo shumë larg nga Spezzano Albanese, në mesin e arbërisë në Kalabri, gjendej një kamp përqëndrimim i quajtur  Ferramonti me 4000 vende, më i madhi nga 15 kampet e përqendrimit për hebrenjtë i cili u ndërtua sipas ligjeve raciale të vitit 1938 në Itali prej Musolinit. 

« Hebrenjtë që vinin nga e gjithë Evropa, ajka e shkencës dhe inteligjencës hebraike»- kujton shkrimtari dhe fotografi hebre dalmat, Luciano Morpurgo në  “Caccia all’uomo” i botuar në vitin 1946- ishte përqendruar në një duzinë baraka të mëdha prej druri, ndërtuar në vitin 1940.

Brenda këtij  kampi,(ndryshe nga kampet e tjera, ku trenat i përcillën hebrenjtë drejt vdekjes), ata  që zbritën nga ky tren ishin disi më me fat, sepse drejtimi i kërij treni nuk mbarti stazionin e furrave, por të shpëtimit. 

Sot ndërtesa e kampit është kthyer në muze në vitin 2004.  

https://www.articolo21.org/wp-content/uploads/2021/01/image-1.png

Këta hebrenjë që u sistemuan në kampin e Ferramonti u mirëpritën nga populli arbëresh dhe kalabrez. Hebrenjëve të dëbuar dhe të internuarve, në këtë kamp iu lejua, liri dalje.

 Ata  ngritën një infermieri me një farmaci të aneksuar ku Mjekëve hebrenj iu lejuan të praktikonin profesionin e tyre. 

Shpesh banorët e zonës përreth kampit vinin  dhe kuroheshin tek ata. 

Kampi u kthye dhe si strukturë mësimi dhe edukimi. Ata ngritën  një shkollë, një kopsht, një mensë për fëmijë, një bibliotekë, një teatër dhe objekte kulti (dy sinagoga, një kishë katolike dhe një tjetër ortodokse greke ). Bashkimet dhe martesat mes të internuarve nuk ishin të rralla. Gjatë asaj periudhe u lindën  21 fëmijë. (foto  marrë nga gazeta Sicili in Post,by Salvatore Di Fazio)

C:\Users\iljas\Downloads\WhatsApp-Image-2021-01-25-at-19.07.49 (1).jpeg

Pashkët 1942 në Ferramonti, i rrëfyer nga Arthur Lehmann 

Rrëfimi i Pashkëve të vitit 1942 në Ferramonti, rrëfyer nga Arthur Lehmann (arkitekt gjerman, 65 vjeç, një nga të burgosurit më të vjetër në kamp). Priftërinjtë bizantin Grekë të e krishterë  kishin organizuar në  një kasolle bosh për të festuar  ritin e tyre të Pashkëve. 

Ishin të ftuar të gjithë të burgosurit në festën e natës së Pashkëve, të kryesuar nga Arkimandriti, duke përfshirë ministra, dy rabinë dhe fratin katolik. Gjithashtu marrin pjesë zyrtarë të kampit ushtarak dhe civil. Fytyrat ndriçohen nga flakët vezulluese të qirinjve. Rituali i Pashkëve zhvillohet për dy orë dhe përfundon me dhuratën e vezëve të bekuara. “E gjithë kjo – thotë Lehmann – e bëri këtë veprim  një ngjarje të jashtëzakonshme, dhe dha sinjalin  pragut të një lirie. Në fakt ky nuk qe një rast i izoluar  Respekti i ndërsjellë dhe mirëpritja e të tjerëve u bë një praktikë normale në kamp, ​​mes njerëzve të kombësive, kulturave dhe feve të ndryshme. Kështu, kur një vit më parë rabini i Xhenovas Riccardo Pacifici (dëshmor në Aushvic më 1943) kishte vizituar Ferramontin, At Callisto dhe arkimandriti i kishin bërë homazhe. E njëjta gjë kishte ndodhur edhe për vizitën e Imzot Borgoncini-Ducës, i cili «u festua në tempullin hebre me një rit çifut siç i ka hije një princi»( Marrë nga gazeta Sicilia In post datë 26 janar 2021)

C:\Users\iljas\Downloads\WhatsApp-Image-2021-01-26-at-11.24.20.jpeg

Në  biblotekën Masci, \Mashi  në Santa Sofia d- Epiri, (edhe ky një ngulim arbëresh), ruhet në brëndësi të saj  një pikturë,  e cila nuk është thjeshtë një skicë, por përmban brënda saj një botë, shpirtërash, jetë njerëzish.  Mbi këtë skicë është evidencuar fjala Falenderim ” Ringraziamento”. E gjithë përmbajtja i përkushtohet  një familje  arbëreshe, Familja Cardamone nga Santa Sofia 

Skica i ngjan një dipllomë nderi,  e pikturuar me bojëra uji. Në të majtë të fletës, është një udhëtar me një mushkë që përshkon kodrat në një shtëpi. Përshkohet jeta e përditshme e tyre, Giovanni Cardamone  dhe familjes se tij qe i shpetoi jeten ketij ebrei,e mbajti në shtëpi deri në momentin e largimit të tij. 

Ajo që i bashkon hebrenjtë dhe shqiptarët është dashuria për vendin, malli  për atdhe e për sakrificë ndaj idealeve për atdhedashuri!Foto, fonte, Giovanna Cardamone, mbesa e Giovannit. (fotografia Biblioteca Masci: Ladri di polvere)

Një sërë personalitete të jashtëzakonshme  gjetën strehë në kampin Ferramonti, të cilët dhe që më vonë bënë  karrjerën e tyre. Mund të përmendim:

Ernst Bernhard, mjek dhe psikiatër nga Berlini, i cili ishte një nxënës i rëndësishëm i Carl Gustav Jung në Cyrih, analist i personaliteteve të mëdha të kulturës italiane, me të cilët u bë mik dhe i besuar, si Federico Fellini, Natalia Ginzburg, Giorgio Manganelli dhe Cristina Campo;

Imi Lichtenfeld, ebre hungarez, asokohe shtetas izraelit, i cili hyri në histori si ekspert i arteve marciale dhe shpikës i metodës së famshme luftarake dhe vetëmbrojtëse të quajtur Krav Maga, e praktikuar sot nga agjentët e Mossad-it dhe trupat e zgjedhura izraelite;

Moris Ergas, një hebre origjina grek që pas çlirimit u bë një nga producentët më të rëndësishëm të filmit të kinematografisë italiane në vitet 1960, duke e lidhur emrin e tij me atë të kryeveprave të Rosselinit, Pasolini dhe De Sica;

David Mel, i cili punoi si kuzhinier gjatë ndalimit të tij në Ferramonti, por më vonë u bë një shkencëtar i cili u nominua disa herë për çmimin Nobel për mjekësi, zbuluesi i vaksinës për dizenteri;

Richard Dattner, një hebre i ri polak i internuar me familjen e tij në Ferramonti, i cili emigroi në SHBA dhe u bë një nga arkitektët më të rëndësishëm dhe më të famshëm amerikanë pas luftës;

Oscar Klein, një hebre i ri austriak i burgosur me familjen e tij në Ferramonti, ku me sa duket mësoi bazat e xhazit, dhe i cili më vonë u bë një kompozitor dhe interpretues i famshëm i muzikës swing dhe Dixieland;

Menachem Shelah, një ebre dalmat i cili më vonë emigroi në Izrael ku u bë një historian dhe studiues i rëndësishëm i Shoas;

Michel Fingesten, një hebre italo-austriak që studioi në Vjenë së bashku me mikun e tij Oskar Kokoschka, duke u bërë nga ana tjetër një nga artistët dhe gdhendësit më të rëndësishëm të viteve 1900, i famshëm për ish-libris për veprat e tij grafike të ekspozuara në muzetë në mbarë botën. – i internuar në Ferramonti, ngriti një shkollë arti për të burgosurit e kampit. Fatkeqësisht, Fingesten vdiq disa ditë pas lirimit të tij për shkak të një infeksioni të kontraktuar në robëri. Ai varroset edhe sot në varrezat e vogla të Cerisanos, pranë Kozencës.

Gustav Brenner, një ebre austriak, i cili e shndërroi ndalimin e tij në Ferramonti në një zgjedhje jete që e çoi atë të vendosej në Cozenza, ku pas luftës ai themeloi një botim. shtëpia e kulturës e specializuar për vepra të lashta dhe të rralla të ribotuara në botime anastatike, aktive edhe sot.

Shqiptarët dhe Hebrenjtë

Kur fqinjët  tanë si Bullagaria, e cila  aplikoi ligjin antisemitismo, apo Serbia që ishte rajoni i parë evropian ku Holokausti u zbatua në mënyrë radikale, sistematike dhe të plotë, në Shqipëri për arsye të forta e të brëndëshme nuk u lejua aplikimi i këtij ligji .

Senatori amerikan me origjinë arbëreshe( Greci\Av\Itali),  Joesef Dioguardi  së bashku me kongesmenin Tom Lantos, hebre nga hungarez,  i mbijetuari i Holokaustit,  në një vizitë në Shqipëri në vitin 1990, duke ditur mbi rolin e shkëlqyer të shqiptarëve mbi ebrenjtë, nëpërmjet  një leje të posaçme nga Ramiz Alia, në atë kohë kryetar shteti të Republikës së Shqipërisë, pasardhësi i Enver Hoxhës,  kërkuan të bënin hulumtime e kërkime në arkivën e shtetit  mbi aktet për konstatimin e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri. 

Dokumentet u  nisën për në Israel të cilat u ekzaminuan nga Yad Vashem i cili i konsideroi të vlefshme dhe ato ishin një minierë mbi shpërtimin e hebrenjëve nga shqiptarët e Mitrovicës, Preizëreni, Pej, Deçan, Gjakovë, Fier, Gjirokastër, Shkodër, Tiranë, Elbasan, Burrelë, Korçë, Delvinë e tje  . 

Nga aktet mësojmë  midis të tjersh se një regjiment prej katër burrash të udhëhequr nga Mehdi Frashëri në atë kohë Kryeministër; iu kërkua lista e hebrenjve që banonin në Shqipëri, por qeveria nuk pranoi, dhe përkundrazi i ndihmoi hebrenjtë duke i furnizuar me dokumente false, pashaporta dhe  duke i bërë ata të ndiheshin qytetar të barabart si shqiptar. Në ato vite asnjë ligj zyratar nuk u mor për ta si për dorëzimin e tyre ashtu edhe për vjedhjen e pasurisë së tyre. 

Deshmia e Irene Grunbaum, e cila gjithashtu shpëtoi nga vdekja

Në librin Autobiografia e Irene Grunbaum, përkthyer dhe redaktuar nga Katherine Morris do të lexojmë: 

Lamtumirë Shqipëri. Më ke dhënë aq shumë, mikpritje, strehim, miq dhe aventura. Lamtumirë shqiptar, një ditë do t’i tregoj botës se sa të mirë janë, pa frikë, të fortë dhe besnikë bijtë tuaj, sa vdekja dhe djalli nuk mund t’i frikësojnë ata. Nëse është e nevojshme, ju do të dini se si t’i mbroni ata dhe ata nuk do t’ju lejojnë të jepni madje edhe nëse humbni jetën e tyre. Portat e vendit tuaj të vogël mbetën të hapura, Shqipëri. Sytë e tu të mbyllur, kur është e nevojshme, për t’u dhënë njerëzve të persekutuar të varfër një tjetër shans për të mbijetuar më të tmerrshmit nga të gjitha luftërat. Shqipëri, ne i mbijetuam rrethimit për shkak të njerëzimit tuaj. Ju falënderojmë. 

Ornela Radovicka 

Qendra albanologjike, pranë Bibliotekës A. Bellusci 

Frasnito\Frascineto \ Calabri 

Filed Under: Histori

Mesazh i Presidentit të Republikës së Shqipërisë z.Bajram Begaj

January 27, 2024 by s p

“Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, ne reflektojmë mbi miliona njerëz që u persekutuan dhe u zhdukën në një prej periudhave më të errëta të njerëzimit.

Krenar per vlerat e popullit shqiptar, i cili kurrë nuk bëri kompromis as edhe me jetën e tij në mbrojtjen e kauzës së humanizmit.

Le të na shërbejnë historitë e tyre që të kundërshtojmë me vendosmëri urrejtjen, diskriminimin dhe çdo padrejtësi tjetër në dëm të njerëzimit” – Mesazh i Presidentit të Republikës së Shqipërisë z.Bajram Begaj.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1177
  • 1178
  • 1179
  • 1180
  • 1181
  • …
  • 2773
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT