• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Drenica ishte kështjella e pamposhtur e luftës sonë çlirimtare

December 21, 2023 by s p

Dr. Lulzim Nika/

Të vlerësohesh padyshim qe është ndjenjë e mirë por të kontribuosh për vendin dhe pas shumë vitesh te marresh mirënjoheje për kontributin e dhënë vite me parë është jashtë zakonisht ndjenjë e veçantë dhe vështirë të përshkruaj e te thur vargje për të .

Sot u ndjeva shume i nderuar dhe i respketuar nga Shoqata e Dala nga Lufta e Lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës për kontributin tim modest gjatë luftës dhe pas, në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare të prirë nga UÇK-ja

Në mënyrë të veçantë falënderoj kryetarin Enver Hajdarin dhe nënkryetarin Arben Bazajn dhe gjithë ju të pranishëm që më nderuat dhe më respektuat punën dhe veprimtarinë gjatë Luftës dhe pas saj.

Prezenca juaj më emocionon dhe më kthen mbrapa në kujtimet e periudhës së luftës dhe ku disa prej jush kam takuar nëpër betejat e lavdishme dhe krenare të luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

– Drenica ishte kështjella e pamposhtur e luftës sonë çlirimtare.

Sot me plotë emocion me kujtohet Marsi i lavdishëm dhe beteja e familjes Jashari qe u bë bazamenti i Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës

Sot akoma e kam para syve vendosmerinë e ushtarëve të guximshem dhe te pathyeshëm të UÇK-së.

Institucionet e Republikës së Kosovës, duhet të jenë më aktiv në mbrojtje të vlerave të UÇK-së dhe nëpërmjet një rezolute të shprehet mospajtimi me terminologjinë e përdorur nga ana e Gjykatës Speciale, edhe në rast të efektit të paktë, ajo duhet të mbetet si dokument i mospajtimit.

UÇK-ja ishte organizim vullnetar në mbrojtje të trojeve shqiptare që duke përdorur makineri ushtarake, shteti Serb ushtronin gjenocidi kundër civilve shqiptarë.

UÇK-ja mbetet bazamenti i themelimit të Republikës së Kosovës pa i mohuar edhe gjithë ata breza që luftuan me pendë dhe pushkë dhe nuk u pajtuan me okupatorin serbo-sllav, duke qenë përjetësisht mirënjohës për kontributin dhe sakrificën sublime për liri.

Falenderues përgjithmonë!!

Shënim: Gazeta Dielli i shpreh vlerësim dhe mirënjohje Prof.Lulzim Nikës për kontributin e dhënë në lartësimin e vlerave të UÇK.

Filed Under: Rajon

VIZITE E ZYRTAREVE TE FEDERATËS VATRA TEK DEGA JONE WORCESTER MA.

December 21, 2023 by s p

Prof.as.dr. Thanas Gjika/

Me 17 dhjetor dite e diele, mbasi mbaroi mledhja e deges se Vatres Boston MA per zgjedhjen e kryetarit, te cilat i fitoi Z. Mentor Maksutaj, dy nga te derguarit e kryesise se qendres, Z. Besim Malota dhe Z. Mondi Rakaj na nderuan me nje vizite tek STOP CAFFE 255 Park Ave Worcester MA.

Shumica e anetareve ishin te zene dhe nuk munden te vinin, por aty u bashkuam me miqte Z-nja Effi Qeleshi, kryetare e deges sone, Thomas Christo, Zv. Kryetar, une, sekretari, Shendet Zaimi dhe Vangjush Andoni.

Z. Malota tregoi pershtypjet shume te mira qe i beri organizimi serioz i mbledhjes se deges se Bostonit, vemia ne dukje e traditave te mira te shoqerise “Mass Besa” dhe bujarine e familjes Josif e Sotir Pani. Ai perseriti nje histori qe e kishte lexuar ne gazeten “Dielli”, kur dardhari Josif Pani kishte dhuruar Vatres pasurine e familjes se vet prej mijera dollaresh ne nje kohe te veshtire per ekzistencen e Vatres, dhe nje mik i tij i tha: “C’ ben keshtu o Josif, po i le femijet pa shtepi e katandi” E Josifi iu pergjgjigj: “Po c’e dua une shtepine e pasurine ne Amerike, kur nuk kam Shqiperine dhe Vatren ashtu si duhet”. Te gjitheve na u perloten syte.

Me tej Z. Rakaj theksoi se mbledhja e Bostonit vlen te merret per shembull jo vetem per nivelin e organizimit, por dhe per pjesemarrjen e shume te rinjve e te rejave, sidomos me origjine nga Kosova.

Si gjithnje kur takimet behen ne tavoline me pak persona edhe takimi yne ne STOP CAFFE & GRIL pati grohtesi, njohje personale, biseda te ngrohta e rezultative. Degjuam per punet e derisotme te kryesise se Federates, per disa programe per te ardhemen, u sqaruam pse jane merzitur disa vatrane qe kane qene aktive me pare, etj.

Z-nja Qeleshi permendi si aktivitet te deges sone promovimin e librit te ri “Shen Pali ne Dyrrach…” me rastin e festave te Nentorit, perpjekjen per t’i shtuar radhet, dhe nuk nguroi te thosh se dega jone ne krahasim me degen e Bostonit ka me pak anetare dhe duhet punuar qe te shtojme radhet me te rinj e te reja.

Z. Christo tha se duke qene shume i zne me punet e kishes “Fjetja e Shen Merise” nuk ka bere aq sa duhet si Zv.kryetar, prandaj mendoj se eshte me mire te zgjidhni nje tjeter ne vendin tim. Por kerkesa e tij nuk u pranua nga keyetarja e deges dhe ne te tjeret.

Une sugjerova qe ne si dege ne bashkepunim me degen e Bostonit vlen te organizojme nje takim te perbashket per promovimin e librit te ri “Fan Noli APOSTULLI” te studiuesit Ilir Ikonomi, liber te cilin jam duke e lexuar me shume kenaqesi. Mendimi u pranua dhe secili tha se do ta porosiste ne Amazon per ta blere e lexuar para ptomovimit.

I palodhshmi Besim Malota, tregoi energjite e tij te pashterrshme per te kryer nje rruge shume te gjate mengjezi deri ne mbremje vone te asaj dite: Ne ora 11:00 AM erdhi nga New Yorku e me mori mua ne Worcester MA e se bashkua shkuam ne mbledhjen e deges se Bostonit. Pas mbledhjes na solli ne Worcester mua dhe Mondin dhe kur mbaruam takimin tone rreth ores 8:00 PM u nis bashke me Mondin per ta shpene tek hoteli prane Logan Airportit prej ku te nesermen Mondi fluturoi per ne Dertoit MI, kurse Besimi po ate nate pershkoi rrugen Boston MA – Quincy NY per t’u gdhire ne shtepine e tij. Eshte bir Kosove dhe nuk e njeh lodhjen, por edhe bashkeshortje duket se e mbeshtet pa rezerva ne sakrificat e tij…

Filed Under: Vatra

PËRFTESA MAHNITËSE TË FJALËS NGA PENA E NJË MJESHTRI

December 20, 2023 by s p

C:\Users\User\Downloads\IMG_1427.jpg

Studiuesi dhe kritiku Kosta Nake

(Burgologjia “Rrugët e Ferrit” e Visar Zhitit, Onufri 2001)

Nga Kosta Nake 

Edhe pse 32 vite tranzicioni kanë arritur të shkarkojnë shumë duf, pakënaqësi, urrejtje, përsëri, kur dëshmitë vijnë nga brenda telave me gjemba dhe thellësive të minierave, ato jo vetëm të trondisin, por të bëjnë të mendosh se përvoja shqiptare e ushtrimit të diktaturës së proletariatit ka pjellë tragjedi të mëdha, ka sjellë plagë të pashërueshme, ka ushtruar dhunë të paimagjinueshme për depersonalizimin e njerëzve. 

Kur këto rrëfime i marrin përsipër njerëz si Visar Zhiti që zotërojnë artin e rimishërimit në letër, atëherë ndjen thellë në shpirt atë dhimbje që nuk e ke provuar vetë, edhe pse ke qenë shumë afër saj.

Këngëtari i madh Sherif Merdani zgjodhi fjalën “universitet” për atë ngushticën e rrethimit me kulla roje dhe armë të mbushura që mbanin në gojë fishekun e radhës, kurse Zhiti sjell termin “burgologji” duke nënkuptuar enciklopedinë e trysnisë psikologjike dhe fizike mbi të dënuarit e të gjitha llojeve. 

Një kamp me 1200 të dënuar si ai i Spaçit ishte një miniShqipëri antikomuniste në këndvështrimin filozofik dhe miniShqipëri antisocialiste në kuptimin ekonomik, prandaj leximi i 470 faqeve të “Rrugëve të Ferrit” është një udhëtim stresues në një ferr shqiptar që mund të personalizohet si zhitian. Sikur të mblidhje vetëm reagimet e njerëzve që përmenden aty me emrat e vërtetë, vëllimi i librit do të trefishohej. Po sa të tjerë kanë qenë bashkëkohës të autorit dhe ato 10 vite i kanë kaluar në skuta të tjera me bashkëvuajtës të tjerë, duke përtypur vrerin e mundimet brenda pak metrave kub ku dhe ajri dukej sikur ishte i privuar dhe i racionuar?

Burgu fillonte që jashtë tij. Nuk po risjell akuzat nga nëpunësit shtetërorë që paguheshin për atë zgjedhje që kishin bërë për jetën, por dëshmitë e njerëzve me të cilën autori ndante ditët dhe netët dhe përftonin një kafaz eterik ku asnjë fjalë nuk tretej, as një lëvizje nuk shuhej, gjithçka regjistrohej në letër ose në kujtesë për t’u përdorur në çastin që, sipas trumpetave, fatet e revolucionit dhe të socializmit dukeshin të kërcënuara dhe sipas së vërtetës, froni i pushtetit kërciste nga tallazitjet e klaneve afër tij:

Dëgjonte lajmet te Radio Prishtina. 

I mbante flokët e gjatë.

Thoshte se ne veriorët s’kemi tru.

Thoshte se s’jetohet në këtë fshat me varfëri të skajshme.

E të tjera, e të tjera.

Në burg nuk ka rrjedhë ngjarjesh, por përsëritje identike të ditëve, prandaj Zhiti ka zgjedhur të sjellë një kolorit tematikash duke u dhënë trajtat e prozave poetike, madje nganjëherë kufijtë midis realitetit dhe përjetimit, midis prozës e poezisë mjegullohen aq shumë sa përftohet një zhanër i ri zhitian. Po veçoj vetëm përftesat gjuhësore dhe kuptimore që përftohen nga loja e grafemave dhe që nuk janë të pakëta.

Ta fillojmë me interpretimin që i bën autori emrin të burgut: s-paç (mos paç) (f.133). Krijimet, vetëm me përdorimin e kllapave kthehen në krime, “kri(ji)me” (f.18); një gjendje alerti që na shoqëroi 30 vjet u importua me fjalën “zbor”, “zboret (ah, kjo fjalë acaruese sllave e futur në fjalorin tonë)” (f. 34), niveli intelektual i hetuesve zhbëhet me leximin e një fjale të huaj, poetin japonez Isikava Takuboku hetuesi e quan “taketuke” (f.78), dhe autori shkruan: nisi të lexonte keq, shumë keq, me gabime të trasha ortoepike (f.98), kurse shkrimtarët befas kthehen në kriminelë “akt-ekspertiza e dy (sh)krimtarëve” (f.98). Ngandonjëherë leximi i librit duhet bërë me zë për të risjellë efektet tingullore të situatës: “Adi”. Kështu thirri befas njëri nga korçarët. Adi-i-i përsëriti dhe “i-ja” u zgjat si një shigjetë që çau ajrin e rënduar. A-a-a-d-d-d-i-i-iiiii-oh!” (f.131) 

Fund e krye në libër shpaloset një urrejtje e papërmbajtur ndaj Enver Hoxhës. Autori luan me rrokjet: “Enveri, En-ferri.” (f.149) “Tallaziteshin parrullat… Rro…të Enveri.” (f.466) U shqyem gazit me një Enver të lajthitur gjeneralisht, e ndërkohë kështu drejton Partinë dhe vendin dhe është dishepulli më i lavdishëm sot i Marksit, Engelsit, Leninit, Stalinit dhe i Dimitrovit. E qeshëm me lotë sepse duhej përmbushur emri M.e.l.s.e.d. Ç’akrostish i shëmtuar, i tmerrshëm thuaj. (f.297).

Një dialog me tri replika është i barabartë me tri faqe shpjegim:

“Sa vjet je dënuar ti? – pyeti oficeri. 

– 7. 

– Sa ke bërë? 

– 12. 

– Dhe sa ke? 

– 25. Sa t’jesi Partia.” (f.222),

Mjafton fjala “tiran” për të krijuar një familje fjalësh që nuk i lidh vetëm prapashtesa ~zaur, por edhe kuptimi ideologjik: “Të vdesin, të vdesin tiranozaurit, beogradozaurit, moskozaurit, pekinozaurit, komunistozaurit, po kur?” (f.305)

Një aliteracion me ngarkesë negative të skajshme: Mërzi e mërzitshme më mërzitshëm se mërzia! Merr-Zi! Zi-iiii. Ky është burgu, ky tani, asgjë ndryshe. (f.318)

Emri i njohur i poetit dhe dramaturgut Frederiko G. Lorka bëhet burim hamendësimesh blasfemuese: “L.O.R.K.A. Arkitekti kishte prerë gërma kapitale të kuqe nga revistat dhe i kishte ngjitur mbi librin tonë të ri. L-në me siguri do ta ketë marrë nga ndonjë sllogan, L-avdi…,Kujt? O-në? S’e di. R-në? Nga Revolucioni, gërma e fundit e emrit të diktatorit. K-ja? K-omunizëm. A-rmik. A-ja gjendej shpesh. (f.340)

Një copëzim i fjalës përfton befasira që mund të mos i kesh menduar kurrë më parë: “Qe rilidhur Prometeu, të cilit midis rënkimeve, oh, ohoh, nëpër sytë që nuk i mb…yll…te dot, ahaaahhh, i vagëllinin flakët pranë, te një sobë e kuqe… me derëzën… të ha-puur. Edhe qelia e zjarrit…d…erën të hapuuur e k…ish. Aaah, oooo! Ik, zjarr rob, çaj përpara, ndreqe ti botën ashtu siç di, sa pa e përpirë bora, harrimi i saj, ngrirja dhe ftohtësia e kufomës.” (f.360)

Amnistia që prisnin më kot të burgosurit, na kujton pritjen e Godosë: “Dita e parë pas amnistisë, (h)am-ham, nis, (çfarë nis?)-ti-tis që bie mbi krimin e madh.” (f.370) Ja dhe një transformim tjetër: “Qe mbajtur një plenium i veçantë. Pleh…hum-hum.” (f.408) Ja dhe një barazim me nazizmin: “Ndaal! …al-t!, dëgjohen britmat e ushtarëve përgjatë rrethimit.” (f.454)

Tejqyrës së autorit nuk i shpëtojnë as numrat: “Viti 1982 apo 1902, (8-ta si prangë, 0-ja si varr)” (f.370)

“Rrugët e Ferrit” sjell edhe një ndihmesë të çmuar në pasurimin e fjalorit letrar të shqipes, fjalët e krijuara sjellin forma dhe kuptime të reja që përbëjnë një kthinë të pasur në funksion të burgologjisë, por edhe e ngrenë autorin në piedestalin e shkrimtarëve që jo vetëm e njohin shumë mirë gjuhën shqipe, por edhe e kapërcejnë cakun e përdoruesit për t’u kthyer në ndihmëtarë të domosdoshëm pikërisht në ditët tona kur shqipja trysnohet nga gjuhët e tjera dhe në mediat e shkruara dhe vizive ka vërshim shqipfolësish që s’e kanë për turp ta gjymtojnë gjuhën amëtare.

Para se të lexoja “Rrugët e Ferrit”, prapashtesën ~shëm e quaja kadarejane. Në këtë rrëfim të Visar Zhitit Kadareja lartohet si një idhull, prandaj përdorimi i prapashtesës në këtë rast ka një arsye më shumë. Nga ana sasiore vendin kryesor e zënë ndajfoljet dhe po sjell shumicën prej tyre: ankthshëm, ballëpërballshëm, cikshëm, dëshpërueshëm, dremitshëm, dridhshëm, durueshëm, fyeshëm, goditshëm, hakërrueshëm, hapërdarshëm, këputshëm, mosbegenisshëm, ngashnjyeshëm, ngjeshshëm, padukshëm, padurueshëm, pamëshirshëm, pandreqshëm, përbuzshëm, përhumbshëm, policët e përmatanshëm, poshtërueshëm, rëndshëm, rrëqethshëm, shpërdorueshëm, trandshëm, trembshëm, turlisojshëm, ulëritshëm, vezullueshëm.

Kam veçuar rreth 150 fjalë që tingëllojnë të reja tekstualisht dhe ndajfoljeve të mësipërme u bashkohen emra, folje dhe mbiemra të formuara me prapashtesa, parashtesa, me kompozita e përngjitje.

Durrës, 17 shtator 2022

C:\Users\User\Downloads\IMG_2028.jpg
Rruget e ferrit, Visar Zhiti

    Rrugët Ferrit, Onufri 2001                             Rrugët e ferrit, Omsca-1, 2012

C:\Users\User\Downloads\IMG_2033.jpg

                        Rruget e ferrit në gjuhen italiane, 2022

Filed Under: LETERSI

Lavdi flamurit dhe kombit shqiptar*

December 20, 2023 by s p

Imam Edin Gjoni/

Në këto ditë dhe netë të festes sonë më të madhe kombëtare, kur qëndrojmë reth flamurit të përbashkuar me një zemër, me një dëshirë dhe qëllim, përkujtojmë ditën e vjeshtës së vonshme të vitit 1912, kur etërit tanë të udhëhequr nga Ismail Qemal bej Vlora, firmosën deklaratën e pavarësisë së shtetit të Shqiprisë, dhe ngritën në Vlorë flamurin kuq e zi me shqiponjën dykrenare. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë vjenë si fryt i përpjekjeve vëllazërore të shqiptarëve anë mbanë tokave të tyre etnike, të cilat tejkalonin kufijtë në të cilat Shqipëria eventualisht do të ngelë. Në këtë kontekst duhet detyrimisht përmendur figurën historike të Ded Gjo Lulit dhe ngritjen e flamurit në Deçiq e cila, madje, do t’i paraprijë Vlorës. Përpjekjet e tilla të gjithmbarshme e të cilat do të arrijnë kulmin me aktin më monumental në historinë tonë – Deklaratën e Pavarësisë dhe ngritjen e flamurit në Vlorë – paraqesin pikërisht atë që Hegeli në “Fenomenologjinë e Shpirtit” e quan vetë-realizimin (vetë-aktualizim) kombëtar të një populli (Selbst-verwirklichung). Dhe duke marë parasyshë aspiratat dhe orekset ekspansioniste të fqinjëve tonë të uritur, përkrahjen e luhatshme nga fuqitë e mëdha, kjo patjetër është arritja e jonë më e madhe si komb, prandaj edhe me plot të drejtë sot jemi këtu të kremtojmë. 

Si figurë fetare që jam, nuk mund t’i mos magjepsem rolit që patën figurat fetare në këtë vetë-realizim tonë kombëtarë. Krahas Hafiz Ali Strugës dhe Ferid Vokopoles, si figura të shquara fetare, me këtë rast sidomos kisha përmendur Myftinë Vebi efendi Agollin (apo Vebi Dibrën) dhe Dom Nikollë Kaçorin. Që të dy ata jo vetëm që ishin në rradhën dyzet e ca të firmosurve në Deklaratën e Pavarësisë, por rroli i tyre shkoi më tepër se kaq. Dom Nikollë Kaçori u emrua nënkryetar i qeverisë së përkohshme së Vlorës, kurse kryetar i Pleqnisë (Senatit), me propozim të Luigj Gurakuqit, u vendos Vebi efendi Dibra. 

Si konkludim, për ta mbajtur frymën kombëtare të Nëntorit to 1912 është me rëndësi, pa dyshim, ta ngrejmë flamurin kuq e zi në ditët të festes (por edhe në ditët e zisë dhe hidhërimit tonë kombëtare), qoftë në vendlindje apo kudo jashtë saj. Kam përshtypje se çdo bijë dhe bir Shqiptari që sot ngreh flamurin, e bën këtë me të njëjtin zell dhe sentiment, ama njëjtë si atë ditë që ngrehet për here të pare në Vlorë.  Në këtë kontekst më lejoni ta bëj një digresion të vogël dhe ta përmendi një emër tjetër, po ashtu një bir të madh të Malësisë, (e i cilit vetëm para pak kohëve u nda nga ne) të ndjerin Xhemal Nikaj.  Ai në kohën e syrgjynosjes së vetëdijes kombëtare Shqiptare në Mal të Zi, në vitet e 60’ ngreh flamurin kuq e zi për ta këndell sërish flakën e atëdhedashurisë në zemrat e Shqiptarëve të Malësisë dhe Malit të Zi në përgjithithësi, për çfarë edhe si pasojë u burgos.  E them tërë këtë, për ta theksuar këtu para jush se, sa është me rëndësi të ngrehet ky flamur, qoftë në gëzim a në hidhërim, në liri dhe syrgjyn (internim), poaq është me rëndësi ta afirmojmë dhe ngrisim sentimentin e vëllezërisë i cili dominonte në mes Shqiptarëve pa dallim fisi, treve, apo feje. Dhe kjo frymë duhet mbrojtur, kultivuar dhe respektuar poaq sa respektohet ky flamur. Ngase kjo është ajo çfarë në realitet bëri që ky flamur të nderohet dhe valojë lartë, dhe pikërisht kjo është ajo çfarë e solli këtë pavarësi. Dhe si tha Ismail Qemali: e ardhmëja e Shqipërisë është sigurue. Ju porosis, duke u mbështetur fatit të atdheut, të punoni bashkë e si vëllezër.” Ngjajshëm, artisti jonë i famshëm Nikoll Nikprelaj do të këndojë sonte, “gjithë shqiptarët kudo janë, nuk kanë tjetër veç një nanë.” Lus Zotin e Madh të na ndihmojë në këtë drejtim! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin shqiptarë kudo që të jetë, Zoti e bekoftë këtë tokë për të cilin Zoti e ka lidhur fatin tonë si popull dhe komb, Shtetet e Bashkuar të Amerikës. Zoti ju bekoftë gjithë juve!

*Fjalim me rastin e Festës së Flamurit tek Shoqata Malësia e Madhe, New York 2023.

Filed Under: Analiza

Shoqata Bashkimi i Fierakëve në Greqi në përvjetorin e saj 

December 20, 2023 by s p

Ishte  9 dhjetor 2022 kur nisën punët intenesive për krijimin e shoqatës “Apollonia” që përbënë bërthamën më të madhe të emigrantëve në Greqi, numëri i të cilëve  arrinte deri në 23 mijë. 

Emrin “ Apollonia” kjo shoqatë e mbanë për nder të qytetit të tyre antik, (gjendet pak km nga qëndra e qytetit të Fierit) themeluar nga një fis ilir,Taulanti,dhe për shekuj ishte një nga  bazat e rëndësishme kulturore edhe tregtare me Korfuzin, Korinthin. Apollonia është emri i perëndisë Apollo.

Qëllimi i kësaj shoqate ka për qëllim  të ruaj kulturën, traditat fierake, si dhe t’iua përcjellë këtë kulturë brezave që rriten dhe jetojnë në emigrim. 

Nëpërmjet aktiviteteve të tyre ata mbajnë gjallë identitetin e tyre, por në të njejtën kohë edhe integrimin midis dy komuniteteve, duke ruajtur dhe krijuar ura vëllazërie e miqësie mes dy popujve fqinjë.

Kjo shoqatë përmbledh jo vetëm emigrantët e Fierit me banim në Athinë por edhe qytetar që janë të vendosur në periferinë e Athinës.Në gjirin e shoqatës mblidhen individë të shumë sferave, mësues, inxhiniera, sportistë, bisnesmen të sukseshëm falë punës dhe djersës së tyre, punëtorë të shumë sektorve si ai i ndertimit dhe i turizmit, si edhe studentë e të rinjë shpërndarës të kulturës dhe artit. 

Ditën e shtunë më 16 dhjetor 2023 u njoha me disa elementë të spikatur të kësaj shoqate.Midis tyre zonja Elida Sopoti themeluesja dhe kryetarja e kësaj shoqate, Z.Theodhori Lëngu nënkryetar i shoqatës si edhe ZonjaMiranda Kapedani mbulon problemet  financiare.

Kryetarja Sopoti  më informoi për një sërë aktivitetesh të zhvilluara gjatë këtij viti. Në kalendarin e aktiviteteve të tyre le të përmendimim ditën e 8 Marsin, ku shoqata Apollonia në Greqi nuk u mjaftua vetëm me pjesëmarrjen për të qenë të gjithë bashkë dhe të kalonin një ditë të këndëshëm, por  ishin pjesëmarrës aktiv në demostratën kundër dhunës ndaj grave. 

Zonja Sopoti i përketë fushës së artit, dhe duke ditur vëshirësitë që ndesh për të debutuar në skenat e teatrit të Greqisë ajo na rrëfeu se me sa përpjekje, mund të realizonin debutimin e aktorëve shqiptarë të Tetatrit Kombëtarë të Shqipërisë në skenat e Athinës. Nuk ishte parë kurrë deri më sot që aktorët shqiptarë të debutonin në skenat e teatrit të Greqisë.  Më shfaqjen “Profesionisti” në teatrin “Miki Theodhoraki” pranë Bashkisë së Argirupolit,  me pjesmarrjen në role të dy aktorëve më në zë shqiptarë si Viktor Zhusti si dhe Astrit Hasani salla e Teatrit në Greqi kumbonte në quhen shqipe shoqëruar nga entuziazmi i publikut emigrantët shqiptarë në Athinë.  

Në nismën për mbjelljen e pemëve në Shqipëri, disa anëtarë të shoqatës mbollën në Fier pemën e tyre e quajtur “Apollonia” simbol që degët janë në emigrim, por rrënjët ngelen gjithmonë në tokën tënde. 

Shoqata ka si qëllim që të mbajë gjallë edhe Traditat, pikërisht për këtë, një grup anatarësh të shoqatës shkuan në Fier dhe festuan “Ritin e grurit”.Folklori është baza që mos të humbasin rrënjët, mos të asimilohemi e t-iu kujtojmë brezave nga kemi ardhur. 

Gjatë këtij viti kujtojmë edhe një sërë aktivitetesh si dita e një Majit, ku të gjithë bashkë si një familje e madhe këndojmë këngët tona të traditës si edhe koregrafi me grupin e valleve. 

Ekskursione në Nafplio, në Patra,  Dita e çlirimit të Fierit, Festa e Flamurit etje .

Shoqata Apollonia mban lidhjet edhe me shoqata të tjera” motra”si ajo e “Vëllazërimit”, Lidhja e gruas shqiptare në Greqi”, “Shoqata e Elbasanit” “Shoqata Vace Zela” etje të cilët  kanë si qëllim mbajtjen gjallë të gjuhës, tradita, kultura Fierake dhe atë shqiptare në përgjithësi. 

Në shumë aktivitete kjo shoqatë është mbështetur nga figura të artit si Arqile Lipe, nga pushteti vendor i Fierit me kryetarin e saj Armando Subashi,  nga Ambasada shqiptare në Greqi me përfaqësuesen e saj z. Sofokli Vasili, zonja Albana Ternova etje.. 

Falenderojmë shoqatën “ Apollonia” për punën e tyre në dobi të kombit, duke ruajtur, gjuhën, traditat, kulturën. Në këtë njëpërvjetor i urojmë shoqatës “ Apollonia”suksese të mëtejshme me misionin e saj fisnik në dobi të kombit. (Në vijim disa foto mbi aktivitetet e tyre).

Ornela Radovicka

 Qëndrëa Albanologjike mbi kulturën dhe gjuhën arbëreshe, A Bellusci,1980 CS, (Itali)

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20231216-WA0006.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\322340961_5723788207739820_3429090439356700556_n.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20231218-WA0006.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\401411907_6904056429651917_7680002832455918739_n.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\IMG_2129.jpeg
C:\Users\iljas\Downloads\342535221_745079627105025_6495715918590637452_n.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\336259720_238208138629928_7636847156766853618_n.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\335587299_889698475619962_1729181396804965381_n.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\334067299_234158489039977_2298341622636684227_n.jpg

Filed Under: Reportazh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1249
  • 1250
  • 1251
  • 1252
  • 1253
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT