• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Më 18 janar të vitit 1919 nisi punimet Konferenca e Paqes në Paris

January 18, 2024 by s p

#SiSot, më 18 janar të vitit 1919 nisi punimet Konferenca e Paqes në Paris, e cila bëri bashkë fuqitë aleate fituese të Luftës së Parë Botërore (1914-1918)

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

E para e këtij lloji për nga formati i pjesëmarrësve dhe çështjet e ngutshme që prisnin zgjidhje. Konferenca zgjati me intervale deri më 21 janar të vitit 1920.

Synimi parësor ishte vendosja e një rregulli të ri botëror, për të parandaluar një konflikt të radhës të një dimensioni të këtillë. Ky zhvillim i arenës ndërkombëtare, qe edhe shtysë për vizitën e parë në Evropë të presidentit amerikan, Woodrow Wilson, i cili shpërfaqi 14 pika në drejtim të rendit të pasluftës. Në pikëpamjen e parashtruar prej Willsoni-t, spikaste parimi i vetëvendosjes së kombeve, krijimi i një organizate ndërkombëtare për garantimin e paqes, si dhe kufizimi i armatimeve.

Shqipëria, e cila gjatë Luftës së Parë Botërore ishte kthyer në një shesh betejash midis palëve kundërshtare, dërgoi në dhjetor delegacionin e qeverisë së Durrësit në Paris, të kryesuar nga kryeministri i atëhershëm, Turhan Pasha. Krahas kësaj përfaqësie zyrtare, në Konferencë qenë pjesëmarrës edhe delegacione të tjera nga kolonitë shqiptare jashtë atdheut, si nga Federata Panshqiptare “Vatra” nga ShBA si dhe të tjrera nga Turqia, Rumania, Zvicra e vende të tjera.

Në dokumentin bashkëngjitur më poshtë, gjendet njoftimi i Parashqevi Qiriazit në revistën “Ylli i Mëngjezit”, lidhur me vendimin e saj për t’iu bashkuar punimeve të Konferencës. Qiriazi ishte e vetmja veprimtare grua e pranishme në Paris, për të evokuar mbrojtjen e të drejtave të kombit shqiptar.

#ArkivatKujtojnë

#ArkivatFrymëzojnë

#ParashqeviQiriazi

Filed Under: Politike

SHKOLLA SHQIPE E CHICAGOS, GJUHË SHQIPE DHE IDENTITET KOMBËTAR NË MËRGATËN E AMERIKËS 

January 18, 2024 by s p

Mimoza Hoxha (Canodemaj) mësuese e shkollës shqipe në Chicago, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, New York, ruajtjen e identitetit kombëtar, historisë, gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Chicago, Illinois, USA, nëpërmjet mësimit të gjuhës e kulturës shqipe dhe aktiviteteve patriotiko-kulturore. Me mësuesen Mimoza Hoxha (Canodemaj) bisedoi Editori i “Diellit” Sokol Paja.

HISTORIKU I SHKOLLËS SHQIPE NË CHICAGO

Misioni i shkollës tonë ashtu si dhe dëshira e të gjithë shqiptarëve kudo ku janë është “ruajtja e gjuhës dhe identitetit tonë kombëtar”. Me këtë qëllim në mendje dhe në zemër Shkolla jonë hapi dyert e saj për herë të parë në vitin 2008. Ishte një vajzë e vogël në atë kohë Erla Teli kur ndjeu mungesën e shkollës shqipe për komunitetin tonë. Vitet kaluan dhe sot Erla është një zonjë e re që mbasi ishte nxënëse për disa vjet tashmë jep kontributin e saj në  Bordin Drejtues të Shkollës Shqipe. Pyetja e Erlës “po ne pse nuk kemi shkollë që të mësojmë shqip siç kanë shoqet e mia që mësojnë gjuhët e tyre kombëtare?’ zgjoi interes tek Lea Bitta. Lea është anëtare e Bordit Drejtues të Shkollës qysh nga  krijimi. Ajo filloi të pyesë dhe të marri opinionet e shumë anëtarëve të komunitetit tonë dhe sidomos të atyre familjeve që kishin fëmijë në moshë shkolle nëse ata do të ishin të interesuar për një shkollë ku do të mësohej gjuha dhe historia e Shqipërisë. Ne ishim një  nga ato familje. Shumë e pritën me kënaqësi dhe interes këtë iniciative të re. Te gjithë ishim optimistë për këtë ngjarje dhe për vlerat që ajo mbart në vetvete. Kjo jo vetëm për argëtimin dhe kënaqësinë që na jep mbledhja së bashku në ambjentet e shkollës sonë për të kaluar disa orë të këndshme mes shokësh dhe miqsh, por për më tepër për garantimin e vazhdimësisë së të ardhmes së Shqiptarizmit për brezat që do të vijnë. Unë dhe familja ime jemi mirënjohës për këtë shkollë. Edhe pse ne kishim vetëm një vit që kishim ardhur në USA e kishim të nevojshme ti rregjistronim vajzat. Vajza e madhe Xhorxha mbaroi klasën e katërt fillore në Tiranë por vajza tjetër Deborah e filloi klasën e parë këtu në Amerikë dhe nuk dinte të shkruante e të lexonte shqip. Pa folur më tej për historinë dhe kulturën shqiptare që ato kishin shumë nevojë dhe që në kushtet e reja të emigrimit merrnin një vlere të re për ne, ruajtjen e identitetit tonë kombëtar. Sot është e rëndësishme që fëmijët tanë dhe brezi i ri të njohi Shqipërinë Etnike dhe hartën e saj. Historinë e dhimbshme të ndarjes së Shqipërisë në copa etj etj.

SI ORGANIZOHET MËSIMI SHQIP

Bordi Drejtues i shkollës përbëhet nga 8 anëtarë: Nick Vangel kryetar dhe Lea Bitta, Olga Tito, Diane Pero, Rozan Simoni, Gazmend Kapllani, Ardit Breznica dhe Erla Teli anëtarë. Është një kombinim i vizionit dhe ekperiencës së moshës me energjinë dhe ide të reja. Jam optimiste dhe e sigurt se me potencialet që të gjithë këta individë ofrojnë shkolla jonë do të arrijë rezultatet e shumë dëshiruara që koha dhe vendi kërkon. Ne falenderojmë Bordin Drejtues të Kishës së Shën Kollit që me kënaqësi na vuri në dispozicion ambjentet e Kishës që të pranojmë nxënësit tani dhe 15 vjet te shkuara dhe i ndjeri Metropolitan Ilia Katre për fjalët inkurajuese. Shkolla jonë tashmë funksionon si një shoqatë e licensuar jofitimprurëse me të gjitha të drejtat dhe privilegjet e saj. Kjo arritje i dedikohet grupit të punës brenda Bordit të shkollës të drejtuar nga Avokati ynë  me shumë vlera, Rozan Simoni. Mësimi i gjuhës bëhet i organizuar në klasa mësimore që përbërja e të cilave ndryshon çdo vit lidhur me moshën dhe njohuritë e nxënësve. Shkolla jonë është e hapur për nxënës të moshës 5 deri në 15 vjeç! Këtë vit shkollor ne kemi katër klasa nga të cilat dy janë të klasës së parë dhe dy të klasës së dytë. Mosha e nxënësve është 5 deri në 7 vjeç për klasën e parë dhe 8 deri në 12 vjeç për klasën e dytë me një numër nxënësish  6-7 për çdo klasë. Përfitoj nga rasti të falenderoj mësueset e shkollës sonë për punën e tyre. Mësueset e klasës së parë Emanuela Cako dhe Eda Pojani, si edhe mësueset e klasës së dytë Elona Shkira dhe Albana Romacka. Shkolla jonë është e interesuar dhe në proces të acreditoj programin e saj. Ne jemi në kontakt me institucionin që ndjek programet e akredituara te shkollave Etnike në Illinois, Illinois State Board of Education. Kemi mbledhur informacionet e nevojshme dhe përgatitemi për hapin tjetër që do ti shtojë vlera shkollës sonë dhe përfitime komunitetit. Ndryshimet që dikton akreditimi si proces janë fitimprurëse. Ai është një program i gjerë mbi 120 orë mësimi që përfshin gjuhën, kulturën, zakonet, traditat e shqiptarëve dhe ju jep mundësinë nxënësve pjesëmarrës në këtë program jo vetëm të shtojnë njohuritë e tyre mbi identitetin tonë kombëtar duke u shoqëruar dhe argëtuar në një ambient të ngrohtë dhe familjar por edhe të investojnë në të ardhmen e tyre duke përfituar kredite të transferueshme në diplomën e tyre të shkollës së mesme si çdo gjuhë shtesë e studjuar në shkollë. Ne kemi edhe “Grupi Arberia” që është Shkolla Shqipe në kërcim. U formua në të njëjtën kohë me shkollën dhe vazhdon të jetë një sukses dhe argëtim i madh për fëmijët dhe komunitetin tonë. Ai drejtohet nga dy të rinj të talentuar dhe të sukseshëm Georgya Borova dhe Ardit Breznica. Ata ishin anëtarë të grupit që në fillimet e tij në vitin 2008. Është nder dhe kënaqësi për ne prezenca e tyre.

KURRIKULA MËSIMORE

Ne jemi të nderuar që kemi në Bord Dr. Gazmend Kapllanin që është anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe përfaqëson USA. Me ndihmën dhe udhëzimet e tij ne bëmë të mundur që nxënësit tanë të përdorin paketën “Gjuha Shqipe dhe kultura shqiptare-Niveli 1” Ky është teksti i përbashkët për mësimin e Gjuhës Shqipe në Diasporeë. Ai është hartuar në  përputhje me kurrikulën e mësimit plotësues të Gjuhës Shqipe e cila është miratuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë dhe është miratuar me Urdhrin e dy Ministrive të Arsimit Shqipëri dhe Kosovë! Kjo paketë përfshin Librin e Nxënësit, Librin e Mësuesit/Prindit, Fletore Pune, Fjalor me figura, Poezi “shko Dallëndyshe” dhe kodin digital për ta shkarkuar dhe përdorur online librin e  shfletueshëm në kompjuter.

BASHKËPUNIMI ME PRINDËRIT DHE KOMUNITETIN SHQIPTAR

Ne kemi një bashkëpunim të frytshëm me prindërit dhe kjo për shumë arsye siç kuptohet por edhe për faktin se Mësueset  dhe drejtuesit e shkollës kanë dhe fëmijët e tyre në shkollë. Çdo gjë bëhet si për veten tënde me dëshirën dhe përkushtimin më të madh nga të gjithë si një familje e madhe. Ato janë prindër dhe mësues të nxënësve në të njëjtën kohë. Për mendimin tim ky pozicion na bën ne të gjithë më pranë nevojave të nxënësve dhe familjeve të tyre. Një pjesë e familjeve kanë edhe gjyshërit të pranishëm në jetën e tyre. Ata fëmijë që kanë gjyshërit këtu në Amerikë janë të përkëdhelurit e fatit. Është një kënaqësi e vecantë për të gjithë të shikosh dhe të dëgjosh brezat të flasin Shqip në Amerikë. Është një marrëdhënie e vecantë. Ata shoqërojnë dhe mbështesin njëri tjetrin gjatë gjithë jetës. Këtë e shikojmë edhe një herë tjetër më së miri me gjyshen e Ardit Breznicës që filloi të shoqëroj Arditin si nxënës dhe fëmijë 15 vite me parë në vitin 2008 dhe vazhdon ta shoqërojë edhe tani që ai është instruktor i valles në  “Grupin Arbëria”. Ajo është shembull dashurie dhe përkushtimi. Siç dimë të jemi ne shqiptarët dhe pak të tjerë! Jam e sigurt se ndër vite gjyshe të tjera do të pasojnë shembullin e saj dhe ne do krenohemi dhe mburremi edhe me ato. Lidhja jonë e ngushtë me komunitetin shihet edhe tek fakti që prindërit dhe gjyshërit e nxënësve dhurojnë libra dhe materiale të tjera për shkollën të sjella nga Shqipëria posaçërisht. Këtu mund të përmendim gjysh/e Paskal dhe Vasilika Gjikdhima, Agron dhe Irena Husi etj. Përveç lidhjes së ngushtë me Bordin e Kishës në përgjithësi dhe Bordin e Edukimit të Kishës ku ne mblidhemi mirënjohje dhe respekt pafund kemi për Eva Teli Kryetare  e Bordit Të Kishës që është gjithmonë e pranishme dhe e gatshme të na ndihmojë në momentet më të rëndësishme për ne. Po ashtu edhe Thea Kristo dhe Nikoleta Gjikdhima me ndihmën e tyre te jashtëzakonshme për vite me rradhë janë pjesë e historisë së Shkollës tonë. Nuk mund te lë pa përmendur drejtoret e Shkolles tonë ndër vite Lea Bitta, Gent Panajoti dhe Flutura Ndrio. Puna dhe kontributi i tyre është i pazëvendësueshëm. Shkollën tonë e mbështesin dhe përkrahin edhe në Tiranë qysh nga krijimi i saj dhe deri më sot Dr. Mikado Shakohoxha dhe Ador Tasho me sigurimin dhe dërgimin e librave deri tani. Prindër dhe gjyshër, miq dhe të afërm, mirënjohje dhe falënderime pa kufi për të gjithë ata që na mbështesin. Një tjetër traditë e shkollës tonë në lidhje me komunitetin është edhe Pikniku i Fundvitit Shkollor që organizohet në një nga parqet e shumta të Chicagos ku ne ftojmë të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm familjet e shkollës Shqipe. Kjo është një festë e bukur për të gjitha moshat me lojëra dhe muzikë shqiptare nga Ilir Borova me valle dhe ushqime tradicionale nga të gjitha trevat e Shqipërise.

“GRUPI ARBËRIA” DHE AKTIVITETET PATRIOTIKE E KULTURORE KOMBËTARE

Këtë vit, për festën e Pavarësisë ne morëm një ftesë të veçantë nga shoqëria e Shqiptarëve të Illinoisit dhe festuam së bashku me praninë e shumë shqiptarëve. Grupi ynë i valles kërceu dy valle “Napolonin” dhe “Valle kosovare”. Po ashtu fëmijët recituan vjersha dhe kënduan këngë për flamurin dhe hymnin tonë kombëtar. Festa ishte një sukses i madh! Grupi ynë i valles “Grupi Arbëria” qysh me fillimet e tij ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme lokale si dhe ka përfaqësuar Shqipërinë krahas kombeve të tjera në Amerikë. “Grupi Arbëria” ishte i ftuar së fundmi në 60 vjetorin e AANO -së degës së Chicagos që është një organizatë mbarë Shqiptare në Amerikë si dhe në “Darkë dhe Vallëzim” një event i organizuar nga komuniteti i Kishës Shqiptare të Shën Nikollës. Aktiviteti i radhës  për këtë grup do të jetë në Mars. Me ftesë të shoqatës Uskana për recitalin AMA.  Falenderim i vecantë i takon Blerina Musaraj, Drejtuese e shkollës për koordinimin dhe bërjen të mundur të të gjitha këtyre aktiviteteve. Komuniteti Shqiptar i Ilinoisit i dhuroi Shkollës tonë 4 Smart Board. Ne u jemi shumë mirënjohës dhe krenarë që jemi Shqiptare! Shpresojmë të kemi aktivitete të tjera të përbashkëta që gjuha dhe kultura shqiptare te ruhen në shekuj.

SHOQËRIA AMERIKANE INTERES PËR GJITHÇKA QË LIDHET ME SHQIPËRINË

Ne shikojmë një interes të amerikanëve për gjithshka që lidhet me Shqipërinë. Duke qenë se ne jemi një vend i vogël dhe i panjohur për shumicën e amerikanëve është e natyrshme që kur ata dëgjojnë Shqipëri ose Albania fillojnë të pyesin për pozicionin gjeografik, për gjuhën, për kulturën, zakonet etj. Dhe pjesa më e bukur vjen kur ne ju përgjigjemi këtyre pyetjeve me dashuri dhe shuajmë kuriozitetin e tyre fillestar atëherë ata duan të dinë më shumë. Aty ne kemi çfarë tu tregojmë. Gjuha jonë nga më të vjetrat në botë dhe unike, klima në Shqipëri dhe natyra me të gjitha llojet e bukurisë së saj në një sipërfaqe kaq të vogël si Shqipëria. Dhe mbi të gjitha mikpritjen dhe besën shqiptare.

MËSIMDHËNIA DHE VËSHTIRËSITË ME FËMIJËT DYGJUHËSH

Deri tani mësimdhënia është klasike, tradicionale pa përfshirë teknologjinë. Jemi në proces të instalimit të Smart Board (ekranet e mëdha kompjuterike). Mësuesja komunikon me nxënësit në mënyrë individuale dhe në grup. Kjo ndihmon në krijimin e një atmosfere nxitëse për nxënësit që të kapërcejnë vështirësitë normale të të lexuarit dhe të folurit në shqip. Për ata dhe për të gjithë ne siç e dimë shqipja nuk është gjuhë e lehtë për tu mësuar sidomos në një vend që nuk e flet atë si gjuhë zyrtare, por ata vazhdojnë me këmbëngulje të ecin përpara në rrugën e dijes që asnjëhere nuk është e lehtë. Duke jetuar në një botë digitale do të shtojmë Smart Boards me qëllimin e mirë ta bëjmë mësimdhënien sa më interesante dhe bashkëkohore. Përpjekjet dhe dëshira e nxënësve tanë përkundrejt vështirësive që ata hasin është për tu admiruar. Ata vërtet meritojnë më të mirën e mundshme nga te gjithë ne. Duhet të bëjmë ne detyrën tonë tu krijojmë kushtet e duhura që ata të kenë mundësi të përdorin të drejtën e tyre për të mësuar.

EFEKTI QË KA PASUR TEK FËMIJËT NË RRITJEN E NDIENJES PATRIOTIKE MËSIMI I GJUHËS SHQIPE

Ne të gjithë jemi shumë krenarë për nxënësit tanë që çdo ditë e më shumë mësojnë gjuhën tonë amëtare, zakonet, traditat, këngët e vallet popullore si dhe gatimet e pasura tradicionale. Është frymëzuese për të gjithë ne si komunitet që në ditën e “Festës së Flamurit” të shohim nxënësit tanë të recitojnë me seriozitet dhe me dëshirë e përkushtim vargje të shkruara nga penat  e mëdha të kombit tonë si Frashërinjtë, Mjeda, Konica, Fishta etj për gjuhën, kombin, atdhedashurinë etj sikurse edhe për figura të ndritura të Historisë si Ismail Qemali, Isa Boletini dhe Adem Jashari. Nuk ka se si të mos u mbetet në mendje atyre kuptimi dhe rëndësia e këtyre vargjeve kur ata recitojnë me aq ndienjë dhe kënaqësi. Nuk kanë si ta harrojnë ata ditën e Pavarësisë sonë kombëtare kur ne ftojmë miq e dashamirës ta festojmë atë së bashku ose kur ne jemi të ftuar në këto ditë të veçanta të historisë tonë. Ata e shikojnë në realitet, me sytë e tyre që ne nuk jemi vetëm, jemi pjesë e të tërës, Shqipëri dhe shqiptarë kudo ku jemi në botë. Jam e sigurt se ata janë garancia e të ardhmes që do ti ngrenë emrin lart dhe më lart Shqipërisë dhe shqiptarëve.

KUSH ËSHTË MËSUESE MIMOZA HOXHA (CANODEMAJ)

Jam lindur dhe rritur në Vlorë në një familje të thjeshtë dhe arsimdashëse. Mbasi mbarova Universitetin e Tiranës në degën Financë u ktheva në Vlorë ku për disa vjet punova si Mësuese Kontabiliteti në Shkollën Tregëtare. Një shkollë e vjetër dhe me shumë histori. Më pas në Tiranë ku punova si Mësuese Kontabiliteti në Shkollën Ekonomike të Tiranës dhe në kolegjin Flabina. Në vitin 2007 erdhëm në USA. Midis të tjerash, u specializova në “Montessori Filozofi” që është një teori dhe praktikë që gërsheton shumë bukur individin me shoqërinë dhe që është e përhapur në të gjithë botën. Së fundmi punoj në program për fëmijët me nevoja të vecanta fizike, sociale dhe shoqërore. Jam e lidhur me familjen. Prindërit e mi kanë qënë një figurë qendrore në jetën time. Tani jam prind vetë dhe vajzat tona punojnë dhe jetojnë në New York dhe Boston. Mendoj se familja është ajo që të ngul me rrënjë në tokë dhe të bën të përballosh çdo situatë. Unë jam krenare për rrënjët e mia. Në shtëpinë e gjyshes time tek Ramadanajt në Vranisht të Vlorës është një pllakatë që thotë këtu erdhi për vizitë Ismail Qemali. Po ashtu familja e gjyshit ka studjuar me Frashërinjtë në Janinë! Me shkollën shqipe fillova si mësuese që në vitin e parë të hapjes së saj 2008. Është nder dhe kënaqësi të jesh pjesë e një misioni kaq fisnik.

Filed Under: Featured Tagged With: mimoza hoxha, Sokol Paja

Glauk Konjufca: Jusuf e Bardhosh Gërvalla pararendës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

January 17, 2024 by s p

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me Presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, bëri homazhe dhe vendosi kurora lulesh në varrezat e heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla, në Dubovik të Deçanit, në 42 -vjetorin e vrasjes së tyre nga shërbimi sekret serbo-jugosllav.

I pari i Kuvendit, Glauk Konjufca, duke vlerësuar lartë sakrificën e Jusuf e Bardhosh Gërvallës, përmendi qëllimet madhore të këtyre heronjve, të cilat kishin të bënin me përpjekjet e vazhdueshme për bashkimin e organizatave ilegale për liri në një të vetme, me qëllimin që kjo liri të vinte nëpërmjet luftës çlirimitare.

“Heronjtë Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla lirshëm mund t’i quajmë si pararendësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët do të kujtohen e nderohen gjithmonë për kontributin e tyre”, theksoi kryeparlamentari Konjufca.

Më pas, kryetari Konjufca vizitoi edhe Kullën-Memorialin e familjes Gërvalla dhe së bashku me qytetarë të pranishëm diskutuan lidhur me kontributin madhor të Jusuf e Bardhosh Gërvallës.

Po ashtu, Kryetari Konjufca së bashku me Presidenten Osmani, bëri homazhe dhe vendosi kurora lulesh te busti i heroit Kadri Zeka, në Prishtinë.

Filed Under: Sociale

Kryezoti i Arbnisë

January 17, 2024 by s p

Albin Kurti/

Më 17 janar të vitit 1468, e lëshoi frymën e fundit për së gjalli, fisniku arbnor Gjergj Kastrioti i mbiquajtur Skënderbeu! Këmbanat në Lezhë ranë për të dhënë lajmin për vdekjen e tij, kurse shumë letra nga shumë anë u shkruajtën dhe u dërguan drejt Venedikut, Romës, Sienës, Napolit, Aragonës, Dubrovnikut e Stambollit, me njoftimin që Skënderbeu kishte vdekur.

Sot bëhen 556 vite nga dita kur vdiq Skënderbeu. Ai ishte 63 vjeçar, por përtej viteve të jetës së tij, ndër shekuj, figura e Skënderbeut vazhdoi të bënte histori, që nga koha kur heroizmat e tij e frymëzuan mbrojtjen e Evropës dhe deri në shekullin e XIX kur u rimorr nga rilindasit për ta qendërzuar rreth tij ngritjen e kombit shqiptar.

Që nga koha kur Marin Barleti e shkroi biografinë për jetën dhe të bëmat e Skënderbeut dyzet vite pas vdekjes së tij, shumë historianë, studiues e autorë kanë shkruar deri sot një mori veprash nga pikëpamje dhe për aspekte të ndryshme për Skënderbeun. Në literaturën aq të gjerë të studimeve për Skënderbeun dhe epokën e tij, në njëqind vitet e fundit, veprat dhe studimet kyçe janë ato të Fan Nolit, Athanas Gegajt, Zef Valentinit, Aleks Budës, Kristo Frashërit, Kasem Biçokut, Oliver Jens Schmittit, Lucia Nadinit, Aurel Plasarit, Pëllumb Xhufit etj. Të botuar dhe të ribotuar në shumë edicione, këta libra dhe këto studime janë tekstet ideale që duhen lexuar për ta njohur historinë e personalitetit dhe të figurës së Skënderbeut.

Lavdi ndër mote veprës heroike të Kryezotit të Arbnisë, Gjergj Kastriotit Skënderbeut!

Filed Under: Interviste

Remzi Murati, nipi që solli eshtrat e Isa Boletinit në Mitrovicë

January 17, 2024 by s p

Nga Mimoza Dajçi SHBA

dhe Armend Murati Norvegji

Janar 2024/

Pas vrasjes së Heroit Isa Boletini, djemve, nipave dhe luftëtarëve të tij në Podgoricë më 23 Janar 1916, eshtrat e tyre qëndruan më tepër se 80 vite në varrezat e Malit të Zi.

Që nga viti 1978 autoritet Kosovare filluan përpjekjet e para për tërheqjen eshtrave të Isa Boletinit dhe luftëtarëve të tjerë në Podgoricë dhe për t’i rivarrosur ato në vendin e lindjes në Kosovë, ku një nga këmbëngulësit e mëdhenj që eshtrat e Isa Boletinit të mbërrinin nga Mali i Zi në Kosovë ka qenë edhe Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova.

Pajazit Nushi, Nënkryetar i Këshillit Ekzekutiv në Kosovë u caktua nga përfaqësuesit kosovarë që të interesohej e të kujdesej rreth këtij proçesi të rëndësishëm. Duke ju referuar një prononcimi të Pajazit Nushin për TV – Klan Kosova ai thotë: “Nga mbarimi i dekatës 7 të shekullit të kaluar kam pas marë një informacion se, në varrezat e vjetra të Titogradit të atëhershëm përkatësisht Podgoricës, ku kanë qenë varrosur edhe eshtrat e Isa Boletinit dhe tetë luftëtarëve të tij, do të shkatërrohen se mbi to do të ndërtohet një godinë banesash shumë e madhe”.

Xhavit Nimani, Kryetar i Kryesisë së Kosovës atë kohë, tregoi interes për mbartjen e eshtrave të Isa Boletinit në Kosovë. Ai dhe kryesia e Kosovës e përkrahën dhe angazhuan drejt për drejt Pajazit Nushin për të kryer këtë detyrë. Xh. Nimani kontaktoi homologun malazes dhe i tregoi se për këtë punë do të udhëtone drejt Podgoricës i ngarkuari tyre Pajazit Nushi. Në Podgroicë Pajazit Nushi përveç udhëheqësisë së Mali të Zi, takoi edhe kryetarin e akademisë së shkencave Malazese, i cili kishte informacion mbi personaliteitn dhe veprën e Isa Boletinit. Në atë takim Pajazit Nushit i thanë ne do mendojmë për mundësinë e dhanies së lejes zyrtare të bartjes së eshtrave të Isa Boletinit dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe do t’ju lajmërojmë.

Përgjigja po vonohej….

Në mars të vitit 1997 Përfaqësia Kosovare për gjetjen e eshtrave të Isa Boletinit në Podgoricë caktoi Drejtorin për Mbrojtjen e Monumenteve Historike në Prizren Muhamed Shukriun, Remzi Muratin, i biri i Shehides (e bija e Isa Boletinit) dhe Prof. Latif Berisha. Kërkesa për tërheqjen e eshtrave kaloi në peripeci jo të lehta, përgjgijet vonohesin qëllimisht nga qeveria malezeze. Më pas erdhi konfirmimi negativ dhe kërkimet u ndalën përkohësisht.

Në vitin 1981u zhvilluan demostratat e studentëve të cilët në protestat e tyre kërkonin kushte dhe të drejta më të mëdha në kuadër të Jugosllavisë. Struktuart politike të jugosllavisë evitonin çdo gjë që kishte të bënte me dinjitetin e popullit shqiptar. Madje ata të cilët përmendin figura të shqura të kombit quheshin nacionalist dhe irredentist. Arrestoheshin nga policia jugosllave dhe dënoheshin.

Ndërkohë qeveria e Malit të Zi jep një përgjigje negative nga udhëheqsia e Malit të Zi , ku mes të tjerave thanë se “Qeveria e Malit të Zi nuk është e gatshme të kthejë në Kosovë eshtrat e Isa Boletinit me motivacionin, sepse e gjithë bota do të përqeshte moralin edhe etikën e malazezëve”. Këtë gjë e ka deklaruar në intervistën e tij edhe Pajazit Nushi.

Mos kthimin e eshtrave të Isa Boletinit dhe luftëtarëve të tjerë në Kosovë e kundërshtoi edhe kryetari komunal i Mitrovicës, boshnjaku Osmanagic i cili shkroi: “Mos na i bini eshtrat e këtyre tradhëtarëve”.

Autoritetet e Podgoricës, në tetor 1998 e shpallën në fletën zyrtare të Komunës dhe në gazetën “Pobeda” se kush dëshironte të transferonte eshtrat e familjarëve të vet, nga varrezat e Pobërgjës mund t’i bartë ato lirisht. Duke shtuar se tek varrezat e vjetra muslimane do të ndërtohej një park fëmijësh dhe se të interesuarit, familjarët mund të mereshin me çvendosjen e varreve të të afërmëve të tyre. Ish kryetari i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Idriz Demiraj njofton në mes të natës Muhamed Shukriun dhe Hoxhën në Mitrovicë Prof. Asllan Muratin se gjetja e eshtrave nuk ishte lënë në heshjte dhe mund të niseni menjëherë se, tash është rasti më i volitshëm. Prof. Asllan Murati i Bashkisë Islamike e kishte shok shumë të mirë e të besuar Idriz Demirajn.

Më 6 maj të vitit 1998 nipi i Isa Boletinit Remzi Murati, Muhamed Shukriu dhe Prof. Latif Berisha u nisën drejt Podgoricës. Idriz Demiraj kërkoi nga pushteti lokal që të lejohet marrja e eshtrave të Isa Boletinit dhe luftëtarëve të tjerë dhe të dërgohen në Kosovë. Kjo kërkesë u miratua dhe filloi menjëherë puna. Një meritë e veçantë i takon në këtë rast edhe përfaqësuesit të Bashkësisë islame Idris Demiraj, për interesimin e pakufishëm që tregoi duke njoftuar Muhamed Shkukriun dhe Hoxhë Asllan Muratin për tërheqjen e eshtrave të Isa Boletinit dhe luftëtarëve të tjerë nga varrezat islame në Podgoricë.

Remzi Murati i biri i Shehide Boletinit mori parasysh çdo gjë, edhe vdekjen që si e si të realizonte amanetin e nënës së tij. Për të përfunduar këtë mision, u nis drejt Podgoricës nga Prishtina me autobus Remzi Murati, Muhamet Shukriu dhe Prof. Prof. Latif Berisha nga Mitrovica, i cili ishte anëtar i LDK-së. Remziu mbante në zemër edhe në shpirt amanetin e nanës së tij të dashur Shehides, që eshtrat e të atit të saj Isa Boletinit të ktheheshin patjetër në Kosovë.

Gërmimet në ditën kur u gjetën eshtrat, u udhëhoqën nga Remzi Murati, që kishte eksperiencë të gjërë teknike, për gërmime ishte vështirë të orientohet njeriu, pasi që vend të caktuar nuk kishte por vetëm përafërsisht lokacioni. Ditën e dytë binte shi dhe gërmimet vazhduan, ishte në diskutim edhe që të ndërprehen pasi ishte kohë e keqe dhe kohëzgjatja e gërmimeve ishte tejkaluar dhe filloi të binte në sy, Remzi Murati nuk pranoi që të ndërpritej puna dhe në kohë me shi vazhdoj të gërmoj sistematikisht sipas planit që i kishte përcaktuar vehtes. Plani ishte të gjindet kufoma e Isës, ku do të njihej në bazë të gishtit të tij që e kishte humbur në fëmijëri, dhe të tjerëve që pasonin afër tij sipas përshkrimeve të varosjes së tyre. Të gjitha këto i përshkruan Remzi Murati në ditarin e tij si dhe momentin kur arriti të shpaloj kufomën e Isës, dhe ndjenjën që përjetoi në ato momente. Si njeri i njohur për sistematikën e tij, mblodhi një nga një kufomat, i barti në hotel, i pastroi dhe klasifikoj eshtrat dhe i paketoi të gjitha në dy çanta.

Ditën e udhëtimit për në Kosovë, Remzi Murati nuk lejoj që askush tjetër të jetë pranë tij gjatë udhtimit, në rast se policia malazeze serbe do zbulonte se ç’ka ka në çanta. Familja e Remzi Muratit përjetoi disa ditë të vështira pasi që të gjithë e dinin se momenti më i vështirë do ishte transporti për në Mitrovicë nëse gjinden eshtrat, po nuk kishin kontakt me Remziun, dhe ato ditë ishin shumë të rënda për familjen. Remzi Murati sipas ditarit të tij, përshkruan udhëtimin në ndalje të autobusit, ku të gjithë urdhërohen të dalin jashtë dhe të renditen me çantat e veta para këmbëve, dhe në ato momente mendoi se çdo gjë mori fund, me dy çantat para këmbëve të tij, filloi të mendoj se ndoshta policia ka marë informata dhe për atë e ndaluan autobusin. Duke kërkuar nëpër çanta, policia gjeti tek një burrë letërnjoftimin dhe e arrestuan, të tjerëve u thanë të kthehen në vendet e tyre dhe autobusi u nis. Remzi Murati mendoi se do ndalen edhe një herë ose më shumë herë deri në Mitrovicë. Sidoqoftë, arriti në Mitrovicë!

Vendi ku Isa Boletini ishte i varrosur, dihej gjithmonë në cilën varrezë do të ishte, dhe përpjekje ka pasë që nga vitet e 70 për ta riatdhesuar, por në fund do jetë akti i gërmimit me plan të spikatur nga një nip i vendosur, që nuk do kthehej mbrapa pa i gjetë dhe riatdhesoj eshtrat e gjyshit Isa, dajëve të tij, si dhe bashkluftëtarëve të tjerë.

Ky akt i Remzi Muratit bëri që misioni të ketë sukses. Kur pyetej pse bëri atë akt që ishte me rrezik shumë të madh, Remzi Murati tha: “Duhej të bëhej në këtë mënyrë, është gjyshi im, janë dajët e mi, nuk mund të lejoja që të kthehem pa ta. Eshtë obligimi jonë, familja jonë. Kushdo tjetër do mund të çoj dorë, por jo unë”!

Remzi Murati nuk jetoi që të ishte pjesë e rivarrimit të eshtrave të gjyshit të tij dhe dajëve të tij, dha kontribut deri në ditët e fundit edhe në projektin e renovimit të Kullës si Isa Boletinit. Por vepra e tij mbetet shembëlltyrë për aktin që definon sot ringjallimin e figurës së Isa Boletinit dhe qëndresës së ikonës Shqiptare në veri, si në ditët kur jetoi. Eshtë ky akt, momenti kur thua “o do vdes , o do e bëj” që e definon Remzi Muratin taman si nip i Isa Boletinit, dhe këtu qëndron bukuria e këtij shkrimi. Eshtë shqiptar, është nder, është vendosmëri, është integritet, është heroizëm. Gjaku nuk është ujë!! (Material ekskluziv me rastin e lindjes dhe vrasjes së Isa Boletinit 15.01. 1864 – 23.01.1916)

Filed Under: Sociale

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1196
  • 1197
  • 1198
  • 1199
  • 1200
  • …
  • 2774
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT